VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nga ideatorët e shkëmbimit të territoreve, në Prishtinë e Tiranë – nuk pritet asgjë më pak se dorëheqja* – Nga Frank Shkreli

By | July 7, 2020
blank

Komentet

blank

Shqiptari është një njeri i verbër që ëndërron sikur sheh – Nga Aurel Dasareti*

 

I dashur Zot, bëj të gjithë qytetarët shqiptarë pro-aktivë të ndryshojnë vetveten përpara se të përpiqen të ndryshojnë të tjerët në të gjithë botën!

***

S`është detyra jonë t`i afrohemi njëri-tjetrit, ashtu siç afrohen dielli dhe hëna, toka dhe deti. Qëllimi ynë është të pranojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë të shohim e të nderojmë tek njëri-tjetri veçse qenien e tij: njëri ballafaqim plotëson tjetrin.

Letrat e mia i qëndis në bazë të këndvështrimit tim (pa konflikt interesi), profesionit dhe përvojës, në mënyrë që të kontribuoj pak për kombin dhe vendin e gjyshërve të mi. Pra, dëshira ime është që Shqipëria, Kosova, pjesët e FYROM-it dhe trojet tjera arbërore të trashëgohen deri në amshim nga pasardhësit tanë dhe jo nga ardhacakët.

Ne jemi i vetmi komb dhe vend i Evropës që na kanë copëtuar, prandaj duhet të shikojmë vetëm interesat tona, duke u lidhur edhe më fortë me shpëtimtarin e vetëm, Amerikën.

 

Shqiptarët nuk mund të kenë (ndërtojnë) vetëdije kombëtare përderisa me dekada (sidomos ata të FYROM-it dhe Kosovës) gjithë kohën shikojnë telenovela turke në TV shqipfolëse me agjenda djallëzore. Dhe,  vajtojnë me lot krokodili si rrjedhojë e dhembjeve të mëdha për “heronjtë” që “humbin dashurinë” ose ata që “vdesin” nga pikëllimi.

Pas një pushimi, seriozisht fillon kuvendimi: se si e qysh duhet të veprojnë arabët palestinez që të kenë sukses shtet-ndërtimi. Imagjinoni, një krijesë e vogël lilipute  si ne, pa e marrë askush seriozisht, do të marrë barrën e ndërtimit të politikës botërore. Mos ndërhyni në politikat e të tjerëve, sidomos jo kur fanatizmi i disa individëve të pandërgjegjshëm bazuar në ndjenjat fetare vetë-shkatërruese, mund të dëmtojnë shumë seriozisht interesat e kombit dhe vendit. Na vjen keq për të gjithë ata që nuk na urrejnë, por publikisht kujdesuni vetëm për punët tuaja kur bëhet fjalë për rastet që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shpëtimtarët e atdheut tonë. Pa ndërhyrjen e SHBA (1999) kundër gjenocidit serb, jo vetëm Kosova por edhe shteti amë dhe trojet tjera nuk do të ekzistonin sot. A jemi të gjithë dakord me këtë apo ka ndonjë kokëmish që luan ruletë ruse me fatin tonë?!

Duke ditur se media amatore shqipfolëse, e korruptuar dhe antikombëtare, ka manipuluar dhe gënjyer njerëzit për dekada, kjo është shumë serioze! Thirrja ime për shqiptarët e ndërgjegjshëm: Bojkotoni gazetat, portalet, TV dhe aktorët e tjerë që gënjejnë dhe fshehin të vërtetën për popullsinë!

***

Ne kemi histori pothuajse identike. Shqiptarët janë të rrethuar nga armiq, ashtu si hebrenjtë janë të rrethuar nga armiq. Ne kemi përjetuar gjenocid, hebrenjtë gjithashtu kanë përjetuar gjenocid.

Udhëheqësit e Izraelit nuk do të lejojnë kurrë që hebrenjtë e botës të qëndrojnë përsëri të pambrojtur. Siguria e vendit është e para, më e rëndësishmja, domosdoshmëri, sepse ka të bëjë me jetën ose vdekjen. Izraeli do të jetë streha e fundit e hebrenjve. Pa marrë parasysh se çfarë duhet të kushtojë kjo.

***

Nacionalizmi shqiptar: Shumë faktorë që kanë kontribuar në lëvizjet nacionaliste të vendeve tjera të Ballkanit në shekullit 19-të, mungonin në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve kishin të njëjtën fe me turqit dhe ishin kryesisht nënshtetas lokalë. Të ndarë ashtu siç ishin midis Islamit, Krishterimit Ortodoks dhe Katolik, ata gjithashtu nuk kishin asnjë institucion bashkues fetar. Gjuha shqipe mund të ishte një lidhje. Por pothuajse nuk kishte shkolla që mësonin shqip (më të përdorurat turqisht ose greqisht) dhe nuk kishte gjuhë të shkruar të standardizuar. Ngritja e nacionalizmit u pengua gjithashtu nga komunikimi i vështirë midis rajoneve. Për më tepër, vendi mbeti i varfër, pjesërisht për shkak të qeverisë gjithnjë e më të korruptuar.

Së pari, shqiptarët vuanin nga mungesa e kujtesës së tyre historike. Përvoja e tyre historike, kombëtare,  nuk është kondensuar, ruajtur dhe përçuar mjaftueshëm nga brezi në brez. Si rezultat, brezat e sotëm përgjithësisht nuk janë në gjendje të njohin rrezikun që po u afrohet gjithnjë e më tepër nga shpërdorimi fesë në dëm të kombit, veçanërisht për faktin se një numër i konsideruar prej tyre, qysh në fëmijëri është indoktrinuar nga prindërit fanatik fetarë – apo klerikët jobesimtar antikombëtar, që kanë shitur prapanicën te të huajt dashakeq. Pra, janë bërë viktimë e ndryshimit të qëndrimeve dhe perceptimeve përmes ndikimit sistematik sidomos përmes institucioneve dhe organizatave fetare-antishqiptare.

Çështja kryesore për shqiptarët gjatë shekullit të kaluar ka qenë ruajtja e identitetit fizik, gjuhësor dhe kulturor. Historia dhe gjenocidi në territoret shqiptare japin një mundësi për të dalluar tiparet konstante jo vetëm të anatomisë së krimit, por edhe të logjikës që lidh ngjarjet e ndara gjeografikisht dhe përkohësisht.

Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të – pasi shteti osman u tërhoq në kufirin e sotëm të Turqisë – u shënua nga migrimi, statusi i pakicës brenda shteteve të krishtera ballkanike të krijuara nga të Mallkuarit e Evropës në territoret tona, diskriminimi i fshehtë ose i hapur, persekutimi, vrasjet, dhunimet, torturat dhe luftërat-gjenocidet. Periudhat e paqes relative ishin vetëm një hyrje e vuajtjeve të reja, madje edhe më të rënda.

Një nga tiparet kryesore të procesit të formimit të shteteve kombëtare ballkanike ishte degradimi i kombit nga kriteret fetare dhe kuptimi i shtetit si një mjet politik në duart e pushtuesve të trojeve tona.

Prandaj, lindja e çdo shteti komb të “krishterë” ballkanik (që faktikisht nuk beson aq në Zot), thënë më mirë – fqinjët pushtues që fenë e shpërdorin vetëm për të përforcuar nazizmin e tyre, të njëjtën e shoqëruan me masakra masive të shqiptarëve “myslimanë”, dhunimin seksual të femrave, dëbime, ndryshime në pamjen dhe emrin e vendbanimeve, kolona refugjatësh që lëvizin në rrugë me baltë ose qafa malore të pakalueshme, ëndrra për t’u kthyer në shtëpi, marrëveshje të pa-përmbushura të kompensimit për pasurinë e konfiskuar ose të braktisur etj. Ky manifestim i mentalitetit nazist terrorist u dokumentua gjithashtu në gjenocidin e fundit (në 1999) të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Për të mos lejuar përsëritjen, ne, të bashkuar, duhet të punojmë në ndërtimin e mbrojtjes. Ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

 

***

Gjithkush ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes disa kolegë  të mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e fushëbetejës:

 

Të dashur miq, vitet që ne i kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes, shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit. Kishte gjithçka me përjashtim të urrejtjes.

Ne së bashku mësuam, u edukuam dhe u jemi përmbajtur parimeve-rregullave. Oficerët domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do të gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Gjobitja e pensionistëve, akt antihuman! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri  social

***  Kimete Berisha: “Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës. Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.”

-Reforma dhe kursimi nuk fillohen, së pari me   gjobitjen e pensionistëve të varfër dhe të pafuqishëm, të cilët mezi mbijetojnë në skamje të thellë dhe të papërshkrueshme   (me pensionet më të ulta në botë) në Kosovë, por me “shkundjen” e kalsës borgjeze-kullakëve milionerë dhe miliarderë, të cilët qe 20 vjet (2000-2021)janë pasuruar në kurizin e popullit dhe të Kosovës, jetojnë në luks dhe në standard jetese më të lartë dhe më moderne sesa ata në shtetet më të zhvilluara dhe më të përparuara të Evropës dhe të botës kapitaliste demokratike.

-Çudi, dhe shumë befasi për të keq dhe skepticizëm, nga lindi ideja, që  të fillohet një “luftë” e tillë kundër pensionistëve, çfarë po fituaka shteti i Kosovës me  shkurtimin e “shtesave prej 30 eurove mbi pensionin bazë” të pensionistëve të Kosovës sipas Vendimit të miratuar të Qeverisë aktuale, më 21 prill 2021?

 –Atë, do të duhej ta dinin vetëm ata që e kanë propozuar dhe miratuar atë Vendim plotësisht  të GABUAR, ANTIHUMAN, ANTISOLIDAR, ANTILIGJOR DHE ANTISOCIAL !

