VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një vështrim historik rreth shqipes së shkruar – Nga BLEDI FILIPI

By | August 29, 2020

Komentet

NASA angazhon kompaninë Nokia për të ndërtuar rrjet 4G në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka angazhuar firmën finlandeze të telekomunikacionit Nokia për të ndërtuar rrjetin e parë celular 4G në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti do të jetë jetik për aftësitë kritike të komunikimit, siç janë transmetimi i të dhënave, funksionet komanduese, navigimi në kohë reale dhe transmetimi i videove me cilësi të lartë, njoftoi sot kompania Nokia.

“Këto aplikacione komunikimi janë të gjitha jetësore për praninë afatgjate të njeriut në sipërfaqen e Hënës”, thuhet në kumtesë.

Marrëveshja me vlerë 14,1 milionë dollarëshe e nënshkruar me kompaninë Nokia është një nga 15 marrëveshjet që NASA nënshkroi me kompani të ndryshme që arrijnë në më shumë se 370 milionë dollarë. Ata përqendrohen në teknologjitë për të arritur prani afatgjate dhe të qëndrueshme në Hënë dhe misione të suksesshme të ekuipazhit në Mars.

Komunikimet me një rrjet 4G janë pjesë e rëndësishme e programit Artemis të NASA-s, i cili synon të ulë gruan e parë dhe burrin tjetër në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024.

Si pjesë e hapësirës dhe eksplorimit hënor, NASA nënshkroi “Marrëveshjet Artemis” më 13 tetor me shtatë vende të tjera: Australinë, Kanadanë, Italinë, Japoninë, Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britaninë.

NASA thotë se misioni i parë, Artemis I, është në vijim e sipër deri në vitin 2021 pa astronautë, ndërsa në misionin Artemis II do të fluturohet me një ekuipazh në vitin 2023. Në misionin Artemis III, sipas NASA-s, astronautët do të zbresin në polin jugor të Hënës në vitin 2024.

Kostoja e programit pritet të jetë rreth 28 miliardë dollarë nga vitet fiskale 2021 deri më 2025.

Një vështrim tjetër për librin e parë shqip: Meshari i Buzukut dhe Meshari Kroat 1483 – Nga Prof. XHEVAT LLOSHI

Idealisti i parë i librit shqip dhe gjuhës shqipe

Prej shumë kohësh jam përpjekur të gjeja një libër shërbesash në ndonjë gjuhë të huaj, të botuar para mesit të shek. XVI, që të mund të bëja një krahasim me Mesharin e Gjon Buzukut. Më në fund, me ndihmën e mikut të vyer, Altin Hysit, tashti kam në duar një Meshar (Misal po zakonu rimskoga dvora) në gjuhën kroate, botuar më 1483. Ky është një libër inkunabul, domethënë i shtypur para vitit 1500, me 219 fletë, të shtypura nga të dy anët me bojë të zezë dhe të kuqe, madje jo vetëm në letër por edhe në pergamenë, dhe përbën një nga vlerat e çmuara të kulturës kroate. Janë ruajtur prej tij vetëm disa kopje, po ashtu jo të plota si Meshari ynë, dhe prej tyre më 1971 është bërë një ribotim i plotë në Zagreb, ndërsa vendi i botimit të parë nuk dihet; ka më shumë të ngjarë të jetë shtypur në Kosinjë të Kroacisë.

Është edhe një vepër me mjeshtëri të lartë tipografike; ka 201 miniatura në krye të paragrafëve, po edhe Meshari ynë i ka zbukurime të tilla, veçse të tipografisë në Venedik, siç e ka dëshmuar bindshëm studiuesja italiane, profesore Lucia Nadini (“Shqipëria e rigjetur”). Kam parë në një Libër orësh (Orolog), të botuar më 1512 dy shenja grafike për shkronjën “u” pikërisht siç kanë dalë në librin e Buzukut: γ dhe □. Po ashtu bindshëm ajo ka argumentuar, se nuk mund të gjendet një libër, nga i cili të jetë përkthyer i plotë drejtpërdrejt Meshari i Buzukut.

Libri kroat nuk ka një faqe titulli dhe hapet menjëherë me kalendarin. As në fund nuk ka të dhëna për autorin, ose ndonjë pasthënie si të Buzukut. Është bërë një botim tjetër nga Pavel Modrushanin më 1528 në Venedik dhe më pas më 1530 një tjetër në Rijekë. Hamendësimi më i pranueshëm do të ishte, që Buzuku mund të ketë njohur botimin e Venedikut. Mendohet se teksti është përgatitur në Istrie dhe mund të jenë shtypur rreth 200 kopje. Është në gjuhën sllavokishtare të variantit kroat. Ishte i pari meshar i shtypur jo në gjuhën latine, sepse kroatët prej kohësh kishin marrë të drejtën, që t’i bënin shërbesat në gjuhën amtare. Shkurt, Buzuku ka pasur mundësinë të mbështetej në një libër rituali roman latinisht dhe një në kroatisht. Nuk do t’i përmend hipotezat e shprehura deri më sot, se nga cili tekst në gjuhë tjetër e ka bërë përkthimin Buzuku, sepse ato kështu bien poshtë si të pambështetura.

***

A ka mundësi të përcaktohet ndonjë lidhje e tekstit shqip me botimin e mëhershëm kroatisht? Librat kroatisht janë shkruar me alfabetin e vjetër glagolitik. Tashmë unë nuk jam në gjendje ta përvetësoj atë alfabet, që ta shfrytëzoj për t’i lexuar. Prandaj kam ndjekur një rrugë tërthore. Më kanë ardhur në ndihmë botimi i shkëlqyer, që i ka bërë Mesharit profesori Eqrem Çabej në dy vëllime më 1968, si edhe shënimet e studiuesve kroatë, që më 1971 e kanë shoqëruar ribotimin e vitit 1483. Ndonëse Buzuku mund të ketë përdorur ribotimin e vitit 1528, unë i referohem këtu botimit të parë, që e kam në dorë.

  1. Çabeji ka paraqitur te pjesa e parë (f. 9-14) gjithë copat, që ka përkthyer Buzuku nga Bibla. Edhe Marija Pantelić ka përgatitur një listë të pjesëve nga Bibla (f. LIII-LX). Krahasimi i tyre tregon një përputhje mbi nëntëdhjetë për qind. Ajo që tërheq vëmendjen, është se përputhen edhe rastet kur është vetëm një rresht nga Bibla (nga Ekleziasti vetëm 14:22; nga Isaia vetëm 54:17), ose vetëm disa rreshta (Osea vetëm 6:1-6, 14:2-10; nga Jona 3:1-10; nga Malakia 3:1-4), madje edhe me shkëputjet të njëjta, nga Danili 13 me shkëputje të njëjta 1-9, 14-17, 19-30, 33-62. Kjo përputhje në asnjë mënyrë nuk mund të jetë rastësi. Shpjegimi është i qartë: si tekstet biblike shqip, ashtu edhe kroatisht janë marrë nga i njëjti burim latinisht. Por nuk ka përputhje absolute. Kështu, Buzuku nuk i ka 10 rreshta nga Nehemia, ndërsa kroati nuk i ka pjesët nga Jobi. Ndryshimet e pakta mund të vijnë si për shkak se disa faqe nga Buzuku mungojnë, ashtu edhe nga ndonjë ndryshim i parëndësishëm që ka ndodhur më vonë, kur bënte Buzuku librin e vet. Përfundimi kryesor është, se Buzuku është mbështetur te një tekst latinisht, te një tjetër italisht dhe, kur ka pasur vështirësi, i është drejtuar edhe tekstit kroatisht. Të gjitha mendimet e tjera, të paraqitura deri më sot, nuk paraqesin fakte, që ta hedhin poshtë këtë pohim.

Për ta argumentuar këtë përfundim, do t’u drejtohem konstatimeve të tjera të rëndësishme, të cilat nuk është vendi t’i shtjelloj hollësisht, ndërsa i kam dhënë më gjerë në një kumtesë, që kam mbajtur vjet. Libri i Buzukut është një libër dygjuhësh dhe i përgatitur nga një autor dygjuhësh. Që ky është një libër dygjuhësh me latinishten e provojnë 260 fjalë dhe shprehje latine, domethënë 8% kundrejt fjalëve shqipe; për më tepër, disa prej tyre janë mjaft të shpeshta, si për shembull togfjalëshi Deo gratias është përdorur 150 herë, domethënë gati në çdo faqe. Si folës dygjuhësh Buzuku kishte gjuhë të dytë italishten dhe, natyrisht ka përdorur tekste italisht, por unë flas vetëm për latinishten, sepse ky ishte burimi i parë. Ndërsa ka edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme.

***

Që të paraqiste një pjesë përkatëse nga Bibla Buzuku përdorte gjithnjë një fjalë ose shprehje latine. Kjo nuk ishte e mundur në tekstin kroatisht me alfabetin glagolitik. Kam gjetur 16 raste, kur Buzuku jep një fjalë ose një shprehje latinisht dhe pastaj e shpjegon shqip: do me thashunë. Kurrsesi kjo nuk mund të ndodhte në tekstin kroatisht. Pikërisht në këtë ndërtim sintaksor është përftuar shprehja shumë e rëndësishme për gjuhën shqipe: Pater noster qi vjen me thashunë shqip Ati ynë qi je mbë qiellt. Nuk është një fjali e rastit, buron nga një praktikë e gjatë e autorit me auditorin e besimtarëve shqiptarë, të cilëve u shpjegonte leksikun fetar përkatës latinisht, ndërsa duke kaluar lënda në një libër, ai ua shpjegonte edhe shërbestarëve, të cilët ndoshta edhe nuk e dinin mirë latinishten fetare.

Kurse Pasthënia e Buzukut është tekst i mirëfilltë shqip, është parateksti i gjithë letërsisë së shkruar shqipe. Një gjuhëtar më ka kundërshtuar, duke thënë se ishte e zakonshme në librat fetarë të kohës që të shpreheshin kështu autorët. Ja ku është Meshari kroat, asgjë të tillë nuk ka në fund. Buzuku për më tepër edhe brenda tekstit e ka përmendur dy herë veten si Dom Gjoni në lutjen e vet (XIX). Për pasojë, Meshari kroat na ndihmon jo vetëm me ato gjëra që i ka të përbashkëta me të tekstit shqip, por edhe me ato që mungojnë në këtë krahasim. Po diçka, që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se në Pasthënie Buzuku nuk ka përmendur asnjë emër të ndonjë autoriteti fetar, siç do ta bënin bujarisht kolegët e tij më pas; nuk përmend as ndonjë leje prej autoriteteve fetare, siç ishte e detyrueshme, veç në qoftë se e ka thënë këtë në faqet që na mungojnë. Ndoshta, ndoshta, as u është përmbajtur udhëzimeve të atyre autoriteteve, as është përballuar me ato autoritete. Me këtë do të shpjegohej, përse nuk ka pasur ndonjë mbështetje autoritare për ta përhapur librin e vet dhe prandaj na ka mbetur vetëm një kopje. Më pëlqen të them, që ky libër është një akt guximi.

***

Këtu vjen vetvetiu çështja e emrave të përveçëm. Natyrisht, teksti kroat nuk do ta kishte emrin Arbania, por e kam fjalën për atë grusht emrash, që dalin në trajtën e shqipes, domethënë janë me prejardhje të huaj, por janë përshtatur me fonetikën shqipe, si: Bdek, Gjon, Mëhill, Mëri, Ndre, Nduo, Nëkollë, Vlash. Nuk mund të vihet në dyshim, që këta emra Buzuku i ka ndeshur në tekstet latine, por me një ndjenjë të plotë të gjuhës amtare nuk i ka riprodhuar latinisht, domethënë ka vendosur një lidhje të qartë midis trajtave në dy gjuhët. Kam bindjen se katër faqet, ku janë emrat e shenjtorëve dhe del emri i vetë Buzukut, janë kryesisht faqe të një teksti shqip, ashtu si edhe Pasthënia, dhe jo të përkthyera. Kam bindjen, se edhe faqet me shpjegimet për urdhërimet (XXI, XXI/2,  XXII) janë tekste shqipe. Nuk mund të mos shtoj, se ku ka fjali më shqipe, se ajo, kur thotë, që kur dikush gjen kund pak të keq  “ashtu thotë: Vete banem turk”.

