VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ngrihuni, përmbysni kriminelët që u kanë vënë nën zgjedhë – Nga Aurel Dasareti*

By | January 12, 2019

Komentet

SHTETI I NJERËZVE – Nga SAIMIR LOLJA

Liria e njeriut (jo e ariut) është hapësira midis të drejtave dhe përgjegjësive të tij. Domethënë liria e njeriut ka kufi të poshtëm e të sipërm, kurse liria e ariut nuk ka kufi të sipërm. Demokracia është liria e njeriut (jo e ariut) për të votuar i lirë dhe shprehur mendim të lirë brenda kufijve të lirisë së njeriut. Demokraci nuk domethënë të kesh lirinë për të ngritur krye kundër shtetit, për të dëmtuar mjetet dhe objektet e shtetit apo cënuar sigurinë publike. Demokraci nuk domethënë lajthitje (anarchy, ang.) politike, morale, shoqërore, publike, fetare, apo lajthitje në ide (pëlqime) dhe heronj.

Marrëdhëniet shtetërore nuk janë marrëdhënie personale ndërmjet personash me të drejta, përgjegjësi e liri të barabarta. Demokracia nuk është barazi (communism, ang.). Demokraci nuk domethënë që secili nga turma të ketë të drejtën të urdhërojë të parin e shtetit si të veprojë. Sepse është edhe e pamundur të kryhet edhe s’ka arsye të kryhet.

Qoftë shtet demokratik apo autokratik në të dy rastet ka protokoll shtetëror i cili është i njëjtë. Shteti si kuptim e si makine nuk është personal, as krijim personal. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit nuk janë personale. Detyrimisht të gjithë duhet ta respektojnë protokollin, mjetet dhe objektet shtetërore dhe as të mos i cënojnë ato.

Si në shtetin demokratik ashtu edhe në atë autokratik të gjithë urdhërohen nga shkalla më e sipërme e piramidës shtetërore si të veprojnë e çfarë të kryejnë. I punësuari në shtet është punonjës i shtetit dhe jo i ndonjë tufëze politike. Një vend pune shteti është detyrim shtetëror dhe publik për t’u përmbushur. Puna e shtetit kërkon njeri të pastër, të mirësjellshëm, profesional e të shkolluar. Shteti nuk është lopë për t’u mjelë apo lëndinë për të kullotur. Shteti nuk është hale ku njerëzit shkojnë me qejf e largohen me qejf. E njëjta gjë është si në një ndërmarrje private apo organizatë vullnetare.

Pushteti është fuqia për shtetin dhe jo pushtimi i shtetit. Pushteti është përgjegjësia e mbarëvajtjes së shtetit dhe qytetarëve. Shteti nuk është fusha ku tufëzat politike luajnë top me këmbë për tifozët. Shteti nuk është vendi ku piratët ndajnë plaçkën e grabitur.

Për ngjashmëri loja e topit-me-këmbë (football, ang.) bashkë me objektet dhe rregullat e saj që e krijojnë atë lojë nuk janë pronë e ndokujt. Të gjithë detyrimisht e respektojnë atë, qofshin tifozë, lojtarë apo stërvitës. Ajo ka kushtet dhe luhet sipas rregullave të saja, përndryshe nuk është më lojë topi-me-këmbë. Bie fjala, ajo nuk luhet pa porta ose duke qenë tifozët në fushë. Ato që kanë lidhje me lojën e topit-me-këmbë – lojtarë, kapitenë, portierë, stërvitës, mjekë, shërbyes, financierë, tifozë – nuk janë të barabartë midis tyre. Secili ka vendin e tij, domethënë hapësirën brenda gardheve përkatëse  të mendimit e veprimit. Bie fjala kapiteni i ekipit nuk mund të urdhërohet nga lojtarët e aq më shumë nga tifozët se si të luajë apo udhëheqë ekipin.

Shtet i qetë domethënë se për çdo njeri ka një vend e çdo njeri është në vendin e vet, dhe çdo njeri e nuhat, e sheh, e prek, e dëgjon dhe e shijon mirë këtë. Shteti i njerëzve është shtet i mirë-organizuar ku secili rëndon në vendin e vet, domethënë shteti ka organizim të organizuar mirë dhe jo çorganizim të organizuar mirë. Shtet cilësor domethënë shtet që mbron jetët, pasuritë, pronat e qytetareve, arshivat dhe të fshehtat shtetërore, trashëgiminë kombëtarë kulturore të tij, si dhe shton pasuritë e tij.

Shteti i njerëzve është i domosdoshëm për shkak të arsyes kombëtare të cilës i përket. Ai përdor arsyen shtetërore dhe arsyen kombëtare për të qenë i shëndetshëm, i siguruar, i qetë, i mbrojtur, i pastër dhe cilësor. Shtet i mbrojtur domethënë që shtetarët e tij të kenë qenë më parë ushtarë të ushtrisë së shtetit. Shtet i sigurtë domethënë shtet që ka vendosur vijat e bardha kudo dhe i var medaljen e duhur atyre që i shkelin. Shtet i shëndetshëm domethënë pastrim krundesh dhe njëtrajtësim brumi. Shqipëri pa shtet nuk ka. Bashkim kombëtar pa shtet të bashkuar shqiptar nuk ka.

(Pasthënie – Ka shqiptarë që për mërinë, domethënë emocionin e urrejtjes, ndaj një marinari ose brohorasin si tifozë ose e djegin tërë anijen me mall e njerëz për të djegur atë marinar që ato urrejnë. Çfarë ka ndodhur në këto raste pastaj? Mbesin vetëm anijet e armiqve. Përfitimi i kujt ka qenë pastaj? Vetëm i armiqve të shqiptareve).

BINDJA QORRAZI NDAJ KRYETARIT DËMTOI KUADROT E LDK-SË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Ardhja e dyshimtë në krye të LDK-së e Isa Mustafës, do të përcillej me vëmendje të shtuar. Ndonëse trashëgoi një klan puthador, punoi shumë në konsolidimin e tij, gjithnjë në dëm të LDK-së, por edhe të Kosovës. Klani fatalisht, servilë e karrieristë, trimëroi shumë Isën. Mjeshtër i intrigave moniste, kolaboroi, konspirativisht, me Hashim Thaçin, i dyshuar për shumëçka, madje, edhe për krime serike vrastare politike. Për çudë, ky fakt rrënqethës, nuk e pengoi fare Isa Mustafën, për të kolaboruar me atë!
 
     Po sjellim disa nga vendimet fatale për Kosovën, që morën tandemi Hashimi-Isa:
 
     1) Këta, në ujdi me njëri-tjetrin, heshtën eskalimin e dhunshëm të serbëve, ndaj shqiptarëve në Veriun e Mitrovicës. Kundërshtia, deri në përgjakje, e vajzave dhe të djemëve të Vetëvendosjes, aprovuan dhunën. 
 
     2) Hashimi dhe Isa do ta aprovonin Asociacionin, më sakt, “Zajednicën”, bashkimin e komunave serbe brenda Kosovës, rrjedhimisht, një biçim “Republika Srpska”.
 
     3) Zgjedhja e Hashimit president, përkundër porosisë të Dr. Rugovës, që kjo të mos ndodhë, “sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, nuk ka asnjë alibi lehtësuese. Këtë porosi, tani, amanet, e dinte edhe klani aprovues.
 
     4) Betimi i Hashim Thaçit dhe i Isa Mustafës, se “me Demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk humbë asnjë milimetër tokë”, duke qenë, përkatësisht, në cilësinë e presidentit dhe të kryeministrit, ishte përcaktues për humbjen e mijëra hektarëve tokë të Kosovës. Edhe për këtë gjëmë që po i bëhej Kosovës, klani rreth Isës e dinte. Megjithatë, turpshëm e kriminalisht, agjitoi për aprovim dhe e realizoi. 
 
     5) Anëtarësia, elektorati i LDK-së dhe strukturat e partisë kundërshtuan koalicionin me partinë-bandë të krimit të organizuar vrastar dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare, PDK-në. Megjithatë Isa tha unë jam kryetar, unë bëj çfarë të dua, anëtarësia mos të hajë m…! Dhe, e bëri koalicionin marroq e kriminal. Edhe klani i tij e mbështeti me hamendje e në surdinë, të bindur se po fuqizojnë partinë-bandë, PDK-në, por, po fitojnë pushtet personal. 
 
     6) Koalicioni heterogjen VLAN bllokoi bandën e PDK-së. Ishte rast ideal, për ta larguar krimin nga pushteti. Ishte tradhtia tipike komuniste e Isa Mustafës, i cili theu besën dhe, si pulë, iu miklua gjelit Hashim. LDK-ja humbi shansin ideal, për të qenë e parë. Por, SHIK-u aktiv, me shantazhimin me dosje, e tejkaloi krizën serioze, duke e përfenë edhe të gjithë Kosovën.
 
     7) Rektori kurajoz e dinjitoz, Ramadan Zejnullahu, kishte hetuar se “komandantët” kriminelë dhe dostat e tyre kishin uzurpuar e ngulfatur Universitetin e Prishtinës. Andaj, ndërmori hapin e parë, për të verifikuar diplomat dhe titujt shkencorë të tyre, me dyshimin e bazuar se ka shumë falsifikime. Në këtë mënyrë Rektori në fjalë synonte spastrimin e kësaj vatre piedestale të dijës.
 
     Por, PDK-ja, me SHIK-un e saj vendosi stopimin e kësaj nisme diskredituese për “komandantët profesorë”. Në votimin për shkarkimin e Rektorit, përcaktues ishin dy anëtarët e Komisionit, Hevzi Berisha e Roberta e Troni, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, të emëruar nga Isa Mustafa, të cilët votuan për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu! 
 
     8) Qeveria Mustafa me të drejtë është vlerësuar për konsolidimin e buxhetit shtetëror. për administrimin me duar të pastra, pa afera korruptive dhe në mënyrë shumë profesionale. Por, si lopa qumshtore, e shqelmoi këtë begati. Vendimi për financimin e mbrojtjes të kriminelëve, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm si dhe të familjarëve të tyre, në ecejakët numerike, për vizita dhe shërbime tjera, është paradoks.
 
     Ky financim është një përdhosje e viktimave, kryesisht, veprimtarë e kuadro të LDK-së, si dhe ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Është një provokim i rëndë, i paprecedent, paraprijës, për familjarët e viktimave dhe pjesën më të madhe të popullit shqiptar, i distancuar nga kriminelët nën akuzë, shefat e tyre kryekriminelë dhe bandës në koalicion – PAN.
 
     9) Qeveria Mustafa e filloi mbarë dhe përgjegjshëm administrimin buxhetor. Por, i kërcënuar nga krerët banditë të Shoqatës të Veteranëve të “UÇK-së”, nga frika e humbjes të postit të kryeministrit, filloi livrimin, dhënien e parave për 46.600 “veteranë”, prej tyre 33.300 veteranë të rrejshëm. 
 
     Për rrjedhojë, deri para ca muajve janë abuzuar 68 milion euro dhe me kalimin e viteve, shifra vjedhëse, abuzuese, do të arrijë në miliarda euro. Dhe, kjo përbën një krim të rëndë ekonomik. Sepse Isa Mustafa nuk duhej t`i pranonte  listat e falsifikuara nga “komandantët”, me porosi të kryekomandantëve”.
 
     Falsifikimi i listave të veteranëve, u bë për dy arsye:
 
a) Për përfitim material personal, familjar e guporë;
b) Për të siguruar një klientelë elektorale afatgjate, pothuajse, të përhershme.
 
     Renditëm vetëm 9 (nëntë) makro-shkeljet që bëri Isa Mustafa, përgjatë kryeministrimit të tij, të ndërprerë dhunshëm nga partitë-banda, më vonë të koalicionuara në PAN, si dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR-ja e besëprerit Pacoll matrapazi!
 
