VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në shtëpinë e Jacques Prevert ku kënga e dashurisë është kënga e botës – Nga Luan Rama

By | June 16, 2017

Komentet

Mitingu i 56 i Poezisë online mund të ndiqet live në faqen e Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në facebook

VOAL – Klubi letrat “Gjon Nikollë Kazazi'” njofton se Mitingu i 56 i Poezisë poezisë online, mund të ndiqet drejtëpërdrejte ( live) në faqen e klubit në facebook. Kryesia e Klubit letrar ” Gj. N. Kazazi” i fton të gjithë të interesuarit për të ndjekur Mitingun. Dhe jep këto sqarime:

Në vazhdim disa informata shtesë për cështjet teknike të kyçjes:
Poetët që do lexojnë e kanë pranuar ID dhe Paswordin e Zoomit besoj, nese jo ju lutem kërkoni në msn e fcb në faqes e klubit ose personalisht tek organizatori. Poetët poashtu është mirë që të kyqen nga kompjuteri apo laptopi dhe të sigurohen që paraprakishtë e kanë instaluar zoom platformen.
Zoom Meeting ID dhe Paswordi pra ju është dhënë lexuesve dhe panelit të përbërë nga 5 përfaqësuse të Kryesisë së Klubit ).
ID ZOOM nuk do postohet për audijenca e gjerë meqë ata/ato mund të kyqet on-stream pra direkt nga faqja e klubit që besojë e dini apo ja keni bërë like. 🙂
Ju ftojmë ti dëgjoni poezitë e poetëve vendor dhe ndërkombëtarë online nga faqja e Mitingut duke filluar nga tribuna tek poezitë.

PARISI ME MASKË – Poemë nga Konstandin Dhamo

 

Ç’shurdhëri pikëlluese

E ç’zbrazëti tej e tej në Paris !

Urat mbi Senë,njëra pas tjetrës,

Si përherë aty janë

Me abazhurët dhe stolat ndanë trotuarit,

Por,ç’t’i kapërcesh;

Avenjutë në të dyja anët

Njëlloj të shkreta janë…

 

Parisi me Maskë

 

Si u bënë njerëzit kështu

Njëfytyrësh,

Mbuluar që nga mjekra,

Gjer te sytë,

Të cilët shpesh ,

Mbulohen me syze t’errëta.

E me gjasë mbi krye

Ngjeshet një kapele…

 

Si u njësuan të gjithë

N’identitetin rrafshues të maskës,

Prej së cilës,dhe zëri

Mbytur del,i paartikuluar;

Në distancë të detyruar prej dy metrash

S’e merr vesh ç’thotë partneri;

Lypset të thërrasësh pa takt

E të humbësh privatësinë.

 

 

Covid 19

Ç’emër konkret me një numër pas,

Që s’e has n’asnjë besëtytni

E n’asnjë faqe të simbologjisë…

Ç’emër ashpërsisht konkret,

Por askush s’e sheh vrasësin,

Që  bëhet m’i frikshëm me frontin rrethor

Treqind e gjashtëdhjetë gradë…

 

Maska Maska Maska

Të bardha dhe,të zeza,

Si divizë e vdekjes…

Tashmë ato janë një aksesor i domosdoshëm

Pa të cilin s’del dot nga shtëpia;

Më parë mund të harrosh celularin

Pa marrë me vete,

Portofolin,më parë mund të harrosh pa marrë,

Por kurrsesi maskën !

 

Le ta injorojë ajo

Kravatën  e re që ke lidhur,

Këmishën e kollarisur dhe ,

Kostumin ,sado elegant qofttë…

 

Me ç’qejf e me ç’dëshirë

Të hysh e të blesh në butikët luksozë ?

Sapo gjendesh përballë

Xixëllimave të Bvlgari – t,

Të kaplon absurdi;

Absurdi të çmotivon tek të lëbyren sytë

Përballë kometave të Swarovski-t

Afashinantë koleksionet pranverë – verë

Të Vuittoni-t, Armani-t ,

E të kujt jo ?

Parfumi i ri i Chaneli-t

Ah,ç’eliksir !

Por iku pranvera,vera po fluturon;

Të shohim vjeshtën flori …

 

L’amour L’amour

Por në Paris stinët sërish

Të katërta magjepsëse janë

Si tablotë e Monesë  !

 

E ndoqët besoj,videon virale

Me atë zonjën parisiane,

Që policët e tërhoqën zvarrë,

Sepse

Refuzonte maskën ?

 

Turma, si turma në rolin e vet,

U mblodh të shihte e të bënte me ngut video,

Dhe sellfi me të dhunuarën në sfond

Që miqve të tyre

Ua nisën urgjent…

 

Kush guxoi të thoshte një llaf

Kundër dhunës primitive të policisë

Së shtetit demokratik ,në mes t’Europës,

Që shkelte me të dyja këmbët

Të drejtat themelore të njeriut,

Ia mbyllnin gojën në çast :

Vini mask !

 

Paris L’amour L’amour,

O,Champs Elysees

Champs Elysees,

Ti e tillë je

Në diell,në shi,pasdite ,në mesnatë…

Po ç’mesnatë ?

Për ty ka veç mbrëmje

Që zgjat gjer n’ag…

 

Maskë mbi Place de la Concorde

Mbi Place Charles de Gaulle maskë,

Mes të dymbëdhjetë gërshetimet e kryqëzimeve…

Ah,por maskë edhe mbi Arc de Triumph

Të poshtëruar;

Mbi Tour Eiffel gjithashtu; !

