VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NGJARJA QË NDRYSHOI RRJEDHAT E HISTORISË Nga Jusuf Buxhovi

By | November 9, 2019

Komentet

Shqiptarëve u ka ardh’ koha të shkrepin pistoletën, sepse… Nga Artur Zheji

Kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku. Si mundet të gjarpërojë në çdo pore të shoqërisë tonë krejt të sëmurë, një fëlliqësi e tillë e pandëshkuar?

Si ka mundësi që të ketë nga këta mësues perversë, që shpërdorojnë nxënëset e tyre, vajza të mitura e në ag’ të jetës së tyre, dhe nuk merren zvarrë, të pështyhen e të përmuten publikisht, të lidhen në shtyllat e turpit dhe të lihen ti hanë korbat, kërmësitë e trupave të tyre? Si ka mundësi të mos revoltohen e të mblidhen bashkë prindërit e atyre shkollave, të cilave u kanë besuar fëmijët, dritën e syve të tyre?

A ka më një kod moral, kjo shoqëri kurvash e kurvarësh, të të gjitha niveleve, nga poshtë lart e nga lart poshtë? Apo morali i shqiptarëve, paska qenë thjesht një përrallë e sajuar nga e shkuara, sot një kujtim i përdhosur nga pornografia e mjeranëve që ka bërë fole në trutë e sëmura, të kësaj shoqërie pa dinjitet? Ku është pra Familja e shenjtë e shqiptarëve të dikurshëm?

Apo kur shndrrohesh në popull mjeran dhe një pabuks, të përdhunuar nga pushtetet e më të fortëve, që ngrihen çdo çast mbi ligjin e shkruar dhe pshurrin më pas, edhe ligjet e pashkruara të kodeve bazike morale, s’ka më shpresë? Pres më kot ndonjë shkrepje pisqolle mbi kokat e tyre të kalbura dhe perverse, por lajme të tilla nuk ka. Me sa duket nuk ka më burra ky vend shqiponjash të vdekura!

Vetëm janë shtuar manjakët e sëmurë, që vrasin ish gratë e tyre, nën hundën e policisë, që nuk di ç’të bëjë më pare, sepse ka emergjencë në të gjitha anët. Mos jemi kalbur krejt si popull, që durojmë edhe përdhunuesit e fëmijëve nëpër shkolla?! Shkrepeni pisqollën mbi ata plehra që poshtërojnë vajzat tuaja o shqiptarë, nuk ka gjykatë e kalbur në botë që ju dënon për këtë!

Shpesh nga shpata dhe nga baruti, kur e keqja mbërrin fundin, janë themeluar shoqëri të reja, mbi themelet e kalbësisë të shoqërive në rënie të lirë si kjo e jona.
Shkrepeni pra, ju baballarë e vëllezër, kur venë dorë mbi vajzat e motrat tuaja!

S’ka rrugë tjetër, kur kalbësia ka mbërritur fundin!/360grade.al

NDRROI JETË KËNGËTARJA VJOLLCA SUSAJ (PRELAJ), BASHKËSHORTJA E KOMPOZITORIT KOLË SUSAJ- MJESHTËR I MADH

Sot ka ndrrue jetë në Tiranë, në moshën 64 vjeçare, këngëtarja e mirënjohur Vjollca Susaj (Prelaj), bashkëshortja e kompozitorit të shquar, Kolë Susaj – Mjeshtër i Madh.

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore, Vjollca Susaj (Prelaj), ka marrë pjesë në veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare të Ansamblit “Dardania” të Tropojës; në skena të Festivaleve Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, në Festivalin Folklorik Ballkanik të Ohrit (1974), në Festivalin Folklorik në Friburg të Zvicres (1989); në konkurrime e koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë etj., ku është vlerësuar për arritjet e kontributet e saj.

Vjollca Susaj-Prelaj është e origjinës nga një familje atdhetare kombëtare shqiptare nga Kolashini në Malin e Zi, vajza e intelektualit, e Bajram Hoxhës (Prelaj) një personalitet i njohur në Tropojë e jashtë saj; motra e këngëtarit të ndjerë Petrit Hoxha, etj.

Këngtarja e mirënjohur Vjollca Susaj (Prelaj), sëbashku me bashkëshortin e saj, kompozitorin e shquar Kolë Susaj – Mjeshtër i Madh, gjatë jetës e aktivitetit të tyre në Tropojë dhe në Tiranë, lindën e rriten dy fëmijë të edukuar, të shkolluar, elitarë, me nipër e mbesa duke krijuar një familje model në tre breznitë e tyre të derisotme.

Arritjet e çiftit të mirënjohur Susaj në jetën e tyre të përkushtuar familjare e aktivitetin e madh kulturor të shumanshëm e të vazhdueshëm ndër dekada e shtete të botës janë dhe meritë kontributore e njëri-tjetrit, të cilët u njohën, u rritën dhe u lartësuan në veprimtari të tilla.

Në një njoftim të shpallur nga bashkëshorti i saj, Kolë Susaj, dijenohet se Varrimi do të bahet me 28 shkurt 2020, ora 14.00, në Varrezat e Tufinës në Tiranë dhe nisja do të jetë nga “Alba 2000”, Rruga e Dibrës, 302. (Zona e Medresesë) në Tiranë.

