VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ngjela: “Me ministër të Brendshëm një katolik, bëheshin tre…“

By | November 4, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Shkambi i Bjeshkve 1 month ago Reply

    Mosdekretimi i Gjen. Lleshit asht firga e tmerrshme e ilir metës, se kur e pyeti gaz. Gim Peka se ke ken kryeministër,…ilir nuk e la me folë gazetarin duke ja pre si me spatë: “Lëre të kalurën time!”
    E kaluemja kriminale si në politike dhe në mega-grabitje burr e grue nuk e len të qetë. Trekandshi sikurse thotë Av. Ngjela do e kryqzoji meqense edhe e urren patologjikisht katolikët. Shifni – A ka ndonji katolikë në presidencë sikurse kan pasë presidenti i neruem z. B. Nishani?????
    Mosdekretimi asht mbi 100 % çashtje bindje fetare, pasi nuk ka asni fakt si antishqyptar, hajdut,…se asht i çertifikuem prej NATO-s!
    Ilir meta sa për pastërti të figurës nuk i afrohet as te thembra e kambës Gjeneral Lleshit! Kjo asht e dyta fakt. Dhe e III-ta asht në rregullin e tij personal me eleminue katolikët sikurse i kujtojm publikut se kur ishte k/minister i. meta i shkarkoi dy ministra katolike Preç Zogaj dhe Zef Preçin gjoja për korrupsion pas dy jave marrje të postit si ministra! Se kur mund të arrij ministri të baji korrupsion pa u ulë dhe me u sigurue për të ba ket korrupsion e din vetëm i semuri antikatolik ilir meta. Në fund ka leviz politika zyrtare tradicjonale e tiranës prej 1944 nuk asht lejue asni ministër katolik. Pse gjith ky temrr e dijn vetëm terroristat dhe plaçkitsit. Duhet ta dij mir se ilir meta me bandën e tij do të shporret shum shpejt!

  • author avatar
    Shkambi i Bjeshkve 1 month ago Reply

    Mosdekretimi i Gjen. Lleshit asht friga e tmerrshme e ilir metës, se kur e pyeti gaz. Gim Peka se ke ken kryeministër,…ilir nuk e la me folë gazetarin duke ja pre si me spatë: “Lëre të kalurën time!”
    E kaluemja kriminale si në politike dhe në mega-grabitje burr e grue nuk e len të qetë. Trekandshi sikurse thotë Av. Ngjela do e kryqzoji meqense edhe e urren patologjikisht katolikët. Shifni – A ka ndonji katolikë në presidencë sikurse kan pasë presidenti i neruem z. B. Nishani?????
    Mosdekretimi asht mbi 100 % çashtje bindje fetare, pasi nuk ka asni fakt si antishqyptar, hajdut,…se asht i çertifikuem prej NATO-s!
    Ilir meta sa për pastërti të figurës nuk i afrohet as te thembra e kambës Gjeneral Lleshit! Kjo asht e dyta fakt. Dhe e III-ta asht në rregullin e tij personal me eleminue katolikët sikurse i kujtojm publikut se kur ishte k/minister i. meta i shkarkoi dy ministra katolike Preç Zogaj dhe Zef Preçin gjoja për korrupsion pas dy jave marrje të postit si ministra! Se kur mund të arrij ministri të baji korrupsion pa u ulë dhe me u sigurue për të ba ket korrupsion për dy javë e din vetëm i semuri antikatolik ilir meta.
    – Në fund ka leviz politika zyrtare tradicjonale e tiranës prej 1944 nuk asht lejue asni ministër katolik. Pse gjith ky tmerr e dijn vetëm terroristat dhe plaçkitsit. Duhet ta dij mir se ilir meta me bandën e tij do të shporret shum shpejt!

Komentet

Kreu i PD: Rama rrëzohet me votë jo me dhunë

Në Shqipëri Partia Demokratike mblodhi sot kuvendin e saj për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Në fjalën e tij kryetari Lulzim Basha foli për nevojën e një modeli të ri qeverisje duke theksuar se partia e tij nuk kërkon rrëzimin me dhunë të kundërshtarit, dhe se ajo di të jetë në pushtet vetëm përmes votës. Ai bëri thirrje kritikëve të tij brenda partisë që të kontribuojnë, por kontribut tha ai nuk do të thotë të kesh post.