     E keqja më e madhe është se LDK-në e implikuan në këto çështje, disa syrësh me elemente të qarta të tradhtisë kombëtare. Ndërkohë që, realisht, nuk ishin pyetur as anëtarësia dhe as strukturat e LDK-së. Pra, është një çorbë e gatuar nga Hashimi dhe Isa, duke e aprovuar nga klanet e tyre.
 
     Në favor të këtij mendimi flet edhe ndëshkimi që u bëri anëtarësia, në zgjedhjet e fundit qendrore. Pothuajse, të gjithë ata që mbështetën shefin e partisë, duke u thirrur në zbatim të urdhërit institucional e partiak, edhe pse disa syrësh nuk ishin pjesë e klanit Mustafa, nuk fituan ulëse në Parlament. Për keqardhje, disa nga ato apo ata, ishin viktima e drejtëpërdrejtë e besnikërisë qorrazi, më sakt, të mos kundërshtisë të Isë kryeministrit.

NUK DUA TË NJELL ZI, POR….. – Nga Frank Shkreli

 

Shumë vërejtës dhe ekspertë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e konsiderojnë gjëndjen e sotme politike në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe si rrjedhim edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ndoshta si periudhën më të rrezikshme ç’prej shembjes së komunizmit e këndej dhe ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 10-vjet më më parë.  Shpresat ishin të mëdha për shqiptarët kudo, se me rrëximin e Murit të Berlinit, historia — më në fund — do t’i ishte më njerëzore ndaj tyre dhe do t’i trajtonte shqiptarët, si komb, më mirë në të ardhmen e tyre.

Dhe pse jo! I shkatërruar nga dy luftërat botërore dhe pothuaj gjysëm shekulli i vuajtur nga komunizmi i imponuar sllavo-aziatik, kishim shpresë se ja më në fund erdhi rasti dhe mundësia për një ri-mëkëmbje të vërtetë të Kombit shqiptar në fillim të shekullit 21.  Madje disa prej nesh e kishim shpallur shekullin 21, si “Shekullin e Shqiptarëve”.  Megjithë pengesat në rrugën e shtet-ndërtimit gjatë këtij tranzicioni — me rënjen e komunizmit — Shqipëria siguroi më në fund lirinë dhe demokracinë e mohuar nga komunizmi për disa dekada.  Kosova, pas vuajtjeve e sakrificave shpesh mbinatyrore nga ana e shqiptarëve çlirohet nga zgjedha komuniste sllavo-serbe dhe pas një shekull robërimi, vrasjesh e shpërnguljesh të detyruara, nisur nga ideja serbe e spastrimit etnik të Kosovës dhe pas krimeve çnjerëzore nga forcat serbe kundër shqiptarëve, siguron mbështetjen ndërkombëtare dhe çlirohet më në fund nga fashizmi serb, duke shpallur pavarësinë e saj, sot për sot të njohur nga më shumë se 100-vende nga mbarë bota, përfshirë vendet më të rëndësishme perëndimore.

Është një skenë në rrjedhën e historisë së shqiptarëve, që patriotët më të shquar të Kombit, megjithse do ta kishin dëshiruar, ndoshta nuk mund ta kishin paraparë: shqiptarët ndonëse, fatkeqsisht, të cunguar dhe të ndarë gjeografikisht gjatë shekullit të kaluar, megjithëse jo të bashkuar në një shtet – aktualisht janë me dy shtete. Të lirë për të vendosur vet fatin e vet nën një sistem demokratik dhe të lirë, të udhëhequr nga vet shqiptarët — nën hijen e madhe gjithpërfshirse të Flamurit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Megjithë këto bekime të cilat i gëzojnë sot shqiptarët, diçka nuk po shkon mirë.  Në të vërtetë aq keq po shkojnë punët në trojet shqiptare, si rrjedhim i veprimeve ose mosveprimeve të politikanëve aktualë, sa që vet shqiptarët përpiqen t’i bëjnë ball kësaj situate tragjike duke kërkuar rrugëdalje.  Shqiptarët, të papërgatitur për tu përballur me këtë ngërç politik dhe me korrupsionin që ka prekur nivelet më të larta shtetërore, kanë vendosur të largohen, legalisht dhe ilegalisht, nga trojet mijëra vjeçare të tyre, pothuaj në përmasa biblike. As armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve nuk kishin mundur të parashikonin kurrë një shpërngulje të tillë të shqiptarëve nga hapësirat e tyre gjeografike.

Thuhet se rrallë kund mund të ketë një klasë politike më të ndarë dhe më të pëçarë se klasa e sotëme politike e shqiptarëve – në të dy anët e kufirit – të pakën jo në Evropë, pjesë e të cilës pretendojnë se duan të bëhen.  Çdo ditë jemi dëshmitarë të një shembulli ose një tjetri — konfliktesh personale e partiake, konflikte këto që po prishin jo vetëm rendin shoqëror dhe politikën e mbrendshme, por edhe marrëdhëniet historike të Kombit shqiptar me miqët, për mbështetjen e të cilëve shqiptarët kanë  gjithnjë nevojë.  Jemi dëshmitarë të një mungese të lidhjes aq të nevojshme morale dhe patriotike, jo vetëm midis përfaqsuesve të kësaj klase politike me njëri tjetrin, por mbi të gjitha, shohim se shumicës i mungon gjithashtu edhe përgjegjësia politike dhe morale madje edhe ndaj Atdheut dhe Kombit – një përgjegjësi kjo për të cilën ata janë betuar se do ta përfillin si  përfaqsues të zgjedhur të këtij populli.

Sot për sot, shqiptarët kanë aq shumë probleme me të cilat përballen.  Unë do të dëshiroja të njell mirë për rrjedhën e zhvillimeve politike të Shqipërisë, të Kosovës dhe për të ardhmen e mbarë shqiptarëve.  Por, problemet që, kryesisht, janë të vet-shkaktuara nga një klasë politike që vetëm shikon interesat e veta politike dhe partiake, në kurriz të problemeve me të cilat përballen shqiptarët – është vështirë të zgjidhen ndërsa vazhdojnë përçarjet dhe konfliktet aktuale politike midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri dhe në Kosovë.  Kështu, të ndarë e të përçarë, sfidat dhe problemet vetëm shumëfishohen dhe zgjidhja e tyre bëhet edhe më e parealizueshme.  Prandaj, si rezultat i gjendjes së krijuar, është i nevojshëm një fillim i ri politik, me njerëz të ri dhe ide të reja.  Mbi të gjitha bota shqiptare, jo vetëm që ka nevojë për një përtëritje politike, por për më tepër ka nevojë edhe për një ripërtëritje morale dhe shoqërore në të gjitha nivelet e jetës – jo vetëm në politikë, por në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.

Kemi nevojë gjithashtu edhe për politikanë që, mbi të gjitha, e duan Shqipërinë dhe të cilët punojnë për të mirën e saj dhe të gjithë shqiptarëve pa dallim.  Ekziston nevoja të kemi politikanë që mendojnë dhe punojnë për Shqipërinë, se për botën ka kush mendon.  Shqipëria dashurohet duke i ruajtur nderin e saj dhe emrin e mirë të shqiptarëve, mbrenda dhe jashtë vendit.  Mbështetja dhe mbrojta e kriminelëve dhe e të korrupturave nga përfaqsuesit më të lartë të qeverisë nuk është as dashuri për Atdheun as ndonjë akt heroik, me të cilin mund të mburret kush.  Përkundrazi, me këto akte po ia nxini fëtyrën Shqipërisë dhe Shqiptarëve, si asnjëherë më parë – sidomos në nivelin ndërkombëtar dhe në radhët e atyre që me të vërtetë ruajnë ndjenja pozitive për Shqiptarët në përgjithësi.

Nuk dua të njell zi, por pa dashuri të vërtetë ndaj Atdheut dhe pa respekt për njëri tjetrin — pa i shtrirë dorën edhe kundërshtarit politik — nuk ka zgjidhje të problemeve aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri dhe as nuk ka dalje nga ky qorrsokak, në të cilin e keni hedhur vendin.  Por çka është edhe më keq, si rezultat i këtyre konflikteve të vazhduesheme, bashkjetesa kombëtare bëhet shumë më e vështirë midis shqiptarëve, kur të merren parasysh konfliktet aktuale politike në radhët e partive dhe të politikanëve shqiptarë.

Larg nga këta njerëz që me qëllimet e tyre të errëta po cenojnë në thelb vëllazërimin kombëtar midis shqiptarëve dhe të cilët po e çojnë vendin në prag të një gremine.  Larg nga ata që duan të krijojnë një Shqipëri sipas qejfit të vet, ku duan të jenë – vet ali e vet kadi — vet shkruaj e vet vulos.  Në vend të këtyre, sot për sot, kemi nevojë për individë – si në politikë ashtu dhe jashtë politikës – për individë që kanë mundësitë dhe dëshirën që të mbjellin – jo përçarje, ndasi e konflikte — por harmonizim midis mendimeve dhe ideve të ndryshme në radhët e shqiptarëve.  Persona që, duke marrë parasysh debatin e sotëm në median shqiptare të përfaqsuesve të elitës shqiptare – fatkeqsisht, nuk shihen kund në horizont. Kjo është edhe arsyeja për pesimizmin tim, përball gjëndjes aktuale në Shqipëri, sepse nuk është vetëm politika që është mbërthyer në një konflikt të pazgjidhëshëm, por duket se e mbarë shoqëria është e ndarë dhe e përçarë, sipas vijave të caktuara nga politika.

Haradinaj në prehrin e enverizmit – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Është me të vërtetë i çuditshëm qëndrimi i klasës politike kosovare ndaj Serbisë. Që prej vitit 2013, ajo klasë politike, përgjegjësinë e bisedimeve me Beogradin, ia pati ngarkuar Hashim Thaçit gjatë kohës që ishte kryeministër dhe më pas kur mori postin e presidentit. Ajo klasë politike dhe sidomos Kuvendi i Kosovës, nuk e dinin vallë që Hashim Thaçi ka qenë dhe mbetet argat i bindur i Beogradit (siç e ka deklaruar vetë presidenti Vuçiç), të cilit do t’i bënte lëshime pas lëshimesh, duke shpërfillur kryesoren e kryesoreve – kërkesën për dëmshpërblimet nga ana e Serbisë për të gjitha grabitjet dhe shkatërrimet që i shkaktoi Kosovës në tërësi dhe qytetarëve të saj në veçanti, duke iu grabitur edhe depozitat bankare?

Po a është menduar ndonjëherë për llogaritjen në vlera monetare të dëmeve kolosale që pësoi Kosova nga lufta agresive e Serbisë?

Le të njihemi me informacionin në vazhdim.

“Mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), – thonë zyrtarë të qeverisë dhe analistë në Prishtinë. Por, kompensimi për dëmet e luftës deri më tani nuk është diskutuar gjatë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që është zhvilluar në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian… Edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar… Haki Shatri, këshilltar për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, i cili në atë kohë ka qenë pjesë e ekipit në Vjenë, thotë se faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka hezituar që kjo çështje të trajtohet” (Citohet sipas: “Mbi 22 miliardë euro dëme të luftës, të shkaktuara nga Serbia”. Faqja e internetit “albinfo.ch”. 16 qershor 2019).