Studiuesit kanë konstatuar se teksti kroat ndjek rreptësisht përmbajtjen e botimit të vitit 1474 në Milano Latin editio princeps. Rrjedhimisht, ka një renditje të përcaktuar, meshat vijnë sipas ditëve të vitit, nga java e parë, duke vijuar me meshat për vdekjen etj. Do të ishte e mira të përpilohej një listë e tillë e përmbajtjes edhe për Mesharin tonë. Siç e thashë, kroati hapet me kalendarin. A ka mundësi, që në faqet të cilat mungojnë, edhe Buzuku të ketë pasur një kalendar? Kjo mundësi më duket e pranueshme, sepse gjatë tekstit shqip nuk janë të dhëna të tilla, meqë do t’i ketë pasur në fillim. Nga fragmentet e përkthyera, kroati hapet me letrën për romakët (13:11-14) dhe Lukën (21:25-33), ndërsa Buzuku këto fragmente i ka te faqja XXX; për pasojë, me gjithë përputhjen e gjerë të teksteve të përkthyera, renditja e tyre shqip nuk është e njëjtë me renditjen kroatisht, domethënë edhe latinisht. Kroati ka në fund meshën e bekimit të verës, një pjesë e detyrueshme për këtë tip librash, dhe mbyllet me një meshë për bekimin e unazës. Buzuku Oratio Përmbi unazët e ka në faqen XXX, ndërsa në fund fare ka copat nga Jobi (1:6-22 dhe 2:1-10), të cilat, siç thashë, kroati nuk i ka në asnjë faqe.

Edhe brenda fjalive të përkthimit mund të hulumtohen tregues domethënës. Nuk është vendi këtu, për të hyrë në shpjegime të gjata e të ndërlikuara, që do ta pështjellonin lexuesin. Prandaj do të sjell ndonjë shembull, që ndriçohet më shkurt e më qartë. Në një fragment nga ungjilli i Lukës (2:21) teksti latinisht është ky: et postquam consummati sunt dies octo ut circumcideretur vocatum est nomen eius Iesus quod vocatum est ab angelo priusquam in utero conciperetur. Përkthimi i Buzukut është ky: Mbassi klenë mbaruom tetë dit me u përeem djalëtë, u grish emënit e tij Jezu, porsi kle grishunë n’engjëllit parë se ish zanë ndë bark. Këtu kemi fjalën ‘djalëtë’, e cila nuk është në fjalinë latinisht. Fjala ndeshet te origjinali greqisht, por nuk besoj se Buzuku i është drejtuar ndonjëherë dhiatës greqisht. Në kroatishten e vitit 1483, duke i plotësuar mungesat e shkronjave është po kjo fjalë: “otroče”, ashtu si dhe në shqipen, e gjithashtu është në përkthimin e sotëm kroatisht (Zagreb 2008), në trajtën “dijete”.

Për të dëshmuar, se edhe ky tekst na ndihmon për të bërë saktësime gjuhësore, do të sjell si shembull fjalën “zakon”. Në një artikull të A. Omarit (Studime filologjike, 2010, nr. 3-4) shpjegohet, që kjo fjalë ka kuptimet: shprehi, doke, kanun, ligj. Ndërkaq, teksti kroat (Mateu, 26:28) e ka: krv moe novago zaveta; Buzuku e ka: gjaku em i d’riut zakon. Kuptimi këtu është për testamentin, dhiatën, siç e ka dhënë me të drejtë Th. Qendroja në Fjalorin e Buzukut, botuar më 2013, sepse teksti latinisht e ka: sanguis meus novi testamenti. Rendi sintaksor është i njëjtë, sepse burimi ka qenë fjalia latinisht. Por lind pyetja: a e njihte Buzuku fjalën ‘testament’? E njihte dhe e ka përdorur disa herë. Kurse fjalën ‘zakon’ e ka përdorur edhe me kuptimin e sotëm, sepse po te Mateu, fare pak më poshtë (27:15) e ka: ish zakoni, në përputhje me kroatishten ‘običai be’, ngaqë latinisht ishte vetëm fjala “consueverat’, e cila në përkthimet e sotme, p.sh. frëngjisht është “avait coutume”, italisht “era solito”, anglisht “was wont” dhe gjermanisht “hatte die Gewohnheit”. Ma merr mendja, se Buzuku nuk ka ditur si ta thoshte foljen e latinishtes dhe i është drejtuar kroatishtes, domethënë kjo ka qenë mënyra e tij e punës, kur përgatiste një ligjëratë.

***

Shembujt e tillë janë prova bindëse, se Buzuku nuk ishte thjesht një përkthyes, por hartues i një libri, që përmblidhte shërbesat, ligjëratat e tij fetare, meshat. Luhatjet e tij janë rrjedhim i një praktike të gjatë ligjërimore, prandaj ai nuk e ka vënë re, se të njëjtin tekst e ka përkthyer edhe herë tjetër, si edhe të njëjtën fjalë e ka përkthyer ndryshe herë të tjera. Rasti më bindës është lutja themelore e krishterimit. Herën e parë ai e ka: ”O Ati ynë qi mbë qiellt je, kloftë festuem emënitë tat. Artë regjënia jote. Vollëndetja jote kloftë, porsi mbë qiellt ashtu edhe mbë dheet.” Herën tjetër e ka: “Ati ynë qi je mbë qiellt, u festoftë emënitë tat. Artë regjënia jote. Kloftë vollundetja jote, si mbë qiellt ashtu edhe mbë dheet.” Te ungjilli i Mateut ai ka edhe dy raste të tjera, që i ka përkthyer ndryshe në vende të ndryshme (7:5-13; 20:20-23), e po ashtu në pjesë të tjera.

Edhe në botimin e dytë të “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (2008) përsëritet se Buzuku ishte “shqipëruesi i një libri kishtar”. Nuk mund ta pranoj këtë. Buzuku ishte përgatitësi, hartuesi i të parit libër shqip. Në Pasthënien e tij ai ka folur për një libër, jo për një përkthim. Për të hartuar atë libër, i është dashur të përkthejë shumë pjesë nga Bibla. Pjesët i ka marrë nga një botim përkatës latinisht dhe është mbështetur në një përkthim italisht ose kroatisht, kur ka pasur vështirësi. Nuk ka mundësi të gjendet një libër në një gjuhë të huaj, i cili të përputhet nga ndërtimi me librin e Buzukut. Nuk ka një libër kishtar, që ta ketë shqipëruar ky autor. Buzuku është autor, ai është autori i librit të parë shqip. Ai e ka ndërtuar vetë, duke pasur si qëllim që të përmbushte disa synime, për shembull, edhe si katekizëm, jo vetëm si meshar. Ai e ka bërë ashtu si e ka menduar vetë, natyrisht, duke synuar të plotësonte kërkesat sipas ritit fetar, sipas modeleve të librave të ngjashëm në gjuhë të huaj, por ky nuk është libër i mirëfilltë liturgjik kishtar, largohet prej një tipi të tillë kanonik. Buzuku ka bërë (jo ka përkthyer) një libër fetar shqip, sepse nuk njihte të tjerë të tillë, dhe e ka bërë për të ruajtur shqipen dhe, nëse më lejohet ta ngre pak stilin, Buzuku është idealisti i parë i librit shqip, i gjuhës shqipe.

Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli para 4 miliardë viteve

Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli që ka qenë më aktive, para 4 miliardë viteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të uebfaqes “New Scientist”, mostrat e gurit të mbledhur nga Hëna gjatë misionit Apollo dhe janë sjellë në Tokë, paraqiti prova se sateliti i Tokës kishte një fushë magnetike midis 4,2 dhe 3,4 miliardë vite më parë.

Është llogaritur se fusha magnetike e Hënës në këtë periudhë e cila ka qenë 2 herë më afër me Tokën sesa sot, ka qenë e aq e fuqishme sa fusha magnetike e Tokës sot.

Shkencëtari nga Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) James Green dhe kolegët e tij, zhvilluan një studim modelimi që zbulon ndërveprimin e fushës magnetike të Hënës me Tokën, në përputhje me këtë informacion.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se fushat magnetike të Hënës dhe Tokës në atë periudhë duhet të jenë kombinuar për të krijuar një magnetosferë mbrojtëse që mbeti aktive për qindra miliona vite.

Besohet se kjo magnetosferë zgjidh një nga pikëpyetjet kryesore të periudhës së hershme të Tokës, duke parandaluar Diellin, i cili ishte shumë më aktiv atëherë, për ta shkatërruar atmosferën e tokës.

“Hëna duket se ka ofruar një pengesë të rëndësishme mbrojtëse ndaj erës diellore për Tokën. Gjatë kësaj periudhe, një pengesë kritike për aftësinë e Tokës për të ruajtur vazhdimësinë e atmosferës së saj”, tha Green.

Shkencëtaret që zhvilluan “bisturinë molekulare”

Marrë nga Associated Press

Shkencëtaret Jennifer Doudna dhe Emmanuelle Charpentier të cilat shpikën metodën e korrigjimit të gjeneve njerëzore janë vlerësuar me çmimin Nobel në Kimi. Teknologjia e njohur si CRISPR/CAS9 ose që vetë shkencëtaret e quajnë si “bisturia molekulare”, konsiderohet revolucionare, pasi u lejon studiuesve të ndryshojnë saktësisht ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave.

 

Vetëm disa dekada më parë përbërja jonë gjenetike ishte e pakuptueshme. Zhvillimi më i rëndësishëm në këtë drejtim erdhi në vitin 2012, kur Jennifer Doudna dhe Emmanuelle Charpentier dëshmuan se kishin riprogramuar të ashtuquajturin mekanizmi CRISPR për të funksionuar si një mjet për korrigjimin e gjeneve.

Në 2015 shkencëtarët, përfshirë zonjën Doudna, po shqyrtonin se si CRISPR-i mund të përdorej për të korrigjuar sëmundjet gjenetike për të cilat nuk ka shërim.

CRISPR-i është një teknikë për të korrigjuar saktësisht ADN-në e një qelize, ajo përdor një mekanizëm molekular dypjesësh. Cas9 është një proteinë që mund të bëjë prerje të AND-së. Shkencëtarja amerikane Jennifer Doudna e përshkruante në këtë mënyrë metodën gjatë një interviste për Associated Press në shtator 2015.

Më pëlqen ta quaj një bisturi molekulare për qelizat. Ajo u mundëson shkencëtarëve të bëjnë një ndryshim shumë të saktë të ADN-së së një qelize ose organizmi sikurse korrigjimin e një mutacioni që do të shkaktonte sëmundje. Është thjesht një teknologji që mundëson një nivel saktësie, që nuk ka egzistuar në të kaluarën“.

Por zonja Doudna dhe bashkëpunëtorët e saj ishin gjithashtu të vetëdijshëm rreth shqetësimeve të lidhura me CRISPR-in.

Ndryshimi i përhershëm në ADN-në e qelizës është diçka që nuk mund të kthehet pas“, tha ajo gjatë intervistës për AP.

Teknologjia e korrektimit të gjeneve ka ngritur shpesh mjaft pyetje, kryesisht të aspektit etik sikurse deri në ç’masë duhet lejuar përdorimi i saj. Globalisht ka pasur një mbikëqyrje të rreptë rreth asaj se për çfarë është përdorur korrektimi i gjeneve dhe në shumë vende mbjellja e embrioneve tek nëna pas korrektimit konsiderohej i paligjshëm. Në një takim ndërkombëtar mbi korrektimin e gjeneve njerëzore më 9 tetor 2018, studiuesi kinez He Jianku tronditi botën e shkencës me njoftimin se do të ndryshonte gjenet e vajzave binjake, në mënyrë që ato t’i rezistonin infeksionit me virusin HIV në të ardhmen.

Shkencëtarja amerikane Jennifer Doudna tha në atë kohë se njoftimi i tij ngriti më shumë pyetje sesa përgjigje.

Shumë nga pyetjet ishin të rëndësishme për të ardhmen e kësaj fushe dhe për të mos përmendur faktin se janë njerëzit që preken drejtpërdrejt nga kjo. Dhe ne nuk dëgjuam përgjigje për to“, tha ajo.

Puna e He Jianku u denoncua si një eksperiment i pasigurt tek njerëzit për shkak të rrezikut të shkaktimit të ndryshimeve të padëshiruara që mund të kalojnë në brezat e ardhshëm. Ai aktualisht ndodhet i burgosur në Kinë.

Në shtator, një komisionin ekspertësh ndërkombëtarë lëshoi një raport duke thënë se është ende shumë shpejt të përpiqesh të krijosh foshnje të modifikuara gjenetikisht, pasi shkenca nuk është mjaft e avancuar për të garantuar siguri. Por ata hartuan një udhërrëfyes për vendet që duan ta marrin në konsideratë. Kjo është hera e parë që dy gra së bashku fitojnë Nobelin në Kimi, duke iu shtuar numrin e vogël të laureatave gra në shkencë, ku gratë kanë marrë prej kohësh më pak vlerësime për punën e tyre sesa burrat. zëri i amerikës

Një vështrim historik mbi gjuhën shqipe – Nga BLEDI FILIPI

 

Kombi shqiptar, ashtu sikurse ka historinë e tij , ka  edhe gjuhën e tij që e dallon nga popujt e tjerë.