Fjala kryesore e Kuvendit të sotëm të Partisë Demokratike, i thirrur për të votuar anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, ishte ajo e kryetarit Basha. Ajo ishte një vlerësim i zhvilimeve brenda Partisë, e cila zhvilloi javët e fundit zgjedhjet për drejtuesit e saj lokal, renditja e sfidave dhe objektivave të forcës kryesore të opozitës, por dhe një pasqyrë e errët e situatës, në të cilën, sipas zotit Basha, ndodhet aktualisht vendi dhe qeverisja e tij.

Ai tha se opozita mbështet të gjitha protestat për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse, por kundërshtoi zërat që sipas tij vijnë si nga brenda partisë ashtu dhe nga mediat për rrëzimin e qeverisë më dhunë. “Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi”, u shpreh kryetari demokrat..

Ai i mëshoi dhe një herë kësaj ideje, ndërsa foli për nevojën e një modeli të ri qeverisës që të rikthejë besimin te njerëzit: “Sot beteja jonë duhet jo thjesht për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij shkatërrues nga pushteti, por për të zhdukur bashkë me të edhe këtë sistem të ndryshkur në qeverisje, në politikë dhe në ekonomi. Kjo gjë nuk arrihet me dhunë, por me mjete demokratike. Kjo gjë nuk arrihet me forcë, por me vote”.

Që pas humbjes së zgjedhjeve të 2017 dhe rikonfirmimit në krye të Partisë Demokratike, zoti Basha është gjendur shpesh në qendër të kritikave të forta prej disa nga emrat e njohur të kësaj partie. Për të gjithë ai kishte një thirrje: “Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e PD-së dhe kushdo që do të kontribojë, ka vendin e vet brenda PD-së. Por kontribut nuk do të thotë të kesh post, dhe aq më pak një post të përjetshëm në PD apo në pushtet. Kontribut do të thotë të punosh dhe mbeshtetësh misionin dhe veprimtarinë e PD-së. Në qeverisje dhe në opozitë, kur je anëtar i thjeshtë apo drejtues i lartë”.

Disa prej kritikëve kryesorë të tij megjithatë, nuk janë në listën e kandidatëve për në Këshillin Kombëtar, ndërsa disa të tjerë u tërhoqën para votimit të sotëm.

Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, i hapet rruga zgjedhjeve të drejtuesve të tjerë të lartë së bashku me kryesinë e re.

(Video) Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit bën këtë analizë me zgjidhje të situatës që mbretëron sot në Shqipëri! Mos e humbni dhe shpërndajeni!

Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit, bën një argumentim të plotë të asaj që po ndodh këto ditë në Shqipëri dhe në fund ofron një rrugëdalje.

Protestuesit para Kryeministrisë: Rama po ‘josh’ mbi 200 studentë

TIRANË

Studentët vijojnë të sfidojnë kushtet e vështira të motit, ku për post temperaturave të ulëta, problematikë tjetër e shtuar janë edhe reshjet e shiut të cilat kanë qenë prezente gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë mbrëmjes.

Nga bulevardi përballë kryeministrisë, studentë kanë deklaruar se shefi i qeverisë po tenton  të blejë rreth 200 studentë, me synim që të takohet me ta nesër në Kuvend.

Studentët shtuan mes tjerash se do të demaskohen të gjithë ata që bien pre e kësaj duke shtuar se studentët të tillë që blihen dhe mashtrohen për një dialog, nuk do të jenën më pjesë e tyre.

“Edi Rama po blen studente, rreth 200  studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”, thanë studentët.

“Shqipëria është faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”

TIRANË – Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, priti në një takim zv/sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, Xhaçka dhe Gottemoeller dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat, ku zyrtarja e lartë e NATO-s tha se Shqipëria jep një kontribut të vlefshëm për NATO-n.

“Ne mirëpresim që Shqipëria po investon më shumë në fushën e mbrojtje dhe se planifikon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është edhe për investimin në aftësitë ushtarake moderne dhe për të kontribuar në misionet dhe operacionet e NATO-s. NATO është e angazhuar për sigurinë në Shqipëri. Ne planifikojmë të investojmë 51 milionë euro për modernizimin e objekteve ekzistuese në bazën ajrore Kuçovë. Kjo përfshin projektet për ruajtjen dhe trajtimin në terren dhe përpjekjet e tjera logjistike”, deklaroi zv/sekretarja e Përgjithshme të NATO-s.

