VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nismë ligjore për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit

By | December 12, 2015

Komentet

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.676 dhe numri i të vdekurve në 205.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 3.480 dhe rastet aktive janë 2.991.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 47.051 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.

VIDEO – 32 vjet nga varja në Kukës e poetit Havzi Nela, bashkëshortja: SPAK të zbardhë vrasjen e tij

“Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Këto janë vargjet e poezisë “o liri, o vdekje” që poeti Havzi Nela hodhi në letër në vitin 1987, një vit përpara se të dënohej me vdekje dhe të varej në qendër të qytetit të Kukësit, me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Sot në 32 vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. Ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet politike të Burrelit dhe Spacit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit. më pas ai u shpall martir i demokracise dhe vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit vendosi bustin e tij në qytet, rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban edhe gjimnazi i qytetit.

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kane përkujtuar 32 vjetorin e varjes së poetit, dhe kane publikuar vargje nga poezitë e tij. Sipas presidentit Meta, vargjet e Havzi Neles gjëmojnë edhe sot me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa” shkruan Meta. Ndersa Lulzim Basha e cilëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë.

(BalkanWeb)

Shqipëri, një i vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik(ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.536 dhe numri i të vdekurve në 200.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku Tirana vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të personave të infektuar.

Në vend janë shëruar edhe 37 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 3.379, që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë raste aktive janë 2.957.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 46.448 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikollin.

Gjyqtari pati probleme të shumta me pasurinë. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Aleks Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Mësohet se KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe veprime fiktive të gjyqtarit Aleks Nikolli.

Aleks Nikolli është një nga gjyqtarët që votoi pro zbritjes së dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut. Nga viti 2004 deri në vitin 2016, Nikolli ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Shkodër.

Iu vuri zjarrin shkurreve, asfiskohet e ndërron jetë 79-vjeçari në Mat

MAT

Një i moshuar 79 vjec në fshatin Bujkë të Bashkisë së Matit, i ka vendosur flakën shkurreve, pa menduar pasojat që do të kishte ky veprim.

79 vjecari për pasojë është asfiksuar nga tymi, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë.

Viktimë mësohet se është shtetasi H.K, banues në qytetin e Burrelit.

I moshuari ka ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij. Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur një banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin, i moshuar u asfiksua e ndërroi jetë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Haziz Kuka. Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Haziz Kuka. Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet. Policia Dibër shprehet se qyterarët duhet tëg mos kryejnë pastrime të tokave me zjarr. bw

PD denoncon: Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan, mjekët janë infektuar masivisht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Elbasan është një situatë katastrofike.

Boci thekson se shumë mjekë janë infektuar me Covid-19 në këtë qark, ndërsa shton se situata është totalisht në rënie të lirë.

Postimi i Luciano Bocit:

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.

Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.

Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.

Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.

Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.

Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.

Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.

Koronavirusi shkakton 6 të vdekur dhe 136 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

TIRANË

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 6 persona.

MSH shprehet se 136 njerëz janë infektuar në të gjithë Shqipërinë me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 74 të shëruar, 136 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Gusht 2020)

Testime totale            45942

Raste pozitive              6411

Raste të shëruara         3342

Raste Aktive                2870

Humbje jete             199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1589

Durrës             361

Shkodër           249

Fier                  116

Vlorë               110

Kukës              94

Lezhë              92

Korçë              82

Elbasan           66

Berat               45

Dibër               35

Gjirokastër      31

U nda nga jeta në moshën 89 vjeçare dialektologu i shquar Jorgji Gjinari – Nga Bledi Filipi

Lamtumirë Prof. Jorgji Gjinari!
U shua dje (e shtunë) në moshën 89 vjeçare dialektologu i shquar Jorgji Gjinari. Ndër të parët që do të kryente studimet e larta në Institutin katër vjeçar në Tiranë. Si diplomohet do të emërohet në Institutin e Gjuhësisë.
Prof. Dr. Jorgji Gjinari, dha ndihmesa të spikatura në studimin e dialekteve të shqipes, por edhe në drejtimin dhe organizimin e punës në sektorin e dialektologjisë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Prof. Gjinari e pat nisur punën pranë këtij Instituti në vitin 1956 dhe po atë vit përgatiti artikullin e parë “Një vështrim mbi të folmet e Oparit”, që u botua më 1957 në numrin e parë të Buletinit të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Veprimtarinë e tij shkencore e kulmoi më 1989, me përfundimin e veprës madhore “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, hartimin e të cilit e udhëhoqi nga fillimi e deri në fund. Por edhe pas kësaj periudhe ai nuk ka reshtur së shkruari për probleme të ndryshme, sidomos për raportet e gjuhës letrare me dialektet, duke u rreshtuar me shkrimet e veta ndër mbrojtësit e gjuhës standarde.
Fryt i penës së tij i janë edhe një numër i madh shkrimesh dhe hulumtimesh të folmeve të Shqipërisë Jugore dhe Veriore, Kosovës, arbëreshëve të Italisë. Artikuj për çështje të fonetikës së sotme e historike të dialekteve të shqipes, për historinë e lindjes dhe të zhvillimit të dialekteve të gjuhës sonë, për historinë e gjuhës sonë si dhe për çështje të gjuhës së sotme letrare etj. Ai është autor i tekstit universitar “Dialektologjia e gjuhës shqipes”. Por vepra më kryesore e tij si bashkautor dhe drejtues, është “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, që e pa dritën e botimit në vitin 2007.
Profesor Gjinari, me veprën që le pas mbetet një figurë e ndritur e gjuhësisë shqiptare. Emri dhe vepra e tij do të jenë gjithnjë pikë referimi për të gjithë ata që do të hulumtojnë mbi gjuhën e bukur shqipe.
U prehsh në paqe profesor!