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane[1], F. Boppi qe i pari që  zbuloi që shqipja ishte një gjuhë indoevropiane.

Këtë punë e pasuan  më tej  Gustav Mayer, Holger Pedersen dhe Norbert Jokli, mbi këta nisi edhe puna kërkimore e prof. Eqrem Çabejt, i cili në shkrimet e tij hulumtuese thekson se :” gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër porse e varfër në shkrimet e vjetra të saj.”[2]

Shqipja  e dokumentuar ( Formula e  Pagëzimit e Pal Engjullit) është në vitin 1462 dhe libri i parë “ Meshari “ i Gjon Buzukut 1555; këto shkrime dëshmojnë se shqipja mund të jet shkruar herët.

Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe shfaqet në dy rrafshe kryesore:

  1. Në fjalor. Sipas studimeve të bëra nga prof. Eqrem Çabej numri i fjalëve të trashëguara nga  indoevropianishtja  është mjaft i madh.[3] Ato kryesisht janë fjalë të një përdorimi të dendur, prandaj edhe i kanë qendruar kohës. P.sh., shumica e numërorëve janë e fondit indoevropian: një, dy, tre/tri, katër etj. Të trashiguara nga indoevropianishtja  janë edhe përemrat  vetor: ti, ju; emrat: natë, motër, ditë, dimër,ujk, ; foljet: jam, bie, shkel etj.
  2. Në gramatikë. Siç e thekson edhe prof. Shaban Demiraj në veprën e tij “Gjuha shqipe dhe Historia e saj” “ ka qenë dukuri e gjuhëve indoevropiane, dhe si mjaft gjuhë të kësaj familje dhe shqipja e  ka ruajtur edhe sot.”[4]   Porse këtu duhet ndalur disi, pasi gjinia asnjanëse sot është mjaft  e kufizuar. Ajo përdoret ende tek emrat që vijnë pas pjesoreve të foljeve: të folurit, të menduarit, të shkruarit etj. Te foljet po sipas prof. Demirajt,  bie  në sy edhe një tipar tjetër i hershëm, indoevropian : ndërtimi i formave foljore  me rrënjë të ndryshme, si: jam-qesh, kam-pata, shoh-pashë,  rri- ndenja etj.[5]

Kur flasim  për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe , kemi parasysh tiparet thelbësore  që ajo ka trashëguar nga një fazë e mëherëshme indoevropiane. Këto tipare nuk kanë mbetur krejt të pandryshuara, ashtu siç kanë qenë me mijëra vjet më parë, por kanë ndryshuar dhe janë ndryshuar shkallë- shkallë, gjersa arritën në gjendjen e tyre të sotme.

 

Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes. Ilirishtja ka qenë gjuhë indoevropiane që flitej nga ilirët. Megjithëse burimet që kanë mbetur nga ilirishtja  janë të pakta,  sot është e vërtetuar se gjuha shqipe ka prejardhjen nga ilirishtja. Ndër  faktet që tregojnë prejardhjen e gjuhës shqipe prej ilirishtes , mund të përmenden:

 

  1. Vijimësia iliro-shqiptare e emrit kombëtar të shqiptarëve: trajta Arbën,  Arbër, që ndeshet në mesjetë, lidhet me  emrin “Albanoi”, të një fisi ilir afër Durrësit,[6] që përmendet që në periudhën antike.
  2. Prania në shqipen e sotme e rreth  1000 emrave të  vendeve, të njerëzve, të fiseve ose banorëve, të trshëguar nga ilirishtja: si: Scodra : Shkodra, Drinus . Drilon Lisus : Lezh

Dardania:Dardhë, etj.

  1. Disa emra ilir të njerëzve janë të gjallë edhe sot ose kanë gjegjëset : Bardus, Bardyllis, Bato, sot: Bardhi, Bardhyl, Bato.

 

 

 

 Dialektet gurrë e gjallë  për historinë e gjuhës shqipe

Gurrë e gjallë për  zgjidhjen e gjenezës së  popullit shqiptar janë dialektet. Të dhënat e dialekteve  të sotme të shqipes, ruajnë , ku më shumë e ku më pak , elementet fonetike,  trajta morfologjike, ndërtime sintaksore, fjalë dhe frazeologjizma edhe më të vjetra se ato që mund t’i ruajë më i vjetri dokument i shkruar.[7]

Të folmet e gjuhës shqipe grupohen në dy dialekte, të cilat gjeografikisht ndahen nga lumi i Shkumbinit: në të djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, kurse në të majtë të tij  dialekti jugor ose toskërishtja.

Gegërishtja flitet në qytetet dhe krahinave brenda  kufijve të Republikës së Shqipërisë në të djathtë të lumit Shkumbin, si edhe në  Mal të Zi (Ulqini, Plava, Kraja, Malësia e Podgoricës ), në Kosovë dhe Maqedoninë  Veriore.

Toskërishtja përfshin gjithë Shqipërinë  Jugore, Çamërinë  dhe Prespën e Manastirin në Maqedoninë Veriore.

Të folme të afërta me toskërishten janë edhe të folmet e arbëreshve, si ato të Italisë,  të Greqisë , të Madricës në Bullgari,  të Ukrainës, të Egjiptit , të Bukureshtit etj.

Gegë janë arbëreshët e Zarës (Dalmaci) , kanë një të folme gege me tipare të moçme, , të ngjashme me “Mesharin” e Gjon Buzukut.[8]

Dallime fonetike

Dallimet  kryesore ndërmjet dy dialekteve  janë me karakter fonetik: fjalët janë njësoj  për nga kuptimi dhe forma gramatikore, por dallohen  vetëm nga shqiptimi i tyre. Kështu në gegërisht ka fjalë me zanoren ấ (hundore): ấndërr,ấsht, nấna , kurse në toskërisht dalin e ë përkatësisht ëndërr, është, nëna etj.

Fjalët që më toskërishte (edhe në shqipen standarde) kanë togun  ua  si: grua, ftua, mua, dua, krua në gegërisht kanë togun ue përkatësisht : grue, ftue, mue, due, krue etj.

Edhe fjalët që përmbajnë grupin va (vaj, i varfër, varr, vajta)  në gegërishte shqiptohen me vo ( voj, i vorfën, vorr, vojta etj.)

Gegërishtja ka ruajtur format e moçme të shqipes me n ndërzanore, kurse toskërishtja  këto fjalë i ka me rotacizëm (kalim të n-së ndërzanore në r): pruna-prura, vuna-vura, pruna-prura, bana-bëra, zani-zëri etj.[9]

Në toskërishte, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj  (ashtu si në standard)  janë ruajtur të pandryshuara: mbaroj, mbys, ngushtë,  ngutem, ndryshoj, ndërmjet, vend,mendoj, këngë, ngjyej,  etj., kurse në gegërishte  fjalë të tilla shqiptohen me reduktime të grupeve, përkatësisht: maroj, mys, nusht, nutem, nryshoj, nërmjet, ven, menoj, kang, nyej etj.

 

Dallime morfologjike

Një ndër dallimet kryesore morfologjike ndërmjet dy dialekteve, është paskajorja gege e tipit me+pjesoren (me shkue, me punue, me ardh, me gatue etj.) , formë që në toskërishte është bjerrë. Ka mbetur vetëm me formën domethënë e me ndonjë rast tjetër anësor. Në vend të formave të  paskajores së gegërishtes, toskërishtja (dhe gjuha standarde) përdor format përkatëse të  foljeve në mënyrën lidhore përkatësisht: të shkoj, të vij, të punoj, të gatuaj etj.

Fjalët  dialektore ose krahinore janë ato që përdoren vetëm në ndonjë krahinë të caktuar, që nuk përdoren në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Krahinorizmat janë fjalë, shprehje ose trajtë, që është karakteristike për të folmen e një krahine dhe që nuk ka përdorim të gjerë në standard.

Bledi Filipi

[1] Bopp Franc, “ Ueber das Albanesische” 1854.

[2] Çabej Eqrem, “ Studime gjuhësore 1”- “Rilindja” 1976.

[3] Çabej Eqrem , “ Hyrje në indoevropianistikë”- “ Çabej” 2008.

[4] Demiraj Shaban, “ Gjuha shqipe dhe historia e saj” “ ShBLU”1988.

[5] Demiraj Shaban, “ Morfologjia historike e gjuhës shqipe II”-Tiranë, 1976.

[6] Çabej Eqrem, “ Studime Etimiologjike II A,B” –Tiranë, 1976.

[7] Gosturani Xheladin ,“Historia e gjuhësisë botërore…” , Tiranë, 1995.

[8] Gjinari Jorgji, Shkurtaj Gjovalin ,“ Dialektologjia shqiptare” SHBLU , Tiranë, 1995.

[9] Demiraj Shaban, “Histori e gjuhës shqipe” , ShBLU,  Tiranë, 1988.

 

Astronomët zbulojnë shenjë të mundshme të jetës në retë e Venusit

Washington

Një grup studiuesish kanë njoftuar se kanë zbuluar shenjë të mundshme të jetës brenda atmosferës së planetit të Venusit, gjë që mund të jetë zbulimi më i madh shkencor në kërkimin e jetesës jashtëtokësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore të SHBA-ve (NASA), situata e vrazhdë e planetit konsiderohet gjerësisht jo mikpritëse për jetën me temperatura sipërfaqësore që tejkalojnë 470 gradë Celsius, pasi atmosfera e trashë sulfurike e Venusit bllokohet në nxehtësi nga dielli.

Por grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë nga Instituti i Teknologjisë Massachusetts (MIT), Universiteti Cardiff i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe universitete të tjera dhe qendra kërkimore me profil të lartë thanë se dy teleskopë në Hawai dhe Kili zbuluan shenja të fosfinës në retë e Venusit. Gazi toksik gjendet në Tokë vetëm nëse fabrikohet ose prodhohet nga organizma të gjallë.

Sipas studiuesve, retë e Venusit mendohet se janë në gjendje të tolerojnë jetën mikrobiale për aq kohë sa ajo mund të ekzistojë në një mjedis me nivel të lartë të acidit, ndërsa zbulimi i fosfinës, një gaz i përbërë nga hidrogjeni dhe fosfori, “mund të tregojë jetë ajrore jashtëtokësore”.

Por ata paralajmëruan se zbulimi i fosfinës kërkon studim të mëtejshëm për të përcaktuar nëse “ajo në fakt është provë e jetës aliene”.

Një grup studiuesish nga MIT hulumtuan mbi skenarë të mundshëm për të përcaktuar nëse diçka tjetër, përveç jetës, mund të kishte prodhuar fosfinë, por arriti në përfundim se nuk ka procese të njohura natyrore që do të kishin llogaritur nivelet e fosfinës që u zbuluan.

“Është shumë e vështirë të provohet një mohim”, tha Clara Sousa-Silva, një shkencëtare nga MIT, duke shtuar se, “Tani, astronomët do të mendojnë për të gjitha mënyrat për të justifikuar fosfinën pa jetë dhe unë e mirëpres atë. Ju lutem bëjeni, sepse jemi në fund të mundësive tona për të treguar procese abiotike që mund të krijojnë fosfinë”.

Më 6 shtator 3761 para Krishtit filloi Kalendari Hebraik

VOAL – Kalendari hebraik është një kalendar hënor, domethënë, i llogaritur si në bazën diellore ashtu edhe në atë hënore.

Viti përbëhet nga 12 ose 13 muaj, ky nga ana e tij përbëhet nga 29 ose 30 ditë.

Festat hebraike kanë karakteristikën e lidhjes së ngushtë me stinën në të cilën gjenden.

Emrat e muajve të kalendarit hebraik rrjedhin nga gjuha babilonase, të cilën hebrejtë e dinin në kohën e dëbimit të tyre, në shekullin e 6 para Krishtit.

Fillimisht kohëzgjatja e muajve nuk ishte fikse, por fillimi i çdo muaji u vendos përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë të Hënës së re. Në shekullin e dymbëdhjetë, Maimonides kodifikoi një sistem matematikor që rregullon fillimin e muajve dhe gjatësinë e viteve bazuar në rregulla të sakta dhe të pandryshueshme të llogaritjes.

Kalendari hebre është tani një kalendar ceremonial dhe përvjetor i përdorur gjithashtu në shtetin e Izraelit. Sidoqoftë, ai përdoret si një kalendar i zakonshëm në jetën e përditshme nga hebrejtë Haredim në vend të kalendarit Gregorian.

