VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi – Nga SPARTAK NGJELA

By | May 28, 2018

Komentet

Detajet: 26 gëzhoja në vendin ku u vra Jurgen Kurti, 10 të shoqëruar në polici

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Kurti është ekzekutuar pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 23 gëzhoja pistolete.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë që qëlluar nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa pista kryesore e vrasjes është ajo e hakmarrjes. Viktima kishte qenë dy herë i shoqëruar për akuzën e vrasjes, por me pas ishte shpallur i pafajshëm.

Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe familjarët e tregtarit të vrarë në Durrës pak kohë më parë Agim Arapaj, vrasje për të cilën është akuzuar Jurgen Kurti.

Në vitin 2016 ai u arrestua për vrasjen e të atit, por u lirua pasi daja i tij mori përsipër autorësinë e ngjarjes.

Ai po ashtu akuzohet si i përfshirë në një sherr ku mbeti i vrarë qiramarrësi i dyqanit të tij në Durrës më 11 prill 2017, por mundi t’i shpëtojë akuzës, ndonëse familjarët e të ndjerit Agim Arapi, akuzuan Kurtin si autorin e vrasjes.

Për vrasjen e Agim Arapit më 11 prill në Durrës, u dënuan vetëm dy vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, një ndër të cilët ishte vjehrri i 26-vjeçarit. Pavarësisht akuzave, 26-vjeçari ia doli me sukses t’i shpëtojë drejtësisë në të dy rastet.

Policia vijon hetimet dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Urrejtja etnike” në ceremoninë serbo-malazeze në Shkodër, Prokuroria përplaset me Antiterrorin

SENAD NIKSHIQI- Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur mes njësisë të Antiterrorit në policinë vendore dhe prokurorisë së Shkodrës.

Në gjykatën e shkallës së parë u zhvillua një seancë për t’u rihapur ose jo hetimet për çështjen e ceremonisë përkujtimore të ushtarëve serbo-malazezë të vrarë më 1912-1913 dhe vendosjen e kryqit serb në fshatin Gajtan të njësisë Gur i Zi në bashkinë Shkodër.

 

Në tetorin e vitit të kaluar në fshatin Gajtan përfaqësues të shoqatës Moraça-Rozafa, shoqatës fetare Shën Jovan Vladimiri dhe Këshilli Kombëtar serb në Malin e Zi vendosën kryqin serbo malazez si një memorial në nderim të ushtarëve malazez të vrarë në Shkodër gjatë luftës. Pas pak muajsh kjo çështje që kaloi fillimisht në heshtje u bë publike përmes mediave. Menjëherë njësia Antiterrorit në policinë e Shkodrës bëri një kallëzim penal për nxitje të urrejtjes etnike.

Prokuroria nga ana e saj pa u zgjatur shumë në hetime e pushoi këtë çështje. Pushimi i çështjes bëri që antiterrori të mos e lërë me kaq dhe t’i drejtohet gjykatës së shkallës së parë në Shkodër duke kërkuar që prokuroria të rihap hetimet. Një ditë më parë ishte seanca e dytë ku përballë gjyqtares Izabela Radovani ishin antiterrori dhe prokurori Ermir Lelçaj. Ky i fundit ka mohuar kategorikisht se çështja përkujtimore e ushtarëve serbo-malazezë që pushtuan Shkodrën 106 vite më parë të rihapet përsëri. Sipas prokurorit Lelçaj nuk ka prova të mjaftueshme për veprën penale të nxitjes së urrejtjes etnike dhe se policia si institucion shtetëror sipas organit të akuzës nuk mund të jetë kallëzuesi por duhet të jetë ndonjë individ.

Specialistët e antiterrorit kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe nuk janë pajtuar me këtë qëndrim duke i treguar prokurorit të gjitha fotografitë e asaj ceremonie apo edhe kronika dhe artikuj të mediave dhe duke i thënë se policia mundet të jetë në rolin e kallëzuesit. Sipas burimeve në këtë seancë ka patur edhe debate të forta dhe qëndrime diametralisht të kundërta për këtë çështje me rëndësi të madhe kombëtare. Sipas burimeve nga ana saj bashkia Shkodër shkresës se a është ndërtim pa leje kryqi serbo-malazez në fshatin Gajtan i është përgjigjur se nuk ka dijeni, çka nënkupton se ai memorial është ndërtuar pa lejen e institucioneve vendore. Tashmë do të ketë edhe seanca të tjera për të pritur nëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër do të rihapë apo jo hetimet për këtë çështje.

