Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit.

1 Autokolona e presidentit Calvin Coolidge (pa kapele në ulësen e pasme të makinës) pas inaugurimit të tij të dytë më 4 mars 1925. Kjo ceremoni ishte e para që u transmetua në nivel kombëtar në radio, duke ua mundësuar rreth 23 milionë amerikanëve të ndiqnin fjalimin e presidentit.

2 Turmat e njerëzve të mbledhur në lëndinë dhe çatinë e Kapitolit, për të dëgjuar fjalimin e inaugurimit të presidentit Herbert Hoover më 4 mars 1929. Data e inaugurimeve fillimisht ishte caktuar për 4 mars, por në përpjekje për të reduktuar periudhën midis administratave (periudha e zgjedhjes së presidentit dhe inaugurimit të tij), me një amendament kushtetues më 1933 inaugurimet e ardhshme do të mbaheshin më 20 janar.

3 Presidenti i sapoinauguruar Franklin Delano Roosevelt (në mes me kravatë me vija) teksa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Eleanor dhe djalin James më 4 mars 1933. Presidenti shërbeu për katër mandate të paprecedentë në detyrë, nga 1933 deri më 1945. Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.

4 Presidenti Harry S. Truman duke mbajtur fjalimin e tij inaugurues nga Kapitoli më 20 janar 1949. Fjalimi hapi mandatin e vetëm të plotë të Trumanit si president. Ai shërbeu si nënkryetar nën udhëheqjen e Rooseveltit dhe filloi mandatin e parë të shkurtuar si shef i shtetit pas vdekjes së Rooseveltit në prill 1945.

5 Kauboji Montie Montana i bën të qeshin të ftuarit teksa e mbante një lak që ia vendosi presidentit Dwight D. Eisenhower gjatë paradës së inaugurimit si president më 20 janar 1953. Eisenhower shërbeu dy mandate të plota në detyrë.

6 Autokolona për presidentin John F. Kennedy (pa kapelë në makinë) duke kaluar në bulevardin Pensilvania pas inaugurimit të tij më 20 janar 1961. Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963.

7 Lyndon B. Johnson duke bërë betimin si presidenti i 36-të i vendit në Kapitol më 20 janar 1965. Inaugurimi ishte i dyti i tij, pasi mori Presidencën pas vrasjes së Kennedyt.

8 Presidenti që sapo u inaugurua Richard Nixon (majtas) dhe familja e tij përshëndesin familjen e presidentit në largim Johnson më 20 janar 1969. Nixon u zgjodh dy herë president, por dha dorëheqje për shkak të skandalit Watergate gjatë mandatit të tij të dytë.

9 Gerald R. Ford duke u betuar si presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa bahskëshortja e tij, Betty, shikon. Inaugurimi u bë më 9 gusht 1974, ditën e dorëheqjes së presidentit Nixon.

10 Një pjesëtar i patinazhit në paradën e inaugurimit përshëndet me dorë presidentin Jimmy Carter pas ceremonisë së betimit të tij më 20 janar 1977.

11 Presidenti Ronald Reagan dhe zonja e parë Nancy, përshëndesin nga limuzina e tyre gjatë paradës së inaugurimit më 20 janar 1981. Reagan shërbeu dy mandate të plota në detyrë.

12 Presidenti George Bush (djathtas), dhe zonja e parë, Barbara Bush, përshëndesin me dorë turmën përgjatë bulevardit Pensilvania. Presidenti i 41-të u betua më 20 janar 1989.

13 Bill Clinton duke u betuar për detyrën së bashku me bashkëshorten e tij, Hillary, dhe vajzën, Chelsea, më 20 janar 1993. Clinton ka shërbyer për dy mandate në detyrë. Presidentët e ardhshëm duhet të betohen se do të “ekzekutojnë me besnikëri detyrën e presidentit” dhe “të ruajnë dhe mbrojnë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

14 Presidenti George W. Bush me bashkëshorten Laura (në të majtë) në shkallët e Kapitolit me zëvendëspresidentin Dick Cheney dhe bashkëshorten e tij, Lynne (djathtas), pas inaugurimit të tyre më 20 janar 2001. Bush shërbeu gjatë dy mandateve si president.
15 Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ish-presidenti George W. Bush largohen nga ceremonia e inaugurimit pasi Obama u betua si presidenti i 44-të, në Frontin Perëndimor të Kapitolit më 20 janar 2009. Obama shërbeu dy mandate të plota.

16 Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë, Melania Trump, marrin pjesë në paradën e inaugurimit përgjatë bulevardit Pensilvania, më 20 janar 2017.

17 Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përshëndet me dorë pranë zonjës së parë, Jill Biden, teksa ata qëndrojnë në portën veriore të Shtëpisë së Bardhë pas inaugurimit të tij më 20 janar 2021.
/(Përgatiti: Syzanë Paçarizi – rel)