Cikli i viteve

Kalendari hebraik bazohet në ciklin metonik (emëruar pas astronomit grek Meton dhe është një cikël 19-vjeçar, bazuar në vëzhgimin se 19 vjet diellore korrespondojnë (pothuajse) saktësisht me 235 muaj hënorë dhe 6940 ditë) prej 19 vjetësh e ndarë midis normales dhe embolizmit (në kalendarët Grek, Julian dhe Hebraik, muaji i futur në vit për të bërë që ciklet hënore dhe diellore të përkojnë) në të cilin shtohet një muaj i trembëdhjetë.

Vitet embolike janë 3, 6, 8. viti i 11-të, 14-të, 17-të dhe 19-të të ciklit.

Kjo është e përbërë nga 12 vjet me 12 muaj dhe shtatë vjet me 13 muaj për një total prej 235 muaj hënorë. Muaji i trembëdhjetë quhet Adar Sheni.

Muaji hënor zgjat afërsisht 29 ditë, 12 orë, 44 minuta dhe 3 sekonda.

Nga ana tjetër, viti kalendarik zgjat rreth 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda. Nga kjo rrjedh se gjatë një viti kalendari hënor 12-mujor mbetet prapa diellit me rreth 10 ditë dhe 21 orë. Duke alternuar vitet e 12 dhe 13 muajve siç specifikohet, është e mundur të kompensohet pothuajse saktësisht ndryshimi: diferenca midis 19 viteve diellore dhe 235 muajve hënorë është vetëm rreth 2 orë dhe 5 minuta, e barabartë me rreth 7 minuta në vit.

Cikli i muajve

Sa i përket viteve, edhe muajt mund të kenë kohëzgjatje të ndryshme për të kompensuar gabimin e pranishëm në kohëzgjatjen e ciklit hënor. Prandaj, ekzistojnë muajt e plotë (prej 30 ditësh) dhe ato që mungojnë (prej 29 ditësh): ato zakonisht ndërrohen, por ka përjashtime.

Sekuenca e muajve të kalendarit hebraik është:

Tishri (30 ditë): Shtator-Tetor;

Cheshvan (29 ose 30 ditë): tetor-nëntor;

Kislev (29 ose 30 ditë): nëntor-dhjetor;

Tevet (29 ditë): Dhjetor-Janar;

Shevat (30 ditë): Janar-Shkurt;

Adar (29 ose 30 ditë): Shkurt-Mar;

(Adar Shenì) (29 ditë) …

Nisan (30 ditë): Mars-Prill;

Iyar (29 ditë): Prill-Maj:

Sivan (30 ditë): maj-qershor;

Tammuz (29 ditë): Qershor-Korrik;

Av (30 ditë): Korrik-Gusht;

Elul (29 ditë): Gusht-Shtator.

Muaji i Adar Shenit – i quajtur ndryshe Veadar – mungon në vitet normale dhe është i pranishëm në vitet embolizëm. Muajt ​​e Cheshvan dhe Kislev ndryshojnë në gjatësi në varësi të llojit të vitit.

Vitet normale mund të zgjasin 353, 354 ose 355 ditë; vitet embolike 383, 384 ose 385. Cikli 19-vjeçar mund të zgjasë nga 6939 deri në 6942 ditë.

Kalendari hebre përsëritet saktësisht pas një cikli prej 689,472 vjet, i barabartë me 251,827,457 ditë.

Gjatësia mesatare e vitit është përafërsisht 365.2468 ditë: devijimi nga viti mesatar diellor është afërsisht 6 minuta dhe 39 sekonda, kështu që kalendari hebre mbetet prapa me një ditë krahasuar me vitin diellor çdo afërsisht 216 vjet. .

Emrat e muajve

Kalendari Sirian, i përdorur zakonisht në vendet Arabe të Gjysmëhënës Pjellore, dhe Kalendari Asirian Modern, ndajnë shumë nga emrat e kalendarit Hebraik, të tilla si Nisan, Iyyar, Tammuz, Ab, Elul, Tishri dhe Adar, duke treguar kështu një origjinë i zakonshëm.

Origjina mendohet të jetë kalendari babilonas./Elida Buçpapaj

Rrugëtimi  drejt shqipes standarde – Nga BLEDI FILIPI

 

Në këtë shkrim jam përpjekur të rendis hapat që çuan drejt standardizimit të shqipes kjo falë punës së rilindësve tanë.  Rruga drejt alfabetit të përbashkët dhe standardizimit qe e vështirë, kjo për arsyen se shqipja qe dokumentuar vonë dhe e trysnuar nga pushtuesit.

Shkrimi i gjuhës shqipe në periudhën e Rilindjes  ishte me alfabete të ndryshme: greke, latine ose të përpunuara. Këtu përmendim : Teodor Haxhifilipi (Dhaskal Todri), Kostandin Kristoforidhi,  N. Frashëri, S. Frashëri, A.Z.Çajupi, Gj.Fishta, P.Vasa, N.Mjeda etj.

Këto alfabete luajtën një rol të  rëndësishëm në përhapjen e shqipes dhe në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare, duke synuar shkëputjen nga Patriarkana e Stambollit dhe zëvëndësimin e  greqishtes me shqipen në kishat ortodokse.

Këto përpjekje çuan në mbajtjen e Kongresit të Manastirit  që u çel më 14 .11.1908 në ndërtesën e zyrave të shoqërisë “Bashkimi”. Këtu u shqyrtuan disa alfabete, por u ra në dakordësi të përdorej ky që kemi sot. (Vërtetë aty u lanë në përdorim dy alfabete, por brenda 1909-s u përqafua ky i sotmi). Ky Kongres do të shtronte qilimin e kongreseve të tjerë si atij të Elbasanit në shtator 1909-të , ku do të merrej vendimi dhe për hapjen e Shkollës Normale ( dhjetor 1909) që përgatiste mësues. Por mbi të gjitha do t’i paraprinte rrugës së pavarsisë.

Vendosja e një alfabeti po hapte rrugën drejt standardizimit të gjuhës shqipe, dhe pikërisht fillon me Komisinë Letrare të Shkodrës  ( 1916-1917), e cila arriti të bënte një  kodifikim të konvergjencës gjuhësore ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”). Kjo Komisi qe  një përmbushje e dëshirës së anëtarëve të Kongresit të Manastirit   që pas dy vjetësh të mbahej dhe një kongres tjetër “për orthografi dhe  literaturë të gjuhës shqipe” . ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”).

  Këto vendime i ofruan mjaft të dy variantet në shkrim,  dhe pasi u miratuan nga Kongresi i Lushnjes më 1920,  u bënë baza e shkrimit të shipes deri pas viteve 1940-të. Në vitet e para të çlirimit të  Shqipërisë  nuk kemi ndonjë mbledhje a temë diskutimesh mbi normëzimin e shqipes, kjo sipas prof. B.Becit  “do të filllojë në Institutin e Shkencave në Tiranë pas viteve ’50-të .”

( HSSh, f.15).  “Ortografia e gjuhës shqipe” ( A.Xhuvani, E.Çabej, K.Cipo/1951). Që në në fillim të kësaj faze  përcaktohen vijat e përgjithshme  për zgjidhjen teorike dhe praktike të drejtshkrimit- baza e tij të ishte  struktura fonetike e shqipes, përdorimi më  i përhapur i trajtave morfologjike dhe afrimi i dy dialekteve, afrimin e dy varianteve letrare etj.

Në 1952-shin do të mbahej në Tiranë Konferenca Kombëtare për Letërsinë Shqipe u hodh ideja për kalimin nga një  drejtshkrim në dy variante në një të vetëm. (Kjo ide u hodh dhe në 1953-shin).

Në 1953-shin në Tiranë do të mbahet  Konferenca e Ortografisë, e cila theksonte gërshetimin e parimit fonetik me atë morfologjik dhe historik atje ku duhej. Sipas prof. A.Kostallarit kjo bëri që të harrohej  Ortografi e gjuhës shqipe” (A.Xhuvani, E.Çabej, A.Kostallari, M.Domi), kësisoj zgjidhjet dyvariantëshe u pakësuan. (A.K 59)

Ortografia e 1956-ës  ishte një shkallë e re jo vetëm në  rrugëtimin e  njësimit të rregullave, por edhe  trajtimin e tyre në një kuadër më të gjerë. Të gjitha këto përpjekje të gjuhëtarëve do të çonin në një arritje mbarë kombëtare: atë të shqipes standarde. Hapi i rëndëishëm ishin“ Rregullat e drejtshkrimit të shqipes” (Projekt 1967).  Këto rregulla vërtetuan se  ne mund të kishim një drejtshkrim  të vetëm. Diskutimi i këtyre rregullave u bë në Shqipëri por edhe në trevat e shkëputura të saj.

Do të ishte pikërisht Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968, që si një këshillim i gjuhëtarëve, i mësimdhënësve dhe i intelektualëve të tjerë, përfaqësues të institucioneve shkencore, mësimore, botuese, pastaj të revistave e gazetave, do të merrte vendime me ndikime afatgjate për interesin e përgjithshëm kulturor të një pjese të kombit tonë. Ata vendosën  të pranonin  Rregullat  e Drejtshkrimit të vendit ëmë.  (Kosova deri në këtë kohë kishte një  Ortografi të 1964-s(M.Ç/97).

Këto vendime ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta, sepse synonin që në Kosovë të zbatohen rregullat gjuhësore dhe drejtshkrimore të gjuhës shqipe të parapara në Projektin që e kishte hartuar Komisioni Profesional i Gjuhëtarëve në Tiranë. Në këtë mënyrë Kosova po bënte një hap vendimtar drejt forcimit të integritetit të saj  dhe po hapte rrugën e sigurt të zhvillimit në planin e përgjithshëm arsimor e kulturor brenda identitetit të saj të pandashëm të etnisë shqiptare. Ky vendim ishte një përcaktues i kahershëm në rrugën e zhvillimit dhe të bashkimit kombëtar të popullit tonë.

Për pesë vite rresht  shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve do të punonin  me rregullat e reja të drejtshkrimit. Kjo u kurorëzua pikërisht me Kongresin e Drejtshkrimit në nëntorin e vitit 1972, ku me përfaqësi të shqiptarëve kudondodheshin u vendos standardi i sotëm. Standardi është një ndër arritjet më të mëdha dhe i dëshmoi botës se ne jemi një Komb dhe kemi një gjuhë.

Komisia Letrare e Shkodrës – Nga BLEDI FILIPI

 

E ngritur me mbështetjen e Konsullatës dhe Komandës së Lartë Austro-Hungareze në Shkodrën e 1916-s, Komisia kishte si qëllim të zhvillonte më tej zgjidhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit.( B.Beci ,Hist. Stand. 2010).

 

Komisia Letrare e Shkodrës u themelua  104 vjet më parë, pikërisht më 1 shtator 1916, kjo qe një ngjarje e shënuar në jetën kulturore të kommbit shqiptar. Ajo i vuri vetes detyra të mëdha, të shumta e të rëndësishme. Ajo shfaqet mbi përmast e një komisioni dhe mund të krahasohet me kongreset arsimore të mbajtura në Shqipëri.  Kjo Komisi qe një hap tjetër i rëndësishëm kombëtar pas atij të Kongresit të Manastirit 1908. Këtu po hidheshin themelet e standartizimit të shqipes.

Këtu bien në sy:

Patriotë dhe personalitete të shquara të kulturës kombëtare, siç janë : Fishta, Gurakuqi, Pekmezi, Mosi, Logoreci, Mjeda, Xhuvani etj. Në komisi morrën pjesë edhe albanologë të huaj si : Maksimilian Lamberc ( Vjenë) e  Rajko Nahtigal (Grac).

Organizimi i shkëlqyer i Komisisë dhe veprimtarive të saj.

Detyrat dhe objektivat madhore që kjo Komisi i vuri vetes e shtroi për zgjidhje, duke shfrytëzuar rrethanat politike të kohës  si dhe vendimet e rëndësishme që mori.

Konceptet e qarta teorike lidhur me rrugët e mundshme të formimit të gjuhës  zyrtare të përbashkët shqipe, pa e shkëputur këtë  çështje madhore të kombit me rregullat ortografike dhe duke pasur parasysh , mbi tëgjitha,  detyrën e afrimit të dy dialekteve.

Komisia e themeluar u thirr më pas më  11 dhjetor 1916 , në të cilën u diskutua  çështja e gjuhës së përbashkët,  si një çështje e rëndësishme kombëtare.  Pas debateve  shkencore u vendos  dhe u miratua njëzëri teza e Gurakuqit për zgjedhjen e dialektit të Elbasanit si gjuhë shkrimi.