Ndërsa ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria është e vendosur dhe angazhuar seriozisht për ruajtjen e solidaritetit dhe kohezionit të Aleancës.

Duke u ndalur tek investimet, ministrja Xhaçka deklaroi se, “Jemi shumë entuziastë që NATO zgjodhi Bazën Ajrore të Kuçovës, si një bazë taktike për operacionet e Aleancës në rajonin e Ballkanit”.

Sipas saj, projekti është ambicioz dhe konfirmon Shqipërinë si vend lider sigurie në rajon dhe më gjerë.

“Shqipëria në më pak se 2 vjet ka trefishuar praninë e trupave (136 personel) në Misionin e NATO-s në Afganistan, mbështet fuqimisht Misionin e KFOR-it në Kosovë, është e angazhuar në Prezencën e Forcës së Përparuar të NATO-s në Letoni si dhe në aktivitetin detar të NATO-s në Detin Egje. Gjithashtu kemi deklaruar një kompani në kuadër të Forcave të Reagimit të Shpejtë të NATO-s. Shqipëria është e përkushtuar ndaj rrugës së saj për në Bashkimin Evropian dhe vazhdon kontributin në misionin e trajnimit të BE-së në Mali dhe misionit ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Xhaçka.

Lidhur me rolin e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, Xhaçka tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e palëkundur si “faktor i stabilitetit, dialogut dhe paqes”, duke bashkëpunuar me të gjithë fqinjët.

Gottemoeller u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Gottemoeller: Të gjitha palët të sigurojnë që vendimi i transformimit të FSK-së nuk do të rrisë tensionet në rajon

Gottemoeller foli edhe mbi votimin në Kuvendin e Kosovës të projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

“Dua të theksoj se të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në këtë rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqendrohen në përparimin e reformave dhe dialogut”, deklaroi Gottemoeller.

Ndërsa, Xhaçka, nga ana e saj, tha se, “Ne jemi në favor të dialogut të drejtuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, si një gur themeli për një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme. Misioni i KFOR-it në Kosovë ka kontribuar në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe projektligjin për shërbim në FSK.

Votimi i projektligjeve të sotme pritet të dekretohet nga presidenti Thaçi, pas së cilës Kosova zyrtarisht bëhet me ushtri.

“Shkodra ka një vend të veçantë në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”

SHKODËR – Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës deklaroi se ky qytet ka një vend të veçantë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një delegacion i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, i kryesuar nga ambasadori Yörük, po zhvillon një vizitë në qytetin e Shkodrës, duke realizuar takime me drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Ambasadori Yörük është takuar me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ndërsa në fokus të bisedës së tyre ishte bashkëpunimi për projekte të ndryshme dhe mbështetja e ofruar nga institucionet turke.

Ambasadori turk gjatë takimit të realizuar në selinë e Bashkisë së Shkodrës tha se midis dy vendeve dhe popujve në nivelin më të lartë ka marrëdhënie shumë të mira dhe shumë miqësore

“Synimi gjatë këtyre vizitave në qytete është që ky nivel i lartë në qendër midis dy vendeve të shtrihet edhe mes autoriteteve lokale. Sigurisht që Shkodra është e rëndësishme për Turqinë, ashtu si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë, por në aspektin historik dhe kulturor, Shkodra zë një vend të veçantë në marrëdhëniet tona. Krahas projekteve të TIKA-s në Shqipëri, ka filluar një projekt i madh, që është projekti për shndërrimin e Xhamisë së Plumbit në qendër të vizitueshme. Unë shpresoj që brenda një kohe të afërt të fillojë puna në realizimin në terren të këtij projekti”, tha ambasadori Yörük.

Ambasadori turk tha se do të hedhin hapa për të marrë masat e nevojshme në mënyrë që populli i Shkodrës të ndikohet sa më pak nga përmbytjet dhe se për këtë çështje po punojnë me seriozitet.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, gjatë takimit theksoi se gjatë këtij viti kanë patur mundësi për bashkëpunim shumë të mirë me institucionet turke në Shqipëri dhe shtoi se “shpreson që përsëri do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”.

