VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një ditë pas takimit me ambasadorin e OSBE-së, Voltana Ademi e vendosur të mos lirojë zyrën për Valdrin Pjetrin

By | August 7, 2019

Komentet

Historia, shtetformimi, kultura, jurisprudenca e Kombit tonë flasin gegnisht – Nga Azgan Haklaj

identiteti

Replikë e detyruar me shqipfolësit që e fyejnë veriun shqiptar nga kompleksi i inferioritetit

Kam qenë e jam gjithmonë i mendimit se jemi pak për tu përçarë e bëheni shumë nëse bashkohemi rreth vlerave aq të çmuara të historisë, kulturës, të drejtës zakonore e modelit të shtetformimit që na kanë lanë që nga lashtësia e deri tek shekulli i XX-të korifejtë e Kombit tonë.
Përçarjet e aq më tepër ngritja në sistem ideologjik të denigrimit të pjesës më të madhe, më vitale, e më të rendësishme të kombit siç është veriu shqiptar, apo gegët siç i njeh historia është krimi më i shëmtuar i diktaturës komuniste, e cila në shkallë me të lartë se të gjithë pushtuesit që kanë kaluar në shekuj nëpër trojet shqiptare e adaptuan parullën “përça e sundo”!
Po kush janë në të vertetë gegët apo malokët të cilët i bezdisin kaq shumë politikanët mercenarë të vënë në sherbim të UDB-së, asfalisë, sherbimit të fshehtë rus e ideologjisë panortodokse e neootomane.
Toskët e jugut dhe gegët e veriut kanë kufij ndarës lumin Shkumbin, gegë pra janë edhe durrsakët, tiranasit e elbasanasit.
Treva Shqipëria e mesme është emëruar me djallëzi nga diktatura hoxhiste shteti i së cilës pengoj lëvizjen edhe të veriorëve ashtu si të jugorëve drejt saj ku jetojnë gjysma e popullsisë së shtetit shqiptar dhe ku realizohet 70% e prodhimit të përgjithshëm bruto, apo GDP- së..
Gegnia si territor e popullsi përbën 70% të asaj që quhet Shqipëria etnike.
Tani duhet të analizojmë në dritën e historisë se çfarë kanë bërë nga lashtësia e deri sot për të ardhmen e tyre gegët, mbretërit, princërit e personalitetet që kanë dalë nga gjiri i tyre.
Në lashtësi gegët krijuan dy mbretëri të fuqishme atë të dardanëve dhe ilirëve me Agronin dhe Teutën.
Mbreteresha Teutë, e cila zotëronte flotën ushtarake më të fortë të Mesdheut dhe një ushtri të madhe e të disiplinuar u shtri praktikisht në kufijtë e një perandorie përgjatë bregdetit të viseve të brendshme nga Dalmacia e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug.
Në mesjetën e hershme princërit arbërorë Progoni me të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin krijuan shtetin e parë nacional që njeh historia jonë.
Dinastia e fuqishme e Balshajve në kohën e princit Gjergji i Dytë Balshaj shtrihej në një territor prej 100000 km katrorë, mbi tre herë më të madh se Shqipëria e sotme Londineze.
Dukagjinët u fuqizuan aq shumë sa e lanë kryeqytetin Ulpianën me 30000 banorë sipas Barletit, e zotërimet e tyre përfshinin një territor të gjërë nga Kosova (Dardania) e deri në Lezhë.
Një gegë tjetër Gjergj Kastrioti krijoj Besëlidhjen apo konfederatën e princërve arbërorë, Shtetin e Përqendruar Arbërorë me një fuqi të tillë ekonomike dhe ushtarake sa për 25 vjet u theu brinjët superfuqisë tokësore me të madhe të kohës Perandorisë Otomane e asaj detare Venedikut në një betejë të vetme duke e detyruar ti paguante për gjithë jetën një shumë prej 1400 monedhash ari në vit.
Ky kolos që gjithë Europa u përul para madhështisë së tij ishte veç të tjerash një ikonë e iluminizmit e humanizmit, i cili para 600 vitesh e hoqi denimin me vdekje për nënshtetasit e tij.
Rilindasi europian Pjetër Bogdani udhëheqësi i kryengritjes së vitit 1689 kundër perandorisë Otomane është gegë sigurisht.
Dinastia e Bushatllinjëve nga Shkodra e Gegënisë ishte për disa dekada tmerri i kanibalëve ortodoksë pansllavë malazezo- rusë, e këtu do të veçoja “Buallin” Kara Mahmud Pashën, i cili i zënë në pusi u martirizua duke ia prerë kokën dhe mbeti simboli i dinastisë famëmadhe, e cila është eklipsuar me dashje në historiografinë komuniste për shkak të lidhjes organike të diktaturës më ortodoksizmin.
Ti hedhin një veshtrim të shkurtër tani juridiksionit, të drejtës zakonore, kulturës dhe artit.
Qytetet e Gegënisë Drishti e Shkodra qysh në shekullin e 15- të kishin statutet e tyre, një korpus juridik i denjë për çdo popull të civilizuar të Europës, ndërkohë që hapsira e madhe malore qeverisej nga Kanuni i Lek Dukagjinit, Kushtetuta e Parë e Europës.
Nga Gegnia janë disa nga personalitetet me të mëdha të historisë si Diokleciani simboli administrativ i Perandorisë Romake, Kostandini i Madh, i cili çertifikoj krishtërimin si fe zyrtate me Ediktin e Milanos në vitin 313 pas Krishtit, Justiniani kodifikuesi i të Drejtës Romake, Moisiu Ynë Gjergj Kastrioti e Shenjtorja Nënë Terezja.
A mund të na thonë randokopët shkurtabiqë, trutharë, barkfryrë e kokëgdhe se ç’do të ishte Gjuha Shqipe pa Buzukun, Bardhin e Bogdanin, historia pa Barletin, letërsia pa Fishtën, Mjedën, Koliqin e Camajn?!!
Ç’do të ishte Muzika pa Zadenë, Preng Jakovën e Femi Ibrahimin, etnomuzikologjia pa “Nderin e Kombit” Ramadan Sokolin, kënga pa Vaçe Zelën e Nexhmie Pagarushën, fotografia pa Marubët e famshëm, vallja pa Besim Zekthin e Liljana Cingun, për të kaluar tek teatri e kinematografia ku artistët gegë janë ikonat e saj?!!
Në trojet e Gegënisë janë zhvilluar të gjitha kuvendet kombëtare që kanë vendosur fatet e Atdheut që nga Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi i Arbërit, Kuvendi i Kuçit, Konfederata lirike, Lidhja e Prizrenit, Besëlidhja e Pejës, Konferenca e Pezës, Marrveshja e Mukjes, Konferenca e Bujanit.
“Historiani” Mustafa Nano kur analizon toskët dhe gegët bërtet fort:
“Eureka”!
“Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”
Para se të ndalemi tek shteti që ndërtuan toskët për 45 vjet i themi Nanos, Lubonjes e analistëve të tjerë deri tek pushtetarët e sektit të rilindjes që kanë në zhargoninë e tyre të pavërteta të mëdha të tërheqim menjëherë etiketimet, shpellarë, malokë, çeçenë ndaj gegëve.
Sa për kombin, ai është i bërë, por sot imperativ historik panshqiptar është Shteti Komb, të cilin për hir të së vertetës nuk mund ta bëjnë toskët z Mustafa Nano.
Kthejeni kryet pas në të kaluarën e afërt e shikoni çfarë shteti ndërtuan toskët.
Junta e Hoxhës, Shehut dhe Kapos e divani me gjithë sadrazemët e këtij regjimi kriminal të pashembullt në historinë mijëvjeçare të Shqipërisë ishte 99% toskë, ashtu si elita ushtarake, Ministria e Brendshme e sigurimi i shtetit, institucionet kulturore e shkencore dhe sherbimi diplomatik.
Po ta kishin ndërtuar gegët këtë fare diktature kanibaleske që ndërtoj junta e toskërisë, apo modelin neodiktatorial që ka ndërtuar toska i gjatë Zhupani Edi Rama, gegët do të ishin anatemuar për 1000 vjet dhe ata që sipas Nanos bëjnë shtet do të kërkonin gjygj historik ndaj tyre.
Gegët nuk e ngatërrojnë kastën kriminale të diktaturës hoxhiste as bandën e “Rilindjes” se Ramës me popullin e vëllezërit e Labërisë e Toskërisë.
Bolli më me ndarje e përçarje si në kohën iliro – epiriote.
Korifeu i letrave shqipe Ndre Mjeda e ka paraparë një shekull më parë rrezikun e përçarjes kombëtare nga armiqtë e jashtëm e shqipfolësit e vënë në sherbim të tyre.
“Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime
Ndër k’ta vllazën shoq më shoq
Kush e ndan me fjalë e shkrime
Çka natyra vetë përpoq”
Gegë e toskë, Malësi jallia
Janë një komb me u da s’duron
Fund e majë një është Shqipëria
E një gjuhë t’gjithë na bashkon”
Identiteti ynë është iliro- dardano- arbërorë, pasardhës të pellazgëve.
Jemi shqiptarë të pandarë.
Gegët në ballë e toskët e labët në krah të tyre do ta bëjnë Shtetin Komb, për inat të armiqëve të Atdheut e kelyshëve që lehin në akord me ta për të penguar finalizimin e endrrës panshqiptare.
Bashkimi kombëtar e shteti komb i shqiptarëve është i pandalshëm.
E ka bekuar vetë Zoti.
S’ka forcë nëntokësore as mbitokësore që mund ta ndalojë.

