VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NË WIESBADEN U FESTUE DITA E FLAMURIT – Reportazh nga Neki Lulaj

By | December 4, 2018

Komentet

Shpëtoi 20 fëmijë, Fidan Bejta shpallet “Hero i Vitit” në Suedi

Fidan Bejta nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli mbrojtës”, pasi shpëtoi 20 fëmijë.

Fëmijët ishin duke luajtur në një park lojrash në Malmo, kur një grua me probleme mendore i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata me thikë.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.

Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviq i ka dërguar një mesazh Fidanit.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.

“Ajo që ju bëtë nuk është diçka që do e bënte kushdo. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviq.

MËRGATA SHQIPTARE I GËZOHET FORMIMIT TË USHTRISË PAQËSORE TË KOSOVËS – Nga Hilmi GASHI,* Gjermani

Sot ëshë një ditë e datë historike për Kosovën tonë dardane, pasi Kuvendi i Kosovës voton e miraton formimin e Ushtrisë së Kosovës, me tre ligje njëherash, ligjin trinjak: për Ministrinë e Mbrojtjes, Ushtrinë dhe shërbimin në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Prej nga koha e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kemi pritur shumë gjatë, plot 10 vite, për të ardhur te data e sotme e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi kjo ditë historike e vulosën me siguri garante Sovranitetin e Shtetit të Ri të Kosovës të 17 shkurtit 2008 dhe Kushtetuten e Shtetit të Kosovës. Prandaj, kur mendohet e thuhet se transforimimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Ushtri të Shtetit të Kosovës do të zgjasin deri në 10 vite të tjera, kjo kohë na duket pak si shumë e largët, veçanarisht për Ne, Veteranët e Luftës së Fundit në Kosovë, që i kontribuam Lirisë e Pavarësisë së Kosovës së sotme. Lutim Zotin e Shtetin e  Kosovës që ky proces historik të jetë sa më i shpejtë, sa më i shkurtër, sa më i plotë, të jetë ashtu siç e dëshiruan e kontributuan dr. Ibrahim Rugova, Adem Jashari i Drenicës, koloneli hero Ahmet Krasniqi  e deri te gjeneral Ramush Haradinaj – kryetari i sotëm i Qeverisë së Kosovës.

Ne, Mërgata Shqiptare e Kosovës në Gjermani e kudo tjetër në Botë, përveç gëzimit të jashtëzakonshëm që kemi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, i falenderojmë të gjitha ato shtete mike si Gjermania e Merkelit, Amerika, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, shtete të Ballkanit si Mali i Zi e Kroacia, pjesa më e madhe e vendeve antare të NATO-s, janë në pararojë e të parët frymëzues, përkrahës e mbështës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Gjithashtu duam t’i garantojmë edhe disa shtete të Perandorisë Ruse e Kampit Lindor Komunist si Serbinë e Vuçiqit, Federatën Ruse të Putinit, Rumaninë e Sllovakinë e ndonjë tjetër si dhe Greqinë “pro perëndimore” e të dashuruar me Sllavët e Uraleve e të Jugut se Ushtria e Kosovës krijohet në ditën e sotme për të garantuar mbrojtjen e Kosovës në këtë kohë të vështirë me pasiguri e konflikte ndërkombëtare dhe kërcenime të paqes e për territore nga Shteti i Serbisë dhe nuk ka asnjë plan për të kërcënuar e sulmuar ushtarakisht asnjë nga fqinjtë e saj kufitarë, as Serbinë e PanSllavizmit – e cila nga koha e Kongresit të Berlinit dhe në Dy Luftërat Ballkanike e në Dy Luftërat Botërore nga ka sulmuar, pushtuar e aneksuar territore etnike shqiptare tre-katër herë më të mëdha se Kosova e sotme.

Historia e Europës dhe e Ballkanit, vet Historia e Kosovës Dardane, Mesjetare e Moderne, dëshmojnë qartë se Kosova asnjëherë e në asnjë kohë nuk ka zhvilluar luftëra mësymëse, sulmuese, pushtuese e aneksuese ndaj të tjerëve në territoret e shteteve të tyre, as ndaj shteteve sllave fqinjë që na kanë pushtuar e aneksuar toka etnike shqiptare e po asimilojnë popullsinë e tyre shqiptare, si në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanovc e Medvegjë), në Sanxhak (Novi-Pazar, Tregu i Ri), në Nish (ish Sanxhaku i Nishit, trekëndshi i Toplicës), etj.