 

Numri i të prekurve nga Covid 19 në SHBA arrin në pesë milionë

Numri i prgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në pesë milionë të shtunën, raporton Reuters.

Kështu raportohet se SHBA është vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave u rrit së fundmi në 160 mijë.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se ka të ngjarë që një vaksinë e coronavirusit të rezultojë e suksesshme deri në fund të vitit.

Ndërkaq, ditë më parë u raportua se vaksina e kompanisë amerikane Novavax, rezultoi e suksesshme në fazën e saj të parë të testimit.

COVID-19 i merr jetën në moshën 53-vjeçare, skulptorit dhe pedagogut të njohur Arben Bajo

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Kreu i OVL-UÇK: Hoti të ndërpresë dialogun me Serbinë ose do të përballet me protesta

Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati i ka kërkuar kryeministrit Hoti që të ndërpresë dialogun me Serbinë ose do të përballet me protesta të përditshme shkaku i arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK’së nga listat që Serbia ka dërguar në Interpol.

Gucati përmes Facebook’ut ka thënë se arrestimet e veteranëve të UÇK’së sipas listës së dërguar në Interpol nga Serbia janë cenim i të drejtave të njeriut.

“Apeloj tek Kryeministri Hoti, që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditëshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolitit një veprim kaq të padrejt ndaj pjestarëve të UÇK-së. Edhe sa falsifikime e akuza duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë”, ka shkruar Gucati./Express/

Baba Mondi i ftuar nderi në Sofrën e perëndive në Shkelzenin Hyjnor – Nga Azgan Haklaj

 

Në Shkelzenin e Shenjtë, në Sofrën e perendive u lutëm për ngadhënjimin e njerëzimit mbi antiKrishtin, covidin 19-të.

U ngjitëm dje në Malin e Shenjtë të Shkelzenit me Kryegjyshin Botërorë Edmond Brahimaj, për të kujtuar misionarin, Sari Salltikun.
Në këtë amfiteatër natyrorë, në sofrën e perëndive, ku rrinë orët e shqiptarisë, “Nderi i Kombit” Dervish Luzha e Rexhep Beli shtrenguam duart me qindra besimtarë bektashinjë dhe u lutëm sëbashku për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjën, mbi antiKrishtin, covidin 19-të, ideuar nga mendjet satanike të darvinëve të rinjë, të cilët po kërcënojnë njerëzimin me këtë luftë biologjike.
Pritëm me kënaqësi Kryegjyshin Botërorë në kullat e haklajve në odën e Ag Rrustem Haklajt, të bërë vetë prej tij.
Po kush ishte Ag Rrustemi?!
Ishte i biri i Rrustem Sadrisë “Deshmor’ i Atdheut”, kushëri i “deshmorëve të Atdheut” Man Arif Haklaj dhe Zmajl Plak Haklaj, stërnip i Shpend Zeqir Haklajt, veprimtarit të shquar të çeshtjes kombëtare për disa dekada, i cili ishte plagosur në Betejën homerike në Shtimje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me hordhitë otomane, me dt 21 prill të vitit 1881.
Shpend Zeqiri sëbashku me të bijtë dhe vëllain e tij Groshin u shquan në kryengritjen e vitit 1910-të, kundër xhonturqëve.
Në luftërat spartane të Gashit, në kodrat e haklajve mbeti në fushën e nderit Man Arifi, nipi i Shpendit
Shpend Zeqiri, për kontributin e tij të shquar në shërbim të Atdheut është nderuar me “Medaljen e Trimërisë”.
Ai ka qenë kryetar i “Islihatit”, komisonit të pajtimit për Rrafshitn e Dukagjinit.
Stërnipi i tij, mjeshtëri i madh i drurit dhe i gurit Ag’ Rrustemi ishte një artist universal që i tejkalonte permasat kombëtare.
Instrumentisti i talentuar, i papërseritshëm e bënte vetë bilbilin, fyellin, lahutën, çiftelinë, sharkinë, violinën, mandolinën dhe u binte të gjithave në mënyrë të përsosur.
Kaq i talentuar ishte sa arrinte të krjonte tinguj brilantë me gjithçka që kishte në dorë.
Me magjinë e tingujve të veglave të tij luanin në Luginën e Gashit, zanat e shtojzovallet, orët e maleve.
Fluturonin shpatat e kreshnikëve të Jutbinës, Mujit dhe Halilit mbi kokat e krajlive serbe.
Fluturonte topuzi i Gjergj Elez Alisë mbi bajlozët e detit. Mahniteshin vetë perenditë.
Tingujt e lahutës së Ag’ Rrustemit kanë jetësuar Eposin e Kreshnikëve.
Ai dinte përmendesh të gjitha vargjet e Lahutës së Malësisë.
Ishte njëri prej themeluesve kryesorë të Ansamblit Dardania.
Ky Ansambël, shtylla vertebrale e të cilit ishte Aga sëbashku me familjen e tij ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Ag’ Rrustemi ka gdhendur në dru ballinën e Muzeumit të Qytetit të Bajram Currit.
Populli e ka pagëzuar prej shumë dekadash “Mjeshtri Ynë”.
Me veprën e tij shumë dimensionale krenohet Familja Haklaj, Gashi i Gurit, Tropoja, Malsia e Gjakovës.