Para disa muajsh është bërë publik një informacion interesant, i botuar në mediumin serb “Blic.rs”, i cili shkruante:

“Nëse do të gjykohet nga zhvillimet e fundit Beograd-Prishtinë, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të ndalet. Në dokumentin e hartuar nga Haradinaj thuhet se ai kërkon kompensimin e dëmeve të luftës, pensionet e papaguara, kursimet që shqiptarët kishin në bankat e ish- Jugosllavisë, por edhe të tjera. Ndërsa askush, as në Beograd ose në Prishtinë, me siguri nuk mund të pretendojnë për çfarë mund të jetë një shumë e tillë. Por, shqiptarët nga Kosova, me sa duket, nuk kanë hyrë të papërgatitur për këto kërkesa. Kjo është, në fakt, rreth 22 miliardë euro dhe kjo shumë vlen vetëm për dëme të caktuara, të cilat Kosova i ka pësuar nga viti 1989 deri në vitin 1999, pikërisht gjatë periudhës së sanksioneve, për të cilat faji i vihet Serbisë” (Citohet sipas: “Mediat serbe: Haradinaj dëshiron kapitullimin e Serbisë – përveç njohjes, kërkon edhe 22 miliardë euro dëmshpërblim”. Faqja e internetit “Zëri.info”. 21 dhjetor 2018).

Nga ky informacion të krijohet bindja se klasa politike kosovare në krye të pushtetit, në procesin e bisedimeve me Beogradin, më në fund, i paska thirrur mendjes për respektimin e dinjitetit kombëtar të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të vet, dinjitet që lidhet pikërisht me dëmshpërblimet nga ana e Serbisë kriminale për të gjitha shkatërrimet që i bëri ekonomisë së Kosovës dhe pasurive të qytetarëve të saj gjatë viteve të luftës.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës duhet të kenë mbetur të befasuar, për të mos thënë që duhet të jenë revoltuar tej mase nga një deklaratë e Kryeministrit Haradinaj, e bërë publike ca ditë më parë. Ja çfarë paska deklaruar ai:
“Njohja… çka mund të jep Kosova që të arrihet kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çka japim. Pajtimi nuk është pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët, mbi dëmet, mbi dhunimet seksuale, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë. Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi ndonjëherë, për njohje. A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova kur qëndron pas Amerikës, e bën për interesin e vet” (Citohet sipas: “Haradinaj: Pajtimi me Serbinë, vetëm në këmbim të njohjes”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 03 qershor 2019).

Kjo është një deklaratë me të vërtetë skandaloze dhe tepër poshtëruese për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës

Prof.dr. Luftulla Peza shkruan:

“Serbia i ka mbuluar krimet, çnderimet, vrasjet masive, dëmet ekonomike, etj., që bëri në Kosovë gjatë luftës dhe sjelljen e saj antishqiptare në veri të Kosovës. Të gjitha këto për fajin e shqiptarëve, që bëjnë sehir. Në anën tjetër, është diplomacia kosovare dhe shqiptare, që kanë vetëm emrin si të tilla, por, në të vërtetë, nuk funksionojnë në mbrojtje të Kosovës. Kemi diplomaci pa diplomatë profesionistë, të fjetur, që nuk dinë të thonë të vërtetën dhe t’i shpjegojnë botës dhe forumeve ndërkombëtare situatën reale në Kosovë dhe që Serbia është autore e krimeve në Kosovë dhe e luftës së ftohtë ndaj saj. (Citohet sipas: “Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 04 maj 2019).

Faik Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike në vend, ka deklaruar:

“Askund në botë nuk ka ndodhur që viktima t’i kërkojë pajtim vrasësit. Kurse ne bëjmë kërkesa të tilla. Është shumë e çuditshme çfarë kërkesash bën lidershipi ynë” (Citohet sipas: ”Kritikohet ashpër thirrja e Haradinajt për pajtim me Serbinë: Askund në botë nuk ka ndodhur që viktima t’i kërkojë pajtim vrasësit”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 12 qershor 2019).

Prof.dr. Binak Maxharraj, artikullin e vet kundër këtyre deklaratave poshtëruese për popullin shqiptar të Kosovës, e ka titulluar “Kryeministër, a je n’vedi, apo të kanë lanë…?!” (Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 12 qershor 2019).

Deklarata revoltuese e Kryeministrit Haradinaj dëshmon fare qartë se ai ka rënë në prehrin e enverizmit, çka të kujton traditën e servilizmit të diplomacisë shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë pas vitit 1949.

Në veprën shkencore “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), prof.dr. Beqir Meta ka hedhur mjaft dritë mbi traditën e këtij servilizmi me të vërtetë skandaloz. Interes të veçantë paraqert kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të pështirë, pati njollosur dinjitetin tonë kombëtarë me hapat që kishte ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 – 6 maj 1971, kur ajo s’la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.

Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin para saj katër kërkesa kryesore.

Së pari, të shfuqizohej ligji i luftës me Shqipërinë.

Së dyti, popullsia e dëbuar çame të kthehej në trojet e veta stërgjyshore.

Së treti, Greqia të dëmshpërblente popullsinë çame për të gjitha shkatërrime e pasurisë së saj dhe për masakrat që kreu kundër saj.

Së katërti, të njihte minoritetin shqiptar në Greqi.

Pikërisht këto katër kërkesa duhej të përbënin katër shtyllat kryesore, ku duhej të mbështetej Enver Hoxha dhe diplomacia e tij në hapat që ndërmerreshin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.

Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar, kur në faqet e këtij vëllimi njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që ka bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Athinës, çka u arrit më 08 maj 1971.

Qëndrimet arrogante të diplomacisë shoviniste greke kanë shërbyer si mjet i përhershëm presioni ndaj diplomacisë shqiptare, me qëllim që kësaj të fundit t’i zhvateshin sa më shumë lëshime në interes të shovinizmit grekokaragjoz. Dhe këto lëshime, në fund të fundit, diplomacia greke arriti t’ia zhvatë me shumë sukses diplomacisë shqiptare, në dëm të interesave tona kombëtare.

Mosparashtrimi i katër kërkesave të mësipërme, përbënte lëshime të përmasave skandaloze që diplomacia shqiptare e servilit Enver Hoxha i bënte politikës agresive greke ndaj vendit tonë, lëshime që binin erë tradhti kombëtare.

Politikën e lëshimeve tradhtare të servilit Enver Hoxha ndaj Greqisë, e vazhduan dhe po e vazhdojnë pasardhësit e tij pas zëvendësimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist pas vitit 1991: edhe sot e gjithë ditën, ligjin e luftës me vendin tonë Athina vazhdon ta mbajë në fuqi, ajo mohon kategorikisht Çështjen Kombëtare të Çamërisë dhe nuk e njeh absolutisht minoritetin shqiptar në Greqi.

Prandaj edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, si përfaqësues i klasës politike kosovare në pushtet, nën shembullin e argatit të Beogradit Hashim Thaçi, ashtu si edhe Enver Hoxha në raport me Greqinë, ka filluar ritualin e lutjeve në adresë të Serbisë për njohjen e Kosovës. Ky qëndrim i mbarë klasës politike të Kosovës, të përfaqësuar nga Thaçi dhe Haradinaj, të cilët janë shndërruar në lypsarë të pështirë në dyert e Beogradit për njohjen e Kosovës, e kanë fyer keq jo vetëm popullin kosovar, por edhe mbarë kombin shqiptar. Në këto kushte, Beogradi i shton edhe më shumë dozat e mospërfilljes dhe të përbuzjes jo vetëm ndaj klasës politike kosovare, por edhe ndaj kombit shqiptar në tërësi, çka ka ndikuar edhe në qëndrimin shpërfillës të Brukselit ndaj Kosovës, i cili, faktikisht, mbanë tërësisht anën e Serbisë.

Është mallkim për mbarë kombin shqiptar kur vëren që, nga radhët e tij, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, në skenën politike dalin politikanë mercenarë, pa kurrfarë morali kombëtar, servilë të të huajve, tradhtarë të interesave kombëtare. Fara e amoralitetit politik, e mercenarizmit, e servilizmit para të huajve, e tradhtisë kombëtare për interesat e grekosllavizmit, u mboll në trojet shqiptare që më 08 nëntor 1941 dhe vazhdon të lulëzojë deri në ditët tona.

Populli i thjeshtë, i cili e do me shpirt vendin e vet dhe është krenar për kombin e vet, do të dëshironte me gjithë zemër që politikanët e tij të ishin njërëz me moral të lartë kombëtar, që të deklaronin me zë të lartë nga foltorja e parlamentit evropian në Bruksel për padrejtësinë që i është bërë kombit shqiptar nga Perëndimi evropian me copëtimin e trojeve të tij etnike dhe të ngulnin këmbë që ajo padrejtësi të zhbëhet se s’bën, në mënyrë që trojet tona etnike të bashkohen në një shtet të vetëm kombëtar. Politikanët tanë le ta provojnë të bëhen burra, të paktën, qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre. Njeriu një herë lind dhe një herë vdes. Por rëndësi ka që njeriu të vazhdojë “të jetojë” edhe pas vdekjes. Ata le të marrin shembull nga figura e shquar e kombit shqiptar, Atë Gjergj Fishta, i cili, në fjalimin e tij emblematik që mbajti në Konfrencën e Paqes në Paris në vitin 1919, deklaroi burrërisht:

“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë”.

Me qëndrimin e lartpërmendur, Kryeministri Haradinaj ka nëpërkëmbur opinionit publik kosovar dhe mbarëshqiptar, por edhe në radhët e komunitetit evropian ka fituar një shpërfillje të heshtur për deklaratën e çuditshme që nxori nga goja, duke hequr dorë nga kërkesa për dëmshpërblimet që Serbia duhet t’i paguajë Kosovës për krimet dhe shkatërrimet e kryera dhe duke u mjaftuar vetëm me kujtimin atyre krimeve dhe poshtërimeve që iu bënë vajzave dhe grave kosovare nga bishat serbe të Millosheviçit. Me një deklaratë të tillë, Kryeministri Haradinaj e fyen rëndë popullin shqiptar të Kosovës, të cilit nuk ia ka vjelë mendimin absolutisht nëpërmjet zhvillimit të ndonjë referendumi.

Kur ishte në opozitë, Haradinaj ishte kundërshtar i rreptë i kalimit të 8200 ha tokë alpine kosovare në pronësi të Malit të Zi. Por kur mori postin e kryeministrit, e ktheu pllakën dhe atë territor ia dhuroi Malit të Zi. Ky qëndrim i tij me dy faqe lë për të dyshuar se në morinë e lutjeve, drejtuar Serbisë për njohjen e Kosovës, ai ka për të hequr dorë edhe nga vendimi që mori në vjeshtën e vitit të kaluar për vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe.

Ndërkohë, nuk do të ishte keq që Haradinaj, bashkë me Thaçin, të emëronin një “llogaritar” që të mbante shënim numrin në iventarin e lutjeve të tyre para dyerve të Beogradit për njohjen e Kosovës. Jo për gjë, por thjesht për ta krahasuar me atë numrin 49 të lutje-kërkesave servile të Enver Hoxhës për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.

Los Anxhelos, Kaliforni

18 qershor 2019

GREQIA TALLET ME SHQIPËRINË – Nga SHABAN MURATI

Ministrat e jashtëm të 13 shteteve anëtare të BE: të Republikës Çeke, të Estonisë, të Letonisë, të Lituanisë, të Hungarisë, të Bullgarisë, të Italisë, të Maltës, të Austrisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Polonisë dhe të Sllovakisë, në datën 11 qershor 2019 u drejtuan një letër të përbashkët krerëve të shteteve të BE me kërkesën “për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut”.

Siç e shikoni, në këtë letër mungon ministri i jashtëm i Greqisë.

