VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ngjela mesazh Ramës: Prite fatin me kurajë, s’ta ka njeri fajin që kërkove të sundoje shqiptarët me ëndrrat e një 12-vjeçari

By | January 31, 2018

Komentet

Koronavirusi ia merr jetën piktores së njohur, humb betejën pas 3 javësh Lumturi Blloshmi

Ndahet nga jeta për shkak se ishte infektuar me Covid 19, piktorja e njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.

Mesohet se ajo po luftonte me virusin e rrezikshëm prej tri javësh, pa mundur t’i bëjë ballë.

E krahasuar me Frida Kahlon, Lume Blloshmi njihet si piktorja që lëvroi ndër të parat performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973-1974, një periudhë delikate në artin shqiptar. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës duke u fokusuar tek peizazhi dhe natyrat e qeta. Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë. Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në GKA. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

Vitet e fundit Lumturi Blloshmi u prezantua edhe me ekspozita në disa galeri private në Tiranë, Durrës, apo Korçë.

Joe Biden letër shqiptarëve: Kurrë s’kam qenë kaq optimist për të ardhmen, do të shpëtojmë planetin!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), që u festua një ditë më parë në SHBA.

Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ku Biden shprehet se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Letra:

Agim,

Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden

Vjosa Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik

Nën patronazhin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), sot është mbajtur manifestimi qendror i “Ditës së Forcës” në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi i cili hapë dyert për qytetarët kësaj radhe është mbajtur me kapacitete të reduktuara për shkak të pandemisë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, e cila është edhe komandanti suprem i FSK-së, u është drejtuar për herë të parë ushtarëve me rastin e Ditës së Forcës. Për shkak të izolimit të saj si pasojë e infektimit me koronavirus, mesazhi i Osmanit është transmetuar me video para pjesëmarrësve.

 

Me këtë rast Osmani tha se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-atlantike NATO mbetet synim strategjik i Kosovës, në kohën kur FSK-ja po shndërrohet në ushtri moderne falë punës së pjesëtarëve të saj dhe mbështetjes nga aleatët.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë. Të dashur ushtarakë, Kosova sivjet shënoi 21 vjetorin e lirisë dhe 12 vjetorin e pavarësisë. Në këta përvjetorë ne rikujtuam rrugën tonë, por edhe lavdinë tonë. E rikujtuam sakrificën tonë për liri dhe çmimin e paguar. E rikujtuam po kështu edhe qëndresën tonë, vizionin tonë dhe vlerat që na bashkojnë. Sikur e kemi theksuar edhe më herët në përvjetorët e çlirimit dhe të pavarësisë: askush më mirë se populli i Kosovës nuk e kupton në thelb rëndësinë e të jetuarit në një vend të lirë dhe të sigurt”, theksoi Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha Qeveria e Kosovës ka plane të detajuara për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së. Sipas kryeministrit Qeveria do të vazhdojë ndihmën për edukimin, pajisjet dhe obligimet e saj.

Hoti tha se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit dhe është e vendosur që edhe marrëdhëniet me Serbinë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, duke arritur një marrëveshje përfundimtare të obligative përmes dialogut, me qëllimin e vetëm njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve të pavarura.

 

“Është e qartë se asnjë marrëveshje gjysmake nuk garanton paqe dhe stabilitet në rajon. Prandaj ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë mbetur pezull, ndër të cilat çështja e të zhdukurve, është njëra ndër temat më të rëndësishme. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite në Serbi vazhdojmë të gjejmë varreza masive me eshtra të civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët janë rrëmbyer, janë ekzekutuar mizorisht dhe janë hedhur në varreza të përbashkëta anekënd Serbisë”, tha Hoti.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, duke uruar të pranishmit për dy-vjetorin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, tha se ministria që udhëheqë ai dhe FSK-ja me sukses ka përmbushur të gjitha objektivat vjetore.

Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se FSK-ja punon çdo ditë me përkushtim që të tregojë sukses në vend dhe rajon. Ai tha se për të avancuar në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe që FKS të jetë e aftë ta mbrojë vendin “kërkon sakrificë dhe përkushtim nga të gjitha nivelet”.

“Dita e Forcës”, mbahet tradicionalisht me dyer të hapura për qytetarët me qëllim që të mirëpriten vizitorët në kazermat në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, për t’u njohur me ambientet dhe pajisjet e ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Kamberi e vendos flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiqi e Daçiqi i kërkojnë ta largojë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, duke e vendosur pranë atij të Serbisë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi, transmeton Gazeta Express.

“Nëse nuk ka kaq shumë tonifikim…”, tha Kamberi dhe u ndërpre menjëherë nga Daçiqi.

“Ne nuk kemi, nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj ta hiqni flamurin”, tha Daçiq.

