VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një amerikan, anëtar i Shtetit Islamik, iu dorëzua forcave kurde Peshmerga

By | March 14, 2016

Komentet

I dashur Profesor Moikomi, mirë u takofshim tek Friend’s Book House së shpejti! Nga Alisa Velaj

Moikom Zeqo, të kujtohet profesor?
Ka qene shkurti i vitit 2007 kur u takuam rastësisht para Friend’s Book House.
– Vajza ime si je? Me punë, shëndet?
Të tregova se punoja në një projekt të UNICEF-it në burgun 313.
– Aaa gjë e bukur kjo!!! Kam një ide. Hajde pimë një kafe.
U ulëm dhe mbaj mend fjalët e tua:
“Duaji ata fëmijë, ata njerëz duaji!  Mos i gjyko! Jam i lumtur që je aty. Ti di të duash. Po jo të qëndrosh për shumë kohë tek ajo punë ama, se do të shkatërrohesh. Prej aty mëson të duash edhe më tepër!”.
Sikur mora krahë. Ishe i pari që me dhe një lloj inkurajimi pas fjalëve të sime mëje: “Po nuk dite t’i duash ata adoleshente, lerë fare atë punë. Mos iu bëj barrë atyre që jo çdokush arrin t’i dojë”.
Më pas më tregove se kishe shumë libra që doje t’ja dhuroje ndonjë institucioni.
– Po sikur t’ja dhurojmë bibliotekës së burgut 313?, më pyete. Arnisën s’e kam këtu, po dua të marr me vete dy të tjerët. U them përherë se duhet ta njohin jetën në gjithë dimensionet dhe se për pak vetë ajo është e lehtë.
Hodhe gjithashtu dhe idenë e organizimit të një konkursi me poezi e prozë tek sektori i grave…
U tha u bë. Stafi administrativ mori masat që gjithçka të shkonte mirë dhe ashtu shkoi. Mbaj mend vajzën dhe djalin tuaj sa shumë dashuri kanë shpërndarë dhe sa shumë pështypje lanë atë ditë… Epidamni paksa më i fortë, ndërsa jot bijë pasi u takua me gjithë gratë, i pati tërë kohën sytë të përlotur.
Gratë e burgosura patën një ditë ndryshe, në çehre ishin aq të lumtura, recituan pa iu ardhur turp e më kujtohet që u kënaqën aq shumë kur iu drejtove me fjalët:
– Tani të dashura artiste juria ka vendosur…
Sa shumë u komentua ajo ngjarje më pas. Dje në Vlorë takova njërën prej tyre. Shtanga kur më pyeti për ty.
– S’e kam harruar kurrë atë ditë kur erdhi Moikomi, tha. Atë ditë nuk jam ndjerë e burgosur…
Ta solla sot këtë ngjarje, si për të të thënë se njerëz si ty që e dhurojnë dashurinë pa kushte, ia dalin çdo lloj sfide.
Mirë u takofshim tek Friend’s Book House së shpejti!

1947- Kur Enver Hoxha i quante italianët ‘minj’ e ‘të prapambetur’ përkrah ambasadorit kinez

Nga Kastriot Dervishi



Për të kuptuar çfarë udhëheqësish kemi pasur, ndër të tjera na shërben ballafaqimi midis asaj që është deklaruar dhe asaj që ka provuar koha. Janë plot raste kur deklarimet e udhëheqësit komunist E.Hoxha mund të shërbejnë sot si bazë e mirë humori, sidomos në rastet kur i qanin hallin shteteve të mëdhenj. Në darkën e datës 29.9.1973 të Enver Hoxhës me ambasadorin kinez Liu Xhen Hua, në hotel “Dajti” në Tiranë u zhvillua ndër të tjera një bisedë pa objekt. Pas vizitës së presidentit amerikan në Kinë në vitin 1972, tematika e E.Hoxhës me bashkëbiseduesit kinezë në shumë raste nuk ka qëllim, por zhvillohet për procedurë. Këtu, hallemadhi internacionalist ka folur për Italinë e varfër dhe përhapjen e miut atje (në Romë sidomos). Se i kish “kopsitur” punët të gjitha këtu.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: Italia jugore është vendi më pis në Europë, gjë që e pohojnë edhe vetë italianët. Sipas agjencive të tyre del që në Romë ka rreth 30 milionë minj. Kështu që çdo banori të kryeqytetit italian i bien mesatarisht  nga 15 prej tyre bartësve të mikrobeve.

Liu Xhen Huan: Minjtë sjellin sëmundjen e mortajës që ne e quajmë ndryshe edhe sëmundja e minjve, shumë e rrezikshme edhe kjo pas kolerës.

Enver Hoxha: Italia është një vend borgjez, ku mbretëron një korrupsion dhe një prapambetje e madhe. Pjesën e vendit që nga Firence e lart e quajnë Itali, kurse andej poshtë, në jug, nuk e quajnë kështu, sepse kjo pjesë është krejt ndryshe nga ajo e veriut. Tani, me rastin e kolerës, ashtu siç ndodh gjithmonë, në jug vdesin njerëz më shumë se në veri. Në qoftë se në Firence vdes një kalama, në Napoli vdesin 7. Një me shtatë është raporti i mortalitetit infantil midis Italisë jugore me atë të veriut.

Liu Xhen Huan: Kjo është e vërtetë. Në Itali ka kontradikta të mëdha midis pjesës së jugut dhe asaj të veriut. Populli në jug të Italisë është i varfër.

Enver Hoxha: Shumë i varfër dhe analfabet.

Liu Xhen Huan: Nga Italia shkojnë shumë krahë pune në Gjermaninë Perëndimore për të siguruar bukën.

Liu Xhen Huan: Është ashtu siç ka thënë Lenini që epoka jonë është epoka e imperializmit dhe e revolucionit proletar. Partia jonë ka vënë detyrën për studimin e veprës së Leninit “Imperializmi si faza më e lartë e kapitalizmit”. Kjo vepër po studiohet në partinë tonë.

Enver Hoxha: Tani është periudha e kalbëzimit të imperializmit.

