VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NJË KRAHASIM MES BAMIRËSISË SË SHHK “SALIH ÇEKAJ“ NË ZVICËR DHE QEVERISË – Nga Abas Fejzullai

By | April 10, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 6 months ago Reply

    I nderuari miku im Abas Fejzullahu ketij artikulli shumë permbajtësor me duket se ma se miri i pergjigjet një fjalë e urtë e popullit : “Çka te korit(te poshtëron) ma se shumti,pergjegjja është : “Me te marrë ne dorë i pa dijshmi dhe i pa ndershmi”.Te pershendes dhe te pergzoi.Zymeri

Komentet

Feja e shqiptarit është shqiptaria! – Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

Shqiptarët janë popull evropian, domethënë thelbi i qytetërimit shqiptar në rrjedhën e tij diakronike, është evropian, perëndimor. Lindorja, feja islame në qytetërimin shqiptar është diçka e shtuar, e mëvonshme. Dhe kjo shtresë e shtuar më vonë rrjedh pikërisht se një pjesë e shqiptarëve kishte kaluar në anën e antikombëtareve, duke marrë poste në drejtuesen e sunduesit osman. Sot, për fatin e keq kjo lëvizje e antikombëtarëve u ringjall, me propagandë e gënjeshtra pafund, trillime politike kundër shqiptare, tokat shqiptare janë mbushur me xhami turkoshake, të sunduesit pesë shekullor osman. Përgjegjësia për këtë i bie krerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë të cilët për interesa vetjakë janë lidhur me shtete të lindjes duke rrezikuar kombin.

Kjo frymë antikombëtare ka arrit të depërtojë edhe  tek komuniteti shqiptar në Zvicër. Klerikët shqipfolës për përfitime të veta janë bërë vegël e kulturave dhe interesave të huaja.

Në këto dhjetë vjetet e fundit në Zvicër janë bërë shumë investime në xhami, miliona e miliona janë depërtuar pa i vlerësuar me vëmendje pasojat e dëmshme e afatgjata të tyre.

Numri i xhamive të shqipfolëseve në Zvicër padyshim është i madh por nuk dihet saktë numri i tyre dhe vazhdon të shtohet me shpejtësi. Kujt po i shtrohet kjo rrugë?  Këto qendra kanë status shoqate ose kanë objektet e tyre private të blera dhe të ndërtuara në pronat e tyre. Asgjë nuk kanë shqiptare, në mure shkrime arabisht, që as vet nuk i kuptojnë çfarë thonë.

Për ndërtimin e xhamive shqipfolësit në radhë të parë shfrytëzuan ligjin bazuar në të Drejtat e Njeriut, kushte të favorshme,  por duke keqpërdor fisnikërinë e popullit zviceran, i regjistruan si shoqata humanitare prapa tyre qëndronte xhamia.

Së dyti, krijimin e xhamive e favorizoi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë (2009) nga Bashkimi Evropian. Imamët kryesisht nga Maqedonia shfrytëzuan afatin kohor tre mujor të vizave dhe pa të drejt pune shërbyen fshehtas nëpër faltore duke gjetur strehim tek familjarët dhe, bashkatdhetarët e tyre më pastaj duke krijuar edhe marrëdhënie pune.

Imamët shqipfolës kryesisht nga Maqedonia, një brez i shkolluar klerikësh dhe teologësh shqiptarë të kthyer  nga vendet e lindjes Turqi, Arabi Saudite dhe Iran, do të organizohen për t’i  dhënë shqiptarëve në Zvicër një lëvizje fetare të cilën ata nuk e kanë njohur ndonjëherë. Shumica e xhamive janë të shqiptarëve nga Maqedonia por nuk mungojnë edhe ato nga Kosova, Shqipëria dhe Kosova Lindore.

Dhe së treti imamët shqipfolës janë bërë misionar të interesave të huaja dhe paguhen nga shërbimet turke dhe arabe të cilët sot kanë një aktivitet të plotë dhe agresiv në komunitetin shqiptarë në Zvicër. Ata janë aktiv me të gjitha llojet e skemave, duke filluar nga ndërtimi i xhamive deri në themelimin e shkollave fetare. Projekti i tyre me karakter fetar nuk do të jetë feja, por politika. Në portalin daigs.ch 80 xhami të regjistruara kanë simbol flamurin e Turqisë. Shqiptarët në Zvicër të dhënë pas fesë islame po e lënë anash gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar. Fëmijët shqiptarë shkojnë më shumë në xhami sesa në shkollën shqipe të mësimit plotësues.

Pse duhet shkuar fëmijët shqiptarë në xhami? Vetëm për t’i nxitur fëmijët qysh në foshnjëri se ne “duhet “ të jem ndryshe prej zviceraneve e të tjerëve.  Për t’u treguar fëmijëve tanë se nuk jemi krejt njësoj si të tjerët, kjo është nxitje për përçarje në shoqërinë ku jetojmë.  Fëmijët vajza i detyrojnë të mbulojnë kokën derisa të jenë në klasat e xhamisë. Kjo është edhe shkelje e të drejtave të fëmijëve. Në një vend demokratik në zemër të Evropës në Zvicër vajzat shqiptare detyrohen të mbulojnë kokën për dëshirë të dikujt tjetër. Sepse prindërit e tyre kanë nënshkruar se imamëve duhet siguruar të ardhurat mujore.  Feja mund të ndikojë edhe në uljen e suksesit të nxënësve shqiptarë. Më kujtohen raste kur prindër shqiptarë shisnin çdo gjë për të shkolluar një fëmijë në Francë apo Zvicër e sot duke jetuar në barazi evropiane ata gjejnë kërkesa përgjigjen me xhami. Me këtë ndërgjegjeje rruga e integrimit të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane do të jetë e largët. Kështu shqiptarët në këtë shtet po ecën në drejtim të kundërt pas ecjes evropiane, madje prej ecjes së logjikës historike. Kush po e mbjell këtë farë të frikës e turpit?

Ne shqiptarët e Kosovës që kemi përjetuar dhunën e tmerrshme prej regjimit serb 1989, gjetëm sigurinë dhe mikpritjen në Zvicër disi shumë shpejt e harruam respektin ndaj tyre.

E shqiptarët jashtë atdheut nuk duhet të kërkojnë tjetër gjë përpos asaj që quhet feja e shqiptarit është shqiptaria.

 

Delemont, 11.10. 2018                                       Nexhmije Mehmetaj

Përsëri së bashku për të mësuar gjuhën amtare shqipe – Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë « Naim Frashëri » në Zvicër filloi vitin e ri shkollor për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.

Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër, miq, dashamirës mblidhen tok dhe me dëshirë për fryte të mëtejshme nxitim pjesëmarrjen e fëmijëve në mësimin e gjuhës së ëmbël shqipe.

