VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në Montreal, Kanada u zhvillua takimi i dytë i bizneseve dhe profesioneve shqiptare – Nga Ajet Nuro

By | November 7, 2018

Komentet

Në Montreal, Kanada u zhvillua takimi i dytë i bizneseve dhe profesioneve shqiptare – Nga Ajet Nuro

Ndonëse komuniteti shqiptar që jeton në Montreal është një komunitet relativisht i ri, ai ka ditur të përshtatet dhe integrohet në jetën ekonomike, sociale e politike të Montrealit dhe rrethinave. Nuk bënë përjashtim as komuniteti i sipërmarrësve, profesionistëve dhe në përgjithësi njerëzve të suksesshëm pavarësisht sferave ku ata veprojnë.

Është për t’u theksuar fakti se shumë nga sipërmarrjet e shqiptarëve të Montrealit janë rritur, janë konsoliduar dhe mund të themi se ato nuk i dallon asnjë gjë nga ndërmarrje vendase që janë krijuar shumë kohë para tyre. Sipërmarrjet shqiptare, ashtu si dhe gjithë shqiptarët e Montrealit janë adaptuar dhe janë integruar me sukses në shoqërinë kebekase dhe atë kanadeze. Ndonëse një komunitet i ri, komuniteti shqiptar ka në gjirin e vetë profesionistë dhe sipërmarrje të larmishme. Dallohen tek sipërmarrjet shqiptare, ndërtimi dhe rinovimet dhe profesione të lidhura me to por edhe sipërmarrje si shit-blerja e pasurive të patundëshme, avokat, veteriner, bankier, këshilltar financier, restorator etj tej.  Nuk ka aktivitete të shqiptarëve të Montrealit që bizneset të mos jenë pjesë vendim-marrjes apo pjesë ndihmuese apo sponsor të këtyre aktiviteteve. Shumë aktivitete ekonomike të shqiptarëve të Montrealit n’a përfaqësojnë denjësisht në komunitete të tjera duke n’a bërë të njohur si njerëz të ndershëm dhe profesionist gjë që e bënë biznesin e tyre të respektuar dhe ne krenarë.

Pas suksesit të takimit të parë të bizneseve dhe profesioneve shqiptare në hotelin Sheraton, Laval, në maj 2017, një takim i dytë bëhej jo vetëm interesant por edhe i domosdoshëm për të thelluar bashkpunimin mes shqipatrëve mes tyre por edhe me biznset vendase e për të gjetur mënyra të tjera bashkpunimi.

Takimi i dytë

Takimi i dytë u zhvillua të premten në datën 2 nëntor 2018 në një ndërtesë historike siç është ndërtesa Sun Life që ndodhet në qendër të Montrealit. Interesi për takimin e dytë ishte relativisht më i madh se ai i pari dhe numri i pjesmarrësve gjithashtu. Duhet theksuar se aktiviteti ishte vlerësuar maksimalisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ottawa e cila e nderoi aktivitetin me pjesmarrjen e ambasadorit të Shqipërisë në Kanada Shkëlqesisë së Tij zotit Ermal Muça si dhe dy sekretareve të para të ambasadës zonjat Arlinda Dega dhe Ejona Hoxha. Nga personalitetet vendase, ishte i pranishëm Drejtori i Planifikimit Financiar dhe Trashëgimisë pranë kompanisë Sun Life, zoti Antoine M. Falciglia.

Pas himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kanadasë, fjalën përshëndetje e morën respektivisht z. Ermal Muca dhe z. Antoine M. Falciglia.

Zoti Muca theksoi rëndësinë që kanë shqiptarët në Montreal dhe Kanada si urë lidhëse mes të dy vendeve si dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla si ky i takimit të sotëm në bashkëpunimin mes shqiptarëve këtu në Montreal por edhe në qytete të tjera. Z. Muca theksoi rëndësinë që ka bashkpunimi mes shqiptarëve. Mund të ketë shumë shoqata por ajo që n’a bashkon është se të gjithë jemi shqiptarë. Nënë Tereza apo Skënderbeu janë figura që n’a bashkojnë. Ai mori si shembull aktivitetin e fillim shtatorit të këtij viti tek busti nënë Terezës në Montreal që u realizua në bashkëpunim mes shoqatave shqiptare këtu në Montreal.

Pas zotit Muca fjalën e mori z. Falciglia që theksoi rëndësinë që i kushton Sun Life dhe shërbimi që ai drejton zhvillimit të bizneseve dhe se ata janë të kujdesshëm të shoqërojnë bizneset shqiptare në çdo etape të zhvillimit të tyre. Ne jemi këtu, theksoi ai për t’u ndihmuar të krijoni strategji për t’u fuqizuar, si të paguani sa më pak taksa dhe t’u mbrojmë në raste se një rrezik u prezantohet.

Sipas programit, në mbrëmje u bënë tre prezantime me tema që interesojnë bizneset si strategjitë për rritjen e klienteles dhe biznesit dhe një prezantim i shtëpive ekologjike nga presidenti i AlbaConstruction zoti Bardhi Sulollari. Ky i fundit pati edhe interesimin më të madh nga pjesmarrësit për të mësuar më tepër rreth shtëpive ekologjike, avantazhit që ato paraqesin si dhe kostoja e ndërtimit të tyre. Duhet theksuar se z. Sulollari është nga të rrallët shqiptar që ka siguruar lejen në ndërtimin e shtëpive ekologjike dhe ndërtimi i shtëpive të para ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes së publikut por dhe mediave vendase. Nuk ka se si shqiptarët e Montrealit të mos jenë krenar me një kompani të tillë.

Pastaj në mbrëmje u prezantuan të gjithë të pranishmit. Secili paraqiti biznesin apo profesionin dhe vizionin se si çdo njëri mund të ndihmoj të tjerët sipas modelit që secili të dali i fituar nga bashkëpunimi reciprok.

Sponsorit e mbëmjes

Një mbrëmje si takimi i bizneseve dhe profesioneve shqiptare nuk mund të dilte aq i bukur pa ndihmën e disa bizneseve që u treguan bujar dhe ndihmuan. Bizneset që ndihmuan, ishin:

Amirouche Benmerar, agjent sigurimesh kundër dëmeve (Shtëpi e makina) i kompanisë LaCapitale, sponsor argjend si dhe 3 biznese sponsor ar respektivisht, Dr. Hysni Marku, spitali veterinar Iberville, çifti Brunilda Moreno & Alain Frigon, agjentë shitblerjesh të pasurive të patundura si dhe Bardhi Sulollari, pronar i AlbaConstruction. Të gjithë sponsorët patën të drejtë të bëjnë një paraqitje të mëtejshme prej 2-3 minutash. Z. Marku e shfrytëzoi kohën që iu dha për të folur për një projekt që ai e ka për zemër dhe që e ka shprehur disa herë në këtë vit mbarkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra ngritjen e një busti të Heroit Kombëtar këtu në Montreal, bust që do t’i bëj nder komunitetit, historisë sonë kombëtare dhe njohjes edhe më të madhe të kombit tonë në Montreal e më gjerë. Do të desha që në emrin tim, si organizator dhe në emrin edhe të gjithë pjesmarrësve faleminderit për ndihmën tuaj.