 Sepse, duke mbajtur parasysh gjendjen e mjerueshme sociale dhe materiale të shumicës dërrmuese të qytetarërve të Kosovës, e në veçanti të pensionistëve të varfër dhe të braktisur nga shoqëria e ashtuqujatur solidare , humane dhe demokratike e Kosovës (2000-2021), një Vendim i tillë i qeverisë aktuale është i gabueshëm, antiligjor, apolitik, antihuman dhe antisocial, sepse godet shtresën më të varfër dhe më të rrezikuar  në aspektin material dhe ekzistencial-pensionistët e “shkretë”, të cilët qe  20 vjet mbijetojnë në varfërinë më  ekstreme me pensione nënminimale, që në fakt nuk përmbushin as kriteret e ndihmave sociale të një shteti të mirëfilltë, ku sundon ligji së drejtës, solidarësia, barazia dhe humanizmi i njëmendtë sikurse në shtetet kapitaliste demokratike të Evrpës Perëndimore.

Së fundi,  ja një digresion përkujtues nga historia johumane  evropiane , kur Adolf Hitleri  mori pushtetin në Gjermani në vitet ’30 të shekullit XX, së pari me pleq dhe me invalidë  të sëmurë pati filluar “reformën humane dhe demokratike” !!!???

Qysh pa filluar Lufta e Dytë Botërore (1939), Adolf Hitleri pati filluar  reformat  e zeza dhe antihumane të regjimit të tij. Së pari, i ka “kurtalisur” pleqtë , të sëmurët dhe invalidët me justifikimin se “shteti nuk paguan para për ata që janë tepricë e padobishme e shoqërisë”… Kjo politikë antihumane e tij ishte në përputhje të plotë me  axhendën e strategjisë së shfarosjes së hebrenjve dhe të shkatërrimit të botës.

Gjithashtu, edhe COVID-19 ka të njëjtën strategji, edhe më të sofistikuar sesa të Hitlerit,  së pari, në dimensione globale, zhduk pleqtë dhe të moshuarit, si dhe popujt e varfër, të pazhvilluar dhe, atyre në zhvillim u shkakton “tromb” të pashmangshëm, në mënyrë që të zhvilluarit të bëhen  më të pasur dhe më të zhvilluar (siç është Kina etj.), me qëllim që të sundojnë gjithë botën, në emër të “reformave” e “rendeve të reja” globale,  thënçin demokratike, ekonomike, sociale dhe  humane etj.

blank

LINDJA E MESME DHE ZBRAZËTIA POLITIKE – Nga FRANCO VENTURINI – Përktheu Eugjen Merlika

 

Do të kryenim një gabim të stërmadh nëse do të mendonim se jemi të pranishëm  ndërmjet izraelianëve dhe palestinezëve vetëm në një Amarkord tragjik të luftërave të tjera, të gjakut tjetër, të ngacmimeve të tjera. Është e vërtetë që kundërshtia zgjat prej shtatëdhjetë vitesh, e prodhon shpërthime të herëpasherëshme, sikur Historia të kishte nevojë të shfrynte kohë pas kohe. Por këtë herë rreziku i një lufte të vërtetë në Lindjen e Mesme është më i madh. Kësaj rradhe lëshimi i raketave, bombardimet, vrasja e civilëve përmbajnë lajmërime të tmerrshme që bien në një zbrazësirë politike ndërkombëtare (cila është strategjia e Biden-it?) e njëkohësisht u prijnë kundërshtive gjithënjë e më t’ashpra në frontet e brëndëshme të katër aktorëve të parë: Izraelit, Autoritetit palestinez, Hamasit dhe Iranit.

Netaniahu është një kryeministër pa shumicë mbas së satës përgjigje zgjedhore të marsit. Pa dyshim siguria është një përparësi që i përbashkon gjithmonë izraelianët, e në fakt kontaktet për krijimin e një qeverie të re e të ndryshme janë pezulluar. Por askujt nuk i shpëton fakti se Netaniahu është dobësuar e që vendosmëria ushtarake ndoshta mund t’a ndihmojë të nëpërkëmbet. Gjithmonë nëse nuk shtrihen më shumë dhunërat ndërmjet hebrenjve izraelianë e arabëve izraelianë, siç ka ndodhur dje nga Tiberiada deri në Haifa, sepse atëherë do t’ishte një bashkëjetesë nga e cila Izraeli ka nevojë të vihet rrezikshmërisht në diskutim.

Mahmut Abazi është kryetari pak i ligjshëm i palestinezëve të West Bank-ut. Rënia e tij politike zgjatet tashmë prej disa vitesh dhe u vërtetua së fundi në shtyrjen e votimeve, tepër të rrezikëshme për drejtimin e tij të çalë. Çrregullimet e Jeruzalemit Lindor për të janë një lloj shprese e fundit: të gjithë duhet të kuptojnë që palestinezët nuk kanë braktisur çështjen e tyre, nuk janë kthyer në të parëndësishëm, e ky duhet të jetë lajmërimi i fuqishëm që duhet t’i arrijë presidentit të Shteteve të Bashkuara që deri tani ka qënë i zënë për të parë gjetiu.

Hamasi, organizata skajore palestineze që drejton me grusht të hekurt Rripin e Gazës, ka lëshuar e para raketat e saj mbi objektivat civile izraeliane, kur dukej se ndeshja ishte shumë e ashpër por e kufizuar në Sheshin e Xhamive të Jeruzalemit. Mundet që kuptimi fetar veç atij politik i atyre aksidenteve t’a ketë shtyrë Hamasin dhe Xhihadin për të mos u dukur të mbetur mënjanë apo mospërfillës. Por ka edhe një ndërpretim të ndryshëm, që po bëhet gjithënjë e më shumë i besueshëm, e që ka të bëjë me pragun zgjedhor n’Iran, ndërsa në Vienë zhvillohen bisedime për të ringjallur marrëveshjen kundër-bërthamore të 2015. Ky bashkë-bisedim nuk mund të shkojë larg (do të duhej të mbyllej në mënyrë pohenike brënda fundit të majit) nëse ndërkohë Hamasi, fuqimisht i lidhur me konservatorët iranianë, do të vazhdojë të bombardojë qytetet izraeliane apo sapo të ketë mbaruar. Do të mjaftonte një keqësim i mëtejshëm i gjëndjes për të ndaluar Shtëpinë e Bardhë të rivendoste paktin me Teheranin. Dhe konservatorët, me në krye Rojet e Revolucionit, do t’a kishin të shtruar rrugën e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Irani pikërisht, është zotuar me Izraelin në një luftë të zvarritur, mik e furnizues i Hamasit, ku ndërmjet kandidatëve për president rimbin Ahmadinexhadi, drejtuesi epror i të cilit, Khamenei, deklaroi mbas fakteve të Jeruzalemit, se Izraeli nuk është një Shtet por vetëm një “garnizon terroristësh” që duhet “luftuar”.

Loja, siç duket, po zgjerohet si kthetrat e një oktapodi, e rrezikon të ndezë gjithë Lindjen e Mesme e Gjirin Persik me një zjarr të pakontrollueshëm. Aq më tepër se pika e riferimit të të gjithëve, Amerika e Biden-it po kalon një tranzicion strategjik që në rajon është veçanërisht i ndjeshëm. Donald Trump-i kishte njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit e kishte shpërngulur aty ambasadën e tij, kishte varrosur teorinë e bisedimeve për dy Shtete, kishte mbrojtur Marrëveshjet e Abrahamit (të Izraelit me Emiratet Arabe, Marokun, Bahreinin dhe Sudanin) që në heshtje arkivonin çështjen palestineze, i kishte prerë Ramallahut fondet e ndihmës duke rënduar në disa raste kriza të vërteta njerëzore. Joe Biden ata fonde shpejt i rivendosi, nuk do t’a rishpjerë ambasadën në Tel Aviv, don të mbajë një lidhje shumë të fuqishme aleance me Izraelin, por politika e tij në lidhje me Lindjen e Mesme, përtej disa deklaratave të përgjithëshme, është ende e gjitha për t’u përcaktuar. Sepse në vështrimin e tij ndërkombëtar janë përparësore Kina e Rusia, është e tillë edhe një marrëveshje, qoftë edhe e pjesëshme me Iranin, e tashti kuptohet se deri në ç’pikë presidenti i SHBA është befasuar nga ngjarjet e këtyre ditëve. Trumbat e luftës jehojnë tashmë në Studion Ovale. Venërisht prej saj duhet të arrijnë sinjale të qarta, ndërsa nuk ka formula të reja për të mbërritur tek paqja, ndërsa në rajon rriten grupet e dhunës dhe skajore, ndërsa është në lojë n’Izrael edhe paqja e brëndëshme e kompaktësia shoqërore. Biden-i, siç i ka ndodhur të gjithë para-ardhësvet  të tij, i duhet të marrë përsipër rreziqet e tij e të hartojë një strategji që nuk mund të jetë një sukses i siguruar.

Por nëse kjo nuk do të ndodhte, e nuk do të ndodhte menjëherë, rreziku do t’ishte akoma më i madh: ai që të lejohej që një tragjedi e pafundëme të thellohej e të zgjerohej, dy hapa larg shtëpisë sonë dhe zonës së shqetësuar të Mesdheut.

 

“Corriere della Sera”, 14 maj 2021     Përktheu Eugjen Merlika

blank

NË KOLEGJIN HARVARD TË SHTETEVE TË BASHKUARA KUJTOHET TRAGJEDIA E ÇAMËRISË SHQIPTARE- Nga Frank Shkreli

Këtë të djelë me 23 Maj, 2021 në Kolegjin Harvard në Cambridge të shtetit Masaçusets, jo shumë larg nga qyteti i Bostonit, do të organizohet një diskutim me titull: Shqiptarët Çamë të Greqisë: 77 vjet mohim, me pjesëmarrës Dr. Isa Blumi dhe Dr. Rudina Jasini.   Ky njoftim është përhapur për mediat dhe të gjithë të interesuarit nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvard-it. Në njoftim bëhet thirrje që të interesuarit t’i bashkohen diskutimit mbi Çeshtjen Çame me historianin Dr. Isa Blumi i Universitetit Stockholm dhe me Doktoren e shkencave juridike, Rudina Jasini, eksperte e ligjeve ndërkombëtare penale dhe e të drejtave të njeriut, pranë Universitetit Oxford.  Diskutimi i dy ekspertëve do të zhvillohet nepërmjet platformës “webinar” duke filluar nga ora 11- para dite sipas orës së Bostonit, këtë të djelë më 16 Maj dhe do të pasohet me pyetje-përgjigje. Diskutimi do të drejtohet nga Deni Hoxha, Kryetari i Shoqatës së Studentëve shqiptarë në Harvard, sipas njoftimit të studentëve shqiptarë të Harvard-it, të shpërndarë disa ditë më parë në rrjetët sociale.