Ka munguar Greqia në çdo letër të përbashkët të mëparshme të ministrave të jashtëm të shumë vendeve anëtare të BE, që kanë kërkuar më herët avancimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Por Greqia ka luksin të tallet me Shqipërinë. Pensionisti ish-ministër i jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias, disa ditë pas kësaj letre të 13 ministrave të jashtëm zyrtarë, stis një letër si ish-ministër i jashtëm për të mbështetur hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Por Kociasi, që ndejti katër vjet ministër i jashtëm, nuk u kujtua njëherë t’i dërgonte letër të përbashkët apo individuale BE-së që të hapte bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Madje edhe tani në pension e kishte më të lehtë t’i thonte ministrit të jashtëm aktual të Greqisë, që ka qenë zëvëndësi i tij, që t’i bashkohej zyrtarisht me 13 ministrat e jashtëm te BE.

Greqia e din se shqiptarët e hajnë lehtë demagogjinë dhe mund ta shesë letrën e pensionistit grek Kocias si “avokati e Greqisë për Shqipërinë” dhe të entusiazmojë patriotët filogrekë në Tiranë.

Greqia zyrtare kurrë nuk ka vënë firmën në një letër të përbashkët ministrash të jashtëm drejtuar BE në favor të Shqipërisë dhe ndaj mungon në listën e letrës zyrtare të 13 ministrave të jashtëm të BE, të cilët Tirana zyrtare ka për detyrë t’i falenderojë.

A je mysliman? – Nga GANI MEHMETAJ

A je mysliman? Është pyetja që ta bëjnë nga Vjena në Paris, nga Berlini në Sidnei. Kur të pyesin me kërshëri paragjykuese, sikur të thonë, a e ke zhugën. por kur ua lexon frikën në sy, atëherë e kupton se duan të të pyesin: A e ke kolerën a murtajën?
Ata shqiptarë që kanë mbiemra turko-arab, kalojnë edhe më keq, emrat e mbiemrat e tyre i alarmojnë zyrtarët e aeroporteve, i hutojnë edhe më shumë kur në vend të arabit a turkut ezmer, ndeshin fytyrë të bardhë evropiane. Dhe s’arrijnë të kuptojnë nga dole?
Njolla e islamit shqiptarët e shkretë po i ndjek ngado që shkojnë, në aeroporte, në limane, stacione trenash, në pritje zyrtare e biznesore. Bota e ka tmerr islamin. Ne mbase s’kemi faj, ndërsa po i heqim pasojat. Pse na e ngjitëm njollën e tmerrit në shpinë, mu si anijeve fantazmë e qyteteve në mesjetë që ua vinin flamurin e murtajës për t’i larguar të shëndoshet, nuk e sqaroj dot?
Islami radikal (që unë nuk e dalloj ku nis radikalizmi islamik e ku përfundon islami liberal) është tmerr jo vetëm për botën, islami është tmerr edhe për ne, pjesë e qytetërimit perëndimor. Por pyetja idiote e të huajve: a je mysliman sado që na zemëron mbështetet në faqet elektronike (vikipediat), që iu referohen të dhënave tona statistikore, ku thuhet se 95 për qind e popullatës është myslimane, që është falsifikim. Të huajt pastaj kanë shikuar emisione televizive me islamistë e xhihadistë, i kanë lexuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkësisë Islame, që gënjejnë ngado shkojnë.
Një pyetje të tillë para njëzetë-tridhjetë vjetësh s’ta bënte njeri, sepse s’të lidhte askush me islamin. U tregoje që je shqiptar dhe i thoshe të gjitha, lavdëroheshe me Nënën Terezë, Ismail Kadarenë, Gjon e Xhim Belushin dhe ishe i çmuar nga ta.
Boshnjakëve mungesa e identitetit kombëtar u kushtoi shtrenjtë, shqiptarët tepria e shqiptarizmit evropian i shpëtoi me 1999. Zvetënimi i identitetit kombëtar mund të na kushtoj shtrenjtë. Shoqatat islamike arabe e turke, që ndërtuan xhami në çdo lagje e katund për të keqen tonë i ndërtuan. Ne sikur donim t’ia nxinim edhe më shumë jetën e të ardhmen kombit tonë, bëmë regjistrimin fetarë të popullatës, ndërsa e bojkotuam regjistrimin kombëtar, duke i përjashtuar nga regjistrimi mbi një milion shqiptarë të Diasporës ,sipas diktatit të Turqisë. Regjistrimin fetarë e falsifikimin e numrit të myslimanëve e bënë edhe në Shqipëri. Edhe atje i përjashtuan shqiptarët e Diasporës. Në krye të regjistrimit në Dardani e vumë ministrin turk, që bëri si e urdhëruan në Ankara.
Kush ishin myslimanët? Myslimanë në ish-Jugosllavi quheshin boshnjakët fatkeq që s’kishin identitet kombëtar (gjuhë amtare e kishin serbishten ose kroatishten, në Maqedoni bullgarishten, fenë e morën nga turku, na shmangnin ose nuk na duronin që të kishin simpatinë e serbëve e sllavëve tjerë).
Nga përvoja e hidhur e myslimanëve boshnjakë, s’ka shqiptar me mend në kokë që nuk zihet ngushtë, kur e pyesin a je mysliman. Një herë përpiqen ta mohojnë këtë njollë, të shpjegojnë diçka që është vështirë t’i shpjegohet të huajit, sepse shpesh nuk të kuptojnë. Pastaj kur e sheh se ata nuk binden, nis nga akuzat se kjo është shpifje e propagandës serbe, se shoqatat e dyshimta islamike e kanë korruptuar shtetin tënd etj.
Që t’i shmangen pyetjes idiote a je myslimanë, mijëra shqiptarë e kanë hequr apo po e heqin njollën e islamit nga emrat e mbiemrat në zyrat ku janë regjistruar, mijëra të tjerë që duan ta marrin shtetësinë gjermane, zvicerane etj. ndryshojnë emrat e mbiemrat arabo-turk me emra shqiptarë apo evropianë. Mijëra të tjerë sikur kanë mbetur të hutuar, e mbajnë një emër a mbiemër jo pse e duan, as pse e paraqet mendësinë e tyre, por sepse janë përtacë, i druajnë administratës sonë të ngatërruar. Disa janë konformistë dhe i druajnë mjedisit.

Diçka mbi Hafiz Gagicën-ish Kryetar i Kolegjiumit të Kryetarëve të Degëve të LDK-së në diasporë nga konteksti politologjiko-filozofik – Nga AGRON SHABANI

Filozofia, politologjia, diplomacia dhe kultura politike, janë mendimi dhe obligimi superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike, diplomatike etj. Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional, partiak ose politik, mund të jenë edhe ndjekës, edhe vëzhgues, edhe krijues ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një shteti ose kombi. Madje, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive, dialektike etj.

Së kendejmi, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, politike, diplomatike, intelektuake, profesionale dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose heronjë që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, konceptët, profesionin, karierën, popullin (kombin) dhe shtetin e tyre e tyre, por edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta intelektuale, kulturore dhe politike të një kombit apo të një shteti. I tillè èshtè edhe Hafiz Gagica. Njè politikan intelektual ose intelektual potik me edukatè, kulturè, narraciin, botè dhe vizion tè qartè intelektual dhe politik.

Ndaj, nèse zhduken, suprimohen, injorohen, shpèrfillen ose anashkalohen politikanët, krijuesit, patriotët, kulturologët, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shtetror, nacional, intelektual, kulturor ose politik si Hafiz Gagica etj., zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes. Ndërkaq, nëse zhduket, vdes, largohet, suprimohet ose eliminohet një lider ose politikan i lartë, kjo është humbje e dyfishtë. Nejse….!

Sidoqoftè, me rëndësi janë marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e tyre me popullin (kombin) dhe atdheun kur e kanë mëse vështiri dhe kur kanë nevojè.

Patriotizmi dhe politika,, nuk janë objekte të mendimit të fokusuara, objektivizuara ose subjektivizuara në trurin e njeriut, por çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante që shkrihen dhe bëhën bashkë në një subjekt të vetëm.

Ndryshe nga kjo, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella (të gjithëmbarshme mbase) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të njohura shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet ose formulohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi individin, popullin (kombin) shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Ndërkaq, debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulat dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur ‘politik’, ‘politikë’ ose ‘politike’: Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve (provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike.

Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm ‘politike’ ose ‘ politikë’, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi (pushteti) politik së bashku me institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.

Ndaj, mu për këtë shkak, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Se këndejmi, filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, filllojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore, qytetare ose politike, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global, universal ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Mbase si një diçka që ka ( kanë) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideale, vizione, forcë (fuqi) dhe enërgji të mjaftueshme morale, intelektuale, profesionale, kretative dhe pozitive për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë, empirikë ose koherent të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. Duke menduar këtu në menyrë ekskluzive, implicite ose eksplicite në rolin, angazhimin, misionin dhe kontributin e çmuar intelektual, profesional, politik ose diplomatik të politikanit të lartëcekur shqiptar në mërgim, z. Hafiz Gagica, i cili një kohë të gjate qe shndërruar në Instancë të larte morale, intelektuale, profesionale, politike dhe patriotike të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani dhe me largë. Emrin e tij e përmendin ose lakojnë me respekt dhe admirim të posaçëm shumica e mërgimtarëve shqiptar në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani.

Të shumëta dhe të shumëfishta janë angazhimet dhe kontributët e z.Gagica për Kosovën dhe shqiptarët në një hark të gjatë kohorë dhe hapësirorë. Duke filluar me angazhimin dhe kontributin optimal ose maksimal të Hafizit (Gagicës) në organizimin dhe mobilizimin e përgjithëshëm kombtar ose patriotik të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani ose Perëndim….Pë të vazhduar me kontaktët dhe bashkëpunimet e tij multidimenzionale me figurat ose personalitetët elite ose prominente të shtetit, qeverisë dhe parlamentit (bundestagut) gjerman me temën bosht: lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe kështu me radhë.
Pa i harruar këtu edhe Znj. Donika Gërvalla, z. Marjan Tunaj, z. Sali Çekaj, z.Hazir Krasniqi, z. Emrush Lokaj dhe bashkëpunëtor të tjerë intelektual dhe profesional në stafin e z. Gagica.

Ndërkohë që Hafiz Gagica ka qenë me tepër lider ose politikan konvencional ose global i mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani, se sa lider ose udhëheqës i kolegjiumit të kryetarëve të degëve të LDK-s në diasporë.

Misioni i tij ka qenë organizimi, zhvillimi dhe përparimi i gjithëmbarshëm (global ose universal) i kombit dhe atdheut. Duke e vërë theksin këtu në teorinë dhe praktikën e përgjithshme shkencore ose politologjike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare. Respektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare, politike etj. Me theks të posaçëm të mekanizmave ose institucionëve të njohura shtetrore, qeveritare, parlamentare, partiake, politike dhe ushtarake (luftarake)-para dhe gjatë luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë.

Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore, respektivisht, shtetrore, nacionale, institucionale dhe konstitucionale: Në figurën ose personalitetin e Hafiz Gagicës, mund t’i gjejmë ose takojmë njëkohësisht edhe “zeusin” ose zëdhënësin e paepur tè luftës për liri (çlirim), edhe zëdhësin ose ambasadorin e spikatur të popullit dhe shtetit të Kosovës në një kohë kur Kosovës dhe shqiptarëve u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë në fytë.

Për me tepër ndërkaq, Hagiz Gagica me sensin, narracionin, invencionin, potencialin, kapacitetin, akribitetin, luciditetin dhe subtilitetin e tij profesional ose politik, asokohe ia doli që në sheshin qëndrorë “Mark Platz” të kryeqytetit të atëhershëm gjerman (Bonn): Ti tubonte nga 1OO mijë shqiptar së bashku me figura ose personalitete qëndrore të shtetit, qeverisë dhe parlamentit (bundestagut) gjerman. Duke i bërë kështu jo vetëm sheshët, por edhe mediat dhe politikën qëndrore të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman të flisnin dhe mendonin shqip për Kosovën dhe shiptarët.