Dita e parë mësimit shqip shpalosi aq bukur përshtypjet që iu lanë pushimet në Atdhe, shëtitjet nëpër vendet e dashura të Shqipërisë,  Kosovës  dhe viset tjera shqiptare, njohjet e reja që kishin bërë, librat e rinj që kishin lexuar.

Në fytyrat e fëmijëve shihej gëzimi sidomos tek ata që vinin për herë të parë. Ata duken të qetë e të urtë ngaqë mjedisi është i panjohur, por në sytë e tyre rrezaton një dritë lumturie se së shpejti do të fillojnë të mësojnë të shkruajnë e lexojnë shqip.

Kantonet ku mundohen të mbajnë gjallë dëshirën e fëmijëve për të mësuar shqip janë: Arau, Bernë, Basel Land, Zyrih, Friburg, Glarus, Gjenevë, Jura, Schafhausen, St. Gallen, Thurgau, Vaud, Neochatel dhe Cug. Kujtoj se vitin 2017/2018 mësimin shqip e vijuan rreth 1793 nxënës. Këtyre do të u shtohet pjesa tjetër e nxënësve të rinj të regjistruar në këtë vit.

Ne presim që numri i nxënësve të rritet, pasi që mësimi i shqipes është i rëndësishëm dhe i ndihmon në mësimin e gjuhës së shkollës. Mësimi shqip në asnjë mënyrë nuk është pengesë për fëmijët tanë, është konstatuar nga pedagogët evropian se nxënësit që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare janë më të suksesshëm në mësimin e përgjithshëm shkollor.

Fëmijët shqiptarë në mërgim jetojnë në kushte dygjuhësie shqip në shtëpi dhe një gjuhë tjetër në shkollë, andaj është më se e domosdoshme që këto dy gjuhë të zhvillohen për mes shkollës. Nëse nuk zhvillohen ato mund të stërkeqën dhe tek fëmijët lindin probleme gjuhësore që njëkohësisht janë edhe psikologjike.

Nxënësit që nuk vijnë në mësimin shqip do të mbesin analfabetë në gjuhën shqipe. Mësimi shqip si çdo herë mbahet në shkolla publike zvicerane, një mbështetje e tillë gëzon dhe do të gëzojë vlerësimin e komunitet tonë.

Fëmijët të gjithë janë të lindur në Zvicër, janë brezi i tretë dhe i katërt i mërgimtarëve shqiptarë të ardhur kryesisht pas kafshatës së bukës. Nxënësit janë kryesisht një gjuhësh me të dy prindër shqiptarë, por ka edhe fëmijë dygjuhësh me baballarë shqiptarë dhe nëna zvicerane, italiane, spanjolle etj, kohëve të fundit ka fëmijë edhe baballarë zviceranë dhe nëna shqiptare.

Fëmijët e flasin shqipen falë kujdesit familjar dhe e përvetësojnë komunikimin standard, e shkruajnë, e lexojnë, bile dhe recitojnë falë punës së pa lodhur të mësueseve/eve të tyre në shkollën e mësimit plotësues.

Gjuha shqipe e fëmijëve natyrisht është e ndikuar nga gjuha e vendit pritës.

Këtë vit mësimi ka filluar me Kurrikulën e re, hartuar nga të dy Ministritë e Arsimit Tiranë – Prishtinë. Nga Republikës së Kosovës janë sjell tekstet e nevojshme mësimore dhe me kohë, kjo e shton optimizmin për të punuar me fëmijët tanë.

Qëllimi i LAPSH-it mbetet i njëjtë institucionalizimi i Shkollës Shqipe me Mësim Plotësues me të gjitha parametrat shtetëror, presim që të përmbushen premtimet nga dy ministritë e arsimit të të  dy vendeve tona.

 

Delemont, 08.10. 2018                                      Nexhmije Mehmetaj

Dokumentar dedikuar punëtorëve sezonalë të Kosovës që kontribuan me punë në Zvicër e që sot jetojnë me vetëm 75 Euro

Voal – Ata kanë punuar në Zvicër për një kohë të gjatë, ndonjëherë me koston e rëndë duke shkatërruar shëndetin e  tyre. Ata kanë akumuluar kursime, AVS, por kur bëhet fjalë për daljen në pension është një histori tronditje: ata nuk kanë marrë kurrë pension. Mijëra pensionistë të Kosovës kanë humbur paratë e tyre dhe e gjejnë veten sot të varfër dhe në fazën përfundimtare të jetës së tyre. Kjo është tema e dokumentarit nga televizioni zviceran.

Në prag të startimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, televizioni zviceran në të tre gjuhët kishte realizuar dokumentarë të futbollistëve të kombëtares. Midis tyre dallohej dokumentari për Xherdan Shaqirin dhe tregonte jetën e tij dhe të familjes duke shkaktuar simpati tek opinioni zviceran.

Simpati dhe dhimbje ka shkaktuar edhe dokumentari i televizionit të Zvicrës frankofone SRF kushtuar pensionistëve nga Kosova, që kanë punuar një jetë në Kosovë dhe sot jetojnë me vetëm 75 Euro në muaj dhe nuk gëzojnë të drejtën e pensionit për djersën e mundin që kanë derdhur.

Fjala është për punëtorë sezonalë që vinin nga ish-Jugollsavia për të punuar në Zvicër, e midis tyre janë shqiptarët nga Kosova të cilët kanë marrë pjesë në ndërtimin e Zvicrës, autostradave, Tunelit të Gothardit etj etj.

Gjatë punës së tyre, ata paguanin rregullisht kontributet e tyre për pensionet në fondin AVS, por edhe sot e kësaj dite, ata nuk kanë përfituar asgjë dhe jetojnë me 75 Euro në muaj.

Historia e pensioneve të punëtorëve nga Kosova është pjesë e një procesi juridik që zvarritet e zvarritet pa asnjë përfundim.

Në qendër të dokumentarit është vendosur figura e Ramush Azemit, shqiptar i Kosovës nga Vitia, i cili si punëtor sezonal ka punuar në Zvicër 20 vite dhe sot jeton me 75 Euro pension.

Në intervistën që televizioni shtetëror frankofon i Zvicrës SRF i mori Ramush Azemit, ai kujton vitet e punës dhe jetës që ka kaluar në Zvicër, kur bashkë me shokët e tij punonin në kantonet e Tiçinos dhe Graubunden për ndërtimin e Tunelit të Gothardit.

Si puna e tij janë plot shqiptarë të Kosovës që kanë punuar në Zvicër, por që nuk përfitojnë asgjë nga kontributet që ata kanë derdhur rregullisht.

Hajriz Shazivari një tjetër personazh ku fokusohet SRF, që ka punuar si punëtor sezonal 27 vjet në Zvicër dhe që sot jeton në Kosovë me 75 Euro! Hajrizi ka nisur punën në Zvicër kur ishte 22 vjeç dhe i ka dhënë të gjitha kontributet për të përfituar pension por deri tani asgjë!

A mundet që një njeri të jetojë me 75 Euro kur gjithë jetën ka derdhur mund edhe djersë?!

