VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ngrënia e kërpudhave mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i prostatës

By | September 5, 2019

Komentet

Sasia ditore e yndyrnave për një qarkullim gjaku dhe zemër të shëndetshme

Një nga problemet më serioze që kjo sëmundje shkakton është ngushtimi i enëve të gjakut, duke përkeqësuar kështu qarkullimin e gjakut.

Lista e sëmundjeve që vijnë nga stili i pashëndetshëm i jetesës është pa dyshim shumë i gjatë.

Po ashtu është edhe lista e ushqimeve të cilat bëhen shkak për zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Ndër sëmundjet më të përhapura në botë, si diabeti apo problemet me kolesterolin shkaktohen pikërisht nga përditshmëria.

Ushqimet që konsumoni çdo ditë apo aktiviteti fizik ndikojnë ngushtë në shfaqjen e sëmundjeve ose jo.

Më problematiket janë sigurisht yndyrnat e këqija, pasi mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe të rrezikshme.

Kolesteroli i lartë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh pasi shkakton një sërë problemesh.

Një nga problemet më serioze që kjo sëmundje shkakton është ngushtimi i enëve të gjakut, duke përkeqësuar kështu qarkullimin e gjakut.

Qarkullimi i dobët i gjakut fillon dhe dëmton organet e tjera të trupit. Ngadalë organizmi krijon mundësitë për shfaqjen e sëmundjeve të tjera të rënda.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju shpjegojmë ndër këshillat më të vlefshme të mjekëve për evitimin e kolesterolit të lartë dhe konsumimin e duhur të yndyrnave.

Sasia e Duhur e Yndyrnave që Duhet të Konsumoni

Mjekët prej kohësh ngrenë një diskutim mbi këtë çështje, se cila është sasia e duhur e konsumimit të ushqimeve dhe vlerave të tyre.

Duke qenë se yndyra është e nevojshme në një sasi të caktuar për organizmin dhe shumë e dëmshme nëse e mbartni në sasi të mëdha, ekspertët ju sugjerojnë të ndiqni disa rregulla.

Në një studim të vitit 2015 të cilit i referohet AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë jo më shumë se 300 mg yndyrna të shëndetshme në ditë.

Kjo shifër është e ndryshme për personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës me vetëm 200 miligramë, yndyrna të shëndetshme.

Gjithsesi së fundmi këto shifra kanë ndryshuar sërish dhe jo me numra të tjerë, por me një guidë ushqimesh për t’u evituar plotësisht.

Mjekët rekomandojnë ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë ushqimeve që përmbajnë yndyrna të këqija.

Këto të dhëna ndryshuar gjatë viteve, pas konfirmimit se yndyrnat e shëndetëshme nuk përbëjnë rrezik për organizmin.

Këtu futen ushqimet natyrale me yndyrë si vaji i ullirit, arrorët, avokado apo banania.

Përkundrazi ato natyralet ndihmojnë në balancimin e kolesterolit të mirë në gjak.

Kolesteroli i mirë është i rëndësishëm në një sërë procesesh që trupit i duhen për të qenë i shëndetshëm.

A Duhen Konsumuar Yndyrnat e Këqija?

Me yndyrnat e këqija problemet nisin kur ju konsumoni më shumë se 10% të dietës tuaj, duke bllokuar kështu  arteriet.

Për një persona që konsumon rreth 2000 kalori në ditë, sasia e duhur e këtyre yndyrnave do të ishte 200 kalori, vetëm 22 gramë.

Për personat që kanë një konsum normal të kalorive rreth 1500, kjo sasi do të ishte pak më e vogël, rreth 15 gramë në ditë.

Mjekët thonë se edhe sheqeri luan një rol negativ në rritjen e kolesterolit dhe se konsumi i tij nuk duhet të jetë më shumë se 6 lugë çaji në ditë për gratë dhe 9 për burrat.

Në këtë sasi llogaritet edhe sasia e sheqerit të marrë nga ushqimet.

Ushqimet Që Nuk Duhet të Konsumoni

Ushqimet e pasura me yndryna janë shumë, pasi edhe yndyra nuk është gjithnjë një kërcënim për organizmin.

Gjithsesi jo gjithnjë kjo është e vërtetë, disa ushqime duhen evituar të cilat AgroWeb.org jua rendit më poshtë.

Mishrat e konservuar

Ushqimet e skuqura

Margarina

Ushqimet që përmbajnë konservantë

Ushqimet që kanë përmbajtje vajrash vegjetalë

Duke mbajtur parasysh këto këshilla në mëndje mundohuni të evitoni çdo ushqim të shpejtë dhe jo të freskët.