A s’e shihni renë e zezë

Vende – vende, hekurash e çjerrë ?

 

Ah,por maskë ka dhe mbi Notre Dame,

Q’e dogjën idiotësisht mizorisht !

A e kujtoni sa show u bë

Me donacionet milionëshe për rindërtimin e saj ?

Gjer dhe pishinë projektuan të hapnin

Ca biçimër arkitektë mbi Katedrale,

Kinse mëkatet u larguakan edhe kur lahesh…

 

Epo,ajo vogëlushja,tek shkonte në shkollë,

Dhuroi një euro

Për Notre Dame –n e djegur,

Paçka se mbeti pa ngrënë hamburgerin

E mëngjesit…

 

Parisi me Maskë

Por Sena rrjedh

 

Kështu dhe Palais de Justice

La Defense ultra moderne

Kështu,

Kështu Saint Michel, shpirti i Parisit,

Pigalle dhe Montmartre po kështu,

Madje me maskë robëruese

Edhe grataçielat farfuritëse

Të s’ardhmes…

 

Kanë mbyllur kavaletat

Piktorët e trotuareve,

E kush do t’u blejë gjësend atyre;

Atyre tashmë,mbuluar me maskë

Kush do t’u pozojë ?

 

Crazy Horse s’hasdiset më,

Moulin Rouge,yjet e kuq

I ka shuar;

Elikat

Kanë ngecur si orët që kohë më s’tregojnë…

Burrat janë ndryrë me gratë në shtëpi;

Pa punë prostitutat heroina

Sexy dolls pa punë gjithashtu.

 

Parisi me Maskë

Por Sena rrjedh

 

Ah,por ju propozojmë të vizitoni

Me radhë gjithë pavijonet

E Luvrit mitik !

Virtualisht virtualisht

Përndryshe dhe Xhokondës

Do t’i duhet të vërë maskë !

 

Virtualisht

Virtualisht

Siç duket një ditë

Gjithçka do të kryhet

Thjesht virtualisht .

 

Këtë herë

Gishti monumental i Cesar Baldaccinit,

Gishtin e Çezarit perandor

Më solli ndër mend drejtpërdrejt…

 

Me maskë Parisi

Por Sena rrjedh

 

Besomëni !

Në vesh mrekullisht më kumbojnë

Këngët e Mirej Matjesë

Dhe Edit Piafit,

Zonjave si prerjet e vogla

Të parave prej ari…

 

Më kumbojnë mrekullisht

Këngët e Sharl Aznavurit

Dhe, Iv Montanit melankolik

Me Les Fauilles Mortes

Të Zhak Preverit …

 

Ajo tastiera e fizarmonikës

Mos drithëron flu flu

Si valëzimet e Senës,

Domethënë …

Si regëtimat e zemrës tënde ?

 

O, përsëri Parisi

Ka këngëtarë të famshëm

Dhe poetë të gjallë me emër :

Mund t’ju përmend njëherësh disa…

Të cilët,tashmë në trotuare dhe pedonale

Gjerbin kafen tek shkruajnë me maskën nën gushë

Si lak që të mbyt.

 

E dini ?

N’intervistat me mikrofon në dorë,

Në sheshet dhe ndanë parqeve,

Populli ,kur u pyet,

Gjer te Preveri i numëroi poetët…

Kjo ,thjesht do të thotë:

Sa vështirë është sot

Të hysh në shpirtin e një kombi ;

Të bëhesh legjendë,

Sa vështirë është sot !

 

Paris L’amour L’amour

 

Je gjenetikisht kozmopolit

Edhe pse mbuluar me maskë

Dhe,

Mbetur pa turistë…

 

L’amour

Qyteti i shenjtë,

Ku lindin e lindin

Kulte artistësh.

 

Ah,ja dhe Bar Hemingway !

 

Hej,Heminguej,

Ti ke të drejtë :

Parisi

Eshtë një festë

E pambarimtë…

 

Parisi me Maskë

Por Sena rrjedh…

 

                                       2020 Gusht

Për sytë s’ka vija të bardha – Cikël poetik nga FASLLI HALITI

DASHURI 

 

 

Dashuria ime

Aleatja ime

Le të vijë urrejtja

Me falanga grindjesh

Sherresh

Mërish 

Të ndeshet me ne

Të dy 

 

Përballet me ne ajo dot në dashuri?

 

1998

 

PLAGA  

 

 

Plaga që më hape dikur…

M’u mbyll.

U mbyll krejtësisht,

S’kullon më as një pikë gjak,

Por një vranësirë e lehtë,

Një re e zezë,

Gri    

Në qiell 

 

Plaga më dhemb, plaga zë e më ther…!

 

Gusht, 2016

 

 

FARA   

 

 

Fara

Çon bifkë.

Bifkës nuk i duket fruti 

Pa buitur, pa çelur lulja

Mbi degën e vet

E strehon atë

Sythi

 

Duke e mbështjellë me pelush të blertë. 

 

1998

 

MË HËNGRËT TË GJALLË    

 

 

Erdhi vdekja e uritur

Të më hante

Me uri 

Por

Më gjeti

Të tretur

Kock’ e lëkurë.

Ç’të hante e zeza vdekje

Lëkurën apo kockat të hante tek unë ?

 

1998

 

 

REFUZIMI   

 

 

Unë kërkoj

Nga ju

Të më jepni

Të më shtrëngoni

Fort dorën e punës.