Ndërsa Adem Ismajli, edhe ky me 27 vjet punë si pumëtor sezonal në Zvicër, ruante një copë guri që e kishte marrë në kohën kur punonin në “Grande Dixencee”.

“Grande Dixencee” është diga më e lartë në Europë, dhe e treta në rrang bote pas digave Nurek Dam e Diga di Xiaowan, e lartë 285 metra lartësi, që ndodhet në kantonin e Valesë.
ndërtimi i digës u bë midis viteve 1953-1961. Ndërsa ndërtimi i Tunelit të San Godardit nisi në vitin 1970 dhe përfundoi në vitin 1980.Deri më sot, zotëri Ramushi ende jeton me 75 euro në muaj, edhe pse gjithë shëndetin e tij e shkriu për një Zvicër më të bukur.

Prej 1 prillt 2010 Zvicra vendosi t`i ndërpresë kalimin e beneficioneve për punëtorët sezonalë në Kosovë.

Mjerisht nga vendim janë prekur mijra punëtorë. Pala zvicerane reagon duke shpjeguar se ngërçi vazhdon për bashkëpunim të pamjaftueshëm nga pala kosovare.

Në fund të tunelit tani është shfaqur një dritë dhe shpresë sepse këtë vit midis palës zvicerane dhe asaj të Kosovës është firmosur një konventë e re bashkëpunimi bileteral midis Kosovës dhe Zvicrës, por që të hyjë në fuqi duhet të ratifikohet nga të dy parlamentet dhe ky ratifikim mund të zgjasë nga një deri në dy vjet ?

Puna është se a do t’ja arrijnë kësaj dite shqiptarët e Kosovës, tashmë të moshuar e sëmurë nga hallet e dertet e viteve të jetës që ka hyrë në fazën finale. Janë rreth 5 mijë shqiptarë që presin  !

Për të parë dokumentarin mund të klikoni

në linkun e ketushem: rts.ch / Përgatiti E.B.

 

 

 

Projektzhvatësi Bashkim Iseni lançon projekt të ri që bie erë abuzim dhe korrupsion – Nga Elida Buçpapaj

Bashkim Iseni është një shqiptar nga Maqedonia me banim në Zvicër që njihet si zhvatësprojektesh.

Bashkim Iseni jeton me projekte. Po ta shprehja në mënyrë figurative, si metaforë, do të thosha se Bashkim Iseni i kapërdin projektet si të jetë një aligator.

Në Zvicër ka një komunitet shqiptar elitë, por politika e Tiranës dhe Prishtinës e përjashton nga çdo projekt që mund të përdorej në të mirë të komunitetit dhe interesave kulturore të shqiptarëve.

Që të marrësh projekte në komunitetin shqiptar Zvicër duhet të jesh Bashkim Iseni. Punë e madhe se është mediokër. Që të të dekorojë Edi Rama duhet të jesh Bashkim Iseni. Që Hashim Thaçi t’ua heqë projektet dhe grantet gazetarëve të Kosovës dhe t’ia fusë gojës të aligatorit, duhet të jesh Bashkim Iseni.

Kurrë mos qofshim si Bashkim Iseni!

Projektet që merr Bashkim Iseni  bien erë abuzim, sepse ai i përfiton ad hoch, pa garë, pa meritokraci, për shkak të lidhjeve me politikën e damkosur të Tiranës, Shkupit e Prishtinës.

Bashkimi Iseni drejton një portal gazetarie, por ai e do të zhdukur farën e gazetarëve, meqë misioni i gazetarëve profesionistë është të denoncojnë shpërdorimet e pareve publike.

Do t’i ftoja gazetarët e pavarur të hulumtojnë se sa pare ka gëlltitur prej vitit 2010 Bashkim Iseni përmes albinfo.ch, nje projekti i rëndomtë dhe pa standarte.

Dhe problemi është se  aligatori i pares publike dhe projekteve nuk ndalet me gllabërime.

Në korrik të këtij viti Bashkim Iseni ka shpallur një projekt të ri balkans.ch, pa dhënë asnjë llogari si e qysh, pa bërë asnjë lloj transparence. Bashkim Iseni ndihet i mbrojtur mirë nga politika e pisët shqiptare, sepse është pjesë e një rrethi vicioz në marrëdhënie tutor-klient me kryepolitikanët në Tiranë e Prishtinë.

Qeveria e Tiranës posa është denoncuar për korrupsion për kalimin e një ligji në Parlament që dhunon Kushtetutën e vendit duke shpërdoruar hapësirat publike. Edi Rama dhe Hashim Thaçi po ashtu shpërdorojnë paratë publike, me të cilat mbajnë mediat e tyre, shoqërinë civile dhe klientët.

Bashkim Iseni ka kapërdirë miliona franga. Një mal miliona frangash projektesh dhe donacionesh dhe produkti ka qenë në vlera minimaliste çka e nxjerr në pah keqpërdorimin.

Si gazetarë e krijues, kemi gati çerek shekulli në kontakt me komunitetin shqiptar në Zvicër e diasporë, ku kemi mbuluar me mijra aktivitete dhe kemi shkruar apo botuar me qindra e mijra portrete krenarie shqiptarësh me kontribute dhe nuk i kemi marrë pare askujt! Por kjo s’do të thotë se gazetarët nuk duhet të paguhen. Ndërsa Bashkim Iseni ka marrë vetëm me një dorë në tetorin e vitit 2016 rreth 100 mijë  Euro për 12 portrete të “thukta” bashkëatdhetarësh, kur Bashkim Iseni nuk ia ka fare idenë shkrimit!

Bashkim Iseni po ashtu nuk pranon bashkepunime profesionistësh. Kemi shkruar plot reportazhe për Zvicrën, si gazetarë të ftuar nga institucionet zvicerane, të botuara tek voal.ch, që ia kemi dërguar për botim albinfo.ch dhe Bashkim Iseni nuk ka pranuar, vetëm se ishin shkruar nga ne.

Një individ i pavarur mund të bëjë zgjedhjet personale, por një individ që jeton dhe pasurohet nga parja publike duhet të jetë unifikues dhe bashkëpunues, por 180 gradë ndryshe nga sa është destruktiv dhe profiter Bashkim Iseni.

Edhe projekti i ri balkans.ch që ka lançuar Bashkim Iseni në korrik të këtij viti bie erë shkelje të ligjit nga pozitat e klientit tek tutori.

Bashkim Iseni tek albinfo.ch ka deklaruar se projekti i ri i quajtur balkans.ch, me moton “Udhëto për të kuptuar””  “do të ofrojë udhëtime të gjatësisë së ndryshme për klientelë akademike dhe profesionale të Zvicrës, Evropës në IRJ të Maqedonisë, Shqipëri dhe në Kosovë, të cilëve gjatë vizitave do t’ju ofrohen takime me vendimmarrës, liderë politikë e kulturorë, në mënyrë që evropianët e interesuar të njohin më mirë Ballkanin”!!!!”