Kolegji Harvard administrativisht është pjesë e Universitetit të njohur botërisht, Harvard, më i vjetri universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i themeluar në vitin 1636, por që edhe pas më shumë se 400 viteve në ekzistencë, gjithnjë vazhdon të tërheq, udhëheqsit dhe akademikët më të njohur të botës, por edhe studentët më të mirë nga të gjitha anët e botës.  Në këtë ambient edhe studentët shqiptarë të këtij instituti të lartë të dijës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë themeluar Shoqatën e Studentëve Shqiptarë pranë Kolegjit Harvard. Është kjo një organizatë e cila bashkon studentët me origjinë shqiptare si dhe studentët e kombësive të tjera të interesuar për kulturën, historinë dhe çeshtjet aktuale të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.  Shoqata shërben si një ent që ve në dukje — për komunitetin akademik të Harvardit por edhe më gjerë — çeshtjet shoqërore, ekonomike, historike dhe politike që u interesojnë Shqiptarëve anë e mbanë botës, duke organizuar diskutime, ngjarje kulturore, forume e tjera.  Është në këtë frymë që këtë të djelë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit të Harvardit do të zhvillojë diskutimin via platformës “webinar” mbi çeshtjen çame – 77 vjetë mohim. Të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë ftohen të regjistrohen sipas informacionit më poshtë në njoftimin e bashkangjitur.

Historiani, filozofi, poeti dhe novelist Xhorxh Santayana i cili ka studiuar pikërisht në Kolegjin Harvard – ku edhe po organizohet diskutimi për masakrën e Çamërisë — ka një thenje që i atribohet atij në lidhje me nevojën për tu përballur me krimet e historisë: “Ata të cilët nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar që ta përsërisin atë”.   Historia e Kombit shqiptar është plot masakra nga të fqinjtë kundër shqiptarëve dhe nga shqiptari kundër shqiptarit. Mjafton të kujtojmë 50-vjet krimet e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Historia njeh – por për të cilat nuk flitet aq sa duhet — masakrën e Çamërisë, atë të Tivarit dhe masakrat e shumta otomane, serbe e malazeze kundër shqiptarëve gjatë shekujve, përfshir edhe krimet kundër njerëzimit të forcave terroriste të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit atje, me qëllim të spastrimit etnik.

Ata që më njohin e dinë se unë (megjithëse nuk jam vetëm) kam humbur shpresën në këtë klasë politike shqiptare të 30-viteve të kaluara se ata do të sjellin ndryshimin – se ata pas pothuaj 50-vjet robërie komuniste do të sjellin lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë dhe pa dallim, se ata do ishin udhëheqësit shqiptarë post-komunistë që më në fund – të çliruar nga ideologjia komuniste – do të përballoheshin me të kaluarën e vështirë me krimet dhe me masakrat e kryera kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve historike shqiptare. Ishte një shprersë e kotë! Shpresa ime dhe e shumë të tjerëve mbetet brezi i ri i shqiptarëve  brenda dhe jashtë trojeve, por sidomos shspresoj në të rinjët shqiptarë që po edukohen në Perëndim, siç janë studentët që po organizojnë këtë të dielë diskutimin, në nivel akademik në një institucion të lartë arsimor amerikan, siç është Harvard College, mbi çështjen e Çamërisë, të cilën ata e përmbledhin duke dhenë një historik të shkurtër të kësaj tragjedie:

“Çështja Çame: Pushtimi Grek i Çamërisë 1912-1913 i la Shqiptarët Çamë jashtë kufijve të vendit të tyre të lindjes. Nga 1913 e tutje, popullsia Çame Shqiptare ra në mënyrë të dukshme për shkak të persekutimit, dëbimit të detyruar dhe spastrimit etnik. Shtytja e fundit ishte në 1944-1945 kur nisi një fushatë brutale nga forcat greke kundër popullsisë shqiptare çame autoktone. Forcat paraushtarake greke

kryen një numër mizorish në shkallë të plotë, përfshirë masakra ndaj burrave, grave dhe madje edhe foshnjave. Ndërsa bota mbylli sytë ndaj kësaj masakre, rreth 25,000 refugjatë çamë kaluan kufirin në Shqipëri dhe mbi 2,000 Çamë u vranë.  Sot, Çamët formojnë një komunitet prej të paktën 250,000 banorësh në Shqipëri, 100,000 në Turqi dhe 70,000 në Shtetet e Bashkuara. Parlamenti i Shqipërisë shpalli 27 Qershorin si Ditën e Gjenocidit Grek Shovinist kundër Shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa, 77 vjet më vonë, Greqia ende mohon ekzistencën e çeshtjes çame dhe madje mohon edhe ekzistencën e një pakice shqiptare në Greqi”, thuhet në njoftimin për media të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë pranë Kolegjit Harvard.

Prezantuesit kryesor të çeshtjes Çame në këtë diskutim janë Dr. Isa Blumi, Porfesor i Asociuar i Studimeve turke dhe Lindjes së Mesme në Universitetin e Stokhomit, i cili do të flasë për rrënjët historike të ngjarjeve që çuan në okupimin e Çamërisë dhe në pushtimin përfundimtar nga forcat greke, gjë që çoi në aneksimin e imponuar ndërkombëtarisht të asaj krahine duke e ndarë njëherë e mirë nga  territoret e tjera shqiptare. Profesor Isa Blumi do të flasë gjithashtu edhe për mekanizmat ndërkombëtare që kanë lehtësuar ndarjen e ish-territoreve otomane, bazuar në kritere që çuan në shpopullimin e Çamërisë nga shqiptarët autoktonë.

Ndërsa folësja tjetër në ketë diskutim, Dr. Rudina Jasini, aviokate due studiese e specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe në fushën e të drejtave të njeriut në Univresitetin e Oksfordit do të ofrojë për pjesëmarrësit një përspektivë të thellë të sfidave ligjore dhe politike të çeshtjes Çame si dhe mënyrat due rrugët ligjore dhe forumet ndërkombëtare ku mund të diskutohet çeshtja Çame.

Një nga tiparet më karakteristike të përballimit me të kaluarën historike dhe zbulimit të së vërtetës është dëshira për të njohur atë histori dhe për të vendosur për të kërkuar drejtësi me ligj për grupet e dëmtuara dhe të shtypura, historikisht. Shumë aspekte të historisë së Çamëve Shqiptarë janë shumë pak të njohura, ose të keq-interpretuara, falë një numri të madh masash dhe dekretesh të miratuara nga qeveritë dhe autoritetet greke gjatë dekadave.

 

Përshëndes Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit Harvard për nismën e tyre fisnike dhe uroj që ky diskutim të jetë një kontribut i vyer drejtë vendosjes së drejtësisë dhe të zbulimit të vërtetës historike dhe vuajtjeve të shqiptarëve çamë.   Është vërtetë një freski shpirtërore, morale dhe patriotike kur sheh një grup studentësh shqiptarë të edukuar në Perendim — e sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara — të interesuar për të trajtuar ngjarje të rënda nga historia e hidhur e Shqiptarëve, siç është çeshtja Çame.  Seminare të tilla në nivel akademik, jo vetëm që kontribojnë në zbulimin e së vërtetës historike mbi çeshtjen Çame, por ndihmojnë, njëkohësisht, edhe në ndërtimin e urave të pajtimit midis dy vendeve dhe dy popujve, duke forcuar kështu paqën dhe sigurinë në rajonin ballkanik dhe në Evropë.

blank

blank

blank

Pa inati, Vlora Çitaku si Margaret Thatcher ! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

-Sepse deri më sot, asnjë nga burrat e shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk pati guximin, që t’ia përplasë në fytyrë para gjithë botës të vërtetën historike, politike dhe faktike Serbisë se është shtet kolonialist dhe, duhet dekolonizuar nga popujt dhe territoret e huaja të vendeve fqnije. Edhe sot, pas aktit të pavarësimit të Kosovës, kjo, as nga liderucët e Kosovës e as nga ata të Shqipërisë, nuk trajtohet si çështje koloniale. Si rrjedhim, sot kemi “Dialogun e shpikur të Brukselit”, të përqafuar nga liderucët, tanimë të njohur për opinion publik vendor dhe ndërkombëtar.

Ndryshe nga liderucët e tjerë të derisotëm në Kosovë e në Shqipërinë londineze , Vlora Çitaku-Drenica është e para në historinë diplomacisë shqiptare ballkanike, evropiane dhe ndërkombëtare, që nga foltorja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, para gjithë botës pohoi të vërtetën historike, se Kosova ishte koloni e Serbisë, dhe se kjo duhet DEKOLONIZUAR !!!

Pikërisht, ky guxim dhe kjo mendjeprehtësi politike, diplomatike dhe kombëtare, vë në dukje faktin sesa VLORA ÇITAKU-DRENICA është e ditur, e ngritur, atdhetare, vizionare, e emancipuar dhe patriote ndër diplomatet e diplomatët më të zotë që ka Kosova dhe Shqipëria !

–Pa asnjë inati, Vlora DRENICA është sikurse ish-kryeministrja Margaret Thatcher e Britanisë së Madhe (1979-1990).

-SEPSE atë që Shqipëria nuk e bëri dot në OKB (1955-2021), e bëri Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku (2019), duke demaskuar kolonialzimin shekullor serb në Kosovë.

-JO më pak se 74 vjet askujt prej diplomatëve shqiptarë (meshkuj e as femra) nuk ia mbajti, që Serbisë t’i thoshte, ti je shtet kolonizator, ti je shtet gjenocidal ndaj Kosovës, (1912-1999). Ndryshe, nga të gjitha garniturat e politikanëve dhe të diplomatëve shqiptare (1955-2019),ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku-SHOTË GALICA E DYTË E RADISHEVËS, e pohoi të VËRTETËN HISTORIKE m’u në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 10 qershor 2019 se Kosova ishte koloni e Serbisë.