  “ Tue qenë se djalekti i Elbasanit  edhe ndë pikpamjen  e formavet, por sidomos ndën pikëpamjen e sintaksës asht si jë urë  në mes toskërishtes dhe gegërishtes, duhet të zgjidhet si gjuhë shkrimi me ato rregulla orthografike qi të na duken të drejta e t’arsyshmet. Po tue dhanë  këtë vendim Komisia Letrare  duhet të mbaj gjithmonë para sysh  detyrën,  qi të bahen kërkimet e nevojshme , qi të gjinden forma të mesme , të cilat t’afrojnë  ndryshimet djalektologjike të dy dialekteve” ( L.Gurakuqi , Shënime  1967).

 

Këtë tezë të tij Gurakuqi e formulon dhe do t’ia paraqesë Komisisë.

Kjo Komisi e cila do të shtrihej në vitet 1916-1918,  do t’i ngarkonte më 1917 prof. Rajko Nahtigal,  Gjergj Pekmezit dhe Ndre  Mjedës  të bënin një ekspeditë hulumtuese në Elbasan e rrethina.

Nahtigal për të folmen e Elbasanit thekson: “  do konsideruar si një e folme kalimtare midis gegërishtes dhe toskërishtes.   Si e folme në aspektin sintaksor paraqet , sintezë të shfaqjeve autoktone shqipe, më së paku me ndikime të huaja”. ( R. Nahtigal f. 17).

Komisia Letrare e Shkodrës mori disa vendime themeltare për njësimin e drejtshkrimit :

  1. Grupet e bashkëtingëlloreve do të shkruheshin të plota: mbndng. Pra, ashtu si i kishte toskërishtja, dhe si i kishte pasë historikisht gegërishtja;
    b) Togjet e zanoreve ueye dhe ie do të shkruheshin të plota  (përveç ue që në toskërishte ishte ua), e ndonjë nëndialekt i gegërishtes megjithëse në elbasanishte ishin rrudhë në u, y dhe i;
    c) Vendosja dhe përdorimi i ë-ve të patheksuara të cilat gegërishtja nuk i kishte, por i kishte toskërishtja; ë-ja fundore në fjalët punë, vajzë, lugëë-ja e patheksuar në trup të fjalës: shëndet, këndue, rrëfyeë-ja fundore do të përdorej edhe te mbiemrat: i butë, i mirë, i shpejtë
    ç) Gjatësia e zanoreve do të shënohej vetëm në vepra gjuhësore. (Gjatësia e zanoreve ishte një veçori kryesisht e gegërishtes);
    d) formanti u do të shkruhej i ndarë si ‘u lava’ dhe jo si deri atëherë ‘u-lava’;
    dh) shkrimi i përemrave sot ka shumë pak ndryshime prej atyre që  janë vendosë nga KLSh-ja;
    e) emrat do të shkruheshin me bashkëtingëllore të zëshme: zogzogu (jo zok – zogu), etj.
    f) mbaresat rasore do të shkruheshin –, –, –, qysh nuk i kishte elbasanishtja.

 

Siç shihet  vendimet  e Komisisë Letrare të Shkodrës  i dhanë një shtysë të madhe krijimit të një gjuhe të përbashkët. Ajo hartoi  rregullat  e ortografisë , që do të shërbenin për rregullat e mëvonëshme, përpiloi lista të gjera fjalësh , ku zbatoheshin rregulla , u kushtoi vëmendje edhe  parimeve të terminologjisë dhe teksteve shkollore.

 

Komisia Letrare e Shkodrës  me vendimet  e saj çoi  më tej njësimin e gjuhës shqipe e drejtshkrimin e saj. Ajo ofroi shumë dy variantet në shkrim dhe për nga rëndësia ajo  radhitet pranë Kongresit të Manastirit.

Rregullat e saj qenë një pike e fortë orientuese për studimet e gjuhëtarëve të mëvonshëm.

Një vështrim historik rreth shqipes së shkruar – Nga BLEDI FILIPI

 

Kombi shqiptar , ashtu sikurse ka historinë e tij , ka  edhe gjuhën  që e dallon nga popujt e tjerë.

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, (E.Çabej SGJ I, 1976), F. Boppi qe i pari që  zbuloi që shqipja ishte një gjuhë indoevropiane.

Këtë punë e pasuan  më tej  Gustav Mayer, Holger Pedersen dhe Norbert Jokli, mbi këta nisi edhe puna kërkimore e prof. Eqrem Çabejt, i cili në shkrimet e tij hulumtuese thekson se  :” gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër porse e varfër në shkrimet e vjetra të saj.” (SGJ I, 1976).

Shqipja  e dokumentuar ( Formula e  Pagëzimit e Pal Engjullit) është në vitin 1462 dhe libri i parë “ Meshari “ i Gjon Buzukut 1555; këto shkrime dëshmojnë se shqipja mund të jetë shkruar herët. Pra  fillesat e saj shqipja i ka në letërsinë filobiblike.

Shqipja e shkruar njihet që prej viteve të fundit të kohës së Skënderbeut. Porse ajo kishte disa shekuj që kishte bërë evolucionin e vet, si një gjuhë e re që rridhte nga një më e vjetër. Në dokumentat historike, emri i gjuhës sonë përmendet për  herë të parë më 1285: “lingua albanesca” -gjuha arbëreshe. Një dëshmi e madhe e dokumentuar është edhe ajo e 1332-shit, që na vërteton se gjuha jonë shkruhej. Një murg me emrin Brokard (Brocardus Monacus), që vizitoi Shqipërinë e Veriut në atë kohë shkruan:” Shqiptarët kanë një gjuhë krejt ndryshe nga ajo e latinëve”(Dh.Shuteriqi Shkrime shqipe, 1972). Kjo të bën të mendosh se gjuha jonë është shkruar të paktën para shek.XIII, porse dokumenta ose libra nga ajo periudhë nuk na kanë arritur.

Në vitin 2002 u zbulua libri “ Teodor Shkodranit, i përket vitit 1210. Por sërish  mbetet në dorën e studiuesve për ta përshtatur në shqipen e sotme e për të bërë analizat e duhura. Kjo do të jetë një arritje e madhe për gjuhësinë shqiptare duke e shtyrë  atë në 74 vjet më herët  si përmendje gjuhe me dokumenta dhe 350 vjet  si gjuhë të shkruar.

Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe shfaqet në dy rrafshe kryesore:

  1. Në fjalor. Sipas studimeve të bëra nga prof. Eqrem Çabej numri i fjalëve të trashëguara nga  indoevropianishtja  është mjaft i madh. (SGJ I, 1976) Ato kryesisht janë fjalë të një përdorimi të dendur, prandaj edhe i kanë qendruar kohës. P.sh., shumica e numërorëve janë e fondit indoevropian: një, dy, tre/tri, katër etj. Të trashëguara nga indoevropianishtja  janë edhe përemrat  vetor: ti, ju; emrat: natë, motër, ditë, dimër,ujk, ; foljet: jam, bie, shkel etj.
  2. Në gramatikë. Siç e thekson edhe prof. Shaban Demiraj në veprën e tij “Gjuha shqipe dhe Historia e saj” “ ka qenë dukuri e gjuhëve indoevropiane, dhe si mjaft gjuhë të kësaj familje dhe shqipja e  ka ruajtur edhe sot.”   Porse këtu duhet ndalur disi, pasi gjinia asnjanëse sot është mjaft  e kufizuar. Ajo përdoret ende tek emrat që vijnë pas pjesoreve të foljeve: të folurit, të menduarit, të shkruarit etj. Te foljet po sipas prof. Demirajt,  bie  në sy edhe një tipar tjetër i hershëm, indoevropian : ndërtimi i formave foljore  me rrënjë të ndryshme, si: jam-qesh, kam-pata, shoh-pashë,  rri- ndenja etj.

Kur flasim  për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe , kemi parasysh tiparet thelbësore  që ajo ka trashëguar nga një fazë e mëhershme indoevropiane. Këto tipare nuk kanë mbetur krejt të pandryshuara, ashtu siç kanë qenë me mijëra vjet më parë, por kanë ndryshuar dhe janë ndryshuar shkallë- shkallë, gjersa arritën në gjendjen e tyre të sotme.

 

Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes. Ilirishtja ka qenë gjuhë indoevropiane që flitej nga ilirët. Megjithëse burimet që kanë mbetur nga ilirishtja  janë të pakta,  sot është e vërtetuar se gjuha shqipe ka prejardhjen nga ilirishtja. Ndër  faktet që tregojnë prejardhjen e gjuhës shqipe prej ilirishtes , mund të përmenden:

 

  1. Vijimësia iliro-shqiptare e emrit kombëtar të shqiptarëve: trajta Arbën,  Arbër, që ndeshet në mesjetë, lidhet me  emrin “Albanoi”, të një fisi ilir afër Durrësit, (SE I, E.Çabej) që përmendet që në periudhën antike.
  2. Prania në shqipen e sotme e rreth  1000 emrave të  vendeve, të njerëzve, të fiseve ose banorëve, të trashëguar nga ilirishtja: si: Scodra : Shkodra, Drinus . Drilon Lisus : Lezhë.

Dardania : Dardhë  , etj.

  1. Disa emra ilir të njerëzve janë të gjallë edhe sot ose kanë gjegjëset : Bardus, Bardyllis, Bato, sot: Bardhi, Bardhyl, Bato.

Gurrë e gjallë për  zgjidhjen e gjenezës së  popullit shqiptar janë dialektet. Të dhënat e dialekteve  të sotme të shqipes, ruajnë , ku më shumë e ku më pak , elementet fonetike,  trajta morfologjike, ndërtime sintaksore, fjalë dhe frazeologjizma edhe më të vjetra se ato që mund t’i ruajë më i vjetri dokument i shkruar.

Muzika e Tiranës dhe një letër e panjohur e Lasgushit – Nga Akademik Vasil S. TOLE

Akademik Vasil S. TOLE

Muzika popullore e Tiranёs ёshtё njё fenomen konsolidohet nё gjysmёn e parё tё shek. XX-tё. Krijimi i saj u kushtëzua nga tre elemente thelbësore: nga hyrja e instrumenteve tё temperuara evropiane, së dyti nga fqinjësia artistike me tre kultura të mëdha muzikore qytetare si ato të Elbasanit, Beratit dhe Shkodrës dhe së treti nga njohja dhe shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Kjo muzikë shfaq të njëjtat tipare strukturore dhe organizimi ashtu si pjesa më e madhe e muzikёs dhe e këngëve qytetare të qyteteve të Shqipërisë qëndrore dhe veriore. Etnomuzikologjia jonë e ka klasifikuar gjithë zonën muzikore mbi lumin Shkumbin, kryesisht si zonë të 1 zërëshit muzikor, e të formave të tij qё shprehen si monodi, monodi me shoqërim apo edhe nё homofoni. Muzika e re që pritej të krijohej në Tiranë nuk do tё bёnte ndryshim nё kёtё çёshtje, pra qё do tё ishte dhe strukturohej në tërësi si muzikё njё zёrёshe, ashtu siç ёshtё edhe sot. Pёrtej kёsaj ajo i respektoi tiparet muzikore të zonës pёrreth edhe pse tash e tutje do tё pёrcilleshin pёrmes veglave evropiane tё temperuara.

Nё fund tё fundit, njё qytet i ri si Tirana qё po shndёrrohej nё një metropol, kishte nevojёn për muzikën e re qytetare, për të provuar traditën shumëvjeçare dhe identitetin e saj të veçantën brenda identitetit kombëtar të muzikës popullore mbarëshqiptare. Ashtu siç natyrshëm, ajo kishte nevojё në përditshmërinë e vet pёr institucione shtetёrore e kulturore, projekte moderne e tregti tё zhvilluar, rrugё, parqe e sheshe publike, modё e shkollim me standarde etj. Si thoshte Lasgushi: … ç’domethënë zakon, traditë, tradicion? Zakon, traditë, tradicion domethënë Komb, domethënë Nacion, domethënë njeri i vetëdijshëm, njeri që e di veten e vet, që e njeh vetëveten. Kur ke tradicion, je Nacion, je Komb, jo popull, jo popullsi, jo popullatë. Një pjesë e njerëzisë (që s’ka traditë), një grup njerëzor (që s’ka traditë) është masë, është turmë, është popullatë, është popullsi – po nuk është komb, nuk është Nacion. Më tej theksonte nevojën që tradita, ky potencial kolosal i brumosjes së Nacionit, ka një kusht: të jetë e Shkrojtur. Se fjala e shkrojtur e shumëfishon, e qindfishon vepërimin e saj, e mijëfishon e milionfishon. Ajo, e Shkrojtur, bëhet verb, bëhet e pushtetëshme, bëhet e shenjtë, divine, divinisohet .