Kameberi foli sërish duke thënë se kërkesa që ta hiqte flamurin shqiptar është censurë.

“Ju lutem me mirësi që t’i respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët”, tha Daçiq.

Kamberi më pas e hoqi flamurin.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Bërnabiq.

Kamberi pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar sesa flamur shtetëror”, tha Kamberi. /GazetaExpress/

Shqipëri, një vit pas tërmetit, mbi 50 të arrestuarit janë të lirë

Klodiana Lala

Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit. Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka patur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”.

Pak ditë pas tërmetit, ndërsa vizitonte prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i porsazgjedhur Olsian Çela do të deklaronte më 7 dhjetor 2019 se “reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin”.

Por një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe 1 miliardë euro dëme, të dyshuarit si përgjegjës për tragjedinë janë jashtë hekurave të burgut”

Kur Shqipëria ishte ende e mpirë nga tragjedia, tri prokurori, ajo e Durrësit, Tiranës dhe Krujës çelën menjëherë hetimet, për të zbuluar përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe hoteleve dhe me bujë u njoftua pak javë më vonë, goditja e mbi 50 personave.

DURRËSI

Durrësi ishte qyteti më i goditur me disa pallate, hotele dhe banesa private disa katëshe të cilat u rrënuan. Në këtë qytet u bënë dhe arrestimet e para. “Prokuroria e Durrësit, gjatë mbrëmjes së djeshme lëshoi 17 urdhëra ndalimi nga të cilat 9 prej tyre janë ekzektuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të implikuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit”, bëri të ditur më 14 dhjetor, në një konferencë shtypi të përbashkët me Prokurorinë drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

Bëhej fjalë për ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektoriati i Ndërtimit, ndërtuesë si dhe kolauduesë e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve. Akuzat ndaj tyre shkonin nga nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi i dokumentave” si dhe “Vrasje me dashje” apo “Vrasje në rrethana cilësuese”.

Tashmë një vit nga ngjarja tragjike prokuroria e Durrësit njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të 16 personave. Por akuzat ndaj tyre janë shfryrë dhe zyrtarisht ata do të japin llogari para drejtësisë për vrasjes nga pakujdesia dhe shpërdorim detyre.

Vetëm njëri prej tyre është ende në qeli. Ai është Ramiz Shehu, i cili ndërtoi banesën 4 katëshe të familjes Lala, në zonën e Kënetës nën rrënojat e së cilës humben jetën 8 persona, 4 prej të cilëve të mitur.

Në dosjen hetimore thuhet se objektet në të cilat pati viktima, kishin probleme me cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton….ndërsa u përdorën akte të falsifikuara për legalizimin e shtesave pa leje…..

Më 20 nëntor të këtij viti, ndërsa njoftonte mbylljen e hetimeve, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella tha ndër të tjera se “ky hetim nxori në pah një sere problematikash sa I përket cilësisë së materileve të ndërtimit. Në disa prej objekteve, cilësia, rezistenca e betonit dhe hekurit të përdorur rezultoi të ishte e dobët dhe jo në përputhje me kushtet e kriteret e projektimit dhe zbatimit. Ndërtimi i kateve shtesë, gjithashtu që është vërejtur në disa prej rasteve ka rritur masën e ndërtesës dhe sforcimet në katet e poshtme të struktarave, për rrjedhojë, rritjen e forcave sizmike që kanë vepruar”

Një nga hotelet e rrënuara në plazhin e Durrësit, ishte dhe Vila Palma. Nën gërmadha humbi jetën Sadik Qato, vjehrri i pronares Dëshira Qato, zyrtare e Lartë në Bashkinë e Kavajës. I biri, Klajdi për fat të mirë mbijetoi dhe u nxor i gjallë pas të paktën 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi. Godina u shemb, sepse sic vlerësuan ekspertët pronarja Dëshira Qato kishte ndërtuar dy kate pa leje jashtë cdo kriteri. Kolaudator i objektit kishte qenë Arben Qato, bashkëshorti i saj. Edhe ky i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Nën akuzë për vrasje nga pakujdesia, zonja Qato, nga një person në kërkim fillimisht, tani është rikthyer në detyrën e saj të mëparshme, Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës, duke drejtuar zyrën e cila ka për të detyrë të vlerësojë pikërisht zbatimin e kritereve dhe të japë lejet e ndërtimit.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola, e shpjegoi për Zërin e Amerikës, vendimin “pasi gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, mori vendimin për detyrim paraqitje për zonjën Qato. Duke qenë se ishte pezulluar, me datë 5 gusht 2020 është rikthyer në detyrë brenda të gjithë kornizave ligjore që parashikon Kodi i Punës dhe Kodi i procedurës. Bashkia e Kavajës si cdo institucion publik, funksionon në bazë të ligjit, nëse ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë, është i detyrueshëm. Por në këto momente nuk kemi asnjë vendim të formës së prerë për znj.Qato”.