Të enjten seanca në Kuvend, opozita merr vendimin: Ja çfarë do bëjmë

Ndërkohë që shumica e ka përcaktuar tashmë ditën e enjte si ditën e seancës së radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, opozita nuk ka vonuar të dalë me një vendim.

 

Burime për “panorama” bëjnë me dije se të enjten, opozita do të jetë në protestë para Parlamentit, ashtu si ka thënë edhe më herët se do të protestohet sa herë që të ketë seancë plenare.

Mësohet se protesta do të nisë në orën 09.30, ku protestuesit e thërritur nga opozita do të mblidhen para parlamentit.

Vendimi i opozitës vjen pas konsultimit me kryetaret e degëve. Mësohet se protesta do të jetë me simbolika për të treguar se parlamenti eshte zgjedhur nga krimi, jo nga populli.

Në 6-vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit: Sot peticioni ka 17 000 përkrahës

 

18 Mars 2019

Nga Grupi i Lobimit

 

Sot gjashtë vite më parë filloi peticioni online për Rrugën e Arbërit.

 

Siç kemi bërë gjithmonë, edhe tani kur situata politike në Shqipëri fatkeqësisht është përkeqësuar, ne vazhdojmë të ndjekim ecurinë e punimeve të rrugës plotësisht larg çdo ndikimi partiak.

 

Gjatë 6 viteve të peticionit, Kryeministri Edi Rama nuk mundësoi asnjë hapësirë bashkëpunimi me Grupin e Lobimit. Rruga, sipas projektit që po zbatohet, ka ndryshime me projektin e para viti 2013. Ne mendojmë se po qe se qeveria do të kishte dëgjuar sugjerimet tona, në projektin aktual do të kishte më shumë përmirësime.

 

Edhe tani, ne jemi të hapur për shkëmbim mendimesh me qeverinë për aspekte të ndryshme të veprës.

 

Na krijohet apo jo mundësia për të dialoguar me qeverinë për këtë vepër në vitet që vijnë, nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që kjo rrugë, ndërtimi i së cilës ka filluar zyrtarisht që në vitin 2010, të përfundojë sa më shpejt dhe, ashtu siç është premtuar, brenda mandatit të dytë të qeverisë Rama.

 

Ne e vlerësojmë progresin në segmente të ndryshme të veprës. Njëkohësisht ne po vëzhgojmë me kujdes cilësinë dhe standardet e punimeve.

 

Është e nevojshme të theksohet se Rruga e Arbërit nuk do të mundësojë lidhjen e nevojshme me Shkupin. Kjo pasi, projekti që po zbatohet, është rrugë interurbane me dy korsi kalimi.

 

Megjithatë, po të kemi parasysh se të gjitha qeveritë që janë marrë me këtë vepër kanë qenë më të interesuara të merren me llafollogji politike sesa me punë konkrete, progresi që është bërë duhet parë si sukses.

 

Ne jemi në pritje nga qeveria për më shumë informacion në lidhje me këtë vepër për disa çështje akoma të pasqaruara.

 

Kështu, përshembull, një pyetje që akoma ka mbetur pa përgjigje është nëse rruga do të jetë me pagesë ose jo. Në qoftë se Rruga e Arbërit do të jetë me pagesë, kjo do ta bëjë këtë vepër të ‘veçantë’ jo për ndonjë arsye të mirë. Ky do të jetë një ndër rastet e rralla në botë ku qytetarëve do t’ju kërkohet të paguajnë për një rrugë interurbane. Të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë.

 

Ndërkohë, siç kemi thënë kur filluam këtë nismë më 18 Mars 2013, peticioni do të qëndrojë i hapur deri në inaugurimin e veprës sipas standardeve, në mënyrë që kjo vepër jetike për Dibrën dhe zonat e tjera të injoruara të përfundojë sa më shpejt.

