VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LULËKUQJA KUQ E ZI DHE SINQERITETI – Në përkujtim të shqiptarëve të rënë e të plagosur ndër luftra – Nga SAIMIR LOLJA

By | November 5, 2019

Komentet

Ja çfarë ndodh në Medvegjë në kohërat e përbetimeve dhe shengen-dashurive ballkanike

Liderët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas mohimit të paktën përkohësisht të vazhdimësisë së rrugës së përfshirjes në BE, janë hedhur në një sulm zhurmues mediatik dhe gjeopolitik për treguar vullnetin e tyre të plotë për të ndërtuar të quajturin Minishengen Ballkanik.

Gjithcka në emer të fqinjësisë së mirë, demokracisë, paqes dhe mirëqënies së qytetarëve të tyre.

Pavarësisht, se nga brendia e asaj, që u shërbye publikisht në takimet e nivelit të lartë të mbajtura së fundmi në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, në thelb është vetëm Marrëveshja Cefta plus 5% e nënshkruar afër 15 vite më parë dhe e zbatuar në jo më shumë se 50% të përmbajtjes së saj, nisma të tilla janë për t’u përkrahur.

Por me një kusht: të jenë të sinqerta.

Ndërkohë, nga Medvegja shqiptare në Serbinë Jugore vinë dhëna dramatike se cfarë po ndodh në të vërtetë në terren. As më pak dhe as më shumë kemi spastrim etnik ” de facto” të egër të pothuaj 65% të shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit, pikërisht në kohën e përbetimeve dhe dashurisë ballkanike të nismëtarëve të MiniShengenit.

Të dhënat e frikshme vinë në këndvështrimin e qartë të të zgjedhurit politik të shqiptarëve të Medvegjes dhe sipërmarrësit europian z.Muharrem Salihu. Gjithcka është paraqitur në letrën ndërgjegjësuese, që i është dërguar ambasadorit të RF të Gjermanisë në Serbi si dhe përfaqesuesve më të lartë të BE dhe SHBA-ve.

Shënim nga Gjergj Buxhuku

 

*****

 

Medvegjë, Bujanovc, 6 nëntor 2019

I nderuar Z. Thomas Schieb

Ambasador i RF të Gjermanisë

Beograd, Serbi

Lënda; Fushata e spastrimit të heshtur etnik të shqiptarëve të Komunës së Medvegjës

 

I nderuar Z. Ambasador,

Dua të paraqes përshëndetjet e mia të ngrohta për Ju si dhe falenderimet për vizitën e fundit në Bujanovc. Njëkohësisht dëshiroj të shpreh keqardhjen për pamundësinë Tuaj për të ardhur në Medvegjë dhe për tu takuar me përfaqësuesit e zgjedhur së fundmi të bashkësisë shqiptare.

I nderuar Z. Ambasador, sikurse mund të jeni në dijeni, ne përballemi me zhvillime politike dramatike në Komunën e Medvegjes. Duke filluar nga viti 2011 qytetarët e kombësisë shqiptare janë fshirë në mënyrë sistematike nga regjistrat e gjëndjes civile nga autoritetet shtetërore serbe. Ata janë cregjistruar pavarësisht, se janë qytetarë të Serbisë dhe janë në zotërim të gjithë dokumentave të lëshuar nga shteti. Qëllimi është të zbrazet Medvegja nga shqiptarët.

Sa më sipër përbën një akt të padëgjuar diskreminimi në Europën e shekullit të 21. Për më shumë gjithcka më sipër ka kaluar pa u bërë e njohur në media, shoqërinë civile dhe qarqet politike ndërkombëtare në Serbi dhe jashtë saj. Duke abuzuar me një paragraf të ligjit për statusin e residentit, konkrtisht neni 18, autoritetet e Serbisë janë duke shënjestruar residentët e përhershëm të bashkësisë shqiptare në Medvegjë. Mënyra e zgjedhur e diskriminimit është dërgimi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë i fletëthirrjeve të posacme qytetarëve shqiptarë për tu paraqitur në stacionin e policisë.

Nuk ka të dhëna, që ftesat e mësipërme bëhen, se autoritetet përkujdesen vetëm për të verifikuar, nëse shqiptarët jetojnë ende në vendbanimet e tyre. Sikurse jemi vënë në dijeni në mijëra raste alarmante personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me cdo kusht kërkon dëshmi false kundër qytetarëve të kombësisë shqiptare. P.sh në mjaft raste autoritetet serbe përfshijnë dëshmi të rreme që një qytetar shqiptar nuk jeton më në Medvegje.

Në vazhdim këto të dhëna të falsifikuara i hedhin në një regjistër të dhënash në të cilin raportohet “mungesa e qytetarit” dhe si rrjedhim rreziku i marrjes së shërbimit shëndetësor, sigurimeve shëndetësore, shoqërore, paaftësisë në punë, etj. Autoritetet serbe jane duke i thonë shqiptarëve të Medvegjes se “ju nuk mund të përfshiheni në skemën e shërbimit shëndetësor”, “ ju nuk mund të përfitoni pension”, “ju nuk mund të regjistroni makinën tuaj”, etj. për të arritur te më e keqja që “ ju nuk mund të votoni sepse, nuk figuroni në listën e zgjedhësve”!

Sa më sipër është një krizë humanitare me përmasa epike dhe një goditje e drejtpërdrejtë e demokracisë. Ne kemi raste të qytetarëve të kombësisë shqiptare të sëmurë me kancer, që nuk mund të marrin shërbim mjeksor, kemi me mijra qytetarë shqiptarë, që kërkojnë të kenë të drejta të rifitojnë statusin e tyre si qytetarë të barabartë në Serbi dhe megjithatë MPB në mënyrë të prerë nuk i merr parasysh.

Përgjigjia standarte e autoriteteve vendore është, që “kemi udhëzime nga sipër” dhe “nuk jemi të detyruar të japim shpjegime për ju”.

Pasojë e diskreminimit të dhunshëm shtetëror është, që në Medvegjë në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të mbajtura në 8 shtator 2019 vetëm 1800 shqiptarë ishin në lista e shpallura me të drejtë vote. Në vitin 2015 kishte 5000 shqiptarë të regjistruar me të drejtë vote. Kështu, brenda katër vitesh Qeveria e Serbisë u kishte hequr të drejtën e votës mbi 3200 ose pothuaj 65% të shqiptarëve nga regjistri civil dhe regjistri zgjedhor në bashkinë e Medvegjes.

Unë dua të theksoj, se shumica e shqiptarëve të Medvegjes janë fshirë nga regjistri civil ndërsa ende janë në zotërim të dokumentave zyrtare të vlefshme të lëshuara nga Republika e Serbisë. Autoritetet në fuqi nuk bëjnë dallim nëse janë të pamundur,  në pension, të rinj ose të vjetër, femra ose meshkuj. Kushti i parë dhe i vetëm për diskreminim është të qënit me kombësi shqiptare! Sa më sipër është tërësisht e papranueshme për një shtet kandidat dhe që synon të jetë antar i bashkimit Europian.

Si një përfaqësues politik i zgjedhur i shqiptarëve në Medvegje, unë jam thellësisht i shqetësuar, që deri më sot asnjë organizaë ndërkombëtare dhe asnjë ambasadë në Serbi nuk ka mbajtur qëndrim për pastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve nga Medvegja. Ndërsa fokusi i vetëm i bashkisë ndërkombëtare ka qenë ulja në tavolinën e bisedimeve të drejtuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoritetet e Beogradit, në Medvegje po zhvillohet një pastrim i pastër dhe i heshtur etnik ndaj shqiptarëve.

I nderuar Z. Ambasador,

Duke parë zhvillimet dramatike në komunën tonë une dëshiroj t’Ju paraqes një ftesë të përzëmërt për të vizituar Medvegjen. Ju ejani dhe takoni njerëzit tanë të cilët janë zhveshur brenda natës nga të drejtat themelore të njeriut. Dhe Ju lutem ejani të takoheni me përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Medvegjës. Une kam kënaqësinë t’Ju uroj mirëseardhjen në komunën tonë dhe të jap të dhëna të tjera për cështje urgjente të natyrës politike si edhe marr përsipër të qëndroj krah Jush për të zgjdhur krizën dramatike politike dhe njerëzore në Medvegjë.

Ndërkohë, unë kërkoj nga Ju të shtroni cështjen në fjalë të të gjitha institucionet politike më të rëndësishme dhe trupat politike ndërkombëtare. Ju lutem mbani këtë qëndrim në emër të shqiptarëve të Medvegjës, sepse duke vepruar ashtu ju do të mbani qëndrim për një Serbi demokratike, gjithashtu. Ne kërkojmë nga Ju të na ndihmoni për të rifituar statusin e qytetarëve të kombësisë shqiptarë si qytetarë të barabartë të Serbisë.

Ne nuk mohojmë shtetin e Serbisë; Serbia nuk duhet të na mohojë qënien tonë si qytetarë.

Sinqerisht Juaji

Muharrem Salihu

Përfaqësues Politik i Komunitetit Shqiptar të Medvegjës,

Antar i Këshillit të Komunës së Medvegjës

 

Çfarë kemi nën ujë – Nga Gëzim Kabashi

 

Në ujrat tona detare ndodhen mbi 60 anije, të mbytura në veprimet ushtarake gjatë dy Luftrave Botërore, por edhe në periudhën pas Luftës së Ftohtë.

Aktualisht ato nuk mund të kthehen në objekte atraksioni nënujor për zhytësit e pasionuar për shkak të konventave ndërkombëtare, por edhe për mungesë të koordinimit mes institucioneve shqiptare.

Disa prej tyre në 20 vitet e fundit janë bërë pre e zhytësve grabitës, që të ndihmuar edhe nga indiferenca e shtetit i kanë kthyer mjetet lundruese me vlera historike të rëndësishme thuajse në hekurishte.

“Ne synojmë përmirësimin e legjislacionit aktual që rregullon kompetencat dhe përgjegjësitë e zbulimit, ruajtjes dhe konservimit të objekteve që i përkasin të trashëgimisë sonë kulturore në det,” tha për BIRN zv. komandanti i Forcës sonë Detare, Artur Meçollari, me nismën e të cilit u organizua në Durrës ditën e premte Takimi i parë Koordinativ me përfaqësues të ministrive e institucioneve të linjës mbi trashëgiminë nënujore detare.

Sipas Meçollarit, nga 64 anijet e mbytura përballë brigjeve shqiptare pjesa më e madhe i përkasin dy luftrave botërore, viteve 1914-1918 dhe 1939-1945, ndërsa 19 të tjera, janë anije të Flotës sonë Detare ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, që u fundosën për shkaqe të ndryshme pas viteve 1990.

Konventat e fundit ndërkombëtare UNCLOS III, ku aderon edhe vendi ynë kanë përcaktuar një periudhë 100-vjeçare, gjatë së cilës të drejtat mbi anijet e mbytura i kanë së bashku, si shteti i flamurit të mjetit lundrues dhe vendi të cilit i përkasin ujrat detare ku anija ndodhet.

Tradita detare dhe e drejta zakonore e konsiderojnë detyrim human respektin ndaj anijeve të mbytura, të cilat shpesh herë quhen varreza njerëzore me një lidhje të veçantë shpirtërore me shtetin e flamurit.

20 vjet abuzime dhe grabitje të trashëgimisë nënujore

Foto nga zhytjet e arkeologeve dhe zhytesve profesioniste – kortezi nga dr Adrian Anastasi

Sipas arkeologut nënujor Adrian Anastasi, kontribues i palës shqiptare në hartimin e Konventës së vitit 2008, gjatë dy dekadave të fundit nën ujë ka vepruar ligësia e grabitësve dhe jo ligji.

Anastasi jep shembullin e eksplorimit të pakontrolluar të kryqëzorit “Lika” në gjiun e Durrësit p.sh., apo destrojerit “Intrepido” dhe anijes spitalore “Po” në Vlorë, të cilët kanë sjellë dëmtime të rënda të vlerave historike të tyre. Kjo ka ndodhur edhe kur zhytës të huaj kanë ndërhyrë në anijet e mbytura pas marrëveshjeve me palën shqiptare.

Duke iu referuar 26 anijeve të mbytura prej një shekulli në periudhën e Luftës së Parë Botërore, dr. Anastasi shton se nuk duhet të spekullohet me kalimin e periudhës 100-vjeçare nën ujë.

“Megjithë të drejtat mbi këto anije mbarojnë, ato nuk duhet të lëvizen nga vendi pa përfunduar procesi studimor “in situ”, që do të dëshmojë vlerat e vërteta dhe historikun e mjetit lundrues,” tha ai.

Ndërkaq, vendndodhjet e objekteve mijëvjeçare me rëndësi arkeologjike nën det janë përjashtuar nga hartat e përpiluara nga Forca Detare për të shmangur abuzimet e rënda që kanë ndodhur më parë në ujërat territoriale përballë qyteteve bregdetare.

Dr. Ilir Çapuni ka ardhur nga Ulqini për të ndjekur takimin koordinativ për trashëgiminë nënujore, dhe përvoja e tij si zhytës profesionist në ekspedita kombëtare dhe ndërkombëtare pritet me interes nga pjesmarrësit. Ai ndan të njejtin mendim me kolegun nga Durrësi për rëndësinë shkencore të studimit , por nënvizon edhe nevojën e ngutshme për një Muze Kombëtar të Detarisë.

“Kroacia vitet e fundit ka hapur katër muze të detarisë në po kaq qytete, ndërsa ka nxjerrë mbi ujë një pjesë të anijeve të mbytura pranë brigjeve të saj,” tha Ilir Çapuni.

“I mjaftoi një moratorium 2-vjeçar si dhe pjesmarrja në projektet të mëdha ndërkombëtare për të krijuar një rrjet muzeal të panjohur më parë, mjaft tërheqës për turistët e huaj,” shtoi ai.

Zhytësi ulqinak nënvijëzoi se materiali që ndodhet ende nën ujë përballë brigjeve të Shqipërisë “mundëson hapjen e të paktën tre muzeve, madje edhe në Ulqin, të cilët duhet të dëshmojnë të vërtetën e traditës në fushën e detarisë që në kohën e ilirëve, por edhe atë të peshkimit.

“Fatkeqësisht në stendat e Muzeut të detarisë në Kotorr (Mali i Zi), ku janë vendosur edhe stendat e traditës ulqinake kuratorët e muzeit shkruajnë  ende “anijet armike të shqiptarëve,” tha Çapuni, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Ulqinit.

Gjet Ndoj, drejtor i drejtorisë së përgjithshme të politikave të zhvillimit të kulturës në Ministrinë e Kulturës u ndal te rëndësia e inventarizimit të objekteve të trashëgimisë që ndodhen nën ujë.

“Tashmë kemi një institut të regjistrimit të objekteve të trashëgimisë dhe ky regjistër kombëtar duhet të përmbajë “pasaportat” e mjeteve lundruese dhe objekteve të çdo lloji që janë të mbytur në 100 vitet e shkuara, por edhe ato më të hershme me vlera arkeologjike,” tha ai.

“Kjo do ta shtojë përgjegjësinë dhe do të rrisë bashkëpunimin mes institucioneve,” shtoi Ndoj, duke vlerësuar së tepërmi nismën e Forcës detare.

Nëndetësja 105, Muzeu i Detarisë dhe parqet nënujore

Foto nga zhytjet e arkeologeve dhe zhytesve profesioniste – kortezi nga dr Adrian Anastasi

Muzealizimi i relikteve nën ujë apo në tokë vazhdon të jetë vetëm një dëshirë e mirë në një vend si i yni me rreth 6,200 kilometra katrorë det territorial dhe me hapësirë të përgjithshme detare prej 11 mijë kilometra katrore. Institucionet pranojnë se megjithë traditën e hershme ilire dhe shqiptare në këtë fushë, aktualisht në vendin tonë nuk ka një muze të mirëfilltë të detarisë.

Nëdetësja 105, siç u emërtua në filmin artistic “Ballë për ballë”, vazhdon të tërheqë vemendjen e brezit që erdhi në moshë gjatë regjimit komunist.

“Mjeti është restauruar dhe ndodhet në Bazën detare të Pasha Limanit, por bashkë me kushtet jo të mira të infrastrukturës rrugore vizitat në Bazë krijojnë problem për sigurinë. Pas një kontrate që i jep të drejtën e menaxhimit ministrisë së Kulturës, tashmë ajo po i kthehet përsëri Ministrisë së Mbrojtjes,” tha komandanti Meçollari, që të ardhmen e saj e sheh në Vlorë.

“Megjithë kostot e mëdha për transferimin dhe ekspozimin, ajo mund të jetë pjesë e rëndësishme e Muzeut të ardhshëm të Detarisë, shtoi ai.

Ai bëri të premten të njohur propozimin për ta kthyer ish-shkollën e Flotës Luftarake Detare në Vlorë në një Muze kombëtar ku mund të ekspozohet trashëgimia jonë detare 2-mijëvjeçare. Shkolla ka një sipërfaqe të përgjitshme prej 27 mijë metra katrorë, ndërsa sipërfaqja funskionale e saj arrin në 3,400 metra katrorë.

Pas përvojës pozitive të vitit 2001, kur në brigjet e Sarandës u krijua Parku i parë nënujor, ku u fundosën gjashtë anije ushtarake të dala jashtë inventarit, Komanda e Forcave detare propozoi të premten edhe krijimin e tre parqeve të tjerë në Radhimë, në kepin e Shën Janit (Karaburun) dhe në Kepin e Palit (Durrës).  Sipas komandantit Meoçllari “thellësitë nga 20-25 metra i bëjnë ato mjaft joshëse për turistët, që mund të mbërrijnë lehtësisht me rrugë tokësore përballë parqeve.

Një park nënujor me anije që nuk krijojnë rreziqe dhe që shtojnë biodiversitetin në të njejtën kohë i adreson turistët e pasionuar larg anijeve me vlera dhe që mbrohen nga konventat ndërkombëtare.

Komandanti Artur Meçollari uron që ky takim koordinues të hapë rrugën e bashkëpunimit dhe të marrjes së përgjegjësive nga të gjitha palët.

Forca Detare ka detyrë të mbrojë trashëgiminë kulturore nënujore, por sipas oficerit me përvojë të gjatë në det gjithçka duhet ligjëruar, pasi kur vjen puna tek abuzimet, “nëse nuk është e shkruar, atëherë është e lejuar”.

Një mësim për ne të gjithë Nga Kosta Termentzoglou

Nje dite, nje i ri takon nje te moshuar.

-Me mbani mend?

-Jo.

-Kam qene nxenesi juaj.

– O gezohem. Si je? Me çfare merresh tani?

-Jam bere mesues.

-Gjykon se je i mire ne punen tende?

-E verteta eshte po. Ju me frymezuat dhe doja t’ju ngjaja.

Kureshtar i moshuari, pyet te mesoj se çfare i mbeti ne mendje qe e frymezoi ne kete shkalle saqe donte t’i ngjante. Dhe i riu i rrefeu historine e meposhtme:

-Nje dite nje nxenes i klases qe ishte dhe shoku im, erdhi ne klase dhe me tregoi nje ore te re shume te bukur qe mbante ne xhep. Nuk ju permbajtja tundimit dhe e vodha. Pas pak shoku e vuri re qe i mungonte ora nga xhepi dhe menjehere ju njoftoi ju që ishit profesori qe na jepte mesim ate moment ne klase.

Ju ne vazhdim, iu drejtuat klases dhe thate:

– Ora e nje nxenesi te kesaj klase u vodh ne kete ore mesimi. Kush e vodhi, ju lutem ta kthej menjehere.

– Kur mendova turpin e poshterimit perpara gjithe shokeve te mi te klases, nuk guxova ta dorezoja. Pastaj ju mbyllet deren, na thate te qendrojme te gjithe ne kembe sepse do kontrollonit xhepat e gjithe nxenesve derisa ta gjenit. Por vendoset nje kusht. Te gjithe duhet t’i kemi syte mbyllur te mos shikojme fajtorin.

Dhe keshtu u be. Kur arritet tek une, e gjetet ne xhepin tim dhe e moret.

Por vazhduat te kerkonit ne xhepat e te gjitheve dhe kur mbaruat thate: «Dhe tani mund te hapni syte, Ora u gjend!»

Nuk e zute emrin tim ne goje dhe as me terhoqet verejtje menjane. Prisja te me qortonit dhe te me benit moral, por as keto nuk ndodhen. Ate dite, ju shpetuat dinjitetin tim. Ajo dite, ishte dita me e turpshme e jetes sime dhe me dhate me menyren tuaj nje mesim te forte. E kujtuat tani rastin z. Profesor?

-Po, duke te degjuar, i kujtova te gjitha. Por ka dicka qe nuk me kujtohet, dhe ai je ti, sepse edhe une i kisha syte e mi mbyllur kur ju kontrolloja te gjitheve!!!

MESIM MORAL: Nese duhet te poshterosh nje nxenes ne syte e gjithe nxenesve per ta denuar, atehere jo vetem nuk quhesh mesues, por dhe nuk je. Mesues te tille cjerrin shpirtra, qe mbeten te gdhendura pergjithmone ne kujtesen e nxeneseve.
Shkruar nga Kosta Termentzoglou
Perktheu Arleta Zhonga

Marin Mema- Si po pushtohet sot Shqipëria nga grekët, serbët dhe turqit? Vendimet tronditëse (VIDEO)

Gjurmë Shqiptare – Si po pushtohet sot Shqipëria nga grekët, serbët dhe turqit? Vendimet tronditëse

Pamjet e rralla- Si u nderua Rama nga kisha greke me urdhrin “Kryqtar” (VIDEO)

Gjatë vizitës që bëri në dhjetor të vitit 2015 në Izrael, kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim mjaft interesant në Patriarkanën e Jeruzalemit. Në atë kohë kreu i qeverisë publikoi vetëm disa foto nga takimi ndërsa shprehte kënaqësinë e pritjes nga Patriarku ortodoks Teofili III dhe Patriarku latin i Jeruzalemit Imz. Fuat Tëal.
Por në këto takime Rama mori edhe një nderim të veçantë. Ai u dekorua me Urdhrin e Kryqit të Lartë të Kalorësit të Varrit të Shenjtë. Dekorimi u bë i njohur që atë kohë ndërsa pamjet janë zbuluar vetëm tani. (video më poshtë)


Në fjalën e tij Fortlumturia e Tij, Theophilos III, Patriarku i Jeruzalemit tha se kishte qënë në Shqipëri më 2012 ndërkohë që foli me superlativa për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
“Ne krenohemi për marrëdhënien tonë të ngushtë me Kishën Ortodokse të Shqipërisë dhe vëllain tonë, Kryepiskopi Anastas. Kisha Ortodokse është duke luajtur një rol jetik në promovimin e shoqërisë multi-kulturore dhe multi-fetare të vendit tuaj, dhe Kryepiskopi Anastas është thellësisht e përkushtuar për mirëqenien e Shqipërisë dhe të gjithë popujve të saj” , – tha Patriarku Theophilos III.
Në atë kohë Rama pati një debat të ashpër me kishën ortodokse në Shqipëri pas prishjes së një kishe në Dhërmi./lapsi.al/

‘The Guardian’ zbulon vizitën e Ramës në Londër, u premton nënshtetësi të pasurve të Evropës të akuzuar për krime

“Për 30 vitet e ardhshme pas rënies së regjimit komunist kemi pasur rritjen më të shpejtë në rajon sepse kemi ardhur nga një bazë shumë e ulët dhe kemi qenë në një distancë të gjatë nga ekonomitë fqinje. Tani, mendoj se është koha të shkojmë më tej. Pra, ne fillojmë këtë program dhe po eksplorojmë mundësinë për të shtuar diçka në të, jo vetëm duke investuar dhe marrë qytetari, por edhe duke ofruar, për vendin, njohuri dhe aftësi të veçanta. Dhe kjo duhet të jetë e përpunuar, “vuri në dukje Rama, duke lënë të kuptohet se autoritetet shqiptare po shohin seriozisht mundësinë e një PIK, por janë akoma në fazat e para të planifikimit. Sigurisht që ekzistojnë rreziqe, por ne nuk mund të mohojmë të ardhmen e vendit tonë, potencialin e jashtëzakonshëm të këtij lloj programi,” përfundoi Kryeministri.

Mirëpo, aktiviteti ka një sërë problemesh. Një tjetër problem është se shqetësimet e BE-së janë reale. Kompania që ka organizuar aktivitetin, Henley & Partners me biletë hyrjeje 1 500 stërlina është raportuar se ka patur jo pak probleme me aktivitetet e saj që konsistojnë në ndërmjetësimin mes qeverive dhe pasanikëve të interesuar, citon Balkanweb.

Një prej shteteve që mori pjesë në event, Qipro i dha nënshtetësi përmes shitjes një biznesmeni në kërkim nga Malajzia, por ka premtuar se do ta revokojë atë. Për 4000 pasaporta të shitura që nga viti 2013 thuhet se Qipro ka mbledhur 6 miliardë euro.

Edhe Malta që e aplikon këtë skemë përmes koncesionit të dhënë kompanisë në fjalë akuzohet se ka shitur nënshtetësinë pesë njerëzve në kërkim dhe të akuzuar për vepra të rënda penale në fushën ekonomike, siç është pastrimi i parave.

Nuk është e qartë se kush e ka kontaktuar kryeministrin Rama në këtë ambient.

Në hotelin Rosewood, ku dhomat mund të kushtojnë më shumë se 2.000 paund në natë, u vendosën Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe Duško Marković, kryeministri i Malit të Zi.

Rama nisi programin për investime nënshtetësinë e Shqipërisë në konferencë duke premtuar investim pa taksa oër një 10-vjeçar.

Ai u kujtoi delegatëve se Shqipëria ishte një kandidat zyrtar për pranimin në Bashkimin Evropian, gjë që do t’u jepte qytetarëve të rinj shqiptarë të drejtën për të jetuar dhe punuar në të gjithë bllokun.

“Unë e di se ka polemika rreth këtij lloji programi” tha Rama. “Në të njëjtën kohë unë besoj fuqimisht se kjo është mënyra e duhur, dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë … Ka sigurisht rreziqe, por ne nuk mund t’i mohojmë vendit tonë dhe të ardhmen tonë potencialin e madh të këtij programi.”

Marković tha se ai po ofronte 2,000 njerëz nënshtetësi malazeze në këmbim të një kontributi 100,000 € në arkat e qeverisë, dhe një investim në pronë prej të paktën 250,000 €. Qeveria e Malit të Zi tha se individëve do t’u jepej shtetësi vetëm pas kontrolleve të plota të sigurisë.

Pjesë nga shkrimi i “The Guardian”

Tre kryeministra hynë në sallën e sallave të një hoteli me pesë yje në Londër këtë javë duke ofruar njerëzve “më të pasur” në pasaporta të arta dhe nënshtetësinë e vendeve të tyre në këmbim të qindra mijëra paundve investimeve ose “kontributeve” të sheshta.

Allen Chastanet, kryeministri i ishullit të Karaibeve të St Lucia, tha për 300 të pranishmit që u mblodhën në hotelin Rosewood se misioni ekonomik i vendit të tij ishte “duke shkuar pas rrjetë të lartë, të të pasurve dhe duke iu dhënë atyre një vend të rehatshëm për të jetuar ”.

Ai premtoi se në këmbim të një kontributi prej 100,000 dollarësh për fondin kombëtar ekonomik do t’u jepej nënshtetësia e Shën Lucianit brenda tre muajve. Kjo është ashtuquajtur si “pasaportë e artë” që jep udhëtim pa viza në 145 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, Hong Kong dhe Singapor.

Věra Jourová, nënkryetare e Komisionit Evropian tha: “Skemat e shtetësisë krijojnë një numër jo të vogël shqetësimesh. Dhënia e shtetësisë paraqet një rrezik serioz sigurie sepse u jep përfituesve të gjitha të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe u lejon atyre të lëvizin lirshëm në të gjithë bashkimin. BE nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për kriminelët, korrupsionin dhe paratë e ndyra.Ndërsa ne nuk mund t’i ndalojmë këto skema në nivelin e BE-së për shkak të mungesës së kompetencës, ne duam më shumë transparencë në mënyrën se si jepet kombësia dhe më shumë bashkëpunim midis vendeve anëtare. Nuk duhet të ketë një lidhje të dobët në BE, ku njerëzit mund të bëjnë blerje për skemën më të butë. “

Ajo e përshkroi shitjen e pasaportave si “të rrezikshme”, “problematike” dhe “të padrejtë”, duke shtuar: “Të kesh shumë para vetëm nuk duhet të të jap një pagesë të lirë për të përfituar nga shtetësia e BE-së … nëse në një vend, një person i rrezikshëm merr nënshtetësinë, atëherë ai e merr atë në Evropën. Ndoshta të gjithë duhet të rinegociojmë të gjithë sistemin. “

Gjithashtu në konferencë ishin kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, një ministër Maltez, një ambasador nga Antigua dhe Barbuda, dhe përfaqësues nga Qipro.

https://www.theguardian.com/news/2019/nov/16/london-ballroom-hosts-showcase-event-for-golden-passports

Grenell s’është njoftuar nga Macroni për takimin e fundit Thaçi-Vuçiç

Dy vende evropiane, Franca dhe Gjermania si dhe Amerika janë duke u marrë me raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë situatë, Presidenti francez kishte organizuar javën e kaluar një takim ndërmjet Hashim Thaçit e Aleksander Vucicit. I deleguari Special i Donald Trump Richard Grenell është mbajtur në terr informativ për takimin e Parisit të mbajtur më 12 nëntor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Dick Custin, pjesë e Kabinetit të Përfaqësuesit Special Presidencial i Negociatave për Paqe Kosovë-Serbi, Ambasadorit Richard Grenell, ka konfirmuar se francezët s’janë kontaktuar fare me amerikanët për takimin e fundit të Thaçit me Vucicin.

Madje, Grenell nuk është kontaktuar nga Macron as për planet rreth një takimi të mundshëm Kosovë-Serbi në janar të vitit 2020, nismë të cilin e ka zbuluar Aleksander Vucic pas takimit që ka pasur me kreun e shtetit francez në Paris.

Vuçiq kishte thënë se janë dakorduar me Macronin që të realizojnë një bisedë telefonike në muajin dhjetor pas krijimit të qeverisë në Kosovë për të diskutuar rreth planit të Macronit për një takim gjatë janarit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu kreu i shtetit serb pas takimit ka potencuar se Franca dëshiron të luajë rol kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ambasadori s’ka qenë në kontakt me presidentin e Francës lidhur me asnjë takim”, ka konfirmuar Custin përmes një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

Takimi ndërmjet dy presidentëve Thaçi dhe Vucic është mbajtur të enjten nën ndërmjetësimin e Emmanuel Marcrom.

Pas takimit, Thaçi kishte thënë Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë dhe njohje të ndërsjellët. Ndërkaq, Vucic ka thënë se marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet mbi kompromis derisa ka thënë se është përplasur me Thaçin në prezencë të Presidentit francez.

Raportet amerikano-franceze ishin zbehur pas vizitës së Donald Trump në Francë. Shefi i Shtëpisë së Bardh kishte thënë se pa amerikanët francezët tash do të flisnin gjermanisht, duke aluduar në ndihmën amerikane për çlirimin e shtetit francez nga gjermanët e Hitlerit.

Prej atëherë ka pasur edhe akuza tjera ndërmjet SHBA’së dhe vendeve të BE’së, më së shumti për mjetet që shpenzohen për funksionimin e Aleancës Veri-Atlantike. Trump kishte thënë se BE duhet të ndajë më shumë mjete për NATO nëse dëshiron mbrojtje nga aleanca më e madhe ushtarake në botë.

Në anën tjetër, në arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përpos francezëve dhe amerikanëve janë edhe gjermanët.

Ambasadori i Amerikës në Berlin me rol të dyfishtë, Richard Grenell, po vazhdon të ketë fokusin në Prishtinë dhe Beograd.

Custin ka konfirmuar se Grenell është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritarët në Kosovë dhe Serbi, dhe se synimi i tij mbetet nxitja e zhvillimit ekonomik që do ta dërgojë rajonin drejt qëndrueshmërisë.

“Përfaqësuesi Special Presidencial, ambasadori Grenell, është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë qeveritarë, njerëz të biznesit dhe të tjerë në dy shtetet, Kosovë dhe Serbi. Fokusi i tij vazhdon të mbetet krijimi i zhvillimit ekonomik për të dërguar rajonin drejt sigurisë, zhvillimit dhe stabilitetit”, ka potencuar tutje zyrtari për media i emisarit të presidentit të SHBA-së për dialogun.

Ne dhe ata: fërkimi i identiteteve të dy shteteve të shqiptarëve – Nga VETON SURROI

1. Shqiptarët e Shqipërisë besojnë se në krahasim me shqiptarët e Kosovës kanë më shumë vetiniciativë, janë më familjarë, janë më mikpritës, më të arsimuar, më të besës, më punëtorë. Shqiptarët e Kosovës besojnë, ndërkaq, se në krahasim me ata të Shqipërisë janë më familjarë, më mikpritës, më të besës, më punëtorë, më të hapur ndaj botës dhe me më shumë vetiniciativë. Po, është e vërtetë, thonë shqiptarët e Shqipërisë. Këta të Kosovës janë më të hapur ndaj botës, por njëkohësisht janë më fetarë dhe tradicionalë.

Po, thonë shqiptarët e Kosovës për ata të Shqipërisë, ata janë më të arsimuar. Kështu thonë rezultatet e një sondazhi të thellë të zhvilluar në fund të vitit 2018 në Shqipëri e Kosovë. Sondazhi, që do të bëhet publik ditëve në vijim, prek disa dimensione të perceptimit të ardhmërisë së përbashkët e europiane të qytetarëve të të dyja vendeve, por ky ishte rezultati i pyetësorit, i cili më dukej ilustronte njërin prej trendëve që do të hetohet gjithnjë e më shumë: konkurrenca mes dy shoqërive shqiptare. Kjo konkurrencë, tashmë e kornizuar në dy shtete me popullatë shumicë shqiptare, këso here në sondazh merr formën e “shqiptarizmës” (të garës për të përmbushur vizionin tradicional të mikpritjes, besës, zellit, etj). I ngjason ndonjëherë këmbimit mes shtëpive të vëllezërve që janë ndarë në shtëpi të veta e që duan të tregojnë se cili nga vëllezërit ka trashëguar virtytet e emrit të madh që mban familja (“ne jemi më të besës se ata”). I ngjason ndonjëherë, po ashtu, rinjohjes së vëllezërve të ndarë kaherë që kanë filluar ta rinjohin njëri-tjetrin (“ata janë më fetarë”, “ata janë më të arsimuar”).

2. Kjo pyetje e sondazhit ka dhënë ilustrimin e një dileme identitare, e cila ka qenë e heshtur, madje nënkuptueshëm e heshtur. Shoqëria shqiptare e Kosovës, gjeneratë pas gjenerate, ka synuar “shqiptarizmën” e vet dhe ka përfunduar me një produkt, i cili në evoluimin e vet sot shfaqet si Republika e pavarur e Kosovës. Në identitetin e shqiptarëve të Kosovës nuk ekziston, tashmë, e drejta e Shqipërisë për “copyright”, të së drejtës autoriale për “shqiptari” e “shqiptarizëm”. Madje, as e drejta për të caktuar një ardhmëri të përbashkët: në sondazh respondentët e Kosovës (si dhe ata të Shqipërisë) u përgjigjën se do të hiqnin dorë prej bashkimit të të dyja shteteve nëse ky do të ishte parakusht për integrim evropian. Nëse ka një pe, i cili ndërlidh përgjigjet e sondazhit, ai është në ngritjen e pasqyrës së dy shoqërive shqiptare që zbulojnë se komunikimi i tyre tashmë ka marrë dimensionin e dy shteteve.

3. Ndoshta do të hyjë në punë këto ditë në Shqipëri e Kosovë ky sondazh, si një përcjellës me një dobi empirike për një debat që u hap në formë paradoksale. Ndërsa në nivel të Ballkanit Perëndimor po zhvillohet ideja e integrimit regjional (me një emër të gabuar “mini-Shengen”), në shoqëritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë po zhvillohet debati për mungesën e relacioneve mes shteteve të shqiptarëve. E zhveshur prej çdo konsiderate protokollare, dilema bazike që po manifestohet është: si mund të kërkosh që Tirana të bashkërendisë vendime për politikë integrimi me Beogradin e Shkupin, por të mos e bëjë këtë paraprakisht me Prishtinën?

Pyetjet, pastaj, brenda kontekstit të zhveshjes protokollare, nuk do të kenë të ndalur. A mund të veprojë Tirana pa u konsultuar paraprakisht me Prishtinën? Pse duhet Tirana sovrane të marrë pëlqime paraprake prej Prishtinës; pse duhet të ketë të drejtë vetoje Prishtina për veprimet e Tiranës?

Ndërkohë, në kësi lloj debati do të hyjnë edhe akuza të llojit të vet. Njëra prej tyre, rikrijimi i Jugosllavisë, është përdorur në tridhjetë vjetët e fundit çdoherë që e ka përmendur dikush në Perëndim idenë e integrimeve regjionale (e këso iniciativa dhe organizata tash ka më shumë se ç’ mund të mbahen mend). Tjetra, se duke kritikuar iniciativa të këtilla për integrim regjional shpërfaqen nacionalizmi dhe shovinizmi ndaj të tjerëve është, po ashtu, e vjetër me tre dhjetë vjetësh; është alibi e dobët e diplomatëve që shpikin ide për integrime regjionale kur nuk kanë ide të mirë, si ta nxjerrin regjionin e Ballkanit Perëndimor nga balta e konflikteve, moszhvillimit dhe rënies demografike.

4. Tirana dhe Prishtina zyrtare do t’i ndihmonin vetes po që se debatin publik e shndërrojnë në konsultim të ndërsjellë.

Konsultimi do të duhej të prodhonte përgjigje politike për pyetje që tejkalojnë banalitetin e emrave (“mini-Shengen”, “mini-Jugosllavi”) apo paragjykimin e veprimeve (“Kosova u vetëpërjashtua”, “Kush i dha të drejtë Ramës të flasë në emër tonin”). Përtej banalitetit, iniciativa e cila filloi në Novi-Sad ka për qëllim të krijojë një zonë të “katër lirive” në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këto “katër liri” evropiane kanë nevojë për shtete të barabarta që pajtohen që një pjesë të sovranitetit të vet (unioni doganor, institucionalizimi i sigurisë së përbashkët, etj.) të ndahet me të tjerët. Në mënyrë që ky sovranitet të ndahet, ai duhet të njihet mes të gjitha palëve (pra, të bëhet mes shteteve që kanë përfunduar konfliktet dhe kanë nënshkruar marrëveshje paqeje) dhe njëkohësisht duhet të premtojë benefite ardhmërie (zhvillim më të madh ekonomik, integrim të shpejtuar në BE)

Në kësi konteksti bisede politikash që do zhvilluar si përgjigje ndaj sfidave institucionale të një dimensioni më të ngritur, nuk do të ketë relevancë se a janë “ata” më fetarë, më të arsimuar a të hapur ndaj botës.

Zëri i Amerikës: Shqipëri, vijon “emergjenca” demografike

Të dhënat periodike demografike që publikohen herë pas here nga Instituti i Statistikave në Shqipëri vijojnë të dëshmojnë një situatë me rënie të numrit të lindjeve dhe rrjedhimisht rënie edhe të shtesës natyrore të popullsisë.

Tremujorin e tretë të vitit 2019 në Shqipëri lindën 800 fëmijë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2018 ndërsa shtesa natyrore e popullsisë shënoi një rënie prej 17,1 % krahasuar po me tremujorin e tretë në vitin e shkuar.

Qarku më i prekur nga rënia e numrit të lindjeve është ai i Gjirokastrës me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2018. Në këtë Qark numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.

Albania demographics

Sipas të dhënave zyrtare numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e tretë të vitti 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje. Por edhe ky numër i lindjeve në Tiranë shënon njërënie me 11,3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Studiuesit e lëvizjeve demografike të popullsisë e lidhin rënien e numrit të lindjeve jo vetëm me emigracionin dhe migrimin e brendshëm por edhe me faktorët ekonomikë dhe social.

Prej kohësh studiuesit kanë vlerësuar me shqetësim gjendjen e vendit në një emergjencë demografike dhe kanë kërkuar që institucionet të trajtojnë me përparesi gjetjen e rrugëve për të zbutur pasojat e rënies natyrore të popullsisë.

Gjurmët e dhimbshme të komunizmit tek familja Dakoli

Megjithëse kanë kaluar thuajse 30 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri, për familjet e persekutuara nga regjimi, kujtimet mbeten dhe dhimbja e historive të tyre kalon nga njëri brez tek tjetri. Zëri i Amerikës bisedoi me Eqrem dhe Elida Dakolin, të cilët rrëfyen historinë e familjes së tyre. Babë e bijë kishin ardhur për të marrë pjesë në një konferencë të Fondacionit për Përkujtimoren e Viktimave të Komunizmit me rastin e rënies së Murit të Berlinit dhe folën me Zërin e Amerikës në një vend simbolik, pikërisht tek përmendorja kushtuar viktimave të komunizmit. Pianistja shqiptaro-amerikane dhe i ati, i thanë koleges Keida Kostreci se harresa mbart rrezikun e rikthimit të një komunizmi të ri.

“Babait tim dhe familjes i morën gjithçka që kishte, duke filluar nga florinjtë por edhe krejt pasurinë të luajtshme dhe të paluajtshme, ne na nxorrën në katër rrugët e qytetit dhe ishte një dajë, dy daja që na futën në shtëpi, duke na hapur një dhomë. Dhe këtu filluan vuajtjet e familjes sime, sepse ne ishim katër fëmijë, më i madhi ishte 13 vjeç, unë isha 10 vjeç, motra ishte 6 vjeçe dhe vëllai i vogël ishte vetëm dy vjeç”.

Eqrem Dakoli rrëfente historinë e familjes së tij në një vizitë në Uashington nga Teksasi ku ai dhe e shoqja banojnë me vajzën e tij, pianisten dhe aktivisten për ndërgjegjësimin për krimet kundër komunizmit, Elida Dakoli.

Në vitin 1946, të atin e tij, Sadik Dakoli e futën në burg. Zoti Dakoli tregon se si punoi nëna për të rritur katër fëmijët, se si ai, vëllezërit dhe motra vuajtën pasojat. Eqremi vetë e filloi shkollën 6 vjeç, në një kohë kur shkolla fillonte 7 vjeç.

“E para, duke qenë në punë mama, unë isha si të thuash i tepërt në familje, kështuqë ajo nuk kishte mundësi që të na qendronte pranë, dhe e dyta ishte sepse në atë kohë në shkollë jepej nga një gotë qumësht, me miell qumështi kështuqë ne ishim të kënaqur që pinim një gotë qumësht”, thotë ai.

Që në vitin 1946 kur u burgos, të atin e Eqremit, e çonin herë në një burg të Durrësit, e herë në një tjetër, madje edhe në Peqin herë-herë dhe çdo javë nëna e tij me fëmijët, që babanë pothuajse nuk e njohën, e vizitonin. Deri në vitin 1951.

“Kur vdiq as nuk na lajmëruan. E kemi marrë vesh një javë pas vdekjes. Na thonin që ishte sëmurë por në fakt ai kishte vdekur. Vetëm një polic zemërgjerë e thirri nënën veç dhe i tha shiko, mos hajdeni kot, se mama i çonte kos, demek si i sëmurë. I thanë shiko se ai ka vdekur, ka një javë dhe e varrosën natën”, thotë zoti Dakoli.

Megjithëse në burg u kishin thënë që ishte i sëmurë, disa policë i thanë familjes së Sadikun e kishin helmuar.

Historia e familjes, jo vetëm nga i ati por edhe nga nëna, gjyshi i së cilës ishte vrarë, e ka bërë Elidën të gjejë një pasion tjetër përveç pianos.

“Duke qenë këtu më jepet një mundësi sidomos duke ditur dhe çfarë ka kaluar familja ime, më jepet një mundësi, një platformë ku unë të jem në gjendje të flas, dhe të edukoj brezin e ardhshëm dhe amerikan mbi vuajtjet e komunizmit.”

Fondacioni për Përkujtimin e Viktimave të Komunizmit do të bëjë një dokumentar për historinë e familjes Dakoli.

“Do të shkojmë në universitete të ndryshme dhe do të flasim për historinë e Shqipërisë, vuajtjet që njerëzit kanë kanë kaluar gjatë komunizmit dhe në një farë mënyre të edukojmë brezat e tanishëm për dëmet që sjell komunizmi.”

Eshtrat e babait të Eqremit janë mes atyre të rreth 6 mijë viktimave të zhdukura të komunizmit që nuk janë gjetur.

“Me gjithë përpjekjet që kemi bërë, edhe sot e kësaj dite ne nuk e dimë se ku është varri i babës sim. Na ngel peng.”

Elida tregon se në Shqipëri vitin e kaluar, kishte pasur një takim me nënkryetaren e Parlamentit, Vasilika Hysi, e cila i kishte folur për projektin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) me financimin e BE-së, për kërkimin e eshtrat e gjyshërve dhe baballarëve që janë vrarë gjatë komunizmit.

“Më pas mora vesh që ishte bërë inaugurimi, ishin hedhur fondet, ishte bërë një party e madhe, njerëzit që duhej të ishin në inaugurim, që janë marrë me vuajtjet e komunizmit nuk u ftuan”.

Ajo është e zhgënjyer që pothuajse nuk është bërë asgjë dhe mendon se nuk ka vullnet nga autoritetet në Shqipëri për ta realizuar. Dy vjet pas fillimit të projektit janë identifikuar vetëm eshtrat e dy personave, ndërsa prokurorët nuk kanë miratuar gërmime të mëtejshme.

Zoti Dakoli thotë se gabimi më i madh do të ishte harresa.

“Gjithmonë duhet t’i kujtojmë viktimat. Duhet t’i kujtojmë viktimat e komunizmit, sepse nëpërmjet kujtimeve, i mbyllim rrugën edhe krijimit të një komunizmi të ri, në të gjithë rruzullin tokësor, por sidomos unë e kisha për Shqipërinë, sepse shoh që janë shenja të këqija që edhe në Shqipëri po ripërsëritet regjimi i egër komunist.”

Por çdo të thotë për një prind të rrisë fëmijën në kushtet e hijes së komunizmit dhe vuajtes së familjes? Për ta kaluar historinë në breza, zoti Dakoli ka bërë një libër që t’ua japë fëmijëbe dhe nipërve dhe mbesave.

“Për prindin fëmija është gjithçka, t’i rrisim, t’i edukojmë sa më mirë dy fëmijët, që të paktën ne e pësuam, këta të jenë të lumtur dhe të kalojnë sa më mirë. Kështuqë gjithë jetës jemi marrë me fëmijët. Kam 10 vjet që rri me Elidën dhe jam krenar se po rris edhe fëmijët e Elidës”, thotë ai.

Ndërsa Elida, në krah të të atit, thotë se përpiqet ta përjetoj, ta imagjinojë se çfarë ka kaluar familja e saj, por është vërtet shumë e pabesueshme.

“Prandaj dhe them që nuk duam ta harrojmë të kaluarën se do të përsëritet, nëqoftëse do t’i vinim vizën. Është shumë e vështirë për mua të përceptoj se si kanë jetuar prindërit tanë dhe janë përpjekur të tregohen të lumtur sikur çdo gjë është perfekte, vetëm e vetëm që ne të mos ta vuanim në atë farë feje.”

Gazeta gjermane për teatrin: Zemra e historisë së kulturës

Gazeta gjermane “Tageszeitung” (taz) ka shkruar një artikull të gjatë, ku pasqyron protestën kundër shembjes së Teatrit në Shqipëri. Në të shënohet okupimi për një të ardhme më të mirë dhe se rreth Teatrit Kombëtar të rrezikuar nga shembja në Tiranë mblidhet çdo mbrëmje shoqëria civile. Shumë shqiptarë emigrantë i mbështesin ata.

Nga Tom Mustroph

12 nëntor 2019 – Sipërfaqja e madhe para Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë është e mbushur me njerëz në një mbrëmje vjeshte. Rreth 250 persona të brezave të ndryshëm janë mbledhur aty: të rinj e studentë, njerëz në moshë pune dhe pensionistë. Ata kanë zënë vend në stola, karrige dhe podium që janë vendosur në formë gjysmërrethi. “Kjo është agora jonë, sheshi ynë i lirisë”, thotë Neritan Liçaj.
Liçaj është aktor, që prej më shumë se dy dekadash anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar. Ka luajtur shumë role këtu, në pjesë të Euripidit e Shekspirit, Molierit dhe Ioneskos. Megjithatë, aktualisht ai po luan në një teatër tjetër. “Është një kinema e dikurshme, një bllok betoni me akustikë të keqe”, thotë ai. E gjithë trupa është zhvendosur aty, i duhej të zhvendosej. Sepse Teatri i vjetër duhet të shembet, sikurse raportoi taz edhe në muajin korrik.
Këtë e parashikon një masterplan që është zhvilluar nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Ingels është bërë i njohur me projekte ikonë si një impiant për djegien e mbeturinave me një pistë për ski në Kopenhagen ose një muze në formën e një ure të përkulur në Norvegji. Nëse do të ishte në dorën e kryeministrit Edi Rama, ai duhet të lërë një gjurmë me peshë edhe në Tiranë dhe ta ndihmojë kryeqytetin e shtetit të zhytur prej kohësh në kriptokomunizmin e diktatorit Enver Hoxha që të njohë një estetikë të re.
Por ka rezistencë kundër kësaj. Në projektin imobiliar me shumë kulla dhe një qendër të madhe tregtare të shtrirë në 9300 metra katrorë është parashikuar edhe një teatër, madje me një amfiteatër spektakolar në tarracë. Por për këtë projekt duhet të zhduket teatri i vjetër.

Zemra e historisë së kulturës
Ndërtesa, e realizuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Giulio Bertè, është vetë një thesar arkitektonik. Dhe ai paraqet edhe zemrën e historisë së artit dhe kulturës në Shqipërinë moderne. “Këtu ka lindur gjithçka: Akademia e Arteve, Opera, Baleti. Ndërtesa ishte Teatri i parë i Shqipërisë, gjithashtu edhe kinemaja e parë. Madje, edhe pishina e parë e vendit bën pjesë në këtë kompleks”, thotë Liçaj. Dhe me të vërtetë, në zonën mes dy krahëve të kompleksit teatror – i pari përmban Teatrin Kombëtar me më shumë se 500 vende dhe i dyti Teatrin Eksperimental me dy salla më të vogla – gjendet një pishinë që ishte në funksionim deri në verë.

Fakti që ky kompleks arkitektonik duhet të zhduket shkakton pakënaqësi. Nga Italia erdhi madje senatori Roberto Rampi, anëtar edhe në Komisionin për Kulturën në senat. “Veçanërisht bashkësia e madhe e shqiptarëve emigrantë në Itali është shumë e shqetësuar për sa po ndodh. Teatri është një monument kulture që u përket të gjithëve dhe duhet të ruhet”, thotë ai për taz. Për këtë qëllim, ai si politikan socialdemokrat kërkon kontakt me drejtuesin e “partisë motër”, premton ai. Kryeministri Rama është po ashtu socialdemokrat.
Por ky plan shkakton para së gjithash pakënaqësi për shkak se me Teatrin duhet të privatizohen sipërfaqe të mëdha prone publike. “Në thelb bëhet fjalë për një pjesë të madhe të qendrës historike të Tiranës. Për të mundësuar privatizimin, u hartua madje edhe një ligj më vete”, shprehet e revoltuar Lindita Komani.
Shkrimtarja nga Tirana është një nga organizatoret e protestës. “Që nga shkurti i vitit 2018 bëjmë rezistencë. Fillimisht organizuam çdo të hënë takime para Teatrit. Vinin aq shumë njerëz sa pas tre muajsh u kalua në organizimin e aktiviteteve të përnatshme. Dhe që nga 24 korriku 2019, kur policia donte të sulmonte, e morëm në duar Teatrin për ta shpëtuar”, tregon ajo. Prej atëherë okupuesit organizojnë shërbim roje 24-orësh për ndërtesën. Takimet në shesh vijojnë të zhvillohen si më parë.

Reflektim për alternativa
“Është gjë e re në Shqipëri që njerëzit shprehen publikisht dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin për tema aktuale si papunësia, korrupsioni dhe largimin nga vendi të të rinjve”, thotë Komani. Me të vërtetë, takimi i mbrëmjes të kujton muajt e fundit në Gjermaninë Lindore kur gjithmonë e më shumë njerëz mblidheshin e takoheshin në kisha, por edhe në vende publike dhe vrisnin mendjen së bashku për një shoqëri më të mirë.
Teatri në këtë çast është brenda çështjeve shoqërore e luftërave politike. Por zhvillohet gjithashtu edhe teatër. Okupuesit organizojnë performanca. Dhe ka edhe shfaqje solidariteti nga artistë që solidarizohen me protestën.

Nga Teatri ‘Thalia’ Hamburg në fund të tetorit erdhi aktori me origjinë shqiptare Bekim Latifi, me pjesën e tij monolog “Amerika” sipas Franc Kafkës. Tema përshtatej. Protagonisti i “Amerika”, Karl Rosman, është emigrant sikurse shumë shqiptarë. “Me shfaqjen ne duam të japim një shenjë kundër shembjes së planifikuar dhe duam të shprehim solidaritet me koleget e kolegët tanë shqiptarë”, thotë Latifi. Ai shpreson që edhe teatro të tjerë nga Gjermania do të përfshihen. “Nëse shumë teatro nga e gjithë Europa përfshihen, atëherë për policinë do të jetë më e vështirë që ta sulmojë ndërtesën”, mendon ai.
Okupuesit kanë ndërkohë qëllime që shkojnë përtej ruajtjes së ndërtesës së Teatrit. Ata po testojnë ndërtimin e një shoqërie të re. “Mbledhjet para Teatrit janë një shkollë e mirë për një klasë të re personalitetesh drejtuese politike. Ata mësojnë të flasin dhe të dëgjojnë veten e të tjerët”, vëzhgon Elvis Kazazi, njëri prej okupuesve.

Brigada pune të përbëra nga vullnetarë
“Për ne nuk është qëllimi që ndërtesën e Teatrit pas një okupimi të suksesshëm thjesht ta dorëzojmë te shteti që shteti pastaj të vazhdojë si deri tani. Ne duhet t’ua japim atë personave, të cilët e vrasin mendjen për si mund të organizohet një teatër i ri”, thotë Edmond Dingu. Ai për një kohë të gjatë ka qenë Drejtor Teknik i Teatrit Kombëtar dhe aktualisht me firmën e tij që merret me teknikë eventesh, vendos në dispozicion gjeneratorët që prodhojnë rrymë elektrike. Sepse uji dhe elektriciteti janë ndërprerë nga shteti. Dingu kujdeset gjithashtu edhe për infrastrukturën teknike, inicion brigada pune të përbëra nga vullnetarë që duhet të garantojnë funksionimin e Teatrit të okupuar.
Okupimi është kthyer në një shkollë në shumë drejtime: teknikë teatri, aktrim, mobilizim politik. “Është një luftë e vështirë, por edhe e bukur. Dhe mendoj që kjo që përjetojmë tani është fillimi i fundit të karrierës politike të kryeministrit Rama”, thotë aktori Neritan Liçaj.
Ai e njihte politikanin që kur ishte fëmijë, të dy rrjedhin nga familje që i përkisnin establishmentit të kohës së Enver Hoxhës. Liçaj e akuzon Ramën, i cili edhe vetë ka bërë shkollë arti, që do të heqë qafe teatrin. “Ai punon prej shumë kohësh për këtë gjë. Fillimisht ai e hoqi nga lista e monumenteve të kulturës. Më pas inicioi këtë projekt ndërtimi për të cilin nuk pati as edhe tender publik. Dhe si përfundim hartoi këtë ligj që në nëntë pika shkel kushtetutën shqiptare dhe privatizon pronën publike”, thotë Liçaj.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e refuzoi disa herë ligjin dhe në korrik 2019 përballë gazetarëve e cilësoi si një “ligj në favor të oligarkëve”, që shkel Kushtetutën e vendit.

Mosbesim përballë klasës politike
Liçaj vret mendjen gjithashtu se nga do të vijnë paratë për krejt projektin – në tërësi rreth 200 milion euro. “Shqipëria ndodhet në krizë. Bankat nuk kanë para për kredi. Nga duhet të vijë nëse jo nga tregtia e drogës?”, spekulon ai. Një kërkesë e taz mbi burimet e financimit mbeti pa përgjigje nga ana e zhvilluesit të projektit ‘Fusha sh.p.k’.
Lidhja e ngushtë e elitës politike dhe ekonomike me mjediset e drogës është të paktën e vërtetuar nëpërmjet anekdotave. Një ministër i Brendshëm i qeverisë ‘Rama’ u desh të lironte vendin, sepse një nga kushërinjtë e tij sipas vëzhgimeve të hetuesve italianë të antimafies drejtonte një rreth droge dhe përdorte madje makinën e ministrit për të zhvilluar dërgesa marijuanë. Pasardhësi i tij dha dorëheqje kur një gjysmëvëlla i tij në Itali u dënua me burg për shkak të krimeve të drogës.
Mbrojtja e Teatrit në sytë e Neritan Liçajt është edhe një përpjekje për të ruajtur dinjitetin dhe të mbrohesh përballë një klase politike që konsiderohet si e korruptuar.

Zëri i Amerikës: Kaos me Gjykatën Kushtetuese, dy emra për një post

Kaos me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta njoftoi sot pasdite dekretimin e Marsida Xhaferllarit për vakancën e shpallur prej tij në muajin mars të këtij viti. Presidenti Meta do të duhej të ishte shprehur për kandidatët e listuar për këtë vakance që javën e shkuar, kur më datë 7 nëntor skadonte afati 30 ditor që përcakton ligji, por ai bëri të ditur se vendosi të pezullonte procedurën, pasi sipas tij, radhën për të zgjedhur e kishte parlamenti e më pas ai vetë, duke ju referuar përcaktimit kushtetues sipas të cilit “Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Por ky interpretim i presidentit nuk u konsiderua i vlefshëm. Sipas shumicës, rendi në emërime lidhet me faktin që çdo tre vjet Gjykata Kushtetuese duhet të ripërtërijë një të tretën e saj, ndërsa veprimi i pezullimit nga ana e presidentit nuk është i parashikuar si opsion. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nga ana e tij, konsideroi se Kreu i Shtetit nuk ushtroi kompetencën e tij, e për pasojë, siç përcakton ligji, automatikisht, shpallet i emëruar i pari në listë, dhe në këtë rast kandidatja Arta Vorpsi.

Me vendimin e sotëm të presidentit Meta, i cili në mbrëmje do të dalë në konferencë shtypi, për të njejtin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, janë emëruar dy anëtarë. Vorpsi, emërimi i së cilës është botuar në Fletoren Zyrtare, dhe Xhaferllari, për të cilën ka një dekret të presidentit. Vorpsi nga ana e saj megjithatë nuk mund të ushtrojë detyrën pa u betuar më parë te presidenti, i cili, ndërkohë vuri gishtin mbi emrin tjetër. Në të gjithë këtë kaos, duket se nuk ka rrugëdalje, përsa kohë, Gjykata Kushtetuese, i vetmi organ mbi institucionet e tjera, është vetë, ende jashtë funksionit.