“Ne kemi nisur një projekt me TIKA-n(Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) që shpresoj të vazhdojë për ndërtimin e një qendre multifunksionale të shërbimeve komunitare. Nëse e realizojmë, ajo do të ishte një nga veprat më të mira të bashkëpunimit Turqi-Shqipëri për komunitetin”, tha Ademi.

Ambasadori Yörük vizitoi edhe Medresenë Haxhi Sheh Shamia në këtë qytet, ku u takua me drejtuesit e saj dhe nxënësit, ndërsa u përgatit edhe një program festiv.

Dënohet me 30 vjet burgim ish-drejtori i Shërbimit të fshehtë jugosllav

Josip Perkoviqit, ish-drejtor i Shërbimit të fshehtë jugosllav dhe atij kroat

Një Gjykatë në Kroaci e ka ndryshuar dënimin e përjetshëm me burg ndaj Josip Perkoviqit, ish-drejtor i Shërbimit të fshehtë jugosllav.

Gjykata vendosi, që 73 vjeçari, Perkoviq të vuajë dënimin në Kroaci, pasi më parë ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga një Gjykatë në Mynhen të Gjermanisë lidhur me akuzat për vrasjen e emigrantit politik, Stjepan Gjurekoviq në vitin 1983, në Gjermani.

Për këtë vrasje, Gjykata pati dënuar edhe ish-zyrtarin tjetër të shërbimit të fshehtë të Kroacisë Zdravko Mustaq.

Gjykata e shkallës së parë të Zagrebit, arriti në përfundimin se në çështjen e Perkoviqit duhet zbatuar ligji që është aktualisht në fuqi duke e shpallur dënimin maksimal prej 30 vitesh burgim.

Mbrojtja e Perkoviqit argumentoi se në rastin e tij duhet zbatuar një dënim prej 20 vjetësh i cili ishte dënimi më i lartë në kohën e vrasjes.

Kroacia ekstradoi Perkoviqin dhe Mustaqin në Gjermani në vitin 2014.

Perkoviq ishte agjent i shërbimit të fshehtë jugosllav në vitet e 80-ta. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, në vititet e 90-ta, ai kishte ndihmuar në krijimin e shërbimit të inteligjencës së pavarur të Kroacisë.

Sali Berisha uron Kosovën për ushtrinë

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së duke e quajtur 14 dhjetorin si ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar.

“Dite historike per Kosoven dhe kombin shqiptar! Të dashur miq, sot Parlamenti i Republikës së Kosovës, në një akt historik për konsolidimin e pavarësisë së saj votoi ligjet për ngritjen e Ushtrisë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka uruar që FSK-ja të shndërrohet në një partnere të vërtetë të ShBA-së dhe NATO-s.

“Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim, uroj që Forcat e Armatosura të Kosovës të shndërrohen në një partnere të vërtetë të ushtrive të ShBA dhe vendeve anëtare të NATO-s, garanci e kufijve të Republikës së Kosovës dhe kontribues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë. Urime Kosovë”, ka përfunduar Berisha.

“Vendim historik”, Meta reagon me këtë mesazh pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e quan vendim historik krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

 

Me nje mesazh urimi ne rrjetet sociale, fill pas votmit ne Kuvendit e Kosoves per themelimin e Ushtrise, Meta thekson se kjo dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Mesazhi i Metës

Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik

Themelimi i Ushtrisë, Basha uron Kosovën: Kombi shqiptar, i integruar dhe më i fortë

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka uruar Kosoven ne kete dite historike, te themelimit te Ushtrise.

 

Me nje mesazh ne rrjetet sociale, Basha e quan kete ngjarjen e dytë te përmasave kombëtare dhe historike, pas Pavaresise.

Urimi i Bashes 

Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!

Mësuesi dhe nxënësi dy figura të përjetshme të shkollës – Nga FRAN GJOKA

 

Koha e re e lirisë dhe demokracisë e ka detyruar shkollën moderne, për t’i përmbysur këto role të determinuar, këto pozicione të “stratifikuara” të qëndrimit dhe vlerësimit interdogmatik, të marrëdhënieve midis mësuesit dhe nxënësit. Është e sigurt që shkolla demokratike shqiptare është duke krijuar dhe konsoliduar një relacion të ri, interaktiv, në marrëdhëniet midis tyre. Kjo do të thotë se raporti i mëparshëm, që njëri flet dhe tjetri dëgjon ka ndryshuar radikalisht. Në shkollën e sotme, marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit janë të tilla, që të dy kanë marrëdhënie që ndikojnë mbi njëri-tjetrin, dhe të dy bashkë mbi të tjerët (shoqërinë).