Peticioni mund të nënshkruhet këtu: https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?fbclid=IwAR05P1M1t_NWQPF6T0O3UAJaAGlosRrD2nFl1Y1rF4Hm6Xa8TIl4IHm-47Q

Ambasada gjermane e para që nuk e kritikon opozitën: Respektojmë vendimin e djegies së mandateve

Ambasada gjermane me seli në Tiranë përmes një deklarate për mediat shprehet për gjendjen aktuale politike në vendin tonë. Ambasadorja Susanne Schütz thotë se reformat politike aktuale duhet të vazhdojnë më tej. Ambasadorja e Gjermanisë Schütz deklaron se mbështet reformën në drejtësi dhe procese të tjera me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo po ashtu thotë se respekton vendimini e opozitës për lënien e mandateve, si dhe marrjen e tyre nga deputetët e rinj, megjithëse shton se vendi ku duhet zhvilluar debati politik është Parlamenti. Keqardhje Schütz shpreh edhe për mosmiratimin e reformës zgjedhore.



Deklaratë e ambasadores së Gjermanisë Schütz:

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

 

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

Në Shqipëri të shkarkojnë nga puna po kritikove qeverinë

Ylli Dylgjeri, gazetar i njohur, i cili prej kohësh punonte si Drejtor në Ministrinë e Financave është shkarkuar nga detyra. Motivacioni për këtë vendim nuk lidhet me asnjë bazë ligjore dhe as me detyrën në administratë, por me qëndrimet e Ylli Dylgjerit në rrjetet sociale.

Në një procedurë anormale, eprorët e Dylgjerit në Ministri kanë vënë në lëvizje Komisionin Disiplinor i cili ka analizuar komentet, postimet dhe reagimet që ka bërë në Facebook.

Lajm i shkarkimit është konfirmuar nga gazetari Ylli Dylgjeri për “Koha Jonë”.

Komisioni i Disiplinës ka analizuar postimet e Dylgjerit që lidheshin me Kryeministrin Edi Rama. Konkretisht ka qenë një status ku Dylgjeri ironizonte zëvendësministrin e Jashtëm, Gent Cakaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Procedura e ndjekur nga Ministria nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as ndonjë rregullore etike. Administrata përgjigjet për zbatimin e ligjit në sektorin që mbulon, por jo për mendimet që shpreh në rrjetet sociale.

Një procedurë e tillë e ndjekur në rastin e Ylli Dylgjerit ngjan si rikthim i censurës, ku njerëzve u ndalohej të shpreheshin apo të kishin mendime kundër udhëheqjes.

Dylgjeri i përket brezit të gazetarëve të pas viteve ’90 që shquhet për ironinë dhe sarkazmën në reagimet e tij në rrjetet sociale. Shkelja tjetër e ministrisë lidhet me faktin se Dylgjeri nuk ka asnjë kontratë me median për publikimin e shkrimeve, por qëndrimet e tij janë mendime personale të hedhura në rrjetet sociale.

Hapja e dosjes “Hajdari”, flet avokati i Izet Haxhisë: Kemi provat. Berisha, dëshmitari i parë

“Vendosje te nje te drejte ne vend” e ka quajtur avokati i Izet Haxhise, vendimin e marre sot nga Apeli per rihapjen e ceshtjes “Hajdari” duke i dhene te drejten klientit te tij te degjohet.

 

“Eshte e drejta e cdo shtetasi per tu degjuar, kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi”- tha ai.

“Ky është një vendim shumë i drejtë qe e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. I bie barra serish akuzes por edhe ne te paraqesim provat qe kemi pretenduar per te realizuar nje gjykim te vertete. Persa i perket cilesimit se eshte i denuar apo i paraburgosur me pas se ne do te bejme veprimet tona.

Pyetur per provat e reja dhe listes me deshmitaret, avokati ka theksuar: “Kemi siguruar te drejten te degjohemi, eshte e drejta jone te degjohemi. Provat janë materiale, tabulante, edhe pse ka kaluar kohe e gjate, provat me dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje padrejtesisht, per te gjitha arsyet qe i kemi bere te qarta, pasi kemi nje proces te montuar kemi intrige politike nga duart e zgjatuara te atyre qe kane marre kete vendim”- tha ai.

Pyetur per emrat e deshmitareve, ai tha: Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha, keshtu e ka vendosur ai qe une perfaqesoj, se kane qene shume afer njeri tjetrit dhe kane cfare i thone njeri-tjetrit, besoj do te duhet te degjohet gjithcka, edhe debati”, tha ai.