 

Ju më jepni gishtin e pushkës…!

 

Mrs 2016

 

ASAJ VAJZE  

 

Asaj vajze që ecën në trotuar

Ia hanë buzët,

Pulpat

Supet,

Vetullat me sy,

Edhe syrin ia hanë me sy.

Për syrin s’ka vija të bardha,

S’ka semaforë,

S’ka ngjyrë të kuqe

S’ka ngjyrë jeshile!

Syrin e kaltër,

Syrin e zi,

S’e ndal,

S’e ha,

S’e penalizon askush

Përveçse bukuria me bukuri,

 

Përveçse dashuria me dashuri…!

 

Maj, 2016

 

 

ATA VETË   

 

Gropat  i hapin vetë ata

Çdo ditë

Kudo.

Jo veten,

Të tjerë kërkojnë ata të fusin në to!

 

Mars 2016

 

 

 

FRIKA   

 

 

Një jetë me shumë frikë,

Vetëm ca copëza

Gëzimi

Si vatra

Të blerta blerimi,

Si fije bari nëpër asfaltë.

Si fije bari në një tokë kripore.

Shpina:

Skllavja jonë

Trimëria:

Gjoksi

Ynë,  

Zemra jonë

Që gjemimet s’i ka pushuar e qiejve emde gjëmon   …!

 

 

Prill, 2016

 

 

 

SIGURISHT    

 

 

Vetëm

Errësirë

Vetëm dritë

S’ka gjithmonë

Drita dhe errësira

 

Një  ditë fiket, mbaron…

 

 

Tetor, 2015

 

 

KAKARISJA    

 

 

 

Kakarisje

Kakarisje

Kakarisje 

Kakarisja e pulës së kuqe

Kakarisja e pulës së bardhë

Kakarisja e pulës së zezë

Publicitet pulash,

 

Furriku pa asnjë vezë…!

 

 

Qershor 2016

 

DËGJOJ ÇDO DITË   

                              (varjant) 

 

Dëgjoj morira kakarisje

Çdo çast

Çdo orë

Çdo

Ditë

 

Por nuk shoh  vezë në furrik…!

 

TI DHE AJO      

 

Ti

Pula e kuqe

Kakaris, kakaris

Por vezë nuk bën.

Furriku yt i zbrazët

Bosh

Furriku i pulës gri

Plot vezë,

Dhe jo vezë

Për  omëletë,

Jo vezë për t’u skuqur,

 

Por  me vezë plot  zogj të bukur !

 

Qershor 2016

 

 

JUA  ZUNË GOJËN ME BUKË  

 

 

Jua zunë gojën me bukë,

Gati

Një jetë, të tërë

Nuk përtypët dot

Qoftë edhe një fjalë  

Një fjalë sa një gjysmë kafshate

Fjala juaj

U myk,

Fjala juaj u tha

Si një copë bukë bajate  !

Fjala juaj e mykur, nuk shtrohej më

As në tavolina mortore as në tavolina dasme…!

 

Qershor 2016

Mbiemrin e kam Gustavson – Shënim udhëtimi nga Bajram Sefaj

Hiç  njohësit e ithtarët e denjë të artit të filmit, lidhem me kusht se, të gjithë të tjerët  nuk janë në gjendje t’ia thonë emrin e asnjërit regjisor të filmit të Suedisë përpos të Bergmanit. E kur ia shqiptojmë emër e mbiemër – Ingmar Bergman, atëherë menjëherë kërkojmë vend në grupin e filmofilevë.. E për të dëshmuar, prapë, njohuri të “mëdha” të filmit numërohen disa filma vërtet antologjikë të këtij regjisori të madh. Me kujtohet, diku shumë përpara, takimi i parë me artin filmik të Bergmanit “Burimi i virgjërisë “e, e të tjerët, për pak, ashti i numërimit të me ngelë në fyt, por, për fat, me kujtohen disa filma më të rinj të tij sikurse janë: “Pëshpërimat në jastëk”, “Sonata e vjeshtës” e të tjerë, përndryshe do të skuqesha para bashkëbiseduesit tim sued, të cilit, edhe ashtu me krejt pak mjete ia dëshmoj njohuritë  kulturore nga ky vend i standardit të lartë jetësor. Bisedën përkitazi me Ingmar-in dhe artin e tij, e degëzoj edhe me disa imtësia, sigurisht e krejtësisht të parëndësishme. Suedi vëren entuziazmin tim të prishur, e nëpër fytyrën, përndryshe të ftohët, i rrjedh një nënqeshje e rrallë.

Bashkëbiseduesi im (Johanson, Gustavson apo Enderson, tjetër emër nuk mund të ketë)!, ma pret troç: suedezët e duan dhe s’e duan aq shumë Ingmar Bergmanin. Dhe – fillon nga e para. Pse suedezët e duan këtë regjisor. Kur kanë arsye, vërtet kanë arsye, ta duan shumë..