Jo vetëm sepse përmbajnë sasi të mëdha kolesteroli, por edhe kripërash apo sheqeri të cilat janë njëjtë të dëmshme për shëndetin./AgroWeb.org

Kompresa e ngrohtë dhe e ftohtë – Kur duhet të përdorni secilën kundër dhimbjeve

Trajtimet me kompresa të ftohta dhe të ngrohta janë dy metoda të thjeshta kundër dhimbjeve.

Trajtimet me kompresa të ftohta dhe të ngrohta janë dy prej metodave më të thjeshta, më të lira dhe më efikase kundër dhimbjeve.

Trajtimet me kompresa të ngrohta apo banjë të ngrohtë funksionojnë mjaft mirë kundër kontraktimit dhe lodhjes së muskujve dhe kyçeve.

Kompresat e ngrohta janë shumue efikase gjithashtu edhe për dhimbjet e barkut, ngrirjen e qafës apo shpatullës gjithashtu.

Nxehtësia përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ky i fundit mundëson shpërndarjen e duhur të ushqyesve në muskuj dhe inde.

Nxehtësia e çlodh trupin dhe e bën atë më të zhdërvjellët.

Në këtë mënyrë, trupi është më i aftë të kryejë ushtrime fizike apo aktivitete të përditshme.

Ftohtësia nga ana tjetër funksionon mirë kundër dhimbjes akute të trupit siç është dhimbja e kokës, duarve, këmbëve, mavijosjet, shembjet e trupit etj.

Ajo ngushton enët e gjakut, ngadalëson qarkullimin e tij dhe ul enjtjen ose fryrjen.

Kompresat e ftohta mpijnë pikat fundore të nervave dhe mpijnë dhimbjen.

Njerëzit që vuajnë nga dhimbje të ndryshme duhet të provojnë disa nga metodat e rekomanduara me të ftohtë dhe të nxehtë për të zbuluar cila prej tyre funksionon më mirë.

Trajtimet me kompresa janë efikase kundër dhimbjeve

Trajtimet E Nxehta

AgroWeb.org ju rekomandon të bëni banjë ose dush me ujë të nxehtë për të qetësuar trupin kur atë e ndieni të ngurtë.

Përdorni parafinën ose dyllin e nxehtë për të qetësuar duart, kyçet apo këmbët e pezmatuara.

Përdorni kompresa të gatshme në farmaci ose krijoni një të tillë nga e para duke vendosur një napë të lagësht në një qese plastike për ngrirje.

Më pas, futeni atë në mikrovalë dhe mbështilleni me një peshqir dhe mbajeni mbi zonën e pezmatuar për 15 deri në 20 minuta.

Nëse ju dhembin duart ose kyçet e tyre vendosni doreza plastike nga ato të larjes së enëve dhe mbajini në ujë të nxehtë për 5 deri në 10 minuta.

Trajtimet Me Të Ftohtë

Merrni një qese me akull ose qese perimesh të ngrira, mbështilleni me peshqir dhe vendoseni në zonën e dhimbjes.

AgroWeb.org ju rekomandon ta mbani nue zonën e dhimbjes për 20 minuta dhe jo më shumë.

Përgatisni kompresa akulli dhe më pas përdoreni për lehtësim të dhimbjes.

Bëni banjë me akull për kyçet dhe indet duke hedhur kubikë akulli në vaskë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

Rrushi i serezit i shpateve shqiptare – Vlerat e rralla për shëndetin tuaj

Rrushi i serezit rritet në Shqipëri në pyjet rrëze shpateve të kodrave dhe maleve dhe gjendet kudo.

A keni dëgjuar ndonjëherë për një frut pylli që ngjan si një shalqi i vogël dhe ka shijen e një rrushi të athtë?

Po flasim për atë që në latinisht quhet Ribes Uva, e që njihet në Shqipëri si Rrush frëngu, Rrush serezi ose Rrushi i dhelprës.

Rrushi i serezit rritet në Shqipëri në pyjet rrëze shpateve të kodrave dhe maleve dhe gjendet jo rrallë gati në gjithë territorin e vendit.

Këto fruta pylli vijnë me ngjyra të ndryshme, të bardhë, të verdhë, të kuq apo edhe të zi.

Ata që kanë patur rastin ta provojnë, flasin me bindje dhe pa asnjë dyshim për vlerat unike të tij, duke nisur nga qetësimi i nervave deri tek kurimi i sëmundjeve.

AgroWeb.org po ju sjell një renditje të shkurtër të vlerave dhe disa fakteve mbi këtë frut të vogël me veti të mëdha.

Vlerat e Rrushit të Serezit

Në 100 gramë gjenden 44 kalori. Megjithatë rrushi i serezit ka nivel të lartë antioksidantësh, veçanërisht flavone dhe anthocianinë.

Këto përbërës ofrojnë përfitime të shumta kundër radikaleve të lira, plakjes, inflamacionit dhe sëmundjeve neurologjike.