Ayatollah Khamenei dhe Sulltan Rama mbajnë peng demokracinë shqiptare – Nga Azgan Haklaj

 

Rezistencë për ekzistencë

Mbaroi teatri politik në Partinë Demokratike

Nuk mbulohet dielli me shoshë

Pas përfundimit të seleksionimit, skualifikimit, të kanditaturave si në Big Brother nga mubashët blu dhe kontestimit nga baza e Partisë Demokratike në mënyrë dermuese të “përzgjedhurve” të imponuar sidomos të atyre që e mbanin veten për lidership dhe përpjekjeve të stërmundimshme e grotekse për ta mbuluar këtë kataklizmë politike duke urdhëruar strukturat që të terhiqen nga kjo farsë politike dhe shpallja e rezultatateve qesharake si psh në Qarkun e Tiranës ku nga 140 kandidatë u eleminua vetëm 1 të kujton kohën e diktatorit Enver Hoxha dhe votimin 99.99%, por pavarësisht ketij aktrimi të sforcuar mediatik nuk mbulohet dielli me shoshë.
Natyrshëm lind pyetja?!
Kur baza e partisë të konteson kaq masivisht po populli nesër?!
Humbja e identitetit të partisë misionare të Kombit Shqiptar të Partisë Demokratike me slloganet utilitare “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” apo “me ne ftojnë të gjithë”, apo apo ai me absurdi “edhe njëherë votoni për Doktorin”.
Zevendësimi i idealistëve, i qëndrestarëve që sakrifikuan fort e bënë rezistencë për ekzistencë gjatë tre dekadave me inkuiziorët e gestapos rozë, të diktaturës dhe neodiktaturës, me ikanakët që udhëtuan si Megelani nëpër botë, me puthadorët e kundërshtarëve të përdorur si kontraceptivë nga Sulltan Rama që u kthyen tani pasi e nuhatën prag pushtetin është panorama me e dhimbshme e këtyre viteve të vështira në shtëpinë e lirisë të cilën Erion Velia merr guximin ta quaj “Big Brother”.
Demokratë e demokrate të Shqipërisë:
Unë personalish bëj përgjegjes për këtë situatë z Sali Berisha, i cili është kthyer shembëlltyrë e shëmtuar e Ayatollah Khameneit.
Doktor, po ju drejtohem edhe njëherë publikisht pas tre dekadash nga kur ju morët timonin e Partisë Demokratike, partisë së parë antikomuniste në historinë e Shqipërisë, e që në fakt nuk rezultoj ashtu!
Ishte levizja historike e dhjetorit 90- të, e studentëve idealistë (e jo e atyre që genjejnë tash 30- vite duke veshur padrejtësisht mantelin e saj), e cila gjeti përkrahjen e fuqishme nga qytetarët e punëtorët, të përsekutuarve të regjimit komunist e populli shqiptar, nga SHBA- ja e Europa demokratike, një lëvizje e cila në fillim kishte karakter thjesht ekonomik e social që u shnderrua shpejt në lëvizje politike për demokraci e pluripartitizëm.
Kjo lëvizje ua mundësoj ju dhe shumë kolegëve si ju të merrnit në dorë frenat e saj e të rreshtoheshit në një front të ri këtë herë ballë për ballë partisë shtet e regjimit të saj diktatorial të cilit ju i kishit sherbyer me devotshmëri e kishit njohur vetëm privilegje.
Shtrohet pyetja, a ishte kjo një ndarje e sinqertë me të kaluarën, e për më tepër një përpjekje e vendosur për të çmontuar në çdo hallkë të tij pushtetin e ideologjinë e sistemit kriminal e për ti hapur me në fund rrugën demokracisë, shtetit të së drejtës, mirëqenies ekonomike e progresit në vendin me të vuajtur, më të varfer e të shtypur në kontinentit tonë??!!
Demokracia e sotme si një sistem politik i kombeve të civilizuara të botës euroatlantike është e iluminuar nga filozofët e shquar francezë, anglezë e gjermanë të shekujve 17- 18- 19 dhe nga parimet e ideologjisë kristiane në themel të të cilave qëndron individi, të drejtat, liritë dhe dinjiteti i tij.
Demokracia del kështu në fund të fundit një sistem rregullosh e ligjesh kundër absolutizmit, tiranisë, oligarkëve e kastave të cilat duan një sundimtarë të përjetëshëm!
Qëndrimi ndaj krimeve të diktaturave nacional fashiste e komuniste e denimi i krimeve të tyre ishte alfa dhe omega e demokracive europiane pas Luftës së Dytë Botërore dhe atyre të Europës Lindore e saj Juglindore të pas viteve 90- të.
Asnjë sistem demokratik nuk mund të jetë i shëndetshëm dhe i sigurtë në rrugën e tij pa denuar me vendosmëri e ligj krimet e diktaturave dhe pa e realizuar dekomunistizimin.
A i bini mohit djallit?!
Kjo është pyetja që të drejtojnë në kisha e katedrale priftërinjtë përpara se të japin dokumentin e pagëzimit.
Ju zoti Berisha, akoma pa marrë frerët e pushtetit përmes parullës” bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” bëtë dashur apo padashur pakt me djallin duke i barazuar xhelatin me viktimën.
Është njësoj si të mbyllësh në një kafaz ujkun me qengjin, e tu thuash të dy jeni fajtor.
Zoti Berisha!
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira” thotë një fjalë e urtë popullore”.
Duke e hedhur prapa krahëve modestinë jam i detyruar të ju kujtoj se në momentet me të vështira për ju në vitin 1997- kur Shqipëria digjej flakë e shumë njerëz, madje edhe ish kolegu juaj, pedagogu i mjeksisë, i ndjeri Zabit Brokaj kërkonin kokën tënde së unë së bashku me Sali Lushën, Mustaf Tahirajn, (vëllain e deshmorit, komisarit Adem Tahirajt rënë në krye të detyrës) e disa demokratë të tjerë qëndrestarë kemi dalë e të kemi pritur 15 km larg Qytetit të Bajram Currit, në guroren e Fierzës dhe të ofruam sigurinë tënde fizike, kur shteti se bënte dot e ministri i brendshëm i asaj kohe Belul Çelo të bënte thirrje të kthehesh në rrugë.
Pas mitingut elektoral të tensionuar së bashku me ish pushtetarët lokal, përfaqësues të PD të kam percjellur shendoshë e mirë për kryeqytet duke shmangur përplasjet e dhunshme.
Të njëjtën gjë kam bërë edhe në vitet 2009 dhe në vitin 2013 duke të pritur me qindra artistë në sheshet e qytetit të Bajram Currit të cilët kishin ardhur në Sofrën Dardane.
Të prita me qindra artistë dhe mijëra qytetarë duke ju bërë thirrje qytetarëve të Malsisë së Gjakovës të votonin Partinë Demokratike megjithëse mi kishe rënë dy herë vizë emrit dhe mbiemrit tim, por duke mbrojtur kauzën për të cilën kisha sakrifikuar pa asnjë hatërmbetje.
I kishe rënë vize emrit tim, ish deputetit që ishte votuar në mënyrë plebishitare ndonëse ndodhj në qeli dhe doli deputet me pranga në duar.
E kështu veprove në të gjitha ciklet zgjedhore në vijimësi të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie e për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Hakmarrja juaj arriti deri aty sa sehitët e besnikët tuaj pas ardhjen në pushtet e larguan edhe bashkëshorten time nga puna.
Ju dhe emisarët tuaj u sulët ndaj kujtdo që mbante mbiemrin Haklaj pa dallim bindjesh politike për ti fshirë si Shurdhahun apo burbonët nga faqja e dheut por nuk ia arritët.
I deshpëruar e i trishtuar nga deshtimi që nuk i shuajte si farë.
Në panik të madh zbrazët këtë ditë gjithë mllefin dhe urrejtjen patologjike të akumuluar ndaj familjeve e fiseve të Malësisë së Gjakovës ( Tropojës) e u munduat të ndezni përsëri konflikitin.
Doktor, nuk besoj se ka shqiptar që është ndier mirë pavarësisht bindjeve politike kur dëgjoj ligjeratën tuaj në emisionin opinion në televizionin Klan:
“Azemin e vrau shteti, Haklajt i vrau shteti në kombinim, bashkëpunim me familjet e viktimave”, pra duke i shitur lirë edhe këto të fundit.
Ish Presidenti i Shqipërisë, ish Kryeministri i saj deshmoj publikisht se shteti shqiptar ka ushqyer e bërë vetëgjygjësi duke bashkëpunuar herë me njërën palë e herë me tjetrën, pra publikisht deshmove se ke dijeni për ngjarjet.
Ku ishte shteti juaj z Berisha që nuk zbardhi Dosjen Tropoja dhe vrasjen e shekullit të Azem Hajdarit, megjithëse kishit premtuar publikisht disa herë?!
Ku është shteti i sotëm?
A të dëgjoj Sulltan Rama?
Ku janë organet ligjzbatuese?
Por po kthehem edhe njëherë tek hakmarrje juaj politike ndaj meje në parti!
Edhe pse ju jeni hakmarrë në vijimësi ndaj meje delegatët e kuvendeve kombëtare të Partisë Demokratike me zgjidhnin vazhdimisht anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Paradoksi qëndronte këtu se edhe pse isha zgjedhur në organin me të lartë të demokratëve familjarisht ishim pa punë, por në të gjitha fushatat elektorale mbeshtetëm fort Partinë Demokratike në Malësinë e Gjakovës ( Tropojë), Tiranë e kudo nëpër Shqipëri.
Nuk jam penduar aspak, por më duhet të ju kujtoj z Berisha se e mora PD- në e Tropojës të shpartalluar, inekzistente fare dhe ia dolëm ta çojmë në rezultatin 8 me 0.
E mbani mend Doktor, edhe mua me patët keshilluar si Azem Hajdarin të largohesha për disa kohë për të shpëtuar por nuk ika!
Qëndrova fort doktor, përmes plumbave, tankeve e blindave dhemb për dhemb me segmentet kriminale të shtetit.
Pagova një kosto të lartë personale e familjare, për faktin se gjithmonë në pushtet apo opozitë kam qenë ndër frymëzuesit e drejtuesit e të gjitha fushatave elektorale vendore e parlamentare në Tropojë i etiketuar nga kundërshtarët politikë si demokrat fanatikë e perkrahës i vendosur i Sali Berishës.
U përballa me disa atentate të menyrave të ndryshme deri tek tritolet duke humbur në këto beteja qëndrestarin Syl Lushaj, simbolin e fjalës së lirë Shotë Haklaj, por nuk u tërhoqa doktor, nuk ika si mbatharakët zvarranikë sherbëtorë të diktaturës që tani keni zgjedhur.
Nuk jam penduar aspak sepse gjithçka e kam bërë me ndergjegje e vullnet të lirë pa kërkuar asgjë si shpërblim.
Sot pas dy dekadash pas atyre kohërave të vështira shoh se PD e Tropojës, e Kukësit dhe e disa qarqeve të tjera për fat të keq është e përçarë por i kënaqur sepse baza e Partisë hodhi poshtë oligarkët politikë të deleguar nga qendra.
Në pranverë mbushen plot 8- të vite që ju dhatë dorëheqjen si Kryetar i PD- së së Shqipërisë Doktor, por e verteta qëndron me fakte të qarta e kokëforta se de fakto ju jeni shnderruar në një Ayatollah Khamen të PD-së dhe me qëndrimin tuaj po e lehtesoni mbajtjen e pushtetit nga Sulltan Rama.
Keni infiltruar në vite në parlament, në pushtetin lokal e strukturat e larta të PD-së njerëzit tuaj sepse synymi juaj nuk është rrezimi i Sulltanit që ka instaluar regjimin absolutist por mbajtja nën kontroll të rreptë të Partisë Demokratike sepse vazhdon të mbetet në fuqi pakti që ju keni bërë me djallin.
Doktor nëse deshironi vertet fitoren e PD-së ikni dhe shijojeni rrëzimin e Sulltan Ramës.
Degjoma këtë këshillë e mos më mbaj inat që nuk ika unë kur më thatë ju mbathja.
E ke të vështirë të ikësh Doktor por, bëje të deshmosh se e deshiron triumfin e Partisë Demokratike dhe të Kryetarit të saj Lulzim Bashës.
Beje për hatër të demokratëve të Shqipërisë Doktor!
Ik Doktor.
Këto ditë një demokrate, intelektuale qëndrestare e shquar në një status të saj shprehej:
“Edhe luanin kur mplaket e hanë hienat apo çakejtë”
Ndosha nuk e ka patur për ju Doktor.
Larg qoftë.
Allah Allah.
Amen.
Ju, ashtu si diktatori Enver Hoxha e adhuroni Robespierin.
Nëse nuk e dini fundin e këtij revolucionari që ju inspiron në politikë po jua kujtoj se Asambleja Kombëtare dhe populli i Francës e çoj në gijotinë këtë revolucionar që shembi tiranisë por u shnderrua në diktator gjakatar dhe e përgjaku në emër të lirisë popullin e tij, u bë vrasës në emër të drejtësisë e la pas qindramijëra viktima të pafajshme.
Kurse unë besoj dhe kam dishepull Washingtonin, Xhefersonin, Linkolnin, Kenedin, De Gasprin, Adenauerin, Shumanin e Havelin.
I urrej modelet si Lukashenko, Putin, Asad, Erdogan të cilët janë gati të vdesin me armë në dorë e të mos e leshojnë pushtetin.
Doktor, egoja juaj për të sunduar në prapaskenë si lideri suprem i Iranit është jo vetëm e rrezikshme por edhe qesharake, kur ta mendosh se jemi një vend në mes të Europës, anëtar i Natos e kandidat për në BE.
Kjo ego e juaja është sponsorizuar nga Sulltan Rama të cilit i shërben për ta mbajtur gjatë pushtetin.
Aleatët e Shqipërisë i kanë të gjitha mjetet, menyrat e arsenalin e nevojshëm për tu hequr spaletat ayatollahëve e sulltanëve të vetëshpallur, por e vetmja mënyrë për ta lënë pushtetin në demokraci janë zgjedhjet e lira e demokratike.
Nëse deshironi që Sulltan Rama të ikë dhe Lulzim Basha të çertifikohet si Kryeministër i Shqipërisë hape ti i pari krahun Doktor sepse vetëm kështu i hap rrugë Partisë Demokratike e opozitës së bashkuar të permbysë qeverinë kriminale të sektit të rilindjes!
Kur të ikësh ti Doktor ik edhe Gramoz Ruçi.
Filozofi i lashtë grek Heraclitus na ka lanë si postulat ligjin e unitetit dhe luftës së të kundërtave, të cilin Hegeli e ka quajtur kontraditë e ndërveprimit.
Dua të ju sjell në kujtesë se në një kongres të Partisë Demokratike kur përballë si kundërkandidat për kryetar kishit Genc Pollon patriarku i PS Dritëro Agolli bëri thirrje publike për të votuar për ju.
Pak më sipër theksova se ka 15 vite që emisarët e tu të hapur e të fshehtë me parti e pa parti e kanë bllokuar kanditaturën time.
Të njëjtën gjë bënë dhe së fundmi në Tropojë, por demokratët e kësaj treve ju treguan me votë sa ju vlen lekura kanditaturave tuaja preferenciale.
Po ju them publikisht se isha i gatshëm të sfidoja ballë për ballë këdo në në mejdanin politik, jo vetëm në Tropojë por në çdo zonë të Shqipërisë por Sulltani ynë me miratimin e kodit zgjedhor duke burgosur verdiktin e sovranit edhe 4 vite të tjera dhe parandaloj renien e sfidantëve në fushë për të mundur kakistokratet dhe oligarkët politikë.
Forca ime nuk qëndron tek pushteti, pasuria e intriga.
Janë me mijëra demokratë e demokrate nga veriu në jug, njerëz të thjeshtë, intelektualë, artistë me të cilët u rrita në protestat e betejat për demokraci.
Njerëzit e lirë e patriotë të këtij vendi janë frymëzimi dhe aseti më i çmuar që kam në jetë pas familjes time.
Edhe njëherë ju bej thirrje të ikni z Berisha, e ta lejoni PD-në dhe z Basha të vijë në pushtet.
Sulltan Rama në timon e ju në prapaskenë nuk mund të jeni zotër të përjetshëm të këtij vendi.
Koha e Ayatollahit dhe Sulltanit po perëndon.
Sovrani do ta thotë fjalën e tij.

