VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në vend të disa dekoratave për Diasporën… (Letër ministrit Pandeli Majko) – Nga ADI SHKEMBI*

By | March 6, 2019

Komentet

Deklaratë nga pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs: Të mos prishet godina e Teatrit Kombëtar

Si pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në vecanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të renda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё cёshtje dhe, sigurisht do te ishte e udhës që Qeveria të vleresonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pike sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga policia e shtetit.

• Jemi dakort të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës por, kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese.

• Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia nёnkuptohet vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs pa lënë pas dore edhe mendimin e diasporёs.

• Për me tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjeshtё fjalё pёr pakicё dhe shumicё por pёr nje çështje mjaft delikate që ka të bejë me identitetin kulturor të vendit dhe në vecanti qytetit te Tiranes. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin eshte nje test integriteti dhe respekt pёr secilin.

• Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe me kryesorja në forcimin e unitetit kombëtar aq shumë i munguar këto kohët e fundit. .

Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë ti kthehemi mencurisë së Sokratit që ” Sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë”. Interesi i vetëm i Diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tone duke ruajtjur trashegiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nepёr botё. Diaspora nuk mund te qendroje kursesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gateshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e ndjejmё detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё Kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkeadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirekuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё n’a bashkojnё se sa n’a ndajnё. Artistёt e mёdhenj qё n’a argёtuan dhe edukuan nga skena e atij teatri nuk do tё dёshronin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identetitetit tone dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar. Ftojmë anetaret e tjere te KKD, Ambasadoret e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё.

Znj. Adriana Fishta Bejko, Dr. (pёrfaqёsuese nga diaspora e Kanadasё)
Kryetare e Bordit te Shkolles Shqipe ne Calgary, autore tekstesh dhe studiuse shkencore, Ambasadore e Kombit

Znj. Anila Hyka SmØrgrav, M.A. Sc and MBA (pёrfaqsuese nga diaspora e Francёs)
Drejtoreshë projektesh, Profesioniste ne fushën e IT dhe Telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit

Z. Ardian Radovicka, M.A. Sc. and P.Eng. (pёrfaqёsues nga diaspora e Kanadasё)
Drejtues projektesh studimore, Profesionist per modelimet hidraulike ne bashkine e Torontos, piktor dhe veprimtar

Z. Bashkim Bekiri (pёrfaqёsues nga diaspora e Australisё)
Kryetar I shoqates se komuniteteit Shqiptaro-Australian, inisiator dhe organizator aktivitetesh

Z. Gazment Kapllani, Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Greqisё)
Drejtues I Katedres se Studimeve Shqiptare Hidai Bregu ne Universitetin DePaul ne Cikago, shkrimtar, dramaturg dhe gazetar, Ambasador i Kombit

Z. Sokrat Sinaj, Prof. Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Zvicrёs)
Pergjegjes per kerkimin shkencor ne fushen e ushqimit te bimeve bujqesore ne Institutin Kombetar te Kerkimeve Bujqesore (Agroscope) ne Zvicer, Ambasador i Kombit

Deklaratë nga pёrfaqësuesë të Kёshillit Koordinues te Diasporёs: Të mos prishet godina e Teatrit Kombëtar

Si pёrfaqësuesë të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në vecanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të renda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё cёshtje dhe, sigurisht do te ishte e udhës që Qeveria të vleresonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pike sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga policia e shtetit.

• Jemi dakort të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës por, kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese.

• Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia nёnkuptohet vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs pa lënë pas dore edhe mendimin e diasporёs.

• Për me tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjeshtё fjalё pёr pakicё dhe shumicё por pёr nje çështje mjaft delikate që ka të bejë me identitetin kulturor të vendit dhe në vecanti qytetit te Tiranes. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin eshte nje test integriteti dhe respekt pёr secilin.

• Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe me kryesorja në forcimin e unitetit kombëtar aq shumë i munguar këto kohët e fundit. .

Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë ti kthehemi mencurisë së Sokratit që ” Sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë”. Interesi i vetëm i Diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tone duke ruajtjur trashegiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nepёr botё. Diaspora nuk mund te qendroje kursesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gateshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e ndjejmё detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё Kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkeadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirekuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё n’a bashkojnё se sa n’a ndajnё. Artistёt e mёdhenj qё n’a argёtuan dhe edukuan nga skena e atij teatri nuk do tё dёshronin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identetitetit tone dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar. Ftojmë anetaret e tjere te KKD, Ambasadoret e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё.

Znj. Adriana Fishta Bejko, Dr. (pёrfaqёsuese nga diaspora e Kanadasё)
Kryetare e Bordit te Shkolles Shqipe ne Calgary, autore tekstesh dhe studiuse shkencore, Ambasadore e Kombit

Znj. Anila Hyka SmØrgrav, M.A. Sc and MBA (pёrfaqsuese nga diaspora e Francёs)
Drejtoreshë projektesh, Profesioniste ne fushën e IT dhe Telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit

Z. Ardian Radovicka, M.A. Sc. and P.Eng. (pёrfaqёsues nga diaspora e Kanadasё)
Drejtues projektesh studimore, Profesionist per modelimet hidraulike ne bashkine e Torontos, piktor dhe veprimtar

Z. Bashkim Bekiri (pёrfaqёsues nga diaspora e Australisё)
Kryetar I shoqates se komuniteteit Shqiptaro-Australian, inisiator dhe organizator aktivitetesh

Z. Gazment Kapllani, Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Greqisё)
Drejtues I Katedres se Studimeve Shqiptare Hidai Bregu ne Universitetin DePaul ne Cikago, shkrimtar, dramaturg dhe gazetar, Ambasador i Kombit

Z. Sokrat Sinaj, Prof. Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Zvicrёs)
Pergjegjes per kerkimin shkencor ne fushen e ushqimit te bimeve bujqesore ne Institutin Kombetar te Kerkimeve Bujqesore (Agroscope) ne Zvicer, Ambasador i Kombit

U mblodhën 100 mijë firma kundër dëbimit të të riut shqiptar nga Britania, autoritetet marrin vendimin përfundimtar

Një i ri shqiptar, i cili mbërriti në Britani pak vite më parë, ka fituar të drejtën e qëndrimit në vend. Stiven Bregu, 18 vjeç sipas Daily Mail, shpëtoi nga dhuna në Shqipëri ku u lind dhe udhëtoi ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pesë vjet më parë.