Liu Xhen Huan: Imperializmi i sotëm karakterizohet nga degjenerimi dhe shkatërrimi gradual. /55news/

Pa zhvillim ekonomik jemi një vend i vdekur, do ikin të gjithë në emigracion – Nga DR. KLODIAN MUÇO

Në vitet e fundit, në Shqipëri vërehet se kemi rritje ekonomike të shoqëruar me pabarazi dhe mungesë zhvillimi. Për këtë situatë, klasa politike ka shumë faje për mungesën e aktualizimit të reformave si dhe për krijimin e një klase sipërmarrëse jo shumë eficiente, e cila shpeshherë i sheh koncesionet, fondet dhe tenderat publike si të vetmen rrugë për një pasurim të shpejtë.

Çdo ditë e më tepër, qeveria po e bazon rritjen ekonomike te bashkëpunimi me sektorin privat për ndërtimin dhe menaxhimin e veprave me interes publik. Format e ndryshme të Public-Private Partnership (PPP) e në veçanti Project-Financing i veprave publike po zëvendëson qasjen tradicionale të ndërhyrjes publike, sidomos në sektorët që janë në gjendje të prodhojnë një fitim direkt për investimet private si sektori privat, ai i transportit, ndërtimit dhe shëndetit.

Qeveria e motivon rritjen e preferencës për PPP-të si arsye të kontrollit të shpenzimeve publike dhe pasi ka si objektiv reduktimin e borxhit publik. Ky objektiv, sipas tyre, pengon rritjen e investimeve publike në infrastrukturë e jo vetëm. Por, në fakt, aspekti i përbashkët e iniciativave të ndryshme të partneritetit publik-privat është roli i iniciativës publike, apo më saktë institucionet publike po krijojnë kushte ideale për të stimuluar investimet private, duke u garantuar një shumëfishim të kapitalit të investuar dhe menaxhimin e një shërbimi që dikur ish publik për dhjetëra vjet me radhë. Por, vallë, cilat janë avantazhet dhe limitet e PPP-ve, çfarë na tregon eksperienca e vendeve të zhvilluara. Vendet e zhvilluara në të kaluarën e kanë motivuar preferencën e këtij lloj partneriteti, pasi besojnë se investimi privat është më eficiient se ai publik.

Te ne nuk rezulton kështu, pasi shuma e investimit, kur e bën privati, shumëfishohet. Pra, i njëjti investim që shteti e kish parashikuar të kushtonte 1, privati ndër vite do të përfitojë më shumë se 3. Nëse në vendet e zhvilluara kompanitë private marrin shërbime private në koncesion, ato kërkojnë të reduktojnë kostot e menaxhimit me qëllim që të maksimizojnë fitimin.

Te ne privatët kërkojnë ato shërbime që kanë një fitim të garantuar, pasi pagesën e bën shteti (checkup, dializa, ndërtimi i rrugëve, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale) apo shërbime që paguhen me një çmim shumë më të lartë nga privati (ngjyrosja e naftës, kontrolli i pompave të naftës, kolaudimi i makinave, prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit). Në vendet e zhvilluara, shteti jep me PPP ato shërbime që i ka me humbje dhe e ka të vështirë të reduktojë kostot, pasi menaxherët publikë dhe politikë janë më pak efecientë apo sensibël ndaj shpërdorimit të parave. Ata, gjithashtu, janë pak të stimuluar për të bërë inovacion, pasi rroga e tyre nuk është e përllogaritur në bazë të performancës së arritur.

Gjithashtu, në vendet e zhvilluara shteti përdor PPP-të për të stimuluar inovacionin teknologjik që mund ta bëjnë kompanitë me know-how, me shumë likuiditet dhe me një eksperiencë të gjatë në ofrimin e një shërbimi të caktuar. Ndërsa te ne kompanitë që marrin shërbimet publike me koncesion janë kompani pa eksperiencë (kompania e faturave elektronike) dhe nuk kanë kapitale mjaftueshëm (kompanitë që pretendojnë të ndërtojnë rrugët së fundmi me PPP). Limitet e PPP janë të shumta edhe për vendet e zhvilluara, aq më tepër për vende në zhvillim si Shqipëria. Jo më kot, vendet e zhvilluara po i evitojnë gjithmonë e më tepër.

Shpesh, privatët kanë tendencën të reduktojnë në maksimum kostot, kjo ka efekte negative në cilësinë e produktit final dhe në përfitueshmëritë sociale të investimeve. Çmimi i shërbimit është shumë i lartë se ai që mund ta ofronte shteti, kjo gjë dëmton konsumatorët (çmimet e aeroportit të Rinasit). Privati ka tendencën të rrisë fiktivisht kostot dhe të minimizojë fitimin duke mos paguar mjaftueshëm taksa (kompanitë e shfrytëzimit të naftës). Nëse privati bën një investim në ndërtimin e një rruge, në këmbim të shfrytëzimit të saj për një kohë të caktuar.

Privati ka tendencën të mos investojë shumë në mirëmbajtje, pasi do të kërkojë të maksimizojë fitimin për periudhën e shfrytëzimit. Privati ka tendencën të zgjedhë projektin që i gjeneron më shumë të ardhura dhe jo më eficientin. PPP-të reduktojnë konkurrencën, mungesa e konkurrencës gjeneron pabarazi dhe varfëri. PPP-të vënë në risk financat publike, pasi qeveria impenjohet për pagesa që do të zgjasin për dhjetëra vite, më shumë sesa mandati i tyre politik.

Kjo formë financimi jo vetëm që rrit borxhin publik (pagesat janë fiks si këstet e kredisë), por në të ardhmen mund të rezultojnë si inefiçente në aspektin e alokimit të fondeve publike. Teoria ekonomike afirmon se PPP-të nuk stimulojnë rritjen ekonomike dhe çojnë në rritjen e taksave në të ardhmen për të përballuar pagesat e tyre ndër vite.

Ky lloj partneriteti rrit pabarazinë dhe varfërinë. Ndikon në reduktimin e shpresës se e nesërmja do jetë më e mirë, nxit të rinjtë të kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendet me mirëqenie ekonomike më të lartë e si konsekuencë, rritet mosha mesatare e popullsisë. Pra, PPP-të gjenerojnë varfëri dhe “vrasin” të ardhmen. Nëse rritja ekonomike e vendit do të bazohet te ky lloj partneriteti, nuk do të jetë e largët dita kur borxhi publik do të kapë nivele të papërballueshme.

Taksat do të rriten në mënyrë të ndjeshme, të rinjtë, por jo vetëm, do të largohen nga ky vend, sistemi i sigurimeve shoqërore do të kalojë në kolaps dhe ne do jemi vendi më i varfër dhe me popullsinë më të plakur të Europës.

