VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NJË PROKUROR I ISH-REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI DEKOROHET NGA DEPARTAMENTI I SHTETIT – Një dekoratë turpi! – Nga Frank Shkreli

By | February 26, 2021
blank

Komentet

blank

Biden i shkruan Osmanit: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqëndrohej në njohjen reciproke.

“SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në një letër të cilën presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në të cilën e uron atë për zgjedhjen në këtë pozitë.

Në letër, Biden shkruan se partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani, thuhet se presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit që SHBA-ja të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit.

Presidenti Biden ka thënë se, “me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”.

Presidenti Biden ka përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

blank

KUJTESË PËR ATA QË DO TË VOTOJNË PËR NDRYSHIMIN, KUNDËR KRIMIT – Nga Agim Xh. Dëshnica

VILSON BLLOSHMI GENC LEKA

 

Ju që do të shkoni të votoni për ndryshimin kundër krimit, ndaluni pak pranë përmendores së Gencit e Vilsonit, hidhni do lule e kujtoni me nderim dy djemtë e pafajshëm, poetët demokratë të  lirisë,  të pushkatuar,  pasardhës të denjë të mësuesve atdhetarë.

 

 Si çdo ditë, në mëngjes herët, pas natës së 17 korrikut 1977, gra e vajza me drapër në dorë, tek zbrisnin, për në arat e kooperativës së Bërzheshtës mbi  Librazhd, s’kishin dëgjuar krisma armësh në mesnatë,  as nuk dinin se në hijen e malit të Zgarës, ishin pushkatuar dy mësuesit e rinj, Genc Leka e Vilson Blloshmi! Kur kujtohen të dy poetët, shpaloset faqe maleve, bukuria e blertë e Librazhdit, dëgjohet jehona e poezive të paharruara, këngët si vaje të Bërzeshtës, isot e kabatë për vallen e vdekjes me dridhma shtatesh të Rrajcës në livadhet e përzhitura nga vapa e korrikut.

Në rrjedhën e kohës nga brezi në brez, kujtesa e ngjarjeve tragjike, mbart pamje nga të  vërtetat e hidhura. Historia e trishtuar e viteve  pas luftës, flet sesi  komisarët me yll të kuq në ballë, tjetërsuan jetën, me vrasje e burgosje në qytet e fshat, rrëmbyen tokat e bukës, pronat, shtëpitë, hotelet, teatrot. kinematë e dyqanet, rrënuan e mbyllën xhami, kisha e teqe. Nga shtati i masakruar i poetit Dom Lazer Shantoja, pas sharrimit mizor të gjymtyrëve, u pushkatua çfarë kishte mbetur gjallë.. Më pas vijoi pushkatimi i poetëve Manush Peshkëpia, Trifon Xhagjika, i muzikantit të ri Gramoz Omari. Nëpër burgje, humbën jetën nga torturat poetët e shkrimtarët Vinçenc Prennushi, Bernardin Palaj, romancieri i parë shqiptar Ndoc Nikaj, dramaturgu klasik Et’hem Haxhiademi e shumë të tjerë. Aso kohe Lidhja e shkrimtarëve, botonte poemat “Enverit” “Me ty Stalin!”, “Strategu i fitoreve Stalini” etj. Pas pushkatimit pa gjyq të 21 burrave fisnikë dhe dijetares Sabiha Kasimati pranë Urës së Beshirit, një turmë e zhurmëshme, u mblodh para Legatës Sovjetike duke brohoritur për Stalinin, Enverin e Bashkimin Sovjetik.

Një përfytyrim i rrejshëm rreket të tregojë, edhe sot, sikur në atë sistem të çoroditur, gjthçka shkonte vaj. Veçse në orë të caktuara ditën, madje, edhe natën qytetarët mbanin radhë për bukë, kos e me raste për një a dy pula, të heshtur e të përulur para shitësit në dyqanet e shtetit. Një filozof gjerman shkruante: ” edhe populli gabon, madje është fajtor, meriton qeverinë që mban mbi shpinë.” Shtetëzim, burgim e pushkatim-fjalë tmerri. Vendim për shembje ndërtesash monumentale-çmenduri  sekretarësh  në komitetet e partisë në qendër e në rrethe. Për të ndalur sadopak dorën e tyre rrënimtare, studiuesit më në zë, botonin hera-herë shkrime  për formimin  e kombit  shqiptar, për kulturën, vlerat etnografike e nd֝ërtimore. E megjithatë zjarri i luftës kundër feve, kanuneve e zakoneve, të trashëguar brez pas brezi, mbahej i ndezur nga poetët e shkrimtarët real.socalistë, të cilët ngrinin lavde për një të krisur me emrin Enver, mburrnin heronjtë e sigurimit të cilët për të mbuluar dështimet në ekonomi, me porosi të partisë, sajonin grupe armiqsh e sabotatorësh.

 Në vitet 70, kur ekonomia e përqendruar po tronditej në themel, partia vendosi përsëri, të vriste njerëz. Ndaj si ujku në pergjim priste rastin te kapte gjahun e parë. Nisi me poetët, shkrimtarët dhe artistët e lirisë në burgje, kampe pune, e miniera.  Në vitin e zi 1977, u dënuan në kundërshtim me ligjet,   dy poetët  e rinj, me fat tragjik, Genc Leka 32 vjeç e Vilson Blloshmi 29 vjeç, për vargjet, ëndërrimet e  shpresat e tyre djaloshare. Këta poetë të mohuar, e të pambrojtur nga askush, u rrezikuan jo vetëm nga dëshmitarët e rremë, por edhe nga ekspertët e letërsisë, për realizimin e skenarit vrastar me “grupin e sabotatorëve” në Kooperativën e Bërzheshtës. Skenari fillonte me një mushkë të mbytur, diku në punë e sipër. Në vijim u sajuan akuzat:  “zjarrvënës e vjedhës”. Sipas partisë e sigurimit ato “akte sabotimi synonin rrëzimin e pushetit popullor!!”