U mor vesh se bazat ose themelët e njohura të filozofisë politike të Hafiz Gagicës, në këtë kuader kanë një karakter dhe dimenzion të gjërë konstelacional, multilateral dhe kolateral. Ato janë të ndërlidhura me parimet, premisat ose principet e njohura etike, profesionale, kombtare dhe patriotike. Gjegjësisht, me kauzalitetin ose “ideologjinë e re” shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), kulturore, historike dhe gjeografike të Kosovës dhe shqiptarëve. Të paraqitura ose prezantuara nè menyrë suplementare dhe tepër lukrative e akribike edhe në kontaktët ose takimët e tij me palën gjermane ku vinin në shprehje përvoja, shkëlqimi ose brilanca e tij intelektuale, profesiinale, politike dhe diplomatike.

Ndryshe nga kjo, çdo njohuri, ideal, vizion ose dituri e lartë mbi shtetin dhe shoqërinë, sipas filozofisë politike, lindin ose burojnë nga dialogu dhe dyshimi. Për të përfunduar në besim dhe bindje të plotë individuale dhe kolektive në fitore.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe elitat, prominencat, proviniencat ose remishencat e ndryshme konjukturale, nomenklaturale, manufaktuare dhe të tjera së bashku me marëdhëniet, raportët ose konstelacionet e njohura botërore ose ndërkombtare.

Sidoqoftë, gjithnjë sipas filozofisë filotike, asnjëherë nuk është e tepërt ose inflatore, nëse flasim, mendojmë ose gjykojmë dy-tre herë për çështje dhe aspekte të larta shtetërore, nacionale, politike, historike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera. Kjo në radhë të parë pë faktin se të flasim, debatojmë, dialogojmë dhe mendojmë, kemi të drejtë gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të vendosim ose të nënshkruajmë për çështje madhore ose kardinale, kemi të drejtë vetëm njëherë. Ky është edhe parimi ose postulati intelektual dhe profesional i Hafiz Gagicës.

Hagiz Gagica së bashku më të kakuarën dhe përvojen e tij i duhet jetës institucionale dhe politike të Kosovës.

Sidoqoftë, të njohësh dhe respektosh vetvetën tënde së bashku me të kaluarën ose historinë e përgjithshme të familjes, kombit dhe atdheut të tënd si dhe t´i nderosh dhe respektosh miqtë ose aleatët e njohur natyror dhe historik, ky është çelësi ose kjo është formula kryesore e filozofisë politike.

Shteti, pushteti, politika e jashtme ose diplomacia moderne apo bashkohore… – Nga AGRON SHABANI

Politika e jashtme ose diplomacia kosovare, asesi të këndellët ose lirohet (çlirohet) një trohë nga çështjet dhe aspektët e ndryshme ataviste, dogmatike, demagogjike, inkoherente, inkompetente, hedoniste, makiaveliste, reaksionare dhe anakronike të klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, privatizimit, partikalurizimit, familjarizimit, komercalizimit, absolutizimit, relativizimit dhe instrumentalizimit të saj në klane, tarafe ose grupe të ndryshme familjare, farefisnore, tribale, rajonale, krahinore, partiake, klienteliste, profiteriste dhe të tjera të interesit të përbashkët politik, pushtetmbajtës, profiterist etj.

Duke prodhuar ose fabrikuar në këtë vorbull politike të jashtme ose diplomaci kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike të jashtme ose diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjajë një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë.

U mor vesh se politika e jashtme ose diplomacia, shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe intelektuale dhe profesionale në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak.

Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm marëdhëniët ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombëve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vënjë në levizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe marëdhëniët dhe raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare.

Se këndejmi, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunosocialiste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe konceptëve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan nevoja për ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirrjeshtime, rikuperime ose rikonfigurime të reja politike, diplomatike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresivë” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulluese për të gjithë.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual, profesional ose politik dhe diplomatik, për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem ose radikal të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjikë.

Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit.

Ndryshe nga kjo, të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në disfavor të botës së ideve dhe teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Bosh fare.

Ndonëse, as idetë ose idealet e njohura të demokracive perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Jo.
Sepse, idetë dhe teoritë e njohura demokratike, nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Edhe koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit sociopolitik dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

Ndaj, a është e mundur që një qenie individuale të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror ose politik si dhe me rregullat e tyre?

A është i dënuar individi politik ose diplomatik i cili për të jetësuar ose përjetèsuar ‘egon’, ‘libidon’ ose vetveten e tij politike dhe karietiste, është i detyruar të asgjësojë individualitetin, identitetin dhe ekskluzivitetin e të tjerëve?

A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen të tria shtysat ose polet e mëdha njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo është njëra prej çështjeve më thelbësore ose kruciale që mund të parashtrohet në shkencat politike ose diplomatike.

Nga kjo rezulton se e tërë etika, estetika, politologjia, filozofia politike, psikologjia, sociologjia, antropologjia, epistemologjia etj., mund të kenë kuptim varësisht nga përgjigjja që mund të ipet ndaj pyetjeve të mesipërme. Sidomos në kuptimin e përkufizimit të njohur politik ose politologjik mbi drejtësinë dhe barazinë ligjore, sociale, institucionale, konstitucionale, funksionale, aksionale, politike, konkuruese, profesionale, kadrovike, karieriste, diplomatike etj.

Me drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, e cila, sëcilit person ose individ ia mundëson të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën dhe karakterin e tij, me edukatën, kulturën, arsimimin, emancipimin dhe profesionalizmin e tij, i cili në të njëjtën kohë e siguron edhe mirëqenien e shoqërisë shtetrore, nacionale ose politike si tërësi.

Kjo është pikërisht ajo çështja esenciale ose substanciale (si shpata e Damokleut) të cilën politikani ose diplomati i spikatur dhe ekselent, pranojnè t’a vëjnë mbi kokë si armë, apo si sfidë kardinale ose monumentale.

Pikërisht nëpërmjet një koncepti esencialist, respektivisht, përmes kuptimit, përceptimit ose anticipimit të qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgeros i lartë’ kulturor, politik ose diplomatik, do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies njerëzore, qytetare, kulturore ose politike. Sepse, figurat ose personalitetët e ndryshme politike ose diplomatike, mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre qytetar.

Ndaj, lidhja dhe bashkimi politik, organik ose dialektik me të tjerët, mund të bëhet vetëm nèse paraprakisht arrihen qëllimet e larta individuale dhe kolektive- pèrmes shquarjes dhe lartësimit tè asaj që është më e mira për individin dhe kolektivitetin.

Duke u qytetëruar, edukuar dhe emancipuar, ne mund të arrijmë një bashkësi vërtetë të lartë njerëzore ose qytetare-politike në kuptimin e gjuhës, kulturës dhe harmonisë dialektike, ku paqja sociale ose politike së bashku mirëqenirn dhe pajtimin klasorë ose sociopolitik nè mes individit dhe shoqërisë, janë krejt të mundshme ose normale?

Janë mu këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat edhe idiomat e të qenit qytetar i një qytetërimi të lartë kulturorë dhe politikë- përmes edukimit modernist ose progresivist i cili do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës shoqërore, qytetare ose politike.

Vetëm duke u edukuar dhe kultivuar në menyrë shkencore, intelektuale, kulturore, profesionale, shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, qeniet njerëzore ose politike, do mund t’i zotërojnë fatët e tyre jetësore ose profesionale, si dhe t’i mbarësojnë fatët e të tjerëve.

Vetëm përmes edukimit dhe emancipimit, personaliteti ngjitet (ngritet) nga cemet ose teket arbitrare të ndijimeve apo ‘kosmosit’ të tij të çrregulluar mental ose psikologjikë-drejt rendit të vlerave të vërteta.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për arsimim. Dhe, kjo ndodh pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut ose qytetarit, të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet dhe komunikon.

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale për t’a fituar dhe mbrojtur atë liri.

Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukimi ose arsimimi profesional dhe intelektual, i cili secilit i mundëson të zhvillojë aftësi unikale, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu tè zë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme.

Në çështjet se cilat janë ato vlera njerëzore që duhen të arrihen, filozofia franceze dhe ajo gjermane janë mjaft konkrete dhe pragmatike: Duke menduar ose reflektuar në vlerat moderne të qytetërimit perëndimor si: liria, barazia, racionaliteti, edukata, kultura, arsimimi, emancipimi dhe profesionalizmi si udhërrëfyes për individin dhe kolektivitetin. Por, gjithashtu edhe ndjesi dhe respekt për drejtësinë e barazinè si dhe për punën e zellshme ose inovatore si mjete kryesore për ndërtimin e një shoqërie më të vërtetë të organizuar si duhet.

E gjithè kjo në një mjedis ku dhuna refuzohet si mjet për të arritur qëllimet. Si zëvendësim i dhunës kërkohet dialogu dhe diskutimi si burime të vetme për rendin e lartë kulturor, qytetar ose politik.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjedhjes së konflikteve. Apo, për t’a thënë ndryshe: nga zgjedhja e diskutimit publik si mjet për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale, avangarde ose pozitiviste.

Ne ua kemi borxh grekëve të vjetër këtë invencion (zbulim) të politikës, i cili e ka ngritur ose konstituuar njërën nga veçoritë themelore të kulturës perëndimore.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi, është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në debatin ose dikutimin publik ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen, unifikohen, konvencionalizohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, morale, kulturore dhe tè tjera, të cilat bashkërisht i japin një vendi fizionominë e tij.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e popullit (kombit) dhe shtetit.

Aty pra ku puçën (bashkohën ) ose kombinohën spirtualja dhe materialja, gjegjësisht ana refleksive dhe teorike me anën praktike ose ekzistencialiste etj…Madhështia ose shkëlqimi i filozofisë klasike me zgjuarësinë, akribitetin, luciditetin, subtilitetin dhe efikasitetin e filozofisë moderne ose bashkohore.

Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike dhe shumë integrale ose dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera brenda paradigmave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Vlera madhore e politikë së jashtme dhe diplomacisë moderne ose bashkohote, nuk janë monizmi ose unilateralizmi aksiologjikë (bla-bla-bla) me thekse dogmatike, demagogjike, ataviste, paradoksale, anakronike etj. Dhe, aq me pak i ashtuquajturi “pluralizmi aksiologjik” i cili përfundon në grumbull qëndrimesh aglutinative dhe aproksimative, të cilat as nuk duan t’ pohojnë e as t’ mohojnë ato çfarë kërkohën prej tyre.

Ndryshe nga kjo, esenca ose substanca e etikës (aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve)-do ishte plotësisht e pamundur të ndërtohej në rast se një grumbull vlerash sipërore nuk janë vendosur paraprakisht aty ku duhet. Mbi etikën globale ose universale. Ky do duhej të ishte caku final ose përfundimtar i një politikani ose diplomati. Ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Themeli i të drejtave të njeriut ka të bëjë me respektimin e pakusht të individit dhe kolektivitetit.

Ndaj, sa më precize të jenë deklaratat, aq më të prirura janë ato të definojnë në mënyrë precize dhe pozitiviste se çfarë do duhej të ishte rregullimi shoqëror ose politik, duke bartur kështu një mori kontroversash. Si për shembull: Shtetet liberale ose demokratike, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit. Por, kjo nuk pengon që parimet e përgjithshme për të drejtat e njeriut të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale që do zbatohej ose aplikohej në mënyrë kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohemi në lidhje me organizimin e ekonomisë apo të pronës ose kapitalit.

