VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

BE në vitin 2016 shpenzoi 200 miliardë euro për mbrojtje

By | May 18, 2018

Komentet

Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Italisë

Për çudinë e të gjithëve, dy liderët e kaheve ekstreme të politikës në Itali kanë ndërtuar formulën qeverisëse mes tyre, edhe pse njëri është i ekstremit të djathtë dhe tjetri i ekstremit të majtë, ndërkohë që ekzekutivët e Europës i mbajnë sytë nga Italia, për të parë se si do të veprojnë dy euroskeptikët në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë.

Lideri i Lëvizjes populiste 5 Yjet, Luigi Di Maio dhe lideri i Legës, Matteo Salvini, duke qenë se nuk binin dakord se cili mes tyre duhej të qeveriste, kanë zgjedhur një emër me të cilin gjetën paqe të dyja palët.

Kryeministri i ardhshëm i Italisë mund të jetë Giuseppe Conte, 54 vjeç. Ai ka lindur në fshatin Volturara Appula të Foggia-s, është diplomuar për Ligj në universitetin prestigjioz “Sapienza” në Romë dhe më pas ka perfeksionuar studimet juridike në universitetet më në zë të perëndimit, nga “Yale” në “Sorbonne”, “Duquesne”, “Cambridge”, “International Kulture Institute” në Vjenë dhe në “New York University”.

Aktualisht jep mësim në Firence dhe te “Luiss” në Romë, si docent i së Drejtës private. Përveçse është avokat mbrojtës në Gjykatën e Lartë, bashkëdrejtues në “Laterza” të dedikuar për “Mjeshtërit e së drejtës”, është anëtar i komisionit kulturor të “Confindustria”. Por njihet edhe si ekspert i “trajtimit të sipërmarrjeve të mëdha në krizë”, gjë që do të jetë e vlefshme në çështjet si “Ilva” apo “Alitalia” në Itali, sipas “LaReppublica”.

Nëse Conte konfirmohet si kryeministër, ai do të ketë në skuadrën e tij edhe liderët e dy forcave politike që formuan qeverinë e re të Italisë, e cila po formohet këto ditë, që pas zgjedhjeve të 4 marsit. Pritet që Matteo Salvini, drejtuesi i Legës, të jetë ministër i Punëve të Brendshme dhe Luigi Di Maio, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet, të marrë në dorë Ministrinë e Zhvillimit Ekomomik ose Ministrinë e Punës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas mediave italiane, pritet të caktohet ambasadori Giampiero Massolo (ka qenë edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete italiane) dhe në Ministrinë e Ekonomisë do të vendoset Giancarlo Giorgetti, (ish-kryetari i grupit parlamentar të Legës).

BE në vitin 2016 shpenzoi 200 miliardë euro për mbrojtje

Sistemi Statistikor Evropian (Eurostat) ka bërë të ditur se shpenzimet totale ushtarake në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2016 ishin 200 miliardë euro (222 miliardë dollarë), shifër e njëjtë si në vitin 2015.

Eurostat tha se raporti i shpenzimeve të mbrojtjes ndaj PBB-së në 28 vendet anëtare në vitin 2016 ishte 1,3 për qind, nga 1,4 për qind në vitin 2015.

“Kjo është shumë më pak sesa shuma e shpenzuar për mbrojtjen sociale (shpenzimet e barabarta me 19,1 për qind të PBB-së në vitin 2016), për shëndetësinë (7,1 për qind) ose edukimin (4,7 për qind)”, tha Eurostat.

Shpenzimet e mbrojtjes u rritën mbi shpenzimet publike në rekreacion, kulturë dhe religjion (1 për qind), në mbrojtjen e mjedisit (0,7 për qind), si dhe në strehimin dhe pajisjen e komunitetit (0,6 për qind).

Shpenzimet më të ulta të mbrojtjes ndaj PBB-ja u regjistruan në Irlandë (0,3 për qind), Luksemburg (0,4 për qind), Maltë dhe Austri (0,6 për qind), ndërsa Estonia (2,4 për qind), Greqia (2,1 për qind), Britania e Madhe (2 për qind) dhe Franca (1,8 për qind) shpenzuan përmasat më të larta.

Britania e Madhe kishte pothuajse çerekun, përkatësisht 24 për qind të asaj që 28 vendet anëtare kishin në faturën e përgjithshme ushtarake me 47 miliardë euro.

Franca, Gjermania dhe Italia ndoqën Britaninë e Madhe me një kombinim prej 96 miliardë eurosh, 47 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të 28 vendeve anëtare.