* Profesor ekonomie i Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe Zoja e Këshillit të Mirë

NJË SHKRIM MALLI VËLLAZËROR NGA MIKU I ARTË YLLI ÇELA, PËR SHEFQET KRYEZIUN DHE MUHARREM KURTIN

Po e publikoj ne faqen time,kete shkrim, se e thote te verteten, se ne ishim te rrethuar nga vellezer te vertete, sic eshte Ylli Çela i Pogradecit e shume te tjere dhe nga nje regjim monist stalinst, qe me hodhi si mish per top ne duarte e krimineleve jugosllave, vetem pse nuk behesha vegel e atij regjimi antishqiptar.
Nderkohe,tek masa e popullit, ne Elbasan, me paraqiti si spiun serb, kurse sot qe ra kufiri ndermjet ne shqiptareve,dihet boterisht, se dy vendlindjet tona e Shqefetit, Drenica dhe Smolica ishin Bastionet me te fuqishme te UÇK-se! Ne UÇK-e u rreshtuam i madh i vogel i gjithe familjereve te mi dhe farefisit! Ndjehem krenar qe u denova me shume vite burgim nga regjimi gjakatar jugosllav, qe minuten e pare te rikthimit time ne Gjakove dhe qe nuk pranova te shaja Shqiprine time ne televizorin e kohes, pra te peshtyja ne te(Shqiperine nene), sepse ashtu donin serbet dhe shqipfolsat automonist.
Faleminderit Ylli per kete shkrim, ne te cilin thua te verteten tone, qe pak kush e thote!

Ne vijim eshte shkrim i Ylli Çeles, bere publike ne faqet e vet ne face book. Lexim te kendeshem!

Dy miq te rralle Shqiptare…(Shefqet Kryeziu, Muharrem Kurti) Kujtime malli.

Po po Shqiptare, qe jetojne ne dheun e vet Kosove. Lindur e rritur ne Kosove…
Por ata jane me shqiptare se Shqiptaret.
A jane njerez te thjeshte ?
Patjeter. Po veçse ne gjakun e tyre vlonte urrejtja kunder okupatorit serb…
U arratisen pas demostratave te Prishtines me 1981.
Ku ka fund kalvari i vuajtjeve te tyre.
Fati e deshi qe te takohesha ne vitin 1985 ne shkollen e larte Aleksander Xhuvani ne Elbasan…
Sa vite kane shkuar, sa uje ka rrjedhur, dhe une,kurre si kam harruar keta çuna, packa se vitet na moshuan…
Buzeqeshja lulezonte çdo dite ne buze, packa se buza u leshonte gjak nga malli per vatanin e zhuritur.
Kur kaperceva pragun e portes se dhomes se tyre,u gjeta ne nje bote tjeter…
Nje flamur kombetar pushtonte faqen e murit,e ne krah fotoja e Josuf Gervalles,heot kombetar kosovar, me dy shoket e tij te vrare pabesisht ne Gjermani nga dora gjakatare Serbe.Me hyne ne zemer pernjeher keta çuna vigane.
Te fuqishem e trima.Bukuroshe e te dhemshur..Aty rash ne dashur,i edhe me teper per Kosoven ,token e martireve kreshnike.Studionin aq sa mundeshin dhe ushqeheshin me fukarallekun e regjimit diktatorial,te cilet i survejonin ne çdo kohe.
Mos u shoqero me ta me tha dikush,se jane spiuna serbe…Me erdhi ta kafshoja ne gryke ate servil e spiun.E kisha gedhire me Çetin e Rremen sa e sa here.Spillte nena çuna me te mire, e me patrioteU vlonte urrejtja ne gji….Pa u shembur regjimi Muharrein e perzune ne Kosove kete trim qe s’pranoi te beheshe agjent i fshehte i sigurimit monist..Ndersa Sheqeti jetoi ne Shqiperi e u hodh ne vitin 1998 me UÇK .Ndersa Rrema u arrestua pa mbritur mire ne Gjakove.
E kur regjimet staliniste rane e Jugosllavia u shperbe, ai doli nga burgu ,perveshi menget per ta bere nene Kosoven…
E nder te paret kaluan ne ilegalitet e luftuan ne radhet e UÇK. Ku si ndoqen serbet,po ju moren te keqen.Kosova luftoi e fitoi.Ata kurre nuk kerkuan ofiqe ,megjithese te dy e meritojne rangun e deputetit te popullit per njohurine e kulturen qe kane..
Por te mençur,kokeulur e puntore,se kane braktisur Kosoven, e çdo dite punojne me pasion per te.
Te dy profesore…Njeri ne Malisheve e tjetri ne Gjakove…Sa do te doja nje dit qe dhe un te merrja pashapore kosovare e te punoja perkrah tyre, per token kreshnike te lare me gjak e sakrifica…
Eshte nder e krenari per mua,dhe keshtu duhet te jete per gjith shqiptaret e vertete.
Ajo tok pjell Boletina e Mic Sokola.Nuk do te jete e larget dita e bashkimit kombetar…Nje grusht i fuqishem mu ne zemer te ballkanit…E ateher do qeshim ,luajme e gezojme si dikur…Flm miku im madh,Shefqet Kryeziu,i nje prej familjeve me te medha e te nderuara kosovare.
Flm Muharrem Kurti,ajka e djelmurise shqiptare..
Ata jane as me shum e as me pak Ramush Haradinaj te Kosoves.
Qofsh e bekuar Nena Kosove per ksi lisash qe rrit…

Serbia, fqinji ynë euro-aziatik – Nga VETON SURROI

Qeveria e re e Kosovës duhet t’i harrojë përkohësisht anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare, prej UNESCO-s e deri te ulësja në OKB. I vetmi anëtarësim me përparësi është NATO-ja.

1.

Kur Angola e fitoi pavarësinë e saj, prijësi i Lëvizjes për pavarësi, Agostinho Neto, ia dhuroi mareshalit Tito (gjegjësisht Jugosllavisë), në emër të ndihmës së madhe (politike, në armatim, etj.) të drejtën e shpimit për naftë në puse të Oqeanit Atlantik. Aty u futën në fund të viteve shtatëdhjetë kompania kroate INA dhe ajo serbe, që së fundmi u quajt NIS (Industria e Naftës e Serbisë). Për nja tridhjetë vjet , kompania serbe nxori naftë prej Angolës, jo ndonjë sasi marramendëse, por sa për ta mbajtur të gjallë e me profit atë investim. Po të blihej sot , koncesioni për atë pus vlerësohet të jetë dyqind milionë dollarë.