Për dënimin e tyre, u hartua një plan i gjerë masash nga Komiteti i Partisë së Librazhdit me urdhër të sekretarit të parë, druvarit Sotir Koçollari, bashkë me gjykatën, prokurorinë, hetuesinë, drejtorinë e policisë etj. U ngarkua një lukuni hetuesish me detyra të veçanta me kryehetuesin kriminel, Selim Çaka në krye. Në akuzën e sajuar u renditën shpifje nga më të ndryshmet: “krim e sabotim  në bujqësi, axhitacion e propaganda.” Të gjitha bashkë morën pamjen e një litari të përgjakur nga historia tragjike e fisit të blloshmëve me zanafillë nga lufta vëllavrasëse e vitit 1944, zgjatimi hakmarrës në kohë paqeje, shpallja “kulak”, një nofkë e ngjashme me emrin skllav e së fundi, caktimi i “grupit të tetë sabotatorëve.” Në përfundim u dënuan me pushkatim dy më të rinjtë, Genci e Vilsoni “kryetarë e udhëheqës grupi.”, “Fajet”  e “krimet” e tyre më të rënda, ishin krijimi i poezive dhe përkthimet  nga Volteri, Viktor Hygo, Edgar Po, Alfred De Myse, Bodler, Rembo, Shatobrian, Maksim Gorki etj. A ka ligj në botë për vrasje  poetësh, të cilët krijojnë poezi e kënaqen vetë me to? Dokumente për dënimin e tyre ishin ditaret, fletoret e shënimeve dhe letërkëmbimi me të afërmit e dashur, ku poetët shkruanin poezitë, mendimet  për letërsinë, artin e kulturën. Hetuesit pa shkollën përkatëse shqyenin sytë dhe me anën e torturave shtazarake përpiqeshin t’i detyronin të pandehurit, të pranonin “fajet, krimet dhe veprimtarinë armiqësore.” Pengësë e pakalueshme, për ata, që morën përsipër detyrën e caktuar nga sekretari i parë i Komiteti të Partisë, ishte vetëm një, Vilsoni i paharruar që mbante emrin e nderuar të presidentit shpëtimtar amerikan. Hetuesit-xhelatë, me britma e sharje, ua përplasnin kokën nga muri në mur, i qëllonin me grushta e shkelma, ku të mundnin. Vilsonit ia thyhen  krahun, por ai qendroi i patundur, shkëmb-vigan. Të tjerët, gjatë torturave të padurueshme, u lëkundën, pranuan disa nga fajet e paqena.

Krejt ndryshe janë zhvilluar ngjarjet në kohën e Monarkisë së përfolur, me Migjenin mësues në shkollat e shtetit, kur poeti  i trishimit, botonte lirshëm poezi e shkrime kritike, si “Hidhet e përdridhet” (me nënkuptime kundër Mbretit.), “Poema e Mjerimit”, “Molla e Ndalueme,” “Legjenda e Misrit.“ “Bukën tonë falna Zot”, ndërsa poetët mësues  Gencin e Vilsonin, i vranë për krijime të pabotuara.

 Ne fillimet e demokracisë, njërëz të politikës e të kulturës, u munduan më kot të shfajsoheshin me frikën e diktaturës, heshtën  për librat e botuar dikur, por për çudi, as sot nuk po e marrin veten, përpiqen të harrohet gjithçka nga e kaluara me shprehje të tilla “se ashtu ishin ligjet në monizëm.” Ndërkohë të tjerët për pak desh u fshinë nga kujtesa e kombit. Gjithsesi, ndihen të qetë në ndërgjegje ndaj shkruajnë  për të vërtetat e asaj kohe të mallkuar, kur ndalohej mendimi ndryshe, kur vriteshin poetët e lirisë për vargje kushtuar natyrës e dashurisë njerëzore.

Siç ndodh zakonisht me poetët, në moshë të re, me anën e poezive, Genci e Vilsoni shprehnin gjendjen  shpirtërore ndaj fatit të mbrapsht, për humbjen e të drejtave studimore, mendimin e heshtur kundër padrejtësive: largimi nga arsimi, në minierë e bujqësi, punëtorë në pyje dhe ushtri. Ajo lojë hetuesish, ishte në kundërshtim me faktet  e ekspertizës  ekonomike  e juridike. Megjithatë tërë ato fakte pafajësije, u fshinë me vendosmëri nga sekretari i parë i cili kryente verbërisht detyrat e caktuara nga lartë, sipas parimit komunist: “të vrasim njerëz për të mbajtur pushtetin.”

 Kjo detyre u plotësua, edhe me ndihmën e njerëzve të kulturës nga Tirana. Faktet janë kokëfortë, nuk merren me nderime ndaj askujt, qofshin dhe profesorë, të cilët nuk mundën të mbronin poetët me argumentin e fuqishëm, se poezitë, as ishin botuar as të shperndara dorazi.. Gazetarja Çuli e tmerruar nga sigurimi, tejkaloi detyrat duke qëmtuar, edhe me hamendje vargjet e Gencit kushtuar dashurisë. Prof. Xhaxhiu bëri çmos t’i komentonte përkthime e krijimet si punime adoleshentësh. Ndërsa N.Jorgaqi për poezitë“ Vjeshtë”, “Rrethi i hënës”, “Harabelat”,  gjykon: “Vilsoni ka thënë se që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të studiosh dhe në gjuhë të huaj. Ai ka bërë përkthime nga autorë dekadentë, si: Lamartin, Shatobrian, Rembo, Bodler etj. Ka nxjerrë shënime me përmbajtje reaksionare si “s’ka gjë më të bukur se ajo që nuk shërben për asgjë”, ka nxjerrë citime nga Gorki “nuk ka njeri më egoist se i sëmuri”, ose nga Naim Frashëri “mos u bëj mjaltë se të hanë mizat” – citime që i shërbejnë ideologjisë së tij”. Bara më e rëndë ra mbi mësuesin e poetin K. Petriti, me poezinë e Vilsonit  “Saharaja”. Sado, u orvat me disa e trajtime, me jo, të paqarta apo të errëta, nuk mundi t’ia dilte mbanë për shkak të hetuesve të egër, të cilët me klithma, kërcënonin, se për idealin komunist mund të hidhnin në erë, malet dhe vetë Shqipërinë.

Pra, ishin, vetëm dy nga ekspertët të cilët duke kryer detyrën e letrarit bashkëkohor, shqyrtuan poezitë intime e përkthimet e bukura të poetëve. Ishin ata të dy, që poshtëruan veten me fyerjet ndaj poetëve të mëdhej europianë e kësisoj lehtësuan punën e hetuesve për dënimin e Gencit e Vilsonit.

Dokumenti i vendimit të jashtëligjshëm, me vdekje, u miratua nga kryetari i Gjykatës së lartë, Aranit Çela dhe Kolegji i Apelit, ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor, nuk e pranoi lutjen për faljen e jetës. I fundit, ministri i brendshëm, urdhëroi me shkrim policinë e Librazhdit për ekzekutimin larg qytetit. Qarkullon dhe një dëshmi nga një pjesëtar i togës së pushkatimit. Në moshë të thyer, i munduar nga ankthi i padurueshëm i heshtjes, si në një rrëfim, ai tregon për çastet e fundit të jetës së dy poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Para pushkatimit, kryehetuesi kriminel, iu qas buzëgas Vilsonit. Mesa kuptohej pas torturave ç’njerzore ai kërkoi poshtërimin e tij, edhe në çastet e fundit të jetës, bashkëpunimin me organet e sigurimit. Kundërshtimi këmbëngulës i poetit të lirisë, qe i menjëhershëm. Pas pak u dha komanda, ”zjarr!” Gjithçka mbaroi. Krismat në hijen  e malit të Zgarës u përzihen me zhurmën e rrjedhës së Shkumbinit e jehonën maleve, ku poetët të pandarë ndrijnë si yje lart në qiell, ndërsa vepra e tyre e bukur jeton në mendjen e zerat e rinisë. 