E kuptoni lidhjen e Bashkim Isenit me politikën! Bashkim Iseni do t’i peshkojë figura akademike të Europës që t’i çojë dorekt në grepat e politikberesve shqiptarë.

Me pak fjalë projekti balkans.ch që drejton Bashkim Iseni, synon që t’ua shplajë trutë akedemikëve europianë duke i çuar direkt si cjapi tek kasapi !

Bashkim Iseni flet për projekt, por nuk tregon se cila është vlera e këtij projekti, kush paguan, është prapa tij dhe si e akaparoi projektin Bashkim Iseni!

Meqë në projektin e ri balkans.ch përfshihen takime me liderë te politikës shqiptare, atēhere supozohet lehtë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë donatorët me pare publike të Bashkim Isenit, çka s’le pikë dyshimi për abuzim.

Tirana dhe Prishtina i  japin paret klientit të tyre Bashkim Iseni, që ky me rrjetin e vet të mbledhin e zgjedhin ca akademikë dele të Europës që t’i drejtojnë sipas qejfit të Vëllezërve të Mëdhenj, Rama-Thaçi, që akademikët në fund të dalin me perfundimin se “Shqiperia dhe Kosova janë bahçe me lule në zemër të Europës dhe udhëhiqen nga liderë mendjendritur dhe me integritet shembullor, ndërsa populli jeton në kamje dhe siguri”.

Projekti mban erë i gjithi korrupsion. Drejtohet nga qeveritë përkatëse përmes përfaqësive të tyre në Zvicër.

Tregues i standardit abuzues në projektin balkan.ch është përfshirja në rrjet e klientelizmit politik me format performance zero. Bashkim Iseni ka si bashkepunëtore një zonje që ka ardhur në Zvicër përpara 2-3 vjetësh, e martuar sipas saj me një shqiptar të Kosovës, me dokumenta të perkoheshme, e cila ka punuar deri tani vone si guvernante në një hotel në Lozanës, pa asnjë background profesional, që tani katapultohet si pjese e projektit!

Maxhoranca ne Tirane ka votuar me ngut ligjin per diasporen me qellim financimet në rrjetin klientelist. Edi Rama dhe hashim Thaçi i japin diasporës pare jo për t’i shëbyer komunitetit por për shërbim të dy sulltanëve, duke shkelur çdo standard demokratik.

Kērkoj zbardhjen dhe transparencën e projektit balkans.ch sepse ka të dhëna të mhaftueshme që abuzon me paren publike. I kërkon edhe opozitës në Tiranë e Prishtinë që të hulumtojnë për paret dhe projektet që shkojnë në diasporë sepse komuniteti nuk sheh asnjë përfitim nga këto pare!

(Nesër do të lexoni:  Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit” që ka filluar ta shpërndajë gratis prej muajit shtator nëpër shoqata dhe ambasadat e konsullatat shqiptare në Zvicër?)

Të gjitha paret i zhvat albinfo.ch – a ka albinfo.ch raport klientelist me politikën shqiptare ?! Nga Elida Buçpapaj

 

————————————–

PS Teksti më poshtë është marrë nga albinfo.ch

 

Zhvillim Balkans.CH: Udhëto për të kuptuar

Albinfo.ch, Balkan Natural Adventure dhe kompania zvicerane e menaxhmentit 3 Levels (www.3levels.ch ), kanë nisur një projekt të ri i cili synon ofrimin e shërbimeve të udhëtimeve studiuese në Ballkan me qëllim që evropianëve tu ofrohet mundësia për të njohur dinamikat politike dhe kulturën ballkanike nga afër.

Projekti i quajtur balkans.ch, nën moton “Udhëto për të kuptuar” do të ofrojë udhëtime të gjatësisë së ndryshme për klientelë akademike dhe profesionale të Evropës në IRJ të Maqedonisë dhe në Kosovë, dhe gjatë kësaj vizite do të ofrohen takime me vendimmarrës, liderë politikë e kulturorë, në mënyrë që evropianët e interesuar të njohin më mirë Ballkanin.

Për këto produkte janë bashkuar dy kompani dhe një organizatë jo qeveritare në mënyrë që të ofrojnë resurset e veta për të bërë këto vizita sa më produktive. albinfo.ch e angazhuar për përmirësimin e integrimit të migrantave shqiptarë në Zvicër si dhe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, është kyçur me rrjetin e vet të njerëzve në Zvicër dhe atyre në Kosovë.

Bashkim Iseni, drejtor i albinfo.ch ka thënë se këto udhëtime “do të japin informata thelbësore për njerëzit e Zvicrës dhe secilit evropian që dëshiron të bashkohet në mënyrë që migracioni shqiptar në këto vende të kuptohet më mirë nga vendimmarrësit, akademia dhe shoqëria civile”. “Ne besojmë se shoqëritë mund të afrohen vetëm kur ato e njohin njëra tjetrën më mirë, dhe ne përmes këtij produkti do ta bëjmë këtë”, ka shtuar ai.

balkans.CH ofron vizita të organizuara në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, ku vizitorët do të mund të mësojnë shumë për vendet e Balkanit dhe pastaj të jenë më të afërt me migracionin.

Partneri tjetër balkans.CH, Balkan Natural Adventure (BNA), që është një kompani kosovare, partneritet i investimeve nga Zvicra dhe atyre kosovare, do të ofrojë dijeninë e vet mbi ofertat në Bjeshkët e Nemuna që përfshijnë prezantimin e mentalitetit malësor të shqiptarëve.

“Komenti më i mirë që kam marrë nga një zviceran është: malësorët në tërë botën janë të njëjtë”, ka thënë Virtyt Gacaferri nga BNA. “Këtë ma tha një turiste zvicerane që kaloi dy ditë në luginën e Valbonës, prej nga u kthye e magjepsur”, ka shtuar ai.

BNA është kompani e re e krijuar në Kosovë nga përsona që tash një kohë janë të përfshirë në bjeshkatari dhe udhëtime. Kompania ofron shumë udhëtime për tregun e brendshmë të Kosovës dhe për organizatat e huaja në Kosovë.

“Një klient i imi ishte shume i ngazëllyer që do të vinte në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Unë ja dërgova librin Prilli i Thyer si dhuratë nga kompania para se ai të vinte. “Pas leximit klienti më tha se ai është edhe më i interesuar për këtë kulturë”, a shtuar ai. “Kjo dëshmon se kuyereshtja për kulturën tonë do të rrisë turizmin në Kosovë dhe do të përafrojë kulturat”.

“Për ne do të jetë një sidë dhe një kënaqësi që artin e menaxhmentit ta shtrijmë edhe ne fushën e udhëtimeve sidomos të këtij lloji”, ka thënë Nderim Salihi nga www.3levels.ch . “Nuk kemi asnjë dyshim se do e bëjmë punën më së miri që është e mundur, dhe pak më mirë”, ka shtuar ai.

