VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

By | April 16, 2019

Komentet

Asnjë politikan në Kosovë nuk guxon të fillon bisedimet politike me Serbinë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe formimit të qeverisë legjitime Nga Nue Oroshi

Asnjë politikan në  Kosovë nuk guxon të fillon bisedimet politike me Serbinë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe formimit të qeverisë legjitime

Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës që kishte marrë nga gjykata  speciale në Hagë po përcillet me një mjegullnajë  dhe eufori të madhe.Jo vetëm për këtë fakt por për faktin se kjo gjykatë ka shpërndarë edhe shumë ftesa të tjera.Natyrisht se me dorëheqjen e kryeminstrit tash Kosova ka mbetur në një vakum institucional.Këtë vakum institucional mundën ta shfrytzojnë qarqet anti Kosovë siç janë Rusia-Turqia dhe Serbia që të bëjnë qmos që të luajnë çdo gurë që në mënyrë të vrullshme   ta bëjnë një marrëveshje gjentellmenesh që ta ndajnë Kosovën.

Zatën edhe takimi i këtyre ditëve i Edi Ramës me diktatorin e Turqisë, Erdogan ka qenë në përputhshmëri me këtë projekt fatkeq për ndarjën e Kosovës.Pse u goditë kaq shpejtë Ramush Haradinaj i cili dy herë ishte dalur i pafajshëm dhe jo të tjerët?! Kjo pyetje lidhet direkt me këmbëngulsinë e Ramush Haradinajt për ti mbrojtur kufijtë e Kosovës.Dhe kjo këmbëngulësi si duket ja ka shpejtuar edhe ftesën që sa më shpejtë të thirret në gjykatë.

Problemi qëndron në faktin se elita politike në Kosovë e në veçanti qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që kurrsesi mos të lejohet që të shfrytzohet vakumi institucional dhe të ndahet Kosova. Këtë e them për faktin se edhe organet drejtuese të reja kryesisht Institucionet Evropiane nuk e marrin detyrën e tyre para 1 nëntorit, kohë e cila do të mjaftonte që të mbahen zgjedhjet në Kosovë dhe të dalë një Qeveri e re.

Bisedimet nuk duhet të rifillojnë asesi para se me u formu Institucionet e reja Evropiane dhe para se ta marrë pozitën e kryetares se komisionit Evropian që është post i ngjashëm me një kryetarë të Qeverisë Evropiane Gjermania që vjen nga CDU një parti përkrahëse e çështjes shqiptare Ursula von der Leyen.Këtë gjë duhet ta kenë të qartë edhe dy partitë e mëdha opozitare Vetvendosje dhe LDK se rruga në këto momente për ta formuar ndonjë Qeveri çfardo çoftë ajo para zgjedhjeve të jashtzakonshme është një vetvrasje politike  për këto dy parti si dhe i shkaktojnë një dëmë shumë të madh Kosovës.

Që tani duhet lobuar më të madhe në takime me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mënyrë që Qeveria dhe institucionet e ardhshme të Kosovës mos të shkojnë me duar në  xhepa në bisedime me Serbinë sikur kanë shkuar deri më tani,por të themelojnë ekipe ekspertësh që janë njohës të lëmive të  ndryshme politike, kulturore, ekonomike, historike, arkeologjike si dhe lëmi të tjera.

Natyrisht që pas këtyre zgjedhjeve do të këtë edhe ndryshime politike qoftë në Parlamentin e Kosovës, në Qeverinë e re të Kosovës,por kryesore është që në krye të institucioneve të Kosovës të vijnë politikanë me një karaktër të fortë kombëtar dhe me një përgatitje të madhe intelektuale dhe politike.

Duhet kuptuar një herë e përgjithmonë se politika është një art më i vështirë se sa duket në pamjen e parë.Për faktin se politikani  i vërtetë gjatë gjithë kohës së qevërisjes ballafaqohet me dy çështje,  të lakmisë për pushtet dhe pasuri që i ofron detyra si udhëheqës shtetëror,si  dhe punës për shtet dhe mirëqenie të popullit.

Fatkeqësisht në këto njëzët vitët e fundit shumica e politikanëve të Kosovës e zgjodhën të parën pa e parë mirqenien e popullit dhe Kosova tash ka ardhur në këtë gjendje që jemi ne sot.