Kur diktatori i pashpirt, u zhduk nën dhe, degjohej gaz-hidhët në festivale, kënga e vdekur, “Lule për xhaxhin Enver” nga barinjëtë e dhive, “bilbila me lule mbi qeleshe…”Një nga këngëtarët-vallëtarë nga Librazhdi, mban emrin Taulant Balla. Sot ai eshtë një prej mashtruesve të koruptuar e gënjeshtar i gjobitur nëpër gjyqe. Ndërkohë, edhe shërbëtor besnik i kryeminitrit në ikje Rama. Për çudi vetëm aty nga viti 2017, shkrimtari  i realizmit socialist, Ismail Kadare, u bë i gjallë tepër vonë, me parthënien në librin “Genci  e Vilsoni”, botuar nga Sadik Bejko për dy poetët e pushkatuar në 1977.

I pyetur disa vite më parë  Kadare ishte përgjigjur, se për vrasjen e dy poeteve.  qe njohur nga një shkrim i historianit Uran Butka!

 

 Nxënësit në shkolla, kudo në Shqipëri, presin të kthehen mësuesit e vërtetë, të mësojnë, si krijohen poezitë e lirisë.  Tashmë poetët, Genci e Vilsoni,  ligjërisht janë jo vetëm të pafajshëm e Martirë të Demokracisë, por  Nderi i Librazhdit, e Nderi  i Kombit.

 

Dy nga  poezitë e dënuara të Gencit:

 

KUJTIMI YT

“Kujtimi yt më hodhi këtë natë

Në thellësinë e brengave pa fund…

( Ah! ëndërr e kaltër,  këputur për mes)

Dhe nis mendimi  rrugën më të gjatë.

Shtegun e blertë kur nuk e gjen gjëkund

Vezulluar  prapa mbrëmjes e çdo mëngjes.”

 

  POEZIA E FUNDIT

“O hënë pse dole, moj kaq e trishtuar

Mos vallë për mua po mban zi?

Ç’më fsheh ashtu me sy të lotuar,

Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?

Po dhe në vdeksha, jeta s’ka të mbaruar

Dhe pse sot po shkruaj  të fundmen poezi

.

Nga dosja e Vilsonit:

 Në dosjen e Vilsonit u gjetën  shënime  me shqipe të pasur, arsyetime të thella, ligjërime prej shkrimtari, me vlerë për ata që studiojnë gjuhen e letërsinë shqipe:

“Në vitin 1966 mbrojta shkollën e mesme pedagogjike. Ishim 208 maturantë. Nga të 208-ët vetëm unë u ndava: nuk m’u dha e drejta për të ushtruar profesionin si arsimtar. Me sa duket, kjo lidhej me të kaluarën jo të mirë të familjes sime. Në vitin 1972 kam shkruar një poezi. E kam bërë në ditët kur po hapej viti i ri shkollor; isha i dëshpëruar, mbasi me kohë kisha kërkuar që të ushtroja profesionin si arsimtar dhe kjo e drejtë nuk më jepej. Në ato rrethana kam shkruar poezinë:

“Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë

Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur

Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë,

Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur.”

Jam thyer para dëshirë sime, para dëshpërimit tim. Kohët shkonin dhe unë vazhdoja të punoja në prodhim. U bëra pesimist. Nuk jam llogaritur mes njerëzve dhe shokëve me të cilët bashkë mbaruam shkollën, por u llogarita midis klasave të vdekura, mes njerëzve të vdekur. Në poezinë më sipër unë kam dashur të them se jam më i gjallë se të vdekurit.

Shënimet në ditarin tim japin mbresa nga jeta e përditshme, shprehje të nxjerra nga studimi i autorëve të ndryshëm të letërsisë së huaj, ngjarje dhe ndodhi të jetës sime, të jetës shoqërore. Me shprehjen se njerëzit mbajnë ndonjëherë emra falsë, dua të them se njerëzit ndryshe hiqen e ndryshe janë. E kam shkruar këtë si vlerë njohëse për njeriun, ose dhe për ndonjë njeri konkret.

Ndryshe nga shokët e mi të shkollës, të cilët kanë disa vjet që e ushtrojnë profesionin e mësuesit jeta ime është monotone, e mërzitshme dhe pa asnjë gëzim. Ata janë arsimtarë, unë punoj në minierë. Ky trajtim nuk më pëlqen dhe më duket i padrejtë. Perspektiva ime është e një njeriu të pafat në jetë. Ç’farë kam bërë? I ri jam, forcat nuk më mungojnë, por nuk kam qetësi, ndërgjegjja nuk më lë të qetë. Kulmi i dëshpërimit arrin atje ku unë them më mirë të mos kisha lindur sesa linda në një jetë që më vret e më brengos. Unë kam një natyrë të keqe, kjo është natyra e trishtimit, unë mërzitem shpesh. Në jetën e përditshme e kam për natyrë që të mos i bëj keq askujt. Gjithmonë vrisja mendjen: ç’do bëhej më vonë, madje, duke qenë i brengosur, rrija zgjuar, i mërzitur, i dëshpëruar, sa arrija ta bashkoj mbrëmjen me mëngjesin…”

Pra, në dëshpërim  e sipër poeti përfytyronte veten në një botë të ngjashme me Saharanë:

 Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë në mënt’ e sajë…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë,

.Saharaja nuk ka miq e shokë
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe natën nuk shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,

S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;

Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;

Shkretëtirës shket e shkrepë
Kur hynë dielli e kur hesht thëllimi
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë…”

                    ———–

 

Nga Viktor Hygo:

                    EKSTAZE 

 

Një natë plot me yje, pranë dallgëve isha vetë.

As dhe një re në qiell, as dhe një vel mbi det.

Më larg nga bota jonë vështrimi zhytej thellë.

Dhe pyjet mbarë, dhe malet, natyra pa mbarim

Sikur po pyesnin ngjanin, me të turbullt murmurimë

Dallgët e detit, zjarret edhe qiell.

 

Edhe të lartë yje, legjiona me mijë

Me zë të lartë e të ulët me mijëra harmoni   

Thoshin duke përkulur  atë kurorë të zjarrtë.

Dhe dallgët blu  q’asnjë s’mund, t’i drejtojë, t’i ndalë,

 Thoshin duke mbështjellë shkumën mbi shkulm e vale:

Ky është Zoti, Zoti i lartë.

 

 

                            * * *

Në kujtim e peng nderimi, shkruesi i këtyre rradhëve u ka kushtuar poezinë “Dy yje mbi hijen e malit.”

 

DY  YJE  MBI  HIJEN  E  MALIT*

 

Në hijen e malit, në përvëlim korriku,

shkretëtira bijtë e nënave mbuloi,

bylbylat  e pyjeve, poetët e freskisë rinore,

poetët e bukur të qiellit, guximtarët e lirisë.

 

Me klithma  e flakë vrastare

në terr mizor,

shkretëtira e tërbuar mori hak,

kundër ajrit, kundër lirisë,

kundër dritës,

kundër ëndrrave, kundër këngëve.

Heshtja e thellë sundoi

veç një çast!

Jehona  e dhimbjes së malit

fluturoi gjithkund!

 

S’është aq lehtë  të vrasësh poetët

në hijen e malit,

s’është aq  lehtë të vrasësh poetët,

të ndalësh rrjedhat e mendimit,

të zhdukësh shpirtin, të fikësh ditën,

s’është aq lehtë  të vrasësh poetët,

krimin ta fshehësh nën dhe!..

 

Nga zemra e tyre,

këngët e gjakosura, thirrjet për liri,

me flatrat e shqipes,

kryengritëse u ngritën lart,

murlanin e fjetur zgjuan,

zëmërimin ndaj tiranisë.

 

U rrafshuan dunat e sfilitjes,

në shkretëtirë  zhegu  u shua,

pluhuri gri  u tret.

U tund piramida në themel,

muret e ngujimit ranë.

 

Fryma e kohës i shkundi retë ujëplota,

u zbut dheu, ngriti kryet bari i njomë,

plasën gonxhet, shpërhyen lulet,

mbi blerim e hijeshi.

 

Frymë e kohës me psherëtimë,

tymin shpërndan nga hija e malit,

gjurmë krimi, njolla gjaku zbulon.

 

Në oborre shkollash,

vështrojnë ndër lot malin e trishtuar,

rrëzimin e gjetheve në vjeshtë.

Pse vonojnë mësuesit,

pse s’po vijnë poetët

Genci e Vilsoni?

 

Shkumbini shkumëzon

dredhon ndër  gurë e kthesa,

zëra valësh zhurmërojnë,

kërkohen poetët.

Oshëtima nga hija e malit

çohet  në qiell.

 

Dilni e shihni,

mbi  rrethin e hënës

vezullues dy yje  të qetë,

dy yje të bukur,

dy yjet e ndritur të zgjimit

blank

Kryetarja e Partisë Konservatore britanike të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan-Bashës: Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë paradite një bisedë online me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Në fjalën e saj, kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe i uroi kryetarit Basha fitoren më 25 prill.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, tha Amanda Milling.

Ndërsa, këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan, tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimar orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm”, u shpreh Daniel John Hannan.

blank

“Neue Zürcher Zeitung”: Edi Rama autoritarist, despot arrogant, agresiv dhe i vetëkënaqur. Po lufton për të ruajtur pushtetin

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” disa ditë para zgjedhjeve i kushtoi një artikull kryeministrit Edi Rama, për mënyrën se si shihej si një fener shprese dhe tani ai po lufton fort për tu rizgjedhur. Si është duke luftuar Edi Rama për të mbajtur pushtetin, pavarësisht sjelljes së tij autoritariste, agresive, vetë-përmbushur (kënaqur), seksiste. Artikulli përmend edhe fyerjen ndaj ish-deputetes së PD Grida Duma duke postuar një foto të shtrembëruar të saj dhe më pas duke pretenduar se ai nuk ishte në dijeni për gabimin e tij vulgar.

Ai më pas përshkruan se si dikur u përpoq të luftonte nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, përpjekjen për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik dhe për të krijuar një shoqëri më shoqërore duke i befasuar vazhdimisht bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian, të cilët e konsideronin si njeri të lirisë dhe Perëndimit.

Artikulli krahason Edi Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha, se si çdo politikan i suksesshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një periudhe të shkurtër kohe. Sepse Rama gjithashtu përdor frikën si mjetin më të rëndësishëm në politikë. Edhe pasi më shumë se 30 vjet, nga përmbysja e diktaturës, shumë qytetarë nuk e kuptuan se kishin të drejtën e lirisë. Në funksion të agresivitetit të ligjërimit politik, shumë shqiptarë po bien preh e një lloj pafufshmërie civike (qytetare).

Më pas përmendet skandali i të dhënave për 910,000 votuesve të qarkut të Tiranës, duke e barazuar atë me një sistem patronimi dhe kontrolli komunist. Një krahasim me periudhën komuniste bëhet gjithashtu në kontekstin e marrjes nën kontroll të mediave dhe të industrive që janë të varura nga tenderat dhe prokurimet shtetërorë, duke vërejtur se vetëm disa oligarkë marrin praktikisht të gjitha vendet e punës që gjenerohen – qoftë në menaxhimin e mbetjeve, sektorin e shëndetësisë apo në ndërtimin e rrugëve.

Artikulli flet gjithashtu për krimin e organizuar, sesi partneriteti midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar është forcuar në dhjetë vitet e fundit dhe sa shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme. Partnerët kryesorë të Ramës janë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti turk Tajip Erdogan.

Artikulli mbyllet duke krahasuar përsëri Kryeministrin Rama me ish-diktatorin Hoxha, një njeri i zymtë, i padobishëm, ish besues ndaj institutioneve shtetërore.

 

ARTIKULLI I PLOTË NGA MEDIA ZVICERIANE “Neue Zürcher Zeitung” 

Frika ёshtё mjeti i tij

Kryeministri i Shqipёrisё Edi Rama shihej si fanar shprese.  Tashmё ai ёshtё duke luftuar egёrsisht pёr tu rizgjedhur.

Kohët e fundit pёrdori një foto të një politikani opozitar duke e publikuar atё  në TV. Një foto nё njё situatё tё pafavorshme ku tregohej Grida Duma me gojën hapur përpara mikrofonit. «Gridare, oh, oh, oh», imitoi atё Edi Rama  kryeministri i Shqipërisë, duke iu referuar kuptimit nё gjuhën italiane tё fjalёs «Volare». Dhe bëri sikur nuk ishte i vetëdijshëm për gabimin e tij vulgar. Para zgjedhjeve të përgjithshme të cilat zhvillohen tё dielën e ardhshme, Rama me sa duket po pёrdor çdo mёnyrё për të siguruar rizgjedhjen e tij. Autoritarist, agresiv, i vetë-kёnqur e seksist, 56-vjeçari lufton për të ruajtur pushtetin.

Edi Rama dikur u shfaq nё përpjekjen pёr të luftuar nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik dhe për të krijuar një shoqëri më shoqërore, sepse ai ёshtё kryetari  i Partisё Socialiste. Dikur i njohur si artist  dhe sharmant,  ai vazhdimisht i befasonte bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian. Njё shqiptar i tillё kurrё nuk ishte njohur. I biri i njё skulptori dhe njё mjeku studioi dhe dha mёsim nё Akademinё e Arteve në Tiranë, mё pas u zhvendos në Paris në mes të viteve 1990 dhe më vonë drejtoi Ministrinë e Kulturës të vendit të tij. Ai konsiderohej një njeri i lirisё dhe Perëndimor.

Në vitin 2000, Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe prej atëherë e nё vazhdim siguroi që grija dalluese e fasadave tё komunizmin nё kryeqytetin shqiptar të zёvendёsohej nga njё tonalitet shumёngjyrёsh. Ai gjithashtu shembi shumё ndёrtesa qё ishin ndёrtuar pa leje. Në 2004 ai madje iu dha çmimi  i kryebashkiaku mё i mirё i botёs. Nëse do ta takonit Ramën për një intervistë, ai do tё vizantonte lule e dizenjo organike shumёngjyrёshe. Nnё bllokun e shënimeve. Një reformë gjyqësore, në të cilën gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar u hoqën nga zyrat e tyre, konsiderohet të jetë merita e madhe e mbretërimit të tij. Po çfarë ndodhi me Ramën?

 

Trashëgimia e diktatorit

Pas tetë viteve si kryetar i qeverisë, historia duket se përsëritet. Në vitin 2013, Rama donte të largonte nga drejtimi i vendit kryeministrin tё pushtetshmin Sali Berisha. Opozita tani dëshiron të bëjë diçka të ngjashme me Ramën. Shqipëria duket e mallkuar sepse çdo politikan i suksesshëm dukshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një kohe të shkurtër, sikurse diktatori stalinist Enver Hoxha që kërkonte gjithnjë rimishërimin në një formë më të butë.

Kjo, sepse Rama gjithashtu përdori frikën si mjeti më i rëndësishëm në politikë. Në Shqipëri, dikur me diktaturёn më tё egёr staliniste në Evropë, trauma e persekutimit brutal të atyre që mendojnë ndryshe, kujtesa e kontrollit total të shtetit deri në nivelin personal, është akoma  prezentë në ndërgjegjen e shoqërisë. Ekziston frika se ajo mund tё rishfaqet në çdo kohë. Edhe pasi mё shumë se 30 vitesh nga përmbysja e diktaturës, shumë qytetarë nuk e kuptuan se kishin fituar tё drejtёn  për liri. Në funksion të agresivitetit të diskursit politik, shumë shqiptarë po bien preh e një lloj pafufshmërie civike (qytetare).

Dikur ishte Sigurimi, aparati i tmerrshёm i sigurimit tё shtetit, që kryente terror, përgjime dhe burgosje tё dhjetëra mijëra shqiptarë. Sot, pak para zgjedhjeve të 25 Prillit, u bë e njohur se një bazë e të dhënave e krijuar nga Partia Socialiste Ramёs përmbante tё dhёna personale tё prejardhjeve familjare dhe statusin e punës të 910,000 votuesve në rajonin e Tiranës.

Burimi i kёtyre të dhënave besohet se mund tё jetё nga një faqe në internet e qeverisë që u përdor për herë të fundit për t’u dhënë qytetarëve akses gjatë karantinës. Ata gjithashtu japin informacione rreth asaj se kush ka votuar në të kaluarën dhe cilat janё aktualisht preferencat ndaj partive politike tё qytetarёve. Kjo ёshtё padyshim njё sistem i qartё patronazhi dhe kontrolli që të kujton periudhёn e regjimit komunistët. Kush duhet të ndihet atёhere i lirë?

Rama mbase ka qёnё gjithmonë vetëm një demokrat nё fasadё. Ai që pikturoi prirjen drejt të menduarit autoritar dhe kontrollin e qytetarëve me ngjyrat e ndezura të lirisë dhe demokracisë, ashtu siç bёri dikur fasadat e godinave në Tiranë. Edhe më shumë se paraardhësit e tij, kreu i qeverisë së Shqipërisë ka marrë kontrollin e mediave dhe industriv që janë të varura nga tenderat dhe prokurimet shtetërorë. Disa oligarkё  marrin praktikisht të gjitha vendet e punës që gjenerohen – qoftë në menaxhimin e mbetjeve, sektorin e shëndetësisë apo në ndërtimin e rrugëve. e

Krimi i organizuar

Partneriteti midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar është forcuar gjatë dhjetë viteve të fundit, sipas një raporti nga Transparency International nga viti 2020. Në vendin me 2.8 milion banorë, i cili ka parë rritje të vazhdueshme në vitet e fundit, ndaj dhe nuk ka njё ekonomi reale tё tregut. Rreth një e katërta e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë.

Partnerët më të afërt të politikës së jashtme të Ramës sot janë dy liderë po aq autoritarë – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti turk Tajip Erdogan, i cili po i siguron Ramës një avion VIP prej 90 milion dollarësh. Lideri socialist shqiptar jeton në një vilë moderne si një bunker në periferi të Tiranës. Buzëqeshja tërheqëse e Ramës i ka lënë vendin asaj të një pashai të zymtë, ish besues ndaj institutioneve shtetërore. Por ju e dini kёtё mё mirё nga paraardhësit tuaj në vend.

(BalkanWeb)

blank

Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, Luli dhe Aurela tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë rrëfyer për herë të parë së bashku njohjen e tyre, që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës.

Të ftuar këtë të diel në një studio televizive, Lulzimi dhe Aurela rrëfyen se kanë qenë për 5-6 vite shokë, ndërsa më pas, në nga viti i dytë i universitetit, ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se të dy ishin jashtë vendit, në një kulturë e shoqëri të re.

Pjesë nga rrëfimi:

Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend
Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.
Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19-vjeç e para e punës mbaj mend është befasia se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim at ose ime më por e vërtet është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet. Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuaj spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë. Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim dhe nga njëra anë na bëri më të fortë por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.
Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në uikend takoheshim apo jo?
Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.
blank
Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.
Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.
Arditi: Kishte luhajte….
Aurela: Normal po!
Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…
Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës.

blank

Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e tij ka mbaruar!

TROPOJË

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin e fushatës elektorale këtë të diel nga Tropoja.

Dita nisi me trumbeta dhe thirrje “Rama ik” dhe vijoi me një fjalim nga Basha. Ky i fundit tha se Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin nëntë, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, Basha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja të Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës.

Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen.

Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera. Është mrekulli jo vetëm e zotit, por e shpirtit mbijetues të shqiptarëve, se asnjë popull sdo të qëndronte në këmbë për 8 vite pa shtet. Nga Saranda në Tropojë e kam dëgjuar nga të gjithë, 4 vite të tjera, si këto që kaluam nuk i pranon dot më asnjë shqiptar i djathtë e i majtë, demokrat dhe socialistë. Ndaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre këtu, të themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm.

Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.

Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot. Nëse duam ta çelim një të ardhme të re për fëmijët tanë e t’i bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, më 25 prill votojmë numrin 9.

A i ha më njeri gënjeshtrat e mashtrimet e Edi Ramës këtu në Tropojë, që guxon pas 8 vitesh në pushtet, të vijë me mashtrime elektorale të ditëve të fundit? Nuk ka shqiptar që nuk e di se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari. Një javë nga ndan nga ndryshimi. Më 25 prill të gjithë do të jenë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9 për ndryshim, për Shqipërinë, për fëmijët tuaj. Bashkë për ndryshimin. Tropoja fiton, Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Tropojën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

(BalkanWeb)

blank

Basha mbërriti dje nga Saranda në Tropojë brenda ditës, mbylli turin me 9 ndalesa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje në
Tropojë, edhe pse në qytet kishte nisur shiu. Demokratët kishin dalë ta prisnin në hotelin ku ishte akomoduar, duke e shoqëruar deri në hollin kryesor.

blank

Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.

blank

Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.

Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.

Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.

Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.

Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.

Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.

Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.

Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.

Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.

Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.

blank

Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.

Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.

Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete.

blank

“IMGUR” – PEIZAZH I NGARKUAR ME SHPIRT – Nga ALI ALIU

Viteve të fundit, sidomos, ato 2018 – 2020, poezia shqipe solli disa nga librat më të artikuluar; – kam parasysh ‘’Kukuta e Sokratit’’, (Sabri Hamiti), ‘’Këngë e Solomonit’’, (Sadik Bejko), “Prill i hidhur”, (Bardhyl Londo), ‘’Rrathët e brendashkruar’’, (Rudolf Marku), “Lirikë me dhimbje”, (Majlinda Rama), “Mështeknaja e babait”, (Lindita Ahmeti), ‘’In Love’’, (Preç Zogaj) dhe “Imgur” i Skënder Bucpapajt.

Libri ‘’Imgur’’ i Skënder Buçpapajt, vjen artikulim i mallit për botëfëmijërinë, për djalërinë; ky bosht tematik shtrihet në hapësirën kryesore të librit voluminoz me rreth 150 faqe, sistemuar brenda 7 cikleve. Ngasja e kësaj ndjenje, mallit për vendlindjen, truallit, sidomos nga distanca kohë-hapësirë, nuk është frymëzim i rrallë në poezi, dhe, edhe në poezinë tonë… Malli është emocion i fuqishëm, sidomos nga largësitë e papërballueshme, si ato të periudhës së Rilindjes në poezinë shqipe.

blank

Te vepra poetike ‘’Imgur’’ e Skënder Buçpapajt, afshi i parë ndjellës i lirikës, lidhet me vetminë e cila vuan një mall që ushqehet, mbahet gjallë që nga fëmijëria, djalëria e memorizuar dhe që artikulohet varg i pakëputur imazhesh, në këtë rast, ngarkuar me emocion dhe refleks bashkë, estetikisht me ngasje të fuqishme sugjestive…; vetmia ngacmon dhe vë në lëvizje tërë këtë univers të palosur, palimpsest, që përcjell varg-pamjet, të cilat vijnë të përtërira udhësh, perspektivash, ngjyrimesh, rrethanash të shumta si përftime riinkarnimi dhe rrezatim kreativ i pandërprerë; imazhet, që iluminojnë hapësirën, gjithë nga pamje të ndryshme, sjellin impulse dekoduese lidhur me kontekste të shumta dhe lëvizëse, identifikime me situata përjetuese. Mes këtij ndërkomunikimi lirik me librin ‘’Imgur’’ të Buçpapajt, universi në të cilin ateron kujtimi i subjektit, rrezaton ndjesi ndjellëse ndaj natyrës, e me këtë rast, ndaj imazheve me bukuri atraktive, ku shquhet bardhësia e ngrohtë-e acartë, dimërore, alpinike; magjia e hapësirës së bardhë pafund që sa sfidon tundime të kundërta, ndjellëse, në vetmi përsiatëse, lëshuar ëndjeve të ekzistencës, pa përjashtuar disponimin melankolik, edhe ashtu ndër më elegantët; herë duke i hapur krahë imazhit ngarkuar përjetime të ndryshme, bosht qendror i poetikës së kësaj poezie, në radhën e përtërimit konstant, vjen ngarkuar edhe me disa sinjale dhe kode të pashfaqura, enigma që përftojnë dritë të pakapshme, një fluid i ndehur së brendshmi dhe perfeksion estetik, me ndjelljen e magjisë për përsiatje; siç ngjan me vargjet e tre cikleve të para të librit ‘’Imgur’’, por që ndjehet gjithandej në këtë libër…

Gjatë procesit të ngjizjes, thurjes dhe rrjedhjes varg të imazheve dhe të substituimit të asociacioneve që nxisin ato, në lirikën ngarkuar mall të këtij poeti, pamjet vijnë plot tensione emocionale, kambana që rrahin larg në kohë, sa nënshtresa mitike, mitizuese; thurje ëndërrore që luhaten krahëve kontenplative… Imazhet e nënqiellit të tillë në lirikën e Buçpapajt, vijnë semantizim i zëshëm me ngjyrim të fuqishëm emocional në radhë të pare dhe, thellësi refleksive, qartësisht të prekshme si përjetim. Duke semantizuar tone, vibrime, duke i ngarkuar me to imazhet, dekor i jashtëm dhe brendshëm, virtytet dhe huqet e tyre, sfidën dhe ndjelljen, joshjen dhe kërcënimin, kureshtjen dhe magjinë ndjellëse ( Nata e shpirtrave…), tërë shumësinë emocionale dhe reflektive, valët e shtimungjeve, iluminimeve të brendshme, poeti mëton, me këtë rast arrin, finalizim estetik të gjendjes shpirtërore dhe kuptimore; dhe rishtazi fillon nga e para, një ecejake, mes udhëkryqeve të pleksura, nisjeve të furishme, buzë caqeve e kurrë të mbërritura, pranë sapo të prekura gjurmët, zërat, pamjet e çdo gjë që digjet të bëhet fjalë, të flasë dhe tretje në hapësirën pafund, të bardhë, të gjelbër; tërë në fluturim përftues, fshikës që zërin e lëshon jehonë të tretur larg në horizont, ndjellës, magjepsës, urtësi ngasëse: – hapësira pafund s’pushtohet dot, sovrani kaq, kështu ka vendosur, kaq përjetësi për mallin; e zëri lirik, poeti nën saçin e mallit, sizif i pashëruar, ia nis udhëtimit që nuk do prajë së ëndërruari…; pa turrje, pa patos romantik, udhëtim spontan, natyrshëm, prandaj plot hijeshi, elegance, gatuar ndjenjë dhe refleks bashkë; ritmi ngakuar tensione i vargut, ka këtë ngjyrim, këtë puls zemre dhe urtie; pa qenë peng personal i zërit, por që ndjek parimin e rreptë estetik, që pas çdo shpërthim emocion malli, ateron në tokën e fortë; sintezë artistike e përbërësve të poetikës me këtë rast, pos e pranishme në vargjet dhe tërësinë e librit, e plotë, e përsosur qëndron edhe në tekstin e poezisë ‘Imgur’, që është edhe titulli i librit…; imazhi që sjell poezia, një sfond me dritë të fuqishme, brenda të cilit kushdo e çdogjë gjakon të shndërrohet në zë, në jehonë, në dekor stampuar, testament në hapësirë me ozon të pastruar qartë, rrjedhë rrëke ritmike, këtu janë përmasa frymëzimi, janë vetëdehje malli e zërit lirik në krahët e këtij bashkëbisedimi…

blank

Poeti Skender Buçpapaj, mesa di, ka 30 vitejeton në Zvicër, dhe në gjirin alpin të lindjes, është vizitor i shpeshtë. Se sa e bën zjarr me flakë në ngjitje këtë ndjenjë dhe sa e kundërta, në zbehje, kjo është për t’u parë. Malli i tij… ndërsa, kthimi i tij është i tjetër cilësie, është strehë mbrojtëse nga tjetërsimi, nga trysnia e përditshmërisë, është mëtim për oksigjen që pastron, ngjashëm me atë të Azem Shkrelit që, sa herë ndjen se i zbehet qëndresa e boshtit kurrizor, ateron majave të Rugovës së tij.

Në rastin e Skënder Buçpapajt, sa më i shpeshtë kthimi fizik, aq më i gjallë e më i etshëm malli që nuk ka kthim; nuk ka kthim të imazheve shtresuar kujtimesh, s’ka kthim të situatave shpirtërore, të sfidave, vatrave pa fund të shtresuara, gëzimeve, lumturimeve, habitjeve, frikërave e magjive; tërë ai univers i pasur, ngarkuar memorie, shndërruar në një hije, boshësi, mbetur shkretë e jetim, mbetur veçse një bosh gërryes, që veç sa ta bën të papërballueshme vetminë; veç sa të ndërmend të braktisurin, të përjashtuarin dhe përjashtuesin që mëton të shuajë etjen nga kroje të shteruara, burime të tharë; zjarr i ndezur-i shuar-i përhershëm i njeriut që poezia, qysh nga fillimet, e ka shndëruar art…

Shpalimin e një bote të shtresuar nga e kaluara e kësaj perspektive, si mozaik kujtimi, poeti Skënder Buçpapajt e sinjalizon që në titullin e librit, ‘’Imgur’’, me gjeturi kreative, që rrezaton shtresime kuptimore, emocionale të pritshme, në vargun e asociacioneve Im’At, Ime Më, Im’ Bir, Vatër, Kullë, Qëndresë,…Përjetësi.

Hapësira, pamja, imazhi është gjuha e parëe kësaj poezie, është shtrati “narrativ” i kësaj lirike; ai lëviz dhe përcjell në ecje asociacione atraktive, bartje emocionesh dhe refleksesh; shtrati-kohë ndërsa qëndron në sfond, gjithë duke e përplotësuar, e përgjallëron vargun zinxhiror të tyre, të imazheve, të ngarkuar mall dhe përsosmëri estetike; është imazh-gjuhë që shtrihet pafund në bardhësinë dimërore të alpeve shqiptare, bujshmëri bari pranveror, gjelbërim pyllor, gjallëri zogjsh e gjë e gjallë, tinguj kumbone që e mbushin hapësirën reflekse të brendshme, zhveshur mallëngjime patetike; mozaik hapësire dhe kohe, ndërlidhur raportesh ekzistenciale, bulëzim refleksesh për kthim të mundshëm, të pamundshëm, njësoj si imazhet e prekshme e të paprekshme, përfundimisht të pakthyeshme…

Kthim-moskthimet e tilla në poezi, në letërsi, janë xehe frymëzimi; ushqejnë ngasje, njësoj si në lashtësi, kohëve kur shtegtim-komunikimi, bëhej këmbë-kaluar ; njësoj hapësira pushtoheshin pa pengesa, përmes imagjinatës, si fluturimet e sotme. Malli për t’u kthyer gjurmëve dhe ëndrrave është i pashuar; është mëtim për të kaluarën, për të pakthyeshmen, mëtim për të qenë prani atje ku s’mundet, prani e asaj që s’është, përjetësia…

Një mëtim për kthim, strehë, vërehet tek një rreth poetësh, të përafërt në brez, si Preç Zogaj te kthimi i mundshëm e i pamundshëm orfeik, Sadik Bejko tek urtia solomoniane, Sabri Hamiti te kupa e Sokratit, Rudolf Marku, te kthim i mundshëm e i pamundshëm në Tiranë, jo shumë larg, kthimi i Azem Shkrelit majave kristalore të Rugovës për strehë mbështetëse e kodeve etike në përpjestim majash alpine, strehë mbrojtëse nga brutaliteti agresiv i përditshmërisë. Poezi që duhet veçuar është poezia ‘Ngujim në Gur’, e cila vjen në përmasat e një poezie antologjike.

NGUJIM NE GUR

Qiejt që lë tek ju ja si ikin me një thikë hëne të ngulur

Në shpinë

Në këtë natë me hënë shpinëkthyer nga unë, po e marr

Veten time dhe po e ngujoj në këtë gur

Veshur dhe mbathur larë dhe krehur me kozmosin tim

Me kozmosin tim që nuk e ndaj me askënd që e ndaj

Veç me veten time

Kjo hapësirë e pafund ishte plot me pritjen time

Kjo hapësirë e pafund është plot me mua

Këtu shoh g jithkënd e g jithçka, këtu më sheh vetëm Zoti

Për trup e për shpirt kjo hapësirë nuk më bie ngushtë as

Unë nuk i bie ngushtë

Qiejt tuaj ikin askush nuk ua heq dot thikën thikën e hënës nga

Shpina

Nuk ia heq dot shpinën e therur të këtyre qiejve këtij

Tehu të zi hëne të zverdhur,

Nuk ia heq dot damarët e prerë të këtyre qiejve këtij

Tehu të verdhë hëne të nxirë

A nuk duket kjo hënë mbi shpinë të këtyre qiejve në ikje

Si një embrion i dështuar hershëm?

A nuk duket kjo hënë mbi shpinë të qiejve në ikje si një

Kërmill mbi shpinë

Guaskash fluturuese?

Kështu pyes unë teksa ngujohem në gurin tim me diell

Dhe hënë të vetën

Që lindi njëherë dhe nuk perëndon kurrë.

Pyes. Kë tjetër?

Pyes veten time.

Melankolia është veshje estetike, me gjetje kreative në tërësinë e universit poetik; peng-ngujuar, i ndërsjelltë, gozhdë malli stampuar në gur. I përjetshëm? Për zërin lirik po, përjetësuar në art; hëna, sa verdhë, sa zi, pleksura e përjashtuar gjithnjë fluturimthi, përftimthi, me gozhdëngulurën në shpinë, – edhe ajo, sado në ikje, s’kalon përtej, në tretje përfundimtare…...

Ta përsërisim edhe njëherë se, imazhi në librin ‘’Imgur’’ shquhet me vezullim të fuqishëm; janë sa të shtresëzuaramemorie, sa të përplotësuara dhe metamorforizuara në ecje, sa në pritje të zërit për takimin e radhës veshur nga e para, ështëfunksion të përhershëm frymëzimi; ambienti që e ka ngjizur dhe prej nga ka hyrë në botë,udhëtim-jete, kurdo e kudo i pandarë; nga shumë perspektiva, situata ekzistenciale, sfida ndaj të cilave përballet poeti udhës, rrahgjetje, rigjetje, veten, unin, kodin identitar; ngasje që shpien tek hapat e parë në jetëbotë; është imazhi i marrë me vete i asaj bote; tek rasti i Buçpapajt ai është zë ndjellës për kthim, për marrje oksigjenipërballim me largësitë, tjetërsimet, brutalitetet, absurditetet; tundime të tilla, të poetëve të shquar, janë të shpeshta në përgjithësi, edhe në poezinë tonë; të ndryshme janë rrugët e thithjes oksigjen, të ndryshme rrethanat ambient dhe kohë; poezia moderne moti e shkarkuar patosit, drejt reflekseve përsiatëse, edhe filozofike; valët e imazheve vijnë ngjyrime dhe ritme në lëvizje, vijnë shtysë vetëdehjeje drejt mëtimeve për prani, për reflektim dy kahjesh, përftim që iluminon dy palët në kryqëzim; sa më ngulmues trazimi drejt ngujimit në gur, drejt përjetësimit, aq më i pakapshëm peizazhi në ikje, aq më e largët jehona, magjia për ta shuar mallin, për ta mëkuar vizionin e zërit që s’pushon së besuari; brenda këtij konteksti trazimi të brendshëm, brenda këtij gjakimi për të mbërritur, për kthim, për zënien e të ikurës dhe, pamundësinë e arritjes në asnjë cak, imazhi në fjalë, ai i mbamendjes, i zgjimit të saj që i bie në gjirin alpin shqiptar, arrin edhe gjuhën universalizuese të artit poetik; sidomos, këtë nuancë poetike e nxit, e mban gjallë prania e nuancës së refleksit, premisat përsiatëse që artikulohen pëshpëritje të brendshme, të pazëshme; është ndjellje e gjithandejshme e lirikës së Skënder Buçpapajt me rastin e këtij libri, që pa ndërhyrje, pa këmbëngulje,e tërheq lexuesin në krahët e një prehje kontenplative; pikërisht, edhe kjo nuancë, ky oksigjen, nga tërësia e përbërësve të poetikës, poezinë e librit e kompleton, e bën plotëni artistike, e rendit ndër veprat përfaqësuese të lirikës bashkëkohore të shqipes.

Skënder Buçpapaj është poet i imazheve të shpirtit; ato kanë ngarkesën e refleksit të jashtëm të botës, të natyrës, të gjithësisë dhe situatat shpirtërore të zërit të vet; ja edhe vargjet medalione edhe të një poezie të shkurtër:

LUGU I GDHEJVE

Këtu përroin mespërmes

Dhe udhët në të dyja anët e përroit

I fsheh bari i ri

Ashtu si bari i vjetër

Këtu qielli i ri ia fsheh tokës

Ashtu si qielli i vjetër

Dhe toka ia fsheh qiellit

Ashtu si toka e vjetër

Lugun e Gdhëjve

Pishat në shpatet anës së Lugut

Re të blugjelbërta

Që turren për në qiell

Dhe nuk i shkëputen kurrë tokës

Vejushet e mia të mbetura shkret

Valltare elegjiake

Ja edhe një nga dritaret e harruara-paharruara ndezur, të “marra” me vete, nga shumë të tilla të Buçpapaj në librin ‘’Imgur’’, përkatësisht të shuara atje ku i ka lënë; Lugun…, kësaj here, mbase edhe në vizitë të vërtetë, përroin mespërmes të tij, mbuluar bari i vjetër nga bari i ri që ia fsheh të shtresuarën qiellit; ky ndërsa, qielli i ri, ia fsheh zjarrin mbuluar në hi. Pompeu… një tjetër imazh i gjetur, përflakës, njësoj si dritarja e ndezur dhe dritarja e shuar, ngarkuar si fijet elektrike ngarkuar sinjale telegrafike ngarkuar tensione; i sillet rrotull Lugut poeti, në kërkim te shtresimeve fshehur, Lugut lënë pa admirimin dikur të djaloshit, lënë shkretë, bonjak, rrethuar mbase rritjesh tjetërsuese, të thata, pa e ndjerë praninë e zërit të dikurshëm, mbetur thjesht në mëshirë të vetvetes; pishat në dy anët e Lugut, me mëtim të përjetshëm drejt qiellit, kurrë të mbërritura, valltare elegjiake…; poezi e shkurtër që sjell imazhe të gjalla, mbresëlënëse që të mbesin gjatë në përfytyrim, si në shumicën e vargjeve të librit, plot elegancë dhe bukuri të papërsëritshme.

Ps. Meqë shkrimin për poezinë e Skënder Buçpapajt po e hedh në kompjuter gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë, 2020, më bëri përshtypje një fenomen gati i shëmtuar: edhe pse të pranishëm me libra, disa nga emrat e përmendura këtu, si edhe disa nga emrat e prozatorëve të shquar të letërsisë kombëtare, juria nuk denjoi asnjërin nga këta! Për bindjen dhe shijen time, ky ishte skandal kulturor; dëshpërim edhe më i madh që mbeti pa reagim adekuat. Nuk, të paktën, nuk u qortua një juri e tillë “kompetente” dhe as shefi i tyre që emëron të tilla juri për të injoruar letërsinë kombëtare, për të cilën, kudo në botë, në radhë të parë atë e kanë si synim të parë, sidomos në panaire librash…

Nëntor 2020

blank

Publikimi i të dhënave personale- Analiza e BIRN: Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Partisë Socialiste iu deshën katër ditë për të kaluar nga injorimi i lajmit të ekzistencës së databazës si “diçka normale” te mohimi i plotë i asaj që ngjan se është një databazë ku çdo votues shënjohet në veçanti si një objekt gjurmimi, përgjimi dhe sulmi. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër./BIRN

blank

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), transmeton KosovaPress.

Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Deri në orën 24.00 të 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me datë 27 mars në Kukës, u dërguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.

Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i të ardhurve kosovarë, të dëbuar me forcë prej trojeve të tyre nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë kishin hyrë nga pikëkalimi i Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin

Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

Në krye të javës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në këtë ditë shqiptarë të Kosovës marshojnë nga pikëkalimi i Morinës dhe i afrohen qytetit të Kukësit. Para pandemisë, në Kukës çdo vit organizoheshin veprimtari të ndryshme festive ku artistë nga e gjithë Shqipëria mblidhen në Kukës duke dhënë shfaqje.

Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

Ditë më parë, për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit u inaugurua monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

blank

Më 16 prill 1999 ra në fushën e betejës heroi Shkëlzen Haradinaj

Sot shënohet 22-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Në përgjithësi, familja Haradinaj, pjesë e së cilës është edhe Ramush e Daut Haradinaj, kanë dhënë një kontribut të çmuar në luftën për lirinë e vendit.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend