VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NË VEND TË HOMAZHIT PËR VETERANIN E ARSIMI SHQIP, VEPRIMTARIN MIKEL VESELI (1940-2019) Shkruan: Mikel GOJANI / DIELLI

By | September 6, 2019

Komentet

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Bronks feston Ditën e Flamurit me Kryetari e Bashkisë Z.Ruben Diaz Jr

Kryetari i Bashkisë Bronks
Z.Ruben Diaz Jr

Së bashku me
Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane
Qendrën e Komunitetit Shqiptar
&
Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në SHBA
Ju fton të merrni pjesë
në Festimet e 107 vjetorit të
Pavarësiesë të Shqipërisë
Të Ejten, 21 Nëntor, 2019 në orën 1:00 pm
në Veterans Memorial Hall, Rotunda
851 Grand Concourse
Bronx New York
Seating is Complementary and Limited
RSVP is Required
Esad A. Rizai
347-573-3972

 

 

Kryetari i Bashkisë Bronx Ruben Diaz Jr kremton me Komunitetin shqiptar 107 vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë

Kryetari i Bashkisë Bronks
Z.Ruben Diaz Jr

Së bashku me
Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane
Qendrën e Komunitetit Shqiptar
&
Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në SHBA
Ju fton të merrni pjesë
në Festimet e 107 vjetorit të
Pavarësiesë të Shqipërisë
Të Ejten, 21 Nëntor, 2019 në orën 1:00 pm
në Veterans Memorial Hall, Rotunda
851 Grand Concourse
Bronx New York
Seating is Complementary and Limited
RSVP is Required
Esad A. Rizai
347-573-3972

 

Më poshtë po sjellim programin:

 

Kongresmeni JoeDioGuardi & Keshilltarja per Çeshtje te Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi takim me diasporën në Zvicër

Me kenaqesi ju njoftojme se Presidenti i LQSHA-se, ish-Kongresisti i SHBA-ve Joe DioGuardi dhe Keshilltarja per Ceshtje te Ballkanit znj. Shirley Cloyes DioGuardi do te marrin pjese, si mysafire te vecante, ne nje manifestim madhor ne Zvicer me 24 Nentor 2019 prej ores 15:00 deri ne 19:00 ne:

Pentorama Amriswil
Arbonerstrasse 4,
8580 Amriswil

I ftojme te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Zvicer qe te marrin pjese ne kete manifestim bashke me Kongresistin DioGuardi dhe znj DioGuardi, qe shenon edhe 30 vjetorin e punes se palodheshme te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizates se vetme lobuese per shqiptaret te regjistruar ne Washington, DC.

Eshte pikerisht kjo pune e Liges se bashku me kontributin e madhe te Anetareve te Bordit, miqeve e perkraheseve, qe ka qene esenciale dhe instrumentale ne drejtimin e politikes se jashtme amerikane ne interes te kauzes kombetare shqiptare, e cila perfshine lirine dhe pavaresine e Kosoves, demokratizimin e Shqiperise, dhe sigurimin e te drejtave te plota per shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine te Presheves!

Ju lutemi, shperndajeni kete lajmerim (share) tek te gjithe miqte dhe familjaret tuaj ne Zvicer.

Ju falemnderit!

It gives us great pleasure to announce that AACL President and former US Congressman Joe DioGuardi and Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes DioGuardi will be attending a major event in Switzerland, as special guests, on Sunday, November 24, 2019, from 15:00 to 19:00 at:

Pentorama Amriswil
Arbonerstrasse 4,
8580 Amriswil

We invite all Albanians in Switzerland to join Congressman DioGuardi and Ms. DioGuardi at this event, marking the 30th anniversary of the tireless work of the Albanian American Civic League, the only registered lobby for the Albanian people in Washington, DC.

It is the work of the Civic League and the support of its Board Members, friends and other supporters, that has been essential and instrumental in shaping America’s foreign policy in favor of the legitimate and righteous plight of the Albanian national cause, including a free and independent Kosova, a democratic Albania, and equal rights for Albanians in Montenegro, Macedonia and the Presheva Valley!

Please share this announcement with all your friends and family who live in Switzerland.

Thank you!

# # #

Festivali i 29-të shqiptar në Nju Jork (video)

Edhe pse larg vendlindjes, komuniteti shqiptar në Nju Jork ruan me zili vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është festivali shqiptar në këtë qytet amerikan, që çdo vit për gati tre dekada sjell këngë e valle folklorike. Në kronikën në vazhdim mund të ndiqni atmosferën e edicionit të 29-të të këtij festivali, të cilin e përcolli kolegu ynë Burim Goxhuli.

Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky aktivitet synon të ruaj traditat dhe vlerat artistike të kombit, nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Në skenë u ngjitën artistë shqiptarë që u përkasin tre brezave të ndryshëm. Famulltari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, u shpreh me shumë krenari përpara të pranishmëve.

“Është kënaqësi kur shohim të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë që kanë lindur këtu në Amerikë, duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare. Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë”.

I pranishëm në festival ishte edhe një mysafir i veçantë. Krytari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engël, garantoi se do të vazhdojë kontributin për komunitetin shqiptar.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur, që të sigurohem se Kosova merr njohjen që meriton, që Shqipëria merr përkrahjen që e meriton dhe që të gjithë shqiptarët qofshin në Ballkan ose në Amerikë, të trajtohen drejtë dhe në mënyrë të duhur sepse edhe unë e ndiej veten pjesë të kombit shqiptar, pasi kam punuar për shumë vite për të.”

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kërkoi nga komuniteti shqiptar në Amerikë që të mos kursehet ndihma për vendlindjen.

“Dikush më pyeti se sa shumë duhet të bëjmë për vendet tona? Përgjigja ime ishte e thjeshtë. Imagjinojeni sikur ne jemi në shtëpi, ndërsa familjet dhe populli ynë janë këtu. Sa shumë do të kërkonim nga ata që të bënin? Kaq i kemi borxh popullit tonë dhe vendit tone.”

Të pranishmit në festival i vlerësojnë shumë ngjarje si këto, që të kujtohet e kultura e kombit shqiptar, në mënyrë që ajo të mos harrohet kurrë.

“Prej gjithë botës jetojnë këtu dhe fëmijët tanë gjithmonë kanë marrëdhënie, sidomos në shkollë. Por besoj se festivalet dhe tubime të tilla luajnë një rol të jashtëzakonshëm që ruajmë traditat tona”, tha Kol Cacaj.

“Është mirë të dish nga je. Ku e ke vendin dhe sa vështirësi kishin njerëzit tanë të vinin këtu. Shqiptarët e paten të vështirë të vinin në Amerikë, që të kenë familje e punë. Është mirë ta dish nga ke ardhur. Pa histori ske të ardhme”, tha Albian Velia, pjesëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Festivali i 29 shqiptar, iu kushtua figurës së Ismail Qemalit. Aktiviteti i organizuar nga qendra kulturore “Nënë Tereza” e Kishës Zoja e Shkodrës, është një nga shumë veprimtaritë për nder të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Arbëreshët e Nju Orlinsit, një histori në shekuj

Çdo vit në fillim të nëntorit, një grup banorësh të Nju Orlinsit mblidhen në katakombet e famshme të qytetit në një ritual tradicional. Grupi i përket shoqatës Contessa Entellina, përbërë nga trashëgimtarët e arbëreshëve nga Siçilia, të ardhur në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Kolegia Ardita Dunellari ndoqi ceremoninë e foli me pasardhësit e arbëreshëve të Nju Orlinsit:

Një pamje e pazakontë shpaloset çdo nëntor në katakombet Metaire të Nju Orlinsit: një festë mes varresh që vazhdon prej dekadash.

Me lutje, biseda, histori e shaka, si dhe me dolli e ushqime, një grup banorësh të qytetit mbajnë gjallë kujtimin e brezave që lanë fshatin siçilian Contessa Entellina e u vendosën në Nju Orlins në fund të viteve 1800 e fillim të viteve 1900. Ata sollën me vete gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e fshatit të tyre arbëresh.

Nuk është për t’u çuditur që festimet hapen me lutje nga prifti ortodoks, prifti koptik dhe më pas prifti katolik, si një sintezë e rrugëtimit nëpër histori dhe identitetit unik që ata ruajtën për shekuj në Itali e vazhdojnë ta kujtojnë edhe në Nju Orlins.

Ata erdhën në një kohë ndryshimesh sizmike në jugun amerikan.

Historiani i shoqatës Contessa Entellina, Justin Lance Schiro, tregon se pas zhbërjes së sistemit të skllavërisë që solli lirinë për skllevërit, pronarët e plantacioneve kishin mbetur pa krah pune. Ata u paguanin rrugën me anije fermerëve të Siçilisë me një traditë të gjatë në bujqësi. Prurje të tilla krijuan një traditë të fortë tregtaresh e zejtarësh siçilianë në Nju Orlins, shumë prej të cilëve me origjinë arbëreshe.

Gjyshërit nga babai janë të dy nga (fshati) Contessa. Ata u vendosën këtu në vitet 1800,” tregon Tony Foto. Ai shpjegon se gjyshërit nga babai dallonin nga prindërit e nënës së tij që ishin italianë, por jo arbëreshë:

“Gjyshërit nga babai flisnin anglisht dhe arbëresh. Nuk flisnin italisht. Gjyshërit e tjerë që kishin ardhur gjithashtu nga Italia nuk kuptonin asnjë fjalë që ata thonin në gjuhën e arbëreshëve”.

Nevoja i solli arbëreshët në Nju Orlins. Fati i vendosi në një qytet që kishte pritur e asimiliar komunitete të pafundme etnike. Profesori i historisë Lawrence Powell tregon se në Nju Orlins, vetë nga diktati i gjeografisë së qytetit, krijoi një kulturë tolerancë e shkrirjeje kulturore unike:

“Deri kur thanë kënetat në fillim të shekullit të 20-të, të gjithë banorët jetonin në një distancë rreth 3km nga brigjet e lumit Misisipi, pra nuk kishte hapësirë për të krijuar geto apo lagje etnike. Të gjithë jetonin bashkë. Njerëzit shkëmbenin receta nga gardhi i oborrit, kalonin kohën përjashta pasi nuk kishte kondicioner. Në Nju Orlins, njerëzit jo vetëm mësuan të mbijetojnë, por të krijojnë një kulturë për të shijuar jetën. Në një qytet ku jetonin në buzë të katastrofës, kur Misisipi mund të dilte në çdo moment nga shtrati e t’i përpinte, ata mësuan të gëzojnë të tashmen”.

Gjykatësi në pension, Salvador Mulé, e konsideron veten amerikan i brezit të parë: gjyshërit e tij i lindën fëmijët në Contessa Entellina, para se të vendoseshin përfundimisht në Nju Orlins. Ai kujton se si në fëmijëri dëgjonte gjuhën arbëreshe:

“Kur vizitonim gjyshërit, prindërit flisnin me ta në gjuhën arbëreshe që të mos i kuptonim ne fëmijët. Por ne nuk na e mësuan kurrë gjuhën e tyre”.

Gjenerata më e vjetër përpiqet të tërheqë brezat e rinj në këtë traditë. Aktivistja Joyce Schiro ndihmon me kërkime gjenealogjike për të zbuluar rrënjët e prejardhjen e pjesëtarëve të shoqatës.

Presidenti Gasper Schiro, jurist në pension, beson se këto aktivitete ofrojnë më shumë se thjesht një mundësi për t’u mbledhur e për të kujtuar të afërmit që janë ndarë nga jeta.

Për disa, identiteti arbëresh ka mbetur thjesht një jehonë nga e kaluara e brezave. Për të tjerë, si Lisa Gourgues, është një mundësi për të kuptuar veten dhe për të zbuluar degët e largëta të familjes:

Lisa Gourgues, Nju Orlins

“Kur isha e vogël mendoja se isha italiane; mësova se isha siçiliane, pastaj më treguan se gjyshi ishte arbëresh/shqiptar”.

Gjyshi i Lisës nuk ishte nga fshati Contessa Entellina por nga Santa Christina Gela. Por meqë Contessa Entellina feston trashëgiminë arbëreshe në Nju Orlins, ajo gjen arsye të përfshihet në ceremony.

Lisa tregon se kishte gjithmonë kuriozitet për gjyshin që kishte vdekur para ajo të lindte.

“Nëna gjithmonë më tregonte se ai dukej ndryshe nga siçilianët, pasi ishte bardhosh me flokë e sy të errët”.

Në përpjekje për të mësuar më shumë për të, ajo vizitoi edhe fshatrat siçiliane nga vinin familjet Palermo dhe Musacchia nga ridhte gjyshi. Një kuriozitet që e ka lidhur tani me kushërirë të shumtë që ende ndjekin traditën arbëreshe në Itali.

Për ata që ende nuk e kanë realizuar ëndrrën për të vizituar fshatin e të parëve në Siçili, festa e nëntorit merr një rëndësi të veçantë…

“Është tradita që ka kaluar nga gjyshi, tek babai, e tani tek unë,” thotë Tony.

Një traditë që i ndihmon këta banorë të Nju Orlinsit të kujtojnë udhëtimet e arbreshëve shekuj më parë drejt Italisë dhe të afërmve të tyre drejt një jete të re në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

Historia e Shtegtimit shqiptar në Uster Masaçusets, një projekt bashkëpunimi me Muzeun Historik të qytetit nisi rrugën e tij – Nga ARDIAN MURRAJ (video)

Një grup veprimtarësh të bashkesisë shqiptare në bashkëpunim me drejtues të Muzeut Historik të Usterit mundësuan së fundmi nisjen e një projekti për dokumentimin e gjurmëve dhe pranisë së emigracionit shqiptar në qytet e rrjedhimisht në SHBA.

Për këtë qëllim pasditen e së Shunës më 9 Nëntor, në mjediset e Muzeut Historik rreth 100 pjesmarrës shqiptaro-amerikanë morën pjesë dhe u njohën më gjerësisht me prmbajtjen e projektit që pritet të fillojë dhe shikimin më nga afër të kërkesave që paraqet kjo ide dhe rolin apo pjesëmarrjen e gjithësejcilit për ta pasuruar atë.

Që në hyrje tek sa po përgatitej fillimi i veprimtarisë, Greg Stefon tregoi disa foto të vjetra nga shqipëtarët në “Piknikun e Leslovikut-1920″, më pas diskun e “Korit të Burrave të Usterit” me këngët patriotike dhe mëmëdheun… kështu pak nga pak nisi të nxitej edhe kurreshtja e pjesmarrësve që po fillonin të mbushnin sallën duke treguar interesim për fotot, objekte e orendi të vjetra që si të thuash kanë me vehte një histori apo lidhin hisoritë njerëzore mes tyre.

Si për ta pështjellë shqiptare në vlera grupet e fëmijëve kërcimtarë “Vallet Tona” ishin të parët që dhanë shenjën e fillimit zyrtar të veprimtarisë dhe më pas nisën disa dikutime që sollën për të pranishmit njohjen e projektit “ Mbledhja, ruajtja dhe shpërnarja e historisë në bashkësi”.

Greg Stefon spjegoi se si nisi ky bashkëpunim me muzeun duke afruar njohjen me William Wallace Drejtor Ekzekutiv i cili falenderoi për pjesmarrjen e gjerë ; -”jo vetëm sonte, por edhe nesër dhe në ditët më tej do të jemi sëbashku pasi qyeteti i Usterit përbën tashmë historinë tonë. Ju mund të vini dhe të na vizitoni në çdo kohë si dhe të sillni ato foto apo dokumenta që juve ju duken se përcjellin histori dhe me kët rast ne shkëmbejmë njohjen dhe nisim hapat e duhur,. Ju falenderoj për mbështetjen”.

Ndësa Frankli Zdruli duke e quajtur si një ditë të veçantë solli në kujtesë përpjekjet e shqiptarëve mërgimtarë që në fillimet e tyre e veças një thënie të Fan S Nolit që Usteri quhet zemra e shqiptarisë dhe se në përmbajtjen e sotme duke nisur për të shkruatjtur historinë e tyre kjo zemër do fillojë të rrahë (të marrë jetë), ne bejmë krenar paraardhësit tanë dhe do të jemi pjesë e rendësishme e qytetit ku jetojmë, Usterit.

David Conner Drejtor i Marrëdhenieve me Bashkësinë spjegoi më tej se projekti i nisur do të jetë afat gjatë duke ju referuar disa projekteve të ngjashme në Uster si së fundmi të materializuar ishin ato të bashkësisë Latine dhe bashkësisë së LBGTQ-së (ekspozita që vizitohen ndërkohë në muze), ku koha e nevoitur për grumbullimin e sendeve me vlerë, foto, dokumenta, gazeta të kohës intervistime të jetëve të individëve të veçantë do të sillnin grumbullimin e gjithë këtyre vlerave të rëndësishme ku historianët e Universiteteve do të kenë mundësinë të bëjnë lidhjet mes tyre dhe shkrimin e historisë së qytetit.

Me vendndodhjen e tyre prej më shumë se 100 vjetëve bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikanë janë një pjesë e rëndësishme e Usterit jo vetëm me punën dhe integrimin e përditshëm, rritjen numerike apo gjallërinë e ruajtjes së traditave, gjuhës dhe kulturës, por në të njëjtën kohë ata bashkarisht i kanë berë vend vehtes në historinë e qytetit, një histori shtegëtimi me vlera dhe që filloi të shkruhet.

Në takim përshëndetën dy zonja me origjinë shqiptare Konstantina Lukes (ish kryetare e bashkisë) dhe Donna Collorio (e sapo zgjedhur në këshillin bashkiak), falenderuan pjesmarrësit për mbështetjen në zhvillimet e jetës së qytetit duke treguar se janë një forcë e madhe.
Për ecurinë më tej të projektit bordi i Festivalit Shqiptar i dhuroi Muzeut 1000 dollarë duke shprehur bindjen se bujaria që karakterizon amerikanët dhe shqiptarët do të sigurojnë edhe më tej në të ardhmen fondet e duhura për zhvillimin me sukses të tij.

 

Rrugëtimi i pazakontë në muzikë i Edon Mollës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo rrallë herë suksesi është i lidhur edhe me fatin. Këtë e dëshmon rrugëtimi në muzikë i 25 vjeçarit nga Kosova, Edon Molla. Ai kishte ëndërra të mëdha në basketboll dhe marketing për çka edhe mbaroi studimet, ndërsa muzikën e kishte filluar vetëm si aktivitet për të larguar stresin nga këto të dyja. Por një takim i rastësishëm dhe i shkurtër në ashensor me yllin e muzikës Roberta Flack, i ndryshoi jetën. Kolegu Burim Goxhuli, na sjell në vazhdim historinë interesante të suksesit të Edon Mollës.

Para pak muajsh këngëtari i ri Edon Molla nxorri në treg albumin e tij të parë të titulluar “Alone”. Përfundimi i këtij projekti, kërkoi punë, vullnet dhe fat.

Historia e Edonit nisë në qytetin e Prizrenit. Kur ishte dy vjeç, familja Molla vendosi të emigrojë drejt Nju Jorkut.

“Kishim shumë vështirësi sa ishim në Kosovë” thotë Edon Molla në intervistë për Zërin e Amerikës, duke shtuar se erdhën në Amerikë që të kishin më shumë mundësi në jetë.

Edoni vazhdoi shkollimin në Nju Jork. Mënyra e jetesës në qytetin që nuk fle kurrë, e bëri atë shumë ambicioz. Në moshë të re ai luante basketboll dhe synonte arsimin në universitete të njohura amerikane.

“Shkollimi ishte qëllimi kryesor” thotë ai, teksa tregon se luante basketboll që të fitonte bursë për studime universitare. “Nuk dëshiroja që prindërit të më paguanin shkollën”, thotë ai.

Por, me kalimin e viteve, basketbolli zuri vendin kryesor në jetën e Edonit.

Deri në moshën 18 vjeçare, Edoni e mendonte të ardhmen e tij në sport. Por një punë sezonale si pastrues në Manhattan verën e vitit 2016, i ndryshoi jetën.

Kur ishte 18 vjeçar, ai filloi punën si pastrues në një ndërtesë të quajtur Dakota. Ai thotë se ndërtesa “është vendbanim i të pasurve”.

Thotë se ndihej i nevrikosur pasi ishte refuzuar nga një kompani për punë praktike.

Por, disponimi i tij ndryshoi kur pa se në ndërtesën që e pastronte, jeton ylli I muzikës, Roberta Flack.

Mjaftoi një interpretim i shkurtër në ashensor i Edonit, që autorja e hitit të njohur “Killing me Softly” të spikasë talentin e të riut nga Kosova.

Ai thotë se atë verë “më nuk punova si pastrues” pasi këngëtarja e njohur e ftoi që ta ushtrojë të riun nga Kosova.

“Nuk kam parë një 18 vjeçar që këndon dhe shkruan këngë si këto që bëni ju pa ndihmën e askujt” i kishte thënë ajo, derisa e këshilloi që të merrej me muzikë “sepse aty e ke të ardhmen”.

Megjithatë, në industrinë amerikane të muzikës, veç punës kërkohet edhe durim.

“Në koncertin e parë nuk erdhi askush” thotë Edoni teksa tregon për sfidat që i kaloi derisa njerëzit filluan të pëlqejnë muzikën e tij. Kur publikoi albumin ai u ftua të këndojë në “Rockwood Music Hall”, që është njëra nga sallat më të njohura të muzikës në Nju Jork.

Interpretimi në këtë sallë i hapi dyert e suksesit, pasi çdo ditë po rritet numri i të interesuarve për albumin e tij të të parë.

“ 45 mijë njerëz morën albumin tim”, thotë artisti në intervistë për Zërin e Amerikës.

Pjesë e albumit të tij është edhe kënga me titull Olivia, kushtuar një vajze të prekur nga sëmundja e kancerit, e të cilën e takoi në një vizitë të tij në një klinikë ku trajtohen persona me këtë sëmundje.

Po kjo këngë ishte edhe muzika simbol e maratonës së Nju Jorkut, që është maratona me pjesëmarrjen më të madhe në botë. Ashtu siç me këngën e tij Edoni motivoi mbi 50 mijë vrapuesit, ai këshillon të rinjtë që suksesin e tyre të mos e mbështesin tek të tjerët.

Pavarësisht largimit në moshë të re dhe mundësive të mëdha në ShBA, artisti e ndjen mallin e vendlindjes.

“Shtëpia është Kosova… është Shqipëria” thotë Edoni ndërsa shton se i mungojnë familjarët.

Edoni planifikon që të krijojë një këngë edhe në gjuhën shqipe.

Tinguj shqiptarë në Boston – Nga Entela Sula Prifti, Boston

 

Tingujt e pianos kishin zënë vend në hapsirën kumbuese të sallës. Ishte një prej këngëve të tij më të njohura të Festivalit të Fundvitit të cilës ai po i shkundte pluhurin e harresës mes gishtave që vallëzonin në tastier. Teksa i drejtohesha vendit ku ishte ulur aty pranë pianos, tingujve i bashkëngjita zërin tim. Ishte e vështirë ti rezistoje muzikës që kishte pushtuar sallën. Kthehu kokën dhe më buzëqeshi pa e shkëputur vëmendjen nga vija e melodis. Isha vetëm 16 vjeç kur për herë të parë dëgjova emrin e kompozitorit Valentin Veizi. Njësoj sa vajza e ëmbël me kostumin e bardhë që këngëve të tij do tu jepte një trofe duke rrëmbyer dy herë rradhazi vendin e parë në Festival. Nuk ishim takuar kurrë më parë personalisht, as atëherë kur të dy frekuentonim të njëjtat aktivitete për shkak të qasjes së ngjashme në besimin tonë religjoz. Kush do e kish menduar që këtë takim fati e kishte rezervuar larg Tiranës tonë, aty ne katin e parë të shtëpisë së tij në një prej qyteteve të vogla të Bostonit.

Takimi i parë me Valentinin më kishte krijuar emocione që vinin nga kurioziteti dhe padija si të sillesha përpara një artisti me përmasa të tilla. Për fat të keq apo të mirë emocionet e takimit të parë i thyen telefonatat e shpeshta të cilat erdhën si pasojë e vonesës time. Kisha ngatërruar adresë dhe pas vërdallisjesh të gjata, ai me pret tek dera me një buzëqeshje miqësore a thua kishim vite që njiheshim. Më ftoi në studion e tij. Tek hidhja vështrimin në atë dhomë të bardhë çdo faqe muri sillte tek unë copëza festivalesh apo dhe emra artistësh që kanë bërë historin e muzikës shqiptare. Gjeje aty dhe copëza shqipërie përmes suvenireve që i thyenin bardhësin dhomës. Pak më tutje varur në kornizë qëndronin disa faqe gazete.

Të zverdhura ato revokonin kohën. Ishte një intervistë e shumë viteve më parë ku përmes rrjeshtave e fotove familja Veizi tregonte historin e saj të emigrimit. Ishte një histori e ngjashme me atë të milionave të tjerë në Amerikë me ndryshimin që vula e suksesit e ka ndjekur atë edhe në atdheun e ri. Ai zuri vend pranë pianos madhështore ndërsa unë pyesja veten në sa e sa netë dhe krijime ata të dy kanë qenë të pandarë nga njëri tjetri. Ishte pikërisht ky intstrument që më kishte bërë të udhëtoja disa kilometra për ta takuar. Kisha mësuar vetëm prej pak kohësh që kompozitori jetonte në Boston. Isha në kërkim të një mësuesi për time bijë që kishte filluar ndërkaq të merrte mësimet e para në piano. Dukej se ylli fatit po shndrinte fort, jo vetëm për Emmën, por edhe për mua që të njihja nga afër një ndër kompozitorët më të mirë shqiptarë…

Ftesës për ti bërë Valentin Veizit një intervistë ndryshe live, përpara një audience të gjerë i thash po pa u menduar dy herë. Ishte privilegj por edhe përgjegjësi. Peshën e kësaj të dytës fillova ta kuptoj vetëm kur vala e ngazëllimit për një intervistë të tillë filloi të ulej me këmbë në tokë. Ai njihet si njeri strikt dhe me shumë kërkesa deri në perfeksion, çka diktonte edhe kurimin e këtij aktiviteti nga ana e organizatorëve. “Një jete me muzikë” do të ishte nje rrëfim i gjatë i kompozitorit që nga fëmijëria deri në ditët e sotme aty në studion e tij. Artdashësit shqiptarë të bostonit kishin mbushur sallën e kishës ku jo pa qëllim ishte vendosur të zhvillohej intervista, pasi besimi në Zot do të ndikonte jo pak në krijmtarin e kompozitorit ndër vite. I lexoheshin emocionet në fytyre dhe lëvizjen e duarve tek shihte që salla mbushej plot. I kishte të rralla intervistat, ndaj nuk ishte çudi të shihje aq shumë shqiptarë të bërë bashkë për ta dëgjuar me kureshtje.  Unë isha po aq e emocionuar sa ai tek minutat afronin për të çelur aktivitetin. Kisha më shumë se një dekadë që nuk përjetoja atë komunikim të drejtepërdrejt më publikun ndaj emocionet rriteshin dyfish. Bashkëbisedimi do të niste rrugëtimin e tij që në vitet e para të fëmijërisë aty në qytetin e lindjes Kuçovë, për të vazhduar tek pasioni për pianon, çmimet e para në festivalet e fundvitit, njohja me bashkëshorten, emigrimi në Amerikë e deri tek projektet e tij të momentit për të cilat ai nuk foli shumë duke i ruajtur ato si një surprize të bukur për publikun.

Rrëfimi i Valentinit do të bëhej më emocionues kur herë pas here do të gërshetonte fjalët me tingujt. Së bashku me publikun ai do të këndonte disa prej këngëve më të njohura të krijuara prej tij duke na bërë padashje nostalgjik për të shkuarën dhe Shqipërinë që kishim lënë pas. Sukseset e tij me këngëtaren Elsa Lila më ngacmonin sedrën profesionale për të bërë një pyetje jashtë skenarit. Gjatë gjithë bashkëbisedimit kisha kuriozitet të dija nëse ata të dy do të kishin një bashkëpunim të rradhës për të kapur pse jo një tjetër trofe. “Jo” mu përgjigj me buzëqeshje.

“Pasi të tjera projekte kanë zënë vend në tavolinën time të punës.” Kompozitori Valentin Veizi është duke punuar aktualisht për muzikën e filmit “Tropoja” me producent Ermal Mamaqin që pritet të dal së shpejti në kinematë shqiptare. Gjithashtu ai po punon edhe për një musical i cili pritet të shfaqet në skenat më të njohura të teatrove amerikanë. Edhe pse kërkova të mësoja më shumë për të dy projektet e tij Valentini ishte diskret dhe nuk dëshironte të ndante shumë detaje pasi puna e tij krijuese ende nuk kishte përfunduar. Bashkëbisedimi me kompozitorin ishte vërtet interesant. Ai nuk ishte linear, por plot ngjyra njësoj si tingujt që luheshin në piano. Gjeje aty humorin, dhimbjen, suksesin, mallin, krenarin, punën e palodhur të një njeriu që ka lënë një gjurmë të jashtëzakonshme në historin e muzikologjisë shqiptare. Por në këtë frekuence perjetimesh vëmëndjen time do ta tërhiqte pyetja se “cili nxënës ka lënë më shumë gjurmë në jetën profesionale të kompozitorit.” Valentini u emocionua edhe njëherë. Nuk e kishte të rrufeshme përgjigjen, mori kohë dhe u mendua.

“ Në gjithë këto vite të karrierës sime është e vështirë ti ndaj dhe të zgjedh më të mirin. Dy prej tyre i kam edhe sot në sallë dhe shumë prej tyre kanë pushtuar skenat e botës. Por nëse do të më duhej të zgjidhja një padyshim ai është im bir, Erli” Përgjigja e tij u duartrokit gjatë madje disa lëshuan edhe pasthirrma habije e ngazellimi. Pak kush e dinte se pasionin e tij për pianon dhe kompozicionin Valentini e ka trashëguar edhe tek i biri i cili sot është një prej pianistëve më të mirë në shtetin e Filadelfias. Salla u mbush sërisht me tinguj. Këtë herë së bashku me Valentinin do të këndonte edhe publiku. Mes tyre në rrjeshtat e parë dikush e shoqëron në çdo varg, pa humbur ritmin apo qoftë edhe një fjalë. Është bashkëshortja e tij, aktoria e humorit Pranvera Veizi. Duket se vitet për Pranverën kishin qëndruar në vend që prej herës së fundit që e kisha parë në ekran. Hera herës shkëmbenin shikime, buzëqeshje por edhe batuta që i rrinin aq bukur një çifti artistësh.

Ai u përkul me mirënjohje përpara artdashësve, pasi tingujt e fundit i la në tastierën bardh e zi. Duartrokitjet përcillnin të njëjtën dashuri që ai kishte marrë për vite më rradhë në skenat shqiptare. Një buqetë lulesh dhe një souvenir i mbushën krahët teksa pas shpinës së tij dritat e skenës shuheshin një e nga një. U perqafuam! Ia kishim dalë më së miri ti dhuronim publikut dhe vetes një kujtim nga ato që do të mbahen mend gjatë, një mbremje artistike në zemër të Bostonit.

Simpozium shkencor për At Gjergj Fishtën pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York – Nga Keze Kozeta Zylo

Dersa t’mundem me ligjrue/ E sa gjall me frymë un jam/ kurr Shqypni, s’kam me t’harrue/ Edhe n’vorr me t’përmendë kam.  At Gjergj Fishta

Të shtunën, më 2 Nëntor në Qendrën “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” NY, u mbajt simpoziumi shkencor për At Gjergj Fishtën.

Simpoziumi ishte në nderim të At Gjergj Fishtës në 148-të Vjetorin e ditëlindjes së Tij, organizuar nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”.

Komuniteti shqiptaro amerikane erdhi në këtë simpozium në nderim të At Gjergj Fishtës Poetit Kombëtar, figurës së ndritur shqiptare në 148-të Vjetorin e ditëlindjes së Tij.

Ne u mblodhëm si shqiptarë ashtu siç ëndërronte Gjergj Fishta: “Se vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”.

Ishte njërastësi e mrekullueshme gati si me dorë të Zotit dhe unë e besoj këtë dhe ja pse: “Ne ishim tek Kisha me emrin “Zoja e Shkodës” apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë.  Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Shën Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës,më 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy Ëngjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjergji dhe De Sclavisi.

Simpoziumi u zhvillua në qendrën kulturore ”Shën Nënë Tereza” gruaja më e famshme në botë që është shqiptare, shqiptares që iu ndalua hyrja në Shqipëri nga diktatura për dekada të tëra, ndërsa bota i jepte çmimin Nobel, dhe midis këtyre dy ëngjëlloreve është burrë i ndritur i Kombit Shqiptar Gjergj Fishta ish kandidat i çmimit Nobel, poeti i Kombit që u mohua për 50 vjet duke e vrarë dhe të vdekur… Pra kishim një trinom të jashtëzakonshëm, një trinom hyjnor në ato mjedise si Zoja e Shkodrës ikonë, Shën Tereza, shenjtore dhe Gjergj Fishta, të cilët mbrohen nga shtegetarët, mbrohen nga i gjithë Kombi.  Në New York ai qëndroi midis dy ikonave Zoja e Shkodrës dhe Shën Terezës i mbrojtur nga Ëngjëjt.

Simpoziumin e hapi Kryetar i Këshillit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” atdhetari i nderuar z.Nikoll Grishaj.

U interpretuan Hymnet kombëtare dhe amerikane si dhe Hymni i Flamurit shkruajtur nga At Gjergj Fishta intepretuar nga Fran Shala dhe Donika Gjokaj

Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndeti, Dom Pjetër Popaj dhe z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. si dhe z.Vicenc Domgjoni pinjoll, pasardhës i familjes së madhe Fishta.

Programi ishte me kumtesa me plot vlerë studimore ku nderonin me ligjërimin e tyre si publicisti i shquar, z.Frank Shkreli dhe të ftuarit nga Shqipëria si poeti i mirënjohur Agim Doçi, Dr.Rovena Vata dhe z.Paulin Zefi.

E përshëndetën gjithashtu simpoziumin: z.Dalip Greca editor i gazetës “Dielli”, z.Mhill Velaj kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë, Dr.Skënder Murtezani kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe z.Nosh Camaj.

Grupi “Rozafati” nën drejtimin e Angjelina Nikës interpretoi vallen e Tropojës.

 

Kumtesat

Kumtesat që u mbajtën ishin: “At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i Divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.

Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga Keze Kozeta Zylo moderatore e Simpoziumit Shkencor, shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.

Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar

Nga Akademia e Studimeve Albanologjike mbajti kumtesën Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.

Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikollë Nilaj

Artistët e mirënjohur si: Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj sollën interpretime të shoqëruara nga lahutari Martin Smajlaj nga poezitë e At Gjergj Fishtës

At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C. nga Z.Paulin Zefi: Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.

Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.

Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Lekë Çelaj.

Ka qenë një organizim i përkryer për të realizuar këtë simpozium me plot vlera ku më duhet të falënderoj publikisht Dom Pjetër Popaj, Këshillin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, z.Marjan Cubi atdhetar i mirënjohur, z.Bashkim Shehu kryetar i shoqatës “Skënderbej”, z.Mark Qehaja, n/kryetar, z.Imer Lacaj, znj.Arta Xhaferri si dhe gjithë kryesinë e shoqatës.

Simpoziumi u mbulua nga mediat si: “Gazeta Dielli”, editori i së cilës z.Dalip Greca tha se kumtesat do të botohen të plota, si dhe TV “Alba Life”, etj…

 

Mbrëmje kulturore dhe artistike në nderim të At Gjergj Fishtës

Mbremja artistike në nderim të At Gjergj Fishtës u organizua nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” NY.

Ka qenë një fundjavë tejet e ngjeshur, por në fund të fundit keshtu i paçim të gjitha fundjavat në nderim ë këyre Prijësave të Kulturës dhe Atdheut si At Gjergj Fishta.

Ndërsa të shtunën u mbajt me plot sukses simpoziumi shkencor për At Gjergj Fishtën, të dielën u zhvillua një aktivitet kulturor dhe artistik në nderim të Tij.

Na na bashkoi At Gjergj Fishta si shqiptarë ashtu siç ëndërronte ai për Shqipërinë Etnike, sepse ne kemi një  Flamur dhe flasim një gjuhë:

“Nper gjuhë shqype bota mbarë/ ka me ju njohtë se ç’fis ju kini/ ka me ju njohtë për shqyptarë/ trima n’za, sikurse jini”.

Aktiviteti u hap nën interpretimin e dy Hymneve kombëtare shqiptare dhe amerikane

Në emër të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej përshëndeti kryetari i saj z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtes në Republiken e Shqipërisë.

Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” aktivitetin artistik dhe kulturor e përshëndeti, Dom Pjetër Popaj, Famullitar i saj

Në këtë aktivitet ishin të ftuar Poeti i shquar z.Agim Doci, “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, i cili solli shumë emocione tek të pranishmit: znj.Yllka Cuasholli e cila surprizoi duke sjellë këngën “ Margjelo”, Dr. Rovena Vata, studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe, Z.Paulin Zefi, historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë të cilët përshëndetën me plot përzemërsi dhe dashuri.

Me duartrokitje u mirëpritën z.Mark Gjonaj Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, z.David Tubiolo, ligjvënës në Westchester County, z.Marko Kepi, president i organizatës “Rrënjët Shqiptare dhe po kandidon për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut.

Z.David Tubiolo, ligjvënës në Westchester County i dorëzoi z.Bashkim Shehu dhe z.Mark Qehaja proklamatë mirënjohjeje për punën e palodhur të shoqatës “Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në New York.

 

Z.Marko Kepi nderoi me një çmim të veçantë z.Paulin Zefi, një studjues serioz dhe me shumë vlera për punen e tij të palodhur në nderim të At Gjergj Fishtës.

Në emër të Kryesisë së shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. z.Marko Kepi i dha mirënjohje z.Perparim Likollari ish ushtarak në Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe aktivist i mirënjohur i Shoqatës “Skënderbej” që në themelim të saj.

Në emër të familjes së madhe Fishta një studjues serioz dhe me shumë vlera pershëndeti z.Gjergj Domgjoni.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre dhe përshëndetën si: Dr.Pashko Camaj, nga Federata Pan shqiptare “Vatra”, shoqata “Devolli” me kryetar z.Odise Salillari, Haki Çollaku dhe Agim Kola, përfaqësues nga Shoqata “Bijtë e Shqipes” Filadelfia dhe z.Ibrahim Kolari bizensmen aktivist, ish kryetar i shoqatës Dibra.

U interpretuan valle nga Grupi Rozafati, valle e Tropojës nën kujdesin e znj.Angjelina Nika, si dhe interpretuan “Vallja Devollite” nga “Grupi Devolli” i nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe u këndua kënga “Ty Flamur të duam shumë” nga Kelvin Rustani gjithashtu nxënës i Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Artistët e mirënjohur si Tomë Gjergji i cili interpretoi fjalimin e Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj sollën mjeshtërisht interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës të shoqëruara me lahutë nga Martin Smajlaj

Pjesëmarrësit u argëtuan me këngë dhe muzikë nga të gjitha trevat shqiptare nga Mjeshtri i Madh Gëzim Nika, këngëtaret e dashura dhe simpatike si Valbona Peraj dhe Zamira Lacaj.

Së shpejti do të sjellim materialet përkatëse dhe transmetimin nga TV “Alba Life” NY me producent z.Qemal Zylo dhe kameraman Elton Xhaferri dhe Glen Nutaj.

3 Nëntor

New York, 2019

Shqiptarja Buta Biberaj fiton zgjedhjet, emërohet prokurore në Virxhinia

Shqiptarja me origjinë nga Tropoja, Buta Biberaj, ka fituar zgjedhjet për prokurore në qarkun Loudon, shteti Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja me origjinë nga Tropoja mposhti në garë republikanen Nicole Wittmann.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Buta Biberaj fitoi 53,684 vota apo 49.5 % kundrejt kandidates tjetër e cila mori 51,476 vota.

Familja e Buta Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që prokuroja tashmë e zgjedhur, ka lindur në SHBA.

Ajo vazhdoi studimet duke u kualifikuar me rezultate të larta në fushën e drejtësisë, ndërsa përgatitja e saj krijoi një impakt dhe mbështetje të madhe në shoqëri si dhe në media.

Ajo garoi nga radhët e Partisë Demokratike dhe mori një mbështetje të pakursyer.

Shqiptaro-Amerikanët në policinë e Nju Jorkut

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës.

Siç njofton nga Nju Jorku korrespondenti ynë Burim Goxhuli ata thanë se angazhimi i shqiptaro-amerikanëve ia shton vlerat policisë amerikane.

Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut.

Tani numri i tyre është shumëfishuar.

“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin “Illyrian Society” që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për Zërin e Amerikës, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut.

Numri i shqiptarëve, ishte arsyeja e festës së organizuar nga shoqata “Illyrian Society”, në këtë qytet amerikan.

Në aktivitetin e parë të organizuar në selinë qëndore të policisë së Nju Jorkut nga shoqata “Illyria foli edhe komisionieri i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill, i cili nuk falenderoi vetëm policët për shërbimin.

“Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet. Ndërsa familjarët që janë këtu sonte, faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu. Ndërsa burrat dhe gratë në uniformë, faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, tha në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.

Të pranishmit I përshëndeti edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

“Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut. Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet. Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet. Dhe në të njëjtën kohë shplaosin trashëgiminë tonë. Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi… Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e unoiformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha ai.

I pranishëm në tubim ishte edhe shqiptari i parë që mori titullin kapelan në Policinë e Nju Jorkut, imam Tahir Kukaj. Ai tha se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit në Nju Jork, ia shton vlerat policisë së qytetit.

“Si shqiptarë jemi të njohur për besën, që i ka rrënjët në besim, besimin në Zot. Fqinjët tanë në Evropë janë të parët që e njohin këtë veti të shqiptarëve por edhe vëllezërit tanë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në besën, i vetmi komb që i shpëtoi ishte kombi shqiptar. Prandaj, jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha kapelani Tahir Kukaj.

Në këtë tubim u ndanë edhe çmime për policët më të dalluar të vitit.

“Ky çmim më bënë shumë krenar, jo vetëm për shqiptarët e grupit “Illyrian Society”, por është një çmim i madh dhe një simbol i mirë ta kesh”, tha për Zërin e Amerikës, Amir Pali, pjesëtar i Policisë së Nju Jorkut.

Organizimet e tilla tregojnë se shqiptarët zënë vend të rëndësishëm në shoqërinë amerikane, tha për Zërin e Amerikës një tjetër pjesëtar shqiptar i policisë së Nju Jorkut.

“Është hera e parë që kemi organizuar këtë aktivitet dhe dhashtë zoti do ta bëjmë edhe 100 vite të tjera. Shqiptarët vijnë nga profesione të ndryshme, për shembull avokatë, doktorë, mësues. Thonë se shqiptarët dëshirojnë të punojnë vetëm në ndërtimtari ose ristorante, por ka edhe plot shqiptarë që janë policë në grada të ndryshme. Kjo është dita e parë dhe dhashtë Zoti që pas meje të vijnë shumë tjerë”, thotë Valdrin Nikqi, pjesëtar i policisë së Nju Jorkut.

Ceremonia e shqiptaro-amerianëve u organizua në kuadër të aktiviteteve të komunitetit shqiptaro-amerikan me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut.

Ky department është agjencia kryesore për zbatim të ligjit dhe hetime në qytetin e Nju Jorkut.

Nje Vrejtje per Extremistat e PDK’s – Albin Kurti mundet me qene ne nje rrezik jete Nga Muharrem Maralusha

Te premten qe kaloj (25 Tetor), nje person qe posedon informata te sigurata,
me thirri ne telefon dhe ma terheqi vrejtjen se do qarqe extremiste nga rradhet e PDK’s te dalun nga lufta e fundit,
kane bisedue ndermjet vehti qe Albin Kurti kur nuk duhet te lejohet ta gezoj poziten e Kryeministrit.
Une te njejten dite i lajmrova do individa per ketë lajm.
Tash, po lajmëroj udheqesine e PDK’s me ketë postim, se ne qoftse kane dijeni per ketë plan famekeq –
te bajn qmos qe ti ndalojne keta persona qe ja dojne vetem te zezen Kosoves.
Keta individa nuk jan kurrëfarë patriota (edhe pse mendojne te kunderten).
Ne qoftse ky lajm (apo vetem fjale e rrugve) eshtë i vertetë, PDK-ja do te fajësohet dhe do te vjene deri te shkatërrimi i saj.
Se as popullata e Kosoves apo nderkombetarte nuk do te lejojne nje gja te till me ndodhe.
I drejtohem poashtu kryesise se PDK’s (sidomos Hashim Thaqit, Kadri Veselit,
se neqoftse jane ne dijeni – duhet te dalin para medijave me e demantue nje gja te tillë
se neqoftse kjo hipoteze esht e vertet,
dhe i dijne keta extremista – duhet me i lajmrue autoritetet tue i identifikuar keta individë.