Udhëtimet do të fillojnë në shtator 2015 në grupe prej 5 deri 10 persona. Këto grupe nuk do të shoqërohen nga guidat turistike, si dhe nga personalitetet te gazetarisë apo të shoqërisë civile. Asnjë grup nuk do të ketë përvojën e njëjtë pasi udhëtimi do të jetë një diskutim për Ballkanin, e jo një udhëtim për të bërë një foto dhe për të treguar se ke qenë aty.

Të gjitha shërbimet do të jenë të klasit të lartë, duke u koncentruar në përmbajtje e jo vetëm në formë. Vizitat do të përfshijnë institucionet nga bashkësitë fetare në Maqedoni, partitë politike, organizatat, mediet, vendimmarrësit si dhe thjesht qytetarë të Kosovës që do të ofrojnë mikpritje. Rëndësi e veçantë do tu jepet lidhjeve me Zvicrën pasi që projekti është i bazuar në shtetin helvetik.

Vizitat e para do të fillojnë në shtator. Për më shumë informata konsulto sajtin balkans.ch.
https://www.albinfo.ch/balkans-ch-udheto-per-te-kuptuar/

 

 

Të gjitha paret i zhvat albinfo.ch – a ka albinfo.ch raport klientelist me politikën shqiptare ?! Nga Elida Buçpapaj

albinfo.ch është një portal që jeton me projekte, që në zanafillë. I krijuar në start me financim zviceran. Duke patur në bord ambasadorin e Kosovës në Zvicër, që në ngjizje krijoi raporte të varura dhe klienteliste me politikën shqiptare, çka do të vendoste edhe fatin e portalit, me një përmbajtje mediokër dhe larg formatit si funksionon shtypi i lirë dhe mediumet e informimit.

Albinfo.ch e përzgjedh lajmin, pastaj e bën copy and paste, nuk ka autorë-opinionistë që kritikojnë keqqeverisjen apo që përcjellin shqetësimet e komuniteteve dhe duket se e ka si objektiv nxjerrjen nga vemendja e opinionit publik të fokusit që duhet të ketë gazetaria profesioniste.

E megjithatë portali albinfo.ch ka përpirë miliona franga zvicerane deri sa u bë problem edhe në Parlamentin e Zvicrës.

Tani Zvicra nuk i jep më pare, megjithatë albinfo.ch e ka zgjeruar aktivitetin, duke u kthyer në PR të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka manopolin duke u organizuar takime në Zvicër. Natyrisht me pagesë. albinfo.ch dhe pala shqiptare këmbejnë interesat vetjake, në raporte të mirëfillta klienteliste dhe në dëm të interesit të publikut e po ashtu në dëm të interesave të diasporës, duke shpërdorur taksapaguesit dhe grantet që marrin nga organizmat Perëndimore!

Qeveritarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe zëdhënësit e  tyre në Zvicër i japin mbështetje morale dhe financiare albinfo.ch në dëm të interesave të komunitetit, sepse interesi i politikës shqiptare është dritëshkurtër e përcaktohet nga interesi i Njëshit. Armiqtë që krijon njëshi, sidomos kritikuesit e qeverisjes së tij, janë edhe të përfaqësive diplomatike të cilat, në vend që t’i ndikojnë uinitetit kombëtar, bëjnë gjithçka për ta dizintegruar komunitetin! Me ndihmën e klientëve të tyre!

Jo më kot Shqipëria dhe Kosova janë vende ku sistemi është i kalbur nga korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi prej abuzimit të pushtetit politik.

Që në fillim albinfo.ch e mori në dorë Bashkim Iseni, ekspert i psikologjisë, por pa asnjë lidhje me gazetarinë dhe me asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa njohje profesionale të gjuhës shqipe dhe pa asnjë kontribut në komunitet.

Kjo lloj kategorie e qënieve njerëzore që përfitojnë qyl poste dhe pare kanë një urrejtje gratis për profesionistët, sepse e dinë shumë mirë se nuk mund t’i rezistojnë konkurencës free and fair. Kur vjen puna e të ardhurave për të jetuar, ata gjejnë rrugët më të lehta, që nuk kërkojnë lodhje por që cënojnë integritetin profesional, moral duke shkatërruar thelbin e shtypi të lirë që është pavarësia.

Në Konfederatën Helvetike sot edhe vetë gazetarët zviceranë me një formim të shkëlqyer dhe profesionalizëm shumë të lartë kanë probleme për vendin e punës, sepse interneti dhe konkurrenca e tregut të lirë ka ligjet e veta.

Më 21 korrik ishte botimi i fundit në letër i Le Matin, e përditëshmja frankofone me qendër në Lozanë, themeluar prej vitit 1893. Botimi do të vazhdojë online, por kjo iu ka kushtuar vendin e punës 36 gazetarëve zviceranë.

Po ashtu gazetarët e SDA/ATS – Agjensisë Telegrafike Zvicerane, profesionistë brilantë, poligliotë kanë qenë në grevë për një kohë të gjatë për shkak të një shkurtimi drastik të ekipit të gazetarëve.

E nënvizoj që në krye, flasim për gazetarë të kualifikuar, ndërsa albinfo.ch vijon të marrë pare duke i shkelur me këmbë ligjet e konkurencës, pa u djersitur dhe duke luftuar e injoruar gazetarët shqiptaro-zviceranë me aktivitet çerek shekullor në Zvicër, si autorë, shkrimtarë dhe profesionistë, të cilët përjetojnë ligjet e xhunglës jo nga Zvicra por nga mbështetësit e albinfo.ch.

Cilët janë mbështetësit e albinfo.ch ?

Shkurt: Qeveritë e Tiranës dhe Kosovës, që abuzojnë me pushtetin politik dhe paratë e taksapaguesave.

Në tetorin e 2016 Leonard Komani, gazetar nga Prishtina e denonconte albinfo.ch dhe një tjetër shoqatë “si grantezhvatës nga diaspora”, ku albinfo.ch kishte zhvatur rreth 100 mijë Euro nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) që financohet nga donatorë Perëndimorë, kryesisht ambasada dhe zyra për zhvillim me qëllim zhvillimin e gazetarisë në Kosovë! Por paret me destinacion gazetarët në Kosovë i rrëmben albinfo.ch sepse paskish patur në plan të realizonte portrete “të thukta” individësh nëpër Zvicër, Kosovë, Danimarkë, Suedi etj!

Po përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro? A nuk paska gazetarë në Kosovë që me 100 mijë Euro të sjellin portretet e 120 figurave që veprojnë në diasporë?

Natyrisht që ka, por përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro ?

Sepse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile është nën tutelën e Hashim Thaçit dhe paret e grantet shkojnë atje ku do Hashim Thaçi, dmth jo tek gazetarët e Kosovës, por tek albinfo.ch!

Fondacione të tilla motra edhe në Tiranë po ashtu kontrollohen nga njerëz të afërt të Edi Ramës dhe paret shkojnë atje ku do Edi Rama!