Por atë pus, së bashku me të gjitha puset që i ka NIS-i në Vojvodinë (dhe pronat e tjera, si ndërtesat administrative, pushimoret, pikat e karburantit, etj.) i bleu më 2009 “Gazpromi” rus me 400 milionë dollarë. Viti i shitjes së Industrisë së Naftës nuk ishte koincidencë. Negociatat për shitje kishin filluar më 2008, pasi që Federata Ruse, ndonëse fillimisht kishte përkrahur Planin e presidentit Ahtisaari, u vendos kundër tij dhe kërcënoi me përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së , po të mbërrinte për votim pavarësia (e kushtëzuar) e Kosovës.

2.

Fati i puseve të Angolës qe një rrëfim i thjeshtë i shpërblimit për favore politike. Angola shpërbleu përkrahjen e mareshalit Tito, Serbia shpërbleu përkrahjen e Rusisë në çështjen e Kosovës. Dallimi thelbësor, megjithatë, mbetet se shpërblimi i Titos erdhi pasi që Angola e fitoi pavarësinë, ndërsa ai i Rusisë pasi nuk u arrit pengimi i pavarësisë së Kosovës. Angola mund të vazhdonte ta shpërblente Titon, por për pikë qejfi e jo për ndonjë ndjenjë obligimi a varësie. Serbia, ndërkaq, duhet të vazhdojë ta shpërblejë më tutje Rusinë nëse e do përkrahjen e vazhdueshme të saj në Këshillin e Sigurimit.

Pjesë e këtij shpërblimi është krijimi i një afërsie gjithnjë e më të madhe mes Serbisë dhe Rusisë. Serbia tashmë ka iniciuar një garë në armatosje- me një buxhet më të madh për ushtri sesa pesë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku-dhe furnizuesi i Serbisë me armë është po ai vend që ka premtuar se do ta furnizojë me gaz, Rusia. Serbia ka vënë kështu peshën e madhe të politikës së saj energjetike dhe të mbrojtjes në anën e Rusisë. Në kundërvlerë, Rusia i ofron Serbisë hijen e kërcënimit me veto në Këshill të Sigurimit- pra, ndodhi çka ndodhi, Kosova nuk mund të jetë anëtare e OKB-së pa e dhënë pëlqimin për këtë Rusia dhe , siç shpreson Beogradi, pa ia kërkuar këtë gjë Serbia.

Tash Beogradi zyrtar ka vendosur të shkojë edhe një hap më tutje. Më 25 tetor të këtij viti Serbia pritet të nënshkruajë hyrjen e saj në Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik, një kopje e dobët e Bashkimit Evropian e iniciuar nga Rusia, në të cilën hyjnë disa prej shteteve të ish- Bashkimit Sovjetik. Ky akt prezantohet në Serbi si zgjerim i hapësirave ekonomike, por në të ka shumë pak ekonomi e tepër shumë politikë. Serbia plason në hapësirën e Bashkimit Euro-Aziatik gati shtatë për qind të eksportit të vet, ndërsa në Bashkimin Evropian 70 për qind. Për t’ia shtuar absurdit, gjatë një periudhe jo të shkurtër, Serbia ka eksportuar më shumë në Kosovë se në vetë Rusinë. Dhe, pjesëmarrja në bashkimin e Putinit nuk do të bëjë më shumë për ekonominë e Serbisë; aty edhe ashtu ka pasur eksport të papenguar nga tarifat.

Marrëveshja e 25 tetorit është akt i cili do të tregojë se ekzistojnë alternativa ndaj BE-së dhe NATO-s për regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe se këtë alternativë e dëshmon Serbia me shokët e vet, Rusinë, Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.

3.

Hapi i ardhshëm i Serbisë për aderim në Bashkimin Euro-Aziatik është i një kontinuiteti logjik. Ndonëse Serbia është vend i cili ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian, është po ashtu vend i cili në formë ekzemplare ka dështuar të koordinojë politikën e vet të jashtme me atë të BE-së, sikur e kërkon kapitulli negociator 31. Serbia në formë konsistente ka refuzuar të jetë pjesë e vendimeve të BE-së që kanë të bëjnë me Bjellorusinë dhe Rusinë. Vitin e kaluar ka përmbushur me vetëm 52 për qind bashkëdyzimin me politikën e jashtme evropiane, dhe kështu ka treguar një koncept të vendosur pushteti: krahas politikës energjetike dhe asaj të mbrojtjes, do të vendosë edhe politikën e vet të jashtme gjithnjë e më shumë pranë Rusisë.

Maksim Samorukov, zëvendësdrejtor i Qendrës Karnegi në Moskë, e quan skizofrenik këtë relacion të vendosur mes prijësve serbë dhe Moskës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. Moska, thotë ai “thelbësisht mund të vendosë veto ndaj çfarëdo propozimi paqeje për Kosovën, duke nënshkruar kështu vdekjen politike për lidershipin serb”.

4.

Për Kosovën ky është rast i mirë për rivlerësim të qëndrimit të vet në procesin negociator me Serbinë. Falë veprimit të deritanishëm symbyllazi të Kosovës, jo vetëm që nuk u arrit “normalizimi” i marrëdhënieve, por Serbia, e cila duhej të ishte afruar më shumë Evropës, po tregon se është më e interesuar që baraspesha e imitimit të dobët të Titos të kalojë në anën e Rusisë.

Serbia ka kuptuar që anëtarësimi i saj në BE po largohet derisa të rregullohet vetë BE-ja. Dhe Kosova mund ta kuptojë atë që ka mundur ta kuptojë para dhjetë vjetësh, e kjo është se vendi nuk ka ardhmëri evropiane si shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse është shtet, i cili nuk njihet prej pesë shteteve anëtare të BE-së. Nëse Serbia është larg BE-së, Kosova është së paku dyfish më larg se Serbia.

Dhe, Kosova duhet ta ndërtojë një politikë të jashtme të përgjegjshme; ndoshta fillimisht do të ndihmonte të kishte së paku një koncept bazik të politikës së jashtme. E, në të duhet harruar të gjitha improvizimet si përpjekja për anëtarësim në UNESCO e të ngjashme. Apo naivitetin me të cilin H.Thaçi ishte i bindur dhe i bindte të tjerët se me Marrëveshjen e Brukselit Serbia e ka njohur Kosovën, madje ia ka njohur edhe të drejtën e anëtarësimit në OKB.