Raportet e këqija me Haradinajn reflektohen edhe në reagimin e Thaçit

Hashim Thaçi ka bërë një reagim interesant rreth dy orë pasi Ramush Haradinaj shpalli dorëheqjen për shkak të ftesës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai e ka potencuar se lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka mësuar nga mediat e jo që është informuar nga ish –Kryeministri, duke dëshmuar kështu se raportet mes të dyve nuk janë të mira.

Pastaj ai nuk ka bërë ndonjë koment rreth aktit të dorëheqjes së Ramush Haradinajt – zakonisht në momente të tilla thuhen fjalë të mëdha për veprime të tilla, por Thaci ka thënë se vetëm e respekton vendimin e tij“.

Po ashtu ai e ka relativizuar paksa peshën e Kryeministrin duke dhënë lajme se edhe këshilltari i tij Bislim Zyrapi dhe disa eprorë tjerë të UÇK ‘së janë ftuar.

Thaci nuk ka treguar se cili do të jetë vendimi i tij nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, apo do të ketë zëvendësim të Haradinajt dhe rikompozim të koalicionit. Ai ka thënë se vendimin do ta publikojë shpejtë.

Haradinaj e Thaçi kanë pasur përplasje të shpeshta viteve të fundit për shkak të dialogut Kosovë –Serbi. Haradinaj vazhdimisht ka thënë se Thaçi ka hyrë në aranzhmane për ndarjen e Kosovës ndërkohë që ish-Kryeministri është goditur shpesh për shkak të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

Ky është postimi i plotë i Thaçit.

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

Avni Delvina: Kush është shqiptar me Ramushin! – Ti Shqipëri më jep nder!

Piktori Avni Delvina Grafike nga cikli :
Ti Shqiperi, me jep nder,me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr!

Kush është shqiptar është me Ramushin!

 

U tha se u ndalua në Vjenë, flet Daut Haradinaj: Çfarë ndodhi në aeroportin austriak

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka hedhur poshtë lajmet se është ndaluar nga policia austriake mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë.

Ai thotë se është ndaluar thjesht për konsultë ndërsa ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke thënë se është i lirë në Vjenë.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Ai falenderon autoritetet austriake për korrektesën e treguar.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.

Haradinaj: S’është vendosur që Kosova të hyjë në votim për anëtarësim në INTERPOL

Autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar vendimin rreth përpjekjes së radhës për anëtarësim në INTERPOL. Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, pritet të mbahet gjatë vjeshtës, në Kili. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova edhe zyrtarisht është në rend të ditës si temë, por ende nuk ka hyrë në rend të ditës votimi për anëtarësim.

“Se a do të hyjmë në votim është çështje a kualifikohemi ne në agjendë, por edhe është vendim i yni se a duam të hyjmë apo jo në votim. Asambleja mbahet në Kili, një shtet që nuk e njeh Kosovën, kështu që e shqyrtojmë a do të hyjmë në agjendën e votimit apo jo”, tha Haradinaj, pas një vizite që i bëri komunës së Fushë Kosovës.
Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Macron më i hapur për opsionet rreth Kosovës, por ai do të bashkëpunojë ngushtë me Merkelin

Franca është e interesuar jashtëzakonisht shumë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, dhe për një gjë të tillë është zotuar presidenti, Emmanuel Macron, përgjatë vizitës së tij në Beograd.

Sipas disa ekspertëve të politikës së BE-së, në përpjekjet për të organizuar nëj takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vjeshtës në Paris, thonë se ai nuk është vetëm.

Ata thonë se ai në mënyrë aktive do të bashkëpunojë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Naim Leo Beshiri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Çështje Evropiane, ka thënë për Danas se Macron “nuk ka aq ndikim në nivelin ndërkombëtar për të qenë i aftë që të zgjidh një problem me të cilin janë marrë shumë presidentë”.

“Ndërmjetësuesit paraprak të dialogut të Brukselit, Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, nuk kanë mundur që të gjejnë një ujdi me elitat politike në Beograd dhe Prishtinë, dhe ajo çfarë po e shohim sot është përpjekje për të zgjidhur konfliktin e fundit të dy shteteve të ish-Jugosllavisë nga shtetet anëtare të BE-së. Dhe pyetja është se cilat janë kapacitetet negociuese të Makronit, që t’i marrë përsipër nga Merkeli, për të ulur tensionet në rajon, në rajon, gjë që mund të dërgojë në një zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovës”, thotë Beshiri, transmeton Gazeta Express.

Beshiri thotë se presidenti francez ka ambicie për të mbetur në histori, dhe në të njëjtën kohë ai është realist dhe nuk dëshiron të bëjë bisedime të cilat nuk dërgojnë një zgjidhje.

“Ai ka anuluar takimin e Parisit, që ishte caktuar për në fillim të korrikut, pasi që Prishtina dhe Beogradi treguan që nuk do të jenë të pjekura politikisht”, shton tutje Beshiri.

Ndër të tjera Beshiri thotë se çështjet e ndjeshme është e pamundur të zgjidhen pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër Igor Novakoviq, ka thënë për Danas se Franca do të jetë në vazhdim më aktive në kërkim të zgjidhjes për ta hapur dialogun, e cila sipas tij padyshim që do të mbetet nën patronatin e Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, çdo veprimtari do të koordinohet nga afër me Gjermaninë. Është e mundur që Franca të jetë më e hapur për zgjidhje të caktuara se Gjermania. Por theksi duhet që të jetë në normalizimin e raporteve, që do të siguronte qëndrueshmëri. Dhe pyetja do të ishte se pas nënshkrimet a do të zbatohej një marrëveshje e tillë”, ka thënë Novakoviq.

Macron do të emërojë të dërguarin e posaçëm për Kosovën

Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të luajë një rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas portalit serb Blic, transmeton zeri.info.

Sipas gazetës, Macron njoftoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq për këtë gjatë vizitës dy-ditore në Beograd. Presidenti francez synon të angazhohet më aktivisht në këtë rajon, thotë burimi i Blic dhe shpjegon:

“Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Për shkak të detyrimeve të shumta Macron nuk mund të merret në nivel ditor me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ai synon që në periudhën e ardhshme të gjejë një njeri të besueshëm i cili do të jetë përgjegjës për atë pjesë të Evropës. Ai do të jetë i dërguari francez për Ballkanin Perëndimor. Me këtë figurë të re, Macron synon do të forcojë praktikisht ndikimin e tij në këtë rajon”.

Haradinaj: Qëndrimet tona të ndara, po e ndihmojnë Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se qëndrimet jo unike të udhëheqësve të Kosovës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Beogradin, e kanë bërë Serbinë më të fortë dhe i kanë dhënë mundësi të kushtëzojë kthimin në tryezën e bisedimeve.

Ai i bëri këto komente duke reaguar ndaj intervistës së kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhënë Zërit të Amerikës, në të cilën ai tha se ka dallime konceptuale me kryeministrin Haradinaj rreth tarifave dhe bisedimeve.

“Dhe ka një pragmatizëm ku unë e mbroj interesin tim, duke mos lejuar asnjëherë që komunikimi me Serbinë, forma në të cilën komunikoj me Serbinë të bartet njëtrajtshëm edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ky është dallimi mes meje dhe kryeministrit Haradinaj, i cili duhet ta bëjë këtë dallim. Kur flas për Serbinë, edhe 1000 për qind ia vë taksën, por kur flasim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ne duhet të jemi pragmatikë, duhet të jemi pak më të mençur. Kjo është çështja që dallon”, tha zoti Veseli.

 

Veseli: Nuk mund t’i vëmë bashkë SHBA-në, BE-në dhe tarifat ndaj Serbisë

Pozicioni im është shumë i qartë që nga fillimi, është transparent: Kosova ka të drejtën legjitime të marrë vendimet të cilat janë qoftë tarifa, qoftë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial e institucional. Por duhet ta dimë, i gjithë populli ynë e di: populizmi është një opium që krijon një favor në një moment të caktuar për politikanë të caktuar. Për periudhën afatgjatë ne duhet të jemi të mençur dhe nuk kemi rrugëtim tjetër pa SHBA dhe Bashkimin Evropian, nuk mund të jemi të suksesshëm në qëllimin që kemi. Në qoftë se i vëmë bashkë: SHBA, Bashkimin Evropian, si dhe çështjen tarifën edhe Serbinë është gabim. Ne duhet të gjejmë momentumin dhe rrugën e cila e dallon Serbinë nga gjuha e cila përdoret ndaj nesh nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Për këtë arsye thashë, për Serbinë e vë edhe 1000% tarifën, por me Bashkimin Evropian dhe SHBA ne tregojmë se jemi tolerantë. Kam propozuar edhe një suspendim (pezullim) por ai suspendim nuk është i përjetshëm. Serbia po manipulon, (Aleksandër) Vuçiçi po manipulon.

 

“E pash intervistën, është kualifikim i paqëndrueshëm, pra, nuk kam qasje me Amerikën si me Serbinë. Me Serbinë njëherë jam nda në luftë, kam qenë ​krah për krah me Amerikën. Kemi dallime në tema me Serbinë të shumta, ma pak me Amerikën. Kemi dallim në një temë; suspendimin e taksës. Sikur kryetari Veseli e të tjerët të kishin qenë unik Amerika, ndoshta do të na kishte përkrahur më shumë, po kjo dëshirë me fol ndryshe po na bën dëm si Kosovë e na ka lënë ku jemi sot”, tha të mërkurën kryeministri Haradinaj.

Ai hodhi poshtë çdo mundësi që këmbëngulja për tarifat të jetë populizëm.

“Fatkeqësisht besnikëria ndaj atdheut ndaj temave të interesit nacional nuk duhet me u kalkulu kështu. Populizëm ose miqësi me Amerikën për Veselin e të tjerët ka qenë kur ishin momente të tjera, u pa se nuk e kemi fort shqetësim qasjen ndaj Amerikës se kemi fol me një gjuhë tjetër, ju e dini për cilën temë e kam fjalën. Ndërsa, kur janë temat e interesit nacional, me i kërku Kosovës me e suspendu taksën pra me ja dhanë tregun shtetit që e mohon ekzistencën tonë është e padrejtë. Edhe nuk shpjegohet kjo kurrqysh s’ki qysh me e shpjegu, nuk është në logjikën e Amerikës, e as të askujt tjetër, por, është fatkeqësia e udhëheqësve tonë që shkojnë atje dhe i thonë duhet me e gjet një zgjidhje, në vend se me i thanë ka të drejtë kryeministri jonë, kemi të drejtë që e kemi vendosë taksën… Po shihet këta unë e kam pas shumë të vështirë me e mbajt këtë drejtim politik, pikërisht për shkak të këtyre thyerjeve, se jam ankuar disa herë që nuk kemi qenë unik fatkeqësisht. Dhe kjo pastaj e bën Serbinë më të guximshme edhe nuk lëshon pe përderisa gjysma jonë i thotë kemi me e hekë taksën pse me e ardhë Serbia në dialog?”, tha kryeministri Haradinaj.

Qeveria e Kosovës u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave nga Serbia në nëntor të vitit të kaluar në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve të pezulluara me heqjen e këtyre tarifave, ndërsa Prishtina kërkon që bisedimet të mos kushtëzohen.

INDEKSONLINE NJOFTON NGA KOSOVA SE DIKUSH PO E VRET PËR TË DYTËN HERË AT SHTJFEN GJEÇOVIN DHE GJERGJ KASTRIOTIN SKENDERBEUN

– MBETET PËR TU PARË NËSE PËR KËTO AKTE ANTI-KOMBËTARE, FAJTORË JANË “HADUTËT” E RENDOMTË, A PO DIKUSH TJETËR!

“Bustet para shkollave në Kosovë po mbesin pa koka, hajdutët po i vjedhin ato!

Busti i At Shtjefën Gjeçovit që ishtë i vendosur në shkollën fillore në Zllakuqan të Klinës është lënë pa kokë.

Persona të panjohur e kanë vjedhur atë, teksa dyshohet se ky akt ka ndodhur gjatë vikendit, pasi që në shkollë nuk ka pasur personel e as roje, përcjellë Indeksonline.

Derisa policia është duke hetuar rastin, ky veprim po konsiderohet si i shëmtuar dhe i ulët.

Këto janë disa nga komentet e mësimdhënësve të Komunës së Klinës:

Cenimi i bustit te A’t Shtjefen Gjeçovit ne oborrin e shkolles se Zllakuqanit, eshte nje akt vandal, I trishtueshem dhe ogurzi. Prandaj institucionet komunale dhe ato shtetrore duhet te vihen ne veprim menjehere ne zbulimin e rastit, qe busti te kthevet ne vend e vet dhe akteret e ketij veprimi te shemtuar te marrin denimin e merituar”.

Edhe këtë veprim është në gjendje t’a bëjë dora dhe mendja e shëmtuar e ndonjë injoranti të krisur mendërisht, dhe skajshmërisht e dënueshme , kushdo qoftë ai apo ata

Nuk është hera e parë që koka e një busti në një instistucion shkollor është vjedhur. Ditë më parë edhe në fshatin Treboviq dikush mori kokën e bustit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut./Indeksonline/

Engel i bën thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë takimit me kongresistin, Eliot Engel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ka takuar kongresistin, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel.