Është një burim i pasur i Vitaminës C. Ky frut përmban 69% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C, 20 herë më shumë se portokalli. Për më tepër rrushi i serezit nuk e humbet vitaminën C gjatë proçesit të gatimit.

Ndaj, reçeli i këtij fruti vazhdon të mbetet një burim fantastik i vitaminës C.

Forcon sistemin imunitar

Përmban sasi të moderuara të vitaminës A, folatit, vitaminë B5 për mbajtjen të shëndetshme të gjendrave vitaminë B-6, dhe tiaminë, vitaminë B1.

Rrushi i serezit përmban edhe minerale siç janë: kalciumi, për të parandaluar problemet e kockave, magnezi, kaliumi, bakri, fosfori dhe mangani.

Hekuri që gjendet tek ky frut ruan qarkullimin e mirë të gjakut dhe rigjeneron qelizat e kuqe të gjakut.

Rrushi i serezit ndihmon parandalimin e diabetit duke stimuluar aftësinë e trupit për të prodhuar insulinë.

Gjithashtu ka vlera kundër zhvillimit të qelizave të dëmshme, falë kombinimit të mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve.

Ky frut njihet për efektet kundër kollës, temperaturës, dhimbjeve, stresit dhe diaresë.

Rrushi i serezit gjithashtu përmirëson shëndetin e trurit dhe kujtesën, por edhe shëndetin e sistemit nervor dhe kardiovaskular.

Rrushi ribes mund të prodhojë fruta dhe të mbijetojë 20 vjet në natyrë. Ai mund të përballojë edhe temperatura të ftohta deri në -35°C. Të dhënat tregojnë se ky frut është përdorur në Mesjetë për të ulur temperaturën.

Në gjuhën angleze njihet edhe si “fayberries”, pra ‘manaferra e zanave’, në bazë të gojëdhënave sipas të cilave sa herë që ishin në rrezik, zanat fshiheshin pas shkurreve të këtij fruti.

Mesa duket, ata që e njohin kanë të drejtë. Ky lloj fruti është mrekullisht i shijshëm, por edhe plot vlera ushqyese! Nëse keni mundësi mos lini pa e provuar!/AgroWeb.org

Shkaqet pse shqiptarët konsumojnë më shumë ilaçe

Shërbimi Spitalor në Shqipëri.

Biznesi i farmaceutikës mesa duket është në një periudhë lulëzimi.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, rezulton se importet e ilaçeve u rritën me 21% gjatë 7-mujorit 2019.

Rritja e konsumit po reflekton rritjen e sëmundshmërisë, plakjen e popullsisë dhe medikamentet jocilësore me çmime të lira.

Mjekët pohojnë se kanë rritur dozimin, për shkak se cilësia e ilaçeve ka rënë.

Ekspertët e sektorit të shëndetësisë japin disa arsye për rritjen e përdorimit të medikamenteve ku, rritja e sëmundshmërisë qëndron në krye.

Çmimi i Ulët i Medikamenteve

Mjeku pneumolog, Skënder Male, ka thënë për revistën Monitor se mjekët përfshijnë më shumë produkte në receta që shërbejnë për trajtimin.

Më parë, kur ilaçet ishin të shtrenjta, doktorët kufizoheshin në receta për shkak të pamundësive të pacientëve, ndërsa tani kjo është e mundur.

Duke qenë se, antibiotikët janë më të lirë dhe më pak të efektshëm, mjekët kanë zgjeruar kohën e mjekimit për të qenë më të sigurt në mjekim.

Ilaçet që Mund të Merren pa Recetë Mjekësore

Nga ana tjetër, farmacitë pohojnë se ka një trend në rritje për produktet që trajtojnë tensionin, diabetin, por dy vitet e fundit ka një rritje të suplementeve si vitaminat e tjera dhe preparate të mjekësisë alternative, të cilat jepen pa recetën e mjekut.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24% të rasteve pa recetë mjekësore.

Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në Shqipëri është i dukshëm dhe konsumi i barnave pa recetë, sidomos antibiotikëve.

Rritja e jetëgjatësisë

Një faktor tjetër themelor që po rrit konsumin e medikamenteve është ndryshimi i strukturës së popullsisë në favor të moshave të vjetra dhe ndërgjegjësimi për marrje diagnoze në mosha më të reja.

Doktor Ajet Braho thotë se jetëgjatësia ka rritur numrin e personave mbi 60 vjeç dhe nga ana tjetër, ka shtrirë trajtimin në kohë të një personi.

Ai thotë se moshat mbi 60 vjeç zakonisht kanë më shumë se një diagnozë dhe përgjithësisht janë të sëmurë kronikë. Kjo kategori, thotë ai, merr më shumë medikamente.