 

Nard Ndoka mesazh Ramës: Sot është dita e shëndetit mendor, duhet të jepje shenjë shërimi, por ti qenke rëndë fare!

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar me Edi Ramën dhe vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet brenda dhe jashtë.

Ndoka i kujton Ramës se sot është dita botërore për shëndetin mendor dhe sot në vend të një urdhëri duhet të jepte një shenjë shërimi.

Por si gjithmonë me mesazhet epike Ndoka thotë se Rama ësthë rëndë fare.

 

 

STATUSI NGA NARD NDOKA

O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor!

Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë!

Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!

COVID 19, Shqipëri, maskat detyrim dhe në mjedise të hapura

Në Shqipëri, qeveria njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm edhe në mjediset e hapura, të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerime për askënd që nuk zbaton këtë urdhër, pasi vendi sipas tij nuk duhet të rrezikojë t’i rikthehet skenarit të kufizimit apo mbylljes së aktiviteteve dhe jetës ekonomike

Ndërsa viruset e tjera sezonale pritet t’i bashkohen Koronavirusit, dhe rastet e reja ashtu siç po ndodh në shumë vende të tjera, gjithashtu të jenë në rritje, autoritetet shqiptare njoftuan sot se “nga java e ardhshme, maska do të jhetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo bar, ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Zbatimi i urdhërit për mbajtjen e maskave do të mbikqyret nga policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë: “Masa ndëshkimore, do të zbatohet për të gjithë, te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ se mund t’i shmanget gjobës”

Sipas zotit Rama vendi nuk duhet të rrezikojë rikthimin te kufizimet apo mbylljen e aktiviteteve dhe vetë ekonomisë: “Ne nuk mund të presim që të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi, nivelin e ulët të valës ndëshkimore, që është e qëllimshme, dhe që për shëndetin e tyre dhe familjeve të tyre, nuk arrijnë dot të kuptojnë që ky është minimum i minimumit. Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit apo vendit nesër”.

DItët e fundit është vënë re një rritje e lehtë e rasteve si dhe e shtrimeve në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gatshëm janë dhe dy spitale të tjera, që e çojnë në 550 kapacitetin e shtretërve. Ajo shpjegoi se në rast të përkeqësimit të situatës vendi është përgatitur për të paktën tre skenarë që parashikojnë përfshirjen në trajtim të të sëmurëve dhe të spitaleve rajonale: “Në skenarin e parë do të kemi përfshirjen e 5 spitaleve rajonale, ku shtohemi me rreth 600 shtretër. Në skenarin e dytë, përfshirjen e tre spitaleve të tjera rajonale, ku shtohemi me 240 shtretër dhe në skenarin e tretë, përfshirjen e tre spitaleve dhe shtohemi me 148 shtretër. Në total do të kemi në dispozicion rreth 1600 shtretër”.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të shtruarve deri pasditen e sotme është 232 pacientë. Në total të prekurit kanë arritur në mbi 15 mijë e 200 persona, nga të cilët, mbi 5400 janë aktivë. Që nga nisja e pandemisë janë 416 viktima, nga të cilët 3 vetëm në 24 orët e fundit. zëri i amerikës

Gjendja e krijuar këtyre 30 viteve duhet të ndryshojë thellësisht, por si, nga cilët njerëz ? Nga Përparim Kabo

Gjendja qe eshte krijuar gjate ketyre 30 viteve duhet te ndryshoje,
madje thellesisht,
por si, nga cilet njerez, me cilet mjete dhe mendesi?
Ajnshtjani nenvizonte se gjendja nuk mund te ndryshoje nga ata qe e kane krijuar ate.
Shoh levizje te ethshme, zhgulm, paralajmerime, votime, kundershtime, agjerime politike te paralajmeruara,
por ajo qe me vret eshte se ne te shumten e hapsirave dhe te rasteve,
jane te pranishem te njejtet njerez me te njejten mendesi,
qe po dalin si artizanet e ndryshimit te madh…
Duket si ne ata filmat qe me qe eshte pelqyer hajde ti shtojme edhe ca seri…
se historia eshte po ajo, ngjarjet po ato dhe spektatoret te njejtet…
Duhet mendesi ndryshe dhe ate mund ta sjellin me se shumti shqiptaret nga emigracioni,
ketu balta eshte deri ne gju dhe ju duket e embel si mjalti…partise meme…

Komisioneri për Zgjerimin, Varheli: Reforma zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Zoti Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, si pjesë e vizitës, gjatë të cilës po zhvillon takime me përfaqësuesit kryesorë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varheli e nisi vizitën në Tiranë me një fjalim në parlament, ku theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe rajonit është integrimin në Bashkimin Europian.

Ai renditi një seri projektet për investime të BE-së në rajon për transportin, energjinë, duke nënvizuar se Plani i investimeve ekonomike që u miratua dje në Bruksel për rajonin do të mbështesë ecurinë e reformave në vendet e rajonit.

Më pas ai trajtoi temën e reformës zgjedhore, si pika më e ndjeshme politike së fundi në Tiranë, por që mori edhe vëmendjen e BE-së.

“Si komisioner i Zgjerimit kam mirëpritur rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për zgedhjet, e cila zbaton rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. Inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin tek këto reforma të domosdoshme të Shqipërisë, përfshirë reformat që parashikohen në marrëveshjen e 5 qershorit. Më lejoni që të jem i qartë: Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare” – tha komisioneri Varheli.

Ai shtoi se Shqipëria ka treguar vendosmëri për të përmbushur reformat në sistemin e drejtësisë dhe në fusha të tjera dhe po përmbush detyrimet para mbledhjes së parë ndërqeveritare.

“Shqipëria duhet të ruajë ritmin e këtyre përpjekjeve, të vijojë me reformat përkatëse në fushat që janë identifikuar qartë në përfundimet e marsit të këshillit të BE-së. vijimësia e këtyre reformave do të jetë shumë e rëndësishme sa i përket kuadrit negociues. Të gjitha institucionet do të duhet të punojnë me njëra tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara në rrugëtimin e saj drejt BE-së, kjo në të mirë të qytetarëve të Shqipërisë” – tha zoti Varheli.

Ai theksoi se marrëveshja e 5 qershorit ishte një arritje me rëndësi në procesin e integrimit europian dhe tani Shqipëria është në një moment kyç, kur gjendet më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

“Ne jemi tashmë në një moment kyç, kur Shqipëria është më pranë se kurrë përpara BE-së, prandaj kontributi juaj, kontributi i të gjitha forcave dhe segmenteve të shoqërisë është kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen. Le ta marrim atë tjetër për të ardhmen e Shqipërisë” – tha zoti Varheli.

Pas fjalës në parlament, zoti Varheli zhvilloi një takim me drejtues të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, ku nënvizoi rëndësinë e madhe, që ka ky proces për Shqipërinë.

Më pas ai u takua me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët me të​, komisioneri Varheli tha se BE po analizon vota e parlamentit për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor,

“Po analizojmë votën e Kuvendit për reformën zgjedhore. Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen dhe nuk bëhen më të vështira me anë të këtyre reformave, atëherë ne mund ta shohim atë projektligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet para dhe pas zgjedhjeve. Reformat e 5 qershorit ishin tejet të rëndësishme. Shpresoj që në bazë të asaj marrëveshjeje partitë të marrin pjesë në zgjedhje” – tha zoti Varheli.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi, tha gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me kryeministrin Rama, se Shqipëria ka nevojë për një reformë të besueshme zgjedhore.

“Ka ende sfida, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale. Vetingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë testi” – deklaroi ai.

Zoti Varheli foli mbi nevojën që Shqipëria të përmirësojë klimën e biznesit, dhe që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur.

“Shkollimi është elementi kyç dhe duhet bërë më shumë që brezi e ri ta qëndrojë këtu dhe të rinjtë të kthehen në rajon” – tha ai.

Gjatë vizitës në Tiranë komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varheli u takua edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sipas njoftimit të presidencës për këtë takim, presidenti Meta i bëri të ditur komisionerit se do të kthente për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

“Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit” – deklaroi presidenti Meta.

