VOAL

VOAL

Një gravurë nga tërmeti i vitit 1851

September 24, 2019

Komentet

Gërmimet në Pompei zbulojnë disa vepra arti mahnitëse

 

Disa vepra arti mahnitëse janë zbuluar në një gërmim në Pompei, qyteti antik romak i varrosur nga një shpërthim i malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit, shkruan BBC.

Arkeologët thonë se ”afresket janë ndër më të bukurat që gjenden në rrënojat e vendit antik”.

Figura mitike greke si Helena e Trojës përshkruhen në muret e larta të zeza të një salle të madhe banketi.

Dyshemeja me mozaik pothuajse e plotë e dhomës përfshin më shumë se një milion pllaka të bardha individuale.

Një e treta e qytetit të humbur ende nuk është pastruar nga mbeturinat vullkanike. Ka të ngjarë që ngjyra e ashpër e mureve të jetë zgjedhur për të fshehur depozitat e tymit nga llambat e përdorura gjatë argëtimit pas errësirës.

Drejtori i parkut Pompei, Gabriel Zuchtriegel prezantoi “dhomën e zezë” të Pompeit.

“Në dritën vezulluese, pikturat pothuajse do të marrin jetë”, theksoi ai.

Në njërën shohim perëndinë Apollon që përpiqet të joshë priftëreshën Kasandra.

Pasoja tragjike përshkruhet në pikturën e dytë, në të cilën Princi Paris takon Helenën e bukur, një bashkim që Kasandra e di se do t’i dënojë të gjithë në Luftën e Trojës që pasoi.

Dhoma e zezë është thesari më i fundit që doli nga gërmimi, i cili filloi 12 muaj më pare.

Për afresket që duhet të qëndrojnë në vend, një ngjitës suvaje injektohet në anën e pasme për të parandaluar shkëputjen e tyre nga muret.bw

Artisti Nazmi Hoxha, ekspozitë në Shqipëri pas 15 vjet jetë dhe krijimtari në SHBA

Artisti Nazmi Hoxha, duke folur për Zërin e Amerikës
VOA/Ilirian Agolli

Artisti i njohur shqiptar Nazmi Hoxha, i cili jeton në SHBA prej më shumë se 15 vjetësh, çeli të martën në Tiranë në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog ekspozitën me piktura “Dreams Within a Dream”, e cila do të qëndrojë një muaj e çelur.

Autori thotë për Zërin e Amerikës se ekspozita është një gërshetim emocionesh mes nostalgjive shqiptare dhe frymëzimeve amerikane.

“Kjo është ekspozitë e madhe për nga numri i pikturave. Kam një përzjerje në to, një prishje të gardhit e të kufijve me këto vepra. Është një pikturë universale. Është shkrirje e jetës që kam bërë në Amerikë me atë që kam përjetuar në Shqipëri. Është një gjuhë e përbashkët”, thotë autori Hoxha.

Ai thotë se emocionet me këtë ekspozitë në Shqipëri i ka shumë të fuqishme, ndonëse në Amerikë kam hapur disa ekspozita dhe emocionet atje janë të tjera.

“Këto vepra nuk kanë nevojë t’u shkruhet fare diçitura, sepse janë shumë kuptueshme nga njerëzit. Unë e ndjej që kam shumë emocion. Më duket sikur është një premierë, sikur është ekspozita e parë që po bëj. Dëshiroj që të kem krijimtari të madhe dhe në jetëgjatësi”, thotë artisti në bisedën për Zërin e Amerikës.

Ai takoi në ekspozitë shumë kolegë dhe me miq, me të cilët nuk shihej prej afro 20 vjetësh. Takimin me ta thotë se e ndjen si një provë e parë, shumë vështirë që të përballohet.

Pjesëmarrja e vizitorëve është dy apo trefishi i dikurshëm, janë njerëz që e dinë pikturën dhe e duan artistin, njerëz që janë artistë vet, shpjegon ai, ndaj nuk është e lehtë të presësh një publik të tillë në një ekspozitë.

“Janë të dyja surpriza edhe ekspozita, edhe miqësia. Është një shprehje e vjetër: U takofshim në dasma! Unë them: U takofshim nëpër ekspozita!”, thotë artisti. Ekspozita është një miks i vërtetë mes frymës së asaj bote amerikane me botën shqiptare që kisha këtej, të cilat kanë shumë afrimitet. Këto vepra pohojnë artistikisht se janë prishur kufijtë mes tyre në pikturë, nuk ka më kufij. Janë të dyja së bashku në një: edhe nostalgjia shqiptare edhe frymëzimet amerikane. Nostlagjia është pjesë e krijimtarisë artistike. Nostalgjia të shtyn të shohësh dhe kërkosh gjëra të tjera dhe besoj se ia kam dalë me sukses me këtë ekspozitë”, thotë për Zërin e Amerikës, autori Nazmi Hoxha.

Kuratorja e ekspozitës Eridana Çano, theksoi se “arti i Nazmi Hoxhës nuk mund të kufizohet vetëm nëpërmjet një zhanri të vetëm. Ai është mjeshtër i kompozimeve, i pejzazheve, i nudove dhe i portreteve, të cilat të bëra bashkë sjellin një dëshmi të shkathtësisë dhe të thellësisë së tij si artist, pjesëza të ndryshme ëndrrash brenda një ëndrre të madhe arti. Me një zotësi të jashtëzakonshme, ai i vesh veprat e tij me një mantel të mistershëm”.

Ekspozita ndahet në disa cikle si “Blinds”, “Tako Artistin”, “Central Park”-u i Nju-Jorkut, “Nudo, “Eden”, etj., ku përmes një mori veprash autori shpreh përmes subjektesh dhe ngjyrash një shpirt të ndjeshëm me ngarkesa emocionale unike e të jashtëzakonshme.

“Central Park”-u i Nju-Jorkut është “parku i madh artistik i peizazhit”, nga ku pasqyrohet ndërthurja e teknikës tradicionale me praktikat bashkëkohore, duke krijuar vepra të reja dhe inovative. Ndryshimi i stinëve në këtë “park të madh ëndrrash” ngjall për Nazmiun ritme të reja kompozuese dhe ngjyruese. Metaforat që mbështjellin pemët në periudha të ndryshme të vitit, këtë herë shfaqen në telajo duke sjellë një frymë më metafizike: atë çka artisti sheh i mrekulluar përtej shtëllungave ngatërruese të degëve të pemëve”, theksoi kuratorja Eridana Çano.