Pikërisht këto ishin vitet e “shkrimit” të traditës tiranase në muzikën qytetare. Sepse përmes “shkrimit” në nota e fjalë dhe dokumentimit të saj do të provohej se kur je grup me traditë je njëherazi edhe Nacion me traditë. Se grupi tend ka fuqi shpirtërore dhe spirituale dhe materiale dhe nuk është amorf. Se ai ka ekspresion, ka zhvillim, përparim, perfeksionim gjatë jetës së tij. Se ai e mbush, e përmbush, e realizon veten e tij, vetëveten, për të shkuar drejt perfeksionit, drejt përsosjes. Domethënë ai e jeton Fatin e tij, Misionin e tij për të cilin është lindur në këtë botë. Se ai ka zhvillim, nuk mbetet në vënd, në vënd nëmëro! Se ai është njeri. Ai është, ai ekziston!

Tradita është prova e pakontestueshme e Tij!

Pavarёsisht faktit se veglat e temperuara erdhёn nё Shqipёri nё gjysmёn e dytё tё shek. XIX-tё, tradita e muzikёs qytetare dhe e formacioneve muzikore tё tyre ishte shumё e hershme, kjo jo vetёm e krahasuar me Tiranёn, por edhe me qytete tё tjera mё tё vjetra jashtё Shqipёrisё. Qytete si Shkodra, Elbasani apo Berati kishin qindra vite qё ekzistonin si tё tillё. Në këtë kontekst është e pamundur që të mendosh jetën urbane qytetare pa vende të dedikuara argëtimi, të cilat lidhen ngushtësisht me artin dhe interpretimin e muzikës popullore. Qytetet që përmendëm më sipër, kishin me dhjetra vende argëtimi ku muzika zinte vendin kryesor, e ndër to edhe Tirana nuk mund të bënte përjashtim.

Jules Alexandre Theodore Degrand (1844-1911), ish konsull i Francës në Shkodër, në veprën “Kujtime nga Shqipëria e Epërme” e botuar në vitin 1901, shkruan se:…një luadh i gjerë pranë shtëpisë së mikpritësit tim, rrethuar me qiparisa të admirueshëm, është lënë testament nga i ati, pasardhës i bejlerëve të shquar të Tiranës, për kremtimin e ahengjeve që shoqëronin këto festa, (ndër to edhe Bajrami dhe Kurban Bajrami-shënimi ynë), ku një pjesë e madhe e popullsisë mblidhej aty.

Ishte standardi i familjeve të mëdha të Tiranës, të cilët të lidhur fort me qytetin e tyre mbështetën dhe inkurajuan zhvillimin e muzikës popullore qytetare si pjesë të angazhimit të tyre për një qytet të kulturuar.

Tiranasit e kishin dhe e kanë të fortë kultin e shtëpisë sepse ai përmbante në thelb kultin e familjes. Shtëpia tiranase ndërtohej me qerpiç dhe me breza druri. Dy qenë pjesët e shtëpisë që adhuroheshin në mënyrë të përditshme nga pjestarët e saj: carani i vatrës dhe pragu i hyrjes. Zjarrim që ndizej në caranin e vatrës, simbolizonte përfaqësuesin e perëndisë diell brenda në shtëpi…..Veç kësaj ai mblidhte rreth vatrës tre, nganjëherë katër brezat e familjes patriarkale. Rreth vatrës brezat e rinj mësonin doket, këngët përrallat, historinë, por edhe mitet, ritet, kultet dhe të gjithë elementet e tjerë të identitetit qytetar.

Hyrja e veglave muzikore evropiane si violina, klarineta, fizarmonika etj, në muzikën popullore, krijoi atë fenomen që etnomuzikologjia e konsideron si “hibridizim muzikor”, pra kur vegla të tilla kombinojnë veçoritë e tyre muzikore me tiparet muzikore të një kulture vendase me qëllim krijimin e një lloji të ri. Kështu ndodhi në muzikën me saze të qyteteve të Shqipërisë së Jugut në fund të shek. XIX, kështu po ndodhte edhe me muzikën e re qytetare të Tiranës. Njё shenjё tjetёr e “hibridizimit” ishte implementimi tek veglat e reja i mёnyrave tradicionale tё interpretimit nё to. Prof. R. Sokoli ka konstatuar se ahengxhinjtë e qyteteve të Shqipërisë Veriore shartuan në teknikën e përdorimit të violinës disa veçori të teknikës së kemanxhes duke e mbajtur veglën vertikalisht të mbështetur në gju, ashtu siç mbahet lahuta e lahuria etj.

Ndryshe nga sa më sipër, ai konstaton se violinistët popullore të Shqipërisë së Mesme e mbanin veglën horizontalisht mbështetur në sup. Kjo gjë provohet të ketë ndodhur në dhjetWvjeçarin e parë të shek. XX. Tjetër aspekt i “hibridizimit” ishte mënyra e akordimit të violinës, sidomos kur interpretonin “Vallen e Pipzave”. Teli i parë dhe i dytë akordohej në unison, ndërsa dy telat e tjerë akordoheshin në kuintë. (la-la-re-sol)

Nga ana tjetёr, ajo qё mund tё dukej si disfavor pёr Tiranёn, pra qё fillimi i shek. XX-tё e gjeti nё fazat fillestare tё urbanizimit e tё jetёs qytetare, e kёsisoj pa formacione e muzikё tё konsoliduar qytetare, u pa se ishte vёrtet njё përparësi, kjo nё pikёpamje tё procesit tё krijimit tё muzikёs popullore qytetare tё pas vitit 1920.

Kjo përparësi lidhej me faktin se muzika e qytetit tё ri tё Tiranёs do tё krijohej edhe nё kushtet e lirisё, nё kuadёr tё njё shteti shqiptar qё po konsolidohej, me rrёnjё dhe e mirё fokusuar nё muzikёn qindravjeçare tё njё terreni tё virgjёr si ishte muzika e fshatrave tё Malёsisё sё Tiranёs. E theksoj kёtё fakt pasi muzika tradicionale e fshatrave tё Tiranёs (nё kёngё, melodi instrumentale e valle), ruan elemente melodike primitive tё origjinёs sё lashtё arbёrore, kjo e mbёshtetur mbi mode modale diatonike, pa ndikime tё thekshme kromatike, tё cilat si dihen, lidhen mё sё pari me shtresimet e mbishtresimet e gati 500 vjetёve pushtimi otoman nё muzikёn tonё qytetare.

Ernest Koliqi në qëndrimin e tij specifikon disa nga qytetet ku ky ndikim ka qenë mw i madh. Sipas tij: … ndikimi turk në qytete u ba gjithnjë e ma i madh, veçanërisht në Elbasan, Berat e Shkodër. Kangët që këndoheshin me nji orkestër të vogël me pesë vegla muzikore (nji saze, nji mandolinë të vogël, nji violinë, klarinetë, nji tambureto dhe nji këngëtar), buçisnin festive martesore. Këto janë kopjue vullnetarisht mbi bazën e modeleve të lindjes (qaside, gazel) dhe të mbushuna me shprehi e vallzime turke, persiane dhe arabe.

Etnomuzikologjia jonë e ka trajtuar këtë fenomen që ka ndodhur në muzikën qytetare, kryesisht të Shqipërisë Qendrore dhe asaj Veriore. P.sh, në analizën që i kemi bërë repertorit të “Ahengut Shkodran”, kemi konstatuar nw të katër shtresa muzikore: shtresa e vjetër origjinale e parapushtimit turk e muzikës modalo-diatonike të Shkodrës dhe rrethinave; shtresën e muzikës modalo-kromatike të cilën e përhapi dyndja e osmanëve edhe ndër ne, ashtu si në folklorin e viseve të tjera të Ballkanit; shtresën e muzikës mbarëballkanike; dhe shtresën që përfshin periudhën e quajtur “shkodranizimi i ahengut”, ose çlirimin e ahengut nga orientalizmat.

Tirana nuk pёrfshihej nё listёn e ndikimeve të drejtëpwrdrejta, pёr shkakun e thjeshtё se pushtimi turk nё thelb ishte pushtim qytetesh e kёshtjellash tё tyre, e së këndejmi u zgjerua pak nga pak duke u shtrirë edhe mbi katunde. Kjo sepse influenca turke ka qenë influence qytetare, thoshte Ccabej. Aty ata vendosnin administratёn dhe fuqinё ushtarake, sё bashku me formacionet muzikore. Shkrimtari Ismail Kadare i kushton një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij analizimit të këngëve popullore në kuadër të identitetit europian të shqiptarëve, e posaçërisht të atyre gjasme popullore, duke ju referuar këngëve të zvargëta e molisëse të ashikëve dhe dylberëve si dhe këngët vulgare dhe amanetë. Sipas tij e ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. …Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh se ç’thonë. Ai e konsideron ato si nënkulturë të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor, si mbetje e rreckave të robërisë otomane. Për këtë, ashtu si fare rastësisht, në një reportazh të shkruar në qiell në vitin 1967, përgjatë një udhëtimi në kabinën e një avioni reaktiv të ushtrisë shqiptare, duke parë nga sipër rrugët e atdheut, thotë se ja që këtej mund të marrësh me mend udhët nga vinin karvanët e armiqve të nisur nga thellësitë e Anadollit, që zvarriteshin vargan nëpër tokë “me muzikë e me dajre”!

Ai e ka shumë të qartë statusin e këtyre krijimeve, kur i lidh ato me përdorimin e qëllimshëm të tyre prej administratës osmane për t’ia kundërvënë trashëgimisë kulturore dhe letërsisë shqipe, e cila pavarësisht pushtimit të gjatë, mbeti evropiane dhe homogjene përballë ndikimeve të kulturës pushtuese. Sipas tij:… në shekullin XVIII u përpoqën të krijonin një diversion në letërsinë shqipe me anën e nxitjes së rrymës letrare të bejtexhinjve,” e cila, duke mos pasur as peshën e as seriozitetin për t’i qëndruar përballë letërsisë shqipe, u harrua si një kujtim grotesk. Duke qenë prodhim i trysnisë së pushtuesit, megjithëse ata shkruanin shqip dhe kjo mund të konsiderohet një lloj jete e shkruar e shqipes në ato kushte, bejtexhinjtë e mbytën shqipen që përdornin në krijimtarinë e tyre me orientalizma.

Pёr fat, Tirana nuk ishte ende qyteti qё mund tё pushtohej e ndikohej muzikalisht. Ajo ç’ka do tё krijohej mё pas si muzikё qytetare e Tiranёs u pa se ishte njё proces autentik dhe i vёrtetё, i përlqyer nga vetë tiranasit por dhe nga të tjerët.

Rreth huazimeve në gjuhën shqipe – Nga Bledi Filipi

           

Integrimi shoqërisë shqiptare ne botën globale ka sjellë një larmi marrëdhëniesh komunikimi shumëpalëshe, në të cilat si rrjedhojë e kësaj hapje , ato gjuhësore  zënë  një vend të posaçëm. Procesi i huazimit të fjalëve  është i natyrshëm, por në të shumtën e rasteve, në shqip ato marrin një ngjyresë tjetër kuptimore, shpesh të gabuar.

Po të ndjekim me kujdes edicionet e lajmeve mund të vihet re se një në shtatë fjalë është padyshim një fjalë e huaj dhe shumëkush çakordohet në kuptimin e plotë të fjalës . Jo vetëm edicionet e lajmeve por dhe programet e ndryshme të  gjitha moshave  përdorin një mori fjalësh  të huaja  përkatësisht të marra nga gjuhët  angleze dhe italiane .Kjo dukuri ka hyrë  në ‘’modë’’ në leksikun tonë  por  pa u konsultuar me  fjalorin dhe me specialist të gjuhës. Edhe vende të tjera evropiane  huazojnë nga vende  të ndryshme por i lënë detyrë gjuhëtarëve  që  fjalën e huazuar përkatëse  me kalimin e kohës  t’i gjendet gjegjësja në gjuhën përkatëse. Shembull për gjuhësinë tonë kanë qenë pararendësit  e gjuhës si :  Konstantin  Kristoforidhi dhe Aleksandër  Xhuvani.

