VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nga Musolini tek Çaushesku e Mao Ce Duni, sekretet e jetës familjare të diktatorëve të pamëshirshëm

By | March 11, 2019

Komentet

BE: Që nga tetori, ora nuk do të ndryshojë më dy herë në vit

Ora nuk do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo do të nisë nga tetori i këtij viti.

Bashkimi Evropian, përmes Komisioneres Evropiane për Transportin, Violeta Bulc, ka njoftuar se ndryshimi i orës dy herë në vit, në të gjithë kontinentin do të ndalojë që nga tetori i vitit 2019.

Praktika, e cila u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë Luftërave Botërore, si dhe krizat e naftës të viteve 1970, u bë ligj në të gjithë bllokun në 1996.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.

Në Evropë, siç dihet, shtetet i ndryshojnë skemat e tyre 60 minuta para të dielës së fundit të Marsit, ndërsa në tetor ata i kthejnë akrepat 60 minuta pas.

Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t’i japin zgjidhje praktikës së ndryshimit.

Komisionerja Evropiane për Transportin deklaroi se duhet të gjendet një konsensus midis shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

Historia tragjike e familjes së tregtarit të madh tiranas që financoi luftën partizane, rrëfimi i djalit: Debati i babait me Enverin që e çoi pas hekurave

Historia tragjike e familjes së Ramazan Tabakut, tregtarit të madh tiranas që financoi luftën partizane në Pezë dhe pas përplasjes me Enver Hoxhën, si deputet e kryetar i Komitetit të Grumbullimeve, u dënua me 25 vite burg me Grupin e Deputetëve. Si u goditën pa mëshirë të gjithë pjesëtarët e familjes së tij, arratisjen e dy djemve nga Shqipëria, vdekja tragjike e nënës në internim në fshatin Baldushk ku nuk kishte se kush ta varroste dhe peripecitë e pafund të familjes që vuajti plot 109 vite burg e internim…

Nga Dashnor Kaloçi/ 

81-vjeçari Hysen Tabaku, apo Ceni, siç njihet ndryshe nga familjarët dhe të gjithë miqtë e tij, me shtetësi amerikane, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1975, rrëfen për herë të parë për “Memory” historinë e tij dhe të familjes që nga burgosja e babait dhe nënës, torturat ndaj tyre deri sa treguan floririn, internimin e familjes dhe vuajtjet e tyre në fshatin Baldushk të Tiranës, vdekjen e prindërve dhe varrosjen e tyre në mënyrë tragjike në oborrin e shtëpisë, arratisjen e së motrës në Jugosllavi në vitin 1956, arratisjen e vetë Cenit në vitin 1975, pasi kishte bërë burgun e parë. Pasojat që ranë mbi bashkëshorten dhe dy djemtë që la në Tiranë, arratisjen e të vëllait, Engjellit, një vit më pas, arratisjen e vëllait tjetër, Yllit nga burgu i Fushë-Krujës dhe 28 vitet e tij të burgut deri te jeta e Cenit në SHBA, ku e ndihmoi për t’u stabilizuar ish-shoku i tij i ngushtë, Xhevdet Mustafa. Si u njoh ai me vajzën e re shqiptare, Gerta Qosja, me familje të arratisur nga liqeni i Shkodrës kur ajo nuk ishte më shumë se 3 vjeçe? Këto dhe të tjera histori tragjike dhe rrënqethëse do t’i ndiqni me poshtë në këtë intervistë të gjatë, që Cen Tabaku jep ekskluzivisht për lexuesit e Memorie.al.

Zoti Hysen, cila është origjina dhe e kaluara e familjes suaj dhe përse babai juaj, Ramazan Tabaku, i cili pas vitit 1944 mori një post të rëndësishëm në qeverinë e Enver Hoxhës, si ministër i Grumbullimeve, u godit nga regjimi komunist?

Origjina e hershme e familjes sonë është nga Tirana, por ne kemi banuar shumë kohë në Durrës, pasi kemi qenë familje tregtarësh. Në vitin 1939, kur u bë pushtimi italian i Shqipërisë, babai im, Ramazani, përkrahu forcat që akoma nuk ishin komuniste, por ishin forcat antifashiste çlirimtare kundër okupatorit. Babai im ka qenë një nga themeluesit e çetës së Pezës dhe i kishte miq të ngushtë krerët drejtues të saj, pasi Myslym Peza kishte qethur flokët e vëllait tim, e kishim kumbar. Kajo Karafili, (atentator dhe Hero i Popullit) gjatë kohës që ishte me Çetën e Pezës, u strehua disa kohë te shtëpia jonë, se u plagos nga duart. Babai në atë kohë e ka ngritur Pezën nga fuqia ekonomike e financiare, sepse ishte një idealist dhe patriot, që e donte shumë Shqipërinë. Në ato vite babai kishte një miqësi të ngushtë edhe me Shefqet Bejën, një patriot i madh, antifashist i bindur, i cili po ashtu si babai ynë, ka pas dhënë një kontribut të madh në financimin e çetës së Pezës dhe gjithë lëvizjes antifashiste në atë krahinë. Por të ndalem te babai im, Ramazani, i cili kishte shumë pasuri dhe në të njëjtën kohë bënte shumë propagandë për të fuqizuar forcat partizane. Kur ka qenë babai im në mal, ka qenë në të njëjtën kohë dhe bashkë me Rrahman Perllakun, Spiro Moisiun e Omer Nishanin. Kur erdhi çlirimi, babai kishte fuqi dhe mjaft kredibilitet në udhëheqjen e vendit të asaj kohe, kjo deri në vitin 1946. Në 1946-ën u bë reforma agrare e babai u dëshpërua shumë se pak para saj, ne na morën pasuritë, apo më saktë, na i shtetëzuan. Ne kemi shumë pasuri në rrethin e Durrësit, si në plazh, në një fshat që quhet Shkallnur, etj. dhe reforma na i mori të gjitha. Më 11 janar të vitit 1946, në një mbrëmje që bënë në hotel “Dajti”, babai bëri debat me Enver Hoxhën. Ndër të tjera gjatë asaj bisede, Enveri i thotë: “Ramazan, tani do të kemi shumë punë, se e formuam Republikën Popullore të Shqipërisë…”. Ndërsa babai i përgjigjet “Enver, atë punë mbaje për vete…, se unë nuk kam për të punuar më…”. Enveri i thotë: “Ti duhet të bësh diçka, se je vëlla dëshmori…”! (Në fakt, në familjen e babait tonë kemi një dëshmor, Abdulla Tabaku, por ai në nuk është vëllai i babait tonë. Për faktin se babai e ka rritur atë, e dinin të gjithë se e kishte si vëlla, por në fakt e kishte djalë xhaxhai. Abdullai pati një fat tragjik, pasi u kap nga gjermanët duke çuar municion në çetën e Pezës, u internua në Mat’hauzen, ku dhe vdiq nga torturat.

Të ndalemi te biseda e babait tuaj me Enver Hoxhën, ç’ndodhi më pas?
Pas bisedës me Enverin, babai ankohet te Myslym Peza duke i thënë se i është shtetëzuar toka dhe pasuria, por Myslymi nuk i jep asnjë shpresë se mund ta ndihmonte.

Pra, në një farë mënyre babai juaj nuk u pajtua me politikat e regjimit komunist të sapoardhur në fuqi asokohe, apo siç thuhej ndryshe, me Pushtetin Popullor…?

Jo vetëm që nuk u pajtua, por më keq, u zhgënjye shumë. Babait i ngeli hatri, (siç më ka treguar vetë kur kam folur me të vite më vonë), sepse nuk i donte jugosllavët dhe adaptimin e politikave ekonomike tonat me sistemin e tyre. Babai njihte mirë sistemin kapitalist perëndimor, pasi kishte bërë tregti me Italinë. Por mes popullit e udhëheqjes, asokohe ishte ndezur një zjarr dashurie, që babai nuk e konceptonte dhe nuk e suportonte dot. Unë kam qenë i vogël asokohe, por e mbaj mend kur turmat e njerëzve bërtisnin rrugëve të qyteteve në gjuhën serbo-kroate me parullën “Vëllazëri, unitet”. Babai përveçse ishte deputet, e kishin venë në një funksion, si biçim ministri i Grumbullimeve, por pa portofol. Në vitin 1947, babain e arrestojnë me të ashtuquajturin Grupi i Deputetëve, i cili kryesohej nga Shefqet Beja. Pas një periudhe të gjatë hetuesie tepër të vështirë, doli në gjyq me Grupin e Deputetëve dhe fillimisht e dënuan me pushkatim, por më pas ia falën jetën meqë ishte vëlla dëshmori dhe e dënuan me 25 vite burg. (Fotoja e babait tonë, Ramazan Tabakut në gjyq, ndodhet edhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë, te “Pavioni i Genocidit Komunist”).

Tek arrestimi dhe më pas dënimi i babait tuaj, a ka pasur ndikim debati që bëri ai me Enverin?

Patjetër, pasi nuk mund të arrestohej një deputet dhe një anëtar i kabinetit qeveritar të kryesuar nga Enver Hoxha pa aprovimin dhe miratimin e tij.

Sa vite burg bëri babai?

Babai bëri plot 15 vite e 7 muaj dhe u lirua në vitin 1962, kur sapo regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte prishur me Bashkimin Sovjetik dhe Tirana zyrtare ishte në një gjendje depresioni politik, pasi nuk po dinte se nga të orientohej. Dhe në këtë situatë u bënë disa falje dhe u liruan shumë të burgosur politikë, ku një prej tyre ishte dhe babai ynë. Gjatë vuajtjes së dënimit, unë kam pasur rastin të isha për shumë vite në burg, në një kamp pune me babanë, Ramazanin, në fushën e aviacionit të Rinasit, e cila është ndërtuar pothuajse e gjitha me djersën, kontributin e gjakun e të burgosurve politikë. Por po kthehem edhe një herë te viti 1947 kur u dënua babai, pasi inati i Enver Hoxhës nuk mbaroi vetëm me arrestimin e Ramazanit. Ndërkohë që babai ishte arrestuar dhe ndodhej në hetuesi, na arrestuan edhe nënën tonë, Sabrijen, të cilën e mbajtën plot nëntë muaj në hetuesi duke e torturuar që të tregonte se ku e kishim floririn e familjes sonë. Pas nëntë muajsh tortura, nëna nuk rezistoi dot më dhe i tregoi vendin ku ishte fshehur floriri i familjes dhe pasi erdhën dhe na e morën, vetëm atëherë na e liruan nënën nga burgu. Desha të shtoj se kur arrestuan nënën, na kanë arrestuar edhe ne të gjithë fëmijët e tyre; katër motra dhe tre vëllezër (Vera, Nevrezi, Dhurata, Drita, Hyseni, Engjëlli, Ylli) dhe na kanë mbajtur për shumë kohë të izoluar në hetuesi dhe burg. Motra, Nevrezi ka bërë katër vite burg dhe Dhurata dy. Edhe ne vëllezërit e tjerë u dënuam më pas me burgime dhe internime dhe po t’i mbledhësh të gjitha, në total ne si familje kemi bërë plot 109 vite burg dhe internim.

Mbasi u lirua nga burgu, si vijoi jeta e babait tuaj, Ramazanit? 

Babai u lirua në vitin 1962 pasi mbaroi 15 vite e 7 muaj burg dhe ndenji disa vjet te shtëpia që ishte si bodrum ku flinim ne. Vite më vonë, pasi isha arratisur nga Shqipëria unë dhe vëllai tjetër, Engjëlli, nënën, motrat e babain i hoqën nga Tirana dhe i internuan duke i çuar në fshatin Baldushk. Aty dhe vdiq babai në vitin 1982, pasi ishte i sëmurë nga vitet e gjata të burgut. Vdekja është vdekje dhe kur vjen nga Zoti nuk ke ç’i bën, por varrimi i babait tonë ka qenë një tjetër gjë mjaft tragjike dhe një moment tepër i dhimbshëm për këdo që mund ta dëgjojë, e jo më për familjen tonë. Pa e tepruar mund t’ju them se varrimi i tij ishte ndoshta edhe më i rëndë se vetë vdekja.

Në ç’kuptim…?!

Po kur vdiq babai aty në internim në fshatin Baldushk, në shtëpi ndodhej vetëm nëna, Sabrija dhe dy motrat, Nevrezi dhe Dhurata, pasi ne vëllezërit ishim të arratisur (unë me Engjëllin) dhe vëllai tjetër, Ylli, ishte në burg. Nëna ishte e sëmurë rëndë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte dot, ndërsa dy motrat e dobëta nga shëndeti nuk kishin fuqi që ta varrosnin babain. Pasi hapën një gropë, kërkuan se mos gjenin ndonjë dërrasë, por nuk kishin asgjë. Më pas me shumë mundime e kanë tërhequr babain zvarrë për këmbësh, derisa e kanë çuar tek gropa në cep të oborrit që do ishte dhe varri i tij.

A kërkuan ndihmë ato?

Siç më kanë treguar motrat vite më vonë, ato iu drejtuan për ndihmë një fshatari që po kalonte rastësisht aty pranë, pasi nuk bëhej fjalë që ato t’i shkonin ndokujt në shtëpi, qoftë edhe për ketë rast që po flasim, pasi nuk donin të dëmtonin njeri. Por dhe ai fshatari nuk erdhi, sepse ne ishim familje e deklasuar dhe ai në mos e ka ditur, e ka nënkuptuar, pasi nuk ishte normale që një të vdekur e përcillnin për në varr vetëm dy vajzat e tij dhe aq më pak në cep të oborrit të shtëpisë. Por duhet të kuptoni dhe të vëmë ngjarjen në kontekstin e kohës që ka ndodhur dhe kjo gjë asokohe si të thuash ishte e pranueshme për atë që i binte fatkeqësia. Regjimi komunist kishte detyruar që shqiptari-shqiptarin dhe vëllai-vëllain ta shihte me sy të keq. Po të kishe biografinë e keqe, njerëzit të largoheshin sikur të kishe murtajën. Kështu ka ndodhur dhe me familjen tonë.

Po kur vdiq nëna juaj?

Këtë desha t’ju them, se edhe kur vdiq nëna, Sabrija, me po të njëjtin ritual u varros. Dy motrat dhe mbesa e tërhoqën për këmbësh dhe e varrosën aty afër babait.

Po njerëzit tuaj të afërm nuk u lajmëruan as për vdekjen babait dhe as për vdekjen e nënës suaj?

Po, po u lajmëruan dhe lajmi shkoi edhe në Tiranë që ka vdekur, por nga fisi asnjë nuk shkoi ta varroste, me përjashtim të familjes së motrës, Verës. Pra, kishim mbetur vetëm. Ne si familje kishim arritur në atë pikë kritike, saqë ishim nën presion të vazhdueshëm të diktaturës së proletariatit, apo më saktë të Sigurimit të Shtetit që na ndiqte dhe na survejonte kudo. Por ka një ligj që studiohet në lëndën e Fizikës, që gjen zbatim edhe tek njerëzit. Që do të thotë ‘se kur diçka shtypet, ajo ka gjithmonë tendencë të ngrihet’. Kështu ka ndodhur edhe me një pjesë të atyre familjeve shqiptare që janë shtypur nga regjimi komunist, të cilët në një farë mënyre ose kanë reaguar në heshtje, ose kanë menduar dhe janë munduar që të largohen nga Shqipëria. Disa, ndonëse jo shumë, ia arritën të arratiseshin nga Shqipëria, e disa përfunduan prapë pas telave të burgut. Unë pata tendencën që të ngrihesha dhe pasi dola jashtë telave të burgut, më pas dola dhe jashtë atij burgu të madh pa tela që i thonin Shqipëri.(Memorie.al)

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi – Nga Mr.Isuf B. Bajrami

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Me gjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën- shkruan Jani Sharra-  rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”.

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.

Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t’i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”.

Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj.Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurte, “më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin”, domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislingë të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë.

Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revan, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke “që të bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne”. Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, “për t’i bërë masat e minoritetit t’i drejtojnë sytë nga Greqia”. Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se “ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi”. Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta “pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetesës midis fqinjëve me devizën : luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit “për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti”, “të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman”.

Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithatë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t’u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. “Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t’ia aneksuar Çamërinë Shqipërisë”. Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se “Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë”.

Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që “grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste…”. Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë”. Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim “për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s’mund të na ndajë”. Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me “kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar”.

Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj.

Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin Mininë në -3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:

  1. Çarmatimin e plotë ,
  1. Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri.

Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konsekuenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it.

Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.

Çamërisë dhe çamët gjatë Luftës së Dytë Botërore

Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetë që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentet gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se “ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”. Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propozimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it në azhurnim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”. Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher (Neubacher?).

Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar… Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë.

Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë.

Siç shpjegohet në dokument “ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë”. Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në ShBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të”.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë komprometues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentet diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë anti greke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se “Forca 399” kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan “me gjithë zemër me gjermanët”, por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur “Gjyqi i kolaboracionistëve”, i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- “pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kundër minoritetit shqiptar” hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç’vend patën gjermanët në gjenocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një “situatë grindjesh”. Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt “padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët”. Gjenocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se “Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944… Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë së padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet”. Madje këtë gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: “Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët”. Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentet e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën “Bashkimi” dhe pastaj edhe në “Pravda”, pohohej se “Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe fashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë. Aktet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit”. Pozitën e gjermanëve lidhur me gjenocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e komprometon më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.

Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim interesant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se “Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konsekuenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve”. Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar “një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi”.

Në këtë mënyrë, Palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve.

Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte “;dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekët. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike.

Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të nxitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqesin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t’i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.

Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të Çamërisë.

Përpara se Palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë “kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi reprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia”.

Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si “një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike”. Ndër të tjera në këtë raport thuhej: “Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje e përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekëve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme”.

Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë nga Shoqata “Çamëria” në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konsekuencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i referohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në këtë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre.

Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t’u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave për t’u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është notë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të cilën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që të ishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqendrimit në Filat dhe në Paramithi.

Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konsekuent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internacionaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa asnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj.

Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Franciskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke).

Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t’i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranoi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se “Qeveria nuk iu pret, sepse s’ka ç’tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri”. Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tyre ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i “vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon”. Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se “Në kohën e okupacionit nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të inkuadruar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore”. Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe “sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri”.

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik Mc Neil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje.

Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garantimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit.

 

Vendi i Lekës;15.09.2019

II – GJENERALI – Mёrgim politik 1946-1977 i Gjeneral Prenk Pervizit – KUJTIME – Pregatitun nga i biri LEK PERVIZI

 

 

Lamtumirё Atdheut

 

 

 

Nё atё fillim shtatori 1946, im atё vendosi tё ndёrmarrё aksionin e tij pёr t’u largue nga Shqipnia. Zarët ishin  hedhun. Një të vendosun, një të veprue. U nis nga kulla e Nikoll Llesh Gjokёs, ku u pёrshendet me ato njerёz besnikё qё e kishin mbajtё tё strehuem  dhe e kishin mbrojtё aq mirё. Ai mori me vete ma tё madhin e tre vllazёnve, Llesh Nikoll Lleshin,  e kaluen në Lestër të shtëpia e Gjin Pjetër Hidrit, nip i tyne, prej ku kontrollohej gjithë rruga, nga Laçi e tutje. Aty qëndroi një javë, për ta marrë vetën mirё nga jeta e malit. Tue gdhi dita e  5 shtatorit, u nis me Lleshin, vesh si kurbinas dhe me një palë hebe krahaqafë, ku kishte veshjën që i

duhësh për atë aksion e disa bomba dore. Nё brez  revolverin “Browning”. E morën rrugën në kambë, njëni pas tjetrit, Lleshi përpara dhe im atë pas tij, për një far sigurie, sa të kalonin  Zhejën e Mamurrësin, ku Lleshin e njihnin, përveç miqësisë edhe pse atje kishin disa rranjë ullijsh, ku vinte e shkonte për t’u përkujdesue për to.    Qarkullimi me makina atëhere ishte i rrallë, dhe lëvizje tё pakta. Kur arritën të Ura e Zezë, e lanë rrugën kryesore duke marrë rrugën e dytë që qonte drejt e në Tiranë, nga ana tjetër dhe jo nga Vora, që i binte ma gjatë. Në këtë drejtim ecnin plot fshatarë të tjerë, për pazarin e s’enjtës që mbahej në Tiranë.  Kështu të përziem me udhëtarë  dhe duke ecun rregullisht e pushue nga pak e duke ndezë nga një duhan, arritën pasdreke në afërsi të qytetit. Aty pushuen nën hijen e një peme deri sa u afrue mbramja,  ku im at u nda prej Lleshit tue e falënderue për gjithçka kishin ba për të,  e tue  sigurue që të mos shqetësohëshin,  sepse do t’ia dilte në krye asaj nisme. Ai kishte zgjedhë ditën e mërkurë. Atë natë  do rrinte te një familje mike, ku do t’informohej për ne,  që t’ nesërmen, e enjte e ditë pazari, të mund të qarkullonte  pa ra në sy.

Mbërriti të rruga e Pishës, e u ndal para derës së madhe të shtëpisë së Bedri Toptanit. Lёshoj njё vёshtrim pёrreth, asnjeri. Trokiti me dorëzën e hekurt. Nuk vonoi dhe dera u hap dhe u duk i biri i Bedriut, Saliu, që e njohu në vend dhe e bani me hy menjëherë duke i hedhun edhe ai një vështrim  rrugës mos kishte njerëz. Askush. Kur im atë hyni në dhomën e ndejës, aty gjeti zojën Nadiré me të bijën Denin, e djalin e vogël, Uranin, që fillimisht i kapi  frika kur e njohën. Im atë u përfal me to, që ishin shumë të emocionueme duke e pa të katandisun ashtu si fshatar, atë që kishte qenë një njeri i shquem e i nderuem, mik  i madh i familjës tyne. Si e morën veten nga tronditja, menjëherë u vunë në lëvizje për ta pritë e nderue siç duhej. Deni i përgatiti banjon dhe ia pastroi rrobat.

Zoja Nadiré,  shoqe e ngushtë e mamës sonë, mundohej ta përmbante veten, aq i kishte hy frika e pushtue emocioni. Megjithatë ia shtruen bisedës, dhe  im atë u informue se ku mund të na gjente. Unë punoja te libraria Kote-Pepo, ish libreria Marzoko në hymje të rrugës për në ish shkollën “Nana Mbretneshë”, ku vinte dhe Genci. Ndërkaq Saliu, dy vjeç ma i madh se unë, kishte dalë me kontrollue  përjashta dhe u kthye duke i qetësue të vetët se s’kishte pse të merakosëshin, askush nuk mund të dyshonte se në shtëpinë e tyne ishte strehue gjenerali Prenk Pervizi.  Për atë natë gjithçka shkoi mirë. Pritja e kujdesi  i miqve ishte në naltësinë e duhun. Im atë bani një gjumë të rëhatshëm, po në atë krevat ku kishte fjetun dikur, ku kishte banue do kohë, deri sa zuni një shtëpi aty afër. Miqësia me Toptanët ishte e kahershme dhe historike. Gjithashtu me familjen e Petrelëve, ku zoja Nadire ishte bijë. I ndjeri Bedri Toptani ishte vellai i Nanës Mbretneshë e bashkë me  Muratin, Avdiun, Fuadin dhe Refat Toptanin, ishin miq të  Gjin Pjetrit, e kishin bashkëpunue me të  në kryengritjen e Kurbinit.  Gjithë këto rrethana e banin atë vizitë kuptimplote, sepse vetëm aty im atë e dinte se do të gjente mirëpritje e besnikëri të madhe. Kaloi nata, dhe të nesërmën,  andej nga ora dhjetë, kur kishte fillue lëvizja e fshatarëve që vinin me ba pazar,  ai u nis prej rrugës së Pishës, i ra përmes pazarit dhe u shmang te rrugica që çonte drej e te libraria. Kur kishte mbërritë aty, ishte ndalue para vetrinës së librave në gjuhë të hueja, ku na kishte dallue mue dhe Gencin, që për fat ndodhej aty e po lexonte një gazetë. Këtu fillon ajo aventurё e rrezikshme.  Kur e pashë atë fshatar kurbinas, që po shikonte në vetrinën e librave të huej, thashë me vedi, ç’don ai katundar aty ?  Kur ja, katundari ngre kokën dhe mi ngul sytë. Baba ! Në çast ai ma ban me sy e kokë nga Genci e shkon drejt çezmzes përballë librarisë ku ulët, gjoja me pi ujë. Unë i kthehëm Gencin me za t’ultё:

– Genc, baba ! Te çezmja.

Genci e len gazetën e fill e në derë, ku rrin në pritje. Im atë kthhet e  kalon para tij duke i shushurit:

–  Më ndiq,  pesedhjetë.

Genci u kthye në librari dhe e përshëndeti zoti Llambin siç bante  çdo herë, për mos me ngjall dyshim. Pastaj iu qep babës mbrapa deri në kodrat e Saukut, pak përtej shtëpisë ku banonim. Gjithë këto veprime po kryhëshin nën hundën e spiunëve që rrinin vazhdimisht përtej rrugёs, t’ulun në murin e lulishtës pёrballё librarisё.  Apo nuk ishin mbledhë nja katër atë ditë,  por për fat po merreshin me fiqtë që ia kishin ble një fshatari në kalim.  Unë i kotrolloja nga libraria. Asgja. Në këtë ngjarje, ishte hera e fundit që unë e shifsha babën, si para vetrinës ashtu kur kaloi pranë librarisë me hebet krahaqafë. Guximtarëve u prin fati. Dhe vërtet ashtu po ndodhte.

S’vonoi nё çerek ore, kur ia behu nё librari Sali Toptani, krejt i shqetёsuem, qё m’u afrue te banaku e me kujdes mё pyeti, si shkoi puna.

I tregova me pak fjalё. Ai u qetёsue e me tga.

-Sa doli Prenka prej shtёpisё, unё me njё revolver nё xhep u nisa, nga frika mos i ndodhte gja, e dilte sikur ne besё time. Saliu tregoi kёshtu atё fisnikёri qё e nderonte familjёn e tij. E sigurova se im atё do tё strehohej shumё mirё dhe se do ta njoftoja pёr çdo gja. Ai u largue i qetёsuem.

Tani tё kthehёmi nё ngjarjёn. Si shkoi puna ma gjatë ? Një aventurë e vërtetë, subjekt për film.Te kodrat e Saukut, ku u takuen pas disa pemëve e ferrave, jo larg nga banesa ku rrinim,  im atë dhe Genci sajuen planin e veprimit. Duhej gjetun nje strehim, sepse tek ne nuk ishte e mundun. I vetmi vend do t’ishte te shtëpia e Llesh Gjeçit në Sauk, nja 100 metra përtej Pallatit Brigatave. Vërtet se kishte plot roje, por ato ishin në shërbim të Pallatit. Banesa ishte e izolueme, me një kopsht të madh përpara. Por për këtë punë duhej takue Ndou djali i madh  i Lleshit, që punonte pranë ATSH, si daktilograf. Ndou ishte shok e mik i ngushtë ynë. Familje mirditore, ku besa ishte e shejtë. Genci i thotë babës të priste aty nën hijën e disa ullijve, deri sa të kontaktonte Nduen. Kështu u veprue. Genci shkon e takon Nduen të cilit i thotë si qendron puna. Ndou menjëherë pranon, por nuk mund të lëvizte prej aty para orës gjashtë. Largimi tij mund të binte në sy. Genci të priste te libraria, ku ai do të kalonte me e marrë për me shkue  me takue babën te ullijtë, pastaj fill e te shtëpia e tij. Ky ishte një sukses i madh. Gjetja e  strehimit ishte gjysma e punës. Askush nuk mund të dyshonte se Prenk Pervizi, ndodhej aty, për deri sa kërkohej ditë e natë në Skuraj e rrethina. Po im atë ç’bante gjatë kësaj kohë ?  Duke prit aty, i shkon mendja mos vall mund të mësynte Qazim Zymën  ish majorin e gardës, mik i tij e njeri i ndërshëm. Se nga i erdhi ai frymëzim zoti e di. Ndoshta nga fakti që ajo banesë ishte krejtësisht e izolueme e larg banesave të tjera, aty përballë stadiumit. Paraqitet para shtëpisë së majorit, dhe therret alla shqiptarshe:

– O i zoti i shtëpisë, a doni qymyr ?

Zoja e majorit, Nuria del në verandë, që baba e njihte mirë.

–  Hej, shoko, ç’kërkon këtu, kush të thirri ?

–  Mirëdita zojë. Unë prodhoj qymyr të mirë, dhe e shes me leverdi. A doni të ju bie një sasi ?

Zoja Nurie e kishte shikue me çudi fshatarin. Ç”za që paska, sikur e  kishte dëgjue diku.   Por e nervozueme për shqetsimin i foli vrazhdë:

– More shok nuk te ka kërkue kush qymyr që vjen e na shqetëson në pikë të zhegut.

–  Me falni zojë. Ditën e mirë,  ia kishte kthye baba, duke u largue.

Ndërkohё, aty afër, pranë rrugës Elbasanit, banonte Marta Doda, kushërina e mamës por edhe e babës, me të cilën ishim lidhë me miqësi të madhe. Marta banonte vetëm me vajzën e saj Frida.  Ajo njihej edhe si Marta e Preng Pashës, sepse Preng Pasha (Preng Bib Doda), që s’kishte fëmijë dhe e kishte mbesë,  e kishte marrë si bijë në shpirt. E kishte shkollue jashtë shtetit, në Francë e Itali.  Grue intelektuale, me përvojë të madhe jetësore, e lidhun me miqësi të madhe me Francën, qyshë në kohën e Preng Pashës. Vazhdimisht në kontakte e vizita me Ambasadën e Francës në Tiranë, që e kishte nja 100 metra ma larg, përballë Ambasadës amerikane. Shtëpia e saj ishte një muzeum i vogël sendesh antike të trashëgueme nga Preng Pasha.  Ajo kishte qenë e martueme me doktor Sadedinin me të cilin kishte atë vajzë, por ishte nda prej tij. Në këto kohë doktori kishte ra n burg i denuem 10 vjet prej komunistëve.

Nanë e bijë e pritën babën gjithë t’emocionueme e nuk i përmbanin  lotët, kur e panë ashtu të transformueme në  fshatar. Ai u tregoi se ishte nisë me kalue jashtë shtetit, dhe a do t’ishte e mundshme me njoftue Ambasadën franceze, se mos gjente mënyrën për me e nxierrë me anë të trupit diplomatik.   Qendroi aty sa me pi një kafe sade e thithë nja dy cigare “Kamel” që shitëshin në dyqanin e valutës. U largue pa ra në sy, që nuk kishte kalimtarë dhe u kthye te ullijtë ku Genci i kishte thanë me prit. Por aty nuk e ndjente veten te qetë, se qarkullonin mjaft ushtarë të mbrojtjës e disa kishin ardhë edhe aty nën hijen e ullijve. U çue dhe drejt e te shtëpia e Llesh Gjeçit, ku e priti lehja e një qeni, dhe duel vetë Lleshi te dera. Im atë i thirri nga sgara e kopshtit:

– A pret miq or Llesh Gziqi ?

– Hajde burm or burrë !

Kur baba u afrue me u përfalë me të, Lleshi e njohu :

–  Ti zoti gjeneral ? Mirësevjen në shtëpinë time,  e i prini brenda, ku u prit si një mik i nderuem. Zunë vend  me Lleshin në dy anët e oxhakut tuj ia shtrue muhabetit me raki, duhan e kafe, për shtatëpalëqejfe. Robt e shpisë u mobilizuem për këtë mik të rrallë, në një kohë aq të frikshme. I biri, Gega, rrinte si roje për çdo rast.

– Je i mirëpritun zoti Gjeneral, dhe mos u shqetëso fare, se pushkë, fishekë e bumje kemi boll. Apo nuk jemi veç 100 metra larg Pallatit të Brigatave, plot roje t’armatosuna deri në dhambë.

Dy miqt e ndjenin veten rehat me zotin, sikur s’kishte as një lloj rreziku që t’u kanosej.  Ndërkaq Ndou që kishte mbarue punën erdh deri  te libraria ku e priste Genci dhe së bashku u nisën për në Sauk. Kur mbërritën te ullijtë, s’gjetën njeri. E kuptuen se baba e kishte msy vetë shtëpinë e Lleshit. Si arritën atje, mbasi Ndou u njoh dhe u përfal  me babën, e shtruen çeshtjën. Problemi ishte se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për me arrit deri në kufinin grek, përveç ndonjë shoferi besnik. Pra duhej gjet një nga ish shoferat e tij, që punonte me makinë,  që ta përciellte deri në kufi. Dolën dy emna, ai i korçarit  Llazi Sterjo, dhe i dibranit Qemal Lika, që punonin akoma si shoferё.  Llazi vinte e shkonte nga Korça e takohej vazhdimisht me ne. I binte me kalue rrugës Elbasanit, e nganjëherë  ndalohej te libraria, ku zakonisht me gjente mue dhe me merrte me më qeras në ndonjë pastiçeri. Unë isha ma i vogli i familjës, dhe me Llazin kisha udhëtue disa herë për punë e për qejf. Llazi asokohë flinte në shtëpinë që kishim zanë me qëra, në kodrën e Fuad Beut. Im atë vendosi për Llazin,  që e bante vazhdimisht rrugën e Korçës dhe e njihte atë zonë kufitare. Po ku me e gjetë Llazin ? Kjo punë m’u ngarkue mue që të kisha kujdes mos e shifsha tue kalue aty së pari me kamionin e kuq Fiat 26, i vetmi që punonte atë rrugë. Kamioni ishte i familjës Demir Alizoti, që bante  transport mallnash për hesap të tregtisë shtetnore. Kaluen tre dit e Llazi nuk dukej gjëkundi. Ditën e tretë që unë kisha dalë për një porosi të zotit të librarisë e po ecja në rrugën e sahatit, me kalon një kamion aty pranë e dëgjoj një za që therret emnin tim : Leka… Leka!  Llazi ! Makina ndalet disa metra ma tutje. U përqafuem.

Menjëherë e njoftova për babën. Ai, në vend që të friksohej, u gëzue së tepërmi.  I tregova dhe se ku gjendëj.

– Do ta takoj patjetër. Por me duhet me shkue me shkarkue mallin, pastaj shifemi me Gencin në ora tetë te Kafe Sahati.

Kështu ndodhi  dhe bashkë me Gencin drejt e në Sauk, ku ai u përqafue me komandantin e dashtun. Nuk përshkruhet emocioni e mallëngjimi i tij. Llazi ishte një njeri shumë zemërmirë dhe i dashtun. U shtrue problemi e Llazi e mori përsipër pa hesitim. Veç i duhej të bante një rrugë me mall për në Korçë dhe vetëm pas tre ditësh ishte në dispozicion.  S’mund ta merrte nё kёtё rrugё se kishte njerёz qё shoqnonin mallin. Ashtu u la. Gjatë atyne tre ditëve qetësi.  Qendrimi te shtëpia e Llesh Gjeçit i shërbeu babës me marrë vesh gjithë tmerret e terrorit komunist në Tiranë. Gjithë kolegët e miqt e tij, ushtarakë e civilë, personalitete e figura të shqueme të shoqnisë shqiptare, një pjesë i  kishin pushkatue, të tjerë   toturue e pllakosë  në burgje. Një katastrofë. Një absurditet.

Pas tre ditëve Llazi  kthehёt e me takon në Librari. Po atë mbramje fill e në Sauk me Gencin, ku u përcaktue plani. Por komandanti i tij duhet të dilte diku në rrugën  e Elbasanit. Kjo punë u zgjidh me anën e një mirditori tjetër, Ndue Pjetri, mik i Lleshit e burrë besnik, që banonte të Mullini i Farkës, ku kalonte xhadja. Mirë fort. U trasferuen atje, natën përpara. Të gjithë : Lleshi me të bijtë, Nduen, Gegën e Pjetrin, Genci dhe Ndue Pjetrin i zotin e shtëpisë. Të armatosun me pushkë, revole e bomba dore. Këto i kishte sigurue Lleshi që i mbante të fshehuna në shtëpi.  Nuk i dihej. Në mengjes herët vinte makina, dhe im atë duhej të dilte në rrugë me kërkue një kalim, si një xhaxho fshatar që po shkonte me takue djalin e tij ushtar në Korçë.  Banesa e Ndout ishte afër një reparti të forcave të ndjekjës e kishte lëvizje oficerësh që shkonin e vinin.  Doli drita dhe erdhi ora e caktueme. Fshatari del buzë xhadës në pritje. Oficerët që kalonin e përshëndesnin:

– Mirëmëgjes xhaxho, je nisur për te djali ushtar ? Mos u merzit se ka makina. Hajt udha e mbarë !

Po hiqej valle në gojë t’ujkut  siç do ta thoshte një kangë e mavonshme, por për tjetër kuptim. Kur ja nga kthesa poshtë duket turini i një kamioni të kuq. Llazi ! Fshatari ngre dorën. Makina ndalet.

– Për ku xhaxho ?

– Për në Korçë ku kam djalin ushtar.

– Hyp !

Kёto fjalё u shkёbyen se aty po kalonin disa ushtarё. Fiati i kuq 26 u nis me shpejtësi duke lshue pluhn mbrapa.  Miqt tanë që po e ndiqnin skenën nga larg morën frymë. Gjithçka po shkonte si s’ka ma mirë. Ndue Pjetri u poqi kafe e u shtroi rakinë për gëzimin e kësaj  punë që u krye pa pengesa. Një mrekulli.

Si shkoi udhëtimi ? Llazin,  që atë rrugë e bante vazhdimisht,  e njihnin gjithë postoblloqet qe ruhëshin akoma nga partizanë. Sa vinte makina e tij, dyreku ngrihej e  Llazi u hidhte dy tri paqeta  partizani  duke shkëmbye shaka me oficerin e rojës.  Kështu ndodhi edhe  kësaj radhe, me një shtesë, sepse  e pyesnin,

–  Po ky  xhaxhoja ku shkon ?

–  Ore,  po të takojë djali ushtar, e ku do shkojë ?

–  Udhë e mbarë !

Kështu arrtën pa telashe në Korçë dhe im atë e porositi ta çonte në Zemblak te shpia e Kullajve, ku kishte miqësi të fortë. Një t’arritun aty, ai shkon   drejt te dera e katit përdhes të shtëpisë. Ai e njihte mirë atë banesë. Ndërkaq dallon lëvizje  ushtarësh e oficerësh. Dera hapët dhe i del para një djal i Gani Kullës, që e njohu.

– Zoti gjeneral ku vete kështu ? A nuk e sheh ç’bëhet ? Ganiun e kanë pushkatuar dhe shtëpinë sipër  e kanë bërë komandë të forcave kufitare. Ne na kanë lënë poshtë he për he, por me siguri do të na heqin.  Largohu shpejt që këndej se je në rrezik. Shko në Bilisht ku e njeh mirë vendin. Vetëm atje mund të ia dalësh. Paç fat !

Llazit i kishte hy frika. Si shkon komandanti i tij ashtu esber midis oficerëve të sigurimit ?  Apo nuk i flisnin:

– He xhaxho, kërkon  djalin ushtar ?

Im atë i tha Llazit që ta çonte deri në zonën e Bilishtit afër rrugës së Kapshticës ose Folorinës. Ai e njihte mirë atë zonë ku kishte zhvillue  operacione ushtarake.  Djali i Gani Kullës  e kishte këshillue mirë. Aty do ta kalonte kufinin.

Llazi e ndaloi makinën në një kthesë, gjoja pёr njё difekt nё motorr. . Im atë kishte hypë në karocerinë e mbulueme ku kishte hequn teshat fshatare e veshun rrobat që kishte në hebet.  Kur doli para Llazit, ky u hutue. Xhaxhoja ishte kthye në një gazetar të huej. Me patallona kilote, këpucë me qafa me lidhëse. Bluzë të hirtë me xhepa. Dylbi e aparat fotografik. Çantë dokumentash. Kasketë. Syze dielli, që i hoqi e futi në xhepin e bluzës.

U përqafue me Llazin që nuk i përmbante lotët, duke i thanë:

– Mos u shqetëso Llazi, brenda dy orëve e shumta, unë jam matanë. Gjallë nuk më kap kush. Kam revolverin dhe disa bomba dore. Lamtumirë e të fala gjithë miqve që më dolën zot në këtë ditë të vështirë. Mi përqafo djemtë dhe nanën e gruen po mujte. Ndoshta vjen një ditë që të shifemi prap. Lamtumirë !

Kishte ra nata kur ai u nis nëpër shkurret e pemët. Ai u zhduk në  errësinë nga sytë e Llazit, i cili qëndroi aty në pritje që të kalonte koha e mos ndodhte gja. Për fat, nuk kishte qarkullim makinash, që asokohë ishin shumë të pakta në Shqipni. Ai i mori plaçkat fshatare dhe i futi në një gropë aty pranë, duke hedhë do shkurre sipër. Kot, si për inerci.

Kaluen dy orët pa ndodhun asgja. Atëhere ai mori rrugën e kthimit për në Korçë, ku atë natë nuk e zuni gjumi. Të nesërmën qarkulloi nëpër disa lokale mos dëgjonte gja. Hiç. Mori dhe një gazetë.  Asgja.  Kaloi dita dhe nata tjetër. Duhej të nisej për Tiranë. Para se të nisej u ul në një lokal ku porositi  një kafe e një fernet. Aty ishte një shok i tij i rinisë, i  cili iu afrue te tavolina e i  foli me  za t’ultë:

– Ore Llazi, a e ke marrë vesh ? Ai komandanti  yt, gjenerali Prenk Pervizi paskej dalë në Greqi. E tha mbramë  radio e Folorinës, ku kishte dhanë edhe një intervistë, e kishte folë zi e ma zi për qeverinë tonë.

–  Ashtu? Po habitëm fare. Po a nuk ke frikë që dëgjon radion greke?  Mos vallë mashtrojnë e genjejnë.

– Ik or burrë ! A jemi a s’jemi shokë. Ty po ta them, se jemi miq dhe e ke pasë komandant.

Llazi si mori lajmin fluturoi në Berat, ku takoi gjyshën tonë, mamën dhe Valentinin, të cilin,  nga burgu i Shkodrës e kishin internue në Berat. Ata u gëzuen së tepërmi, veçanërisht gjyshja, tashma 85 vjeçe, që gëzohej për shpëtimin e të birit.

Prej aty, Llazi erdhi në Tiranë, fill e në librari, ku më mori e më qerasi për këtë ngjarje tashma të shkallës lëgjendare.  Të gjithë  të gëzuem nga ky sukses, u mblodhëm të Llesh Gjeçi për ta festue me raki e meze. Kjo ishte pak a shumë  e gjithë ngjarja që u zhvillue nën hundën e sigurimit e te qeverisë komuniste.

Siç ndodh nё Shqipni qё çuditёrisht merret vesh çdo gja, u fol se kur Enveri  e mori vesh atё punё, kishte thirrë Koçi Xoxën, duke i folun  randë për këtë mungesë të madhe vigjilence.

– Si, or shoku Koçi,  të na kalojë Prenk Pervizi nën hundë ? Të shkarkohën gjithё oficerët e sigurimit  kufitar  të zonës Bilishtit. Maskarejtë ! E të shikohet e të kapën e dënohët ata që e kanë  ndihmuar e përkrahur.

Ky ishhte tregimi i arratisjes së Prenk Pervizit, që u përhap anëmbanë e u ba lëgjendë. Këtu mbyllet periudha kur ai jetoi e punoi në Shqipni.

Por do të kthehëmi pak mbrapa, për me tregue se kishte edhe të tjerë që ishin të interesuem e të vendosun për me e nxierrë babën  në Greqi.

Një prej tyne ishte ish shoferi shkodran Kol Prela, që kishte ba luftën e grekut me babën, ku im atë pas kapitullimi të Italisë e kishte marrë prap shofer n’ushtri me gradën kapter. Kola vlerësohej nga shoqnia si një ndër shoferë ma të mirë, sa që kur hypnë në fuqi komunistët,  udhëheqësit e morën si shofer të tynin. Ndodh që Kola udhëton për në Shkodër me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxën.  Gjatë rrugës duke bisedue, Koçi e pyet se ku kishte punue si shofer ma përpara.  Kola, pa hiç drojë, i përgjigjet se kishte qenë shoferi i Gjeneral Prenk Pervizit. Kishte ndërhy Enver Hoxha:

– Po si or Kolë nuk e hodhe Prenk Pervizin  në ndonjë humnerë ?

Kola ishte përgjigjë si pa të keq :

– Po ta kisha ba atë punë, ju nuk do të më kishi marrë  kurrë  n’e kurrës për shofer tuejin !

Sa i dhanë fund atij udhëtimi, e hoqën nga ajo punë dhe Kola mori një veturë dhe e punonte si  taksist. Këtë ndodhi na e tregonte vetë Kola, kur na takonte në Tiranë. Sa herë që  vinte me na pa, na kerkonte që t’i çonim fjalë babës në mal, së Kola  ishte i gatshëm me e përciell në Greqi.

– Përderisa kam vendosë  me hik vetë, pse mos ta marr dhe  gjeneralin ?

Ne nuk e kishim atë mundësi kontakti me babën në mal. Kështu Kola vendosi me ikë, dhe në një rast që përcolli disa fuksionarë të partisë për në Korçë, duke e njohun mirë terrenin e Bilishtit nga koha e luftës italo-greke, kishte gjet një vend afër kufinit ku kalone një perrue. Një ta kalue atë megjithë makinë, dhe rrugë pa rrugë kishte kapërcye matanë në xhaden e Folorinës ku kishte arritë shëndosh e mirë për habinë e grekëve se si kishe mundun me kalue ashtu  me gjith veturë  rrugё pa rrugё.   Ma vonë Kola ishte takue me babën në Greqi. Pastaj se si kishte ndodhun e ishte martue me një maqedonase, dhe kishte kalue në Maqedoni, në Shkup,  pa pasë trazime, ku kishte jetue e vdekë, i respektuem prej të gjithë shqiptarve që e njihnin dhe e respektonin  si shofer i gjeneral Prenk Pervizit. Të gjitha këto ne i morëm vesh kur dolëm në Belgjikë, prej ku unë shkova në Maqedoni i ftuem prej disa miqve e ku i mora vesh të gjitha  sa thashë ma nalt për Kol Prelën.

Se si im atë arriti të kalojë kufinin nuk kishte si ta merrnim vesh. Ma vonë, nëpërmjet disa personave që, të gënjyem nga propaganda komuniste, ishin kthye nga Amerika, na erdhen  lajme të ndryshme.  Nga ana tjeter im atë na kishte thane se për t’u marrë vesh me ne, do të përdorte  pseudonimin Aleksadër Rubin. Kështu ndodhi që pas njё muej n’adresë të zojës Marta, erdhi një kartolinë nga Praga,  dergue nga ky Aleksander Rubin, që uronte  Krishtlendjet dhe shkruente se ishte mirë me shëndet e me punë.  Në Pragë im atë kishte miqt e tij të vjetër, me te cilët ishte lidhë menjëherë. Me këtë kartolinë na linte me kuptue që të mos shqetësohëshim për të. Ai ishte i vetmi lajm që na erdhi prej tij. Sigurisht se çenzura komuniste nuk linte me kalue asgja, për familjet e përsonat që ishin në listat e zeza, të specifikuem si reaksionare e te prekun, aq ma keq t’internuem e të burgosun.  Sigurimi kishte dëpërtue kudo e kontrollonte jetën e sjelljet e njerëzve. Ata mburrëshin  se e dinin se ç’ziente nën kapakun e vorbës në çdo votër shqiptare.

Si thamë, për rastin e arratisjes së babës, u ba alarm e çeshtje në organet e  Ministrisë së Brendshme. Pati shkarkime në komandat kufitare. Në Zemblak të Korçës u arrestuen  e denuen  disa pjestarë të familjes Kulla, të akuzuem se e kishin ndihmue arratisje e gjeneralit, mik i shtrejtë i Gani Kullës, të cilin e kishin pushkatue.  Faktikisht, Kullajt nuk ishin implikue  në atë arratisje. Por duke e ditun se im atë kishte miqësi të fortë  me Gani Kullën, kryetarin e fisit, me deshmitarë të rremë  e me  tortura, sigurimi  kishte krijue një  proçes fallso, ku një prej djemve të Ganiut hangri 10 vjet burgun e Burrelit dhe gjithë familja Kulla, burra, gra e fëmijë u internuen në kampet e ndrysme gjatë gjithë kohës së diktaturës. Mbi ta pëshonte dhe fakti se aty kishte pushue Mbreti Zog para se me dalë në Greqi më 8-9 prill 1939  ku ishte takue me prindin tonë, të cilit i kishte besue organizimin e kalimit të tij në Greqi. Pra Kullajt përsekutohëshin  edhe si një familje e randësishme zogiste.  Çeshtja e arratisjes se babës mbeti mister e u duk se u mbyll me aq. Kur papritun në muejin janar 1947, u arrestuen njeni pas tjetrit ata që ishin implikue në atë aksion: Zoja Marta Doda, Ndue Lleshi Gjeçi, vllai im Genci dhe shoferi Llazi Sterjo.  Si ndodhi kjo? Thjesht për një gabim trashanik të famulltarit të Tiranës, Dom Shtjefën Kurti, të cilit iu gjet në regjistrin e meshëve, shënimi : – Meshë për Prenk Pervizin, prej zojës Marta Doda, 200 lek.

Një t’u arrestue zoja Marta, dhe fill pas saj të tjerët. Hetuesia prej gjashtë muejsh në birucat e sigurimit bani të vetën dhe ata u dënuenme nga 10 vjet. Ata patën kurajon e vendosmerinë  mos me implikue askënd tjetër në atë punë, e kjo ishte nje meritë e madhe e tyne, që pësuen tortura mizore për të përfshi edhe të tjerë. Unë që shkruej, shpëtova kot, gjoja si tepër i ri për   me më besue,  sikur vllai im Genci  më kishte paraqitë,  e të tjerët po ashtu. Ndërsa unë isha kambë e kokë i përfshimë në atë ngjarje.  Ja pra ç’ban vendosmënia e shqiptarit, kur ia kërkon besa e burrnia.  Jo që, për arratisjen e babës kishte të tjerë që e dinin dhe kishin kontribue e deri dhe takue e bisedue me të. Si familja e Toptanëve, e mirditori  Ndue Pjetri. Asnjë emën nuk doli. Ky asht një rast unik, ku i gjithë aparati shtetnor e veçanërisht ai i Ministrisë Brendshme nuk qenë në gjendje me e diktue arratisjen e t’im etit, që për më tepër kishte qendrue ma se 10 ditë i strehuem në Tiranë, duke u tallë me vigjilencën e organëve të sigurimit  e duke kalue nën hundë e tyre,  siç ishte shfry vetë diktatori.

Ndërsa ne Kurbin, në Malsinë e Lezhës dhe në zonën e Mirditës kufitare me Skurajn, operativët u kishin thanë njerëzëve që kishin   lidhje gjaku me ne, se tashma, që Prenk Pervizi  ishte arratisë në Greqi i kishin shpëtue rrezikut t’arrestimit e denimit për shkak të tij.

Pasojat e kësaj ndërmarrje të guximëshme, ranë vetëm mbi ato të katërt që përmendëm. Ndërsa unë vazhdoja të punoja te libraria i pashqetësuem.  Një ditë shkoj me u qethë dhe me ra si berbër i radhës, dibrani Tomini, bërberi personal i tim etit. Ai me njohu dhe gjatë qethjës me tregoi se si e kishin denue dy vjet burg, ku  i kishte qëllue me ndejtë në një birucë me nja dy korçarë, me mbiemnin Bylykbashi,  që kishin hy si diversantë nga Greqia, të dërguem prej Prenk Pervizit.  Me porosi e letra dhe një shumë dollarёsh për ne, por i kishin diktue e kapë rob në kufi. Ata i kishin tregue se im atë rrinte ne nje hotel të Athinës, ku gezonte  respekt e nderime. Dhe se si ai, me shqiptarë të tjerë, si Muharrem Bajraktarin, Fiqri Dinen, Hysni Demën, Abaz Ermenit etj.,  merrej me organizimin e një ndërhyrje t’armatosun me rrexue regjimin komunist.  Këto ishin të vetmet informata që rastësisht na vinin, për si jetonte e vepronte im atë në Greqi.  Lajme të tjera erdhën nga një reportazh i gazetarit Aleks Çaçi, i cili kishte shoqnue një komison shqiptar për të asistue në marrjen ne pyetje te  arratisunve shqiptarë, bullgarë, rumunë e jugosllavë, nga një komision ndërkombëtar, ku ishte i përqafuem misoni anglez në Shqipni, Koloneli Meklin, kapiteni Julian Amery e koloneli David Smiley, që kishin ndejtë në mal me babën deri në fund te tetorit 1944.  Qeveria shqiptare paskej ndërhy që t’i dorëzohëshin  gjithë kriminelët e luftës (siç i quenin nacionalistët) që kishin gjetë strehim në Greqi e Itali. Komisioni vepronte si gjykatë, dhe i merrte në pyetje me radhë  t’arratisunit.  Kur erdhi radha e Shqiptarve, Aleks Çaçi, përshkruen nje nga një, si u morën në pyetje, duke theksue se si Bajraktari, Fiqriu e Hysniu, flisnin me anë përkthyesish.  Ndërsa Prenk Pervizi, i veshun  elegant, përgjigjej direkt vetë, e që në një rast i kishte ban me qeshë ato të komisionit anglo-amerikan që e mernin në pyetje. Edhe Abaz Ermeni kishte folun vetë pa përkthyes. Sigurisht se komisioni e refuzoi kerkesën e qeverisë shqiptare për dorëzimin e tyne. Këtë reportazh Aleks Çaçi e kishte nxierrë në gazetat “Zeri i Popullit” e “Bashkimi”,  si dhe e kishte botue në librin “ Përmes Greqisë Heroike”. Këto ishin të vetmet burime ku ne merrnim vesh ku gjendej prindi ynë e si jetonte e ç’bante.

Muharrem Bajraktari, Prenk Pervizi e Fiqri Dine  nё festёn e

Flamurit e tё Pavarёsisё, 28 Nёntor 1952, mes shqiptarve tё arratisur nё Greqi,

 

Duhet shtue se situata në Greqi në ato vitet e para ishte mjaft e trubullt dhe e pasigurtë, prej veprimeve të komunistëve që kishin nisun luftën partizane kundër qeverisë greke e kundër forcave aleate  të dislokueme aty, kryesish kundër anglezëve.

 

Në këto rrethana forcat komunsite kontrollonin disa zona të territorit, veçanërish ato në kufi me Shqipninë dhe Jugosllavinë, ku partizanët grekë hynin e dilnin sipas qejfit dhe furnizohëshin me armatime.  Kjo gjendje kishte qenë dhe ishte e rezikshme për shqiptarët që kalonin në Greqi, pse po të binin në duer të komunistëve, këta ua kthenin autoriteteve shqiptare, siç ndodhi me ministrin Koço Kota,  që e dorëzuen e i cili u denue 25 vjet e vdiq në burgun e Burrelit, që kishte ndërtue vetë kur ishte ministër i brendshëm në kohën e Zogut.  Në raste të tjera, ata shqiptarë që komunistët grekë ua dorëzonin forcave të kufinit, i pushkatonin ne vend pa gjyq.

Ky rrezik qendronte dhe mbi kokën e tim etit, dhe ai e dinte dhe na kishte thanë se do ta gjente mënyrën me i shpëtue atij rrezku, siç ndodhi, që nuk pati ndonjë telashe në atë drejtim.

Kampi i Tepelenёs, qё jepёt nё kёtё vizatim tё Lek Pervizi, qё e pёrjetoi vetё atё kamp me familjёn e me mija tё dёnuem tё tjerё.  Ky ishte kalvari qё pёsonte familja Prenk Perviizit   dhe  tё tjera familje tё patriotёve shqiptarё.

 

 

 

Kalvari i familjës

 

 

 

         Siç dihet, përsekutimi i familjës sё Prenk Pervizit,  kishte nisun qyshë me shtator 1944, me djegien e shtëpive ne Laç e në Skuraj dhe  qendrimi  i fshehun në mal. Në shpëtuem mirë pa na diktue se do të na kishin eliminue në vend. Por mbas dorëzimi tonë mё prill 1945,  filluen masat e internimeve për ne dhe për të gjithë familjet që kishin njerëzit e tyne t’arratisun në mal ose jashtë shtetit, të cilëve u kishin vu vulën e anmiqve të popullit, kriminela e tradhtarë. Kështu masa e internimit ra mbi mamën dhe gjyshën, që i çuen fillimisht në Lezhë, bashkë me familje të tjera tё cilesueme armike e reaksionare. Unë e Genci shpëtuem kot, pse ishim në Tiranë dhe nuk e çoj kush zanin kundër nesh.  Ndërsa vëllai madh Valentini i sapo ardhun nga Italia u arrestue e u burgos në Shkodër qysh me dhjetor 1944, si bir i Prenk Pervizit, në shtetrrethimin që Mehmet Shehu kishte vendosë në atë qytet. Nga Lezha mamën e gjyshën me të tjerë i internuen ne Berat, që ishte caktue si qender internimi e ku u vendosën familjet ma të randësishme të veriut : Gjomarkaj,  Pervizi, Bajraktari, Dine, Dema, , Kaloshi, Ndreu,  Kolaj,  Melyshi, Mirakaj, Merlika, Kupi, etj. Ku mbas do kohë internuen edhe Valentinin.  Unë e Genci mbetëm akoma si të lirë deri kur Genci përfundoi në burg, për pjesmarrje në arratisjen e t’atit. Kisha mbetun vetëm unë, që kërkoja të mbijetoja në Tiranë, dhe përpiqësha me hy në jetën normale, që ishte vazhdimi i shkollës së ndërpreme prej dy vjetësh. Një mirënjohje e veçantë i shkon qiftit korçar Llambi Kote dhe Vrisidha Pepo që më pranuen e mbajtën në librarinë e tyne, që me vlejti si një mburoje. Si dhe të zotët e shtëpis ku banoja, Qazim e Nurie Zyma, që ndonse u banin presion, nuk pranuen kurrë që të më qitnin prej banesës e nuk me morën kurrë qera. Mirenjohja asht gjaja ma e çmueshme e njeriut.

Nuk më pranonin në asnjë shkollë, dhe disa  herë që arrita të regjistrohëm më refuzuen që ditë e para, si ne Liceun Artistik ashtu ne një shkollë ekonomike dhe ne nje kurs gjeometrash. Por pas prishjes me Jugosllavinë, të gjitha fajet iu ngarkuen asaj, dhe keshtu u la një frymëmarrje për nxanësit e familjeve reaksonare qe nuk ishin pranue ose ishin përjashtue. Së pari arrita të vazhdoj gjimnazin natës, Qemal Stafa, në sajë të piktorit prof. Abdurrahim Buza, nëndrejtor, mik e admirues i prindit tim. Kështu u pajisa me një dokument shkollor, që nuk kisha si ta sjellja prej shkollës sim të Romës. Ndodhi që Liceu  Artistik “Jordan Misja” i ripranoi përsëri nxanësit që kishte përjashtue me cerimoni, duke i rrahun. Unë mora zemër dhe u paraqita në konkursin paraprak që ishte shpallun, ku fitova dhe  u pranova. Ndersa gjithe njerëzit e familjës edhe të mbarë fisit ishin mbyllun në burgje e kampe internimi, isha i vetmi që akoma vegjetoja i lirë, por gjithmonë si mbi gjemba.  E ndodhi që edhe unë u arrestova më maj 1950 e drejt e në kalanë mesjetare të Porto Palermos, me gjithë vellain e madh Valentinin, si në Shpellën e Polifemit, por pa një Uliks që të na nxierrte prej andej. Prej aty në Tepelenë, ku u bashkuem me mamën.  Gjyshja kishte vdekun, e semunë e plakë 90 vjeçe, me emnat tonë e të birit në gojë. Aty lexohej për çdo mbramje gazeta, prej së cilës morëm vesh gjyqin e Hamit Matjanit, ku ai fliste pёr  Prenk Pervizin dhe  kishte pasë punë me të. Gjenerali,  sipas Hamitit, jetonte ne një hotel llukzos t’Athinës. Më 1954 kampi i Tepelenës mbyllet dhe gjithё  t’internuemit vendosën ne rrethin e Lushnjë në disa kampe që ishin edhe sektorë të fermës Bujqësore 29 Nëndori, ku t’internuemi u caktuen me punë të detyrueshme në fushat e bujqësise e në sektoret e ndërtimit.

Në këto rrerthana jeta duhet të vazhdonte, dhe shpresat për shpëtim ishin të pakta, kështu që t’internuemit filluen të krijojnë familje e të martohen mes tyne. Edhe vëllai im Genci që ishte lirue pas dhjet vjet burg, u martue me nje vajzë t’intenueme, e bija e Llesh Marashit,  e radha me kalonte mue. Ndersa Valentini e kishte gruen e vet në Itali, prej së cilës i vinte ndonjë kartolinë, se letrat nuk kalonin dot. Ne këto kushte une u njoha me një vajzë të re t’intenueme që pothuej ishte rritë në mesin tonë qysh kur ishte një fëmi në kampin e Tepelnës, ku e kishin mbyllun me t’amën qyshë në moshën e njomë katër muejshe. Duke qenë se në atë kamp ra një semundje e randë epidemike në formë kolere, shumë fëmijë e pleq vdiqen, dhe ajo vetë shpëtoi kot dhe duke qene se e ama, Zorka,  ishte malazeze, iu ngatërrue emni dhe bebe ketu e bebe atje,  e i mbeti emni Beba. Emni i vërtetë  Gjuliana, doli kur mbushi 15 vjeç dhe u pajis me letër njoftimi. Por emni Beba nuk iu hoq ma dhe kështu e  njihte e gjithë shoqëria. Ndodhi që në u afruem, u deshëm dhe u martuem, ku u bamë me tre fëmijë, djem.  Vellai, Genci, martue me të bijën e Llesh Matashit, Albina, u ba me katër djem e dy vajza. Keto ishin rrethana të diktueme nga gjendja e pa shpresë,  ku  pas vitit 1958 të iinternuemit filluen të martohën midis tyne. Sidoqoftë  internimi nuk na hiqej nga kurrizi. Në këto rrethana ne patëm edhe humbje njerëzore, si gjyshja 90 vjeçe në Tepelën më 1950, mama 77 vjeçe në Pluk të Lushnjës, më prill 1977, baba 80 vjeç  në Belgjikë më shtator 1977, një femijë e Gencit më 1960. Genci 63 vjeç në kampin e Gradishtës  më prill 1989. Në Tepelënë kishin vdekur edhe disa kushrij tonë, Gjin Pali, nip i Gjin Pjetrit, e shoqja e kushrinit Preng Lleshit (vra në mal), me të bijën më 1948 në Berat dhe dy  gra të kushrijve  në Tepelenë me dy fëmijë të tyne. Pastaj tetë burra u vranë në përpjekje në mal. Me dhjetra të tjerë, kushërij tonë, të burgosun. Gjhithsejt 23 viktima. Një katastrofë. Ky ishte haraçi ose ma mirë me thanë, flijimi  që i bahej idhullit të komunizmit nga familja jonë.  E pamë t’arësyseshm të paraqesim shkurtazi se si u trajtue familja e  Prenk Pervizit, pa i pasë ba asnjë të keqe askujt, krejt të pafajshëm.

 

Shtëpia “kulla” e Prenk Pervizit në Laç, qё u grabit dhe u dogj nga njё brigatё komuniste partizane  mё shtator 1944,

foto ne gjendje tё rindertueme mё 2002.

 

 

 

Si  vinin lajmet

 

 

 

Ne nuk do të kishim marrë vesh asgja për prindin tonë kur ai kaloi në Greqi, por ja që rasti i krijon mundësitë, dhe asht më të vërtet  për t’u çuditë.

Siç ishim të mbyllun në kampet e Tepelenës, Porto Palermos, Shtyllazit e Kuçit të Vlonës,  ku nuk kalonte asnjë fjalë nga jashtë, ne, as që mendonim se do të na vinte ndonjë lajm prej tij, dhe jo ma me marrë vesh se si asht me shëndet,  ç’ban e si e kalon, me kë rri, ku udhëton e shkon, etj.etj.

Kur na transferuen në kampet e  Lushnjës, kontakti me njerëzit ishte ma i mundshëm.  Ma e bukura ishte se shefi i degës i Lushnjes, koloneli Nuçi Tira, kur na mblidhte çdo tre muej në kampin e Savrës për me na mbajtë konferenca, nuk kishte rast pa përmendë babën tonë, duke tregue se si ai punonte kundër vendit e bashkëpunonte me anglo-amerikanët, duke ba nje jetë luksosze mes Athinës. Se si kishte shkue në Itali, ku ishte krijue Komiteti Shqipëria e Lirë, e takohej me kriminelët e tjerë si Zef Palin, Muharrem Bajraktarin, Mehdi Frashërin, Ernest Koliqin,  Gjon Markagjonin,  e të tjerë. Prej fjalimeve te tij nё mbledhje tё tjera  morëm vesh ma në fund se si ai kishte kalue  ne Belgjikë dhe ishte fut në shërbim  të imperializmit amerikan e te Natos. Nuçi Tira siduket e kish pas njohun babën tonë që kur  ishte në Tiranë, në kohën e gjermanëve, ku kishte hy në punë në zyrat shtetnore, si agjent i  fshehun i komunistëve i lidhun me grupet që kryenin atentate. Ai kryente punën e informatorit dhe korierit. Për çudinë tonë dhe t’internuemve të tjerë  ai nuk shprehej me sharje. Ne një rast tjetër  ai e kishte përmendë si një ushtarak e gjeneral tё zotin por qe bani gabimin që nuk u lidh me partinë dhe kaloi në shërbim të anglo-amerikanëve.

Të gjithë çuditëshin, dhe ne ma tepër, për këtë përmendje të vazhdueshme  në çdo mbledhje që ai mbante me t’internuemit. Por erdhi koha kur Nuçi Tira doli në pension dhe ne nuk dëgjonin ma lajme të tilla indirekte  për prindin tonë. Ne ato kushte kur sa kishim dalë nga Tepelena dhe nga Kuçi i Kurveleshit krejt të çoroditun nga ato izolime të mjerueshme, filloj epoka Hrushoviane, dhe u banë disa lehtësina, si lejimi i marrjës së pakove dhe dollarëve nga jashtë edhe për t’internuemit.

Kështu më 1960, na vjen një dokument postar ku duhej të shkonim në Durrës ku paskej ardhë një pako e madhe nga Italia n’emnin të nanës me një vlerë prej  20.000  lekësh. Lista e plaçkave, kryesisht veshmbathje, ishte e gjatë. E kuptuem se ishte dergue prej babës n’emën të grues së Valentinit  nga Bolonja. Si me ia ba ? Ne nuk mund të shkonim. Ku me i gjete paret ? Na dolën disa miq t’internuem që na ndihmuen, sepse parashikohej se plaçkat e pakos do ta nxirrnin e tejkalonin shpenzimin. Këtë punë e mori përsipër e shoqja e Lazër Radit që ishte e lirë, Vitore Radi, së cilës i leshuem nje autorizim  n’emën të mamës që figuronte pakoja, e cila  për shkak sëmundje nuk mund te shkonte vetë në Durrës. Pa permendun se ishte e internueme. Kështu ne e morëm atë pako, që ishte një mrekulli për ne, e u veshëm e u mbathëm si s’ka ku shko ma mirë, dhe shitëm disa plaçka për me shlye borxhin. U duk se keshtu do të kishim edhe ndihma te tjera, por nuk vonoi dhe u ndalue si marrja e pakove ashti  e dollarëve. Këto ishin pra disa forma nga ma të ndrysmet qe ne mernnim vesh lajme nga prindi ynë. Nuk mbaroi me kaq, në një letër që  i kishte ardhë një t’internuemi tjetër, jo aq në sy, shkruhej se si im atë kishte nisë dy pako të tjera, po aq të mëdha  nga Austria me anën e miqve të tij. Ato nuk erdhën kurrë sepse u bllokuen e konfiskuen në doganë nga organet e Sigurimit, që e kishin kuptue se kush i çonte. Nga një përson i lirë që kishte njerëz në Ministrinë e Brendëshme, dhe kishte respekt për familjen tonë, morëm vesh se në atë Ministri, ishin disa letra dhe fotografi të babës  që Sigurimi  i kishte ndalue e marrë nga  posta. Këto ishin ato raste që ne mundëm me pasë nje far lidhje me prindin tonë. Por ma e bukura do të vinte ma vonë. Diçka e pabesueshme. Një aventurë për film.

Duke qene se gjithë përmbajtja e librit i përgjigjet jetës dhe veprimeve të prindit tonë, duke kapercye mbi ngjarjet ku edhe ne vetë u përfshimë, që janë tregue në shkrime të tjera, do të flasim për kohën e qendrimit jashtë shtetit si i arratisun ose refugjat politik shqiptar. Patjetër se do të fillojmë nga qendrimi tij në Greqi, përsa kemi marrë vesh nga ata që i ndejtën pranë dhe bashkëpunuen me të.

Një nga keto ishte  Kapllan Bylykbashi, nga Devolli, i arratisun në Greqi që më 1945, që e njihte tim etin  dhe ishte takue me të shpesh. Bylykbashët ishin trima e besnikë, dhe me Prenk Pervizin  ishin lidhun fort. Disa prej tyne kishin hy në Shqipni si diversantë nën urdhnat e tij. Nja dy që i  kishin kapë i kishin burgosë.  Thuhet se pati dhe të pushkatuem prej tyne.  Ky Kapllani pasi ndejti 10 vjet në Greqi kishte kalue në Amerikë.  Atje qëndroi 20 vjet. Se se si dikush ia  mbushi mendjën të kthehej te familja në Shqipni, se nuk e gjente gjë e s’kishte kush punë me të, sepse gjendja ishte e qetë dhe Shqipëria lulëzonte. Ishin mashtrime të agjentëve të sigurimit.  Ndërsa Bylykbashët ishin pushtaktue, burgoisë e internue. Kështu ndodhi që Kapllani u kthye andej nga viti 1980.  Zhgënjimi i tij nuk mund të përshkruhet, mjafton të dihet se e arrestuen dhe internuen ne kampin e Gradishtës së Lushnjës, duke ia mbajtë edhe ato pak dollarë e plaçka që kishte sjellë me vete.  I shkreti Kapllan, që ia sollën dhe familjën aty  të detyruem me punue në bujqësi si të gjithë t’intenuemit e tjerë. Kishte ra nga tigani në zjarr ! Nuk kemi ndërmend të bajmë historinë e Kapllanit,  por ai kishte sjellë lajme si për babën tonë ashtu dhe t’arratisuni e tjerë që i kishin familjet e internueme në atë kamp.   Dihet se në Grandishtë ishin internue disa familje të njohuna të botës shqiptar, si e Prenk Pervizit, Hasan Dostit, Murat Kaloshit, Cen Elez Ndreut, Mustafa Krujës, Mirakaj, Demaj,  Kupi, etj.  Familje të tjera ishin në kampe të tjerë, si Savër, Grabian, Gjazë, Çermë etj.

Prej tij ne morëm vesh si e kaloi kufinin prindi ynë dhe si u paraqit në Greqi.  Kapllani kishte pasë rast të shoqnohej shpesh me të, dhe kishte ra biseda e arratisjës tij. Aq ma tepër që i kishte dalë besnik një Korçar si shoferi Llazi Sterjo dhe djemt e Gani Kullës në Zemblak. Korçarët kishin pse të krenohëshin.  Ja se ç’morën vesh nga Kapllani.

Atë natë kur ishte nda prej Llazit, që e kishte ndalë makinën aty pranë rrugës së Kapshticës, im atë kishte  ndjekë atë rrugë paraleshit i fshehun ndër shkurret deri afër Doganës, siç quhej posta e kufinit.  Aty kishte dredhue anash deri ne një pikë, ku kishte qendrue duke kontrollue lëvizjet e rojëve  kufitare  e duke iu afrue  dalë nga dalë vijës së kufinit, që ai njihte mirë dhe që pika kufitare e Doganës e ndriçuar i shërbente  si orientim.  Kur ishte sigurue mirë, kishte ndërmarrë kalimin, duke ecun për aq kohë sa mendonte se gjendej ne tokën greke. Dritat e Doganës qendronin shumë mbrapa tij dhe nga ana tjetër dukëshin dritat e fshatit grek Kristallopi që ai njihte mirë, sepse dikur aty kishte vendosë komandën  në kohën e luftës italo-greke.  Por ç’kishte bërë ?  thoshte Kapllani,  nuk ishte paraqitur gjekundi dhe kishte kalue natën bri rrugës së Folorinës deri sa kishte dalë drita.  Pse? Për arësye se qendronte rreziku me ra në dorë elementësh komunistë e ta pësonte si miku i tij Koço Kota, e të tjerë që komunistët grekë  i kishin pikasur e dorëzue shqiptarve.  Kur kishte dalë mirë drita, ai kishte kaluar në rrugën  kryesore duke ecur esber, me syze dielli, si nje gazetar i huaj.  Kishte ndeshun në ndonjë kalimtar që e pershendeste  me respekt, si turist ose gazetar  të huej.   Ndërsa ecte kështu, vjen një veturë nga pas e ndalët disa metra para tij, ku shoferi i bën me shenjë që të hypte, dhe i kishte folur nja dy fjalë italisht. Kjo i erdhi e papritun dhe e pranoi ftesën duke e falenderuar po italisht shoferin, i cili u gëzua pse italishtën e fliste disi dhe mundi të shkëmbente bisedën me të huajin, që doli që ishte një gazetar francez, Aleksandër Rubin. Kur arritën në Folorinë, ku im atë kishte qendrue do kohë kur përcolli Mbretin Zog, e falenderoi  shoferin  dhe shkoi te një bankë ku këmben në pare greke disa sterlina. Ai kishte edhe napolona florini, por paraqiti sterlinat qe te mos dyshonin, sepse dihej se napoloni përdorej zyrtarisht në Shqipni,  dhe shkoi  fill e ne një hotel ku zuni një dhomë për atë natë.  Ai kishte njё dokument njoftimi francez me emrin  Aleksader Rubin, qё e mbante pёr udhёtime “inkonjito”, qё kur ishte nё Itali, kur i binte tё udhёtonte pёr punё personale.  Pastaj vendosi të paraqitet në policinë e qytetit, pse ishte informue prej shoferit se aty nuk kishte elementë komunistë. Kur ishte paraqitun në atë zyrë me dokumentë që tregonin se si ai ishte nje gjeneral shqiptar që ishte arratisë prej Shqipnie, dhe kur kishte tregue edhe karvizitat e tre gjeneralëve grekë që e i kishin ba vizitë në Korçë, ato të policisë u sollën me respekt ndaj tij, dhe nuk vonoi edhe aty erdhën gazetarë nga radio e Folorinës, të cilët donin t’i banin një intervistë me atë  përsonalitet  të naltë ushtarak  që ishte arratisun prej një vendi komunist.

Për Folorinën ishte një lajm  sensacional. Sepse u mor vesh se Gjenerali kishte shoqërue  Mbretin Zog  në Greqi më prill 1939,  ku kishte qëndrue  do kohë në Folorinë.   Intevista u la për ditën tjetër, që t’i lejonin që të pushonte e të qetësohej.  Ai u takue edhe me autoritetet e vendin të cilët i treguen respekt e nderime. Mori vesh se miqt e tij gjeneralë, dy ishin vra gjatë luftës italo-greke në një bombardim, dhe i treti kishte vdekun.  Atë natë ai e kaloi në hotel, ku mundi ta marrë veten e të qetësohej. Të nesërmën mbrama ai dha intervistën në radion e Folorinës, ku lajmi shkoi edhe në Shqipni. Babai, juaj, tregonte Kapllani, nuk i besonte shumë grekëve, dhe për sa mori vesh, aty përreth qarkullonin grupe partizanësh komunistë. Për t’i ikur çdo rreziku ai u largua nga Folorina e drejt e në Athinë me një autobus udhëtarësh. As në  Athinë nuk u paraqit gjëkundi, por zuri edhe aty një hotel të mesëm, si gazetar francez, me emnin Aleksadёr Rubin. Ai e kishte marrë vesh se qeveria shqiptare kishte kerkuar dorezimin e kriminelëve të luftës (siç i quente t’arratisurit), dhe donte të sigurohej nga çdo e papritur. Zuri miqësi me hotelxhiun, që dinte pakëz frëngjisht, i cili  ishte një  njeri i mirë dhe  antikomunist.  Ndërkaq prindi juaj merr vesh se në Athinë kishin ardhur ato të komisionit për shqyrtimin e çeshtjës së t’arratisurve nga Shqipëria,  Bullagaria, Jugosllavia e Rumania, që mbahëshin në në qendrёn e refugjatëve “Haxhi Qiriako”   aty në Athinë.  Ishin miqt e tij të malit, koloneli Meklin, koloneli David Smiley e kapiteni Julian Amery.  Ai, nuk shkoi t’i takonte, por u kishte shkruar një letër drejt në adresën e qendrës n’emër të kolonelit Meklin. Nuk kaloi java dhe para hotelit u ndalën dy  xhipsa, prej ku zbritën disa ushtarakë anglezë.  Sa hynë në hollin e pritjës, ku Prenka po rrinte e po pinte kafe,  e njohën prindin tuaj dhe u përfalën përzemërsish me të, nën sytë e zgurdullar të pronarit.  E morën menjëherë me vete. Kështu mori fund aventura e prindit tuaj për arratisjën në Greqi. Ai u detyrua të vepronte kështu për t’i ikur çdo rreziku të mundshëm.  Por babai juaj me tё cilin zuna njohje tregoi se si pas disa ditësh ishte kthyer te hoteli, ku e kishte falënderuar pronarin për sjelljën e mirë ndaj tij. Pronari nga ana e tij, ishte inatosur e zemrue  pse nuk i kishte treguar se kush ishte, se ai do ta kishte mbajtur si mik të nderuar.  Tregimi i Kapllanin nuk mbaroi me kaq. Ai kishte shtue, se si pas do kohë, një ditë prej ditësh  nё kampin “Haxchi Qiriako”  ishte paraqitun një zotni grek, pasunik i madh dhe i lidhur me personalitete tё larta te shoqeris greke. Ai kishte kërkue të takohej me gjeneralin  shqiptar Prenk Pervizi.   Kur babai juej ishte gjetur para tij, vazhdonte Kapllani, nuk e kishte njohur  dhe ishte çuditur pse e kishte kërkuar ky zotni i panjohur.  Greku i ishte përgjigjur që e shoh se ti nuk po me njeh, por jam unë që të njoh mirë.  Si qendronte puna ?  Ky njeri  në kohën e Zogut, paskej qendruar disa kohë në Shqipëri, për bisnesin e tij si argjëndar, ku kishte blerë shumë gjëra të çmueshme, xhevahirë, margaritarë, unaza me diamantë, e te tjera sende të vlefshme, me çmim shumë t’ultë. I kishte mbushur valigjet plot, por ishte puna si të  kalonte doganën  pa e kontrolluar.  Drejtohet fill e te babai juaj që ishte komandant i qarkut Korçës, ku  ia qan hallin, qe kishte ble disa mallna tregitie me vlerë dhe kishte frikë se ia ndalonin shqiptarët se për grekët nuk kishte problem.  Babai juaj i pergjigjet se nuk merrej me asi  punësh.  Ai ishte nje komandant i ushtrise e nuk përgjigjej  për doganën.  Greku i kishte thënë, se ashtu është, por ishte dhe ana tjetër, se emri tij njihej në gjithë Shqipërinë. Ai nuk kërkonte tjeter veçse një copë letër me firmën e tij, ku të shkruhej, të lejohet kalimi i këtij  personi me plaçkat që ka. Kaq. Mirë, i kishte thënë, po ta bëj qejfin, por se sa të vlen nuk përgjigjem.  Ato të doganës sa kishin pa firmën e Prenkës  e kishin lënë të kalonte menjëherë. Me ato valixhe ai e kishte zgjëruar tregtinë e tij e ishte bërë milioner e personalitet i Athinës. Ai ishte i lidhur me figurat  me tё larta tё Greqisё deri dhe me vete mbretin. Gezonte besimin e tyne e kishte influencё  tё madhe nё qeveri.   Ai e nxori Prenkën prej aty  dhe  mori përsipër gjithë shpenzimet për jetesën e tij  midis Athinës, ku e kishte vendosë ne një hotel lukzoz, duke ia siguruar të gjithë nevojat materiale.  Sa që e quente si vëlla. Nga ana tjetër duke e perkrahur ne aktivietin e tij politik, me shpenzimet qe ato punë kërkonin. Deri dhe udhёtime nё Itali qё tё takohej e bashkёpunonte me patriitёt e tjerё shqiptarё. Unë u largova pas 10 vjet vjet, më 1955, për në Amerikë, e nuk di tjetër për të, veçse dëgjoja se shqiptarët e respektonin dhe e nderonin.  Mora vesh pastaj se si kishte kaluar në Belgjikë, dhe për vdekjen  e tij atje.   Kështu në ato kondita na erdhi një tregim ma i shkoqitun se si ai kishte kalue kufinin në atë natë dhe si ishte paraqitë.

Sipas dёshmisё sё t”arratisurit Zef Luka, Prenk Pervizi, qё jetonte nё njё hotel lukzos tё Athinёs,  kishte njё zyrё nё kampin e Haxhi Qiriakos, ku vinte herё pas here. Ai merrej me  organizimin e caktimin  e njerёzve qё do tё hidhёshin si diversantё nё Shqipni, nga Greqia ose Italia, siç  kishte ndodhё  me vetё Zef Lukёn, njё ndёr diversantёt ma tё njohun  qё kishin veprue  nё Shqipni.

Siç e përmendëm për pakot e ndalueme nga Sigurimi, që ishim lajmërue nga një përson tjetër, të cilin e kishte njoftue babai, pati dhe raste te tjera ku na vinin te falat e tij. Një here i kishte ardhë një letër djalit të Muharrem Bajraktarit, Gencit, ku i shkruente se familja e Prenk Pervizit mos të bahej merak se ai i rrinte pranë e kujdesej për Prenkën  për çdo gja. Edhe grueja e Valentinit nga Bologna, me ndonjë kartolinë, sepse letrat nuk kalonin, na siguronte here pas here për shëndetin e na bante të falat e tij, gjithmonë  në emën të një gjoja tezës sonë Ana, që ishte vetë dora.

Së fundi, ishte miku i tij i ngushtë,  Muharrem Bajraktari, që me anën e familjës tij  na njoftonte dhe na ngushullonte për vdekjën e babes, më shtator 1977. Këto ishin të gjitha mundësitë e marrjës së ndonjë lajmi prej prindit tone sa qendruem në kampet e internimit. Njoftime të tjera do t’i  merrnim gjatë qendrimit tone në Belgjikë, ku kaluem në tetor 1990 e deri më sot që po shkruejm këto kujtime.

 

 

 

 

Në botën e lirë

 

 

Në tetor 1990  arritëm me dalë familjarisht në Mbretninë e Belgjikës, me gruen e tre djemtë. Një mrekulli. Nga skëterra komuniste në botën e lirë. Nga Ferri në Parajzë.   Në shtetin ku kishte jetue vitet e ditët e fundi prindi ynë. Ishim familja e vetme dhe e parë që vinte drejt nga kampet e internimit. Shqiptarë të ndryshëm të mërgatës vjetër erdhën me na takue.  Njerëz që e kishin njoftë babën e ishin shoqnue me të.

Por kryesorja imediate për ne ishte  rregullimi i gjendjës sonë.  Duhej me u paraqitë patjetër në Komisariatin  për refugjatët.  Unë, grueja e djali i madh. I vogli nën 14 vjeç nuk merrej në pyetje.

Na  intervistonin veç e veç. I fundit me takoi mue. Hetuesi ishte një burrë rreth 50 vjeç. Përkthyese frëngjisht, një zonjushë bionde kosovare.  Nuk pata nevojë për përkthim. Me frëngjishtën që kisha mësue në shkollë në Itali  dhe përmirësue në burgjet e kampet  me intelektualët të mbyllun aty, veçanërisht në Kuç, ia dola vetë në krye punës. Relacioni im ishte tepër i plotë e tronditës për hetuesit belgë. Me vendet e internimëve, data dhe konditat.  Sigurisht se aty doli pse keni zgjedhë Belgjikën. Këtu kishte jetue e vdekë prindi ynë, Prenk Pervizi, gjeneral shqiptar. Hetuesi në një çast mori leje dhe shkoi diku. U kthye pas 10 minutash.

– Zoti Pervizi, jeni te pranuar qe tani, komplet me gjithë familjën.   Me urdhën e vendim të vetё Presidentit të Komisariatit. Mirësevini  në Mbretninë e Belgjikës !

Ndërkaq, me dha një posulle, ku ishte shkrue adresa e qytetit ku kishte jetue e vdekë im atë dhe e varrezave  ku ishte varrosë. Gjendja  jonë u rregullue. Zumë një apartament dhe përfituem ndihmën e caktueme për refugjatët.  Kjo i habiti  gjithë shqiptarët për shpëjtësinë e rregulimit tonë. Faktikisht ato ishin t’ardhun atyqyshё nga viti 1956, me rregulla të tjera, e kishin hasë në veshtirësi në kohën e tyne.  Me shëmbjen e komunizmit dhe vërshimin e refugjatëve n’Evropë, OKB-ja kishte marrë masa të reja për përballimin e situatës.  Kjo me pak fjalë paraqitja dhe sistemimi ynë në Belgjikë, ku u pritëm ma së miri.  Aty grueja ime kishte dhe t’amën, Zorka Malaj  e tre vllaznit për nanë, që edhe ato e kishin provue internimi deri sa u riatdhesuen në Mal të Zi, e pastaj kaluen në Belgjikë.

Puna e parë për t’u krye ishte gjetja e vorrit të babës. Kjo u arrit  me  adresën që më dhanë në Komisariat.  Nga ana tjetër dolën dy puknjanë, Gjergj Tishi, bir’ i Zef Tishit,  që kishte shoqnue babën kohët e fundit, dhe Ded Mjeku, të cilët na përcollën në spitalin ku im atë ishte shtrue e kishte ndërrue jetë. Ku na pritën mirë, dhe takuem  edhe infermierën që ishte kujdesue për të. Edhe ajo na dha adresën e varrezave dhe na tregoi se im atë ishte varros në atë që quhej parcela e herojve, ku varroseshin personalitete tё larta ushtarake të ikun  nga vendet komuniste.

Te varri shkova bashkë me Patër Ambroz Martinin, që kishte krye shërbimin e fundit  fetar t’im etit dhe Ded Mjekun, i cili ishte shoqnue vazhdimisht me babën, dhe njihte gjithë mergatën shqiptare të Belgjikës. Ai punonte si përkthyes, sepse zotnonte, përveç shqipës, italishtën, frëngjishtë e serbo-kroatishtën.  Prej Dedës dhe Patër Ambrozit mora informatat e para për babën. Ndër të tjera mora vesh se si, pas vdekjës së babës, të gjithë plaçkat, orenditë dhe sendet përsonale të tij, libra, letra, fotografi  e shkrime, ndër to dhe një revolver, ishin mbyllun në një valixhe apo arkë të vulosun me dyll. Shqiptarët ndërhynë dhe propozuen se ato plaçka mund t’i dorëzohëshin në ruetje Pater Ambrozit. Kështu u la. Por kur ai u paraqit ditën e caktueme për t’i marrë, nuk ia dhanë dhe i thanë se po nuk doli kush i familjës, ato sende nuk  i dorëzohën askujt. Për deri sa nuk kishte njerëz të familjës që t’i dorëzohëshin, ato ruhëshin 25 vjet, në pritje mos dilte një i afërm i tij.  Pastaj digjeshin.  Si me ia ba ?  Doli se shqiptarët kishin vu dorë mbi atë arkë, duke ndërhy me anë të pëshkopit me origjinë polake, Jordan, që përgjigjej për shqiptarët.  Arka u hap në prani të tre shqiptarve, të cilëve nuk po ua përmend emnat. Për disa sende personale, si orë dore, çakmak  i markës « Dupont », stilograf e stilo-laps me veshje ari,  çestek ari, unazë e martesës, një pako me letra, ndër to një letër drejtue Presidentit t’Amerikës, një sasi fotografishë dhe dy blok-shënimesh me  adresa, pasaportë e letër njoftim të  OKB-së, si refugjat politik, ia kishin dorëzue një far Ded Volaj, nga Puka Atё   e kishin thirrë aty, sepse ai njihte disa nipa të Prenk Pervizit, që gjendëshin në Amerikë, prandaj ai të ua çonte. Ded Volaj e kishte pa arkën e hapun, me plaçkat dhe sendet e tjera, ndër to fletore me shkrime e libra, si dhe revolën. Për ato sende nuk u tha asnjë fjalë se si do shkonte puna e ku do të përfundonin.

Ai kishte pranue me e krye atë porosi. Deda më tregoi se kush ishin  tre shqiptarët aty të pranishëm përveç pëshkopit.  Ndërhyna pranë kryetarit të Komunës (Burgmestrit)  ku kishte jetue im atë, në qytetin La Luvierë, i cili m’u përgjigj që kishte ngarkue komisariatin  e policisë që ta ndiqnin çeshtjën. Nga policia erdhi njoftimi, që rezultonte se Prenk Pervizi nuk kishte lanë asgja. U kuptue se asaj pune i kishin vu kapak, dhe kot që mundohësha me e zhbirilue. Njerëzit që  e kishin organizue atë punë kishin vdekun, dhe kur unë shkova me kërkue llogari te familjet  e tyne, se mos kishin ruejtë ndonjë send të babës, veçanërsiht  kutinë e cigarëve prej ari me emnin e firmën e tij të skalitun, dhe pёr dokumenta  e dorёshkrime,  tue qenë se kishin pasë miqësi me prindin tim, m’u përgjigjen që nuk kishin asgja nga sendet të tij dhe se nuk dinin asgja për to.  Ndërsa ishte krejt e kundërta.

Kisha ardhë në një kohë kur të gjithë miqt e t’im etit kishin vdekun.  Gjashtë muej përpara kishte vdekë Muharrem Bajraktari. Po në ato ditë që mbrritëm në Bruksel, kishte vdekë miku tjetër kurbinas, Brahim Bami, nga Zheja.  Ky i shtruem në spital, kur kishte marrë vesh për ardhjën e birit të Prenk Pervizit,  kishte shpreh dëshirën me më takue, por u njoftova pas vdekjёs tij.  Me rastin e vdekjës tij, vjen nga Amerika, Gjergj Qipi që me Brahimin  kishin lidhë kumbarie.  Ky Gjergji ishte nga një familje mike jona den baba den, nga Malibardhë i Kurbinit. Gjergji vjen më takon me djalin e Brahim Bamit, dhe me dorëzon  disa sende të babës, që ia kishin dhanë nipat tonë në New York, Ndue e Martin Lala të cilëve ua kishte çue ai Ded Volaj. Mbeta i befasuem, sepse përveç disa fotografive, orës dorës dhe një stilo-lapsi,  që unë i njihja, të tjerat ishin zevendesue me gjana pa vlerë.  Pakoja e letrave mungonte me gjithёletrёn dergue presidentit Knnedy.  U detyrova me i pranue, ashtu siç mi kishin sjellë.  Mos tjetër fotografitë, që nuk kishim asnji të tijën, dhe unazën e martesës, jo ajo që unë dija, me mbishkrimin e emnit tij dhe të datëlindjës,  por se pakut florinit. Kur ia tregova Ded Mjekut ato sende, ai mbeti i çuditun, sepse kishte ndejtë vazhdimisht me babën dhe ia njifte gjanat që mbante. Ndër te tjera me tregonte se si i ishte prishë çakmaku « Dupont », prej florini,  dhe se si Deda e kishte ndihmue me ia dergue me postë speciale fabrikës në Svicër, që ia kishte kthye të riparuem.  Pastaj ku ishte kutija e cigarëve po prej florini, me emnin e firmën e tij të gdhendun në të ?  Ma vonë kishte dalë se nje nga personat qe kishin vu dorë mbi plaçkat u muer vesh  se përdorte e thyente pesë-napolonsha florini, që nuk kishte disponue as dispononte askush shqiptar. Përfundimi i sa thamë deri tani : edhe ato sende të fundit të Prenk Pervizit,  ku kishte edhe dokumentë si dhe shkrime, shënime, kujtime  dhe sende   të tjera, ashtu dhe korispondenca, u zhdukën pa lanë gjurmë, humbën.  Nipat ne Amerike, për letrat më thanë se ato ishin kalbë nё bodrum prej lagështinës. Ec e merre vesh. Po pse në njё bodrum  me lagështinë ruhën letrat ?  Kisha mbet  krejt i pafuqishëm dhe i zgënjyem. Koha kishte ba të veten. 45 vjet i ndamë prej botës dhe jetës normale njerëzore.

Nuk më mbetej tjetër veçse me marrë  informata gojore prej shqiptarve të mërgatës së vjetër, ose ma mirë me thanë prej fëmijëve të tyne.   Me ra rasti me shkue edhe ne Paris qysh në verën 1991, ku u takova me Leka Zogun e disa shqiptarë të rrethit tonë miqësor.  Rezultati ishte se informatat jepëshin me pikatore. Leka Zogu me tregonte, ndërsa gëlltiste konjak,  se per Prenk Pervizin  i kishte folë mirë Hysen Selmani, kujdestari tij  pas vdekjës se Mbretit Zog. Aq. Si përfundim arrita të marr vesh sa ma poshtë vijon.

 

Prenk Pervizi në Belgjikë

kaloi 11 vjetët e fundit, 1966-1977

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jetë e veprimtari në mërgim

 

 

 

Im atë kishte qëndrue 19 vjet në Greqi, ku, në periudhën 1950-1954, bashkë me Muharrem Bajraktarin, Fiqri Dinen, Hysni Demën, Abaz Ermenin e të tjerë shqiptarë, kishin nisë një organizim ushtarak për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipni.  Puna kishte ecë mbarë, pse kishte mjaft shqiptarë t’arratisun dhe kishin edhe ndihmën e grekëve e t’anglezëve.  Nga njoftime ma të sakta nga shërbimi i fshehtë amerikan dilte se Prenk Pervizi  kishte mbështet planin anglez për atë organizim me anën e Greqisë, ndërsa Hasan Dosti atë armerikan me anë të Jugosllavisë.  Për në Greqi  pritej që të vinte aty vetë Mbreti Zog, me të cilin ishin në lidhje, për t’i dhanë fund organizimit dhe nisjes së aksionit. Por ç’ndodhi ? Anglezët e kishin pengue Mbretin e nuk e kishin lanë me ardhë në Greqi prej Egjyptit  ku rrinte, nën mbrojtjën e Mbretit Faruk, që i i kishte krijue kushte të mira jetese. Ndërkohë, anglezët i kishin dredhue fjalët duke paraqitë si kusht të mbështetjës dhe ndihmës së tyne, kthimin e Korçës e Gjirokastrës Greqisë.  Shqiptarët të revoltuem nuk kishin pranue të tilla kondita dhe organizimi u prish. Mësova pastaj se si ato ishin përpjekë me dërgue  diversantë nepërmjet kufinit, ku ishte dallue Hamit Matjani e vllaznit Bylykbashi nga Devolli, të  cilët kishin hy e dalë disa herë.  Rezulton se ata  kishin punue sipas udhëzimeve të Prenk Pervizit, dhe ishte  shtrue mundësia që Hamiti  të tërhiqte  në Greqi djemt e tij, pra, mue dhe vëllain Valentin e ndonjë tjetër.

Më 1950-1951, një grup t’intenuemish, shumica gra e disa djem te ri në moshë pune, ishin transferue me punue në një fermë të Lushnjës, në sektorin Pluk. Hamit Matjani  e kishte marrë vesh atë punë dhe ishte interesue, deri aty sa kishte shkue fshehurazi në atë kamp, aq i zoti dhe i zhdërvjelltë ishte, por doli se djemt e gjeneralit nuk ishin aty dhe s’kishte ndonjë tjetër person që t’ia vlente për ta marrë me vete. Në atë periudhë ne ishim të mbyllun në Porto Palermo e Tepelenë.

Organizimi i diverasantëve  u shtue dhe  filloj hedhja e tyne me parashuta, ku në Dibër u hodh kapiteni Zenel Shehu me te tjerë që u kapën, dhe Sigurimi i detyroi te punonin për të. Arriti puna që, gjoja ishte krijue një zonë e lirë dhe pritej të vinte ndonjë figurë udhëheqëse me emën, si Prenk Pervizi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari, etj.  Kjo mund të kishte ndodhë, por Zenel Shehu e paskej ruejt një kod të fshehte që krijoi  dyshim. Prandaj, kësaj punë do t’i paraprinte Hamit Matjani, që do të konfirmonte e vërtetonte  se ishte mundësia e ardhjës së personalitetëve që përmendëm, për të fillue luftën kundër komunizmit.  Dihet si përfundoi misioni i Hamit Matjanit, që ra në kurthën e Sigurimit, që nga ana e tij priste mos zbriste ndonjë peshk ma i madh.  Kështu Hamiti u sakrifikue për një çeshtje  të madhe, dhe nuk u përkul e nuk pranoi të luej lojën e Sigurimit.  U gjykue dhe u denue me varje midis Lushnjës, më 1954. Dega e Brednshme  u dha lejë t’intenuemeve që të shkonin e ta shihnin Hamitin të varun me iu shti frikën dhe me i dëshperue.  Shumë pak prej tyne shkuen, ma tepër çunakë.

Dështimi i ndërhyemjës  me diversantë, si nga toka ashtu nga qielli,  siç do të vazhdonte ma vonë, erdhi si rrjedhim i spiunit anglez Philby,  që punonte per Sherbimin Sekret Rus, pranë shtabit të  komandës aleate, i cili informonte për çdo hedhje të  diversantëve  në Shqipni, që kapëshin sa shkelnin në tokë. Pati dy raste të veçanta që nuk u diktuen, ai i Ndue Pjetër Gjomarkut, në maj 1949, që koincidoi me vrasjën e Bardhok Bibës dhe ai i grupit të Alush Lleshanakut, që u hodh në zonën e  Mirditёs mes dimnit e bores më 1949. Por edhe ai dështoi, sepse u diktue nga tradhtia e një shoku të ngushtë të tij që ishte lidh me sigurimin, të cilit ai i kishte besue. Alush Lleshanaku u vra në Elbasan.

Ndërkohë, im atë kishte udhëtue në Francë në Marseille ku ishte takue me Mbretin Zog, për të gjetun mundësinë e një ndërhyemje me forcën e armëve në Shqipni me ndihmën e shtetëve fqinje.  Aty dolën kontradita.  Zogu e kishte mendjën akoma te Jugosllavia, ku mund të gjenin mbështetje, tue kujtue se do të përseritej 24 dhjetori 1924.  Prenk Pervizi insistonte se kësaj radhe ishte Greqia bashkë me anglezët që mund ta banin atë punë, qё pёrmatepёr ishte Mbretni. Kurse Jugosllavia ishte një vend  komunist, dhe kurrë n’e kurrës nuk do të pranonte një gja të tillë, aq ma keq se do t’ua bante të zezën me i tradhtue e dorëzue te komunistët shqiptarë.  Kështu ato u ndanë pa arritë në mirëkuptim. Ma vonë Zogu vdiq dhe nuk u ba gja. I biri ishte tepër i ri e vazhdonte  shkollën. Ku u rrit, mori drejtim te gabuem duke u shkëputun prej atyne që i kishin ndejtë pranë babës tij, duke u rrethue me njerëz pa emën, pa nam e nishan, siç thotë populli. Një fakt i vogël që tregon punë ma të mëdha, ishte një shkëmbim fjalësh që unë pata me disa shqiptarë në nje kafe. Njerëz të mirë por me flutura  në kokë. Aty unë kisha ndërhy se si mergata shqiptare nuk kishte qene aspaki e  organizueme dhe e gatshme me i dalë punës në ballë pas shëmbjes së  komunzmit. Mergata me mbretin Zog duhet të kishin organizueme një qeveri hije, me intelektualët shqiptarë në mergim. Po ku janë ata ? Jo ky i kuq, ai i zi, tjetri i bardhë apo i verdhё. Duke ba të tilla dallime ata  i keni largue. Pastaj ku i keni djemte e juej  që të kenë mbarue shkollat e të jenë të dipllomuem ?  Jo, i keni ba shëgertë e kamerierë kafesh me fitue pare. Jeni marrë me bixhoz, me pije e me lavire.  Mbretin e keni rrethue me njerëz të pa nivel e të panjohun, bari dhnesh, anonimë. S’keni organizue asgja të hajrit, as keni një shtyp që të ju perfaqësojë. Legaliteti ? Kush e ka shpikë këtë emërtim të panjohun e të pa vlerë ? Sigurisht një injorant, sepse asnjë zogist i ngritun e intelektual nuk merr pjesë në të.  Zogizmi asht gja tjetër, dhe njihet në Mbretin Zog dhe jo në legalitetin, e udhëhequn nga njerëz tё pashkolluem, analfabetё e pa  asnjë vlerë. Pak a shumë kështu fola. Atëhere një shqiptar kërcej nga një tavolinë.

– Po ai baba yt, Prenk Pervizi ka dashtë me e vra Zogun e me i zanë vendin !

Ia ktheva aty për aty:

– Mor i shkretë, po ta kishte pasë atë mendje, jo një kokë por disa  të kishte pasë Zogu ia kishte hjekë. Ndërsa ka qene besniku ma i madh i tij, si ne të mire ashtu në të keqe, nga fillimi deri ne fund të mbrenisë. Këtë e di çdo shqiptar deri dhe fëmijët në Shqipni, por siduket jeta në megrim ua ka marrë mend dhe ua ka hjek edhe ato pak që kishi. Isha i revlotuem.  Mos je ti filani, nipi i filanit ? Atё axhën  tand e kam pas në burg e internim, burrë i mirё  e zogist i flakët, por jo legalist si pua juej !

Fjala ime i la në heshtje të gjithë sa ishin. Unë u kisha tregue atë të vërtetë që ata  as e kuptonin as e njihnin, por që u detyruen ta pranonin.   Këto ishin gjithë sa unë arrita me marrë vesh  prej njerëzve të ndryshëm  në Belgjikë e Francë, të mira apo të këqia.

Përsa i përket periudhës së Belgjikës, im atë erdhi aty më 1966.  Duke qenë se nuk kishte familje as njeri të vetin, atë e caktuen në një hotel për refugjatë ku i caktuen një apartament të veçantë, nёn kujdesin e Karitasit, në qytetin  La Louviere, një gjysmë ore me tren nga Brukseli. Aty ishin dhe katër gjeneralë rumunë e bullgarë, edhe ata t’arratisun prej komunizmit, që trajtohëshin si prindi im. Ai vinte vazhdimisht në Bruksel, ku shkonin dhe e merrnin me makinё, ose me tren, qё e kishte tё paguem.  Nё Brukesl  e kalonte kohën me miqt e tij, Muharrem Bajraktarin, Refat Kolgjinin, familja Duraku, Brahim Bamin, Tahir Zajmin, ku shpesh vinte dhe Abaz Kupi e të tjerë prej Parisi, e ia shtronin bisedës duke analizue shkaqet e gabimet që çuen ne deshtimin e nacioalistëve  në kohën e luftës. Dhe ç’mund të bahej për imediatën e t’ardhmën.

Në një takim të tillë miqsor, im atë ishte shprehun :

– Dëgjoni, për si asht Shqipnia tash nën diktaturën komuniste, janë famimljet tona që ia njohin kriminalitetin, që po e pësojnë mbi kurrizin e tyne, si hakmarrje ndaj nesh, burrave të mirë.  Ne jemi në parajzë ato në ferr.  Kjo dihet. Si do shkojë puna thoni ?  Dëgjoni, pa u shemb komunizmi në Rusinë Staliniste,  nuk shëmbet diktatura shqiptare, as të tjerat.  Ajo kohë dotë vijë. Kur ? Ne do jemi a s’do jemi. Tjetër zgjidhje s’ka, për deri sa e lamë të na fluturojë zogun nga dora. Na mashtruen tё huejt qё mbanim si miq. Na prenё nё besё duke e shpёrdorue mirёbesimin tonё. Kjo e gjitha.

Miqtë i kishin dhanë të drejtë, se edhe ata ishin të bindun për sa thoshte im atë, por banin gjoja se nuk e dinin, sipas shprehjës “bane zot andërr”.

Aktivitete kulturore nuk kishte dhe jetohej  me bindjen se agjentët komunistë vepronin lirisht në diasporë, kudo, nga Belgjika e Franca, në Itali, Angli e në Amerikë.  Deri sa kishte arritë që një far Cuf Mullaj (me shokë),  agjent e spiun  komunist, të tërhiqte për hunde vetë Mbretin Zog bashkë me gjithë legalitetin e kur e mbaroj misionin të ikte duke u tallë me ta. Sa qё kёto agjentё bukurosha, Mbretnesha Gjeraldina i quente si bijt tё saj.

Siç e thamë, kur vinte në Bruksel, im atë rrinte vazhdimishi me Muharrem Bajraktarin, dhe kryesisht në lokalin e nipave të tij Lita,  por dhe të kafeneja e Rrok Çunit, nga Puka, që babën e donte dhe e respektonte shumë. Tregohen disa anekdota.

Sa herë që im atën  vinte në lokalin e nipave të Bajraktarit, ky porosiste  konjak « Metaxas ».  Nipat e pyetën  një ditë :

–   Si asht puna or mixhë, që sa herë që vjen Prenk Pervizi, ti porosit konjak, e kur vijnë shqiptarë të tjerë porosit ujë.

–   Ore djelm, Prenk Pervizi, asht nje burrë e general që  meriton të nderohet  me konjak. Të tjerët janë veç për ujë…

Një here tjetër kur e kishin pyet pse e nderonte e respektonte aq shumë Prenk Pervizin:

– Prenka na e ka kalue të  gjithë neve të tjerëve për shkollat e nalta ushtarake që ka krye, për gjuhet e hueja që zotnon, dhe detyrat që ka përballue me  nder.  Nga kjo anë asnjë oficer madhor shqiptar nuk mund të matet me të.  Ai ka qenё pёr mue dhe asht miku ma i shtrejt e i nderuem.

Ndodhte që vinin aty në tavolinën e tyne dhe njerëz të tjerë dosido me të cilët s’ ecte biseda. Atëherë  Prenk Pervizi,  u drejtohej  me  gjentilesë të madhe :

-Ju lutemi zotnij të keni mirësinë të na lini të qetë se kemi  disa çështje tё randёsishme për të diskutue me Bajraktarin.

Kështu të dy miqtë mund shkëmbenin mendime e gjykilme mbi çështje të randësishme e të kujtonin edhe  jetën dhe veprimtarënë e kalueme të tyne.  Im atё e Muharrem Bajrktari dhe Fiqri Dine sa kje gjallё, nuk merrёshin me organizata politike as ishin nё ndonjё parti. Ata banin thirrje gjithmonё pёr bashkim pa dallim feje, ideje,  krahine e partie. Po me ke,  qё shqiptarёt ishin pёrça, secili krah e grup pas kokёs vet ?

Në Belgjikë  i vetmi aktivitet i randësishëm ishe dita e Flamurit, 28 Nëndori, që festohej bashkarisht. Në këto festa i jepej fjala  Prenk Pervizit, i cili vazhdimisht bante thirrje për bashkim.  Nga këto fjalime ka shpetue vetëm një i mbajtun më rastin e 28 Nëndori 1971, organizue nga Blloku  Indipendent, fatmirsisht i   paraqitun në buletinin e Bllokut Indipendent  të atij viti. Një fjalim që  kishte lane mbresa të bashkahdetarët, që  e përmendnin gjithmonë. Po e japim ma poshtë.

 

 

Shënim:

 

Përsa i përket veprimtariës së tij në mërgim, janë gjetur disa dokumentë në arkivin e  Ministrisë së Brendshme italiane, se ai ndiqej nga sigurimi italian dhe mbahej nën vëzhgim për lëvizjet e  kontaktet e tij në Itali, veçanërisht  në vitӫt 1950-1954, kur paskej bërë disa udhëtime e kontakte ne qytetet Romë, Napoli e Gjenova. Janë 11 dokumentë që u gjetën dhe na u dërguen nga miku, histioriani e diplomati Bejtollah Destani  në Ambasadën e Kosovës në Romë, të cilit i shkojnë falemenderimet tona. Jo vetëm kaq, po nga një dokument tjetër del se ai ndiqej e vëzhgohej nga shërbimi sekret italiane edhe ne kohën e Mbretërisë kur ishte kolonel, e  ku cilësohej i rrezikshën dhe besnik i Mbretit Zog, bashkë me diplomatin shkodran Ҫatin Saraçi.

Detyrohemi tӫ paraqesim dy nga kӫto dokumentӫ si një provë e veprimtarisë tij edhe në kushtet e emigracionit politik kur u largua nga Shqipëria për në Greqi më 1946. Dhe pӫr tӫ tregue se edhe ne kohӫn e Mbretnisӫ ai vӫzhgohej nga shёrbimi sekret italian.

 

 

 

 

Fjalimi i Gjeneral Prenk Pervizit

më  28 Nëndor 1971 në Bruksel

 

Zoja e Zotni të nderuem, bashkatdhetarë të pranishëm,

 

Jam i gezuem dhe i nderuem, që po marr pjesë në mbledhjen tuej, për të festue 25 vjetorin e Bllokut Kombtar Indipendent. Ju e dini se unë jam i deklaurem i pavarun, nuk baj pjesë në partinat politike t’emigracionit, por nuk jam kundra asnji partie apo rryme politike. Më mbetet të urrej vetëm ata elementa që shkaktojnë grindje e përçarje në radhët e mergatës. Mund të them, përsa i përket Bllokut Kombtar Indipendent, se asht një Organizatë me një program të përsosun, dhe që mbi të gjitha ven nevojen e një bashkimi të rrymave politike të mergatës sonë. Asht i kryesuem prej elementave t’ajkës Shqiptare, të pajisun me kulturë, të squet, patriotë të pastër e aktivistë. Zani i Bllokut, për bashkimin e mergatës gjen në mue admirim e kështu besoj se edhe ndër të tjera ambiente.

Për të pa se sa randësi ka bashkimi, le t’i hedhim një sy shkurtazi, historisë. Mbretnesha Teuta, ka pasë arritë me bashkue fiset ilire, e me këtë bashkim i pat dhanë lufta të rrepta Perandorisë Romake, që ishte fuqia ma e fortë e asaj kohë. Edhe Mbreti Genc, ndoqi shembullin e Teutës, e me atë bashkim u perballoi fuqive të mëdha romake, por mjerisht ra rob, pa mund të arrije synimet e veta.  Po për atë kohë, vjen për t’u përmendë burri fatos, që dikush quen Burri e dikush Pirro, i cili bashkoi fiset iliriane prej jugut e deri ne zenrën e Ballkanit, e duke pase arrite nje lidhje historike, pat guximin, po me atë ushtri iliriane e mjetet e asaj kohë, me i ba luftë Perandorisë Romake në tokën e saj. Luftë e përgjakëshme, por megjithatë fatosat iliriane i mundën  legjionet e shumta romake.  Shqypja e zeze dy krenare u brohorit në fushën e asaj beteje për  të parën herë, mbas kësaj fitoreje të shkëlqyeshme.  E me qenë se qe shumë e përgjakshme, për të dy palët, historia e pagëzoi “Fitore e Pirros”. Për mos me u zgjat tepër, t’i hedhim një sy kohës s’è Fatosit tonë Kombtar Gjergj Kastriot Skenderbegut, që qyshë në moshë të re u muer peng prej turqëve e u rrit me të tana miradinat e Pallatit të Sulltanit, e qe nderue e  respektue prej të gjithëve. Por ai u ra shqelm të tana këtyne miradinave e u vue në shërbim të Atdheut. U shkëput   prej ushtrisë turke, mbërriti në Krujë, e nbasi i dëboi turqit prej keshtjellës, bani mbledhjen historike ku mlodhi të gjithë Prijësat e fiseve shqiptare. N’atë mbledhje t’Lezhës, nën hijen e Flamurit Kombtar u lidh Besa Shqiptare e u ba «Bashkimi », u vendos Pamvarësia. Lidhen besë burrat e Shqipnisë, njohën për prijës të tyne Skenderbegun. 24 vjet vazhdoi mbrojtja e Shqipnisë nën udhëheqjen e atij Fatosi, duke i dhane 22 beteja fuqisë shumfishe turke dhe duke ia thye hovin për të pushtue Europen.   Mbas vdekjes së Heroit, Shqipnia ra nën okupacionin turk për ma së katër shekuj. Edhe gjatë kësaj kohë, shqiptarët u përpoqën ta rifitojnë lirinë, por intrigat e hueja nuk i lanë të zhvillohen përpjekjet shqiptare. Me fjalë të tjera, të rrethuem në të katër anët prej anmiqve, Pamvarësia u rifitue  vetëm në vitin 1912. Konferenca e paqës në Londër, caktoi kufijt e vendit tonë, tue lanë gjysmën jashta nën sundimin e anmiqve tonë. Mbledhja e Patriotëve me 28 Nendor 1912, shpalli  Pamvarësine Shqiptare, dhe pat për qellim me e mbrojtë Pamvarësine  dhe me u perpjeke me i fut në gjinin e Nanës Shqipni të gjithë shqiptarët. Kaluen kohnat, përpjekje e shumë flijime u banë prej shqiptarve për të mbrojtë Pamvarësinë, por nuk u arrit «Bashkimi », ai Bashkim i të gjtha forcave të shëndosha shqiptare. Fatkeqësisht tue mos u ba Bashkimi, erdhen në fuqi komunistët internacionalë. Me ndihmen e sllavizmit morën frenat në dorë. Gjaku i shqiptarve të pastër rrodhi currila e rrëkaje për ti dalun zot Atdheut. Elementat ma të zgjedhun mbaruen nëpër burgje. Familjet shqiptare u morën nëpër kambë. Populli shqiptar u ba skllav i klikës së kuqe.

Vjen pyetja: cila asht detyra e emigracionit? Përgjigja asht krejt e thjeshtë : « Bashkimi ! Vetëm të bashkuem rrymat politike munden me i sherbye Atdheut.    Rrofte Shqipnia e Lirë Etnike !

 

* * *

 

 

Para se të vinte në Belgjikë, im atë ishte ndalë në Itali, e kishte qendrue do kohë në Bolonja ku jetonte e grueja e Valentinit, me të cilën ishte kontaktue dhe n’emën të së cilës nëpërmjet shoqatave bamirëse na kishte nisë një pako të madhe me plaçka, siç e kemi tregue, që e morem,  e dy të tjera që nuk na i dhanë e i grabitën.  Në qëndrimin në Itali, Ministria e   Mbrojtjës Italiane i kishte propozue të ia njihte gradën e lartë si general divizioni,  dhe t’i jepte një detyrë komanduese, por me konditën që ai të pranonte nënshtetësinë italiane. Ai nuk e pranoi assësi atё ofertë që e fyente në dinjitetin e tij si shqiptar, dhe prandaj kaloi në Belgjikë, si refugjat politik ONU.  Në Itali, sa ndejt u takue me figurat e tjera shqiptare, miq të tij e t’afërm, si Gjon Marka Gjoni me të birin Nduen;   Ernest Koliqin, ish shok shkolle e mik;  Zef Palin, Kryetar i Komitetit Shqiperia e Lirë, Taf Pervizin, fis i vjetër dhe luftëtar i shquem, nga Hasi i Kosovës; Mehdi Frashërin, Nermin Vlorën me të shoqin Renzo Falaski;  kishte shkue e ba vizitë në Institutin Santa Maria, Kolezhi ku kishim studiue ne. Kishte takue edhe ish shokë të Shkollës së Luftës së Torinos, që ishin akoma në  shërbim e me pozita. Kjo pak a shume sa morëm vesh nga grueja e Valentinit kur shkova me e takue me rastin e ardhjës së Valentinit nga Shqipnia, në shkurt 1991, ku ajo na tregoi për gjithë sa thamë. Aty mora vesh edhe një çudi tjetër që vetëm shqiptarët janë mjeshtra për të krye.

Ja se ç’më tregoi ajo. Kur ishte bashkue me Valentinin pas 47 vjet ndarje, ajo ndër të tjera i kishte tregue një paketë me letra të dërgueme nga baba kur ishte në Greqi dhe Belgjikë pra 30 vjet korepondencë. Valentini ishte gëzue dhe me padurim  i merr zarfat dhe fillon t’i hapë. Ç‘ka me pa e me diftue ? Zarfat ishin bosh ! Ku kishin shkue letrat ?  Gori, e shoqja e Valentinit kishte mbetë pa mend. Atëherë ishte kujtue. Ajo paskej njohun disa shqiptarë, dhe paskej ra dakord me ta që t’ia blinin mobiljet e vjetra të familjës saj. Kështu ajo i kishte pranue me hy e me dale gjatë asaj kohë. Pra ato, sigurisht agjentë të Sigurimit shqiptar, kishin përfitue me vjedhë letrat me mjeshtri, duke i lane zarfat bosh siç ishin pakëtue. Poshtërsi e madhe që vetëm komunistët janë mjeshtra për me krye.  Prej Gorit përfituem disa fotografi të babes dhe tonat që ajo kishte ruejtë e shyqyr që nuk ia kishin vjedhë edhe ato.

Shkova disa here në Romë, ku më mbajti dy javë shkolla ime ku isha kthye pas 50 vjet plot. Pata rast të takohëm me Nërmin Vlorën e te shoqin, Renzo Falaski, që kishte qenë oficer në Shqipni, pranë shtabit të Gjeneralit   Dalmazzo, i cili më konfirmoi, se kur ndodhi kapitullimi i Italisë, Prenk Pervizi kishte ardhë me marrë  në dorëzim komandën   prej Dalmazzos,   bashkë me oficerë të tjerë shqiptarë, ndër të cilët mbante mend gjeneralin Gustav Mirdashin.  Në Romë jetonte edhe  Taf Pervizi, fis i vjetër yni, i  cili kishte qenë në grupin e Bajraktarit kur ishin nisë me dale në Greqi nga Maqedonia, dhe se nga 84 vetë vetëm 24 kishin mbrritë në Greqi, edhe ato të gjithë të plagosun. Të tjerët ishin vra në përpjekje. Ai me tregoi se si ishte takue me babën që ishte gëzue sikur t’ishte nje djalë i tij, pse edhe Tafa ishte një i ri shumë i pashëm e shtatnaltë që i përgjigjej  races sonë. Mandej kishte ndejtë me tim atёn në Romë, ku ai  vinte prej Greqie në mbledhjet e “Komitetit Shqiperia e Lirë”, me qendër në Romë e me  Kryetar  Dr. Zef Palin, nga Shkodra. Aty bashkohëshin ne ato vitet e para deri më 1954-56, im atë me Bajraktarin, Fiqri Dine, Abaz Kupin,  Ernest Koliqin, Gjon Marka Gjoni e të birin, Nduen, si dhe Taf Pervizin e të tjerë, për të trajtue problemin shqiptar dhe a mund te gjendej një zgjidhje. Asgja s’u ba. “Komiteti” u transferue nga Roma në New York, ku kryetar u caktue Rexhep Krasniqi. Përveç Bazit Canes asnjë prej tyne nuk shkoi në Amerikë. Një pjesë qëndruen ne Itali të tjerët  u vendosën në Belgjikë, që ishte qendra ma e njohun e mergatës shqiptare,  qyshë me 1956.  Im atë do të shkonte atje, 10 vjet ma vonë, më 1966.

Por ai, duke konsiderue se duhej gjetun një formulë për organizimin e shqiptarve të diasporës dhe nje far bashkimi të tyne, hartoi një projekt për formimn e një detashmenti ose  batalion ushtarak  të rregull shqiptar per me luftue në Vietnam si vullnetarë, bashkangjitun trupava te tjera të OKB, përkrah forcave amerikane.  Kuadrot oficerë shqiptarë kishte, ashtu  dhe ushtarë, që  ishin gati me u përfshi të gjithë, kush mundte. Kishte bisedue me Bajraktarin e te tjerë oficerë që e kishin aprovue atë projekt. Po t’ishte se krijohej ajo force e rregullt shqiptare, atëhere hapej rruga për një organizim ma të gjanë, që bahej shkak për bashkimin e gjithë forcave shqiptare pa dallim rreth atij kontingjenti ushtarak, nën komandën e oficerëve ma të mire y tё Shqipnisё.

Një të hartue projektin dhe ia nis drejt “Komitetit Shqipëria e Lirë” që t’ia paraqiste qeverisë amerikane dhe drejt Presidentit të asaj kohë,  Kenedit,  të cilit im atë i kishte shkrue një letër  që mjerisht nuk me ra në dorë, por që miku ynё  Ded Volaj e kishte pa me sytë e tij.  Jo që kjo u vërtetue nga letërkëmbimi midis babës dhe Rexhep Krasniqit,  ku Rexhepi e falënderonte dhe e përgëzonte atё për  projektin, por qe qeveria amerikane nuk e kishte aprovue, sepse  në Vietnam nuk pranohëshin forca vullnetare, por vetëm reparte  t’ushtrisë  efektive  të shtetëve anëtare të OKB.  Kështu kjo orvajtje nuk pati sukses, por qellimi dhe  projekti mbetën të randësishëm e tregojnë se  im atë çeshtjen shqiptare e mbante  në mendje e në zemër për t’i gjet zgjidhje. Mjerisht nuk kam arritë që ta gjej projektin, megjithëse kam nderhy me anë të disa miqve që jetojnë në Washigton, mos ai projekt gjendët në arkivin e Shtëpisë së Bardhë a gjekund tjetër. Im atë bashkëpunoi vazhdimisht me Muharrem Bajraktarin me të ciilin e lidhte një miqësi e madhe e kalitun gjatë kohës së vështirë të krijimit e stabilizimit  të shtetit shqiptar. Mbetët historike e lëgjndare koha e Belgjikës, ku dy miqtë gëzonin respektin dhe admirimin e bashkatdhetarëve për aftësitë e tyre ushtarake, mençurinë e urtësinë  ytet e larta shqiptare.

I

 

 

 

 

 

Leter e Gjeneral Prenk Pervizit

Kryetarit të Komitetit ‘Shqpëria e Lire”

  1. Rexhep Krasniqi

 

Belgjike, Jolimont  me 21 Shtator 1966

 

Zotni Rexhep!

 

Po ju njoftoj se jam transferue prej Greqie  ktu ne Belgjike definitivisht me datë 15 Fruer 1966, me aprovimin e të Deleguemit te Kombeve te Bashkueme  n ‘Athine e t’Organizates se Pergjithshme te refugjateve t’Europes ne Gjeneve (Svicer).

Per nderimin e grades se nalte qe kam pase si dhe per rekomandimin e nje miku te madh, kan ba perjashtim,  tue me vendose ne nje vend te zgjedhun ne nje apartament special…

Siç e dini, une at Komitet qe asht formue me at kriter te dijtun e kam njofte qyshe ne  fillese, sepse un kam qene kurdohere edhe jam i idese se organizata te ketilla duhet te jene pa ngjyra partinash, per te ba orvajtje vetem per Shqipni e jo per interesa partinash meskine.  Jam e mbetem i deklaruem indipendent (dmth. i pavarun).

Ne Greqi kam pase nje mik privat, qe ka qene zengjini ma i madh i Greqise e me influence te gjane. Ky mik i madh vullnetarisht e bujarisht me ka ndihmue financiarisht  per 19 vjet  rresht. Une  kam ba nji jete princi e luksoze ne saje te tij, e po ne saj te tij te gjitha portat e atyne qe nuk ushqenin idena te mhrapshta per Shqipnine per mue rrishin te çeluna. Ky mik i jem,  para disa muejsh vdiq befasisht nga zemra dhe une, mbas vdekjes se tij mbeta si peshku pa uje ….Greqia as zyrtarisht as anas nuk me ka pas ndihmue….Mbas vdekjes se ketij mikut nga qe edhe pak kam qene merzite aq gjate ne at vend  tue prite ndryshim te  gjendjes  kah  Atdheu, pa muejt me pa rezultat etj., u shperngula në Belgjikë.

Bashkadhetaret tane te matun e te logjikshem  e dijne ket te vertete se une ne Greqi rrnojshe me burim ekonomik privat e se me grek nuk kam pase asnje angazhim e nuk ka pase vend per as nje lloje fjale ose  premtimi qe te cenoje çeshtjen kombetare tonen n’as nje pikpamje. Me gjithe kete asht per t’ardhe keq se pa e konstatue ket te vertete, disa  sharlatane  meskine,  nuk kan mungue me krijue fantazina te pa vend  rrotull ndejtjes sime n’Athine e qe tani me ket transferim ose shperngulje s’andejmi, bjen poshte ky “myth” i tyne vetvetiu.   Asht per t’i besue proverbit filosofik se “e verteta mund te ndrydhet por nuk mund te shqymet nga se ma ne fund  triumfon”.

Per sa i takon demarsheve te mija rreth thezes per « vullnetare » ne sherbin te USA per ne Vietnamin e Jugut, nuk me mbetet (veçse) te ju perseris shenime tjera ne menyre private, perveç sa jane  permende n’udhen zyrtare (me leter te drejtueme Komitetit t’uej, po  me date te soçme  e me te gjitha kopjet e dokumentave relative)

Une jam i bindun se nje intervenim i juej si Kryetar i Komitetit “Shqipnia e Lire” prane Departamentit te Shtetit te USA per Pune te ]ashtme, me percjelljen e gjithe kopjeve te dokumentave (ashtu siç jane), jo vetem  se kishte per ta forcue thezen e çeshtjes  shqiptare, por kishte per te naltsue konsideraten e mire per ju personalisht, si edhe për Komitetin përgjithësisht.

Tue Ju urue suksese ne detyren e nalte t’uej, tue ju sigurue subordinimin t’em ne drejtimet e jueja, si per kohe paqe si per kohe  lufte eventuale kah librimi i dishruem i Athdeut e tue ju paraqite te falat e perzemerta si ju personalisht, Z. Kryetar, si edhe bashkantareve, ZZ Neshat Peshkepise e Vasil Germenit. *

Mbetem i  juej me stime e me bese.

Prenk Pervizi.

 

___________________

*Ky  letërshkëmbim me  Rexhep Krasniqit, vlen si  një domument  historik, që pasqyron ma së miri patriotizmin, qëndrimin  dhe përkushtimn e Prenk Pervizit ndaj kauzës shqiptare me  thirrje e përpjekje të vazhdueshme për bashkim.  Mendohet se im atë ka pasë letërshkëmbim me  patriotë  të tjerë shqiptarë  dhe  me të huaj, që shpresojmë të gjëndën një ditë.  S’ka dyshim se pranё Minstrisё  Brendshme, nё ndonjё skutё tё arkivit ka dokumentё mbi Prenk Pervizin. Njё kolonel i sigurimit ia kishte thanё njё nipi tё tij, i cili na njifte, se pёr Prenk Pervizit nё Ministri kishte dokumentё  e fotografi tё jetёs tij  nё mёrgim. Ashtu dhe nga Ministria e Mbrojtjёs, ku ishte i ikuadruem. Deri tani s’ka dalё asgja.  E s’dihet a do tё dalё njё ditё, pёr si shkojnё punёt. Tjetёr çeshtje asht ajo e dokumentave tё projektit tё nje force ushtarake “vullnetare, pёr nё Vienamin e Jugut, drejtue Qeverisё amerikane me anё to Komitetit Shqipёria e Lirё, mё 1966, ku  edhe ato s’janё gjendur. Ne s’i kemi pasut atoi mundёsi qё tё ndёrhyjmё.

 

 

 

Pergjigje nga Kryetari i Komitetit

Shqiperia e Lirë Z. Rexhep Krasniqi.

 

New York me 6 maj 1966

I nderëshëm Z. Gjeneral,

 

Para sa kohe e kemi marrë shkresen tuej  te dates  21-4-66, bashhkë me kopjet e shkresave që ia keni dergue Ministrisë Mbrojtjtes së Shtetëve të Bashkueme t’Amerikës, percjellë me anën e Ambasadës Amerikane në Athinë ( Greqi).  Të gjitha shkresat në fjalë i kemi lexue me vemendje bashkë me antarët e Komitetit ZZ. Germenji e Peshkëpija, dhe ju pergëzojnë per idenë e bukur që keni pasë per me ofrue sherbimin e juej në luftën kundra agresionit komunist që po mundohet me robnue Vjetnamin e jugut, ashtu edhe me mund  me formue një grup vullnetarësh prej bashkatdhetarëve tanë në botën e lirë.  Megjithqë Komiteti asht në dijeni se Amerika per arsye parimore i asht shmangë idesë së formirnit të grupeve vullnetare të hueja që kishin me u  perngja formacioneve merhume  të legjionit t’huejve françez.  Mbas hetimeve të rastit kopjet e shkresave t’jueja në fjalë i kemi dorzue aty ku duhet. Të shpresojmë se heret ase vonë, do të merrëni pergjegje në adresen e re t’ Juejen.  Na vjen keq per humbjen mikut të fort grek që keni pasë, gja që ju ka detyrue me lanë jeten e qetë dhe të sigurueme qe keni gëzue deri tani. Por n’anë tjeter gëzohemi bashkë me Ju që ma në fund me lidhjet që keni pasë, keni mujtë me i sigurue vetes nji vend aq të pershtatshëm në një nga vendet ma të shqueme të kulturës europiane, populli i të cilit asht  diftue kaq bujar e zemerbardhë ndaj  mija refugjatësh shqiptarë… Komiteti tash asht tue kalue  një perjudhë kritike me veshtirësina  financiare që na ka detyrue me kufizue veprimtarinë tonë në  çfardo fushe të lufte antikomuniste. Kjo asht e verteta dhe vetem rrethana të papritshme mund të ndryshojnë ket realitet t’idhët.

Tue iu dishrue shëndet të plotë dhe të mira, edhe prej kolegëve t’mij Z.Z.Germenji dhe Peshkepisë, mbetem me nderime të posaçme .            Rexhep Krasniqi.*

 

——————————

*– Theksojmё  njё tё metё nga Zoti Krasniqi, sepse ne s’dinim  gja pёr projektin e krijimit trupash shqiptare per luftёn e Vjetnamit, qё e morёm vesh ma vonё. Ai duhet tё na kishte dorёzue projektin po ta kishte ose udhёzue se ku mund ta kёrkonim.

 

 

Ditët e fundit të një jete

kushtue Atdheut

 

 

Nga mesi i muejt gusht im atë kishte marrë një ftohje që kaloi në bronkopneumoni të randë. I shtruem urgjëntisht në spitalin e madh  Jolimont, të qytetiti La Luviere, nuk arriti me e marre veten, tashma në moshën 80 vjeç. Lajmi u hap dhe miqt e tij të përhershëm, Muharrem Bajraktari, me nipat e tij e miq të tjerë shkonin vazhdimisht me e pa e me u njoftue për shendetin e tij. Bajraktari i ndejti pranë gjithë kohën. Den Mjeku, nga Puka,  me tregonte se nuk mbeti kush pa i ba vizitë dhe miqtë puknjanë e mirditorë aty i kishe gati përditë si dhe kurbinasit tij, si Brahim Bami e të tjerë.  Edhe shqiptarё nga Parisi erdhën me e takue ne ato ditë të fundit të jetës tij.  Me tregonte zoti Ramiz Zekolli, që rrinte vazhdimisht me Bajraktarin, dhe kishte shkue me të për me i ba vizitë të semurit deri  në çastet e fundit, se Gjenerali e perballoi atë gjëndje me dinjitet e qendrim burrnor. Në ato  çaste të fundit permendte emrin tim, duke u thanë të pranishëmve, se nga të gjithë njerëzi e tij i dhimbej ma shumë Leka, ma i vogli që ishte përfshi në moshë fare te re në terrorin komunist.  Prej Ramizit kisha marre edhe njoftimin, për të cilin kemi shkrue ma nalt,  se si im atë ishte takue me Zogun më Marseille, ku kishin shtrue çeshtjen e nje ndërhyemje në Shqipni, ku kishin ra në kontradita, sepse Zogu insistonte akoma te Jugosllavia (sipas kohës vjetër)  që tani ishte krejt komuniste   e  Prenga te Greqia e cila  se pakut ishte nje mbretni  antikomuniste dhe e mbeshtetun nga Aleatët anglo-amerikanë.  Te krevati i babës kishte ardhë edhe  Pater Ambroz Martini, për funksionet fetare të rastit, në krahët e të cilit im atë kishte dhanë shpirt. Për varrimin e tij ishte interesue vetë shoqata e Karitasit në bashkëpunim me komunën ku ishte i regjistruem, që u ba në vorrezat Saint Pierre Lahay të qytetit La Louvière, në një parcelë që ishte enkas për ato personalitete që ishn arratisë nga vendet komuniste e quhej parcela e herojve. Në cerimoninë e  varrimit erdhën edhe nga Parisi dhe nga Londra. Aty folën me radhë, Pater Ambroz Martini, Muharrem Bajraktari dhe Refat Kolgjini. Por ishte fjala e Bajrktarit ajo që  e nderoi kujtimin e Prenk Pervizit, mikut e kolegut  tij të një jete të tanë kushtue Atdheut e Kombit shqiptar.   Ky fjalim mu dha nga Ded Mjeku, që kishte ruejt edhe fotgrafinë e arkivolit të mbuluem me flamurin kombëtar.

 

 

 

 

Revista  “KOHA E JONE”shtator 1977,

botues Lec Shkreli

============================

 

VDIQ GJENERAL  PRENK PERVIZI

 

Me 6 Shtator 1977 ne JOLlIMONT (Begjlike) vdiq Gjeneral PRENK PREVIZI. ku ishte strehue nga Caritas Catholica qe ne vi­tin 1966 kur emigroi nga Greqija.

Gjeneral Prenk Pervizi leu me 4 Mai 1997, ne SKURAJ (Krujë), dhe mesimet e para i kreu ne Shkoder. Me 1914-18 dergohet ne shkollen e oficicerave (Kadetten­schule) ne Viene. Me 1918 kthe­het ne Shqipni dhe si oficier i ri merr pjese me forcat vullnetare te ELEZ ISUF NDREUT e te ALUSH AGE LUMES te cilat aso kohe luftojshin kundra invazionit serb.

 

Me 1924 Gjeneral Pervizi largo­het nga Shqipnija bashke me ZOGUN ne Jugosllavi dhe kthehet ne dhjetor te atij vjeti ne Tirane me graden Major. Tue qenese Shipnia ishte nda ne kater zona ushtarake. Gjeneral Pervizit i be­sohet zona ushtarake e Tiranes (1924-1929) e ma vone e Korçes (1936-1939 me graden N/Kolonel Prej vjetit 1939 deri 1943 me gradat suçesive Kolonel e Gieneral asht ne dispozicionit te Komandes se  Per­gjitheshme. Prej vitit 1943 deri ne Tetor 1944 Gjeneral Pervizi asht Komandant i Mbrojtjes Kom­betare.

Trupi i Gjeneral Pervizit u varros me 7 shtator ne Jolimont, dhe ne Kishen e Institutit ku ishte strehue. Frati Shqiptar At Ambroz MARTINI, kreu funksionet fetare dhe e perkujtoi te ndjerin me fjale e shprehje prekese tue vue ne pah cilesinat dhe meritat e tija.

Trupj i Gjeneral Pervizit u per­cuell prej ma se 300 Shqiptarve dhe mbajten fjalime shoku i tij i armeve Kolonel Muharrem Bajra­ktari dhe patrioti Rifat Kolgjini. Arkivolin të mbuluem me flamurin kombetar   e stolisnin dy kunora: ajo e Kol. Bajraktarit dhe e Bllokut Kombetar  Indipendent.

 

Redaksija e te perkoheshmes Koha e Jone, gamiljёs e  fare e fisit ne Shqipni u paraqet ngushllimet e veta.

 

 

 

 

Fjala e Kolonel Muharrem Bajraktarit

në varrimin e Prenk Pervizit

Saint Pierre de Lahay më 7 shtator 1977

 

Të Nderuem bashkatdhetarë,

 

Po përcjellim sot për në banesën e fundit një nga figurat më të shqueme të patrioizmit shqiptar dhe figurën ma të naltë ushtarake që ka pasun ushtria shqiptare, si edhe mikun më të shtrejtë timin, dhe bashkatdhetarin e nderuem e të dashun të mërgatës sonë, gjeneralin Prenk Pervizi.

E kam pasun mik të ngushtë, koleg e bashkëluftëtar të disa betejave, kundër forcave serbe, kundër banditizmit, kundër  rebelizmit të nxitun nga armiqtë e huaj, serbë, grekë dhe italianë, për të copëtue vendin tonë edhe ma tepër nga ç’e kishin copëtue.

E kam njohun në detyrat më të vështira të përbashkëta, per afirmimin e shtetit të ri ligjor shqiptar, të sapo dalë nga Kongresi i Lushnjës më 1920, duke përballue operacione të vështira, për të vendosun rendin e qetësinë kudo.   E kam admirue për cilësitë e rralla dhe për përgatitjen e naltë ushtarake. Ai ishte pajisun edhe me virtytet më të mira shqiptare, si besa, burrnia, trimnia, bujaria, urtësia, fisnikëria dhe dashunija për Atdhe e Komb.  I doli zot Atdheut në ma shumë se një çast të vështirë e të rrezikshëm, duke zgjidhun situata kritike, për vetë ekzistencën e Shtetit shqiptar. Ndërhymjet e tij qenë vendimtare për fatet e  Atdheut dhe koha e historia kanë për të nxjerrë në pah e në dritë veprimtarinë e tij patriotike në dobi të çështjes kombëtare.

Njё vepёr e madhe e tij, asht mposhtja  e Kryengritjёs antikombёtare sё Dukagjinit, e organizueme  nga Jugosllavia me disa tradhёtarё e renegatё, ku ai tregoi aftёsi tё larta ushtarake si strateg, duke e shpёtue vendin nga njё krizё tё madhe destabilizuesi, e krijueme nga serbet e italianёt. Ky sukses i dha famё si njё oficer me pregatitje e  aftёsi tё larta

Si në Shqipni. ashtu edhe në mërgim, ai qëndroi i pavarun nga partitë politike, tue ba thirrje e tue na frymëzue vazhdimisht për Bashkim.Veçanërisht mbas ardhjes në fuqi të komunizmit ai u përpoq, bashkë me patriotët e tjerë, për të arritë atë Bashkim të nevojshëm që ti bante ballë gjëndjes së pushtimit të sllavo- komunistëve  Me Prenkën më ka lidhё një jeté e tanë dhe asnjé çast nuk qëndruem pa qenë në marrëveshje me njëni-tjetrin. si në kohën e  Mbretnisë, po edhe gjatë pushtimi te huej italo-gjerman dhe ma vonë në mal, në qëndresën kundër    komunizmit. U detyruem të largohemi nga Shqipnia, sepse  komunizmi po bahej gati për t’u bashkue me Federatën jugosllave e s’kishte vend ma për ne. Aleatët na lanë në baltë dhe ne vendosëm të krijojmë qëndresën jashtë kufijve. U perpoqëm, por gjithmonë na sabotuen të huejt. Prenka, siç dîhet   u arratis nga Shqipnia në një  mënyrë  tepër të guximshme, që e bani Sigurimin të luej menç  dhe kjo ishte një mëritë e aftësive dhe trimnisë së tij të pashoqe.  Fjalimet e tij mbeten të paharrueshëm, për thellësinë e  trajtimit për të nxitun Bashkimin e të gjitha forcave politike në mërgim, si e vetmja mënyrë për të arritun një sukses në luftën kundër komunizmit, që në Shqipni po bante namin mbi  atdhetarët e mbi famijet tona.

Duke përciellur mikun e madh e bashkatdhetarin   e shquem, patriot e burrë shteti, gjeneralin Prenk Pervizin, ne përcjellim një pjesë të randësishme të historisë se Shqipnisë që lidhet me emrin e tij, ku ai luejti gjithmonë  një rol qendror e vendimtar!   Deri në çastin e fundit ai  qëndroi si burrë fisnik e nuk e dha kurrë veten,  me pikëllimin e vetëm që nuk po vdiste në truellin e shejtë të atdheut të shtrejë  e nuk do të varrosej atje ku janë varrosun prej shekujsh të  parët e tij. Një pikëllim që mbetet për  të gjithë  mërgatën. Asnjë njeri i familjes së tij nuk gjendet këtu  sot. Ata janë të mbyllun atje, ndër burgjet e kampet e internimit të diktaturës komuniste. Prandaj e ndjej për nder e detyrë t’ia bajmë varrimin edhe në emën të familjes së tij te martirizueme. Na takon t’u përcjellim amanetet e mikut e bashkatdhetarit tonë, djemve dhe nipave të Prenkës, kur të vijë koha e lirisë për Shqipninë.

Qoftë i përjetshëm dhe i nderuem kujtimi yt, or mik i shtrejtë Prenk Pervizi !

 

 

 

New York më Nëndor 1992

dhe përfundimi i librit

 

 

Në fillim të Nëndorit 1992 shkova në New York, për me u takue familjën  e vëllait dytë Gencit, që kishte vdekë në kampin e Grandisihtës më prill 1989. E shoqja, Albina, me katër djem e dy vajza kishin shkue në New York ku e ama e tyne, Albina, kishte një vëlla t’arratisun qysh më 1952, Rudolf Marashi, djali i vogël i major Llesh Marashit, i cili i kishte tërhequn atje.   Mbrritja ime në New York me bani të njoh mjaft shqiptarë të vjetër, ndër to kushrinin  Ndue Gjomarkun, në moshën afro 80 vjeç, ku i bana vizitë me dajën tim Preng Paçuku, që kishte ba burg me Gencin, dhe kur u lirue ishte arratisë.

Ndou u përmallue, se nuk shifëshim nga viti 1942 kur unë isha fëmijë.  Aty ndër të tjera, Ndou me tregoi se si im atë kishte ba një gabim të madh mos me pranue nënshtetësinë italiane, ku do të kishte ruejtë gradën e tij të naltë  si gjeneral dhe do të kishte marrë rroga të majme dhe do të na kishte lanë një trashëgim ligjor të pensionit të tij. Nga ana tjetër do ti kishte shërbye kauzës shqiptare kundër komunizmit, me autoritetin dhe influencën që do kishte fitue. Ndou  më tregoi si Kapidan Gjoni i kishte folë me ia mbushë mendjën, por me kot se ai nuk e honepste fare atë  nënshtetësi, biles e quente si  një turp të madh po të kishte pranue.

Mora  pjesë i ftuem në mbramjën e festës së 28 Nëndorit, ku u njoha me miq të vjetër të babës, ndër ta Rexhep Krasniqin, që u gëzue shumë kur me pa  e njohu, dhe me foli fjalë të mira për tim atё, me të cilin ishte i miqësuem qysh në kohën  kur ishte ministër.  Rexhepi, e mori vesh se une do të kthehësha shpejt në Belgjikë e më mori adresën, sepse kishte njё letёr nga im atё, si dhe një fotografi të tij. U njoha me Kryetarin e Shoqatës Vatra që ishte zoti Karaxhozi dhe që drejtonte gazetën Dielli, ku ai më propozoi të merrja redaksinë, sepse gazeta ishte në gjendje të keqe e gati mos me u botue, për mungesë mjetësh, sepse nuk kishte t’ardhuna e shqiptarët nuk kontribonin as abonohëshin.  Me ripërtrijen e saj, me ardhjen tuej (emigracioni i ri), më tha, ishte shpresa qe gazeta  Dielli të vazhdonte të botohej.  Unë nuk kisha si me pranue sepse tashma isha vendosë në Belgjikë, prej ku nuk do të largohësha.

Erdhi me më takue edhe Ndue Pjetër Gjomarku, me dy mirditas, ku ndër të tjerat më tregoi, se kur kishte kalue në Greqi me gjithë vëllanë  Gjon, kishin  mbetë të plagosun nga rojet shqiptare të kufinit. I kishin çue në Athinë ku i kishin shtrue në spital. Gjenerali, tregonte Ndou, erdhi me na pa, bashkë me Muharrem Bajraktarin,  per  me u sigurue  për shëndetin tonë, sa e kishte marrë vesh, që ishim plagosë  në kufi dhe na kishin shtrue në atë spital. Jo vetëm për ne, që na njifte se kush  ishim, por edhe për shqiptarë të tjerë që plagosëshin në kufi prej rojëve komuniste, ai tregonte kujdes dhe shkonte me i pa në spitalet ku ishin shtrue për mjekim.  Një sjellje fisnike e tij që e karakterizonte dhe për të cilën kishte fitue respektin dhe admirimin  e shqiptarve që ishin arratisë duke rrezikue edhe jetën, dhe shpesh  mbetëshin të plagosun  dhe linin pas edhe shokë të vramë.  Këto ishin disa të dhana për prindin tim nga shqiptarët emigrantë. Në përgjithësi jeta në emigracion nuk i jepte hapësinë veprimi shqiptarve, sepse të huejt nuk e kuptonin realitetin shqiptar, sa që pati orvatje nga vete ana amerikane për të lidhë marëdhanje diplomatike me regjimin diktatorial e tiranik t’Enver Hoxhës. Kjo do të kishte qenë një padrejtësi e madhe që u bahej atyne që vuenin të zezat e ullinit, të mbyllun në burgje e kampe internimi. Aq ma keq, kur mendon se sa mija vetë u pushkatuen, ndër ta, pjesa ma e ngritun e intelektualëve tё shqipnisё.  Në një bisedë kafeneje  me Ded Mjekun, kur ky e kishte pyet pse nuk ishte angazhue në ndonjë institucion  ushtarak, si Nato etjera, im atë i ishte përgjigjë, se të huejt sa do të mire që shiten, nuk ta lirojnë karrikën e tyne, prandaj or Dedë, ne këtu jemi si peshku jashtë ujit.

Këtu i japim fund këtij përshkrimi  të jetës dhe veprimtarisë të tim etit që ndonse me vonesë, arritëm të rreshtojmë e të përmbyllim, për të ia ba të njohun publikut shqiptar, e sidomos historianëve, ku patjetër do të gjajnë materiale mjaft intersante për ndriçimin sa ma të mire të historisë shqiptare. Sado qӫ asht ndjekun njӫ vijӫ tregimtare e lirӫ, gjithshka qӫ asht shkrue lidhet me rrjedhӫn e vӫrtetӫ tӫ ngjarjёve historike shqiptare ku Prenk Pervizi  ka qene i pӫrfshirӫ nga fillimi deri nӫ fund, jo vetӫm si shoqnues i saj, por edhe si faktor vendimtar  nӫ ngjarje jetike pӫr Shqipninё e Kombin shqiptar.

 

Muharrem Bajraktari e Prenk Pervizi  Nёnkolonela 1936,

shokё armёsh e shokё detyrash.

 

 

 

Nё mёrgim nё Belgjikё  dy kolegët e miq të pandamë të një jetë të tanë kushtue  Atdheut e Kombit Shqiptar

 

 

 

Katër oficerët shqiptarë më të shquar  të

Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

 

 

                      

Katërshja dominuese e periudhës 1924-1929 që  anglezi Julian Amery (Lord Amery) quajti “Kuadrumvirat (sundimi i të katërve). Këta burra  hyjnë në radhën e patriotëvee ushtarakë  të cilët bashkëpunuan  me Mbretin Zog për t’i  shërbyrn Atdheut.

Të katët kёto burra  u arratisën më 1946  e jetuan e vdiqen ne dhe të huaj.

Padyshim se u asht mohue e injorue gjithё jeta e veprimaria patriotik  nga ana e historianёve tё regjimit komunist e nё vazhdim edhe sot e kёsaj dite nga pasuesit e tyre qё vazhdojnё tё fallsifikojnё historinё shqiptare.

 

 

PERSONALITETE POLITIKE E USHTARAKE TE BOTES SHQIPTARE  ME TE CILET PRENK PERVIZI KA PASE MIQESI  DHE KA BANSHKEPUNUE PER TE MIREN E ATDHEUT.

 

 

          

                        

 

Këto janë disa figura të shquara te politikës dhe patriotizmit shqiptar, me të cilat Prenk Pervizin e lidhnin  detyrat dhe miqësia.

 

 

 

Dokumente sekrete nga

Ministria e Brendshme e Italisӫ

 

Dokument sekret

Romӫ, 15 nӫntor 1934

Nr.300/3590

 

Ne rrethet shqiptare ӫshtӫ komentuar shumӫ qendrimi i gjatӫ i Ҫatn Saraçit qӫ ishte ndaluar nӫ Paris pӫr mӫ tepӫr se dy javӫ. Nӫ atӫ qytet ai ka pasӫ takime me elementӫ tӫ dyshimtӫ  qӫ janӫ nisur nga Tirana me detyra tӫ rrezikshme.

Prania e njӫkohӫshme e Ҫatin Saraçit e tӫ Kolonel  Prenk Pervizit  tӫ thirrur nga Qeveria shqiptare, ka rӫndӫsinӫ e vet pӫr karakterin  e besimit absolut  qӫ gӫzojnӫ kӫta dy personat e lartpӫrmandur  pranӫ Mbretit Zog qӫ pӫr intrigat  e tij  pӫrdor elemntin katolik dhe jo atӫ musulman, pӫr t’i skredituar  mӫ tepӫr tӫ pafetӫ (krishterӫt).  Nӫ Francӫ ka shumӫ agjentӫ  tӫ derguar jashtӫ shtetit  pӫr qӫllime kriminale nga regjimi i Tiranӫs. *

 

———————————–

*– Nӫ fakt Prenk Pervizi, mbasi mbaroi Shkollӫn e Luftӫs nӫ Torino me qershor 1933, qӫndroi nӫ Firence me familjӫn deri nӫ fund tӫ 1934, si ispektor i studentӫve shqiptarӫ tӫ Italisӫ.  Dyshimi i shӫrbimit italian, tregon se si Prenk Pervizi ndiqej e kontrollohej nӫ lӫvizjet e tij, edhe pse krejtӫsisht normale. Ndӫrsa Ҫatin Saraçi ishte njӫ diplomat e mik i ngushtӫ e i besueshӫm i Zogut, dhe sigurisht  i kishte nӫ detyrӫ lӫvizjet e takimet e tij.  Tӫ dy kӫta persona i pӫrkisnin njӫ miqӫsie  tӫ lidhun me Zogun qyshӫ nӫ Vjenӫ, 1914-1918, dhe pastaj nӫ detyrat e ndrysme, Prenk Pervizi si ushtarak, e Ҫatin Saraçi si diplomat.

 

 

Tjetӫr dokument i Shӫrbimit Sekret italian mbi lӫvizjet  e Prenk Pervizit, emigrant politik nӫ Greqi

Dosja sekrete në kasafortën e Enverit- Fejesa papërshtatshme djalit të Mehmet Shehut. Kush ishte vajza problematike

Më 3 shtator ’81 ka qenë vizita e fundit që Enver Hoxha ka bërë në shtëpinë e Mehmet Shehut, ish-Kryeministrit komunist dhe numrit dy të regjimit. Atë mbrëmje ka shkuar për të uruar bashkëpunëtorin e tij më të afërt për fejesën e djalit dhe nga ajo ditë e derisa ndërroi jetë, nuk është shfaqur më aty.



Në bisedën me Ramiz Alinë, mëngjesin e 8 shtatorit ’81, është befasuar nga të papriturat tronditëse që ka mësuar për biografinë e papërshtatshme të nuses që kishte kapërcyer rishtas portën e Bllokut të udhëheqjes. Pas kësaj është interesuar të njihet zyrtarisht me dokumentet që komprometojnë integritetin politik të krushqisë së re të Mehmet Shehut. Atëherë, kur ka siguruar të plotë dosjen përkatëse, e ka thirrur në zyrë dhe ia ka vënë në dukje vetë ish-Kryeministrit.

Pas tri takimeve konfidenciale me këtë të fundit, më 11, 12 dhe 13 shtator të vitit 1981, ka filluar shtjellimin e çështjes me krerët e lartë të partisë e të shtetit, jo thjesht për të denoncuar biografinë problematike të vajzës që ishte futur rishtas nuse në Bllok, por për të qëndruar fort ndaj arsyeve që e kishin motivuar Mehmet Shehun të bëhej pjesë e një krushqie reaksionare. Në këto rrethana të panjohura, Enver Hoxha nisi divorcin me njërin nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, për të vijuar me dizenjimin e prapaskenave që do të kryqëzonin jo thjesht dhe vetëm politikisht Kryeministrin, i cili kishte drejtuar ekzekutivin shqiptar plot 27 vite.

E gjitha kjo sipërmarrje është dokumentuar në dosjen sekrete, që Hoxha e ruante në kasafortën e tij. Në të janë pasqyruar në mënyrë kronologjike dhe me detaje të gjitha bisedat e takimet që ai ka zhvilluar pasi është njohur me të dhënat e papërshtatshme të biografisë së familjes së nuses së djalit të Mehmet Shehut. Në numrin e sotëm, “Panorama” publikon për herë të parë bisedën e Hoxhës me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain pasditen e 18 shtatorit 1981, për të vijuar me bisedat e tjera që janë konsumuar në zyrën më të rëndësishme të regjimit, në vigjilje të eliminimit të njeriut më të fuqishëm pas Enver Hoxhës…

Dosja Sekrete Enveri Kasaforta Biseda Faksimile1 Copy

BISEDA E SHOKUT ENVER HOXHA ME SHOKËT RAMIZ ALIA DHE HEKURAN ISAI MË 12 SHTATOR 1981

Shoku Enver Hoxha i vuri në dijeni shokët Ramiz Alia dhe Hekuran Isai mbi kritikën e rreptë që i bëri shokut Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave, për fejesën e papërshtatshme të djalit të tij, Skënder Shehu, me vajzën e një familjeje me qëndrim shumë të keq politik.

ENVER HOXHA: Dua t’ju vë në dijeni se Mehmetin e ndalova të vazhdonte punën në Korçë dhe ai u kthye. Kështu, dje në mëngjes, e thirra në zyrë për sa jeni në dijeni. Thirra dhe Kadriun të vinte, po ndodhet me punë në Fier. Qëllimi që ju thirra është t’ju vë në dijeni për bisedën që pata me Mehmetin për këtë çështje, se me ju isha konsultuar më parë, më informuat dhe ju informova për sa dija. Tani, si qëndron puna? I thashë, more shoku Mehmet, kë pyete ti që fejove djalin me vajzën e Qazim Turdiut?

Je informuar për qëndrimin politik të tij dhe të familjes së tij? Po, m’u përgjigj ai, jam plotësisht i informuar. Kam pyetur për këtë çështje shokun Feçor Shehu, i cili më solli curriculum vitae, sikurse i thonë, dhe më tregoi se babai i vajzës qenka njeri i mirë. Ne jemi përpjekur ta bëjmë atë agjent, me qëllim që nëpërmjet tij të ndikonim te një vëlla i tij ballist dhe i arratisur, që të mos vazhdojë të punojë kundër nesh. Më vonë, Qazimin e hoqën nga lista e agjenturës. Tani ai i ka prerë marrëdhëniet me të vëllanë. Një vëlla tjetër, – vazhdoi Mehmeti, – gjatë kohës së luftës ka qenë në Itali për studime, pastaj pas çlirimit, meqenëse nuk i kish mbaruar studimet, pushteti ynë e çoi në Jugosllavi dhe kur ne u prishëm me Jugosllavinë, ai mbeti andej.

Vajza, – i paska thënë Feçori Mehmetit, – është e mirë, e ndershme, e zgjuar, i ka të gjitha cilësitë. Po e dëgjoja Mehmetin me vëmendje kur më fliste. Po tjetër gjë, nuk të kanë informuar për këtë familje? – e pyeta. Jo,- u përgjigj ai, – tjetër gjë nuk më kanë thënë. Po dua të të tregoj edhe një gjë,- shtoi pastaj,- djali im nuk ka pasur sjellje të mira, shkonte me një çupë që përbërjen politike të familjes e ka të mirë, po vetë nuk qëndron mirë moralisht, është kurvë, e njohur si e tillë në gjithë Tiranën. E ndërpreva dhe në parantezë i thashë se, për fat të keq, këto që po më thua unë nuk i di, se nuk të lija pa t’i thënë që të merrje masa në kohë. Këto m’i kanë thënë përnjëherë ditët e fundit, bile më kanë treguar edhe të tjera dhe do të t’i them të tëra.

Mehmeti vazhdoi të më tregojë se ka qenë shumë i shqetësuar për djalin dhe e këshilloi t’i priste marrëdhëniet me atë vajzë të përdalë dhe e vërteta është se i ndërpreu, – më tha ai. Tani kujdesu që të martohesh, – e kishte këshilluar Mehmeti. Kështu, kur djali shkoi në Stokholm, marrëdhëniet me atë vajzë jo të mirë i kishte prerë. Më në fund, një ditë pasi ishte kthyer nga jashtë, Skënderi shkoi e i tha Mehmetit: Baba, e kam gjetur një vajzë për t’u fejuar. Cila është kjo? – e kishte pyetur ai dhe djali i tregoi emrin. Pastaj Mehmeti e pyeti më tej: Është e mirë? – Babanë e ka profesor, – ishte përgjigjur djali, i mirë është. Ka ndonjë pjesëtar jo të mirë nga njerëzit e familjes, po ai i ka prerë marrëdhëniet me ta. Thirra pastaj Feçorin, – vazhdoi Mehmeti, – dhe më tha ato që të tregova më parë. Kështu, tok me Fiqretin gjykuam ta përfundonim këtë fejesë, mbasi i ati i vajzës nuk kishte ndonjë gjë negative, lidhje nuk kishte me të arratisurin, vetë vajza gjithashtu ishte e mirë, prandaj vendosëm dhe i thamë djalit që ne jemi dakord që të fejohesh. Me rastin që Feçori i kishte çuar informacionin, Mehmeti e kishte pyetur këtë të fundit: Feçor, ti je shoku ynë, po vihu një herë në këmbën time.

Sikur të të ndodhte një ngjarje e tillë me djalin tënd, çfarë do të bëje? Dhe Feçori i qe përgjigjur se, po të ishte për çupën, do ta merrte. Për të tjerat do shkonte e do të pyeste Mehmetin. Përgjigje e zgjuar kjo nga ana e Feçorit. Pasi mbaroi tregimin Mehmeti, iu drejtova me pyetjen: E thellove përgjigjen që të tha Feçori? Sinjali që të dha ai donte të thoshte se ti duhej të shkoje e të pyesje një shok tjetër. Natyrisht, në këtë situatë kë do të pyesje? Duhej pra, të vije e të më pyesje mua në radhë të parë.

RAMIZ ALIA: Dhe në fakt, Feçori tërthorazi ashtu i tha.

HEKURAN ISAI: I ka folur shumë bukur Feçori.

ENVER HOXHA: Po, po. Pse nuk e bëre ti këtë?, – e pyeta unë. Cila ka qenë arsyeja që ti deshe të lidheshe me këtë familje? Çfarë ka pas bërë Qazim Turdiu që ta lante këtë të kaluar kaq të keqe të familjes dhe të vetë qëndrimeve të tij? – shtova unë. Nuk më sqaron një çikë?! Qazim Turdiu njihet se ka qenë profesor pas çlirimit, por ka mbajtur qëndrim indiferent, kurse gjatë luftës ka qenë ballist.

RAMIZ ALIA: Nga Balli Kombëtar ka anuar ai.

ENVER HOXHA: Pak të duket ty Mehmet, që ky njeri të ketë dy vëllezër të arratisur politikë? – i thashë.

HEKURAN ISAI: Dhe bile, njëri prej tyre me aktivitet kundër vendit tonë. Tani, një njeriu të tillë me një veprimtari armiqësore të vazhdueshme, nëpërmjet të vëllait që ka këtu, ne t’i lutemi të mos ushtrojë aktivitet kundër vendit tonë.

ENVER HOXHA: Po, këto i thashë unë Mehmetit. Shoku Enver, e shoh që kam bërë gabim, – m’u përgjigj ai. Mirë, more shok, pse ta bëje këtë gabim ti që hiqeshe shumë parimor,- iu drejtova unë. Të lejohet ty Mehmet, anëtar i Byrosë Politike, të bësh një gabim të tillë politik? Ne kemi përjashtuar nga Partia Komuniste të tjerë për hiç gjë. Pastaj, në raste të tilla vetë ti ke qenë i pari që ke ngritur zërin. Po dhe shoqja Fiqret, për shkak se një profesor në Shkollën e Partisë mori një vajzë për djalin që e kishte xhaxha nuk e di se ku në djall, bëri gjithë atë zhurmë kundër tij në shkollë./ Panorama

‘Mëso sa të duash, kazma të pret’, historia e përndjekjes së Alma Liços, mësuesja e parë e internimit

Historia e internimit dhe përndjekjes së Alma Liços, mbesës së Muamer Liços, të diplomuar në Harvard dhe të pushkatuar nga regjimi komunist. Edhe pse vajza e dy mësuesve dhe nxënëse e shkëlqyer, komunizmi nuk i dha asnjë mundësi arsimimi tej vitit të parë të shkollës së mesme, duke e detyruar të punonte në bujqësi që në moshën 15 vjeçe… siç i kishte thënë mësuesja e filloresDitën kur familja u internua nga Tirana në zonën e Dumresë, Alma mbushi 10 vjeç. Ishte dita e fundit e fëmijërisë. I ati filloi t’i tregonte, duke e parë në sy, arsyen e ndryshimeve që goditën jetën e tyre. Babai i tij, Muamer Liço, kishte qenë avokat i diplomuar në Harvard dhe ishte pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1945. Për këtë arsye, në kuadër të luftës së klasave, e cila prodhoi shumë viktima gjatë viteve të diktaturës, edhe pse Shqipëria zyrtarisht ishte në gjendje paqeje, ata nuk do të kishin më punën, shtëpinë, shkollën, shokët dhe mësuesit që kishin pasur, por do t’iu nënshtroheshin vendimeve të Partisë e cila i shihte si armiq. Pikërisht këtu, edhe pse mund të mos ketë perceptuar gjithçka saktë, Alma ndali së qeni fëmijë.

Sigurisht, fjalët e të atit, u bënë më të thjeshta, nga pamja e banesës që i priste në Belsh: një kasolle e mbuluar me kashtë dhe e shtruar me dhe, ku do të jetonin dy prindërit dhe tre fëmijët, nga të cilët ajo qe më e madhja. As mësuesja nuk do të ishte shumë miqësore, duke ndihmuar që 10-vjeçarja të kuptonte më mirë çfarë do të thoshte të ishe pjesë e një familjeje të internuar.

Në librin e botuar pak vite më parë, “Krahë të këputur”, Alma Liço Gjurgji, e përshkruan me detaje këtë episod që nuk i është fshirë nga kujtesa.

“Ndërsa marrëdhëniet me fëmijët e tjerë po ecnin drejt normalitetit, nuk mund të them të njëjtën gjë për mësuesen. E krahasoja me mësuesen time të mrekullueshme në Tiranë dhe ndjeja se ajo nuk donte t’ia dinte fare për ata fëmijë, që ndonëse frekuentonin shkollën, ishin pothuajse analfabetë. Ndryshe nga ata, unë kisha pasur fatin të më rrinin mbi kokë tre mësues në shtëpi. Sigurisht, këtu përfshij edhe gjyshen. Prindërit e atyre të ngratëve gdhiheshin e ngryseshin arave për të siguruar bukën për fëmijët e shumtë që sillnin në jetë. Në shenjë hakmarrjeje, me pushtoi dëshira ta sfidoja. Ishte një formë rebelimi. Veçanërisht në orën e matematikës, që ishte lënda ime e preferuar. I bëja pyetje me të cilat e vija në vështirësi. Madje, ndjeja një lloj kënaqësie të pakuptueshme, kur asaj i ndryshonte ngjyra e fytyrës. Kishte raste kur i kërkoja mënyrat alternative për zgjidhjen e disa problemeve. Duke kërcitur dhëmbët, ajo e duroi disa ditë këtë situatë, por një ditë në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjes sime, në kulmin e tërbimit më tha: “-Mëso sa të duash, kazma të pret”. Ky shpërthim ndodhi në klasë, në sy të gjithë fëmijëve, të cilët shihnin të habitur herë mua, herë mësuesen. Unë kisha pritur një reagim prej saj, por kurrë kaq të pamëshirshëm dhe vrasës të shpresës dhe ëndrrave. Isha aq e mpirë, gati të qaja.

Në atë regjim çnjerëzor kishe ndrojtje edhe të qaje… Lotët mund të konsideroheshin pakënaqësi dhe sfidë për sistemin. Lotët e pafajshëm të një krenarie të vrarë ishin kërcënim. Ka disa momente në jetë që lënë gjurmë të thella dhe ky ishte një prej tyre. Ndjeva të ndahesha në copëza të brishta e të dëshpëruara, të cilat më zbehën besimin se një ditë do të arrija t’i mblidhja e t’i ngjisja sërish.”

Alma, pas pak kohe do të kthehej sërish në Tiranë, për të jetuar me gjyshen nga e ëma, sepse gjyshja nga i ati kishte ndërruar jetë kohë më parë, para pushkatimit të bashkëshortit, duke lënë në atë kohë 4 fëmijë jetimë, përfshirë edhe babain e Almës, Nevzatin, të cilët u flakën në rrugë. Në shtëpinë e gjyshes, e cila, sipas rregullave të atëhershme kishte më shumë hapësirë nga sa shteti gjykonte të arsyeshme për një person, kishin sjellë edhe një banor, i cili vuante nga çregullimet mendore pas një aksidenti që kishte pësuar. Gjyshja dhe mbesa u mësuan të jetojnë me dyer të mbyllura brenda shtëpisë, por në vitin 1972, gjatë një epidemie gripi, gjyshja u sëmur dhe ndërroi jetë duke e lënë Almën pa mbështetjen kryesore të atyre viteve.

Si pak njerëz do të bënin në atë kohë, Almën e mori në shtëpi familja e shoqes së saj, Ritës, ndërkohë që ajo përfundoi klasën e tetë në Tiranë. Është një periudhë e mbushur me kujtime për çdo të ri të asaj moshe, por Alma e përjetonte në mënyrë të veçantë, njëkohësisht duke qenë dhe duke mos qenë pjesë e asaj atmosfere të mbushur me ëndërrime të pashmangshme, por që për të, ishin të mohuara.

“Po afronin provimet dhe isha tërësisht e përqendruar të përgatitesha sa më mirë. Me Ritën pranë, kjo gjë ishte më e lehtë, pasi mbështesnim njëra-tjetrën. Shoqet dhe shokët e klasës kishin vendosur pak a shumë si do t’i vijonin studimet më tej. Prindërit e tyre kishin filluar përpjekjet për të siguruar shkollën e dëshiruar, ndërsa unë nuk kisha kurajo të mendoja se çfarë më priste. Gjithçka ishte aq e zymtë. Veçanërisht muajt e fundit, disa nga mësueset e shprehnin hapur keqardhjen për pamundësinë e të qenit e barabartë me të tjerët. Përpiqeshin të më thoshin ndonjë fjalë inkurajuese, por pa dobi. Nuk kishin asgjë në dorë të ndryshonin fatin tim të parashkruar. Mbërritën dhe ditët e provimeve. Unë isha përgatitur mjaft mirë dhe u paraqita shkëlqyeshëm.

Pata një lloj dileme për provimin me shkrim të letërsisë. Ishte një hartim me temë që lidhej me mrekullitë e socializmit shqiptar. Duhej të shkruaja për diçka që nuk kishte lidhje fare me atë që ndjeja dhe mendoja, një hipokrizi e gjallë. Ishte si të dilja kundër vetes. U përpoqa shumë. Megjithatë, arrita të hidhja disa fjalë të bukura në ato rreshta. Në perceptimin tim, e tërë përmbajtja e asaj që kisha shkruar ishte patetike dhe pa jetë. Mora vlerësimin maksimal. Nuk isha aspak e sigurt, nëse e meritoja. Me sa duket mësuesja e letërsisë e kishte mirëkuptuar zbrazëtinë time. Ajo e njihte shumë mirë raportin që familja ime kishte me diktaturën dhe socializmin. Përfundimi i sezonit të provimeve ishte çlirim për të gjithë. Sado e përgatitur të jesh, paraqitja përpara një komisioni që kërkon të eksplorojë njohuritë e tua të fituara në vite, është shumë stresues. Organizuam një festë të vogël lamtumire. Rrugët e jetës në mënyrë të pashmangshme po ndaheshin.

Gjithkush do të merrte drejtimin e vet. Vetëm unë nuk kisha të drejtë të ëndërroja dhe të shprehesha për perspektivën time. Ishte kaq emocionuese dhe e trishtueshme njëkohësisht. E parandjeja se shumë prej tyre nuk do të kisha rastin t’i takoja më kurrë…Brenda pak minutash m’u rikthyen shumë situata të bukura dhe të trishtuara që kishin shoqëruar fëmijërinë time. Po të qëndroja edhe ca, isha gati t’ia plasja të qarit dhe nuk kisha kërrkënd pranë të më fshinte lotët. Pasi kontrollova edhe një herë dyert nxitova të largohem, për të mos humbur trenin. Si asnjëherë tjetër, ai nuk ishte i mbingarkuar me udhëtarë. U ula në një kabinë pranë dritares… Ditët e fundit kisha përjetuar shumë emocione që kishin në themel të tyre lamtumirën.”

U kthye sërish në Tiranë për të vazhduar shkollën e mesme teknike, por mundësia që vajza e deklasuar të arsimohej, do të zgjaste vetëm një vit.

“….Shtatori erdhi sërish shumë shpejt dhe më duhej të kthehesha në Tiranë për të vazhduar vitin e dytë të shkollës. Këtë radhë më shoqëroi vëllai im, i cili ishte rritur, madje ishte bërë më i gjatë se unë. Nuk kisha pikën e entuziazmit që po rikthehesha në shkollë. Kisha një parandjenjë të keqe. Çdo vit duhej të rikonfirmohej regjistrimi. Hyra në shkollë për të kryer këtë procedurë. Oborri ishte plot me nxënës që kishin ardhur për të njëjtën arsye. Mësimi fillonte dy ditë më pas. Me hapa të shpejtuara, u shmanga të mos takoja asnjërin. Me një lloj pasigurie dhe ndrojtjeje u futa në godinën e degës elektrike. Ngjita me shpejtësi shkallët dhe vura re se dera e zyrës së drejtorit, në katin e dytë ishte gjysmë e hapur. Ai ishte mësues fizike dhe matematike, me autoritet të padiskutueshëm. Trokita lehtë. Drejtori më ftoi të futesha në zyrë, por njëkohëshisht vura re që u prish në fytyrë. Pasi më pyeti sesi i kisha kaluar pushimet, i vënë dukshëm në vështirësi, më tha se ishte i detyruar të më informonte se unë nuk mund të vazhdoja më shkollën aty.

Më tej vijoi me fjalë ngushëlluese se isha e re dhe nuk duhej të dekurajohesha, se jeta do të më ofronte mundësi të tjera. Ndonëse për një moment u mpiva, në të vërtetë për mua ishte fundi i një ankthi, e kisha parandjerë, e kisha pritur një fund të asaj natyre. E mësuar me goditje dhe shtypje të tilla, u përpoqa të mblidhja menjëherë veten dhe me gjysmë zëri e pyeta se kush ishte shkaku i këtij përjashtimi. Dhe përgjigja që mund të tingëllojë shumë e çuditshme dhe gati e pabesueshme ishte kjo: “…nuk duhej të merrje dhjeta në mësime, dikush të ka njohur nga fotoja në tabelën e nderit dhe morëm urdhër të prerë që të mos vazhdosh më këtu”. Nuk kishte vend për asnjë koment. Me zemër të copëtuar i dhashë dorën dhe njëkohësisht lamtumirën. Në të vërtetë nuk pata më rastin ta takoja kurrë këtë profesor që ia lexova keqardhjen e të qenit i detyruar të flakte në rrugë një nxënëse 15-vjeçare, e cila kishte “guxuar” të merrte vlerësime maksimale në mësime. Me të njëjtën shtysë për të mos takuar askënd, u largova me shpejtësi nga ajo shkollë për të mos u kthyer më…”

Siç kishte ikur një vit e ca më parë nga oborri i tetëvjeçares dhe nga nxënësit, me të cilët e dinte që nuk do të kishte të njëjtin fat. Ajo ishte mbesa e një armiku, ishte bija e një familjeje të internuar, nuk mund të ishte nxënësja e dalluar e një shkolle të mesme në kryeqytet. Alma u kthye në Dumre, ku punoi në bujqësi, u martua, u bë nënë e dy fëmijëve dhe jetoi deri në vitin 1991, kur tashmë kishte mbushur 33 vjeçe.

Mësuesja e fillores kishte pasur mizorisht të drejtë…/kujto.al

TELEGRAM NGA PARISI, AT GJERGJ FISHTA O.F.M. – Nga Fritz RADOVANI

At GJERGJ FISHTA (1919)
1919 – 1922 Kjo ishte Shqipnia! E dalun nga kthetrat turke në 1912, pa kalue as dhjetë vjetë kishte në Paris një Delegacion me Kryetar Imz. Luigj Bumçi e, Sekretar At Fishta, që komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë nevojë per perkthyes!
1919 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!
16 SHTATOR 1922: At FISHTA i ban telegram Provinçialit At Palë DODAJ: “Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922), françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, At Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve,  dhe sot më tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Paris 16 Shtator 1922”
Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.
ASHT NJË SHPREHJE E VJETER: “PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI !”
Melbourne, 16 Shtator 2019.

LETËRKËMBIM MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ – MENDIMET PËR HASAN RIZA PASHËN

                                                                                       

Aleksandrí, 8 dhetuer 1949

I Ndriçmi Atë,

Letrën t’Ânde me 2 nânduer  të kaluem e kam marrë. E faleminderës.

E dijshem se tash po e gjên mënyrën…. me më lëshue në kurthë! Kurthë patriotike, kjo, e nji idealisti kryeneç. Të lumtë e un s’ kam si mos me Të kënaqun.

Kam me Të vu  përgjegjun  gjithë pyetjeve qi do të më bâjsh e po filloj prej mâ të parave qi ka letra e Jote. Mâ të parat, veç, ku un jam mâ pak kompetent se kudo në jetën t’eme politike.

Rrethim ‘ i Shkodrës mue më ka gjetun në Vlonë. Kishem shkue atje si delegat i Krujës e i Shoqnís Vllaznia qi kam pasë krijue vetë me qêndër në Durrës e me karakter revolucjonar për të drejtat t’ona kombtare. Duel Ismail Kemali n’atë skele e si s’qe e mundun me u mbledhun Kuvêndi kombtar n’ atë qark fanatik e ku ende ishte mjaft i gjallë pushteti tyrk, i u vûmë mbrapa kush mujti për Vlonë.

Pra gjithçka dij un rreth pyetjes që më bân Ti në letrën t’Ânde e kam vetëm me të ndieme e s’më ka pasë ra asnji herë me e gjurmue punën me njerëz qi kanë qênë vetë n’ atë punë. Këta kanë qênë pa dyshim krenët e klerit katholik, ndër të cilët P. Gjergj Fishta.

Hasan Rizaja, guvernor e komandant i Shkodrës, ka qênë nji oficer i shtatmadhorís tyrke qi ka pasë krye studimet në Gjermaní. E kam pasë pá e kam pasë folë me tê vetëm nji herë në maj ase në qershuer të vjetit 1912, kur porsa kishin fillue trazimet në krahina të ndryshme të Shqipnís qi mbandej muerën karakterin e nji revolucjoni të përgjithshëm e mbaruen me pushtimin e Shkupit prej Kosovarvet. Un ishem i ri atbotë, vetëm 25 vjeç. Ai kishte pasë pasun urdhën prej Ministrit të Mbrêndshëm  Haxhi Adil begut me më kapun e internue – kinse si profesor gjymnazi – në Urfa, qi as sod s’e dij a bie në Syrí apo n’ Irak. Shqipnija e mesme po përgatitej me marrë pjesë në kryengritje së bashku me Mirditën e un kishem nevojë me fitue edhe nja nji muej kohë. Prandej kishem shkue në Shkodër, bashkë me Avdi beg Toptanin e me i u lutun Valís qi të shkruente për me më ndalë atje në zyrat e tija si sekretar. Më premtoi edhe përnjimênd e bâni të venë, por përgjegja i erdh negative. Por qëllim’ i im i vërteti qe krye. Moji qi   më duhej kishte kalue.

Mbaj mênd se Hasan Rizán e kam pasë përshkrue nji herë në nji rivistë shkodrane, nuk dij a në Hyllin apo në Lekën. Tyrk e bir Tyrku e burrë katërqindsh e me pamje të gjâna. Oficer gjerman me gjithë kuptimin e fjalës. Kur plasi lufta balkanike, pra edhe me Malin e Zí, sigurisht ai i ka shpeshue kontaktet e tija me parín e Shkodrës e posaçe me klerin katholik. Malsija e Madhe, sikurse dihet, pat kapun pushkën bashkë me Malazezt kundra Tyrqís. S’ka dyshim qi Kleri, për me ligjue veprën e Malsorvet, do t’i kenë pasë bâmë fjalë përmbi ndienjat qi i kishin shtýmë ata me u bashkue me Shkjá.

Por derisa atdheu i vet ishte në luftë e kishte ende shpresë fitimi, qoftë edhe me ndërhymjen e Austro-Hungarís, s’kishte si me dhânë asnji premtim për me kënaqun ato ndienja. Mirë po qe se Tyrqia u mujt, u shtrëngue me pranue vendimet e konferencës së Londrës e me lamë duert prej Shqipnije e gati prej gjithë Rumelís. E qe se Hasan Rizaja atëherë na zbulohet me të tânë shkëlqimin e vërtyteve të tija. E din se atë ditë e mbrapa s’ ishte tue luftue mâ për nji qytet të Tyrqís, as për t’i ndihmue tërthoras atdheut të vet në konferencën e paqës, mbasi për Tyrqín s’kishte mbetun mâ mundsí transakcjonesh për nji vênd qi e kishte pranue si të humbun definitivisht. Ç’e shtŷni ushtarin gjerman me u grî ndër fortesat e bregdetit verijuer të Francës edhe sa kohë mbas kapitullimit të gjith’atdheut të tij? Hasan Rizaja ishte nji kolos ushtarak qi e kishte thithun edukatën ushtarake prej së njâjtës gurrë. Ai luftonte tash vetëm për nderën ushtarake të kombit e të vetes së vet. Më thotë mêndja edhe se në vêndimin e  tij për qëndresë do të ketë luejtun rol mjaft edhe nji ndiesí tjetër: Shkodra për Tyrqín kishte mbarue, por kufîjt e Shqipnís me Malin e Zí ishin ende në bisedim e mâ vonë e dijmë se për me i mbetun Shkodra Shqipnís u deshtën 800000 ushtarë t’Austro-Hungarís nën bajoneta. Hasan Rizaja pra e dinte edhe qi Shkodra ishte në kontestim ndërmjet Shqipnís e Malit të Zí e për ta, ndërmjet Austrís e Rusís. E sigurisht qi donte t’i jitte mâ parë Shqipnís, kombi qi historikisht kishte lânë gjurma të thella në zêmrat e Tyrqvet, pa përjashtue as ndiesín fetare, se sa të Shkjenís. Dhe qe ideja e Hasan Rizá Pashës me e vazhdue luftën me flamurin e Shqipnís. Mâ në fund edhe në nji faktor tjetër më shkon mêndja. Tyrqija kishte bâmë armpushim me anmiqt e vet e atbotë trupat e Shkodrës e Komandanti vetë, tue luftue me flamurin e Tyrqís, në bazë të së drejtës ndërkombëtare mund të quhej rebele me të gjitha konsekvencat ushtarake të ksaj gjâje. Por nuk më resulton se ushtarët e komandantat gjermanë qi zuna në gojë mâ nalt janë trajtue si rebela.

Si po e sheh, un jam i bindun se inicjativa e ndërrimit të flamurit të Tyrqís me të Shqipnís në Shkodër âsht marrë prej Hasan Rizás. Por para se me e bâmë këtë ndërrim ai desh me e shtimë në punë edhe ushtarakisht. Kështu hyni në marrveshtje me klerin katholik për me tërhjekun Malsorët prej veti tue i propunue atë gjâ për shkak të së cilës ata ishin bashkue me Malazezt.

Bash kur puna kishte mbërrîmë në këtë pikë, pra, duel dora tradhtare e i a preu fatosit të Shkodrës ditt e jetës dhe inicjativën bujare.

Mâ shumë un nuk dij me Të thânë rreth asaj episode historike e prandej këtu po i ap fund. Por jo pa e mbarue këtë letër me urimet e mija mâ miqsoret për Kërshëndellat e vjetën e  re qi kemi mbas dere.

MKruja

 

 

 

 

 

 

Aleksandrí, 18 kallnuer 1950

 

I dashtuni mik,

Letrën Tânde me 6 të k.m. e mora. Kishi fillue tue thânë se “ket herë nuk po e pres përgjegjen  T’uej… “. S’e mora vesht cilën përgjegje, mbasi nji përgjegje qi të kam pasun borxh T’a kam nisë ka kohë e të porositun madje. Flas këtu për përgjegjen e letrës ku më pyetshe për Hasan Rizán. Kësaj i jam përgjegjun me 22 dhetuer me letër të porositun. Mbas asaj tjetër letër prej Teje marrë s’kam mâ posë ksaj së fundit.

Shënimet e dy fotografí Tuja (aqë sa duhen e të tretën po e mbaj vetë për kujtim) për pasaportën t’Ânde nisen nesër për Kajro e pasaportën do t’a marrsh prej andej nga miku i im Z. Nexhmedin Bey Qorraliu. Ka me qênë nji pasaportë e lëshueme prej Legatës Mbretnore Shqiptare në Kajro, i vetmi mjet qi na ka mbetun sod ne të ngratve për nji ksi dokumenti. Ky âsht e vërtetë qi s’ pin ujë kudo, por s’kemi mundsí tjetër.

Ato shtete qi s’ kanë lidhje me Shqipnín komuniste, me sa më rezulton, e pranojnë, ndërsa tjerat më duket se jo. Besoj, pra, se n’Austrí mundesh me shkue me tê e … ishalla, mbasi je frat, edhe Italija s’T’a mohon vistimin e kthimit mbi tê, sado qi i a desht interesa me bâmë lidhje me Tiranën e kuqe.

Shkuen edhe nji palë Krishtlindje e filloj edhe vjeti 1950 e na gjithmonë në vênd të huej e Zoti e din se edhe për sa Krishtlindje tjera! Veç vetë e din i Lumi se edhe për sa vjet vuejtje tjera e ka dënue atë popull e sa tjerë bashkë me tê. Na po i lutemi, veç, për veti, për familjet e për popullin t’onë e Ai, me madhní të vet, bâftë e na i ndëgjoftë lutjet t’ona. Kështu po bâj un edhe për tý, i dashtuni mik.

Nuk dij a Të bie në dorë rregullisht “L’Albanie Libre”, organ i Blokut Kombtar Indipendent. Të dy këta emna jam un qi i kam gjet’ e ngjitun. Me gjithë këtê, n’e paç lexue numrin e dhetorit të kaluem do t’ a keni pá sa mirë jam shpërblye! Këta për sa më përket personalisht. Por gjith’ aqë interesant janë edhe dy numrat shtatuer e nânduer nga nji pikpamje e përgjithshme. Në mos i paç këndue asnji, edhe mâ mirë, e as vetë s’po Të flas për ta.

Në kohën e Alì Pashë Tepelenës Pasha i Beratit qi kishte pasë qênë nji qyqar, po bisedonte nji ditë me nji qehajë të vet qi ishte njeri i squet e homme d’esprit[1], si i thonë Frângjit; – A ke ndie ti, po i thotë Pasha qehajës, qi Mbreti paska nisun këtyne anve nji tartar të posaçëm me nji dekoratë të madhe për nji Pashë? – Jo, Pashë, un s’kam ndie kurrgjâ, përgjigjet qehaja. – Pra âsht e vërtetë, por s’ po dij se cili ka me qênë ky Pashë fatlum; a të merr mêndja gjâ tý? pyetë Pasha i Beratit prap. E qehaja: – Qe besa, lum Pasha i em, un kishem me thânë se n’i a pastë nisë Mbret’ i ynë këtë nishan kuj për mênd ky ka me qênë Pasha i Vlonës, për trimní ai i Janinës e… në qoftë veç për rizá të Zotit, ky pa dyshim ka me qênë Zotnija e Jote!

Ndiç pra, edhe ne Shqipove veç për mëshrirë në dashtë i Madhi Zot me na  falë gjâ.

E me kaqë po Të përshëndes me zêmër e miqsí të vërtetë.

MKruja

[1] Frengjisht : njeri i mençëm

KULTURA ASHT SHPIRTI I QYTETNIMIT! – Nga Fritz RADOVANI

RRËMAJI NË SHKODER
Asht fjala per atë kulturë e qytetnim të qytetit të Shkodres, që punohet me e zhdukë…
Per gjithshka asht ba dhe vazhdohet me u ba edhe sot dishmojnë dy Çinarët e Rrëmajit!
Çinarët e Zef Zorbës janë shekullor, po memorien e kanë të feskët si uji i Kirit që kalon aty pranë, dhe nder gurt’ e Zallit tij deri dje si biluri edhe sot dishmon: “Kush ishte Ai Burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me emnin Rrëmaji i Shkodres?”…
Ishte pikrisht Ludovik Zojzi (1910 – 1943) i Zojzakve të Shkodres, që mbi atë stom ngriti Monumentin e perjetshem, të cilin e shohim edhe sot edhe pse me 15 Shtator 1943, kur Ingjenjer Ludoviku po delte nga shtëpia në Tiranë, komunistët e vrane se “studenti i rij i Gjimnazit “Illyricum”, tashti ingjenjer i lauruem në Padova, nuk pranoi me bashkpunue me kriminelët e regjun komunist, të cilët mendonin vetem per vrasje e gjakderdhje.”
E pra, fatkeqsisht mbas 1944 vazhdonin gjuejtjet në shenjë deri sa e skuqen atë Zall…
Ingjenjer Ludovik Zojzi, vëndosi mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë sot aty dhe, që thirrën Vorret e Rrëmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektue dhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej Tij ruhët në familjën e nderueme Zojzi.
Gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, në artikullin e Qeverim Çelit, anëtar i grupit komunist të shkruen: “…Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithëshme të PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në Partinë Komuniste… Nga radhët e këtyre grevistëve u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhe armikun e popullit Ludovik Zojzi.” E kur prap në 1966 u mendue shkatrrimi i Vorrezave ishte Gjohn Kamsi që u tha: “Nuk guxoni me luejtë Eshtnat të Filip Shirokës, Kol Idromenos, Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit, Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve etj. që janë kenë gurët e thëmeleve të qytetit!”. E dogjën një natë, ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi, Zadêja, Prennushi, Kurti, Nika….
E do t’ ishte 11 Nandori i 1990… Kur Rrëmaji, u perjetsue nga Don Simon Jubani!…
Melbourne, 14 Shtator 2019.

Le Jour (1939) / Mbretëresha Geraldinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shtator 2019

 

“Le Jour” ka botuar, të martën e 9 majit 1939, në ballinë, fotografinë e mbretëreshës Geraldinë, e strehuar asokohe në hotel “Stambolli”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbretëresha Geraldinë në mërgim.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ish-sovrania e hirshme e Shqipërisë u fotografua në hotel “Stambolli”, ku ajo është strehuar me mbretin Zog.

GJENERALI – Jeta e veprimtaria e patriotike e Gjeneral Prenk Pervizi – KUJTIME – Pregatitun nga i biri LEK PERVIZI

Gjenerali, kopertina e librit

 

 

Disa botime:

 

*– Prenk Pervizi: Shёnime pёr organizimin e Kombit pёr luftё,Sh.Usht., Tiranё 1935.

*– Prenk Pervizi, Intervistё mbi Luftёn Abisinisё, Besa, Tiranё,  1936.

*– Prenk Pervizi, Relacione mbi luftёn e Abisinisё, Buletini Ushtarak, Tiranё 1936.

*– Préenk Pervizi, Relacione mbi Manovrat e Mёdha tё Italisё, Buletini Ushtarak, Tiranё, 1936.

*– Prenk Pervizi, Lufta e Abisinisё, Lulu, NY, 2012

*–  Idem,  Bruksel, 2014

*– Gjeneral Prenk Pervizi nё shtypin shqiptar, Dorian, 2010

*– Idem,  Lulu, NY, 2011

*– Julian Amery, Sons of the Eagle, London, 1946.

*– David Smiley, Assignemant in Albania, London, 1984.

*– Robert Elsie: The Tribes  of Albania, Chapter 7, 2015

*– Robert Elsie, The Biografical Dictionary of Albanian History,

*– Walther Speinsipp: Das Folk der Schipetaren, Wien, 1985.

*– Hajrush Haliti-Akturk/: Gjeneral Prenk Pervizi shtigjёve tё nacionalizmit, Zeri, Prishtinё, 1995.

*– Lek Perviizi: Tingёllime tё Vona,  Dorian, Bruksel, 2014

*– Wikipedia Prenk Pervizi, nё disa gjuhё tё hueja.

*– Gjenerali, Enti B. Gjergj Fishta, Lezhë, 217

*–Odiseja e pafajsisë,   Enti B. Gjergj Fishta, Lezhë, 2017

 

 

 

 

 

 

 

 

GJENERAL PRENK PERVIZI

Skuraj 1897- Belgjikë 1977

 

 

Kushtuar një  prindi shembullor,

ushtarak i lartӫ e patriot  i shquar, 

qӫ jetӫn dhe veprimtatinӫ e tij ia kushtoi

gjithӫ kohӫn Atdheut e Kombit shqiptar 

 

 

Pse shkruhet ky libër

 

 

Patjetër se vjen pyetja,  pse shkruhet ky libër. Pse me kaq  vonesë, për një figurë ushtarake e patriote të njohun e të përmendun të botës shqiptare. Një pikëçuditëse për historianët e indroktinuem ose të paindroktinuem që nuk  e kanë përfshi në faqet e librave te tyne. Njё e metё e gabim i pafalshёm nga ana tyne. Kur dihet botnisht se ai ka qene shoqnues aktiv i gjithe historisё shqiptare nga 1914 deri 1946, sa qёndroi nё Shqipni, dhe ma vonё nё mёrgim deri ditёn e fundit tё jetёs tij, 6 shtator 1977.   Pra ka një arësye, dhe kjo asht ajo që lidhet me pushtimin italian dhe me diktaturën komuniste. Ma se një gjysmë  shekulli, qё emni i Prenk Pervizit nuk mund të përmendej dhe jo ma të përfshihej ne faqet e librave,  shtypit, botimёve, etjera forma. Nga ana tjetër ne,  bijt e tij, ishim të mbyllun në burgjet e kampet e internimit, ku luftonim për vetë ekzistencën tonë. Në ato kushte nuk kishim as ma të voglën mundësi për të radhitë përshkrimin e jetës tij. Jo qё me tё gjet shkrime tё tilla e pagueje shtrejt. Fatmirёsisht ai na kishte  lanё kujtimet  e veta gojarisht. Çdo dokument i shruem  prej dorës tij e te tjerë dokumentë  kishin përfundue ne flakën që partizanët “çlirimtarë” u kishin kallë shtëpive tona në Laç e Sluraj. Si dhe tё konfiskimit tё shtëpisë në Tiranë. Kështu u zhduk gjithë ç’farë ruhej nga jeta e veprimtaria e t’im etit, dhe mbeti për t’u mbështetë kryesisht mbi rrёfimet  e tij.   Këto kujtime janë të përforcueme edhe  prej njerëzve që e kishin njohun dhe shërbye nën urdhnat e tij.  Pesë dekada  heshtje grumbulluen mbi të pluhunin e harresës, që ne tashti  kërkojmë  ta shkundim pas kaq vitesh. Diktatura komuniste kundrejt figurave të tilla, megjithёse ua njihte shumë mirë jetёn,  veprimtarinё e randёsinё intelektuale e patriotike,    ndoqi politikën e asgjёsimit, mohimit, heshtjës  e harresës. Kjo gjeti zbatim të mirëfilltë tek akademia e shkencave dhe historianet e saj, tё indoktrinuem plotёsisht.   Ata e përmbysën dhe fallsifikuen fund e krye historinë e Shqipnisë me gjithë protagonistët e saj:  përsonalitete ushtarake dhe të shoqërisë civile, që kishin dhanë kontribut të çmueshëm në krijimin e forcimin e shtetit shqiptar, të parin në historinё tonё, t’ Evropës e të botës, qё u krijue nё Kongresin e Lushnjёs mё 21 janar 1920.

Kështu unë i nënshkruemi, bir i tij, që i mbijetova  mrekullishst  përsekutimit komunist,  u gjeta para problemit për ta ringjallë atё figurë, përmes kujtimeve që ai vetë na kishte trasmetue. Të cilëve u bashkangjitën  ato personale të miat, të vllazënve, tё afёrmve  e tё bashkёpuntorve qё ndanё jetёn e  detyrat me tё. Kjo, qё jeta e veprimtaria e tij tё njihej  jo vetëm nga publiku shqiptar,  por që ta njihnim  prindin tonë edhe ne vetë, njerëzit e tij, në përmasën  sa ma të vërtetë. Qoftё  në jetën familjare ashtu dhe në atë të detyrave  si bashkëshoqnues i historisë  shqiptare. Libri merr vlerё tё randёsishme  pёr  historianët, pse hedh dritё mbi ngjarje tё panjohuna ose tё nenfleftesueme deri tё injorueme e fallsifikueme  qё  do tё vlenin pёr njё radhitje tё drejtё tё historisё.

E thamё  se ky liber po shkruhet sipas kujtimeve  për një arësye logjike, sepse me  djegёjen e shtёpijave u asgjesue gjithçka kishte brenda tyne.  Ky asgjësim nuk mjaftoi me kaq, sepse edhe ma vonë pas vdekjës  tij  në mërgim, disa shqiptarë të pa ndërgjegje dhe pa principe humane, njerëz të pa burrni, deri dhe agjentë të regjimit komunist, vunë dorë mbi  plaçkat e dokumentët e tij duke i zhdukë, pa i dhanë llogari  askujt.  Kjo e fundit ishte si një goditje e dytë vdekjeje, sepse kërkonte të zhdukte edhe atë çka kishte shpëtue prej komunistëve. Po ashtu, zhdukët  dosja e  tij nga arkiva e Krujës,  qё pёr çudi ishte ruejtё deri pas shёmbjёs sё diktaturёs, për të cilën nuk asht dhanë as jepet asnjë shpjegim. Pse e për ç’far interesi e ç’far qëllimi ? Mister !

Sidoqoftë  pas  shëmbjës sё regjimit komunist, nisi të kujtohet e të dali në pah figura e tij, ku  luejtën rol gazetarë të ndryshëm, dhe persona që ia kishin dëgjue historinë prej baballarëve të tyne dhe njerëzve që kishin shërbye nën urdhnat e tij. Filloi të dalë edhe ndonjë dokument e fotografi  nga arkivat  e shtetit. Kjo nuk ishte tjetër veçse një rilindje  e kësaj figure ushtarake e patriote, që bashkë me kolegë e patriotë të tjerë  kishin kontribue në  historinë e Shqipnisë.

Një oficer pedagog ne Akademinë e Mbrojtjës, i ndjeri N/Kolonel Dr. Pjetër Hidri, i kushtoi një monografi që u botue më 2002 e që u mirëprit, sepse nxori në dritë një figurë të naltë ushtarake që ishte lanë në hije, thuej në harresё tё plotё. Nё sajё tё Dr. Hidrit, emni i Prenk Pervizit  u pёrfshi nё botimin e dytё tё Fjalorit Enciklopedik. Shkrimtarё e studiues tё huej kontribuen nё paraqitjёn e tij nё veprat e tyne deri dhe nё  Wkipedia etjerё site  ne  disa gjuhё europiane  deri  kineze dhe esperanto. Të gjithë këto fakte më frymëzuen që t’i kushtoj këtë libër, si njё homazh e nderim ndaj tij.

Libri ndjek një stil tregimtar të lirë e të rrjedhshëm pa ngarkesa të tepërta. Aty përcaktohën mirëfilltas ngjarjët e ndryshme siç faktikisht janë zhvillue.  Të vjen keq kur shikon se  nё radhёn e dezinformuesve e fallsifikatorve  përfshihёt edhe ndonjё figurё e njohun,  që  duke  abuzue nga emni e pozitat që kanë pasë, kanё  trillue e trillojnё haptasi ngjarje të paqena e tue ua vesh të qënat të tjerëve; tё paqenё.

Vlen të theksohet se një dokument me vlerë tё madhe asht  nje interviste qe ai ia kishte dhane ne Bruksel të Belgjikës më 1974 gazetarit kosovar, Hajrush Haliti-Akturk, që përputhet me   përmbajtjën e librit, në vështrimin e fakteve historike të përjetuem prej Prenk Pervizit. Ky dokument u ba i mundun të njihet kur dolëm në Belgjikë dhe u takuem  me gazetarin që përmendëm,  i cili atë intervistë e kishte botue ne gazetën  “Zeri” të Prishtinës, më 1995 pas shembjës së komunizmit.  Ma përpara një gja e tillë ishte e pamundshme. Njё intervistё autentike qё jep gjithё historinё e Shqipnisё te jetueme prej Prenk Pervizit nё rol vendimtar. Zotit Akturk i shkon njё falёndrim i posaçёm pёr ruejtjёn e botimin  e intervistёs, qё mbetёt si njё dokument autentik i marrё dretpёsёdrejti nga Prenk Pervzi. Njё dёshmi nga njё autoritet i lartё ushtarak, shumё i vlefshёm pёr historianёt.

Në këtë vepër kujdesi kryesor ka qenë me nxierrë në dritë personalitetin  dhe karakterin e Prenk Pervizit. Përgatitjën e lartë ushtarake, ndër shkollat ma prestigjose t’Evropës. Kushtimin e tij ndaj Atdheut e Kombit shqiptar duke  krye  me nder e sukses  detyrat që iu ngarkuen e që mori përsipër vetë.  Kundërvenja faktike  ndaj pushtuesit të huej siç ishte  Italia fashiste,  duke mos e lejue ushtrinë shqiptare të luftojë krah asaj italiane, në asnjë rast, as kundër popullit të vet as kundër fqinjëve kufitarë, siç ndodhi ne luftёn italo-greke, ku me urdhёn tё tij ushtria shqiptare e braktisi frontin.   Me randësi asht dhe  përkujdesi i tij ndaj çeshtjes kombetare per te mbrojtë kufijt etnikë në Kosovë, dhe kundërvenja e vendosun ndaj sllavo-komunistëve  që morën pushtetin dhe tradhëtuen Kosovën  duke i masakrue pa mёshirё e mizorisht  patriotët kosovarё.  Sa ishte Komandant i Pёrgjithshёm i Ushtrisё Kombёtare Shqiptare e Ministёr i Mbrojtjёs, kambё serbi nuk shkeli nё Kosovё.

E gjithë kjo e perciellun me një emocion të papërmbajtun, në

kujtimin e një prindi, që përveç detyrave te nalta në dobi t’atdheut, tregonte një përkujdes të madh për ne bijt e tij. Të edukohëshim e studionim  në shkollat ma të mira t’Evropës, për t’i sherbye denjësiht athdeut. Si njeri i dashtun për familjën :  ndaj nanës burrneshë që e rriti, si  jetim  të një prindi trim e luftëtar i lirisë ; ndaj  grues besnike e të vendosun me perballue jetën me  të mirat e të këqiat si grue e vërtetë shqiptare.  Ndaj t’afërmve e besnikëve, që i ndejtën gjithmonë pranë, në çdo situatë të vështirë dhe qe nuk nguruen të sakrifikohën për të. Ndaj burrave tё fisit, qё i qёndruen triminsht e tё papёrkulun regjimit shtypёs komunis duke shkrue faqe te lavdishme heroizmi.  Ndaj miqve e kolegëve të tij, po aq patriotë e figura tё shqueme shoqnuese të historisë shqiptare.

Ky emocion e mallëngjim, bashkë me rrjedhën e jetës tij, gjetën përmbledhje pas  45 vjet para varrit tij të vetmuem e pothuej tё harruem nё Belgjikё. Ne, t’afërmit e të dashtunit e  patëm mundësi  me vendosë një tufë lulësh të freskëta mbi atё varr,  pas një gjysmë shekulli tepër të gjatë vuejtjёsh dhe  izolimi nga bota e qytetnueme.  Ai u detyrue me braktisë atdheun e me gjetë shpëtim në dhè të huej, me brengën e madhe që po vdiste larg trojëve të shejta t’atdheut, të  cilit i kishte kushtue gjithë jetën dhe energjitë e aftësitë e tij duke i shërbye me përkushtim e besniikëri të madhe.

Ky i gjithë shtjellimi i këtij libri për me kujtue e me vleresue një figure ushtarake e patriotike  mjaft të randësishme  të historisë e  botës shqiptare.

 

Bruksel, 26 qërshor 2016

 

 

Falënderim

 

Falenderojmë miq e dashamirë, qe  kanë ruejtun  e na kanë dorёzue e dergue fotografi të prindit tonë, tue ditë se me djegien e shtëpive tona nӫ Laç e Skuraj, dhe konfiskimin e shtӫpisӫ nӫ Tiranӫ,   u zhdukën bashkë me dokumente e dorëshkrime, gjithë koleksioni historik i fotografive nga jeta e tij shkollore në Shkodër dhe Vjenë t’Austrisë  deri te veprimtaria gjatë vitëve nga 1918 – 1944, si dhe albumet e relacionet shkrimore  nga misioni në Luftӫn e Abisinisӫ  dhe Manovrat e Mëdha tӫ Italisӫ. Një faledërim i posaçëm u shkon Lordit Amery dhe Kolonelit britanik David Smiley, që sa morӫn vesh ardhjen tonë në Belgjikë na dërguen   fotografitё  prindit nga jeta e malit me misionin anglez më 1944, si dhe librat e tynёkushtue asaj periudhe.  

 

Periudha e Rinisё

1897-1918

 

Kur të qesh fati

 

 

       Historia e çdo njeriu në vetvete asht një përshkrim që do të quhej kronologjik, po ta marrim nga ana e shtjellimit të ngjarjeve të njëpasnjeshme që e shoqnojnë atë, nga dita e parë e ardhjës në këtë botë deri nё ditёn e fundit të largimit prej saj.  Por duke analizue situatat e ndryshme që ai përjeton me ndërlikimet e të papritunat e jetës,  historia e tij kalon edhe në përmasa lëgjendare, sipas kushtëve që marrin ngjarjet në të cilat ai gjëndet. Ka njerëz që kalojnë një jetë normale e ka të tjerë që e kalojnë të përveçme. Për ata që kalojnë një jetë normale nuk ke çka me diftue, përveç se si lindën, jetuen  e vdiqën.  Për ata që kalojnë një jetë të përveçme deri dhe të jashtëzakonshme, ke ç’far me thanë e nuk ia del dot me i tregue të gjitha. Tek këta të fundit shfaqen edhe përmasat lëgjendare. Nga ana tjetër, janë disa çaste që përcaktojnë jetën e njeriut, çaste që vijnë të paprituna e që duhet me vendosë për me i shfrytëzue ose jo. Kështu i ka ndodhë prindit tim, që një çast ia ndryshoi gjithë jetën. Prandaj, tregimi  fillon pikërisht nga ajo rrethanë që i dha piknisje jetës së tij vepruese drejt afirmimit si figurë e personalitet i botës shqiptare. Tregimi rreshtohet sipas rrёfimit  tё vetë tim etit, sigurisht i radhitun në një mënyrë sa ma të plotë  dhe i pasunuem me përshkrime të njerëzve me të cilët ishte lidhë dhe  kishte nda detyrat në rrethana të caktueme, të mira apo të kёqija.  Patjetër se në këtë rast peshon edhe dëshmia ime si shoqnues i jetës dhe veprave të prindit tim,  ashtu edhe të familjarëve të tjerë e të atyne që e shoqnuen e i ndejtën afër gjithë kohën, bashkë me atë pjesë të historisë në të cilën ishim përfshi.

Rrëfimi nis në një ditë të javës së fundit të korrikut 1914.   Im atë, ishte shtri nën hijen e një fiku të madh, jo fort larg hanit të Gjet Toskës në Skuraj. Ai kishte mbarue gjimnazin françeskan në Shkodër e kishte ardhë në Skuraj me kalue pushimet verore  e me u përgatitë me u nis për në  Vjenë ku do të vazhdonte shtudimet e nalta ushtarake. Një ngjarje e papritun ia kishte mbyllë atë rrugë. Të shtënat e revolverit në Sarajevo mbi arkidukën e Austrisë, Franc-Ferdinandin, më 28 qërshor 1914, i kishin kallë flakën fuçisë së barotit të Ballkanit, Europës e mbar Botës. Kishte  plasë Lufta e Madhe Botnore. Perandoritë e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, bashkë me aleatët e tyne, Turkia,   Bullgaria,  Portugalia, etj.,  kishin nisë luftën kundër Antantёs,  me   Francën, Anglinё, Italinё, Rusinё, Shtetet e Bashkueme tё Amerikёs, Japoninё, me aleatёt ma tё vegjel si Serbia, Romania, Greqia, Polonia, Mali i Zi, etj.  Zjarri  i kёsaj lufte kishte përfshi mbarë rruzullin tokësor, sidomos Evropën.  Ushtritë ndërluftuese kishin fillue të hidhëshin  me egërsi barbare mbi njena tjetrën, duke u përlesh në beteja të përgjakshme. E pra ishin qenje që Zoti i kishte krijue sipas shëmbëlltyrës së vet. Vllazën. Kaina e Abela.  Kush Kaini e kush Abeli ? Kush vrasësi e kush viktima ? Kush ngadhjimtari e kush i munduni ? U mbetej historianëve, shkrimtarëve  e filosofëfe me e zgjidhë dilemën. Një gja ishte e sigurt : në atë kasaphane, dashje pa dashje, ata do vllaznohëshin përfundimisht në vdekjen.  Anmiq përsegjalli e vllazën përsevdekmi. Ma e keqja, ishin milona djelm të ri të cilëve  u pritej jeta nё lulëzimin e saj. Miliona nana te shkreta të veshuna ne zi. Miliona fëmijë pa baballarë. Ndërkohë ishin mbyllë mundësitë e njerëzve për të qarkullue lirisht nga një shtet në tjetrin. Perënditë moderne të transformuem në Fuqi të Mëdha siç ishin të Shtatë Krajlat, të ngujuem në « Olimpin » prallor të pallateve të tyne të stileve klasike, gotike, baroke, moderne, etj., loznin me fatin e njerëzimit për shtatëpalëqejfe. Hyjnesha e ngatërresës e kishte hedhun mollën e artë të sherrit mes gostisë së tyne. Kësaj radhe ajo nuk kishte shkrue mbi të  « ma së bukurës » por « ma të fuqishmit ».  Kush do ta ndante këtë gjyq ? Ku me e gjet një Parid tjetër ? Çeshtja nuk ishte aq e thjeshtë. Së pari nuk dihej se kush do te paraqitej. Tri Hyjnesha të bukura si perri apo tre Hyjni mjekrosha ? Këto mendime shtjellohëshin në mendjen e   atij djali të ri 17 vjeç, aty nën hijen e  një fikut të madh, ku nuk depërtonin dot rrezet e  diellit. I pashëm.  Sy zi. Flokë zi. Shtat hedhun. Me ia pasë zili vetë Paridi. Vapa ishte e madhe, dhe afshi i saj sikur shtohej nga kanga monotone dhe e parreshtun e xhingallave. Ai quhej Prenk, që kishtekuptimin, i parë,  e që përkonte fort bukur me emnin Parid. Fantazia po i punonte. Sikur vërtet t’i dilnin përpara tri hyjnesha të  bukura. Por mund t’ishin edhe tre hyjni mjekrroshё.  Ndërkaq mendimi i fluturonte tutje, dhe si në një film i shfaqëshin përpara vitet e fëminisë : prindi, që ia kishin vra dhe që e kishte lanë jetim nandë vjeç, për të cilin ai ruente një kujtim të pashlyeshëm. I kujtohej  shkolla, mësuesit e profesorët.  I kujtohej axha i madh Gjin Pjetri që e kishte çue me vazhdue studimet në Shkodër. Pas vdekjes t’atit, ai ishte kujdes për të edhe ma tepër. I kishte sigurue bursën  për vazhdimin e  studimёve në Vjenë.  Ai e mbante pranë  gjatë pushimeve verore, duke e njohun me traditat, kanunet, zakonet dhe veprimtarinë patriotike e luftarake të fisit, të krahinës e të Shqipnisë. Gjatë atyne pushimeve kryente rolin e sekretarit t’axhës duke i mbajtë në rregull letërkëmbimin e dokumentët. Ma se një letër ishte shkrue nga dora e tij, e diktueme nga axha i madh. I kujtohej kur  Gjin Pjetri e kishte çue me e marrë nga shkolla, bashkë me disa studentë të tjerë të krahinës, për me qenë të pranishën në ngritjen e Flamurit në Milot në mëngjesin e  28 Nëndorit 1912, ku ishin mbledhë gjithë luftëtarët e Kurbinit, Krujёs, Mirditёs,  e të krahinave të tjera. Në Milot nuk kishte ndërtesa të nalta me ballkone si në Vlonë. Flamuri ishte vendos nga një djalë i ri mbi vidhin e madh të Kokajve, midis Milotit.  Gjin Pjetri e  kishte marrë fjalën :

– Burra, sot ne Vlonë, ngrihet flamuri kombëtar e shpallet pavarësia nga patrioti i madh Ismail Qemali, bashkë me atdhetarë të tjerë të mbledhun rreth tij. Mbas 500 vjet robnie, flamuri i Gjergj Kastriotit që valon mbi këtë vidh shekullor, na lajmëron se e kemi shporr turkun e se kemi fitue lirinë. Rroftë Flamuri ! Rroftë Liria !

Sa kishte thanë këto fjalë, Gjini e kishte nxierrë karadaklijën  prej brezit duke e shprazun gjashtë herë n’ajri, që ishte pasue nga krismat e pushkëve të luftёtarve të mbledhun aty, kurbinas,kruetanë, mirditorë, leznjanë, malësorë, etj. Ngjarje të paharrueshme, që do ta frymёzonin e brymosnin  me ndjenjat e atdhetarizmit, që do t’i vlenin në shtjellimin e mëtejshëm të jetës së tij. Këto kujtime  i shkonin nëpër mend  si vegime dhe nuk kishin të sosun.

Axha i madh , Gjin Pjetri, kishte vdekun papritmas në atë shkurt 1914, pra para pesë muejsh. Por edhe sikur të kishte qenë gjallë, çdo mund të bante për deri sa kishte plasë lufta e rrugët ishin  mbyllun ? Sa do të zgjaste ky konflikt ? Mos vallë dhjet vjet sa  Lufta e Trojës ? Troja ishte një qytet, po një botë e tanë ?

Ndërsa rrinte  ashtu zhytun në këto andrrime me sy hapët, me duert të kryqëzueme pas kokës, i shtrimë nën hijen e atij fiku, ndigjoi një za që  thërriste emnin e tij. Ishte Gjoni, një nga kushërinjt moshatarë.

– Pren, çohu se po të kërkojnë ! Kanë ardhë nja tre të huej me të cilët nuk po din kush me u marrë vesh. Simbas gjasës janë austriakë,  i tha me një frymë Gjoni e pastaj shtoi,  mue me shkoi mendja se ti vjen e pushon nën hijen e këtij fiku.

– Tre të huej, austriakë the ? Ç’fat do t’i ketë sjellë këndej ? Si duket i  ka zanë lufta e nuk dinë se nga me ia mbajtë. Shkojmë ! Në këto fjalë e sipër të dy të rijtë u nisën.

– I ra ndërmend Gjet Toskës për ty, po i shpjegonte rrugës Gjoni,  gjejeni Prenkën se këndej rrotull do të jetë. Ai ka me  dijtë me u marrë vesh me ta.   Gjetë Toska kishte një han pranë rrugës kambësore midis Milotit e Skurajt. Aty ndalëshin me pushue udhëtarë të ndryshëm.  Shërbente edhe si bujtinë rrethanore për shtegtarë që i zinte nata, e si dyqan e pijetore për fshatarët përreth.  Im atë shkonte shpesh andej, ku kishte mundësi të takonte njerëz të ndryshëm kalimtarë e të merrte vesh   se ç’bahej me atë luftë të mallkueme, që i kishte pre rrugën për në Vjenë. Shtypi nuk ekzistonte e lajmet kalonin nga goja në gojë me deformime e sajime. Kur mori vesh për të huejt, sigurisht austriakë, seç i shkrepi në mendje : Po sikur t’ishin vërtet tri perendi ?… Qeshi me vete.

Sapo hyni në han, e thirri Gjeta :

– Sa mirë që erdhe or Pren ! Nuk po dijmë të merremi vesh me këto tre të huejt. Janë austriakë. U kam dhanë me hangër e u kam qitë nga një gotë raki. U gëzuen fort. Dukëshin të uritun. I çova matanë që të mos i besdiste kush. Eja këndej.

Gjeta e kishte ftue babën pas banakut ku e kishte kalue nëpër një deriçkë. Kur kishte dalë matanë ishte gjet para tre burrave me tre gisht mjekërr, të ulun galuc rreth nji tabakëje  mbi të cilën ishin vendosë disa pjata plot me meze, djath, vezë të zime, domate, qepë, buk misri dhe tri gota uji  me raki.  Mbanin do pantallona kilotë e këmisha të përhimta,  këpucë me qafa të mbërthyeme   me lidhëse prej lekure, si të alpinistëve. Gjith pluhun e të palamё. Gazetarë, gjeologë apo turistë ?  Në një qoshe të dhomës kishin vendosë çantat e shpinës dhe tre shkopij në formë kazmëje të vogël që zakonisht përdomin turistët e gjeologët. Në rrypat e mesit mbanin revolverë  në këllefa, dhjetëshe austrie. Njëni prej tyne mbante syze të rrubullakta me skelet te zi metalik të hollë. Ky ishte flokëzi, dy të tjerët leshverdhë. Mosha e tyne rrotullohej rreth të tridhjetave. Të tri veshtrimet e austriakëve ishin drejtue nga ai djalë i ri shtatgjatë e i pashëm që mbante një uniformë studenti. Djaloshi e kishte thye menjëherë atë çast hutimi duke folun gjermanisht:

— Guten Apetit meine Herren. Wie geht’s Ihnen ?… Wie kann ich Ihnen helfen ? Ju baftë mirë, zotnij të nderuem. Si jeni? Në ç’farë mund  të ju ndihmoj ?  Ata kishin mbetun gojë hapun, e pas hutimit  të parë i ishin hedhun në qafë

— Unser Retter, unser Retter!! Shpëtimtari  ynë! Shpëtimtari ynӫ!

Po ia merrmin frymën duke e përqafue. Mbasi u qetësuen ia kishin shtrue bisedës. Im atё e kishte   përvetësue  gjermanishtën në  gjimnaz ku kishte pasë  profesor për këtë gjuhë, vetë  Dom Ndre Mjeden, dhe të tjerë, që kishin krye studimet në Austri.

Tre austriakët, bashkëmoshatarë, ishin shokë e miq të ngushtë qyshë  nga bankot e shkollës. I përkisnin  familjeve të ngrituna të Austrisë. Njeni, Eduard Von Grimm, kapiten, rridhte nga nji familje  aristokrate, brez pas brezi gjeneralë të përardorisë. Tjetri, Hermann Von Kirshner, fisnik, edhe  ai kapiten, banonte e punonte ne Vjenë, por kishte pasuni e shpia edhe në Prage. I treti, Emil Brozovly, kont hungarez, mjek ushtarak, kapiten, me banim e me punë në Vjenë  e me  prona, pasuni e shpia në Budapest. Te tre ushtarakë, kapitena. Kishin ardhë në Shqipni me detyrë të posaçme për studimin e vendit.  Merreshin jashtë detyrës, me arkeologji, histori, etnografi, etj. I kishte zanë lufta ne malet e Shqipnisë dhe kishin mbetun pa ushqime e nuk dinin kah me shkue.  Prandaj kishin rastisë tek ai han për të kërkue  bukë, vezë, qumësht, etj.  Me kë me u marrë vesh ?  E falënderonin hanxhiun që ishte tregue i sjellshëm e bujar. U kishte dhanë me hangër e me pi e u kishte lanë me kuptue me shenja se do ta gjente një njeri që fliste gjermanishtën. E ç’njeri se ? Një alamet djaloshi e shpëtimtar i tyne ! Zunë miqsi menjëherë. Kur morën vesh se si e kishte punën me shkollën e se si edhe ai ishte bllokue në  Shqipni prej luftës, i propozuen që ta merrnin me vete, po t’u sigurohej kalimi deri në frontin bullgar. Bullgaria ishte aleate lufte me Austrinë. Ata e kishin kuptue se ai  i përkiste nji familje të randësishme të vendit. Im atë i qetësoi dhe i ftoi në shpi, ku mund të pushonin dhe të vendosnin si me veprue. Që nga ai çast ata ishin nën mbrojtjen e fisit të tij. Nuk guxonte kush t’i prekte e t’i trazonte. Mbasi u përshëndetën me Gjet Toskën  duke e falënderue për mikpritjen u nisën. Ata kishin dashtë të paguenin por Gjeta në asnjëmënyrë nuk kishte pranue. Ndërkaq im atë e kishte porosit  Gjonin me lajmerue  axhën, Ndrec Pjetrin,  zotin e shpisë, se po vinte me tre miq austriakë, që kishin humbë rrugën e kishin kërkue ndihmën e tyne.  Arritën te perroi i Urdhazës e u afruen te tre mullij, rresht  njeni pas tjetrit.  Iu ngjitёn kodrёs sё Lekbibajve,  kështu quhej ajo kodër  ku ngrihëshin kullat.  Ma në fund u afruen të ato kulla  ku u doli përpara një varg shkambor, sikur t’ishte krijue nga dora e njeriut, që formonin një si mur ciklopik, e pertej tij, kompleksi prej tre  kullave  gurore  të ndërtueme në tri terraca me prita muri, që formonin tre oborre, sipas nivelit të ndërtesave. Dalloheshin dyert me qemerë harkorë prej guri të bardhë, me zbukurime floreale të skalituna me mjeshtri.  Im atё  pati kohë  me u   tregue diçka per ato ndërtesa gurore qё quhёshin Kullat e Gjin Pjetrit, nё kujtim tё udhёheqёsit tё kry engritjёs Kurbinit,  qe kishin njohun luftimet kundër turqëve e që ishin djegun e shembë disa herë prej forcave osmane.

Kishte dalë për t’i prit vetë  zoti i shpisë, Ndrec Pjetri, vellai ma i vogël i Gjin Pjetrit, burrë i urtë, trim dhe i mençur. Trup gjatë  dhe i pashëm, me një pal musteqe të zbardhuna, i veshun me kostumin kurbinas, me tirq e xhamadan dhe kësulën e bardhë rrafshatake. Nën vetullat e trasha ndrisnin  sytë e tij të kaltërt. Një plak i  hishëm. Austriakët e shikonin me admirim. Ç’rracë këta shqiptarët ! Im atë, ia shpjegoi axhës gjëndjen e austriakëve dhe propozimin që i kishin ba. Ndrec Pjetri i ndëroi  miqtë me një pritje qe i la ata të mahnitun. Hypën nalt nëpër një shkallë të drejtë prej druni në atë që quhej oda e miqve. Një odё e madhe  katërkandёsh me një oxhak  prej guri të gdhendun. Para oxhakut një prak katror i shtruem me rrasa tё bukura.  Miqtë zunë vendin e nderit  pranë votrës në anën e djathtë të oxhaku, ku ndizej një zjarr i qetë. Përballë, në anën e majt të oxhakut,  rrinte Ndrec Pjetri, i pari i fisit, i cili mbasi u hodhi miqve kutinë e duhanit, dhe i pyeti e përshëndeti me anë të t’im etit  që i rrinte  pranë e ia përkthente fjalët, filloi cerimoninë e pjekjes së kafës. Mbushi xhezmën e madhe me ujë të nxehtë nga një ibrik që mbante afër zjarrit. Hodhi kafën e sheqerrin. Nxori filxhanat nga dollapi i vogël i futun në mur, bri oxhakut. Mbasi i mbushi filxhanat, një nga burrat që rrinin nga fundi i odës u çue dhe ua vuni përpara miqve.   Oda e madhe ishte shtrue me qylyma endun me fije leshi, ku dominonte e kuqja dhe e zeza, me figurat  e stilizueme të shqipës dykrenare. Kujtimi i flamurit të Gjergj Kastriotit ruhej në çdo orendi  e zbukurim shtepijak. Mbi qylymat  ishin vendosun postiqe dhensh. Gratë nuk hynin aty. Shërbimet kryeshin prej meshkujve.

Në pjesën fundore të dhomës ishin radhitë burrat e tjerë e disa të rij, që vetëm dëgjonin e kryenin ndonje shërbim sipas urdhnit të zotit të shpise. Austriakët, ndonse kishin problemin e tyne ndiqnin me vëmendje çdo lëvizje e gjest të këtyne shqiptarve të vërtetë, që ruenin të pa cënueme traditat e zakonet e tyne shekullore.    U tërhiqte vëmendjen struktura e asaj ode të madhe me mure të tymosun, dritare të vogla dhe disa frengji të ngushta, për raste  luftimi. Tratë e trashë prej lisi të tavanit të nximë prej thirrit. Vargu i krrabave ku ishin varun nje radhë pushkësh të markave të  ndryshme. Tatë Ndreca, kështu e thërriste baba,  fliste me ngadalë e i matun, duke i dhanë nga një të fërkueme mustakëve. I siguroi miqtë se do t’i përcillte ai vetë me Prenkën atje ku dëshironin, me një grup burrash t’armatosun. Ata ishin në besën e mbrojtjen e shpisë dhe të fisit e nuk kishin pse të shqetsohëshin ma tash e tutje. Por kryesorja ishte të pushonin e ta merrnin veten. Të lahëshin e të ndërrohëshin. Ai u kishte dhanë urdhën grave që të përgatisnin ujët e ngrohtë dhe të merrëshin me larjen e rrobave e ndërresave të austriakëve.

Miqtë kishin mbetun të çuditun nga ajo sjellje fisnike. Ata patën mundësinë të lahën e të hiqin mjekrrat. Veshën ndrresa të pastra nga ato të shpisë, dhe me kënaqësinë ma të madhe zunë vendet e tyne rreth oxhakut. E ndienin veten të lehtesuem e te çlodhun. U afrue mbramja dhe  nuk vonoi e u shtrue sofra, mbushun me meze të çdo lloj, melçi të skuqura,  djathë, petulla me mjaltë, qepë, turshi, etj.  me gotat e rakisë secili perpara. Oda ndriçohej nga tri llampa vajguri. Njena mbi oxhak e dy tё tjerat mbi muret anёsorё, qё lёshonin dritё tё mjatueshme. Miqt e ndjenin veten mirё e shihej se ishin tё kёnaqun nga ajo  pritje e ngrohtё qё u bahej.  Ndёrkaq Ndreca  kishte ngritë gotën:

– Kjoftë lëvdue Krishti e mirë se na keni ardhë. Përtëmir e ju priftë mbarë !     Im atë përkthente.

Kur austriakët e morën vesh domethanjën e fjalëve, mbetën të çuditun. Në atë përshëndetje përmblidhej e gjithë qëndresa shpirtnore shekullore e shqiptarve kundër pushtimevet të hueja dhe t’atij të fundit 500 vjeçar turk. Ishte nji përshëndetje  që përsëritej prej 1800 vjetësh !

Rakia vazhdoi do kohë. Austriakët e pinin me qejf. Pastaj u shtrue darka. Miqtë patën rastin të shijonë mishin e pjekun në hell të një ftujaku, rritun në kullotat e përmenduna të Skurajt, që e banin mishin ma të shijëshëm. Ndreca, kishte ndërhy përsëri :

– Miq të nderuem, rrini do ditë këtu bashkë me ne. Pushoni. Kur ta shifni vetën ma mirë, nisemi.

Ajo pritje bujare dhe ajo darkë do të mbetëshin në kujtesën e tyne tanë jetën. Ata vendosën të rrinë disa ditë aty, për ta marrë mirë veten, sepse kishin vuejtë e ishin dobësue nga endjet poshtë e nalt pa pushim, duke u ushqye keq e duke mos e njohun gjumin.

Ndërkohë me anë të një harte ushtarake shumë të mirë të  Shqipnisë që kishin, bashkë me Prenkёn dhe duke pyet tatë Ndrecën, që i njihte si në pëllambë të dorës  ato vende, ata caktuen  se si e ku duhej të dilnin në Maqedoni për te zona e luftimeve. Atje mund të ndeshnin forcat  e bullgarëve, aleatë të tyne. Kështu erdhi dita e nisjes. Ndërkohë im atё kishte folë me t’amën, nanë Mrikën, duke i shpjegue se si i kishte dalë  fati me shkue në Austri bashkë me  këto tre miqtë.  Nanë Mrika ia kishte dhanë menjëherë pelqimin e bekimin. Ajo, vërtet që e kishte djalë të vetëm, por  njeriu disa herë duhet të dinte ta kapte fatin e vet, dhe ajo kishte besim se djalit të saj fati i kishte ardhë në dorë e nuk duhej ta lëshonte. Ajo ishte një grue kurajoze, që ishte rritë mes tymit të barotit dhe kishte përjetue luftimet e djegien e  shpijave prindore nga turqit, si edhe ato ku kishte shkue nuse. Burrin ia kishin vra, duke e lanë të vejë me atë fëmi nandë vjeç, që tashma ishte ba burrë. Ajo nuk e pengonte në këtë nismë. Të shkonte, të shkollohej e të kthehej me i shërbye atdheut.

Erdhi dita e nisjes. Im atё  u përqafue dhe një herë me nanën  e me robt e tjerë të shpisë, që kishin dalë me përciellë  atë cdhe miqtë.

Lumin e  Matit megjithëse ishte fry nga shiu qё kishte ra malёve e vinte i trubullt e kaluen  pa vёshtirёsi. Ndërsa po visheshin, im atё  u kishte tregue se ai vau që ishte dhe një vend i bukur me rrapa viganë ishte pronё e tij e trashёgueme nga i ati.  Pasi u veshën e mbathёn u nisën.

Udhëtimi vazhdoi tre dit  nga miku në mik.  Natën e fundit ata e kaluen të një shpi mike në Dibër të Madhe, në territorin e Maqedonisë. Aty morën   vesh ku zhvilloheshin luftimet midis serbëve e bullgarëve. Dy burra të shpisë e morën përsipër t’i përciellnin natën deri aty ku ata mendonin se mund të ndeshnin në forcat bullgare. Njeni nga tre miqtё, hungarezi Brozovly, i njihte gjuhët slIave dhe fliste bullgarishten dhe serbishten. Kjo ishte  diçka e mirë dhe e favorshme për ta. Dy shoqnuesit  i përcollën deri në një far vendi, dhe mbasi ua shpjeguen drejtimin, u kthyen dalë.

Kapiteni Von Kirschner që kishte përvojë për situata të tilla  e mori komandën.  Me  anë të busullës, tue caktue drejtimin që duhej marrë, u prini nëpër errësinë. Ecën ashtu për do kohë nën dritë  e yjeve. Hana kushedi ku shetiste. Ecnin me kujdes, me armët në gatishmëni për çdo të  papritun. Mbrritën te një gropore, ku vendosën me qëndrue deri kur tё sbardhte dita.  Sa agoi,  ashtu siç rrinin të strukun  në atë gropore,  u degjuen disa zana.  I banё veshët pipëz

–  Mbani heshtje ! Kishte folë Brozovly. Ishte një za komandues në gjuhë sllave.

– Shpëtuem ! Janë bullgarë !  Nxirmi shpejt nji shami të bardhë ! Thirri hungarezi.

Lidhen një leckë të bardhë maje  nji pushke, dhe e ngritën nalt. U dëgjue prap zani i parë. Brozovly, që e kuptoi ç’thoshte bullgari matanë u çue në kambë ­dhe iu përgjigj bullgarisht.  Bullgarët u afruen dhe oficeri që kishte folun erdhi e u takue me austriakët me përzemërsi. Çeshtja u zgjidh në vend. Ndrec Pjetri e tre shoqnuesit u përshëndetën me miqtë e huej dhe me nipin e morёn rrugёn e kthimit. Bullgarët i shoqnuen tre  austiakёt e Prenkёn deri  nё komandёn e tyne. Aty   austriakët dhanë  shpjegimet e duhuna. Qëndruen atё ditё tё mirёpritun nga  komanda  bullgare sa me e marrë pak veten. Tё nesёmen u nisen me një mjet ushtarak për në Shkup e prej aty në Sofie. U paraqitën në ambasadën austriake, ku u pritën si heroj. Qëndruen dy dit  në Sofie, miq të ambasadorit. Dolën me Prenkёn, të cilin e pajisën me rroba e ndërresa të reja, duke ia hequn  kostumin e gjimnazistit që ai mbante. I erdhën vërdallë për qejf kryeqytetit të Bullgarisë, ku vizituen kishën e Shën Sofisë, Pallatin Mbretnor etjera ndertesa tё randёsishm.  Im atё tashma po njihte e shijonte një jetë ma të qytetnueme, në një vend ballkanik që ishte afrue nga Evropa. Rrugë të shtrueme, hekurudhë, drita, pallate e shtёpi të bukura. Ndërsa në vendin e tij, sundonte pisha e bishtuku i vajgurit. Pa rrugë, pa ura, ku qytetet ishin si fshatna, me kasolle e shtёpi përdhese  prej çerpiçi. Shkodra ku ishte rritë, po i dukej tashma një lagje e varfën e Sofies.  Pastaj i hypën trenit për në Budapest. Qëndruen dy dit tё tjerё pranë Kontit  Brozovly, i cili,   për hatër të tim etit, i bani  me vizituc këtë qytet, që për bukurinë e tij tërhiqte turistë nga  gjithë bota.  Sigurisht se Budapesti ia kalonte shumë Sofies. Urat metalike monumentale  mbi Danub që ndanin Budën nga Pesti. Muzeumet e Galeritë e Artit. Kafenetë, teatrot dhe sallonet e kontëve hungarezë. Mandej drejt e në Vjenë. Madhështia dhe bukuria e kryeqytetit perandorak e mahniti.  I dukej vetja ne një botë prallore. Tashma ishte në qendër të qytetnimit evropian,  ku dominonin pallatet, katedralet, kishat, monumentet, parqet, shatërvanët, teatrot, muzika. Danubi me urat bukura, etj., etj. Lufta kishte fillue e aty në Vjenë nuk ndihej fare. Faktor kryesor ishte se në atë kohë nuk ekzistonte aviacioni luftarak e qytetet nuk rrezikohëshin nga bombardimet ajrore. Lufta  zhvillohej në fronte te largëta. Njerëzit e vazhdonin jetën e tyne normale, me punë e aktiviete tё ndryshme kulturore, ku dominonte muzika e ballot në sallonet e shoqnisё si ngritun Vjeneze. Ky kontakt i  menjëhershëm me qytenimin  evropian, e kishte trondit shpirtnisht. Shqipnia kishte mbetë në gjendjen mesjetare.  Pushtimi 500 vjeçar turk, e kishte izolue krejtësisht nga bota e qytetnueme. Profesorët e tij të gjimnazit të Shkodrës, i dukëshin tashti heroj të vërtetë. Ata kishin njohun qytenimin e kulturën evropiane, ku kishin krye shkollat e nalta, dhe ishin kthye në atdheun e tyne për ta ngritun nga prapambetja, për të çue pakëz dritë në atë errësinë shumëshekullore.  Edhe ai ashtu do të vepronte.

Im atë tashma ishte ba me tre miq, tri shtёpi, tri familje. Kush e kush të kujdesej ma mire e ma shumë për të. Nga ana tjetër miqtë, që ishin të njohun, e paraqitën dhe e regjistruen menjëherë në   Kadettenschule»  të Vienës (Akademia Ushtarake) ku pranohëshin vetëm djemt e familjeve fisnike  të Perandorisë. Sigurisht se i vlejti diploma e maturës që kishte marre me vete, e që njihej nga Ministria e Arsimit të Austrisë. Rregullat ishin rregulla. Nё universitete e akademitё ushtarke s’mund te hyje pa diplomёn e maturёs*. Mbasi mbaruen këto formalitete edhe disa punë të tjera, e shetitën mikun  e ri për disa ditë nëpër gjithë Vjenën. E njohen me monumentet kryesore si Katedralja e Shën Stefanit, Pallatin Perandorak në Shönenbrunn, Pallatin e Parkun e Belvedere, Pallatin e Operas, Teatrin e Qytetit, Parlamentin, urat mbi Danub, kafenetë e hotelet kryesore e te tjera ndertesa  me vlera arkitektonike etj. E çuen pastaj të Muzeu historik i Vjenës ku ai pati kënaqësinë të admironte e të prekte me dorë shpatën dhe kokorën e Skënderbeut me  një emocion të madh të papërmbajtun.

Pastaj e përcollën në Kadettenschule ku do të jetonte si konviktor  e do të vazhdonte studimet për të dalë oficer. Sigurisht se im atë ne atë moshë të re kishte mbetë i mrekulluem nga madhështia dhe bukuria e  Sofjes e dhe Budapestit, por kryeqyteti Përandorak e kishte magjepsun krejtësisht. Miqtë e paraqitën edhe te familjet që i përkisnin rrethëve të elitës fisnike  vjeneze,  duke e prezantue si shpëtimarin e tyne dhe si  pinjollin e një familje fisnike   të randësishme shqiptare, siç e tregonte  dhe vetë paraqitje  e tij. Nuk i munguen atij njohjet me vajzat  e këtyne familjeve, që ndiqnin me sy kurrështarë  këtë të ri aq të pashëm e  fisnik e që përmatepër e fliste gjermanishtën aq bukur.

Rrёfente  im atë, se nё ato kushte tё reja qё u krijuen ashtu si pёr mrekulli, rrinte tue mendue si ndodhi qё  ata të huejt tё vinin  pikërisht aty te hani i Gjet Toskës ? E pse ai qëlloi aty ? Kur u njoh  me ta, në çast i shkoi nё mendje se fati po i jepte një shans të papritun, që duhej kapun patjetër e s’ duhej lëshue. Njëherë të vjen zogu në dorë !

Nga gjithë zhvillimi i kësaj ngjarje nxirret përfundimi se jeta e njeriut asht e shkrueme, siç thotë populli. Krijohen disa rrethana e situata të atilla  të paprituna që i japin jetës një kthesë të caktueme të paparashikueshme, që njeriu vetë nuk do mund të realizonte. Në rastin e tij rethanat u zhvilluen në një mënyrë të atillë, sikur i drejtonte nji forcë e padukshme, nji fuqi jashtë përmasave njerëzore e pakontrollueshme,  sëcilës nuk mund t’i shmangesh  as t’i shpëtosh. Nga ana tjetër del se në këtë kontekst ndikon edhe vullneti i  njeriut. Asht njeriu që duhet të marri vendimin për po ose për jo, për mirë ose për keq.  Pra midis fàtit dhe vullnetit të njeriut krijohet nji lidhje që kushtëzon nji situatë të caktueme e cila gjen nji zgjidhje pozitive apo negative sipas shembullit  të ndarjes së dy rrugëve, ku njëna do të merrej patjetër. Në rastin  konkret, lypsej guxim, të dalë ku të dalë ! Im atë  kishte nji simpati të veçantë për Aleksandrin  e Madh. Kur ai u gjet para nyjes së pasgjidhshme të Gorgonit, pasi i hodhi një vështrim,  nxori shpatën dhe e ndau në vend. I dha zgjidhje një problemi që kishte shekuj që  qendronte i pazgjidhun.  Ishte një gjest frymëzues për vendime guximtare. Im atё   e tregoi që në atë çast që vendosi me shkue me austriakët, se ishte njeriu i guximit, një cilësi që do ta shoqnonte gjithë jetën  e që do ta ndihmonte me përballue me sukses situata shumë të vështira. Në fund të fundit, guximtarve u prin fati.  Audaces fortuna  juvat.

 

—————————-

*– Persa i perket shkollave te larta, si Univesitete e Akademi Ushtarake s’mund te hyje pa pasё diplomёn e maturёs, tё njohur  prej Ministrisё sё Arsimit tё Austrisё. Po e themi kёtё, sepse ka patur e ka shqiptarё qe  pretёndojne se baballarёt e tyre paskёshin  krye  Akademinё ushtaarake ne Vjenё, pa pasur asnjё dokument shkollor, sikur dhe tё fillorёs.

 

 

 

Prenk Pervizi nё moshёn 10 vjeç, 1907,

me kostumin me kёsulё tё kuqe  tё  “Konviktit tё Malёve” nё Shkodёr.

(Nga njё foto e zbulueme nё  fototekёn Marubi, Shkodёr, pas 110 vjet)

Shënim :

Gjithë sa u tregue deri këtu i përgjigjet rrethanave te vërteta në rë cilat im atë u përfshi. U banë shkak ato tre austriakët që ai të mund të arrinte me vazhd e te kryente Akademinë Ushtarake. Njëkohësisht nëpërmjet kujtimeve tӫ ti, na jepën  përshkrime që lidhën me mjedisin e jetës së shqiptarve në  kushtet primituve  ku e kishte katandisun   pushtimi osman.  Nga ana tjetër del ne pah roli i fatit në jetën e njeriut që hyn në rrjedhën e  ngjarjeve të paprituna, pothuej si të paracaktueme. Del sheshit edhe kontaki i befassishëm me qytetnimin që kishte marrë zhvillim edhe në shtetet fqinjë si Bullgaria, e me radhë Hungaria deri në Austri, ku qytetet shqiptare i ishin dukun si fshatna të prapambetun.

 

Midis historisë e lëgjendës

 

 

Tregimin e nisëm fillimisht me nji ngjarje vendimtare për jetën  e prindit tim. Tani na duhet me u kthye pakëz mbrapa në kohë për të marrë vesh se kush ishte ky djalë.

Lindi në Skuraj me 4 maj 1897, në ato kullat historike të Gjin Pjetrit, në nji familje që mbante emnin fisnik të Pervizit të Skurajve të Kurbinit. Stema e  Skurajve ishte një luan (ose uk) në kambë me një brazdë të tërthortë, dhe një dekor lule zambaku. Nji stemë  krejt e veçantë për nga forma dhe paraqitja figurative. Ajo u  zbulue nga konsulli e studiuesi austriak; Teodor Ippen, mё 1907, nё kishёn e Zojёs Nunciata nё kodёr Marlekaj tё Lezhёs. Pllakё e varrit tё princit Anton Skura, sh. XIII.  Ruhёt nё Muzeun Kombёtar nё Tiranё.  Dikur Principata e Skurajve shtrihej nga Kurbini deri në Berat e Vlonë.  Mendohet se ajo ishte krijue rreth shekullit XII. S’ka dyshim se asaj i perkistee ashtuqquejtuna principatё e Arbnit me  Progonin e  bijt, Gjini e Dhimitri me kryeqytet Krujën. Principatë që për  histotianët qednron akoma e pa studiueme mirë, dhe së cilës nuk i dihet  emërtimi i vёrtetё.  Fill pas vdekjes së Car Dushanit e shpërbamjes së mbretnisë tij (1355), ku ishte përfshi Shqipnia, u krijuen disa principata ndёr to principata e Skurajve, e cila  ishte forcue me  Princin Aleksandër Skurën,  që sundonte në Vlonë. I pari princ shqiptar që përmendet historikisht, në analet  rumune,  për pjesmarrje në një betejë të një koalicioni ballkanik të vitit 1378 që u zhvillue kundër turqëve në Rumeli, ku ai komandonte ushtrinë shqiptare. Ma vonë principata u dobsue edhe u kufizue në krahinën e Kurbinit me qendrën e saj në  Skuraj, duke kalue fillimisht nën sundimin e  Topijajve   pastaj nën atë të Kastriotëve. Fisi i Pervizit të Skurajve qendroi  përkrah  Katriotёve qyshё me Gjon Kastriotin e pastaj me tё birin,  Gjergj Kastriotin Skandërbeun.  Princat Skuraj morёn pjesё nё Beslidhjёn e Lezhёs nё mas 1444, e  gjatë gjithë kohës deri 1468, i qёndruen atij krah pёr krah. Skёnderbeu kishte vendosun në malet e Skurajt, një bazë të fortë prej ku  ndermerrte sulmet mbi hordhitë pushtuese osmane. Vlerësonte shumë vendosmëninë e banorëve dhe trimninë e burrave të Kurbinit, që përbanin gardën dhe një pjesë të mirë të ushtrisë tij. Mbas vdekjes së Skëndërbeut kreu i fisit, princi Ndue Skura me dy djemtë e disa kushrij u detyrue me u largue për në Itali në krahinën e Ankonës, ku andej nga viti 1520 figuronte një fisnik me emnin Dhimitër Skura.  Ma vonё nё Durrёs mori randёsi Ipeshkvi Mark Skura, i cili u pёrpoq pёr shkollёn shqipe  e tё tjera çeshtje, lidhun me kundёshtimin ndaj  pushtimit osman. Por dikush kishte mbetun për të vazhdue mbijetesën e fisit.  Gojdhana ma e hershme asht ajo e Pervizit  tё Madh të Skurajve, të cilit  nuk i asht përcaktue mirë koha. Mendohet  të ketë qenë para ardhjёs së Skanderbeut,  kur turqit e mundën Gjon Kastrioti më 1413-14 dhe morën Krujën duke e pushtue principatën e tij, ku pas vdekjёs tij, ia zuni vendin njё Guvernatot turk. Ky deshi tё zgjanojё pushtimin nё zonat malore drej veriut dhe ndeshi nё qёndresё e Pervizit tё Skurajve. Emni i Pervizit vjen historikisht nga një lashtësi ma se 2000 vjeçare, që u ruejt i pacenuem e i pandryshuem brez pas brezi  ndër shekuj dhe ku rezulton se qendra e tyne ka qenë pikërisht në Skuraj. Por kjo asht një  tjetër bisedë. Komandanti trim Pervizi i Madh (siç quhej) arriti me u  qëndrue në kalanë e tij  nё Ferrё-Skuraj sulmeve pa sukses të turqëve, që kërkonin të dëpërtonin në zonat veriore, pas fitorës mbi Gjon Kastriotin dhe vdekjёs sё tij.  Ai  nuk i pranoi propozimet e turqëve për pozita të nalta të shoqnueme me dhurata të çmueshme e me flori. Atëhere Turqit vendosën me e eliminue fizikisht dhe e banë për veti probatinin për me ia zanë vendin, i cili arriti ta vrasë Pervizin me pabesi gjatë një gjuetije ne pyllin aty afër. Besnikët  ia morën hakun kështjellarit trim duke e vra tradhëtarin. Princi u varros aty ku u vra, sipas fjalёs qё kishte lanё,  qё tё varrosej aty ku trupi  tij tё binte pёr dhè. Ai varr, rrethue me gurё,   ruhet sot e kёsaj dite. Turqit, pёrfituen nga vrasja e princit. Ndërhynë dhe e shembën kalanë  dhe  dogjën kishën e Shën Gjergjit dhe rrënuen fshatin. Nga inati  u munduen me zhduk familjën e fisin e Pervizit , që u strehuen në malet e ashpra të Skurajt. Historia e Pervizit u ruejt djalë pas djali në gojdhanat  e popullit. Fisi mbijetoi e u forcue dhe njëkohësisht nuk pushoi së kundërshtuemit pushtimin turk duke marrë pjesë në të gjithë kryengritjet që plasën në krahinat veriore. Dëshmi janë rrënojat e kalasë e të  kullave të tyne të djeguna herë pas here nga hordhitё anadollake.

Ndërkohë fisit iu desht me ndërrue disa herë emnin për t’i ikun përsekutimit të turqëve. Nga viti 1650 mbajti emni Ukasanaj  me të cilin gezonte autoritet të fortë. Ky emën vinte  nga stema e Skurajve me figurën e luanit ose ukut, siç e quente populli, pra si fisi i Ukut,  Ukasanaj.  Kjo deri në kohën e Gjin Pjetër Markut, kreu i fisit, i cili për të vu në vend nderin dhe emnin e derës, mblodhi kuvendin e Dëlbnishtit me 5 – 6 – 7 gusht 1906, me 54 pleqt tё Kurbinit dhe të semtit të Krujës, të cilët ia njohën autoritetin si Gjin Pjetër Mark Pervizi Skuraj i Kurbinit, duke e rikthye emnin e fisit ne vendin e vet të nderit, si fis i vjetër fisnik, dhe vetë Gjinin,  e njohën  plak të parë të 54 pleqve të Kurbinit dhe të Semtit të Krujës, përfaqësues i vegjelisë (popullit). Populli e kishte gjetë udhëheqësin e vet te Gjin Pjetër Pervizi dhe ia njihte atij të gjithë të drejtat e meritat  që i takonin sipas traditave shqiptare. Në aktivitetin e tij patriotik e luftarak ai ishte i lidhun e ne marrëveshje me patriotë të tjerë rilindas, si Bajram Currin, Isa Buletinin, Abdyl Frasherin, Murat Toptanin, Fuad, Vehbi e Refat   Toptanin,  Ded Gjo Lulin, Ded e Gjeto  Cokun, Mehmet Shpendin, Luigj Gurakuqin, At Shtjefën Gjeçovin,  Nikoll Kaçorrin, Prend Bardhin,  Ismail Qemalin, Ndre Mjeden, Gjergj Fishten, Preng Bib Dodën (Preng Pashën), kapidanin e Mirditёs Marka Gjonin, Zef Ndocin, Abat Doçin, Parinё e Krujёs,  e të tjerë patriotë.  Sigurisht se pleqt e vitit 1906 i dinin punët ma mirë se ata të vitit 2016. Një dam të madh solli diktatura komuniste kur emni i Pervizit as nuk mund të përmendej dhe jo ma të vlerësohej. Kjo nga fakti se kreu i fisit, im atë, Gjeneral Prenk Pervizi, nuk i përfilli komunistët dhe u qëndroi kundërshtar i vendosun, si gjatë kohës që ndejti në Shqipni ashtu dhe i arratisun jashtë shtetit Si pasojё  i  gjithë fisi iu nënshtrue një përsekutimi të paparë dhe historia e tij u hesht dhe u mbulue me pralla kalamajsh për njerëz të tjerë të pa kurrfarë vlere, barij dhensh e dhishё e banditë rrugësh,  për të paraqitë historinë e Kurbinit të çveshun nga çdo vërtetësi dhe nga çdo figurë të shqueme që lidhej me emnin  e Pervizit. Edhe kur regjimi komunist u detyrue të njohë veprimtarinë patritioke të Gjin Pjetrit dhe biles ta dekorojë atë, nuk ia përmendi kurrë mbiemnin Pervizi, duke e mbajtë në anonimat, mbiemën i cili ishte vu në shënjestrën e regjimit komunist për t’u zhdukë nga faqja e dheut.

Pra, im atë lindi në atë kohë kur në të gjithë Kurbinin kërciste pushka mbi turqit. Populli e kishte njohun Gjin Pjetrin si udhëheqës dhe ishte hedhë pas tij në kryengritjen e përgjithëshme kombëtare, që në Kurbin mori përmasa të randësishme. Historiani i njohun Zef Valentini e përcakton kryengritjën e  Kurbini me Gjin Pjetër Pervizin  në krye si ajo që i dha nismë kryengritjës së përgjithëshme kombëtare. Kurbini kishte çue krye kundër Stambollit edhe ma përpara në Kryengritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në 1878, që u shtyp barbarisht nga taborret e turqisë  të Dërvish Pashës më 1881, që dogjën kullat e Pervizajve në Skuraj. Ato kulla do të digjëshin përsëri nga turqit më 1911. Po ato ndërtesa ku kishte lindë Prenk Pervizi, mbas rindërtimit të tyne. Ma vonё ato kulla nuk do të kursehëshin as nga partia komuniste shqiptare qe me brigatat partizane terroriste do t’i  digjte  për te tretën herë më 17 janar 1945, pikërsih në ditën e vdekjës së  Gjergj Kastriotit. Rastësi ?

Stambolli kujtonte se me të tilla masa shtypëse, mund të mposhtej populli i Kurbinit. Kishte harrue se pikërisht Kurbini ishte një ndër krahinat ma të vendosuna e të papërkulshme, që bashkë me Mirditën, Lezhën, Kthellën, Dukagjinin e Malsinë e Madhe, formonin atë zonë të pathyeshme, që ruejtën të pacenueme besimin e tyne kristian-katolik gjatë 19 shekujve. Kishin harrue se fisi i Pervizit që përfaqesonte Kurbinin nuk ishte nga ato që mposhtëshin kollaj. Faktikisht, ndonse e lidhun historikisht pas Krujës, Kurbini nuk u mposht e nuk pranoi të ndryshonte fenë e të parëve, as me forcë as me hatër. Edhe musulmanët e Kurbinit e tё Krujёs  i ndejtën përkrah Gjin Pjetrit. Ata ishin të ndërgjegjshëm se të parët e tyne kishin qenë katolikë. Kurbini u ba prita e pakapërcyeshme e mosnënshtrimit ndaj pushtuesit osmanlli. E kur filloi të fryeje flladi i lirisë, u çue në kambë e rroku armët për të mbrojtë të drejtat e veta dhe çeshtjen kombëtare shqiptare nën udhëheqjen e burrit ma të spikatun të krahinës, Gjin Pjetër Mark Pervizit tё Skurajve, pёr tё cilin dhamё shpjegimet e duhuna  ma sipёr. Emni tij do të radhitej me emnat e atdhetarëve të mëdhej të Rilindjës.            .

Lindja e tim etit   u prit me gëzim të madh, dhe u përshëndet me krisma  pushkësh e me gosti. Ai ishte fëmija i parë dhe i vetmi i Frrok Prendit, ky, djalë axhe me Gjin Pjetrin. Nga dita e martesës së tij me Mrikën,  vajzën e Preng Nikoll Palit nga Bulgëri, kishin kalue 11  vjet pa fëmijë, dhe pothuej e kishin fjetun mendjen se mund të kishin ndonjë. Kur ja, Zoti ua fali ! « Zoti e  ban mirë !» shkonte tue thanë gjithmonë nanë Mrika, gjyshja jonë,  grue e dëvotshme, dhe Zoti mirë e bani, që i fali një djalë. Ajo kishte përjetue mjaft ngjarje që në rininë e saj. Kishte ndjekë luftimet e çetave të  Lidhjes së Prizrenit e kishte përjetue djegien e kullave atnore të Preng Nikoll Palit në Bulgër, prej ushtrisë turke në moshën 21 vjeçe, më 1881, kur u dogjën dhe kullat e Pervizajve në Skuraj. Prej atyne rrethanave ishte martue në moshën 26 vjeçe, me Frrok Prendin. Këto rrethana të bajnë me mendue, se fati i njeriut vëndoset e zhvillohet sipas një paracaktimi të padiskutueshëm, për ata që kanë përvojën e jetës dhe ndjekin anën e misterëshme të fenomenëve të ndryshme që lidhen me besimin në Zotin dhe me fatin e njeriut që nga djepi e deri në vorr.  U ba festë e madhe, dhe pagëzimi u krye në kishën e vjetër të Sh’na Prenës (Shёn Veneranda)  në malin e Skurajt, ku iu vu emni i gjyshit tij, Preng ose Prenk. Tradita do të ndiqte vijën e saj shumëshekullore, brez pas brezi.  Prenk t’im etit i mbeti nga periudha e  Austrisë, ku gjermanisht, shkronja “g” shqiptohet “k”.  Dhe ne vazhdimin e shkollës, emni iu shkrue sipas shqiptimit gjemanisht dhe i mbeti i tillë. Ngjarjet e mavonshme e shohin atё akoma kërthiqe, që merr shtigjet e maleve në kurriz të nanës për t’i shpëtue hordhive turke, kundër së cilave kishte fillue pushka në Kurbin, me qendër Skurajn. Jemi më 1897. Gjin Pjetri kishte largue të gjitha gratë me fëmijë të  vegjël, pleqtë e fëmijët e mitun, nga kullat e tij dhe familjet  e luftëtarve të tjerë, për me u strehue në thellësi të maleve pranë ilakave dhe  miqësive. Nanë Mrika me djepin mbi shpinë, kishte marrë rrugën për në fshatin  Kryezez të Lezhës, fillikat e vetëm, ku kishte të martueme motrën, Dilukën,  te Pal Gjin Kryezezi. Aty ajo më fëmijën qëndruen gjashtë muej.    Kur kaloi vala e trubullinave u kthyen në Skuraj. Ngjarjet historike po e përfshinin  tim etin  që në moshën e  foshnjërisë, si një paralajmërim për ngjarje të mavonshme. Kur im atë sa kishte kalue moshën gjashtë vjeçe, Gjin Pjetri vendosi ta dërgonte në shkollë në Shkodër, bashkë me fëmijë të tjerë Kurbinas, Mirditas  e të Malësisë së Lezhës. Në fakt, i kishin çue fjalë nga Shkodra, ku ishte krijue “Konvikti i Maleve”, që të dërgonte disa fëmijë nga këto  krahina, të zgjedhun nga po aq shpi të mira. Gjini, për shpinë e vet, vendosi me  dërgue Prenkёn, qё dallohej pёr squetsi mbi fёmijёt e tjerё. Gjini i kishte kёrkue pёlqimin t’ati, Frrok Prendit, i cili ia kishte dhanё menjherё.  I zoti i shtёpisë, në familjet patriarkale, nderohej e respektohej. Fjala dhe vendimet e tij ishin ligj dhe askush i shtёpisë  nuk i kundështonte.   Ishte vetë Gjin Pjetri që  e përcolli Prenkёn në “Konviktin e Maleve”  bashkë me baballarët e fëmijëve  të tjerë. Gjini   e kishte synin te Prenka i vogël për me vazhdue trashigiminë e udhëheqjes së fisit dhe të krahinës.   Bashke me tim etin   Gjini kishte dergue edhe fëmijë të tjerë, jo vetёn nga Kurbini por dhe nga Mirdita e Lezha  ndër ta, që mbaj mend, Preng Jakun, Gjon Fushën, Pal Prendin, Lek Margjinin, etj.  Im atë e vazhdoi shkollën rregullisht ku shkёlqeu nё mёsime e aktivitete shkollore. Prandaj, siç shihet, bashkë me fatin hyjnë edhe vendimet e vetë njeriut, dhe për çudi, po t’i kundërvihësh fatit punët nuk të shkojnë mbarë. Gjyshja jonë, megjithëse mbeti e vejë, vetëm me atë djalë, nuk ndërhyni kurrë me ia ndryshue drejtimin që kishte marrë, duke e lanë me ndjekë  fatin që i kishte dalë.  Në Shkodër, ku vazhdonte gjimnazin, im atё pati fatin   e nderin të kishte për mësues e profësorë, ajkën e kulturës shqiptare të kohës dhe të gjithë historisë sonë, si Gjergj Fishtën, Ndre Mjeden, Luigj Gurakuqin, Kol Kamsin, Anton Harapin, Mati Logorecin, Hil Mosi, Pjetër Giadrin, Luigj Shalën, Ndoc Nikajn, etj., siç e kemi tregue ma përpara. Përveç profesorëve që përmendëm,  ai pati shokë shkolle që ma vonë do bahëshin me emën, si Çatin Saraçin, Luigj Muzhanin,  Sandër Saraçin, Zef Shirokёn, Nush Topallin, Zef Serreqin, Loro Muzhanin,  Spiridion Kaçaroçin, e te tjerë,  që do të zinin pozita shtetnore e shoqnore me randësi. Këto përshkrime, përveç se nga im atë  i kisha marrë nga vete disa të siperpermendunit me të cilët kisha nda kohën e internimit në kampin e izolimit  të Kuçit të   Kurveleshit, mё 1954-1958. Ma vonë,  rastësisht edhe  nga Prof. Luigj Shala,  kur isha i internuem ne Lushnje, ku ai kishte vajzën, Marien,  të martueme me Z. Ali Ypi,  agronom i fermës ku ne punonim, e mik i vjetër i familjës, si bir i Abdyl Ypit. Luigj Shala kishte qënë profesor i tim etit  para 50 vjet,  dhe me tregonte për të se si ishte  një ndër studentët më të dalluem. Prandaj njohja me të tilla figura të shqueme të kulturës dhe të  patriotizmit qyshë në bangot e shkollës, e brumosen atë me ndjenja të një atdhetarizmi të flakët. Mësimet, këshillat dhe porositë e tyne, i mbeten të ngulituna në mendje gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij. Ai ruejti një respekt të madh për ato burra që ma vonë iu banë miq të shtrejtë, kur ai vetë u afirmue si figurë e randësishme në jetën ushtarake, politike e  shoqnore të vendit.

 

 

.

Gjimnazi salesian i Shkodrёs ku kreu mёsimet Prenk Pervizi, 1904-1914.

Mes kёtij grupi ndodhej edhe ai, por ku s’mund te dallohet nga vogёlsia dhe vjetёrsisa e  fotografisё e para 110  vjetёve.

 

 

Fotografi historike e rallё. E viti 1907. Gjin Pjetri me tre fёmijё kurbinsa qё ai kishte çue nё “Konviktin e Malёve” nё  Shkodёr, ku i pari nё rresht asht nipi tij Prenk Pervizi nё moshёn 10 vjeç ndёrsa ai majtas Preng Jaku, ai lart i panjohun.  Fёmijёt mbajnё kostumet e e Konviktit  me kёsula tё kuqe si shej dallues se asaj shkolle.                                                                                      

                                                                                      (Foto Marubi, 1907) 

 

 

 

Fotografi tё panjohura tё  Gjin Pjetrit   e tё Prenk Pervizit tё vitёve  1907 -1923,   u gjetёn nё   Fototekёs Marubi  nga  studiuesi  Kastriot Marku.

 

 

Kur luftohej për Liri

 

 

Ndërsa im atë vazhdonte shkollën nё Shkodёr, në Kurbin kishte marrë hov kryengritja kundër pushtuesit osman. Turqit ishin inatosun keq dhe kërkonin të asgjësonin Gjin Pjetrin, që po u shkaktonte trubullina dhe disfata, tue fillue nga shpartallimi i tyne në Fushën e Tallajbesë në Krujë më 1904-1906,  në Pllanë (Pdhanë)  më 1911 e gjetke. Kështu  vendosën ta sulmojnë në çerdhen e vet në Skuraj, për t’i dhanë fund veprimtarisë së tij kryengritëse. Por po i banin hesapet pa të zotin, sepse kur taborret turke arritën në Skuraj, u gjetën para një kalaje të pamposhtshme. Mali shkambor i Skurajt midis lumit Mat dhe atij të Urdhazëz, kishte një pozicion të mbrojtun prej vetë natyrës. Ushtria turke u gjet para pengësave natyrore dhe para qëndresës së vendosun të burrave trima të Kurbinit. Megjithë goditjet e artilerisë dhe sulmëve të parreshtuna të ushtrisë osmane, pushkët e luftëtarve shqiptarë gjimonin ma shumë se topat e turkisë e banin kërdinë ndër nizamë. Kjo paraqitet me pak rreshta në një kangë popullore:

 

N’at Urdhazë ka ra ushtria,

bjen daullja e bjen burija,

gjimon topi e trandёt mali,

trandёt shkambi, trandёt zalli,

kërset pushka edhe alltia

prin Gjin Pjetri si duhija …

……………………………..

Shkon Urdhaza kuq me gjak,

kuq me gjak, me gjak nizami,

luftë po ban Gjin Kapidani …..

 

Gjyshja jonё, kësaj radhe nuk i mori shtigjet malore me djep në kurriz, por qëndroi pranë luftëtarve, sepse ishte e lirë nga përkujdesia ndaj djalit që vazhdonte shkollën në Shkodër. Gjin Pjetri kishte mbajtë gratë pa fëmijë ose me fëmijë të rritun në prapavijë për furnizim me ushqime,n ar’mё  e  municione, mjekime e kujdes për të plagosunit  e të tjera shërbime të  rastit. Ajo e përjetoi nga afër gjithë luftën e malit të Skurajt. Pa me sy të vet, ajo dhe gratë e  tjera, se si disa nizamë  vendas, tradhёtarё  e merçenarё  tё ushtrisё turke, kishin  depёrtue mes tymit tё luftimit, dhe u kishin vu zjarrin kullave tё Gjin Pjetrit e gjithë objekteve të tjera përreth. Se si lufta u ndez ma e ahspёr, deri sa turqit u tërhoqën të mundun, duke lanë mbrapa të vramë e të plagosun e shum material luftarak. Në këto luftime nuk pati asnjë të vramë nga ana e kryengritësve përveç ndonjё të plagosun lehtë, ndërsa turqit pësuen humbje në njerëz. Kjo tregon se sa me përvojë luftarake ishin të pajisun luftëtarët kurbinas, përvojë e fitueme qyshë nga kohnat heroike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Gjin Pjetri ishte një udhëheqës me aftësi luftarake e dijti të përballojë të gjitha situatat e luftës duke ia përshtatun terrenit malor e duke përdorun taktikën e goditjeve të rrufeshme e befasuese të një lufte popullore të organizueme mirë. Im atë ndërsa ndiqte studimet e veta, krenohej duke ndigjue jehonën e trimnive të axhës së madh që printe në krye të burrave trima të Kurbinit.

Ditë ma të lavdishme po afrohëshin. Turkia kishte marrë tëposhtën. Filluen të dëgjohen tingujt buçitës të këmbanave të lirisë. Gjin Pjetri dërgon njerёz pёr tё marrё studentёt kurbinas e mirditorё qё tё gjendёshin ditёn e 28 nёntorit 1912 nё Milot, ku do të ngrihej Flamuri Kombëtar pas 479 vjet robnie. Atij i kishte ardhë telegram (tejshkrim) nga vetë Ismail Qemali, për ditën e shpalljës së Pavarësisë. Flamurin të qëndisun nga motrat stigmatine në Shkodër, ia kishte dorëzue Imzot Nikoll Kaçorri, në kishën e Rubikut. Faktikisht flamuri do tё ngrihej nga Gjin Pjetri nё kalanё e Krujёs, ku e kishte ngrit Gjergj Kastrioti mё 28 nёntor 1443, para 469 vjet. Por kruetanёt  e njoftuen Gjin Pjetrin me telegram (tejshkrim), qё flamurin ta ngrinte ne Milot, sepse nё Krujё kishin ardhё forcat serbe. Ky njё fakt historik. Im  atë, 15 vjeç,  u gjet atë ditë, siç e kemi tregue, pranë axhës Gjin, bashkë me studentë e te rij të tjerë, kur ky përshendeti me fjalë të zjarrta shpalljen e lirisë dhe të pavarësisë duke shkref gjashtën e Karadakut, se cilës iu bashkuen krismat e armëve të luftëtarve kurbinas e të krahinave fqinje. Tre dit rresht Miloti e festoi këtë ngjarje, me gosti, haré, kangë e lojna popullore. Prangat e robnisë ishin coptue. Shqipja fluturonte krenare dhe e lirë mbi mbarë kombin shqiptar ! Këto ngjarje ku mbizotnonte heroizmi, trimnia dhe vendosmënia e luftëtarve të lirisë si dhe aftësitë e tyne për të luftue dhe arritë fitore kundër një anmiku ma të madh në numër e ma të fuqishëm në armatime, ia mbushnin zemrën, mendjen e shpirtin me entuziazëm  e  frymëzim  për me iu përkushtue artit ushtarak, që atij i përshtatej ma mirë, për t’i shërbye sa ma denjësisht Atdheut.  Ai, siç kemi tregue,  kishte mbetun jetim për babë qyshë në moshën nandë vjeç. Prandaj axha Gjin i kishte kushtue një përkujdesje tё veçantё atnore. Pushimet verore dhe të festave fetare të të  Krishlindjeve dhe Pashkëve ai i kalonte në Skuraj pranë nanës se vet, e cila mëzi priste të rrinte ndonjë ditë për t’u çmallë me të birin. Nga ana tjetër Gjin Pjetri e mbante pranë për ta brumosun me dije dhe tradita shqiptare, njohjen e ligjeve e të  kanunëve dhe rregullave e traditave ndërfisnore, shprehje të  urtësisë popullore, të besës, trimnisë, burrnisë, bujarisë, miqësisë, e  të tjera virtute arbnore. Nipi kujdesej për dokumentat, letrat e shkresat e shumta që i ishin grumbullue.  Ma se një letër e Gjin Pjetri gjatë atyne viteve, mbanin dorën e t’im etit, e kushedi ku kanë përfundue. Dokumenta me vlerë të madhe historike që mjerisht u damtuen e humben me djegien e kullave prej turqëve e ma vonë prej komunistëve, varrmihёsve tё kombit.

Shpesh i kujtohëshin këshillat e axhës Gjin :

– Pren, koha e jonë ka marrë fund. Koha e padijës dhe e koburës, pra koha e ballhutës. Një e ardhme e ndritun paraqitet para jush të rijve. E ardhmja e kulturës dhe e dijes që ju do të përvetësoni në shkollat tona dhe në ato të huejat. Dijet që do të fitoni ju afrojnë me Evropën e me gjithë botën e qytetnueme, ku shqiptarët janë populli ma i vjetër. Prandaj duhet që të arrini të marshoni me hapin e kombëve të tjerë të zhvilluem të këtij kontinenti, për me zhdukë prapambetjen që na pruni pushtimi 500 vjeçar turk. Unë kam besim në ty. Të zgjodha midis fëmijve të tjerë  sepse dallova te ti, squetsi e gjykim, dhe pse ishe djal i vetëm i Frrok Prendit, të atij burri të rrallë për nga trimnija e besa shqiptare. Atë e kam pasë ma shumë se kushri e vëlla : një shok të pandamë e luftëtar të rrebtë. Të jeshë gjithmonë krenar për babën, për fisin, për emnin fisnik që trashëgon, për krahinën dhe Atdheun tand të shtrejtë. Të na nderojsh  në mësime, në detyra e në vepra që do të kryejsh gjatë jetës, si në atdhe ashtu dhe në vende të hueja, ku mund të ndodhësh ose të çon puna e detyra.

Këto ishin fjalë që nuk mund të harrohëshin kurrë. Ai do të kalitej e të formohej për të njohun ma mire botën shqiptare, së cilës do t’i   kushtonte aftësinë e veprimtarinë e tij.

Im atë i jepte randësi të madhe përvetësimit të gjermanishtës që mësohej në gjimnaz, duke lexue shumë e duke kontaktue me austriakë që ndodhëshin në Shkodër për përsosjen e të folunit.  Gjatë kohës së vazhdimit të mësimeve, para ngjarjeve që përshkruem, zhvillohej dhe një aktivitet i madh kulturor në mjedisin e studentëve, ku vend të parë zinte repërtori teatral. Poeti i madh Gjergj Fishta, kishte krijue disa drama që viheshin menjëherë në skenë. Im atë ishte përfshi në atë  aktivitet dhe ndër të tjerat i kishin caktue rolin kryesor në melodramën “Juda Makabeu”  që duhej të shfaqej për nder të Vezirit në Shkodër. Shfaqja u prit me entuziazëm të madh dhe im atё u dallue në mënyrë të jashtëzakonshme, në atë rol kryesor, duke fitue duertrokitjet e vazhdueshme të publikut.

Veziri vetë kishte kerkue të ia paraqitnin atë djalë qё kishte luejt aq bukrur rolin kryesor tё melodramёs. I kishte dhurue sahatin e vet prej florini me gjithë qestek, me firmën e tij të skalitun mbi kapak, për të shprehun vlerësimin që ai i kishte dhanë interpretimit të përsosun të atij të riu, që quhej Prenk. Ky sahat mbeti si relike muzeale në shtëpinë tonë të Laçit deri vonë, dhe humbi bashkë me të tjera sende me vlerë kur shtëpia u plaçkit e u dogj nga komunistët në shtator 1944. Këto ndodhina i rreshtova për të plotësue sa ma mirë një tregim, që synon të paraqesë prindin tim në aspektin sa ma të vertetë të jetës tij. Duhet pasë  parasyshë se jeta e tij do të lidhej ngusht me atë pjesë të historisë shqiptare që i përk!iste kohës së re, kur shqiptarët arriten të afirmohen në një Shtet Shqiptar të parë ligjor para botës.  Mbas ngritjes së Flamurit në Milot, Gjin Pjetri mori pjesë në ngritjen e Flamurit në Lezhë më 6 dhjetor 1912, përkrah Ded e Gjeto Cokut, Mirajve, Sykëve, Gjergj Fishtës, e nga paria shkodrane  nga që garnizoni turk ishte largue përfundismisht prej këtij qytetit të lashtë. Mandej ai ishte kthye në Skuraj ku ishte marrë me rindërtimin e kullave të djeguna, që u ripërtërinë përsëri si përpara. Ndërkohë ai merrte pjesë në mbledhje të ndryshme krahinore për çështje pleqnie e kanunore, duke qenë një njonës dhe zbatues shumë i mirë i Kanunit. Siç dihet, ai kishte bashkëpunue me Shtjefen Gjeçovin, kur ky qëndronte në Laç e merrej me mbledhjen e redaktimin e ligjeve kanunore. Shtjefen Gjeçovi këshillohej vazhdimisht me Gjin Pjetrin. Gjeçovi, Kanunin e Bajrakut të Kurbinit që u vendos në Dёlbnisht me 5 – 6 – 7 gusht 1906, e kishte përfshi në librin e vet, si ndër kanunet ma të randësishëm, sepse në të ishin vendosё vendime politike. Kuvendi pati praninё e  Imzot Nikoll Kaçorrit dhe At Shtjefen Gjeçovit si dёgjues e dëshmitarë.  Shtjefen Gjeçovi ndërkohë kishte përpilue një dorëshkrim prej 116 faqesh kushtue kryengritjës së Kurbinit dhe veprimtarisë së Gjin Pjetrit, për përiudhë 1903-1906, mbetun i panjohun 100 vjet deri pas shembjës së diktaturës, për turp të akademisë dhe historianëve komunistë që nuk e kishin nxierrë e botue ma perpara. Atë e zbuloi rastësisht  njё nip i Gjin Pjetrit, Kastriot Marku, dhe pёr herё tё parё u botue nga unё i nёnshkruemi  nё revistёn Kuq e Zi dhe nё librin kushtue Gjin Pjetrit me rastin e 100 vjetorut tё Pavarёsisё.

Në ngjarjet që treguem të Kurbinit ishte i perfshi edhe Esad Pasha, që hasi në kundërshtimin e Gjin Pjetrit. Duke dashun ta bante për vete i kishte çue një besnik, Man Mustën, me dhurata, flori dhe propozimin e nji pozite te naltë ushtarake. Gjini ia kishte pre shkurt e me përbuzje Man Mustës, dhe e kishte përciellë me besnikët e tij jashtë kufinit të Kurbinit.

Mё atё shkurt tё vitit 1914, mbasi u kthye nga një mbledhje, Gjin Pjetri ra befasisht i sëmunë randë dhe vdiq papritun në moshën 56 vjeç. Ishte 22 shkurti  1914, qё ai ndёrroi jetё nё njё moshё  akoma tё fortë për të kontribue me urtësinë e burrninë e tij për të mirën e vendit. U hap fjala se e kishin helmue turqit ose  Esad Pasha me anë të një tradhëtari të paidentifikuem. Siç e kemi thanё, ngjarjet nё atё periudhё hapёshin me fjalё e kalonin gojёn nё gojё. Qarkullimi bahej me kafshe e me kambё. Nё kёto kushte, pa shtyp, pa gazetarё e pa asgja qё lidhej me komunikimin,

informatat jo vetёm qё humbisnin  por dhe shtrembnohёshin. Megjithatё lajmi i vdekjёs sё Gjin Pjetrit u pёrhap menjёherё.

Për këtë ngjarje studentëve kurbinas e mirditorë,  tim etit  me disa shokë, iu dha leje e  posaçme për të marrë pjesë në mort, ku kishin ardhun nga të gjithë krahinat e qytetet, kur lajmi i zi u përhap. Ndër ta patriotë e figura të shqueme shqiptare. Gjergj Fishta do ta pasqyronte ne gazetën “Leka”.  Zija mortore zgjati disa ditë. Me vdekjen e Gjin Pjetrit mbyllej kapitulli ma heroik dhe ma i lavdishëm i historisë së Kurbinit, dhe i një pjese  të nderueme të historisë së Shqipnisë. Im atë pësonte humbjen e dytë të dhimbshme, mbas asaj të babës. Kujtimi për tatë Gjinin (siç e quente)   do të mbetej i pashlyeshëm në mendjen dhe zemrën e tij. Siç e kemi thanë, zot shpie u ba Ndrec Pjetri, vëllai ma i vogël i Gjinit, që  për ironi të fatit nuk kishte femijë. Prandaj edhe Ndreca e përqëndroi kujdesin  e tij mbi Prenkёn, në të cilin dallonte një pasardhës të denjë të Gjin Pjetrit, të mbar fisit  e  të Kurbinit. Ai do t’ishte ripërtëritësi i emnit të lavdishëm të fisit se Pervizit  të Skurajve.

Ligji natyror së bashku me fatin përcaktojnë vijimin jetësor të njeriut mbi tokë, ku përsonaliteti i vetë njeriut luen rolin vendimtar në çaste të caktueme, si një katalizator në reaksionet kimike

 

 

GJIN PJETER MARK PERVIZI

Udhëqësi i Kryengritjës Kurbinit.

1856-1914

(Foto Marubi, 1912)

 

Kryengritӫs kurbinas e mirditorӫ . Ne karrikӫ, vӫllai i Gjin Pjetrit, Ndrec Pjetӫr Marku.  Kӫmbӫkryq, kushӫj tӫ Gjin Pjetrit: Nikoll Llesh Gjoka, Frrok Prend  Marku, Gjergj Llesh Marku. Nӫ kӫmbӫ, luftӫtarӫ mirditorӫ

 

 

                                                                                

Periudha e Vjenës

 

 

Për kohën e Vjenës, asht vetë im atë që na ka tregue. Ai kishte qejf të fliste për kohën e bukur të rinisë te kalueme në kryeqytetin perandorak. Qëndrimi në Vjenë i vlejti për t’u njohun me jetën e një shoqnie të ngritun te një shteti evropian,  ku qytetnimi kishte arritë kulmin e zhvillimit. Perandoria Austro-hungareze ishte një fuqi e madhe dominuese në Evropë. Duke iu dhanë  mundesia të jetonte në mjedisin shoqnor fisnik të miqve të tij, ai përvetësoi etiketën e sjelljeve e të edukatës se një shoqnie të ngritun që do t’i vlenin ma vonë në kontakte e shumta me botën evropiane, ku do ta çonte detyra. Ndërkohë ai u miqësue   me shumë bashkatdhetarë të tjerë, studentë, tregtarë e figura të njohuna ose  që po afirmohëshin, kryesisht shkodranë. Ai u njoh  me Dr. Gjergj Pekmezin, i rritur e shkolluem ne Vjenë, dhe që ishte si një përfaqësues i shqiptarve aty. Sherbente në një punë shtetnore, si përkthyes në shqip e gjuhë të tjera.  Njeri me kulturë të gjanë, i nderuem e respektuem. Veçanërsiht nga shqiptarët të cilët i ndihmonte pët çështje dokumentësh etjera probleme jetike.  Një shqiptar qё dallohej  ishte Ahmet Zogu, i cili  në Vjenë kishte ardhë që më 1914, sa plasi lufta e deri në mbarim  të saj më 1918.  Ma mirë se im atë askush tjetër nuk mund të dinte për Zogun  për kohën e Vjenës. Por edhe për kohën e pastajshme.   Qëndrimi në Vjenë  e mundësonte Zogun e ri (rreth 19 – 23 vjeç) që të gëzonte kredibilitet te bashkombӫsit e të zhvillonte  veprimtarinӫ e tij   në favor të çështjes shqiptare. Kjo asht e e pamohueshme. Megjithёse  ai në atë periudhë  nuk përfaqësonte asgja dhe askёnd,  Zogu, rrёfente im atё kishte mjaft t’ardhuna e jetonte mirë.  Se nga i vinin, vetëm ai e dinte. Në Vjenë im atë  ishte njohun me Zogun në lokalet që frekuetohëshin nga shqiptarët. E kishte takue edhe në ndonjë mbramje festive.  Kadetët e akademive  ushtarake  merrnin pjesë  në  festat  e shoqnisё e të aristokracisë vjeneze, me u dhanë atyne ma shkëlqim, e me gjallnue ballot që shoqërohëshin nga tingujt e muzikës e valsëve të  muzikantёve me tё njohun tё kohёs, Shtraus, Lehar, Kalman, Offenbach,  etj.  Zogu që u njoh e zuni miqsi me tӫ, e dinte  se i kujt fisi ishte, dhe i kujt biri dhe nipi. Zogu, si matjan, kojshi me Kurbinin dhe Skurajn,  e  njifte  origjinën fisnike të fisit të Përvizit të Skurajve, me të cilin fisi i tij kishte lidhje miqsore. Ashtu dhe me veprimtarinë patriotike e  luftarake që ai fis kishte zhvillue gjatë shekujve. Me   luftën e Gjin Pjetër Pervizit kundër pushtuesve osmanë.   Këto Zogu i dinte shumë mirë, sepse nder te tjera ai kishte pasë lidhjë me vetë Gjin Pjetrin, me anë të axhave a dajave,    për të bashkepunue në dobi të çëshjtjës shqiptare dhe i kishte takue, megjithëse i ri, me u njoft vetë me Gjin Pjetrin.  Zogu gjatё qёndrimit nё Austri e pёrvetёsoi  gjermanishten  tё folun,  ndёrsa edhe turqishtёn e zotnonte   mirë. I pajisun me një inteligjencë të natyrshme tё rrallë, kishte arritë me përfitue një  kulture tё mirё në kontaktet  me shoqninё vjeneze. Gëzonte respektin e rretheve shqiptare të Vjenës, me të cilët mbante marëdhanie shoqnore e miqsore të mira që i vlejtën ma vonë kur erdhi në fuqi. Shumë prej atyne bashkatdhetarve, kryesisht studentët  që ishin diplomue në Austri, do tё zinin pozita të larta në qeveri, ushtri dhe administratën e Shtetit shqiptar. Por në veçanti atij i vlejti miqësia me Prenk Pervizin, i cili do t’i gjendej pranë, siç do ta tregonte koha, në situatat ma të vështira, për të dhe për Atdheun. Një tjetër lidhje miqsore im atë dhe Zogu e kishin me shkodranin  Ҫatin  Saraçi, qё do tё ndikonte nё jetёn e Zogut.  Si dhe meshkodranё tё tjerё qё pёrbanin shumicёn e shqiptarve nё Austri, kryesisht Vjenё.  qё do tё vazhdonte edhe  ma vonё me veprimtari e detyra nё Atdhe.     Im atë gjatë kohës që shoqnohej me Zogun e nga bisedat që zhvillonte me të, e kishte formue një opinion të qartë  se ai ishte i bindun në vetvete se do të lozte njё rol të randësishëm në Shqipni, kur të kthehëshin atje. Nё bisedat qё zhvilonnin, Zogu e theksonte faktin, se pas mbarimit tё asaj lufte, S hqipnia patjetёr do tё gjente rrugёn e saj. Pavarёsia ishte arritё tani duhej tё krijohej Shteti, qё tё afirmohёj ligjёrisht para botёs. Problemi ishte sa do tё zgjaste kjo luftё e kush do ta fitonte. Sipas mendimit tij, e favorshme per Shqipnit ishte njё fitore e Austrisё e Gjermanisё, qё ishin ma tё priruna  pёr  njё Shqipni tё madhe e tё fortё.  Ndersa fuqitё e tjera Europiane e kishin tregue  veten ne Konferencёn e Ambasadorёve nё Londёr mё 1913, pёr njё Shqipni tё coptueme me kufij tё zvogёluem. Ai e ndiente veten si të destinuem me sundue në atë vend, dhe gjithë veprimtarinë e kontaktet që kishte në Austri,   ua kushtonte kësaj ideje të njeriut që do arrinte  në pozita të nalta shtetnore.  Sa që shprehimisht jo vetëm t’im etit por edhe  shqiptarve të tjerë u kishte thanë se ata do të emnohëshin në detyrat e tyne në  Shqipni me urdhën e firmën e tij. Kjo bindje i ishte e ngulitun në mendje, e kishte ra në sy. Shqiptarët nuk  ia varnin fort dhe e quenin si një lloj megalomanie. Ndёrsa im atё, e kishte fortmue bindjёn se Zogu  do tё arrinte tё imponohёj nё Shqipni e tё lozte rol tё randёsishёm. Koha do të tregonte se ai do t’i realizonte ato synime që u kthyen në  fakte konkrete. Koha do t’i jepte të drejtë. Im atë s’i kishte ndërhy kurrë në ato plane, por e kishte fare të qartë se ai do të bante çmos për t’i realizue. Ndërkaq, pёrveç Zogut , Gjergj Pekmezit e  Çatin Saraqit,  im atë ishte njohun  e kishte zanë  miqësi me studentë   shqiptarë  e të  tjerë bashkatdhetarë që jetonin e punonin  në Vjenë, që ma vonë do të shquehëshin në  Shqipni pë  aftësitë  e tyne ne detyrat që do të   kryenin, si Ali Erebara, Llesh Topallaj, Muharrem Bajraktari, Zef Serreqi, Zef Shiroka, Sandër Saraçi, Dervish Duma, Ceno Kryeziu, Lek Margjini, Gjon Derani, e  të tjerë. Ai u njoh edhe me oficerin  austriak, Gustav Mirdashi (Mirdazcy),  qe do t’ishte nje ndër miqt ma të ngushtë, kur atë do ta sillte në Shqipni vetë Zogu, më 1926, si keshilltar e organizator i ushtrisë shqiptare, ku do tё arrnte  gradën gjeneral e shef i shtamadhorisë. Njё tjetёr austriak ishte Hermann Von Kirshner, mik i tij, qё edhe ai do tё shёrbente nё Shqipni nё ushtrinё shqiptare deri me gradёn gradёn kolonel. Në Vjenë, siç  e kemi thanë, rrinte dhe Dr. Gjergj Pekmezi, njeri i ngritun, burrë i mençun e shqiptar i mirë.  Im atë kishte zanë njohje  tё mirё me të, sepse ndёr tё tjera, ai kishte miqësi me  një nga austriakët miq te tim etit. Dhe i kishte ba përshtypje pёr vazhdimin e Akademisё ushtarake e zotnimin  aq mirë tё gjermanishtës. Për sa treguem, lidhet me dëshminë e saktë të prindit, për të pergënjeshtrue gjithë sajimet hamendore që u thurën rreth Zogut për kohën e qëndrimit të tij në Vjenë.  Për emnat që u përmendën e tё tjerё tё  papёrmendun të me falin lexuesit, sepse kanë kalue aq shumë vjet dhe nuk mbahën mend të gjithë.  Sa për Muharrem Bajraktarin, ai kishte ardhë në Vjenë më 1917, ku vazhdonte  njё kurs ushtarak.  Prenk Pervizi zuni menjёher miqёsi me tё. Miqёsi qё do tё vazhdonte gjithё jetёn.  Pёr studentё qё vazhduen prej tij.  Shtojmё se kujtimet e tij hedhin poshtё  gjithё trillimet tё sajueme pёr Zogun sa qendroi nё Vjenё.

Jeta e t’im etit në Vjenë,  si ajo shkollore dhe ajo shoqnore, ishte  për tё  plotsimi i brumosjes  me veti dhe edukatë e sjellje fisnike si dhe me kulturë të gjanë nga ana intelektuale. Ne studimet nё Austri, ushtarakё, civilё apo fetare, pёr me i vu  kapak  kësaj çeshtje,  duhet falënderue z. Uran Asllani që ka botue një libër për studentët shqiptarë të Austrisë dhe të Francës, ku dokumentohёt  pёr ato studentë shqiptarë që kanë krye shkollat e larta në ato dy shtete. Një dokument i randësishëm që fshin gjithë hamendjët e trillimet pa përgjegjësi që janë thanë e shkrue  e thuhёn e shkruhёn nga njerëz të pa pёrgjegjёsi e ndërgjegje. Një historian ose shkrimtar i pandërgjegje nuk asht tjetër veçse një injorant me dipllomë. Na ruejt Perëndia prej tyne ! Por po ka  tё tillё, sepse janё  krejt trillime ato që thuhën se Zogu në Vjenë paskej bashkëpunue me Bajram Currin, Hasan Prishtinën e Faik Konicën, alucinacione të vërteta, të shpikuna për me ia zbukurue biografinë. As parë as dëgjuar pallavra të tilla. Bajram Curri e Hasn Prishtine s’kan luej prej Kosovё gjatё gjithё kohёs sё luftёs. Faik Konica ka qendrue nё Svicёr gjithё atё periudhё , prej ku s’mund tё lёvizte. Apo nuk asht shpik edhe një tjetër  rrenë,  se Zogu qenka mbajt peng nga Austriakët, krejtësiht  e sajueme  si ajo e Stambollit, ku ai paskej qene marrë peng në moshën 9 vjeç (si Skënderbeu). Po kujt i thuhën e shiten këto budallalleqe ?

Prenk Pervizi

 

 

Një miqësi që do të vazhdonte  gjithë jetë dhe  shqiptarët e tjerë qё e kanё njohun gjatё kohёs sё Austrisё e pastaj nё vazhdim gjithё jetёn, nuk kanë përmendun të tilla histori  fare të paqena. Ngjarje qӫ s’kanӫ ndodhӫ kurrӫ. E vetmja anë pozitive e qëndrimit të Zogut në Vjenë ka qenë se filloj tё njihet si njё personalitet qё do tё kishte peshё nё çeshtjen shqiptare. Qёndrimi nё Vjenё,  i vlejti kur u ngrit në rang presidenti e mbreti. Me kaq kemi dhanë gjithçka im atё na kishte tregue për  Ahmet Zogun  sa kohë që ndejti me tё në Austri. Mund te na ketë ikun diçka nga kohëzgjatja e  madhe prej 72 vjet qёn u ndamё mjedisin e shoqnisë ma të rafinueme të Evropës, ai i përvetesoi ma së miri rregullat dhe etiketën e asaj shoqnie, bashkë me kulturën që zhvillohej e trajtohej në atë kryeqytet, qendër e qytetnimit evropian.

Gëzonte respekt  dhe  e  ndiente vetën mbi studentët austriakë, nga fakti që zotnonte pёrveç gjermanishtёs, italishtën, fliste hungarishtën  dhe kishte njohuni shkollore tё latinishtës, që ishte landë mёsimi   në Gjimnazin e  Shkodrës.   Kjo  eksperiencë e Vjenës do t’i vlente ma vonë për të qenë i nderuem dhe i  respektuem në rrethet ma të nalta të shoqnisë shqiptare dhe të huej. Ai do të përfaqesonte Shtetin Shqiptar kudo që do dërgohej si përfaqësues madhor i ushtrisë shqiptare, në takime, konferenca, manovra, deri në konflikte luftash. Shtojmë se ma vonë ai do të shtonte njohunitë gjuhësore me frengjishtën, anglishtën, serbo-kroatishtën, greqishte etj. Nga ana ushtarake, ai do të arrinte përvetësimin e plotë t’artit ushtarak që do të plotësohej ma vonë me përvojën e luftës popullore, që ai do të zbatonte në operacionet e ndryshme që do të ndermerrte në atdhé. Nga katedrat e Akademisë ushtarake së Vjenës, ai kishte dëgjue duke folun profesorë të shquem, që e vlerësonin pa masë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si një ndër strategët  ma të  përmendun, që duke komandue një ushtri të pakët të një vendi të vogël, arriti t’i baje ballë me nder dhe fitimtar për 25 vjet rresht, fuqisë ma të madhe ushtarake të kohës që ishte Perandoria Osmane, duke ia përshtatun strategjinë dhe taktikën e luftës popullore terrenit të thyem e malor të Shqipnisë. Gjergj Kastrioti paraqitej si mbrojtës e kampion i krishtënimit dhe i qytetnimit evropian. Im atë ndiente një mburrje legjitime dhe krenohej të ishte nga ajo krahinë e Kurbinit, ku malin e Skurajt  Heroj  Kombëtar e kishte si bazë ushtarake,  e për krah të cilit kishin luftue stërgjyshët e tij.   Këtë e kishin marrë vesh në ambientin shkollor, dhe ai gëzonte një respekt të veçantë, si nga shokët e bankove ashtu nga profesorët dhe drejtuesit e akademisë ushtarake.  Jo që ishte ndër nxanësit ma të mirë, ku kishte shkelqye si nga ana e përvetësimit të mësimëve ashtu dhe nga gjuha. Ai fliste e shkruente një gjermanishte të përsosun. Për këto cilësi kishte fitue edhe medalje shkollore për rezultate të mira, që ruhëshin në shtëpinë tonë në Laç.  Për të gjithë sa treguem ma sipër, ne i kishim dokumentët, fotografitë, medaljet e të tjera  sende të asaj kohë. Por që, siç e ka marrë vesh lexuesi, u zhdukën në zjarrin  e brigatave kriminale komuniste, që pretendonin të quhëshin “çlirilmrtare” duke u sjellё ma barbarisht se tё njё puishtuesi tё huej.

Dihet se nga shkaku i luftës, qarkullimi në Evropë ishte vështirësue, e për në Shqipni ishte i pamundun. Pushimet verore baba i kalonte në Hungari, pranë familjes Brozovly që kishte prona e vila jashtë Budapestit e shtёpia në atë kryeqytet. Ai shkonte edhe në Pragë, pranë familjes  tjetër të Von Kirschner. Hermann Baron Von Kirshner  ma vonё u soll nё Shqipni me  Gustav Mirfazcy-n, ku qёndroi deri mё gusht 1944, pranё Komandёs shqiptare me gradёbn kolonel, e ndryshe nga Gjeneral Mirdashi u kthye nё Austri ku arriti grada dhe pozita  tё larta ushtarake. Ndërsa në Vjenë, liridaljet e të dielave i kalonte të familja e Eduard Von Grimit. Ky i përkiste një familje fisnike, gjenëralë brez pas brezi të Perandorisë.  Nëpërmjet tyne ai kishte zanë miqësi edhe me vjenezë të tjerë.  Në këto rrethana ai tashma u ba i njohun në rrethet shoqnore e miqsore të miqve të tij, që filluen ti bajnë propozime fejese me vajzat vjeneze, të Budapestit e Pragës, ku ai i njihte e kontaktonte vazhdimisht në pritjet e festat e ndryshme. Por ai u a kishte  ba të qartë se ishte i fejuem në Shqipni dhe nuk e shkelte vendimin e prindёve, pra nuk mund të pranonte propozimet që i bahëshin.

 

Shёnim :

 

E gjithё sa u pёrmend ma nalt i pёrgjigjen  ngjarjёve tё vёrteta tё pёrjetueme e tё tregueme nga prindi ynё, por dhe nga tё tjerё shqiptarё tё kohёs sё Vjenёs, me tё cilёt kemi pasё rastin  me kalue jetёn nё burgjet e kampet e internimit gjatё periudhёs sё diktaturёs komuniste, bashkёshokё  e miq tё tij, tё cilёt njёkohёsisht e kishin shoqёrue  jetёn e Zogut nё Austri, qё pёrputhet me gjithçka u tha ma sipё

 

 

 

 

ELITA INTELEKTUALE  QE PRENK PERVIZI PATI FATIN TE KETE EDUKATORE  E PROFESORE  GJATE SHKOLLIMIT  TIJ  NE SHKODER ME 1904-1914.

 

 

 

 

Ma  vonё kur im atё do pёrfshihej nё detyra tё randёsishme ushtarake e shtetnore ai do tё vazhdonte  tё ruente e zhvillonte  miqёsinё  me kёto figura tё larta tё  shoqnisё shqiptare, pёr tё cilёr ruente respekt e admirim tё pёrveçёm.

 

 

Krenët e Malsisë në Vjenë

 

 

 

Mbasi fjalën e kemi për kohën e Vjenës nuk mund  të mos flasim për një ngjarje që e bani rrëmujë kryeqytetin perandorak, ku shkaktarë e protagonistё  kryesorë ishin disa krenë të Malsisë së Madhe. Perandori plak Franc Jozefi, më 1916, gjashtë muej  para se me dek, kishte urdhnue për me sjellë në Vjenë një delegacion nga paria e Malsisë. Nga ana tjetër kishte njoftue gjithë shoqninë vjeneze dhe rrethet aristokratike si dhe ato qeveritare e shtetnore, që të respektonin sjelljet e zakonet e shqiptarve, që do të qëndronin për do ditë miq të tij në kryeqytetin austriak.  Ata i përkisnin një ndër popujve ma të lashtë të Evropës dhe races së pastër Ariane e flisinin një gjuhë të tyne të përveçme shumë të vjetër. Kanë  ligje dhe sjellje të natyrshme, për të cilat janë krenarë, sepse i kanë trashëgue të papërlyeme prej shekujsh. Nuk e njohin qytetnimin tonë, bile atyne mund t’u duket i çuditshëm dhe i papërshtatshëm. Pushtimet e hueja dhe veçanërisht pushtimi 500 vjeçar otoman i ka lane mbrapa nga qytetnimi, por të pamposhtun, sepse u nguliten në malet e tyne të ashpra e të paarritshme, ku ruejtën të pacënueme të gjitha vetitë e stërgjyshëve të lashtësisë. Nuk dijnë të shkruejnë e të lexojnë, por dijnë të flasin bukur, me shprehje figurative. Kjo pak a shumë këshilla e Perandorit, që vjenezët u angazhuen të respektojnë. Kur studentët shqiptarë e morën vesh ardhjen e krenëve të malësisë, u ngriu gjaku, sepse mendonin sekusjedi se çfar mund tё ngjante.   Shkollat u dhanë leje speciale për t’i shoqnue malsorët, si përkthyes dhe ciceronë, për kohën që do rrinin në Vjenë. Edhe im atë u gjet i përfshimë në këtë aksion, si shoqnues e përkthyes. Kjo punë do të udhëhiqej  nga  Dr. Gjergj Pekmezi, që ishte rrit e kishte kalue jetën në Vjenë. Ai duhej të rrinte në ballë të kësaj ndërmarrje  të pritjes dhe përcielljes së kreshnikëve të maleve, të këtyne trashgimtarve të Mujove e Halilëve legjëndarë të Shqipnisë ! Ja çka kemi mundun me regjistrue në kujtesë nga tregimet e babës, që kënaqej me i tregue herëpashere, duke i veshun edhe me figura e përshkrime hiperbolike e të ndërthuruna  me humor. Për atë, ajo ngjarje mbetej si një  kujtim i bukur e gazmor  i rinisë. Përshkrimi im i përgjigjet në përgjithësi kujtimeve të tim etit dhe  anës së humorit me të cilin ai i vishte.

Gjithë Vjena e mori vesh se erdhën krenët malësorë shqiptarë e kurreshtja i shtyni njerëzit me dalë me i pa e me i njohë. Para syve të tyne u

 

Si do t’u  jenë dukun vjenezëve krenët e  Malsisë.

Kemi marrӫ  kӫtӫ foto tӫ  Idriz Seferit me luftëtarë të tjerë kosovarë, vesh e ngjesh n’armë,  qӫ po i paraqesim këtu si shembëll te veshjve të shqiptarve të kohës së Vjenës

Foto të kohës. Disa  nga malësorët e delegacionit shqiptar  në Vjenë :  Gjelosh Gjoka, Vojvoda i Kastratit; Marash Vata , Bajraktari i Shkrelit;  Abdi Kola, Bajraktar i Shalës e Llesh Miloti prej Zadrime. Austiakӫt u kishin vu nӫ dispozicion kӫto lloj veturash pӫr t’i shetitӫ

 

Delegacionii shqiptar i malӫsorӫve u prit edhe nga Arkiduka Max në Augarten Palais.

Kӫshtu krenӫt e malӫsisӫ takonin personalitete tӫ nalta tӫ Perandorisӫ, princa, dukӫ, e konta qӫ i ftonin nӫ pallatӫt e tyne si mysafirӫ tӫ nderuem e tӫ veçantӫ.

 

Foto të kohës botue në gazetën “Vëllazënija”  e  Shoqnisë “Dija”, Vjenë.

 

shfaqën disa trupa të  mëdhej, me veshje fantastike. Kësula pipiruce të bardha e të mbeshtjella me shalle  po  të bardhë si turbanta. Jelekë të qëndisun me fije t’arta e ngjyra të tjera. Tirqë të bardhë të zbukuruem me gajtana të zij. Breza të gjanë të kuq e ngjyra ngjyra, ku spikasnin pisqollet dhe jataganat me doreza t’argjenda. Ata ecnin grumbull me hapa të gjata e kambë të hapuna si kapadai. Mbathnin opinga prej lekure lope të lidhuna me gjalma ku spikasnin kollçikët (çorapët) prej leshi të qëndisun bukur. Dukëshin si vigaj. Nuk mbanin mjekrra por musteqe të zeza si penda e korbit, vesh e n’vesh. Veshtrimet e tyne të rrebta dilnin për nën tubën e dendun të vetullave, si shkreptina rrufeshë. Flisnin me za të naltë e kumbues si britmë arushe, me gjeste të hapuna  krahësh e duersh. Njeni mbante dorën mbi dorezën e pisqollës, tjetri të  jataganit.  Lëshonin shtëllunga tymi si vullkanë duke thithë nga disa llulla me tre pëllambë bisht. As donin të ia dinin se ku ishin. Pallatet për rreth mund t’u ngjanin si pyjet e çetinave apo si faqet shkambore të maleve. E njerëzit që kishin dalë me i pa, buburreca ! Ishin bajraktarët e krenët e gjithë Malsisë, nja dhjetë vetë të zgjedhun, mbi dy metra, si katallaj. Vjenezët i kishin zgurdullue sytë kurrështarë, për të zbulue vetitë e këtyne shqiptarve të përshkrueme prej Perandorit të tyne. Estravagancat e shqiptarve do t’i tejkalonin përmasat e prituna e të paracaktueme. Ato do të ishin të jashtëzakonshme, lëgjendare.  Delegacioni i malësorve u caktue të qëndronte në një kat të një hotelit të madh të Vjenës, i rregulluem e i pajisun kastile për të pritun miqtë e nderuem e aq të veçantë. Salloni kryesor ishte i pajisun me një oxhak madhështor ku zjarri i druve qëndronte vazhdimisht i ndezun, megjithëse ishte muaj i prillit. Por ashtu ua donte zakoni këtyne shqiptarve.  Malësorët zunë vend në dhoma të përbashkëta të ndërlidhuna mes tyne.

Duke qenë të udhëzuem për zakonet e shqiptarve, shërbimi i hotelit u shpjegoi mysafirëve, me anë të Dr.  Pekmezit, se si duhej të vepronin për me kërkue pije e kafe ose për të ngranë, etj. duke shtyp pulla të bardha, tё kuqe, të verdha apo të zeza, sipas rastit. Se si me hap e me mbyll rubinetat e banjove, të WC – ve e të tjera marifete.  Dr. Pekmezi do të qëndronte në atë hotel për çdo rast, si kujdestar i tyne. Dukej se gjithshka do shkonte mbarë. Para se me ra me fjetë, burrat e Malsisë u mblodhën kambëkryq rreth oxhakut, ku nё krye tё vendit rrinte kryebajraktari. Te tjerët  sipas rangut që u caktonin ligjet zakonore.   Nxorën qeset e kutijat e duhanit, duke ia hedhë njeni tjetrit dhe ndezën çibukët me gacat e zjarrit.  Ia shtruen muhabetit duke marrë fjalën me rradhë, thue ishin të mbledhun në kuvend. Flisnin me za të naltë si arusha mali. Pas do kohë, kur çibukët u boshatisën, duheshin shkundun, dhe filloi goditja mbi rrasat e mermerta të votrës së oxhakut.  Godit njeni, godit tjetri, godit me dhjetra çibukë, ata të katit poshtë u  zgjuen, u çmendën e nuk guxonin të protestonin !  Porosia e Perandorit !   Ajo mbramje ma në fund kaloi, kreshnikët u ulën me fjetë e u duk se ra qetësia edhe në apartamentin e shqiptarve. Trimat e Malësisë i zuni gjumi. Por, pa dalë mirë drita, njeni pas tjetrit malësorët çohen dhe grumbullohen rreth oxhakut të madh me jorganët apo batanijet mbi kokë, sikur t’ishin në kullat  e tyne gurore. Mbasi mbushën e ndezën çibukët, e mbasi filluen me nxierrë shtëllunga tymi nga goja dhe nga zgavrat e hundëve, dikujt i ra ndëmend për kafe. Si me ia ba si mos me ia ba.

– Hajde të porosisim kafen or burra ! … Pa shtype atë pullë të kuqe or Dedё Bajraktari  !  Foli  kryebajraktari, Gjeto Vuksani*.   Deda e zgjati gishtin dhe e shtypi pullën, thue po shponte murin. Kaloi do kohë, çibukët duhej të shkundëshin. Krisi poterja. Ato të katit poshtë u zgjuen  përsëri të  llahtarisun. Ndërkaq troket dera. Kafja ! Dera hapet. Duken dy   vajza të bukura si perri me  tabakët  me filxhana. Malësorët kthejnë kokat andej. Zana, Orë apo Shtojzovalle ? Dikush çohet me gjithë jorganin mbi krye e pas tij të tjerët. Kamerieret u tmerruen, kur panë dhjetë lugetën  para tyne,  që po i shikonin  sikur t’i gllaberonin të gjalla. Leshuen   klithma që u dëgjuen deri në zemër të Vjenës. Tabakët u ranë prej duersh e u ba potere e madhe, dhe vajzat e shkreta ia mbathën me të katra duke uluritun e dhanë kujën. U desh të vinte policia për të vu rregull … dhe për… t’u kërkue të fala krenëve të Malësisë për këtë … incident.  Dr. Pekmezit i shkonin djersë të ftohta dhe të ngrohta… ndërsa përkthente dhe orvatej me i dhanë shpjegim të pashpjegueshmës. Ky nuk ishte veçse fillimi i trimnive të tjera të kreshnikëve të maleve, që kishin ardhë në Vjenë për ta pushtue me praninë e tyne të pakundërshtueshme !  Malësorët u treguen zemërgjanë dhe i pranuen shfajsimet e austriakëve ! Kësaj radhe, ishin kamerierë meshkuj  që ua sollën  kafet që ato i pranuen dhe filluen t’i  thithin  ne gjithë qejf.  Por. .. njenit prej bajraktarve … iu shkrep që të bante banjo. Prej kohësh që s’e kishte rjep lekurën e vrazhdë.  Një kamerier e përcolli tek dhoma e banjos ku ishte një vaskë e madhe. Ia hapi rubinetat e ngrohta e të ftohta, duke i tregue si perdoreshin.  Bajraktari dha me kuptue se gjithçka ishte në rregull (e s’kishte marrë vesh asgja). Dera u mbyll dhe uji sa vinte e ngrihej në vaskë.  Heroj ynë u orvat të mbyllë rubinetat dhe i hapi ma tepër. I shtypi gjithë pullat që i dilnin para syve. Luej këndej e luej andej, vaska u mbush plot e përplot dhe uji filloi të  mbushte edhe kthinën. Malësori desht të hapë derën dhe e mbylli fare. Atij tani i vinte turp të thërriste apo të trokiste mbi derë.   Uji filloi me u çue e arriti dy pëllambë e ma tepër mbi dyshemenë dhe nga presioni arriti me depërtue   një fije përtej derës, e mbyllun pothuej hermetike. Një kameriere që rastisi të kalojë  aty pari, e dallon currilin  e ujit që dilte nga dera e banjos dhe leshon alarmin. Grumbullohet personeli i hotelit  me në krye Dr. Pekmezin.

– 0 Zot çdo ketë ndodhë ! thoshte ai me vete. Dera ishte mbyllun nga brenda dhe bajraktari nuk dinte si ta hapte. Sidoqoftë, pas disa orvatjeve, dera u thye dhe uji vërshoi me vrull si përrue tëposhtë shkallëve dhe arriti deri në rrugë, për çudinë e kalimtarve. Qyteti u mbush me historitë donkishoteske të bashkatdhetarve tanë kreshnikë të ardhun nga Bjeshkët e Namuna të Mujos dhe Halilit. Por e gjithë kjo u gjykue si një veçori e këtyne njerëzve që mbanin të gjallë trashigimin e traditave shumëshekullore e që vepronin krejt natyrshëm e të lirë nga paragjykimet dhe kriteret e jetës moderne. Të së cilës nuk ia njihnin as sjelljet as përdorimin e orendive e sendeve të jetës së përditshme. Nëse sjeIlja e tyne dukej jashtë realitetit të qytetnimit evropian të kohës, nga ana tjetër dallohej se ata ishin vërtet përçuesit e qytetnimeve të lashta të vetë Evropës, e prandaj sjelljet e tyne  duhëshin shikue në këtë prizmë dhe duhej me i dhanë arësye gjykimit të matun të Perandorit për këta përfaqësues autentikë të asaj rrace të pastër që banonin në malet e larta shqiptare e që Vjena kishte përparësinë t’i njihte nga afér ashtu siç vërtet ishin.  Siç thamë, studentët shqiptarë ishin caktue me i ndejtë pranë këtij delegacioni malësorësh, por ata mund të rrinin deri ne një orë të volitshme të mbramjes, pastaj duhej të kthehëshin në konviktet e tyne. Studentet që i mermin vesh të gjitha aventurat e bajraktarve trima, ia tregonin njeni tjetrit me përmasa humoristike dhe gajasëshin së qeshunit. Këto ngjarje vërtet që u veshën me humor, por nga ana tjetër tregonin se shqiptarët sillëshin natyrshëm dhe jo konform disa rregullave të caktueme cerimoniale gjithë etiketë e pa kurrfarë lirie shprehje e veprimi. Prandaj ata filluen të shikohëshin me simpati dhe mirëkuptim nga vjenezët deri edhe në admirim e entuziazëm të sinqertë.

Duke i rreshtue ngjarjet,  nuk mund të rrimë pa diftue edhe  aventurat  e tjera të kreshnikëve tanë, siç kënaqej duke na i tregue im atë, që ishte një njeri tepër serioz, por në këto tregime nuk mund të përmbahej së qeshunit, sepse i përfytyroheshin si ne një film skenat e sjelljeve  të malësorve që i  kishte përjetue vetë. Ai pastaj i zmadhonte e qendiste me humor për kenaqësinë tonë e të shoqnisë.

Në programin perandorak ishte parashikue që këta përfaqësues te rracës të pastër Ariane, të nderohëshin në rangun e mysafirve ma të  shquem  e ndër të tjera ishte caktue një pjesmarrje e tyne në një  shfaqje në Operan e Vjenës, ku do të vinte vetë Perandori. Lajmërimi u dha kudo në reklamat qe shfaqja bahej për nder të shqiptarve dhe në atë mbramje teatri i operas ishte plotpërplot. Opera ishte e Mozartit, Grabitja nga Haremi, e zgjedhun posaqerisht, për përmbajtjen orientale që i përshtatej  shqiptarve nën sundimin turk. Gjithë aristokracia e Vjenës  ishte aty e pranishm me ftesë të veçantë nga vetë Perandori, me kostumet e  cerimonive të mëdha. E gjithë salla  shkelqente nga xhevairet e margaritarët e damave të shoqnisë së lartë. Malësorët u shpëmdanë nga tre nga tre në lozhat anës asaj qëndrore ku do të zinte vend Perandori me djalin,Princ Karlin e  disa nga personalite  të aristokracisë dhe të Shtetit. Im atë  gëzoi privilegjin që të rrinte në lozhën e perandorit për të përkthye e  t’i dhanë shpjegime pyetjve që ai mund te bante mbi shqiptarët e sjelljet e tyne, sepse Dr. Pekmezi ishte në rolin organizatorit  e kontrollit të situatës  për të papritunat që mund të vinin nga keto bij të shqipes, që kishin zbritun nga çerdhet  e tyne shkambore.  Tregonte im at se si e  ndjente veten te emocionuem  në atë rol aty pas kolltukut të Perandorit dhe në ankth mos malësorët  i kalonin kufijtë me të paprituna e tyne e si me ia shpjegue Perandorit.  Te paprituna që nuk munguen dhe i kapërcyen caqet, dhe  Dr. Pekmezi sa nuk po çmendej.  Dukja e Perandorit bashkë me djalin,  Princ Karlin me të shoqën, ishte  prit me duertrokitje, ku nuk munguen shuplakat e forta të trimave shqiptarë, si krisma pushkësh. Deri në ato çaste ata po rrinin të qetë e të rregullt në lozhat e përgatituna enkaz për ta, me nga një student shqiptar që t’u përkthente e shpjegonte. Madhështia dhe shkelqimi i teatrit i kishte magjepsun. Sytë e gjithë atij publiku të zgjedhun ishte ngulitë mbi ta. Ishin përsonazhet ma të veçanta që po njihte Vjena. Aristokratët aty të mbledhun, princa, konta, markezë e baronë, ishin të vetëdishëm se gjendëshin para burrave që për nga fisnikëria qëndronin në një rang me ta, me tipare, zakone, tradita e ligje të tjera, krejt  primitive por nga ana tjetër  të vërteta dhe të natyrshme, që shprehëshin me lirinë e veprimeve dhe të sjelljeve, të pa kushtëzueme  nga asnjë kompleks artificial  të etiketës oborrtare, kujt ata vetë ishin të detyruem t’u nënshtrohëshin. Në një nga lozhet afër asaj perandorit rrinte kryebajraktari.  Një burrë i gjatë mbi dy metra, me trup atletik e shpatullat sa për dy vetë, që dukej dhe ma i madh dhe i fuqishëm prej veshjes tradicionale që mbante. Spikasnin në brezin e tij, pisqollat e  jataganët, thue ishte gati për të dale me luftue në fushë  të mejdanit. Ata  ishin porositë që të rrinin ashtu të ngjeshun me armë e pajisje të tjera, që  të jepnin paraqitjën sa ma të vërtetë të tiparëve shqiptare.  Mustakët e zi e të përdredhun i shkonin bajraktarit vesh e n’vesh, dhe aty i ulun në lozhë e leshonte veshtrimin e tij të rrebtë mbi publikun e zgjedhun thue se ishte një hero mitik, nga që kishte tipare të bukura e të rregullta, si të skalituna nga dalta e Praksitelit. Nga ana tyne spektatorët, e veçanërsht seksi i bukur, nuk mund të rrinin pa hedhun sytë nga ai përsonazh imponues e krenar, taman si  shqipe mali … Prandaj quhëshin shqiptarët…  bijt e shqipës !  Dritat u mekën dhe filloi opera. Orkestra dhe kangëtarët filluen me tregue mjeshtrinë e tyne, mes heshtjës së publikut. Mbasi kaloi do kohë në qetësi të plotë, papritun kumboj zani i fuqishëm i kryebajraktarit, sikur po thërriste për kushtrim nga një maje në tjetrën të bjeshkëve:

–  Or ti Mark Bajraktari… ç’ka je ka thue or burrë për këto lodra e kangё  që po ndigjojmë … fort të bukura po na duken… por s’po marrim vesh gja !    Gjithë publiku i befasuem nga kjo vikamë e papritun.  Gjithё sytё u kthyen andej. Edhe Perandori kishte lёshue  shikimet mbi atë lozhë nga dilte ai za i fuqishëm. Ç’ po ndodhte ? Perandori që mori shpjegimin nga përkthyesi, buzëqeshte i kënaqun. Kush nga oborrtarët e tij do të guxonte… ?

– Qe besa or Bajraktar, nuk po jam kah marr vesh gja as unë … por duhet me i ndejt lojës se kështu i ka zakonet Nemcja ! U përgjigj Marku nga ana tjetër e teatrit, me një za po aq të fortë e kumbues.

– Njaj burri që po asht kah këndon, qe besa e paska zanin fort të bukur … paj … a thue do dinte me ia marrë nji kangë maje krahut si Gjergj Pllumi i Thethit ?  Ia priti një bajkraktar tjetër.

– Allahile ? .. Mirë po thue or burrë ! … se bash po e paska zanin pushkë! … Or Mark, po jam kah e ndez nji duhan, po s ‘kam kah me ta lshue qesën ! …  Thirri kryebajraktari, sa po dridhej gjithë teatri e zani i tenorit në skenë dukej si za mice.

– T’u rrit ndera or Bajraktar, se jasha zotin dhe unë po e ndez çibukun, se mjaft ndejti në brez.  Briti nga ana tjetër ai Marku e shyqyr që nuk u perzien të tjerët në atë bisedë malesh, se do ishte shemb teatri.

Im atë (siç na tregonte)  që rrinte gaditu pas kulltukut të perandorit në uniformën e bukur të kadetëve, kishte mbetë haru, por  e  kishte marrë veten dhe i  përkthente e  shpjegonte Perandorit se si zhvillohej ajo bisedë me britma ciklopike, dhe se kështu e kishin zakon të flasin malësorët nga një maje mali në tjetrën. Perandori  pohonte me kokë i kënaqun… Wunderbar… wunderbar… das ist sehr shöhn ! (mrekulli,  mrekulli, shumë bukur).   Malësorët si pa të keq e pa ça kokën për asgja, i kishin ngjeshë me duhan lullat. Kur ja, si të shtime pushke,  u dëgjuen krismat e masatëve mbi strallin të kohës së gurit për të ndezun eshkët, që e mbushnin sallën me një erëz të kandshme të pashijueme ndonjë here nga vjenezёt. Të pranishmit në sallën e teatrit kishin mbetun gojë hapun. Nuk vonoi shumë dhe prej llozhave të shqiptarve filluen të përhapen re  tymi mbi gjithë sallën, thue po shpërthtente një stuhi e fill pas u ndigjuen trokitjet e shkundjeve të çibukëve pas parmakëve të lozhave si rrёbesh breshni. Tashma e gjithë vemendja e publikut ishte  përqendrue te këta qenie jashtëkohore. Por askush nuk jepte shenja nervozismi e shqetësimi. Ata vërtet se po thyenin rregullat e mirësjelljes së shoqnisë vjeneze, por ama po tregonin dhe veti të theksueme të pavarësisë e lirisë së sjelljeve të tyne, të pa kushtezueme nga asnjë tjetër imponim rastësor ose ligjor. Ndoshta kjo ishte ajo force e brendëshme që u kishte lejue këtyne bijve të rrebtë të shqipës t’i banin ballë pushtimeve të hueja e të ruenin të pa cenuem identitetin e tyne si popull e si komb. Edhe ajo mbramje ose natë kaloi si kaloi. Vjenezët kishin material të bollshëm për të gjallnue bisedat e tyne. Im atë me shokë sikur u liruen nga shqetësimi se këta burra që kishin zbritun nga malet e ashpra shqiptare mund t’i turpnonin. Publiku vjenez po tregonte një mirësjellje e mirëkuptim të jashtëzakonshëm ndaj tyne, bile po kënaqej që i ishte dhanë një rast i tillë unik dhe i papërsëritshëm.

Duke kapërcye disa raste të tjera arrijmë te pritja e madhe që dha Perandori për nder të delegacionit shqiptar, në pallatin perandorak të Shönebrunit, që u kunorzue me një darkë madhështore të përgatitun enkas për ato malësorë t’ashpër, trima e burrnorë. Ne këtë veshtrim i kishte çmue Perandori, duke i vlerësue në aspektin e vërtetë të traditave, zakonëve dhe sjelljeve të tyne të lira. Dhe kishte urdhnue që ajo darkë të shtrohej e veçantë për ta.  Dhe kështu darka u shtrue kryesisht me mish dashi të pjekun ferlik, dhe deshët u sollën ashtu siç kishin dale prej hellit dhe u vendosën në pjetanca të mëdha për gjatë tavolinave. Vena u soll në poçe prej balte të pjekun. Shqiptarët do të hanin e pinin sikur t’ishin rreth sofrave të tyne. Një radhë kamerierësh rrinin pas tyne në gatishmëni për t’u shërbye. Ma e bukura ishte kur erdhi çasti i përshendetjeve dhe e mori fjalën  Perandori. Ai ishte ngrit në kambë me gotën e venës në dorë e pas tij gjithë të ftuarit e aristokracisë vjeneze. Ai shprehu kënaqësinë e tij dhe të popullit vjenez e të shoqnisë perandorake, që u njohën me burrat e maleve shqiptare, zakonet e traditat e tyne të mrekullueshme dhe autentike. Të një populli të lashtë e të pamposhtun, që dijti t’u qëndroje stuhive shekullore të historisë me  kurajo e force të madhe shpirtnore, që shprehej në çdo sjellje e gjest të tyne, sado të thjesht e të vogël, por me

kuptim të madh, që shfaqej tek ata me ndjenjën e lirisë. Shqiptarët njihen si një popull i pa bindun dhe i pa nënshtrueshëm, pikërisht sepse liria për ta ishte dhe asht gjaja ma e shenjtë. Kohnat kaluen e me kohnat kaluen dhe pushtimet e hueja. Pushtimi turk  i katandisi shqiptarët në një  periudhë t’errët mesjetare, por që nuk arriti t’u hiqte ndjenjën e lirisë. E ardhmja do të jetë edhe për popullin shqiptar, me plot shpresa për të qenë të lirë e të bashkuem si shtet e si komb. Populli austriak do të jetë  gjithmonë mik i popullit shqiptar, dhe në çdo rast do ta ndihmojë dhe përkrahë pa rëzerva, në përpjekjet e tij për të gëzue lirinë e pavarësinë dhe për t’u rimkamb dhe u barazue me popujt e kombet e tjerë të Evropës, ku shqiptarët bajnë pjesë si një ndër popujt ma të vjetër. … Ky pak a shumë ishte kuptimi i fjalës së Perandorit, që im atë  me shokë ua përkthenin malësorve.

Fjala e Perandorit  u prit me duertrokitje të gjata. Nërkaq Kryebajraktari  u ngrit si vigan  duke mbajtë gotën në dorë siç bani Perandori. Një heshtje e madhe ra mbi të pranishmit nga ajo e papritun.  Çdo të thoshte ky katalla i maleve ?  Zani i kumbueshëm i tij si za i fuqishëm baritoni e mbushi sallën. Vëmendja e të gjithëve ishte përqëndrue në këtë burrë të pashëm si herojt e lashtësisë. Dr. Pekmezi që kishte detyrën delikate për të përkthye drejpërsëdrejti fjalët që do të rreshtonte kreu i malësorve, mbeti ai vetë i çuditun për aftësinë  shprehëse të Kryebajraktarit, së cilit nuk i binte një fjalë për tokë. Perandori e  të pranishmit  ndiqnin me vemendje dhe aprovim çdo fjalë që përkthente Dr. Pekmezi, edhe ky i detyruem me   ngrit zanin që ta ndigjonin të gjithë të pranishmit. Në heshtjen që ishte krijue, fjala   malësorit vigan kumboj e madhërishme:

–  I nderuemi Perandor, të përshendes ty dhe përshendes të pranishmit besnikë të tu dhe miq tanë. Të falemi nderës për ftesën dhe pritjen bujare. Ti je miku ynë i madh, miku i gjithë shqiptarve. Ne jemi disa malësorë që kanë mbetun prapa botës dhe nuk mund të krahasohemi me qytetnimin e madh të Austrisë e të vendeve të tjera të Evropës. Por, për ne, mbi të gjitha asht Liria, dhe atë dijtëm ta ruejmë. Ndoshta jemi të vrazhdë dhe dukemi t’egër, por qe besa veç kështu ne mund t’i shpëtonim asgjesimit nga valet e pushtimeve të hueja të njëpasnjëshme gjatë dymijë vjetëve, veçanërisht pushtimit 500 vjeçar turk, që deshti me na shue fare. Nuk ia arriti sepse në shpirtin tone rrin gjithmonë e ndezun flaka e pashueshme e lirisë, gjaja ma e shtrejtë për çdo shqiptar. Të falemi nderës dhe për fjalët shpresëdhanëse për t’ardhmen e kombit shqiptar dhe për përkrahjen tuej bujare. Me miq si ju, shqiptarët patjetër se do të përparojnë në rrugën e qytetnimit! I nderuemi Perandor,  rrofsh sa malet !  Perandori vetë u çue në kambë e pas tij  gjithë sa ishin aty, të emocionuem e plot admirim nga ai fjalim  i skalitun aq bukur,  dhe ngritën gotat për nder të kreshnikëve të maleve shqiptare. Tregonte im atë se si ai vetë, dhe shqiptarët e tjerë, kishin mbetun të habitun e  t’emocionuem nga ajo gojtari e perkryeme e Bajraktarit. Duertrokitje të stuhishme e të gjata shpërthyen njëherësh e u dëgjuen thirrjet : bravo … bravo ! Perandori vetë kishte mbet tepër i kënaqun për ato fjalë burmore.

Pasi u ngrit dollia, filloi darka. Shqiptarët u lëshuen me duer e me dhambë mbi mishin e dashit sikur t’ishin te stanet e tyne malore, e mbasi i qeronin e i lëpinin mirë kockat, i hidhnin pas shpine. Kamerierët u gjetën para detyrës së vështirë me mbledhë kockat që përplasëshin mbi pllakat e mermerta, thue po binte breshën. Të pranishmit, burra dhe gra aristokrate, dhe vetë perandori, shikonin me kurreshtje dhe një far kënaqësie së shkallës së admirimit, ato sjellje të natyrshme njerëzore, të një populli që u detyrue të marri malet, për të mbijetue e ruejtë identitetin dhe lirinë, që shprehej edhe në gjestet ma të thjeshta, siç ishte vetë ngranja. Tavolinat sumptuozë të shtrueme me mbulesa të bukura dhe orendi të çmueshme, nuk ishin ma të denja për një darkë të tillë, se sa sofrat prej druni të malësorve në odat e tymosuna të kullave të tyne krenare tё ndriçuem nga flaka e pishёs.  Ky krahasim atyne nuk u hynte fare në sy, dhe në ato çaste ata e ndjenin veten rreth sofrës tyne dhe ashtu sillëshin dhe vepronin. Në këtë përfundim arritën të pranishmit, dhe admirimi e simpatia për ato burra shtohej ma tepër. Qytetnimi modern ia kishte grabitun njeriut anën ma të mirë të sjelljës së tij, atë të lirisë.  Im atë e studentët e tjerë që ardhjen e malësorve e kishin marrë me frikë,  e kuptuen se kishte ndodhë e kundërta, sepse ata dolën të nderuem e të respektuem, dhe këshillat e Perandorit, gjetën jo vetëm zbatim por dhe admirim e vleresim ndaj këtyne burrave 100 x 100 shqiptarë !   Mbetët për të tregue ndarjen nga Perandori, i cili i priti shqiptarët ditën që do të nisëshin. Ata i dhanë dorën me radhë, njeni pas tjetrit, në prani të Dr. Pekmezit  që i përkthente Perandorit çdo fjalë të tyne. Kur morën me u largue, befasisht njëni prej tyne, nja dy e ma shumë metra i gjatë, si Herkul, u kthye dalë e duke zatetë para Perandorit, iu drejtue me një shprehje shumë serioze e me za të fortë. Perandori krejt i befasuem dhe i çuditun u detyrue të dëgjonte. Babës dhe shqiptarve të tjerë,  që ishin aty të pranishëm, u hyni frika mos ndodhte ndonjë incident i papëlqyeshëm. Vetë Dr. Pekmezi kishte ngri e nuk dinte çka me ba. Malësori kolos,  me dy pëllambë musteqe, me  duert të ngjeshuna pas armëve, foli me za të naltë :

– Or ti Krajl i Nemces  a do ta mbajsh fjalën që na ke dhanë ? Kur  ke me  na e çue  kollomoqin që na ke prem tue ?… Kaq pata me thane. Foli malësori dhe iu kthye Dr. Pekmezit :

– Hajt, thueja këto fjalë Krajlit ! Perandori iu drejtue pyetës Dr. Pekmezit:

– Ç’pati ky burrë ?  Pse foli kaq serioz ? Dr. Pekmezi, të cilit i erdhi fryma, e drodhi bisedën :

– Madhni, ai deshi të ju falënderojë përsonalisht, për pritjen bujare, dhe shqiptarët zakonisht flasin me ton serioz e za të naltë.

Perandori kishte buzëqëshë dhe kishte shprehun kënaqësinë e tij  për…falënderimin. Vërtet të çuditshëm këta shqiptarët !

Malësori iu kthye Dr. Pekmezit si me inat :

– He, çka po prallis ky krajli ?   Dr. Pekmezi mbasi u përtyp pak ia ktheu :

– Mos kini merak, se krajli e mban fjalën e kollomoq ka me u çue me bollek ! Bajraktari mbeti i kënaqun nga përgjigja. Përshëndeti me nderim  ushtarak dhe u nis bashkë me shokët.

Franc Jozefi do të semuhej e vdiste pas gjashtë muej, vendin e tij e zuni i biri Karli I. Nuk dihet nëse perandori i ri e mbajti fjalën për kollomoqin e premtuem.  Me këto tregime plotëshet një pjesë e jetës së t’im etit, që atë kohën e Vjenës e kujtonte me kënaqesi e qeshte e zbavitej  me miqt dhe me ne familjarët  për ato rrethana të çuditshme, që ndonse të vërteta, mbas aq vitesh, merrmin ngjyrën e lëgjendës.  Keto kujtime të rinisë ishin per të një si një çlodhje mendore e një ripërtëritje e jetës së kalueme të moshës ma të bukur të djalërisë e të jetës studentore.

 

Vjenë : Akademia ushtarake e kambsorisë ku ndoqi studimet dhe u diplomue oficer  Prenk Pervzi , 1914-1918.  Fotografi koleksioni e vjetër, 1905.

 

Wien 3. Bezirk, Landstraße Boerhavegasse u. Kadettenschule

(Akademia Ushtarake e Vienës) në një fotografi të mavonshme

 

Prenk Pervizi  i përjetoi të dy perandorët. Ai  pati  mundësi t’i shihte në  vizitat në Akademinë Ushtarake, dhe  në festat  e ndryshme ku kadetët merrnin pjesë për të gjallërue ballot.Në raste të veçanta  si  me malësorët  ai  u kishte shërbye  si përkthyes.

 

F RANC  JOZEFI                                          KARLI  I

1830-1916                                                 1887-1922

 

Perandori Franc-Jozefi siç e njohu Prenk Pervizi me shqiptarët e tjerë që punonin e studionin në Vienë. Ai vdiq  në moshën 86 vjeç,  pas 68 vjet mbretnim (1867-1916).

 

I biri Karli I sundoi më  1916-1918,  dhe me të, pas humbjës e luftës,   mori fund perandoria e dinastisë së Hausburgëve. Ai vdiq në mizerje në një ishull ku e kishin internue.

 

Shkollat e Kadetëve  (Akademitё) banin pjesë në arsimin dhe formimin ushtarak  të  oficerëve të Austro-Hungarisë, dhe i perkisnin institucionëve të mësimit   t‘artit të luftës.  Ato ishin të caktueme me u transmtue nxanësve  edhe  njohunitë e përgjithshme  të edukimit teorik,  që shërbenin për përgatitjen  profesionale të oficerëve, dhe për mundësinë e një formim  të mëtejshëm, se si ata do ti plotësonin  detyrat  gjatë rrjedhës së shkollimit dhe  edukimit  të tyne.

 

Trupi mësimor i Akademisë Ushtarake të Vjenës  më 1914-1918,

kur vazhdonte  shkollimin  Prenk   Pervizi.

 

Prenk Pervizi student në uniformën e kadetëtit, 1914-1918

 

 

Pallatet monumentale të Vienës

ku patën nderin  të pritën  Krenët e Malësisë.

 

 

Teatri i Operas së Vienës ku dhanë “shfaqje” kreshikët  e malëve tona.

 

Vienë, Shönenbrunn, pallati perandorak ku perandori shtroi

darkën për nder të krenëve të Malsisӫ

 

 

Kthimi në Shqipni

 

 

 

           Perandorisë Austro – Hungareze i erdhi fundi. Aleanca me Gjermaninë nuk dha frutet e duhuna dhe përfundoi me një disfatë të madhe, që përmbysi dy Perandoritë ma të forta evropiane, atë të Hohenzollërve të Gjermanisë dhe të Hausburgëve të Austro-Hungarisë. Mbas traktatit të Bukurestit 7  maj 1918, ku u muer vesh se tashma  Austro-Hungaria kishte marrë teposhtën, në një tentativë të fundit, Perandori Karli I, kishte  urdhnue që të bahej mobilizimi i gjithë kadetëve të akademive ushtarake për të mbrojtë Vjenën. Por ai e ndërroi menjëherë mëndimin se do t’ishte  një qendresë e kotë ku do merrëshin në qafë me mijera të rij.  Ai  e pezulloi atë mobilizim. Shkollat ushtarake u  mbyllën me që tashma ishte dhe fundi i vitit shkollor.  Kështu edhe Komanda e Akademisë së Vjenës e të tjera shkolla, i   ndanë dëftesat e  diplomat dhe i lanë kadetët e studentёt  të lire të kthehëshin në shpitë e tyne. Shqiptarёt s’i mbante vendi, nga dёshira pёr t’u kthye nё Atdhe te famikjёt e tyne.  Atyne iu desh të prisnin pesë muej për t’u nisë për në Atdhe deri kur u nënshkrue armistici më 3-4 nëntor 1918 sepse nuk ishin hapun kufijt dhe transporti ishte akoma i bllokuem.  Im atë u strehue, gjatë kësaj pritje të përfundimit zyrtar të luftës, pranë miqve të tij. Kjo pritje vazhdoi deri në nënfor, kur, siç thamë,  me 3-4 të atij muej u firmos armistici midis Italisë e Austrisë, në Villa Giulia afër Trentos. Kjo mundësoi qarkullimin e lirë të trenave për në Itali.   Këtu ndërhyni Ahmet Zogu, të cilit i shkonte fjala në mjedisin e shqiptarve të Austrisë. Në një mbledhje të tyne ai u tha se duhet të nisëshin  të gjithë  së bashku,  grup  i pandamë, sepse në Itali kishin plasë trubullina e rruga me tren ishte shumë e gjatë, ajo përshkonte krejt Italinë nga veriu në Jug, dy ditë e ma tepër udhëtim, për të arritë në Bari, ku do të hypnin në anije për të kalue në Shqipni. Shqiptarët e pranuen këtë propozim dhe u nisën në grup. Disa prej tyne, tropojas, lumnianë e dibranë, ndoqën rrugën nëpërmes Jugosllavisë, edhe ajo mjaft e rrezikshme.   T’im etit miqtë austriakë,  i ishin  lutë që të rrinte dhe do kohë sa të qetësohej e normalizohej gjendja.  Rrugëtimi i gjatë nëpërmjet Italisë paraqiste rrezik, sepse atje mbretnonte anarshia e  kaosi politik dhe ordiner. Por im atë nuk mund të ndahej prej shokëve dhe malli për atdhe ishte i madh dhe atij nuk i bahej të priste ma gjatë për t’ u kthye në Shqipni e tё pёrqafohej me t’amёn e njerёzit e tjerё tё shpisё. Ai u nda nga miqt e shtrejtë me urimin se do të kishin rast për t’u takue në rrethana të tjera ma të   volitshme, tani që lufta kishte mbarue. E kështu shqiptarët e Austrisë  u nisën për në Atdhé pas katër e ma shumë vjet ndarje prej tij.

Në fakt në Itali, sa mori fund lufta, kishte fillue përleshja politike dhe organizimi i bandave, qoftë për qëllime politike apo për banditizëm ordiner. Kishin nisë sulmet e vrasjet, vjedhjet e grabitjet. Kush e kush të fitonte supremacinë politike apo mafioze. Treni ku kishin hipun shqiptarët rastisi të ndalojë disa herë, por pa ndonjë telashe. Kur arritën në qytetin Bolonja, që ishte stacioni kyç i shpëndarjes së linjave veri – jug, treni duhet të  ndërrohej dhe u desh me qendrue do kohë aty. Shqiptarët zunë vend në sallën e pritjes të stacionit, bashkë me shumë udhëtarë të tjerë italianë, burra, gra e fëmijë, familje të tana. Shqiptarët ishin shumica  djelm të ri dhe nuk kishin asnjë femën në mesin e tyne.  Ashtu siç po rrinin  në pritje, u dukën aty rrotull disa individë të dyshimtë t’armatosun. Pas pak nja dy a tre prej tyne u futën në sallë me sjellje kërcënuese e me armë nëpër duer. Patjetёr banditё. Udhëtarët u befasuen dhe u hyni frika.  Në çast im atë çohet me një revolver “Kolt”  në dorë e duke e dijtë  italishtën, u foli rrebtë italianëve duke theksue se ishin shqiptarë që kthehëshin në atdhé, e mos të guxonin t’i provokonin, se do ta pësonin keq. Banda sa mori vesh se ishin shqiptarë, u shpëmda sa hap e mbyll sytë. Udhëtarët italianë morën frymë dhe e falendëruen atë të ri guximtar.  Im atё  fitoi lëvdatat e  shokëve e veçanërisht të Ahmet Zogut, sepse rezultoi se  asnjënit prej tyne s’i kishte shkue mendja me sigurue një armë.

– Hajde, hajde, kishte thanë Zogu,  si s’u kujtue asnjëni me ngjesh  nje patllake, tue ditë se ç’rrugë do përshkonim ! Të lumtë Prenk se na ke nderue e meriton me ta shtrëngue dorën !  E treguem kёt fakt, jo me nxierr atin tim si trim, por si ngajrje e saktё tё atij udhёtimi. Kёshtu  hidhen poshtë gjithë thanjët e shkrimet se Zogu na qenka shmang në Romë me një grup patriotësh ku paskej qendrue do kohë, deri dy muej.  Krejt një sajim  qesharak, duke qenë se ai udhëtim u zhvillue ashtu siç e treguem ma sipër, ku Zogu kishte ndejtë në shoqni të shqiptarve nga Austria në Shqipni, pa u nda një çast prej tyne. Pse trillohën këto situata të genjeshtra ? Asht krejt e  pandershme. Në këtë udhëtim nga Vjena në Durrës ata kishin qёndrye nё nje kabinё me tё tjerё, ku edhe bisedohej. Zogu u kishte shpjegue se si tashma me mbarimin e luftёs, ven di hynte nё procesin e krijimt tё njё shteti ligjor, qё tё njihej nga Shoqnia e Kombёve. Tani nё Shqipni ishte njё qeveri provizor nё Durrёs, sa me mbajtё pak rregullin. Por ishte vendos qё tё mblidhe njё kuvend shtetformues, ku do tё caéktohej koha dhe vendi. Ai vetё ishte i pёrfhimё nё atё çёshtje, ku patjetёr do tё lozte rol e tё ngarkohej me pozitё.  Tim etit dhe tё tjerёve, u tha se tashti pёr tashti, ata do tё merrnin urdhёn pёr detyrat sipas profilёve prej qeverise se pёrkohёshme tё Durrёsit.    Kёshtu me kёto biseda  kaloi gjithё udhёtimi. Zogu e kishte mbajtë gjithё kohёn pranë Prenkën, dhe miqësia e tyne u forcue ma tepër. Zogu e kishte porositë që të qëndronte në Skuraj, deri sa t’i vinte emnimi në detyrë ndoshta dhe prej   dorës së tij. Ashtu i porositi dhe te tjerët.  Kjo do të thoshte se ai ishte ma se i sigurt për peshёn  që do të kishte në drejtimin e  shtetit shqiptar. Pjesa  tjetër e udhëtimit shkoi pa probleme e pengesa dhe nga gjysma e nëndorit 1918 arritën në Durrës, prej ku morën rrugën për në shtëpitë e tyne, si mundën, sepse nuk kishte mjete transporti as rrugë, përveç kambëve, karrocave, qerreve e kuajve apo të ndonjë automobili karakatinë, me rrota tё mbushuna, që punonte për Tiranë nëpër një  rrugë primitive fushore. Ahmet Zogu me disa Tiranas u nisen me njё nga ato makina, ku im atё shkoi me ta deri nё Vorё, ku kishin ardhё edhe disa shkodranё.  Prej Vore u nisёn sё bashku deri nё Milot, ku pastaj shkodranёt vazhdue  pёr nё qytetin e tyne.   Kthimi i t’im etit  u muer vesh menjherё e u prit me gëzim të madh. Lajmi kishte fluturue deri në Skuraj. Ai u përcoll me njerëz e të shtëna pushkësh nga Miloti deri te kullat e Gjin Pjetrit, ku kishin dale  për ta pritun Ndrec Pjetri me nanë Mriken, kushrijt e t’afërmit e tjerë të fisit si dhe dashamirë nga katundi i Skurajt e të Kurbinit. Ai konsiderohej perfaqësuesi ma i denjë i fisit dhe i krahinës, i zgjedhun prej vetë Gjin Pjetrit si një pasardhes i tij, të cilit i kishte hap rrugën drej shkollimit ma të naltë të kohës. Me mbarue studimet në Vjenë t’Austrisë, ishte një privilegj dhe arritje e madhe.   Në Skuraj e priste edhe e fejuemja, Prena Gjokolaj. U ba festë dhe dasme e madhe, ku morën pjesë të ftuem nga të gjithë Kurbini dhe krahinat përreth. Merrte kështu fund periudha e rinisë pa andralla e tim etit dhe fillonte ajo e burrnisë me detyra familjare dhe me detyra shtetnore. Për kohën e ardhshme  do t’i hynin në punë vitet shkollore të Shkodrës dhe të Vjenës, miqësitë e lidhuna gjatë jetës studentore, kultura shqiptare dhe ajo evropiane, gjuhët e hueja e miqësitë e forta që ai lidhi në Shqipni, në Austri, Hungari e Çeki. Veçanërisht lidhja e miqësia me Ahmet Zogun do t’ishin vendimtare. Ai ndejti në Skuraj deri nga fundi i vitit, sepse edhe s’kishte kah me shkue e me bredhë. Rrugët mungonin. Mungonin komoditetet. Qytetet pothuej nuk ekzistonin. Tirana nuk ishte tjetër veçse një fshat i madh me shtëpi prej çerpiçi, kandila e bishtukё vajguri e rrugë të pashtrueme ose me kalldrem  me gurë zalli.

Nga muej tetor i erdhi emnimi si rrethkomandant i Krujës me gradën Toger nga qeveria provizore e Durrёsit. Zuni shpi me qëra te kruetani Sul Parja, me gruen dhe nanën. Ishte fillimi i asaj karriere ushtarake, që do t’i hapte rrugën drejt arritjesh të lavdishme në shërbim të Atdheut. Ndёrkaq shkon nё Tiranё ku takohёt me Ahmet Zogun. Aty merr vesh se po pregatitej  shpallja e Shqipnisё si shtet ligjior, ku Zogu i dha me kuptue  se do tё zinte njё  pozitё tё randёsishme ne qeverinё qё do tё formohej. Kёshu im atё po pёrfshihej nё ato ngjarje historike tё krijilmit tё Shtetit shqiptar.

Andrrat dhe dëshirat e axhës së madh, Gjin Pjetrit dhe të babës tij Frrok Prendit, po realizoheshin. Shqipnia kishte nevojë për njerëz të ngritun që ta udhëhiqnin drejt qytetnimit evropian ku ajo ishte e pranishme qyshë në agimet e para të njerëzimit. Pa dyshim se një nga ato njerëz ishte dhe  Prenk Pervizi.

 

 

Villa Giulia, afër Trentos, ku me 3 nëndor 1918 u firmos armistici midis Italisë e Austrisë dhe pushuen luftimet, duke lejue qarkullimin e  njerëzve e mjetëve midis këtyne shtetëve.

 

————————————

*– Siç del nga tregimi i sipërm  i drejpërdrejtë i Prenk Pervizit, në kthimin në Sjqipëri në nëntor 1918, në grup me shqiptarët e tjerë, Zogu nuk është shkëputur një çast tӫ vetӫm prej tyre dhe ka ndenjur gjithë kohën me Prenk Pervizin pranë. Prandaj hidhen poshte pretendimet e trillimet  se ai na  qenkesh  shmangun në Romë, ku paskej qendruar dy muaj. Një gënjeshtër bajate që u shtohët të tjerave në dam tё historisё shqiptare. Ky udhёtim  asht i domosdoshёm tё regjistrohёt nga historianёt, sepse i pёrgjigjet sё vёrtetёs absolute lidhur me Ahmet Zogun. Sigurisht pёr ata qё trajtojnё historinё e tij.

 

 

 

Nga Liria nё Pushtim

1918-1946

Në shërbim të Atdheut

 

 

 

Emnimi me detyrё si rrethkomandant i Krujёs erdhi ne nje kohё kur Shqipnia sa kishte dalё prej luftёs botnore. Ndersa austriakёt qё kishin humb luftёn ishin kthye ne vend tё tyne, forcat e tjera si ato serbe, italiane, franceze, greke e bullgare, qendronin akoma nё territorin shqiptar, me qёllime tё kёqia tё njё ndarje mes tyne tё trojeve arbnore.  Forcat serbe kishin zbrit deri ne Mat e afër Krujës.  Italianёt ishin vendos nё Vlorё duke u shtri mbi gjithё Kurveleshin deri nё Gjirokastёr e Sarandё, duke i perzanё Grekёt.  Francezët ishin vendosë në Korçë  e bashkëpunonin  me Grekёt, të cilët  nga ana tyne donin të aneksonin Korçën dhe synonin pёr Vorio Epirin.  Qyshё nё prag tё luftёs mё 1913 kishte pasё orvatje tё tilla dhe kishin plasё luftime çetash midis forcave greke  e atyne shqiptare. Shteti shqiptar i shpallun i pavarun mё 1912  nuk arrinte te kontrollonte e pёrballonte situatёn, pa ushtri, pa armatime e mjete. Ismail Qemali ishte detyrue me dhanё dorёheqjen dhe ishte largue nё Itali. Dihet se Konferenca e Ambasadorёve nё Londёr mё 1913, kishte marrё vendime tё padrejta ndaj Shqipnisё, nga ku kёrkonin tё pёrfitonin fqinjёt toksorё dhe tё pёrtej detit.

Pastaj kishte ndodhё diçka qesharake. Tregon Faik Konica i ardhun  prej Amerike.  Ai ksihe gjet pesё d elegacione shqiptare, qё kёrkonin tё pёrfaqёsonin Shqipninё. Mirё qё u njoh e pranue ai i Ismali Qemalit, me Isa Buletinin etj. Jo qё njё gabim i madh mos pёrfshimja e Konicёs nё atё delegacion. Qё pёrmatepёr zotnonte anglishtёn e frёngjishtёn   e gjuhёt e tjera. Aty pёrveç faktit tё coptimit tё trojёve shqiptare doli orvatja me krijue njё principatё apo mbretni me princin gjerman Wilhelm Von Wied , qё siç dihёt dёshtoi, dhe i cili  u deturye tё largohet pas gjashte muej mbretni, duke ia hap vendin Esad Pashё Toptanit qё  kёrkonte tё sundonte mbi njё shtet tё cunguem, midis lumit Mat e Shkumbinit, si pas principatёs sё Topijave. Ai ua kishte lёshue Shkodrёn malazezёve dhe pjesёn jugore, Gjirokastrёn e Korçёn  e kishte lanё nё dorё tё grekёve. E vetmja vepёr e mirё e Esadit ishte shtypja e kryengritjёs proturke tё Haxhi Qamilit, qё pёrfundoi i varun. Edhe Esadit s’i vajti mirё puna dhe iku nё Francё ku e mbylli jetёn tragjikisht nёn plumbat e revolverit tё Avni Rustemit.  Nё kёto rrethana mё 25 dhjetor 1918 u mblodh Kongresi Kombёtar nё Durrёs ku u formue njё qeveri tjetёr  provizore. Aty u hodhёn bazat pёr njё kuvend  kombёtar pёr formimin zyrtar te njё Shtetit ligjor, qё do tё arrihej nё Kongresin e Lushnjё mё 21 Janar 1920.  Qeveria e Durrёsi kryesohej nga Turhan Pasha,  qё pati mёritёn tё pёrfaqёsojё Shqipninё nё Konferencёn e Vesailles mё 1919.  Ku, po rrezikohej sakatimi i metejshem i Shqipnisё.  Me ndёrhyemjёn e Imzot Luigj Bumçit pranё Papёs Benedikti XV, ai rerzik u shmang dhe  iu njohёn Shqipnisё kufijt e tanishёm, duke e shpёtue nga njё coptim ma tё madh. Nё kёto rrethana emnimi i Prenk Pervizit me detyrё nё Krujё vinte nga Qeveria e Durrёsit.  Im atё kishte shkue nё Tiranё, ku ishte takue me Ahmet Zogun, i cili e kishte sigurue qё me formimin e njё qeverie ligjore nё pёrspektivё, ku ai patjetёr do tё zinte njё post, do tё mendonte edhe pёr tё, aq ma tepёr se ishte ndёr fare tё paktёt oficerё me Akademi ushtarake tё kryeme, e ku se? Nё Vjenё t’Austrisё !

Ai ishte rrethkomandanti i parë shqiptar i emruem nga një qeveri shqiptare. Kruetanët e pritën mirë oficerin  e ri, që i përkiste një fisi të njohun e të nderuem, me të cilin kishin pasë gjithmonë lidhje miqsore e kishin luftue përkrah Gjin Pjetrit, në bëtejen e Tallajbesë e gjetke, dhe  kishin  qёnё  në ngritjën e flamurit në Milot.  Kruetanёt ruenin  njё respekt e admirim tё madh pёr Gjin Pjetrin. Tim etit  i ra me takue njerёz qё kishin qёnё pёrkrah Gjinit nё kryengritjёn e artmatosun kundёr turqёve.  Im atë i lidhi dhe ma fort ato miqësi dhe tregoi aftësi ushtarake të nivelit të mirë, në kryemjen e detyrave, duke fitue  simpatinë e të gjithëve. Kur erdhi koha për të lindun e nisi gruen në Skuraj. Fëmijët e tij do të lindnin atje ku kishin lindun të parët. I pari fëmi ishte vajzë, me emnin Marie, por ajo nuk jetoi ma shumë së gjashtë muej. Ne të tre djemt e tij, Valentini, Genci  e Leka, do të lindnim të gjithë në Skuraj. Djalin e parë, Valentin, ia fali Zoti me 1 korrik 1920.

Nё kёto rrethana rrezikshmёnie nga ana e serbёve, ai i shtoi stёrvitjet duke angazhue e mobilizue edhe vullnetarё civilё me forcat e pakta efektive qё kishte.  Nё kёto stёrvitje i ndodhi një incident. Duke ba stërvtje në qitje i kishte plasë pushka, dhe baroti i kishte ra në fytyrë e në sy. Rrezik t’ishte qorrue po mos të kishte qëllue një mjek popullor që arriti të ia pastrojë sytë me marifetet e veta. Pastaj mori mjekime ma cilësore në spitalin ushtarak të Tiranës, dhe fytyra dhe sytë i erdhën në rregull.  Por prap se prap disa vjet ma vonë që i ishte shfaq një si alergji në fytyre  ishte detyrue me shkue në Vjenë për ta kurue, e nuk pati ma shqetsime. Në Janar  1920 merr pjesë në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës, me forcat e tjera shqiptare, që rrezikohej nga ndërhyrja e ushtrisë italiane, që ishte përqendrue në kodrat e Ardenicës. Ai i kishte vendosё trupat e tij nё Vajkan, pёrballё forcave italiane. Italianёt e kuptuen se njё nedёrhyrje e tyne  do pёrballohej me qёndresёn e vendosun tё shqiptarve, pёr tё mbrojtё punimet e Kongresit. Kёshtu qё orvajtja tyne  dështoi dhe italianët u dëbuen po atё vit nga Vlona, si pasojë e luftës heroike të popullit të Labërisë.  Në ato kushte im atё  i forcoi  lidhjet me shumë kolegë, oficerë të rij si ai, me të cilët ma vonë do të miqësohej ma tepӫr dhe me të cilët do të bashkëpunonte në veprimet  e ndryshme luftarake për stabilitetin e vendit. Nga Kongresi i Lushnjës doli një qeveri me Kryeministër, Sulejman Delvinën; Ministër i Jashtëm Mehmet Konica dhe i Brendshëm Ahmet Zogu; kurse Ministër i  Financës, Ndoc Çoba dhe i Arsimit Sotir Peci. Kongresi kishte zgjedhë edhe një Keshill të Naltë për në krye të shtetit, dy myslymanë e dy të krishtenë: Aqif Pashë Biçaku, Avdi Bej Toptani, Imzot Luigj Bumçi e Dr. Mihal Turtulli. Ai kthehёt nё Tiranё bashkё me Zogun, ku caktohet  pranë Komandës së Përgjithëshme me detyrë të posaçme e kalon në dispozicion të Ministrisë Brendëshme, ku e kishte tërhequn vetё Ahmet Zogu, i cili tashma e konsideronte, pёrveç se mik të shtrejtë e besnik  por pёr pregatitjёn e   aftësitë ushtarake, të cilat do të shfaqëshin në detyrat që do të kryente.  Prej atij çasti, im atë qëndroi në marëdhanje të ngushta me Zogun, në të gjithë kohën që u gjet në Shqipni. Ai konsiderohej tashma si  krahun e djathtë e bensnik të madh i Zogut. Im atë, ndonse oficer i ri,  por si akademist qё ishte, zuni vend kryesor në komandën e operacionëve për zonat e veriut, kryesisht për dëbimin e forcave serbe që kishin përfitue nga lufta për të depërtue në Shqipni  e mos  me luejt ma prej saj. Serbët kishin kalue në zonat veriore, Tropojë, Dibër, deri në Mat dhe poshte deri te Shkalla e Tiranës, me qëllim destabilizimi të gjëndjës. Por planet u kishin dështue sepse forcat e armatosuna shqiptare u mobilizuen nën komandën e burrave si Bajram Curri, Preng Jaku, Prenk Pervizi, Elez Isufi, Alush Aga i Lumës, Gjon Fusha, Muharrem Bajraktari, Lek Margjini,  Dervish Duma, Ahmet Sata, Ali Erebara, Ceno Beg Kryeziu, Hysni Dema, Fiqri Dine, Murat Kaloshhi  e  të tjerë, ku bashkohej herë pas  here edhe  Ahmet Zogu. Kёta burra e luftёtarё bashkёpunoninn me njё krenari e entuziazёm tё madh se po i shёrbenin Athdeut. Jo vetëm që u dëbuen serbët nga trojet shqiptare, por u vendos dhe rregull e qetësi, duke u zhdukun bandat kriminale ordinere e duke u ba dorëzimi i armëve.  Në këto operacione, im atë u dallue dhe u afirmue si një oficer me pregatitje e aftësi të spikatuna ushtarake. Ndërkohë, fatkeqësisht, kishte fillue dhe lufta politike, dhe grupe të ndryshme rebele  nën maskën e opozitës kërkonin të destabilizonin vendin për të marrë pushtetin në dorë me anë të forcës së armëve.  Ishte shfaqja ma e keqe e shqiptarve, nё njё kohё kur duhej afrimi mes tyne dhe jo kundёrvenja. Shteti sa po ishte krijue, dhe ja tashti kush e kush ta sundojё. Jo me anё tё marrёveshjёs e mirёkuptimit, por drejt e me anёn e forcёs e dhunёs.   Ndonse ishte emnue një Këshillë  i  Naltë dhe funksiononte një qeveri ligjore, opozita, në vend që të zhvillonte një luftë parlamentare orvatej të krijonte situata të rrezikshme, shkurt, të bante një grusht shteti, duke shkaktue trubullina të njëpasnjëshme. Im atë, tashma kapiten, ishte transferue me bataljonin e tij në Shijak, për të mos lejue shregullime dhe organizime kundër qeverisë në fuqi, e cila po bante hapat e para drejt stabilizimit të gjëndjes në mbarë vendin.  Duhet ditun se gjatë Luftës së Madhe, ne Shqipni kishin vërshue armët e të gjithë shteteve ndërluftuese. Vendi ishte mbushë me mauzere austrie, turku e maliher greku, pushkë italiane, franceze, serbe, belgjike,  e të  tjëra marka, si dhe me municione të të gjithë llojëve. Populli ishte fumizue mirë dhe pushka kërsiste ditë e natë, në dasma, lindje, festa , … por, fatkeqësisht,  dhe për hakmarrje e banditizëm.  Banda kriminale, siç e thamë,  sulmonin e grabitnin shtegtarët, karvanet, shpitë, stanet. Kjo veçanërisht në zonat veriore :  Mirditë, Kthellë, Tropojë, Lumë, Kukës, Mat e Dibër, etj. Paraqitej urgjente dorëzimi i armëve nga ana e popullsisë e zhdukja e bandave. Për këtë punë ishin krijue forcat e xhandarmërisë të përforcueme nga ato të ushtrisë, të cilat ishin vu në dispozicion të Ministrisë së Brendëshme. Ministri i Brëndëshëm, Ahmet Zogu, me gradёn kolonel, kishte caktue në komanden e operacioneve oficerët ma të aftë, si  Major Preng Jakun, bashkë me oficerë të tjerë të rij, si Prenk Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqri Dinen, Hysni Demën, Gjon Fushën, Lek Margjinin, Lek Marashin,  Osman Gazepin, etj., ku shquhej Bajram Curri me gradën kolonel kreshnik. Këto ushtarakë  ishin  dallue në detyrat e tyne.  Im atë kishte fitue eksperiencë të madhe dhe ishte shque në operacionet kundër forcave serbe, siç e kemi thanë. Njё ndёr pficerёt ma tё njohun tё kohёs  ishte  major Preng Jakun,  me përvojë të madhe ushtarake, krijues i bataljonëve autonomë (baone) shetitës (shetica), që kishin detyrën për të lëvizun vazhdimisht nga një vend në tjetrin, me shpejtësi dhe befasi. Siç dihet major Preng Jaku vdiq nga plasja e një kallepi dinamiti, ndërsa gjuente peshk në lumin e Valbonës, që i këputi krahun e djathtë.  Tirana u lajmёrue menjёherё dhe erdhi njё avion i postёs qё e çoi  majorin nё Tiranё. Sado që arriti gjallë,  ku urgjentisht  e bani operacion kirurgu ma i mirë i kohës, Dr. Sinani,  i mbeti atij në dorë, për arësyen që thamë të humbjës së gjakut.  Spitalet nuk i kishin akoma mjetet e nevojshme e  të tjera shërbime. Ishte një humbje e madhe për ushtrinë shqiptare, dhe për Shqipninë, sepse Preng Jaku kishte dhe tiparet e një burrë shteti, e përspektivat për të ishin të  favorshme e të shkëlqyeshme. Besnikët e kushrijtë e tij  deshën ta vrisnin kirurgun sepse, sipas tyne, nuk e kishte ba operacionin mirë. U desh ndërhyemja e tim etit e të Ahmet Zogut që të ftofnin gjaknat. Preng Jaku gëzonte simpati e influencë tepër të madhe në popull, kryesisht në Veri, e në radhet e ushtrisë. Mik i ngushtë i Bajram Currit, Prenk Pervizit dhe Ahmet Zogut, me ndikim të madh në Mirditë dhe krahinat e tjera veriore. Me babën miqësia shtrihej ma thellë në lidhje ma të vjetra ndërfisnore, prandaj emnat e këtyne dy oficerëve nuk mund të përmendeshin pa njeni tjetrin, edhe për arësye se i   bashkonte i njejti koncept i artit ushtarak dhe i atij të luftës popullore, të kalitun në të njejtat shkolla e të njetat kushte të traditave luftarake të shqiptarve.

Edhe me Bajram Currin,  im atë ishte lidhë me miqësi të fortë. Jo vetëm sepse i kishte ra me luftue se bashku kundër serbëve, por dhe për faktin se Bajram Curri kishte pasë takime e marrëveshje me Gjin Pjetrin, për të bashkëpunue në levizjen kryengritëse kundёr turqёve që kishte përfshi mbarë veriun. Baca Bajram kishte qenë disa herё në Skuraj  e ishte takue e marrёvesht me  Gjin Pjetrit pёr bashkёveprim nё kryengritjёn kundёr Stambollit.  Ai mendonte se nipi i Gjinit i kishte cilësitë e një komandanti të shquem, i denjë me i pri ushtrisë shqiptare. Bajram Curri mendonte për t’ardhmen dhe shtjellimet që mund të vinin, kryesisht për një bashkim kombëtar, dhe e vlerësonte Prenk Pervizin  si një ushtarak shumë të përgatitun, që do të lozte rol kryesor në ngjarjet që do të interesonin çështjen kombёtare si komandant i forcave t’armatosuna shqiptare, ku do të përfshihëshin dhe çetat e luftëtarve vullnetarë në Kosovë. Kur i takonte me zbrit nё Tiranё Bajram Curri vinte ne shpinë tonë, ku kalonte mbramjet deri natën vonë, me tim atё e patriotë të tjerë, duke  bisedue për çështjen shqiptare, gjithmonë ne kuptimin e bashkimit kombëtar. Çështja e  Kosovës ishte në plan të parë të politikës popullore  për ta dallue nga ajo zyrtare e  qeveritarve që përlyhej me interesa meskine vetjake. Për të tilla interesa e allishverishe, çeshtja e  Kosovës mbeti pezull e mund ta themi me plot gojë që u nënvleftësue e u sabotue vazhdimisht në forma të hapta dhe të fshehta, jo vetëm nga serbët e përkrahësit e tyne, por edhe nga disa shqiptarë renegatë e të shitun për përfitime  t’ulta vetjake. Nё kёto vizita nё Tiranё Bajram Curri takohej vazhdimish me Zogun me tё cilin kishte miqësi të fortё. Kishte qëllue që me Ahmet Zogun të takohëshin me t’im atё edhe në shtёpinë tonë.

Tregonte im atë se kur luftonin kunfër forcave serbe, ku Ahmet Zogu vinte në ispektim, rrinin në një çadër, ku mblidhësin me Bajram Currin, Preng Jakun  dhe të tjerë oficerë për të marrë vendime e hartue plane. Dhe gjithkush ishte çudit kur Bajram Curri mori krahun e opozitës, që kishte arritë ta mashtronte e ta bante për vete.  Në këtë kurthë të opozitës kishte ra edhe Elez Isufi. Prandaj punët e Shqipnisë nuk shkonin mbarë, përderisa, burra në za e patriotë nuk binin dakord midis tyne dhe  arrinin edhe të anmiqësohëshin pa një arësye të bindshme. Sigurisht se në këto veprime të damshme për vendin, kishte gisht politika e të huejve, dhe mjerisht në Shqipni kishin  depërtue  edhe idetë komuniste që ushqehëshin nga Moska dhe Belgradi dhe që opozita donte t’i zbatonte në  Shqipni.  Bajram Curri dhe Elez Isufi ishin burra ne za dhe luftëtarë e patriotë të shquem, por të pashkolluem e analfabetë, ku propaganda komuniste zinte vend.  Kjo gjëndje i hapte rrugë rrezikut të destabilizimit të Shtetit shqiptar të sapo krijuem. Sepse opozita kishte vendos me perdorë forcën e armëve për të rrexue qeverinë ligjore dhe  me ia zanë vendin.  Ajo nga njё anё shpaloste idetё e revolucionit francez tё mpleksun nga ana tjetёr me propagandё komuniste qё ushqehej e diktohej drejt nga Moska.

 

 

 

Burrat  qe dӫbuan serbet nga Shqipӫria

me 1920-1921

 

 

 

Operacione  qetësuese

 

Pas Kongresit të Lushnjës qeveria shqiptare  u gjet para problemit të çarmatosjës së vendit. Siç e kemi thanë, Shqipnia ishte mbush me armë gjatë periudhës së luftës 1914-18.  Ndërkaq vepronin  edhe banda ordinere grabitëse, veçanërisht në zonat e veriut. Njëkohësisht  disa krahina të varfëra vuenin për bukë. Ndër to Mirdita, që njihej si një krahinë e ashpër, sa që, as Turkia nuk e kishte randue me taksa, duke i lanë një far autonomie duke e njohun shpinë e Gjomarkajve si Kapidana të saj, në rang princor. Nga ana tjetër qeveria pa asnjë kriter dallues, kërkonte nga të gjithë krahinat që të paguenin taksa shtetit, ku përfshihej dhe Mirdita. Mirditorët ishin revoltue. Ata nuk i kishin pague taksa Turkisë e  jo të ia paguenin një qeverie shqiptare. E ku t’i merrnin paret, mos vallë binin nga qielli ?  Në këtë kohë, im atë tashma kapiten, ishte përfshi në batalionin e Major Preng Jakut si adjutant i tij.  Bataljoni ishte caktue me ba dorëzimin e armëve dhe me zhduk  banditizmin që ishte përhapë dhe krijonte pasiguri. Në ato kushte primitive  njerëzit udhëtonin në kambë apo kafshë ngarkese, ku binin pré të hajdutëve t’organizuem në banda. Por kryesor mbetej çarmatimi, ku, siç e kemi thanë, vendi ishte mbushë me armë të çdo lloj marke gjatë   kohës së  luftës.

Në këto operacione, bataljoni kaloi veprues në Mirditë, ku ishin shkaktue disa trubullina, që u paraqitën si rebelizëm  kundër shtetit nga ana e Jugosllavisё.

Si rodhën punët?  Kapidani i Mirditës Marka Gjoni, kishte shkue me u takue me Mehdi Frashërin, asokohë Ministër i Brendshëm, në zyrën e tij. I paraqet gjendjen e  mjerueshme te Mirditës, ku banorët po vuenin deri  për bukën e gojës. Qeveria nuk kishte vu dore fare për t’i ardhu në ndihmë krahinës. Biles kerkonte të vilte taksa, qe edhe nën sundimin e Turkisë nuk i  kishin pague. Fjalë në fjalë e biseda acarohet. Mehdi Beu e fajson Kapidanin, që nuk ka ba  dorëzimin e armëve dhe se mirditorët nuk pranojnë  me pague taksat  e detyrueshme të shtetit. Kapidani revoltohet në kulm nga ajo përgjgje e del prej zyres pa ia dhanë dorën e duke  përplas derën e fill e në Orosh ku mbledh krenët e Mirditës.  Mirditorët vendosën me e kundërshtue vendimet e qeverisë, deri dhe me armë.  Këtu filloi ashtuquejtuni rebelimi  i Mirditës e paraqitur si kryengritje. Mehdi Frashëri, ngarkon  major Preng Jakun e Prenk Pervizin, për rivendosjën e rregullit atje, dhe fillon operacioni për qetësimin e gjendjës. Në këtë komandë merrte pjesë  oficerë të tjerë si  Lek Margjini, Preng Marka Perzefi, Gjin Noku,  Ded Lufi, etj.  Operacioni kishte qëllim ma tepër  me vendosë qetësinë e me ba dorëzimin e armëve se sa me ndez luftë dhe derdh gjak. Dhe ashtu ndodhi. Mirditorët që ishin  përqëndrue në Orosh,  aritën të mbajnë të rrethuem  bataljonin në kishën e Oroshit. Rrezik me kris pushka dhe me u derdh gjak. E keqja ishte se batalioni ishte mangut me ushqime sa kishte arritë puna me nda nga një grusht misër për njeri nё ditё. Preng Jaku konsultohët me oficerët, dhe nëntogeri Ded Luf ngarkohët me  dalë prej rrӫthimit për me kerkue perforcime dhe ushqime. Deda arri të kalojë. Por duhet ditun se çdo lëvizje   bahej me kambë, dhe  veç pas dy ditëve erdhën përforcimet me Ndrec Lufin, axhën e Dedës, që kishte ngarkue disa mushka me ushqime e municione. Forcat e Ndrecës filluen të gjuejnë batare me pushkë. Mirditorët e hoqën rrethimin dhe u drejtuen për në Shpal. Preng Jaku, iu ngjit mbrapa e i rrethoi në Shpal.  Mirditorët s’patën kah  me ia mbajtë dhe u shpërndanë. Kështu mori fund rebelimi i Mirditës.   U ba dorëzimi i armëve dhe u vendos një far qetesie. Qeveria e tërhoqi vendimin e taksave. Por Marka Gjoni u detyrue të kalojë përkohësisht në Kosovë me njerëzit e tij.  Që pati një formë rebelimi, pranohet, por thjesht për çështje ekonomike e varferinë që sundonte në atë krahinë. Por Jugosllavia e kishte ngritë çeshtjën e Mirditës në Lidhjen e Kombëve, se ajo krahinë katolike kërkonte të ndahej në një Republikë të pavarur, por qeveria shqiptare  e formueme me  musulmanë,  po e shtypte me ushtri.  Lidhja e Kombëve  kishte dërgue menjëherë një komision të kryesuem nga profesori suedez Soderholm, që raporton se në Mirditë mbretnonte qetësia e plotë dhe se Marka Gjoni ishte largue në Kosovë.

Kështu ajo çeshtje u mbyll. Sa e vërtetë qendron kjo punë, u mbetët historianeve të paanshëm ta gjajnë. Fakti asht se qellilmisht janë krijue trillime të teprueme, sepse po t’ishte e vërtetë, Kapidani i Mirditës ishte në gjëndje të mblidhte 5000 mirditorë të armatosun e t’organizuem, të cilëve zor t’u bante ballë kush.  Nga kjo punë, të vjen keq se kane perfitue disa njerëz për të rrit prestizhin e tyne, duke trillue se kanë marrë pjesë me forcatt e tyne (cilat forca ?) për të shtyp “kryengritjën” e Mirditës, sa qe kanë krijue edhe dokumentë fallso për të marrë përsipër veprime qe nuk i kanë krye kurrë. Pra rrena me bisht.

E treguem këtë ngjarje sepse në të ishte përfshi im atë. Shuemja e rebelimit iu dedikue Preng Jakut e Prenk Pervizit. Prandaj e kemi ditë shumë mirë se si shkuen punët. Asht spekullue për ta paraqitë çështjën, siç e treguem, sikur Mirdita po donte me u shpall Republikë me Kapidan  Marka Gjonin në krye, dhe me mbështejen e Jugosllavisë.   As parë as dëgjuar do thoshte toska. Faktikisht për sa kemi jetue në Shqipni nuk e kemi dëgjue kurrë prej askujt  një gja të tillë. As prej t’im etit as prej rrethit tij ushtarak, duke fillue nga oficerët deri te ushtarët e thjeshtë, që kishin  marrë pjesë në atë operacion qetësues.  Sipas një  dëshmie të besueshme, siç asht ajo e Dom Ndoc Nikajt, që kishte qenë famullitar në Mirditë, mirditorët kishin ngritun krye, nga fukaralleku e mungesa e bukës e kërkonin ndihmën e qeverisë, që nga ana e saj ngulmonte  të pagueshin taksat që ajo kishte caktue Ishte një periudhe e keqe ekonomike, e kishte shkue puna deri aty sa me u përzie mielli me tallazhin  e sharrës (thanje të popullit) e me u ushqye me lende e lakna t’egra.

Në këtë periudhë, Kryeministër ishte Iliaz Vrioni e Ministër i Brendëshëm, Mehdi Frashëri.  Ahmet Zogu ishte caktue në komandën e përgjithëshme të operacioneve për Veriun, me qëndër në Shkodër.  Ai  ndërhyni për pajtimin mes kundështarëve, e me u marr vesh me  Kapidan Marka Gjonin. Në këtë pajtim luejtën rol Preng Jaku dhe Prenk Pervizi, që kishin lidhje gjaku dhe krushqi me Gjomarkajt.

Duke u kthye përsëri tek e ashtuquejtuna  “kryengritje” e Mirditës, ajo mbetet një çështje e pa sqarueme mirë historikisht. Dokumentat janё të pakta, për mos me thanë se nuk ka fare, ose janë të manipuluem. Ata që ishin protagonistët kryesorë nuk u pyetën për të dhanë dëshmitë e tyne të mirëfillta, si Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari etj. që jetuen deri vonë nё Belgjikё. Disa që u orvaten të shkruejnë historinë  ia veshën me hamendje, kodra pas bregut,  sipas oreksit të tyne politik, partiak, fetar, krahinor e  klanor.

Asht për t’ardhun keq por ja që asht e vërtetë. Diktatori Hoxha e kishte leshue vetë udhëzimin e fallsifikilmit të historisë. Sipas tij  sistemi komunist nuk do shuhej kurrë, dhe kështu e gjithë historia do ju servirej si e vërtetë rinisë shkollore të brezave të ardhshëm. Por shembja e komunizmi i prishi ato plane dhe historia  do të rikthehёt në binarët e saj.  Theksojmë këtë, sepse në tregimin që po rreshtojmë të jetës e  veprimtarisë së prindit tim, pasqyrohen ngjarje siç kanë ndodhun realisht, duke qenë se ai   ishte i lidhun ngusht me gjithë atë pjesë të historisë ku ishte përfshi nga 1918 deri më 1946, që përbën atë periudhë ma të paqartë të historisë sonë, sepse e dominueme dhe   shkrueme nga njerëz  e historianë të angazhuem politikisht,  krahinorisht, klanorisht, fetarisht dhe ideologjikisht. Lene që asokohë nuk ka pasun as shtyp të rregullt as gazetarë dhe aspak historianë. Këto u shfaqen dhe u formuen shum ma vonë, mjerisht si komunistë, për t’i shërbye diktaturës së cilës i ishin bashkangjitun.  Nuk ka dyshim se pas leximit të këtij libri lexuesi (edhe historiani)   do të gjendet para fakteve e  ngjarjeve që ai, jo vetëm nuk i ka  dëgjue por edhe që ia kanë  paraqitun tjetër për tjetër,  te veshuna me përshkrime krejtësisht të sajueme, për të fallsifikue jo vetëm ngjarjet, por edhe për të injorue njerëzit që u përfshinë në to. Me këtë tregim  të zgjanuem të prindit tim, ku hyjnë dhe  ngjarjet e marëdhanjet që shoqnuen  e shoqnojnë  familjen tonë, lexuesi të jetë i sigurtë se do të njihet me fakte e  situata krejtësisht të vërteta. Erdhi koha që ato tё  thuhen, që historia moderne shqiptare të njihet e  të shkruhet ashtu siç u zhvillue, sepse e  tregueme nga dikush që atë histori  e ka shoqnue  nga afër, nëpërmjet vetvetes dhe njerëzve me të cilët ndau të mirat e  të keqijat. Kam pasë fatin të jetoj në një mjedis njerëzish që  banë historinë shqiptare, nga ngjarjet ma të vogla në ato ma të mëdhatë, ku një vend  nderi e  zen dhe im atë. Ai   bashkë me kolegë e bashkatdhetarë të tjerë patriotë, u gjet gjithmonë në ballë të situatave ma të rrezikshme për vetë ekzistencën e kombit tonë. Arriti t’ zgjidhë ato me aftësitë  e tij  ushtarake, kur dihet se roli i ushtrisë asht vendimtar në kushtet  e krijimit të një shteti të ri, siç ndodhi me Shqipninë, që  për herë të parë në histori u njoh si shtet më 21 Janar  1920 në Kongresin   Lushnjës.  Ky rol ushtarak njihet në të gjithë botën si vendimtar, përveç se në Shqipni, ku as që përmendet, veçse shkarazi.  E pra ky rol ka qenë ma se vendimtar, për ata që kuptojnë. E  kam fjalën për periudhën para 1944. Asht pikërisht nga udhëheqësit ushtarakë, fitoret ose humbjet e  tyne, që krijohet e  shkruhet historia e një populli dhe e një Kombi. Politikanët nuk janë tjetër veçse përciellës e sajues situatash ne kontekstin diplomatik dhe administrativ, por asnjëherë zgjidhës faktikë të tyne. Në qoftë se ka zgjidhje, veçanërisht në Shqipni, ajo vjen nga ushtria, e kur themi nga ushtria, nënkuptohet se nga udhëheqësit e strategët e saj. Këto zgjidhje situatash reflektohen te qeveria e politikanët, që i përvetësojnë për vete duke lanë në hije ata që ua dhanë në dorë. Kështu u veprue në Shqipni. Në rastin e Ahmet Zogut, gjithçka iu vesh atij, duke qenë se punët i kryenin të tjerët. Ai u paraqit si një “Superman”.  Sigurisht se merita e tij si burrë shteti qëndron, por pa ato burra të tjerë që ia hapën rrugën kudo dhe e përkrahën fuqimisht ai nuk mund të kishte ba një hap përpara. Asht sipas këtij kandvështrimi që duhet kuptue e shkrue historia shqiptare. Ata ushtarakё që e mbështeten Zogun,  panë tek ai shqiptarin që i përmbushte të gjitha kushtet e një burrë shteti të aftë dhe autoritar. Të vendosun dhe  mponues. I zoti me udhëheq shtetin, dhe i vetëdishëm se pa njerëz me cilësi e aftësi ushtarake nuk  mund të arrinte asnjë sukses, as qellimin e tij madhor, që të bahej Mbret i Shqiptarve.  Im atë dhe të tjerë kolegë e miq ushtarakë, ia dinin edhe të metat, po i kapërcenin ato për të mirën e vendit.

Pas vendosjës së një farë  qetësië, keshilli i parë i Naltë dha dorëheqjen dhe u zevendësue nga një katërshe tjetër : Ymer Pashë Vrioni, Refik Bej Toptani, Sotir Peci e Ndoc Pistulli.  Kryeministër Abdyl Ypi, Ministër i Brendshëm, Ahmet Zogu. Këtë detyrë Zogu  e përdori, dhe për këtë ka mëritë, për të vendosë rendin e qetësinë, pas shregullimëve të mëdha që kishte shkaktue Lufta e Madhe.  Kjo i shërbente me forcue edhe pozitën e tij në hypjen e shkallës së pushtetit deri në krye të vendit. Këtë synim ia kishte imponue vetvetës, dhe bani çmos që ta realizonte. E kemi thanë se si im atë e kishte psikollogjisë qyshë në Vjenë, se Zogu ishte i vetbindun se do të ndikonte në politikën shqitare dhe se do të zinte pozita të nalta. Një lloj ambicje që e shtynte të përdorë çdo lloj mjeti për të arrit qëllimin. Ai s’e kishte lexue Makiavelin as s’e dinte se kush ishte, por faktikisht ndoqi atё parimin e tij kryesor: Qellimi justifikon mjetin. Ishte një kohë kur mungonte stabiliteti  prej mosfunksionimit të shtetit shqiptar pas shpalljës së Pavarësisë,  ku qeveria e Ismail Qemalit u detyrue të binte dhe të zëvendesohej nga një qeveri e Durrësit, me Princ Vidin, dhe pastaj me Esad Pashën. Ky, pas largimit të Vidit,  donte me ia zanë vendin si princ ose mbret. Dhe ishte i gatshëm të shiste gjysmën e Shqipnisë për principatën e Topijajve për të cilën andrronte dhe i luente të gjithë gurët.  Ai për këtë qëllim do të ia kishte shit shpirtin djallit për së gjalli, por nuk ia arriti, e mbeti me ia shit përsë vdekmi. Kongresi i Lushnjës u dha fund këtyne allishvërishëve dhe i dha afirmim Ahmet Zogut si një burrë shteti i ri dhe  i aftë me sundue.  Për çdo ditë e ma tepër ai po imponohej si njeriu që do të merrte në dorë fatet e Shqipnisë dhe të Kombit. Parashikimet e tim etit dolën ma së të vërteta.

Tӫ ashtuquejtunit kryengritës të Mirditës, 1921

Major Preng  Jaku  mes dy kapitenëve Lek Margjini e Prenk Pervizi,

kolegë e miq të pandamë, qё shuan rebelimin e Mirditë, 192

Komandant operacionesh

 

 

 

Duhej patjetër të bahej çarmatimi i vendit. Prenk Pervizi  iu besuen zonat veriore, Kruja, Kurbini, Mati, Kthella e Dibra. Këtë detyrë ai e kreu me nder. Këto zona u pastruen nga armët me marrëveshje e mirëkuptim, e ku e lypte puna edhe me ushtrimin e  forcës.

Te merret vesh mire, se nuk pati dhunë e pushkatime. Nuk u dogjën shtëpi as u burgosën e internuen njerëz e familje. Ndryshe nga si do të vepronte regjimimi komunist që do të zbatonte terrorin total,  me zjarr e hekur, pa mëshirë, në çdo krahinë, duke djegë, pushkatue, burgosë e intennue, jo me qindra por me mija të pafajshmë, të gjithë viktima të një genocidi kriminal te paparë në historinë e Shqipnisë.  Dhe kanë pasë turpin të paraqitën si  “çlirimtarë”, duke pas ba krime ma të shumta e të shëmtueme se  pushtuesit e huej.

E kemi fjalën për historinë moderne. Se sa për historinë e vjetër,  nën pushtimin turk, masakrat i tejkalonin pёrmasat njerёzore, ku me kokat e shqiptarve   ngrihëshin piramida.

Emni i Prenk Pervizit sa vinte e fitonte respekt e afirmim.  Një ndër operacionet ma të randësishëm ishte ai i Dibrës, ku i takoi me shkue për herë të parë. Dibranët u treguen të arësyeshëm dhe i dorëzuen në përgjithësi armët pa incidente. Dibranët e pritën shumë mirë komadantin e ri. Im atë pati rastin të njihej e të miqësohej me parinë e Dibres : Dinejt, Kaloshët, Demajt, Ndreajt, Shehët, Sinajt, etjerë. Këtu i ndodhi një e papritun e pëlqyeshme, sepse mori vesh se një fis i randësishëm i Zerqanit mbante emnin e Pervizit. I ra puna me shkue në Zërqan, dhe i bani një vizitë asaj shpie, ku u prit me nderime e dashuni vllaznore. Ndërkohë që bisedonte në odën e madhe të miqve me burrat e shpisë, i paraqesin një plakë 100 vjeçe (jemi më 1921) me medjën esull,  e cila nisi të tregoje historinë e fisit të vet, që e paskej pasun origjinen pikërisht nga Pervizajt e Skurajve. Prej atje kishin dalë në Dibër me mbiemnin Marku. Ma vonë ishin kthye në musulmanë. Pas shpalljës së Pavarësisë, ishin rikthye në mbiemin Pervizi. Plaka e çuditi Prenkën, sepse i tregoi historinë e Pervizit të Madh, fill e për pe, siç ai e kishte degjue kur ishte i ri, nga vetë Gjin Pjetri, nga nana e të tjerë pleq të Skurajt dhe të Kurbinit. I tregoi dhe për lëgjendën tjetër të pesë vllazënve me një motër që ishin shpëmda. Njeni nga ato vllaznit kishte ardhun në Dibër, nga ishte formue fisi i Pervizajve të Zerqanit, që u kthye musulman. Jemi ne 1921, ngjarja e ndarjes kishte ndodhë 300 vjet ma përpara pra rreth vitit 1600, që përkonte me çka dinin pleqt e fisit. Fisi i Pervizit të Zerqanit ishte i  njohun për veti shqiptare e patriotizëm. Miqësia me Prenk Pervizin  u forcue me këtë lidhje të vjetër gjaku. Në kohnat e mavonshme, kur im atë ishte gjeneral e Ministër i Mbrojtjës, dy vllaznit Mahmud e Bajazit Pervizi, u lidhën ngusht me të, në kuptimin e forcimit të lëvizjes së Bashkimit Kombëtar. Veçanërisht Bajaziti, pati kontakte e takime të vazhdueshme për këtë çështje me tim etin, duke marrë përsipër e duke krye detyra të randësishme.

Gjatë qëdrimit në Dibër, im atё  u takue dhe me mikun e vjetër Elez Isuf Ndreun, që e priti  mysafir në shpinë e tij. Ata kishin luftue së bashku për dëbimin e forcave serbe. Aty ia shtruen bisedëst duke kujtue luftimet kundër serbëve dhe shoqninë e miqësinë që kishin lidhun ndërmjet tyne dhe me komandantët e tjerë si Preng Jakun, Bajram Currin, Alush Agën e Lumës e të tjerë luftëtarë. Në një çast të caktuem Elez Isufi i drejtohet shprehimisht:

– Or kapidan Prenga, ti duhet të kalojsh me ne, or burrë, për me rrexue atë qeverinë e Tiranës ! Ti meriton grada e pozita ma të nalta, se ato që të kanë dhanë. Hiqmu atij Ahmet Zogun, se vallahi kurrë s’ke me ia pa hajrin as ti as vendi !

Im atë kishte hesht pak, dhe mbasi kishte thithë dy tri herë cigarën që kishte në dorë, i ishte përgjigj:

– Or Elez Isufi,  kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi miq… Kemi luftue së bashku me shporr serbët, për të forcue Shtetin e ri Shqiptar të sapo krijuem. Unë jam betue njëherë me i sherbye Atdheut e qeverisë ligjore që e drejton. Jam ushtarak e nuk merrem me politikë e partina e nuk kam si me e thye besën e dhanë. Prandaj or Elez Isufi, nuk luftoj as për grada as për pozita, por ta dijsh se aty ku jam aty qëndroj ! … Miqësia mbetet miqësi e detyra, detyrë !

Elez lsufi kishte ndigjue me vemendje dhe kishte pohue me kokë se fjalët e kapidanit ishin me vend. Kishin vazhdue me biseda të tjera dhe ishin nda miqësisht. Miqësia me fisin e Ndreajve do të vazhdonte gjithë kohën e mavonshme, pavarësisht nga disa rrethana  kur Elez Isufi dhe Prenk Pervizi do të gjendëshin  ballë për ballë si kundërshtarë.

Në Dibër ai pati kontakte të shumta me parinë lokale duke u njohun me problemet e ndryshme të banorëve të asaj krahine. Ndryshe nga si do  të vepronin komandantët komunistë të brigatave partizane, që do tё digjnin, vrisnin, pushkatonin e burgosnin me qindra Dibranë, në operacionin e Prenk Pervizit nuk ngjau asnjë gja e tillë. As u dogj ndonjë shpi, as u pushkatue kush, as arrestue e burgosë, as u internuen familje. Ai biles gezonte respektin dhe simpatinë e banorëve. Repartet ushtarake kishin zanë pika  të caktueme e varëshin nga komanda qendrore, prej ku merrnin urdhnat operative. Ndodhi që një toger, komandant i një reparti afër Peshkopisë, të vinte në gjendje alarmi forcat e veta, mbasi i kishin raportue se dibranët, burra të armatosun me gra dhe fëmijë, po zbrisnin grupe grupe për në Peshkopi. Ishin dëgjue krisma pushkësh. Oficeri nxiton me e u paraqit te komandanti i operacionit, të cilit i raporton për çka po ndodhte. Im atë pasi e degjon raportin e oficerit,  mendohet pakëz dhe pyet:

– Mor, ç’ditë asht sot ?

Oficeri raportues i thotë

– Sot jemi me 14 mars, zotni kapiten !

– Kthej ushtarët në kazermë. Asht nata e Shën Gjergjit, festa ma e madhe e dibranëve. Sonte dhe nesër, le të qesin pushkë e le të bajnë qejf sa të duen !  Ka 500 vjet që e festojnë, qyshë në kohën e Skënderbeut !   Kjo tregon se si im atë i kushtonte kujdes njohjes së traditave e zakonëve të krahinave ku i takonte të zhvillonte operacionet ushtarake. Kjo thanje e tij u përhap dhe mbeti e ngulitun në mendjën e dibranëve. Pas 70  vjeteve unë e degjova edhe nga goja e një dibrani emigrant  që takova në Paris më 1993.

 

Pëshkopia në  kohën e operacionit të Prenk Pervizit, 1921.

 

 

 

 

 Lufta e Tiranës, 8 mars 1922

 

 

 

        Mbas operacionit të Dibres, Prenk Pervizi  ishte kthye në Shijak, ku  ishte dislokue  bataljoni i tij.  Ndërkohë trazimet nuk pushonin. Opozita kërkonte me çdo kusht që të përmbyste situatën në favor të saj duke inkurajue një  kryengritje për me rrexue qeverinë në fuqi. Kryeshist e kishin inatin me Ahmet Zogun, që ndonse ishte vetëm Ministër i Brendshëm, gezonte reputacion e influencë të madhe, si në qeveri ashtu në popull. Me thanë të drejtën të gjiithë e kuptonin se ai e kishte synimin me dale në krye të shtetit, në çdo formë qoftë.  Ata që  e përkrahnin mendonin se ia vlente me e mbështetë në këtë arritje, për të mirën e vendit. Që Shqipnia të fitonte stabilitet, vendosjën e rendit kudo, dhe  hapjen e mundësive për zhvillimin ekonomik nepërmjet investimëve të hueja. Me t’ardhunat e brendëshme nuk realizohej asgja. Nga mund të dilnin t’ardhunat kur  vendi ishte i katandisun në një prapambetje thue ishte në kohën e mesjetës ?  Ndërsa kundërshtarët  që formonin opozitën, ia dinin aftësitë imponuese e dominuese, e qё  ishte i pajisun me një inteligjencë të spikatun. Këto premisa i shqetësonin, se ishte një far vetbindje, ku ai me çdo kusht do ta mbante dhe ta naltësonte pozitën e tij për të arritë në krye të shtetit. Për këtë qëllim ai kishte afrue rreth vetes ushtarakët ma të aftë e të njohun, që gëzonin simpatinë e popullit dhe besimin e ushtrisë.  Por këtu dilte dhe ana tjetër e medaljës. Edhe në vetë opozitën kishte oranizim tё mirё. Ajo kishte afrue e ba për vete disa figura të njohuna si luftëtarë e patriotë, si Bajram Curiin e Elez Isufin, por të pashkolluem e analfabetë, që stononin  me intelektualët që formonin udhheqjën e opozitës. Opozita ndiqte një vijë e program komunist, me fjalë të bukura shumë joshëse, për një barazi shoqnore e udhëhequn nga njerëz të dalun nga populli, e të tjera profka.  Kёta lidera popullor të veriut ranë në atë propagandë si miza në qull. Iu bashkangjitën opozitës qorrazi pa ditë se ku i çonte mushka.  Në këtë kohë kishin ndodhë disa ndryshime, dy anëtarë të Regjencës,. Aqif Pashë Biçaku dhe Monsignor Bumçi kishin dhanë dorëheqjen. Ishte  formue nje ministri direktoriale e përbame nga sekretarë të përgjithshëm.   Një përçarje e madhe ishte krijue ne rrethet politike, ku secila palë   kërkonte të merrte frenat e shtetit në dorë. Nga lufta parlamentare, opozita po bahej gati me kalue në luftë të armatosun.   Edhe ne këto veprime, secili grup kërkonte t’i dilte zot punës ne mënyrë të pavarur për të kapë pushtetin e karrikën.  Me nxitjen e Aqif Pashë Biçakut, Elez lsufi, lidhun me Halit Lleshin, Mustafa Krujën, Hamt Bej Toptanin (feudal rebel), Bajram Currin (i mashtruem), deshën të ngrejnë krye andej nga fillimi i marsit 1922. Prej tyne vetëm Elez Isufi mundi të arrije në Tiranë me forcat dibrane, afro 500 burra të armatosun. Nё fillim tё  marsit 1922 sulmi u ba nga ana e Dajtit, ku rebelët u ndeshën në një njësi xhandarësh të komanduem nga major Meleq Frashëri.   Krisi pushka dhe në atë përpjekje mbeti i vramë në krye të detyrës majori trim,  bashkë me disa xhandarë. Kjo goditje erdhi e papritun dhe nga rreziku, Këshilli i Naltë, Qeveria e Parlamenti u transferuen urgjentisht në Elbasan. M 8 lmars Brenda mureve të parlamentit kishte mbetë vetëm Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, me një grup   nënoficerìësh. Edhe ky në gatishmëni me u largue. Në ato çaste aq kritike aty kishte qëllue Prenk Pervizi,  që kishte takim me Zogun. Kur u muer

 

 

AHMET ZOGU                           PRENK PERVIZI

 

Ahmet Zogu, ministër i brendshëm, dhe   kapiten Prenk Pervizi, protagonistët kryesorë të dështimit të grushtit të shteiti të 8 marsit 1922,  me shpartallimin e   forcave rebele të cilat sulmuen pabesisht për të pushtue Parlamentin e  rrexue qeverinë. Prenk Pervizi u gradue kap. Kl.  I-rë për merita lufte dhe me medaljën e artë të trimnisë.

 

vesht se ç’po ndodhte,Prenk Pervizi  ndërhyn dhe e siguron Zogun se ai e merrte përsipër të përballonte e të thyente sulmin e rebelëve, mjafton që të furnizohej me  mitrolozë dhe municione. Mori gjysmën e nënoficerëve me dy mitrolozë e arkat me municione e shkoi e zuni vend te pusi i madh  nё fund  tё pazarit të vjetër, që ndodhej aty ku rruga e Dibres  dilte te sheshi i sotëm  Skëndërbeg. E zgjodhi atë pozicion sepse e dinte se forcat e çregullta rebele do të sulmonin andej për të mësye parlamentin, duke kujtue se pas vrasjes së major Meleq Frashërit,  nuk do të hasnin në ndonjë qendresë tjetër. Ishin informue se në Tiranë nuk kishte forca ushtarake, që ishin shpërda  andej këndej.   Pas pazarit të vjetër shtrihej fusha e zotit, ku bahej pazari i kafshëve dhe i druve. Gropore, ferra e kaçuba xunkthi. Disa rrafshina ku zhvillohej pazari dhe asgja tjetër. Kryengritësit, që nuk dyshonin asgja, u turrën  me vrap për të dalë aty që t’i versulëshin parlamentit, por si thonë :  Ndalu beg se ka hendek !   sa mbërritën nga fundi i rrugës së Dibrës, u gjetën nën rrebeshin e plumbave të mitrolozëve dhe u detyruen të strehohëshin pas mureve prej qerpiçi të banesave përdhese matanë rrugës. Nga doli kjo qëndresë ? Luftimi u ndez i furishëm, por mitrolozët të grinin dhe rebelët mbetën të gozhduem në vend e s’banin dot xhap !  Im atë e dinte se forcat e çregullta dibrane, me pushkë të çdo lloj marke e me nga një rryp përgjysmë me fishekë, nuk kishin ç’tu banin mitrolozëve që kormin edhe fijet e barit. Ata rrinin të strukun pas mureve prej çerpiçi e gjuenin qorrazi, sepse nuk guxonin të nxirmin kokën me marrë nishan. Elez Isufi që herë pas here shikonte me dylbi e kishte dallue e njohë Prenk Pervizin. Ku paskej qëllue bash ai burrë aty ? Nuk iu durue dhe i lëshoi za :

– Or kapidan Prenga, na liro rrugën bre burrë, t’i lajmë hesapet një herë e mirë me Ahmet Zogun me shokë. A e mban mend çka të kam thanë në Dibër ?… banu me ne, or burrë se nuk ndahesh keq…!

Im atё  ia kisht kthye  përgjigjen menjëherë :

– Ndigjo or Elez Isufi, të pata thanë se nuk e thej betimin që i kam dhanë atdheut e shtetit ligjor. Aty ku jam aty qëndroj !

Lufta u ndez ma e rrebtë. Tregon im atё për triminë dhe vetitë burrnore të Elez Isufit. Ndërsa luftimi vazhdonte pandërprerje, ai kishte dallue me anë të dylbive se si një dibranë ishte plagos në njenën faqe, të cilit si duket i kishte mbet plumbi në gojë dhe i kishte thye dhambë e dhëmballë. Elezi kishte qëllue aty pranë. Luftëtari i kishte dalë përpara me gojën e hapun e tanë gjak. Shefi dibranë e kishte kap për kryet të plagosunin dhe i kishte shti gishtin në gojë duke i nxierrë plumbin e dhambët e thyem, pastaj duke ia vu pushkën ndër duer i kishte dhanë  urdhën të vazhdonte luftimin. Dibrani ishte turr me zanë pozicion sikur s’kishte ndodhë asgja. Ka edhe të tilla çudina.

Kur ra mbramja dhe erresina e natës filloi të shtrihej, im atё u shmang drejt parlamenti, duke i porositë  nënoficerët që të mos e ndalnin zjarrin, deri sa ai të kthehej me municione të tjera. Kur hyni brenda murit rrethues të parlamnetit, e dallon Ahmet Zogun që shetiste poshtë e nalt me nervozizëm dhe i ngjeshun n’armë  si cub. Tregon im atё   se  kur e kishte pa tue vrapue,  Zogu krejt i alarmuem i kishte thirrë :

– Prenk !… Si asht puna….Mos mori  fund  gjithçka ?

– Jo mor burrë, asgja s’ka marrë fund… Po ti, pse je ngjesh  kështu si cub?  Ia kishte kthye im atë.

– E po… s’na ka mbet veçse me dalë në mal ! Kishte vazhdue Zogu ..

– S’kam ardh me mbath opingat,  por për municione !

– Municione e armë kemi me bollek !  ­Ishte përgjigj Zogu, dhe u kishte dhanë urdhën nënoficerëve  tё vihёshin në dispozicion të kapitenit, për me çue  arkat me municione te pusi.

Ky shkëmbim fjalësh asht vu këtu ashtu siç janë shkëmbye realisht në ato çaste dramatike, ashtu dhe gjithë veprimet siç jane tregue nga im atë dhe njerëzit që qëlluen aty në atë rrethana. Lufta e Tiranës asht nënfleftësue, ndërsa pasojat që do të rridhnin në rast të një suksesi të forcave rebele, do t’ishin katastrofike për Shqipninë, që do të gremisej në një destabilizim të rrezikshëm, drejt edhe coptimit të saj.  Asht në këtë prizmë që duhej e duhet annalizue kjo luftë dhe me u radhitë në faqet e historisë.  Të kapërcesh të tilla situata do të thotë të mos jeshë historian. Mbi këtë ngjarje asht spekulue duke ia ngjeshë Ahmet Zogut, ndërsa ai po bahej gati të braktiste Tiranën, po mos të kish qenë Prenk Pervizi që t’i dilte zot atij grusht shteti për të përmbys qeverinë e marrjën frenat e shtetit në dorë nga një grup injorantësh të udhëheqën nga injorantë. A e supozon i dashun lexues sikur shteti të binte në duert të atyn rebelëve dhe udhëheqësve të tyne analfabetë ? Nuk mjafton të jeshë patriot e luftëtar për çështjën e Atdheut, duhet të jeshë i pajisun edhe me dije e njohuri që vijnë nga arsimimi i naltë i atyne që duen ose marrin përsipër të drejtojnë një shtet. S’jemi nё kohёn e barbarisё. Po  shprehëmi kështu sepse jo vetëm në këtë rast, por dhe në të tjerë, ngjarjet janë  paraqitë ndryshe se si janë  zhvillue ose u janë ngjesh përsonave që s’kan qënë përfshi në to. Prandaj në rastin konkret i gjithë shtjellimi i situatës që përshkruem mbështetet mbi fakte konkrete, për t’i dalë zot së vërtetës në aspektin ma real të saj. Edhe pjesa e mëposhtme  që lidhet me këtë ngjarje  asht anashkalue  nga ata që kanë dashtë me i dhanë vlerë Ahmet Zogut, ku ka qenë vetëm si spektator në pritje të  përfundimit të asaj beteje.  Pra suksesi e dështimi ishte varun mbi shpatullat e Prenk Pervizit. Asht ma se e kuptueshme se në rast dështimi Zogu do të ishte largue nё Elbasan,  siç u larguen parlamenti e Qeveria. Por herët a vonë e vërteta del në shesh, dhe ky libër vlen për zbulimin e atyne të vërtetave që nuk janë thanë, në historinë e shqiptarve. Në qoftë se ky libër trajton jetën e veprimtarinë e t’im etit, nuk asht për të thanë se sa burrë i mirë ka qenë, por me tregue atë pjesë të historisë moderne të Shqipërisë që ai ka ndjekun në rol të randësishëm  hap pas hapi. Jo si një individ i izoluem, por, siç botnisht dihej prej shqiptarve nga  veriu në jug,  krah për krah me Ahmet Zogun dhe përsonalitetet e figurat e tjera historike të kohës.  Në nuk do të rrimë duke radhitë emna varg e vistër siç bajnë disa për të tregue se  po  flasin të vërtetën ndërsa thurin gënjeshtra të pashije, duke deformue historinë deri në fallsifikim të saj.

Të rikthehëmi te ngjarja. Ndërkaq  im atë  e kishte sqarue Zogun për gjëndjen. Ai mund t’i bante ballë rebelëve deri sa të vinin forcat nga Shijaku, prandaj Zogu të mos shqetsohej sepse situatën e kishin në dorë. Në këto çaste  ia kishte behun aty diplomati anglez H. Ayres, për të marrë njoftime mbi gjendjën e krijueme. Zogu në atë rast ia kishte paraqitë kapiten Prenk Pervizin , si njeriun që po i bante ballë situatës e që kishte gozhdue   rebelët të pusi në fjalë. Anglezi kishte mbetun i befasuem nga temperamenti guximtar i kapiteni të ri  dhe aq ma tepër ishte çuditë kur i ra me shkëmbye me të disa fjalë gjermanisht. Ai e kishte kuptue se kishte të bante me një ushtarak të përgatitun dhe t’aftë. Ayres kishte marrë përsipër me ndërhye si ndërmjetës paqtues. Ndërkaq lufta të pusi u ndez ma e rrebtë me ardhjen e municioneve te tjera.   Tashma dibranët të bllokuen  e të thyem  u tërhoqën drejt Dajtit.  Grushti shtetit kishte dёshtue.

Kështu u zhvilluen ngjarjet në atë ditë të 8 e 9 marsit 1922, jashtë  shkresurinave që historianët kërkojnë si fakte. Sepse sipas tyne, ne kete rast, Prenk Pervizi  duhet të kishte ba një proçes verbal ose vërtetim ku të shkruhej se si luftoi, se si foli me Zogun e me diplomatin anglez Ayres, se si….se si….të vulosun, të protokollosun   e të arkivosun.  Po ku ishin ato kondita nё ato rrethana dramatike! Nuk thonë shyqyr që paskan ngelë do njerëz që i dinë t’i tregojnë për fill e për pè ?

Luftimi kishte zgjatun 16 orë pandërpremje, deri sa erdhen përforcimet nga Shijaku nën komandën e major Nëshat Kolonjës. Rebelët  tashma ishin  grumbullue   rrazë  Dajtit. Ndërkohë kishte ndërhyn H. Ayres i cili pati mundësi të vepronte e të ndikonte. Ai u ba ndërmjetës e u takue me Elez lsufin duke ia mbush mendjen me fjalë e me flori, që të tërhiqej prej andej e tё kthehej nё Sllovёn e tij.  Në këto bisedime kishte marrë pjesë edhe im atë, që kishte njohje e miqësi personale me Elez Isufin e dibranët e tjerë.     Në atë rast  Elez Isufit, nuk kishte ndejtë pa e ngacmue:

– Si mor Preng, bash ti me qëllue aty ! T’ na kishe hape rrugë or burrë…!

Këto ngjarje ku ishte i përfshimë im atë, nuk u shkruen as u përmendën në sferat zyrtare, por për çudi i njihte e i përhapte populli. Pra jemi ne një paraqitje të fakteve në dy aspekte. Nga ana zyrtare, çdo gja që shkruhet duhet t’i përgjigjet anës zyrtare dhe personazheve politike e qeveritare, të cilët janë ata që janё destinue tё bajnë historionë. Kështu që vendoset një çenzurë e heshtun që eliminon çdo fakt bashkë me personazhin që e kryen, për të ia vesh një tjetri që s’ka ba asgja. Ose mos me iu pёrmend emni fare. Njohja me H. Ayres dhe biseda qe im atë pat  shkëmbye me të dhe shoqnimi në takim me Elez Isufin,  nuk nxirret asgjëkundi, dhe vetë H. Ayres ka “meritën” mos me e përmendë emnin e tij për të ruejt marëdhanje  sipërfaqore me Ahmet Zogun e rrethin e tij. H. Ayres me paturpësi gënjen kur shkruen se si Elez Isufi e Ahmet Zogu qënkan takue e i paskan shtrëngue dorën njeni tjetrit burrnisht. Krejtësish një sajim i paciptë për të iu servilos Zogut, dhe për me anashkalue meritat e asaj fitorëje nga kapiteni  trim Prenk Pervizi, që i doli ballhaptas qendresës dhe shpartallimit të rebelëve dhe dështimit të grushti të shtetit, ndërsa  Ministri  Ahmet  Zogu   rrinte i  ngujuem brenda murëve të parlamentit, ku  priste përfundimin e atij luftimi. Qendresa doli e sukseshme me fitore, dhe i duhej të shijonte suksesin që i jepej pëshqesh me fisnikëri të pashoqe, nga ai Prenk Pervizi,  qё i kishte qёndrue  mik e besnik në çdo situatë. Kjo e luftës së Tiranës një nga ma të vështirat. Jetë a vdekje. Por si i thone, “kalova lumin….   Fan Noli vetë, do të shkruente se ajo kryengritje  kishte dështue për meritë të një kapiteni  trim, ishte fjala për  Prenk Pervizin të cilit ia deformonte emnin, pa e ditun të saktin, i cili me një togë ushtarësh  kishte shpartallue sulmin e 500 forcave kryengritëse dibrane, duke e dështue atë grusht  shteti. Pra Fan Noli vetë i jep vlerë dhe shprehët me admirim për atë  kapiten të ri që zgjidhi me trimni një krizë  historike. Pavarёsisht se s’i shkonte pёr shtat opozitёs. Përfundimisht u muer vesh nga i gjithë populli se ishte pikërisht Prenk Pervizi   që e kishte zgjidhë atë krizё të përmasave kombëtare, sepse në ato çaste rrezikohej jo vetëm stabiliteti i një qeverie, por  vetë Shtetit, i posa krijuem. Serbët, Grekët e Italianët mezi prisnin rastin e shkakun për me ndërhy e me nda e coptue Shqipninë mes tyne. Ato rrinin si orla grabitçarë me u sul mbi prenë e lakmueme në rastin ma të parë që t’u paraqitej.

Im atë, që luejti rolin vendimtar për zgjidhjen e asaj krizës u rrit një gradë për merita lufte, nga kapiten i thjeshtë  në kapiten i klasit I-rë. U nderue me medaljen e trimnisë e të tjera. Gjithashtu u graduen dhe u dekoruen nënoficerët trima. Ndër ta për t’u përmendun tre që kam njohun vetë : kushërini  ynë, Llesh Nikoll Lleshi prej Skuraj, Selë Ymeri prej Shullazi e Gjin Noku prej Selitës Madhe. Të tjerët kishin qëllue skraparli. Im atё kishte një përshtypje të mirë për skraparlijtë dhe i çmonte, sepse i kishin dalë në çdo rast burra besnikë,  trima e guximtarë. Ngjarja mori përpjestime legjendare në popull, që i thuri dhe kangë.  Ja disa fragmente :

 

Mitrolozat kanë gjimue,

Tan  Tirana asht trishtue.

Te një pus në fund t’pazarit

Po lufton zogu i shqiptarit.

Te një pus veç lufta nisi:

Kapidani Prenk Pervizi :

– Mor Elez ku don me shkue,

Nuk te laj ktu me kalue.

…………………………

Ahmet Zogu n’parlament

Mirë po flet e mirë  kuvend :

– Prenk Perviz të qofsha falë,

Trim mbi trimat veç ke dalë !

Meriton nder e levdata,

Grada t’nalta e dekorata!”

 

Prenk Pervizit  i jehoi nami në të gjithë votrat shqiptare dhe emni tij u ba i njohun në gjithë Shqipninë, veçanërisht në veri. Mjerisht në atë kohë nuk ekzistonte një shtyp i vertetë e ngjarjet e lajmet kalonin me fjalë, nga një gojë në tjetrën. Ma vonë, kur u stabilizue gjëndja dhe u krijue shtypi, disa gazetarë, shkrimtaruca e pseudohistorianë nuk i dhanë jehonë asaj çeshtje, që zgjidhi një krizë me pasoja të këqija të paparashikueshme. Servilizmi e konformizmi politik ua qorronte sytë, e duke pasë ujkun përpara, i shkonin pas gjurmëve. Në këtë rast meritat e mëdha i fitoi Ahmet Zogut, që në atë nëndor u ba Kryeministër.  Por trazimet nuk kishin marrë fund. Prenk Pervizit  iu desht të luftonte e të shpartallonte bandat e Hamit Toptanit, në Pezë, Shijak e përqark Tiranës, dhe grupe të tjera që orvatёshin me  ngrit krye kundër Shtetit Shqiptar. Asokohë Këshilli e Naltë  përbahej nga Refik Bej Toptani, Sotir Peci, Xhaferr Ypi dhe Gjon Çoba.

Këto përfundime nuk vijnë nga mendja ime, por nga rrёfimet  i vetë prindit tim  qe ishte përfshi në atë ngjarje, dhe i kishte dhanë një zgjidhje me qendresën te Pusi duke і detyrue rebelët me u largue nga Tirana e me u kthye nga kishin ardhë. Pra tentativa e grushtit të shtetit për rreximin e qeverisë ligjore në fuqi kishte dështue. Në këtë vështrim ndërhyrja e Ayres ishte vetëm me mbush xhepat e kryengritësve  me napolona florini si shpërblim  për mundimin që kishin pasë   tue  zbrit nga Dibra, me mendje të madhe dhe tue  u kthye pa mend, por për fat të tyne me duert plot me napolona florini. Ec e jepi kuptim historisë shqiptare.(*)   Nuk dihet pse kjo ngjarje asht trajtue dhe trajtohet si diçka sekondare, veç si kuriozitet. Po a nuk mendon kush për pasojat që do të vinin po qe se rebelët të kishin pushtue parlamentin, përzanë ose vra Zogun ? Mos vallë Elez Isufi do bahej kreu i vendit, President apo queje si të duesh ?  E të bante qeveri me dibranët e tij e me  Bajram Currin gjeneral e ministër  luftës, në mos kryeministër ? Vërtet dy patriotë të shquem, por ama krejt te pashkolluem, analfabetë e  injorantë me patentë. Po  Fan Noli, intelektual i lartë e mendje ndritur me shokë ku do ta gjenin  vendin vallë ?*

Ngjarja merr e ka randësi vendimtare për vetë ekzistencën e shtetit shqiptar, sepse ajo do të shkatonte një krizë të tillë të madhe, nga e cila do të përfitonin fqinjët me u turr si bisha mbi vendin duke e coptue midis tyne. Për deri sa shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë shtetin, e merrnin ata  përsipër për t’i qeverisё sipas ligjëve  të tyne.  Ky do t’ishte  përfundimi i fitorës së rebelëve në atë 8 mars 1922. Datë tepër e randësihme historike për fatet e Shqipnisë, ja me shpëtue  ja me humbë njiherë e mirë !

Historianët ta kenë vath në vesh këtë ngjarje, me i dhanë randësinë e kuptimin e saktë. Historia e Shqipnisë duhet ta gjaje rrugën e saj, jo thjesht për këtë ngjarje për të cilën folëm, por për çdo ngjarje tjetër ku vihëshin e vihën  në lojë faten Atdheut dhe të Kombit.

Prenk Pervizi zgijdhi njё krizё nga ma te rrezikshmet kur sa kishin kalue dy vjet nga Kongresi i Lushnjёs, ku u hodhёn bazat e shtetit dhe u formue qeveria e parё ligjiore e Shqipnisё. A s’e mendojnё histotianё se ç’katastrofё do ti ndodhte Shqipnisё ne rastin e suksesit tё atij grusht shteti?

 

 

 

——————————

(*) Për të tregue se si edhe figura të njohuna me emën e me pozita, nuk kanë turp ta  ulin vetën me i fallsifikue ngjarjet. Po përmendim këtu Ekrem Bej Vlorën që në kujtimet e tij të botuara në Itali, duke folur pikërisht për luftën e Tiranës, ai jep, nga një anë,  tregimin real të asaj ngjarje, ku Elez Isufi u bllokue dhe u thye aty te Pusi i Madh, por me një  cinizëm të maskuem  dhe ligësi të papërmbajtun, ku atë luftë ia dedikon Osman Gazepit,  në vend të Prenk Pervizit. Ç’e shtyni në këtë absurditet me genjye haptasi, sado burrë i mirë që mbahej ?  Mos vallë edhe ana fetare sepse Prenk Pervizi si katolik cilësohej pas shpinë si “kaurr” ? Ky asht një shembëll se si fallsifikohën ngjarjet historike, ku dëshmia e dikujt me “miza në kokë”, i mbushet mendja të trillojë, duke u mbeshtetun mbi reputacionin qe ka fitue ose trashëgue si bej turkoshak, që nuk e honeps zotësinë e lavdinë e një “kaurri”, dhe prandaj i ve vizë, për ta zevendësue me një  të sektit tij.  Osman Gazepi  ishte një  oficer kreshnik,  por  burrë trim. Mik i ngushtë  i Prenk Pervizit,  Por pikërsiht mё 8 mars, në ato çaste kritike nuk ishte fare ne Titanë. Vetë Osmani  kur i ka rastisë e ka lëvdue botnisht Prenk Pervizin  për atë luftë të Tiranës, duke ia ngritë në qiell meritat.  Historia e Shqipnisë, pra, nuk  mund të shkruhët me hamendje ose me ndikime sektare e klanore.  Ekrem bej Vlora qoftӫ i nderuar  pӫr punё tӫ tjera, por kӫtu ka gabuar rӫndӫ

Fotograf e vjetër, ku rruga e Dibrës dilte në seshin para xhamisë, ku u zhvillua beteja   kundër grushtit shtetit që dὸshtoi me shpartallimin e forcave rebele nga kapiteni Prenk Pervizi, më 8 mars 1922.

Tirana e vjetёr mё 1920-1929

 

Rrëfimi i djalit: Tim atë e dënuan 101 vite burg për një votë, nuk i di as varrin

Niko Kaçelano lindi më 1901, në Himarë. Më 8 maj 1946, me vendim nr.2, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për “krimin si armik e sabotator i pushtetit popullor” dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. Ai vdiq pa mbushur vitin, në burgun e Burrelit, ku në vitet e para, shumë të burgosur kanë vdekur nga uria, sëmundjet dhe torturat.

Djali i tij ishte vetëm 4 vjeç kur ia burgosën të atin dhe i konfiskuan një pasuri të madhe që familja kishte vendosur me mund nga kurbeti.

Kujto.al sjell intervistën me të birin, i cili tregon përjetimet e një fëmije kur sheh babanë të rrahur në dritaren e burgut dhe peripecitë me të cilat u përball më pas familja, duke u transferuar nga një banesë në tjetrën dhe duke jetuar me një pension të xhaxhait, i cili kishte rënë dëshmor në luftë.

Dëshmia për kujto.al nga Ines Ekonomi

Babai im, Niko Kaçelano u dënua për një votë. Në 2 dhjetorin e 1945,u dënua me 101 vjet burgim. Ai nuk bëri asnjë vit në burg. Vdiq në tetor të 1946, në Burrel. Që sot e kësaj dite, nuk i di as varrin. Ai u dënua nga Gjykata Ushtarake. Kryetar i gjykatës ka qenë Gjon Banushi. Së bashku me sekretarë, edhe me dëshmitarët e rremë. I kanë vënë një kategori sepse ishte filo-italianë.

Ndërkohë që babai u dënua nga komunistët, xhaxhain e kisha dëshmor, Koço Kaçelano.

Edhe sot, xhaxhai është tek varret e dëshmorëve në Vlorë. Unë jam rritur me pensionin e xhaxhait, se e merrte gjyshja. E si mund ta harroj unë këtë vend, Himarën, këtë perlë, është e pamundur. Kam kujtimet e mia. Nuk e ndërroj Himarën me as një vend tjetër të botës.

Pas gjithë kurbetit që bëri xhaxhai, të gjitha ato prona që i caktoi, babai i dyfishoi, i trefishoi. Kishte 3 mijë kokë bagëti, kishte pela, po do t’i tregoj me fotografi, i kam fotografitë, edhe gjyshin e kam fotografi, ullinj, vreshta, portokalle, shtëpi, krijoi edhe një punishte vaji, e  cila u sekuestrua nga vetë himariotët, pa vendim qeverie. Mbasi ishte bërë sekuestrimi, e sekuestruan dy himariotë, këtu dëgjova që ishin në Komitetin Ekzekutiv. Prej inatit, ia dhanë një tjetri, ia shitën me 30 mijë lekë të vjetra. Ajo ishte enti i banesave, komunalja siç quhej.

Edhe erdhi puna e votave, gjithë fshati ra dakord, babain tim e vendosën edhe kryetar komisioni të votimeve. Edhe tani unë në moshën 4 vjeç, nuk e di a jam i bindur a ka votuar babai im, a nuk ka votuar. Se meqë e vunë edhe kryetar komisioni, edhe mund të ketë votuar, po unë nuk jam në gjendje ta shpjegoj këtë, ta them ose ta vërtetoj. Di që u dënua, u bë gjyqi, në sallën e gjyqit këtu afër, edhe e burgosën për disa ditë në një dhomë këtu lart. Unë isha i vogël. Në krye të shkallëve këtu ishte roja, një ushtar se nuk kishte polic atëherë, rolin e policisë e luante ushtria. E meqë isha i vogël, futesha ta shikoja babanë. Ato pamje deri sa të vdes, bile edhe atje po të ketë jetë, nuk kam për t’i harruar. I gjeja dysheqet e ngritura kaq nga uji, duke hedhur ujë brenda edhe njerëzit rrinin nëpër mure, nëpër 4 qoshe të mbledhur kështu. Çorapet edhe këpucët i kishin hequr, sepse nuk kishte më kuptim nga uji. Edhe një patriot himariot i bëri një darkë komandantit të ushtrisë këtu me qëllim që të arratiseshin, një Gugu Guma quhesh. Se kush i spiunoi, ai e kuptoi dhe i transferoi në Vlorë.

E vizituat babain në burg? Çfarë mbani mend?

Burgu në Vlorë, ka qenë pranë Bashkisë. E mbaj mend rrugicën që shkon për lart, ka qenë pranë Bashkisë që është tani. Doli babai në dritare, dritaret ishin me kangjella hekuri. Më ngriti nëna ime te dritarja sepse isha 4-5 vjeç. Kur shikoj babain tim: të nxirë sytë, ballin. Tani unë nuk dija ta pyesja babanë. Më thoshte nëna: pyete “ç’ke pësuar”. –Dëgjo,- më tha,-çdo darkë, një ushtar nga këto fshatrat e Vlorës, merrte një dru dhe i qëllonte me radhë të gjithë, ishte program, ku të mundte. Babi im mori vesh, se ka qenë shumë i mprehtë, shumë i zgjuar, mori vesh se këtij, fëmijët i vdisnin, nuk i rronin, këtij ushtarit që i qëllonte, gardianit. E meqë ishte një plak që u shtua atje, i thotë do të të bëj një porosi, i thuaj atij që po të dalim nga burgu, do t’i pagëzojmë fëmijët, që t’i rrojnë. Ai ishte i ri e nuk do ta besonte, por plakun e besoi dhe u ndalua druri. Prej andej, pas disa kohësh e çojnë në Burrel. Burreli ishte burgu më i tmerrshëm i Shqipërisë, me nam. Nuk mbushi vitin, vdiq në Burrel.

A mundët ta merrnit trupin e tij pasi vdiq?

Ka qenë tetor, një përmbytje e madhe në të gjithë Shqipërinë. Ishin prishur të gjitha urat, kështu që, nëna ime nuk pati mundësi të vejë. Megjithëse nuk do ta jepnin, po të paktën t’i dinim varrin. Komandanti i policisë së burgut ka qenë korçar me mbiemër Bimo. E mbajti 48 orë që të shkonim atje, edhe nuk arritëm. Mamaja ime qëndroi tri-katër ditë në Tiranë, por urat ishin të prishura e s’kishte mundësi të shkonte në Burrel. Në kohën që morëm lajmin e babait, ne na kishin nxjerrë jashtë nga shtëpia. Ishte bërë repart ushtarak. Ne ishim në rrugë. Disa kushërinj të babait na morën dhe të gjitha ngushëllimet nga të gjithë fshatrat, se ishte fillimi atëherë, nuk kishte filluar lufta e klasave, bëheshin në shtëpinë e kushërinjve.

Si jetuat ju?

Mbasi mbaroi ushtria, u futëm në po të njëjtën shtëpi, që na kishte marrë ushtria. I gjithë malli që kishim, ishte malli i Egjiptit, malli i xhaxhait që e kishte sjellë nga emigrimi, nuk ishte më. Ai mall vajti dëm. E kishin marrë ushtarët e oficerët, nuk gjetëm asgjë. E gjetëm shtëpinë e shkatërruar, me kuajt brenda në oborr, me dyshemetë e shkatërruara. Me këpucë ushtarake u futëm prapë. Pas 2-3 vjetësh, na nxorën prapë, atëherë nuk kishim ku të shkonim, shtëpia jonë u bë spital. Nuk kishim ku të shkonim e u strehuam në kishë. Ajo ishte kishë familjare, Shën Marina, e kishte ndërtuar gjyshi, e kishte mirëmbajtur babai. Vjen kryetari i kooperativës të na nxjerrë jashtë nga kisha.

Mbasi banuam tek kisha, na lejoi spitali, e hoqëm ndarjen, ishim me kompesata me dru, femër-mashkull me dërrasa. Bëhej tregtia me Italinë atëherë, vinin materiale ndërtimi. Edhe bëmë një kioskë në bahçe, në kopsht që ishte rruga automobilistike. Kur kalonte rruga automabilistike, tundej muri e kishim frikë se mos na binte muri e na zinte. Isha unë klasë e parë gjimnaz në Vlorë, gjyshja, nëna dhe dy motrat e mia. Atje qëndruam për 12 vjet rrjesht. Me shumë mundime, e morëm shtëpinë ekzistuese ku banojmë edhe sot. Një gjeneral ushtarak, kur erdhi dhe u ngjit lart në shtëpi, i propozoi nënës sime që ta shisnim shtëpinë dhe nëna ime u gëzua, sepse kishte frikë se na nxirrnin prapë e kush mund t’i përballonte gjithë ato trasferime. Edhe ku do të venim? Sepse neve nuk na dhanë strehim kur na nxorën nga shtëpia. Na nxorën në rrugë, nuk kishte strehim për ne./kujto.al