Një pjesë e programit iu kushtua diskutimeve për aktivitete të ardhëshme, si të bashkëpunohet mes bizneseve, mundësia e një mbrëmje gala për të nderuar shqiptarët që dallohen në të gjitha fushat në Montreal e rrethina, si dhe ndihma që mund të japin shqiptarët e Montrealit në marrdhëniet ekonomike mes Kanadasë dhe at’dheut mëmë, Shqipërisë. Për pikën e parë, shumë nga të pranishmët shprehën kënaqësin e të qenit në një mjedis biznesesh shqiptarësh dhe kënaqësinë e zgjedhjes në rast nevoje së një biznesi shqiptar para një biznesi tjetër, u hodh ideja e investimeve inteligjente nga personalitete të dalluara si përshembull në fushën e pasurive të patundura etj etj. U hodh ideja e krijimit të një komisioni që do të ndihmoj në mbajtjen e një mbremje gala i cili do të hedhi idetë se si të procedohet për të patur një aktivitet sa më gjithë përfshirës. Tema që shkaktoj më shumë interes ishte ajo se si mund të ndihmohet në marrdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, konkretisht si mund të ndihmohet që ata që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri të munden t’a bëjnë një gjë të tillë por edhe firmat shqiptare mund të ndihmohen për të bërë biznes në Kanada. Në këtë pikë e rimori fjalën edhe ambasadori shqiptar në Kanada, zoti Ermal Muca që theksoi rëndësinë që kanë emigrantët shqiptarë në promovimin e vlerave shqiptare dhe të Shqipërisë. Ai tha se kanadezëve u pëlqen Të zbulojnë vende të reja dhe u takon Juve t’ua zbuloni Shqipërinë kanadezëve dhe ju me punën dhe veprimtarinë tuaj jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipëriaë në Kanada. Nëse keni projekte apo nëse njihni kompani kanadeze të gatshme të investojnë në Shqipëri, ne jemi këtu për të ndihmuar. Ose nëse ka kompani shqiptare që duan të investojnë në Shqipëri, jeni të mirëpritur ndihma jonë nuk do t’u mungoj. Pastaj zoti Muca dha shembullin e një kompanie shqiptare të bazuar në Toronto që ka hapur një filial në Durrës në fushën e ndërtimeve duke krijuar vende pune të paguara mirë. Të pranishmit përfituan për t’i bër pyetje ambasadorit rreth shërbimeve konsullore të ambasadës dhe shërbime të tjara që ambasada ofron.

Programi i mbrëmjes

Duke e mbyllur këto radhë do të doja të falenderoja çdo njërin prej pjesmarrësve, një pjesë e të cilëve kur u prezantuan thanë se kishin ardhur si shqiptar dhe ishin atje për të mbështetur aktivitetin. Një falenderim i veçantë i takon zotit Laze Leskaj që ndihmoi aq shumë me idetë dhe shtytjen për realizimin e aktivitetit dhe ndonëse i pamundur, nuk mungoi në aktivitet.

Dua të falenderoj Shkëlqesinë e Tij zotin Ermal Muca, amabasador i Shqipërisë në Kanada si dhe ekipin që e shoqëroi, për përkushtimin, vlerësimin dhe pjesmarrjen aktive gjatë gjithë aktivitetit.

Tre orë ishin paraparë për këtë mbrëmje por ato nuk ishin të mjaftueshme. Takimi u mbyll reth orës orë 8:45 me dështrën për t’u riparë sërish.

Ajet Nuro

Montreal, më 4 nëntor 2018

Me Personalitetet Shqiptare në Argjentinë – Fotoreportazh nga Moza Boletini

Tetor 2018, Buenos Aires  

Gjatë qëndrimit disa ditor në Argjentinë për takimet e G20, pata rast të njihem nga afër me intelektualët e patriotët shqiptarë në Buenos Aires, Etleva dhe Genc Llupi. Kishin mbërritur në Argjentinë në vitin 1948, së bashku me prindërit e tyre. I ati, Filip Llupi, personalitet i nderuar në Shqipëri, ish Drejtor i Shkollës “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, ku jepte edhe mësim në lëndët matematikë, fizikë, kishte lindur në Shkodër nga një familje atdhetare dhe antikomuniste. E ëma e tyre vinte nga Dalmacia, gëzonte titullin Markezë nga familja e saj.
Prof. Dr. Filip Llupi kishte kryer studimet e larta e doktoraturën në Vienë për shkencat ekzakte. Në vitin 1943 qeveria shqiptare e dërgon atë me detyrë pedagog për 100 studentët shqiptarë në një universitet të Vienës. Kështu shkruante dokumenti për nisjen e tij në Vienë, ku mori me vete gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Në periudhën e Zogut të rinjtë shqiptarë niseshin për studime atje ku ata kshin dëshirë. Genci sapo kishte kryer klasën e parë fillore, ndërsa Etleva ende në moshë parashkollore. Filipi kishte edhe një mision të veçantë, për të hyrë në traktativa me qeverinë Austriake për një çështje mjaft delikate. Gjermania në atë kohë kërkonte t’i dërgonte të gjithë studentët e Vienës në luftë në Rusi, përfshi edhe studentët shqiptarë. Qeveria shqiptare i kishte kërkuar patriotit shqiptar Filip Llupi, të realizonte një marrëveshje me qeverinë Austriake, në mënyrë që studentët shqiptarë të mos shkonin në luftë. Filipi e kreu këtë mision me sukses duke u siguruar kontrata pune, që studentët shqiptarë të punonin nëpër fabrikat e Vienës si dhe njëkohësisht të vazhdonin të ndiqnin studimet universitare atje pa ndërprerje. Pra ai i shpëtoi jetën studentëve shqiptarë në Vienë. Këto janë ngjarje të panjohura deri më tani për historinë e Shqipërisë. Prof. Dr. Filip Llupi ishte një hero i kohës dhe duhet të njihet si i tillë. Përpjekjet e tij duhet të çmohen e vlerësohen nga shteti dhe populli ynë.
Duke qenë se pas përfundimit të Luftës II Botërore, në Shqipëri u vendos perdja e hekurt komuniste, Filipi si antikomunist u detyrua të merrte vendimin e vështirë, që së bashku me familjen e tij të mos ktheheshin në atdhe. Ata fillimisht u vendosën në Itali për një periudhë të shkurtër, me shpresën se kjo ishte një situatë kalimtare në Shqipëri. “Pasi babai kuptoi se Shqipëria ishte katandisur më keq se para lufte – tregon Genci – vendosëm familjarisht të udhëtonim drejt Argjentinës, ku na priti daja, vëllai i nënës”.
Genci në atë kohë ishte 11 vjeç, Etleva 9. Edhe pse u rritën dhe edukuan me kulturë Amerikano Jugore, përsëri gjuhën shqipe nuk e lanë pas, e flisnin kjartë e bukur. Ata zotëronin disa gjuhë të huaja, sigurisht dhe atë spanjolle, ku kishin vite që jetonin. Ishin adhuruesë të artit e muzikës klasike dhe çdo herë shikonin nga afër performancat e artistëve shqiptarë në Argjentinë, si Ermonela Jaho e Saimir Pirgu, duke vlerësuar kështu arritjet e tyre maksimalisht.
Në shtëpinë e tyre në Buenos Aires, nuk mungonin simbolet shqiptare, flamuri pa yllin e kuq e zbukurime të tjera kuq e zi, suvenire nga miq e të afërm të familjes nga Shqipëria. Kujdeseshin për lulet përqark shtëpisë, në kopësht kishin mbjellë edhe një pemë me lule të rralla e aromatike.
Ruanin me “fanatizëm” zakonet, traditat, kulturën dhe gatimet shqiptare. Gjatë bisedës, të dy, vëlla e motër shquheshin për një sens të hollë humori, siç mund ta quajmë humor shkodran. Flisnin me shumë dashuri për Shqipërinë, popullin shqiptar, lagjen Dibrane ku lindën e u rritën në Tiranë, afër Lanës, siç tregonte Genci dhe Etleva dhe ruanin kujtimet më të mira për komshinjtë e tyre në Tiranë. Kishin mall për atdheun.
Genci ishte jo partiak, por një antikomunist i bindur. Edhe pse ishte larguar tepër i ri nga Shqipëria, ai e kishte përjetuar me dhimbje të madhe dramën e egër komuniste ndaj popullit shqiptar. “Në Shqipëri – tha ai – për afro gjysëm shekulli ka sunduar diktatura e shokut Enveri, i cili i solli shumë dëme të rënda popullit. Shqiptarët u zaptuan nga shqiptarët dhe kjo është e pabesueshme. Ishte genocid i hapur dhe bëj çudi që shumë shqiptarë ende nuk janë ndërgjegjësuar për krimet e komunizmit.”
I ati Filip Llupi u nda nga jeta në vitin 1984, ndërsa e ëma tyre në vitin 1992. Xhaxhai i Gencit dhe Etlevës, At Françesko Llupi, Prift i shkolluar jashtë e tepër patriot, përfaqësues i Klerit Katolik, rregjimi i Hoxhës e arreston në vitin 1967, i bëjnë gjyq të hapur dhe si dënim kapital pas torturave të shumta e fusin në një fuçi vere, mbushur me gozhda dhe e hedhin nga maja e një mali të lartë për të vdekur, as eshtrat nuk dihet se ku ndodhen.
“Edhe pse pak shqiptarë jemi në Argjentinë – tha Genci – jemi të mërzitur shumë që shteti shqiptar prej disa vitesh e ka mbyllur ambasadën në Buenos Aires. Kjo nuk na shërben aspak ne shqiptarëve, pasi ashtu mund të kishim raporte biraterale në fusha të ndryshme, biznes, art, kulturë, etj.” Me ish-ambasadorin Trako, kishte patur raporte të mira, vazhdimisht e ftonte për kafe, shpesh edhe ai i vizitonte në shtepi. “Ambasadat janë ato që mund të bëjnë njohjen e Shqipërisë, Kosovës e trevave të tjera shqiptare nëpër botë, por kështu nuk po na njeh askush. Shumë njerëz këtu e në botë – tha ai – nuk e dinë se ku ndodhet në hartë Shqipëria, e për këtë më vjen shumë keq. Kësisoj – shtoi Genci – na ka tradhëtu shteti ynë ne shqiptarëve në Argjentinë.” Flitej për hapjen e një konsullate, por që akoma ishtë inekzistente.
Në banesën e Etlevës dhe Gencit, u takova edhe me miken e tyre anglo-argjentinase Margarita Jones, lindur në Buenos Aires, por anglishten e trashëguar nga i ati, e fliste pastër. Etleva kishte kryer studimet e larta në Argjentinë në shkencat ekonomi-kontabël, Genci po ashtu dhe kishte ndjekur profesionin e të atit, si inxhinier, konstruktor e supervizor në shtrimin e menaxhimin e rrugëve, njihte mirë fizionominë e infrastrukturën e qytetit e më gjerë. “Buenos Aires – tha ai- ka një shtrirje gjeografike 16 km gjerësi dhe 16 km gjatësi, ka shumë kisha, ndërtesa antike dhe muzeume.” Puna e kishte lidhur me njerëz të kulturave të ndryshme, deri tek fiset indiane, pasi në zonat ku ata jetonin, i kishte punësuar për projekte të ndryshme shtetërore. Si Etleva dhe Genci ishin shumë të angazhuar me komunitetin shqiptar atje. Rezervuan për mua një pritje tepër të ngrohtë e miqësore, që nuk do ta harroj kurrë.
Gencin si patriot dhe i respektuar në rrethin shoqëror, e kishin propozuar të drejtonte sërisht Shoqatën “Skënderbeu”. Shoqatë shqiptare themeluar më 1 Nëntor të vitit 1926 fillimisht me emrin “Shpresa”, por më pas aty nga viti 1933 e kishin emërtuar Shoqata “Skënderbeu”. Në shoqatë u takova gjithashtu edhe me bashkëshortët Efti dhe Kristofor Ndreu. Efti si violinçeliste e ushtronte profesionin edhe atje në një universitet të Buenos Aires-it, ndërsa i shoqi Kristofori, jurist dhe ish nëpunës i ambasadës shqiptare në Argjentinë, kujdesej për ambjentet e Shoqatës. Sapo hyje në Selinë e Shoqatës, një bust i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu derdhur në bronx, dukej sikur të përshëndeste e të uronte mirëseardhjen, ndërsa një tjetër bust i heroit vendosur në krye të sallës, të ftonte për tu ulur rreth tryezës së rrumbullakët. Flamujt shqiptarë pa yllin e kuq dhe kostumet kombëtare të grave shqiptare, i kishin vendosur përqark si monumente kulture e dëshmi trashëgimie.
Aty mblidheshin shpesh shqiptarët së bashku me arbëreshët, e fëmijët e tyre për të festuar gëzime të ndryshme, si dhe festat e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosovës e Argjentinës, veshur e stolisur me kostumet kombëtare.
Me një autobus së linjës turistike, udhëtova edhe nëpër Buenos Aires, monumete të shumta arti e kulture më zuri syri kudo e të pa shkatërruara nga dora e njeriut, deri tek personazhi famoz i përrallave “Pinoku” derdhur në bronx, larë me metal të shëndritshëm. U largova nga Argjentina me mbresa të bukura, veçanerisht nga miqtë e mi të rinj e të dashur Etleva dhe Genc Llupi.