Për qeverinë e re të vendit, të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ndoshta do të ishte mirë që të përcaktojë një objektiv të qartë në politikën e vet të jashtme, e ky është anëtarësimi në NATO. Kosova nuk ka as kohë e as luksin e të priturit se si do të reformohet BE-ja, si do të zhvillohen raportet e saj me Serbinë, apo se si do të gjenden formulime kreative për të përshkruar një proces të “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend të interpretimeve dykuptimëshe duhet një status i qartë , i vendit anëtar të NATO-s, dhe për këtë duhet krijuar një unitet të plotë politik në Kosovë. Natyrisht, kjo nuk nënkupton që duhet hequr dorë nga negociatat me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. Përkundrazi, nënkupton që të zhvillohen dy procese paralele, ai i normalizimit me Serbinë dhe ai i normalizimit të Kosovës si shtet anëtar i NATO-s.

Është e drejtë e Serbisë të jetojë në komunitet me Kirgistanin dhe të jetë vend euro-aziatik. Është e drejtë e Kosovës që të jetojë në komunitet me shtetet e Aleancës së Veri-Atlantikut./koha.net

Amerika duhet të vendosë Kinën kundër Rusisë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Si Rusia ashtu dhe Kina janë fuqi ekspansioniste që kërcënojnë interesat perëndimore në të gjithë globin. Sidoqoftë, mes tyre nuk ka aleancë të qëndrueshme, por një partneritet evolutiv për të ulur ndikimin e SHBA-së. Një politikë e zgjuar dhe strategjike e SHBA do të inkurajonte konkurrencë dhe konflikti mes Moskës dhe Pekinit, nga çfarë perëndimi mund të përfitojë.

Ndonëse Rusia mbetet kundërshtari kryesor afat-shkurtër i Perëndimit, Kina po zhvillohetdrejt (të qënit) një kërcënim mëafatgjatë. Rusia është një agresor revizionist që përpiqet të përmbysë botën trans-Atlantike, por mundësitë e saj janë në rënie dhe, shumë shpejt, ajo do të jetë e preokupuar me trazira të brendshme dhe një krizë pasaardhësi. Kina është një konkurues global që po përparon në mënyrë të graduale, me një ekonomi në rritje dhe një strategji të qëndrueshme për të kaluar Europën dhe Amerikën. PBB-ja e Kinës është shtatë herë më e lartë se ajo e Rusisë dhe popullsia e saj dhjetë herë më e madhe. Ushtria e Kinës po tejkalon atë të Rusisë, e cila po përballet me ulje të mëdha të buxhetit, ndërsa ekonomia ka ngecur.

Në skenarin më të keq, një aleancë e madhe midis Rusisë dhe Kinës do ta zgjaste qëndrimin kërcënues të Rusisë, dhe do t’i mundësonte Kinës të zgjeronte ndikimin e saj ekonomik në Europë dhe të shpërbënte mundësitë amerikane. Sipas një skenari alternativë pozitiv, Uashingtoni do të inkurajonte mosmarrëveshjet mes dy kundërshtarëve të tij kryesorë dhe do të dobësonte partneritetin e tyre kundër perëndimit, teksa ato i devijojnë burimet e tyre kundër njëra-tjetrës.

Ekzistojnë tre rajone në të cilat Uashingtoni mund të ndjekë një strategji përçarëse: Lindja e Largët e Rusisë, Azia Qendrore dhe Arktiku. Kina duhet të mbështetet për të zgjeruar ndikimet e saj në provincat ruse të Siberisë dhe ato të Lindjes së Largët, rajone ku ajo hoqi dorë nga pjesë të mëdha territoriale në shekullin e XIX. Aspiratat e Kinës drejtohen nga demografia dhe ambicia ekonomike. Përpjekjet për të rifituar ato territore për Kinën do të kishin rëndësi simbolike dhe strategjike.

Përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, afërsisht 4.3 milion rusë janë përballë mbi 109 milion kinezëve, shumë prej të cilëve do të jenë në kërkim toke, pune dhe burimesh. Fluksi i qëndrueshëm i punëtorëve kinezë drejt Rusisë tregon se Pekini, gjithnjë e më shumë, e shikon fqinjin e saj verior jo vetëm si një furnizues të lëndëve të para, por edhe si një ofrues të ardhshëm të tokës për popullsinë e tij dinamike dhe në rritje.

Një komunitet kinez në rritje në Rusi do t’i mundësojë Pekinit të bëhet politikisht më ndërhyrës për t’i mbrojtur ato, pikërisht ashtu si Moska deklaron se po mbron rusisht-folësit teksa ndjekaxhendën e saj ekspansioniste në Europë. Pekini mund të pretendojë territor dhe burime që janë në kufi me Kinën dhe të cilat ai mund t’i zhvillojëekonomikisht në mënyrë më efikase. Në gjeneratën e ardhshme, shumë (territore) ruse në lindje të Uralit mund të kthehen në një protektoriat kinez.

Penetrimi kinez në rritje do të krijojë fërkime me Moskën dhe do të nxisënjë strukturim ushtarak përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Devijimi i aseteve ushtarake ruse drejt“teatrit lindor” do të hiqtenjë presion të konsiderueshëm nga Europa dhe do të zvogëlonte kërcënimet që Moska paraqet për anëtarët dhe partnerët e NATO-s. Kjo, gjithashtu, mund të kufizojë ekspansionizmin kinez dhe të devijojë burimet e Pekinit për mbrojtjene kufijve të saj veriorë dhe perëndimorë, duke forcuar kështu pozicionin e Amerikës në parandalimin e agresionit të Pekinit në Lindjen e Largët.

Azia Qendrore gjithashtu mund të kthehet në një fushë të dobishme beteje midis Rusisë dhe Kinës. Nisma e Rripit dhe Rrugës së Kinës është krijuar për të nënshtruar vendet (që ndodhen) përgjatë rotës që ajo kanëaxhendën ekonomike dhe politike. Kjo përfshin uljen e ndikimit të Moskës dhe dobësimin e aleancave të saj rajonale. Uashingtoniti duhet të jetë më aktiv në mbështetjen e pavarësisë të të pesë shteteve të Azisë Qendrore dhe në krijimin e një ngërçi konkurrues midis Pekinit dhe Moskës. Në këtë lojë shahu strategjish, duke përfshirë furnizimin me energji, investime ekonomike dhe bashkëpunim ushtarak, Uashingtoni mund të ndihmojë udhëheqësit vendas t’i rezistojnë presioneve imperialiste ruse dhe kineze dhe t’i detyrojë dy grabitqarët kundër njëri-tjetrit.

Në arenën e Arktikut, Moska llogariti se mund të mbizotëronte në Rrugën e Detit Verior dhe të monopolizonte qasjen në pasuritëminerale polare. Sidoqoftë, klimanë ngrohje, rënia e industrisë ruse së ndërtimit të anijeve dhe prania në rritje e fuqivetë tjera, përfshi Kinën, i kanë sfiduar ambiciet e Kremlinit. SHBA i duhet të forcojë pozicionin e saj duke sfiduar përpjekjet e Rusisë për të kontrolluar rrugët detare të Arktikut, ndërsa gjithashtu kontrollon mundësitë e Kinës. Kjo do të kërkonte përfshirje më të guximshme diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duke refuzuar (krijimin)e zonave të përjashtimit ekonomik përgjatë shtratit të detit Arktik.

Rusia është duke u kthyer në “vëllain e vogël të Kinës”, një përmbysje e roleve të tyre si në kohën e carizmitashtu dhe në atë të komunizmit. Kërcënimi i sanksioneve më të forta perëndimore kundrejt Rusisë, përfshi eksportet e saj të lëndëve djegëse, në rastse ajo ndërmerrndërhyrje të mëtejshme ushtarake kundër fqinjëve të saj, do të rezultojë në një varësi edhe më të madhe ekonomike nga Kina. Kjo do të çojë në rritjen e pakënaqësisë në Moskë dhe në përshkallëzimin e fërkimeve politike me Pekinin, të cilat Shtetet e Bashkuara mund t’ishfrytëzojnë në avantazhin e tyre strategjik.

Dita 35, Albania

AMERICA MUST PLAY CHINA AGAINST RUSSIA

Janusz Bugajski, 13 September 2019

Both Russia and China are expansionist powers that threaten Western interests around the globe. However, there is no lasting alliance between them but an evolving partnership to diminish U.S. influence. A strategically astute U.S. policy would encourage competition and conflict between Moscow and Beijing from which the West can benefit.

Although Russia remains the main near-term adversary for the West, China is developing into a longer-term threat. Russia is a revisionist aggressor trying to subvert the trans-Atlantic world but its capabilities are declining and it will soon be preoccupied with internal turmoil and a succession crisis. China is a steadily advancing global competitor with a growing economy and a durable strategy to surpass Europe and America. China’s GDP is seven times larger than Russia’s and its population ten times greater. China’s military is surpassing Russia, which faces major budget cuts as the economy stagnates.

In the worst-case scenario, a grand alliance between Russia and China would prolong Russia’s threatening posture, enable China to expand its economic influence in Europe, and disperse American capabilities. In an alternative positive scenario, Washington would encourage disputes between its two key adversaries and weaken their partnership against the West as they divert their resources against each other.

There are three regions where Washington can pursue a strategy of division: Russia’s Far East, Central Asia, and the Arctic. China should be supported to expand its influences into Russia’s Siberian and Far Eastern provinces, where it surrendered vast tracts of land in the 19th century. China’s aspirations are driven by demography and economic ambition. Attempts to regain those territories for China would be both symbolically and strategically important.

Along their common border, approximately 4.3 million Russians face over 109 million Chinese, many of whom will be seeking land, work, and resources. The steady influx of Chinese workers into Russia indicates that Beijing increasingly views its northern neighbor not only as a raw materials supplier but also as a future provider of land for its swelling and dynamic population.

A growing Chinese community in Russia will enable Beijing to become more politically intrusive to protect them, just as Moscow asserts it is defending Russian speakers in pursuit of its expansionist agenda in Europe. Beijing can claim territory and resources that border China and which it could more effectively develop economically. In the next generation, much of Russia east of the Urals could become a Chinese protectorate.

Increasing Chinese penetration will generate friction with Moscow and propel a military buildup along their common border. The diversion of Russian military assets to the eastern theater would take substantial pressure off Europe and diminish the threats Moscow poses to NATO members and partners. This can also curtail Chinese expansionism and divert Beijing’s resources to protecting its northern and western borders, thus strengthening America’s position in deterring Beijing’s aggression in the Far East.

Central Asia can also become a beneficial battleground between Russia and China. China’s Belt and Road initiative is designed to suborn countries along route to its economic and political agenda. This includes diminishing Moscow’s influence and undercutting its regional alliances. Washington needs to be more active in supporting the independence of all five Central Asian states and in ensuring a competitive stalemate between Beijing and Moscow. In this strategic chess game involving energy supplies, economic investment, and military cooperation, Washington’s can help local leaders to resist Russian and Chinese imperial pressures and to leverage the two predators against each other.

In the Arctic arena, Moscow calculated that it could dominate the Northern Sea Route and monopolize access to polar mineral wealth. However, a warming climate, the decline of Russia’sshipbuilding industry, and the growingpresence of other power, including China, has challenged Kremlin ambitions. The U.S. should strengthen its position in countering Russia’s attempts to control Arctic sea routes while also containing China’s capabilities. This would require bolder diplomatic, economic, and military involvement while rejecting economic exclusion zones along the Arctic seabed.

Russia is becoming China’s “younger brother,” a reversal of their roles under both Tsarism and Communism. The threat of more intense Western sanctions on Russia, including its fossil fuel exports, if it conducts further military incursion against its neighbors, will result in even greater economic dependence on China. This will lead to growing resentment in Moscow and escalating political frictions with Beijing, which the U.S. can exploit to its strategic advantage.

Rama nxjerr jashtë nga takimi me Merkel ambasadorin Shqiptar

I dridhëruar prej atyre që do të dëgjonte nga Merkel, Edi Rama ka thyer kodet diplomatike duke mos e marrë me vete në takimin bilateral me Merkelin, ambasadorin e Shqipërisë Artur Kuko (i zmadhuar ne foto). Kjo praktikë e zakonshme diplomatike po thyhet për herë të dytë. Rama e bëri një provë gjatë takimit me Merkelin në samitet e vendeve Ballkanike, kur u shoqërua nga Spiropali dhe Cakaj dhe tani për herë të dytë kur e shmangu ambasadorin për të futur në zyrën e kalvelares vetëm idhtarët e tij të besuar Fuga e Cakaj. “Thyerja e një praktike të tillë, e denjë për regjimet autoritare dhe paranojake nuk është parë mirë në kryeqytetin Gjerman” tha në konfidencialitet për Lapsi.al një burim diplomatik që na sinjalizoi për këtë episod.