Ashtu sikurse këtij shteti zërin, për të mirë, ia qiti në tërë botën çeliku i mirë, ashtu sikurse njeriu (edhe më i painformuari) di për automobilin e markës “Volvo”, po e zëmë, janë të paktë ata që vërtet nuk dinë edhe për Bergmanin dhe filmat e tij. Kudo në botë. Pse e duan, me plot arsye, po e përsëris edhe një herë, suedezët Bergmanin, e marr me mend, e, jam i gatshëm që tërë ditën të dëgjoj  dhe, përsëri, ma merr mendja se nuk është thënë krejt ajo që duhet thënë, për të dhe opusin e tij madhor kinermatografik…

Me kureshtje shumë më të ndezur, por, jam i  gatshëm të dëgjoj pse, vallë, s’e duan suedezët Bergmanin e tyre të madh? Gustavsoni këtë e thotë, gati – gati me temperament jo tipik për njeriun e këtij vendi. Nuk e duan, nuk e duan, thotë ai, masat e gjera (popullore) suedeze Bergmanin, ngase pothuajse në të gjithë filmat e vet, gati pa përjashtim, paraqet botën disi si të sëmur suedeze, me shumë trauma, me shumë devijime seksuale që prekin diku thellë në çrregullime e luhatje psikike. Në filmat e vet ai për së tepërmi merret me ato anë të errtë të qenies njerëzore. Ani pse për të, mund të thuhet lirisht se është një njohës i mirë dhe i thellë i neuropsikiatrik…

Përfundon, kështu, disi, monologu i Gustavsonit, pse suedezët nuk e duan edhe aq Bergmanin e kjo në shesh nxjerr edh enjë njohuri të re për këtë vend. Njohuri që, deri diku, edhe e lëkundin botëkuptimim tim mbi  këtë vend.

Po që se dikur, jo fort moti ndoshta, Suedia është marrë si sinonim i një vendi të shfrenuar në dashuri e në çrregullime të tjera seksuale e të tjera “tejkalime”, sot, ndërkaq, situata është krejt tjetër. Këtij vendi i duhet, mik, dashuria. Mendoj ajo midis femrës dhe mashkullit. Lidhje e fortë e me plot ndjenja. Si bazë e mirë për familje të shëndetshme e të pastër. Hajt provo e foli diçka në rrugë një suedezje të bukur e të bardhë, për ë cilat të painformuarit do të mendonin se është “një nga seria”! Edhe vetë do të turpëroheshe nga sjellja jote e pahijshme. Suedia sot është një shtet i një shërimi, të them  kështu, total nga ca sëmurje, edhe këto t’i quaj ashtu, që e kishin kapluar në vitet e gjashtëdhjeta, tashmë të harruara e që i dhanë një drejtim të tillë artit bergamian…

Pas plotë tetë vjetësh, Ingmar Bergmanit, këto ditë, përsëri iu lejua xhirimi i filmit në Suedi. Xhirimi i filmit me titull “Fani e Aleksandër” fillon në pranverë dhe njëherazi është projekti më i shtrenjtë, dhe më astronomik, (realizimi do të kushtojë 35 milionë kruna) që është lejuar ndonjëherë në këtë vend. Të them, në fund se, krahas Bergmanit në Suedi janë shumë të njohur dhe të popullarizuar regjisorët: Alf Cheberg, Wilgot Cheman dhe Jean Troell.       Bergmani, megjithatë, nuk është i vetmi regjisor suedez…

——————-

Gaillard, 24.9.2020

 

KOPSHTI – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

En robe de parade

Samain.

 

Si shkulm mëndafshi shprishur, plasur pas një muri

Ajo ecën gjatë kangjellash buzë rrugës në Kensington Gardens,

E po vdes pak nga pak

nga një lloj anemie emocionale.

 

Aty rrotull vërtiten

Bijtë e ndyrë, kokëshkretë, të pavdekshëm, të varfrish,

Tokën do kenë trashëgim.

 

Ajo është qëllimi i mbramë i riproshimit

Mërzia e saj është e shijshme tej mase.

Do të donte që dikush i fliste

E ka frikë mos unë

e bëj atë gabim.

URATË PËR TË DËBUARIT – Poezi nga NËNË TEREZA

O Zot i mëshirshëm,

ti më ke dhënë guxim që unë të përjetoj

se ke nevojë për mua,

më jep përsëri fuqi t’i dua të dëbuarit

aq sa ti më do mua

dhe ke nevojë për mua.

 

O Zot,

ti e di që të jesh i dëbuar

domethënë të jesh i varfër ndër më të varfërit.

Një burrë apo një grua e pasur

mund të jenë të përjashtuar,

si mund të jenë të dëbuar të varfërit

nga kjo tokë e vogël që ti na ke dhuruar.

Bëj që të gjithë të jemi të pasur

në Mbretërinë tënde e në këtë tokë,

duke ditur se ti ke nevojë për ne,

dhe ne kemi nevojë për ty,

njëri për tjetrin.

Dashuria jote, mëshira jote

dhe prania jote

janë thesaret më të mëdha

në jetën time,

Amen.

PËRSHËNDETJET – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

O brez sa mburravec

aq krejt i parehat!

Kam parë pikniqe peshkatarësh

I kam parë me familje të çrregullta

pashë qeshjet e tyre dhëmbëplota

dhe dëgjova shakara të ngathëta.

Dhe jam më i lumtur se ju

Dhe ishin më të lumtur se unë;

Dhe peshqit notojnë në liqen

e as rroba s’kanë me vete.

MISION I RËNDESËS – Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Nëpër jetën  tonë  kaloi  e  tërë ajo luftë

jemi  të  mbijetuar  të  dashurisë  për  ty

lulet e jetës nuk janë  të  lehta  të kapen

toka dardane  as  s´blihet  e  as  s´ shitet

 

Tre  Drina  rrjedhin  tokës  së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin  me pasaporta mes vete

tre Drinat i thërrasin  ndërgjegjjes  sonë

 

Kosovë, fol si në kohët  e kryeherit tënd,

si në kohën e Selman trimit nga Rogana,

Atdheu s´jept  e as s´dhurohet për asgjë

Kosova njeh  vetëm  flamurin  kombëtar

 

Kosovë, je koha jonë e shenjtë, je  Troja

gjaklindësja e një jete  tepër heroike, je

gjevahir i kombit, je shtëpia jonë e lirisë

po ku i gjete ata zhgana t´vendosi për ty

 

Qemë shumë duar  e  tani  s´ di  sa  jemi

pyes, ku mbetën mësuesi  dhe  studenti

pse heshtin akademia dhe univerzitetet

ku treti hiri i zotave pellazgë e dardanë!?

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

FLUTURA E BARDHË – Poezi nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

– Sime nuse, Fetit

 

 

Përplit katërkrah n’push t’blerimit,

Më magjeps me ngjyrë të bardhrë,

Shpresë m’ikë n’bebëza t’ vegimit

Pres t’më ndalesh rrezesh n’ballë.

 

Vestalet të nisin t’bardhë patjetër,

Me dënesë t’shikoj-zjarr t’shenjtë!

Fytyrën tënde në gobëlen t’vjetër;

Ashtu t’amshuar, ashtu t’shtrenjtë!

 

Shpirtit s’ia shkele kur dëlirësinë,

Blirat në amësime u shndërruan.

Sytë e tu s’e honepsen errësinë

Tët bijë me dhembje e shikuan.

 

Ngelem ferishte qepallash vesuar,

– Fundi i qershorit kishte ardhë!..

Era lulesh duke na ndërmendësuar, e

Diellnaja ne një flutur të bardhë.

 

Kredhem në dhimbje të thershme,

Në gjoksin e virgjërisë s’kujtimit…

Mbyllen larg pritjes së hershme;

Fshihen në folezë t’ngushëllimit.

 

Lejleku kaptoi livadhet e bleruara,

Të syve lamtumirën na fale kujtim.

Dhe vitet me nxënës të praruara –

Fanar brodhe t’i ngopesh arsim.

 

U ndave nga ne t’patëm dëshirë,

Nipi t’thërret me doçka mitare…

Të takon njëherë – zemërmirë –

Sytë sylynjarë – rreze agimtare.

 

Flutura tentakulat mjaft i ka rritur,

Në kurorash lulesh kur gjerbojnë;

Më flladisin shpirtin tim të uritur-

Sytë në lulëkuqe një hije hetojnë.

 

Vazhdo flutur-krahëbardhë, me

Shpresa, “Njëherë do shkojmë,”

Mbase,”pse njëherë kemi ardhë,”

Zymbylat parajsit na shoqërojnë.

 

 

E shtunë, 19 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR, O VËLLA – 21 poezi nga NAZIM HIKMET – Shqipëroi MUSTAFA V. SPAHIU, Shkup

 

 

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR,

                       O VËLLA

 

 

  1.          ZEMRA IME

 

 

Në kraharor kam pesëmbëdhjetë

plagë

Pesëmbëdjetë kama u nguliten në

parzmën time

Zemra ime sërisht rektinë

Zemra ime sërisht rrah!…

Në gjoks kam pesëmbëdhjetë plagë.

Rreth pesëmbëdhjetë plagëve

u mbështjollën rreth pesëmbëdhjetë plagëve

Ujërat e zezë si nepërka të zeza

përtokëse.

Deti i Zi mua do më gllabërojē,

do më mbysë mua

Ujërat skëterrë të përgjakur!

U ngulitën në parzmën time

pesëmbëdhjetë kama

zëmra ime sërisht rektinë,

sërisht zëmra ime rrah!

Prej pesëmbëdhjetë plagëve të

mia u përndezën pesëmbëdhjetë

vravashka

u thyen në parzmën time kama

e pesëmbëdhjetë plagëve…

Zemra

rrah, si një bajrak i përgjakur, rrah,

DO TË RRAH!

(1925)

 

  1.        NDOSHTA UNË

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë më herët:

duke u shalakatur

në mugën herake të mëngjesit

do ta hudh hijen tënde n’asfalt.

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë vonë:

do mbetem gjallë

me gjurmën e një mjekre bardhoshe

nofulla ime e rruar…

 

Dhe unë

prej asaj dite

shumë vonë

nëse do mbetem gjallë

do më vëni në cepat e sheshit

për muri do mbështeteni

dhe pleqëve

prej kacafytjes së fundit

do mbesin gjallë

mbrëmjeve të bajramit

do të luaj në violinë…

Ndaj mbrëmjeve të mrekullueshme

rreth e rrotull kalldrëmave e ndriçuar

dhe hapat e njerëzve

riosha

këngë të reja këndojnë.

(1930)

 

 

  1. KATËR VETË DHE KATËR GASTARE

 

 

Një tryezë

e rrumbullakët

Katër gastare,

Katër vetë

dhe katër gota me verë

Vera

është e firmës

Madok.

 

Në gotë

ka verë

nuk ka verë

ka verë.

Katër vetë pinë verë.

Një gastare u boshadis.

Njeri tha:

“Nesër aktakuzën do e kemi shumë

të rëndë.”