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare – Nga Florim Zeqa (fotot)

Me 24 shtator 2018 në Londër (Mbretëria e Bashkuar), Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e mbajti Kuvendin Zgjedhor. Të pranishëm në kuvend ishin pothuajse shumica e kryetarëve e të gjitha Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (të themeluara në katër kontinente të botës)
Punimet e kuvendit filluan me prezentimin e punës dhe aktiviteteve katër (4) vjeçare të rrjetit si dhe raportit financiar për periudhën katër (4) vjeçare të veprimtarisë së rrjetit.
Pas diskutimeve të punës së rrjetit dhe aktiviteteve të realizuara për këtë periudhë kohore të funksionimit të rrjetit, me shumicë të votave nga të pranishmit u aprovua prezantimi/raporti i punës dhe aktiviteteve të rrjetit të në përgjithësi. Me ritmin e njëjtë të punës, Kuvendi vazhdoi edhe me raportin financiar të katërvjeçarit të kaluar të aktiviteteve të rrjetit (prej themelimit deri më tani),
Në pjesën e dytë të punës së Kuvendit Zgjedhor, punimet vazhduan me zgjedhjen e kryesisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
Pas propozimeve për kryesinë e re, me shumicë apsolute të votave u zgjedh kryesia e re në këtë përbërje:
1) President i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare u rizgjedh z. Nazar Mehmeti, afarist i suksesshëm dhe veprimatari i shquar i çështjes kombëtare nga Dallas/Texsas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mandat katër (4) vjeçar;
2) Nënkryetar për Evropë u zgjedh z. Artan Llabjani;
3) Nënkryetar për Shetet e Bashkuara të Amerikës u zgjedh z. Elmi Berisha dhe
4) Sekretar Gjeneral i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, u rizgjedh z. Ismet Smajli.
Punimet e Kuvendit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në pjesën e tretë përkatësisht të fundit të punimeve, u mbyllën me diskutime dhe propozime për planet e punës së rrjetit në katër (4) vitet e ardhshme si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve për investime kapitale në të gjitha viset shqiptare.

Në fund ia vlenë për të theksuar, se Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRGBDSH), i themeluar katër vite më parë, është organizim apartiak, i cili qëllim parësorë ka unifikimin e bizneseve shqiptare në botë, për realizimin e investimeve kapitare në trojet etnike shqiptare.
Për këto katër vite, RRGBDSH-ja ka organizuar shumë takime e konferenca biznesore, ka shtrirë rrjetin e saj në të gjitha kontinentët dhe shtetet ku ndodhet mërgata e jonë.
Ashtu sikurse që është vullneti dhe dëshira për investime, ekziston edhe mundësia e bashkëpunimit të bizneseve për një kauzë të përbashkët; për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve tona pavarësisht shtrirjes gjeografike, përkatësisë ideologjike apo fetare.
Mirëpo për realizimin e investimeve kapitale në vendlindje, RRGBDSH përveq sigurisë së investimeve, kërkon që të hiqen të gjitha barrierat burokratike për krijimin e kushteve më të volitshme për investime kapitale në trojet shqiptare, të cilat përveq gjenerimit të vendeve të punës, do të parandalonin në masë të madhe trendin e keq të largimit e të rinjëve nga trojet e tyre stërgjyshore.
Siq duket, sukseset e RRGBDSH-së janë bërë halë në sytë e politikanëve pseudopatriotë, të cilëve më shumë se shteti ju intereson pushteti dhe pasurimi i paligjshëm.
Një pjesë e madhe e drejtuesve të këtij rrjeti janë veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare nga vitet e ’90-ta e deri në ditët e sotme. Sa prej tyre ishin dhe janë humanist të dëshmuar të çështjes kombëtare, filluar nga ndihmat e pakursyera për lëvizjen paqësore të viteve të ’90-ta, arsimin shqip në Republikën e Kosovës dhe financues të luftës çlirimtare e deri të ndihmat e çmuara materiale në rindërtimin e shtëpive në Kosovën e pasluftës.
Në rrethanat e mjegullës politike në njërën anë dhe mungesës së zhvillimit ekonomik në anën tjetër, RRGBDSH ka mbetur e vetmja shpresë reale e zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqënjes së qytetarëve të Kosovës.

Bazuar në rrjedhën e Kuvendit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, punimet e këtij kuvendi rezultuan me sukses të plotë, ndërsa kryesisë së re të rrjetit të kryesuar nga Presidenti i nderuar Z. Mehmeti, i urojmë punë të mbarë dhe suksese edhe më të mëdha në katër (4) vjeçarin e ardhshëm.

Mariola Çipi Leskaj: Për mua të rrish mënjanë, në kushtet e emigracionit është vetvrasje, një vrasje shpirtërore… – Bisedoi Ajet Nuro

Bisedë me mësuesen e suksesëshme dhe aktivisten e dalluar zonjën Mariola Çipi Leskaj

Në një ditë fund-korriku, i drejtohem Île Bizard, aty ku ndodhet shtëpia e çiftit Leskaj, Lazes dhe Mariolës. Vend-ndodhja e shtëpisë, një lagje-ishull  e lakmuar në Montreal dhe shtëpia vetë është kurorëzimi i një jete dhe karriere të gjatë të çiftit shqiptar që janë nga të parët shqiptarë të vendosur në Montreal pas vitit 1991.. Dhe, ndonëse Laze Leskaj është më i njohuri mes shqiptarëve për shkak edhe të rolit të tij në ndihmë të komunitetit tonë, sidomos të porsaardhurve, Mariola njihet më pak por ajo është nga shqiptarët më të suksesshëm këtu në Montreal. Edhe pse njihem dhe jam i familjarizuar me Lazen dhe Mariolën, kurre nuk kam pyetur se çfarë e bën këtë zonjë kaq të afte në profesionin e saj. Në shkollën ku ajo punon konsiderohet si një mesuese shume e mire ne matematikë dhe shume e zonja ne transmetimin e njohurive tek studentët e saj. Ndaj i jap vetes si mision të « zbuloj » këtë sekret të suksesit të Mariola Leskaj. Rreth tavolinës, nënë hije në një kopësht që nuk mund t’a mbulosh me një hedhje syri, nën kujdesin e mikpritësve dhe me ushqime kryesisht tipike shqiptare, bisedojmë jo thjesht për sukseset e Mariolës por per gjithçka qe lidhet me familjen, karrierën dhe gërshetimin e rrethanave që e çuan ate tek suksesi. Duke biseduar me zonjen Leskaj, e kupton se ajo do të ishte e sukseseshme në çdo fushë që do zgjidhte apo edhe që do t’ia imponononin.

Ajet Nuro : Çfarë keni dashur të bëni në jetë?

Mariola Cipi Leskaj : Sigurisht që nëse do të zgjidhja, do të zgjidhja mjeksinë. Mjeksia për familjen tonë ishte bërë një traditë familjare.

Ajet Nuro : Si ishte kthyer mjeksia në një traditë?

Mariola Cipi Leskaj : Babai im, Spiro Çipi, kishte studiuar në Sorbonë, Francë, 10 vjet duke u diplomuar në mjeksi dhe në drejtësi për t’u bërë një nga specialistët më të mirë të mjeksisë ligjore. Këtë pasion ia transmetoi edhe vëllait tim të madh, Bardhylit që edhe ky nga ana e tij u bë një nga mjekët ligjore nga më të mirët në Shqipëri.

Ajet Nuro : Dhe pse ju zgjodhët fizikën?

Mariola Cipi Leskaj : Siç thashe, babai im ishte mjek, vëllai im ishte mjek, një mjek tjetër dukej si monopolizim i zanatit të mjekut, pra një gjë e tillë nuk lejohej.

Ajet Nuro : Çfare keni trashëguar nga babai juaj?

Mariola Cipi Leskaj :  Pas diplomimit në Francë, pasi në atë kohë nuk kishte mjeksi ligjore ne Shqiperi, ai vendos të hape një klinikë në Tiranë qe funksiononte mjaft  mire..

Gjithashtu mbaj mend se kur shkonim tek gjyshja ime në Fier (duhet të kem qenë në moshën 14-15 vjeçare, njerëzit dëgjonin dhe shpejt hapej lajmi se ka ardhur  doktor Çipi nga Tirana dhe shume njerez donin të vizitoheshin prej tij. Dhe, ndonëse ne ishim tre fëmije dhe nëna nuk punonte, babai im nuk shikonte të bënte parà por merrte diçka simbolike. Siç thashe, dëshira ime ishte të bëhesha si babai pikërisht se ai ishte një mjek i suksesshëm dhe human.. Mjafton të përmend se ai thirrej gjithandej për raste të komplikuara dhe mjekët e mirë numëroheshin me gishta.

Ajet Nuro : Pra mjeksia ishte ëndra juaj?

Mariola Cipi Leskaj : Nëse do kisha tre zgjedhje do zgjidhja mjekësi, mjekësi dhe mjekësi por në fund pashe se murit me kokë nuk i bihet dhe fillova të shikoj çfarë mund të bëj tjetër veç mjeksisë; i kisha të gjitha rezultatet shume te mira por edhe fizika nuk ishte zgjedhja ime me e preferuar..

Ajet Nuro : Dhe megjithate zgjodhe fizikën?

Mariola Cipi Leskaj : Nuk kisha tjetër zgjedhje, ishte dega që kishte më shumë perspektiva, për më tepër që në degë të tilla hyjnë ata që punojnë dhe jo të përkëdhelurit e privilegjuar. Duke studiuar vitin e parë fizikë i vura vetes si objektiv të futem në fizikë speciale (ishin dy degë, fizikë speciale dhe mësuesi). Duke patur rezultate mjaft të larta,isha e 4-ta a e 5-ta ne listen e studenteve, u pranova në fizikë speciale.  Desha fizikën speciale sepse ata që përfundonin këtë degë kërkoheshin gjithandej si në mjeksi, ne institutin e fizikës bërthamore por edhe në gjeologji, meteorologji, sizmikë dhe kudo ku futej fizika etj.

Ajet Nuro : Çfarë kujtimesh ruani nga shkolla?

Mariola Cipi Leskaj :  Ndonëse unë e dija që vija nga një familje që konsiderohej borgjeze, në shkollë, në fillim, nuk kam patur asnjë dallim nga të tjerët madje merrja pjesë në recitime dhe isha e dalluar dhe kam qenë edhe komandante çete dhe kuptohet që një rol i tillë është edhe pak politik. Dallimet fillova t’i ndiej në gjimnaz kur fillonte te ndihej lufta e klasave dhe aty e pashe vehten pak te mënjanuar dhe fillova të kuptoj realitetin në të cilin jetonim.

Ajet Nuro : Dhe pasi mbarove fizikën speciale?

Mariola Cipi Leskaj : Këtu qëndron edhe paradoksi, ndonëse ne ishim përgatitur t’i shërbenim ekonomisë nëpër institucone dhe ndërmarrje strategjike, qeveria vendosi që i gjithë grupi ynë të shkonte ne baze jashte Tiranes. Mua me caktuan ne nje fshat te Lushnjes.

Ajet Nuro : Dhe si kaluat në fshat ?

Mariola Cipi Leskaj : Në fshat  kalova një vit dhe nuk mund të ankohem, por edhe aty, kishim një deputete që n’a binte në qafë për mënyrën e veshjes dhe filluan madje të shkruanin edhe në gazeta. Unë ika nga fshati dhe për një vit ndenja pa punë. Por unë kisha mjaft prirje për gjuhë të huaja. Kështu, kam dhene provim pasuniversitar rusishten dhe frëngjishten me rezultate mjaft te mira. Kam filluar pune edhe ne  ATSH. Por, fakti që lashe fshatin si dhe origjina familjare, bënë të më pushojnë. Pastaj shkova dy vjet në Prezë si mësuese.

Ajet Nuro : Po Biblioteka e Akademise se shkencave?

Mariola Cipi Leskaj : U deshën ndërhyrje gjithandej (mamaja ime ankohej veç për mua se si vajzë më kishte pikë të dobët…) dhe mbi të gjitha duke qenë se unë njihja gjuhë dhe isha e fortë në matematike dhe fizikë (madje i gjithë grupi unë i fizikantëve u kthye në Tiranë dhe u punësuan në institucione dhe ndërmarrje të ndryshme). Kështu, fillova punë në Akademinë e Shkencave dhe të them të drejtën punoja me frikë se mos më punonin ndonjë rreng. Por kishim një rreth mjaft të mirë bashkëpunëtorësh, shumë prej tyre ishin nga familjet e nomenklaturës dhe aty punova rreth 12 -13 vjet.