Por personat e tjerë nuk kanë patur të njejtin fat. Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI-t, Durrës, i pandehur në të njëjtën dosje, dhe me një akuzë më të lehtë, atë për “shpërdorim detyre”, nuk është rikthyer në funksionet e mëparshme.

TIRANA

Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Më 15 Janar, Prokuroria njoftoi se të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë, ishin arestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. 7 persona të tjerë u shpallën janë në kërkim. Akuzat ndaj tyre shkonin nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi I dokumentave” apo dhe “Ndërtim pa leje”.

“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme: 25 janë institucione, 134 janë pallate dhe mbi 200 janë banesa private”, deklaroi në 15 Janar 2020, Elizabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Aktualisht po hetohen vetëm 5 objekte të shpallura tëpabanueshme, 3 në Kashar, një në Farkë, dhe një tjetër në Kombinat. Hetimi nuk është mbyllur ende dhe vonesat justifikohen me faktin se është urdhëruar kryerja e një aktekspertimi për cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton, i cili ende nuk është përfunduar nga dy ekspertët e caktuar. Ky dokumet do të jetë vendimtar për fatin e dosjes.

Një vit pas tërmetit, Prokuroria deklaron se ka dërguar për gjykim vetëm Naim Shehun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Në aktkakuzë thuhet se ai ndërhyri në katin e parë të një pallati dhe shembi muret e brendshme, me qëllim ndërtimin e një furre buke. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e bëra nga i pandehuri dëmtuan strukturën e pallatit dhe pas lëkundjeve sizmike ndërtesa u shpall e pabanueshme.

Nga lista e gjatë e të arrestuarve në fillim të këtij viti, të gjithë kanë lënë qelitë.

THUMANA

Qyteza e Thumanës ofroi pamje rrënqethëse, ndërsa dy pallate 5 katëshe, të ndërtuara para viteve ’90 u shembën duke zënë nën rrënoja 24 gra, fëmijë e burra. Shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dhe banesa të tjera u dëmtuan. Prokuroria e Krujës i shpjegoi përmes një shkrese, Zërit të Amerikës se “në kuadër të këtij hetimi është administruar dokumentacioni shkresor, është kryer pyetja e një numri të konsiderueshëm të personave që mund të kenë dijeni për veprën penale si dhe është administruar ekspertimi gjeologjik”. Prokuroria saktëson se është në pritje të aktit të ekspertimit teknik ndërtimor, ndërsa shton se dhe situate e pandemisë ka kushtezuar ecurinë e hetimeve.

Ndër objektet e dëmtuara në Thumanë, ishte dhe shkolla Ramazan Jangozi, të cilën Bashkia Krujë e kishte marrë në dorëzim të parakohshëm, vetëm pak ditë para tërmetit. Ndërhyrjet në godinë, kishin patur për qëllim rehabilitimin e dëmeve të tërmetit të rënë pak muaj më parë.

Prokuroria bën të ditur se ka marrë zyrtarisht nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave.Bëhet fjalë për projektuesë, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë së Krujës. Hetimi ka konstatar shkelje të shumta që nga një vlerësim jo i saktë i gjendjes së objektit, te mungesa e dokumentacionit siziomiologjik dhe teknik mbi bazën e të cilit janë propozuar punimet që duhet të kryheshin. Prokuroia kë vërejtuar gjithashtu se punimet duket se ishin vetëm riparime, dhe jo ndërhyrje që të rrinin dhe garantonin qëndrueshmërinë e godinës. Për më tepër ka rezultuar se njëra nga kompanitë fituese të tenderit, ishte ndaluar të merrte pjesë në garat publike.

Hetimet e çelura pas tërmetit tragjik, duket se kanë nxjerrë në pah dhe një sërë mangësish ligjore. Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka hartuar një relacion ku rendit të gjitha mangësitë ligjore dhe ia ka dorëzuar prokurorit të Përgjithshëm. Ky i fundit, ka folur edhe më herët për mundësinë për të propozuar ndryshime ligjore, pasi situata të tilla sikurse u krijuan pas tërmetit të 26 nëntorit janë të paparishikuara në ligj.

Dita e Falenderimeve, miliona amerikanë udhëtojnë megjithë paralajmërimet për COVID-in

Carol Pearson

Miliona amerikanë kanë rifilluar të udhëtojnë për të kaluar festën e Ditës së Falenderimeve me të afërmit dhe miqtë, megjithë paralajmërimin për të qëndruar në shtëpi nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve.

E enjtja është Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara dhe miliona amerikanë u janë drejtuar aeroporteve, stacioneve të trenave dhe rrugëve për të kaluar më shumë kohë me njerëzit e dashur, megjithë paralajmërimet për të qëndruar në shtëpi nga doktorët kryesorë të vendit, si dhe nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Shumë nuk po e ndjekin këshillën.