Miku i rinisë studentore në Institutin e Lartë të Arteve, kryeministri Edi Rama mori fjalën në ekspozitë për të theksuar se Nazmi Hoxha krijon një pikturë atipike, e cila ka evoluar, duke ruajtur brumin e vet të parë, sipërfaqe me detaje delikate.

“Sot Nazmiu vjen për herë të parë pas shumë vitesh jete në SHBA, me koleksion punimesh të krijuara në shtëpi në Amerikë, ku ai ka mbledhur të gjitha ato që ka marrë nga fëmijëria, nga vendlindja dhe i ka vendosur ditë për ditë nëpër telajot e tij. Nazmiu është një artist i rrallë, një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrës, të formave atipike, dhe mbi të gjitha është një konservues shumë gjenuin i ajrit dhe i formacionit koloristik të vendlindjes së vet”, tha zoti Rama.

I lindur në Tropojë të vjetër, Nazmi Hoxha tashmë 68 vjeçar, studioi për pikturë në liceun artistik dhe Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe më pas u emërua mësues në vendlindje. Pas rrëzimit të regjimit komunist ai punoi si piktor filmash në Radio Televizionin Publik dhe prej vitit 2008 jeton në SHBA.

Në jetën e tij artistike numërohen një seri ekspozitash nga vendlindja dhe shumë të tjera në Tiranë dhe në SHBA. Veprat e tij të shumta dhe të veçanta gjenden të përhapura në një hapësirë të gjerë studiosh, koleksionistësh, mjedisesh dhe familjesh artdashëse në Shqipëri, Kosovë, Ballkan, Europë dhe në SHBA.

Më 1987 kur Albano erdhi për herë të parë në Shqipëri- Nga GAZMEND MULLAHI

Kjo stine qe ne vitin 1987 kur Albano erdhi per here te pare ne Shqiperi pak jave sapo kishte perfunduar Festivali i San Remos dhe Albano e Romina kishin fituar cmimin e Pare me kengen hit “Nostalgia Canaglia“ tingujt e se ciles gjemonin qe kur arriten ne Kakavije tek dilnin nga makina e tyre “Range Rover” …
Beja pjese ne grupin qe i pritem dhe shoqeruam gjate gjithe kohes prinderit e tij per te vizituar vendet ku ai akoma mbante mend me detaje ku ai kishte kaluar rinine gjate luftes, Vlore, Gjirokaster, Tepelene, Sarande ….
I jati Carmelo, babaxhan njeri , ndonese i renduar nga mosha dhe shikimi, kishte nje nostalgji te jashtezakoneshme per vendin tone , vecanerisht njerezit bujar qe i ra rasti te njihte.
Njeriu i thjeshte, popullor , fshatar me origjine nga jugu Italise qe porosiste gjithmone ne restorant “cozze crudo” qe kamarieri yne i pamesuar se duhej ti sherbente te gjalla cuditej dhe se kuptonte porosine dhe i sillte te ziera, por qe detyrohej ti kthente perseri.
Carmelo i hapte me maje thike e duar duke i perpire ashtu te gjalla plot kenaqesi duke shijuar me arome deti dhe kripen jodè .
Muhabetqar gjithe kohes , me tregonte copeza kujtimesh qe i mbante mend fare mire nga koha e rinise se tij pergjate asaj periudhe te shkurter qe i ra per pjese ta kalonte ne Shqiperi gjate luftes.
Njera nga keto rrefime me beri shume pershtypje dhe mu fiksua dhe mua per ta rrefyer.
…Fillim viti 1943.
Toga e tij ishte disllokuar buze lumit ne Tepelene. Aty kishin ngritur çadrat dhe prisnin urdhera per tu kthyer mbrapsh. Kishte jave qe kishte nisur çorientimi nga kapitullimit te tyre i pa shprese por dhe te trembur nga perspektiva e zymte qe sillte situata me gjermanet qe u ra rruga ne terheqje.
Carmelo atehere djale fare i ri , te rraskapitur e te çorientuar por me shume “dezertues” vendosi ti largohej dhe te arrinte sa me shpejt ne portin e Durresit per tu kthyer ne shtepi.
Nje aresye me shume, Jolanda , e shoqja imcake, zeshkane, ne muajt e fundit te shtatezanise priste per te lindur femijen e pare qe me pas mori emrin Albano.
Ushtari i kembesorise i quajtur Carmelo u “vodh” nga çadrat e kampingut ne mbremje dhe ne terrin e nates ne nje kohe te keqe me shi u detyrua te kalonte naten jashte fare prane disa shtepive perdhese prane ne hyrje te kalase ne Tepelene.
Trokiti ne nje nga shtepite e vecuara te saj qe u hap nga dy te moshuar tmerresisht te varfer qe ngroheshin te rreckosur prane nje vatre qe njekohesisht bente dhe drite atij mjedisi. E pranuan menjehere duke e futur brenda, ngrohur dhe thare rrobat dhe kepucet e qullosura te lagura nga lumi .
-Me ulen prane zjarrit, kujtonte Carmelo, isha i paarmatosur dhe pa kapele e rripa. Une flisja me gishta e shenja ato skuptonin asgje.
-Me afruan per te ngrene dicka qe ata i thonin “kaçamak” me buke te thekur misri mbi mashen e zjarrit.
Ishin dy pleq te mrekullueshem , bujare qe nuk dinin asnje fjale Italisht por qe kuptoheshin nga zemra e bardhe e tyre… me percollen qe ne mengjes heret dhe me dhane dhe buke me vehte….
Beme çmos per te rene ne gjurmet e ketij çifti plak, pyeten kur arriten ne Tepelene , por kishin kaluar gati 45 vite nga ajo kohe dhe sigurisht ato nuk jetonim me por dhe spaten mundesi te kishin lene ndonje gjurme trashegimtaresh. Te vetmen gje qe nuk ia realizuam dot babait te Albanos per ti takuar ndonjerin prej tyre dhe per ti shprehur mirnjohjen e tij te asaj nate te paharruar qe kaloi ne ate kohe te veshtire.…
U merzit shume i gjori qe smundi dot tua shprehte por edhe tua shperblente ketyre njerezve te mire qe ne ate “nate te shenjte fati” i hapen deren per ta kaluar ate nate qe ruante ne kujtese edhe ne vitet te pleqerise ndaj,
Ishte kthyer si nje amanet dhe deshire e zjarrte per te vizituar edhe njehere kete vend te bekuar dhe qe i kishte gdhendur thelle ne gji respektin dhe konsideraten e ketij vendi magjik si Shqiperia.
Dhe Albano , i biri ia realizoi per te vijuar te njejten deshire dhe konsiderate ndaj ketij vendi sic eshte Shqiperia !
Jemi takuar dhe here te tjera me kengetarin famoz italian me emer shqiptar Albano , por takimi i pare dhe i fundit per prinderit e tij ka qene i rralle dhe shume prekes e mbreselenes edhe per shume episode te tjere gjate kesaj vizite.