Që nga koha kur e gënjeu Anxhela Merkelin për idenë e ndryshimit të kufijve, kryeministri shqiptar shkon zemërdridhur në takimet me kancelaren. Ndryshe nga sa bënte më parë, ai do të ketë brenda katër mureve vetëm njerëzit e tij të besuar, nga frika se mos mesazhet e forta që mer i shpërndahen në publik. Dhe duke qenë që zoti Kuko, një nda diplomatët më të njohur të karierës në Shqipëri, që ka punuar nga të gjitha qeveritë dhe që u dekorua nga vet Rama qeshorin e kaluar, nuk është i barkut të shpisë së Rilindjes, ai nuk e pati besimin e shefit të qeverisë duke mos u bërë pjesë e takimit.

Një lëvizje e tillë, që përsëritet për herë të dytë ka lënë një shije të keqe edhe në Berlin, jo vetëm se ajo flet për metodat autoritare me të cilat operon qeveri shqiptare, pa pyetur për rregulla, por edhe sepse ajo tregon se kryeministri përpiqet ti mbajë të fshehta porositë e Merkel, duke dëshmuar se do ti përdorë takimet vetëm për propagandë.

Shifrat- Shqipëria po zbrazet dhe po plaket, largohen mesatarisht 15 mijë të mitur në vit (tabelat)

Në një kohë që popullsia e Shqipërisë po shkon drejt plakjes dhe norma e fertilitetit po ulet vit pas viti, prej vitit 2010 mbi 137 mijë të mitur (nën 19 vjeç) janë larguar nga vendi në një nga shtetet e BE-së.

 

Prej 2010-s janë larguar mesatarisht nga vendi 15,000 të mitur drejt Bashkimit Europian çdo vit, sipas të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkhkimit Europian, të ndara sipas grupmoshës, të përpunuara nga Monitor.

Emigracioni është një nga faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë së një vendi dhe të rënies së fertilitetit, duke qenë se më të rinjtë janë ata që zgjedhin kryesisht të shpërngulen në një shtet tjetër, ndërsa kanë si motivacion një jetë më të mirë për fëmijët.

Viti 2018 shënoi prap rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë viti që lamë pas u pajisjen me leje qëndrimi për herë të parë rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania. Vitet e fundit, Gjermania ka qenë destinacion kryesor i valës së re të emigracionit. Gjithashtu, nëse do të përllogaritet edhe numri i të miturve azilantë, numri i fëmijëve që janë larguar nga Shqipëria do të ishte sigurisht akoma edhe më i lartë.

Gjatë periudhës 2010-2018, rekordi i lejeve të lëshuara për të miturit është arritur gjatë 2016-s me mbi 21 mijë leje të dhëna. Ndërsa më i ulëti gjatë 2013-s me rreth 9500 leje të dhëna. Pjesa dërrmuese e këtyre lejeve janë dhënë në vendet fqinje si Itali dhe Greqia, por ndërkohë vitet e fundit vihet re që është rritur edhe numri i lejeve të dhëna nga vende si Belgjika apo Suedia.

Sigurisht arsyeja kryesore, për gati 80% të lejeve të dhëna për të miturit gjatë 2018-s, është familjare, pra një nga prindërit që jeton dhe punon në një nga vendet e BE-së, merr edhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Rreth 18% apo 3129 leje  janë dhënë për kategorinë arsye të tjera.

Lejet e dhëna për arsye edukimi, pra të mitur të moshës nën 18 vjeç që kanë marrë leje për të studiuar kanë një peshë të vogël, më pak se 2% ndaj totalit. Po ashtu edhe lejet e dhëna për arsye punësimi, ku vetëm gjatë 2018-s u dhanë 200 të tilla.

Fëmijët emigrojnë, Shqipëria plaket

Plakja e popullsisë së Shqipërisë po ndodh me një ritëm të shpejtë. Projeksionet e OKB-së, të cilat marrin në konsideratë të gjitha ndryshimet demografike, parashikojnë që deri në 2100 në Shqipëri të jetojnë 1.7 milionë banorë dhe mosha mesatare të jetë 53.2 vjeç, duke qenë kështu popullsia më e plakur e rajonit.

Emigracioni i popullsisë në moshë të re është një faktor që po nxit më tej plakjen e popullsisë. Monitor

Burimi: Eurostat

Pas takimit me Papën, Vuçiçi flet për marrëdhëniet e Serbisë me Vatikanin dhe qëndrimin ndaj Kosovës

Marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Vatikanit, integrimi evropian i Serbisë, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar ishin temat e bisedimeve midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton kabineti i presidentit serb, Vuçiç theksoi se bashkëpunimi midis Republikës së Serbisë dhe Kishës Katolike Romake është shumë i mirë dhe në një nivel jashtëzakonisht konstruktiv, me respekt të ndërsjellë. Ai tha se Serbia është e angazhuar për një kohë të gjatë për forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, duke shtuar se vitin e ardhshëm do të shënohet 100-vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike të ndërsjella.

Gjatë takimit, Vuçiç tha se marrëdhëniet e Serbisë dhe Selisë së Shenjtë karakterizohen nga një koherencë e pikëpamjeve për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, para së gjithash çështja e mbrojtjes së krishterëve dhe trashëgimisë krishtere dhe promovimi i të drejtave të tyre njerëzore.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të të drejtave të popullsisë serbe dhe popullsive të tjera jo-shqiptare në Kosovë, mbrojtjen dhe rivendosjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë dhe në veçanti kishat dhe manastiret ortodokse të mbrojtura nga UNESCO.

“Ne e vlerësojmë shumë pozitën parimore të Selisë së Shenjtë për çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe mirëkuptimin për pozicionin e Serbisë bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, potencoi Vuçiç dhe falënderoi për qasjen konstruktive të Selisë së Shenjtë për këtë çështje.

“Serbia është e bindur thellësisht se bisedimet janë mënyra e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura, për këtë arsye, pas vendosjes së taksës. Ne jemi përmbajtur nga masat reciproke dhe çdo hapi tjetër që do të komplikonte më tej situatën aktuale. Pala jonë vazhdon të bëjë një angazhim konstruktiv për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës, vetëm përmes dialogut. Megjithatë, Prishtina, duke bërë hapa të njëanshme iracionale dhe provokime të vazhdueshme, parandalon çdo dialog dhe marrëveshje”, ka thënë Vuçiç.