Nuk e kemi kaluar Ditën e Falenderimeve së bashku si familje prej 12 vjetësh. Me biletat e fluturimeve që janë liruar dhe meqë e kam kaluar vetë COVID-in, mendova së tashmë mund të shkoj diku“, thotë udhëtarja Becca Yanez.

Ekspertët thonë se kjo nuk garanton imunitetin. Disa njerëz janë infektuar më shumë se një herë. Studentët po kthehen në shtëpi nga universitetet për festën ose për më gjatë.

Kolegji i Will Masonit anuloi mësimin në klasa.

Nuk kam ndonjë zgjedhje tjetër“, thotë ai.

“E kuptoj dëshirën për këtë periudhë të vitit. Kemi patur një vit kaq të vështirë dhe po vjen koha e festave, dhe duam të jemi me miq dhe familjarë. Por, është kaq e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi”, thotë Dr. Catherine Le, me Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Doktorët si zonja Le janë fokusuar tek niveli në rritje i infektimeve.

Çdo ditë është një rekord i ri. Kjo është shumë shkurajuese”, thotë ajo.

Është e vështirë ndjekja e udhëzimeve të CDC-së për të qëndruar 1.8 metra larg njëri-tjetrit në aeroporte dhe stacione trenash.

Dr. Le rekomandon ngrënien përjashta, nëse është e mundur. Mbajtjen e dritareve të hapura në shtëpi. Shmangien e turmave në restorante. Mospritjen në radhë askund.

“Mënyra kryesore e transmetimit, ku duhet të fokusohemi tani, janë pikëzat nga rrugët e frymëmarrjes. Prandaj u thuhet tashmë të gjithëve se duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën fizike”, thotë Dr. Le.

Dhe më shumë lajme jo të mira – miliona amerikanë do të udhëtojnë në fundjavën pas Ditës së Falenderimeve dhe do të rrezikojnë marrjen e virusit apo përhapjen e tij rrugës gjatë kthimit për në shtëpi, ose pasi të kenë mbërritur.

Ekspertët e shëndetit publik janë të alarmuar.

Kemi 2-3 javë të tmerrshme përpara. Nëse nuk ndryshojmë sjelljen dhe politikat, tre javët pas saj do të jenë edhe më keq”, thotë dr. Joe Gerald, i Universitetit të Arizonas.

Ekspertët mendojnë se shifrat do të shpërthejnë në Shtetet e Bashkuara pas Krishtlindjeve dhe festës së Vitit të Ri, pjesërisht për shkak të festimit të Ditës së Falenderimeve. Kjo është diçka të cilës duhet t’i ruhet e gjithë bota, ndërsa afrojnë festat e fundvitit.

Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave policore serbe

Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.
Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, më 28 nëntor 1997. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Ajo i ka bërë këto komente pas raportimeve të mediave lokale në Kosovë se Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Osmani ka thënë se pavarësisht kërkesës së saj ndaj Qeverisë së Kosovës për të shqyrtuar dokumentet për shërbime diplomatike, ende nuk ka fituar qasje në këtë material.

“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Kujtojmë se vota e Haxhi Shalës ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kur është votuar për qeverinë e re, deputeti Shala pati deklaruar se ai ka ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi një natë më parë kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë. rel

Shqipëri, rekord i ri me 19 të vdekur nga COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), një rekord i ri dhe 744 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 34.300 dhe numri i të vdekurve në 735, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 16.899.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe pjesa tjetër e të prekurve vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 177.705 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar Adem Istrefi

 

Sot u nda nga jeta shkrimtari i shquar shqiptar Adem Istrefi.

Adem Istrefi, lindi me 14.3.1942 në fshatin Strellc i Epërm të Pejës. Në moshën 14-vjeçare u largua nga vendlindja për në Shqipëri(1956). Studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranës (dega Gjuhë e Letërsi shqipe). Ndër të tjera ka punuar edhe si redaktor në revistën “Nëntori “.

Është ndër poetët më të shquar shqiptarë. Publikimin e vëllimeve të tij poetike e nis që në vitin 1967 me “Net Kosovare” për të vazhduar më tej: “Mëngjesi i së nesërmes” (1969), “Dritaret e fjalës” (1972), “Gjerdan lirie”, (1977), “Pasha këte dhe” (1982), “Në shuplakë të ditëve shkrova” (1986), “Një zog midis meje e diellit” (1989), “Pa therra në fyt” (1995) “Arti i vdekjes bukur” (2004)

Kurse në prozë është paraqitur me romanet “Lëshoma hisen e diellit” (1984), “Lemeria” (1992), “Kallukanxha” (2001), “Nganjëherë bëja me sy vdekjes” (2004), “Askundia” (2004) dhe më pëmbledhjën e tregimeve me titull “S’mund t’i lija pa folë” (1989).