Shkolla nuk është më institucion edukativ i mbyllur në guaskën e relacionit të fosilizuar, determinist të mësuesit me nxënësin. Ajo është institucion social i rëndësishëm, në të cilin kultivohen vlerat e shoqërisë dhe individit. Nxënësi nuk është më njeriu i klasifikuar sipas metodës së vjetër pedagogjike, në rolin pasiv të dëgjuesit dhe të të nxënit.  Ai nuk është njësi e thjeshtë statistikore dhe e amzës. Çdo nxënës është një qenie njerëzore me cilësi, botë shpirtërore dhe identitet specifik, që ka qëllimet dhe synimet e veta të personalizuara. Shkolla moderne nuk është më institucion që i ndërton marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin mbi parime të vjetra të “paternalizmit mekanicist”, sëmundje e vjetër nga e cila ende nuk është shëruar shkolla jonë. Pedantizmi i mësuesit, mbivlerësimi i rolit të tij dhe nënvleftësimi i personalitetit të nxënësit është njëri nga shkaqet, në mos kryesori që sjell konflikte pedagogjike në marrëdhëniet midis tij dhe nxënësit në shkollë. Personalisht, gjithnjë kam menduar se ka patur të drejtë Kanti i madh, ky filozof universal i iluminizmit kur thoshte se “despotizmi më i keq është paternalizmi”. Kur flasim për këtë raport pedagogjik delikat të natyrës bipolare, për këtë relacion dinamik, midis dy figurave qendrore dhe të vetme të edukimit në shkollë siç janë mësuesi dhe nxënësi, duhet të mendojmë se nuk kemi përballë dy “qenie të zbrazura” apo “njerëz të kulluar”. Mësuesi dhe nxënësi janë dy “entitete njerëzore”, identitete sociale të ndryshme. Kjo do të thotë se ato janë dy figura që kanë mendimin e tyre për njëri -tjetrin, të kondicionuar natyrisht nga relacionet sociale të jetës së sotme në vendin tonë, në kontekstin e të cilës “bashkëjetojnë” mësuesi dhe nxënësi. Ata në kushtet e shkollës moderne nuk duhet të jenë “rivalë”, por partnerë që kanë një mision të përbashkët. Në një farë mënyre ajo që po ndodh në shkollën e sotme, është fakti që këto marrëdhënie tentojnë drejt një partneriteti interaktiv, funksionues dhe të barabartë. Në çdo kuptim që ta shikojmë shkollën moderne, ajo është dhe do të jetë një institucion i madh, jo vetëm pedagogjik por dhe i marrëdhënieve të demokratizuara midis mësuesit dhe nxënësit.

Shkolla është vatër e madhe e “demokracisë së vogël”. Aty ndërtohen marrëdhënie midis dy subjekteve që e ndërtojnë hierarkinë e tyre, duke respektuar lirinë, identitetin dhe “rolet” e njëri-tjetrit. Demokratizimi i marrëdhënieve mësues -nxënës, natyrisht nuk ka terren për anarki pedagogjike. Por as shkak për të trembur mësuesin që nuk komunikon demokratikisht, apo argument në favor të nxënësit rebel. Në këtë kontekst, shkolla si çdo institucion tjetër social, ka parime ndërtimi dhe rregulla  e rregullore funksionimi që garantojnë marrëdhënie të drejta, lirinë “pozitive” dhe “negative”, për mësuesin dhe nxënësin. Kjo do të thotë që nxënësi dhe mësuesi janë të lirë të ndërtojnë marrëdhënie produktive, duke u nisur nga parimi demokratik dhe pedagogjik, sipas të cilit në shkollë “liria e nxënësit” mbaron aty ku fillon e “drejta e mësuesit”, dhe anasjelltas, e drejta e mësuesit mbaron atje ku fillon liria dhe e drejta e nxënësit për të gjykuar, menduar dhe vepruar. Në tërë këtë hapësirë lirie, nuk ka arsye pse të kemi përplasje midis nxënësit dhe mësuesit.

Këto relacione nuk ndërtohen me mentalitete dhe paranojat e pedagogjisë së vjetër autoritariste, që nuk respekton të drejtën dhe liritë e nxënësit për të qenë figurë aktive në shkollë. Koha kërkon që “hapësirat respektive” të mësuesit dhe nxënësit, për të luajtur rolet e tyre si mësues dhe nxënës, të jenë të qarta. Normalisht sipas meje, liria pedagogjike dhe demokratizimi i marrëdhënieve mësues-nxënës, nuk mund të realizohen duke ndërhyrë padrejtësisht në hapësirat e njëri-tjetrit, duke krijuar anarki dhe kakofoni pedagogjike, marrëdhënie kaotike, të paqarta, që sjellin konflikt midis tyre. Këto situata jo arkaike të vjetra pedagogjike, as me mentalitete paranojake reciproke, midis mësuesit dhe nxënësit. Mbase ka ardhur koha për të riparë këtë relacion, në të dy drejtimet kryesore të demokratizimit të shkollës dhe marrëdhënieve mësues – nxënës. Kjo kërkon që nga njëra anë të ridimensionohet koncepti për “autoritetin e mësuesit”, duke e forcuar dhe demokratizuar jo si “autoritet të jashtëm”, që sjell autoritarizëm dhe konfliktualitet në marrëdhëniet me nxënësin. Por nga ana tjetër, nuk duhet asnjë lëshim në konceptin që liria e nxënësit në shkollë është pozitive, që do të thotë që ai është i lirë të mësojë dhe edukohet duke ju respektuar prirjet, dëshira dhe personaliteti. Por ajo është edhe “liri negative”, në kuptimin që sjellja e nxënësit është e detyruar të jetë e përputhur me rregullat, rregulloret, parimet pedagogjike të shkollës, si institucion social.

Ndërkaq mësuesi është i detyruar që me mjeshtërinë, përvojën, aftësinë, fleksibilitetin pedagogjik, (jo me dogmatizëm) të krijojë kushtet normale dhe atë “situatë pedagogjike”, në të cilën nxënësi të ketë mundësi të zgjedhë alternativa veprimi, kulturimi në përputhje me dëshirat, aftësitë dhe prirjet personale. Kjo liri pedagogjike, nuk ka pse të jetë e huaj për shkollën tonë moderne, në se mësuesi dhe nxënësi dinë të respektojnë njëri – tjetrin, duke luajtur secili rolin e vet. Me fjalë të tjera, ka ardhur koha që në shkollë të punojmë që duke e demokratizuar atë dhe marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit nga njëra anë, po kaq seriozisht të mendojmë për një “rikonceptim të roleve” dhe statusit të secilit, si mjet për mbarëvajtjen e punës dhe procesit mësimor dhe edukativ. Çështja e njohjes dhe respektimit të statusit të mësuesit dhe nxënësit, ndikon në krijimin e një atmosfere të veprimit të “hierarkisë shkollore”, e cila është e domosdoshme për një institucion të tillë, me mision social dhe pedagogjik siç është shkolla. Në se do të arrimë që në shkollë të kemi përfytyrime të drejta për statusin e mësuesit dhe nxënësit, duke respektuar të drejtat institucionale të secilit, atëherë kemi për të patur një atmosferë marrëdhëniesh të mirëkuptimit reciprok. Kjo është ajo që i duhet shkollës, për të patur eficencë dhe efikasitet socio pedagogjik, rezultate të prekshme dhe gjurmë të thella të relacioneve shpirtërore midis mësuesit dhe nxënësit. Nuk ka pse të ngatërrojmë shkollën me koncepte të skajshme konservatore, arkaike të pedagogjisë së vjetër e të re, që janë provuar se kanë qenë dhe janë kundër produktive, të panatyrshme për shkollën moderne shqiptare, në stadin e sotëm.