Për shërbime politike klienteliste kryeministri i Shqipërisë e (sh)nderoi veten dhe albinfo.ch me trofeun “Shqiponja e Artë”!

Ne dëm të informimit, fjalës dhe shtypit të lirë, duke e bërë edhe diasporën një copy paste të asaj që ndodh në Shqipëri e Kosovë!

Sepse në Shqipëri e Kosovë është koha e artë për abuzuesit e pushtetit!

Koha e artë është edhe për albinfo.ch, që përveç gazetarisë skarco, tani ka marrë monopolin dhe merret me promovimin e politikanëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër.

Përmes albinfo.ch kalojnë të gjithë politikanët skarco shqiptarë që vizitojnë Zvicrën, Erion Veliaj, Pandeli Majko, të cilët në mënyrë arrogante dhe abuzive nuk ndërmarrin asnjë kontakt as me komunitetin dhe as me gazetarët shqiptarë nga shteti amë në Zvicër!

Dhe ndërsa gazetarët zviceranë përjetojnë vështirësi konkrete, sikur janë shkurtimet në SDA/ATS  apo mbyllja e gazetës 125 vjeçare le Matin, albinfo.ch prodhon mall skarco duke e shitur gratis, prodhon vetëm për të shpenzuar para, pa asnjë lloj përfitim komuniteti!

Dhe kjo histori zgjat prej themelimit të saj. Për çdo javë albinfo.ch boton të përjavëshme me shpenzime plus dhe prapë pyetja lind: prej nga dalin këto pare?

Në mes të shtatorit, albinfo.ch nxori në qarkullim si botues revistën për turizmin në Shqipëri “Shqipëria përtej bregdetit”, me paret e kujt?

Projektzhvatësi Bashkim Iseni lançon projekt të ri që bie erë abuzim dhe korrupsion – Nga Elida Buçpapaj

(Nesër:Projektzhvatësi Bashkim Iseni lançon projekt të ri që bie erë abuzim dhe korrupsion –

Pasnesër: Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit” që ka filluar ta shpërndajë gratis prej muajit shtator nëpër shoqata dhe ambasadat e konsullatat shqiptare në Zvicër?)

 

“Shqipëria përtej bregdetit”, në fokus të numrit special të albinfo.ch

 

Me “Turizmin përtej bregdetit” është menduar ajo pjesa, shpesh e anashkaluar e turizmit, që padrejtësisht “mbulohet” nga “invazioni” masiv drejt detit. Ky numër është realizuar me mbështetje nga “RISI Albania”

 

Doli nga shtypi numri më i ri, 4, për vitin 2018 i magazinës albinfo.ch. Bëhet fjalë për një numër special, pjesa tematike e të cilit i kushtohet në tërësi turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Nuk është hera e parë që albinfo.ch i kushton botimet e saj zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe në Kosovë por e veçanta e numrit aktual është se ai është fokusuar në turizmin “përtej bregdetit”, siç është dhe motoja e konceptit të këtij botimi luksoz dhe me numër të dyfishuar të faqeve.

Në këtë numër prezantojmë shumë reportazhe të zhvilluara në vendin e ngjarjes, nga njohës të shquar të fushës së turizmit në Shqipëri. Po ashtu fjalën e tyre kompetente për revistën e kanë thënë edhe personalitete të rëndësishme nga jeta politike, kulturore e turistike e Shqipërisë dhe Zvicrës.

Me “Turizmin përtej bregdetit” është menduar ajo pjesa, shpesh e anashkaluar e turizmit, që padrejtësisht “mbulohet” nga “invazioni” masiv drejt detit. Dihet se, sidomos kur kemi të bëjmë me Shqipërinë, bregdeti, pa të drejtë, identifikohet madje si i vetmi “turizëm i mirëfilltë” që ofron ky vend. Pikërisht për të sfiduar këtë mendësi, redaksia e albinfo.ch me mbështetjen e projektit zviceran “RISI Albania”, në numrin aktual të revistës ka bërë përpjekje që të tregojë se sa e pasur është oferta turistike e Shqipërisë “përtej bregdetit”, pra ajo e hinterlandit të saj. Këtu përfshihet në radhë të parë turizmi malor që më së shumti identifikohet me alpinizmin, “Hiking”-un ose ecjen malore.

Në Shqipëri tashmë janë bërë pjesë e guidave mjaft serioze evropiane e botërore pikat turistike si Thethi e Valbona në veri, ndërsa edhe shumë perla të këtij lloji presin të dëshmohen para turistëve të jashtëm me bukuritë e tyre.

Veç turizmit malor, Shqipëria ofron edhe turizëm kulturor që para turistëve të huaj shpaloset në pamjen e qyteteve me arkitekturë interesante dhe vendgërmimeve arkeologjike që impresionojnë me kulturën antike që rrezatojnë. Prandaj turizmi kulturor ka pjesën e tij të merituar në numrin që po prezantojmë.

Turizmi kulinarik është sigurisht ende në margjina të asaj që në Shqipëri kuptohet me konceptin turizëm. Albinfo.ch përmes shkrimeve të saj në numrin më të ri ka hedhur dritë edhe mbi këtë segment të turizmit që kërkon promovim më të fuqishëm kur dihet se Shqipëria ka çfarë të ofrojë edhe në këtë aspekt.

Magazina albinfo.ch, si zakonisht, mund të gjendet (gratis) në të gjitha pikat që frekuentohen nga shqiptarët në Zvicër, si në përfaqësitë diplomatike të Kosovës e të Shqipërisë në Zvicër, qendrat dhe klubet kulturore, lokalet tregtare, hoteliere, qendrat fetare etj. Por, ky numër special, me një tirazh të shumëfishuar, do të shpërndahet edhe në përfaqësi të shumta diplomatike të Zvicrës dhe në qendra tjera me rëndësi ku promovohet turizmi shqiptar, gjithandej në botë.

Marrë nga albinfo.ch

Gjendet i pajetë në makinë, viktima është një 18-vjeçar shqiptar. Detajet e para

Nje i ri shqiptar eshte gjetur i pajete prane nje makine. Ngjarja ka ndodhur ne nje vend pushimi prane magjistrales A1 ne Basserdorf ZH, te Zvicres. Mediat e huaja bejne me dije se viktima eshte nje 18-vjecar shqiptar, por ende nuk ka te dhena per identitetin e tij.

 

Ai ndodhej pranë një veturë të dëmtuar, duke hedhur dyshimet e para për një vdekje ne aksident, por pritet ende ekspertiza dhe hetimet policore.

Ngjarja është raportuar dje ne mesdite, nderkohe qe eshte para nga persona qe udhetonin ne kete zone. Policia lokale beri me dije se trupi i pajete ndodhej në anën e djathtë të automjetit ne vendin e pasagjerit, nderkohe qe dera ishte e hapur.  Automjeti ishte i markës Kia, ngjyra e zezë dhe me targa të Bernës.