Rrija e Sëmundshmërisë në Vend

Sipas të dhënave nga Global Healthdata, portali global për statistikat e shëndetësisë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Shqipëria ka shënuar rritje të frikshme të sëmundshmërisë në dekadën e fundit.

Azhurnimet më të fundit tregojnë se jetët e humbura nga sëmundjet që lidhen me çrregullimet e zemrës janë rritur me 31% nga viti 2007-2017.

Vdekjet nga kanceri në mushkri janë rritur me mbi 36% gjatë periudhës në fjalë, edhe pse duhanpirja ka pësuar rënie. Burimi: Monitor

Mesazh i domosdoshëm për shëndetin tuaj

Ky mesazh është më i mirë se 100 mesazhe të padobishme.

Informoni të dashurit tuaj që të jenë të lirë nga këto efekte.

Shoqata e Mjekëve Amerikanë dha përgjigje për shkakun e kancerit 👇

1. Mos pini çaj në një filxhan plastik.

2. Mos hani asgjë të nxehtë në letër apo qese plastike. Për shembull: patate (të skuqura).

3. Mos gatuaj në mikrovalë duke përdorur materiale plastike

Për të kujtuar:

Kur plastika është në kontakt me nxehtësinë, ajo krijon kimikate që mund të shkaktojnë 52 lloje të kancerit.

Shmangni pirjen e koka-kolës me ananas ose pasi të keni ngrënë ananas si ëmbëlsirë.

Mos e bashkoni lëngun e ananasit me kokos.
Kjo përzierje është vdekjeprurëse! Njerëzit po vdesin çdo ditë nga kjo përzierje !

👉 Përgjigjuni telefonatave me veshin e majtë.

👉Mos e merrni ilaçin tuaj me ujë të ftohtë ….

👉 Pini më shumë ujë në mëngjes, më pak gjatë natës.

Koha më e mirë për të fjetur është ora 22:00 deri në 04:00.

Mos u shtri menjëherë pas marrjes së ilaçit ose pas ngrënies.

Kur bateria e telefonit tuaj është e ulët në shiritin e fundit, mos i përgjigjeni telefonit, sepse rrezatimi është 1000 herë më i fortë.

Shtim i rasteve me anemi në Shqipëri – Cilat janë shkaqet dhe kujdesi që duhet të tregoni

Analiza Anemie.

Rastet e anemisë tek fëmijët gjatë 10 vjeçarit të fundit janë rritur ndjeshëm.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Institutin e Statistikave, INSTAT kanë kryer një anketë të përbashkët mbi rastet e anemisë në mesin e fëmijëve në vend.

Kjo anketë zbuloi se gjatë viteve 2008-2018, anemia tek fëmijët 3-59 muajsh është zgjeruar ndjeshëm.

Sipas të dhënave, një në katër 25 fëmijë të moshës 6 – 49 muaj janë anemikë.

Raporti shpjegoi se infeksionet, trashëgimia genetike dhe kequshqyerja janë disa nga shkaqet e anemisë mes fëmijëve në vend.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është mungesa e hekurit që shkaktohet nga ushqyerja e keqe.

Përse Është Hekuri i Rëndësishëm Për Fëmijët

Hekuri është një ushqyes i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Ai ndihmon rrugëtimin e oksigjenit nga mushkëritë e drejt muskujve.

Bebet lindin me depozita hekuri në organizëm, por rritja e tyre kërkon më shumë nga ky ushqyes.

Fëmijët nga 7-12 muaj kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë, ndërsa ata 1-3 vjeç kanë nevojë për 7 mg hekur në ditë.

Fëmijët nga 4-8 vjeç dhe 9-13 vjeç kanë nevojë për 10 mg dhe 8 mg hekur respektivisht.

Vajzat nga 14-18 vjeç kanë nevojë për 15 mg hekur në ditë ndërsa djemtë e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë.

Cilat Janë Simptomat e Mungesës së Hekurit

Mungesa e hekurit mund të ndikojë ndjeshëm në shumë funksione të organizmit të një fëmije.

Megjithatë, ajo mund të mos shfaqet me simptoma deri në zhvillimin e anemisë.

Shenjat dhe simptomat e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit janë:

Lëkura e zbehtë dhe lodhja,

Rritje dhe zhvillim i ngadalësuar,

Mungesa e oreksit dhe frymëmarrje e shpejtë,

Probleme me sjelljen, infeksione të shpeshta dhe neps për substanca si: akull, dhe, bojë apo niseshte.

Si Mund Të Parandaloni Mungesën e Hekurit 

Nënat mund të sigurohen që ushqimet që konsumojnë fëmijët të jenë të pasura me hekur.

Këtu përfshihet: mishi i kuq, mishi i pulës, peshku, fasulet dhe barishtet e perimet.

Nga mosha 1 deri në 5 vjeç, fëmijët nuk duhet të pijnë më shumë se 710 ml qumësht në ditë sepse ndikon në depozitat e hekurit.

Fëmijët kanë nevojë edhe për vitaminë C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit.

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: agrumet, pjepri, luleshtrydhja, specat, domatet dhe perimet./AgroWeb.org

Grupi i mjekëve amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

Shoqata Amerikane për Mjekësi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën pesë vdekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.

Kjo shoqatë, që është një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve mjekësorë, që të informojnë pacientët në lidhje me rreziqet e cigareve elektronike, duke përfshirë rrezikun nga toksinat dhe kancerogjenët. Ata, po ashtu bën thirrje që mjekët të raportojnë menjëherë me shpejtësi çdo rast të dyshuar të sëmundjeve të mushkërive, që ndërlidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Ky rekomandim, pason këshillën e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilën thuhej se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e këtij produkti, derisa të hetohet shkaku i paraqitjes së disa sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Zyrtarët thanë që disa laboratorë kanë identifikuar një përbërës të vitaminës E në mostrat e produkteve, dhe këtë po e hetojnë se si një shkak i mundshëm i sëmundjeve.

Cigaret elektronike në përgjithësi mendohet se janë më të sigurta se cigaret tradicionale, të cilat vrasin deri në gjysmën e të gjithë përdoruesve, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Por, efektet shëndetësore afatgjata të cigareve elektronike janë kryesisht të panjohura.

Pse duhet kafja për njerëzit që vuajnë nga veshkat

Konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Një raport i ri, tek i cili bazohet AgroWeb.org mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave.

Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre.

Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë.

Megjithatë, të gjithë personat me problemet me veshkat nuk duhet të harrojnë kujdesin që duhet të tregojnë sidomos me reduktimin e pirjes së alkolit, regjimin ushqimor, konsumin e ujit si dhe ushtrimet fizike.

Në krahasim me njerëzit që konsumojnë pak kafe, ata që pijnë shumë nga ky stimulant janë 25 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Nephrology Dialysis Transplantation.

Sipas të dhënave, pirja e kafesë përfaqëson një alternativë të thjeshtë, mirëbërëse dhe të lirë për shëndetin.

Kjo mund të ndodhë sepse kafeja përmirëson funksionin e enëve të gjakut nëpërmjet oksidit nitrik, një substancë që konsiderohet kyçe për shëndetin e arterieve.

Kafja ofron shumë përfitime të tjera.

Sëmundjet e zemrës

Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafen, pasi i përkeqësonte gjendjen.

Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut.

Ishemia

Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë.

Të dhënat tregojnë se kafja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Diabeti

Kafja ka lidhje me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje.

Kafja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm.

Më e mira është që ajo të konsumohet pa ëmbëlsues.

Mëlçia

Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe.

Nëse pini 3 filxhanë në ditë,  ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A është e ngrënshme lëkura e fikut? Cila është mënyra më e mirë për t’i konsumuar

Lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum.

Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë.

Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut.

Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti.

A Është E Ngrënshme Lëkura E Fikut?

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë.

Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të plotë vlerash bashkë me fibrën kaq të nevojshme.

Përse Djeg Lëkura E Fikut

Disa njerëz mendojnë se pushi i hollë që vesh lëkurën e fikut është ai që shkakton këtë ndjesi.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj ndjesie sipas të dhënave të AgroWe.org i atribuohet një enzime të quajtur ficinë e cila shpërbën proteinën dhe e metabolizon atë në një amino acid.

Kjo është arsyeja përse gjuha djeg sa herë që hani fiq të freskët.

Jo Të Gjithë Fiqtë Shkaktojnë Djegie

Fiqtë e pjekur plotësisht nuk shkaktojnë djegie ndërsa fiqtë e papjekur dhe të njomë e kanë këtë veçori.

Nëse fiqtë e pjekur mblidhen direkt nga pema, ato janë tepër të butë, qullët dhe delikatë.

A Vazhdon Pjekja E Frutit Edhe Pas Këputjes Nga Pema?

Fiqtë mund të zbuten me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ata janë plotësisht të pjekur.

Pjekja e frutit shumëfishon aromën dhe ëmbëlsinë, ndërsa zbutja thjesht ndryshon përbërjen e tulit të frutit.

Nëse këpusni një fik të papjekur nga pema do të zbuloni se ai lëshon një lëng të bardhë të njohur si ‘qumështi i fikut.’

Ky lëng përmban sasinë më të madhe të ficinës.

Nëse jeni dashamirës të fikut të njomë atëherë ju sugjerojmë ta ndani atë në gjysmë dhe të përthyeni pjesët duke nxjerrë tulin jashtë dhe lëkurën brenda.

Gjithashtu sigurohuni të hiqni pjesën e bishtit që mbledh më shumë ficinë.

Në këtë mënyrë do të shmangni kontaktin e ficinës me buzët apo gjuhën.

Ficina Tek Fiqtë E Thatë

Fiqtë e thatë konsiderohen të tejpjekur ndaj përbërja e ficinës është tepër e ulët për të shkaktuar një reagim të tillë.

Tharja e fikut gjithashtu eliminon qumështin e fikut.

Kësisoj do të zbuloni se fiqtë e thatë nuk shkaktojnë asnjë ndjesi të pazakontë përveç shijes së mirë.

Pse duhet kontrolluar skadenca e ujit në shishe – Rezultatet e investigimit të AgroWeb

 

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.

Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.

Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Nga një pyetësor i kryer nga AgroWeb.org rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, NUK e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqënë faktin që uji në shishe plastike është i sigurtë.

Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë. Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe mund përbën një rrezik serioz për shëndetin.

A ju ka ndodhur të lini një gotë uji gjatë natës dhe të pini një gllënjkë të nesërmen? A e keni vënë re se ajo ka shijuar shumë ndryshëm nga uji i freskët?

Ju mund të dyshoni se uji është prishur, por shija e çuditshme është në të vërtetë për shkak se uji është ekspozuar ndaj ajrit. Ky ekspozim e bën ujin më acid duke grumbulluar elementë si pluhuri dhe mikrobet.

Asnjëherë mos lini ujë në shishe në rrezet e diellit të drejtpërdrejtë ose brenda makinës gjatë gjithë ditës në një ditë të nxehtë me diell.

Kimikatet nga ena plastike do të nxehen dhe do të depërtojnë në ujë.

Pirja e këtyre shisheve që kanë mbetur në diell kanë rezultuar të lidhur drejtpërdrejt me tumoret e gjirit tek femrat. Studimet e fundit tregojnë lidhje me lloje të tjera të sëmundjeve tumorale si në meshkuj ashtu edhe në femra.

AgroWeb.org do vazhdojë të hetojë më tej praktikat e ruajtjes dhe transportimit të ujit në shishe.

Fitime pafund nëse Bimët Medicinale përpunohen në Shqipëri

Qindra hektarë sipërfaqe e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, e bëjnë Shqipërinë vend lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore. Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë Euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor, dukë përbërë 19% të eksporteve totale të vendit.

Pra është e qartë se tregu ndërkombëtar është i etur për bimët e egra natyrale të Shqipërisë me vlera të jashtëzakonshme medicinale. Po ç’ndodh me vajrat esencialë të këtyre bimëve aq të kërkuara dhe të vlerësuara për aftësitë e tyre mrekullibërëse? Faktet flasin për një paradoks. Shqipëria, edhe pse e shumë e pasur me bimë mjekësore importon vajrat esencialë të tyre. Pse? Sepse industria e përpunimit është pothuajse inekzistente.

E ndërsa numërohen rreth 40-50 pika grumbullimi të bimëve mjekësore për konsum vendas dhe eksport, vetëm pak punishte të vogla tërësisht artizanale merren me përpunimin e këtyre bimëve për vaj esencial.

Nuk është mungesë, por një traditë e humbur, pasi duket se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Përkundrazi.

Në Shqipëri përpjekjet e para për mbledhjen dhe grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike është bërë nga specialistët në shekullin XVIII.

Fillimisht mbledhja dhe grumbullimi i tyre filloi në Voskopojë, pastaj në shek.XIX në Elbasan, Përmet etj. Në vitet në vazhdim vazhdoi mbledhja masive e tyre nga populli, të cilët i përdornin këto bimë për shërimin e disa sëmundjeve.

Rreth viteve 1956-1958 në disa ndërmarrje ushqimore të Shqipërisë, u ngritën reparte të vogla distilimi për të prodhuar vajra esencial nga sasia që tepronte si dhe nga mbetjet teknologjike të sherebelës dhe të dëllinjës së kuqe dhe të zezë, të cilat pergatiteshin për eksport.

Në vitet 1966-1967, në Elbasan u ngrit një impiant distilimi modern me teknologji bashkëkohore. Gradualisht ky sektor u zmadhua 4-5 herë duke u ngritur dhe reparte të reja dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Pas viteve 1970-1974, në ndërmarrjet pyjore u instaluan distilatorë të importuar nga Kina, me qëllim kryesisht përpunimin e mbetjeve të drurëve koniferë të sharruar dhe të distilimit të bimësisë nënpyjore. Ky shtim numerik i distilatorëve solli rritjen e sasisë së prodhimit për eksport. Duke përjashtuar esencën e sherebelës, të gjitha esencat e tjera filluan të prodhohen në Shqipëri që nga viti 1970, pas ngritjes në Elbasan të distilerisë së esencave.

Nga viti i parë i prodhimit e deri në vitet 1990-1991, esencat që prodhoheshin në sasira më të mëdha ishin esencat e sherebelës dhe e rigonit të bardhë, sasitë e të cilave i kalonin disa dhjetra tonelata, ndërsa në sasi shumë më të vogla ishin esencat e menteve të egra, trumzës, zhumbricës, kalaminteve, njëmijëfletëshit, borzilokut e të tjerë.

Tradita që iku me ardhjen e demokracisë

Në Shqipëri, pas vitit 1992, të gjitha ndërmarrjet industriale ndërprenë veprimtarinë e tyre ekonomike dhe si rrjedhojë u ndërpre totalisht prodhimi industrial shtetëror duke ia lënë vendin atij privat. Sot në Shqipëri operojnë disa kompani të cilat merren kryesisht me grumbullimin, përpunimin dhe amballazhimin e BMA-ve, pra bimëve mjekësore aromatike.

Deri në vitin 1992 Instituti i Mjekësisë Popullore me qendër në Tiranë ka mbikëqyrur dhe promovuar përdorimin e bimëve mjekësore dhe aromatike në mjekësinë popullore. Gjatë kësaj periudhe aktiviteti i mbledhjes, grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike ka qenë i kontrolluar totalisht nga shteti dhe Shqipëria luante një rol të rëndësishëm në tregun ndërkombëtare nëpërmjet eksportit të tyre.

Agroeksport ishte i vetmi distilator që kishte mundësinë e eksportimit të bimëve të thata jashtë vendit. Destinacionet kryesore në atë kohë ishin vendet e ish-Jugosllavisë dhe Italia. Deri në vitin 1970 bimët mjekësore dhe aromatike grumbulloheshin nga ndërmarrjet e grumbullimit nëpërmjet ish-kooperativave bujqësore apo nga individët.

Bazuar në inventarizimin e bimëve mjekësore dhe aromatike të vitit 1988 rezulton se nga Shqipëria janë eksportuar rreth 224 540 ton BMA të thatë dhe në formën e esencave, duke i siguruar Shqipërisë rreth 70 884 000 dollarë amerikanë.

Kjo traditë, me përfitim të madh ekonomik për Shqipërinë duket se është zhdukur, duke i lënë vendin kryesisht grumbullimit dhe eksportit të bimëve medicinale, por jo esencave të tyre. Por, kërkesa në rritje e tregut ndërkombëtar për këto esenca, e bën përpunimin e bimëve medicinale jo vetëm një investim fitimprurës, por një mundësi të madhe eksporti. Mbi të gjitha është një traditë që i duhet kthyer tregut vendas dhe konsumatorit shqiptar./AgroWeb.org

7 bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut

Shëndeti dhe mirëqenia e secilit prej nesh në shtëpi apo edhe në vendet ku punojmë varet nga një sërë faktorësh, por lulet dhe bimët në mjediset ku qëndrojmë, padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm. AgroWeb ka përpiluar shtatë arsye se përse të pasurit bimë dhe lule në mjediset e brendshme është një ide e shkëlqyer. Gjithashtu ne kemi përzgjedhur shtatë bimët që i përshtaten më shumë këtyre ambienteve.

7 Argumenta në favor të bimëve në ambientet e brendshme

1. Bimët prodhojnë oksigjen. Kjo është padyshim argumenti më i fortë në favor. Pranohet gjërësisht që kur shumë njerëz ndajnë të njëjtin ambient, veçanërisht në zyra, krijohet një atmosferë mbytëse. Si rrjedhojë shumë njerëz kanë dhimbje koke të shpeshta si dhe ndihen përgjithësisht më të lodhur. Arsyeja përse ndodh kjo është mbiprodhimi i dioksidit të karbonit. Bimët prodhojnë oksigjen dhe rrjedhimisht hapësira e përbashkët do të jetë më e freskët.

2. Pastrojnë ajrin. Hapësirat e brendshme zakonisht kanë një përqendrim të lartë mikrobesh dhe bakteresh që gëlojnë në ajër. Disa bimë kanë aftësi disinfektuese dhe pastruese të ajrit.

3. Mbrojnë shëndetin e syve. Kjo pikë vlen veçanërisht për bimët në zyra. Puna përpara kompjuterit mund të ketë një ndikim negativ në shikimin tonë dhe sidomos në shëndetin e përgjithshëm të syve. Bimët arrijnë të zvogëlojnë pasojat negative sepse ato përthithin një sërë kimikatesh. Për më tepër ato kanë ngjyrë të gjelbër dhe të gjithë e dimë që e gjelbra ka një efekt qetësues dhe freskues për sytë tanë.

4. Lagështia në ajër. Kondicionerët dhe ngrohësit kanë tendencën të thajnë ajrin. Duke qenë se bimët kanë nevojë për ujitje, ato e mbajnë mikroklimën rreth tyre të lagësht, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit.

5. Neutralizojnë toksinat e dëmshme për shëndetin tonë. Shumë prej bimëve neutralizojnë toksinat që mbipopullojnë ajrin në hapësirën e brendshme përfshirë gazrat që vijnë nga rruga ose makinat, benzolin (që gjendet tek bojërat dhe tymi i cigares) Amoniakun (që gjendet në solucionet e pastrimit shtëpiak dhe pjesët kompjuterike) Ksilenën (që gjendet tek plastika dhe ngjitësit), Trikloroetilenin (tek bojërat, boja e printerit, llaku etj), Formaldehidina (tek mobiljet, tymi i cigares dhe plastika).

6. Kanë një efekt anti-stres. Bimët, veçanërisht ato që kanë një aromë të lehtë siç janë mentja, borziloku, rigoni dhe të tjerë kanë një efekt aromaterapeutike dhe anti-stres. Ato nuk i rëndojnë shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbësore për produktivitetin.

7. Filtrojnë duhanin. Disa bimë janë fantastike për tu vendosur në zona ku njerëzit pijnë duhan. Ato funksionojnë si filtër për të përthithur kimikatet që gjenden tek tymi i duhanit. Megjithatë herë pas here, edhe këto bimë kanë nevojë të qëndrojnë në ajër të pastër që edhe ato të marrin frymë lirisht.

7 bimët më të mira për shtëpi e zyra

1. Sansevieria, ose siç njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit është një nga bimët më popullore. Është perfekte veçanërisht për zyra sepse nuk ka nevojë për shumë vëmendje. Kjo bimë nuk është aspak delikate, sepse edhe nëse gjethet e saj thyhen, ajo rimëkëmbet shpejt. Kjo bimë pastron ajrin nga kimikatet e lartpërmendura dhe çliron shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

2. Palma bambu. Kjo bimë është fantastike për të filtruar ajrin nga kimikatet e dëmshme. Nëse e vendosni atë pranë mobiljeve të lyera me llak, ajo arrin të avullojë kimikatet e dëmshme

3. Zamia, kjo bimë tropikale e njohur si “xhevahiri i Zanzibarit” është shumë e bukur dhe e mrekullueshme për t’i rezistuar temperaturave të ulëta. Kjo bimë detoksifikon ajrin mjaft mirë. Megjithatë, të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese ndaj nuk është e përshtatshme për dhoma ku qëndrojnë fëmijë apo kafshë.

4. Zambaku i paqes apo Spathiphyllum. Kjo lule ka nevojë për pak më shumë vëmendje se të gjitha bimët e tjera në këtë listë, veçanërisht në ujitje. Në këmbim, ajo do të pastrojë ajrin përreth shumë më shpejt se të tjerët. Ashtu si edhe Lule shpata, Zambaku i Paqes njihet për aftësitë e tij në largimin e toksinave të rrezikshme nga ajri.

5. Chlorophytum, e njohur ndryshe si Bima Merimangë. Kjo bimë është një nga më rezistentet që egzistojnë. Ajo mund të jetojë pa ujë për më shumë se një muaj. Kjo bimë është e shkëlqyer për të pastruar ajrin në zyrë ose në dhomë. Ajo arrin të largojë një sërë kimikatesh dhe toksinash (të cilat i përshkruam më lart) nga ambientet e brendshme dhe çliron sasi masive të oksigjenit. Kjo bimë është e sigurt në hapësira që frekuentohen nga fëmijët dhe kafshët.

6. Dracena ose Yuça, janë bimë të rritura në shkretëtirat e Meksikës. Ato nuk jetojnë dot pa dritën e diellit. Nga ana tjetër, këto bimë ia arrijnë t’i mbijetojnë ndryshimeve të klimës dhe mungesës së ujit. Ato janë fantastike për të pastruar ajrin.

7. Ficus Benjamina. Ky fikus adhuron dritën e diellit, lagështinë e moderuar por nuk ka tolerancë të lartë ndaj mbiujitjes. Fikusi është shumë efektiv në pastrimin e ajrit të brendshëm sidomos në zonat e mbipopulluara. Kjo është një nga arsyet përse mjekët rekomandojnë fikusin për kopshtet e fëmijëve. Siç mund të shikoni, bimët janë shumë të mira për mjediset ku qëndrojmë. Ndiqni gjithmonë rregullin e artë “sa më gjelbër aq më mirë”. Për fat të keq, një nga bimët më popullore të zyrave në Shqipëri, kaktusi nuk ia doli të futet në listën e bimëve të nevojshme për këto mjedise. Kjo për faktin që vlerat që i atribuohen në përthithjen e radiacionit të kompjuterit janë shumë të ekzagjeruara. Kaktusin mund ta përdorni në zyrë për arsye tërësisht dekorative.

*Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.