Atëhere, kushdo nga ato vende sllave e të tjera në miqësi e pro tyre që nuk e duan formimin e Ushtrisë së Kosovës, që e sulmojnë ngritjen e Ushtrisë së Kosovës, tregojnë në skenë e prapaskenë se janë kundër Lirisë, Pavarësisë e Shtetësisë së Kosovës, se e duan Kosovën nën Serbi – të pushtuar, aneksuar e asimiluar prej saj, se janë “pro” PanSllavizmit (veçmas atij Rus e Serb) që të dominojnë e sundojnë në Ballkan; se duan krijimin e një “Jugosllavie të Re” (ish Jugosllavinë e dikurshme në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën Dardane, edhe Shqipërinë.

Mërgata Shqiptare e Kosovës në Gjermani e kudo tjetër në Botë, Ne – Veteranët e Luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) e quajmë ditën e sotme të 14 Dhjetorit 2018 si një ngjarje historike për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës dhe iu përcjellim urimin tonë: Ma gëzofsh Kosovë Ushtrinë tonë, Ushtrinë më të re në botë, Ushtrinë me plagë lufte e lule lirie, Ushtrinë Paqësore dhe Garante të mbrojtjes të Kosovës tonë!

 

Gjermani, 14.12.2018

 

_________

*Veprimtar atdhetar e kulturor i Mërgatës Shqiptare në Gjermani. Bashkëluftëtar e vartës i kolonel Ahmet Krasniqit, me FARK-un. Veteran i Luftës së Kosovës.

USHTRIA E KOSOVËS – MOMENT HISTORIK – Nga Hysen Ibrahimi*

 

 

Transformimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës,

Prishtinë, 14.12.2018

 

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës është një moment historik. Me miratimin e pakos së ligjeve për FSK, Kuvendi i Kosovës do ta shënojë ngjarjën më të rëndësishme pas Pavarësisë së Kosovës.  Sot, do të pushojnë të qetë heronjët dhe dëshmorët e Kosovës që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Ata krijuan ushtrinë në rrethana shumë të vështira. “Edhe në qoftë se vetëm një ushtar nga ne mbetet gjallë, në vendbanimin e parë, e ka borxh ta bëjë përsëri ushtrinë”, kishte thënë heroi Agim Ramadani, ish komandant i Brigadës 138 në luftën e Kosharës. Agim Ramadani me shumë shokë, nga mërgimi kishte ideuar ushtrinë e Kosovës.

Mërgimtarët shqiptarë kanë dhënë shumë kontribute, në të gjitha proceset, vetëm duke i ditur vuajtjet dhe sfidat që ka kaluar populli shqiptar, në periudha të ndryshme.

Shqiptarët janë përballur me armiq të shumtë, e shumë gjak është derdhur për të mbrojtur trojet e veta. Mbrojtjen e sigurt e bën ushtria e vendit dhe sot ëndrra e shqiptarëve, kudo që janë, po bëhet realitet -po bëhet Ushtria e vërtetë e Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë i plotëson të gjitha standardet që kërkohen nga NATO dhe fal kësaj përgatitjeje ajo ka përkrahjen e hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit më të fuqishëm në botë.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, të gjithë shqiptarëve ju uroj Ushtrinë e Kosovës dhe pjesëtarëve të saj shëndet e vigjilencë në këtë mision.

E paçim përjetë ushtrinë tonë!

ZOTI E BEKOFT POPULLIN SHQIPTARË KUDO QË NDODHET

ZOTI E BEKOFT POPULLIN AMERIKAN DHE TË GJITHË MIQËT TANË PERENDIMOR

*Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

Kirurgu shqiptar bën supershpikje, mahnit fushën e mjekësisë

Kirurgu shqiptar në Gjermani ka  zbuluar instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret dhe do i shërbejë  fushës së mjekësisë në pjesën më të madhe të botës.

Ky zbulim, meqë tashmë është patentuar në emër të kirurgut shqiptar, mundëson trajtimin e sëmundjeve të arterieve dhe venave të gjakut në tërë trupin, në drejtim të zemrës dhe të këmbës, pa prerje apo shpim të dyfishtë.

Emri Dr. Halil Krasniqi është tashmë emër i njohur ndërkombtarisht në shkencën e mjekësisë. Me më shumë se 15 mijë operacione kirukgjike, është ndër mjekët me së dhunti përvojë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare.

Dr. Dr. Krasniqi është drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, në Spitalin Helios në Pforzheim të Gjermanisë, spital ky i Qendrës Klinike Universitare të Heidelbergut.