“Arsyet e vdekjes janë akoma të paqarta,” thonë nga policia. “Grupi hetimor po heton çështjen në të gjitha drejtimet.” Policia nderkohe eshte vene ne kerkim te dëshmitarëve.

PANORAMA

Berna dhe Europa përballë barbarisë së një kryeministri të lajthitur! Nga Elida Buçpapaj

Kur shteti shqiptar merr rolin e rrënuesit, kush ndihet shqiptar dhe qytetar i Europës duhet të ngrihet të ndalë barbarinë e barbarit.

 

 

BE-ja e ka shpallur 2018, “Viti Europian i Trashëgimisë Kulturore”. Europa identifikohet me vlerat e saj që lidhen me kulturën. Pas periudhës së errët të Mesjetës, Europa u ringjall me Rilindjen kulturore.

Edi Rama e përdori termin e Rilindjes si demagogji trushplarëse me efekte populiste, duke shpërdorur pushtetin politik për të çrrënjosur identitetin kombëtar shqiptar nga Atdheu, trojet shqiptare dhe Europa.

Vitin e Trashëgimisë Kulturore Europiane, Edi Rama, lakeu i tij Erion Veliaj, bashkë me formacionin e tyre politik e kanë shpallur vitin e rrënimit të Teatrit Kombëtar, një monument me vlerë historike, kulturore, kombëtare dhe identitare.

Duke qenë jashtë BE-së, shqiptarët unifikohen si europianë me Europën për nga vlerat identitare, ndërsa nga ndjeshmëria kombëtare paraqiten si barbarë, sepse heshtin ndaj barbarive të një kryeministri të çmendur që do të rrafshojë gjithçka që lidhet me trashëgiminë genetike të shqiptarëve.

Trashëgimia kulturore është e lidhur me gjithçka që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar duke nisur nga gjuha, letërsia, arti, tradita deri tek kulinaria, si vlera kombëtare identitare dhe europiane njëkohësisht.

Detyrë e çdo shteti europian është të promovojë vlerat kulturore identitare. Italianët, për shembull, e festojnë Vitin e Kulturës Europiane, duke kujtuar 150 vjetorin e largimit nga kjo botë të autorit të Berberit të Seviljes, kompozitorit Giacomo Rossini, me edicionin e 40-të Festivalit të Teatrove të Anconës etj. etj, ndërsa ne shqiptarët, duke pritur me ankth në çdo çast një kryeministër të lajthitur, i ndjekur nga langonjtë e tij që t’i venë kazmën ose tritolin Teatrit Kombëtar, monument i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe europiane njëkohësisht.

Kur shteti shqiptar merr rolin e rrënuesit, kush ndihet shqiptar dhe qytetar i Europës duhet të ngrihet të ndalë barbarinë e barbarit.

Motoja e Vitit të Kulturës Europiane shpallur nga BE është:” Trashëgimia jonë kulturore: ku e shkuara takohet me të ardhmen.”

Që do të thotë se pa të shkuar kulturore nuk ka të ardhme as kombëtare dhe as europiane, çka e kthen në emergjencë kombëtare nxjerrjen nga skena politike të barbarit që synon të shembë skenën ku aktruan korifejtë e Teatrit Kombëtar shqiptar.

Të gjitha pretekstet e tjera janë inskenime të kryeministrit dhe palaços të oborrit, në lidhje me gjoja “shkaqet teknike se përse Teatri Kombëtar duhet të rrënohet”.

Arkiteti Maks Velo doli publikisht dhe i rrëzoi pretendimet e oborrit të palaçove të kryeministrit vandal.

Unë po ju sjell një aktualitet zviceran, se si reagon një shtet me mendësi europiane ndaj thesareve të trashëgimise kulturore, ndryshe nga çmendina e shtetit shqiptar.

Në kuadrin e mbrojtjes së identitetit kulturor europian, në Bernë ka nisur rikonstruktimi i Kazinosë Kulturore, jo si vend i pokerit, por si vlerë kombetare.

Kur është ndërtuar 110 vjet më parë, kjo ndërtetë kishte destinacion t’iu kthente muzikantëve dhe orkestrës sinfonike selinë e humbur prej ndërtimit të Pallatit Federal. Dhe këtë funksion e ka mbajtur gjithmonë. Kjo ndërtesë lidhet me memorien kulturore, me aktivitete të jetës publike të qytetit, me jetën koncertore deri tek vlerat kulinare të restaurantit e në fund edhe me sallën e lojrave. Prandaj është pjesë e trashëgimisë dhe si e tillë mbrohet e konservohet nga shteti. Dhe pikë!

Në 110 vjet jetë Kazinoja Kulturore e Bernës iu është nënshtruar 25 restaurimeve të pjesëshme, ndërsa është hera e parë që do t’i bëhet një restaurim i përgjithshëm për t’iu kthyer formës origjinale të kohës kur u ndërtua për së pari, por me standartet teknike të shekullit XXI e përtej.

Po të kishin mentalitetin e barbarit Edi Rama, Berna dhe qytetarët e saj e kishte shembur Kazinonë, edhe urat magjike, edhe arkitekturën tradicionale të qytetit me pretekstin se “janë të vjetra”për të ndërtuar në vend të tyre rrokaqielle si produkte të pareve të pista informale.

Por Berna ka vizion europian. Edhe qytetarët e saj. Prandaj e rikonstruktojnë Kazinon Kulturore të kryeqytetit, me shkëlqimin e së shkuarës për t’i dhënë dritë e ndriçim të ardhmes.

Rikonstruksioni i Kazinosë Kultorore të Bernës ka nisur në verën e 2017 dhe do të zgjasë dy vjet, me një kosto 74 milionë franga, por me vlerë identitare qindra e qindra miliarda franga.

Rihabja bëhet në shtatorin e 2019 padyshim me njē koncert madhështor të orkestrës sinfonike në kujtim të 110 viteve të shkuara dhe si mirëseardhje e shekujve që vinë.

Edhe senatori i përjetshëm italian Renzo Piano, arkitekti i Urës të re të Gjenovës tha se “Ura do të jetojë një mijë vjet, jo si metaforë”, por si vlerë e identitetit kulturor të civilizimit europian.

Kjo është kuintesenca dhe logjika e një sistemi demokratik vlerash, që Edi Rama e mohon dhe e zëvendëson me barbarinë rrënuese dhe shkatërruese !

Prandaj duhet ta ndalim një orë e më parë!

 

PS Si gazetare denoncoj aktet barbare të një kryetari qeverie të papërgjegjshëm i cili i urren dhe shpërdor të gjithë mjetet e pushtetit për të luftuar përçuesit e fjalēs të lirë.

Stephane Henchoz: “Lojtarët shqiptarë, janë problemi i skuadrës përfaqësueses së Zvicrës”

Festimi me shqiponjë nga shqiptarët e Kombëtare së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, vijon ende të jetë në qendër të diskutimeve në përfaqësuesen zviceriane.