VIDEO/ Lamtumirë Kapllan Nikçi, shpirti i melodive që buruan ndër shekuj, Grykës së Rugovës

“Kapllan Nikçi, me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës” shkruan Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nderim të një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, veteranit të muzikës dhe valles folklorike, që u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare..

“Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi, – nënvizon Kurti. – Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror”.

Në vazhdim, Kryeministri i Kosovës ka publikuar një këngë me zërin madhështor të Kaplan Nikçit.

 

Po ashtu, personalitete dhe institucione të tjera të Kosovës kanë shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të Nikçit dhe vlerësimet më të larta për gjithçka që ai ka përfaqësuar dhe ka lënë pas si trashëgimi të vyer.sn

Tregim i një pensionisti- Nga BASHKIM ZAHAJ, skenograf dhe arkitekt

Sa here marr pensionin jam i merzitur. Jane shume. Kasierja e kupton dhe me pyet nen ze “do t’i lesh ?”

Nguroj se une dua t’i le ne dore te sigurt, Shtetit per shembull.

Me dhimbset. Ju kujtohet Shteti kur i tundeshin siset …tani i ka vajte numri dy.

U dypunesova per te ndihmuar Shtetin, paguaj prap kontribute, paguaj prap tatim mbi pagen…. dhe prap me duken pak.

Pensioni nuk rritet se e ka menduar Shteti qe s’kane ç’me duhen gjithe ato para. I thone njezet mije leke ne muaj jo shaka. Pastaj edhe duhet kursyer ja psh nuk blej me prezervative.

Shtetin e dua shume, prandaj e leshoj doren. Kur gjeta nje gjobe te makina sa çereku i pensionit, e kapa policin nga menga. S’te vjen turp – i thashe. Ç’eshte kjo gjobe minimale! Je ne vete! Vure aty sa gjysma e pensionit. Po pushime ne Dubai nuk do beje Shteti ?, po ndonje lek te vogel xhepi per ndonje vile lart e poshte?

Qau polici….

Qava dhe une…

Sa e dua Shtetin. Pagova uje e drita… o Zot sa pak sa pak. Me ngeli nga pensioni nja nente mije leke, ‘merri dhe keto’ i thashe goces se banakut. Po pse, degjonte? Thirra drejtorin. E bera rezil ‘ i marr ‘ -tha, por jane pak.

Ja pra pse duhet banka. Vrap ne banke: ‘ma boshatis llogarine goce, dergoja Shtetit’ – i thashe.

-Bosh e ke xhaxhi- beri goca.

Qava prap une.

Goca jo.

Si do t’i veje halli Shtetit, si do t’i veje – mendoja me vete kur hap deren e shtepise dhe pyes gruan:

– Ka gje per te ngrene?

-Nje mut – bertiti gruaja.

Ja, kjo nuk me kishte shkuar ne mend …. t’ia kisha dhene Shtetit.

Zbardhet dosja për piktorin e shquar- “Triumfi i dritave”, vepra që u përdor për të fundosur Ali Osekun në 1975

Piktori i shquar, modernist e antikonformist, ish- i burgosuri politik nga diktatura komuniste, pedagogu Ali Oseku ndërroi dje jetë në moshën 80- vjeçare. Ali Oseku nuk u përshtat me metodat krijuese të Realizmit Socialist dhe në vitet ’70, cilësohej se eksperimentonte një art të ndryshëm nga ai. Sipas të dhënave të gjetura edhe në dokumentet e Arkivës së AIDSSH-së, ai është një nga artistët e dënuar me burg në vitin 1975.
“Triumfi i dritave” ishte piktura qe u përdor si prove materiale në gjyqin e tij, ku fatkeqësisht policia sekrete përdorën si dëshmitar krijues të kohës, të cilët analizuan veprën e tij.

Dokumente që gjenden në arkivën e AIDSSH-së për piktorin, Ali Oseku, ndodhen në Fondin 1, Dosja Hetimore- Gjyqësore, Dosje me nr.10616, prej 15 faqesh ku është depozituar vendimi gjyqësor që mban datën 15.8.1975, i cili e dënon atë me 4 vjet burg.
Po në arkivën e AIDSSH-së gjejmë dokumente nga Dega IV, Fondi rezerve, Dosje pa numër për shtetasin Ali Oseku, prej 9 faqesh që mban disa dëshmi të rrethit të kolegëve të tij të cilat kryqëzohen me mendimet e ish-Ministrit të Kulturës dhe Artit, Fadil Paçramit, i cili sipas dëshmitarëve e vlerësonte lart artin e Ali Osekut.

Po në arkivën e AIDSSH, për Ali Osekun, gjenden edhe disa fletë nga Dosja, Problemi centralizuar- KUBISTET, me nr. 1079,(457 fletë, çelur në 4.10. 1973), në të cilën fillon survejimi dhe përndjekja e “ lidhjeve të elementëve anti- parti Fadil Paçrami e Todi Lubonja me : Skënder, Enver Paçrami, Fatos e Zana Lubonja, Llazar Lubonja, Afërdita Guri (Paçrami) Azmi Hoxha, Maksin Velo, Kudret Velça, Bujar Kapexhiu e Robert Shvarc si edhe një sërë lidhjesh të tjera që aktualisht janë në studim. Për të gjitha këto përpunime dhe lidhje të tyre u përpiluar planet e masave agjenturalo-operative të përbashkëta me qëllim zbulimin, në kohë të veprimtarinë e tyre armiqësore në drejtim të vijës politike të Partisë dhe masave të nxjerra nga Plenumit i IV-të Komitet Qendror” . Rrugës gjatë zhvillimit u fut në ndjekje edhe piktori Ali Oseku, vepra e të cilët u konsiderua kubiste.

