VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në Zvicër sot temperatura më e ulët e këtij dimri

By | February 13, 2018

Komentet

Është ndarë nga jeta René Le Coultre, shpikësi i orëve me kuarc

VOAL – René Le Coultre, shpikësi i orës së dorës me kuarc, vdiq më 18 gusht, tri javë pasi i mbushi 100 vjet, siç thuhet në nekrologjinë e botuar të hënën (sot) nga gazeta nojshateliane Arcinfo.

Nip i bashkëthemeluesit të Jaeger-Le Coultre, inxhinieri zhvilloi idenë e tij që në fillim të vitit 1957 dhe e vuri në praktikë dy dekada më vonë.

Një figurë e shquar në industrinë e orëve zvicerane, ai ishte një nga nxitësit e Qendrës Elektronike dhe Mikroteknike Neuchâtel, e cila, nëpërmjet partinertitetit publik – privat, është e përfshirë në kërkime dhe zhvillime dhe ndërkohë ka hapur zyra në kantone të tjera, duke përfshirë atë në Graubünden.

ATS

Masters 1000 Cincinnati: Goffin tërhiqet, Federer fluturon në finale

VOAL – Roger Federer (ATP 2) ka arritur për herë të tetë në karrierën e tij aktin e fundit të Masters 1000 Cincinnati, në të cilën ka përballë serbin Novak Gjokoviç (10). Bazelasi kualifikohet në sajë të formës jo tëmirë dhe tërheqjes së belgut David Goffin (11), i cili e braktisi lojüen kur ishte (7/3) 1-1 7-6 në favor të zviceranit, për shkak të një problemi në sup dhe bërryl.

Federer, ndoshta pak i lodhur pasi kishte zbritur dy herë në fushë të premten, nuk luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Shërbimi edhe njëherë ka punuar në mënyrë të përsosur, por në të dyja – përgjigjet dhe anulimet, 37-vjeçari bëri edhe disa gabime.

Finalja në mes kuqkryquarit dhe Djokovic, live në LA2 në streaming nga 22h00, do të jetë një përsëritje e atyre tashmë të shikuara në Ohio, në vitin 2009 në Ohio, në vitin 2012 dhe 2015. Në triumf ka qenë gjithmonë Federer, i cili fitoi shtatë herë në Cincinnati, i vetmi Masters 1000 që serbi kurrë nuk e ka fituar. E fundit e 45 dueleve të deritanishme të organizuara në mes të dyve daton në gjysmëfinalet e Australian Open në 2016, kur zvicerani humbi në katër sete. Bilanci i përgjithshëm është 23 fitore nga Djokoviç kundër 22 sukseseve të Federer.

Ndërsa tek femra rumunia Simona Halep (WTA 1) arriti në finale, fituese për 6-3 6-4 ndaj bjelloruses Aryna Sabalenka (34). Do të sfidojë holandezen Kiki Bertens (17). rsi

Natën e 17 dhe 18 gushtit 1993 digjej Kapellbrücke, ura e famshme simbol e Lucernës

VOAL – Kanë kaluar 25 vjet që nga zjarri që shkatërroi dy të tretat e Kapellbrückes, urës së famshme simbol të Lucernës mbi lumin Rojs (Reuss), natën ndërmjet 17 dhe 18 gushtit 1993. Ajo u rindërtua me besnikëri në vetëm tetë muaj falë parave publike dhe private dhe u përurua në prill të vitit 1994. “Një katastrofë për qytetin”, komentonin vendasit dhe turistët.

205 metra e gjatë dhe e ndërtuar në dekadat e para të shekullit të katërmbëdhjetë, konsiderohej ura më e vjetër prej druri në Evropë. Kulla tetëkëndëshe e vendosur në mes, Wasserturm, nga lartësia e 34 metrave të saj fillimisht kishte një funksion mbrojtës.