Do kryhet puna me një fjalë:

do të varet

sigurisht…

Një tryezë

e rrumbullakët,

u zbrazën katër gastare

dhe katër vetë…

 

 

 

  1. L A J M I

 

 

Erdhi prej tyre haber,

prej tyre,

prej tyre,

këmishat i kishin të pista

vetullat të vrenjtura.

Vetëm pakëz

është rritur mjekra.

Nuk thanë:

” U dogjëm!”

E di, do të qëndronim.

Nuk tha:

“Qëndruam!”

Me sy të buzëqeshur

shikonim njeriun.

Në tamtha kishin plagë të reja,

vetullat s’i kishin të vrenjtura.

Vetëm pakëz

mjekrra u ishte rritur…

(1931)

 

 

  1.     21.1.1924

 

 

Lëre, mos e dhez llampën,

që të mos bjerë nga dritarja në borë

një kokë e verdhë njeriu.

Bora po resh, mbi errësira.

Bora po resh

dhe unë ndërmendem.

Bora…

Si qiriut që do t’i frysh

u shua drita e madhe…

Dhe qyteti

mbet si një i verbër

nën borën që po reshte.

Lere, mos e dhez llambën!

Po e ndjej se janë memecë

kujtimet që m’i ngule në zemër si kama.

Bora po resh

dhe unë kujtohem.

 

 

  1. KREVATI I FUSHËS

 

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe.

Ai për çdo mëngjes

nisej në rrugë.

Dhe çdo mbrëmje

këtu i hiqte këpucët e lagura.

Në krye të krevatit libra…

Ia shfletoja

një nga një

librat.

 

Në reshta

përsipër

gjurma e gishtërinjve.

Kjo brushë dhëmbësh, ky sapun

krejt i bardhë

që janë vendosur në dritare

janë gjërat e tija…

Kjo fanellë blu marinarësh

pa mëngë e hedhur

rri mbi krevat…

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe

Në mur është varur kapela e tij

solemne

mbi tokë

një faturë e klasit të tretë…

 

 

  1.   TRE QIPARISA

 

 

 

Para portës sime kishte tre qiparisa

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Rrënjët i kishin në tokë, kokën ndër yje.

Tre qeparisa.

Qiparisat luhateshin në erë

Tre qiparisa.

Një natë dyshmani e sulmoi shtëpinë

Tre qiparisa.

Dhe në shtrat qesh vrarë unë

Tre qiparisa.

Iu pren rrënjët qiparisave.

Tre qiparisave.

Tashmë rrënjët nuk ishin në tokë,

as kokat ndër yje.

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Në një vatër prej nermeri janë shtrirë

Tre qiparisa.

Një sopatë të përgjakur e ndriçojnë…

 

 

  1. Z Ë R I

 

 

Duke i mbajtur nofullat në pëllëmbë

mos rri mbështetur për muri,

mos!

Mos i mbaj nofullat në pëllëmbë.

Ngritu!

Eja te dritarja!

Shiko!

Nata është e bukur si një det jugor.

Dallgët përplasen për dritare

Eja!

Dëgjo ajrin:

ajri është rrugë e zërave,

ajri është përplot me zëre:

me zëret e tokës, të ujit, të yjeve

zëret tona…

Eja pranë dritares!

Dëgjo pakëz ajrin:

Zëri ynë ishte pranë teje,

zëri ynë është me ty…

 

 

 

  1. E DUA VENDIN TIM

 

Unë e dua vendin tim:

Në pishat e tij, u luhata, qëndrova në

zandane.

e

 

Asgjë nuk mund t’ma heqë pikëllimin

si këngët dhe duhani i vendit tim.

 

Vendi im:

Bedredin, Sinan, Junus Emra dhe Sakaria,

kubet e plumbit dhe oxhaqet e

fabrikave

janë vepra që i fsheh nga vetvetja

të popullit tim që qesh nën mustakë

të lëvarura.

 

Vendi im:

sa je i gjerë,

nuk mbaron me të shëtitur, thuase

nuk ka fund.

Edrene, Izmir, Ullukëshlla, Marash,

Tromboz, Erzumi.

Kullosat e Erzumit i njoh vetëm nga

këngët dhe turpërohem

pse nuk kalova asnjëherë nëpër Toros

kah jugu

t’i shoh ata që mbjellin pamuk.

Vendi im: deve, trena, vetura ford

dhe gomerë teknefezë

plepi

shelgu

dhe toka e kuqe.

Vendi im:

pyjet bredhash me ujëra të ëmbëla,

liqenët ndër bjeshkë

troftat prej gjysmë kilogrami

me ngjyrë të argjentë purpuri

notojnë liqenet Abant de Bol.

Vendi im:

Dhitë në fushën e Ankarasë

shkëlqim gëzofi të gjatë me

ngjyrë trëndafili.

Lajthi e rëndë e Giresunit.

Mollë amsjane me faqe të

kundërmojnë bukur,

ulliri

fiku

pjepërat

me ngjyra të ndryshme

kalaveshat e rrushit

e pastaj parmenda

e pastaj gjedhet e zeza

e pastaj: përpara, i bukuri, me të

gjitha të mirat

të gatshëm t’i fusë në zemër

me gëzimin si një fëmijë i habitur

gjysmë i uritur

gjysmë i lirë

njerëzit e mi të zellshëm, të

ndershëm, trima….

(1939)

 

 

  1. KËNGË TË SHKRUARA PËR

PIRAJEN MIDIS ORËS 21 DHE 22

 

 

Sa bukur është të të kujtoj ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe fitoren,

në burg

kur i pata mbushur të dyzetat….

