VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NJË BESË BURRASH – Nga MUSTAFA MERLIKA KRUJA

By | February 14, 2019

Komentet

Grekët dhe kompleksi i inferioritetit para etnisë shqiptare – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Studimi me titull “Arvanitas me shumë emër” i poetit dhe shkrimtarit të njohur Arqile V. Gjata, i botuar në portalin “Fjala e Lirë” të datës 26 maj, më la mbresa të thella. Është një studim shumë serioz, i cili, për interesimin që ngjall për lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, mund të shërbejë si temë doktorature për ta mbrojtur para një jurie me autoritet shkencor.

Në këtë studim, autori, në këndvështrimin tim, si askush deri më sot, i ka bërë një vlerësim të përkryer figurës së Arvanitasit të Madh Aristidh Kola. Ai shkruan:

“Pa dyshim dhe pa e tepruar mund të themi se Aristidh Kola është personaliteti më i madh e më produktiv i arvanitasve gjatë pesë shekujve të fundit (pas vdekjes së heroit tonë të madh, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut). Kontributi i tij në çështjen tonë kombëtare e veçanërisht asaj kosovare, është madhor, tepër konkret dhe i mbështetur në prova e argumente të pakundërshtueshme shkencore, të shtrira këto në kohë e hapësirë”.

Autori përmend shumë dëshmi për shqiptarët-arvanitas, por unë do të ndalem në dy prej tyre, meqenëse më duken tepër domethënëse.

Së pari, ai përmend mbretin e parë të Greqisë, 17-vjeçarin  gjerman Otto (Otto von Bayern 1815-1867) të dinastisë së Vitelsbahëve, i cili mbretëroi në Greqi prej vitit 1832 deri në vitin 1862. Ai shkruan:

“Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin Otto më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari, bisedonte… në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat administrative hartoheshin në greqisht. Veç kësaj, mbreti i parë i Greqisë, gjermani Otto, që me ardhjen e tij në Greqi si filohelen i madh, iu fut studimit të gjuhës greke me themel. Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të mund të fliste me popullin e tij e t’i njihte drejtpërsëdrejti, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin dhe menjëherë e la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes”.

Së dyti, ai përmend deklaratën e Aristidh Kolës:

“Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”.

Vetëm këto dy dëshmi janë mjaft kuptimplote: shqiptarët, që e kanë prejardhjen nga lashtësia pellazgoiliriane, përbëjnë themelin e Greqisë.

Një gjë të tillë e pranojnë edhe disa intelektualë grekë. Njërin prej tyre e citon profesori Arben Llalla:

“Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona Nikos Dhimu, në një intervistë që i ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe NY TIMES, u shpreh:

”Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet…”.

Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Winckelmann, i cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelmanit, në të vërtetë, ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë, kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm” (Citohet sipas: Prof. Arben Lalla. “Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 10 prill 2010).

Historiani grek Konstantinos Pangalis shpjegon se kush janë grekët e sotëm, kush ishin helenët dhe shqiptarët. Shpjegon se ne (shqiptarët – E.Y.) jemi të parët e kësaj toke, shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën, shpjegon se shqiptarët janë ilirë, shpjegon se helenët jemi ne, por jo grekët e sotëm!” (Citohet sipas: Historiani grek Konstantinos Pangalis: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë! (video)”. Faqja e internetit “Voal”. 21 shkurt 2020).

Autori thekson:

“Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821, emri i arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak…”.

Nga libri i Aristidh Kolës, me titull “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”. Shtëpia Botuese 55. Tiranë 2002, f. 550), autori ka nxjerrë citatin e mëposhtëm, në të cilin dalin në pah arsyet se pse emri i arvanitasve, i krijuesve të vërtetë të shtetit të pavarur grek, “dëgjohet përherë dhe më pak”:

“Me gjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi ecurinë e saj historike”.

Pra, pas fitores së atij revolucioni, në Greqi filloi të kristalizohej gjithnjë e më shumë politika çkombëtarizuese kundër arvanitasve, e cila nisi me shfarosjen e krerëve kryesorë që organizuan dhe udhëhoqën atë revolucion, me zhdukjen e të gjithë dokumentacionit, në të cilin dilte në pah kontributi i tyre, si edhe me ngritjen në politikë zyrtare të qëndrimit shovinist jo vetëm ndaj arvanitasve, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar në tërësi. Ky qëndrim shovinist u konkretizua me aprovimin e platformës famëkeqe “Magali Idea”, të pasqyruar në Kushtetutën e vitit 1844, fryt i bashkëpunimit të kryeministrit shovinist Jani Koleti (Ioannis Kolettis1773-1847) me mbretin Otto.

Gazetari, politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë:

“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”.

Shqiptarët-arvanitas, megjithëse trima me emër të madh, vërtet e siguruan fitoren e atij revolucioni të ashtuquajtur grek. Por harruan përmbajtjen e dy aforizmave të famshëm që vijnë nga lashtësia: harruan aforizmin e famshëm të Platonit (428-348 p.e.r.):

“Fitorja mbi vetveten është e para dhe më e mira e të gjitha fitoreve. Të jesh i mundur nga vetvetja është gjëja më e turpshme dhe më e keqe”.

Harruan edhe aforizmin po aq të famshëm të Ciceronit (106-43 p.e.r.), në të cilin thuhet:

“Fitorja më e madhe është ajo që sigurohet mbi vetveten”

Arvanitasit e siguruan fitoren në frontin e luftës, por dështuan në frontin e pasluftës: pasluftën ua lanë në dorë grekëve për ta administruar. Kjo për arsye të përçarjes që e ka karakterizuar etninë shqiptare që së lashti, përçarje që ka shërbyer si “fidanishte” për mbjelljen e një urrejtjeje të çuditshme ndërshqiptare, me pasoja tragjike për fatet e kombit tonë. Sikur arvanitasit ta kishin mbajtur nën administrim të rreptë edhe pasluftën, Greqia sot do të fliste shqip dhe grekërit e mbetur në ato troje, do të trajtoheshin si një minoritet i respektuar.

Grekët, sigurisht, të torturuar nga kompleksi i inferioritetit para arvanitasve që bënë revolucionin, ngritën më këmbë mbarë opinionin publik dhe, nën drejtimin e kishës shoviniste greke, ringjallën traditën e misionarit famëkeq Kozma për ndalimin dhe mallkimin e gjuhës shqipe, si Gjuhë e Perëndive, siç e ka titulluar veprën e vet Aristidh Kola, të botuar në vitin 1989. Dhe është e kuptueshme. Për çkombëtarizimin e një populli, mënyra më dobiprurëse ësht ndalimi i gjuhës së tij, sepse gjuha është pasqyra e identitetit të tij kombëtar.

Kolë Boçari, profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi, në vitin 1996 bëri një replikë me ministrin grek për çështjet evropiane, në gazetën britanike “The Europeans”, në të cilën u shpreh:

“Mësova për deklaratën tuaj, z. Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e sotme nuk ka minoritet. Ju ose e keni humbur lidhjen me realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në Greqi jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet i madh, mbi 2 milionë banorë, që kanë pushtuar Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë.., gjë të cilën Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime jemi një nga viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na ndaluat me forcë, që ne, arvanitasit, ta ushtronim meshën në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në gjuhën e nënës, madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në shtëpi… Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në Peloponez, për të gjetur lirinë këtu, në Australi…”. (Citohet sipas: Nuri Dragoj. “Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike”. Shtëpia Botuese “Weso”. Tiranë 2009,  f. 326).

(Profesor Boçari bën një gabim të vogël: ministrin grek nuk e kishte verbuar nacionalizmi. Përkundrazi, e kishte verbuar shovinizmi).

Në arritjen e objektivit të tyre për falsifikimin e historisë sonë të lashtë dhe ndalimin e gjuhës shqipe, grekëve u erdhën në ndihmë edhe personalitete të shquara të kulturës evropiane, që u përmendën më lart, si historiani gjerman Johann Winckelmann  (1717-1768), shkrimtarët Gëte (1749-1832) , Viktor Hugo (1802-1885) dhe piktori francez Delakrua (Delacroix – 1798-1863).

Me përkrahjen e tyre të padrejtë që këto personalitete i dhanë Greqisë, mohuan prejardhjen e kombit tonë, si kombi më i lashtë, falsifikuan historinë, duke shpikur lidhjen e paqenë mes grekëve të sotëm dhe atyre gjoja grekë të lashtësisë, mohuan lashtësinë e gjuhës shqipe, si themeli i gjuhëve evropiane, duke mos marrë në konsideratë mendimin e pararendësit të tyre gjerman, të filozofit dhe dijetarit të shquar Leibnic (Leibniz – 1646-1716), i cili thoshte:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.

Ata, gjithashtu, anashkaluan pikëpamjet e studiuesit gjerman Johan Turhan, të shprehura në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, në të cilin ai shkruan:

“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.

Në vitin 1998, Shtëpia Botueswe “Planet” botoi librin e Aristidh Kolës me titull “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”, në përkthimin e Milto Gurrës.

Në atë libër del në spikamë qëndrimi i Aristidh Kolës ndaj politikës greke, e cila, gjatë masakrave që shovinizmi serbokriminal po kryente në Kosovë, mbronte fuqimisht Millosheviçin, duke u renditur përkrah politikës së shovinizmit rusomadh, armikut të betuar tradicional të kombit shqiptar.  Ai ishte një qëndrim i turpshëm i politikës zyrtare greke ndaj popullit shqiptar të Kosovës, dhe po mbetet i tillë, përderisa Athina vazhdon ende të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim që të linte të kuptoje se ai mbahej edhe ndaj mbarë kombit shqiptar. Ai qëndrim, i cili nuk mund të vlerësohej ndryshe, veçse si qëndrim çmendurak, të sjell në kujtesë një deklaratë të vitit 1981 të presidentit grek Karamanlis, i cili thoshte:

“Greqia është një azil të çmendurish” (Citohet sipas: Robert D. Kaplan. “Greqia – gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit”. Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002. f. 40).

Pse të mos jenë të çmendur grekët! Fajin e kanë krerët arvanitas të revolucionit, demek, grek, që, siç u përmend më sipër, s’e morën situatën në dorë, që lejuan t’i vidhej historia jo vetëm Arvanitisë, por edhe mbarë kombit shqiptar, të falsifikohej ajo në mënyrën më skandaloze dhe grekët të fitonin edhe mbështetjen e personaliteteve të lartpërmendura të kulturës evropiane, të cilat, të brejtura nga smira për lashtësinë e gjuhës shqipe, trilluan një tjetër histori të Greqisë. Pra, nëse krerët arvanitas do ta kishin qeverisur siç duhet periudhën pas revolucionit, sot grekët nuk do të ishin fare të çmendur dhe, në rolin e minoritarëve, do të punonin të qetë, në bashkëpunim me arvanitasit dhe me mbarë kombin shqiptar.

Për aktivitetin e tij të shquar në shërbim të së vërtetës për shqiptarët arvanitas, Aristidh Kola duhej t’i paguante një haraç të madh shtetit shovinist grek. Dhe e pagoi. E pagoi me jetën e vet. Në një nga takimet e fundit pranë shtratit të vdekjes, – siç shkruan Kolec Traboini, – i kishin shkuar ambasadori shqiptar Kastriot Robo, bashkë  me avokatin shqiptar Ilir Malindi, i cili më pas dëshmon:

“Unë pata rastin që ta vizitoj të madhin Aristidh Kola në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe pashë gjendjen e tij të pashpresë… I dhashë kurajo, duke i thënë se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirëpo… Ahhh! Ai, me trishtim dhe me krenari njëkohësisht, na tha këto fjalë:

“Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve “Marko Baoçari”, të cilët vdiqën, edhe këta nga “leuçemia”. Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mi” (Citohet sipas: Kolec Traboini. “Vrasja e dytë e Aristidh Kolës”. Botuar në “Illyria”. 27 shkurt 2001).

Aristidh Kola u largua për në pasjetë më 11 tetor 2000, ashtu si edhe pararendësit e tij arvanitas Kollokotroni, Karaiskaqi, Bubulina dhe të tjerë  udhëheqës të revolucionit, që i vrau helmi dhe plumbi grek nëpër prita. Udhëheqësit arvanitas të atij revolucioni ishin vërtet shumë trima, por nuk ishin të zgjuar. Prandaj fitoret pas atij revolucioni i korrën grekët, të cilët, gjatë zhvillimit të tij, rrinin të fshehur nëpër ferra, duke pasur aleate besnike pabesinë.