Gjatë gjithë urës së shtruar me pllaka, para se të digjej, ishin 110 panele të pikturuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë, të cilat pasqyronin historinë dhe ngjarjet kryesore të qytetit. Aktualisht, janë të dukshme 63 piktura, prej të cilave 30 janë vepra origjinale; të humburat, nga ana tjetër, janë zëvendësuar vetëm pjesërisht për të lënë një dëshmi të dukshme të humbjes kulturore të shkaktuar nga zjarri. rsi

Tymi kalifornian arrin në Zvicër

VOAL – Pothuajse 130 000 hektarë janë djegur, një zonë ekuivalente me atë të qytetit të Los Angeles: zjarri i “Mendocino Complex” është më e madhja e regjistruar ndonjëherë në Kaliforni. Digjet që nga 27 korriku i kaluar dhe ende nuk është shuar plotësisht.

Tymi i krijuara nga fatkeqësia, ngjitur në atmosferë e sipërme, ka udhëtuar tashmë mijëra kilometra në lartësi dhe arriti të mërkurën e kaluar edhe mbi Zvicër. Kjo bëhet e ditur nga MeteoSvisi në bazë të të dhënave të mbledhura nga radarët e organizatës. Rrymat transatlantike lejuan që grimcat e djegura të bënin udhëtimin për rreth dhjetë ditë.

Tymi është i pranishëm, natyrisht, jo vetëm në Zvicër, por edhe mbi shumë vende të Evropës, siç tregohet nga sondazhet e kryera nga organet e tjera të rrjetit të matjes E-Profile, i koordinuar nga Federata, në përbërje të organizatës meteorologjike Europiane EUMETNET.

“Prania e këtyre gazrave ka pak ndikim në cilësinë e ajrit, por kjo ilustron natyrën globale të problemeve të lidhura me klimën”, përfundon deklarata MeteoSwiss.

 

Paraqitet monedha e re 200 frangëshe

Banka Kombëtare Zvicerane paraqiti prerjen e re që do të dalë në qarkullim më 22 gusht

VOAL – Monedha 200 frangëshe e serisë së re pas asaj për 50, 20 dhe 10 franga të paraqitura tashmë në muajt e mëparshëm, u zbulua të mërkurën nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB). Paraja, e cila do të dalë në qarkullim të mërkurën e ardhshme, tregon Zvicrën në aspektin e vokacionit shkencor ku elementi kryesor është materia.

Mbizotëruese është prapë ngjyra kafe dhe, edhe në këtë rast, prerja është më e vogël se ajo e serisë së tetë (151 x 70 mm në vend të 170 x 74 mm) dhe paraqet pamjet e një dore dhe të globit.

Kartëmonedha e re vjen dhjetë muaj pas daljes së 10 frangësheve; e para e serisë së nëntë kushtuar temës së “Zvicrës në shumë aspekte të saj”. 50 frangëshja, nga ana tjetër, doli në prill 2016, me rreth gjashtë vjet vonesë nga plani fillestar për shkak të problemeve teknike. Dy biletat e fundit, ato prej 1,000 dhe 100 franga, do të vihen në qarkullim gjatë vitit 2019.

Kartëmonedha e re në detaje

Kartëmonedhat e serisë së re karakterizohen nga “kombinimi inovativ i karakteristikave komplekse të sigurisë me grafikë të sofistikuar dhe garanton siguri të lartë kundër falsifikimit”, tha institucioni lëshues.

Banka kujton se, deri në njoftimin e mëtejshëm, biletat e teta, të cilat kanë hyrë në qarkullim midis viteve 1995 dhe 1998, do të vazhdojnë të jenë mjeti ligjor i pagesës.

Shoqëria Ndërkombëtare e Shënimeve të Bankës (IBNS) kishte zgjedhur prerjen e emetimit të ri “monedhë të vitit 2017” me 10 frangëshen, ndërsa vitin e kaluar u rendit e pari monedha e re e frangut zviceran prej 50 frangash. Përveç dizajnit, kriteret që konsiderohen janë siguria dhe inovacioni.

Provimi i gjuhës frenon marrjen e shtetësisë zvicerane

VOAL – Detyrimi për të bërë një provim të gjuhës, për të demonstruar njohuritë e një gjuhe kombëtare në një nivel që korrespondon së paku me A2 me shkrim dhe B1 me gojë sipas kornizës evropiane të referencës duket se ka një ndikim në aplikimet për natyralizim në Zvicër, në disa kantone.