Sa bukur është të të kujtoj ty:

dora jote e harruar mbi një pëlhurë

të kaltërt

dhe në flokët e tua

dhe tokë e butë e dashur e Stambollit,

shpirti im…

Lumturi është të të dashuroj ty

thua në mua heton një njeri tjetër.

Era e gjethit të idërshahut që të ka

mbetur në gishtra

me një rehati diellore

me grishjen e mishit tënd

latuar me vija të kuqe

në ngrohtësi

errësirë e dendur…

 

Sa bukur është të të kujtoj ty,

të shkruhet për ty

në burg i shtrirë në shpinë të mendosh

për ty: ditën e caktuar, në vendin e

caktuar

fjalën që e tha dikush

jo fjalët, jo veten

por botën në tregime….

Sa bukur është të të kujtoj ty

duhet patjetër diçka të gdhendi

për ty në dru:

një kuti

në unazë

dhe të të endi tri metra mëndafsh

të hollë…

Dhe fill

duke kërcyer nga vendi

të ngjitem për parmakë të hekurt

të dritares

kaltërsisë qumështore të lirisë

që ta lexoj me zë atë

që shkrova për ty…

Sa bukur është të kujtosh për ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe

ngadhnjimin

në burg

kur i mbusha të dyzetat!

 

 

  1. 20 SHTATOR 1945

 

Në këtë kohë të vonë

në mbrëmje vjeshtore

jam mbushur me fjalët e tua:

si koha, si materje  e amshuar

si syri i plotë

si dorë e rëndë

dhe fjalët

e ndritshme si yjet.

 

Fjalët tua erdhën tek unë

ato ishin nga zemra, nga koka,nga mishi.

Fjalët të sollën ty

ato janë: nënë

ato janë: grua

dhe mike…

ishin të pikëlluara, të hidhura, me

shpresë, trime, të gëzuara

fjalët e tua ishin njerëz…

 

 

  1. 21 SHTATOR 1945

 

 

Biri ynë është i sëmurë,

babain e ka në burg

në duart e tua të lodhura koka e rëndë

hallet tona janë si hallet e dynjasë.

Njerëzit t’u sjellin njerëzve ditë

më të bukura

biri ynë do shërohet

babai do dalë nga burgu,

do buzëqeshin ninëzat e tua të arta

hallet e dynjasë janë si hallet tona…

 

 

  1.  22 SHTATOR 1945

 

Lexoj një libër:

në të je ti,

dëgjoj një këngë,

në të je ti,

u ula të haj drekë,

ti më rri kundruall

punoj: karshi më je ti

Ti më je gjithkund e gatshme,

nuk mund të bisedojë me ty

nuk mund të ta dëgjoj zërin:

plot tetë vjet ti je grua vejushë…

 

 

  1. 25 SHTATOR 1945

 

Ora 21.

Në shesh bienin këmbanat,

do mbyllen kapixhikët e qelive të

burgut.

Kësaj here jam në burg: tetë vjet

Të jetohet:

kjo është shpresa

e dashura ime,

të jetohet:

kjo është punë serioze si të të

dashuroj ty…

 

  1. 26 SHTATOR 1945

 

Na zunë robër

na burgosën:

midis meje dhe mureve

ti je jashta mureve…

Puna jonë është e vogël.

Në thelb më së keqi është:

kur duke ditur ose duke mos ditur

njeriu burgun e ka në vete…

Shumë insan janë sjell në këtë dert,

njerëz të ndershëm, të zellshëm, të mirë

dhe të denjë për dashuri aq sa të dua

Ty…

 

 

  1. 3O SHTATOR 1945

 

Është bukur të mendosh për ty

me shpresa

si ta dëgjosh zërin më të bukur

në botë…

Mirëpo, për mua nuk është boll

sh p r e s a,

unë tashmë nuk dua të dëgjoj

por dua të këndoj këngë….

 

……………………………………….

……………………………………….

 

 

 

  1.  14 DHJETOR 1945

 

Neveri e mallkim,fort po acaron dimri…

Kushedi si je ti dhe Stambolli im i

ndershëm?

A ke thëngjill.

A sigurove dru?

Ngjiti skajet e dritareve me letër.

Në mbrëmje shko më herët në gjumë.

Në shtëpi me siguri s’ke tjetër ç’të

shesësh!

Të mardhësh gjysmë e uritur

dhe gjysmë e ngrirë:

në botë,në atdhe, në qytetin tonë

për këtë jemi ndër të parët….

 

 

  1.  MIRËSERDHE

 

 

Mirëserdhe, grua ime, mirëserdhe!

Me siguri je e kapitur,

si të t’i laj këmbët,

s’kan ujë prej  trëndafili, as legen

prej argjendi.

Me siguri je e etur,

s’kam sherbet të ftohtë,

me siguri je e uritur

s’mund të të shtroj sofrën,

me çarçaf të bardhë prej lini

dhoma ime është e varfër

si vendi i robëruar.

Mirëserdhe grua ime, mirëserdhe!

Shkel në dhomën time,

betoni dyzetvjecar u bë livadh.

Buzëqeshe

lulëzuan trëndafilat në hekura

të dritares sime

Qave

pëllëmbët e mira u mbushën

me margaritarë,

dhoma ime u bë e begatshme

si shpirti im,

u bë e ndritshme si liria.

Mirëserdhe, grua mirëserdhe!