Me këtë studim, poeti  dhe shkrimtari i nderuar Arqile V. Gjata i ka bërë një homazh të shkëlqyer personalitetit të shquar të Arvanitisë dhe të mbarë kombit shqiptar Aristidh Kola dhe unë dëshiroj t’i shpreh përgëzimet dhe urimet e mia më të mira. Por, në të njëjtën kohë, nuk mund të mos rri pa shprehur keqardhjen time të thellë që asnjëri nga presidentët e Republikës së Shqipërisë nuk u kujtua që Aristidh Kolën ta nderonte që në gjalljen e tij me medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”.

Kolumbus, Ohajo

27 maj 2020

 

Gazetari, politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë

“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”.

Per prishjen e Teatrit po dua te flas me fjalet e Kasem Trebeshines! Nga Iris Halili

Kasem Trebeshina eshte padyshim nje nder shkrimtaret tane me te spikatur. Nje djalosh komunist i oreve te para, me pas nje i penduar i madh, nje shkrimtar i guximshem qe nuk beri kurre kompromis me pushtetin e çdo lloji.

Une besoj se kritiket e viteve qe do te vine do te mund te çlirohen nga monopolet letrare shqiptare te marra gati parafabrikat nga monizmi dhe ndoshta do te kene guximin dhe vullnetin t’a studiojne me paqesisht e me denjesisht kete autor avant – garde qe na ka lene korpusin e rreth 250 dramave (pjesa dermuese e tyre vene ne skene ne teatrin e Kosoves), dhe gjithashtu nje galerie te pa fund tregimesh, novelash apo romanesh (edhe keto botuar plotesisht ne Kosove).

Mes veprave te tij veçohet “Mekami” qe daton ne vitin 1978. Me pak fjale historia e ngjarjes eshte ndertuar ne nje fshat qe nen udheheqjen e Partise se Punes vendosi te shkaterronte nje tyrbe te vjeter, qe njihej nga te gjithe si “Mekami i Shenjte”. Per peseqind vjet kjo tyrbe kishte qene kulti i vetem ku fshataret luteshin dhe faleshin rregullisht. Brenda ne tyrbe u gjend nje varr ku u pane te preheshin kufomat e nje çifti te perqafuar si dhe kufoma e nje kali qe ende vazhdonte te rridhte gjak. Me ironi autori shkruan: “Çeshtja eshte se ‘Mekami i Shenjte’ duhet te rrezohej. Kjo gje ne fillim u duk si nje pune e thjeshte, si nje veprim qe do te permbushej me disa te rena te kazmes dhe asnje ngarkese nuk do te dilte prej saj. Gje me e lehte nuk behej!”.

Pasi rrefen sesi mbajten fjalime madheshtore tek shkaterronin tyrben e shenjte, autori vazhdon: “Nuk di se si m’u mbush mendja se ky popull ishte pajtuar njehere e pergjithmone me padijen, se vetem ne padije e ndiente veten te qete dhe i behej e mundshme qe te degjonte dhe respektonte mashtruesit qe per te parfaqesonin dijen ne formen me te vertete”.

Autori ka nje qendrim te prere per formen brutale sesi nen nje histeri kolektive u shkaterruan kishat, xhamite, varret, tyrbet apo vendet e shenjta: “Shume keq, shume keq, nuk eshte e njerzishme t’u prishesh gjumin dhe paqen e perjetshme te vdekurve. Gjithe popujt e qyteteruar nuk guxojne te ndermarrin nje veprim te tille te urryer”.

I ashper me bashkekombasit e tij, Kasem Trenbeshina na vjen sot me i vertete se kurre per te na rrefyer se ne shqiptaret nder shekuj perserisim historine tone dhe prishja e “Mekamit te Shenjte” eshte po aq ironike dhe dramatike sa ajo e Teatrit.

Dr. Frojd na meson:“Arkitektura e qyteteve na ndihmon te kuptojme mendjet e njerëzve. Keshtu nese duam te kuptojme mendimin njerezor ne nje kohe te caktuar ne u kthehemi arkitektures se qyteteve pikerisht ne ate kohe”. Deshira per shkaterrimin ndaj çdo relikeje qe i takon te shkuares me sa duket eshte pjese e ngjizur e identitetit tone nga i cili nuk po mund te çlirohemi. Dhe per kete Kasem Trebeshina do te na pergjigjej:

“Ju e prishet Mekamin e Shenjte se ju nuk keni forcen e domosdoshme per te jetuar jeten tuaj, ate jete qe ju ka dhene i madhi Zot”.

Ne qytetet tona nder shekuj eshte rrenuar apo shkaterruar pothuaj çdo ngrehinë qe i takon kohes qe nuk eshte jona, eshte zhdukur çdo ngrehinë qe nuk na vjen per shije apo qe e shohim si te vrazhde.

Dhe na ndodh qe sa here kthehemi ne ato qytete  ndjejme sikur endemi ne rruge te panjohura njelloj si autori tek “Mekami” :“Duke shkuar neper terr dhe duke kaluar ne rruge te parruge neper monopatet e fshatit, nuk kisha asnje lloj ideje ku isha ne te vertete. Dhe nuk kishte gje per t’u çuditur kur u gjenda andej siper, ne krye te fshatit”!

Kur shkaterrohen objektet qe te rindezin kujtimet, iken dhe deshira per te qene ne ate vend, shuhet vetvetiu dhe kenaqesia per t’u rikthyer, vdes kujtesa dhe se bashku me te harrohet dhe vete historia.
Por pse kjo drame qe nuk po na largohet kurre? Serisht tek Mekami e gjejme nje pergjigje: “Per shekuj me rradhe e gjithe historia juaj ka qene nje rrokopuje. Gjithnje jeni qeverisur per faqe te zeze, ose nuk keni pasur asnje lloj deshire per tu qeverisur”!!!!

Trebeshina e botoi Mekamin më 1994 por e shkroi kete veper 42- vjet me pare. Vitet kane ikur, shkrimtari ende mbetet ne hije ndonese mesazhet e tij jane aktuale dhe te verteta sikur te jene shkruar dje!

Edhe vete Trebeshina eshte nje Teater i rrenuar, per deri sa eshte i mbuluar nga harrimi. Eshte vete Mekami i madh.

NE, TË TRAJTUAR SI FËMIJË NGA DREJTUESIT TANË – Nga MAURO BONAZZI – Përktheu Eugjen Merlika

Në luftë nuk ka kohë për të diskutuar, duhet vepruar. Duhen shtrënguar rradhët, lënë mënjanë ndryshimet e luftuar të bashkuar. Për të tjerat do të ketë kohë më vonë. Që jemi në luftë na është përsëritur shumë herë, në këta muaj kaq të zotuar. N’Itali, n’Evropë, në botë të gjithë drejtuesit më të rëndësishëm politikë i janë drejtuar kësaj gjuhe për të ligjësuar vendime e masa. Pastaj lufta mbaron e fillohet të ndërtohet. Po sot? A ka mbaruar lufta, apo vazhdon? Çfarë duhet të bëjmë atëherë, të dalim, të qëndrojmë në shtëpi, çfarë? Kërshërisht, vetëm një drejtues botëror nuk ka përdorur kurrë metaforat luftarake: Angela Merkel. Ndoshta sepse në Gjermani këto shëmbëllesa çojnë në një të shkuar, ende tepër problematike; ndoshta për shkak të karakterit të saj aq të përmbajtur e të mbyllur, pak të prirë për fjalitë bombastike. Në fakt Angela Merkel nuk ka thirrur kurrë në ndihmë skenarët e luftës: ka kërkuar të shmangë metaforat e shumta, e kur i ka përdorur ka folur për akull të hollë ose rendje në hapësirë të madhe. Ka dhënë një perspektivë kohore kur të tjerët fshiheshin mbas këtu e tashmë. I është drejtuar zgjuarsisë së njerëzve e jo emocioneve të tyre.

A është e rastit që Gjermania po bën më mirë se shumë Vende të tjera? Sigurisht po vërteton se edhe fjalët peshojnë, veçanërisht në politikë. Sepse janë fjalë që na ndihmojnë të vemë rregull në të vërtetën që na rrethon: fjalët janë si një ilaç, thoshte sofisti Gorgia, mund të shërojnë ose të helmojnë, varet nga si i përdor. Shumë dyshojnë se përdorimi i metaforave luftarake, kjo ringjallje e përherëshme e klimës së gatishmërisë, synon në kufizimin e lirive demokratike. Tek ne është më e mundëshme që ajo gjuhë të jetë shfrytëzuar për të fshehur pavendosmëri e pasiguri, madje dhe papregatitje fatkeqësisht, në disa raste. Edhe në këtë rastin e dytë nuk i është bërë një shërbim i mirë demokracisë, që është një sistem i qytetarëve përgjegjës e jo i fëmijëve për t’u trembur apo ngushulluar simbas rrethanave.

“Corriere della Sera”, 25 maj 2020

Pse pandemia e koronavirusit ka krijuar një shqetësim të ri për orientimin strategjik të vendeve të rajonit – Nga SHABAN MURATI

Pandemia e koronavirusit me hartën shumëngjyrëshe të ndihmave të shteteve të mëdha drejt Ballkanit Perëndimor krijoi një shqetësim të ri gjeopolitik në disa qarqe të diplomacisë dhe të analitikës europiane për ndryshimet e mundshme të orientimit strategjik të vendeve të këtij mikrorajoni.

Shqetësimi u fokusua në perspektivën e një rritje të ndikimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor për shkak të shpejtësisë me të cilën Kina dërgoi ndihma mjekësore për Serbinë. Këtë shqetësim e nxiti më shumë shfaqja teatrale diplomatike e presidentit të Serbisë, A. Vuçiç, i cili kur erdhi avioni i parë me ndihma nga Kina doli personalisht në aeroport, puthi flamurin kinez, mbushi Beogradin me postera gjigante me fotot e presidentit kinez Xi Jinping, shoqëruar me ditirambin e Vuçiçit “Faleminderit vëllai Xi”!”, dhe njëkohësisht shpërtheu një histeri të paparë antieuropiane, duke u tallur me solidaritetin dhe me integrimin europian.

Presidenti serb dhe diplomacia serbe nuk shpërthyen rastësisht në këtë dashuri të beftë kineze. Është një veprim i kalkuluar për të devijuar vëmendjen e BE dhe të Perëndimit nga aleanca gjithnjë e më e ngushtë dhe nga dashuria e vetme strategjike serbe me Rusinë. Pathosi i ri kinez i udhëheqjes serbe në kohën e pandemisë është alibia e re e Serbisë për të mbuluar të vërtetën e madhe të shtrëngimit gjithnjë e më të fortë të litarit rus në qafën e Beogradit. E kam theksuar disa herë se pandemia e koronavirusit nuk e ndryshon gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor.  Tre shtete të Ballkanit Perëndimor janë në NATO, Kosova de facto është shtet anëtar i NATO-s, e cila garanton sovranitetin, stabilitetin dhe kufijtë e Kosovës.

Federata boshnjako-kroate e Bosnjë-Hercegovinës është për anëtarësimin e vendit në NATO. Vetëm Serbia dhe pioni i saj e ashtuquajtura “serpska republika” janë kundër integrimit atlantik. Me një fjalë, përgjithësisht Ballkani Perëndimor gjeopolitikisht është i orientuar drejt integrimit euroatlantik dhe vetëm Serbia është e orientuar drejt integrimit rus. Kjo ishte para pandemisë dhe kjo do të jetë edhe pas pandemisë. Shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell, në një fjalim me ambasadorët gjermanë në datën 25 maj deklaroi se “Ne duhet të mbajmë qëllimin tonë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE”. Por diplomacia e BE duhet të bëjë një profilizim të qartë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor, sepse Beogradi e ka timonin drejt një kryeqyteti tjetër dhe nuk është Kina që e pengon integrimin europian të Serbisë.

Serbia nuk mund të ketë integrim kinez dhe është dilemë falso të shtrosh këto ditë dilemën diplomatike se Serbia duhet të zgjedhë midis BE dhe Kinës. Sikundër ka qenë dhe është një dilemë falso ajo që Serbia duhet të zgjedhë midis BE dhe Rusisë. Serbia e ka bërë zgjedhjen e vet strategjike dhe gjeopolitike: as te BE dhe as te Pekini, por te integrimi me Rusinë.