Veprat:

  • “Net Kosovare”, poezi, 1967
  • “Mëngjesi i së nesërmes”, poezi, 1969
  • “Dritaret e fjalës”, poezi, 1972
  • “Gjerdan lirie”, poezi, 1977
  • “Pasha këte dhe”, poezi, 1982
  • “Në shuplakë të ditëve shkrova”, poezi, 1986
  • “Një zog midis meje e diellit”, poezi, 1989
  • “Pa therra në fyt”, poezi, 1995
  • “Arti i vdekjes bukur”, poezi, 2004
  • “Lëshoma hisen e diellit”, roman, 1984)
  • “Lemeria”, roman, 1992
  • “Kallukanxha”, roman, 2001
  • “Nganjëherë bëja me sy vdekjes”, roman, 2004
  • “Askundia”, roman, 2004
  • “S’mund t’i lija pa folë”, tregime, 1989

Poezi nga Adem Istrefi

BACA I KRYENGRITJES

(Ndryshe si mund të quhej Hasan Prishtina)

Kur ia vranë kryengritjes bacën
Thanë ia shuan lirisë gacën…

Mbi shtratin e një topi po vjen
i mbështjellë me flamur rrethu me dashuri
Nga një cep Jugu në një cep në Veri

Mbi shtratin e një topi
e në shpirtin e një kombi

Po hyn i gjallë
Po vjen me u çmallë…

S’dimë ku të të pushojmë
S’dimë ku të të mbajmë
Çdo pëllëmbë shqiptare ta ka botxh një varr

Se në atë dhe të huaj të ftohtë e të zi
Një fije bar a një gjethe në degë
S’ta tundnin erërat mbi varr

E s’vinte Shqipëria me nëna e bij
Të të mbillte lule e këngë përmbi…

(Nga vëllimi ” Pasha këtë dhe”,Tiranë,1982)

SONTE KJAVA PËR TY, SADRI AHMETI !

Cingërroi zilja e telefonit

apo dëgjova zërin tënd?!

  1. Nga largësitë m’u bë se po më vinte ai zë

pak i trëmbur, tel i dridhur mallit

në këtë kitarë të vonë nate…

Vetëm zëri yt mund të më thërriste kështu

si gjithmonë e në të gjitha kohët.

Këtij zëri s’mund të mos i përgjigjesha

edhe në hjekë shpirti.

S’mund ta besoj se t’u lig ORA

e vdekja të gjeti gafil.

Ti gjithmonë ke qenë një hap para vdekjes,

gjithmonë je tallur me të kur të ndiqte

e ia lije puplat në dorë.

A mund të kapej rob e të bëhej rob

njeriu më i lirë ndër tw gjithë liridashësit!

Paj cok jo, bre Sadri Ahmeti!

S’të mbaj mend kurrë duke qarë,

po gjithmonë duke qeshur më del

her si fëmijë i qeshjes e her zot i përqeshjes.

Edhe atëhere kur shkruaje poezi

me ata gishta të KRITË prej të ftohtit:

Shkruaj një vjershë e digje atë fletë

që t’i shkrije pakëz duart

në atë flakëz xixëlluese e tym të saj,

që të mund ta rishkruaje prapë atë poezi

dhe prapë më ndryshe…

Aiiih ! sa ftohtë që kishe, si të kërcitnin dhëmbët,

e ti lapsin assesi s’e lëshoje nga dora.

Prandaj po kjaj për ty

e u mbusha sonte në vaj,

po kjaj tash për atëherë…

S’di sa herë ishe vrarë mbas shpine,

s’di sa herë mbas veshit

në atë udhëtim të cmendur, mizorisht të mundimshëm

Dhe ti shkruaje e rishkruaje

me ata gishta TË KRITË

atë poemë për MASAKRËN E TIVARIT…

(Tremijë djem Kosove atëbotë u vranë.

U vranë me plumba, u therën me bajoneta

në atë plojë gjaku,

midis ullinjëve e detit të Tivarit.

Deti u bë i kuq dhe u mbulua me plisa

të bardhë

në atë prill komunist të vitit 1945.)

Sonte dua të mos harroj asgjë,

gjithcka dua të kujtoj,

pse ishe i vetëm mbi atë sukë

a mbi atë KËRSH TË GJOBALAJVE

e pse qeshje ashtu,

sikur rrokoteleshin shpatinës shkëmbinj

potershëm me rrokullimë rroposëse

e lëshuar si shkundullimë…

Ishe vetëm dhe s’ishe i vetëm.

S’di a e qerasje ti vdekjen me një gotë raki,

apo të qeraste ajo ty me një kërcënim

kur i thoje se edhe vetë të madhin Zot

do ta bëje me qeshë,

pa e giciluar aspak…

Dhe vdekja merrte këmbët në krahë

dhe ikte e lemerisur atëbotë,

atëbotë kush mund ta ndalte qeshjen tënde!…

S’u mësokam se s’u mësokam pa ty,

Sadri Ahmeti!

Thash si për vete e s’munda ta mbaj

Coll për vete,

Si në këngët e majekrahut e lëshova piskamën:

O gjithkah zdrit ky sy-diell

në fytyrë të kësaj toke

njeri e bir njeriu kurrëmë s’do të vijë si ti,

kurrëmë si ti s’do t’i gëzohet shkrepjes së diellit

e shkrepje buzëqeshjesh të shkrepë

si njëmijë hyjni,

sidomos kur dilje hovshëm

prej dallgëve të detit

e deti sikur të falej te këmbët…

Sonte mund të them dhe do të them

se s’kam parë njeri tjetër

aq marrëzisht me detin të dashururar,

të ngjajë me bir të tij

e vetë hyu i tij sikur të ishte,

vetë kripa sikur qe krijuar prej qeshjeve të tij.

Asnjë zot e asnjë dreq e bir dreqi

s’mund të ishte shpellë e pafundme si ai.

Në shpella të bjeshkëve i pat ngujuar

dhitë briarta bashkë me zanat,

me zanat bënte dashuri natë për natë

e ditën i vizatonte ku të mundte,

ose në ndonjë letër të bardhë,

ose në ndonjë lëvore peme, a lëkurë dashi,

në ndonjë gjethe që ia sillte era,

në ndonjë faqemuri, a xham dritareje,

ose edhe në ajër…

Ditë për ditë i bënte edhe më të bukura

ato nuse të tij,

u jepte shpirt nga shpirti i tij,

u lëshonte rreze hijeshie

e i bënte si të ishin të gjalla

e pak si të trëmbura nga zgjimi i një ëndrre,

sa gati luaje mendsh prej kësaj bukurie

e të ndalej fryma,

fryma mund t’i ndalej edhe vetë Zotit,

të shituar prej kësaj bukurie,

perritë e parajsës do të uleshin në gjunjë

t’ua lanin këmbët…

Sonte kjava për ty

që na ikën e mbetëm pa i kërcyer

këto zjarre dëllinjash

edhe në këtë natë vere…

Dhe s’di pse m’u kujtua, s’di pse më thoshe

se kemi vetëm nja pesëmijë vjet njohje

e asnjëherë, asnjëgjysmëhere s’u grindem

dhe mbetem se mbetem

pa bujtur në ndonjë Shpellë të Vuthajve

që të kuvendonim si ai malësori legjendar

me kreshnikët Mujë e Halil

e të pinim verë mjalti

bashkë me ta, si viganët e mocëm ilirë,

më të mocëm se hëna

e vetë dreqi kur zbriti nga qielli…

Ndonëse nuk u lindëm qw të dy binjakë

e që të dy në Vuthaj e në Strellc njëkohësisht

kujtonim se në gjinjtë e një nëne

patëm pir tambël

dhe vjershat i firmosnim me firmën ADISS-ASSA

e veten e conim në katin më të lartë të qiellit…

Gjithë kësaj nate e deri në zdritje të saj

m’u shfaqe herë në ecje të ngadaltë

e herë në ikje të rrëmbyeshme me vrap.

Me sa zë që kam mbeta duke thirrë:

Ndalu, ku shkon… Ku shkon Sadri!

Dhe ti si gjithnjë shkrep një buzëqeshje,

si gjithnjë më thua

se drejt ardhmërisë je nisë,

se prej andej ke ardhë

e atje është rrojtja jote…

Prill 2011.

KU JANË LIRIKAT E MIA?…

Ku t’i kërkoj?
Kush m’i vodhi?…
Në petalet e luleve aromë-dehëse mos kërko,
As në flokët e pakrehuna të shelgjeve nuk i gjen.
Në ujëvarat e bardha shkumbë jo, nuk janë.
Me cicërimat e zogjëve nuk janë përzi.
Lirikat e mia nuk janë cicërima.
Nën kapuçin e bardhë janë thinjë,
Në tela me gjemba janë mbërthye,
Në zgavrat e çiftelisë janë strukë,
Nëpër rrugët e vorreve janë shkelë,
Në thinjat e zemrave të nanave janë kacavarë,
Në buzët e gjakosura të fëmijëve janë gri
Dhe në besimin tim janë shkri.

BATO

Ka dy mijë vjet që gdhend me sqep
një shqiponjë gurin
e s’e shkruan atë emër…
Qiell e diell të Ilirisë përthekohen në të e
s’mbahet jashtë tij asnjë këmbë dhe,
asnjë fije bari, asnjë gurrë uji e grusht guri,
as dy gisht re s’kanë ku të kërcejnë,
ku të lëvizin s’kanë prej shigjetave e
thekamës së njëqind mijë zërave:
Vdekje vdis! Romë ikë! Largomu sysh!
Vdekje perandorive dhe vdekje perëndive!

Dhe tash sillmani një vreshtë-verë ta pi,
im vëlla qenka bërë prapë me djalë
dhe që të shtatët Bato i thërritka.

LOJË QENÇE

Unë i flas si njeri, ai me gjuhë qeni flet,
qençe leh, atë gjuhë di.
(Këtë gjuhë kurrë s’e mësova)

i ziu unë sa i humbur mbeta!…
Derrit s’po di t’i them dajë
dhe copa eshtrash s’po di t’i lëpij,

i ziu unë që mbeta njeri
dhe qençe të leh s’po di dhe s’po di!…

(S’di sa mijë vjet dhe këtë gjuhë s’e mësova.)

URTIA E PESTË

Ti në daç thuaj mik
atij që për çdo fjalë tënde rrah shuplakë
e për çdo fjalë tënde thotë është e artë…

URTIA E SHTATË

Edhe nëse je më i miri i gjithë poetëve,
do të vijnë të tjerë më të mirë se ti!
Kurrë s’ka fund urtia, baco!

SYLARUSHJA
(Këngë pleqërishte)

Po të ish shpirti kalavesh me rrush,
kokrra-kokrra do të ma kokrronin
ato gra që më patën dashur…

(Mos më thoni a i deshe
edhe emrat ua mban mend)

në sofër të këngës asnjë s’e shtrova,
mjaltë e qumësht gjatë nuk pinë,

sylarushja bardh’ si bora
shpirtmjaltë, mjaltë ndër hoje

m’u shtrua në sofër, më s’u ngrit
dhe më piu ditë për ditë.

POEMË PËR LUMIN LOTONË 

DHE POEZINË NË SHISHE

…Më lotoi loti i nxehtë në shuplakë të dorës e shuplaka m’u dogj si prej

prushit të bungut, po s’di se kur ky lot do të lotojë prapë në LOTONË…

U desh vetëm një terig i lehtë ere

që fërfëriu si me krahë pëllumbi

mbi ujërat e këtij lumi të huaj,

u desh dhe kjo gjethe lundruese

që ma përkujtoi atë fletë fletoreje

dhe të mbushem prapë me frymë lirie,

me frymë hovi e zërash pickues,

bërtitës ngado, ngado të rrëmbejnë,

të çojnë ku s’të çojnë e të kthejnë aty ku je…

Befas mbi atë gjethe të praruar vjeshte

u lëshua butazi një zog

e sikur shkroi diçka mbi të me sqep,

(asi zogu kurrë s’kisha parë)

dhe befas nisi flatrimin mbi kryet tim,

(them se duhej të ishte shpirti i një vajze

që e desha si askënd tjetër e më kurrë s’u pamë.)

Po ky zog, pse kaq befas iku e u largua,

pse dhe pse?!

Në sy-ndjekje të tij ndejta gjatë

e si pa sy mbeta.

E ai sikur po më merrte me vete si këtë gjethe

që po vërtitet si grykën e një vorbulle qiellore.

***

Si kjo gjethe dridhet e përpëlitet e pëlcet kujtimi

dhe kujtimet i lkehem në shpinë

e i kërcej kaliqafë e dyh mbas tij…

Se u bënë e shkuan si hije

njëzeteshtatë vjet që lundron ajo shishe

që lundron e përplaset me dallgët e ujërave

e s’kam si ta di se në cilin det

ka humbur,

s’kam si ta di se në cilin bregdet

ta gjej…

Ajo shishe ndoshta mund të mos gjehet kurrë

n ndoshta mund të gjehet mbas tremijë vjetëve,

Nuk ndryn brenda asnjë të fshehtë

si në përrallat e Njëmijë e një netëve

as të fshehtën e krijimit të zbuluar prej nesh.

Brenda saj ka vetëm një fletë fletoreje,

shkruar mbi të vetëm pesë vargje,

shkruar a gdhendur nga pesë poetë,

më të krisurit në të gjithë rruzullin,

më të çlirtit dhe më poetët se gjithë poetët

në atë çast,

në atë cast që ndriste e nxiste

mendimin përthekues të të gjitha fjalëve

vetëm në një varg,

si në atë vargun – poemë

“Kanë nxanë vend yjet vajin për me ndie.”

(Dhe vargun e parë e shkrova unë,

dy vargjet e tjera vëllezrit Buçpapaj,

e prapë dy të tjerat sivëllezrit Aliaj.)

***

Dhe ajo ditë ishte ditë vere.

Në rrezet e asaj dite

Sytë sikur i pinin të gjitha ngjyrat e bukurive,

bukurive e dashurive që ndez

ky lumë mahnitës,

kësi lumi kurrkund tjetër s’gjen në botë,

se ky lumë sikur është vetëm pikla vese,

sikur është krijuar prej lotëve të dashurisë,

të ndonjërës prej zanave motra,

mbasi amën askush s’ia di,

ose ndoshta është krijuar

prej perëndisë BIND

të dashuruarit të çartur me zanat motra

që të shkrihej tërësisht mbas tyre

e t’i kundronte ngeshëm, jo vetëm

pranë krojeve,

po edhe kur të laheshin në ferk të dritës,

pa u lëbardhë mirë drita e në natje herët

e kur të zhyteshin në ujërat kristalore

e mbi shkëmbinj pastaj kur t’i krihnin flokët…

***

Po motrat zana, si na shituan ashtu asaj dite!

Se vetëm te ne sikur i patën sytë

e të shituar prej tyre mbetëm krejt.

Turravrap katrritheshim rrasës shkëmbore,

rrasës së thiktë që si thikë e therte qiellin.

Turravrap ngjiteshim gjer në cikol të shpatinës

t’ua rrëmbenim prej duarsh shekat me tambël

e tamblin ta pinim me një hurrpamë

siç pat pirë Muji e u bë kreshnik

se s’mund të ishte tambël i dhisë briartë

dhe s’kish sesi tambël gjiri të mos ishte…

***

Dhe rrasës shkëmbore

rridhte e rridhte një rrëkezë e hollë tambli

dhe me sy e ndiqte perëndia BIND,

i ulur cuc mbi atë shkëmbin mes lumit

që ngjasonte me një anije LIBURNE.

Dukej se po bindej edhe vetë

se ishte më pak i perëndishem sesa ne

e për të sikur po na vinte keq…

***

Po edhe ngenë fort s’ia kishim atij,

se patëm rendur imshtave gjithkah,

gjithkah ku kuqëlonin e të shkrinin luleshtrydhet

edhe pa i afruar te goja,

gjithkah i mblidhnim e i tejshkonim

në fije bari si rruazat në pe

si rruazat në pe i bënim vargje…

Dhe më pastaj mbetëm në gjuajtje të troftave,

dhe më pastaj në pjekje të tyre, mbi tullë,

dhe më pastaj s’di sa shishe vere rrekëllyem

te ajo zallina e gjirit të lumit

që ka një shkëmb krejt si sofër.

aty atëbotë e shkruam edhe atë poezi,

prej aty e lëshuam atëbotë

atë shishe për lundrim.

Në atë lundrim kaq vite kam mbetë…

***

Pa frymë mbetëm kur e lëshuam

atë shishe- anije ujërave të këtij lumi,

pa frymë mbetëm dhe kur brohoritëm pastaj,

pastaj kur brohoritëm kreshnikisht

të gjithë përnjëherë

e gjithsecili kujtoi se si atë varg të tij

askush më e kurrë më

nuk do të mund ta shkruante.

O pasha syrin e këtij e këtij dielli që zdriton!

ky zog që m’u shfaq e më iku pastaj,

s’mund të jetë asnjë zog tjetër,

vetëm ai i lumit LOTONË

që këngëzonte bashkë me lumin

kur zhytej në ujërat e tij

e shpejt dilte e mbi shkëmbinj rrezitej,

mbi shkëmbinj sqepin kruante,

sikur të ishte vetëm ai perëndia e këtij lumi

e vetëm fishkëllima e tij duhej të dëgjohej…

***

Lumi LOTONË le të zdirgjet tëposhtë,

unë s’mund të mos ngjitem edhe një herë

përpjetë brigjeve të tij,

s’mund të rri pa dalë edhe një herë

atyre bjeshkëve të mallit tim…

ç’mbetkan skllevër të këtij lumi!

Fundvjeshtë, 2009

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë ndryshime të Kushtetutës nga Serbia, dhe jo nga Kosova.

Për nevojën e ndryshimit të kushtetutës nga ana e Kosovës, pati folur përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë muajit tetor.

Më 15 tetor, në një konferencë për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pasi kjo deklaratë pati nxitur reagime në Prishtinë, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se deklarat e Lajçakut u keqinterpretua pasi ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin.

“Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues, dhe vlen për Kosovën dhe për Serbinë”, pati deklaruar Stano.

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Kjo temë ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për Asociacionin e Kosova po konsideron si çështje të mbyllur, e cila do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare ikona e këngës gjakovare Ismet Peja

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja. Ai është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran”, ka shkruar Visari.

Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e muzikës shqiptare.

Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 Prill 1937 dhe është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Si i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar,
Ismeti që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjer tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta. Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.


Send this to a friend