Zhvillimet historike ku u ndërmorën masat për burgosjen e Ali Osekut dhe artistëve të tjerë ndodhen kur ngjarjet artistike që kritikuan në Plenumin IV të PPSH, ku fjalimin kryesor e mbajti Enver Hoxha, më 15 dhe 16 mars të vitit 1973. Ali Oseku u arrestua në datën 18.4.1975 me akuzën se ka zhvilluar “agjitacion dhe propagandë për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor duke kryer krimin e parashikuara nga neni 73/1 K.P.”

Në një analizë biografike të gjatë të krijuar për Ali Osekun lexon se: “Ali Oseku është bërë bartës dhe interpret i diversionit ideologjik imperialisto- revizionist në fushën e artit, të mënyrën të jetesës dhe të estetikës në veshje.

“Sipas analizës ai “përdor literaturën borgjeze që reklamonte të gjitha rrymat e ndikimet dekadente në art duke krijuar një veneracion të jashtëzakonshme për përfaqësuesit më të përmendur të modernizmit në pikturë dhe duke i propaganduar haptazi forcën artistike, koloritin dhe forcën e veprave të autorëve perëndimor.” Kështu Sigurimi merr në analizë vepra të realizuar prej tij, në 1971-1972, kur punonte ai skenograf pranë Teatrit të Operas dhe Baletit si dhe raporton mendimet, në të cilat “idealizonte lirinë që borgjezia ia njeh individit për t’u veshur sipas gustos dhe shijeve personale, për të pikturuar ashtu siç e ndjen vetë artisti dhe jo sipas parimeve të realizmit socialist që e kufizon dhe e ndrydh artistin, shkollë kjo, që sipas tij është vjetruar, që nuk e justifikoj koha dhe që do t’ia lërë vendin modernizmit.”

Në analizë thuhet se: “Pikëpamjet e tij ai i ka shprehur në veprat e tij, në dekoret dhe kostumet përgatitura prej tij për operat “Traviata”, “Cuca e Maleve”, për dramën “Orfeu zbret në ferr”, në tablonë “Triumfi i dritave”, në portrete e skica të ndryshme ku ai ka gërshetuar realizmin socialist, nga njëra anë, na rryma të ndryshme dekadente, nga ana tjetër, siç janë simbolizmi, realizmi, obstruksionizmi manjerismi. “

“Triumfi i dritave” është edhe tabloja që është paraqitur në gjyq si provë materiale, për të “provuar dekadencën” e artistit. Në gjyq Ali Oseku u akuza se është bërë “ekzekutor i ideve armiqësore të grupit të Fadil Paçranit, Todi Lubonjës, Mihallaq Luarasit e të tjerëve.”

Disa dëshmi të përdorura në gjyq thonë se :”Fadili mori në mbrojtje krijimtarinë dekadente të Ali Osekut” në rastin e tablosë “Elektrifikimi” një tabllo tipike formaliste ku tema shartohej në mënyrë më bajate me teknikën e pikturimit të kubizmit, një nga rrymat me reaksionare të artit të sotëm dekadent, perëndimor.”
Në gjyq u përdor edhe një relacionin i Teatrit Popullor ku thuhet. “…. Shfaqje të huaja pati në skemat dhe kostumet sidomos të shfaqjet “Viti 1961” dhe “Orfeu zbret në ferr”. Këto shfaqje u cilësuan “ekstravagante, me lojë snobiste në format gjeometrike, ngarkesa dhe pjerrësia e podiumeve, efekte të huaja me lojën e dritave etj. si kopje të shëmtuara të festivalit si ai i San Remos”.

Ali Oseku është një emër i rëndësishëm i asaj kohe, “armik i popullit” po aq sa Velo, Gjergo, Pervizi, Jani, Tushi, Tuçi, Puka, Paço, Tasi, Shima, Hila, Basha e artistëve të tjerë që vuajtën në kurriz të jetës dhe veprës së tyre, talentin dhe lirinë e tyre artistike. Pas daljes nga burgu (1979), punoi si punëtor krahu pa të drejtë të ekspozimit deri në vitin ’91, kur iu kthye krijimtarisë duke qenë kurator në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe më pas pedagog e shef katedre në Akademinë e Arteve të Bukura. Nga viti 1998 deri në vitin 2014, u bë Profesor i Asociuar dhe Përgjegjës i Departamentit të Grafikës në “Akademia e Arteve të Bukura”, Tiranë. Në vitin 2014 e në vazhdim, piktor në krijimtarinë e lirë. Ekspozita e tij e fundit, ne 2023 titullohej: “E gjithë drita që nuk mund të shohim.”bw

Më 2 prill 1934 lindi aktorja e shquar Margarita Xhepa

 

Margarita Xhepa (2 prill 1934) është një aktore shqiptare. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Jeta

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia

Në kërkim të kujt (2011), serial
Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008) – Beti
I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit
Mirupafshim (1997)
E diela e fundit (1993)
Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina
Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës
Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit
Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës
Misioni përtej detit (1988) – Kristulla
Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta
Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës
Gabimi (1986) – Mësuesja
Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit
Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos
Apasionata (1983) – Nëna e Arturit
Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit
Shokët (1982) – Nëna e Gencit
Dita e parë e emërimit (1981) – Drita
Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit
Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës
Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit
Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari
Dimri i fundit (1976) – Shano
Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja
Tokë e përgjakur (1976) – Sandra
Gjurma (1970) – Violeta
Vitet e para (1966) – Zyraka

(Wikipedia)

MILTO VAKO – FIGURË E SHQUAR E ARTIT MIZIKORE 30 mars 1930 – 10 nëntor 2020- Nga Prof. Zef Çoba, Dirigjent, Kompozitor