Ky është rezultat i një hetimi nga TagesAnzeiger, që tregon shembullin e Gjenevës, ku deri në fund të qershorit kishte pak më shumë se 1,000 kërkesa. Në dy vitet e mëparshme u arrit 1,600. Qyteti i Bazelit, Bernës dhe Zyrihut nuk patën rënie, por tashmë i kanë zbatuar këto kritere për dhënien e një pasaporte. Zyrihu i zbaton që nga viti 2015, viti kur rënia ishte e dukshme: -16%.

Sindikata zvicerane, e cila mban kurse për natyralizim, beson se mund të ketë gjithashtu një “efekt frike”.

Remo Gysin: Një mijë zviceranë u burgosën në kampet naziste të përqëndrimit

VOAL – Drama e mijë zviceranëve të cilët ishin burgosur në kampet naziste të përqëndrimit (dhe 200 vdiqën atje) mbeti në hije gjatë dekadave. Autoritetet federale nuk kanë promovuar kërkime historike mbi këtë temë. Sot zviceranët jashtë vendit, u mblodhën në kongresin që u mbyll të dielën në Visp, për të sjellë në dritë kapitullin e errët të historisë, me një kërkesë për një monument në nderim të vuajtjes së këtyrebashkëqytetarëve,  që u mirëprit nga delegatët me 120 vota për, 7 abstenime dhe asnjë votë kundërshtim.

President i tyre, ish-Këshilltar i Shtetit dhe Këshilltari Nacional, bazelasi Remo Gysin, rikujtoi se, ndryshe nga ajo që ndodh në vende të tjera, në Zvicër nuk ekziston sot ndonjë monument i tillë. Ideja është që monumenti të vndoset në një vend publik dhe të frekuentuar në kryeqytetin Bernë apo Gjenevë.

Në mesin e kërkesave të tjera të bëra nga Kongresi, gjithashtu për të lejuar të gjithë zvicerane jashtë vendit për të përfituar nga votimi elektronik prej vitit 2021. Për këtë qëllim, një peticion online ka nisur.

Avioni ushtarak amerikan 72 vjet nën borën e Alpeve të Bernës

VOAL – Ishte viti 1946 kur një Dakota DC-3, aeroplan ushtarak amerikan, u rrëzua në akullnajën Gauli në Alpet Berneze. Rrënojat mbetën të fshehura për shtatëdhjetë vjet dhe filuan të dalin në dritë në vitin 2012 – më shumë se 3 kilometra larg nga pika e rrëzimit. Por tani, për shkak të nxehtësisë së disa muajve të fundit dhe shkrirjes konsekuente të akullnajave, pothuajse të gjitha mbetjet e avionit kanë dalë në dritë.

Mbetjet e avionit të gjetur rishtazi

Avioni u rrëzua kur ishte me shpejtësi 300 kilometra në orë, duke u zhytur në borë. Mrekullisht, nuk pati viktima në mesin e katër anëtarëve të ekuipazhit dhe tetë pasagjerëve, mes të cilëve kishte ushatarakë amerikanë të rangut të lartë, katër gra dhe një vajzë 11 vjeçe. Disa njerëz u plagosën dhe, së bashku me shokët e tyre, ata duhej të prisnin ndihmë për ditë të tëra brenda avionit.

Shpëtimi u arrit nga ajri dhe ishte një premierë botërore. Pas pesë ditëve dhe përpjekjeve të panumërta, dy alpinistë – duke marshuar për 13 orë – arritën te të mbijetuarit. Ditën tjetër, një aeroplan i ushtrisë zvicerane në të cilën ski të ngushta ishin montuar në vend të rrotave, më në fund arriti të gjente pikën dhe vendin në akullnajë. Të gjithë u sollën shëndosh e mirë në shtëpi. Është kështu një datë – 24 nëntori 1946 – e cila shënon fillimin e shpëtimit ajror alpin.