Ndërsa, çka mund tè mësojmë nga liria, drejtësia, barazia dhe humanizmi: Frymëzimin më të madh në këtë drejtim, mendojë se do mund të gjejmë në iluminizmin ose fisnikërinë e madhe të dhënë nëpërmjet veprës epokale të gjeniut humanist, Imanuel Kantit. Me ç’rast, duke u nisur ose bazuar nga vepra e Kantit, edhe kosovarët ose shqiptarët, si gjithë të tjerët, duhet të praktikojnë mbi gjithëçka tjetër humanizmin, i cili duhet të mbetet përgjithmonë qëllim final i veprimtarisë së tyre jetësore, intelektuale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Në të kundërten, forca (fuqia) dhe lakmia e pashërueshme ndaj shtetit, pushtetit, karierës dhe përfitimëve të njohura materiale, karieriste dhe të tjera, shpeshherë i kanë tërequr pas veti edhe njerëzit amoral dhe antiprofesional. Apo, kuadrot e dobëta, të papërgatitura, pseudopolitike, antishtetërore ose joprofesioniste. Në Kosovën e pasluftës sidomos, ku kemi (keni) aq shumë mediokritë, demagogë, hipokritë, analfabet ose gjysëmanalfabet të ndryshëm institucional dhe funksional.

Ndërkohë që jeta dhe bota jonë së bashku me shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare), sociale, materiale, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.

Drejtësia dhe barazia e vërtetë, janë edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), profesionalizmi, disiplina, morali dhe ndërgjegjia e lartë intelektuale dhe profesionale në politikë te jashtme ose diplomaci etj.

Ndryshe nga kjo, diplomacia (ose diplomatia) në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë :Diplomë ose Dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.

Në anën tjetër ndërkaq, përfaqësi (lëgata) ose “dërgata” të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike. Kujto këtu ato në kohën e “polisit”( shtetit) të Athinès etj.Të tjerat në kohën e Bizantit ose Romës së lashtë antike…Në kohën e Karlit të Madh (Karl der Grpße) dhe “Dinastive” të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermaninë dhe Europën e periudhës së njohur mesjetare etj. Ato në mes Republikës së Venedikut dhe Rraguzës (Dubrovnikut) me Mbretërinë e njohur të Kastriotëve në Shqipëri. Në kohën e sundimit të Lujëve, Bonaparteve dhe të tjerëve në Francë dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, dikur me vonë termi “diplomaci”, në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj.

Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo: revolucionin e madh francezë etj.)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një zyrtari shtetëror ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai i ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..)- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij konzular dhe diplomatik.

Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive.

Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme.

Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive.

Duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqir.

Si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar.

Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj.

Duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj.

Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes “dashurisë dhe urrejtjes”, ku mjafton vetëm një keqkuptim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme “elitare” ,”egalitare” , qeveritare ose politike dhe, i tërë “kompozicioni” i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letrës.

Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, diskursiv, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj.

Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose polit tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Duke e vërë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur lokal ose parcial të “egos”, libidos ose personit ( personalitetit) të tij.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.etj.

Ndaj, do shtuar në fund se për dallim të politikës së jashtme ose diplomacisë konfuze, të vonuar, jofunksionale, ataviste, joprofesionale, forumiane ose kabinetike të S. Hysenit, si dhe të një politike të jashtme ose “diplomacie preventive” ose “kozmetike” të Hashim Thaçit: E ashtuquajtura “politika e jashtme” ose “diplomacia” e Behgjet Pacollit, me tepër të ngjanë në çështje ose aspekte private, karieriste, profiteriste dhe të tjera, të kamufluara, stisura ose rimuara me numra, shifra ose data të ndryshme aproksimative, imagjinare ose fiktive si dhe me një guhë të përzier, të pakuptimtë ose aglutinative, se sa në një politikë të jashtme ose diplomaci të mirëfillët profesionale, shkencore ose politologjike.

Ndryshe nga kjo, “diplomatët” kosovar, ndofta mund të jenë poet, gaze(p)tar, nuna (kumbar), tezak, miq, aleat ose partner të mirë ose sërvil ndaj Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit, Xhavit Halitit, Muharrem Nitajt ose dikujt tjetër: Ama jo edhe edhe diplomat të profesionit ose karierës në atë “masivë të madh” të raportëve ose marëdhëniëve të njohura botërore ose ndërkombëtare….?!
Siidoqoftë, për shtetin dhe pushtetin kosovar, edhe abnormaliteti, nebuloza, patologjia, anomalia, kretenizmi dhe mediokriteti, jo rrallë çmohen si normalitet.

Atë që Shqipëria nuk e bëri dot në OKB, e bëri Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku(2019) ! – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

 

*** Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur

Duke ia bërë me dije edhe ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, edhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Serbia ishte shtet kolonialist dhe, Kosova plaçkë e saj koloniale, jo më pak se 100 vjet (1912-1999). Këtë të vërtetë të hidhur dhe tragjike për shqiptarët dhe për Kosovën,  as politika e jashtme e as diplomacia e Shqipërisë, kurrnjëherë deri tani(2019) nuk e ka pohuar dhe, kurrë nuk e ka bërë çështje për debat ndërkombëtar qoftë në sfondin e Asamblesë së Përgjithshme, qoftë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qoftë në BE, qoftë në OSBE, qoftë në NATO (1955-2019). Por, këtë, për herë të parë, në historinë e diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare e bëri Vlora Çitaku në seancën e KS-së të OKB-së, bërë në Nju-Jork, më 10 qershor 2019, duke nënvizuar se  Se “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”..(Ivica Dacic e quan të paturpshme Vlora Çitakun

Mirëpo, kjo e vërtetë e harboi tej masës  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili doli jashtë  kontrolli të “mekanizmave mbrojtës”   të artit dhe të taktit diplomatik, duke  e pyetur në formë kërcënuese  dhe cinike ambasadoren Vlora Çitaku se  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty, https://gazetametro.net/ivica-dacic-e-quan-te-paturpshme-vlora-citakun/  ).

 

Ky skandal diplomatik ka ndodhur në një mënyrë të pazakontë joprotokolare, me të përfunduar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 10 qershor 2019 në Nju-Jork.

Ja, se si e pasqyroi atë  incident jodiplomatik të ministrit të Jashtëm  serb, ambasadorja shqiptare e Kosovës, Vlora Çitaku: “ Isha  ulur  dhe po bisedoja me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara. Mirëpo, pas shpine, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ndërpreu bisedën tonë me ofendime të zhurmshme të përsëritura, duke u munduar të më denigronte mua personalisht, si dhe ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombetarë. Z. Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në  ndonjë kafene të Shumadisë. Mirëpo, unë nuk reagova, edhe pse ai më ofendoi, duke më quajtur e paturpshme…” https://gazetamapo.al/je-ulur-me-kolonizatoret-dacic-(sulmon-vlora-citakun-ja-video/ ).

Kolonialistë dhe neokolonialistë janë Daçiqi, Vuçiqi, Bërnabiqi dhe Serbia, JO Amerika, as Britania e Madhe

 

Pra, pa asnjë dyshim,  se “bezobrazan” është Daçiqi dhe Serbia kolonialiste, JO ambasadroja Vlora Çitaku, as UÇK-ja, as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja nuk janë kolonialistë, por çlirimtarë dhe shpëtimtarë të Kosovës, të cilën e shkëputën nga vargonjtë e kolonialzimit dhe të imperializimit të Serbisë gjenocidale pushtuese (1912-1999).

Këtë kolonializëm të egër dhe barbarizëm të serbomëdhenjve dhe të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Ivica Daçiqit, të Aleksandar Vuçiqit dhe të Ana Bërnabiqit…etj.,  e provuan edhe këto krime të gjenocidit serb në Kosovës(1989-1999):

“In course of the  March 24 to 10 June 1999, the United States and it’s the West European Allies  (NATO) didin’t bombe  any kind of the “ White Christians” in Serbia, but  only  Serbian barbarious chetnichs, fascist, terrorist and genocidal paramilitary, military and police units who  have massacred  unprotected   civilian Alabanian  people ( childes ,  children, elderly, teens, young,  adults, the women, girls, pregnant women with their babies). This Serbian  barbaric atavism  against Alabanians  has been evidenced  by this  statistic of the innocent victims (1998-1999): “Damaged and burnt houses: 100.589;  schools: 358; Registry offices :71; houses of culture: 30;  school and public libraries: 93;  health facilities: 123; religious facilities (mosques, masjid, shrine): 215; catholic  churches: 5; auxiliary facilities – follows: 88.101; killed: 11.840 Albanian victims ; 1,392 children up to 18 years old; 296 children up to 5 years old; 1,739 women; 1,882 elderly people over 65 years old; 1,450 inhabitants are still missing as well as 20,400 Albanian raped women.” (See in : “(Bilanci i krimeve serbe në Kosovë

Pikërisht, ky bilanc i viktimave të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999) dëshmon sheshit para gjithë Evropës dhe, para gjithë botës së sotme të civilizuar se, “Bezobrazan srpski lazov i kolonijalni osvajac”  është  Ivica Dacic, JO Ambasadorja shqiptare Vlora Çitaku” !

Pra, i  paturpshëm, i pafytyrë, i panjeri, i padrejtë, jo human, rrenc, mashtrues dhe malverzues është Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm i Serbisë,  ish-këshillëtari dhe  çetniku fashist i Slobodan Milosheviqit), i cili, para gjithë botës, në KS të Kombeve të Bashkuara e mbron dhe e justifikon kolonializmin, hegjemonizmin, militarizmin, aparteidin dhe gjenocindin e Serbisë mbi shqiptarët  dhe mbi territoret e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike (1878-2019).

Ky është “bezobrazlluk” serb i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, JO ASSESI mabasadorja shqiptare Vlora Çitaku,  të cilën e kërcënoi dhe e ofendoi çetniku fashist dhe primitiv serb, Ivica Daçiq vetëm pse ajo ia përplasi në fytyrën e poshtër atij se, Serbia është kolonialiste, e cila Kosovën e mbajti nën sundimin e saj colonialist, jo më pak se 100 vjet (1912-1999).

Të mbuloftë turpi, edhe ty  Daçiq, si e  harrove  kaq shpejt se, “babai yt” ideologjik fashist, përkatësisht  “mesia qiellore” serbe, Slobodan Milosheviq sipas projekteve dhe urdhrave të  Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, përdori njësitet paramilitare, militare dhe policore vrastare serbe, mjetet e informimit, me qëllim të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Ky është kolonialzimi gjenocidal serb mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë dhe mbi Kosovën e Shqipërisë etnike, JO AMERIKA, AS BRITANIA E MADHE, AS  NATO-ja, të cilat me plot të drejtë,  78 ditë resht e bombarduan Serbinë dhe Malin e Zi për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi serb ( 24 mars-10 qershor 1999).

Mirëpo,  “diplomati paqësor” Ivica Daçiq, 20 vjet më pas, pikërisht në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (10 qershor 2019), në vend se ta gjykonte botërisht kolonializmin gjenocidal serb në Kosovë, që mori mbi 13 mijë viktima shqiptare dhe shkretoi cep më cep Kosovën, ai me turpin më të madh NDËRROI TEZËN (sipas paranojës akuzuese shekullore kolektive serbe), duke iu drejtuar pas shpine,  ambasadores Vlora Çitaku, me fjalët : “  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty, https://gazetametro.net/ivica-dacic-e-quan-te-paturpshme-vlora-citakun/  )!?