Deri para disa vitesh aktiv dhe energjik si gjithnjë, megjithëse ishte në moshen 87 vjeçare, vinte i ftuar në Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Arteve në Tiranë, për të zhvilluar leksione për artin e këndimit koral dhe të dirizhimit koral. Elegant e me një komunikim të zhdërvjelltë me të gjithë brezat, gëzonte aftësi për të krijuar një dialog të dashur e të këndëshëm me studentë e pedagogë. E këtë dashuri ato ia kthenin me respekt e mirënjohje, me urimin e përzemërt: paçi shëndet, jetë të gjatë e të lumtur profesor Milto.
Një jetë i lidhur me muzikën, që fëmijë kur kushtet nuk ishin për të mësuar artin në shkolla të profilizuara. Ndoshta është rasti të hamendësojmë pyetjen: shkoj ai tek muzika apo …? Ndoshta misteri i shprehive komunikuese muzikore të lindura në të, ia nisi këngës, e ai për ta kënduar atë, kërkoj të mësonte gjuhen e artit të tingujve.
Në qytetin e Pogradecit që është vëndlindja e tij, mori mësimet e para të muzikës. Duke ecur mirë, filloj të merrte pjesë në mandolinatën dhe fanfarën e qytetit të drejtuar nga Luigj Filaj. Talenti dhe prirjet i japin drejtimin që i përcakton përfundimisht të ardhmen, sepse vazhdon studimet në Liceun Artistik të Tiranës në vitet 1948 – 1951. Pas diplomimit, fillon punë si formulonjës muzike në Kinostudion “Shqipëria e Re” të porsa krijuar, si dhe emërohet ndihmës dirigjent i filarmonisë shqiptare.
Fati i dha mundësi që studimet e larta ti vazhdojë në Rusi në vitet 1953-1959, në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës, nën udhëheqjen e një prej figurave më të shquara të muzikës korale të kohës profesor V. G. Sokollov, periudhë kjo që brumosi e konsoludoi idealet e tija artistike. Pas mbarimit të studimeve të larta ku u diplomua shkëlqyeshëm si dirigjent kori në vitin 1959, këthehet dhe plot energji, profesionalizem, shpirt pune e përgjegjesi artistike, futet në marrdhënje me institucionet më të profilizuara të formimit e të prodhimit artistik të vëndit. Frutet e këtij bashkëpunimi dhe mbresat e debutuesve dhe të publikut, janë të pashlyeshme.
Në vitin 1959 emërohet dirigjent i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, detyrë të cilën e vazhdoi deri në vitin 1963. Është fakt i njohur që ky ansambel arriti të ndertojë me profesionalizem një art dinjitoz me fizionomi të qartë kombëtare. Padyshim një ndjenjë respekti buron për të gjithë ato që e krijuan e punuan për vendosjen e bazave të këtij institucioni të rëndësishem kombëtarë, ndërmjet të cilëve spikat edhe emri i Milto Vakos.
Po në këtë periudhë ngriti korin e Liceut Artistik “Jordan Mijsa”, duke futur përvojen e eksperiencës së edukimit vokal më të mirë botërore të quajtur “voce biacho”. Kjo gjë ngjalli shumë diskutime, sepse i binte ndesh praktikave të më marëshme dhe tabuve të kohës. Ja si shperehet pianistja e njohur prof. Nora Çashku në kujtimet e saja: “…. Kam pasur shancin të isha një nder nxënëset e Korit të Liceut në vitet ‘60. Prof. Milto Vako i sapokthyer nga studimet, me pasion, energji dhe përkushtim të lartë profesional, ngriti një kor që u kthye në një instrument me të cilin prof. Milto luante si nje mjeshtër i madh. Përfitimi profesional nga ky kor për mua ka qenë deçiziv: Për herë të parë morëm konceptet për frazën, për raportin e melodisë dhe akompaniomentit, të fuzionimit të zërave e të tjera elemente të cilat janë të dodmosdoshme për lojen instrumentale. Ndoshta magjia që transmetonte, apo mënyra e të shpjeguarit ma bëjnë shumë të afërt e të pashlyeshme atë kohë.”
Hapja e Konsrvatorit të Tiranës në vitin 1962, ishte ngjarje e rëndësishme për kulturën dhe artin në vëndin tonë. Profesor Milto jep një kontribut të çmuar si pedagog, në lëndët e dirizhimit dhe të solfezhit. Ai është autor i hartimit dhe përshtatjes së disa teksteve mësimore për degën e Dirizhimit Koral dhe Teorisë së Solfezhit.
Në vitet 1963-1969 i ngarkohet detyra e dirigjentit të Korit të Teatrit të “Operas dhe Baletit” në Tiranë, periudhë në të cilen janë vënë disa vepra kombëtare si: “Mrika” e “Skënderbeu” të Prenk Jakovës, “Heroina” të Vangjo Novës, “Vjeshta e Artë” e Tish Daisë, “Arbëria Kryezonjë” e Çesk Zadejës; vepra të zgjedhura nga literatura e kompozitorëve të njohur botërorë si “Dasma e Figaros” e Mozartit, “Madam Baterflaj” e “Bohema” të Puçinit, “Peshkatarët e perleve” e “Karmen” të Bizesë, “Rigoleto” e “Traviata” të Verdit, “Berberi i Seviljes” e Rosinit, “Paliaco” e Leoncavalo etj.
Shoku dhe kolegu prof. Rifat Teqja në vlerësim të tij është shprehur: “Milto Vako karakterizohet nga vullneti i çeliktë në mësimdhënie dhe nga pasioni për të krijuar art me cilësi të lartë, sidomos në dirigjimin koral. Talenti i tij u duk që në Konservatorin e Moskës, ca më shumë, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku punuam bashkë, unë si dirigjent simfonik e ai si dirigjent koral”.