Mbetjet e para të gjetura në vitin 2012

Ekuipazhi i avionit SHBA-së u përpoq të shkatërrojnë mbetejtet e avionit para se të braktisnin, por ushtarët zviceranë i penguan. Tani me të nxehtit, akullnaja zbulon sekretet të reja dhe gjatë ditëve të fundit kanë rizgjuar dy të tretat e kabinës, por edhe sende të ndryshme të tilla si lugë, kanaçe dhe sende të tjera të përdorimit të zakonshëm. Si dhe kur do të rekuperohen mbetjet e avionit nuk dihet.

Kërkoi ndalimin e lojtarëve zviceranë me dyshtetësi – Alex Miescher jep dorëheqjen

VOAL – Pak javë pas deklaratave se dëshironte të ndalohen lojtarët zviceranë me dyshtetësi, promotori i iniciativës Alex Miescher lë postin e tij. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Futbollit Zviceran (ASF) i ka kërkuar Presidentit Peter Gilliéron që ta heqë atë nga detyra. Për ta zëvendësuar atë përkohësisht do të jetë avokati i ASF Reto Breiter.

Presidenti tha në një njoftim për shtyp se “më vjen keq këtë vendim, por e kuptoj”. Bëmë gabime komunikimi gjatë Kupës Botërore dhe më 24 gusht do të ketë një konferencë shtypi për të shpjeguar reflektimet që kanë ndjekur këto probleme. Vladimir Petkoviçi gjithashtu duhet të jetë i pranishëm për të shpjeguar zgjedhjet e tij “. ats

Boom i prenotimeve në hotelet zvicerane

VOAL – Në gjysmën e parë të vitit 2018 industria zvicerane e hoteleve ka regjistruar 18.4 milionë prenotime, duke përfaqësuar një rritje prej 3.8% (670,000 njësi) në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo del nga rezultatet e përkohshme të Entit Statistikor Federal.

Sa i përket rajoneve të turizmit, rritja më e madhe në terma absolutë është regjistruar në rajonin e Zyrihut, i barabartë me 171,000 prenotime (+ 6.2%). Pasuar nga Graubyndeni (+ 135.000, + 5.4%), Valais (+ 112,000; + 5.6%), rajoni Berne (+ 103000, + 4.4%) dhe Lucerne / Liqeni i katër kantoneve (+ 92,000, + 5,5%). Ticino është zona e vetme në rënie, me një rënie prej 69,000 njësi (-6.9%).

Veçanërisht i rëndësishëm ishte fluksi i turistëve të huaj, kryesisht nga Evropa, të cilët regjistruan 10 milionë qëndrime (+ 440,000, + 4.6%). Rritjet më të mëdha ishin ato nga Gjermania (+ 73.000; + 3.9%), Britania e Madhe (+ 27.000; + 3.3%) dhe Franca (+ 24.000; + 4%). ats

Valon Behrami i jep fund karrierës në përfaqësuesen zvicerane

Futbollisti kosovar, Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës në futbollin me Kombëtare. Ai ka vendosur që përfundimisht të pensionohet nga ekipi i Zvicrës.

 

Këtë Behrami e ka konfirmuar në një postim në rrjetin social Instagram.

“Karriera ime internacionale ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami.

Njëzet viktima pas përplasjes së aeroplanit në Alpet e Zvicrës

Një aeroplan i tipit të vjetër ështe ndeshur me shpejtësi të madhe në Alpet e Zvicrës, duke lënë të vdekur 20 persona, raportuan autoritetet. Zona e Alpeve të Zvicrës është shumë e njohur për skijuesit dhe për ngjitje me litarë.

Njëmbëdhjetë meshkuj dhe nëntë femra mbetën të vrarë pas goditjes së aeroplanit në alpe, në lartësi prej 2,540 metra mbi nivelin e detit.

Policia nuk dha informata më të hollësishme lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë edhe një avion tjetër i vogël është rrëzuar në pjesët qendrore të vendit, ku kanë humbur jetën 4 persona nga e njëjta familje.