Për gjuhën shqipe ngjarjet e viteve’90 sollën një lumë fjalësh nga gjuhë të ndryshme. Këto fjalë janë të sferave të ndryshme shoqërore dhe shkencore- teknologjike. Gjithashtu fjalë  nga gjuhë të tjera u futën në leksikun e përditshëm edhe nga emigrantët, të cilët nuk punojnë siç duhet me fëmijët  e tyre për gjuhën amtare. Dihet që gjuha shqipe do të huazojë nga gjuhët fqinje sepse këto janë rregulla të gjuhësisë së përgjithshme  por duhet  të  kërkojmë  a ka gjegjëse kjo fjalë në leksikun shqip .Detyrë kryesore për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe i del gjuhëtarëve , mësuesve të gjuhës  dhe redaktorëve  që të mos bëjnë eksperiment me gjuhën amtare e cila është identiteti  kombëtar.(Eqrem Çabej) Që të mbrojmë e të trashëgojmë gjuhën tonë duhet të punojmë sa më shumë me fjalorin e gjuhës shqipe.

Po të ndjekim me kujdes edicionet e lajmeve ,emisionet  e ndryshme dhe bisedimit në rrjete shoqërore vihet re një përdorim i pazakontë i fjalëve të huaja. Po të shkojmë më tej që është dhe  më e keqja ato nuk shqiptohen siç duhet por si t’i  vijë për mbarë ligjëruesit .Po të shikojmë edhe komunikimin elektronik vihen re shtrembërime  të qindrave fjalëve shqipe dhe të huazuara . Në titrat e shkruara në ekran hasen gabime të gjitha llojeve :mungesa e ç-së, ë-së. Problemi në të vërtetë është më i thellë sesa një lajthitje tipografike.

Gazetarët duhet të mësojnë t’i vënë pikat mbi ‘’i’’ se nuk janë për  sy e faqe por kanë vlerë tingull dalluese  krahasuar me tingull të tjerë të gjuhës sonë . Shembuj të tillë që i shohim dita-ditës, duhet të na venë të gjithëve përpara përgjithësisë për të qenë të vëmendshëm në përdorimin e drejtë të standardit. Përballja midis gjuhës shqipe me gjuhën e huaj hyri në lojë si niveli i   vetëdijes për gjuhën amtare dhe gjuhën e huaj. Për gjuhën shqipe ngjarjet  pas viteve ’90-të  shënuan një lëvizje demografike e cila pati pasojat e veta .Lëvizja e brendshme gjuhësore nuk sjell rrezik, por lëvizja me faktorët e jashtëm i sjell një trysni gjuhës sonë .

Gjuha shqipe ka marrë nga anglishtja paksa dhe italishtja dhe asnjë person nuk është përpjekur ta kërkojë fjalën diku në dialekt a fjalor. Me të drejtë shqetësohemi kur veshët na dëgjojnë dhe sytë na shohin për çudi të tilla të tilla fjalë : konvertoj, kredibilitet , agjendë, handikap etj. Fjalët e mësipërme janë të vështira për t’u kuptuar, por mbi të gjitha duhet të dimë se ato e kanë gjegjësen në gjuhën shqipe.

Në këtë fazë folësit e gjuhës të përballur me realitete të papritura , që veprojnë me frekuencë të lartë nuk mund të kenë vetëdije  të qetë gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare . Në kushtet e sotme të shoqërisë shqiptare trysnia e gjuhëve të vendeve të fuqishme politikisht dhe ekonomikisht me të cilat jemi në formësim është e madhe .Vetë shoqëria duhet të nxitë vetëdijen gjuhësore shqipfolëse nëpërmjet kulturimit të përhershëm në gjuhën amtare. Vlen të përmendet fakti që huazimet janë edhe rrugë pasurimi për gjuhët a struktura fjalëformuese për të cilat ka nevojë shoqëria dhe i përshtaten sistemit të gjuhës amtare .Gjuha shqipe u ka bërë ballë huazimeve por në ditët e sotme has vështirësi. Duhet që hap pas hapi folësit të fillojnë të reagojnë me vetëdijen e vetëmbrojtjes për të kërkuar brenda gjuhës fjalën e duhur, vetëm kur bëhet i pamundur zëvendësimi ta pranojmë atë fjalë duke ia nënshtruar sistemit të gjuhës sonë. Mirëpo dhe teoritë dhe qëndrimet e ndryshme gjuhësore janë ideale dhe teorike sepse gjuha reflekton lëvizje shoqërore e cila kushtëzon marrëdhënie shoqërore.

Tipat e huazimeve

Lëvrues dhe studiues të gjuhësisë shqiptare bëjnë klasifikime të ndryshme rreth huazimeve, sipas këtyre fushave leksikore: fonetike, morfologjike dhe sintaksore. Huazimet i kemi të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. (  Memushaj , Rahmi ‘’Hyrje në gjuhësi’’ Tiranë 2002 fq.99) Sipas ligjërimeve huazimet janë gojore dhe shkrimore ,të rrënjosura dhe të parrënjosura; sipas përmbajtjes ato ndahen në të plota e strukturore. Në këtë shkrim do të ndalem  përmbledhtazi në disa zhvillime për përdorimin e huazimeve pas viteve ’90.Huazimet i grupojmë në subjektive dhe  objektive.

Objektivet janë huazime dobiprurëse .Mund të përmendim këtu një sërë huazimesh që depërtojnë në shqipen e sotme si pasojë e zbrazëtive të saj për të emërtuar ato dukuri, koncepte, organizma e objekte që u përgjigjen nevojave të reja të ndërrimit të sistemeve. Janë dhe një sërë ndërkomtarizmash të cilat po ndikojnë në leksikun e shqipes si shenjë ‘’ moderne’’. Fjalët me shtirje ndërkombëtare që po zënë vend në shqipen e sotme janë të ndikimit: ekonomik, politik, shkencor ,kulturor, etj. Si huazime objektive mund të përmenden: globalizëm, marketing, tender, internet ,celular të cilat hasen edhe në fjalorët e sotëm .

Huazime të shumta përdoren edhe nga Radio-televizionet p.sh: eskalim i situatës në vend që të përdoret fjala shqipe për shkallëzim i situatës, demilitarizim i zonës në vend që të përdoret çmilitiarizim i zonës; përbën një handikap në vend të fjalës shqipe pengesë; konfrontim në vend të ballafaqimit etj.  Modizmat ,të cilat janë risi ose më shpesh risi huazimesh ,kanë tipar dallues përkohshmërinë. Përhapja e tyre është njëlloj si moda në një kohë të caktuar. Përpos kësaj duhet të theksojmë se shumica e politikanëve cilësohen nga kundërshtarët e tyre politik me termat: katarsis, kriptokomunist,të cilat herë dalin nga leksiku herë  hyjnë në leksik.

Dy fjalë moderniste të cilat nuk kanë dalë nga shtrati i leksikut janë fjalët :kleptokrat dhe kleptokraci,të cilat përdoren gjerësisht. Theksojmë faktin se suksesi i përdorimit të fjalëve me kuptim të huaj varet nga përdoruesit e tyre. Në rastin e mësipërm janë politikanët ata që i përdorin dhe i zhdukin këto fjalë. Huazimet aluzive janë fjalë ose shprehje që tërthorazi  e shpesh në mënyrë metaforike lënë të nënkuptosh diçka a dikë. Në kësisoj rastesh fjala dhe shprehja përmban një element të njohur paraprakisht. Aluzionet kanë lidhje me tituj e slogane të njohura ose me ngjarje të bujshme p.sh:(’’Babaramo gartë në sfondin shqiptar’’ Ballkan  1 shkurt 2014 fq.29,celularomania “Shekulli” 23.04.2014 fq.1,situate postzgjedhore  ‘’Koha jonë ‘’5.02.2014).

Është tepër domethënës fakti se shumë analistë , opinionistë ,gazetar shkruajnë në organet e shtypit fjali të tejmbushura me fjalë të huaja .Janë po këta që japin një shembull të keq duke përdorur me shumicë dhe vend e pa vend fjalë të huaja të panevojshme .Kushtet e mësipërme tregojnë  tepri të përdorimit dhe shtimit në mënyrë artificiale të fjalëve të huaja kur para viteve ’90 rubrika e revistës ‘’Gjuha jonë’’ i bënte të ditur gjegjësen në shqip p.sh: ambient-mjedis eksperiencë-përvojë ekspresivë –shprehës, eveniment-ngjarje, risk –rrezik, koncentrim –përqendrim etj.

Huazimet arrijnë kulmin në rastet e përdorimit të trisorëve . P.sh: për një artikull një gazetar përdor në titull: pasojë ,në hyrje reperkusion dhe në vijim të artikullit impakt. Duket qysh në fillim se kuptimi i fjalës vendase është më i qartë, me shtrirje dhe njohje më të madhe por dhe sinonim i plotë në të shumtën e rasteve me fjalën e huaj.

Në periudhën e sotme të zhvillimit të shqipes, pasurimi i leksikut nëpërmjet zëvendësimit  të shumë fjalëve është shprehje e zhvillimit drejt përsosjes së mëtejshme të normës leksikore në veçanti. Duhen dalluar termat me shtrirje ndërkombëtare, pasi një pjesë e mirë e tyre janë përvetësuar ,duke iu përshtatur  natyrës gramatikore të shqipes. Vërshimi pakufi  i shumë fjalëve të huaja ,sidomos në gjuhën e shtypit si: monitorim –vëzhgim kredibilitet –besueshmëri bipartizan -dypalësh etj. Edhe profesor Çabej në shënimet e tij  ka shkruar ‘’Janë të gjitha mundësitë për një zëvendësim të fjalëve të huaja me fjalë vendi dhe kjo pabjerrje aspak të vlerës kuptimore’’ (Kongresi i Drejtshkrimit  të Gjuhës Shqipe i 1972 fq.77).

Në këtë drejtim ngritja e nënkomisioneve  të terminologjisë pranë administratës qendrore  do t’i jepte një ndihmesë të çmuar zëvendësimit të huazimeve të panevojshme .Këto nënkomisione  do të luanin një rol të rëndësishëm jo vetëm për ruajtjen e normave gjuhësore ,por edhe për të orientuar shqipen bashkëkohore. Në Francë p.sh: qysh prej vitit 1972, kryeministri i vendit pasi u konsultua me akademinë franceze dhe komitetin e lartë të gjuhës frënge dekretoi krijimin e komisioneve të terminologjisë  pranë administratës qendrore. Ato duhet të përcaktonin mangësitë që viheshin re në leksikun e gjuhës frënge dhe njëherazi të propozonin fjalët e nevojshme për emërtimin e koncepteve ,objekteve dhe dukurive të reja.

Këto komisione përbëheshin nga specialist më me përvojë të gjuhës franceze . Çdo shtet i përparuar përcakton një politikë gjuhësore të veten dhe ngre institucione që e zbatojnë këtë politikë. Duhet të jetë një legjislacion që të parashikojnë sanksione për normëshkelësit e gjuhës e të mbrojë shqipen nga ndikimet abuzive dhe gjuhëve të huaja .Siç e thekson dhe profesor Xhevat Lloshi’’ Gjuhëtarët të shëndërrohen  në veprimtar për një kulturë  shqiptare  gjithnjë e në ngritje’’. (Intervista Lloshi Xhevat fq.221) Në organet e shtypit veçanërisht në ato shkencore të botohen lista për zëvendësimin e huazimeve të panevojëshme  me fjalë vendase .

Në këtë veprimtari duhet të mbështetemi gjerësisht së pari me thesarin e fjalorit të shqipes , në rregullat e fjalëformimit të saj por edhe në shqipërimin e fjalëve të huaja .Këto shqipërime duhet të jenë sa më të pranueshme nga folësit ,duke synuar që kuptimi i tyre të përkojë me atë të fjalës së huaj dhe mundësisht të jetë i motivueshëm .

Gjuha nuk është kurrë e përkryer ,ajo është dinamike dhe gjithmonë në proces zhvillimi. Ndaj nuk duhet lejuar rënia e kujdesit për gjuhën shqipe dhe cënimi  i prestigjit të saj në të shkruar e në të folur. Shqipja po hapet ndaj ndërhyrjeve të huaj ,gjuhët dhe kulturat huazojnë por kjo nuk duhet kuptuar sikur gjithçka që hyn duhet të pranohet dhe të kthehet në normë . Duke jetuar në vendin tonë ne mësojmë disa gjuhë të huaja për të arritur një komunikim të saktë në mjedise të ndryshme shoqërore.

Po pse lëmë pas dore gjuhën amtare, e cila është një çelës i gjuhëve të tjera?! Gjuhëtarët tanë kanë dhënë alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet gjuha jonë. Një shumësi fjalësh të huaja kanë hyrë pa kriter në njerëz të mediave , politikanë, përkthyes etj. Nga ana tjetër mund të thuhet se shumë njerëz janë familjarizuar me këto fjalë ,sa nuk arrijnë të kuptojnë se cila është fjala e huaj dhe cila shqipe. Duke menduar se si mund të jetë gjuha jonë në të ardhmen ,nëse futja e fjalëve të huaja të panevojshme do vazhdojë me këtë ritëm dhe nuk do të punohet fort për ta mbrojtur atë mund të presim më të keqen e mundur, humbjen e saj.