Në vitin 1968 emërohet drejtor artistik dhe dirigjent i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, detyrë të cilën e vazhdoi deri më 1973. Nën drejtimin e Milto Vakos ansambli vazhdon të konsolidohet, jep shfaqje e premiera dhe bëhet protagonist në jetën kulturore artistike të vëndit. Zhvillon turne në disa vende të botës si Rusi, Kinë, Vietnam, Egjipt, Kore, Jugosllavi, Francë, Rumani, Itali, Suedi etj., dhe është nderuar me çmime të para në aktivitete ndërkombëtare, si ai i “Dizhonit”, në vitin 1970 në Francë.
Nga vitin 1973 deri më 1991, jeta artistike dhe karriera profesionale e Milto Vakos ndërpritet prej rregjimit totalitar, pas vendimit të pleniumit të lV të PPSH. Ndaj tij u ushtrua dhunë deri në heqjen e lirisë, e për pasojë familja vuajti konseguanca të rënda ndeshkuese.
Pas ndryshimeve politike në vitin 1991, fillon për të një jetë e shumëpritur me interresa intelektuale e artistike. I vihet punës dhe jep një kontribut me vlerë, për ringritjen e korit orthodoks të Kishës Autoqefale Shqiptare, në shërbesat muzikore fetare. Si mjeshtër e njohës i mirë i këndimit koral, ka meritë se duke u bazuar në traditat më të mira, konturon karakterin e stilit të kënduarit koral orthodoks, njëkohësisht pasuron repertorin si në funksion të ritualit kishtar liturgjik ashtu edhe koncertor. Po në vitin 1991 artistit të merituar, mjeshtrit të korit Milto Vako, i harruar nga institucionet e artit e të kulturës, i kërkohet të jetë pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës (sot Universiteti i Arteve), për të dhënë leksione në lëndët e klasës korale dhe të muzikës së dhomës. Nga viti 1993 deri në vitin 2002, emërohet drejtues i departamentit Kanto – Dirizhimit, si dhe dirigjent i Korit të Vajzave të Akademisë së Arteve, i cili pati arritje të larta artistike. Ky kor përgatiti e dha me sukses shumë koncerte brënda vëndit, si dhe mori pjesë në veprimtari e kompeticione të rëndësishme nderkombëtare në: Itali, Gjermani, Zvicër, Francë, Izrael e në vëndet e rajonit të Ballkanit, duke u nderuar me çmime të para e vlerësime të larta. Ndërkohë jep një kontribut edhe në Universitetin e Arteve të Tetovës, duke dhënë leksione.
Një aspekt tjetër i rëndësishem i aktivitetit artistik të prof. Molto Vako, është lëvrimi i mendimit krijues. I nxitur nga dëshira e mirë e pasioni për të pasuruar repertorin, në të gjitha marrëdhnjet institucionale që ka punuar, ka krijuar e perpunuar këngë e vepra korale që kanë hyrë në repertorin e
zgjedhur të koreve më të mira të vëndit, si dhe janë interpretuar nga kore e ansamble vokale të vëndeve të tjera. Në këtë repertor, vëndin kryesorë e zënë këngët e bukura të krahinave të ndryshme, në të cilat të gjitha mjetet artistike i ka përdorur mjeshtërisht e me inteligjencë, në funksion të karakteristikave stilistike të materialit burimor. Si profesionist, ka studiuar traditat e veçanta që ka populli i ynë për këngën kolektive. Ka studiuar artin e këndimit tradicional të trevave të ndryshme të vëndit, ka përpunuar e ka kompozuar me mjeshtëri krijime të vendosura bukur në instrumentin e korit.
Falë kësaj pune 10 vite më parë, pikërisht në mars të 2010-tës, në 80 vjetorin e lindjes, na dhuroi botimin “Krijimtari korale”, në faqe të parë të të cilit është vënë shënimi: “Trashëgimia korale shqiptare nën mishërimin e Milto Vakos”. Tani pas 10 vitesh, në 90 vjetorin e lindjes, kemi në dorë librin “PUNA ME KORIN” (ribotim), i cili është produkt i punës së thellë studimore të autorit, si dhe eksperiencës së gjatë artistike e pedagogjike. Ky botimm i rishikuar, është tregues i angazhimit serioz të profesor Milto Vako, për të përmbushur me tërë kuptimin e fjalës misionin e tij, me profilin e përcaktuar qartë mjeshtëror – artistik e pedagogjik si Dirigjent Kori.
I vlerësuar e i respektuar brënda dhe jashtë vëndit, është nderuar e zgjedhur anëtar në disa forume e organizata si:
– Mban titullin “Profesor”(1995)
– Anëtar i Forumit europian “Europa Cantat”;
– Anëtar i Forumit “Teho” – Maqedoni;
– Anëtar i Forumit Ballkanik për Muzikën Korale;
– „ANETAR NDERI“ i Shoqatës Miqtë e Muzikës “ROZAFA EXPRESSION”;
Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë titulli e lartë “MJESHTER I MADH” (pas vdekjes)
Këshilli drejtues i Shoqatës Kulturore Ndërkombëtare “FORUMI BALLKANIK PËR MUZIKËN KORALE” (FBMK) me rastin e përvjetorit të 90-të, në njohje të meritave të tij për krijimin e FBMK, zhvillimin e artit koral në shtetet e gadishullit të Ballkanit dhe rolit të tij për bashkimin e popujve të tyre nëpërmjet kengës, ka vendosur ta nderojë me titullin lartë:
ANËTAR NDERI I “FORUMIT BALLKANIK PËR MUZIKËN KORALE”
Kolegë e emra të nderuar të kulturës, muzikës e artit, shumë nxënës e studentë të tij sot emra të shquar, janë shprehur me konsiderata e vlerësime dinjitoze për vlerat dhe kontributin e profesor Miltos. Por në mbyllje të këtij shkrimi, po i kthehem edhe një herë konsideratave të dirigjentit të mirënjohur, Rifat Teqja (artisti i popullit): “Milton e vlerësoj për pasionin, talentin dhe zotërimin e plotë të profesionit të dirigjimit, dhe kjo është vertetuar me sukseset e shumta të tij si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Milto është përfaqësuesi më kompetent i kulturës vokale-korale në vendin tonë”.

Dokumentar mbi fotografin e Holokaustit, Roman Vishniac

VOA

Dokumentari i ri “Vishniac” tregon historinë e fotografit hebre të shekullit të 20-të, Roman Vishniac, i cili lindi në Rusi, shpëtoi nga Holokausti dhe punoi si fotograf në Amerikë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Nelson, fotografitë e tij të mirënjohura më vonë ndihmuan në informimin e regjisorëve të filmit “Lista Schindler”, i cili rrëfen një histori të shpëtimit të hebrenjve nga Holokausti.

“Më kujtohet se si shumë nga fotot e tij u përpunuan në dhomën e errët. Më kujtohet edhe sa pranë më mbante babai im. Unë e pyesja për njerëzit në foto dhe ai më thoshte: “Këta janë njerëzit tanë”.

Historia e fotografit hebre Roman Vishniac rrëfehet nga vajza e tij Mara Kohn Vishniac. Disa nga mijëra fotografitë që ai realizoi, shfaqen për herë të parë në këtë dokumentar të quajtur thjesht “Vishniac”.

Roman Vishniac lindi në një familje hebreje në Rusinë cariste në vitin 1897. Nga viti 1935 deri në 1938 ai udhëtoi nëpër Evropën Lindore dhe Qendrore duke fotografuar komunitetet hebreje, pa e ditur që së shpejti ato do të zhdukeshin.

Fotografitë e zotit Vishniac u bënë dokumentacioni i fundit i jetës së përditshme në komunitetet hebraike përpara Holokaustit.

Regjisorja Laura Bialis foli me vajzën e fotografit Vishniac, Mara dhe regjistroi historitë e saj përpara se ajo të vdiste në vitin 2018.

“Ai shkoi në të gjitha vendet ku po ndodhin gjëra të ndryshme. Ai ishte në Moskë gjatë revolucionit, më pas iku nga Moska dhe shkoi në Berlin në vitet 1920. Ai ishte në Republikën e Vajmarit gjatë kohës kur nazistët morën pushtetin në Gjermani. Pak më vonë ndodhi “Kristallnacht”, dhe ai ishte në Berlin gjatë kësaj ngjarje. Pastaj ai shkoi në Francë, ku fotografoi njerëzit në ‘Kindertransport’”, thotë ajo.

Dokumentari shpjegon se si fotografi Vishniac përjetoi fillimin e Holokaustit në Evropë dhe arriti të shmangte dërgimin në një kamp përqëndrimi.

Në dhjetor të vitit 1940, ai dhe familja e tij udhëtuan nga Lisbona për në Shtetet e Bashkuara, ku ai dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e fotografisë.

Kinematografi polak Janusz Kaminski shumë skena të filmit “Lista Schindler” të regjisorit Steven Spielberg, i filmoi duke u bazuar në fotografitë e zotit Vishniac, sepse ato pasqyronin jetën e përditshme hebreje që ishte e vështirë ta gjeje diku tjetër.

Producentja e dokumentarit dhe motra e regjisorit Steven Spielberg, Nancy Spielberg, thotë se mesazhi është i qartë: nëse njerëzimi nuk mëson nga historia e tij, ne mund të përballemi me një përsëritje të saj.

“Mendoj se fotografitë e zotit Vishniac janë një mesazh për të gjithë. Ne jemi një shoqëri, që duhet të shohim një ngjarje, jo të lexojmë mbi atë. Ne kemi nevojë për prova, të gjithë duan prova! Pra, kjo është provë e përhapjes së pakontrolluar të veprimeve çnjerëzore. Ndoshta kjo do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, ndoshta do të ndihmojë në krijimin e njëfarë tolerance, ndoshta do të rikthejë civilizimin në botën e qytetëruar”, thotë ajo.

Dokumentarët si ky mund të ndryshojnë mendje dhe të ndihmojnë njerëzit në kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme historike, të cilat me kalimin e viteve po bëhen gjithnjë e më të largëta. “Vishniac” do të shfaqet në kinema të caktuara në mbarë Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë këtij viti.

Nuk mbaj mend sa kisha pa shkuar tek Turbina- Nga Rudina Lohja Kurti

Nuk mbaj mend sa kisha pa shkuar tek Turbina për të parë dramë, komedi a diçka të tillë…Nuk më linte dhimbja për teatrin e vjetër…si e kafshuan dhe e shqyen fadromat dhe si nuk e lanë të paktën muze!?
Ne njerëzit e rëndomtë dhe pa mend,kur kërkojmë të heqim të vjetrat nga shtëpia apo nga një institucion i hedhim për në Sharrë,por bota me mend i pastron dhe krijon këndin figurativ të kujtesës.Ne,d.m.th.ata që udhëheqin herë pas here këtë vend, fadromën e kanë mjet pasurimi dhe shkatrrimi.E duan fort si një femër të bukur edhe pse hedh vetëm krahë shkatrrimi.
Këtu tek ne gjithë vilave ia hoqën eshtrat,
kur shteti duhej t’i ruante më shumë se sytë.
Por,tani le të shkëputem nga nervat.
Të shkojmë tek Turbina ,ku gati për dy orë harrova se ku isha .Që në hyrje djathtas meje lëshonte dritë të mekur dhe skenografia e Mjeshtrit të Vërtetë Bashkim Zahaj .
Një vilë nga ata që iu zhdukën Tiranës,iu shkulën historisë së një vendi,por jo skenografisë së t’pafundmit Zahaj .Aty ishin ruajtur me kujdesin e përkorë të artistit gjithë stilet arkitekturore që mban skena.
Dy herë në jetën time pata dëshirë të qëndroja përfundimisht për të jetuar.
Atëherë ,kur isha 7 vjeç në Radio Shkodra dhe tani 72 vjeç tek Turbina,tek vila ku jetonte një nga të moshuarit Ahmet Basha, i përkryer si kurrë ndonjëherë në rolin e tij ,dhe si pronar, dhe si gjykatës në pension.Ai ,në atë vilë të bukur e të lakmueshme mblidhte shokët e të njejtit ideal….atij të ndëshkimit ndaj të pafajshmëve dhe të fajshmëve.
Një trup gjykues ku si për inerci Viktor Zhusti tashmë një dramaturg i vërtetë ndërtoi veprën e tij mrekullisht.
….Një biznesmen shqiptar që i ishtë larguar atdheut e që i rikthehet atij për të bujtur,për t’u fshehur e për t’u var në litar tek vilat e gjykatësve,por këtë radhë tek vila, e skenografit më të mirë ,Zahaj.
Mbrëmë mora kënaqësi vepre dhe lojës në perfeksion që merrte zhvillim nga sekonda në sekondë.
Më besoni… gjithçka më krijoj emocion dhe pse herë të tjera vetë disa aktorë më kishin hequr dëshirën pë t’i ndjekur,sepse nuk kishin kuptuar rolet,dramën, vetë autorin,psikën e tij dhe vendin ku ishte vendosur ngjarja.Këtë herë krejt ndryshe.

Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka rrëfen punën e tij në Mariupolin e rrethuar

VOA/Ilirian Agolli

Filmi “20 ditë në Mariupol” i gazetarit Mstyslav Chernov, i cili ka fituar çmimin Oscar si dokumentari më i mirë, u shfaq në Tiranë mbrëmjen e kaluar.

Ai tregon pasojat e sulmit rus mbi Mariupolin e rrethuar; fëmijë të vrarë, bombardimin e maternitetit dhe i banesave, si dhe varret masive.

Pamjet u regjistruan nga të vetmit gazetarë ndërkombëtarë të mbetur në qytet: një ekip ukrainas i agjencisë AP, pjesë e të cilit ishte edhe fotografi Evgeniy Maloletka.

Filmi “20 ditë në Mariupol”, i prodhuar nga AP dhe PBS Frontline, tregon se si gazetari ukrainas Mstyslav Chernov dhe kolegët e tij rrezikuan jetët e tyre për të dokumentuar rrethimin e Mariupolit nga forcat ruse dhe mizoritë e tyre ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Gazetarët ishin të rrezikuar nga bombardimet e avionëve dhe tankeve, si dhe nga ushtria ruse, që po i kërkonte ata, bazuar në një listë ku ishin edhe emrat e tyre, të inatosur pse dikush po raportonte nga brenda zonës, duke mbushur botën me pamjet e bombardimeve dhe vrasjeve të civilëve, ndërsa qyteti besohej se ishte zbrazur nga njerëzit e mediave.

Në shfaqjen e parë të filmit në Tiranë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, organizuar nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Ballkanit Perëndimor, ishte edhe fotografi Evgeniy Maloletka, njëri prej anëtarëve të atij ekipi.


Ai tregoi për Zërin e Amerikës disa nga vështirësitë e atyre 20 ditëve në Mariupolin e rrethuar.

“Tanket ruse dolën në qytet. Ishte hera e parë që u shfaq shenja Z mbi to, si një shenjë lufte. Ata hapën zjarr mbi pallatet e banuara, dhe një goditje, pastaj e dyta. Këtu shihet shpërthimi në katin e gjashtë të pallatit. Goditja e dytë vrau dy njerëz në ndërtesë dhe ne e provuam këtë bashkë me fqinjët dhe njerëz të tjerë, që nxorën trupat nga apartamentet”, thotë Evgeniy për Zërin e Amerikës.

Falë punës së këtij grupi gazetarësh të luftës, historia e Mariupolit është futur dhe vazhdon të përmendet në shumë ekspozita, në libra dhe në filma.

Evgeniy ka lindur në Berdiansk afër Mariupolit, prej nga familjarët e tij janë larguar tashmë si refugjatë, gjë që ia lehtësoi disi punën.

Ai thotë se nuk ishte e lehtë të gjendeshe atje nën bomba, por përvoja nga pasqyrimi i luftërave të mëparshme e ndihmoi si të vepronte në terren.

“Ne pasqyrojmë luftërat qysh nga viti 2014. Deri atëherë ne nuk ishim korrespondentë lufte, por fotografë shtypi dhe gazetarë. Por kur Rusia pushtoi Krimenë dhe pastaj pushtoi Donbasin, të gjithë ne u përfshimë si automatikisht në pasqyrimin e procesit të luftës. Kështu u bëmë gazetarë lufte, fotografë lufte në terren. Në këto luftëra kemi humbur edhe shumë kolegë. Por për ne është detyra më e rëndësishme që të tregojmë të vërtetën, me fakte, të shmangim propagandën dhe lajmet e rreme”, thotë Evgeniy për Zërin e Amerikës.

Ky grup gazetarësh përjetuan bashkë me qytetarët bombardimet nëpër shtëpi, bodrume dhe spitale, ndërsa filmonin vazhdimisht të plagosurit, të vrarët, maternitetin që bombardohej dhe mjekët që ndihmonin në çdo drejtim, ndërsa në qytet u ndërprenë qëllimisht uji, ushqimi, interneti, për të mos lejuar raportimet e gazetarëve dhe komunikimin mes njerëzve.

Filmi është nderuar këtë vit me çmimin e Akademisë OSCAR si dokumentari më i mirë, ndërsa ka fituar edhe çmime të tjera në të paktën 7 festivale ndërkombëtare.

“Të gjithë këto çmime ndihmojnë për t’u treguar njerëzve se duhet të bëjnë drejtësi për njerëzit që u vranë, dhe se zërat e njerëzve që kanë mbijetuar duhen dëgjuar në gjithë botën. Sa më shumë njerëz duhet të shohin dhe të kuptojnë se çfarë ndodhi në Mariupol në atë kohë”, thotë Evgeniy.

Ukraina po i reziston Rusisë, duke bërë luftën e saj të mbijetesës. Lufta është e vështirë edhe kur shikohet në lajme nga njerëzit, thotë fotografi i luftës, por pakrahasimisht tejet e vështirë është atje në Ukrainë kur njerëzit humbin shokët, familjarët, dhe kur duhet të qëndrosh çdo ditë përballë sulmit rus.

(Video) Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Faleminderit Gjergj Sulioti: Bashkohuni në përjetësi për Serenatën më të bukur Korçare

Me embelsine e Serenates Korçare te kenduar me dashuri nga dy artiste te medhej qe ndoshta nuk ishin te nje brezi por i lidhnin shume gjera te perbashketa mbi te gjitha zemrat bujare dhe miqesi e paster.

Gjergji i kerkoi babit te shkruante mbi Serenaten Korçare dhe ta kendonin te dy .

Sot qe po e degjoj kete kenge , syte me lot për ndarjen e kolegut por dhe lot mallengjimi te nje kohe qe nuk kthehet kurre, koha e artisteve fisnike qe tingujt e tyre na benin te enderronim per nje jete me te mire .

Faleminderit Gjergj Sulioti .

Tashme ne perjetesi bashkohuni per Serenaten me te bukur Korçare .


Send this to a friend