Ajet Nuro : Dhe si ishte puna e bursës  për në Francë?

Mariola Cipi Leskaj : Të them të drejtën nëse nuk do ishte Teuta Çarçani dhe fakti që isha martuar me Laze Leskaj, ndoshta bursa nuk do më jepej mua. Por,  nga ana tjetër pata ndihmë edhe nga kushërira e Lazes, Vali Leskaj që që unë t’a merrja bursën. Jo se nuk e meritoja unë, por bursat vidheshin ose shkonin atje tek ata që kishin miq. Dy bursat ishin për shefen e bibliotekës kombëtare dhe shefen e librit në Akademine e shkencave që isha unë. E para ishte inxhinere dhe unë fizikante. Ndërkohë unë kisha bërë një shkollë 2-vjeçare për bibliografi po me rezultate te shkelqyera. Kjo më bënte kandidate te forte për bursën e studimit që kishte të bënte me informatizimin e bibliotekave shqiptare. Kjo eshte e verteta e pershkruar me ciltersi dhe njihem pak a shume me nje sinqeritet disi te tepruar, ndoshta edhe trashegimi familjare, po qe kurre nuk me ka penguar ne karrieren time ne Shqiperi e ne Kanada. Personat qe permenda më sipër por edhe të tjerë,  mund te quhen shpetimtare te karrieres sime dhe qe ndoshta rastesisht ose per fatin tim te mire i ndesha ne jete ne momentin e duhur.

Ajet Nuro : Kur shkuat në Paris?

Marjola Cipi Leskaj :  Në Paris kemi shkuar në fillim të marsit 1991.

Ajet Nuro : Çfare kujtoni nga Parisi?

Mariola Cipi Leskaj : Unë shkova në Paris dhe studiova me seriozitet dhe ndoqa të gjithë stazhet e ofruara. Më ndihmoi fakti që Lazja ishte me mua. Madje pasi mbarova studimet m’u ofrua një kontrate 4 vjeçare. Fakt është se mësova shumë. Mezi prisja të kthehesha në Shqipëri dhe të vija në zbatim gjithçka kisha mësuar në Paris. Por situata në Shqipëri ishte shumë e vështirë dhe njerëzit largoheshin me çdo mjet. Frika ime ishte nëse Shqipëria do më ofronte mundësinë për të punuar në fushën për të cilën isha specializuar.

Ajet Nuro : Si u lindi mendimi për të emigruar në Kebek?

Mariola Cipi Leskaj : Në Paris unë punoja, por kuptohet nuk ndihesha se do rrija gjithmonë aty. Dëgjuam se ne që flisnim frëngjisht  mund të aplikonim në Delegacionin e Përgjithshëm të Kebekut në Paris. Dhe ashtu bëmë. Paralelisht, aty u bëmë me shumë miq, madje disa prej tyre na kanë ardhur edhe këtu për të na vizituar.

Ajet Nuro : U erdhi keq që e latë Parisin?

Marjola Cipi Leskaj : Jo, ndonëse si  neve por sidomos drejtuesve të organizmit ku punoja u erdhi e papritur dhe u erdhi keq. Na sugjeruan që të rishikonim mundësinë për të ndejtur por për ne ishte e qartë, donim të ndiqnim fatin tonë në një vend ku mendonim se do të na hapeshin portat e të na prisnin pa komplekse. Dhe nuk jemi zhgënjyer asnjë herë.

Ajet Nuro : Kur keni mbrritur në Kanada?

Mariola Cipi Leskaj :  Në Kanada kemi mbrritur në datën 11 tetor 1992. Fillimi ishte i vështirë sidomos për fëmijët. “Çfarë kemi bërë, pse n’a dënoni”?- n’a thoshin. Por sot mendimi ka ndryshuar. Ne nuk e ndrojmë Montrealin as me Parisin as me ndonjë qytet tjetër në bote.

Ajet Nuro : Si e filluat jetën në Kanada?

Mariola Cipi Leskaj : Në fakt qe në Paris n’a bënë një bilanc dhe mua më thanë që ti je polivalente. Mund të punosh në sektorin biomedikal ngaqë ke studiuar fizikë, mund të punosh në informatikë dokumentare sipas specializimit në Paris dhe tek e fundit mund të punosh edhe në arsim. Doja të punoja në fushën biomedikale sepse më afronte shumë me mjeksinë dhe për të cilën bera edhe një metrizë (Master) në universitetin e Montrealit me rezultate te shkelqyera. Studiova dy vjet në kërkimet shkencore mbi Electroencefalograme en Profondeur ne Institutin Neurologique te Montréalit. Zhvillova nje logiciel ne langage C++, Madje patëm edhe vizita nga kompani private që donin ta blinin.. Por, fatkeqësisht sapo u diplomova unë, qeveria bëri shumë shkurtime në spitale e ne fondet e destinuara në kërkimet biomedikale ne vitin 1995-96.

Ajet Nuro : Çfarë u bëri t’i futeni arsimit?

Mariola Cipi Leskaj : Siç thashe, isha përballe tre zgjedhjeve, inxhinieri biomedikale, informatikë dokumentare dhe arsim. Për arsimin, ndoqëm shembullin e dy fqinjëve tanë algjerianë e ukrahinase që si burri dhe gruaja studiuan në universitetin e Montrealit dhe ju futën arsimit ne matematike..

Ajet Nuro : Ishte e thjeshtë?

Mariola Cipi Leskaj :  Jo, unë do vazhdoja përsëri provime dhe teste se pa patur për shembull CEFRAN-in per gjuhen frenge të mbyllej dosja por fatmiresisht nuk pata shume vështirësi për të kaluar nje test të tillë.

Ajet Nuro : Kur keni filluar punë tek shkolla ku jeni sot?

Mariola Cipi Leskaj :  Pasi punova me disa kontrata ne shkolla te ndryshme te Montrealit, në shkollën ku punoj edhe sot kam filluar në vitin 2000.

Ajet Nuro : Si ia dolët të bëheni mësuesja e suksesshme në një lëndë të vështirë si matematika?

Mariola Cipi Leskaj : E vërteta është se kur vendosa të bëhesha mësuese nuk ishte thjesht për të mbijetuar, por të bëja diçka me passion. Nga ana tjetër, sot mund të them se kam arritur, por fillimi si gjithandej është i vështirë sepse më është dashur të shkoj në shkolla ku vështirësia e transportit ishte kryesore, por edhe më duhet të jepja lëndë të ndryshme.. Duke dhene mesim ne klasa të përparuara përveç punës në klasë, i integrova nxënësit në konkurse provinciale dhe në shkallë kombëtare, pra në Kebek dhe Kanada dhe ne bote.. Puna dha frytet e para dhe kështu rezultatet flisnin vetë. Nga unieversiteti i Montrealit  çdo vit kam patur stazhiere me qëllim dhënien e përvojës brezit të ri. Por, kjo ka qenë edhe ndihmë për mua. Kjo më jepte mundësi të përgatisja nxënësit për konkurset e mësipërme dhe nuk bëhet fjalë për një apo dy konkurse por për  katër të tilla ne vit.

Ajet Nuro : Çfarë rezultatesh keni patur në konkurse?

Mariola Cipi Leskaj :  Qenia në krye të një grupi të përparuar dhe mundësia për të bërë diçka ndryshe më bëri t’a dua arsimin edhe më shumë. Në fillim doja të tërhiqesha sepse nuk më ngjante me arsimin që unë kisha njohur në Shqipëri dhe prinderit nuk ishin edhe aq të përfshire në ndihmën ndaj edukimit të fëmijëve të tyre.  Këtë rol, kemi arritur t’a ndryshojmë ne shkollen tone duke bërë që prindrit të interesohen gjithnjë e më shumë për suksesin e fëmijëve të tyre.  Ne konkurse nxenesit e mij jane dalluar gjithmonë në shkallë province dhe në shkallë kombëtare dhe nuk mund të flasësh vetëm me shifra ndonëse në matematikë ato janë shumë të rëndësishme. Njëri nga nxënësit e mi, Jef Kene i shkollës Lavoie mori pjesë në një konkurs dhe mori vendin e pare. Të gjithëva na erdhi si një e papritur e këndëshme dhe gëzimi që ndien është sikur të kesh të bësh me pjestarë të familjes tënde. Madje nxënësi në fjalë më kishte bërë një dhuratë, një rosak per mbesen time te vogel dhe më shkruante “Zonjë, të betohem që në matematikë, gjithçka që ti më ke kërkuar të bëj, e kam bërë”. Kuptohet që unë e kisha përgatitur fort dhe ai ishte mirënjohës për punën që kisha bërë me të.

Ajet Nuro : Nga çfarë kategorie shoqërore vijnë nxënësit që përbëjnë klasat tuaja?

Mariola Cipi Leskaj :  Nxënësit e mi janë kryesisht emigrante dhe ata janë nga familje me të ardhura modeste ose mesatare. Kam nxënës me origjinë aziatike, afrikane, ruse dhe ne pergjithesi të etur për dije.

Ajet Nuro : Ku kanë shkuar nxënësit tuaj, në çfarë profesionesh?

Zonja Çipi Leskaj mes nxënësve të saj

Mariola Cipi Leskaj :  Ata i gjen gjithandej. Një ditë në nje restorant më vjen një ish nxënësi im dhe më thotë, Zonja Leskaj, kam ndjekur keshillat tuaja, jam duke studiuar aktuariat dhe shpresoj të punoj në banka ose në kompanitë e sigurimeve. Të tjerë janë bërë mjekë inxhinierë etj.

Ajet Nuro : Duke qenë se keni përjetuar arsimin shqiptar dhe tani këtë kanadez, çfarë ndryshimi shikoni mes tyre?

Mariola Cipi Leskaj :  Sigurisht që ka ndryshime dhe ajo që unë bëj është të gërshetoj më të mirën e të dy modeleve për rezultate sa më të mira.

Ajet Nuro : Thuhet se sot sistemi i edukimit në Shqipëri po përjeton një periudhë të vështirë dhe fjala “korrupsion” është bërë pjesë e sistemit që përgatit të ardhmen e vendit. Nëse ju do ishit vendim-marrëse në Shqipëri, çfarë do të bënit që edhe edukimi atje të gjente vet-veten?

Mariola Cipi Leskaj :  Për të luftuar korrupsionin e para është ngritja e rrogave të mësuesve por edhe vlerësimi i figures së mësuesit. Ajo që unë do të ndryshoja tek mësuesit e kohës sime është ashpërsia por edhe një fare distance mes mësuesve dhe nxënësve, pra një marredhënie më miqësore mes mësuesve dhe nxënëve.

Ajet Nuro : Sa shqiptarë kishte kur keni ardhur ju?

Mariola Cipi Leskaj :  Athere nuk kishte shqiptarë dhe nuk ndiheshim aq mire. Aq sa, kur na morën ne telefon nga emigracioni për të na thënë që një familje shqiptare donte të fliste me ne, sa nuk fluturuam dhe me nxituam t’i themi “po, na lidh sa më shpejt”. Por, me kalimin e kohës, shqiptarët u shtuan në Montreal dhe kjo më ka bërë gjithemone të mendoj pse të mos krijojmë një Shqipëri të vogël këtu në Montreal. Ideja ime ka qenë që me shqiptarë të integruar mire, të dëshmojmë për zgjuarësinë, ndershmërinë, kulturën dhe dashurinë për punën e bashkatdhetarëve tanë. Kështu, kam dashur që ne më të hershmit, të ndajmë përvojën tone me të porsaardhurit me qëllim që këta të fundit të kenë informacionet e duhura dhe të evitojnë gabimet që ne mund të kemi bërë.

Ajet Nuro : Ju keni dy fëmijë të rritur që janë integruar dhe janë të sukseshëm në fushat e tyre, si ndihet nëna për këtë arritje?

Mariola Cipi Leskaj :  E çliruar. Mendo se nuk do të isha kështu e qetë e  të bisedoja me ju nëse fëmijët e mi nuk do të ishin ashtu siç janë.

Ajet Nuro : Keni ndikuar tek fëmijët?

Mariola Cipi Leskaj :  Shumë. Një mësuese e mirë, nuk mund të edukoje të tjerët, pa edukuar fëmijët e saj.

Djali i Marioles, Taulant Leskaj me bashkshorten e tij Arina si dhe vajza e vajzës, Alba

Ajet Nuro : Ju shoh gjithmonë që merrni pjesë në të gjitha aktivitetet e shqiptarëve të Montrealit (zonja ishte e pranishme edhe në takimin e parë të bizneseve shqiptare…).Pas 25-26 vitesh në Montreal, nuk jeni lodhur të merrni pjesë në aktivitetet e shqiptarëve këtu, nuk keni dëshirë të rrini mënjanë?

Mariola Cipi Leskaj :  Për mua, të rrish mënjanë, në kushtet e emigracionit, është vetvrasje. Është me të vërtete t’a çosh vehten drejt një vrasjeje shpirtërore e ndaj nuk e quaj ndonjë zgjuarësi.