Këso Margaret Thatcher britanike i duhet politikës së jashtme dhe diplomacisë së Shqipërisë dhe të Kosovës

 

Prandaj, pa më të voglin dyshim, Vlora Çitaku e meriton të jetë ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nëse kryeministri Edi Rama, do ta emëronte atë në krye të diplomacisë shqiptare. Të tjerat janë “dushk për gogla”, “përralla me mbret” ose “përralla me tupan” , “luaje derën” kot i kotit, “afroma veshin asgjë s’po të kallëzoj “!

Nuk duhet lajthitur dhe ushqyer me “nusprodukte” të propagandës diskualifikuese të trukeve ndërpartiake, ndëmahallore dhe ndërprovincialiste, se gjoja, tanimë Edi Rama paska projektuar “tradhtinë” kundër Kosovës, duke parashikuar që Vlora Çitakun ta zgjedhë ministre të Jashtme të Shqipërisë. Kjo nuk do të ishte kurrfarë tradhtie, por fatbardhësie, sepse Vlora i plotëson të të gjitha kushtet për ushtrimin me plot sukses të detyrës në një post të tillë shumë të rëndësishëm jo veç për Shqipërinë, por, edhe për Kosovën, si dhe për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Prandaj, edhe pse Vlora Çitaku është hise e PDK-së, kjo nuk do të thotë se ajo “është mushkonjë” (por asset shumë i rëndësishëm dhe i çmueshëm diplomatik, kombëtar dhe atdhetar) pavarësisht nga stuhitë dhe nga “bumbullimat” e motit të lig pranveror të “teorive të komplotit” dhe të “teorive konspirative” të dezinformatorëve dhe të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Sikur Vlora të emërohej kryediplomate e Shqipërisë, Kosova dhe të gjithë shqiptarët, do të faktorizoheshin në Ballakan !

Edhe pse kohëve të fundit po spekulohet me “pompë galvanizuese” nga propaganda mediale e verdhë dhe “terciare”, si dhe nga “trabantët” e ndryshëm agjenturorë, se gjoja kryeministri Edi Rama , tanimë ka “rezevuar” karrigen e ministrit të Jashtëm të Shqipëriës për ish-ambasadoren e suksesshme të Kosovës, Vlora Çitaku, kjo nuk ka asnjë të keqe as për Vlorën, as për Kosovën e as për Shqipërinë. Përkundrazi, duhet falënderuar kryeministrin Edi Rama, që kuadrot e afta politike dhe diplomatike, juridike, ekonomike e kulturore etj. të Kosovës i ka përfsdhirë në vende-poste të rëndësishme të Qeverisë së tij. Kjo strategji vizionare dhe tejet e dobishme për bashkëpunimin, afrimin dhe bashkimin e shqiptarëve, është për ta përshëndetur dhe përqafuar, jo për ta kritikuar pa asnjë argument valid, se gjoja një politikë e tillë e Edi Ramës, “pasksha parapavijë tradhtare” ndaj Kosovës (!) Ky është veprim injorasnt, shpifje dhe gënjeshtër sui generis, që ka për qëllim përçarjen, thellimin e kontradiktave, si dhe përligjjen e status quo-s së gjendjes së mjerueshme të shqiptarëve në “rezervatet” kolonialiste dhe neokolonialiste të sllavëve dhe byzantine ballkanikë.

Shkas për të ripërsëritur vlerësimin tim lidhur me diplomaten z.Vlora Çitaku, është ky titull irritues i një shkrimi të Rexhep Tortes : “ Vlora Çitaku, flutur atdhetare apo mushkonjë e tradhtare”.( https://lajmpress.org/vlora-citaku-flutur-atdhetare-apo-mushkonje-e-tradhtare/ ), përmbajtjen e të cilit nuk desha ta lexoja fare, ngase ishte irelevante për interesin e përgjithshëm.

blank

UÇK ËSHTË MBARË KOMBI SHQIPTAR – KOMBI ËSHTË MBI TË GJITHA – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ *

 

-Veprimet në Parlamentin e Dardanisë janë të shëmtuara e të papranueshme

 

 

           

Disa deputet të pasjellshëm të PDK-së, të përkrahur nga disa deputet të njejtë të partive të tjera opozitare dhe shërbëtorët e tyre në media, e kanë humbur rrugën në oborr. Kot mundohen të fshihen pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kot shesin pallavra se kinse ata na qenkan UÇK-ja!!  Populli i di mirë punët e tyre të ndyta anti-shtetërore dhe anti-kombëtare. I shkelën me të dyja këmbët vlerat e luftës së UÇK-së.

UÇK JANË: -Të gjithë luftarët e lirisë nga të gjitha trojet tona, prej momentit kur bisha e egër serbe zbriti nga malet Karpate në tokat shqiptare;

-Të gjithë të burgosurit politik; Foshnjet, fëmijët, vajzat, gratë, burrat dhe pleqtë e paaramatosur të dhunuar, të torturuar, të djegur për së gjalli;

-Nënat shqiptare që përgaditën bukë dhe motrat që ju dhanë ujë luftarëve;

-Mjekët dhe motrat që u kujdesën për shërimin e luftarëve të plagosur;

-Kontribuesit e mjeteve financiare për blerjen e armëve kudo, sidomos në Amerikë;

-Bartësit e snajperave me kamion nga Las Vegasi në Los Angeles dhe me avion për Tiranë, tutje deri në frontin e luftës;

-Mbrojtësit e UÇK-së në Kongresin Amerikan me Joe DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin; dhe shumë përkrahës nga Mërgata në gjithë botën.

Pra, UÇK ËSHTË MBARË KOMBI SHQIPTAR.

Kërkesa për dorëheqjen e Ministres së Jashtme Donika Gërvalla është qesharake e ulët dhe pa kurrëfarë baze. Deklarata e saj para disa vjetëve nuk ka të bëjë aspak me UÇK-në dhe luftën e lavdishme gjithëpopullore. Dhënia e informatave për krimet e mundëshme politike është obligim i çdo qytetari, pa marrë parasysh çfarë pozite mbanë. Qëllimi i këtyre mjeranëve është FRIKËSIMI, e thotë znj. Kimete Berisha në stilin e saj karakteristik, origjinal, te drejtpërdrejt dhe PA FRIKË.

Nuk frikohet bija e trimit të pavdekshëm Jusuf Gërvalla. Nuk frikohet askush tjetër. Nuk frikohet populli i Dardanisë nga dështakët. Ata nuk e kuptojnë se efekti i veprimeve të tyre të shëmtuara në parlament është i kundërt. Populli vetëm sa neveritet dhe bindet edhe më shumë për vendimin e drejt të rrëzuarjes së tyre nga pushteti. Të dështuarit në pozitë, dalin edhe më të dështuar në opozitë. Në vend se të kërkojnë falje për veprimet e tyre 22 vjeçare në shkatërrimin e shtetit, të bëjnë ndryshime dhe të fillojnë të punojnë për së mbari.

Këta e paskan indoktrinuar dhe manipuluar edhe Rininë e PDK-së për të dërguar dosje dhe libër me krimet serbe te zyrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. E kanë huqë adresën. Këto materiale është dashur të adresohen te Vuçiqi, Thaqi, Rama dhe Mustafa, kanë patur kohë 22 vjet. Tashti le t’i adresojnë te ata dhe te zyrja e Enver Hoxhajt. Pritet dhe shpresohet se Kryetari shpresëdhënës  i LDK-së Lumir Abdixhiku ta pastrojë LDK-në nga mbeturinat e shkatërruesit të LDK-së dhe shtetit të Kosovës, Isa Mustafës. Nëse PDK vazhdon me këto veprime të ulta anti-kombëtare, do të përshëndetet me pushtetin për sa të jetë jeta.

Këto janë përpjekje dëshpëruese për të përçarë listën Guxo dhe Vetëvendosjen, për ta dobësuar luftimin e korrupsionit dhe agresorit serb, për ta penguar ngritjen e shtetit nga qeveria Kurti. Do të dështojnë me turp, sepse këta e kanë përkrahjen e popullit shumicë.

        Shovenisti serb Vuçiq e ka të qartë se, pas shkuarjes së Grenellit, Thaqit dhe  Mustafës, dhe ardhjes së Bidenit, Vjosës dhe Albinit, edhe luftën diplomatike e ka të humbur. Duhet pritur veprime agresive dhe trazira nga huliganët serb me qëllim të destabilizimit të shtetit të Dardanisë.

Donika Gërvalla është nderi dhe krenaria e kombit. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë shpëtimtarët e shtetit të Dardanisë dhe kombit shqiptar. Këtyre ju bashkangjiten edhe Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Zijadin Sela, të gjithë bashkë në shërbim të kombit.

Kombi është mbi të gjitha.

 

*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

blank

SHQIPËRI-SHBA-NATO: NJË LIDHJE DASHURIE USHTARAKE – Nga FRANK SHKRELI

Siç dihet, stërvitjet ushtarake shumëkombëshe, “Defender Europe 21” të NATO-s, të drejtuara nga ushtria amerikane, janë në zhvillim e sipër.  Në fillim të këtij muaji, në portin e Durrësit arrijtën një numër i madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhej në prag të stërvitjeve të forcave të NATO-s në Shqipëri dhe në rajon.  Zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë përqendrim të mjeteve ushtarake amerikane dhe të NATO-s si më të madhin që është parë në bregdetin e Shqipërisë ç’prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas zëdhënsve amerikanë, këto stërvitje ushtarake (nga 17 maji e deri me 2 qershor) kanë për qëllim parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale të Aleancës Perëndimore të NATO-s. Në stërvitjet “Defender Europe 21” të këtij viti po marrin pjesë gjithsejt 26 vende me pjesëmarrjen e 28, 000 ushtarëve të kësaj force shumëkombëshe, aleatësh dhe partnerësh.