Është naive të mendosh se ajo që po quhet “diplomacia kineze e maskave”  në kohën e pandemisë do të shkaktojë përmbysje në Serbi dhe tani Serbia po shkon në Pekin. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse shinat e shtruara gjeopolitike e çojnë trenin shtetëror serb për në Moskë. Kam mendimin se as qeveria dhe as diplomacia kineze nuk e besojnë se presidenti serb dhe Serbia e kanë vërtet vëlla Pekinin.

Pse nuk mund të ketë integrim kinez të Serbisë?

Së pari, tradita historike diplomatike dhe e politikës së jashtme të Serbisë është e lidhur ngushtësisht me Rusinë dhe jo me Kinën. Serbia i ka vendosur marrëdhëniet me Serbinë qysh kur kjo ishte principatë e Perandorisë osmane në vitin 1838. Beogradi i ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kinën në vitin 1955, gjashtë vjet pas shpalljes së Kinës Popullore në vitin 1949 dhe gjashtë vjet më vonë se Shqipëria, e cila i vendosi marrëdhëniet diplomatike me Kinën qysh në vitin 1949. Ka qenë Rusia ajo që krijoi shtetin e pavarur serb në shekullin 19-të.

Ka qenë Rusia bashkë me Francën,që krijuan Jugosllavinë për t’i dhënë hapësira sundimi Serbisë. Në të dy luftërat botërore Serbia është rreshtuar me Rusinë cariste dhe komuniste. Në përplasjen e madhe midis Rusisë dhe Kinës për qendrën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare në fund të viteve 50’ Serbia mori anën e Rusisë. Edhe në konfliktin e armatosur kufitar shtatëmujor midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës në lumin Usuri në vitin 1969, Serbia mori anën e Moskës. Në planin gjeopolitik dhe strategjik Ballkani si gadishull dhe aq më pak gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për Kinën, siç kanë për Rusinë, sepse përplasja gjeopolitike e Rusisë me Europën, që nisi në vitin 2014 në Ukrainë, vazhdon në Ballkan, dhe Serbia është i vetmi instrument gjeopolitik i Rusisë për Ballkanin. Ndaj edhe po ndodh çudia diplomatike që presidenti i Rusisë Vladimir Putin,vitin e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Serbi, njoftoi se do të vijë përsëri në vizitë zyrtare në Serbi në tetor të këtij viti.

Së dyti, bashkëpunimi ushtarak është shtylla kurrizore e çdo lloj aleance gjeopolitike dhe strategjike dhe Rusia këtu dominon Serbinë më shumë se BE dhe Kina të marra së bashku. Rusia është furnizuesja kryesore e armatimeve të ushtrisë serbe, nga avionët gjuajtës e deri te raketat. Rusia ka një bazë ushtarake në Nish të Serbisë dhe përgatitet për të një bazë tjetër ushtarako-ajrore në Vojvodinë. Rusia zhvillon çdo vit manovra të përbashkëta ushtarake me forcat serbe në territorin e Serbisë. Serbia, i vetmi shtet ballkanik dhe europian, që është shtet vëzhgues në Organizatën ushtarake CSTO, të drejtuar nga Rusia. Kina është munguese e plotë në këtë fushë strategjike në Serbi.

Së treti, në planin ekonomik vërtet Kina i ka dhënë një pozicion prioritar Serbisë në programin e saj të njohur “16+1” për ish-vendet komuniste të Europës Lindore, ku shtoi së fundmi edhe Greqinë, por pesha e Kinës është tepër modeste në ekonominë serbe. Ndërsa BE-së i takon 65 për qind e tregtisë së jashtme të Serbisë, Kinës i takon vetëm 5,8 për qind. Serbia është i vetmi shtet ballkanik anëtar i organizatës ekonomike ruse “Unionit Ekonomik Euroaziatik” dhe kjo është tregues i qartë i orientimit të integrimit ekonomik me Rusinë dhe jo me Kinën. Nuk duhet harruar se orientimi gjeopolitik dhe strategjik nuk varet nga kreditë dhe borxhet, që Serbia ka marrë nga Kina në përmasa të mëdha. Kreditë dhe borxhet nuk janë elemente kryesore në planifikimet dhe në prirjet e orientimit gjeopolitik dhe strategjik.

Së katërti, interesi strategjik rajonal i politikës së jashtme të Serbisë është i lidhur në mënyrë të pandarë me Rusinë. Sepse ka qenë Rusia ajo që ka përkrahur me armë, me para dhe mercenarë politikën shoviniste të Millosheviçit kundër popujve jo serbë në katër agresionet e Serbisë kundër tyre në vitet 90’ të shekullit të kaluar. Ka qenë Rusia ajo që ka përkrahur interesat koloniale të Serbisë në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë. Ka qenë Rusia dhe jo Kina pjesëmarrëse në konferencën e Dejtonit për ish-Jugosllavinë për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë dhe ku Serbia u shpërblye me territorin e “Srpska republikës”. Ka qenë Rusia dhe jo Kina, që mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën, ku përkrahu deri në fund gjenocidin serb në Kosovë. Ka qenë Rusia dhe jo Kina, anëtare e “Grupit të Kontaktit për Kosovën” dhe në bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ku u përpoq për statusin kolonial të Kosovës nën Serbi. Serbia ka vartësi strategjike nga veto e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, gjë që pakëson nevojën serbe për votën kineze.

Së pesti, integrimi i Serbisë me Rusinë ka kushtëzime bazike, që i mungojnë Kinës, dhe që përbëjnë emëruesin e përbashkët kulturor dhe psikomental. Rusia ka njëshmërinë e racës, e origjinës, e fesë, e gjuhës, e folklorit, me Serbinë dhe kjo favorizon dominimin rus. Kisha ortodokse serbe, një faktor i madh influence dhe vendimmarrje gjeopolitike në Serbi, është e lidhur dhe e varur nga kisha ortodokse e Rusisë. Kjo vartësi fetare e Serbisë nga Rusia është rrethanë kushtëzuese e integrimit të Serbisë te Rusia, që i kundërvihet edhe integrimit europian, edhe integrimit kinez të Serbisë.

Unë nuk mund të them se Ballkani Perëndimor është jashtë një planifikimi të diplomacisë kineze për prani dhe veprimtari në Europë, pjesë e së cilës është Ballkani. Por unë mund të them se nëse ka një bast, që Kina e ka vënë te Serbia për Ballkanin Perëndimor, është i gabuar dhe me kosto në dëm të marrëdhënieve të Kinës me popujt e tjerë të rajonit.  Qysh kur Kina nënshkroi me presidentin e Serbisë Boris Tadiç marrëveshjen e partneritetit strategjik në Pekin në 20 gusht 2009, kam theksuar në një analizë me titull “Basti i gabuar ballkanik i Kinës”: “Kina po hyn në Ballkan me bastin të vënë te shteti më antiperëndimor dhe te shteti, që ka probleme e grindje me shumicën e shteteve të Ballkanit. Është një bast i gabuar ballkanik i Kinës”. Është një mendim, të cilit i pëmbahem edhe sot e kësaj dite, sepse Serbia gjatë kësaj periudhe vetëm farkëtoi aleancën strategjike me Rusinë dhe me interesat ruse në Ballkan. Vërtet presidenti i Serbisë Boris Tadiç shpalli në atë kohë katër shtyllat e politikës së jashtme të Serbisë: BE, Rusia, Kina dhe SHBA, por koha dëshmoi se shtyllat e tjera ishin rekuizitë teatrale dhe e vetmja shtyllë mbeti dhe do të jetë Rusia.

Zhurma artificiale, që është krijuar rreth një integrimi kinez të Serbisë në fakt synon të largojë vëmendjen nga largimi gjithnjë e më i madh i Serbisë prej integrimit europian dhe prej Europës. Serbia po tund kartën kineze si një presion i ri mbi BE, duke e shantazhuar se ajo ka alternativat lindore ruse dhe kineze, dhe prandaj BE duhet t’i bëjë lëshime në procesin e anëtarësimit dhe sidomos në orekset e saj ndaj Kosovës. Alibinë e integrimit kinez të Serbisë por përpiqen ta përdorin edhe disa qarqe filoruse dhe filoserbe në diplomacinë europiane, të cilët po punojnë që BE t’i bëjë lëshime strategjike Serbisë në rinisjen e dialogut Serbi-Kosovë.

Karta kineze e Serbisë është një lojë e komplikuar diplomatike dhe gjeopolitike, që kërkon të fshehë strategjinë dhe integrimin e vërtetë të Serbisë me Rusinë. Serbia nuk shkon në Pekin. Serbia nuk shkon as në Bruksel, pavarësisht se po zhvillon bisedimet e pranimit me BE, ku ajo don të futet si kalë Troje i Rusisë. Serbia shkon në Moskë dhe ajo po luan lojën ruse edhe me BE, edhe me Kinën.

KOSOVA E KA ZGJEDHUR RRUGËN E VET EVROPIANE PRO-AMERIKANE – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

         -Kundërshtimi i politikës së gabuar të ambasadorit Grenell është veprim

          pro-Amerikan dhe detyrë kombëtare

         Kemi pse të krenohemi me bukurinë, kulturën, traditën, historinë dhe vlerat e larta njerëzore të kombit shqiptar. Por kemi edhe pse të turpërohemi me mangësitë, vlerat e ulëta dhe të këqijat e shumta të një pjese të vogël të kombit. Punët e liga bëhen më lehtë dhe janë shumë të rrezikshme. Duhet një numër tepër i madh i atdhetarëve për ta mundur një numër shumë të vogël të tradhëtarve.

         PSE E DUAM AMERIKEN?!

         Shfrytëzimi i pro dhe kundër amerikanizmit për nevoja politike dhe interesa personale është bërë i mërzitshëm dhe i kalon kufijtë e absurditetit. Më duhet ta përsëris për të disatën herë. Populli shqiptar, me shumicë, me të drejtë, me zemër dhe pa hile e do dhe e respekton Ameriken, për shumë arsye.

-Është vendi më demokratik, më i drejtë dhe më i fortë në botë, simbol i lirisë dhe garantues i vetëm i ruajtjes së paqes dhe rendit botëror.

-Kombi amerikan është i vetmi në botë i përbërë nga gati të gjitha kombet, racat dhe religjionet e tjera.

-Garanton plotësisht lirinë e fjalës, besimin fetar, individualitetin, pronën private, mirëqënien, dhe lumturinë personale.

-Qindra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona e kanë gjetë vetën dhe janë duke e përjetuar ëndrrën amerikane.

-Gjatë gjithë historisë ka qënduar në mbrojtje të kombit shqiptar, që nga presidenti Wilson, deri te presidentët Klinton dhe Bush.

-E ka ndihmuar çlirimin e Kosovës nga thundra shekullore serbe, e ka përgaditur dhe realizuar shpalljen e pavarësisë, ka investuar shumë në zhvillimin e Kosovës.

-Është i vetmi vend në botë, i cili mund ta mbrojë kombin shqiptar nga armiku i përbetuar, shumë i fortë, shovinizmi dhe hegjemonizmi Serbo-Rus.

         Amerika nuk është pa të meta, por ato luftohen me mjete demokratike në mënyrë të përherëshme.

          Dashuria e përhershme e popullit shqiptar për Amerikën është e sinqertë dhe dallon shumë prej “dashurisë” së përkohëshme vetëm për interes të klikës serbe. Interesat strategjike të popullit shqiptar janë në përputhje me interesat strategjike të popullit amerikan. Populli serb me shumicë është pro-rus dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

          AMERIKA DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI

          Përkrahja amerikane për popullin shqiptar nuk bën të merret si e garantuar. As nuk duhet menduar se Amerika ka kohë të merret me punët tona në mënyrë të pafund. Ka shumë probleme botërore më të mëdha se çështja e Kosovës. Ne duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë vetë shtetin tonë. Duhet të punojmë shumë dhe pandalë për ta merituar dhe siguruar përkrahjen e përherëshme amerikane. Ekziston mundësia që armiqët tanë me diplomaci shtetërore dhe veprime të fuqishme lobiste të depërtojnë te zyrtarë të lartë amerikanë, siç është rasti me Ambasadorin Richard Grenell. Presidenti serb Vuçiq për interesa të Serbisë, i ndihmuar nga presidenti  Thaçi për interesa personale dhe kryeministri Rama për tu treguar dikushi, kanë arritur ta bindin atë se shkëmbimi territorial është zgjidhja më e lehtë. Ai e filloi këtë duke anuar nga Serbia dhe duke bërë presion mbi Kosovën. Roli i tij në koordinimin me Thaçin dhe Mustafën e LDK-s në rrëzimin e qeverisë demokratike të Kosovës ishte i qartë. Kjo u bë me qëllim të krijimit të një qeverie kukull të kontrolluar nga Thaçi, e cila në dialog me Serbinë do ta pranonte shkatërrimin e Kosovës.

         Këto veprime anti-shqiptare dhe anti-amerikane e kanë ngritur popullin shqiptar në këmbë në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Ky popull i shumëvuajtur nuk ka rrugë tjetër veçse të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat paqësore kudo në trojet tona dhe diasporë. Në Amerikë Liga Shqiptaro-Amerikane më në krye ish-kongresistin Joseph DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi janë duke punuar me të madhe me Kongresin Amerikan dhe administratën e presidentit Trump për ta ndryshuar politikën e gabuar të Ambasadorit Grenell në Kosovë. Pritet që kjo ligë sapo të lejojë situata, të organizojë demonstrata masovike në Uashington si në vitet e 90-ta kundër ndarjes së Kosovës. Po ashtu të bëjë dëgjime në Kongresin Amerikan ku Ambasadori Grenell do të jetë i detyruar t’i arsyetoj veprimet e veta. Kushdo që dyshon në aftësitë dhe mundësitë e Ligës mund ta vizitojë Web-faqen “aacl.com”dhe të njihet me punën e saj 30 vjeçare në shërbim të kauzës kombëtare. Kundërshtimi i një politike të gabuar të një zyrtari apo një pjese të një administrate amerikane është më vend.  Nuk ka logjikë të dëgjohet verbërisht dikush që kërkon nga ti për të bërë vetëvrasje. Administratat dhe ambasadorët e Amerikës janë gjithmonë të përkohshëm. Miqësia në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan është e përherëshme.

          Nëse vazhdohet me rrugën e ndarjes së Kosovës, populli shqiptar e rezervon të drejtën për të kërkuar bashkimin e të gjitha tokave shqiptare, të okupuara nga Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Greqia. Të njëtën gjë mund ta kërkojnë edhe popujt e tjerë, të cilët jetojnë jashtë shteteve nacionale. Gjermania dhe shtetet e rëndësishme të Evropës e kundërshtojnë këtë ide. Ky do të ishte një gabim katastrofal me përmasa të rrezikshme destabilizuese për Ballkanin dhe mbarë Evropën.

         Dëshira e Ambasadorit Grenell për zgjidhje të shpejt të konfliktit shqiptaro-serb mund të realizohet nëse orientohet kah e drejta dhe realiteti. Ai duhet të bindet se njohja reciproke në kufijtë ekzistues me sigurim të drejtave të njëjta nacionale dhe njerëzore për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi është e vetmja zgjidhje. Nuk mund të bëhen bisedime për dëmtimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kjo gjë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë me 17 Shkurt të vitit 2008. Kjo pavarësi në kufijtë ekzistues është njohur nga Amerika dhe më shumë se 100 shtete të botës, është konfirmuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë.   Krimet e luftës nga shteti terrorist serb kundër popullit të pafajshëm shqiptar nuk mund të falen kurrë pa u dënuar fajtorët. Çështjet të tjera mbeten temë e bisedimeve të mëtutjeshme. Kjo zgjidhje mund të bëhet e shpejtë nëse Amerika dhe Evropa bëjnë presion të vërtetë mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo duhet të vihet para vendimit, a don të bëhet pjesë e Evropës demokratike me të gjitha të mirat që vijnë me të apo të mbetet nën thundrën e Rusisë dhe Kinës me të qjitha të këqijat e sistemeve totalitare. Koha e ledhatimeve dhe lëshimeve ndaj agresorit serb duke i bërë presion viktimës shqiptare ka përfunduar. Kosova është gati, ajo e ka zgjedhë rrugën e vet Evropiane pro-Amerikane.

         GJYKATA KUSHTETUESE NË MBROJTJE TË SHTETIT

         Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është para një vendimi shumë të vështirë me përmasa historike. Presionet e ndryshme mbi Gjykatë, nga cila do anë qofshin janë të papranueshme. Vendimi për pezullimin e Dekretit të presidentit deri me 29 Maj tregon qartë seriozitetin dhe përkushtimin e saj ndaj drejtësisë. Duhet shpresuar se GJK do të përcaktohet për zgjedhje të lira, në favor të vullnetit të popullit e jo të nji presidenti me sjellje të qarta diktatoriale, anti-shtetërore, jashtë kompetencave të tij që mund të kualifikohen si antikushtetuese. Harta aktuale elektorale ka pësuar ndryshime qenësore dhe dallon shumë nga zgjedhjet e 6 Tetorit. Vetëm zgjedhjet e lira mund ta reflektojnë realitetin dhe janë mënyra e vetme e krijimit të legjitimitetit qeverisës. Në favor të kësaj  është deklaruar publikisht edhe njëri ndër hartuesit e kushtetutës nga radhët e PDK-s, profesor Arsim Bajrami. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë dhe shtylla e fundit e mbrojtjes së shtetit e përbërë nga gjykatës të kualifikuar me vlera të larta profesionale dhe njerëzore. Ata e dijnë fare mirë peshën e vendimit të tyre, i cili duhet të respektohet. Vendimet e Gjykatës Kushtetutese, të mira apo të këqija i vlerëson ardhmëria. Punët e këqija dhe dështimet e qeveritarëve i gjykon populli. Populli është mbi të gjithë dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë në realizimin e të drejtave dhe aspiratave të veta.

         PARTITË POLITIKE DHE SHPËTIMI I KOSOVËS

         Partitë politike janë subjektet më të rëndësishme të zhvillimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit. Ato konkurrojnë për pushtet në bazë të programeve dhe arritjeve të tyre. Pa hyrë në analizë të thellë të sukseseve dhe dështimeve, mund të thuhet me kompetencë së vetë fakti që pas 21 viteve lirie dhe 12 vite pavarësie ende duhet të merremi me mbrojtjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës, paraqet dështim të turpshëm të partive, të cilat qeverisën vendin gjatë kësaj kohe.

          Vetëvendosja ka arritur të bëhet partia më e madhe në Kosovë. Arsyet janë të thjeshta. Deri në zgjedhjet e 6 Marsit ishte parti opozitare. Lideri i saj Albin Kurti me kuadro të tjerë udhëheqës posedojnë aftësi dhe kualitete të lartë. Rinia dhe një pjesë e madhe e popullit, me arsye e konsiderojnë VV-n të vetmen shpresë për ndryshime dhe shpëtimin e Kosovës. Luftimi i pakompromis i korrupsionit dhe kundërshtimi i ndarjes së Kosovës janë çështje kyçe të përkrahjes. Rrëzimi i padrejtë jodemokratik i qeverisë Kurti e ka shtuar shumë përkrahjen për VV-n. Çdokush bën gabime në qeverisje. Qeverisja kërkon aftësi, urtësi, maturi, vendosmëri, diplomaci, përshtatje në rrethana dhe situata të reja. Është e dobët kritika për dike pa ju dhënë mundësia për ta treguar veten me punë. Gabimet e së kaluarës në opozitë, nuk kanë peshë të madhe. Veçse, Vetëvendosja duhet të ruhet shumë nga rreziku i majtizmit, ekstremizmit fetar dhe mos tolerancës ndaj kundështarëve politikë.

         Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e vjetër ka mbijetuar në sajë të autoritetit të pafund të presidentit të urtë historik Dr. Ibrahim Rugovës. Përçarjet, servilizmi, pjesëmarrja në korrupsion dhe qeverisje të keqe e gardës së vjetër më në krye Isa Mustafën e dobësoi dukshëm këtë parti. Në zgjedhjet e 6 Tetorit arriti për ta zënë vendin e dytë duke ju falënderuar znj.Vjosa Osmani me disa kuadro të reja. Bëhen qesharak ata që thojnë ndryshe. Me rrëzimin e qeverisë Kurti pjesë e së cilës ishte edhe vetë dhe përpjekjen për të krijuar qeveri të re të kontrolluar nga Thaçi dhe Lista serbe, garda anti-rugoviane e Mustafës është duke e dëmtuar rëndë LDK-n, demokracinë dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës. Shpresa e vetme për të mbetur e fortë në skenën politike është lirimi nga detyra dhe dalja në pension e kryetarit të LDK-s Isa Mustafës, tërheqja nga formimi i një qeverie “Thaçjane”dhe përkrahja e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Me sinqeritetin, edukatën e lartë shkollore, aftësinë profesionale, vendosmërinë, guximin politik, atdhedashurinë dhe vlerat familjare ajo është padyshim një nga figurat më të mëdha të vendit dhe pasardhëse e denjë e presidentit Rugova. Duke e shpëtuar vetveten, LDK-ja do të luante një rol shumë të rëndësishëm në shpëtimin e Republikës së Kosovës.

         Partia Demokratike e Kosovës ka dalë nga shpirti i luftëtarëve të lirisë të UÇK-s

dhe komandantit legjendar Adem Jashari. Pritej se kjo parti do të ishte garancia më e

fortë e mbrojtjes dhe ndërtimit të shtetit. Por lidershipin e saj e përfshiu vetëkënaqësia,

meritoria, lakmia, korrupsioni, interesi personal dhe frika nga Gjykata speciale. Meqë

qeverisi me Kosovën për një kohë shumë të gjatë PDK-s i takon përgjegjësia  kryesore

për gjëndjen e vështirë në të cilën gjindet ajo sot. Ekzistenca e shtetit të Kosovës është

e rrezikuar nga veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi. Bisedimet me Serbinë

për shkëmbim territori janë shkelje e rëndë mbi vlerat e luftës dhe gjakun e dëshmorëve të cilët e dhanë jetën për liri. Shihet se ai është i futur pakthim në botën e vet të fantazisë dhe nuk e kupton lojën e presidentit serb Vuçiq me te dhe me fatin e

Kosovës. Largimi i tij nga politika do të kishte ndikim pozitiv në forcimin e PDK-s dhe

do të ndihmonte shumë në shpëtimin e Kosovës nga domiminimi serb. Edhe miku madh i Kosovës, ambasadori William Walker i tha Thaçit se është i lodhur dhe duhet të  merrte pushim. Mjaft e ka “ndihmuar” Kosovën. Supozohet se arsyeja kryesore e

përuljes së tij ndaj Serbisë është frika nga dosjet dhe mundësia e perfundimit në burg.

Por, më mirë e ka të shkojë në burg para, se sa pas shitjes së Kosovës.

Nëse PDK arrinë të riorganizohet, lirohet nga Thaçi, prononcohet kundër shkëmbimit të territoreve dhe vazhdon me kërkesën për zgjedhje të reja, ardhmërinë e ka të sigurtë.

         QEVERIA E SHQIPËRISË NË SHËRBIM TË INTERESAVE SERBE

         Populli shqiptar nga të gjitha trojet tona e tregoi shpirtin e madh vëllazëror dhe

atdhedashurinë, me përkrahjen e popullit të Kosovës gjatë vitit 1999. Të dhemb zemra kur e sheh kryeministrin Edi Rama në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Këtë e bën të qartë përkrahja e tij për projektin serb mini-Shengen, bisedimet e fshehta me presidentin Thaçi dhe ate serb Vuçiq në dëm të Kosovës, vrapimi i turpshëm pas Vuçiq, lavdërimi  i tepruar i serbëve dhe nënçmimi i popullit dhe liderve të Kosovës. Shtrohet pyetja, a ia merr mendja atij se pas përqafimeve serbe fshihet qëllimi i nënshtrimit të Kosovës, krijimit të “Serbisë së madhe” dhe daljes në detin Adriatik nëpërmes tokave shqiptare? Dhe, çfarë mund të pritet nga një qeveri, e cila i përkrah armiqt e deklaruar të popullit shqiptar, shkatërron nga mbrenda vlerat kulturore kombëtare dhe demokracinë shtetërore?!

         Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Nuk ka forcë në botë që mund ta shtypë dëshirën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë!

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës – Nga Gani MEHMETAJ

 Pas çdo lufte shkatërrimtare, agresori është ai që i heq pasojat dhe merr përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra. E drejta ndërkombëtare e njeh institucionin e fajësisë kolektive dhe përgjegjësisë kolektive, sikurse që e njeh edhe institucionin e dëmshpërblimeve të luftës. Po ashtu, kjo është aplikuar pas Luftës së Dytë Botërore, humbësit e luftës janë detyruar jo vetëm të marrin përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra, por njëkohësisht dhjetëra shteteve u kanë paguar dëmet materiale dhe dëmet morale, të shkaktuara gjatë luftës. Qindra kriminelë lufe ajën ekzekutuar, apo dënuar me burg. Pas luftës në Bosnjë-Hercegovinë, institucionet e këtij shteti kanë nis procedurën e dëmshpërblimeve të luftës nga Serbia, duke kërkuar shuma të mëdha kompensimesh të cilat do të paguheshin me dhjetëvjetëshe.

Dëmshpërblimi i Serbisë për shkatërrimet në Kosovë

Serbia, krahas luftës në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, bëri spastrime etnike e gjenocid edhe në Kosovës, duke e shkatërruar njëkohësisht gati të gjithë infrastrukturën dhe objektet më rëndësi të veçantë. Janë vrarë mijëra shqiptarë, janë djegur mijëra shtëpi: pronat shtetërore e private, ndërsa dhembjet morale janë të pakrahasueshme. Pasojat e luftës Kosova dhe shqiptarët do t’i ndiejnë edhe për një periudhë të gjatë, pavarësisht faktit se me këmbënguljen e tyre dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare janë bërë rindërtime të shumta dhe janë zbutur në masë të dukshme pasojat e infrastrukturës së shkatërruar. Serbia këtë luftë e humbi, pavarësisht përpjekjeve dhe pretendimeve të mëdha për spastrime etnike dhe për zgjerim të territoreve, në dëm të shqiptarëve në Kosovë dhe në dëm të joserbëve në Bosnjë-Hrecegovinë e në Kroaci. Është e natyrshme, që meqë Beogradi, qendra e së keqës dhe shkaktari i të gjitha këtyre shkatërrimeve të heqë pasojat si në planin moral, pra ta bartë për një kohë tepër të gjatë përgjegjësinë kolektive dhe fajësinë kolektive, njëkohësisht edhe të paguajë dëmet e luftës. Kjo procedurë para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ende nuk është inicuar, edhe pse disa nga përgjegjësit kryesorë të vrasjeve e spastrimeve etnike në Kosovë, janë duke u përballur me gjykimin dhe është konstatuar se ata janë të përgjegjshëm e fajtorë, megjithëse gjykimi ende nuk ka mbaruar.

A mund ta inicojë Kosova procedurën e dëmshpërblimit

Përderisa Bosnjë-Hercegovina ka pasur mundësi ta inicojë procedurën për dëmshpërblimin e luftës, sipas ligjeve ndërkombëtare, meqë është shtet i pranuar ndërkombëtarisht, edhe pse ende është nën mbikëqyrjen dhe qeverisjen ndërkombëtare, Kosova për shumë arsye nuk pati mundësi që ta inicojë procedurën e dëmshpërblimeve të luftës. Arsyeja kryesore është, sepse Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar dhe ende nuk është pranuar  shtet i pavarur. Arsyeja tjetër mund të jetë, sepse Serbia nuk u  ndëshkua kolektivisht nga bashkësia ndërkombëtare, edhe pse kanë përgjegjësi dhe fajësi kolektive. Nuk është ndëshkuar kolektivisht as për gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kroaci. Megjithatë ekspertët dhe institucionet tona shtetërore, duhet të shohin mundësitë dhe procedurat ligjore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që krahas përgjegjësitë së kreut të Beogradit për krimet dhe gjenocidin në Kosovë të inicohet edhe përgjegjësia kolektive, përkatësisht të inicohen procedurat për dëmshpërblimet e luftës.

Dihet se janë bërë disa llogari si për numrin e të vrarëve e të plagosurve, ashtu edhe për dëmet e shkaktuara nga makineria serbe gjatë luftës në Kosovë. Është po ashtu e njohur se numri i saktë i të vrarëve asnjëherë nuk mund të dihet, sikurse nuk mund të vlerësohet kurrë dëmi moral e dhembjet e shqiptarëve për të afërmit e tyre dhe për gjymtimin e denigrimin e popullatës gjatë kësaj lufte të ndyrë serbe. Kështu, pos shënimeve që janë, do të duhej të kompletohen  tërësisht të dhënat e përgjithshme për të inicuar proicedurën e dëmshpërblimeve të luftës, që do t’i paguante Serbia Kosovës. 

Teksti është botuar para 18 vjetësh, por situata nuk ka ndryshuar. Shteti ynë hesht për krimet serbe dhe për dëmshpërblimin e luftës.  

 

P. S. Institucionet e shtetit tonë as pas njëzetë vjetësh nuk kanë nis procedurë për të kërkuar dëmshpërblime të luftës dhe përgjegjësi kolektive të serbëve.

Apeli i SHBA, ish-deputeti i PD Romeo Gurakuqi: Reformat duhet të bëhen shpejt, por ato duhet të jenë të plota dhe të përkufizuara saktësisht

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ka komentuar thirrjet e ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj politikës shqiptare në kulmin e tensioneve pas shembjes së teatrit, për të zbatuar Reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, si kushti i vetëm për anëtarësim në BE.
Reformat duhet te behen shpejt, por ato duhet te jene te plota dhe te perkufizuara saktesisht:
1.institucionet e drejtesise se re nuk mund te plotesohen nga prokuroret e diktatures, militantet e PS, te ndervarurit dhe pengjet e baroneve te Tiranes. Mungesa e kuadrove te rinj te sistemit mund te kompensohet me te diplomuarit me cikel te plote ne universitetet perendimore, duke shfuqizuar pengesen ligjore per ata;
2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korigjimi i ndarjes administrative, rishperndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejten e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per perfaqesim te percaktuar ne Parlament.
3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverises dhe udheheqes te shtetit, administrates se nalte e Konventave Themelvenese Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerezore.
4. Korigjimi i sistemit zgjedhor ne perputhje me parimin e perfaqesimit te drejtperdrejte te sovranit, perfshire emigrantet, sipas regjistrimit te origjines ne Shqiperi.

Zonja Ambasadore, ju jeni me shqiptarët jo me ata që shembin kulturën dhe identitetin shqiptar! Nga Elida Buçpapaj

Zonja Ambasadore,

Keni pothuaj katër muaj në Shqipëri dhe besoj se ndiheni tashmë si në shtëpinë tuaj, sepse për shqiptarët Miku është i shenjtë, aq më tepër kur vjen nga SHBA, aleati jetik i shqiptarëve.

Gjatë këtyre ditëve ju jeni fokusuar tek reforma zgjedhore dhe në drejtësi, që janë të interesit ekzistencial për demokracinë e një vendi si Shqipëria që tashmë është futur në grushtin e një njeriu të vetëm, të mbrapshtë, një Kim Jong-un për vendin e tij, i  cili përfiton nga një situatë aspak interesante që ka ngërthyer vetë Perëndimin, plus gjendja lockdown nga pandemia.

Ndërsa i ka detyruar gjithë shqiptarët të izolohen në kuarantinë, në natën kur gdhihej 17 Maji, Edi Rama urdhëroi një laké të tij, me emrin Erion Veliaj të shembi Teatrin Kombëtar.

Kjo ndërtesë që përfaqëson identitetin kulturor të shqiptarëve kishte 27 muaj që vigjëlohej nga aktorët dhe shoqëria civile dhe mbrojtja e Teatrit ishte kthyer në kauzë lirie, si mbrojte e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Teatri Kombëtar është pronë kombëtare. I takon popullit shqiptar. E theksoj këtë fakt nisur nga një prononcim i juaj me gazetaren Inva Tare tek Euronews Albania ku nënvizoni se “pavarësisht qeverive të zgjedhura, marrëdhënia jonë është me popullin shqiptar, me Shqipërinë si vend, jo me ndonjë parti në veçanti”.

Kjo është thelbësore. Në fund të fundit partitë dhe qeveritë prodhohen nga vota e popullit,

por në rastin e Shqipërisë mjerisht vota është vjedhur dhe keqpërdorur, për faj të një sistemi zgjedhor të kalbur dhe shteti të kapur.

Por po kthehem tek Teatri Kombëtar.

Teatri Kombëtar është pronë e shqiptarëve, ndërsa diktatori Edi Rama përdori policinë e shtetit për ta rrafshuar një Monument Kulture që kishte 81 vjet histori.

Diktatori shqiptar e shembi për disa orë! Makabre! Sikur grupi terrorist ISIS shpërtheu Tempullin antik të Palmirës, duke indinjuar mbarë njerëzimin.

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte provokimi më flagrant që i bën një sharllatan kryeministër popullit të vuajtur. Indinjata dhe rebelimi është reaksioni më legjitim.

Unë rebelohen, prandaj ekzistoj, do të thoshte  Albert Camus, një nga shkrimtarët më simbol që ka luftuar kundër llojeve të totalitarizmit.

Nëse shqiptarët nuk do të indinjoheshin dhe revoltoheshin do të ishin skllevër të Edi Ramës, të një diktatori të çmendur!

Por shqiptarët janë qytetarë të një vendi aleat të NATO-s!

SHBA i ndihmuan shqiptarët  t’i bashkangjiteshin aleancës që mbron vlerat e Perëndimit.

Ndërsa një kryeministër që shkallmon Monumentet e Kulturës dhe dërgon policinë të shtypë artistët dhe civilët nuk meriton të jetë kryeministër i një vendi anëtar të Aleancës Verio-Atlantike.

Indinjata është legjitime. Shembja e Teatrit Kombëtar shkaktoi indinjatë kombëtare.

Gjatë këtyre ditëve kam kërkuar të gjej një prononcimin tuaj për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe nuk kam gjetur.

Kam kërkuar në Facebook, Twitter, Instagram.

Teatri Kombëtar u mbrojt për 27 muaj ditën dhe natën jo nga partitë politike por nga shqiptarët.

Edi Rama Ai me papërgjegjshmërinë dhe lehtësinë vandale që karakterizon diktatorët, shembi jo vetëm Teatrin Kombëtar,

por edhe principet dhe parimet e demokracisë me të cilat identifikohen SHBA dhe Perëndimi.

Nga rrjetet sociale më erdhi thashethemnaja se ju jeni takuar me Edi Ramën më 16 maj 2020.

Janë njerëzit e Edi Ramës që përhapin këto fakenews për të manipuluar opinionin se gjoja për shembjen e Teatrit Kombëtar ka dhënë vizën Ambasadorja e SHBA!

Qëndrimet tuaja janë të hapura dhe transperente: ju jeni e fokusuar tek reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Por shqiptarët prisnin që ju të fokusoheshit edhe tek shembja e Teatrit si akt makabër kundër kulturës shqiptare.

Sepse shembja e Teatrit Kombëtar ka si qëllim të vetëm vonesën e reformave, ku SHBA dhe BE janë të fokusuar.

Ambasadori i Gjermanisë më 17 maj do të deklaronte se:  “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.”

Deklarata e Ambasadorit Gjerman ka dy anë të monedhës. Njëra anë është konfrontimi me të vërtetën se ai e ka vështirë ta kuptojë një akt të tillë. Ndërsa ftesa për dialog, ana tjetër e monedhës, është diplomatike dhe konformiste.

Sepse logjikisht një kryeministër i cili shemb një Monument Kulture që mbrohet ditë e natë nga qytetarët ka shembur çdo mundësi për dialog me ata.

Diktatori Edi Rama iu ka shpallur luftë edhe shqiptarëve edhe Perëndimit, edhe dialogut, edhe reformave.

Reformat në drejtësi dhe sistemin zgjedhor janë emergjencë kombëtare, por emergjencë e emergjencave është të ndalet dora kriminale e diktatorit të gatshëm për monstruozitete që nuk i kap mendja njerëzore.

Nëse Edi Rama do të mbështeste qëndrimin tuaj, zonja Ambasadore, pra nëse ai do të ishte pro reformave, do të përpiqej të mos provokonte ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, pra do ta linte të qetë Teatrin Kombëtar dhe nuk do të çonte fadromat si i dërgonte dikur diktatura komuniste në mes të natës makinat për të deportuar në internim familjet e armiqve të partisë.

Edi Rama e rrafshoi Teatrin Kombëtar me qëllimin djallëzor për të varrosur çdo lloj reforme që lidhet me sistemin demokratik!

Sistem demokratik etimologjikisht do të thotë qeveri e popullit, që garanton jetë me dinjitet të qytetarëve çka është në antitezë të plotë me diktaturën që ka instaluar në Shqipëri Edi Rama.

Shqipëria sot më tepër se kurrë ka nevojë për shtet të së drejtës, por sot më tepër se kurrë shqiptarët dhe aleatët Perëndimorë nuk kanë kanë nevojë për kryeministër stalinisto-mafioz, që e përdor parlamentin kukull, policinë dhe shtetin kundër popullit shqiptar.

Ju e thoni shprehimisht se “marrëdhënia e SHBA është me popullin shqiptar, me Shqipërinë si vend”.

Prej kësaj del se duhet të jeni me shqiptarët dhe me Teatrin Kombëtar të shqiptarëve!

 

Ky që po të shtrëngon duart është armiku i dy reformave Nga Adriatik Riza Dosti

Finally !

Me ne fund…por me mire vone se kurre…

Pikerisht ky qe po te shterngon ty duart ”kaq perzemersisht” eshte armiku kryesor i te dyja Reformave te mbeshtetura e te financuara nga Amerika znjsh. Ambasadore Kim !

Eshte pikerisht po ky e i njejti qe zgjedhjen e Trump si President i Amerikes e pat quajtur publikisht si katastrofe amerikane e boterore …te kujtohet besoj apo jo?

Me se fundi e pas nje kohe te gjate pritje ka ardhur i qarte, i sakte, publik e i prere e with out translations [alla shqiptarce] mesazhi i shumepritur prej Shqiperise e shqiptareve te vertete, te ndershem demokrate e patriote …

Me se fundi teksa e humbi vertet durimin e ster -gjate tek sharlatanizmi e pa pergjegjshmeria e klases politike shqiptare per vite me radhe…Amerika duket se ka vendosur shume seriozisht tu tregoje Vijen e Kuqe te gjitheve e sigurisht vecmas pushtet mbajtesve te dhunshem e te korruptuar koke e kembe te Rames e bandes se tij antishqiptare…pasuesve fanatike te diktatures se djeshme…

Qofte seriozisht e vertete plotesisht dhe nje ogur i mire per te nesermen e Shqiperise e te shqiptareve…ndaj dhe lus Zotin qe Shqiperia e shqiptaret te mos pesojne zhgenjimin e radhes ….si deri me sot !

Amerika ka folur sot sic di vetem ajo te flase …sic flet nje vend Kampion i Lirise e i Demokracise….shpresa e gjithe botes dhe e njerezimit tek drejtesia, tek Vota e tek Fjala e lire…

Permes Ambasadores se saj ne Tirane znjsh. Youri Kim …Amerika i ka percjelle sot nje mesazh teper te forte e te qarte politikes se mbrapshte antishqiptare te Tiranes dhe politikaneve te saj sherrxhinj, te korruptuar , grindavece e te perlyer deri ne fyt me korrupsion politik, ekonomik, moral ,kriminal etj etj…

….Mesazhi im eshte shume i qarte. Amerika do te njejten gje qe do populli shqiptar . Ne duam nje Shqiperi te forte demokratike dhe aleate te SHBA e pjese te familjes europiane dhe ju nuk mund ta realizoni dot kete pa cuar deri ne fund Reformat…ne Drejtesi dhe ate Zgjedhore. Te dyja nuk jane te lehta ndaj eshte koha tu themi te gjitheve s’ka me lojera dhe mjaft luajtet me to. Udheheqesit tuaj duhet te realizojne e te cojne deri ne fund Reformat ne fjale sikurse i kane premtuar popullit te tyre, sikurse Amerika e populli shqiptar presin.
Askush nuk guxon dot te ndale tashme perfundimin e Reformes ne Drejtesi dhe asaj Zgjedhore ne te mire te popullit shqiptar…reforma per te cilat ne kemi investuar e jemi perkushtuar mjaft ne sherbim te Lirise e te Demokracise se vertete ne kete vend …deklaroi sot Ambasadorja Kim…e cila nje dite me pare pat kercenuar haptazi qorrsokakun politik shqiptar se cdo lloj Mareveshje e fshehte per ti vrare keto reforma eshte e pa pranushme per ne dhe do te kete pasoja te pa parashikueshme per autoret e saj….

Dy kembet ne nje kepuce …e tashme nuk besoj se koke pa ndrequrit e politikes aventuriere, sharlatane e antikombetare shqiptare do te guxojne ta luajne dot bythen djathtas e majtas…e as te vazhdojne me lojerat e prapaskenat e tyre neveritese politike ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve si deri me sot…

I jane dashur disa muaj znjsh. Kim qe ti njohe mire Nastradinet palaco te politikes shqiptare qe kane vite qe e degjenerojne kete vend e kete popull ndaj dhe ne momentin e duhur u dha pergjigjen e duhur…pasi duket se sinjali perfundimisht erdhi teper i qarte nga Washingtoni… SOS !

Dhe shpresoj se tepermi qe kete radhe permes gojes se Ambasadores Kim te kete folur Amerika e vertete ajo qe egziston prej dekadash ne zemren, mendjen e shpirtin e shqiptareve…shpresa e tyre e vetme tek Liria, Drejtesia e Demokracia e jo Amerika e deformuar e Boltoneve, Palmereve e Grenelleve !

A e pate o shqiptare se kujt i dogji te parit deklarata e ashper e Ambasadores Kim ?

I pari qe reagoj e qe gati nuk mbushej dot me fryme ishte pikerisht Presidenti Meta teksa nxitoi e tha…se Ambasadorja amerikane nuk e kishte me mua …[???]…

Ok z. Meta…po ty pse te dogji kaq shume…se populli thote qe…koka i kerruhet atij qe ka Mizen nen kesule…

Pas tij me vrap nxitoi te percjelle ”statusin” e tij te radhes ne fb kryeministri frikacak e fejsbukist i shqiptareve …Rama…i cili si gjithmone ”sqaroi” se i perkrah keto reforma dhe se eshte gati per cuarjen deri ne fund te tyre…

Kercen Prifti nga belaja thote populli z.Rama…po ta mbajti dil e thuaj dhe vazhdo e bej te kunderten si deri me sot…sidomos pas ketij 17 Maji te zi te 2020 ku Uragani shqiptar e nderkombetar i urrejtjes ndaj teje eshte i tille qe as ti vete nuk e beson dot se i ke oret e jo me ditet e numeruara…

Por nejse per te qene edhe me e qarte dhe me e suksesshme ne punen tuaj fisnike znjsh. Ambasadore Kim…

A e di se kush pikerisht me emer e mbiemer nuk e do se pari Reformen ne Drejtesi?

E gjithe klasa politike shqiptare ne pushtet e pas 90…e perlyer koke e kembe ne dhjetera e dhjetera skandale, krime, afera korruptive, tendera, koncensione, biznese te pista e PPP-ra pa fund qe e kane vjedhur, grabitur, varferuar e gjakosur ate vend e ate popull si kurre me pare ne historine e tij 108 vjecare te pakten si shtet me vehte e i pavarur…

Dhe i pari ne liste eshte pikerisht ai me te cilin ti je ne kete fotografi ilustruese te shkrimit tim …kryeministri arrogant, bandit e tradhetar i Shqiperise e i shqiptareve pikerisht ai qe krimin e tij te radhes e regjistroi vetem 5 dite me pare ne mes te Tiranes kur ne erresiren e nates ci cub , si monster e si kriminel i lindur rrafshoi Teatrin Kombetar te Shqiperise e te shqiptareve e desh i vrau njerezit te gjalle brenda tij e me pas i dhunoi kafsherisht permes policise se tij diktatoriale …duke i rrahur shtazerisht e duke i terhequr zvarre …

Pas tij Reformen ne Drejtesi nuk e duan as kriminelet qe dje dogjen Redaksi gazetash, rrahen barbarisht gazetare, qytetare te pa fajshem protestues …nuk e do Mehdiu i Gerdecit…nuk e do Gjinushi e Nanua , Imami , Ceka, e co . qe organizuan rrebelimin komunisto serbo-sllavo-grek ne Jug te vendit.. ne 1997….nuk e duan ata qe mbajten ne kembe Piramidat financiare qe zune perfund shqiptaret e varfer e te pa fajshem…nuk e duan ata qe hartuan e zbatuan Ligjin 7501 te kthimit te pronave…nuk e duan ata qe vrane 4 protestues te pa fajshem me 21 janar per te ardhur ne pushtet me gjak…nuk e do Kryetari i sotem i Parlamentit shqiptar Ruci qe deklaron se pushtetin e dorezojme vetem me gjak…

Reformen ne Drejtesi nuk e do banditi T.Balla i perzjere deri ne fyt me boten e krimit…nuk e do S.Tahiri arkitekti zbatues i plantacioneve te droges ne gjithe vendin dhe reformatori i nje policie te dhuneshme e sekrete per te mbajtur ne pushtet krye banditin Rama…nuk e do as F.Xhafa i djeshem e i sotem Luleshpuresi buzagas i Diktatorit ne Tribunen e 1 Majeve te tij fallso…

Reformen ne drejtesi nuk e do as Elisa qe me nje dore ju vodhi shqiptareve ne Doganen e tyre 5 milion euro e sot i jane bere 100 fish me shume se vazhdon te jete e te kete pushtet pa kufi…per vete e per tarafin e saj neverites…

Reformen ne Drejtesi nuk e do as Monika e vilave, bizneseve , pasurive pa fund…shkollimeve extra te shtrenjta te femijeve te saj ne Londer….12 banjove e Palmave te ardhura nga Karaibet
e te sjella me helikopter e te mbjella reth viles se saj ne Gjirin e Lalzit…sikurse kesaj reforme i trembet sa me s’ka edhe Burri i saj sot President e i akuzuar sistematikisht per vjedhjen e Floririt te shqiptareve…

Reformen ne Drejtesi nuk e do krimineli i 2 prillit Ruci qe ende vazhdon te jete kryetar parlamenti e qe sapo emeroi si keshilltar personal te tij antishqiptarin e korruptuar rende e ish zyrtarin e larte te BE…Fleckenshtejn…ndaj bej shume kujdes znjsh. Ambasadore e SHBA… se duan te te vene shkopinj e gure nen rrota ok.,…

Nuk e do kete Reforme as Kryebashkiaku i Tiranes i perlyer koke e kembe me grabitje, vjedhje, rrembime e tjetersime pronash qytetareve te Tiranes e vene ne sherbim te vetes, te eproreve e oligarkeve reth tij e tyre …se fundi edhe egzekutor i krimit makaber te 17 majit …tek ju grabiti shqiptareve Pasurine tyre te rralle Art-kulturore …Teatrin Kombetar …

Nuk e duan kete Reforme as S.Braho qe deri dje denonte deri edhe me vdekje adoleshente 15 vjecare shqiptare per ”tradheti te larte” ndaj Atdheut …e sot kercenon po me vdekje ish drejtorin e Insitutit te hulumtimeve e krimeve te komunizmit…z.Tufa…

Kete Reforme nuk e duan as Berisha e disa prej mekatareve reth tij … se edhe ata nuk jane pa gje jooo kush me shume e kush me pak …”Gishtin ne Mjalte” e kane ngjyer te gjithe…

Nuk e do as S.Lleshi qe po i helmon shqiptaret me gaz helmues serb…e po i rreh barbarisht e po i terheq zvarre ne mes te Tiranes… e plot e plot te tjere… si ai me dhe pa uniforme qe duhen shpene ne bangon e drejtesise e para ligjit

Sikurse Reformen ne drejtesi po e pengojne enkas e jo pa qellime te caktuara qartesisht te pasterta politike edhe zoterinjte e sapo zgjedhur ne krye te drejtesise e prokurorise shqiptare te Spakut tuaj etj [ fatkeqesisht edhe me aprovimin e miratimin tuaj ] …apo edhe ata qe deri dje ishin ne krye te organeve te mesiperme si A.Llalla, Dvorani, A.Marku., e sot Ministrja Gjoni,…Cela, Kraja, Ibrahimi etj etj…ndaj bej kujdes me kete amalgame jo fort te paster shoqja Ambasadore…se fatkeqesisht ne shqiptaret ne pergjithesi blihemi , shitemi e tradhetojme fare kollaj…jemi bukeshkale ne jo pak raste sikurse edhe mosmirenjohes, te pa bese e thike ngules pas shpine…ta them kete per shqiptaret e llojit te mesiperm per nje pjese te te cileve kam pershtypjen se keni disi besim te tepruar…

E gjetsh nga mos e pandefsh themi ne ketej nga anet tona z.Ambasadore …ndaj ben mire ta fusesh veth ne vesh kete keshille teper dashamirese e te sinqerte timen ok..