Çfarë nonsensi dhe skandali  diplomatik ky  i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili pa fije turpi dhe, pa asnjë argument të qëndrueshëm,  e fajësoi dhe e quajti të “trupshme” Vlora Çitakun (vetëm pse ajo  ia tha të vërtetën se Kosova dikur ishte koloni e Serbisë), si dhe Amerikën dhe Britaninë, i akuzoi për kolonialzmin e tyre në Kosovë, duke qenë se Vlora në atë moment  ishte ulur me përfaqësueset e diplomacisë amerikane dhe britanike në OKB, Daçiqi “i katandisur”, i tha: “Kolonizatorë janë ata me të cilët je ulur” !?

 

 

 Absurde, akuza e Daçiqit, se gjoja  Amerika dhe Britania e Madhe  janë  “kolonizatorë” të Kosovës!?

 

Paturpësia dhe naiviteti nacionalshovinist i Daçiqit, drejtuar Vlora Çitakut dhe përfaqësueseve të delegacioneve amerikane dhe britanike, të cilat ishin duke bisdeuar së bashku pas mbylljes së seancës së KS-së të OKB-së, përmblidhet në këtë intrigë dhe shantazh shpifës politiko-propagandistik serbomadh anitshqiptar, antiamerikan dhe antibritanik: “: “Ti, što sediš s njima su tvoji kolonizatori…Ajde, bre, ne sviraj… ( Ti që je ulur me to, ata janë kolonizatorët e tu…Hajde, bre, mos llomotit)”.

-Ofendim dhe akuzë shumë e rëndë kjo e Daçiqit, sepse as Vlora nuk është fajtore, që në seancën e KS-së të OKB-së ka pohuar se  “Kosova është produkt i shkolonizimit nga Serbia kolonialiste”; as Amerika e as Britania e Madhe nuk janë kolonizatorë të Kosovës, POR Serbia ishte dhe, prapë pretendon ta rikolonizojë Kosovën, duke ia shkëputur (së pari) Veriun e saj! Ky është rreziku permanent që e kërcënon Kosovën, JO Amerika dhe Britania e Madhe, siç i ka akzuar Ivicia Daçiqi.

Sa të paturpshëm dhe të pakorrigjueshëm janë liderët politikë udhëhejqes së Serbisë (Vuçiq, Daçiq dhe Bërnabiq), në njërën anë (në fromën e lypësit) zhvatin miliona e miliarda dollarë të Amerikës për riparimin ekonomik dhe për reformat shoqërore politike në Serbi (2001-2019), kurse , në anën tjetër, AMERIKËN E AKUZOJNË SI KOLONIZATORE të Kosovës. Këtë  e vërteton edhe kjo akuzë  e ndyrë e Ivica Daçiqit, drejtuar Vlora Çitakut  dhe bashkëbisedueseve të saj amerikane dhe britanike : “Ti që je ulur me to, ata janë kolonizatorët e tu…Hajde, bre, mos llomotit)”.( (VIDEO) “Ti sa kojima sediš su vaši kolonizatori…”: Polemika Ivice Dačića sa Vljorom Čitaku posle sednice Saveta bezbednosti UN | Nedeljnik).

Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur !

Sepse qe 74 vjet askujt prej diplomatëve shqiptarë (meshkuj e as femra)  nuk ia mbajti, që Serbisë t’i thoshte, ti je shtet kolonizator, ti je shtet gjenocidal ndaj Kosovës, (1912-1999). Ndryshe, nga të gjitha garniturat e  politikanëve dhe të diplomatëve shqiptare (1955-2019), ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku-SHOTË GALICA E DYTË E RADISHEVËS,  e pohoi të VËRTETËN HISTORIKE  m’u në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  në Nju-Jork, më 10 qershor 2019 se Kosova  ishte koloni e Serbisë.

 

Mirëpo, kjo e vërtetë ia “zhbiroi” tamthat dhe ia “shurdhoi veshët” ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili humbi vetëkontrollin dhe doli  jashtë  “orbitës së mekanizmave mbrojtjes”  të  shkencës dhe të artit të diplomacisë.

   Diplomacia briliante e Radishevës  ia tejkaloi double diplomacisë  Kosovë-Shqipëri (1990-2019) !

 

Se Kosova dikur ishte plaçkë koloniale e Serbisë kolonialiste, këtë  të vërtetë  historike të pamohueshme,  të cilën   ambasadorja e Radishevës së Drenicës së Adem  Jasharit, Vlora Çitaku ia përplasi në fytyrë ultrancaionistit dhe shovinistit serbomadh Ivica Daçiq në sesionin e KS të OKB-së për Kosovën në Nju-Jork (19.06.2019), sepse deri më sot (2019) nuk doli bir nëne shqiptare qoftë nga Kosova, qoftë nga Shqipëria, që t’ua thoshte botërisht as kolonialistëve serbomëdhenjë në Beograd, as OKB-së, as BE-së, as NATO-s e as Amerikës se Kosova ishte “produkt kolonial” i Serbisë kolonialiste (1912-1999).  Mirëpo, ja që Drenica ka pasur, ka dhe do të ketë Shotë Galica-Vlora Çitaku,  e cila në cilësinë e Ambasadores së Kosovës në Uashington, ia arriti që me guximin dhe me taktin e saj diplomatik  t’ia thotë të vërtetën Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm i Serbisë)

 

Ja pse  ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington të SHBA-së, Vora Çitaku e meriton një vlerësim të tillë, sepse është diplomatja e parë shqiptare (1990-2019), e cila për herë të parë pati guximin, që zyrtarisht nga foltorja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 10 qershor 2019, t’u “bënte të fala” historike, juridike, politike dhe diplomatike JO vetëm Serbisë kolonialiste të Ivica Daçiqit, por edhe  192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së se “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”. (https://gazetametro.net/ivica-dacic-e-quan-te-paturpshme-vlora-citakun/) .

Pa asnjë dyshim, ashtu është z.Ambasadore Vlora Çitaku se, Serbia ishte shtet kolonialist dhe gjenocidal ndaj Kosovës (1912-1999). Mirëpo, këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, të pohuar nga ambasadorja Vlora  Çitaku  me prejardhje nga Radisheva e  Shotë Galicës së Azem Bejtës së Drenciës së Kosovës,  deri më sot (1990-2019), asnjë shtetar dhe asnjë liderë politik, as diplomat, as president, as kryeministër, as kryekuvendar, asnjë qeveri dhe asnjë parlament i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk ka pasur guximin, që t’ia thotë Beogradit, Brukselit, Berlinit, Vjenës, Londrës, Parisit, Nju-Jorkut e as Uashingtonit.

Për kolonializmin, hegjemonizmin dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe territoreve indigjene të Shqipërisë etnike(1912-2019),  janë publikuar me qindra e mijëra studime dhe vepra nga autorë të ndryshëm shqiptarë everopianë, botërorë, madje  edhe kroatë, sllovenë dhe serbë.

Mirëpo, ne në këtë analizë, për ta demantuar reagimin  antihistorik, antidiplomatik dhe anticivilizues të Ivica Daçiqit, i cili  ka hedhur poshtë deklaratën e Vlora Çitakut  se “Serbia ishte shtet kolonialist”,  po ia rikujtojmë vetëm një (1) argument të parrëzueshëm se Serbia ishte  kolonizatore e Kosovës Shqiptare (dhe jo vetëm e Kosovës, por edhe Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës së stome, duke mos llogaritur Nishin, Vranjën, Prokuplen, Leskovcin, Bllacën, Tupallën, Kurshumlinë …etj.), të shkruar nga bashkëkombësi i tij serb, Prof.Dr. Milorad Obradoviq, i cili në vitin 1981 ka botuar disertacionin e tij shkencor me titll “ Agrarna  Reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941”, ku ndër të tjera, shkruan se “ Serbia  me dhunë dhe me terror shqiptarëve ua ka konfiskuar mbi 200 mijë hektarë tokë  të punueshme dhe ua ka falur  kolonistëve serbë dhe malazezë të “eksportuar” nga Serbia, nga Mali i Zi dhe nga Hercegovina.  Si rrjedhim 255.878 shqiptarë kanë qenë të shtrënguar t’i braktisin shtëpitë, pasuritë dhe trojet e tyre dhe të shpërngulen në shketirat e Anadollit të Turqisë, me qëllim që të shpëtonin nga terrori dhe nga masakrat e   shtetit serb kolonial dhe të kolonistëve serbë dhe malazezë”.  (Akademik Mark Krasniqi, “Kosova Sot”, 1992: 19).

 

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin! – Nga GANI MEHMETAJ

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin. Shqiptarët ndiqen, rrihen e vriten si hebrenjtë në kohën e nazizmit, a në kohën e pogromit rus . Shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Serbi ua djegin dyqanet, i rrahin, i kërcënojnë me vdekje, i fyejnë e i denigrojnë, u shkruajnë grafite e shpifin kundër kombit të tyre. Dy të rinj shqiptarë i rrahën për vdekje, sepse i dëgjuan në rrugë të flisnin shqip. Shqipja është gjuhë e ndaluar në Beograd e Serbi (Kosova lindore nuk është Serbi). Askush nuk guxon të flasë shqip në rrugë e restorante, madje shqiptarët nuk guxojnë të flasin shqip as në dyqanet e tyre, sepse nëse shpëton nga rrugaçët serbë, nuk shpëton nga policia. Autobusët me shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi , shumë herë i ndalin dhe i keqtrajton policia, ndërsa kur shpëtojnë disi nga policia duke u dhënë para nën dorë, u dalin në rrugë huliganët dhe ua thyejnë xhamat, i lëndojnë udhëtarët apo i kërcënojë me prerje kokash.  Rruga nëpër Serbi është tmerr për shqiptarët.

Abetaren e librat shqip për arsim fillor e të mesëm i ka ndaluar shteti serb në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, por nuk i ka ndalur kuranin e librat fetar myslimanë. E ka futur me detyrim orën islamike në shkolla ku nxënësit gjatë kësaj ore falen. Xhamitë ku lutën arabisht ndërtohen, ndërsa shkollat ku mësohet shqip mbyllen. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë me asgjë nuk i kanë provokuar, nuk paraqesin asnjë rrezik për ta, por urrejtja e kultivuar i ka bërë bisha serbët.

 Të kalosh nëpër Mal të Zi jo rrallë për shqiptarët është ndjenjë e pakëndshme. Policia sllave u bëjnë shantazhe, i kërcënojnë  i zhvatin nëpër rrugët automobilistike e në kufi, i lënë të presin me orë nën diellin përvëlues. Kalimi  nëpër rrugën transitore të Bosnjë-Hercegovinës  (Neum) është torturë, sepse policët serbë sillen keq më shqiptarët e Dardanisë e të Shqipërisë.

Huliganët sllavë të Maqedonisë kur tërbohen në tifozllëk, apo kur ndeshin shqiptar të vetmuar në terrin e natës i rrahin dhe i fyejnë rrugaçërisht. NGA restoranti I prilepit e dëbuan futbollistin shqiptar, sepse foli shqip me familjen e tij. Pse sllavisht do të fliste shqiptari? Ndaj hebrenjve kështu silleshin në Rusi në shekullin e XIX, në kohën e pogromit. Ndaj shqiptarëvE sillën në shekullin XXI. Shqiptarët nuk paraqesin asnjë rrezik në Maqedoni, janë gjysma e popullatës, e megjithatë ndiqen e persekutohen.

Flamurin shqiptar e ndalon shteti në Kështjellën mesjetare të Gropajve në Ohër, ndërsa e lejoi ndërtimin e minares 30 metra në të njëjtin qytet. Flamuri shqiptar nuk lejohet as në kështjellën ilire të Shkupit, por lejohet ndërtimi i dhjetëra xhamive e valëvitja e flamujve të islamit, madje lejohet edhe flamuri i ISS-it. Flamuri shqiptar është i ndalur në shumë vende të Malit ët Zi, por askund nuk ndalohet ndërtimi i xhamive e flamujt e islamit.

