* * *
Në qoftë se ëndërron, mos bjer rob i ëndrrave të tua
Në qoftë se mendon le të bëhen mendimet qëllimi yt,
Në se takohesh me triumfin dhe zezonën e tmerrshme
Përpiqu t`i përballësh të dyja njësoj.
Në je i zoti të përmbahesh tek dëgjon fjalët e tua të vërteta
Të shtrembëruara nga zuzarët që duan të të futin në kurth,
Apo vëren gjërat që u ke dhënë jetë janë shkatërruar
Përvishu dhe ndërtoi me mjete të rrënuara.
* * *
Në qoftë se ke korrur shumë fitore
Dhe i rrezikon në një grimë të vetme,
Dhe si i humbet ia nis rishtas që nga fillimi
Por pa psherëtirë asnjë fjalë për humbjen tënde.
Në qoftë se mund të forcosh zemrën, nervat, muskujt
Të të shërbejnë sa më gjatë të jetë e mundur
Edhe të mbahesh kur nuk ke ku të mbahesh,
Përveçse vullnetit që të thotë: “Mbahu fort!”
* * *
Nëse u flet turmave dhe prapë je i ndershëm
Apo ecën me mbretër pa humbur thjeshtësinë,
Nëse as armiqtë, as miqtë e dashur nuk të lëndojnë
Në qoftë se të gjithë të çmojnë, por jo tej mase,
Në qoftë se mund të mbushësh minutën kalimtare
Me gjashtëdhjetë sekonda plot me vlerë
E jotja është bota dhe çdo gjë që ndodhet në të,
Dhe ajo që ka më shumë rëndësi, ti do të jesh
Njeri, biri im!
Përktheu: Meri Lalaj
Këtë poezi e kanë sjellë në gjuhën shqipe edhe pesë përkthyes të shquar: Robert Shvarc, Vedat Kokona s’më bien nërrmend të tjerët. Guxova edhe unë. Kur ime bijë ishte nxënëse ia pata ngjitur te kryet e shtratit që ta lexonte vazhdimisht.
Komentet