 

 

  1. MEHMETI

 

 

KUNDRUALL mëmëdheut

të lajmërohem prej Varnës

a më dëgjon

or Mehmet, Mehmet?

Deti i Zi rrjedh

mallëngjime të marra, ngashërime të marra,

a më dëgjon o BIRI IM,

Mehmet… Mehmet!

 

 

  1. ENIGMAT E PARISIT

 

 

CILI QYTET i ngjan verës?

Parisi

Nëse e pi gotën e parë

të ngjeth pakëz,

gota e dytë të godet në kokë,

kur e pi gotën e tretë –

nuk mund të çohesh nga tryeza.

Kamarier, më sill edhe një gotë.

E pastaj kudo që të jesh e kudo

që të shkodh

Parisi jeton në sytë e tu.

Cili qytet edhe kur bien shirat

është më i bukur?

Parisi…

o bir i Hikmetit, në cilin qytet

do të doje të vdesësh?

Në Stamboll,

në Moskë

dhe në Paris.

Kur bëhet Parisi i shëmtuar?

Kur bastisen shtypshkronjat

kur digjen l i b r a t!?!

 

Çka s’i ka hije Parisit?

Dritaret e ndritshme të autobusëve të

zez.

Në cilin shehër e hëngre bukën

me lezet?

Në Paris.

Po pitet e yndyrshme

do mendosh se janë nga furrat

e Shahzadd Bashit.

 

Ç’dashurove më së shumti në Paris?

Parisin.

Në Paris, or vendas kujt i çove lule?

Në muret e komunarëve,

një vashe të bukur si dega.

 

Prej të njohurve, cilin e pa në Paris?

Namuk Kemalin, Zija Pashën,Mustafa

Spahinë

edhe rininë e nënës sime

si piktore

flet frëngjisht

bukuroshja botërore

dhe rininë e Mimit,

Anipra, kujt i ngjan Parisi?

Parisienëve,

O bir i Ademit, a i beson Parisit?

I besoj Parisit.

15 maj 1958

 

 

  1. RITUALI I VARRIMIT

 

 

Nga oborri im do niset kufoma.

Si do ta zbrisni nga kati i tretë?

Arkmorti s’mund të hyjë në lift,

shkallët janë të ngushta.

 

Në oborr ndoshta do ketë diell dhe

do fluturojnë pëllumbat

ndoshta do reshë borë, me brohorira

fëmijësh

ndoshta rrugët e asfaltuara do jenë

të lagura

dhe n’oborr, si ngahera, qëndrojnë

kutitë me hedhurina.

Në fytyrën e zbuluar,sipas adeteve

tona, nëse më çoni me kamionetë

nga ndonjë pëllumb mund të pikojë

diçka që sjell fat.

Edhe fëmijët do jenë pranë meje

merhumët u janë interesantë

fëmijëve.

Do më shikojë dritarja e dhomës së bukës,

ballkoni i mbuluar me petka që

avullojnë,

do të përshëndesë.

Nuk e dini se sa të lumtur jetojnë

në këtë oborr

Njerëz ju dëshiroj jetë të gjatë!

 

Prill,1963.

Rruga  e jetës – Poezi nga Neki Lulaj

Rruga arterje e re vitale do gumëzhijnë pa pushuar

T`ia rikthejë gjallërinë Plavës – Belles -Pleqes së braktisur

Pllasin hijena ulurijnë për tokën e huaj

Si I krijoi Zoti ndër shekuj këta korba të uritur?

 

 

Me shekuj ne Kishën  e Deçanit u këndua kënga e lisit të gjelbër.

Lutjët e Zotit janë ligjëruar në gjuhën  shqipe dardane

Moti patën vërshuar do kërcuj  horangutana te egër

Zaptuan kisha toka e na robëruan shtetin tanë

 

 

Me fanitet zëri  shqip në tempullin e shenjtë

Ne kishën tonë kishim e kemi në sy kaqë blerim

Grumbulli i besimtarëve në tirqe e gajtana në brez

Me buzagaz ecnin pas uratave  në qetësi.

 

 

Edhe varrezat kurrë nuk e ndalën gjëmimin

Afër kryqit të lashtë atje në mali përbri

Te Kulla e Qelisë atje fle thesari me  amëshimin

Të gërmojmë themelet e atësisë në përjetësi

 

 

Vjen një engjëll me mendjen e preht e sy skifter

Qe ta lidh Deçan e Plavë me duar shtrënguar me qytet

Ulurijnë laraskat e korbat gënjeshtare

Nuk lejojnë asfalt pranë kishës tonë që dymijëvjet

 

 

Sa do thellë që do na djegë „mirësia“

Si një vegim në breza do të shkëndijojë

Te hapet qielli të shembet meteori me shkëndija

Rruga e Re  Deçan -Plavë do shndëritë në  çdo horizont.

URATË PËR NJË FËMIJË TË SËMURË – Poezi nga NËNË TEREZA

O nënë tejet e dashur, Mari,

të lutem për këtë fëmijë të sëmurë.

 

Ti je nëna jonë

dhe ne jemi bijtë e tu.

Ti i njeh të gjitha nevojat tona.

 

Ky fëmijë është aq i sëmurë

-të lutem, merre në prehrin tënd

dhe të jesh ti nënë për të.

 

Në emër të Jezuit

jepi shëndet të mirë

dhe bekoje tani e për amëshim.

Amen


Send this to a friend