 

“Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” citon VOA-shqip zëdhënsen, Tammy Muckenfuss të kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

 

Është mirë që me këtë rast të kujtojmë se si erdhi deri tek ky moment historik në marrëdhëniet ushtarake të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, fillimisht, dhe pastaj si anëtare e NATO-s.  Megjithë rrëmujën politike të kësaj klase politike gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur neo-komunist në Shqipëri prej tri dekadash – fatbardhësisht — kanë qenë dhe janë lidhjet ushtarake dhe antarësimi i Shqipërisë në NATO, ato që të pakën, simbolikisht, e kanë mbajtur Shqipërinë të ankoruar në Perëndim, shpesh edhe përball kërcënimeve nga udhëheqësit politikë shqiptarë se Shqipëria ka alternativa të tjera, duke lenë të nënkuptohet dhe duke aluduar për marrëdhëniet “historike” të Shqipërisë komuniste enveriste me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera autoritare, vende këto që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat që mbron NATO-ja, anëtare e të cilës është sot Shqipëria.

 

Merita për këtë moment historik të stërvitjeve “Defender Europe 21” nuk u shkon politikanëve aktualë dhe neokomunistëve shqiptarë – jo se jo – por as të tjerëve që me “photo opps” nga platformat e anijeve ushtarake amerikane në Durrës, me dylbi në dorë sikur të ishin turistë, duan ta tregojnë veten si protagonistë kryesorë të këtij momenti historik në marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane.  Jo, jo, merita për këtë moment në histori, siç tha me 3 maj edhe zëdhënsi i Pentagonit, Z. Xhon Kirby, u shkon atyre “Burrave dhe grave në uniformë dhe punës së tyre të shkëlqyeshme nga dita në ditë në rajon – veçanërisht në Ballkan dhe në zonën e Detit të Zi, si dhe në zonat operacionale të caktuara të Evropës dhe Afrikës”, theksoi zëdhënsi i Pentagonit. Unë do të shtoja se meritë për ketë ditë të shënuar shqiptaro-amerikane, kanë edhe ushtarakët shqiptarë të cilët, krah për krah, me forcat ushtarake amerikane dhe të NATO-s janë të përkushtuar dhe të betuar që të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe vlerat e përbashkëta perëndimore, si ushtarë të një vendi anëtar të NATO-s.

 

Prandaj, në këtë eufori të këtij momenti historik – ndoshta deri diku edhe i justifikueshëm — ia vlen të sjellim në kujtesë se si erdhi deri tek ky moment historik i stërvitjeve historike “Defender Europe 21” në Shqipëri, vërtetë një moment krenarie për të gjithë, sidomos për komunitetin shqiptaro-amerikan.

 

Në një shkrim me rastin e 9-vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO — Frank Shkreli:Shqipëria, vendi i parë ish-komunist që ka nënshkruar marrëveshje ushtarake me Shtetet e Bashkuara | Gazeta Telegraf – botuar me 10 gusht, 2018 kisha shënuar një historik të shkurtër të marrëdhënive ushtarake amerikano-shqiptare se si dhe kur filluan ato. Pjesë nga ai shkrim i tre viteve më parë:

 

Megjithëse njerëzit mund të kenë harruar, e vërteta është se ky interesim, në fusha të ndryshme nga ana e Shteteve të Bashkuara për Shqipërisë dhe për shqiptarët është pasqyruar dhe theksuar që në vitet menjëherë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri. Marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë pothuaj 30-viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në Mars të vitit 1991, marrëdhënie këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më entuziast në mbështetje të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO, ç’prej fillimit. Ishte ky një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake midis dy vendeve, kryesisht, për arsye të problemeve të brendshme politike në Shqipëri, por që në të vërtetë procesi ka filluar me vizitën e parë të delegacionit të forcave të armatosura të Shqipërisë në fillim të 1990-ave, një proces ky që zgjati, por që më në fund kulmoi në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në vitin 2009.

 

blank

 

Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një shtet partner dhe vend mik, marrëdhëniet me të cilin, Washingtoni i ka vlerësuar shumë. Që prej rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona më 15 mars, 1991 — pas një ndërprerjeje prej një gjysmë shekulli nga regjimi komunist — edhe Shqipëria, brenda mundësive të saja, e ka dalluar veten me fjalë dhe me vepra, si një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe me bashkëpunimin e saj në arenën ndërkombëtare.

 

Vizita e parë në Washington e një Ministri të Mbrojtjes të Shqipërisë ishte vizita e Safet Zhulalit dhe delegacionit të tij ushtarak në fillim të viteve ’90. Unë kam marrë pjesë si përkthyes në takimin e parë zyrtar midis delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit ku të dy palët, biseduan në hollësi mbi gjendjen e atëhershme të forcave të armatosura të Shqipërisë, si dhe për marrëdhëniet e ardhshme dhe për bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

 

Ishte Tetori i vitit 1993 kur Washingtoni nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë. Si diçka e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh mos ekzistencën e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Washingtonit — në atë kohë ky lajm bëri bujë duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Uashington Post. “Marrëveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms, “është nënshkruar më 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin dhe më 14 Tetor në Tiranë është nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Zhulali”, njoftonte në atë kohë gazeta e njohur e Nju Jorkut. Në marrëveshjen ushtarake shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjeruar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.”  Koloneli Adem Çopani, këshilltari ushtarak i Presidentit të atëhershëm, Sali Berisha, gjendej ato ditë në Washington për të biseduar mbi hollësitë e marrëveshjes.

 

Jo vetëm që kjo ishte marrëveshja e parë ushtarake e Washingtonit me një prej vendeve ish-komuniste më të egra, por Shqipëria ishte gjithashtu edhe vendi i parë ish-komunist që kishte kërkuar gjithashtu të anëtarësohej në NATO. Ka qenë Presidenti Sali Berisha ai që kishte bërë lutje për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por fatkeqësisht u desh të pritej deri në vitin 2009 që Shqipëria, më në fund, të anëtarësohej zyrtarisht në Aleancën e Atlantikut Verior, NATO, duke finalizuar kështu përpjekjet, prej pothuaj dy dekadash dhe duke realizuar gjithashtu edhe aspiratat mbarëshqiptare për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota.

 

Pak më vonë, gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post i kishte cilësuar marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane – midis ushtrisë më të pasur dhe më të fuqishme në botë dhe një ushtrie të vogël e të varfër – si një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), ndërkohë që citonte një oficer ushtarak amerikan, i pyetur për zhvillimin e shpejt të lidhjeve ushtarake me një vend ish-komunist, të ketë thënë se “Jemi prekur thellë nga ‘sindroma shqiptare’ – nga një dëshirë e madhe për t’i ndihmuar këta njerëz”, është shprehur oficeri i lartë amerikan. Washington Post theksonte gatishmërinë e Shqipërisë për këto marrëdhënie duke shkruar se Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u kishte venë në dispozicion Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të Shqipërisë, duke thënë se, “Ne i mirëpresim Amerikanët. Ata janë çelësi i sigurimit tonë”, citonte gazeta amerikane, ish-Presidentin Berisha.

blank

Ish-Sekretari i Mbrojtjes në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton, Z. Les Aspin ka nënshkruar marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Ndërsa gjatë një vizite në Tiranë, në vitin 1995, ka raportuar gazeta Washington Post, Kryetari i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili, u ka kujtuar shqiptarëve se interesimi i Shteteve të Bashkuara për fatin e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, e ka zanafillën tek Presidenti Woodrow Wilson, i cili ndërhyri në mbarim të Luftës së parë Botërore për të shpëtuar Shqipërinë. “Sa i kënaqur do të ishte Wilsoni po të kishte mundësi të vizitonte sot Shqipërinë dhe të shikonte realizimin e gjallë të ëndrrës duke parë ushtarakët e rinj amerikanë, krah për krah, me shokët e tyre shqiptarë, duke ndërtuar një të ardhme besimi, miqësie dhe partneriteti midis dy vendeve tona”, është shprehur ish-ushtaraku i lartë amerikanë para zyrtarëve më të lartë ushtarakë të Shqipërisë, në vizitën e tij në Tiranë në vitin 1995.

blank

 

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson – “Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do e përdori në mbrojtje të Shqipërisë”.

 

Besoj se Wilsoni do të ishte shumë i kënaqur edhe sot me njoftimin se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri, pikërisht në Kuçovë, bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor (në Kuçovë) ku ushtarakët amerikanë e shqiptarë do të punojnë se bashku në mbrojtje të paqës e begatisë në Shqipëri dhe më gjerë.  Por jo vetëm Wilsoni do të ishte i kënaqur për këtë zhvillim, por të gjithë ata – shqiptarë dhe amerikanë që ua duan të mirën marrëdhënieve midis dy vendeve tona – e të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane, si në fushën ushtarake ashtu edhe në fushën diplomatike dhe politike midis dy popujve.  Janë përpjekje këto të cilat kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zërë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve evropiane, por njëkohësisht edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ushtarako-diplomatike ndërkombëtare.  Shpresojmë që ndërtimi i bazës ushtarake në Kuçovë, si baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, të jetë vetëm fillimi i zhvillimeve të mëtejshme në forcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

 

                    blank

Ish-Kryetari i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili ka vizituar Tiranën në vitin 1995

 

Ishin këto disa hollësi nga një shkrim i botuar tre vjet më parë, por që ofrojnë sado pak një “background” historik se si u arrijt deri tek stërvitjet aktuale të NATO-s, Defender Europe 21 në Shqipëri – këtij momenti historik në marrëdhëniet dypalëshe, si një pasqyrim i përpjekjeve prej tre dekadash, të cilat kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zërë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve evropiane, por njëkohësisht edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ushtarako-diplomatike ndërkombëtare. Për këtë, të gjithë duhet të jemi krenarë dhe mirënjohës të thellë ndaj sakrificave që burrat dhe gratë–amerikanë dhe shqiptarë në uniformë — bëjnë për të gjithë ne nga dita në ditë, për sigurinë tonë dhe për lirinë dhe demokracinë në rajon dhe në botë.