Pas festimit me shqiponjë në Botërorin Rusi 2018, FIFA vendosi të hapte një hetim, duke i dënuar të dy lojtarë, kjo çështje vazhdon të nxisë debate.

Dhe, pjesë e diskutimeve, kritikave dhe polemikave është bërë edhe ish-lojtari i kombëtares zvicerane, Stephane Henchoz.

Në një intervistë për të përditshmen “Blick”, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, duke e vënë gishtin te lojtarët me prejardhje shqiptare:

Granit Xhaka: “Besoj se Stephan Lichtsteiner nuk do të jetë më titullar, por tashmë problemi qëndron te fakti se kush duhet jetë kapiten. Mesa di unë në garë janë Yann Sommer dhe Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Edhe pse Xhaka luan rregullisht me Arsenalin, jam i mendimit që kapiteni i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Xhaka nuk na përfaqëson.

Ai nuk këndon himnin. Një person të tillë do ta godisja me shuplakë. Nëse Petkovic vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do përballemi me një problem. Do ishte një nënvlerësim për Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht. Mendoj që as tifozët nuk do të ishin dakord.” “

Valon Behrami: “ Problemi me Behramin qëndron te fakti që Petkovic i kishte dhënë shumë pushtet. Nuk kuptohej se kush ishte trajneri”

Xherdan Shaqiri:  “Kemi të bëjmë me një lojtar që nuk e shfrytëzoi mundësinë te Bayern Munich. Pasi mbaronte stërvitjen, vizitonte  miqtë e tij në Zvicër. Pastaj kthehej në Mynih për dy orë e gjysmë, duke nënvlerësuar faktin që nëse udhëton me makinë  për dy orë e gjysmë, kjo gjë i dëmton muskujt e këmbëve. Fatkeqësi është kur të dëmton një kundërshtar, por jo kur nuk kujdeseni për trupin tuaj”.

Stéphane Henchoz ka luajtur ekipe të ndryshme si Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Ëigan, Blackburn. Me kombëtaren zvicerane është aktivizuar në 72 ndeshje.

Tërmet në Zvicër për “shqiponjat” dhe Behramin, bordi i federatës pranë shkarkimit

Shqiptarët bëhen protagonistë në futbollin zviceran dhe mund të sjellin brenda pak ditësh kolapsin e plotë të federatës së këtij vendi e cila nuk ka ditur të menaxhojë situatat me ta.

Festimet me shqiponjë hapën “kutinë e Pandorës” me deklaratat e sekretarit të përgjithshëm që vinte në dyshim besnikërinë e lojtarëve që kishin origjinë nga vendet e tjera.

“Vula” iu vu me përjashtimin absurd me një telefonatë të Behramit, rekordmen në përfaqësuese dhe në vitet e fundit një nga idhujt e tifozëve. Kjo ka sjellë kaos dhe tashmë të gjithë kërkojnë shkarkimin e bordit drejtues të federatës.

Në mediat zvicerane qarkullon që tani emri i presidenti të ri të federatës, një biznesmen i suksesshëm i cili në të kaluarën ka drejtuar Bazelin, Bernhard Hojsler.

Që nga viti 2012, deri në vitin 2017, ka qenë presidenti i Bazelit dhe në secilin prej këtyre viteve ka arritur ta shpallë kampion, duke e kthyer në superfuqinë e futbollit zviceran.

Sipas informacioneve nga Zvicra, ai është gati të marrë drejtimin e Federatës dhe ta rinovojë plotësisht, duke larguar figura si presidenti Gileron e sekretari Miesher të cilët janë akuzuar për keqmenaxhim, sidomos sa i përket situatës së fundit që kishte lidhje me futbollistët shqiptarë në përfaqësuese.

Largohet nga përfaqësuesja zvicerane edhe Blerim Xhemaili

VOAL – As Blerim Xhemaili nuk do të luajë më në ekipin përfaqësues. Sipas informacionit tonë, mesfushori i Bolonjës është një nga lojtarët që Vladimir Petkoviçi ka vendosur ta shkurtojë për të rinovuar radhët në kuadrin e kualifikueseve për evropianin dhe për Ligën e Kombeve. 32 vjeçari i është shtuar Valon Behramit, Gelson Fernandes dhe ndoshta Stephan Lichtsteinerit.

Futbollisti shqiptar që nga viti 2006 ka luajtur 69 ndeshje me fanelën zvicerane, duke bërë 10 gola. Ai ka marrë pjesë në tre Kupat e Botës (2006, ku nuk zbriti fare në fushë, 2014 dhe 2018) dhe Kampionatin Europian (2016). rsi

Petkoviçi e largon nga përfaqësuesja zvicerane, Behrami: Është një vendim tërësisht politik!

VOAL – Kapitulli i Valon Behramit me përfaqësuesen zvicerane mbyllet. Dhe mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Shqiptarit 33 vjeçar që ka luajtur për Zvicrën trembëdhjetë vjet (nga 10 tetori 2005 deri në sfidën kundër Suedisë në Botërorin e fundit), ia ka mbyllur përgjithnjë derën e pëfaqësuese trajneri Vladimir Petkoviç. “Ai më thirri në mesditë sot – shpjegoi lojtari në një intervistë ekskluzive me Armando Ceronin. – Mendova se ishte një thirrje mirësjellje e ndërkaqishte një thirrje për të ma mbyllur derën.”

 

Vendimi – absolutisht surprizë – i përzgjedhësit është pjesë e një plani më të gjerë për rindërtimin e skuadrës çka nënkupton një përjashtim fillestar të katër lojtarëve: Johan Djourou, Gelson Fernandes, Valon Behrami dhe, me sa duket, edhe Stephan Lichtsteiner. Në bazë të vendimit të Petkoviçit do të ishte roli në rritje i udhëheqësit (ndoshta i tepruar) i Behramit brenda ekipit. Një hipotezë që, megjithatë, mohohet nga Petroviçi. Prania e lojtarit të Udineses mund të ishte bërë e parehatshme dhe shumë e rëndë. “Kishte vite që mendoja për largimin tim, por pastaj u ndjeva protagonist i këtij grupi – vazhdon Behrami – Kjo është një zgjedhje politike, trajneri mund të thotë çfarëdo që ai dëshiron, por është padyshim një vendim politik, i marrë nga dikush që prej futbollit nuk di asgjë “.

Për Valonin – i cili pesë herë ishte edhe kapiten i ekipit përfaqësues, duke përfshirë ndeshjen e fundit – kështu mbyllet një aventurë e cila e pa atë me fanelën zvicerane në 83 raste, duke marrë pjesë në katër Kampionate Botëror (vetëm një në historinë zvicerane të futbollit) dhe 2 evropianë, duke shënuar edhe 2 gola: i paharruesh$em goli kundër Turqisë në vitin 2005 në praninë e tij të dytë dhe më pas kundër Sllovakisë në vitin 2008 në Lugano. rsi