Tek ata mos -dashesit e kesaj reforme hyjne edhe hajdutet me Cizme e me poste deri dje qe sot Rama i ka rithirur ne skene serisht … te tillet si Arben Ahmetaj, Beqja, Balluku e deri tek Olta, Manastirlliu …Margariti, Besa…Etilda …Vasilika…Ermonela etj …etj …jane nje lukuni e tere Cakejsh e Ujqerish qe vetem Drejtesi nuk duan kurre se e dijne fort mire sec kane bere e sec i pret ne nje shtet te Ligjit te barabarte per te gjithe e te se drejtes !

Mos funksionimin i institucioneve te shtetit e vecmas atyre te drejtesise ne shumice kerkoja se pari atij qe po te shterngon aq fort duart ty ne kete foto znjsh. Kim e qe aty pastaj nis vete c’tjerrja e lemshit te ngaterruar te politikes se mbrapshte e monster shqiptare… sepse kete vend e kete shtet e la qellimisht cyryk e pa institucione te drejtesise e te ligjit pikerisht ai Edi Rama qe te bente kete rrumpallhane qe beri ne Shqiperi qe nga 2013 e deri me sot…e ta kapte e grabiste shtetit te terin komplet e ne cdo hallke te tij sikurse edhe e grabiti !

Ndersa Reformen Zgjedhore nuk e duan pikerisht te gjithe ata aktore te piset te politikes shqiptare te pas 90 znjsh. Kim absolutisht pothuajse te gjithe pa perjashtim…qe nga Rama i sotem ne krye te qeverise …tek Meta ne krye te shtetit tek Basha ne krye te Opozites e deri tek Saliu Dixhital e me radhe Monika…Valdrinet, Gjushet, Shukrite, Roshet, Bushet, Sejdinet, etj etj…sepse te gjithe ka kohe qe i ka kapluar semundja e te qenit ne Pushtet e me pas abuzimi skandaloz me te mirat qe prodhon ai…sic ka ndodhur realisht ne ate vend prej 1991 e deri me sot…

Per te vazhduar me vjedhesit, tjetersuesit, shitesit e bleresit e Votave te shqiptareve me euro, thes mielli e kercenime te fortesh …ku ne krye kete radhe qendrojne vec vete Rames edhe Gjiknuri e Ulsiu qe sot paradoksalisht kryesojne tryezat parlamentare te Reformes Zgjedhore e te Ligjeve…[???]…

Nuk e duan kete reforme as Idrizi qe njehere gdhihet grek e njehere shqiptar…as Dule vorio-epirioti qe i merr urdherat nga Janullatosi e nga Athina per ti vene zjarrin Shqiperise… nuk e duan as Mehdiu e pseudo opozitaret e llojit te tij…… as kryebashkiaket e korruptuar koke e kembe ne cdo Bashki te Shqiperise…as konia qe s’pushon se lehuri gam- gam Bracja…nuk e do Monika qe ka nisur gjoja ”mosbindjen civile”neper rruget e asfaltet e Shqiperise.,..nuk e do sigurisht as Tit Vasili gjithollog i saj…por nuk e duan as ata miqte e tu te afert nderkombetare me ne krye mbeshtetesin kryesor te qeverise se sotme te krimit ne ate vend italianin mafioz qe perfaqeson BE ne Shqiperi …Soreca e qe vazhdon me kokederresi te jete kunder shqiptareve e pro Rames se dale dursh e mendsh bashke…

Kete reforme nuk e do as rrugaci bastard Ambasador gabimisht i OSBE ne Tirane ai qe ju tregon banalisht shqiptareve Gishtin e Mesit nje fare antipatiku me mbiemrin Borchard…

Jane te gjithe te kapur e te perlyer deri ne fyt znjsh. Ambasadore e Amerikes shpreses se vetme te shqiptareve…

Sepse te dyja Reformat te siguroj qe nuk i do dhe i pengon sa e si te mundet edhe vete Media e sotme shqipfolese e shkruarese … e qelbur dhe e shitur, servile, e korruptuar dhe bythelepirese, pa dinjitet e pa moral me ne krye nje sharlatan te paguar si Blendi Fevziu e deri tek puthadorja e neveriteshme e pushtetit Eni Vasili…ndaj urgjentisht lipset nje Veting special ndaj tyre ku te siguroj se do vini kujen me ato c’ka do gjeni , do verifikoni e do mesoni…ndaj dhe ato jane sjelle kesisoj deri me sot me Shqiperine e shqiptaret…

Ne ate vend aty te gjithe keta te mesipermit e permendur ne shkrimin tim por edhe shume te afert e bashkepunetore te tyre ….shtetare e zyrtare te larte, deputete, ministra etj kane vjedhur e abuzuar rende me ate vend e ate popull madje edhe kane vrare e kane kryer krime te gjithe – farellojeshme derisa e katandisen ketu ku eshte sot ….dhe kurre e asnjeri prej tyre asnjehere nuk u ndeshkua nga drejtesia ….

Ndaj vini dore njehere e mire permes stilit te njohur te dores se hekurt te drejtesise amerikane znjsh.Ambasadore ne menyre qe atij populli ti rikthehet besimi tek drejtesia, tek Vota , tek jeta e tek dashuria e mos braktisja e Atdheut te tij !

Nese nje dite ai vend do te pastrohet nga keta zuzare e kodoshe qe te permenda me siper te cilet duhet ti shkojne drejtesise se s’ben ne menyre qe shqiptaret te mos zhgenjehen me rende si deri tani pas gabimit fatal qe bene qe ne 1991 kur nuk i lane duart njehere e mire me soj-llojin e tyre pasues te diktatures se djeshme gjakatare e kriminale …shpresa e besimi i vetem per ate vend e ate popull jeni pikerisht JU dhe vetem JU…Amerika …Tempulli i bekuar i Demokracise, Drejtesise e i Lirise…

Miku me i madh e besnik i Kombit e i popullit shqiptar fale te cilit ne sot kemi egzistencen tone kombetare …ne Shqiperi e ne Kosove !

Bejeni… ate vend sic eshte per te bere e per se mbari…sepse e meriton ai vend e ai popull me gjithe c’kane hequr per dekada me radhe e me gjithe c’ju kane pare syte te llahtarisur per vite e vite te tera…te lutemi me perulesi e mirenjohje te thelle te gjithe ne shqiptaret e ndershem patriote, antikomuniste e demokrate ne Shqiperi por edhe ne gjithe boten e kudo qe jetojme e frymojme… do tu jemi juve mirenjohes Perjetesisht … pikerisht NE kombi e populli me filoamerikan ne Bote !

Shqiperia e populli shqiptar do t’ju jene mirenjohes perjetesisht edhe nese i hiqni kete barre te rende nga kurrizi dhe do ti hapni driten jeshile per nje jete me te mire, me te lire e per nje shtet demokratik, te se drejtes e te barabarte per te gjithe ku Liria e Demokracia te jene kryefjala e Shqiperise se neserme dhe enderra e bere realitet e sa e sa brezave shqiptaresh te zhgenjyer rende deri me sot….te vrare e te zhdukur nga Diktatura por edhe te keqtrajtuar, te zhgenjyer e te abuzuar nga pseudo-demokracia .

Me shume respekt e koniderate por edhe me shprese e besim absolut tek ju e tek Amerika juaj znjsh. Ambasadore Youri Kim…

Qytetari e nenshtetasi Shqiptaro-amerikan me banim ne Shtetin e Michiganit …A.R.DOSTI…Maj 22 / 2020…

QEVERIA KURTI – QEVERI MBRESLENËSE DHE MODEL I QEVERISJES SË SUKSESHME E INTELEKTUALE BOTËRORE – Nga Reshat Nurboja

Të vlerësohesh nga institucionet kompetente dhe përgjegjëse ndërkombëtare dhe nga lideret e shteteve më të fuqishme botërore si një nga qeveritë më të sukseshme për organizimin shtetror në luftimin e pandemisë më të rrezikshme dhe më të panjohur në historinë e pandemive të tilla apo të ngjashme vertetë duhet të jesh i nderuar dhe mund ta shfrytzosh si arsye për mburrje dhe krenari publike që je pjesë e një qeverie të tillë mbreslenëse e cila e ka përkrahjen dhe besimin e pjesës dermuese të popullit dhe respektin e mirënjohjen publike të shteteve botërore…

Suksesi i qeverisë Kurti është edhe më mbresëlënës dhe unik në historinë botërore kur dihet se ketë sukses dhe performancë mbresëlenëse qeverisese e ka arritur në kushte e rrethana më shumë se sfiduese,…!
Qeveria Kurti kur e muar qeverisjen me Kosoven nuk kishte as buxhet të aprovuar, nuk kishte as rezerva shtetrore të cilat i kishin shpenzuar deri në centin e fundit qeveritë paraprake… Mjekësia e stafi mjekësor ishte lenë pa mjete elementare shendetësore për luftimin e kësaj pandemie… Shendetësia ishte edhe pa termometra për matjen e teperaturave e most ë flasim për mjete tjera të domosdoshme siq ishin, maskat, dorëzat, testet për diagnostifikimin e COVID 19, rrobat etj etj., … Suksesi i QEVERISË KURTI është edhe më mbreslenës, unik dhe i veçantë, se këtë sukses e ka arritur edhe kundrejt sabotimit nga të gjithë, e edhe nga partneri qeverisës përbrenda, “partner” ky i cili pas shpine jo vetëm e sabotonte funksionimin e qeverisë por edhe ia organizonte mocionin për rrezimin e saj, me të vetmin qellim për ta drejtuar vetë qeverinë… Më e shemtuara nga e gjithë ky sabotim ishte veprimi i 82 deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të ashtuquajturit përfaqësues të popullit të cilët jo që nuk e ndihmonin qeverinë që ishte zgjedhur me voten e popullit, përkundrazi, e sabotonin dhe nuk lejonin as shqyrtimin e miratimin e projektligjeve që do tia lehtsonin Qeverisë Kurti- Qeverisë së Popullit luftimin e kësaj pandemie botërore…!

Edhe në këto rrethana e kushte Qeveria Kurti së bashku me popullin e mposhti me plot sukses Coranavirusin… Kështu, e shumë më lehtë do ta mposht edhe PLAAN-in…!

 

GJENOCIDI, DREJTËSIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE Nga Prof. SAMI REPISHTI

Ç’eshte krimi? Kush eshte kriminel? A duhet denuar krimi? Perse duhet denuar krimineli? Keto pyetje te thjeshta jane, ne te vertete, thelbesore per nji shoqeri civile e te qytetruar. Nga pergjigja e plote e tyre varet, ne fakt, mbarevajtja e shoqerise ne pergjithesi, dhe natyrisht edhe e shoqerise shqiptare, sot dhe neser.

Javen e kaluar, shtypi amerikan i ka kushtuar mjaft kohe dhe hapesire vendimit te Gjykates gjermane ne Mynik qe denoi me pese vjet burgim 91 vjeçarin Z.John Demjanuk, me origjine ukrainase, dhe ish roje policore ne kampin nazist te perqendrimit Sobihor (Poloni). Pyetja me me rendesi ne kete mes ka qene ajo e profesoreshes amerikane Deborah E.Lipstadt: “Perse denimi i nje polici nazist ka rendesi per ne?”