 

Ai u braktis nga trafikantët e qenieve njerëzore që e dërguan në Mbretërinë e Bashkuar, duke e braktisur në Keynsham, Somerset, ku nuk dinte anglisht si dhe nuk kishte para.

Stiven u mor nga një familje në Bristol dhe u regjistrua në Shkollën St Mary’s Redcliffe.

Pavarësisht sukseseve në shkollë, atij iu tha se do të dëbohej pasi të mbushte 18 vjeç.

Familja e tij kujdestare, miqtë dhe vendasit në Bristol u mblodhën për të mbajtur Stiven në vend dhe pas mbledhjes së 100,000 nënshkrimeve në një peticion, atij iu dha e drejta për të qëndruar në vend.

Peticioni për të ndaluar ekstradimin e tij mori mijëra nënshkrime pasi çështja e tij i theksua në mes të qershorit.

Në ditën kur mbaroi provimin e fundit në nivelin A, ai tregoi përshtatjen ndaj jetës në Bristol, përpara se të bëhej anëtar kryesor i komunitetit në Totterdown dhe në Shkollën St Mary Redcliffe.

Ai u bë mentor i nxënësve të rinj dhe fitoi mbështetjen e kryetarit të bashkisë Marvin Rees pasi mori pjesë në një Program të Udhëheqjes së Qytetit.

Stiven e mësoi shumë shpejt gjuhën dhe arriti rezultate të larta në shkollë veçanërisht në Matematikë.

Ai tha se dëshironte të qëndronte në Bristol, ku fitoi një praktikë prestigjioze në një firmë të lartë të administrimit të pasurisë.

Por Zyra e Brendshme tha që e drejta e tij për të qëndruar si një fëmijë i pashoqëruar kishte mbaruar kur ai mbush 18 vjeç dhe mbaroi arsimin me kohë të plotë – duke i mohuar atij të drejtën e qëndrimit kur ai aplikoi.

I mbështetur nga miqtë, familja kujdestare dhe mësuesit e tij, Stiven apeloi vendimin dhe mori pjesë në një seancë në Newport javën e kaluar.

Në Australi – E masakroi babai me thika pse doli me shoqet, ja çfarë shkruan nëna e Sabrina Lekajt

Nëna Romina Lekaj, e Sabrinës, vajzës 20 vjeçare shqiptare që u masakrua me thika nga babai I saj në Australi, ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe shkruan vetëm një fjali:

‘Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen’.

Ngjarje shokuese ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekajn me thikë teksa ndodheshin në makinë.

Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark.

Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.

Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.

Image

Vrasja e shqiptares në Australi/Flet mikesha: Si e njihnim Sabrinën

Detaje të reja mësohen për studenten 20-vjeçare shqiptare, Sabrina Lekaj e cila u gjet e vdekur brenda makinës së saj në Adelaide të Australisë Jugore. Pranë saj u gjet i gjakosut edhe i ati Petrit Lekaj.

Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij. Ai pritet të merret në pyetje të premten.

Një nga mikeshat e saj, Jana Fandi flet për ABC News dhe thotë se do ta mbajë mend Sabinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer

Jana Fandi thotë se vdekja e Sabinës ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.

Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet.

“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”,- tha Fandi.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”.

Mesazhe te shumta ngushellimi pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Aselaide të Austraisë, ku Petrit Lekaj, një shqiptar, akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, Sabrina Lekaj.

Mediat e huaja raportojne se ajo ishte studente shume ambicioze, me shume qellime ne jete, e mrekullueshme dhe e gatshme te ndihmonte kedo. Ajo sipas shoqeve ishte edhe nje pianiste e talentuar.

Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë Adelaide rreth orës 11:00 të dielën.

Policia e Australisë Jugore lëshoi ​​një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.

Ai po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide, ku ai mbetet nën ruajtjen e policise, per shkak te plageve qe ka ne pjesen e barkut.

Policia ka thënë se ata presin të akuzojnë Petrit Lekajn për vdekjen e vajzës së tij.

Një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.

Një nga shoqet e vajzes, Jana Fandi, tha për ABC News se vdekja ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur shokët e saj dhe ish shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku,” tha ajo.

“Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshëm dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Sabrina ishte një person i pabesueshëm – ajo ishte e ëmbël, ajo ishte shume gazmore. Pa marrë parasysh se sa e trishtueshme ishte ajo, ajo gjithnjë siguroi që të tjerët rreth saj ishin në rregull. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj. Ajo gjithmonë i vuri të tjerët para saj”- tregon ajo.

Me tej tregon se vajza ishte studente per mjekesi.

“Ajo e donte shkencën, kështu që po bënte imazhe mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit, kështu që zgjedhja e saj natyrisht rrjedh prej kësaj,” tha Fandi.

“Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më. Kjo është një tragjedi”- tha ajo.

U vra nga babai pasi doli natën me shoqet, ky është mesazhi i fundit i dërguar nga 20 vjeçarja shqiptare


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Adelaide të Australisë, ku babai shqiptar ka vrarë vajzën e tij 20 vjeçare.

Petrit Lekaj u arrestua nën akuzën e vrasjes së vajzës së tij e cila u gjet e vrarë në makinën e saj të dielën, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë, i lyer me gjak. Pas hetimeve, policia vuri në pranga babanë e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Vetë Petrit Lekaj, akuzuar për vrasjes e së bijës është në spital me plagë të shumta në trup. Ai po ruhet nga policia, teksa një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.

Një nga shoqet e Sabina Lekaj, Jana Fandi, tha për median prestigjoze ABC News se vdekja ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur shokët e shoqet e Sabrinës. Ata shtuan se 20 vjeçarja iu tregonte shpesh se babai nuk e linte që të dilte natën.

Mesazhi i fundit që ajo dërgoi ishte “të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi,” drejtuar një shoqeje.

Ishim shoqe të ngushta, flisnim gjithë ditën bashkë. Kishim plane bashkë këtë javë, do të dilnim për drekë. Sabrina i gjendej pranë kujtdo që kishte nevojë për të. Vinte gjithnjë të tjerët para vetes,” tha Kat, shoqja e Sabrinës.

Sabrina Lekaj ishte një studente shumë e mirë e mjekësisë, ndërsa ishte edhe një pianiste tepër e zonja.

Lëvizja “Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë – Nga Florim Zeqa

Ashtu siç e kam thënë në mënyrë profetike tre vite më parë, se e vetmja alternativë për shpëtimin kombëtar është një “Lëvizje e re politike nga mërgata jonë”, kjo nismë këto ditë po bëhet realitet në Tiranë.

Është kjo lëvizja politike “Krahët e Shqipes” me qendër në Londër, e cila angazhohet për për bashkimin e shqiptarëve për një alternativë të re qeverisëse për Shqipërinë, u shprehë njëra nga nismëtarët e para të kësaj lëvizje, veprimtarja e shquar dhe gazetarja Marsela Koci, me qëndrim të përkohshëm në Londër.

Nismëtarët e lëvizjes “Krahët e Shqipes”, në sheshin “Skenderbeu”, janë duke e shpalosur programin e tyre për ndryshime në politikbërjen shqiptare;
1) Ndryshimi i kodit zgjedhor (jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të drejtëperdrejta nga populli).
2) Aprovimi i ligjit Antimafia dhe konfiskimi i pasurisë.
3) Aprovimi i votës elektronike për shqiptarët në emigrim.

Për të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;
unifikimi i gjuhës shqipe për mësimdhënie në Diasporë, krijimi e qendrave kulturore shqiptare në qytetet kryesore të Evropës, etj.

Fondi që lëvizja e re politike do të mbledhë do të shkojë për arsim, kulturë, për njerëzit me nevoja të veçanta, për studentët shëmbullorë, si dhe inciantiva për përdorimin e emrave shqiptarë në Shqipëri dhe Diasporë, etj.

Objektiv parësorë i lëvizjes “Krahët e Shqipes” është shpëtimi i Shqipërisë nga katandisja e politikës 30 vjeçare, përkatësisht shpëtimi nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe bizneseve përmes tarifave të larta si dhe tatimet e supër të larta për produktet vendore.

“Krahët e Shqipes”, si masë të parë për tejkalimin e krizës në vend, e sheh krijimin e një “Qeverie të Unitetit Kombëtar” deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa presionin e partive politike që udhëhoqen me shtetin në këto 30 vjetët e fundit.

Njëri ndër themeluesit e lëvizjes “Krahët e Shqipes”, zoti Altin Bajram Disha bën thirrje për dialog mes Diasporës shqiptare dhe qytetarëve të Shqipërisë, më një qëllim të vetëm-shpëtimin e Shqipërisë nga bandat partiake.
“Krahët e Shqipes” iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërise civile, intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizateve, veprimtarëve dhe atdhetarëve të vërtetë që t’i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e Shqipërisë.

Lëvizja “Krahët e Shqipes” do të vazhdojë bashkëbisedimin me qytetar nga datat: 20/06/19-15/07/19 në Sheshin e krenarisë kombëtare Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në Tiranë

Ndryshimet substanciale në skenën politike shqiptare, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Levizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer mandatin e tyre.
Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

4 anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës reagojnë për krizën në Shqipëri

 

Përmes një deklarate në rrejtin social Facebook, 4 anëtarë të Keshillit Koordinativ të Diasporës i kanë drejtuar një thirrje klasës politike shqiptare për të gjetur një formulë zgjidhjeje të krizës politikë që ka përfshirë Shqipërinë muajt e fundit.

Ata janë Adriana Bejko, Ardian Radovicka, Gazmend Kapllani dhe Anila Hyka-Smørgrav. Në këshillin prej 15 vetësh të emëruar nga Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Bejko dhe Radovicka përfaqësojnë diasporën e Kanadasë, Kapllani atë të SHBA ndërsa HykaSmørgrav përfaqëson shqiptarët e Francës. Ky është reagimi i dytë zyrtar i shqiptarëve nga diaspora, pas atij të djeshmit nga Federata Panshqiptare VATRA e Amerikës.

Në thirrjen e tyre, 4 anëtarët e KKD kanë listuar 4 pika në të cilat behet thirrje për dialog të menjëhershëm dhe pa kushte mes palëve sidomos për daljen nga kriza e zgjedhjeve lokale si dhe për organizimin në një kohë optimale dhe me konsensus të zgjedhjeve të përgjithëshme mbi bazën e një sistemi që eliminon çdo manipulim dhe çdo listë të kontrolluar nga kryetarët e partive.

Përfaqësuesit e diasporës inistojnë në faktin qe vendi ka nevojë për një kulturë të re politike e cila mund të dëshmohet përmes një marrëveshjeje historike mes forcave politike për reforma dhe për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në fund të deklaratës ata kanë ftuat të gjithë anëtarët e KKD ti bashkohen thirrjes së tyre si dhe të gjithë Ambasadorët e Kombit të vlërësuar me këtë titull në Samitin e Dytë të Diasporës.

Vlen të theksohet që deklarata e 4 anëtareve të KKD është dëshmi e integritetit të tyre personal dhe profesional. Mbetet të shohim se cilët nga anëtarët e tjerë të KKD apo Ambasadorë te Kombit do ti bashkohen asaj. Të paktën 4 deri tani dëshmuan që nuk i tërheq askush prej hunde, aq më tepër qeveria aktuale që i ka emëruar.

 

Më poshtë deklarata e plotë:

 

Me shqetësim të veçantë po ndjekim situatën politike shumë të acaruar në atdhe. Ajo që po shohim ne dhe e gjithë bota është një lojë tejet e rrezikshme që po luhet në dëm të popullit dhe vendit nga aktorët kryesorë politikë.

Për ne është shqetësues fati i kombit, që ju po e tërhiqni drejt greminës.

Prej mëse 30 vjetësh ju kemi ndjekur, herë entuziastë e me besim, e herë të zhgënjyer prej alternativave zgjedhore të kufizuara.

Ka ardhur koha të dëgjoni diasporën, së cilës i referoheni vazhdimisht në prag fushatash e udhëtimesh tejkufitare. 

Ju bëjmë me dije se ne, përfaqësuesit e Diasporës, nuk mund të jemi indiferentë ndaj ngjarjeve në atdhe, prandaj kështu siç jemi, të organizuar në një këshill, ju tërheqim seriozisht vëmendjen dhe ju kujtojme te lini interesin dhe egot personale mënjanë dhe të mendoni për të mirën e Shqipërisë.

Nëse na konsideroni vëllezër dhe motrat tuaja të përzgjedhur për të ndërtuar urat e komunikimit ndërmjet Diasporës dhe shtetit Amë, ju lutemi dëgjojeni apelin tonë. 

Ju lutemi mbani parasysh që ne ofruam integritetin dhe kreditet tona personale, paanshmërinë tonë dhe distancimin ndaj interesave partiake me shpresën për të kontribuar në interes të kombit.

 

Për këtë qëllim po ju drejtohemi sa më poshtë vijon:

 

1. Bëhuni të arsyeshëm dhe ulni armët në mënyrë që të siguroni paqe politike dhe sociale që aq shumë i duhet Shqipërisë. 

2. Uluni në dialog pa kushte për të gjetur një formulë dalje nga kriza e zgjedhjeve lokale, por sidomos për të gjetur zgjidhje afatgjata politike dhe institucionale në të mirë të kombit. 

3. Dërgojini popullit mesazhin e një shteti ku sundon ligji, duke ribërë Kodin Zgjedhor dhe organizoni në një kohë optimale me konsensus zgjedhje të përgjithshme mbi bazën e një sistemi që eliminon çdo manipulim dhe çdo listë të kontrolluar nga kryetarët e partive. 

4. Bëni një marrëveshje historike mes forcave politike që të kontribuojnë të gjitha në hapjen e negociatave me BE, te cilën e konsiderojmë jetike për të ardhmen e vendit dhe të diasporës.

Diҫka e tillë do inauguronte një kulturë të re politike për të cilën vendi ka shumë nevojë. Interesat tona kombëtare afatgjata duhet të vihen mbi interesat partiake afatshkurtra.

Mos u druani se do të humbni të gjithë nga pak se do të fitojë Shqipëria. Jemi gati të vetë-afrohemi si interlokutorë ndërmjet palëve nëse kemi besimin tuaj.

Të merren seriozisht parasysh qëndrimet dhe këshillat e aleatëve tanë strategjikë në Perëndim.

Mbetemi në pritje të reflektimit tuaj të shpejtë dhe pozitiv, i cili shpresojmë të vendosë në qendër të diskutimeve Shqipërinë!

Duke i bërë thirrje jo vetëm diasporës por çdo shqiptari kudo qe jeton dhe qe sheh interesin e atdheut dhe të kombit mbi interesat e partive, ftojmë të gjithë anëtarët e tjerë të KKD, Ambasadorët e Kombit, dhe të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të diasporës t’i bashkohen thirrjes sonë për një dialog të qytetëruar që të vendoset qetësia sociale në Shqipëri.

 

Me respekt,


Antarët e Këshillit Koordinativ të Diasporës

 

Ing. Ardian Radovicka – Kanada
Dr Gazmend Kapllani – USA
Ing, Anila Hyka Smørgrav – Francë
Dr. Adriana Fishta-Bejko – Kanada

 

23 Qershor 2019

Britania ngrihet në këmbë për shqiptarin Stiven Bregu!

Në Britani është hapur një peticion për të parandaluar deportimin e një studenti të jashtëzakonshëm shqiptar. Deri tani janë nëshkruar 6000 firma për të ndaluar largimin e studentit 18 vjeçar, Stiven Bregu.

Ai u trafikua në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në vitin 2015 me qëllimin e vetëm për t’i shpëtuar dhunës në familje. Ai mbeti i vetëm në Keynsham pranë Bristolit. Ishtë vetëm 13 vjeç në atë kohë dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Më pas ai u dërgua në një qendër për të mitur ku la mbresa për aftësinë e tij për të mësuar.

Ai ka bërë kërkesë për azil, por kërkesa e tij është mohuar.

‘Kam studiuar shumë, jam munduar të ndërtoj të ardhmen time në Britani, e cila tashmë është shtëpia ime’ ka thënë Stiven.

Ishtë pikërisht mësuesi i djaloshit, Rob Shaw i cili lançoi peticionin për të mbajtur Stiven në Angli.

‘Ne kemi investuar aq shumë për Stiven. Si një qytetar britanik nuk jam aspak krenar me atë që duan të bëjnë ndaj tij. Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë. Ai gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike.’ ka thënë mësuesi.

‘Student i shkëlqyer dhe një pasuri e madhe për shkollën’ ka thënë një tjetër mësuese e tij.

Aplikimi i Stiven Bregu për të qëndruar në Britani të Madhe u refuzua pasi ai nuk u kualifikua për azil sipas rregullave të emigracionit.

/BBC

Pedagogia shqiptare që po shkëlqen në Londër

Dr.Gerta Cami Kobeci është shqiptarja e radhës, e suksesshme në diasporë. Pedagoge në lëndën e Kimisë Farmaceutike pranë “University of Hertfordshire, lidere në kërkimet shkencore, ajo është sot një nga emër i nderuar në Britaninë e Madhe që na bën të ndihemi krenarë.

Me vullnet, pasion e punë të palodhur ka arritur të ngjitet një nga një shkallët e karrierës dhe të jetë gjithmonë kërkuese në arritjet e saj në fushën e shkencës.

Por nuk lë mënjanë atdheun, gjuhën, me të cilin e lidh e kaluara, e lidhin kujtimet, njerëzit e saj të dashur. E kur bëhet fjalë për një bashkëpunim sa më të ngushtë mes diasporës e shteteve tona, Gerta thotë: “Përgjegjësia e bashkëpunimit si fillim bie te shqiptarët e diasporës, pastaj te qeveritë përkatëse”, por ajo është optimiste se gjërat do të shkojnë më mirë dhe vetëm duke punuar sa më fort do të dalënë pah potenciali që kemi si komb!

Studimet e doktoraturës në vitin e parë i kishte bërë me vetëfinancim, ndërsa nga departamenti kishte të mbuluar vetëm kemikalet e projektit. Kështu që duhej të punonte gjatë fundjavës që të mbulonte shpenzimet e jetesës. Punonte 12 orë çdo të shtunë në “Royal Hospital Bath” si ndihmëse infermiere. Për më tepër, asaj iu dha mundësia të jetë lidere e kimisë mjekësore të një projekti hulumtues pranë kompanisë “Orexigen” që patentoi ligandet që ajo dizajnoi.

“Jam duke përgatitur aplikim grantesh për projekte shkencore, duke përfshirë këto tema mjekësore-farmaceutike: analgjeziket, antibiotiket, inflamacionin”, shkruan thealbania.

Gjithashtu jemi një grup pedagogesh që përgatisim një “review” me zhvillimet dhe te rejat nga dhjetëvjeçarit i fundit në Kimine Heterocyklike, ka thënë Gerta. Gjithashtu ajo ka thënë se të gjithë ata që kanë qëllime, ëndrra dhe luftojnë fort, të mos e konsiderojnë kurrë dorëzimin si një opsion.

Shpresa Lleshaj dhe Cole Randall diskutojnë suksesin e Flora Cash (video)

Shpresa Lleshaj, suedezja me origjinë nga Kosova dhe amerikanin Cole Randall, njihen nga publiku si Flora Cash, dyshja e muzikës indie pop. Shpresa dhe Cole janë partnerë në jetë e në art. Ata jetojnë në Stokolm ku kompozojnë e bashkëpunojnë në muzikë dhe interpretojnë në të gjithë botën nën emrin Flora Cash. Ardita Dunellari e Zërit të Amerikës u takua me Flora Cash në Baltimorë, një ndër ndalesat e turneut të tyre muzikor në Shtetet e Bashkuara për të biseduar mbi suksesin e deritanishëm dhe planet për të ardhmen.

Është turneu i tretë i Flora Cash në Shtetet e Bashkuara dhe siç e thotë shprehja: e treta, e vërteta. Gjërat duken shumë ndryshe në këtë turne për Shpresën dhe Cole-in:

Shpresa: “Dinë më shumë prej këngëve tona”.

Cole: “Këndojnë bashkë me ne… Më përpara shihnin me habi ‘Kush janë këta të dy?’ Tani na njohin. Na bën të ndjehemi pjesë e një komuniteti, si një familje”.

Sidomos kur njerëzit nga salla bashkojnë zërat për të kënduar këngën e tyre të suksesshme You’re Somebody Else.

Kjo është kënga më e njohur e Flora Cash që tani e dëgjon në valët e radios amerikane pas disa javësh në renditjen e klasifikimeve Billboard për muzikën Adult Rock. Kënga përcjell furtunën e brendshme të individit që ka humbur veten nga ankthi, mungesa e besimit te vetja, presioni i jashtëm. Një mesazh që ka gjetur jehonë te audienca.

“Mendoj se njerëzit janë të etur për sinqeritet. Ata gjejnë veten tek kjo këngë. Ata e interpretonë në forma nga më të ndryshme. Prandaj kishte sukses, se ka një mesazh personal për shumë njerëz,” thotë Cole.

Duket se Shpresa dhe Cole kanë gjetur kordën e duhur si në skenë dhe në jetën personale. Ata e gjetën njëri-tjetrin në internet përmes muzikës, një histori dashurie nga dy skajet e oqeanit Atlantik që vazhdon të ruajë freskinë edhe në orët e gjata të rrugës në tune dhe nën dritat e skenës në interpretim.

“Ne jemi shokë të mirë. Kënaqemi me njëri-tjetrin. Gjithmonë e them: nuk e imagjinoj dot si do ta bëja këtë jetë pa ty. Me ty ndjehem se jam në shtëpi,” thotë Shpresa.

Origjina e Shpresës nga Kosova nuk është ende një fakt i përmendur për audiencën amerikane.

Një grup shqiptaro-amerikanësh kanë ardhur nga zona e Uashingtonit për ta përcjellë interpretimin me krenari të hapur për origjinën e Shpresës. Ka qenë një vit suksesi për interpretueset me origjinë shqiptare në Evropë e në Shtetet e Bashkuara. Shpresa Lleshaj është një emër i ri që i shtohet kësaj liste.

“Është koha jonë. Më në fund po del në pah kjo energji krijuese që ka qenë gjithmonë e pranishme. Është rezultat i mënyrës si jemi rritur,” thotë Shpresa.

Cole-i beson se një pjesë e mirë e suksesit ka të bëjë edhe me mbështetjen entuziaste që marrin nga admiruesit shqiptarë në mbarë globin:

“Është diçka vërtetë e bukur kur sheh këtë frymë të shqiptarëve që janë shumë të lidhur, që mbështesin njëri-tjetrin. Më duket shumë e bukur,” thotë Cole.

Jeta e artistit nuk është e lehtë, pohojnë Cole dhe Shpresa. Me suksesin që kanë pasur, turneu i tyre shton vazhdimisht ndalesa të tjera me koncerte të reja gjatë itinerarit. Këto janë vështirësitë e suksesit që tani çifti arrin t’i përballojë pak më lehtë pasi ka mbështetjen e firmës diskografike Sony/RCA Records. Shumë ndryshe nga ditët kur trokisnin në dyert e mbyllura të studiove, ende një emër i panjohur me këngë të padëgjuara:

Megjithë këmbënguljen, Zëri i Amerikës nuk arriti të mësojë sekretin pas emrit Flora Cash me të cilin çifti prezantohet para publikut. Por me çdo interpretim para spektatorëve e me çdo regjistrim të ri nga Flora Cash nuk ka diskutim që ky emër enigmatik po tani gjithnjë e më i dëgjuar për skenën muzikore amerikane.

Për të mësuar më shumë për turneun e grupit dhe për të dëgjuar këngët e tyre të reja vizitoni faqen e tyre elektronike Floracash.com.

Foto – Arbëreshët e Argjentinës me flamurin shqiptar në duar

Gjatë shekullit XIX arbëreshët kanë emigruar deri në Argjentinën e largët. Në ditët e sotme ka qindra arbëreshë që jetojnë në Argjentinë dhe mesa duket ata nuk e harrojnë asnjëherë origjinën. Më së miri këtë e dëshmon Imzot Aleksandër i Shqiptarëve, i cili përmes postimeve në rrjetet sociale tregon atdhedashuri për origjinën.

ARGJENTINE, 1913: Arbëreshët edhe në fund të botës nuk e harrojnë Identitetin e tyre Shqiptar. Në Buenos Aires, Argentina me flamurin shqiptar, dhe mbishkrim në gjuhën shqipe.

I shoqëruar nga arbëreshë të tjerë, ata janë fotografuar teksa në dorë mbajnë flamurin shqiptar, ndërsa përkujtojnë 20 vjetorin e Betejës së Koshares.

Postimi i plotë i para pak ditëve:

Mirëmëngjesi e javë të mbarë, Miqësi e dashur, i nderuar Patriot dhe Atdhetar, Sot ne kujtojmë mbushen 20 vjet nga Beteja e Lavdishme e Koshares, dhe thyerjes së kufirit Shqiptaro – Shqiptar!!!

Sot Përkujtuar 28 Dëshmorët dhe 32 Martirët e rënë para 20 viteve, në betejën e 9 Prillit 1999, në Lagjen e re dhe te përroi i Rakocit!!! Lavdi dhe Homazhe e Dëshmorëve, rënëve për Çlirimin e Kaçanikut dhe Kosovës!!!

Lavdi të rënëve Dëshmorë, dhe gjithë Luftëtarëve, pjesëmarrës të kësaj Beteje, qe nuk mund te përshkruhet me fjale!!! Shume Respekti të Rënëve dhe Familjarëve, lutem per Bekim hyjnor, ngushëllim e forcë për Familjarëve e Viktimave!!!

Në këtë morën pjesë Luftëtarë nga të gjitha trojet Tona dhe nga Diaspora, dhe kjo vetvetiu u bë Simbolikë e Angazhimit gjithë Kombëtar për përzërjen e armikut Tonë, nga trojet Tona!!! Uroj që gjeneratat e reja mos të harrojnë asnjëherë Sakrificën e Dëshmorëve dhe Martirëve!!!

Kurre mos i humb shpresat per te ardhmen e Kombit tone Martir dhe te gjalle e te pazhdukshem!!! Do vije shume shpejt ajo dite qe do fitojme Lirine dhe Bashkimin Kombtar!!! Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve te 9 Prillit!!! Rrofte gjithe Martirëve dhe Herojte Shqiptarë Kosovës e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Rroft Liria, dhe Rroft Dardania Sacra!!!

Gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroft Kosovës ërgjithmonë!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Une jam krenar per ty, Flamuri Kuq e Zi me i bukur ne bote!!! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian nje nga shtetet me te vjetra nket planet dhe askush smund te na hup faren!!! Ne jete te jeteve, Rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!!

Rroftë Shqipëria Etnike!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Të gjithë bashkë Vëllezër e Motra deri në përmbushjen e detyrës Tonë të Shenjte!!! Së Bashku nuk do të humbasim kurrë!!! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Zoti e Bekofte Kosovës!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë./ 

Vetëm 5 për qind e nxënësve mësojnë gjuhën shqipe në diasporë

Fatlum Jashari

Beqir Cikaqi është një nga tre mësuesit në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues “Nëna Tereza”, në Treviso të Italisë.

Punën e mësuesit të gjuhës shqipe, në diasporë, ai e bën vullnetarisht që nga viti 2004, kur fillimisht ai thotë se ishte angazhuar në një shkollë shqipe në Bassano, para se të zhvendosej në Treviso.

Aktualisht, në shkollën ku është i angazhuar, e që nuk është e vetmja në këtë qytet, mësimin plotësues në gjuhën shqipe e ndjekin 24 nxënës. Por Cikaqi nuk është i kënaqur me këtë numër, pasi sipas tij, përkundër shtimit të shkollave, të rinjtë që duan të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe po pakësohen.

Vetëm dy vjet më parë, ai thotë se ka pasur 48 nxënës. Për uljen e numrin të nxënësve ai një pjesë të përgjegjësisë ua hedh një pjese të prindërve, të cilët sipas tij, arsyetohen duke thënë se dygjuhësia po ua vështirëson zhvillimin fëmijëve të tyre.

“Në krahasim më numrin e bashkëatdhetarëve tanë, që sipas statistikës zyrtare, qytetarët nga Kosova në Treviso janë të dytët me 10 për qind, pas rumunëve, nga numri i të huajve, numri i nxënësve që vijojnë mësimin plotësues është shumë pak ose simbolik mund të them. Përderisa para dy vjetësh kemi pasur 48 nxënës, këtë vit kemi vetëm 24. Fajtori është gjithmonë jetim, është vështirë të gjendet, por unë konsideroj se në këtë drejtim rol të madh kanë prindërit të cilët nuk tregojnë një arsyetim. Disa prej tyre arsyetohen se dygjuhësia ua humbë suksesin në shkollë, por duhet kuptuar se mësimi plotësues nuk ka qëllim zëvendësimin e mësimit në gjuhën italiane, por plotësimin e shkollimit”, thotë Cikaqi.

Me gjithë kushtet jo të mira në objektin ku funksionojnë dhe vështirësitë për pagesën e qirasë, Cikaqi thotë se shkolla funksionon vetëm falë vullnetit të mësimdhënësve dhe një pjese të prindërve që duan ta ruajnë lidhjen me vendlindjen.

“Kushtet ku e zhvillojmë mësimin, u ngjasojnë kushteve të viteve të 90’ta në Kosovë. Kemi një klasë të improvizuar me disa banka e karrige, por megjithatë do ta mbajmë gjallë, nuk do të shuhet aktiviteti që fëmijët që lindin dhe jetojnë jashtë atdheut të mos humbin identitetin e tyre kombëtar, kulturor e gjuhësor”, vazhdon tutje ai.

Ai shton se punën e bën vullnetarisht, edhe pse Ministria e Diasporës, në Qeverinë e Kosovës, ka vite që ka premtuar se do të rregullojë çështjen e pagesës së mësimdhënësve në shkollat e mësimit plotësues në diasporë.

“Unë asnjëherë nuk kam marrë pagesë të veçantë, e kemi nga pasioni dhe vullneti. Duke pasur parasysh se dëshmorët kanë dhënë jetën për liri e për të drejtat kombëtare, ne bazohemi në atë që të japim një kontribut të vogël në këtë drejtim. Prandaj, kurrë nuk kam kërkuar nga prindërit që të na paguajnë, edhe Ministria e Diasporës ka vite që flet për pagesat, por deri sot nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Ne kemi pasur lokalin për mësim, kemi paguar qira, kemi pasur disa donatorë por tash numri i tyre po zvogëlohet dhe kemi pasur raste kur vetë mësuesit kemi paguar qiranë. Por në dy vjetët e fundit në pagesën e qirasë na ka ndihmuar edhe Ministria e Diasporës, por jo për mësuesit, sepse kanë thënë se nuk është ende me ligj”, shton Cikaqi.

Megjithatë, mësuesi 56-vjeçar, thotë se zyrtarët e Ministrisë së Diasporës bëjnë vizita të shpeshta dhe se në tre vjetët e fundit i furnizojnë me tekste shkollore falas të gjithë nxënësit.

Por ai kërkon që Qeveria e Kosovës të krijojë kushte, duke hapur një qendër kulturore, ku sipas tij, të paktën do të siguroheshin ambientet për mësim dhe organizime tjera të cilat bëhen çdo vit.

Në Ministrinë e Diasporës e pranojnë gjendjen e rëndë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Por, thonë se janë të përfshirë në të gjitha aktivitetet arsimore në diasporë dhe se janë duke punuar në përmirësimin e gjendjes.

Ymer Avdiu, shef i Divizionit për Arsim në Diasporë, në kuadër të kësaj ministrie, thotë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe mbahet në 19 vende të botës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe pjesën më të madhe të vendeve me diasporë shqiptare në Evropë.

Numri i nxënësve shqiptarë, që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sipas Avdiut, është rreth 25 mijë, nga klasa e parë e deri në vitin e fundit të shkollës së mesme. Ndërsa numri i mësimdhënësve të angazhuar llogaritet të jetë mbi 550.

“Numri i nxënësve sillet rreth 25 mijë nxënës, që janë nga klasa e parë deri në vitin e fundi të gjimnazit. Punojnë rreth 550 mësues, prej tyre numri më i madh është në Suedi, afër 200 mësues dhe rreth 270 mësues paguhen nga shtetet pritëse. Ndërsa rreth 300 mësues punojnë vullnetarisht ose paguhet nga prindërit”.

Avdiu thotë se gjendje më e mirë është në shtetet pritëse të cilat financojnë mësimin në gjuhen e prejardhjes, si Finlanda e Suedia dhe në dy “lande” të Gjermanisë.

Sipas tij, në Finlandë janë mbi një mijë nxënës shqiptarë, ndërsa në Suedi mbi 6500.

E megjithëse pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës është vendosur në Gjermani, Zvicër, Francë e Itali, sipas Avdiut, gjendja është e rëndë, pasi as shtetet pritëse e as Qeveria e Kosovës nuk e financon mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

“Disa shtete, si Finlanda, Suedia, Austria e Kroacia, dhe disa ‘lande’ të Gjermanisë, mësimin e gjuhës së prejardhjes e kanë në kurrikulat e tyre. Për shembull, në Finlandë kemi rreth një mijë nxënës, 95 për qind e fëmijëve shqiptarë atje. Pra rrjedhimisht, aty ku financon shteti (pritës), gjendja është më mirë. Për shembull në Suedi numri i nxënësve është relativisht i mirë, nga nëntë mijë fëmijë, mësimin plotësues e ndjekin rreth 6500 nxënës. Në Gjermani, në dy ‘lande’ gjendja është e mirë, por në tërësi në Gjermani nuk është gjendje e mirë, gjendje e mirë nuk është as në Zvicër, sepse mësuesit nuk paguhen as nga shteti zviceran as nga ne. Në Francë po ashtu kemi shumë diasporë e pak shkolla, në Itali ka qenë deri vonë gjendje e rëndë, e po ashtu edhe në Slloveni. Në Itali është shtuar numri i nxënësve, e po shpresojmë që numri të shtohet edhe në Slloveni”, thekson Avdiu.

Sipas shefit të Divizionit për Arsim në Diasporë, Ligji i ri për diasporën – i cili ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës–pritet të rregullojë çështjen e pagesës së mësimdhënësve dhe institucionalizojë mesmin plotësues për bashkëatdhetarët që jetojnë në vendet tjera.

“Shpresojë që pagesa e mësimdhënësve, e cila do të rregullohet me ligj do të rrisë numrin e nxënësve. Të bëhet një lloj institucionalizimi dhe monitorimi i plotë i procesit mësimor”, shton Avdiu.

Në organizatën joqeveritare “Germin”, shprehen kritikë për mospagesën e mësuesve në shkollat e mësimit plotësues në diasporë, si dhe mungesën e një kurrikule të unifikuar mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Fjolla Vukshinaj nga kjo organizatë thotë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të unifikojnë një kurrikulë, të rregullojnë çështjen e pagesën e mësimdhënësve dhe të institucionalizojnë mësimin plotësues.

“Një problem që e kemi hasur gjatë diskutimeve, është financimi i mësimit plotësues. Ne e dimë që është një marrëveshje me Shqipërinë, mes Ministrisë së Diasporës (Kosovë) dhe Ministrisë së Shtetit për Diasporën (Shqipëri), por këtë marrëveshje e vlerësojmë të tipit ‘show’, në fakt ende nuk kemi një rezultat nga kjo marrëveshje”, shprehet Vukshinaj.

Shqetësim, sipas saj është edhe “plakja e mësimdhënësve”, pasi mosha e më shumë se 80 për qind të mësimdhënësve është mbi 40 vjet.

“Mësimi plotësues është një prej temave kyçe dhe më të ndjeshme, sa i përket ruajtjes së identitetit, dhe për fat të keq mësimi plotësues është një nga të drejtat që ka shumë sfida në implementim. Disa nga sfidat që i kemi hasur në fokus grupet që i kemi mbajtur, por edhe diskutime me anëtarët e diasporës, është për shembull, plakja e mësuesve në diasporë. Mbi 80 për qind e mësimdhënësve në diasporë, e që sipas Ministrisë së Diasporës janë 550-600, janë mbi moshën 40-vjeçare. Dhe në këtë rast nëse shtetet amë, Kosova dhe Shqipëria, nuk marrin hapa për të trajnuar mësuesit e rinj, atëherë ne rrezikojmë vazhdueshmërinë e mësimit plotësues”, thotë ajo.

Problem tjetër sipas saj është edhe mosbesimi ndaj mësimit plotësues, pasi sipas Vukshinajt, një anketë e tyre ka treguar se vetëm 13 për qind e nxënësve janë të kënaqur me mësimin plotësues.

“Një sidë tjetër është mosbesimi i prindërve sa i përket mësimit plotësues. Këtë e tregon edhe numri i ulët i nxënësve që vijojnë mësimin plotësues të prejardhjes që është 25-30 mijë. E po ashtu sfidë është se si vijohet mësimi plotësues dhe kush e bën atë. Nuk ka monitorim çfarë mësohet aty dhe për këtë kemi marrë ankesa nga prindërit”, shton ajo.

Vukshinaj thotë se Projektligji aktual për Diasporën parasheh që dy për qind e remitencave nga diaspora të dedikohen për pagesën e mësimdhënësve, por shton se është skeptike lidhur me realizimin e këtij qëllimi.

Ndryshe, shef i Divizionit për Arsim në Diasporë, Ymer Avdiu, thotë se sipas të dhënave të Ministrisë së Diasporës, nga viti 2011, vetëm pesë për qind e fëmijëve shqiptarë në diasporë janë përfshirë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Grupet kriminale shqiptare u pajisën me 500 pasaporta britanike, kush është 37 vjeçarja që fshihet pas rrjetit

Një grua shqiptare 37 vjeçe është arrestuar nga policia britanike, në Ilford, në lindje të Londrës më 18 mars.

 

37 vjeçarja nëpërmjet mashtrimit ka mundësuar pajisjen me 500 pasaporta të shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, trafikimin e qenieve njerëzore, abuzimin e fëmijëve, rrëmbimin dhe dhunën e rëndë.

Arrestimi erdhi pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit, që synonte zbulimin e një rrjeti kriminal i dyshuar si i përfshirë në lehtësimin e dhënies së shtetësisë dhe pasaportave britanike si dhe pastrimit të parave.

“Ne besojmë se ky rrjet u ka siguruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të udhëtuar lirisht”, tha Andrea Wilson, kreu rajonal i hetimeve.

Zyrtarët e Emigracionit (ICE) vizituan dhjetë biznese të ndryshme në të gjithë Londrën dhe Anglinë e Jugut, duke përfshirë restorante, bare dhe lavazhe, që besohet të jenë të lidhura me rrjetin kriminal.

Nëntë vetë u arrestuan për shkelje të emigracionit, ndërsa gjashtë biznese janë referuar për masa ndëshkimore.

“Puna me partnerët na ka lejuar të godasim këtë rrjet dhe në fund t’i ndalojmë ata që nxisin krimin e organizuar dhe të shkatërrojnë komunitetet tona”, shtoi zonja Wilson.

/Panorama/