VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në tokën e qumështit dhe mjaltit, izraelitët bëhen veganë

By | July 22, 2015

Komentet

Supë me bizele dhe pulë

E thjeshtë dhe e shëndetshme! Supa me bizele dhe pulë, nuk ju merr shumë edhe aq shumë kohë për ta përgatitur, por mbi të gjitha është mjaft e shëndetshme dhe një vakt tepër i mirë.

Përbërësit: 

  •  2 gota bizele
  •  2 litra ujë të ftohtë
  • 500 gramë mish pule me kocka
  •  2 qepë të prera në copa të vogla
  •  Gjysmë luge çaji me kripë
  •  ¼ lugës së çajit me piper të zi
  •  borzilok të thatë
  •  3 gjethe selino
  • 3 karrota të prera
  • 1 patate e prerë në kube
  • Përgatitja:
  • – Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë dhe më pas shtoni bizelet. Nëse doni që bizelet të ziejnë më shpejt, mund ti vendosni ato në një enë me ujë dhe ti lini gjatë natës.
    – Pasi bizelet kanë nisur të ziejnë, shtoni mishin e pulës, qepë, kripë, piper dhe borzilok. Më pas, vendosini kapakun dhe lëreni të ziejë, duke e parë herë pas here.
    – Më pas, hiqni kockat dhe priteni mishin në copa të vogla për supë. Shtoni selino, karrota dhe patate. Më pas, lërini të ziejnë rreth 30 deri në 40 minuta.

Fileto pule me krem djathi dhe borzilok (video)

800 gr fileto pule
250 gr domate qershi
10 gjethe borziloku
200 ml krem pana
150 gr krem djathi
125 gr mocarela
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Oriz / makarona

Lajmë dhe thajmë mirë filetot e pulës, më pas i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi. Vendosim një tigan me vaj dhe i skuqim filetot e pulës nga të dy anët derisa të marrin ngjyrë. Ndërkohë presim domatet qershi në gjysma. Në një tavë vendosim filetot e skuqura dhe shpërndajmë gjysmat e domateve nëpër tavë.
Në një tenxhere salce ngrohim panën dhe pasi të ngrohet shtojmë kremin e djathit, fare pak kripë dhe piper të zi, i trazojmë dhe sapo të flluskojë shtojmë borzilokun të grirë imët. Vazhdojmë trazimin dhe për 1 minutë. E shpërndajmë salcën me djath dhe borzilok mbi mishin e pulës dhe gjysmat e domateve. Presim në kubikë mocarelën dhe mbulojmë copat e filetos së pulës. E vendosim më pas tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me pak oriz ose makarona të thjeshta.

Kërpudha të mbushura me spinaq (video)

Përbërësit

500 gr kërpudha
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
600 gr spinaq
2-3 kokrra domate
Kripë, piper i zi, arrë moskat
120 gr krem djathi
4 lgj pana
Vaj ulliri
Pure domate
Pergatitja
Fillimisht pastrojmë kërpudhat, largojmë trungun e tyre të cilin e presim imët. Gjithashtu dhe qepën e presim në kubikë të vegjël, domateve u largojmë lëkurën dhe farat dhe i presim gjithashtu në kubikë.

Kaurdisim qepën me vaj ulliri ose gjalpë, shtojmë copëzat e vogla të kërpudhave dhe hudhrat dhe i kaurdisim së bashku me qepën. Më pas shtojmë në tigan spinaqin të prerë trashë. E kauridism për 2 minuta duke shtuar dhe copëzat e domateve dhe duke e rregulluar shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Më pas largojmë tiganin me spinaqin nga zjarri dhe shtojmë kremin e djathit.

Kërpudhat që do të mbushim mund t’i kalojmë në një tigan të nxehtë me pak vaj ose gjalpë sa për t’i dhënë një faqe të verdhë. Më pas i mbushim kërpudhat me spinaq dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një bazë me salcë domateje trazuar me pak pana. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10-15 minuta.

Tavë me spinaq dhe qepë

Një pjatë e shëndetshme dhe jo shumë kalorike. Shumë pranë gatimeve tona tradicionale.

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 400 gr bukë (me susam)
  • 300 gr spinaq
  • 3 qepë (të mëdha)
  • djathë kaçkavall
  • gjethe dafine
  • kripë

Përgatitja

  • Prijini në dysh horizontalisht qepët dhe pa i qëruar mbështetini në një tigan të nxehur mirë në anën pa lëkurë dhe piqini për 5-6 minuta.
  • Vendosini pastaj në një tenxhere të madh me 3-4 gjethe dafinë, hidhni 2 litra e gjysmë ujë të ftohtë dhe mbulojni. Vëreni të ziejë në një flakë të mesme, hidhni kripë dhe lëreni në vlim përreth 1 orë.
  • Pastroni spinaqin, hiqni kërcejtë e trashë dhe lajeni; duhet të merrni të paktën 200 gramë spinaq të pastër.
  • Qëroni patatet dhe prijini në kube. Flitroni lëngun e qepës, duhet të merrni 1.5 kg lëng dhe rivendoseni në zjarr enën. Gjatë zierjes hidhni patatet, lërini të gatuhen për të paktën 15 minuta, shtoni më pas spinaqin dhe gatuajeni dhe për 2-3 minuta.
  • Thekni në furrë bukën me susam të prerë në feta dhe mbuloni pjesën e fundit të një tave, hidhni sipër përgatitjen me spinaq dhe patate, mbulojeni me feta të tjera buke, hidhni sipër kaçkavall të prerë në fileto dhe futeni në furrë 200 °C për 10-15 minuta.

Karamele të bëra vetë, kundër kollës dhe fytit të acaruar!

Këtë gjë mund ta bëni në shtëpi të gjithë pa përjashtim, me shpenzimet e zakonshme.

Receta:

  • 1 filxhan kafeje me sheqer të kuq (jo të bardhë),
  • 3/4 filxhan me mjaltë organik,
  • 1/4 ujë ose çaj (çfarëdolloj çaji që është i mirë kundër gripit, kollës, ftohjes: xhinxher, gjethe delli etj).
  • 1 lugë gjelle me vaj kokosi

 

 

Shtoni edhe 2-3 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, pak kanellë dhe xhinxher të grirë imët. Në fund fare, shtoni 5 pika vaj esencial menteje, eukalipti ose rigoni.

Përgatitja:

  • Si fillim, në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin me ujin, çajin dhe mjaltin. Vëreni në ngrohëse shumë të avashtë (duhet shumë kujdes me ngrohtësinë, pasi mjalti në nxehtësi i humbet vlerat).
  • Gjithashtu kujdesuni që sheqeri të tretet mirë dhe e gjithë masa të bëhet kompakte. Sapo ta shihni që e keni arritur këtë, hiqeni nga zjarri. Pasi ta keni hequr nga zjarri shtoni limonin, xhinxherin dhe pikat e vajit esencial.
  • Nëse doni t’i jepni formën e lëpirëses, atëherë hidhni masa të vogla me lugë kafeje, në peceta të tilla letre.
  • Vendosini një shkop kur ajo të jetë ende e butë e më pas lëreni të ngrijë plotësisht.
  • Nëse doni t’i jepni formën e karameleve, hidhni masa të vogla në ngrirëse të tilla akulli. Vendosini te ngrirja për disa minuta e më pas nxirrni nga format.

Kështu do të jenë të pranueshme jo vetëm për fëmijët, por edhe praktike për të rriturit, shkruan shije.  Mund t’i marrim me vete në shkollë ose punë e t’i konsumojmë sa herë që duam.

Tavë me oriz, mish dhe qumësht

Nuk është tava e zakonshme që mund të keni përgatitur gjithmonë. Qumështi është ai përbërës i cili e bën akoma më të veçantë këtë recetë.

Ndaj, ia vlen ta provoni tavën me mish dhe oriz në një formë tjetër.

Përbërësit:

  • 1 kg mish (qengji)
  • 500 gr oriz
  • 0.5 l lëng nga mishi i zier
  • 1 l qumësht
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

  • Vendosni mishin e qengjit në një tenxhere me rreth 2 litra ujë dhe kripë. Vëreni të ziejë për rreth një orë.
  • Orizin skuqeni në një tigan me vaj dhe më pas transferojeni në tavën e pjekjes.
  • Në të shtoni qumështin e nxehtë, 0.5 litra nga lëngu i mishit të zier, kripën dhe piperin e zi.
  • Vendoseni tavën në furrë dhe lëreni të përgatitet për rreth 20 minuta.
  • Më pas, nxirreni dhe vendosni mishin e zier mbi të.
  • Vendoseni sërish në furrë edhe për rreth 20 minuta të tjera që mishi të piqet plotësisht.

Mëngjesi ideal me shumë proteina dhe pak kalori

Kur është fjala për mëngjesin këmbëngulni tek gjërat e freskëta, me proteina dhe pak kalori. Këto janë përbërësit klasikë të dietës mesdhetare, për nisjen e një dite të shëndetshme.

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 2 speca
  • 1 qepë
  • 300 gr spinaq
  • 50 gr djath

·         Përgatitja: 

·
Spinaqin, qepët dhe specat, pasi i keni ndarë në copa, hidhini në tigan me pak vaj ulliri. Pasi i keni kavardisur për pak sekonda, hidhni vezën dhe lërini të skuqen për pak minuta. Sipër omletës hidhni djathë të bardhë sipas dëshirës.

Thjerrëza me krahë pule

Përbërësit
  • 200 gr thjerrëza
  • 125 gr kos
  • 80 gr qepë
  • 40 gr karotë
  • 20 gr selino
  • 12 krahë pule
  • kurkuma
  • limon
  • spec i kuq (i bluar, i ëmbël ose ndryshe paprika)
  • xhenxhefil pluhur
  • dëllinjë
  • hudhër
  • gjethe dafine
  • lëng domateje
  • verë e kuqe
  • vaj ulliri
  • kripë
Përgatitja
1
Për ta nisur recetën, duhet që të vendosni thjerrëzat për 1 orë në ujë. Dhe më pas shpëlajini dhe kullojini. Prejini përgjysmë krahët e pulës dhe vendosini në një enë.
2
Hidhni sipër tyre, kurkum, paprika dhe xhenxhefil pluhur. Shtoni edhe 5 kokrra dëllinje, pas hudhër dhe pak lëkurë limoni të grirë, pak vaj ulliri dhe kosin.
3
Përzieni erëzat me krahët e pulës me duar dhe lërini për 1 orë të marinohen, të mbuluara në frigorifer. Më pas vendosini në tepsi dhe piqini në 180 °C për 35 minuta. Kthejini nga ana tjetër dhe piqini edhe për 10 minuta.
4
Prisni në feta, selinonë, karotën, qepën dhe kaurdisini me pak vaj ulliri në një tenxhere.
5
Hidhni pak verë të kuqe dhe shtoni gjysmë luge lëng domateje. Më pas shtoni thjerrëzat me 600 gr ujë dhe 3 fletë dafine. Lërini të ziejnë bashkë për rreth 40 minuta. shtoni edhe kripë dhe shtoni krahët e pjekura të pulës. Lërini edhe 10-15 minuta dhe servirini të ngrohta.

Receta klasike e peshkut me qepë

Përbërësit

  • 1 kg filetë peshku (‘bli’, acipenser)
  • 200 ml verë e bardhë (e thatë)
  • 150 gr pançetë (në feta të holla)
  • 2 karotë
  • 1 qepë (të mesme)
  • gjalpë
  • gjethe dafine
  • Përgatitja
    1
    Receta e peshkut bli fillon me përgatitjen e filetos, duke hequr pjesët më të errëta nga tuli i peshkut.
    2
    Më pas mbulojeni me feta proshute, gjithë sipërfaqen.
    3
    Skuqni fileton me pak gjalpë në një tigan të nxehtë, të përshtatshëm për t’u kaluar në furrë për 2-3 minuta, duke e kthyer atë, derisa proshuta të jetë pjekur në të dyja anët.
    4
    Shtoni karota te peshku dhe qepë të prerë në copa, erëzat dhe hidhni edhe një gotë verë të bardhë.
    5
    Sapo të pijë verën, transferojeni në furrë në 160 °C.
    6
    Piqeni për rreth 30-35 minuta.

Musaka me patëllxhana

Përbërësit

1 kg patellxhane

250 gr mish i bluar

120 gr margarine

100 ml vaj

1-2 domate te kuqe

3 qepë

2 vezë

1 gote qumësht (gote 150ml)

kripë

piper i zi

piper i kuq

350 ml ajkë e tharte(shmant)

Hapat

Patellxhanet i pastrojme,presim ne feta dhe kriposim,leme te qendrojne per 10-15 minuta te kriposura.

Patellxhanet i kullojme nga lengu qe leshojne nga kripa.

Ne nje ene hedhim qepen e grire imet,fergojme ne vaj ose margarin,pastaj shtojme mishin e bluar.

Shtojme melmesat si kripen piperin e zi,piperin e kuq, dhe perzijme.

Ne taven zjarrerzistese hedhim nje shtrese feta patellxhanesh, hedhim nga mbushja me mishin e bluar,pastaj prap nje shtrese patellxhane dhe prap mish.

Perfudojme me nje shtrese patellxhanesh dhe fusim taven ne furre te ngrohur 200 grade per 30 minuta.

Pak para perfundimit nxjerrim taven nga furra,shtojme vezet e tundura me qumeshtin dhe taven e kthejme ne furre edhe per 5 minuta.

Servojme te nxehte ne pjate ne te cilen kemi servuar gjithsesi edhe nga nje luge ajke te tharte

 

 

Tavë me patate dhe qumësht

Përbërësit

3 patate

1,5 gota qumësht

¾ gota të çajit vaj vegjetal

4 copa hudhre

1 lugë kripë

1 lugë Biber i zi

gjalpë

Hapat

Patatet qërroni dhe preni në formë flete, vendosni në një pjatë dhe përmbi ia derdhni vaj vegjetal, kripën, biberin e zi, hudhrën e copëtuar.

Enën e pjekjës e lyeni me gjalpë, pastaj i rëndisni patatet në enë ose tavë.

Tavën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 10 minuta, pas pjekjës 10 minutëshe ia derdhni qumështin.

Pasi t’ia derdhni qumështin e vëni prap në furrë për pjekje rreth 30-35 minuta derisa të pjekën.

Çorbë me pulë

Përbërësit

1 gotë thjerreza

1 gotë petë

2 copa mish

1,5 lugë salcë

gjysmë gotë të çajit vaj vegjetal

1 qepë

Hapat

Vajin e derdhim në një tigan dhe e fërgojmë qepën e prerë së bashku me salcë.

Pastaj ia shtojmë thjerrëzat dhe e përziejmë përzierjën, ia shtojmë ujin dhe e lëmë të vlojë.

Pasi fillon të vlojë uji ia shtojmë mishin dhe copat e petës të prera.

E ziejmë përzierjën rreth 10-15 minuta, pas zierjës çorbën e derdhim nëpër pjata për shërbim.