Profesoresha Lipstadt eshte pedagoge per studimet hebraike dhe te Holokostit prane Universitetit Emory, Atlanta,Georgia, dhe tash se fundi, autore e nji studimi te thelle; “Gjykimi i Eichmann-it ne Jerusalem” (ne vitin 1961), nje gjykim qe ka terheqe vemendjen e pergjitheshme per demaskimin e fuqishem te krimeve naziste, sidomos te krimeve masive kunder hebrejve gjate rregjimit kriminel hitlerian.(Eichmann ka qene drejtor i seksionit per transportimin kryesisht te viktimave hebraike, ne kampet naziste te perqendrimit gjate L2B. S.R.).

Nje teme e ketille dhe trajtimi i thelle i saj, ka rendesi te dores se pare per te gjithe ata fatmjere qe, ashtu si populli shqiptar, kaluan tmerret e tri diktaturave me te egra te shekullit 20, fashizem, nazism, e komunizem, nje trio qe denohet nga koshienca e cdo njeriu te ndershem, dhe qe sot eshte hjedhur, pa asnje brerje ndergjegjje, ne koshin e plehrave te historise…!

Me 17 maj 2011, fletorja autoritative The New York Times, botoi artikullin e Profesoreshes Lipstadt me titullin “Damjanuk in Munich” dhe me pyetjen themelore: “Pse denimi i nji roje policore ka rendesi?” Nje pyetje e tille vihet edhe nga shume viktima te terrorit fashist-nazist-komunist ne Shqiperi, dhe zbulon, per mendimin tim, nje ndjenje pasigurie vetiake dhe papergjegjsie morale te shtetit shqiptar e te shoqerise shqiptare, qe refuzojne te trajtojne krimin si krim dhe kriminelin si pergjegjes para gjyqit dhe para historise. Per kete arsye, mendoj se artikulli qe vijon – i perkethyer shqip nga origjinali anglisht – tregon vleren e vertete vetem i riprodhuar krejtesisht, si nje teresi e pacunguar. Artikulli i plote thote:

” Atlanta, Georgia. Javen e kaluar nji Gjykate gjermane ne Mynik, deklaroi fajtor John Demjanuk per pjesemarrje/perkrahje ne vrasjen e 28.060 viktimave, nje denim per cdo hebre qe u cfaros gjate gjashte muajve qe ai sherbeu si roje policore ne kampin e vdekjes te Sobihor-it, Poloni. Gjykimi i Demjanuk-ut ka mundesi te jete i fundit per krimet e Holokostit gjate luftes qe terheq vemendjen e botes mbar.

Per shume persona, vecanerisht per brezenine e re, gjykimi kunder Z.Demjanuk, nje 91 vjecari qe punonte ne oficinat automobilistike te Ohio-s (SHBA), tani nje invalid qe qarkullon me nji karrike me rrota, mund duket sikur justifikon thenjen e perseritur se historia vjen se pari si tragjedi dhe ma vone si farse. Per koincidence, kete vit mbushen plot 50 vjete qe kur u zhvillua gjykimi i Eichmann-it, nje ngjarje qe per rendesine e vet intrinseke, zvogelon shume perpjestimet e gjyqit te Demjanuk-ut.

Por ne se Eichmann luajti nje rol me te madh ne Holokost se Demjanuk, ne nuk duhet te perfundojme se njeri ka me rendesi se tjetri. Ne te vertete, gjykimi i Demjanuk-ut aq sa edhe gjykimi i Eichmann-it, mbushe volume te tera qe japin mesime, dhe qe na sqarojne mbi marredhenjet komplekse te gjenocidit dhe drejtesise.

Rasti i Demjanuk-ut ka rendesi mbi te gjitha sepse nuk kemi pase asnje here dyshim qe ai ka qene nje roje e mbrapshte burgu gjate rregjimit nazist. Mbasi jetoi me shume se 30 vjet ne Shtetet e Bashkuara, ai u deportua ne Izrael me 1986, ku u gjykua dhe u denua me vdekje. Per fat te keq, prokuroret izraelite e kishin identifikuar gabimisht si roje policore ne kampin nazist Treblinka, i njohur si Ivani i Tmerrshem, dhe Z. Demjanuk u lirua ne vitin 1993.

Ky episod u vazhdua me 16 vjet tjera perpjekjesh qe Z.Demjanuk, nga Shtetet e Bashkuara beri me kundershtue deportimin. Me ne fund, ne vitin 2009, Gjermania ia doli me e terheqe prej Amerikes; kjo perforcoi bindjen se procedurat ligjore punojne, me gjithese me vonese

Natyrisht, kjo zvarritje shkaktoi prirjen me pyete pse Gjermania lodhet sot duke kerkuar dhe denuar Z.Demjanuk? A duket sikur ka dicka komike ne kete mes, bile dicka te turpshme , me terheqe zvarre nje plak gjysem te vdekur pertej Atlantikut, per te dhene llogari para nje gjykate per krime qe ka bere gjysem shekulli me pare? A duhet te kete nje afat te caktuar (statute of limitations), mbas te cilit ligji nuk ndjek me gjate te akuzuarit per krime te renda?

Jo! Dhe gjykimi konfirmon se shoqeria hjedh poshte nje ide te ketille. Ata qe jane pjesemarres ne gjenocid, me cfaredo funksioni qofte, nuk duhen lene kurr te qete. As duhet te mendohet se po u vonua drejtesia per shume kohe, atehere akuza duhet te pushoje. Ky mesim mund te vleje sot me shume se kurdohere sepse, me ne fund, per kriminelet e Holokostit cdo gje ka perfunduar, por ndjekja per ata qe praktikuan Holokostin ne ish-Jugosllavi, ne Ruanda dhe ne shume vende tjera, duhet vazhduar ndjekja pa pushim.

Gjykimi i Demjanuk-ut thekson mesimet qe kemi marre nga gjykimi i Eichmann-it Ashtu si Z.Demjanuk, edhe Eichmanni pretendonte se ka qene vetem nji dhemb i thjeshte ne rroten e maqines vrastare. Te dy te akuzuarit mbroheshin duke thene se nuk kishin tjeter rrugedalje, nuk mund te refuzonin urdherat; ata duhej te vrisnin ose te vriteshin nga eproret e tyre.

Megjithate, ashtu si arsyeton edhe Hannah Arendt, ne studimin e saj :”Eichman ne Jerusalem”.cdo pjese kembimi ne nji maqine ka rendesi themelore. Me heqe nje pjese te vogel ben te njejtin dem sikur me heqe nje pjese te madhe: maqina pushon se punuari. Te dy keto te akuzuem kane pase mundesi te thone :Jo!, me rrjedhime te pakta. Nuk ka avokat mbrojtje ose historian qe prodhon evidence se dikush eshte ekzekutuar sepse ka refuzuar te marre pjese ne Holokost. Per kete te akuzuarit vendosen te mos refuzojne

Ashte e vertete se perfundimi per te dy do te jete i ndryshem: Eichmann eshte personi i vetem ne historine e Izraelit qe eshte ekzekutuar (ne litar,S.R.); Z.Demjanuk ka mundesi te vdese ne krevat me qe avokatet e tij po apelojne vendimin gjyqesor.

Por cfare ngjau ne keto dy gjykime ka me shume rendesi se fati perfundimtar i fajtoreve. Tani, ashtu si me pare, viktimat kane pasur mundesi te tregojne historine e tyre, jo ne liber, jo ne intervista dhe fjalime, por para Gjykates ligjore. Ne fund te gjyqit te Eichmann-it me shume se 100 deshmitare kane treguar vuajtjet e tyre. Ne gjyqin e Demjanuk-ut ne degjuam deshmite e femijve te viktimave. Ata, se bashku me prokurorin, treguan me gisht njeriun qe lehtesoi vrasjen e prinderve te tyre. Me nje fjale, gjyqi i Demjanuk-ut provoi se, ndersa Eichmann vete mund te jete histori, procesi i plote qe transformoi gjyqet e Holokostit ne dicka me shume se gjykimet e zakonshem, eshte akoma efektiv.

Me ne fund, rasti Demjanuk, per vete kompleksitetin e tij, eshte nje vazhdim i pershtatshem i gjykimit te Eichmann-it sepse na kujton qe paraqitja e gjenocidit para gjyqit- ashtu si akti vete- eshte rralle here pa zig-zage. Keto raste ngrejne pyetje te veshtira mbi natyren e denimit te tipave te ndryshem pjesemarres ne gjenocid: nje roje qe zbaton urdhenin qe merr a meriton te njejtin denim, apo me pak, se nje burokrat qe planifikon ate?

Keto gjykime nuk mbyllin kurr pyetjet e ngritura edhe dekada mbas kryerjes se krimit. Ne te vertete, rasti sikur ai i Z.Demjanuk jane, ne nje fare menyre, vetem fillimi i nje procesi, barra e te cilit tani bie jo mbi gjykatat, por mbi shpatullat e ne te tjereve”./22.05.2011

Prof. SAMI REPISHTI

MAJI I LULEVE, I REVOLTAVE, I DHUNËS…SHEMBJA E TEATRIT Nga Lek Mirakaj

 

  • 24 Maji do te harrohet, por Revoltat e Qafë –Barit dhe Spaçit, JO!
  • Festime e tanishme me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj…
  • Nga ana tjetër,asnjë ceremoni përkujtimore, asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste…

Sa shumë i ngarkuar është Maji.Është muaji i luleve, por edhe i shumë historive. Sa shumë ngjarje që kanë ndodhur në muajin Maj!
Historia më e freskët; shembja e godinës së teatrit.Nuk po diskutoj ,ishte me vlerë apo jo,shqetësuese ,alarmante është mënyra se si u proçedua.Me dhunë,tinzisht ,me arrogancën e të fortit.Veprime që nuk kanë si të mos na sjellin në kujtesë ,prishjet,djegiet,grabitjet që bëheshin në emër të popullit ,për popullin, e ku paguante po vetë populli.E gjithë kjo padrejtësi ,e gjithë kjo dhunë e gjente dhe fatkqesisht e gjenë justifikimin te një ndodhi tjetër e Majit.24Maji i vitit1944,ku u ligjërua mohimi i të gjithë të drejtave njerëzore,ku u ligjërua dhuna ,ku u sanksjonua aksioma kriminale ,se pushteti lind nga gryka e pushkës dhe jo nga e drejta universale e zgjedhjes së lirë.Po Maji na kujton edhe dy data solemne të historisë tonë,revoltat e të burgosurve në Spaçin e tmerrshëm e Qafë Barin e llahtarshëm.

Çfar koinçidence,21,22,24 Maj.Të duket sikur rastësia ka dashtë t’i kujtojnë brezave se 21 Maji i Spaçit e 22 Maji i Qafë Barit ishin shprehje e revoltës së shqiptarve ndaj tiranisë, ndaj dhunës,krimit ,që u ngjiz më 24Maj ,kur një bandë kriminelësh, me grykën e pushkës ,që shumë djem e vajza të reja e patën rrokur për liri e demokraci ,vendosën pushtetin e diktaturës komuniste.E frikshmja,alarmantja është,kujtesa ,ose më drejtë mënyra se si neokomunistët që ndodhen në gjithë spektrin e politikës ,mundohen të injektojnë kujtimin e ngjarjeve të Majit në imagjinatën e brezit të ri.Festime me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj.Nga ana tjetër ,asnjë ceremoni përkujtimore ,asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste.Revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit ishin paralajmërimi i revoltave stundentore ,ishin paraprijësit e zemërimit mbarë popullor që zjente nën hirin e shkatërrimeve ,djegieve ,padrejtësive që populli përjetonte në diktaturë.Revoltat e Majit janë momentet më heroike që na bëjnë krenarë ,që na lejojnë të thërrasim,të buçasim.PO, NE SHQIPTARËT E MERITOJMË LIRINË .,se për Lirinë sakrifikuam, se për Lirinë lufuam.Popujt kanë nevojë për pika referimi.

24 Maji do të harrohet,do studjohet se si gënjehet një popull kur i beson një bande kriminale.Revoltat e Majit do të vijnë dita që të jenë ditë të shënuara të historisë tonë dhe emrat e heronjve Dervish Bejko,HajriPashaj, Pal Zefi,Skënder Daja,Sokol Sokoli ,Tom Ndoja ,Sandër Sokoli,do kujtohen me nderim dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.

New York, 21 Maj 2020

  • Lek Mirakaj eshte anetar i Keshillit te Vatres