Duhet të pranojmë se gjuha shqipe ka nevojë të përdorë çdo ditë e më shumë fjalë të reja por këto fjalë  nuk duhen të përdoren vend e pa vend si të na pëlqejë. Hyrja në gjuhën shqipe e fjalëve të huaja të panevojshme tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm, por duhen marrë gjithmonë ato fjalë që nuk kanë një gjegjëse në shqip. Siç e kam përmendur edhe më lart media  është pushtetplotë mbi pastrimin e fjalëve të huaja nga leksiku i përditshëm .Në vendin tonë edhe para demokracisë por edhe tani shkruhen artikuj për huazimet në gjuhën shqipe. Jam  e  mendimit  se çdo gazetë dhe televizion duhet të kenë rubrika për zëvendësimin e fjalës së huaj me atë shqipe.

Mund të bëhen trajnime të mësuesve të gjuhës amtare për njohjet me fjalët  e huaja që kanë hyrë këto kohët e fundit dhe janë zëvendësuar me fjalë shqipe. Një detyrë e rëndësishme u del përkthyesve të cilët duhet të dinë më së miri gjuhën amtare dhe të kenë njohuri mbi leksikun ,të shmangin huazimet e panevojshme e jo t’i përdorin si t’ju vij  për mbarë. Subjekte të ndryshme private keta  30 vitet e demokracisë emërtimet e tyre i kanë të shkruara në gjuhë të huaja .Përdoren termat si: supermarket, minimarket, fastfud etj.

Askush nuk ka ngritë zërin e t’u kërkojë t’i shqipërojnë. Secilit nga ne i del për detyrë të përdorë drejt e saktë gjuhën amtare si dhe të japin  kontribut për mbrojtjen e saj. Një person mund të quhet intelektual atëherë kur ai përdor drejt gjuhën e tij .Gjithashtu secili nga ne duhet të shfrytëzojë burimet e pashtershme të fjalëve popullore ,duke e pasuruar dhe pastruar gjuhën tonë . Këto vitet e fundit është vënë re një gjymëtim i gjuhës sonë nga fjalët e huaja si në rrafshin morfologjik dhe në atë sintaksor të cilat nuk i shkojnë për shtat gjuhës shqipe.

Gjendja e gjuhës shqipe është tepër shqetësuese e me të drejtë duhet ndalur në këtë pikë ,profesor Gjovalin Shkurtaj rreth kësaj teme ka shkruar edhe librin e tij  cilësor :(Urgjenca gjuhësore 2015). Profesor Çeliku në librin e tij  (Çështje të shqipes standard 2002 ,SHBLU fq.221) thekson: ’’Çdo mësues ,gazetar ,nëpunës i administratës së ndryshme në tryezën e tij  duhet të ketë këto vepra madhore: ’’Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe’’, “Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës shqipe’’dhe të konsultohet me ta para se të shkruaj një shkresë’’. Një pasuri e madhe për zëvendësimin e fjalëve të huaja me gjegjëse shqip janë edhe revistat ‘’Gjuha jonë’’ të cilat kanë rubrikat ‘’Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj’’. Jam i mendimit se me këtë punë mund të merren leksikologët e të nxjerrin një

Fjalor me emërtimin :’’Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj ‘’.

Emigrantët dhe gjuha shqipe

Një faktor i rëndësishëm për forcimin e gjuhës amtare janë edhe emigrantët të cilët duhet të bëjnë një punë të palodhshme për t’i mësuar gjuhën amë  fëmijëve. Shteti ynë duhet t’u dërgojë libra metodikë të gjuhës madje pse jo të  ketë dhe mësues që t’i mësojnë fëmijët e tyre . Por çfarë vihet re kur emigrantët kthehen në vendin e tyre?! Fëmijët hasin vështirësi në të shprehurin e përditshëm ,madje në të shumtën e rasteve në vend të fjalës shqipe përdorin fjalën e huaj e cila më pas futet si gjë moderne nga rrethi shoqëror.

Ministria e arsimit ka nxjerrë një udhëzim ku mësuesit punojnë me një plan të posaçëm me nxënësit e kthyer nga emigrimi.

Jam i mendimit që duhet të ketë mësues të cilët të punojnë me këta grupe. Duke qenë se këta fëmijë përshtaten në rreth shoqëror shumica është e destinuar të thithë të renë .Vlen të përmendet si shembull fjala ciao, shpenza, guida  etj,të cilat po ecën me këtë shpejtësi do të zënë vend në leksikun e përditshëm. Janë më të prerë me pastërtinë e shqipes shqiptarët e Kosovës ,Malit të Zi dhe Maqedonisë pasi ata e flasin dhe e shkruajnë në mënyrë të pastër shqipen. Tekstet përballë huazimeve Si në tekstet shoqërore dhe ato shkencore nuk gjen fjalë shqipe por vetëm fjalë të huaja .

Askush nga hartuesit e këtyre teksteve nuk është konsultuar me Fjalorin e Termave 1975,ku jepen të shqipëruara shumica e fjalëve . Madje edhe në tekstet shkollore duhet të ketë fjalorë  të termave Nxënësit ndeshen me termat :opozitë ,opozitë , mazhorancë, minorancë një një ,aketë socim ,negocim etj,të cilat e kanë gjegjësen në shqip. E  kemi fare të lehtë të fusim një fjalë të huaj në leksikun e përditshëm dhe nuk vëmë në lëvizje logjikën e të krijojmë fjalë të reja.

Babai i gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhi është një shembull për t’u ndjekur pasi krijoj fjalë të cilat mbeten të gjalla si: dritare, hekurudhë ,shtypshkronjë,urë etj.Po ne a e kemi vrarë mendjen ndonjëherë e të mendojmë se diku në shtresat dialektore flenë fjalë sa të vjetra e kuptimplota shqipe?! Detyrë kryesore u del edhe shkrimtarëve të cilët janë lëvruesit e gjuhës .

Ata krijojnë e huazojnë atje ku është e nevojshme .Mund të përmendim Kadarenë i cili ka futur  në leksikun e përditshëm një sërë fjalësh të reja por më kryesorët janë: esse-sprovë, xhaxha-ungj, gjyshe – empta. Edhe Dritëro Agolli mbetet një ndër shkrimtarët e tabanit dhe ndaj veprat e tij  mbeten të pëlqyera dhe të kuptueshme për çdo moshë dhe në çdo kohë . Duhet të ngrihen rrethet gjuhësore në çdo qytet ku të ketë konsulta dhe rrahje mendimesh për përdorimin e fjalëve të huaja.

Qendra e Studimeve Albanologjike duhet të mbajë kontakte edhe me shkollat e t’i njohë me botimet e fundit rreth fushave gjuhësore. Gjuha shqipe ka një standard të ri 45 vjeçare ndaj duhet një punë e palodhur nga gjuhëtarët dhe mësuesit e gjuhës amtare. Për të punuar për ngritjen në normë të fj alëve shqipe dhe rënien nga norma të fjalës së huaj, e cila ka gjegjësen e saj në shqip. Duhet të përmendim këtu se gjuha shqipe gjatë kohës së saj ka huazuar fjalë nga gjuhë të popujve të tjerë me të cilët është takuar gjatë historisë.

Sipas një analize të bërë nga akademikë të fushës së gjuhës arrihet në këtë konkluzion: ’’Gjuha shqipe nuk është më pak e pastër se anglishtja edhe pse larg që të jetë ajo përballet me një mësymje të kësaj gjuhe. Si  mundet të përballojmë këtë situatë dhe çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj huazimeve leksikore të kohës moderne?’’ (Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme Ferdinand de Sosure fq.77).

Shtresa e vjetër e huazimeve njëherazi dhe me ndikim më të madh në gjuhën shqipe ,është ajo me bazë latine .Këto fjalë kanë hyrë qysh në kohën e perandorisë romake sepse latinishtja ka qenë gjuhë zyrtare për këtë perandori. Shqipja sikurse dhe gjuhë të tjera ka huazuar fjalë jo vetëm nga vende pushtuese por edhe nga gjuhë të popujve që ka pasur marrëdhënie të mira . Kush huazon fjalë? ‘’Meqënëse asnjë gjuhë asnjëherë nuk ka marrë ndonjë fjalë nga ndonjë gjuhë tjetër me qëllim që një ditë t’ia kthej e meqë fjalë të tjera nuk janë kthyer, termi huazim është tepër i gabuar’’(The Cambridge Encyclopedia of Language 2010-2011 f. 5)

Pa hyrë në hollësi për të shpjeguar huazimet, vetëm të përmendim se fjalë të huazuara apo huazime janë fj alët e një gjuhe të marra nga një gjuhë tjetër të përshtatura sipas një modeli fonetik dhe morfologjik. Shpesh fjalët merren nga gjuhë të tjera për të plotësuar një zbrazëti leksikore, për të emërtuar sende e objekte ,koncepte a dukuri. Vërehet se të gjitha këto fjalë nuk janë shërbyese dhe funksionale pasi në fjalorin e gjuhës shqipe ato kanë gjegjësen në shqip.

Edhe pse me plot fjalë të huaja gjuha shqipe gjallon edhe sot e kësaj dite por paksa e ndikuar nga gjuhët e tjera. Ç’është e vërteta gjuhët kanë nevojë të huazojnë nga njëra-tjetra, por duke mos groposur fjalët e saj. Këto vite është vënë re edhe ndikimi i anglicizmave ,të cilat përdoren për të treguar një personalitet modern. Ja disa anglicizma: baipas,  basketboll, biftek, biznes, bilanc, lob,  xhaz  hobi.

Por a është vrarë mendja nga folësit e gjuhës dhe studiuesit e saj që këtyre fjalëve t’i gjendet një gjegjëse?! Ndaj duhet të përgatitemi sa më mirë të dimë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve që të përballojmë sa më lehtë mësymjen e huazimeve të panevojshme.

Në këtë shkrim u përpoqa të sjell shembuj të huazimeve në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe ashtu si çdo gjuhë tjetër ka huazuar fjalë por atje ku është dashur dhe është pare e arsyeshme. Këto 30 vitet e fundit me gjuhën shqipe janë bërë eksperimente nga gjuhëtarë e pseudogjuhëtarë nga patriot e pseudopatriot. Kjo për faktin se duam të dukemi se zotërojmë çdo fushë .

Gjuha amtare është identiteti i një kombi dhe si e tillë mbrohet me ligj. Cilido qoftë personi që luan me gjuhën duhet të përgjigjet. Duhet vënë detyrë vetes, mësuesve, nëpunësve, gazetarëve dhe politikanëve që të zbatojnë rregullat e drejtshkrimit,i cili është vendosur njëzëri nga të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.Sa nuk është vonë duhen ngritur grupe pune për mbrojtjen e gjuhës shqipe me ligj dhe akademikët të dalin me konkluzione përfundimtare që çdo fjalë  e huazuar të përdoret atëherë dhe vetëm atëherë kur miratohet nga akademikët. Çdo televizion të pastrojë emërtimet e emisioneve të ndryshme me fjalë shqipe, librat të pajisen me fjalorth në çdo fund teme.

Duke vënë në zbatim gjuhën e pastër shqipe do të jetë më e lehtë të mësojmë gjuhë të tjera madje dhe bota do të na njohë për një popull me kulturë dhe horizont të gjerë. Si përfundim të këtij  punimi u bëj thirrje të gjithë mësuesve të gjuhës që të jenë bashkëpunues me kolegët e fushave të ndryshme për zbatimin me përpikmëri të gjuhës shqipe duke pasur si pika referimi: ’’Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe’’ 1973, Fjalorin Drejtshkrimor’’ 1975 dhe ‘’Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe ‘’1980,2006 .

‘’Pasqyra e një kombi është gjuha amtare!’’(Eqrem Çabej)

Referenca

-Memushaj ,Rahmi ‘’Hyrje në gjuhësi’’Tiranë 2002 fq.99. -Ballkan  1 shkurt 2014 fq.29,celularomania ‘’Shekulli’’23.04.2014 fq.1,situate postzgjedhore  ‘’Koha jonë ‘’5.02.2014. -’’Kongresi I Drejtshkrimit  të Gjuhës Shqipe  I,1972 fq.77. -’’Intervista ‘’Lloshi Xhevat fq.221. -’’Urgjenca gjuhësore’’2016. -‘’Çështje të shqipes standarde’’2002 ,SHBLU fq.221 . -’’Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme ‘’Beograd- Novi  Sad,1996 fq.77. -(The Cambridge Encyclopedia of Language 2010-2011 fq. 5).

 

 

 

Bledi Filipi


Send this to a friend