VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ngjela: FBI analizë audio-përgjimit, i dha garanci Xhafës se nuk është i vëllai (video)

By | May 30, 2018

Komentet

Me makina ushtrie arrijnë në Korçë materialet zgjedhore (video)

KORÇË

Kanë arritur në Korçë materialet zgjedhore në KZAZ-të e bashkisë së Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se materialet zgjedhore u transportuan nga mjete të ushtrisë dhe policisë së Korçës.

Materialet zgjedhore janë vendosur në dy KZAZ, atë 72 dhe 73 në Korçë e gjithashtu edhe në KZAZ-në e Maliqit. Deri tani nuk ka pasur protesta apo probleme dhe procesi ka vijuar i qetë.

VIDEO/ Ish-ministri i Ramës del kundër mazhorancës: Presidenti s’plotëson kushtet për shkarkim

Prej ditësh tashmë ka një debat juridik dhe politik për datën e zgjedhjeve, nëse duhet të zhvillohet apo jo procesi më 30 qershor. Një situatë kjo e komplikuar pas aktit të Presidentit Meta që zhdekretonte datën 30 si ditën e zgjedhjeve dhe botimi i këtij dekreti në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë mazhoranca e cilëson Dekretin e Presidentit Meta si një shkelje të rëndë Kushtetues dhe ka ndërmarrë edhe disa hapa që po shkon drejt një votimi për shkarkimin e tij.

Por për Ilirian Celibashin, ish-kryetar i KQZ-së dhe konstitucionalist, Meta ka kryer shkelje Kushtetuese me aktin e tij, duke tejkaluar kompetencat. Në studion e Top Talk, ai theksoi se ky akt nuk mund të cilësohet si shkelje e rëndë e Kushtetutës, e rrjedhimisht nuk mund të vijohet me shkarkimin e Presidentit.

“Dekreti për anulimin e zgjedhjeve qartësisht është në mungesë të kompetencave të Presidentit të Republikës. Por gjithsesi, ky nuk është rasti për të ndërmarrë këtë vendim”, tha Celibashi, duke shtuar se “Edhe nëse Gjykata Admistrative, apo edhe ajo Kushtetues do ta cilësonte si një shkelje të Kushtetutës aktin e Metës, në gjykimin tim nuk do ta cilësoja si një shkelje të rëndë”.

I pyetur nëse po e interpreton gabim politikisht, apo po e përdor institutionalisht mazhoranca këtë vendim të Presidentit, Celibashi u përgjigj: “Në këtë qasje politike të palëve, secili prej tyre përdor mjetet e veta për interesa politike. Mendoj se edhe në pikëpamje të dëshirës për të gjetur një zgjidhje, mund të ishte evituar kjo si iniciativë”./ Top Channel

Video/ Edi Rama në Sarandë, opozita përplaset me Policinë

SARANDË

Mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama sot në qytetin e Sarandës. Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Rama Ik”, ata kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën shefit të qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet mes tyre dhe Policisë së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama i etiketoi mbështetësit e Partisë Demokratike si “rrugëhumbur”.

Protesta vijon edhe në këto momente tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit ku janë kandidatët e PS, Adrian Gurma i Sarandës dhe Majlinda Qilimi e Delvinës. Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët, Fatbardh Kadilli dhe Nada Mecorrapaj.

Marin Mema: Gulagu shqiptar. Një histori e frikshme: Burgu i Spaçit

Marin Mema: Gulagu shqiptar. Një histori e frikshme

 

Live/ Protesta e nëntë kombëtare e opozitës (video)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi edhe një herë se nuk do të ketë marrëveshje me pazare për zgjidhjen e krizës, por mbi parime.

Parim të parë, Basha tha se është çuarja para drejtësisë e atyre që kanë blerë vota.

Basha: Kjo krizë politike do të mbyllet jo mbi pazare por mbi parime. Dhe parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe burgut të atyre që u vodhën votën shqiptarëve. Ndërkohë që në një vend evropian ky njeri do të kishte shkuara përpara Prokurorisë, e gjithë qeveria do ishte dorëhequr, ai marshon drejt grushtit të shtetit, drejt ërocesit kriminal drejt votimeve pa opozitë, drejt votimeve me karta identiteti të falsifikuara dhe skaduara, me KQZ të paligjshme.

Ne nuk bëjmë asnjë hap pas nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Aleanca qytetare është në këmbë. Beteja vazhdon në çdo qytet e fshat. Demokracia kundra narkoshtetit. 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe Rilindjes së krimit.

Këto mesazhe të qarta dhe të prera duhet t’i bëjmë sonte të qarta për këto që nuk i di. Nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, pa dënuar hajdutët e votave.

 

Basha theksoi se lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi, siç e cilësoi ai kryeministrin.

Basha: Ai ka një emër është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria që me karrigen e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj. Ora e të vërtetës erdhi. 9 vite me radhë qëndruam dhe më në fund e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që e ka shkrirë në një krimin dhe shtetin, që e ka kthyer Shqipërinë në një pronë private të krimit të organizuar. Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë së gjithë Evropa.

Lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi, i cili kërcënon përmes Parlamentit të kupacëve të krimit se do të kthejë klonin e Enver Hoxhës. Kushdo që e provon do të përballet me drejtësinë dhe do të provojë hekurat e burgut. Do të jeni përgjegjës moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Këtë ua them në emër të opozitës dhe sovranit. Tani që errësira e natës është shtrirë në qytetin tonë ndizini dritat e shpresës që t’i shohë gjithë bota këtë bashkim.

 

Ora 20:40-Protestuesve të opozitës i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar me bashkëshorten e tij Aurela si dhe dy vajzat.

Gjithashtu, tubimit të sotëm i është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në protestë ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Protesta po zhvillohet paqësisht përpara Kryeministrisë me parulla të shumta “Rama ik” dhe me flamurin shqiptar, amerikan dhe evropian.

Ora 20:10-Mbështetës të shumtë të opozitës po grumbullohen përpara ndërtesës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta e nëntë kombëtare.

Me pankarta të shumta, mbështetësit e opozitës i shoqëron thirrja: Rama ik!

VIDEO – Basha tjetër mesazh pak para protestës: Sonte të gjithë bashkë si njerëz të lirë. Asnjë hap pas!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pak orë para protestës, iu është drejtuar me një tjetër mesazh qytetarëve.

Ndërsa ka postuar një video, në facebook Basha i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit në orën 20:00.


“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha.

Mesazhi  i videos:

“500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues rrugëve të Europës.

450 mijë shqiptarë janë të papunë.

Ndërsa:

2 miliardë euro janë harxhuar për 14 konccesione korruptive.

Boll më me Shqipërinë që duan ata!

Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve!

Asnjë hap pas!

21 qershor, ora 20.00 #shqiperiasieuropa

VIDEO – Basha: Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm…

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ftuar sot gjithe shqiptaret te behen bashke ne protesten e madhe te opozites qe nis ne oren 20:00. 

 

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen! Thuhet ne spotin e shoerndare ne FB

Postimi i Bashes 

Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa

LIVE/ Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit përplasjen me FNSH, përdorët spraj lotsjellës

Tensionohet situata në Shkodër, përfaqësuesit e opozitës janë përplasur me forcat rendit.

Gjatë tubimt, forcat e rendit kanë përdorur sprajt gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

 

Si pasojë e hedhjes së gazit, disa protestues kanë mbetur të lënduar.

Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burgim (video)

Gjykata e Catanias në Itali ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burgim Moisi Habilajn, i akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali. Ai është cilësuar si kreu i grupit të Habilajve që trafikonte marijuanë nga brigjet e Vlorës drejt shtetit italian.

Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit Saimir Tahiri, qëndroi i heshtur kur dëgjoi vendimin e Gjykatës, raporton “Meridionews”, e cila përshkruan në detaje edhe veshjen e kreut të grupit; me pantallona xhins, këmishë dhe këpucë me ngjyra të ndezura.

Avokatët e tij mbrojtës, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, thanë në seancë gjyqësore se Moisi Habilaj ka pasur rol të thjeshtë në këtë organizatë kriminale, atë të transportuesit. Dhe për këtë arsye, ata kërkonin që mbi Habilajn mos të rëndonte edhe akuza e kreut të grupit.

Ndërkohë, gjykata italiane dënoi me 7 vite e 4 muaj burgim Nazer Seitin, i cilësuar si financieri i bandës së Habilajve. Procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Seiti u arrestua fillimisht në Shqipëri dhe më pas u ekstradua në Itali. Kurse Meridian Sulaj, pjesë e këtij grupi, u dënua me 8.4 vite burgim.

Në kërkim ka mbetur Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, që prejt Tetorit të vitit 2017 kur dhe u arrestuan anëtarët e kësaj organizate kriminale të trafikut të drogës.

VIDEO – “Rama ik, o mashtrues”, kryeministrit i ngrin buzëqeshja në mes të Londrës. Ishte duke u futur në hotel

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Londër, teksa ka shkuar për të mbajtur një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

‘’O mashtrues, o mafioz”, këto janë disa nga thirrjet e shqiptarëve që kanë organizuar protestën kundër Ramës.

Rama shihet i suprizuar teksa zbret nga makina e tij për të hyrë në hotelin ku do të mbahet takimi me kryeministrat e Maqedonisë dhe të Serbisë.

Dhjetëra emigrantë shqiptarë kanë vijuar me thirrjet e tyre: Albanian mafia, Rama ik, Rama hajde poshtë se po të presim, legen, tradhtar!

Një prej protestuesve shprehet se ata do të qëndrojnë aty deri në daljen e Ramës, pasi emigrantët në Angli ndihen të zhgënjyer nga qeverisja shqiptare, dhe nga publikimi i audiopërgjimeve, që kanë njollosur imazhin e vendit.

Rama ndodhet prej dy ditësh në Londër, nga ku është njohur dhe me përgjimet e reja të publikuara nga Bild, në të cilat shfaqet ai vetë dhe zyrtarë të PS-së, teksa negociojnë për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016.

Gazetari i Bild në “A show”: Do publikoj të tjera përgjime, ja çfarë ka në to (video)

TIRANË

Gazetari gjerman tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në “A show” në News24.

Në një lidhje ‘skype’ Tiede tha ‘live’ se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”, tha Tiede nga Gjermania.
Ai paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.
“Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ndër të tjera gazetari i “Bild”, duke falënderuar në shqip.

Video/ Përgjimet e “Bild”, ç’po ndodh në Partinë Demokratike

TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky i fundit nuk ka shkuar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë.

Pas këtij vendimi, qindra qytetarë kanë vërshuar drejt selisë blu. Gazetari i “BalkanWeb” Klajdi Bodlli  raporton se për shkak te situatës së rënduar politike po mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme nga Kryesia e FRPD-së .

Burimet i thanë “BalkanWeb” se po diskutohet për protestën e radhës kombëtare të datës 21 qershor si dhe për përgjimet e publikuara nga gazeta më e madhe europiane” BILD.

Një pikë tjetër, e cila është në tryezë të mbledhjes së kryesisë së FRPD-së është edhe për thirrjen që Prokuroria i ka bërë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.