Gjatë bisedimeve me Papa Françeskun, Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për Selinë e Shenjtë dhe Papa Françeskun për mbështetjen që ai i jep integrimit evropian të Serbisë.

“Ne vlerësojmë veçanërisht angazhimin për të përshpejtuar procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe inkurajojmë shtetet anëtare të ndihmojnë dhe mbështesin procesin”, tha Vuçiç, duke potencuar anëtarësimin në BE si një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.

Ai shtoi se vizitat e fundit të Papës në Ballkanin Perëndimor paraqesin një mbështetje të fortë politike për të gjithë rajonin dhe japin një kontribut të rëndësishëm për forcimin e dialogut, një frymë njerëzimi dhe solidariteti si dhe mbështetje për çështje politike të rëndësishme strategjike për të gjithë rajonin.

Vuçiç dhe Papa Françesku diskutuan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, shkencave historike si dhe projekte të përbashkëta të instituteve shkencore të Serbisë dhe Selisë së Shenjtë.

Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë? Izraeli mohon përfshirjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet në shtyp se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha “një trillim”.

Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington Elad Strohmayer, mohoi gjithashtu njoftimin e kompanisë mediatike me qendër në Uashington “Politico”, dhe tha për “Zërin e Amerikës se “Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara”.

“Politico” njoftoi të enjten se qeveria amerikane beson se Izraeli, një aleat i ngushtë i vendit, ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Uashington DC.

Pajisjet e vogla të përgjimit, të njohura si StingRays “me gjasë kishin për qëllim të spiunonin Presidentin Donald Trump”, shkruante “Politico”. Por në shkrim thuhej gjithashtu se “nuk është e qartë nëse përpjekjet izraelite kishin qenë të suksesshme”.

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare i thanë “Politico-s” se nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato të jenë të vendosur nga agjentë izraelitë. Duke iu referuar zyrtarëve, “Politico” shkruan se qeveria amerikane, arriti brenda dy viteve të fundit në përfundimin se Izraeli kishte të ngjarë t’i kishte vendosur pajisjet.

“Politico” shkruan se burimet që folën në kushte anonimiteti, “kishin njohuri mbi çështjen” dhe se pajisjet ishin zbuluar pak kohë më parë.

Dy vjet më parë, një numër pajisjesh që nuk dihet ende, u gjetën pranë objekteve të rëndësishme në Uashington gjatë një hetimi të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë SHBA-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Izraelit lidhur me dyshimet për vendosjen e pajisjeve përgjuese. Sipas shkrimit të “Politico-s” Uashingtoni nuk u ka vënë rëndësi veprimet e pretenduara të Izraelit, për shkak të marrëdhënies shumë të ngushtë të zotit Trump me zotin Netanyahu. za

Më 12 shtator 1990 u nënshkrua në Moskë statusi përfundimtar i Gjermanisë

VOAL –  Ribashkimi gjerman u parapri më 12 shtator 1990 me nënshkrimin e “Traktatit për statusin përfundimtar të Gjermanisë”, nënshkruar në Moskë. Katër Fuqitë (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik) me këtë traktat heqin dorë nga të gjitha të drejtat e pretenduara ndaj Gjermanisë, përfshirë ato që kanë të bëjnë me qytetin e Berlinit: për rrjedhojë, Gjermania e ribashkuar bëhet një shtet sovran më 15 Mars 1991, ndërsa deri në fund të vitit 1994 vendi do të duhet të braktiset nga trupat sovjetike.

Nga ana e saj, Gjermania duhet të kufizojë forcat e saj të armatosura të kombinuara, duke mos kaluar më shumë se 370 mijë njësi: nga këto, një maksimum prej 345 mijë mund të punësohen në Luftwaffe (Forcën Ajrore) dhe në Ushtri. Shteti gjerman konfirmon gjithashtu se po heq dorë nga ndërtimi, ruajtja dhe kontrolli i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore. Kjo do të thotë që Gjermania vazhdon të zbatojë “Traktatin e Përhapjes Jo-Bërthamore”.

Për më tepër, ish-RDGJ bëhet një Zonë e Lirë e Armëve Bërthamore përgjithmonë, dhe asnjë forcë e huaj e armatosur nuk mund të qëndrojë atje, ashtu si në atë territor nuk do të jetë e mundur të shpërndahen ose mirëmbahen armët bërthamore. Përsëri, Gjermania konfirmon njohjen ndërkombëtare të kufijve me Poloninë, dhe për të parandaluar kërkesat e ardhshme në linjën Oder-Neisse, në lindje, u bënë disa ndryshime territoriale (14 nëntor 1990, pastaj, midis Gjermanisë dhe Polonisë do të vendoset një marrëveshje e veçantë, “Traktati mbi kufirin gjermano-polak”, i cili do të riafirmojë kufirin aktual të përbashkët).

“Traktati mbi statusin përfundimtar të Gjermanisë” është ratifikuar nga Republika Federale e Gjermanisë (d.m.th., Gjermania e bashkuar) edhe pse në realitet ajo u nënshkrua nga Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore si njësi të veçanta.

Më vonë, detyrimet e këtij pakti shpesh janë shkelur si rezultat i marrëveshjeve për shkak të pranisë së Gjermanisë në NATO: për shembull, në Tokën e Mecklenburgut, automjetet ushtarake shpesh merreshin për qëllime të misioneve të luftës, siç ishte edhe aeroporti civil i Leipzigut, me instalime ushtarake të cilat janë pjesë e Paktit të Atlantikut.

Më në fund, më 20 qershor 1990, ribashkimi gjerman përfundimisht u krye, me vendimin e Parlamentit (edhe pse u muar me një shumicë të vogël) për të transferuar kryeqytetin nga Boni në Berlin./ Elida Buçpapaj

“Nacionalistët grekë do hyjnë në Shqipëri, do marrin hak për vrasjen e Kacifas”

Historiani Arben Llalla shkruan sot se më datën 22-26 shtator trupat special të Greqisë do të vijnë në Shqipëri.

Sipas tij rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.

“Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke.

Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.

Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marrë hak kundër RENEAS”. Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë? Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore.

Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile që hyjnë nga kufiri i Konispolit për të vazhduar në Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke…’, shkruan Arben Llalla.