Grekët shquhen për shqiptarofobi të tmerrshme, mu si serbët. Mediet kanë paraqitur  qindra raste të shqiptarëve viktima të huliganizmit grekë e të policëve të shtetit.

Shqiptarofobia është sëmundje e shteteve fqinje. Me islamin i kanë punët mirë këto shtete. Ndërkaq, qeveritarët e Tiranës e të Prishtinës asnjëherë nuk u  angazhuan që ta zbusin tërbimin e fqinjëve kundër shqiptarëve. Qeveritarët e opozitarët shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë dolën në mbrojtje të islamit, i quajtën shqiptarët islamofob (Edi Rama, Albin Kurti etj.) , ndërsa Ballkani vuan nga shqiptarofobia e jo nga islamofobia.

Fobia ndaj islamit është në kokat e sëmura të politikanëve skizofrenë shqiptarë. Politikanët që e sulmojnë islamofobinë, ndërsa e heshtin shqiptarofobinë janë të përzierë me grupet e dyshimta islamike dhe me mafinë turko-arabe.

A është i shantazhuar Hashim Thaçi nga Behgjet Pacolli…? – Nga AGRON SHABANI

“Njeriu është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.” Edgar Morin, “Hyrje në një politikë të njeriut

Ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj. Vetmia e grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes fizike, politike ose karieriste të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e brendshë dhe tè jashtëm etj. Kjo vetmi shëndrrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë katastrofale e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga vende tjera dhe agjentët ose kolaboratorèt e tyre, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme etj.

Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “demarkacionit” dhe “asociacionit” e kështu me radhë, lirisht mund të quhën shantazhim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj disa liderëve ose politikanëve kosovar nga ana e bashkësisë ndërkombtare. Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal, reaksionar dhe anakronik, janë të shumtë dhe tepër dubioz. Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit, për të vazhduar me komplotët dhe shantazhët e vazhdueshme ose sistematike të Serbisë dhe Rusisë (plus Turqisë) -ndaj Hashim Thaçit dhe disa politikanëve të tjerë kosovar.
Behgjet Pacolli thuhet se është njeriu kyç i Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, i cili supozohet se ka dosie ose materiale të shumèta kundèr Hashim Thaçit dhe disa ish anètareve tè tjerè tè ish Shtabit tè Pèrgjithshèm tè UÇK-s, tè cilat i ka tè huazuara ose siguruara nga intelegjenca ose shèrbimet e ndryshme sekrete tè Rusisè, Serbisè etj. Kèshtu qè Hashim Thaçi duket se èshtè i shantazhuari ose “pengu kryesor” i Behgjet Pacolli dhe shefafe tè tij nè Moskè, Beograd etj. Kjo mbase, duhet tè jetè edhe atuja ose deviza kryesore e kontrabandimit dhe inkriminimit tè Behgjet Pacollit nè tè gjitha postet ose funksionet e mundshme shtetrore, qeveritare, politike ose diplomatike nè Kosovèn e pasluftès-pèrballè tè tè cilit qèndrojnè ‘gatitur’ Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Xhavit Haliti etj. Kush e di! (….)
….!

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik. Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.

Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Unit” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. Natyrisht, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.

Për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhet të tejkalohet. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit duan njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) “Psikologjia e fashizmit” (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë ta konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.

Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.

Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.

Veç tjerash, Rajhu thekson se gjatë shekujve të fundit, Zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e ka humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj “rendit” borgjez nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.
Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik. Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.

Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, branda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.

Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. Ne jemi të gjithë si të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore): nga njëra anë, instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuara nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat tona ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme. Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i panjohur për Jungun, i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori.

Shqipëria të kërkojë mbylljen e UNMIK – Nga SHABAN MURATI

20 vjetori i çlirimit të Kosovës pas ndërhyrjes së suksesshme humanitare të NATO-s në Serbi është një moment reflektimi shtetëror dhe diplomatik lidhur me ecurinë e mëtejshme të mekanizmave ndërkombëtare, të krijuara 20 vjet më parë për procesin e stabilizimit politik dhe të shtet-ndërtimit në Kosovë.

Ky moment reflektimi kërkon në radhë të parë të bëhet një rivlerësim i misionit ndërkombëtar të OKB në Kosovë dhe konkretisht të UNMIK-ut. Është një mision, i cili pas 20 vitesh ndryshimesh të mëdha në statusin dhe në jetën e shtetit të Kosovës, e ka mbyllur ciklin e tij dhe qëndron formalisht si një relike nga e kaluara, e cila nuk përshtatet me realitetin e sotëm.

UNMIK ka mbetur si relike për t’u përdorur nga Serbia si instrument i pretendimeve të saj koloniale mbi Kosovën. Ka mbetur për t’u përdorur nga Rusia si pretekst i përzierjes së saj në punët e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Ndaj të vetmit shtete, që këmbëngulin ta mbajnë në Kosovë këtë mision të kapërcyer nga koha, janë Serbia dhe Rusia.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB të mbajtur në datën 10 qershor për të shqyrtuar një raport të UNMIK-ut, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili para 20 vitesh ka qenë ministër në qeverinë e kriminelit ndërkombëtar të luftës Millosheviç, foli me retorikën ultranacionaliste të asaj qeverie dhe kërkoi që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të forcohet.

Ai u shpreh kundër kërkesës së drejtë të qeverisë së Kosovës drejtuar zyrtarisht sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, që të nisin diskutimin për modalitetet e mbylljes së misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Në fakt as vetë drejtuesit e UNMIK-ut, që shtyhen nga interesi personal të paraqesin në Njujork tablo të zymta për Kosovën me qëllim që të vazhdojnë punën e tyre atje, nuk janë në gjendje të japin argumente pse misioni duhet të rrijë në Kosovë.

Edhe në mbledhjen e 10 qershorit të KS të OKB, shefi i UNMIK-ut gjysmën e fjalimit të tij e kishte me tezat e qeverisë serbe për gjoja pasigurinë në veriun e Kosovës, teza që ai i dëgjoi në takimet me udhëheqësit serbë në Beograd në prag të nisjes së tij për në Njujork.
Në fakt misioni i UNMIK-ut në Kosovë bazohet në rezolutën 1244 të KS të OKB, të miratuar në 10 qershor 1999, dhe e cila është tashmë një rezolutë e vdekur. Në radhë të parë duhet theksuar se rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, por në referencë ajo ka “RFJ”, e cila është një shtet, që ka vdekur.

Serbia nuk mund të pretendojë pronësinë mbi atë rezolutë, sepse ajo nuk e përmend në asnjë rresht Serbinë. Çdo ndryshim i rezolutës, qoftë i neneve apo i termave, është e drejtë ekskluzive e institucionit, që e ka hartuar, pra i KS të OKB. Kështu që rezoluta nuk i takon Serbisë.

Ka edhe një element tjetër tepër të rëndësishëm, që provon se rezoluta nuk i takon Serbisë. Rezoluta 1244 është e qershorit të vitit 1999, kur Serbia nuk ishte anëtare e OKB. Serbia është pranuar si shtet i ri anëtar i OKB në fund të vitit 2000. Në 15 dhjetor 2004 ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila ka rrëzuar pretendimin e Serbisë për padi ndaj ndërhyrjes së shteteve të NATO-s në 1999, me argumentin ligjor se

Serbia nuk ka asnjë të drejtë, sepse nuk ka qenë anëtare e OKB në atë kohë. Kjo përbën bazën ligjore të hedhjes poshtë të pretendimit të Serbisë për rezolutën e vitit 1999, në një kohë që ajo është bërë anëtare e OKB në vitin 2000. Nuk e kam pasur kurrë të qartë përse Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë përdorur asnjëherë këtë argument të favorshëm ligjor në parashtrimet e tyre diplomatike ndërkombëtare.

Nga ana tjetër nuk duhet harruar se rezoluta 1244 parashikon vazhdimin e procesit politik në Kosovë me konsultimin e popullit të saj. Edhe analfabeti më i madh diplomatik e din se populli i Kosovës do të kërkonte dhe do të votonte pavarësinë dhe lirinë e tij si shtet i pavarur. Shpallja demokratike e shtetit të pavarur në 17 shkurt 2008 mund të thuhet se e mbylli zyrtarisht misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Në kuadrin ligjor ndërkombëtar të statusit të UNMIK-ut dhe të rezolutës 1244 ka një ndryshim drastik në 22 korrik të vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pas shqyrtimit të kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, dha verdiktin se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe as me rezolutën 1244 të KS të OKB për Kosovën.

Kjo i vuri kapakun ligjor se nuk ka asnjë bazë ligjore pretendimi i Serbisë dhe i Rusisë se pavarësia e Kosovës ka shkelur rezolutën 1244 të KS të OKB. Tribunali më i lartë juridik i OKB ka marrë vendimin e pakthyeshëm që akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe të gjithë anëtarët e OKB, që nga Serbia e deri tek Rusia, janë të detyruar ta pranojnë dhe t’i binden. Është gjë tjetër nëse në rrugë individuale duan apo nuk duan ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por nuk munden kurrsesi të mos njohin vendimin e tribunalit më të lartë juridik të OKB.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i korrikut 2010 për pavarësinë e Kosovës e nxori përfundimisht nga realiteti edhe rezolutën 1244, edhe misionin e UNMIK-ut. Në 22 shkurt të vitit 2012 diplomati i mirënjohur austriak, Albert Rohan, zëvendësdrejtues i bisedimeve ndërkombëtare të OKB për statusin e Kosovës, deklaronte: “Rezoluta 1244 është një dokument historik dhe përmendja e çdo rezolute të vjetër, që nuk ka më fuqi, është e anashkaluar, veçanërisht kur balancohet me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Nga ky realitet juridik, politik, diplomatik, etj. është i kuptueshëm se edhe misioni i UNMIK-ut në Kosovë rezulton jashtë nevojës, jashtë realitetit dhe jashtë kohës. SHBA në mënyrë zyrtare i kanë paraqitur OKB-së qëndrimin e tyre për rishikimin strategjik të mandatit të UNMIK-ut dhe dhënies fund të atij misioni në Kosovë. Në datën 9 tetor të vitit 2018 ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, i dërgoi një letër zyrtare sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, ku i thekson: “Fatkeqësisht UNMIK ka mbetur i pandryshuar, megjithë deklarimet e përsëritura të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB që UNMIK prej shumë kohësh e ka përfunduar mandatin e tij”.

Kurse përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në KS të OKB, David Clay, deklaron se “derisa Kosova duhet ta mbyllë të kaluarën, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe UNMIK”.
Përballë këtyre zhvillimeve del si detyrim i qeverisë së Shqipërisë që të afishojë qëndrimin e saj zyrtar në mbështetje të kërkesës së drejtë të qeverisë së Kosovës për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Asnjë qeveri shqiptare nuk është prononcuar për këtë çështje deri tani. Shqipëria është anëtare e OKB dhe ka mundësinë dhe të drejtën që ta ngrejë këtë si kërkesë të saj. Shqipëria duhet të kërkojë mbylljen e misionit të UNMIK-ut sepse:

së pari e ka kërkuar me të drejtë qeveria e Kosovës,

së dyti se e kanë kërkuar zyrtarisht SHBA,

së treti se UNMIK shërben si pretekst i ndërhyrjes së Serbisë në Veriun e Kosovës,

së katërti se UNMIK shërben si terren i ndërhyrjes dhe pranisë ruse në Kosovë për provokimin e tensioneve,

së pesti se Shqipëria paguan, ashtu si shtetet e tjera anëtare të OKB për misionin e UNMIK-ut, që është një mekanizëm i padobishëm dhe i atrofizuar.