Klevis Balliu: “Edi Rama shtrohet në spital, pëson parainfarkt”

 

Kështu shprehet ishd-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili në një postim të tijin në Facebook, shprehet se, kreu i qeverisë ka përfunduar në spital pas protestës së djeshme të opozitës.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij.
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.

Opozita e bashkuar mazhorancë morale për të udhëhequr Shqipërinë – Nga AZGAN HAKLAJ

Patriarku i Oktapodit kriminal Edi Rama ra.

Protesta më e madhe në historinë 29 vjeçare të demokracisë.
Referendum popullor kundër Patriarkut të Keopsit kriminal Edi Rama.

Zgjim kombëtar për të çliruar Shqipërinë nga tentakulat e oktapodit që ka kapur institucionin e votës së lirë, nga ku burojnë të gjitha institucionet e Shtetit të së Drejtës.
Vetëdije kombëtare kundër Qeverisë Kuislige që ka shitur Kauzën Çame, pasuritë kombëtare dhe është bëre pjesë e skenarit të binjakëve Thaçi-Vuçiç, me bekimin e Binomit Putin -Erdogan për ndarjen e Kosovës.
Vendosmëri e jashtëzakonshme, qytetare për përmbysjen e Tiranisë në mënyrë paqësore e demokratike.
Lumenjtë e njerëzve që u derdhën nga të katër anët e Shqipërisë, trojet etnike dhe Diaspora përmbytën Sheshet Skenderbej-Nënë Tereza dhe Bulevardin Deshmorët e Kombit, dëshmuan së janë të vendosur për ta vazhduar qëndresën.
Deti i qytetarëve protestues i udhëhequr nga opozita e bashkuar dhe Korifeu Lulzim Basha vendosi solemnisht;
Edi Rama dorëzohu-largohu-ik.
Asgjë nuk mund ta ndalë Sovranin.
Ai tani ka bekimin hyjnorë.
Kjo pranverë i takon Atij të vëndosë për Epokën e re Shqiptare.
Epilogun e Tiranisë dhe Prologun e Demokracisë.
Misioni i Sovranit është kthimi i institucinit të votës së lirë dhe çlirimi i shtetit nga kapja e bandave oligarkike të pushtetit.
Kauza jonë është rrëzimi i pushtetit kleptokratik.
Misioni ynë është rrëzimi i regjimit despotik të Sulltan Ramës, i cili ka kap shtetin me pushtetin e marrë me grabitjen e votës, me mandate të blera dhe ka krijuar Parlamentin monopartiak me mandate komerciale, e po përpiqet ta mbajë në këmbë të rrethuar me hekura e tela me gjemba, me lëndë helmuese luftarake të hedhura kundër popullit të tij si Ali Kimiki i Sadam Hysenit, të cilat i ka dhuratë nga Vuçiçi për mbështetjen që po i ban kundër Kosovës.
Historia ka treguar se Cunamit popullor nuk i ka rezistuar asnjë regjim diktatorial në botë.
Çdo diktator sado i fuqishëm të ketë qenë e ka humb me turp e në mënyrë tragjike betejën me popullin e tij.
Po ia sjell në vëmendje Sulltan Ramës fundin e Hitlerit në bunker, varjen e Duçes për këmbësh apo tërheqjen zvarrë të bustit të Atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës, fundin e Sadam Hysenit, Gedafit e Millosheviçit.
Mbatharaku Gruevski u zvarrit si hardhuc maleve, pasi u arratis për ti shpëtuar drejtësisë e leshon helëm si nëpërka nga strofulla e gjetur me mund.
Regjimi autokratik i Rilindjes së Edi Ramës, antitezës së shëmtuar të Rilindjes Kombëtare tashmë ka rënë.
Kush humbet të drejtën morale humbet dhe të drejtën juridike.
Sovrani e çertifikoi si mazhorancë morale opozitën e bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha.
Kjo pranverë është proludi i historisë së re të Kombit Shqiptar e cila ndan dy botë, botën kriminale të Rilindjes Ramiane dhe Ditëlindjen e Pranverës Blu, të Ardhmes Europiane të shqiptarëve.