Ai siguroi zotin Varheli se “25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre, që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.

Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha.

“Shqipëria po kalon një situatë tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsioni po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Reforma zgjedhore u miratua në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit” – citoi zoti Basha pjesë nga biseda me zotin Varheli.

Ai tha se reforma zgjedhore u ndryshua dhe miratua në mënyrë të njëanshme në shkelje të Kushtetutës.

“Partia Socialiste refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale, mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit” – i tha zoti Basha komisionerit Varheli.

Një ditë më parë Komisioneri Varheli publikoi Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e Integrimit dhe në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian, duke shënuar përparim në reforma kyçe.

zëri i amerikës

Përcillet me nderime në banesën e fundit “Nderi i Kombit” Gjergj Vlashi

Gjergj Vlashi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, është përcjellë sot me nderime të mëdha nga bashkëqytetarët e tij të Durrësit, kolegë të punës dhe përfaqësues të artit e kulturës. Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi u nda nga jeta 3 ditë më parë në moshën 92 vjeçare, por sot janë zhvilluar homazhet për nder të tij në hollin e qendrës kulturore “Aleksandër Mosiu”.

Kolegë të tij që e kanë njohur nga afër dhe kanë punuar prej vitesh me të shprehen se vdekja e tij është një lajm i keq për kulturën, pasi nëpërmjet një karriere të gjatë ai ka spikatur në regjisurë, krijimtari dhe përkthime.

Që nga krijimi i estradës së Durrësit në vitin 1960, Gjergj Vlashi u caktua regjisor i saj derisa doli në pension, ndërkohë që ka punuar me shumë trupa të tjera estradash në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje Pogradec si dhe në estradën e ushtarit. Ai është mjaft i njohur si përkthyes e shkrimtar me rreth 30 libra të publikuar në letërsi origjinale dhe përkthime nga gjermanishtja, italishtja, rusishtja, portugalishte spanjisht. Është përkthyesi i parë i disa prej veprave të Franc Kafkës, si “Metamorfoza”, “Dera e gjyqit” dhe “Procesi”.

Deputetët opozitarë janë skllevër – Nga Artan Fuga

Mos bëjmë koka turku deputetët “opozitarë” që votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor!
Ata janë jeniçerë
Skllevër!
Nuk kanë faj!
Nuk është problemi i këtij Kuvendi. Ai dihej se çfarë ishte dhe si u katandis. Puna është se ai infektoi edhe Kuvendin e ardhshëm. E transmetoi gjenetikisht sëmundjen e vet.
Duhet vaksina si e Covid19 për ta dizinfektuar! Ndryshe ka mbaruar qysh tani. Kuvendin e ardhshëm e bën Kodi elektoral mbi të cilin votohet. Pra, e pjell ky Kuvend!

Listat e mbyllura as mua nuk më pëlqejnë, por si studjues kam një kënaqësi të hidhët.
Si autor i librit shoqëria piramidale, botuar nga Papirus (brenda botimit ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS, PASURISë, në Shqipërinë pastotalitare), kam agumentuar se i gjithë sistemi politik, ekonomik, kulturor, social, në Shqipëri, pas vitit 1997, është kthyer gradualisht në një shoqëri piramidale.

Eshtë lidershipi i ngushtë, maja e piramidës, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, pasuritë, të drejtat!
Të tjerët, ne qytetarët jemi skllevër. Edhe deputetët e gjoja opozitës që e votuan nuk kanë faj, edhe ata kanë qenë dhe janë skllevër! Mos u merrni me skllevërit. Ndofta ata janë më të sinqertët nga të gjithë!
Se mirë mazhoranca vulosi listat e mbyllura që caktohen nga shefi i saj, po partitë e tjera a nuk janë ndërtuar me kultin e njëshit? A doni prova?

Kush i pengon ato të organizojnë primaret e drejtpërdrejta si duhet me militantët dhe antarët e tyre, per të nxjerrë kandidatët e duhur për deputetë sipas vullnetit të bazës të partisë? Kush i pengon? Pra, t’i ndërtojnë listat e hapura vetë ato!

Ambasadat i pengojnë, apo Turgut Erdogan, apo nuk e di kush andej nga Nagrni Karabaku!!!
Aaaaaa, na krijohen çarje në partiiiii? Cfarë argumenti qesharak !!! Kështu mund të thotë edhe kryetari i mazhorancës : Më përçahet grupi parlamentar!!!
Unitet i celniktë, grusht bashkuar rreth partisë, me në krye Komitetin Qendror, dhe kryetarin në krye!

Cfarë keni me Stalinin atëhere?
Armiqtë le të plasin!
Uniteti qendron mbi demokracinë! Kjo është kultura politike sot në Shqipëri pas 30 vjet mbijetese e totalitarizmit!
E kam argumentuar, por disa nuk duan të dëgjojnë. Ecin me iluzione. Ecin me atë që të kap ndonjë gjë unë, pa pastaj poqese nuk kap, atëhere nis dhe kritikoj. Hëpërhë nuk bëj zë!
Kap ç’a të kapç në politikë!

Këta e kanë përgjegjësinë, jo ata deputetët jeniçerë që si skllevër nuk kanë fare përgjegjegjësi sepse nuk kanë lirinë e zgjedhjes. Ata janë me fisnikë sesa pjesa tjetër. Unë i kam urryer saherë i kam dëgjuar në komisione. Mjeranë! Por, sot i fal, sepse nuk dua t’i bëjë njeri kokë turku, kur koka e turpit është gjetiu!
Po pse o njerëz të mirë, dhe ju o budallenj naivë, o batakçinj mendjengushtë, vërtet mendoni se mund të ketë lista të hapura, zgjedhje demokratike, Kuvend të dalë nga populli në një vend ku cdo vendimmarrje dhe pasuri e pushtet është ndërtuar sipas kontrollit piramidal?

Kësaj i thonë që qytetarët t’i mbash katër vjet nën thundër, dhe për katër sekonda në votim t’u japësh të drejtën të prishin piramidën në parti, ekonomi, Kuvend, zgjedhje!
NJêsoj si t’i jepje Moisiut të drejtën të votonte a e donte Faraonin në Piramidë apo jo?
Faraoni vdiq, rroftë Faraoni! Kemi njëqind e ca vjet Shqipëri e mosvarme që rrutullohemi vërdallë!
Demokratët e vërtetë të mërzitur sigurisht. Por, unë dje pashë disa opozitarë që fërkonin duart! Rrofsh o Ramë – u gufonte shpirti – që na e bëre këtë të mirë, na e betonove vendin në listën e kandidatëve se kishte ca miza përqark që na pickonin.
Rrofsh o babe, mos u mërzit se të shajmë! Ti e ke thënë vetë! Eshtë vesi i çilimiut që shan atë që adhuron!

Ja bëni një provë! Mos vendosni ndonjë drejtues partie në listën për kandidatë për deputetë! Do të shikoni se ku i çon idealet! I mbledh në një qese plastike dhe i hedh në koshin më të parë. Nuk i keni parë se çfarë bëjnë pasi u ikin privilegjet dhe postet komanduese jo pak prej tyre!
Nuk mundet pra që një funksion i sistemit të vejë në të kundërt të sistemit në tërësi! Nuk mundet që Kodi Zgjedhor të shkojë kundër sistemit politik!

Budallenjtë dhe batakçinjtë e besojnë, por jo intelektuali që thotë atë që kanë gjetur në studimet e tij.
Pra, i gëzuar shumë sot! Librat e mi do të jenë aktualë dhe për katër vjet të tjera. Me ndonjë ripunim të lehtë. SI autor jam në haré pavarësisht se si qytetar qaj për vete, por më shumë për të tjerët!

Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimet për organet e KQZ-së

Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare miratoi ndryshimet në kodin zgjedhor duke përmbyllur procesin e reformës zgjedhore, si dhe miratoi vendimet për organet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e shumicës parlamentare u shprehën se ndryshimet në kodin zgjedhor reflektojnë më së miri kërkesat e zgjedhësve për mundësi të tjera, përveç votimit të logos partiake, duke iu referuar përfshirjes së listave të hapura për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas ndryshimeve në Kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill të vitit 2021, do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura, ku votuesve u jepet mundësia të zgjedhin partinë dhe kandidatin për deputet.

Kuvendi gjithashtu ka vendosur që pragu zgjedhor në shkallë vendi të jetë 1 për qind dhe koalicionet të jenë me listë unike dhe në një sigël të vetme.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, gjatë fjalës në seancën parlamentare tha se miratimi sot i ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri.

“Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre”, u shpreh kryeparlamenatri Ruçi, sipas njoftimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në seancë tha se listat janë të hapura. “Sa i përket listave, çdokush që do të hyjë në listë ka mundësinë të zgjidhet, por patjetër për t’u zgjedhur duhet të marrë votat. Pa vota apo me 100 vota nuk ka. Partia Socialiste është një familje që ka rregulla”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndryshimet në kodin zgjedhor janë kundërshtuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili në një reagim në rrjetet sociale shkruan se akti i sotëm është antikushtetues dhe sipas tij “godet rëndë integrimin evropian të vendit”.

Lidhur me projektvendimet për organet e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi u zgjodh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Lealba Pelinku u zgjodh nënkomisionere. Anëtarë të Komisionit Rregullator u zgjodhën Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arenc Çela, Muharrem Cakaj dhe Helga Vuka. Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u zgjodhën Ilirjan Rusmajli, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledjo Braho.

U nda nga jeta Gjergj Vlashi, një tjetër ikonë e qytetit të Durrësit dhe kulturës shqiptare, Nderi i Kombit

U nda nga jeta Gjergj Vlashi një tjetër ikonë e qytetit të Durrësit dhe kulturës shqiptare, Nderi i Kombit.

Gjergj Vlashi ishte një emër i madh i kulturës shqiptare. Ai ishte shkrimtar, autor i 45 librave, regjisor, përkthyes, krijues i varietesë.

Ai u lind në Durrës më 13 korrik 1928.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes.

Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës’, “Prefekti”, “Çani hoxhë”, etj.

Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës.

Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension.

Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj.

Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para.

Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin.

Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes.

Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

Gazeta e qytetit ku lindi, Durrës Lajm, jep lajmin duke shkruar si më poshtë:

“Gjergj Vlashi lindi në Durrës me 13 korrik 1928.

Në harkun kohor të 92 viteve, Gjergj Vlashi shpalosi portretin e një njeriu të jashtëzakonshëm.

Një kolos të tillë, Durrësi ynë mund ta lindë një herë në 100 vite.

Në 92 vite jetë, Gjergji shkroi biografinë e një njeriu të kompletuar, ku barti treguesit më të arrirë,

në atë që quhet qytetaria durrsake ku spikati portreti i një gjigandi të artit, letërsisë, përkthimit,

të ngritjes së humorit durrsak në piedestal, të raportit ekselenc që krijoi me njerëzit, duke sintezuar më të mirën e shoqërisë tonë.”

Botuesit e Voal.ch, Elida dhe Skënder Buçpapaj i shprehin ngushëllimet më të thella Familjes Vlashi, miqve, të afërmëve, gjithë durrësakëve dhe qytetarëve të Durrësit e po ashtu gjithë shqiptarëve.

——–

In memoriam voal.ch po sjell një intervistë të Gjergj Vlashit me rastin e 90 vjetorit të lindjes për gazetën Shqiptarja.

 ‘Nderi i Kombit’ Gjergj Vlashi, 90 vjeçari me tre pasione të mëdha

Vlashi themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit, mbi 45 vepra të botuara

Një datë e shënuar, e cila i kujton admiruesve të tij dhjetra shfaqje të vëna në skenë, shumë tituj librash të përkthyer dhe të shkruar prej tij: por mbi të gjitha u kujton jetën intensive të tij, edhe kur po hyn në dekadën e 10-të të jetës së tij. Kohët e fundit ai ka përkthyer një tjetër libër nga spanjishtja, aktualisht në proces botimi nga shtëpia botuese “Ombra GVG”.

I nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” Gjergj Vlashi është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar më shumë se 45 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.

 

Gjergj Vlashi mbetet një pikë referimi në Durrës, jo vetëm për krijimtarinë e tij të begatë në vite, por edhe për intensitetin e jetës intelektuale në shërbim të qytetit dhe bashkëqytetarëve të tij. I shpallur “Qytetar Nderi” prej vitesh në vendlindjen e tij, në sytë e bashkëqytetarëve të rinj në moshë ai është një model korrektese dhe suksesi njëkohësisht.

 

-Z. Gjergj, më 13 korrik ju do të festoni 90-vjetorin e lindjes. Çfarë përshtypje  ju bën shifra?
-Një përshtypje të veçantë, megjithëse jeta nuk është çeshtje  sasie,  po cilësie.

-A mendonit para 70-80 vjetësh se jeta juaj do të lidhej me librat dhe me skenën?
-Jo nuk  mendoja, po jam i kënaqur që ndodhi ashtu.

-Një pjesë shkollimi në Itali, te arbëreshët; një vit në Bolonja; disa të tjerë në Durrës dhe Tiranë. Cilat kan qenë stacionet më me vlerë?
-Është e vështirë ta thuash mbasi çdo stacion ka vlerën e vet.

-Sa keni mësuar nga mësuesit tuaj? Sa kanë ndikuar ata te ju?
-Kam pasur fatin të kem mësues shumë të mirë si Pashko Gjeçin, Arshi Pipën, Henrik Lacaj, etj., nga të cilët kam mësuar shumë.

-Keni thënë në një intervistë se një nga pengjet tuaja është fizarmonika? Përse?
-Nuk e mbaj mend ta kem thënë, por nëse e kam thënë fizarmonika ka lidhje me  një gjë  tjetër.

-Ndofta se ishte edhe shkaku i arrestimit tuaj?
-Ka shume mundësi.

-Nga viti 1960 deri në 1992, kur dilni në pension jeta juaj i kushtohet skenës së estradës profesioniste? Fusha e kulturës në një sistem diktature është kënaqësi apo lodhje intelektuale?
-Është e të dyjave,  edhe kenaqësi, edhe lodhje.

-Në 30 vite estrada e Durrësit bëhet një nga më të vlerësuarat e vendit. Ndërsa ju punoni edhe me trupa të qyteteve të tjerë. Mund të na thoni shkurt: cili ka qenë çelësi i suksesit?
-Është e vështirë, por kam qenë gjithnjë i impenjuar për të thënë diçka të re në atë gjini. Çelësi mundë të jetë puna e pandërprerë, sepse humori siç ka thënë një humorist “është diçka serioze”.

-A keni patur aktorë të preferuar? Po trupa?
-Po, por mos kërkoni që të përmend emra.Kam punuar me aktorë shumë të mirë, si ato te estradës së Shkodrës: Tano Banushi , Zyliha Miloti, Paulin Preka , Zef Deda , Besnik Çinari, etj. Nga teatri i estradës së Tiranës mund të përmend aktorin e shquar Skënder Sallaku, Melpomeni Çobani, Vasillaq Vangjeli, kurse në estradën e Durrësit mund të përmend Spiro Stratin. Enver Likmetën, Aishe Starin, Fadil Hasën. Kam punuar edhe me estradën e Korçës dhe të Lushnjes si dhe kam qene pedagog i jashtëm në Akademin e arteve  për artin e estradës.

-A ndikonte çensura në punën tuaj? Po vetëçensura?
-Me keqardhje do të them se ndikonte ne mënyrë të ndjeshme.

-Krijimtaria juaj ndahet në dy etapa të rëndësishme që përkojnë me ndryshimet demokratike në vendin tonë. Si e përjetuat periudhën e tranzicionit?
-Me shumë entuziasëm, megjithëse nuk qe punë e lehtë të përshtatesh me këtë klimë të re.

-Shkruani skicën e parë kur ishit 16 vjeç, ndërsa përkthimin e parë vetëm 14 vjeç? Ndërkaq i lëvroni intensivisht këto dy gjini, vetëm kur dilni në pension. A ka një arsye?
-Nuk besoj. Më joshnin.

-Përkthimi i veprës së Kafkës nga gjermanishtja ishte ndërmarrja e parë e madhe për ju. Përse ?
-Sepse nga shkrimtarët më të mëdhej të shekullit njëzet,  Kafka zë një vend të  nderuar. Kam nderin të them se jam përkthyes i parë i tij, që përktheva dhe botova  librat “Metamorfoza” dhe “Proçesi”. Përveç veprave të tjera.

-Ndërkohë, keni përkthyer autorë të rëndësishm nga gjuhët spanjolle, portugeze, gjermane, italiane, etj. A keni një kriter për përzgjedhjen e veprave që përktheni?
-Nuk mund ta mohoj që kam disa kritere që lidhen me cilësinë e lartë të autorëve dhe vlerën e tyre shoqërore. Përveç faktit që kam përkthyer dhe vepra të porositura.

