Dyz, Podujevë, 18 prill 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, sot ka bërë homazhe edhe në Dyz të Podujevës. Në 25- vjetorin e masakrës së kryer nga forcat e armatosura të Serbisë, atje përkujtoi mbi 200 vrarët.
“Forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vra mbi 200 civilë të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti tha se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë e të policisë atje. Ai ritheksoi nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit tonë për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale e për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë.
“Ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”, përfundoi Kryeministri, duke nderuar dëshmorët e martirët e rënë heroikisht në Dyz, Llap e Gollak, dhe anembanë Kosovës.
Në këto homazhe Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Para 25 vjetëve, teksa e zbatonte projektin gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vrarë mbi 200 civil të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet, dhe për këto plagë të hapura të cilat vazhdojnë të kullojnë meqenëse edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballen asnjëherë me drejtësi.
36 varre janë këtu në Dyz, por gjithsej janë mbi 200, sepse para 25 vjetëve në mes të prillit, banorët e këtyre trevave përpiqeshin që të gjenin rrugën e shpëtimit edhe në fshatra si Makoc, Llukar, Grashticë, Dyz e Koliq, domethënë këtu kanë qenë vendet në të cilat janë përpjekur të shpëtojnë, por ata kanë qenë të ndjekur prej forcave të cilët nuk kanë pasur dilema mbi vrasjen e shqiptarëve. Të vetmet dilema i kanë pasur se si t’i zhdukin gjurmët e krimit, si t’i zhdukin kufomat dhe në këtë mënyrë të mos merret vesh ai krim.
E vërteta dihet. E vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë e të policisë atje. Por neve na nevojitet drejtësia dhe për këtë i bëj thirrje edhe njëherë Prokurorisë dhe gjyqësorit tek ne, që të bëjnë gjithçka munden e dinë, të intervistojnë të gjithë dëshmitarët, të grumbullojnë evidencat materiale dhe të fillohet me aktakuza, me gjykime e me dënime në mungesë për të vrarët në këtë rajon.
Sepse ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë.
Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve, këtu në Dyz, në Llap e në Gollak dhe anembanë Kosovës që ranë heroikisht para një çerekshekulli! – Zyra e Kryeministrit
Përshëndetje zotëria Juaj kryetar i
Komunës së Gjilani Lutfi Haziri, por
edhe qarkut të qytetit. Të përgëzojë
për reagimin fundamental historik. Jam i lindur dhe i rritur në ato zona të
thella malore, me rrip tokë bukanike,
me ata qytetar që të mahnisin me mik
pritje bujare e shqiptare.
Po flisni me dikat dhe hakikat, se xhandarmeria serbosllave janë hasha-
ritë dhe futen si kopshtin e “Sveti Savës” me sjellje brutale dhe vullgare!
Qartë e keni theksuar se kufiri i vitit
1878 eshtë pikërisht në një ndalesë treni, pra në Ristoc përtej Vranjës, që
deri më vitin 1957 kanë qenë tre faltore islame dhe pesë teqe të fisit
Rrapi, ku edhe sot gjenden themelet
e tyre. Rrapjanët e Rogiçicë dhe tē
Novo-Selos jetojnë qytetarë të ndershëm.
Po ju ndërmendi një të vërtetë se dendur-dendur kemi vajtur me tim
eti usta Veliaga, shtigjeve të shkurta
nëpër Ush(Grykë mali) për në Vranjē.
Më tregonte për Luftën e Ushit dhe
masakrën e fshatit Qarr me 24 burra
trima dhe djalosh 16 vjeç nga Brigada e XVI dhe XVII-të maqedonase.
Vija e kufirit të vitit 1878 gjendet në
Arkivin e Sofjes në Bullgari, nga gjeografi dhe hartografi Prof. Vasil
Kënçov.
Me përshëndetje të vëllazërore si
bashkëtrevas, po e përmbylli me vargjet e mia:
Po duan serbët e këtij planeti
Me u ba zotët e tokës e detit!!!
Edhe Dielli në tokë për me ra
Adriatik e Jon kurrë s’kanë pa’!
Shëndet,suksese e mbarësi
Mustafa V. SPAHIU
PS. Mustafa pa (ë)!
Mos të merremi me përralla, ajo çka ka qenë dikur nuk besojmë se mund të rikthehet. Nese nuk është kështu siç mëndoj unë, atëherë kërkojmë tokat tona deri te Molla e Kuqe…!