As nxënësi, por as mësuesi nuk janë ata që kanë qenë dikur, as marrëdhëniet e tyre nuk ndërtohen mbi parime të vjetra që ngatërrojnë “stauset reciproke”, që dëmtojnë punën e shkollës. Shkolla nuk është as vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesi, por as fushë beteje për të treguar “unin” apo egocentrizmin pedagogjik të këtij të mësuesit. Natyrisht mësuesi është në një situatë të veçantë, sepse është i detyruar të komportojë sjelljen dhe “unin” e tij, me nxënësit e tij që janë në të njëjtën kohë ”grup”, “tërësi kolektive” që duhet njohur, punuar dhe respektuar jo vetëm si grup, por dhe individualisht. Natyra e profesionit dhe e marrëdhënieve të tilla kontradiktore, të punës me “grupin” dhe “individin” në të njëjtën kohë, është ajo që e bën të vështirë, delikate, me përgjegjësi dhe të lodhshme punën e mësuesit në shkollë. Ndaj është aq shumë e respektuar puna e mësuesit të vërtetë, të cilën nuk mund ta bëjë kushdo. Ai është mjeshtër për të gjetur “masën”, midis lirisë dhe disiplinës që duhet të respektojë nxënësi në shkollë. Kjo do të thotë që duhet me kujdes të shikojmë atë raport delikat të të drejtave dhe lirive të natyrshme që ka nxënësi (liria pozitive), me atë të drejtë që ka shkolla dhe mësuesi për nxënësin që të respektojë rregullat dhe parimet e ndërtimit dhe funksionimit të shkollës (liria negative).

Sipas mendimit tim midis këtyre “dy lirive”, midis mësuesit dhe nxënësit është ajo situatë që ndikon në përcaktimin e statusit të tyre, është pikërisht ajo gjendje që mundëson funksionimin ideal të marrëdhënieve, pa cenuar dhe nëpërkëmbur të drejtat e njëri – tjetrit. Shkolla është institucion dhe natyrisht që ka nevojë për “hierarki” vlerash dhe njerëzish, që kanë role të ndryshme bashkëpunuese. Konceptet e vjetra të shkollës hierarkike, janë shpesh shkak për konflikte dhe situata të pakëndshme, midis mësuesit dhe nxënësit. Në se do të duhej të gjeja një term, që mund të përcaktojë se si duhet të jenë në kohën tonë marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin, unë do të preferoja që ato në esencë të jenë në pozicionin e “hierarkisë së harmonishme”. Nuk mund të ndërtohet shkolla e re e demokratizuar me mësues që kanë në mëndje ide dhe konceptet e shkollës së vjetër totalitariste që e shtypte lirinë e nxënësit. Tani është kohë tjetër dhe natyrshëm shkolla është e detyruar të mbajë “barrën e lirisë”, të institucionit të lirë,  që nuk ka për mision të edukojë nxënës  të trysnuar me parime të moralit dhe pedagogjisë së vjetër. Shkolla tani është një institucion që ka tjetër mision, të edukojë qytetarë aktivë, të guximshëm, humanë, antikonformistë, me personalitet të fuqishëm e të pavarur. Këto vlera dhe cilësi që duhet të kultivojë shkolla, nuk mund të realizohen me konceptin e vjetër të statusit të mësuesit si tutelë mbi nxënësin pasiv, timid, të flashkët, pa vetëdije personale.

Shkolla është vendi i parë ku nxënësi kërkon të afirmojë personalitetin dhe identitetin e vet të dallueshëm Kjo kërkesë dhe dëshirë e natyrshme e nxënësit, nuk ka pse të cenojë personalitetin e mësuesit të “lëkundur”, i cili nga që mund të mos jetë i aftë të përballojë këtë kërkesë legjitime, trembet e kap paniku dhe nervozizmi pedagogjik. Dëshira e nxënësit për të afirmuar personalitetin, nuk cenon aspak, nuk e vë në krizë autoritetin e mësuesit të talentuar, që di të kuptojë këtë aspirate të nxënësit, duke ndërtuar ndërkaq marrëdhënie të mira ndikuese me të. Nuk është e drejtë frika që kanë disa mësues, për “kufijtë” e cenuar të autoritetit të tyre. Sipas mendimit tim, pavarësisht proceseve demokratizuese që kanë përfshirë shkollën tonë, ka për të qenë kurdoherë e pranishme dhe e diskutueshme pyetja e mësuesit se “deri ku duhet të shtrihet autoriteti” i tij. Por ndërkaq edhe nxënësi ka po aq të drejtë të pyesë, se “deri ku janë kufijtë e lirisë” së tij. Kjo situatë dikotomike midis “autoritetit të mësuesit” dhe “lirisë së nxënësit”, është dhe do të jetë problem i përjetshëm, ekzistencial i shkollës. Asnjëherë shkolla nuk është normale, në se nuk ka të kristalizuar misionin, qëllimin, funksionin dhe natyrisht edhe statusin dinamik të dy figurave të përjetshme të saj: mësuesit dhe nxënësit.

Studentët protestojnë natën në temperatura të ulta, Rama: Le të rrinë për 10 vjet

Studentët kanë vijuar protestën e tyre për gjithë natën para Kryeministrisë, duke ndezur zjarre për të përballuar temperaturat e ulta.


I ftuar në “Opinion” Rama ka folur për protestën e studentëve dhe ligjin për arsimin, ku u shpreh se ky ligj nuk është rrëzuar por nuk është respektuar nga universitetet.

Ndërkohë, kryeministri ka komentuar edhe studentët të cilët qëndrojnë natën duke protestuar për plotësimin e tetë pikave. Ai tha se ligji do të diskutohet, ndërsa për studentët që qëndrojnë jashtë natën për të protestuar tha se për të mund të rrinë para Kryeministrisë për 10 vjet.

Nuk është problem, për mua le të rrinë atje për 10 vjet”-tha Rama

Dëshmorët e Atdheut – PS kërkon verifikim të statuseve: Kanë përfituar bashkëpunëtorë të fashizmit

ERVIN KOÇI/ Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, ku u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve.

Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj, duke orientuar diskutimin e deputetëve, theksoi se përgjatë viteve janë falsifikuar dokumente dhe personat që kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit nazi-fashistë kanë mundur të marrin Statusin e Dëshmorit si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Unë do të doja t’i orientoja të gjithë anëtarët e komisionit në ato pika që do të përbëjnë diskutim për ne. Konkretisht, Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut ka kërkuar që si subjekt i këtij ligji të njihet edhe organizata në fjalë. Për arsyen e vetme, sepse janë organizatë kombëtare e strukturat në degë në të gjithë Shqipërinë. Normalisht, pjesë e saj, edhe me njohjet që kemi nga terreni, janë pothuajse të gjithë pasardhësit e dëshmorëve. Po kështu, është kërkuar një mundësi që për të gjithë ata që u është njohur statusi mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, të mund të hiqet. Edhe kjo është një pikë e rëndësishme që ne ta diskutojmë sepse, për hir të së vërtetës, gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndodhur edhe çudi të këtij lloji që bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve na kanë dalë që kanë qenë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe ky është një tjetër moment ku ne mund të reflektojmë”, u shpreh Felaj.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, duke diskutuar mbi projektligjin, theksoi se nisma e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes vlerëson figurën e dëshmorëve të atdheut. Krahas kësaj, Felaj u shpreh se ligji i ri parashikon zgjerimin e rrethit të personave që do të përfitojnë këtë status, ku nuk do të jenë vetëm ata që kanë rënë gjatë luftimit kundër pushtuesve, por edhe persona të rënë gjatë shërbimit të interesit publik.

“Ka ardhur momenti që fjalët tona drejtuar atyre, me respekt, me nderim, të mund të materializohen konkretisht në një ligj, i cili njeh një status dinjitoz të të gjithë dëshmorëve të atdheut dhe që i lartëson këto vlera sepse e rëndësishme është që këto vlera të mos humbasin edhe për brezat që vijnë. Pra, asgjë nuk duhet harruar nga ajo që ka ndodhur shumë kohë më parë. Kështu që ligji, për hir të së vërtetës, reflekton shumë nga këto momente që fillojnë që nga vlerësimi i parë se kush do të njihet dëshmor i atdheut, dhe dëshmorë të atdheut nuk do të jenë vetëm ata që kanë luftuar dhe që kanë dhënë jetën për pavarësinë dhe për lirinë e këtij vendit, por edhe ata që për interesa të tjera kombëtare ose interesa më të lartë publikë janë vetësakrifikuar”, u shpreh Kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

Ajo shtoi më tej se ligji nuk ka fuqi prapavepruese, por do të ketë raste përjashtimore për personat që do t’u hiqet ky statusi. “Ligji nuk ka fuqi prapavepruese vërtet, por ka një moment shumë të rëndësishëm, që përjashton nga dhënia e Statusit Dëshmor të Atdheut të gjithë ata që janë dënuar për vepra të rënda, të themi për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunues me pushtuesit e vendit, për veprimtari terroriste, ashtu sikurse u shpreh edhe zëvendësministri Koçi në fjalën e tij”, u shpreh kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

PANORAMA