-Tre dekadat e fundit dallohen edhe për udhëtimet e shumta, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA. Sa e kanë ndihmuar punën tuaj?
-E ka ndihmuar shumë; mjafton të them se kam njohur dhe kam biseduar me tre autorë të çmimit Nobel, si spanjolli  Kamilo Sela dhe portugezi Hoze Saramago.

-Më shumë se 30 vjet si regjisor profesionist, çfarë ka ndryshuar sot në një shfaqje estrade?
-Ndoshta duhet pyetur: a ekziston më estrada? Përgjigja është e shkurtër dhe e trishtuar: Jo.

-Çfarë ka ndryshuar në përkthimet e botuar së fundi?
-Në shumë vepra të përkthyera mungon cilësia e duhur. Megjithëse duhet thënë se ne kemi një shkollë të vjetër dhe cilësore. Po ju kujtoj se libri i parë shqip “Meshari” i Gjon Buzukut është një përkthim.

-Titujt e nderimet për veprimtarinë tuaj, nga “Artist I Popullit” te “Qytetar Nderi”, nga “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi I Kombit” i keni marrë pas viteve 1990. Kanë ndonjë ndryshim me titujt e viteve 1950-1990?
-Ka, pasi para periudhës së demokracisë nuk kisha asnjë titull.

-A mundet një krijues që vazhdon të punojë edhe në moshn 90-vjeçare t’ja dalë pa mbështetjen e familjes?
-Jo. Familja ime dhe në veçanti, gruaja ime, Shpresa, kanë qenë dhe mbeten  bashkëpuntorët e mi më të afërt.

-Djemtë tuaj nuk i janë larguar artit, por jo në gjinitë që keni lëvruar ju? Ju vjen keq?
-Nuk kam arsye të më vijë keq, se të dy me artin merren.

-Çfarë do të bëni nesër, kur të jeni 90 vjeç?
-Asgjë të veçantë. Do të vijoj  jetën e zakonshme  qe më ka caktuar Ai atje lart!

-Faleminderit për intervistën.

 

 

Petroviçët po përpiqen të rrëmbejnë në Vjenë shpatën dhe përkrenaren e Gjergj Kastriotit – Nga Azgan Haklaj

Ku janë janë institucionet shqiptare të ruajtjes së identitetit kombëtar?!
Serbia nuk mund të pervetësojë kurrë simbolet kombëtare të shqiptarëve
Në vitet 30- të Adolf Hitleri urdhëroj që në Gjermani të ndërtohej fabrika më moderne në botë e ndërtimit të automobilave.
E pagëzoj atë me emrin volkswagen që në shqip do të thotë makinë e popullit.
Po nëse diktatori gjerman ia doli që me anë të inxhinierëve dhe konstruktorëve të tij gjenial të realizojë këtë projekt të famshëm, i cili edhe sot gezon reputacion të përbotshëm, çfarë mund të themi për fabrikën e makinerinë e gënjeshtrat që elaborohen në Beograd qysh se ky vend mori pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Ideologjia fashiste serbo madhe e Akademia e Shkencave Serbe janë shnderruar prej shekujsh në një karrikaturë të volkswagenit gjerman që nuk prodhon makina për popullin e vet, por mashtrime e gënjeshtra të trasha në sherbim të nacionalizmit e krenarisë kombëtare serbe.
Duke  pasur një histori, kulturë e identitet kombëtar dukshëm inferior’ përballë shqiptarëve, grekëve e fqinjëve të tjerë ballkanas, serbët e në radhë të parë elita e politikës, kulturës dhe kisha shoviniste e tyre kerkojnë ta ngrenë panteonin e tyre kombëtar duke vjedhur historinë, kulturën e simbolet më të ndritshme të Kombit Shqiptar, të cilat janë njëherësh edhe simbole të Europës, të historisë dhe identitetit të saj.
Në kuadër të kësaj fushate donkishoteske e shoh edhe kerkesën e  njëfarë Miroljab Petroviçit drejtuar Austrisë për të marrë nga Muzeu “Belvedere”, ku ruhen prej shekujsh shpatën dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
E quaj të turpshme këtë kerkesë, sepse asnjë precedent i tillë nuk ka ndodhur me parë në historinë e popujve dhe donkishoteske sepse ta quash serb kryetrimin shqiptar dhe të tentosh t’i rrëmbesh atij armët e lavdisë është një aventurë po kaq e pamundur sa t’u përvetesosh Moisiun hebrejëve, Jezu Krishtin të krishterëve, apo Profetin Muhamet muslimanëve.
Kur shqiptarët e vjetër  pellazgo – ilirët hidhnin themelet e qytetërimit mesdhetarë dhe atij europian, stërgjyshërit e atyre që sot guxojnë  të bëjnë të vetat simbolet tona kombëtare endeshin si një popullsi e egër pyjeve, stepave dhe moçaleve të uraleve dhe jetonin në shpella dhe kasolle si në Epokën e Neolitit.
Ku ishin stërgjyshërit e vuçiçëve e karaxhiçëve kur Aleksandri i Madh i frymëzuar nga mësuesi i tij Aristoteli duke “e mbajtur rrufenë në dorë e vetëtimën në sy”, siç shkruan Gjergj Fishta marrëshoj si uragan drejt Azisë, përmbysi despotët dhe tiranët dhe përhapi kudo pishtarin e lirisë?!
Ku ishin serbët kur Pirro Ynë marrshoj në Itali, i mundi romakët dhe shkroi epopenë e tij?!
Ku ishin paraardhësit e garashaninëve mashtrues kur Diokleciani Ynë e mori Romën me qerpiç dhe e bëri me mermer?!
Ku ishin paraardhësit e milutinoviçëve të sotëm serbë që kërkojnë të krekosen para botës me simbolet e vjedhura kur Kostandini Ynë i Madh çertifikoj krishterimin si besimin e ri të Perandorisë Romake?!
Ku ishin stërgjyshërit e obradoviçëve genjeshtarë kur Justiniani Ynë i Madh kodifikoj ligjet e Perandorisë Romake duke i dhënë njerëzimit “Të drejtën Romake”, korposin juridik më të plotë e më madhështor që njeh historia e njerëzimit.
Gjergji Ynë i madh nuk ka lindur kështu në një truall të zbrazur.
Ai ka pasur paraardhës të shquar e të njohur në mbarë botën dhe së paku dy pasëardhës të shekullit të 20- të Nënë Terezën dhe Ibrahim Rugovën.
Humbja e pakthyeshme e Kosovës, e cila ka qenë gozhda e Nastradinit e qarqeve shoviniste serbe dhe e Kishës Serbe për të mashtruar opinionin publik duket se i ka trullosur e marrosur kaq shumë sa kërkojnë ti marrin armët e Gjergj Kastriotit, sa nuk janë në gjendje ta kuptojnë se me manovra të tilla përfundojnë si ujku që donte të hynte në terrin e natës në vathën e bariut,  por ai e “dekuroj” me një plumb, e ropi, ja mbushi lëkurën me kashtë dhe ua dha femijëve si dordolecë.
Këtu është burimi i fjalës së urtë:
“Tallen si me lëkurën e ujkut”.
Duhet një ballafaqim historik që nuk bëhet me një shkrim të vetëm dhe disa pyetje për këta  të marrosur të tipit Miroljub Petroviç që guxojnë të çertifikojnë në Vjenën perandorake trillimet e kerkesat e tyre absurde e të denja për libra me përralla.
Po mirë o vulëhumbësit e popëve, akademikëve e çetnikëve serbë, nëse Gjergj Kastrioti ishte nga raca juaj;
Përse atëherë nuk e çliroj Serbinë nga hordhitë otomane por fluturoj si shqiponja nga Beteja e Nishit drejt Krujës, vendlindjes e kryeqendrës së Principatës së tij dhe ngriti krenarë Flamurin Kuqezi të lirisë??.
Çfarë donte ky burrë vigan në Lezhë me 2 mars 1444, ku krijoj Besëlidhjen e Princave Arbërorë?!
Pse nuk e krijoj këtë Besëlidhje në Serbi??
Serbët e kanë patur një serb të tyre, por ai nuk është Gjergj Kastrioti.
Është mbreti i tyre Gjergj Brankoviçi, aleat e vasal i vjetër i Sulltan Muratit të Dytë, babai i Sarës, gruas së Sulltanit, i cili kur Gjergji Ynë ngriti në këmbë ushtritë e tij për të marrshuar drejt Varnës në vjeshtën e vitit 1448 në ndihmë të Janosh Huniadit që luftonte kundër ushtrisë së Sulltanit, ky Gjergji serb i pabesë e bllokoj për ditë të tëra ushtrinë shqiptare, e kur Kastrioti, të cilit iu sos durimi e hapi rrugën me shpatën e tij të lavdishme që po i kerkojnë grupi i petroviçëve të sotëm Vjenës dhe e dogji me zjarr e hekur Serbinë Mesjetare, apo Misinë siç quhej atëherë ushtritë hungareze ishin shpartalluar.
Është e vertetë historike se serbët e kanë provuar shpesh dajakun e grushtin e rendë të perandorive e pushtuesve në kurrizin e tyre, por për këtë nuk janë aspak fajtorë shqiptarët.
Nëse në pesë shekujt e pushtimit osman serbët u trajtuan si raja e qytetarë të dorës së dytë është punë e tyre, e Vuçiçi ka gjithë të drejtën e Zotit t’i drejtohet sivllaut të tij Erdoganit e t’i thotë:
Na kërkoni falje për zullumet e poshtërimin që na ka bërë Perandoria Otomane!
Historia na deshmon se dinastisë shqiptare ishin pjesëmarrëse në Betejën e Fushë- Kosovës të datës 29 qershor të vitit 1389, si Balshajt, Kastriotët, Dukagjinët, Muzakët, Jonimajt e mijëra luftëtarë arbërorë.
Po t’i degjonte këshillat e princërve arbërorë Gjergj Balshës së Dytë, Gjon, apo Pal Kastriotit, Teodor Muzakës së Dytë e Lek Dukagjinit të Parë princi serb Car Llazari për të sulmuar natën me të gjitha forcat e koalicionit, me rreth 20000 trupa, ndonëse përballë 27000 trupave të ushtrisë turke fitorja do të ishte e ballkanasve, por princi serb preferoj të grumbullonte rapsodët në një kodër për të përjetësuar trimëritë e tij, ashtu si ato të Akilit para Trojës, por ja që qafa e tij ishte e hollë për jataganët turq, të cilin osmanet e kapëm peng e ja prenë kokën si bostan e ja ngulën në një shtizë.
Së çfarë luanësh u treguan shqiptarët në këtë betejë e deshmoj dragoi i Drenicës Millosh Kopili, (serbët e kanë bërë edhe këtë të tyrin) me mbiemër “Kopiliq”, i cili u fut në çadrën e Sulltan Muratit të Parë përmes gardës së hekurt të truprojave të tij dhe i preu kryet, apo Dhimitër Jonima, për të cilën kronikanët turq të kësaj beteje shkruanin:
“Duheshin 10000 burra për ta ndalur”.
Në fushë të nderit ra heroikisht Teodor Muzaka i Dytë me 400 arbërorë.
Historia serbe, ajo që është menyja e përditshme e ultranacionalistëve, e njëherësh imazhi i saj ndërkombëtar është gënjeshtrat e trilluara fund e krye.
Edhe vetë udhëheqësi i kryengritjes për pavarësi Gjergji i Zi, apo Karagjergjoviçi, siç e quajnë serbët është shqiptar nga Kelmendi, gjyshi i të cilit nuk e njihte asnjë fjalë serbisht.
Priftërinjtë shovinistë serbë, të cilët kanë bekuar bandat çetnike e vetë ushtrinë serbe për barbaritë e tyre në Kosovë dhe Pejën e kanë shpallur “Jeruzalemin” e tyre, megjithëse nga kultura, shkollimi e njohja e teologjisë janë minorë, duhet t’u tregojnë udhëheqësve serbë e malazezë së si i bëhet hallit me Bartolemeun, primatin e ortodoksisë botërore, njerin nga teologët e figurat me të shquara të shekullit të XX-të, sepse dihet botërisht se ai ishte qind për qind shqiptar.
Kur do të i’a rrembeni kurorën dhe skeptrin e ta konvertoni  në serb edhe këtë o donkishoteskë të shekullit të XXI- të?!
Endrra e çmendur e serbëve për të marrë armët e Luanit Gjergj Kastrioti është një endërr mashtruese, e cila tretët më shpejt se vesa e mengjesit.
Ato armë janë simbole të shenjta të 10- milionë shqiptarëve, të triumfit mbi barbarët aziatikë, të cilëve serbët u sherbyen me besnikërinë e qenit për 600 vjet.
Në Beograd është një shesh me emrin e Shkodrës, “Skadarlija”, qytetit ilir mijëra vjeçar të Teutës dhe Agronit, metropolit të kulturës ballkanike, e cila ka rrezatuar dritën e qytetërimit e civilizimit për qindra vjet, në mbarë Gadishullin Ballkanik.
Gojëdhenat tregojnë se në kohët antike, aty në qendër të këtij sheshi, ku zhvillohej tregtia, një hebre e pyet një grua që shiste vezë:
“Sa e ke një vezë?
1 aspër përgjigjet ajo.
Do të marr 100 vezë thotë hebreu, e filloj të zgjedhë më të mëdhatë.
Tani i kam me peshë i tha gruaja.
Hebreu dinak iku me bisht ndër shalë.
Kështu do të largohen edhe serbët që do të kenë rastin të shohin armët e lavdishme të Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vjenës.
Ato peshojnë sa malet shqiptare e janë të patundshme si ato përgjithmonë.