Sipas një komunikate nga zyra e kryetarit të Kuvendit, gjatë takimit, kongresisti Engel ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset që ajo ka para vetes.

“Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të punojë bashkë me Kosovën në proceset euro-integruese”, ka thënë Engel.

Në këtë takim, Veseli dhe kongresisti, Engel diskutuan edhe për nismën e kryeparlamentarit për dënimin e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë.

Kongresisti Engel, ka thënë se “kriminelët duhet të përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet që kanë kryer ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë”.

Gjatë vizitës në SHBA, kryetari i Kuvendit ka takuar disa senatorë dhe kongresistë. Të martën, në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington, Veseli ka theksuar rëndësinë e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur.

Kadri Veseli e quajti “fosil që s’i ndihmon të vërtetës”, Jusuf Buxhovi i reagon ashpër Kadri Veselit

Buxhovi: Ka mbetur pa iu bashkuar fushatës linçuese vetëm edhe presidenti, që e gjitha të marrë vulën shtetërore nga “Triumvirati i komandantëve”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar për deklaratën e historianit Jusuf Buxhovi se “UÇK-ja ka qenë e drejtë, por nuk ka qenë e pastër”.

Veseli në një intervistë për Zërin e Amerikës, e ka quajtur “një lloj fosili” Buxhovin, i cili sipas tij, “nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike dhe vrasjeve të pasluftës”.

“Është një nga elementët më të dhembshëm pas luftës së Kosovës, së cilës duhet t’i shkohet deri në fund. Ka të bëjë me vrasje pas luftës të cilat janë kriminale nga njerëz të këqij të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës, por personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe, është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

E ndaj kryeparlamentarit ka reaguar historiani Buxhovi, i cili ka akuzuar Veselin për përfshirje në “fushatën linçuese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor”, përcjell Bota sot.

Buxhovi ka thënë se kësaj fushate, ka mbetur pa iu bashkuar vetëm edhe presidenti në mënyrë që e gjitha të marrë vulën shtetërore nga “Triumvirati i komandantëve”.

“Pas Kryeministrit, në SHBA, në vendin e demokracisë dhe të lirisë, në fushatën linçuese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor, qenka përfshirë edhe Kryeparlamentari i Kosovës. Mbetet që asaj t’i bashkohet edhe Presidenti në mënyrë që e gjitha të marrë vulën shtetërore nga Triumvirati i komandantëve!”, ka shkruar Buxhovi në një postim në Facebook.

Kosova merr kryesimin në procesin e SEECP-it

Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka hapur sot solemnisht në ambientet e ministrisë kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore apo SEECP-it, në prani të ambasadorëve të vendeve mike.

Pacolli e quajti të rëndësishme për Kosovën këtë detyrë, posaçërisht pasiqë kjo po ndodhë në të njëjtin vit kur Kosova po kryeson Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe Iniciativën Rajonale për Migrim Azil dhe Refugjatë (MARRI).

Duke treguar prioritetet e Kosovës në këtë proces, Pacolli tha se Kosova do të jetë kryesuese në SEECP deri në korrik të vitit 2020.

“Kosova synon të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes, të sigurisë, të marrëdhënieve fqinjësore të mira, të stabilitetit, duke kapërcyer ndarjen përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe koherente ndaj bashkëpunimit rajonal dhe duke promovuar integrimin evropian. Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të kartës së SEECP, deklaratave të samitit të SEECP dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të SEECP-së dhe strukturat relevante rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Pacolli.

Ai tutje tha se në këtë aspekt, janë vendosur tri prioritete të Kosovës. Fokusimi në lidhshmërinë ekonomike. Fokusi tek rinia, si një nga asetet kryesore të shoqërisë dhe fokusi në kulturë dhe turizëm, për të cilën pikë tha se Kosova dhe rajoni kanë nevojë për ri-brendim dhe rizhvillim.

“Kur flasim për prioritetet, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mbetet synimi ynë kryesor, përmes të cilit gjatë kryesimit tonë do të listojmë të gjitha prioritetet tona. Do të përpiqemi të përdorim strategjinë më të mirë të Ballkanit Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet prioritet i udhëheqësisë së re të BE”, tha Pacolli.

Në këtë konferencë u bë e ditur se si aktivitet i parë që do të mbahet në shtator të vitit 2019 me kryesimin e Kosovës në këtë proces, do të jetë takimi joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kosova iu bashkua kuadrit të SEECP-së për bashkëpunim rajonal në Samitin e Parisit në vitin 2014. aa