Gjatë gjithë karrierës së tij, gjatë trajtimeve në sallën operative, Dr. Dr. Krasniqi është interesuar që bëjë përmirësime në procedura dhe instrumente, që të ju mundësojë pacientëve trajtim të lehtë në aspektin profesional. Brenga kryesore e tij gjithmonë ishin prerjet e mëdha gjatë intervenimit kirurgjik. Andaj, fokusi i tij ishte që këto intervenime të bëheshin pa prerje por vetëm me shpuarje, duke ju mundësuar pacientëve rikuperim shumë më të shpejtë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Për trajtimin e sëmundjeve të zgjerimit (Aneurizma) apo ngushtimit (stenoza) të arterieve dhe venave, duhej prerje kirurgjike, hapja e abdomenit apo Bypass-a. Deri më tani, kirurgët kishin mundësi që këto sëmundje të i trajtonin me një punkcion në ije dhe atë në drejtim të zemrës, ose në drejtim të këmbës. Por nuk ishte e mundur që kjo të kryhej në të dyja drejtimet në të njëjtën kohë, dhe pa prerje dhe hapje të arteries, apo një shpim të dytë i cili rrezikonte të i shkaktonte pacientit dëmtimin e arteries apo gjakderdhje pas intervenimit.

Përvoja dhe angazhimi në shkencën e mjekësisë i Dr. Dr. Krasniqit, sollën në zbulimin shpikës të instrumentit „Krassa – Shipkë dy drejtimëshe“.

Shipka „Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një shpim me gjilpërë, duke mundësuar ballonimin dhe implantimin e stentave në çdo artierie dhe venë, në drejtim të zemrës dhe në drejtim të këmbës, pa bërë asnjë prerje.

Shumica e këtyre intervenimeve do të mund kryhen vetëm me një shpim me gjilpëre, futjen e shipkës „Krassa“ në enën e gjakut, duke vazhduar me sondimin e telit dhe përmes tij ballonit dhe stentit. Trajtimi përmes Krassa-s, do ju mundësojë pacientëve rikuperim shumë të shpejtë, ndërsa kirurgëve vaskular, radiologëve, angiologëve por edhe të kardiologëve në tërë botën, do të ju mundësojë intervenim shumë më të lehtë, pa prerje dhe pa komplikime.

Shipka e zbuluar do të futet në tregun botëror të instrumenteve të mjeksisë pas disa muajsh. Kirurgët vaskular, kardiologët dhe kolegët e tjerë në Gjermani dhe vendet e tjera, janë shpreshur të kënaqur me këtë zbulim, duke mirëpritur që sa më shpejtë të kenë në përdorim këtë instrument.

Për këtë zbulim kanë shkruar edhe të mediat gjermane, duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe punën e Dr. Dr. Krasniqit në shkencën e mjekësisë.

Në anën tjetër, Dr. Dr. Krasniqi shprehet i lumtur që zbulimi i tij do të ju mundësojë pacientëve intervenime më të lehta, kurse kolegëve të tij do të ju lehtësoj punën dhe përgjegjësinë që kanë në sallat operative të spitaleve. Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të vazhdoj kontributin e tij shkencor dhe profesional, në të mirë të pacientëve.

Jep Doreheqjen zonja Ministre e Arsimit ! Nga Alfred Milot Mirashi

Zonja Ministre Nikolli,

Ti duhet te japesh doreheqjen urgjentisht, nuk eshte e mundur të vazhdosh më tutje,

pse nuk i therret mendjes,

nuk e shikon se ne çfare demostrata e studenteve nuk ndalet!

Çfare pret me gjatë,

te acarohet gjendja me keq, te vijne ne zyre e te perdorin forcen!

Nuk e kupton aspak, se ne çfare revolte ka krijuar korrupsioni,

ku e keni çuar vendin me politiken tuaj, per gjithe keto vite.

Jep doreheqjen e largohu sa me shpejt,

Per te miren e te gjithe studenteve shqiptarë.

Studentëve ju ka ardhur shpirti ne maje te hundes prandaj janë çuar te gjithe ne demostrate, ndërsa ju bashke me kryeminstrin nuk jepni pergjigje ,

Ju bej thirrje edhe ministrave te tjere te japin DOREHEQJEN se s’ka rruge tjeter shpetimi nga korrupsioni dhe horrat qe komandojne vendin.

NË WIESBADEN U FESTUE DITA E FLAMURIT – Reportazh nga Neki Lulaj

Në fundjavën qe e lam pas ne qytetin Wiesbaden të Gjermanisë Shoqata Humanitare „Dardania“ organizoi një Manifestim  kulturorn për nderë të ditës se Flamurit dhe 550 vjetorin e shkuarjës në amshim të heroit legjendar Gjergj Kastrioti.

Në një sallë shumë të madhe e cila ishte e vogël për ti zenë të gjithë  bashkëatdhetaret  të cilët kishin ardhur nga qytetet e ndryshme për të festuar së bashku. Ishin prezent edhe përfaqsuesit e konsultës te Republikës së Kosovës konsullja znj.Fatmire Musliu, nga arbereshët e Italisë merrte pjesë Dr.At Antonio Bellushi dhe advokat Tomas Bellushi,nga LSHB-të ishte prezent  themeluesi i saj dhe kryetari i nderit zt.Simon Kuzhnini, i cili kishte ardhur nga Zagrebi nga Zvicra kryetari i Lidhjes Shqipttare në Botë zt. Nazmi Jahkurti,sekretari gjeneral i LSHB-zt. Shaban Arifaj,kryetari i LSHB për Gjermani zt. Sebastian Nuiqi .Nenkryetari i Lidhjës se Shkrimtareve Artistve dhe Krijuesve Shqiptar ne Gjermani poeti Neki Lulaj.Nga Shoqata „Kosova „ në Ascafemburg ishte kryetari i saj zt.Ragip Nuredini dhe shumë pjesëmarrës te tjerë…….

Me jaft modesti u paraqit kryetari i Shoqatës Humanitare“Dardania“zt. Hajdar Nitaj i cili e bëri hapjën e keti Manifestimi kulturor duke i përshëndet të gjithë të pranishmit në sallë e në veçanti veteranet e UÇK-së familjarët e tyre invalidet e luftës dhe familjaret e deshmorëve si dhe të gjithë aktivistet e pa lodhur të çështjës sonë kombëtare e qe nga referati i tij pos tjerash tha:“Si nikoqir i keti Manifestimi në ëmër  timin dhe të kryesisë se shoatës Ju falënderoj për mirë se ardhjën tuaj ne këtë festë të përbashkët.Sot bashkë po i  përkujtojmë kryeveprat historike të kombit tonë.Po përkujtojmë 28 Nëntorin  e vitit 1444 dhe shpalosjën e flamurit të Skëndërbeut në Lezhë.

Po përkujtojmë 28 Nëntorin e vitit 1912 kur patriotet dhe intelektualet para plotë 106 viteve ngritën flamurin në Vlorë të prirë nga Ismail Qemajli dhe 37 delegatet nga të gjitha vilajetet e trojeve shqiptare të cilat shpallën Shqipërinë etnike shtet të pa varur,por pa Kosovën, pa Iliridën,paLuginën  e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës pa,Ulqinin pa,Çamërinë dhe pa Malësinë

 

 

 

 

Plaku i Vlorës nga ballkoni i shtëpisë te Xhemail Beut ,pat then qe nga sot do te marrin fund vuajtjet e popullit shqiptar.Por forcat dashakeqese e rrudhën territorin shqiptar nga 80mijë kilometra katror qe i kishte ne 29 mijë kilometra katror qe ka sot.

Sonte po kujtojmë 28 Nëntorin e vitit 1955 dhe datëlindjen e Adem Jasharit. Me shumë respekt po perkujtojmë vitin 1968, ku në rrugën e tij të ndritur populli po ngrihej si baticë deti. Punën vendimtare për organizimin dhe shpërthimin e demonstratave të masave të gjëra popullore, së pari në muajin tetor në Pejë, Prizren, Therandë dhe Mitrovicë, e pastaj më 27 nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj, Gjilan, Drenas, e pas disa javësh edhe në Tetovë e Ulqin, e bëri Rina e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e cila, duke e shfrytëzuar situatën ne të cilën ndodhej populli, e gjeti të udhës dhe e vlerësoi si akt të dorës së parë se kishte ardhur koha që kërkesat e drejta të popullit shqiptar të jehonin fuqishëm edhe përpara opinionit jugosllav dhe atij ndërkombëtar dhe se kishte ardhur momenti i fundit që çështja e Kosovës të ndërkombëtarizohej njëherë e përgjithmonë.

Përkujtojmë vitin 1997 dhe daljën në skenë të UÇK-së e cila luftën kundër agresorit serbosllav e fitoi me ndihmën e forcave ndërkombëtare duke u kurorzue çlirimin definitiv të Kosovës dhe shpalljën e Kosovës Shtet të Pavarur.

 

Synimi i jonë jetik është Bashkimi i trojeve shqiptare,i cili është amanet i të gjithë të renëve pë liri. Lavdi veprës madhore të te gjithë deshmorëve dhe herojve të kombit. Urime dhe Gëzuar për jetë e MOT..!“

Në vazhdim fjalën e mori kosullja e Republikës se Kosovës në Frankfurt znj. Fatmire Musliu,e cila përshëndeti të pranishmit duke ua uruar  28 Nëntorin festën e Flamurit, ,datëlindjën e heroit legjendar Adem Jasharit,550 vjetorin e amshimit të Skënderbeut dhe heroizmin e djemve të UÇK-së qe sollën lirinë.Ne kemi përjetuar shumë  tragjedi nëpër shekuj por ato u kaluan tani  kemi edhe shumë punë e angazhime qe kërkojnë zgjedheje andaj koha nuk pret .Kush e don lirinë e don edhe Bashkimin kombëtar.

Bashkëkombas te ndëruar këtu mu në këtë sallë sot para dite u mbajt një Simpozium shkencor për Skënderbeun nga të gjithë historianet e njohur sa ligjeruan edhe as një herë nuk u zu në gojë Epopeja e lavdishme e UÇK-së te gjithë e kishin gojën plotë bashkim e tolerancë mirëkuptim  por ja  tani këtu ne i presim qe 40 minuta e ata akoma nuk jan ne mesin tan…?

Fjalën e mori Neki Lulaj, i cili para të pranishmeve u paraqit me vargjet e një poezie kushtuar Skënderbeut;

Sot e 550 vjet këndon bariu e arbëreshi në Arbëri

Vargjet e Skënderbeut ia falëm sot e për jetë ndër ne

Trimi legjendar kurrë nuk diti të thinjet a te ketë pleqëri

Ai hedh shtat nëpë botë si i vetmi Skënderbe….

N.Lulaj

Ne vazhdim të keti Manifestimi filloi muzika popullore burimore dhe vallet artisitike te luajtura nga pjesëmarrësit e artit popullor.

Pastaj në foltore u paraqit aktivisti i palodhur zt. Agim Aliqkaj dhe kryetari Hajdar Nitaj të cilët i ndëruan  me  Mirënjohje zt.At. Dr. Antonio Bellushin dhe themeluesin e Lidhjës Shqiptare në botë dhe kryetarin e nderit  zt. Simon Kuzhninin.zt.Simon Kuzhnini, ne  shenjë raspekti  mes tjerash tha „Bashkëkombas të dashur juve qe keni një zemër e qe jeni gjithëmon e zemrat tona krenare  sonte  ketu para jush është gjaku i Skënderbeut shkëlqesia Arberore arbereshi zt.At. Dr. Antonio Bellushi, vëllau i jonë arbëreshi pasadhësi i Skënderbeut, ndihem krenar dhe përkulem bie  ne gjunjë para jush, para veprës tende madhore  zt. Bellushi paq fat e jetë te gjatë sa Alpet shqiptare .

Programi i keti evilimenti kulturor vazhdoi deri ne orët e hershme të mëngjesit. Organizuar nga stafi shkëlqyes i kryesisë se Shoqatës Humanitare „Dardania“në Wiesbaden.

LIBRI “PRINCIPATA E ARTËS” ËSHTË LIBRI I PARË QË ARGUMENTON ME FAKTE HISTORIKE SHTETIN MESJETAR TË ARTËS – Nga Dr. sc. Besim Morina

Libri “Principata e Artës” i historianit medievist Nue Oroshi që po e sheh dritën e botimit është libri i parë historik që shkruhet për Principatën e Artës. Në këtë libër historik për Principatën e Artës, historiani Oroshi ka arritur që me forcën e argumentit shkencorë të sjellë shumë argumente që deri më tani kanë qenë të panjohura për  historinë mesjetare shqiptare. Ky libër fillon më një parathënie, duke dhënë edhe një vështrim të shkurtër për rolin e Principatave shqiptare për historinë tonë në Mesjetë. Ai këtu e bën trajtimin e familjeve bujare shqiptare që kishin një rol historik siç ishin Thopiajt, Balshajt, Dukagjinasit, Kastriotët, dhe shumë familje tjera bujare shqiptare. Principata e Artës prej gjysmës së dytë të shekullit XIV e deri në gjysmën e parë të shekullit XV, është kapitulli i dytë i këtij libri i cili flet me forcën e argumentit shkencorë për rolin historik që kishin dy princërit e Principatës së Artës duke filluar me Pjeter Loshën që ishte princi i parë i Principatës së Artës dhe vazhduar me strategun më të madh të kësaj Principate Gjin Bua Shpatën. Në kreun e tretë të këtij libri që flet për ndarjen e Principatës së Artës pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës e cila ndahet në dy pjesë dhe kjo principatë në këtë periudhë kohore udhëhiqet nga Zguro Bua Shpata dhe Muriq Bua Shpata, pa harruar edhe rolin e djalit të Zguro Bua Shpatës, Pal Bua Shpatës. Kjo periudhë karakterizohet si periudhë e vazhdimit të udhëheqjes së Princave Arbëror në Principatën e Artës që shpesh bashkëpunuan me njëri-tjetrin e sidomos në rreziqet që i kanoseshin duke u sulmuar nga të gjitha anët, nga grekët, serbët dhe turqit. Me vdekjen e Muriq Bua Shpatës dhe të Zguro Bua Shpatës vjen edhe deri tek dobësimi tejmase i Principatës së Artës. Këtë dobësim autori Nue Oroshi e paraqet në mënyrë të spikatur kur flet për dy vëllezërit e vegjël të Gjin Bua Shpatës, Karull Bua Shpata dhe Jak Bua Shpata, të cilët tani kishin marrë kahje të kundërta, por prapë se prapë gjenin forcë që me sa mundësi të kishin ta vazhdojnë luftën për mbrojtjen e Principatës së Artës edhe pse në rrethana krejtësisht të reja. Autori në këtë libër i kushton një rëndësi mjaftë të veçantë mardhënieve religjioze si dhe zhvillimit kulturorë në këtë periudhë historike. Një kapitull mjaftë i veçantë është edhe Mërgata, shtegtimet dhe ngulitjet sepse pas rënjës së Principatës së Artës nga dhuna dhe gjenocidi mbi arbërorët ata shpërngulën nga Principata e Artës ku një pjesë ndalën në Shqipërinë e sotshme por pjesa dërmuese shkon në Kalabri dhe Sicili ku krijohet komuniteti Arbëresh që për 500 vjet arriti të ruaj gjuhën dhe kulturën si dhe t’i jap kulturës shqiptare shumë figura të ndritura historike. Meqenëse ky është libri i parë që botohet për Principatën e Artës autori Oroshi është përplasur dhe ka bërë një analizë të veçantë historike sidomos dy kronikave që flasin për këtë ngjarje Historike siç janë Kronika e Janinës dhe Kronika e Tokos. Te bësh shtjellimin e kronikave si dhe të analizosh ngjarjet historike mesjetare, që ende nuk janë të zbardhura siç është rasti me Principatën e Artës është një punë e madhe e cila donë një përkushtim dhe njohje të thellë të historisë së mesjetës. Ky libër i parë për Principatën e Artës tregon qartë se Arberorët në këto vise ku ishte vendosur Shteti i Principatës së Artës ishin banorë autoktonë që kishin jetuar me shekuj në këto troje të Arbërisë sonë.

Në Hamburg promovohet libri i Shaban Muratit “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”


Ne kuadrin e manifestimeve me rastin e Festes mbarekombetare te Flamurit, Instituti i Edukimit, Trashegimise dhe Turizmit, IETT, dhe Klubi Kulturor “KF Kosova” i Hamburgut organizuan ne qytetin e Hamburgut promovimin e librit te ambasadorit Shaban Murati “Kalvari diplomatik i shtetit te Kosoves”.Kishin ardhur plot shqiptare, qe jetojne dhe punojne ne Hamburg dhe ne rrethinat e tij.
Fjalen e hapjes e mbajti z. Kushtrim Lulaj, perfaqesues i Klubit Kulturor “KF Kosova” i Hamburgut, i cili theksoi rendesine e librit dhe falenderoi autorin per pranine e tij ne mesin e shqiptareve te Hamburgut.
Perfaqesuesi i Qendres Kulturore Shqiptare te Hamburgut, z.Ardian Hoxha, ne recensen e tij foli per vlerat e librit te ri dhe per ndihmesen, qe ai sjell ne ruajtjen e identitetit kombetar dhe forcimin e atdhetarizmit ne diaspore.
Prof.Dr.Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit IETT, ne recensen e tij analizoi problematiken diplomatike dhe aktualitetin kombetar te librit dhe theksoi kontributin diplomatik, akademik dhe kombetar te ambasadorit Shaban Murati.
Ne fund autori i librit iu pergjigj pyetjeve te pjesemarresve per ceshtjet e shtruara ne liber, si dhe per zhvillimet ne Kosove, Maqedoni dhe rajon, dhe shperndau librin me autografet e tij.

Ditët shqiptare u shënuan në Slloveni, Inva Mula dhe Lule Elezi magjepsën publikun

Sopranoja Inva Mula dhe pianistja Lule Elezi shndrisin në skenën e Katedrales Koper në Slloveni

Featured Image

Të dyja me të kuqe, sopranoja Inva Mula dhe pianistja Lule Elezi, në mbrëmjen e së shtunës janë ngjitur në skenën e Katedrales në Kopër të Sllovenisë, të cilat janë prezantuar me një program të përzgjedhur për Ditët Shqiptare në Slloveni, shkruan KultPlus.

Me vepra të kompozitorëve botëror, por edhe atyre shqiptarë, dy artistet shqiptare për rreth një orë kanë paraqitur perla të muzikës të kompozitorëve si: Dy Ave Maria nga Giulio Caccini dhe Franz Schubert, pastaj vepra nga Giacomo Puccini, Palok Kurtaj, Avni Mula…

 

Ky koncert që ka mbledhur shumë të pranishëm për të shijuar këtë mbrëmje koncertale, është përcjellë edhe nga Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë në Slloveni, sikurse edhe zëvendës ambasadorja e Kosovës në Slloveni.

Në kuadër të ditëve shqiptare në Slloveni, përpos koncertit të Inva Mulës dhe Lule Elezit, ka pasë edhe prezantime të tjera artistike, që ka përfshirë artistë të fushave të ndryshme.

Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’./KultPlus.com

DITA E FLAMURIT NË MBRETERINË E BASHKUAR TË SUEDISË, NJË DITË FESTE PËR BASHKATDHETARËT – Nga Bahtir Latifi

 

-manifestimi qëndror u mbajt në qytetin Norrköping të Suedisë në organzimin të Qendres rinore shqiptare Albakos ga Hässleholm, Shoqatës Kulturore Ilira nga Norrköping dhe Qendres kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti Borås

 

Në Norrshëping (Norrköping) të shtunën më datën 26.11.2018 u festua Dita e Flamurit apo si njihet ndryshe dita e mvetësisë së Shqipnisë. Në një lokal të stolisur bukur dhe me hapsirë të madhe duke i´´a shtuar bukurinë asaj sallë prania e Flamurit Kuq e Zi.

Në këtë festë ishin të pranishem dhjetra bashkatdhetarë duke nderuar dhe festuar 106 vjetorin e pamvarsisë. Kjo ditë e renësishme si çdo vit bashkoj shumë Shqiptarë, mërgimtarë pa dallim moshe e gjinie. Manifestimi filloj me një fjalë përshëndetëse nga z. Fahredin Berisha, njëherit edhe organizator i kësaj dite, duke uruar mirëseardhëjen musafirëve e duke u´a uruar 106 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë.

Meqë kishte musafirë që kishin ardhur nga vende të ndryshme e të largëta, ai shpërndau disa dhuarata për ta. Ndër të ftuarit e kësaj nate festive ishte edhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, ku mori disa dhurata për prezencen e tyre në këtë përvjetor.. Më pas, pasi përfundon fjalimin Fahredini, duke ia kaluar fjalën z. Sokol Demaku, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås. ” Urime Dita e Flamurit, dita e Pavarsisë së Shqipërisë, të dashur mysafir, bashkëatdhetarë.

Êshtë kënaqësi të jemi në mesin tuaj”, kështu e filloj fjalimin e tij Sokol Demaku, duke vazhduar më tej para të pranishmëve një historik të shkurtë për QKSH”Migjeni” e cila u themelua në vitin 2007 dhe ende jeton.

Rradha i mbetë moderatorës Natyra Berisha e cila i dha hijeshi me prezantimin e saj kësaj mbrëmje festive. Festa vazhdoj me valle tradicionale Shqiptare nga fëmijëtë e vegjël të ciliët ishin përgatit dhe ushtruar nga z. Selami Citaku. U luajt vallja e Rugovës ”Shota” nga dy të rinjë si dhe disa të tjera. Po ashtu u recituan edhe vjerrsha për nderë të kësaj dite nga fëmijët mërgimtarë në Suedi.

Këtë festë e pasuroi edhe Qendra Kulturore Shqiptarë” Migjeni”nga Borasi (Borås), me prezantimin e veshjeve kombëtare, vallzim me vallen e Toponishtës si dhe u këndu një këngë me çifteli për Flamur nga Besnik Palnikaj. Pasi mbaroj programi i kësaj dite, 28 nëntor ditës së flamurit, të pranishmit vazhduan të argëtohën edhe më tej me muzikë të drejtëpërdrejtë nga këngëtari Sadik Krasniqi gjer në mesnatë.

Kështu përfundoi edhe i gjithë ky program i cili ishte organizuar me dashuri, përkushtim, e qëllim të mirë për nderë të Pavarsisë së Shqipërisë. Organizatorët e këtij manifestimi ishin: shoqata ”Iliria” nga Norrshëping me kryetar Fahredin Berisha, Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni nga Boras, kryetar Sokol Demaku si dhe shoqata ”Albakos” kryetare Edona Heta.”Albakos” njihet si shoqat e cila mbështetë Shoqatat Shqiptare në Suedi në realizimin e aktiviteteve kulturore.

SHSHASHS: TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR VDEKJEN E RUZHDI LATËS

SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI (SHSHASHS)

 

 

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mori një lajm të dhimbshëm për shuarjen e jetës së Kryetarit të Komunës së Dibrës.

 

Shoqata e çmon lartë punën dhe veprimtarinë e Kryetarit Ruxhdi Lata tani më të ndjerë dhe bashkëpunimin e ngrohtë e miqësor që kemi pasur me te.

 

Ky lajm ka pikëlluar pa masë anëtarësinë dhen kryesinë e Shoqatës sëe Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.

 

Ishte një veprimtar i devotshëm, besimtar i thellë, por, mbi të gjitha shërbëtor i kombit shqiptar dhe i të gjithë qytetarëve të Dibrës heroike.

 

Ndaj, përmes këtij

 

TELEGRAMI NGUSHËLLIMI

 

Familjarëve e farefisit, të Ruzhdi Latës, qytetarëve të Dibrës, të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij u shprehim ngushëllime të sinqerta për humbjen e këtij burri të Madh.

 

Shpirti i tij u prehtë përjetësisht në parajsë!

Qoftë i përjetshëm edhe kujtimi për te.

 

Për ShShASh “Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Kryetari,

Hysen Ibrahimi

Shqiptari Fatos Malaj, kandidat për deputet në Greqi

Fatos Malaj, ndërmjetësi ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit në Greqi, njëkohësisht kreu i organizatës “Arogi” për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë, bëri me dije se do të kandidojë për deputet në parlament grek. Pas viteve të shumta përkrahjeje për bashkëkombësit, Malaj ndërmerr një hap tjetër edhe më madhor. “Demokraci do të thotë të jesh i përgjegjshëm. Do të thotë të depërtosh brenda vetvetes dhe të peshosh veprimet. Veprimet e mia, jo të shtetit. Pikërisht ky detaj kërkon tepër kujdes: shteti sovran është gjithmonë individi. Kur referohemi tek shteti, në fakt flasim për përgjegjësinë personale, që në vijim ka peshë në jetën e të gjithë shoqërisë. Nëse ideja e demokracisë në epokën postmoderne është trazuar (si në nivel europian, ashtu edhe në nivel botëror), ndodhi sepse vlerat e mbrojtura tradicionalisht nga boshti human tashmë janë gërryer. Nuk ekziston më hierarkia transparente, jemi thjesht të humbur në konfuzion. Pa asnjë dyshim, po kalojmë fazën e riklasifikimit dhe ripërcaktimit të edukimit arsimor, të fesë, të shoqërisë, të familjes, të marrëdhënieve, të martesës, të vetë qenies tonë”, – thotë Malaj.

Ky i fundit do të garojë për postin e deputetit krah partisë së majtë “Lëvizje për Ndryshim”. “Bota postmoderne e përcaktuar ekskluzivisht nga njeriu postmodern krijon një ide globale të demokracisë, mes një përpjekjeje trazimi të kulturave të shumta në një të vetme europiane. Pika e dobët e perceptimit modern fshihet pikërisht tek ky fakt, se asgjë më nuk ka një profil të caktuar, esencë, zë përkatës-vlerat tona janë përtjetërsuar dhe përzier në masë të tillë saqë as identifikohen më. Gjuhë e përbashkët, këndvështrime të njëjta, monedhë e njëjtë, negociata të njëjta, vota të njëjta etj. Përzierja është vërtet praktike, por edhe e rrezikshme sepse në këtë katrahurë kemi humbur përgjegjësinë personale. Këtu kërkohet mendje e kthjellët dhe e thjeshtëzuar. Çdo njeri hedh hapat e jetës bazuar në virtytet që konsideron me vlerë”, – thekson Malaj. Kreu i Arogi synon të jetë ai shqiptar që do të përfaqësojë më së miri emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Demokracia është një ide, ose më saktë një sistem idesh. Kur ky sistem trazohet në nivel të tillë saqë të deformohet, të humbasë vlerën, atëherë edhe vetë njeriu humbet besimin në këtë ide. Rezultati është nënvleftësimi i vlerave dhe virtyteve që dikur themelonin hierarkitë, prodhonin kulturë. Përgjithësisht, bota europiane zgjerohet dhe rrit fëmijë (ne, domethënë) të cilët duan të jenë të lirë, të kenë të drejta të barabarta, të bashkëjetojnë në demokraci, të përfaqësohen nga individë të fuqishëm dhe paralelisht të kenë zero përgjegjësi personale përkundrejt çdo katastrofe apo tragjedie. Europa në këtë moment funksionon si një organizatë e mbyllur, e fortifikuar nga një ekonomi e fuqishme. Nëse je pjesë e saj, je në rregull, nëse je jashtë, mëso të notosh! Ndoshta ky është edhe përcaktimi më i saktë e modern i Demokracisë Europiane!”, – thotë Malaj./vo.du.