 

Sidoqoftë, stërvitjet “Defender Europe 21”, janë me të vërtetë një moment historik për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, besoj pa dallim, ishin të kënaqur kur pamë anijet dhe zbarkimin e mjeteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Durrës. Për mua nuk ka pasur — gjatë këtyre 30-viteve të një tranzicioni të pa fund — një moment më historik se ky, me përjashtim të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri (mars 1991) dhe antarësimit të Shqipërisë në NATO (në vitin 2009). Kjo është një ngjarje pozitive për Shqipërinë megjithë problemet me zgjedhjet e 25 Prillit dhe pa marrë parasysh se kush e pret sot NATO-n në portet e Shqipërisë.  Si përfundim, unë besoj se ndonse me dhimbje dhe vonesë, Shqipëria do të bëhet – eventualisht — edhe pa politikanët shqiptarë aktualë, të cilët edhe sot 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit refuzojnë të distancohen nga komunizmi – një ideologji armiqësore kjo ndaj lirisë dhe demokracisë – e për të cilën u themelua, pikërisht, aleanca ushtarake NATO me qëllim që të përmbante përhapjen e komunizmit!  Nuk jam i sigurt nëse pritja e anijeve të NATO-s në Durrës – si pjesë e stërvitjeve “Defender Europe 21”, nga nostalgjikë të komunizmit shqiptar mund të quhet hipokrizi e rastit a po aksident historik! Kam drojë se do të nevojitet një brez tjetër politikanësh shqiptarë, por Shqipëria e lirë dhe demokratike, ashtu si e gjithë Evropa — e vlerave perëndimore të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara — do të bëhet edhe pa ta, megjith procesin e gjatë dhe shanset e shumta të humbura gjatë këtyre 30-viteve të tranzicionit politik! Edhe lidhjet ushtarake të Shqipërisë me SHBA dhe NATO-n jo vetëm do të mbijetojnë por do të forcohen mëtej dhe miqësia e veçant dhe historike midis popullit amerikan dhe shqiptarëve do të vazhdojë të rritet e të lulëzojë megjithë dredhitë dhe akrobacitë politike të politikanëve shqiptarë!

 

Frank Shkreli

blank

Takim i delegacionit të Republikës së Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë, i kryesuar nga ish-Presidenti Sali Berisha, qershor, 1992, me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me udhëheqsit më të lartë të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara

blank

Justina Aliaj, Lulja e Majit në Shqipërinë e lodhur nga traumat Nga Elida Buçpapaj

Dua të ndaj me ju atë emocion që përftuam ne të gjithë duke ndjekur performancën e Artistes të madhe shqiptare Justina Aliaj në koncertin show “Ikonat e muzikes shqiptare 11 maj 2021” -.

Justina Aliaj me mrekullinë e interpretimit të saj doli nga ekrani i vogël i televizorit, na kapi për dore, kudo ku ndodheshim nëpër kontinente të ndryshme, nëpër shtete të ndryshme, në distanca mijra e mijra kilometra larg dhe na bëri bashkë, na futi nëpër labirinte ëndërrash e na solli të gjithëve në Tiranë, duke u përkulur përpara artit të vërtetë!

Përkuleshim përpara Justina Alajt, përpara ngjyrave të pafundme të zërit të saj,  përpara serenatës shkodrane të kompozuar nga Pjerin Ashiku, Lulja e Majit, e njohur si Tangoja e Bunës, që na mori me vete me rrëmbim në ujrat e kaltër, si një katharsis universal me fuqinë që ka Arti i vërtetë, si e vërteta absolute.

Pothuaj të gjithë Artistët e Mëdhenj kanë ikur nga Shqipëria – një pjesë në botën tjetër, një pjesë në Perëndim, jo me dëshirën e tyre  – ndërsa Justina Aliaj është kthyer, është aty –

por  Lulja e Majit është performanca e saj e parë, pas kaq kohe, e përfshirë në një koncert, ku në video ne pamë vetëm variantin në anglisht, ndërsa varianti në shqip, ajme, ishte i prerë me gërshërë,

sikur një sharrë pret një pyll të tërë, për t’ja hequr njerëzve oksigjenin për të marrë frymë!

Përse në Shqipëri Artistët e mëdhenj vijojnë të censurohen,

nga xhelozitë ?

Përse shqiptarëve u hiqet e drejta të njihen me potencialin e Artit të vërtetë me dimensione botërore si Justina Aliaj e cila brënda disa minutave sa qëndroi në skenë na rrënqethi, na ngriti në Qiellin e Shtatë, na tronditi, na bëri të përlotemi, të qajmë me të madhe, të qajmë kohën kur i munguam atij vendi, na bëri të ndihemi se jemi ! Se jemi shqiptarë!

Shoh komentet e fansave të saj që e ndoqën koncertin, si e falenderojnë dhe i shprehin mirënjohjen, nga çdo cep i botës, shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e tyre të suksesëshme, që janë integruar dhe bërë pjesë e Perëndimit por që kanë mall për rrënjet e tyre, të cilat po i çrrënjos politika, duke ofruar art që duhet të refuzohet – sikur lakuriqësitë vulgare me zëra të industrializuar nëpër studo, që janë kthyer në seri sikur veshjet uniforme që shiteshin në kohën e diktaturës.

Artistët e vërtetë të formatit të Justina Aliajt nuk meritojnë që t’i largojnë nga skena  sepse janë dhurata që Zoti u bën kombeve.

Gjejeni sot një zë si të Vaçe Zelës!

Nuk e gjeni dot!

Gjejeni një zë si të Justina Alaijt !

Por përse nuk e shohim në skenat dhe ekranët shqiptarë ?

Ku janë interpretimet e saj në skenën teatrore ?

Po regjistrimet e saj ?

Përse një Artiste unike si Justina Aliaj në tre dekada ka jo më shumë se dhjetë performanca ?

Sot janë të gjitha mundësitë e teknikës për të krijuar artistë nëpër studio, por nuk mund t’i arrjnë kurrë ato dridhjet e vibratot e zërit saj, aq të freskët dhe rinor që përcjellin drithmat e shpirtit e si një Niagarë, si një Amazonë  mund të marrë me vete qindra e mijra zemra për t’i bërë me fletë !

Artistët e Mëdhenj si Justina Aliaj kanë fuqi liberatore !

Prandaj diktatura e largonte nga skenat!

Justina nuk bënte politikë, por Arti i mirëfilltë ka fuqinë e revolucioneve!

Artistët e Mëdhenj shqiptarë, të formatit të Justina Aliajt, me fuqi të tillë interpretuese dhe  me një zë që të trondit e të prek telat e shpirtit janë diçka tepër e rrallë, janë margaritarët e një kombi, janë kulmi nëse kombi është figurativisht piramida,

janë fryma e kombit që na gjallnojnë, na rebelojnë, na bëjnë ta dashurojmë të bukurën,  lirinë!

E tillë është Justina Aliaj, Artiste e profilit më të lartë, si hyjneshë, e përkëdhelur nga Zoti me magjinë e talentit për të bërë krenare popullin e vet,

por e penguar gjithë jetën nga brutaliteti i censorëve dhe xhelozitë e mediokriteteve.

Megjithatë prania e Justina Aliajt në koncertin Ikonat e Muzikës shqiptare e vuri në spikamë potencialin dhe fuqinë e një ikone të vërtetë, për të cilat kombi shqiptar ka sot nevojë më shumë se kurrë.

 

blank

Turp institucional kundër Diasporës – Struktura te paguara, Zinxhira mediatikë e njerëz të paguar për të kamufluar punën e vërtetë Nga Alba Kepi

Struktura te paguara nga shteti shqiptar qe nuk punuan e nuk ngriten nje here zerin ne mbrojtje te te drejtave te Diaspores!
Zinxhira mediatike e njerez te paguar per te kamufluar punen e vertete qe duhej bere ne respektimin e promovimin e te drejtave kushtetuese te Diaspores!
Nje turp institucional!
Kur do japi doreheqjen Ministri i Diaspores?
Komiteti Shteteror i Diaspores?
Sekretariati Teknik i Komitetit te Diaspores?
Koordinatoret e Diaspores?
Oficeret e Diaspores?
Grupi i punes per mbrojtjen e te drejtave te Diaspores?
Gazeta Diaspora?
Qendra e Botimit Diaspora?
Qendrat e Kultures Diaspora?
Qendra Kombetare e librit dhe leximin Diaspora?
Grupi nder institucional per emisionet e platformat e gjuhes shqipe?
Grupi nder istitucional per pavioni muze te Diaspores?
Fondi shqiptar per zhvillimin e Diaspores?
Etj etj etj etj..
blank blank blank blank blankblank
blank

Ramush Haradinaj, syri dhe veshi atdheut! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI      

Në theks !

*** Ata popuj që i çmojnë dhe i nderojnë heronjtë e tyre të rënë dhe të gjallë kanë ardhmëri dhe janë të çmuar dhe nderuar nga popujt e tjerë liridashës dhe atdhedashës.

Sot, më 9 maj 2021, në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, Ramush Haradinaj ( kryetar i AAK-së)  së bashku me bashkëpunëtorët e  tij, si dhe me familjarët e Ilir Konushefcit nga Prishtina dhe të mjekut Hazir Malaj nga Tropoja e Shqipërisë, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh  në varrezat e tyre,  në shenjë nderimi  dhe vlerësimi të lartë të sakriicës, të flijimit dhe të heroizmit të tyre për lirinë diellninë e Kosovës, të cilët, para 23 vitesh u vranë nga plumbat e tradhtisë dhe të pabesisë së terroristëve shqipfolës-bandës së Bislim Demirit nga Tropoja, më 9 maj 1998 në vendin e quajtur “Përroi i Poravit”, rrethi i Pukës, Qarku i Shkodrës.

Faleminderit Z.Gjeneral i madh në luftë e në paqe !

Faleminderit, Z.Komandant Ramush Haradinaj, që  si  në ditët më të vështira të luftës nën breshrinë e plumbave të armikut shfarosës serbian dhe të hyzmeqarëve të tij kuislingë shqipfolës, asnjëherë nuk u trembe dhe nuk u ligështove përpara tyre, por ua dhe hakun e merituar.

Po ashtu, edhe sot në paqe, asnjëherë nuk u ndave  dhe nuk i harrove VLERAT-bashëluftëtarët dhe bashkëheronjtë  tuaj të gjallë dhe të  rënë, të cilët nuk kursyen  jetët e tyre për mbrojtjen  dhe për lirinë e popullit dhe të Kosovës, siç ishin edhe vëllezërit tuaj heronj: Luani dhe Shkëlzeni, si dhe Iliri,  Adriani, Haziri, Zahiri, Ademi, Ramadani,  Zejnullahu, Edomondi, Lladrofci… e qindra  të tjerë, që sot u bënë SIMBOL i PAVDEKSHËM në FLAMURIN E LIRISË dhe të Pavarësisë së Kosovës shqiptare.

 

Plot 23 vjet, lotë, dhembje, pritje, ankth dhe padrejtësi !

 

Edhe sot (më 9 maj 2021), kur jeni duke bërë homazhe pranë varreve të Ilirit dhe të Hazirit në Varrezaat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të rënies së Ilirit dhe të Hazirit te Përroi i Poravit, rrethi i Pukës në Shqipëri, më 9 maj 1998, babai i Ilirit, Baca Halit, e falënderoi nga zemra Ramush Haradinajn, i cili (ashtu si vëllezërit,  Luanin e Shkëlzenin), kurrë nuk i harroi as për së gjalli e as për së vdekuri as Ilir Konushefcin e as Dr. Hazirin dhe shumë dëshmorë të tjerë të UÇK-së

BACA HALIT:

“Z. Gjeneral, Ramush Haradinaj, të lumtë pushka e lirisë!

-Ti je zemra, zëri dhe veshi i shqiptarisë!

 

“ZËRI, ZEMRA DHE VESHI I ATDHEUT”

Faleminderit Z. Gjeneral dhe komandant i UÇK-së, Kryeministër i Kosovës,  Ramush Haradinaj !

“Për mua  si prind, i vetmi ngushëllim është që djalin  tim, Ilirin  e solla në Prishtinë në Varrezat e  Dëshmorëve në Velani. Për këtë akt të rivarrimit të Ilirit dhe të Hazirit nga Tirana në Prishtinë, meritat kryesore i ka  komndanti i UÇK-së, përkatësisht ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj,  i cili më 27 Nëntor 2018, organizoi homazhe në Kuvendin e Kosovës dhe, në Akademinë Përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës,  mbajti fjalën kryesore me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së heronjve, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj.

 

Për gjithë këtë vepër të madhe patriotike, përkujdes dhe nderim të madh birit tim Ilir Konushefci dhe të Dr. Hazir Malës, të cilët ishin të pandarë gjatë luftës së UÇK-së, i shpreh mirënjohje dhe  e falënderoj nga zemra  ish-kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

–Faleminderit , z. Gjeneral, komandant dhe hero i gjallë dhe i lavdishëm i UÇK-së, bashkëluftëtar i birit tim, Ilirit, të cilin e deshe, e respektove, e ndihmove dhe e nderove aq shumë si vëllezërit tu heronj të Kosovës, Shkelzenin dhe Luanin. “ (Fragment nga libri për Ilir Konushefcin).

-Faleminderit Z. Gjeneral,

Faqja e bardhë e lirisë dhe e shqiptarisë!

blank

Portali Diaspora Shqiptare e Ministrisë së Diasporës të Edi Ramës po e hibridizon diasporën Për dijeni DEZA Nga Elida Buçpapaj

Për dijeni DEZA –  Direktion für Entwicklung und Zusammenarbeit

 

Ka disa kohë që është vënë në qarkullim portali Diaspora Shqiptare – nën drejtimin e Ministrisë së Diasporës – si mjeti më flagrant kundër lirisë të fjalës.

Me paratë e Perëndimit, diktatori i Shqipërisë, me shërbyesin e tij Pandeli Majkon promovon në diasporë gazetarinë sipas modelit të një shteti monist.

Edi Rama ka vite që ka hedhur në Perëndim celulat e veta, të cilat i promovon dhe i mban financiarisht për të kapur kësisoj edhe diasporën.

Janë krijuar me dhjetra shoqata si vezët e qyqes, që nuk bëjnë asgjë veç promovojnë të pabërat.

Në ndihmë u vijnë kanale televizive të RTSH, video që i hedhin në Youtube, që, sipas një informacioni, kushtojnë disa mijra Euro, të cilat iu dedikohen “yjeve të partisë” këtu në diasporë.

Në këtë valë është edhe portali Diaspora Shqiptare që e nxjerr vetë Ministria e Diasporës me paratë nga DEZA zvicerane të destinuara për forcimin e demokracisë në Shqipëri,

që Edi Rama i përdor për forcimin e pushtetit të tij omnipotent përmes klientëve të tij jashtë Shqipërie.

Fakti që një portal si Diaspora Shqiptare kanalizohet nga një ent qeveritar bie ndesh me çdo parim që ka të bëjë me lirinë e shtypit.

Shtyp i lirë në demokraci do të thotë raportim i gazetarëve për çështje me interes publik. Një shtyp i lirë mund të informojë qytetarët për sukseset ose dështimet e udhëheqësve të tyre, të përcjellë nevojat dhe dëshirat e njerëzve tek organet qeveritare dhe të sigurojë një platformë për shkëmbimin e hapur të informacionit dhe ideve.

Liria e shtypit mbrohet në Perëndim me Kushtetutë, është themelore në një demokraci të përgjegjëshme përpara Sovranit, që do të thotë se mediat janë rojtare për ta mbrojtur qeverisjen nga shkelësit e ligjit.

Ndërsa në rastin konkret është vetë qeveria e Tiranës që e shkel Kushtetutën dhe, me mjete financiare të marra nga Perëndimi, e klientelizon lirinë e shtypit.

Asnjë gazetar profesionist nuk do të pranonte të ishte palë e këtij projekti minues ndaj fjalës së lirë.

Gazetari është një profesionist në sektorin e informimit, ai merret me zbulimin, analizimin, përshkrimin dhe zgjedhjen e lajmeve dhe më pas shpërndarjen e tyre.

Kusht themelor përveç profesionalizmit është edhe pavarësia nga entet qeveritare.

Gazetari profesionist është i regjistruar në regjistrin e gazetarëve në vendin ku ushtron aktivitetin. Ai jeton me këtë profesion dhe ka një karrierë në këtë fushë.

Normalisht, në një portal serioz që presupozohej se do të mbulonte diasporën, do të duhej të kontribuonin gazetarë profesionistë me një karrierë të suksesëshme, jo ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës apo kontigjent i zgjedhur kokërr për kokërr në diasporë me kutin e Pandeli Majkos, Ministrit të Diasporës.

Nëse i hedh një sy portalit Gazeta Shqiptare, do të shohësh se janë të paktën rreth 2600 lajme me autorësinë “Gazetari” – pra lajme pa autorësi, të huazuara lart e poshtë – shpesh të mbushura me gabime dhe të palektoruara.

Për këto shërbime skarco klientelat pa emër paguhen, ndërsa fillojnë ta shesin veten si gazetarë!

Jo, nuk janë gazetarë!

Jo, kjo nuk është gazetaria!

Gazetaria nuk është një furçë me bojë për të mbuluar fasadën e shtetit të kapur e për t’i kthyer atë një realitet me lajle lule.

Një person që gjithë jetën ka qenë mësues nuk mund t’i teket një ditë të pretendojë e të bëhet gazetar dhe të përfshihet pastaj në projektet e Pandeli Majkos, sepse aty bie erë!

Me parat e veta mund të provojë çdo lloj aventurë, por me paratë publike jo!

Gazetaria e vërtetë e këtij 30 vjet tranzicioni nuk është lluks, qejf e pare e pistë, por është sakrificë dhe rrezik!

Opinioni shqiptar duhet të mësojë të dallojë, të mbrojë veten nga shpërdorimi  i emrit nga ata që shkelin ligjin në emrin e shtetit.

Opinioni shqiptar në diasporë duhet ta dijë se liria e shtypit nuk ka lidhje me Ministrinë e Diasporës të një vendi që i gjurmon qytetarët me database,

se në çdo vend demokratik mediat janë pushtet i katërt, i pavarur nga pushtetet e tjera, ekzekutivi, legjislativi dhe drejtësia.

Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një regjim monist hibrid,

ka kapur për gryke edhe lirinë e fjalës, jo vetëm në Shqipëri

përdorur instrumentat e veta shtetërore, ambasadat, projektet, mediat e Shqipërisë,

përfshi edhe portalin Diaspora Shqiptare duke e ndarë, përçarë e bërë lëmsh e li edhe komunitetin shqiptar në diasporë !

Portali Gazeta Shqiptare, kanali Urat i RTSH3, etj janë shembulli i degradimit të profesionit të gazetarit dhe mediumeve të fjalës së lirë.

Shqipëria është në rrezik.

Në rrezik është edhe diaspora.

Regjimin hibrid që ka instaluar në Shqipëri Edi Rama po e shpërndan edhe në diasporë!

Nuk do ta lejojmë!

 

PS

Ju lutem të vini re – screenshot i bërë prej meje në datën 10 maj 2021 rezultonin të ketë 2548 postime me emrin e autorit “Gazetar” dmth pa autorësi.

Sot më datën 12 maj 2021 – pas publikimit të shkrimit tim, në orën 10:00 rezultuan 2345 postime me emrin e autorit “gazetar”, dmth pa autorësi.

Ndërsa po sot më datën 12 maj 2021 – në orën 12:53 rezultojnë vetëm 91 shkrime me emrin e autorit “gazetar”, dmth pa autorësi.

Ja pra shiheni efektin e shkrimit. Shihni barbarinë që operon ky portal!

Sepse një sistem hibrid që ka në duart e tij, shtetin, pushtetin, mediat, nëpunësit, financat  së pari vë në objektiv si të padëshiruar gazetarët e pavarur dhe shtypin e lirë, brënda kufijve shtetërorë të Republikës të Shqipërisë, tani edhe jashtë kufijve!

Prandaj diaspora shqiptare është në rrezik !

 

Screenshot i bërë më 10 Maj 2021 ora 17:56

blank

 

Screenshot i bërë më datën 12 Maj 2021 ora 10:00

blank

 

 

Screenshot i bërë më datën 12 Maj 2021 ora 12:53

blank

blank

Jusuf Gërvalla në fulqinjtë e matrapazëve – Apo kur qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën – Nga XHAFER SHATRI

Kosova e mbërthyer në kthetrat e pandemisë, e harroi fatkeqësinë që i ka rënë mbi kokë duke parë e duke dëgjuar, opozitën dhe mediat e saj kah vjellin helm e çkulnajë në Parlament, në internet, në ekrane e kudo që mbërrin gjuha e tyre e pistë.
Objekt sulmi ishte dhe vazhdon të jetë Donika Gërvalla, një grua që prej dekadash ka dalluar me dijen, guximin e atdhetarinë e saj.
Babai im i ndjerë e thoshte shpesh: Qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën dhe nuk e lë të zotin me fjetë gjithë natën.
Nuk mbroj Donikën, se ajo nuk ka nevojë për avokat, por ne respekt te publikut duhen përseritur disa të vërteta.
Hienat e Prontomafisë, me gjoja mbrojtjen e banorëve aktual në Burgun ndërkombëtar të Hagës, në fakt duan t’i mbrojnë privilegjet e veta, postet që kanë marrë pa asnjë meritë dhe pasurinë që kanë vënë pa e derdhur as një kokërr djerse.
Meqë kjo lukuni çakejsh, të organizuar ushtarakisht, në vend se t’i vënë gishtin kokës, në vend që të kërkojnë falje për të gjitha të këqijat që ia kanë bërë Kosovës, janë çu peshë dhe po i kërcënojnë seriozisht të gjithë ata e ato që mendojmë ndryshe.
Ndonëse të pamerituara, sulmet ndaj Donikës janë sulme ndaj një personi publik, por ajo çka i bën sulmet ndaj saj anti-shqiptare janë përpjekjet për të goditur edhe babain e saj, JusuF Gervallën. Duhet të jeshë argat i dreqit të sulmosh Dëshmorin e Atdheut. Shumica e banorëve të Kosovës nuk kishin lindur ende kur Serbia vrau Kadri Zeken dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Për këtë pjesë të publikut po përkujtojë disa e vërteta, që në Kosovë do të duhej t’i dinin edhe zogjtë e malit:
1.
Jusuf Gërvalla ishte një personalitet shumplanësh: poet, shkrimtar, përkthyes, gazetar dhe këngëtar i njohur gjithandej ku kishte shqiptarë.
Ai i kishte të gjitha mundësitë “të jetonte si Beg“, por në një moment historik ai i la të gjitha anash dhe me një truç fëmijë nëpër këmbë e mori botën në sy.
Për Liri, për Shqiptarë dhe për Kosovën. Jo për Enver Hoxhën! Nese do ta kishte marrë për Enver Hoxhën mund të kishte shkuar në Tiranë.
Prandaj, Kryesia e Jugosllavisë, pra udhëheqja e njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropën e asaj kohe, pati marrë vendimin e prerë që Jusuf Gërvallën dhe dy shokët e tij të luftës, Kadriun e Bardhoshin t’i eliminonte me çdo kusht.
Dhe i ka vrarë në zemër të Evropës vetëm e vetëm pse ishin në krye të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.
Dhe i ka vrarë në një kohë kthese historike, kur komunizmi po shkërmoqej nën peshën e krimeve të veta të papërshkruëshme.
Dhe i ka vrarë për ta ngrirë në gjak Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa ju, “profesora“ të paedukuar, paskëshit menduar që Jusuf Gërvalla me shokë duhej ta hapte frontin edhe me Shqipërinë, se nuk i mjaftonte fronti me UDB-në e me Jugosllavinë!
A e shihni sa pak dini të analizoni apo të mendoni në mënyrë kritike? Po si mund të etiketoni Jusuf Gërvallën si enverist? Kur ai me asgjë nuk ishte i tillë, as me veshje, as me pamje, as me flokët, as me shkrimet, as me këngët. Me asgjë.
Kot e keni t’ia veshni pelerinën tuaj, sepse ai ishte VETEVETJA!
Ju këto teza mjerane i mbeshtesni ne dy-tri letra, që të vetmin qëllim e kishin ta vetëdijsojnë udhëheqjen shqiptare për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe të kërkonte mbështetjen e Shqipërisë, si i vetmi shtet që asokohe ishte vënë ne mbrojtje të Kosovës. Mjerisht shumë më tepër me fjalë e me propagandë se sa me ndonjë punë të mençur.
Ju nuk dini as të lexoni, sepse as një fjali e thjeshtë, madje as Librat e Shenjtë, nuk mund të lexohen jashtë kontekstit Kohë dhe Hapësirë!
2. Ju e akuzoni Donikën dhe familjen e saj, pse nuk kanë lejuar TMK-në të marrë pjesë në rivarrimin e eshtërave të Heronjëve të Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla?!
Po ju tregoj unë: Sepse shefi juaj, Padrino i Prontomafisë dëshironte ta përdorë edhe një ceremoni të tillë për qëllime të pista politike, ndërkohë që ekzekutonte shqiptarë të pafajshëm e me emër si në kohën e OZN-ës!
Në këto ekzekutime kanë marrë pjesë edhe vrasës që ishin të veshur me uniformën e TMK-së.
Në vitin 2000, njëri prej shefave të SHIK-ut, Muhamet Mavraj, prishet diçka me një kryeredaktor reviste dhe menjëherë atë natë, këtë fundit e kidnapojnë pjesëtarët e TMK-së dhe, pasi e çojnë nga Prishtina në do ara afër Lypjanit, e çallamitin dajak, duke e lënë për të vdekur. Ka plot këso rastesh edhe me fatalitet, por shpejtë do të dalin në shesh të gjitha! Do t’ia nxirrni njëri-tjetrit të palarat për fushë në përpjekje për të shpëtuar vetën. Lëmshi po mblidhet. Paniku është dëshmi.
A propos, TMK, ka marrë pjesë, me njësinë e nderit, edhe në varrimin e Fadil Hoxhës, i cili në kohën kur është marrë vendimi për vrasjen e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, ishte anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë!
Lexojeni Komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së për ngjarjet e turpshme të vitit 2004 dhe aty shihet se kush udhëhiqte me këtë institucion. Ajo komunikatë përgjithmonë do të mbetet manifest i turpit tonë kolektiv, kur djegia diabolike e kulteve dhe vrasja mizore e pleqve në shtëpitë e tyre lartësohen si akte heroizmi!
Ajo komunikatë, në çdo rresht të sajin e ka vulën e turpit e të tradhtisë maksimale; e ka logjikën shtetrrënuese e antishqiptare të Padrinos dhe të Koçi Xoxës së Kishnarekës. Përmes saj Hashim Thaçi me shokë marrin përgjegjësinë historike si organizatorë të atyre ngjarjeve të turpshme, në të cilat i ka ndihmuar me zemër Koshtunica dhe shërbimet sekrete serbe.
Qëllimi ishte i qartë; ndarja e Kosovës, futja e kulteve ortodokse në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s dhe bosnjëzimi përmes tyre i asaj pjese të Kosovës që do t’u mbetej shqiptarëve të shkretë.
3.
Altoparlantët e Prontomafisë, kudo që mbërrin pena e tyre e fëlliqtë, përpiqen ta fajësojnë Donikën edhe për shumëçka tjetër: çka ka kërkuar ajo në LDK, meqë babai i saj, po të mos e vriste Serbia, do të ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së?!
Cilido person që e ka njohur Jusuf Gërvallën apo që e njeh sadopak biografinë dhe krijimtarinë e tij e di mirë se ai kurrën e kurrës nuk do të pranonte të jetë qoftë edhe në shoqatën e gjuetarëve me persona, thënë më së buti, të ligj, të pagëdhendur e amoral që veç të tjerash janë përgjegjës:
a. Kanë shkruar komunikata antishqiptare, si ajo me numrin 59, dhe në orën më të ligë të Kosovës, përmes shpifjesh monstruoze janë përpjekur me krejt qenien e tyre diabolike të nxisin luftë vëllavrasëse në Drenicë dhe gjithandej në Kosovë.
b. Ndërkaq, të njëjtit, nuk kanë lëshuar fare komunikatë kur Adem Jashari me krejt Familjen e Tij ranë theror për Kosovën e për shqiptarët. E të cilin, jo vetëm që nuk e kishin ndihmuar, por edhe ia kishin vjedhur paratë që i kishte dërguar i vëllai për t’ia blerë dhe për t’ia përcjellur armët;
Çka është edhe më keq, pas Vetësakrifikimit Epik të Familjes Jashari, këta cuba që fshiheshin pas një gjoja shtabi të përgjithshëm, e emëruan, post mortum, Adem Jasharin Komandant të UÇK-së dhe volën e vodhën afër 100 milionë DM. Ndërkohë që për së gjalli nuk e njihnin as si pjesë të UÇK-së!
c. Në Hagë janë 4 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, prej tyre dy janë përgjegjës për vrasjen e Behadin Hallaçit, njëri prej burrave më të fortë e më të ditur të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës. E kanë vrarë vetëm pse i janë frikësuar autoritetit të tij. E kanë vrarë në një luftë që ata, nga një Luftë e Shenjtë për Liri e kishin kthye në luftë të Shëmtuar për Pushtet.
4.
Ju mendoni se bërllogun tuaj 20 vjeçar, deri edhe në përmasa të tradhtisë, sepse pazaret me kufijtë dhe sovranitetin nuk kanë emër tjetër, mund t’i pastrojnë Albini e Donika me shokë e shoqe për 2 muaj? Jo, as për 5 vjet, sepse dëmet që ia keni shkaktuar Kosovës, janë kolosale. Janë politike, janë ekonomike, janë juridike, janë financiare, janë morale. Disa prej tyre janë të pariparueshme. Përgjithmonë. Ato janë bërë edhe me vullnetin tuaj renegat e të pështirë.
Kësajde jam unë dhe plot të tjerë që do t’ua t’ua mbajnë gjithë jetën gishtin akuzues…
Ju nuk keni të drejtë morale me e çelë gojën tuaj mercenare, sepse ju flisni me gjuhë të pagueme nga parët e vjedhura.
Turpi ju mbuloftë!
PS
Një mesazh krejt miqësor për shefin e opozitës, Lumir Abdixhiku: mos lejo që debati i shëndoshë e aq i nevojshëm në Kuvend e gjithandej në Kosovë, të përkthehet në sulme të ulëta personale dhe nga njerëz me të cilët ndani të njëjtën parti, se me tipa të tillë gjithë jetën do të mbetesh në opozitë.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend