Veprimtaria, qe po organizojme sot ketu, nuk eshte nje rastesi, promovimi i ketij libri behet pikerisht ne Permet per te sjelle ne mendje nje ngjarje qe ka ndodhur plot 100 vjet me pare, rreth 100 km larg ketij qyteti, buze lumit te Gjanices , ane rruges automobilistike, qe sapo del nga Fieri , perballe qytetit antik te Apollonise dhe rrethinat , ne nentoken e te cilit ende fle nje qyteterim i hershem ilir, qe lidhet me historine e ketij vendi .
Plot 100 vjet me pare, nje officer madhor i ushtrise shqiptare, inkuadruar ne nje battalion te ushtrise perandorake Austriake ne rropamen e luftes se pare boterore, ku Shqiperia u be shesh beteje dhe qeverrite e ushtrite zevendesonin njera tjetren,Kamber Ali Permeti – Benja ,me dy vartesit(djem fare te rinj),Abaz Taushani e Bexhet Mannasstirliu,u pushkatuan ne nje ledh rruge Dhe me vdekjen neneshkruan pavdekesine .Gabimi i tyre i vetem ishte se kundershtuan veprimet e komandandes austriake, per te mos lejuar dhjetra arka me antika, me buste e varese te florinjta, ca koka te gdhendura ne mermer e te nxjerra nga nentoka e Apollonise, shume afer manastirit Pojanit , naten e neper shi po i ngarkonte neper makina e karvane ne drejtim te Durresit ,per t’i nisur drejt Vjenes.Komanda austriake stisi nje akuze te pa qene,sikur kishin lejuar shthurrjen e batalionit Peqini te ushtrise shqiptare dhe bashkepunonin me italianet. I akuzuan per tradheti te larte dhe ate mengjes qershori, nen tingujt e nje kambane qe binte perzishem nga kumbonarja e manastirit, i pushkatuan. E vetmja gje njerezore ne prag te ketij pushkatimi,ishte asistimi i mullait me emrin Myfti Muharem , cili u thirr per t’ju bere lutjet e fundit ketyre tre oficereve shqiptare, qe po i shpinin ne pushkatim te lidhur krah per krahu. Dhe ishte ky mulla, qe me kujtimet e tij pasuroi edhe me shume portretinm moral te ketyre trimave dhe ne menyre te vecante te Kamber Benjes i cili nuk pranoi t’i lidheshin syte, duke e quajtur veprimin e tyre burracakeri !
Nuk jemi tradhetare, po pushkatohemi per nje ceshtje te drejte e teshenjte, memedhene
Ishte po ky mulla qe dite me vone solli ne shtepine e Kamberit te lemerisur nga kjo vdekje.disa relike te tij, e mes tyre nje Ditar dhe letren e fundit e cila me shume se nje leter lamtumire ishte si nje klithme qe vjen nga ura e Qabese, Nje paralelizem fin ! Si duket njeriu ne ato momente ne pak sekonda, sjell ne parafytyre jeten e tij te shkurter , ben bilancin e saj dhe si shtylle e shtepise jep porosine e fundit, Por ka nje ndryshim, kjo leter nuk eshte amaneti i ushtarit nga shkretetira e Anadollit qe i drejton nenes se tij te vetmuar, por mesazhi e nje oficeri madhor , te cilit ka vite e vite qe i ka vdekur nena, nena dhe babai, e ka vetem nje vella Hajdarin i cili ndodhet larg ne qender te ish-perandorise turke.
Letra i drejtohet djalit te tij Zenelit me fjalet : Shpirti im, Djali im .
Ndersa permabjtja e letres eshte pothuajse identike : Abedinit e Qerimit i kam dhene 19 lira turke, merrini, Pronjen e Fratarit qe e kam blere 1500 grosh merreni, djalit te Qerrimit i kam dhene 18 grosh merrjani, kam edhe ca llogari me Qamil Beun. Ju kerkoj falje njerezve te afert e miqesise dhe…… se fundi …. pelen e zeze shiteni Myrtezait e Nimetit ju puth per here te fundit syte dhe keshilla e fundit qe ndrit si ylber ne kete histori, Punoni Mire !!!!!!!!!!!!!!
Dhe sigurisht nga ajo dite qershori e vitit 1916 kane rrjedhur shume ujera. Shqiperia kaloi e po kalon dite te veshtira, luftra, revolucione, varferi, emigracion, komplote, tradhetira, gjendje te renduar ekonomike , shpresa te vagelluara, njerez enderrimtare qe thone e premtojne se do ta bejme kete vend si Zvicra, ndersa me qindra e mijera cdo vit largohen ne dhera te huaj. E ne kete mjedis qe citova, Kamber Benja vleresohet, shpallet Deshmor i Atdheut,.
Emri i tij perjetesohet ne emertime te ndryshme, eshtrat e tij sillen e vendosen ne Vorrezat e Deshmoreve , figura e tij perjetesohet edhe ne nje film “ Deshmori i Monumenteve “ etj
Por nje leter si kjo qe citova me lart dhe nje ditar i shkruar me doren e Kamberit, nje ditar te perzhitur nga flaket e luftes se pare boterore , te asaj lufte qe percolli nje drejtim letrar qe u quajt brezi i humbur, brezi i shpresave te djegura ne llogoret e luftes , kaloi dore me dore nga pjesetaret e familjes Benja e zonjes Eglantina Mandia, e cila si nje intelektuale qe jetonte ne Tirane dhe qe lidhur me boten e librave, qe pasi kish botuar disa libra artistike me temen e frymen e kohes, nje dite jo te zakoneshme , kur ishte ne nje vend tjeter larg Shqiperise, ne Kanada , ku malli , krenaria por edhe detyre si intelektuale dhe pinjolle e kesaj familjeje, mendoi ta hedhe kete histori te gjyshit te saj Kamber Benjes ne nje liber te titulluar Tempulli i Shpresave botuar ne vitin 1999, botim ky i cili vec te tjerash pati indikacione te tilla qe ,29 shtatori te vuloset ne analet e ketij kombi , si Dita e Trashegimsie Kulturore.
Autorja mes te tjerash ne bisedat e saj sa sociale por edhe intime, e ka patur si nje detyrim moral ta shkruaje kete liber , me shume per te percjelle nje mesazh qe duhet te jete lejtmotiv i cdo njeriu A e dime se kush jemi e nga vijme ! dhe ja arriti .. Pas nje gjendje sa entuziaste por edhe te renduar shpirterore ajo hedh ne leter kete histori jo letrare e cila eshte nje liber disi i vecante ku mplekset sa historia me fakte e ngjarje te verteta, edhe me meditime letrare gati sureale , pjese e kultures se saj te fituar nga bota e letrave. Pra ne pikepamje te kompozicionit eshte nje liber ndryshe, ku gershtetohet bukur rrefimi, letrat e drejtuara familjes e familjareve dhe meditimeve qe kalojne kufijte gjeografike te Shqiperise, enden neper vende te largeta , ne qytete e shtete te ndryshme, ne kohe te ndryshme qe nga antikiteti e gjer ne ditet tona. Sigurisht ne keto 15 vjet pas botimit te librit , autoren e ketij libri e ka shqetesuar nje mendim tjeter. Une jam takuar disa here me Eglantinen, dhe nuk e kam pyetur perse . perse ky ribotim i ketij libri Mendoj se gjate kesaj dekade ka pare se botimit te saj dicka i ka munguar, ose mbase duhej thene me mire e me bukur, se sigurisht kur e ke miellin ne hambar di si ta gatuash mire e me mire, dhe me siguri besoj se ne ate vend te larget e paksa te ftohte ne Kanada ku jeton prej disa vjetesh, i beri edhe nje ripunim librit te saj, e plotesoi edhe me disa te pathena qe jane si nje detyrim qe duhet te ishin edhe keto, dhe e ribotoi ne Shqiperi.Njekohesisht vendosi ta prezantonte kete liber ne qytetin e gjysherve te saj , te Kamber Ali Permetit por edhe te Pero Permetit, gruas se Kamberit . Mbase ka menduar se ky promovim ne Tirane do te humbiste ne zhurmen e politikes e rutines kryeqytetase dhe do e degjonin njerez qe nuk kishin shume lidhje me heroin e saj, ndaj insistoi ta bente ketu ne Permet, ku emri i tij eshte i prekshem, ku ka nje shkolle,qe hyjne e dalin perdite qindra nxenes, ku ka nje varr te rregullt si i ka hije nje deshmori, te rinovuar nga vete familja Benja, ku vjen afer e shume afer aroma e vendlindjes se Kamberit , Benja e dashur ,ku ende ndodhen ato shtepite e gurta e mbuluara me pllaka guri, ne muret e se ciles qendron ende nje pllake ku eshte gdhendur fjala Demokraci, ku jane te prekshem njerezit e familjes se tij ( mbesa,nipa e sternipa )te cilet edhe pse te shperndare ne qytete te shqiperise sone te vogel, e vende te ndryshme te botes se madhe ne mergim, kane ardhur sot jo thjesht per kete promovim, por te nderojne e kujtojne njeriun e tyre te dashur qe i dha nje emer te ri kombit, por edhe nje emer te vyer biografise se tyre.
Une dhe shume si une mbase nuk i njohim keta njerez te fisit Benja,, e mbase shume prej tyre ne kete shekull mund te kene patur ate fat qe pati Zeneli djali i Kamberit, Zeneli qe eshte vizatuar kaq bukur ne faqet e ketij libri sa te prek e te emocionon shume, Zeneli, tek i cili Kamberi kishte mbjelle aq shume endrra e aq shume shpresa, qe enderronte te behej arkitekt e te mbaronte universitetin ne Stamboll ose ne Rome tek xhaxhai apo miqte e babait, perfundoi ne nje puntor te thjeshte rruge, qe mbushte gropat e rruges e bashke me to edhe gropat e shpirtit . Autorja ne faqet e librit nuk na flet per fatin e djemve e femijeve te tij sa te zgjuar por edhe shendetlig si Zakja apo Nimeti.Sigurisht libri i ribotuar ka me shume elegance e finesse, ka lidhje me te mire por edhe ka pasuruar e cuar ne vendin e duhur ndonje pasaktesi, qe per mungese informacioni ka shpetuar ne botimin e pare .Por cfare mbetet ne mendje pasi shfleton e perfundon kete liber !? Ka shume gjera te dashur pjesemarres te ketij takimi. Nuk eshte vetem jeta e Kamber Ali Permetit- Benja qe nga femijeria e tij atje ne Benjen e tij me livadhe e me rripa ku thuren endrrat e para, por edhe ne qytete te tjera ku u shkollua duke u endur edhe si oficer ri , ne rrethin vicioz te ,punes e luftes ,qe ia shkurtoi jeten padrejtesisht, ne moshen me te bukur, burrit 43 vjecar.
Por vec kesaj ky liber ka nje natyre teper njerezore qe nuk te hiqet nga mendja Dashuria mes vellezerve eshte e rralle, e rralle dhe shume e prekeshme, sa nuk rinin jave pa i shkruar letra njeri tjetrit fatet e te cileve u ndane ne Manstir dhe nuk u takuan dot gjer ne vdekje, Hajdari i tretur nga malli e dashuria per atdheun , Benjen e njerezit e tij te dashur, atje ne Stambollin e larget e tjetri me pushke ne krah neper llogoret e luftes . dhe kur e pane se ishte veshtire te takoheshin, Hajdari i lutet ti dergoje Zenelin te mbaronte shkollen ne Stamboll dhe gati filloi pergatitja e tij per te ikur i percjelle nga Nexhip Benja(nipi i Kamberit nga motra,) por ishin ato moment qe ndodhi ajo qe ndodhi dhe me mire qe nuk iku ,se familja do mbetej ne rruge te madhe pa asnje ndihme prane .Vec kesaj libri ka edhe nje linje tjeter shume njerezore e humane qe lidhet edhe me kulturen familjare por edhe ate iluminizem qe kishte mbjelle ne cdo familje shqiptare vepra e Naimit dhe e rilindasve ne pergjithesi . Endrra per dije per te mesuar.Porosia e Naimit qe u jepte prinderve Mesojini femijet tuaj te dine me shume se ju , se jane per nje kohe me te gjate se Ju, ishte gdhendur bukur e qarte ne mendjen e Kamber Benjes . Ai ne Manastir bije ne kontakt me keta perkrahes te kesaj filozofije, behet mbeshtetje e atij Kongresi te shkronjave qe u mblodh ne Manastir, njohja me motrat Qiriazi, mesimi i shqipes nga Zeneli dhe ai te behej mesues Ivete Kamberit per te mesuar alfabetin shqip por edhe i., familjareve te tij.
. po citoj nje fragment qe eshte shume domethenes :
Vlore 23 maj 1913
Asnjehere nuk me kish shkuar ne mendje se do shkruaja ditar dhe vecanerisht ne gjuhen shqipe . Kjo per mua qe vertet nje dite e shenuar se une mbarova klasen me sukses me mesuesin tim Zenelin, Zoti e falte kete femije qe pati aq vullnet sa te me nxirrte te parin ne kursin e gjuhes memedhetare ,
Ndaj ne mendjen e tij , ne meditimet e tij, kjo deshire qe kthyer ne kult, shkollimi i femijeve e sidomos Zenelit .. Por e thashe edhe me lart, libri eshte fryt i meditimeve e shperthimeve lirike meditative te vete autores e cila shume gjera te fituara e te shikuara gjate jetes se saj i largon ne kohe dhe i ben pjese te jetes se gjyshit te saj .qe e bejne librin sa terheqes por edhe enderrimtar e pasurojne boten e vete heroit te librit . Here here ajo hidhet ne antikitet, ne ate grek e romak, ku bisedon me keta heronj te kesaj kohe e kulture,me trima e heroina si Penelopin apo Andromaken dhe gjen rastin kur Kamberi largohet nga familja per te shkuar ne detyre, diku aty disa dite ose jave para pushkatimit, Zakeja iI hidhet ne qafe atje prane peles dhe nuk i shqitet, detaj ky i gjetur tek Andromaka e Homerit , kur percjell Hektorin per ne lufte ,djali i tij Astianaksi i hidhet ne qafe e I thote ku po shkon, mos ike.. apo kur flitet per reliket e pasurite e Apollonise, kur ato i nxjerin nga dheu apo kur i numurojne dhe i vendosin neper arka , bisedojne me keto portrete te heshtura te kesaj kohe e bote dhe ate keqardhje per kete pasuri qe po shkon larg atdheut, ta ndjesh si nje peshe ne zemer .Nje vend jo te vogel por shume te prekshem ze ne kete liber edhe figura e Nexhipit, nipit te Kamberit . Ata te dy, morren me vete emrin e fshatit te tyre si nje pasaporte trimerije. Nexhipi i cetave patriotike, qe me gunen e tij kishte kaluar neper rrugicat e Permetit ato dite gushti te vitit 1912 dhe kish prekur zemren dhe shikimin e femijes Odise Paskali, u gdhend ne figuren e Luftetarit Kombetar ne Korce, ai Nexhip qe mban emrin komiti, aq i qeshur e shakaxhi me femijet e Kamberit qe kishte lene nam ne Leskovik ne vitet e luftes per pavaresi te gdhendur ne Kenge ; Leskovik o me te dalë te vrane o kollaz te vrane/ Nexhipi me Myrtezane … dhe ky Myrtezai me sa di eshte M Kule nga fshatrat e Kelcyres, por qe do ishte me vone edhe emri i djalit te Kamberit ne mos gaboj ai qe i therrisnin Zake, keta dy si vellezer me bemat e tyre duhet te jene edhe sinonim i po nje kenge tjeter te kenduar ne ato ane qe thote :
Leskoviku ne nje brinje/ Lufton nipi me dajine …
Librit nuk i mungojne edhe citime nga shtypi i kohes, nga kronikat e kohes sikunder se jane ardhja e arkeologeve austriake ne Durres e Apolloni, keto figura me interes dhe kontribut ne fushen e albanologjise , citime nga arkeologu Hasan Ceka, kujtime te Rahmi Mamaqit i cili pohon se kur kish vizituar Apolonine kishte degjuar nga ciceroni per pushkatimin e Kamber Benjes ne vitin 1916 ,sepse kishte kundershtuar grabitjen e monumenteve dhe kur i kishte treguar se emes per kete person ajo i kishte thene : aty ne ate qoshe te vatres sone kane bere shume here muhabet babai yt me Kamber Benjen e Nexhip Benjen e te tjere , shkrime jehone ne gazetat Dielli ne Amerike e gjetke dhe si mbyllje ka nje epilog i cili eshte vendosur ne gojen e Zenelit . Eshte nje rrefim shume prekese, qe te dritheron shpirtin :
…. asnje nga ato pasuri qe na la babai ,nuk na ra ne dore , pervec peles qe kur e shitem me lot ne sy , sikur u ndame nga babai per here te dyte . E shitem per nje cope buke se ishte kohe e eger , kohe zije . me 1920 shkova vullnetar ne Vlore me shoket e mij per te luftuar italianet, pastaj u kthyem ne Lushnje per te mbrojtur Kongresin. Me 1921 shkova ne shkollen e oficerecve, shkova ne shkollen e pare te oficereve me graden aspirant me deshiren e madhe ne shpirt qe te vijoja rrugen e babait ne kariere ushtarake, mqs nuk u plotesua asnje deshire e tij. As une u bera arkitekt, as Nimeti mesuese si Sevasti Qiriazi, as Zakja jurist , e pas shume ecejakesh u ktheva ne Benje dhe here pas here shikoja selvite qe kish mbjelle babai me xhaxhane si deshmi e vellezerise se pasosur . Skalita edhe emrin tim dhe te Zakes prane e prane si nje amanet per ata qe do te vijne pas nesh .. meqenese isha specialist i skalitjeve , gdhenda edhe nje pllake dhe e vendosa ne hyrje te portes Rrofte Demokracia 1927 !
Ishte pjese e amanetit te babit” Punoni mire, Rrofte Shqiperia .”. dhe ketu libri mbyllet, autorja e mbaron punen e saj dhe na le te mendojme e mendojme e te themi ku ndodhen sot keta femije te vetmuar me nje jete plot me brenga , si shkoi filli i jetes se tyre gjer ne kapercyell te shekullit qe jemi , a e kane prekur sadopak Demokracine qe u la amanet gjyshi I tyre ne kete kohe te ngateruar ….jane ata sot ketu mes nesh e mbase do na percjellin ndonje mesazh, vete autorja pjese e kujt dege eshte !?….,
Megjithate e ndjej per detyre qe jo vetem si kolege me zj Eglantinen se kemi dhene te dy mesim letersije ne shkollat e mesme une ne Permet e ajo ne Tirane, ne ato vite pak te hereshme e kam ftuar e ka qene mysafire per nje event te tille ketu ne Permet, por edhe si lexues ta falenderoj per kete kenaqesi qe na ka krijuar , qe njohem me mire e shume me mire boten, jeten e vepren e Kamber Benjes por edhe morem me vete shume mesazhe njerezore dhe shume humaniste . Le te jete ky liber pjese e bibliotekave tona, pjese e kultures sone se cdo kush qe do e lexoje me siguri qe ka per te mesuar shume.
Ky liber eshte nje leksion i gjalle per patriotizmin, per demokracine, per humanizmin dhe detyrat qe kemi ne jete si prind por edhe si femije .
Nje falenderim te vecante e kam edhe per shtepine botuese qe e solli kete liber , mbesen e autores z Shqipe Abdihoxha, edhe kjo pjese e botes se librave, vajza e shkrimtarit Ali Abdihoxha . nje falenderim e kam edhe per mikeshat e tyre, te afermit e familjes Benja qe sot ndodhen apo nuk ndodhen ketu , e kam per ju degjues . drejtuesit e kultures e arsimit te qytetit, per kryetarin e Bashkise se qytetit qe insistoi e kerkoi qe ky liber te ishte pjese e veprimtarive ne kete qytet .
I paharruar qofte jeta dhe vepra e Deshmorit te Monumenteve Kamber Ali Permeti- Benja
Niko MIHALI
Permet 3 qershor 2016
Promovimi i librit “Tempulli i Shpresave”, Eglantina Mandia
4 vite më parë
Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Deshmorit te Monumenteve Kamber Benja, Qendra Kulturore prane Bashkise Permet, dhe Shtepia Botuese “Ngjyrat e Kohes” Tirane ne bashkepunim me CIOFF organizuan ne mjediset e Qendres Kulturore prezantimin e librit “Tempulli i Shpresave” te autores Eglantina Mandia, qe i kushtohet ketij deshmori.
Eglantina Mandia me krijimtarine e saj ka shlyer detyrimin moral qe ka ndjere ndaj njerezve te perndjekur si Musine Kokalari dhe deshmoreve si Kamber Benja. Veprat e saj kushtuar te tille personaliteteve e ngrejne figuren e kesaj shkrimtareje ne radhet e para te krijueseve shqiptare. Respekte!