Ngushëllime dhe i koftë i lehtë Dheu i Tokës Shqiptare!

 

Ramiz LUSHAJ

E pyeta Kolë Bibën nji herë – Nga GJON BUÇAJ

 

Si e shpëtoi tregtarin hebraik nga pushkatimi dhe refuzoi shpërblimin

Kol Bib Mirakaj, si ministër i Punëve të Mbrendshme, ka ba shumë për shpëtimin e hebrejve, siç tregojnë disa dokumenta të nxjerrun nga arkivat e shtetit shqiptar në vitet e fundit. Gjithashtu, në monografinë “HALIM SPAHIA”, me autor prof. dr. Nuri Bashotën, përmendet ndima e tij edhe e vëllait, Pashuk Bib Mirakaj, për transferimin e shumë familjevet hebreje, “…në mënyrë të organizuar dhe tejet sekrete dhe me emra krejt të tjerë,,,”, me automjetet e firmës “Vllaznit Spahia”, prej Kosove nepër Shqipni e përtej (lexo në faqen 79 mbi dëshminë gojore që Haime Adizhes i ka dhanë mikut të vet, Nuri Bashotës, i cili asht edhe autori i monografisë në fjalë mbi tregtarin humanist gjakovar). Asht me interes për t’u shënue nji rast specifik, për të cilin i ka tregue ai vetë autorit të këtij shkrimi.

E pyeta Kolë Bibën nji ditë, në se ka pasë ndonji satisfaksion në jetë, tue pasë punue për interesin e atdheut e të popullit të vet, pa interes vetiak dhe pa shpërblim, tue i ndimue gjithkujë në nevojë që iu ka drejtue, gjithmonë me përkushtimin e nji misionari idealist.

Nuk i pëlqente shumë me folë për vetëveten, megjithate m’u përgjegj se po, dy here kishte pasë satisfaksion moral. Kësaj here unë po rrëfej këtu historinë e njenit rast, ashtu si ma ka tregue ai vetë:

Ka kenë vjeti 1946, kur pata shkue nji ditë në BAR Vittoria (në Piazza Fiume në Romë), për me u takue me Eduard Liçon, nji mik i imi. E kam pasë gjithmonë zakon me shkue në takim së pakut pesë minuta para kohe. Hyna mbrendë dhe kalova pranë nji tavoline ku ishin ulun nji grup shqiptarësh refugjatë. I përshëndeta dhe u ula më nji tavolinë vetëm, në pritje të mikut t’im.

Papritmas, nga tavolina e grupit u ngrit nji burrë i thatë, i zbehtë dhe i veshum me petka të vjetrueme. Erdh e u ndal para meje dhe m’u drejtue: “Shkëlqesa Mirakaj?” Po, i thashë, unë jam Kolë Mirakaj, i befasuem që m’u drejtue me “shkëlqesë”.  I shkuen lotët dhe pa folë ma gjatë me mue, u këthye kah shokët e vet të tavolinës dhe u tha: “ndoshta ju po çuditeni pse po m’shkojnë lotët tash kur po takoj Shkëlqesën Mirakaj………”, dhe tregoj me emocion epizodin kur ia pata dalë me i shpëtue jetën njenit nga vëllaznit Levi në Tiranë. Në fund të tregimit shtoi: “Sikur ministri Mirakaj t’a kishte pranue shpërblimin tone të merituem, sot mund të kishte nji ose dy pallate në Romë dhe nuk do t’ishte refugjat i vorfun kështu si na.”  Ai zotni kishte mbërrijtë në Itali në ato dit, i liruem nga burgjet e komunizmit në Shqipni.

Kureshtja me dijtë ma shumë mbi atë ngjarje interesante, më shtyni me iu lutë që të m’a spjegonte. Unë po sjell spjegimin e tij, por i kërkoj ndjesë lexuesit sepse kam harrue emnat e vëllazënvet LEVI, kurse koha e ngjarjes ka qenë vera e vitit 1943.

Simbas spjegimit të Kolë Mirakajt, nji ditë i kishin ardhë në zyre dy zotnij hebrej, Leo Thürr, përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik pranë Qeverisë, bashkë me nji tregtar nga Vlora, me mbiemnin Levi. Vëllaznit Levi merreshin me tregti ari, ishin argjentarë.

Nji vëlla Levi ishte arreshtue nga SIMI (Servizio Informativo Militare Italiano) dhe ishte dënue për pushkatim, sepse kishte dhanë pare komunistavet. Ai nuk ishte komunist, por paret i kishte dhanë nga frika, sepse komunistat u kishin djegë nji dyqan dhe kishin kërcnue me u djegë edhe dyqanin tjetër. Koloneli Italian kishte kërkue 12000 napoleona ar “për SIMI-n”, për t’i kursye jetën të arrestuemit. Ata mund t’i jepshin paret, por kush mund të besonte se megjithate nuk do t’a ekzekutojshin.

Kol Biba u spjegoi se, tue qenë nën okupimin ushtarak Italian, qeveria nuk ka fuqi veprimi mbi ushtrinë, por megjithate premtoi se do të merrte masat e mundëshme dhe u kishte thanë të vijshin përsëri të nesërmen, në orën 6 të mbramjes.