SHBA-Shqipëri, marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe për Skavicën

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot në Tiranë dy marrëveshje. Nënsekretari amerikan për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach firmosi me ministren shqiptare të Financave dhe Ekonomisë Anila Denan, Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik, ndërsa ministrja e Infrastruktrës Belinda Balluku nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një prej veprave më të rëndësishme energjitike të vendit. Siguria 5G ishte një tjetër temë e rëndësishme në bisedimet mes zotit Krach dhe autoriteteve shqiptare

Për kryeministrin Edi Rama e sotmja ishte “një ditë e shënuar në marrëdhëniet e miqësisë së posaçme dhe të partneritetit të paçmueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Memorandumi që nënshkruajmë sot për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e nje kapitulli të ri për investimet e drejtëpërdrejta, jo vetëm amerikane, por në tërësi të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar”.

Edhe për Nënsekretarin amerikan Keith Krach “ky është një hap i rëndësishëm dhe madje një katalizator i rëndësishëm për shtrimin e rrugës për rritjen e tregëtisë dhe investimeve përfshirë dialogun ekonomik në të ardhmen ndërmjet dy vendeve tona. Drita e investimeve të huaja vecanërisht për firmat në Shtetet e Bashkuara do të krijojë vende pune më të mira, mmundësi më të mira për të rinjtë në Shqipëri e do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi”

Por angazhimi i Shteteve të Bashkuara do të përkthehet në terma konkretë edhe për një nga veprat më të rëndësishme energjitike të vendit, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Kryeministri Rama tha se pala amerikane do të ofrojë ekspertizën e saj, teknologjinë si dhe financim për realizimin e këtij projekti së bashku me qeverinë shqiptare.

Memorandumi i firmosur mes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kompanisë amerikane Bechtel “do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit një ëndërr 50 vjeçare që është ndërtimi i HEC-it të Skavicës, gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur në burime hidroenergjitike, por i varur në vijimësi nga moti dhe nga importi, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë”, nënvizoi kryeministri Rama..

Në bisedimet me Nënsekretarin amerikan një vend të rëndësishëm ka zënë dhe siguria 5G. Zoti Krach tha se “kërcënimi i privatësisë së të dhënave, pronësisë intelektuale dhe sigurisë kombëtare vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinj siç është Partia Komuniste kineze”. Ai vlerësoi mbështetjen e hapur që Shqipëria i ka dhënë nismës amerikane për Rrjet të pastër, e cila “trajton kërcënimet afatgjata të privatësisë së të dhënave, të sigurisë, së të drejtave të njeriut dhe bashkëpunim parimor paraqitur botës së lirë. Rrjeti i pastër është i rrënjosur me standardet e besimit të gjithanshëm të pranuar ndërkombëtarisht. Ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumëvjeçare të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar, vendesh dhe kompanishë. Rrjeti i pastër në fakt ka çuar në një valë vendesh që kanë marrë një qëndrim parimor kundër shitësve jo të besueshëm e me rrezik të lartë siç është Huawei”.

Kryeministri Rama nga ana e tij theksoi se “Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të patur një rrjet të sigurtë në procesin e kalimit në nivele të tjera të digjitalizmit dhe të transferimit të të dhënave. Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjeshtë si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimin e dialogut, por si një rol proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G”.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama mori dhe një letër falenderimi nga Presidenti Trump për qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur ndaj “ndikimeve malinje të Kinës”. zëri i amerikës


Send this to a friend