Ish-deputeti i PD publikon SMS-të, ja si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festime

Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka publikuar disa mesazhe që sipas tij u janë dërguar mësuesve dhe nxënësve të Tiranës, të cilët kanë detyrim të marrin pjesë në festimet e Ditës së Verës të organizuara sot në kryeqytet.

Sipas Boçit kjo është propagandë bajate që kërkon të stimulojë mesazhin e një Shqipërie fanar të lumturës dhe gëzimit.

“Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar. Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto. Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”.

“Jetojmë e punojmë si në rrethim”; “Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”; “Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”; Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës.

Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar. Ka ndodhur në Korenë e Veriut.

Korea e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0. Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani”, shkruan Boçi.

Atentati te Parku i Liqenit, ja kush ishte ish-i përndjekuri që u ekzekutua në sy të djalit të mitur

Një atentat me armë zjarri i mori jetën fierakut Haxhi Baçinozi, dje në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites, ndërsa 62- vjeçari mësohet se ka qenë në prani të djalit të tij të mitur, në momentin që ka ndodhur vrasja. Burime thonë se ka qenë një person, i cili ka qëlluar në drejtim të Baçinozit dhe më pas, është larguar me shpejtësi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, autori është identifikuar dhe është duke u punuar për arrestimin e tij. Për këtë, janë ngritur postblloqe të shumtë në disa zona të kryeqytetit.

“Rreth orës 18:15, te Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri shtetasi Haxhi Baçinozi, 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij”, njoftoi shkurt Policia e Tiranës. 62-vjeçari, baba i dy djemve, nga verifikimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë me precedentë penalë. Një nga pistat që po heton policia është ajo e një borxhi të pa kthyer nga viktima.

VRASJA

Rreth orës 18:00, viktima e atentatit të djeshëm, në prani të djalit të tij, ka qenë duke shëtitur pranë një shkolle private që ndodhet në zonën e Liqenit Artificial. Gjatë këtij momenti, Baçinozi është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur rëndë. 62-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka marrë ndihmën e parë, por nuk u ka mbijetuar plagëve.

Sipas burimeve, viktima ka humbur jetën sapo do të futej në sallën e operacionit. Ngjarja ka alarmuar njerëzit, të cilët kanë qenë të pranishëm në atë moment, si dhe djalin e tij, që dyshohet se ka qenë i pranishëm dhe është dëshmitar okular. Kujtojmë se në orarin kur ka ndodhur atentati, në Liqenin Artificial ka shumë lëvizje dhe atentati fatmirësisht nuk ka pasur pasoja edhe më të rënda.


HETIMET
Zyrtarisht, Policia e Tiranës tha dje se është identifikuar autori i ngjarjes dhe është duke u punuar për arrestimin e tij. Burime thonë se ka dyshime se ai është larguar me anë të një mjeti në drejtim të Saukut, megjithëse ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërkohë, Policia dhe grupi i posaçëm hetimor, i ngritur për zbardhjen e vrasjes, është duke kryer veprimet e para hetimore dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet shprehen të rezervuara në lidhje me motivin e kësaj ngjarje, që tronditi kryeqytetin pasditen e djeshme, duke thënë se është duke u punuar edhe në këtë drejtim, pasi ende nuk janë të qarta rrethanat. Ndërkohë, përpos ekspertimit të vendit të ngjarjes, hetuesit kanë marrë edhe dëshmi të personave që kanë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, burime thonë se ka dyshime se autori mund të jetë ndihmuar nga një person tjetër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. E gjitha zona e Liqenit Artificial u rrethua dje nga Policia, e cila ushtroi edhe kontrolle, me qëllimin e gjetjes së ndonjë prove të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

VIKTIMA

Haxhi Baçinozi, 62-vjeçari i cili humbi jetën në një atentat në Liqenin Artificial, mbrëmjen e djeshme, mësohet se ka qenë ish-i përndjekur, i dënuar në sistemin komunist. Baçinozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të qytetit të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, për “Agjitacion e propagandë”. Më tej, mësohet se viktima është dënuar sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “Veprën e terrorit në bashkëpunim”.

(FOTOT) Luçiano Boçi nga spitali: Protestuesi i sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy

Ish deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar ne statusin e tij ne rrjetet sociale, pas protestës së sotme të opozitës.

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.
Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.
Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.
Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.
Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.
Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.
Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.
Fundi është afër!