Mbas takimit, ministri kishte dërgue dy kabllograme në Vlorë, njenin prefektit e tjetrin federalit, të cilët, kishin konfirmue se faktet ishin ashtu si ia kishin përshkrue Thürr dhe Levi.

Të nesërmen, Kol Biba thërret kolonelin Italian në zyre i thotë se “Ju mbani t’arrestuem nji qytetar shqiptar dhe unë kërkoj që t’i dorëzohet menjiherë qeverisë shqiptare. “Kush asht i arrestuemi?”, kishte pyetë koloneli dhe kur ndigjon emnin e Levit, ai përgjegjet me arrogancë, më kambë gati me dale përdere: “Ai asht arrestue sepse ka dhanë pare komunistavet dhe nesër n’orën 6 të mëngjesit do të ekzekutohet!” Ministri shqiptar ia kishte këthye me ton të forte: “Ti e pushkaton nesër n’orën 6, por unë do të hypi në aeroplan në orën 9 për Romë dhe do t’i referoj Musolinit se e ke ekzekutue pse nuk të kanë dhanë 12000 napoleona ar!” Kjo e ftofi kolonelin, i cili e ndryshoi tonin: “Shkëlqesë, por për dobinë e të dy palëvet…..”. Kol Biba i kishte thanë se për dobinë e të dy palëvet ai e donte qytetarin shqiptar të dorëzuem në zyren e tij mbrenda ditës! Ashtu edhe u ba.

Kur Leo Thürr dhë vëllau i të burgosunit erdhën në orën 6 të mbramjes, befasia me gëzim ishte e kuptueshme, kur u takuen me të burgosunin që tashma ishte në dorën e qeverisë shqiptare, që do të thoshte edhe se jeta e tij ishte e shpëtueme. Por befasia edhe ma e madhe, ngarkue me emocion të thellë, ishte kur Kol Biba u tha se ai tash ishte i lirë dhe mund të shkonte bashkë me ta në shtëpi.

Të nesërme, të dy vizitorët i vijnë Kol Bibës në zyre për të tretën herë, por kësaj radhë për t’a falënderue. Ai u kishte thanë se kishte ba vetëm detyrën dhe mbas nji bisede të shkurtë, i kishte përcjellë të dera, me premtimin se hebrejt në Shqipni do të kishin mprojtjen nga qeveria si të gjithë qytetarët tjerë shqiptarë. Kur asht këthye te tavolina e punës, ka vërejtë se kishin harrue nji valixhe dore. I ka thane rojes me i thirrë të vijnë me e marrë, por kur janë këthye, i kanë spjegue se nuk e kishin harrrue valixhen dhe se aty ishte nji “falënderim” për shpëtimin e jetës së Levit. “Po çka asht ai falënderim?” i kishte pyetë dhe kur i kishin spjegue për shumën në franga ar që ishte në valixhe, ai e kishte marrë si ofendim. “E kuptoj gjendjen t’uej shpirtnore, se përndryshe do t’u akuzojshm për tentativë korrupsioni”.  Kot u munduen me u arësyetue se ai e kishte shpëtue jetën e njeriut të tyne pa kurrfarë premtimi paraprak, dhe se ata, si hebrej, e kishin obligim shpërblimin dhe mirënjohjen dhe se kjo ishte e vetmja mënyrë e mundun për ta me e nderue obligimin e tyne moral, e tjera. Mbas zemrimit në fillim, ministri asht zbutë dhe i ka ftue të ulen, ka porositë kafe dhe ka zhvillue nji bisedë të qetë me ta, u ka spjegue se për ate ishte shpërblim i madh dhe i mjaftueshëm shpëtimi i jetës së Levit.

Mbas atij takimi të përfunduem me mirëkuptim të përzemërt, patën kalue rreth 3 vjet deri në takimin e rastësishëm në Piazza Fiume në Rome.

Dr. Gjon Buçaj,

Shkurt 2020, Sterling-VA

Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit barrikadë e grushtit të shtetit dhe regjimit autokratiko- diktatorial të Edi Rames – Nga AZGAN HAKLAJ

Është hera e parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar që Presidenti i Republikës ia kthen pushtetin popullit, për shkak se ushtruesit e tij që populli ua ka deleguar për ti përfaqësuar e kanë zhytur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale, si rezultatet i uzurpimit të shtetit me pushtet nga “Rilindja”.
Në vend të shtetit të së drejtës, të republikës parlamentare, mbështetur në kushtetutë, sí dokumenti themeltar i shtetit por dhe si garantues i lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, Sulltani ynë me anë të pushtetit ka uzurpuar shtetin dhe ka krijuar një regjim autokratiko- diktatorial.
Parlamenti është monopartiak, me një opozitë artificiale të krijuar prej tij, kushtetuta është zhvleftësuar dhe me shumë ka vlerë një akt noterial se ajo.
Republika parlamentare ka rënë, në vend të saj kemi një Republikë Kryeministrore.
Për të përligjur uzurpimin e shtetit nga pushteti Edi Rama po sponsorizon një puç kushtetues që të kapë Gjykatën Kushtetuese e të pushtojë Presidencën, të vetmin instikam të pathyer prej tij, e të vetëpagëzojë vehten autokrat të gjithë shqiptarëve siç quheshin carët e Rusisë për rusët.
Pra jemi mirëfilltazi përpara një grushti shteti duke shkelur haptazi kushtetutën.
Mirëpo Kushtetuta është miratuar me referendum popullor dhe i takon popullit të kthejë legjetimitetin e saj. Presidenti Ilir Meta ju ka drejtuar popullit dhe e ka thirrurr në Bulevardin Deshmorët e Kombit me dt 2 mars në orën 17, me Slloganin domethënës “Për Shqipërinë, për Kushtetutën, për Kombin”, në mbrojtje të demokracisë, parlamentarizmit, shtetit të së drejtës, republikës, Shqipërisë e të ardhmes saj EuroAtlantike, parimeve themelore të demokracive përendimore dhe lirive të gjithësecilit, sundimit të ligjit e barazisë para tij, ruajtjes se Integritetit territorial të Kosovës, për ti thënë:
Jo Grushtit të Shtetit.
Me dt 2 mars qytetarët shqiptarë, përtej bindjeve politike do ti drejtohen Bulevardit që mban emrin e atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut, për ti thënë stop grushtit të shtetit, për ti venë fre pushtetit të pakufizuar autokratiko- diktatorial të Despotit Shqiptar, për ti thanë ndal pushtetit të krimit të siguruar me vota të vjedhura e me para të pista, të mafies dhe grupeve të ristrukturuara kriminale.
Beteja e 2 marsit është betejë e sovranit me kalifatin e Edi Ramës apo partisë shtet të “Rilindjes”, të subashëve, mubashëve, taksidarëve të saj që e kanë mbërthyer si oktapod demokracinë shqiptare.
Kryeministri ynë ka adaptuar proverbën makiaveliane “Politika nuk ka lidhje me moralin” dhe postulatin e kollosit të letrave italiane Françesko de Santis “Qëllimi justifikon mjetin”, në mënyrë të paskrupullt me çdo çmim e mjet po përpiqet të perligjë regjimin që ka instaluar dhe kapjen e shtetit nga pushteti i tij absolut.
Nëpërmjet plutokracisë mediatike të kontrolluar prej tij, tellallëve mercenarë, oligarkëve të oborrit e ka promovuar regjimin e vet si pushtet aristokratiko- teknokratik për në fakt ka rezultuar krejt e kundërta, kleptokratët e kakistokratët rilindas për çdo ditë po bien si peshqit në rrjetën e vetingut politik.
Kibernetika e rilindjes nuk e shpëton dot nga fundosja anijen ramiane në Trekëndeshin e Bermudës.
Poeti amerikan James Ressell Lowell në vitin 1876 në një letër drejtuar Joel Bentonit shkruante:
“Ajo që më mbushë me dyshim dhe tronditje është degradimi i tonit moral”.
“A është qeveria jonë e popullit, nga populli, për popullin apo një kakistokraci në dobi të pasurve dhe në shpinë të varfërve e budallenjëve”.
Aristoteli i Lashtë, filozofi më me ndikim mbi njerëzimin për më shumë se dy mileniume na ka lanë postulatin ;
“Jemi skllevër të ligjeve për të qenë të lirë”.
Filozofia e së drejtës thotë se sigurisht shteti merr nga një copë lirie të çdo individi por ka për detyrë tua kthejë përsëri njerëzve në formën e zhvillimit social, publik duke sistemuar të mirën publike, sigurinë e jetës, barazinë, moralin, dhe drejtësinë, sepse shteti është përgjegjës për qytetarin e vet.
Zhan Pol Sartri, përfaqësuesi tipik i ekzistencializmit apostrofon:
“Njeriu nuk lind si qenie e kompletuar por vetëkrijohet duke zgjedhë moralin e tij”.
A e ka përmbushur këtë filozofi Regjimi i Ramës?
Është krejt e thjeshtë për tu përgjigjur.
Pushteti i tij është pushtet i pakufizuar i siguruar me vota të vjedhura, me para të pista të mafies dhe grupeve të ristrukturuara kriminale, pasi ka shkatërruar procesin zgjedhor e asgjesuar votën e lirë, ka uzurpuar pushtetin qendror, grabitur pushtetin lokal, gllabëruar institucionet kushtetuese, zhduki konkurencën e lirë, duke i trajtuar qytetarët e vet si kafshë politike po i detyron të braktisin Shqipërinë.
Me postulatin “Nese keni zgjedhur rolin e krimbit mos u zemëroni kur të tjerët ju shkelin me kepucë” Filozofi Emanuel Kant na motivon perifrazimin e Homerit të ndjesive shqiptare Gjergj Fishta duke i kerkuar ndjesë për ndryshimin e vargut;
“N’kambë shqiptar e mos tu leshojë jo zemra
se kurrësesi s’keni me u thye
Fort me e rëndë është zgjedha e Ramës n’qafë
Se guri i varrit mbi krye”.
Sovrani me dt 2 mars duhet ti japë fund tranzicionit të gjatë dhe të mbyllë kapitullin e autokracisë dhe të çelë epokën e rikthimit të demokracisë që ngadhnjeu në marsin e vitit 1992.
Ai ka të drejtën absolute, hyjnore mbi çdo regjim.

Express: Krejt çka dihet rreth vrasjes së Qerim Kelmendit

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Zahaq të Pejës. Trupi i ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Arjeta Shabani

Një veturë e djegur është gjetur sot në rrugën “Bekim e Blerim Kelmendi”, në Zahaq të Pejës. Brenda kësaj veture është gjetur trupi i pajetë dhe i djegur i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.

Për vrasjen që tronditi Pejën janë deklaruar edhe familja Kelmendi.

Vëllai i Qerimit, Osmani thotë se vëllain ia zunë në pritë.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë. Njëherë e kanë ekzekutuar pastaj e kanë djegë veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dal i lirë për tu shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osmani për Express.

Ai ka hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Thotë se asnjëherë nuk e ka njoftuar familjen për një ftesë të tillë.

E për atë se kush mund ta ketë kryer vrasjen është deklaruar vëllai tjetër i Qerimit.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i ka thënë Gazetës Express se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë, apo profesionistë të BIA-s serbe, që thotë se këtë e kanë bërë për të ndezur edhe më shumë armiqësimin mes krahut të luftës dhe atij të paqes.

“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftë dhe pacifist.

Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, ka thënë Kelmendi për Express.

Ndërkohë, pak orë para se policia të gjente veturën e djegur të Qerim Kelmendit, ky i fundit përmes dy shkrimeve në rrjete sociale i kishte dalë në krah, nënkryetarit të organizatës së veteranëve të luftës, Nasim Haradinajt, që në një intervistë në Televizionin T7, e quajti tradhtar ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Kelmendi kishte shkruar se emri i Ibrahim Rugovës është shndërruar në lavatriçe të udbashëve.

“Emri i Ibrahim Rugovës ështē shendrruar ne Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarve, dezertorve dhe sabotatorve te luftës. Këtë farē te keqe e ka mbjellë, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS ! Janë shumë…”, kishte shkruar ai, derisa e kishte shpërndarë intervistën e Haradinajt, ku fliste për Rugovën.

Një orë më vonë, Qerim Kelmendi e kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale, të fundit, para se të gjendej i vrarë.

Ai kishte shpërndarë një shkrim të një personi ku thoshte se “Të quhet Nasim Haradinaj farë e keqe nga Naser Rugova, është fyerje jo vetëm për Nasimin, por edhe për babanë e tij hero”.

Të njëjtit postim i kishte bashkëngjitur shkrimin “Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicës shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë”, kishte shkruar ai.

Për vrasjen e ish-pjesëtarit të UÇK’së, kanë reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Thaçi iu ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin sa më shpejt vrasjen e Kelmendit.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka premtuar se do të përdoren të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur vrasjen.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që ta trajtojnë me të gjitha kapacitetet atë që e ka quajtur vrasje mizore.

“21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim”, ka shkruar Kurti.

Përveç Thaçit e Kurtit, edhe ish Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin.

“Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rasti”, ka shkruar Haradinaj.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia Rajonale e Pejës.

Sipas Policisë, fillimisht ishte lajmëruar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës. Por, gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

“Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore”, thuhet në komunikatë.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

“Një person është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Prokurori, policia dhe departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Por kush ishte në të vërtetë Qerim Kelmendi?

Bashkë me vëllain e tij Ibrahim Klemendin ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Siç shkruhet në revistën DITA të shkurtit 2013, Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.

Gjatë viteve të 90-ta kishte jetuar në Shqipëri me mision për krijimin grupeve të rezistencës së Kosovës dhe UÇK’së deri në vitin 1999 kur edhe kishte përfunduar lufta.

Qerim Kelmendi ishte plagosur në vitin 1996 gjatë një përplasje me forcat serbe.

Ai madje ishte edhe një prej emrave që përfolej për organizimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Kështu kishte thënë në një intervistë në Klan Kosova dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ai kishte akuzuar Qerimin bashkë me vëllain Ibrahim Kelmendin se kanë dhënë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK’së Smajl Hajdarjat dhe kolonelit Tahir Zemaj.

Këto akuza Qerimi i kishte përqeshur duke i cilësuar si një telenovelë.

“Telenovela që po tjerët qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, kishte thënë Qerim Kelmendi në vitin 2018.

Në profilin e tij në Facebook, Qerim Kelmendi është marrë në mënyrë aktive me ngjarjet e viteve 90-ta, UDB-ën, vrasjen e Ilir Konushevcit, familjen Haklaj nga Tropoja .

Së fundi Qerim Kelmendi i kishte dalë në mbrojtje Nasim Haradinajt pas akuzave të këtij të fundit ndaj Ibrahim Rugovës për tradhti.

Kelmendi ishte vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale me postime kundër figurës së Ibrahim Rugovës. Ai shpesh postonte video të takimeve Rugova –Millosheviq. /Gazeta Express

Shqipëria, “parajsa” e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore (video)

Dëshmitë historike tregojnë se ndryshe nga shumica e vendeve të tjera evropiane Shqipëria u kthye në një oaz shprese për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kolegu ynë Burim Goxhuli ishte në Institutin Harriman të Universitetit Columbia të Nju Jorkut, ku bisedoi me disa studiues të Holokaustit. Ata thanë thonë se vlerat e forta morale bënë që shqiptarët të mbronin mysafirët e përndjekur nga nazizmi.


Këto dokumente që ruhen në arkivin e shtetit të Shqipërisë, janë dëshmi e kontributit që shqiptarët dhanë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa në këtë periudhë Evropa nuk ishte vend i sigurtë për hebrenjtë, është tashmë botërisht e njohur se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre duke e shndërruar Shqipërinë në një “parajsë mbi tokë” për komunitetin hebre ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid.

“Për mua Lufta e Dytë Botërore, ai moment i Shqipërisë, është një moment i jashtëzakonshëm do të thosha ngritjeje morale. Ndodh në një kohë kur Evropa ishte zhytur në barbarizëm, ndodh në një kohë kur Shqipëria vetë kishte probleme të jashtëzakonshme. Ishte në një lloj lufte informale civile midis të djathtës dhe të majtës, midis nacionalistëve dhe partizanëve. Ishte një vend i varfëruar tejet mase nga dy luftërat botërore”, tha për Zërin e Amerikës, studiuesi njëherësh drejtuesi i katedrës së Albanologjisë në Universitetin De Paul, Gazmend Kapllani.

“Në Shqipëri paraardhësit tanë rrezikuan jetën e tyre, iu ofruan mikëpritjen jo për një ditë, jo për një muaj por në disa raste edhe disa vite. Kjo tregon një kulturë humane, një harmoni ndërfetare dhe një sakrificë të pashoqe në atë kohë. Ndërsa çka më bën shumë krenare është fakti se këto ndodhën në kohë të njëjtë, në regjione të ndryshme të Shqipërisë që nga Mbreti, deri tek ministri Mehdi Frashëri e njerëzit e thjeshtë”, tha Teuta Demiri studiuese e pavarur.

Por si u bë Shqipëria vendi i vetëm në Evropë që hapi dyert për hebrenjtë?

Tanya Domi, profesore në Universitetin Columbia, thotë se rolin kryesor e luajti “besa”.

“Mendoj se është një përzierje faktorësh, ishte përqafim kulturor i besës, premtimi për të mbrojtur mysafirin. Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Egzistojnë prova në arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Por kishte edhe përpjekje të mëdha nga udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë”, tha për Zërin e Amerikës Tanya Domi e Institutit Harriman të Universitetit Columbia.

Sipas studiuesve, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë me dhjetëfish më shumë hebrenj, krahasuar me numrin që kishte në fillim të luftës.

Por, kjo periudhë ende nuk ka zënë vendin e duhur në histori, thotë drejtori i arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.

“Ka nevojë që studiuesit të kthejnë pak vëmendjen, ta kombëtarizojmë mjaftueshëm dhe më pas ta ndërkombëtarizojmë mjaftueshëm, pra ta kthejmë njëherë në një çështje që ne shqiptarët e dijmë, ta përfshijmë në kurrikulat tona shkollore sepse është një moment i nevojshëm për t’u përfshirë në kurrikula shkollore dhe më pas të bëjmë përpjekjen tonë për ta ndërkombëtarizuar. Jo më thjeshtë si një ego nacionaliste por edhe si moment frymëzues të vet njerëzimit, se si është një shembull i mirë, se nëse sërish ndodhemi si njerëzim përballë dilemave të mëdha, i kemi momentet tona nga mund të marrim shembullin e mirë”, tha ai.

Komunizmi në Shqipëri është një arsye tjeter e fortë pse vlerat kulturore shqiptare nuk çmohen sa duhet, thotë studiuesi Gazmend Kapllani.

“Shkatërrimi i të gjitha pikave të referimit, shkatërrimi i të gjitha elitave, shkatërrimi i kodit moral mbi të cilët bazohej shoqëria, shkatërrimi it ë gjitha komuniteteteve fetare që dhe ato prodhonin një rrëfim moral dhe një kod moral. Dhe besoj se kur shkatëron në një shoqëri indin e saj, kur shkatërron themelet e një shoqërie atëhere një shoqëri mbetet në boshllëk dhe rrëzohet si një ndërtesë”, tha ai.

Këto komente u bënë pas konferencës me titull Holokausti në Jugosllavi dhe Ballkan, organizuar nga Instituti Harriman në Universitetin Kolumbia.

Nasim Haradinaj: Nuk e di a ka qenë i ftuar nga Specialja Qerim Kelmendi

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se vrasja e Qerim Kelmendit duhet të sqarohet sa më parë. Haradinaj i tha Gazetës Express se LDK-ja duhet të prononcohet për këtë vrasje pasi që është specialiste e cilësimeve të vrasjeve të pas luftës. Nënkryetari i OVL-UÇK-së, tha se nuk ka informacion nëse ish-pjesëtari i UÇK-së i vrarë mëngjesin e sotëm ka pasur ftesë nga Gjykata Speciale.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

Qerim Kelmendi njihej si kritikues i madh i LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova.

Nasim Haradinaj i ka thënë Gazetës Express se “vrasja është shumëdimensionale dhe motivin e vrasjes duhet ta vërtetoj drejtësia”.

Tutje ish-komandanti i UÇK-së tha se LDK-ja duhet të dalë me një prononcim dhe ta cilësoj se çfarë lloj vrasje është kjo e Qerim Kelmendit.

“Se cili është motivi duhet drejtësia ta vërtetoj, ose të del LDK-ja dhe të na tregojë se çfarë vrasje është kjo e fundit. LDK-ja ish dashtë me u prononcu sepse është e shquar për cilësimin e vrasjeve, jo me u prononcu si fajtore por me u prononcu sepse është specialiste e cilësimit të vrasjeve ende të pa zbuluara”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu tha se nëse është vrarë si ushtar i UÇK-së, vrasjen e ka kryer Serbia.

“Nëse është vrarë si ushtar i UÇK-së, është vrarë me direktivë serbe, motivet tjera nuk i di. UÇK-ja është duke u sulmuar edhe prej politikës pacifiste edhe prej politikës serbe, mendoj se duhet të sqarohet saktë i kemi organet e drejtësisë, uroj që të zbulohet vrasja”, ka thënë nënkryetari i OVL-UÇK-së.

Haradinaj deklaroi se Qerim Kelmendi ka qenë njëri nga pjesëtarët e parë të UÇK-së.

“Po ia sqaroj LDK-së dhe opinionit se Qerim Kelmendi ka qenë njëri ndër celulat e para të UÇK-së të grupit të Adrian Krasniqit”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka qenë ish-pjesëtari i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se edhe nëse ka qenë nuk është çudi.

“Nuk e di, por edhe nëse ka qenë i ftuar nuk më vjen çudi sepse të gjithë ushtarët e UÇK-së, munden me qenë target i mundshëm i ftesave nga Prokuroria Speciale”, ka thënë Haradinaj.

Qerim Kelmendi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës./GazetaExpress/

Express: Ky është profili i Qerim Kelmendit që u vra dhe u dogj sot në Pejë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës është gjetur i vdekur, Qerim Kelmendi, trupi i të cilit dyshohet se më pas edhe është djegur. Familjarë dhe të afërm të Qerim Kelmendit kanë drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete serbe, ndërkohë vëllai i të ndjerit, Ibrahim Kelmendi, pasi është gjetur i vdekur vëllai ka shkruar “festoni Rugovistë”.

Por kush ishte në të vërtetë Qerim Kelmendi.

Bashkë me vëllain e tij Ibrahim Klemendin ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Siç shkruhet në revistën DITA të shkurtit 2013, Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.

Gjatë viteve të 90-ta kishte jetuar në Shqipëri me mision për krijimin grupeve të rezistencës së Kosovës dhe UÇK’së deri në vitin 1999 kur edhe kishte përfunduar lufta.

Qerim Kelmendi ishte plagosur në vitin 1996 gjatë një përplasje me forcat serbe.

Ai madje ishte edhe një prej emrave që përfolej për organizimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Kështu kishte thënë në një intervistë në Klan Kosova dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ai kishte akuzuar Qerimin bashkë me vëllain Ibrahim Kelmendin se kanë dhënë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK’së Smajl Hajdarjat dhe kolonelit Tahir Zemaj.

Këto akuza Qerimi i kishte përqeshur duke i cilësuar si një telenovelë.

“Telenovela që po tjerët qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, kishte thënë Qerim Kelmendi në vitin 2018.

Në profilin e tij në ‘facebook’, Qerim Kelmendi është marrë në mënyrë aktive me ngjarjet e viteve 90-ta, UDB-ën, vrasjen e Ilir Konushevcit, familjen Haklaj nga Tropoja .

S’fundi Qerim Kelmendi i kishte dalë në mborjtje Nasim Haradinajt pas akuzave të këtij të fundit ndaj Ibrahim Rugovës për tradhti.

Kelmendi ishte vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale me postime kundër figurës së Ibrahim Rugovës. Ai shpesh postonte video të takimeve Rugova -Millosheviq/Express/

Kryeministri Rama bën thirrje në Moskë për njohjen e Kosovës

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të mërkurën në Moskë gjatë një konference shtypi me ministrin e Jashtëm rus se nuk sheh arsye se përse të tjerët kanë të drejtë të ndahen e të kenë shtetin e tyre dhe Kosova mos ta ketë këtë të drejtë.

Komenti i kryeministrit shqiptar ishte një reagim ndaj qëndrimit të Rusisë e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ministri Lavrov tha se vendi i tij promovon dialogun mes palëve dhe do mbështeste një marrëveshje të pranueshme nga të dy vendet, ndërsa fajësoi Kosovën se nuk ka respektuar sipas tij, marrëveshjet e arritura, duke përmendur atë për krijimin e asociacionit të komunave serbe.

Nga ana e tij kryeministri Rama këmbënguli se është në të mirën e gjithëkujt dhe të vetë Serbisë që të njohë Kosovën.

Zoti Rama ishte në Moskë në cilësinë e kryetarit të radhës të OSBE-së. Fokusi i bisedimeve ishte kriza në Ukrainë, megjithatë palët diskutuan dhe për marrëdhëneit bilaterale që janë në nivele shumë të ulta.

Zoti Lavrov deklaroi se përparimi në marrëdhëniet dypalëshe është penguar për shkak të qëndrimeve të Shqipërisë në linjë me ato të Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Kryeministri Rama u përgjigj se Shqipëria është anëtare krenare e Natos dhe një aleat krenar i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dhe se ajo qëndron plotësisht në përputhje me miqtë e saj të mëdhenj, si dhe në rastin e sanksioneve.

Zoti Rama saktësoi se kjo është një zgjedhje që Shqipëria ka bërë me vullnetin e saj dhe jo një zgjedhje e detyruar. “Unë nuk mendoj se Rusia është armik për askënd me të cilin ne jemi në krah. Prandaj kemi shumë gjëra që mund të shohim pa pretendur që të ndryshojmë themelet e secilit”, nënvizoi zoti Rama. zëri i amerikës

Qerim Kelmendi, Ish-pjesëtari i UÇK dhe vëllai i Ibrahim Kelmendit gjendet i vrarë dhe i karbonizuar, në Zahaq të Pejës

Prishtinë, 27 shkurt 2020 – Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, është gjetur i djegur në veturën e tij “VW Passat”, në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se fillimisht ishte njoftuar për një veturë të djegur në fshatin Zahaq të Pejës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë, është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka treguar se trupi i karbonizuar i viktimës është gjetur në brendi të veturës së përfshirë nga zjarri.

“Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

E viktima Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së. Ai konsiderohej bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i afër me Herontë e Kosovës, Zahir Pajaziti e Ilir Konushevci.

Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit prej drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

I ndjeri Kelmendi ishte një prej kritikëve më të ashpër të rezistencës paqësore të Kosovës. Në rrjetet sociale ai ka drejtuar akuza të rënda në adresë të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ai ka përdorur etiketat më deniogruese për figurat e rezistencës paqësore të Kosovës.

Emri i Qerim Kelmendit është lidhur shumë herë me vrasjet e pasluftës.

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, i ka akuzuar Qerim Kelmendin dhe vëllain e tij Ibrahim Kelmendin për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti ka thënë  Ibrahimi dher Qerimi kishin urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK-së, Smail Hajdaraj, dhe kolonelit Tahir Zemaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm./illyriapress.com/

(r.m.)

Express: Richard Grenell e pret Kurtin deri të premten. Pastaj gjërat mund të përshkallëzohen

Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Richard Grenell nuk do ta pres pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për ta hequr tarifën ndaj mallrave serbe. Nëse tarifa nuk hiqet deri të premten, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen. Askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë do të ndodhë pas të premtes, por një gjë është e sigurt: raportet tona me Amerikën nuk do të jenë më të njëjta.

Kanë mbetur edhe pak ditë afat për Albin Kurtin. Administratës së Presidentit Trump po i soset durimi.

Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

“Të premten, Richard Grenell e shqyrton çështjen e tarifave se a janë hequr apo jo. Ose, nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të merr një hap të largimit të Shteteve të Bashkuara nga kjo çështje – duke e konsideruar kështu Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit”, tha ky burim i Gazetës Express.

Gjithashtu gazeta ka mësuar se në rast se Qeveria e Kosovës mbahet përgjegjëse nga Administrata Trump për pengesa në dialogun me Serbinë, kjo administratë parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku kemi bashkëpunuar deri tash.

Gazeta Express ka raportuar në vazhdimësi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke rishqyrtuar raportin ekonomik dhe politik të tyre me Kosovës, si pasojë e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake – të vendosur nga Qeveria Haradinaj dhe e cila ende nuk është larguar nga Qeveria e Re.

Kryeministri i ri, Albin Kurti, ka premtuar zëvendësimin e Tarifës me Reciprocitet, por deri tash ai vetëm e ka prolonguar këtë çështje. Partneri i tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes Zëvendëskryeministrit të Parë, Avdullah Hotit, ia ka bërë të qartë Kurtit se tarifa duhet të hiqet shpejt, por Kurti ka vazhduar duke thënë se “nuk ka nevojë të nxitohemi”. Në fakt, kjo është saktësisht e kundërta e kërkesës amerikane; të cilët insistojnë që kjo është çështje e ngutshme.

Tarifa u vendos nga Qeveria e Ramush Haradinajt dhe ajo shihet si pengesë e patejkalueshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e Presidentit Trump dëshiron heqjen e menjëhershme të Tarifës dhe kthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialog, të cilën ata besojnë se mund t’i japin rrugë brenda pak kohësh./GazetaExpress/

Lavrov: Rusia mbështet një zgjidhje për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se Rusia do të pranojë çdo zgjidhje për Kosovën që është e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Moskë, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Lavrov kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë atë për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe, për moszbatimin e së cilës i fajësoi autoritetet e Prishtinës.

“Ka një sërë marrëveshjesh të arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe. Krijimi i Asosacionit do të ishte një hap më përpara për të siguruar respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë. Marrëveshja është arritur së paku gjashtë vjet më parë. Prishtina refuzon të respektojë detyrimet”, tha Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse u shpreh kritik edhe ndaj Bashkimit Evropian, që si ndërmjetësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arritur të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vuri theksin tek qëndrimet e kundërta që kanë Shqipëria dhe Rusia për çështjen e Kosovës.

Ai tha se procesi i dialogut duhet të riniset dhe se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e arritura deri tani, palët në vazhdimësi e kanë fajësuar njëra tjetrën për moszbatimin e tyre.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011. Por bisedimet u ndërprenë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. rel