Shpenzimet ushtarake globale

Të dhënat e Bankës Botërore treguan se shpenzimet globale të mbrojtjes ndaj PBB-së mesatarisht arritën në 2,2 për qind në vitin 2016.

Sipas Bankës Botërore, në krye të listës janë të vendosura Omani (13,7 për qind ose 10.6 miliardë dollarë), Arabia Saudite (9,8 për qind ose 63.7 miliardë dollarë) dhe Kongo (7,2 për qind ose 562 milionë dollarë), ndërsa Guinea Ekuatoraile (0,2 për qind ose 23 milionë dollarë), Mauritiusi (0,2 për qind ose 23 milionë dollarë) dhe Irlanda (0,2 për qind ose 1 miliardë dollarë) shpenzuan më pak para në mbrojtje në vitin 2016.

Rusia në vitin 2016 ka shpenzuar 5,4 për qind të PBB-së së saj apo rreth 69 miliardë dollarë, SHBA-të 3,3 për qind apo rreth 600 miliardë dollarë, India 2,5 për qind apo rreth 60 miliardë dollarë dhe Kina 1,9 për qind apo rreth 216 miliardë dollarë.

Vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore mesatarisht shpenzuan 5,7 për qind të të ardhurave të tyre në mbrojtje dhe shifra në botën arabe ishte 6,2 për qind.

Në vitin 2016, shpenzimet e mbrojtjes së Turqisë ndaj PBB-së së saj ishin 1,7 për qind apo 17.85 miliardë dollarë. aa

Katalonia: Udhëheqësi i ri Torra i vendosur për të arritur pavarësinë

Quim Torra, kreu i ri i Katalonias

Separatisti katalan Quim Torra u betua si kreu i ri i rajonit, me kërkesat e tij për një Kataloni të pavarur.

Torra zyrtarisht mori detyrën në një ceremoni në kryeqytetin katalan, Barcelonë, ku ai u zgjodh nga ligjvënësit separatistë të parlamentit katalanas. Në shenjë të tensionit të zjarrtë, qeveria e Spanjës në Madrid, e cila zakonisht dërgon një përfaqësues në ceremoninë e qeverisë rajonale, nuk pranoi të merrte pjesë në betim.

Ceremonia e së enjtës ishte me sinjale të theksuara që duket se kishin për qëllim autoritetet qendrore spanjolle. Torra kishte vetëm flamurin e kuq dhe të verdhë prapa tij gjatë ceremonisë, ndërsa, flamuri spanjoll mungonte.

Gjithashtu, në betimin e tij ai premtoi se do të jetë besnik ndaj popullit të Katalonjës, duke mos bërë me dije respektin e tij ndaj Kushtetutës së Spanjës dhe as ndaj mbretit spanjoll.

Qeveria spanjolle thotë se nuk mund t’i jap pavarësinë Katalonjës, sepse në kushtetutën e Spanjës thuhet se ajo pjesë është “e pandashme”. Mbreti Felipe VI ka mbështetur publikisht qëndrimin e qeverisë spanjolle.

Myslimanët në Suedi do të agjërojnë nga 20 deri në 22 orë në ditë

Sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), myslimanët në qytetin Kiruna ditën e parë të muajit ramazan do të agjërojnë 19 orë e 53 minuta, ndërsa në ditën e fundit, 13 qershor, 21 orë e 58 minuta

STOCKHOLM – Myslimanët që jetojnë në qytetin Kiruna, në veri të Suedisë, do të agjërojnë rreth 20 deri në 22 orë gjatë Ramazanit këtë vit.

Sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), myslimanët në qytetin Kiruna ditën e parë të muajit ramazan do të agjërojnë 19 orë e 53 minuta, ndërsa në ditën e fundit, 13 qershor, 21 orë e 58 minuta.

Po ashtu, edhe myslimanët në qytetin Tromso të Norvegjisë ditën e parë do të agjërojnë 19 orë e 50 minuta dhe në ditën e fundit 21 orë e 59 minuta.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik, myslimanët do të jenë agjërueshëm 19 orë e 11 minuta ditën e parë dhe 21 orë e 48 minuta në ditën e fundit të muajit ramazan.

Cihat Kullay, drejtuesi i xhamisë Fittja Ulu në Stockholm, për AA tha se “Për shkak se muaji i Ramazanit këtë vit fillon në mesin e muajit maj, myslimanët në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, dhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhag, fillimisht do të agjërojnë 19 orë, kohë kjo e cila në fund të muajit Ramazan do të arrijë deri në 22 orë”.

“Myslimanët që jetojnë në qytetet Kiruna, Tromso dhe Reykjavik, që ndodhen më pranë Polit të Veriut dhe ku në këtë periudhë ditët zgjaten më shpejt, do të nisin të mbajnë agjërim fillimisht me 21 orë dhe, pasi të kalojnë mesin e muajit, koha e agjërimi për ta është rreth 22 orë”, u shpreh Kullay.

Ndërkohë, edhe kryetari i Federatës Islame të Suedisë, Tahir Akan, vuri në dukje se bashkë me 52 shoqata të federatës janë të gatshëm për muajin e Ramazanit.

“Pavarsisht që jo sa në Turqi, por edhe këtu bëhen përpjekje të përfitohet nga të mirat e Ramazanit duke u mbledhur me myslimanët në Suedi dhe në namazin e teravive”, tha ai.

Duke theksuar se pavarësisht kohës së gjatë në vendet veriore, myslimanët mund të mbajnë lehtësisht agjërimin për shkak se moti nuk është shumë i nxehtë.

“Agjërimi që ne e mbajmë më shkurt, deri në 9-10 orë në mesin e dimrit, nuk ka ndonjë ndryshim me agjërimin që e mbajmë gjatë”, shtoi Akan.

Zyrtari i lartë i NATO-s: Nuk duhet të harrohet çfarë bëri Millosheviçi në Kosovë

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, duke folur për Kosovën ka thënë se asaj i duhet siguria dhe stabiliteti

“NATO-ja dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti. Ata mbrojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe të komunitetit serb. KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë gjithnjë derisa të ketë nevojë, ndoshta disa vite, ndoshta edhe më gjatë”, ka thënë Ali.

Ali ka theksuar se respektohet vendimi i Serbisë që të mos jetë anëtare e NATO-s.
“Nuk është e domosdoshme që Serbia në këtë moment t’i bashkohet NATO-s. Ndoshta kjo do të ndodhë në të ardhmen, porse kjo varet nga qytetarët e Serbisë e jo nga NATO-ja i cili gjithmonë pranon kërkesat për anëtarësim siç ndodhi me vendet tjera të rajonit”, ka thënë për REL në gjuhën serbe Paolo Ali.

Lidhur me bombardimet e NATO-s, Ali ka thënë se ato kanë ndodhur para 20 vjetësh dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se nuk duhet harruar se çfarë ka bërë Millosheviqi.

“Ajo që ka ndodhur në vitin 1999 është e ngulitur në kujtesën e Serbisë. Sigurisht do të ishin ndryshe gjërat po të sigurohej rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por nuk guxojmë të harrojmë çfarë ka ndodhur gjatë regjimit të Millosheviqit. Sigurisht se ka pasur gabime por mendoj se situata këtu ka qenë shumë dramatike”, ka thënë Paolo Ali.

Merkel: Paqja në Ballkan është shumë e brishtë

Në Konventën Kombëtare të Katolikëve,që u mbajt në Mynster të Gjermanisë foli edhe kancelarja Angela Merkel. Merkeli përcolli përshtypje nga takimet e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor e detyrat para vetes.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se Ballkani Perëndimor mbetet një nga detyrat e Gjermanisë në politikën e jashtme. Merkeli u ndal te Ballkani të premten, në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve, e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.

“Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron – në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor”, tha kancelarja gjermane.

“Ende sot (Ballkani Perëndimor) është një nga detyrat tona në politikën e jashtme – natyrisht ti duhet të negociosh më parë me ambientin përreth teje, unë kalova shumë kohë këtë javë me këtë temë – që të sigurosh rendin e paqes atje. Ai është shumë i brishtë”.

Angela Merkel u ndal më tej në konfliktet kufitare dhe të natyrave të tjera, që vazhdojnë të kenë me njëra-tjetrën shumë shtete ballkanike.

“Edhe po ta hedhësh vështrimin te Kosova, te Serbia, te Bosnja dhe Hercegovina. Edhe po të shohësh mosmarrëveshjen për emrin në Maqedoni, konflikte kufitare këtu dhe atje, madje edhe Sllovenia dhe Kroacia vazhdojnë të flasin ende për kufijtë e tyre.”

Merkeli u shpreh e vendosur se Gjermanisë dhe shteteve perëndimore i duhet të punojë për t’i zgjidhur këto konflikte.”Na duhet t’i zgjidhim të gjitha këto, në mënyrë që të mos ekzistojë gjithmonë një tension i caktuar, që mund të rindizet në çdo kohë”, tha kancelarja e Gjermanisë./DW.

Zgjidhet kriza politike në Itali, Salvini e Di Maio bien dakord për postin e kryeministrit

ROMA – Zyra për shtyp e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja qeverisë mes partisë 5 Yjet dhe Lidhja e Veriut.

Krerët e dy partive, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini kanë informuar presidentin Mattarella se brenda ditës së hënë do ti dorëzojnë programin qeverisës të hartuar gjatë tre ditëve.

Tre ditë më parë ata i kishin kërkuar Presidentit italian 72 orë kohë për të gjetur konsensusin e një aleance qeverisë mes tyre, që tashmë është arritur. Nesër pritet që dokumenti zyrtar i programit qeverisës ti dorëzohet Presidentit.

Flitet për një program prej 22 pikash, në fokus të së cilit janë sistemi fiskal, pensionet, plani industrial por edhe probleme delikate si të ardhurat minimale.

Luigi Di Maio deklaroi se Kryeministri do të jetë një politikan dhe jo teknik, por nuk dha emër.

Edi Rama gënjen haptas gazetarët në Itali ‘Vëllai i ministrit është në burg’

Edi Rama këtë herë ka vendosur të gënjejë haptas. Të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, si La Stampa dhe mediat e tjera.

Rama u prit me protesta sot në Torino, ku ka prezantuar librin e tij ‘Kurbani’. Forcat e policisë që ishin aty shoqëruan 5 të rinj shqiptarë që me pranga në duar akuzuan Ramën për mbrojtjen  që po i bën Saimir Tahirit dhe vëllait të Fatmir Xhafës.

Protesta ka të bëjë me mosekstradimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që është i lirë në Shqipëri, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.

Pasi të rinjtë janë nxjerrë jashtë, Rama ka vendosur të gënjejë për të dalë nga situata ku ishte përfshirë.

Gazetarëve që ishin të pranishëm gjatë incidentit i ka gënjyer. La Stampa shkruan se Edi Rama iu përgjigj me një batutë të rinjve që protestonin, ndërsa për mediat aty u shpërnda lajmi i rremë, sipas të cilit vëllai i ministrit tashmë është në burg.

‘Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda, Rama u përgjigj me disa rreshta’, shkruan La Stampa që më pas citon në ligjëratë të drejtë kryeministrin e Shqipërisë.

‘Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia’, shkruan La Stampa duke thënë se, ky shpjegim u ka ardhur nga Rama dhe njerëzit e tij.

Image

Por kush është në burg, cili vëlla? Edi Rama e di shumë mirë që vëllai i ministrit të tij, Fatmir Xhafës nuk është në qeli, por i lirë.

Edhe Saimir Tahiri nuk është në qeli, sepse pas marrëveshjes me Edi Ramën për të lënë mandatin, ishte garancia se ai nuk do të përfundonte në burg, por do të ishte në ‘arrest shtëpie’.

Kështu që Edi Rama sot përhapi një tjetër gënjeshtër, thjeshtë për tu hedhur hi syve njerëzve që ishin të pranishëm, pasi ai e di shumë mirë se cila është e vërteta.

Image

© SYRI.net

Sulmuesi i Parisit ishte i lindur ne Çeçeni

Autoritetet franceze thanë se përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës me thikë në Parisin qendror, është një qytetar francez i lindur në republikën ruse me shumicë myslimane të Çeçenisë, në vitin 1997. Ai ishte në listën e vëzhgimit të ekstremistëve të dyshuar, por nuk kishte një regjistër kriminal.

Policia franceze i ka marrë prindërit e tij në paraburgim për t’i marrë në pyetje. Emri i sulmuesit nuk është bërë i ditur ende.

Sulmuesi therri me thikë pesë njerëz. Një nga viktimat e tij, një 29-vjeçar vdiq. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, tha të dielën se katër njerëzit e tjerë pritet të mbijetojnë plagët e tyre.

Sulmuesi vdiq në vendngjarje pasi u qëllua dhe u vra nga policia, tha zoti Collomb, duke vlerësuar oficerët për veprimet e ndërmarra.

Grupi ekstremist Shteti Islamik tha përmes agjencisë së tij të lajmeve se është përgjegjës për këtë sulm, duke e quajtur sulmuesin një “ushtar” për kauzën e tyre.

Prokurori i qytetit, Francois Molins, u tha gazetarëve se sulmuesi kishte thirrur frazën arabe “Allahu Akbar”, që do të thotë “Zoti është i madh”, gjatë sulmit.

Molins tha se policia do të nisë një hetim kundër terrorizmit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në rrjetin social Twitter se Franca “nuk do të zmbrapset asnjë inç ndaj armiqve të lirisë”.

Policia e Parisit ka shkruar në Twitter se sulmi ndodhi në rrethin e 2-të të kryeqytetit francez, i cili shpesh është i mbushur me njerëz që shkojnë drejt Operas Garnier dhe restoranteve lokale.

Kryeministri, Edouard Philippe, tha se policisë iu deshën më pak se nëntë minuta për ta nënshtruar sulmuesin që nga momenti kur ata ishin alarmuar.

“Kjo shpejtësi, qetësi dhe efektivitet i lejoi ata që të shmangin ndonjë pasojë shumë më të rëndë”, tha ai.

Parisi ka qenë në alarm të lartë për sulme terroriste, pasi një seri sulmesh kanë ndodhur në Francë gjatë tre viteve të fundit.

Kompanitë evropiane alarmohen pas anulimit të marrëveshjes bërthamore nga Trump

Shtetet evropiane kanë vendosur t’I mbrojnë kompanitë e tyre pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në kohën kritike të përpjekjes për të mbajtur marrëveshjën bërthamore aktive dhe të vazhdimit të përfitimit ekonomik të Iranit.

Zëdhënësja e kryeministres britanike Theresa May, tha se presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar gjatë një telefonate më 11 maj se duhet të diskutohet se si sanksionet e reja ndaj Iranit për naftën dhe sektorin banker do të ndikojnë në kompanitë evropiane që operojnë nën marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Trumpi e ka tërhequr.

Britania, Franca dhe Gjermania bashkë me Rusinë dhe Kinën, deklaruan se do të mbeten të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe besojnë se është mënyra më e mirë për të siguruar se Irani nuk do të vazhdojë me krijimin e armëve bërthamore.

Presidenti Iranian Hassan Rohani, ka deklaruar se do të vazhdojë me respektimin e marrëveshjes, përderisa ekonomia e vendit do të vazhdojë të përfitojë nga lirimi i sanksioneve.

Berlusconi rehabilitohet – mund të kandidojë për poste zyrtare

VOAL – Silvio Berluskoni mori rehabilitimin nga gjykata e Milanos për rehabilitim. Lajmi është sjellë nga Corriere della Sera në numrin e së shtunës dhe është përhapur menjëherë në të gjitha mediat. Vendimi në fakt i anulon të gjitha efektet e dënimit të pësuar në kontekstin e procesit të të drejtave ndaj Mediaset në vitin 2013.

Ky dënim kishte shkaktuar pamundësinë e kandidimit, imponuar nga ligji Severino. Nëse do të ketë ndërkohë votime, Berluskoni ka të drejtë të paraqitet si kandidat në Dhomën e Deputetëve ose në Senatin e Republikës.

Kërkesa u paraqit në mars nga avokatët e ish Kryeministrit dhe përgjigja erdhi një muaj më herët se sa pritej. Sipas kodit, për njoftimin e favorshëm, aplikanti duhet të ketë vuajtur dënimin (dhe ky është rasti) dhe të ketë dhënë dëshmi të sjelljes së mirë që nga dënimi. Prandaj, në bazë të një orientimi të Gjykatës Supreme, nuk janë marrë parasysh çështjet e pazgjidhura që lidhen me rastin Ruby: disa ryshfete dëshmitarëve për të cilat ai akuzohet janë nga fundi i vitit 2016.

Për t’u kthyer në fushë, Berluskoni kishte provuar gjithashtu rrugën në Strasburg, vendimi i të cilit është ende në pritje.

ANSA

Gjermania përkrah kompanitë që bëjnë biznes në Iran

Flamuri gjerman.

 

 

Gjermania është e gatshme t’iu ndihmojë kompanive të saj në të bërit biznes në Iran, ka thënë ministri gjerman i Ekomonisë, Peter Altmaier, pasi i dërguari amerikan në Berlin vuri në pikëpyetje ndershmërinë e këtyre transaksioneve, transmeton Reuters.

Të martën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje nga pakti bërthamor dhe për rivendosje të sanksioneve ndaj Iranit.

Gjermania së bashku me Francën dhe Britaninë kanë thënë se mbeten të përkushtuara në këtë marrëveshje, derisa ministri Altmaier ka thënë se Qeveria e tij nuk ka arsye për të ndryshuar skemën e eksportit me Iranin.

“Ne jemi të gatshëm të flasim me të gjitha kompanitë e shqetësuara dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për të ulur pasojat negative”, ka thënë ai për radion Deutschlandfunk.

“Kjo do të thotë se diskutimet do të jenë pikërisht për kufizim të dëmit” duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave ligjore, ka thënë ai.

Rreth 120 kompani gjermane operojnë në Iran, duke përfshirë Siemens dhe 10,000 kompani të tjera gjermane bëjnë tregti me këtë vend.

Altmaier ka thënë se Gjermania dëshiron të anashkalojë “ndonjë spirale të përshkallëzimit” sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.