 

Zonja Marjola Cipi Leskaj në qendër, në takimin e parë të bizneseve shqiptare, maj 2017

Ajet Nuro : Zonjë, do të desha t’u falenderoj për pritjen, për ndarjen e përvojës suaj me ne dhe për gjithçka qe ju dhe familja juaj bëjnë për shqiptarët dhe lartësimin e emrit të tyre

Mariola Cipi Leskaj :  Është kënaqësi për mua dhe une ju  falenderoj gjithashtu.

Voal ju fton që ta lexoni këtë histori për të dalë nga lëkura e lepurit ku jemi futur:Të frymëzohesh nga Ruby Bridges! Nga Arben Kallamata

Vajza në fotografi është Ruby Bridges. Kur ishte gjashtë vjeç ajo u bë e famshme sepse ishte e para fëmijë Afro-Amerikane që shkonte në një shkollë fillore krejtësisht për të bardhët në Jug të SHBA. Ditën e parë, kur po shkonte në Shkollën Fillore William Frantz në New Orleans (14 Nëntor 1960) ajo e pa veten të rrethuar nga një turmë racistësh të egërsuar që i ulërinin dhe i gjuanin me ç’tiu zinte dora.

Ruby Bridges shkonte në shkollë e shoqëruar nga katër oficerë të policisë federale. Njëri prej tyre, Charles Burks tregon për kurajon e vajzës përballë gjithë valës së urrejtjes: “Kishte një kurajo të papërfytyrueshme për një vajzë gjashtë-vjeçare që po shkonte në një shkollë të panjohur, e shoqëruar nga katër oficerë. Nuk e pamë një herë të qante. Madje as të psherëtinte. Ecte serbes, si ushtar i vërtetë. Ndiheshim shumë krenarë për të.”

Ditën e parë të shkollës Ruby pa se atje nuk kishte asnjë nxënës. Për shkak të saj, prindërit e bardhë i kishin tërhequr nga shkolla fëmijët. Kishte mbetur vetëm një mësuese e gatëshme për t’i dhënë mësim Rubit – Barbara Henry që s’kishte shumë kohë që kishte ardhur nga Bostoni. Ajo i dha mësim Rubit gjatë gjithë klasës së parë, ndërkohë që prindërit e bardhë vazhdonin të mos i dërgonin fëmijët në një klasë ku shkonte një vajzë e zezë.

Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, sulmet e vazhdueshme që bënin të domosdoshme praninë e katër oficerëve federalë për ta mbrojtur; kërcënimet që merrte në familje dhe faktit që i ati humbi punën për shkak të gjithë kësaj historie, Ruby vazhdoi me këmbëngulje të shkonte në shkollë. Një vit më vonë, kur u kthye për klasën e dytë, turmat e racistëve ishin shpërndarë dhe në shkollë kishin hyrë edhe nxënës të tjerë Afro-Amerikanë. Kurajoja, këmbëngulja dhe durimi i Ruby Bridges bëri të mundur suksesin e programit të parë të integrimit të fëmijëve me ngjyrë në shkollat e Jugut të Amerikës.

Sot Ruby Bridge mbush 64 vjeç.

Gëzuar Ditëlindjen, o simbol i qëndresës!

Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“ lidhur me situatën politike në Kosovë

Bisedimët në mes të Kosovës dhe Serbisë tashë e kanë arritur kulmin e përfundimit. Fatkeqësisht në këto bisedime nuk patëm përfaqësim politik sepse delegacioni i Kosovës ishte vetëm fizikisht aty sa për të plotsuar projektet serbo-ruso-turke për ndarjën e Kosovës. Duke parë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë me e renduar dhe themelët e shtetit te Kosovës janë duke u lekundur deri në shkatrrim Shoqata “Trojet e Arbrit“ lëshon këtë reagim për opinionin politikë dhe atë shqiptarë në përgjithësi:
1. Të mblidhet urgjent Parlamenti i Kosovës me një pikë të përbashkët shkarkimi i Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaqi për tradhti kombtare dhe shteterore.
2. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ta bëj urgjentishtë shkarkimin e zëvëndësit të parë të tij Behgjet Pacollit për shkak të tradhëtisë shtetërore i cili është duke punuar haptas për coptimin e Kosovës.
3. Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës urgjentisht ta bëjn burgosjen e bashkpuntorit të Stanishiqit Baton Haxhiu i cili në menyrë të hapët po bën thirrje publike për coptimin dhe ndarjen e Kosovës dhe dhenjen e saj Serbisë gjithashtu me një vendim të veçantë duhet të bëhet mbyllja e të gjitha mediuemeve Publike që udhëheqë bashkpuntori i Stanishiqit Baton Haxhiu.
4. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta ndalë veprimtarinë e Sorrosit në Kosovë dhe të Agjensisë turke Tika.
5. Ftojmë popullinë shqiptarë kudo që është të jetë vigjilent këto ditë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë më e rendë se sa që është tash në Kosovë. Gjithashtu ju bëjmē me dije se së shpejti do ta themelohet një Levizje e madhe politike pro Amerikane, dhe do te vihetë në levizje forca shqiptare, për ndalimin e përpjekjeve të politikaneve tradhtarë që haptas po punojnë që Kosova ti rikthehët Serbisë.
Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“Nue Oroshi Kryetar

Telegram ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e vdekjës së historianit Mehmet Gjoshaj

E nderuara Familja Gjoshaj;

Të nderuar intelektuale dhe intelektual shqiptarë kudo që jeni;

Sot morëm një lajmë të papritur i cili na shtangi dhe shokoj të gjithë ne intelektualëve që e njohëm dhe punuam kohë të gjatë me historianin,atdhetarin dhe studiuesin Mehmet Gjoshaj. Mehmet Gjoshaj që nga themelimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit “e deri me sot nuk është ndalur asnjëherë duke na përkrahur qoftë në aspektin e përgatitjes së studimeve shumë të vlefshme qoftë në aspektin organizativ por edhe në aspektin këshilldhënës. Mehmet Gjoshaj i takon plejadës së atyre historianeve i cili u angazhue që me forcën e argumentit shkencorë ta shkruaj historinë. Ishte një intelektualë shumë i thjeshtë i cili edhe pse kishte botuar dhjetra punime shkencore dhe disa libra mjaftë me vlerë për historinë tonë shqiptare ai asnjëherë nuk krenohej me punën e tij por punonte pa ndërprerë. Edhe në Javën e “Trojeve të Arbrit” që mbajtëm para disa ditësh historiani Mehmet Gjoshaj shkëlqeu me punimet e tij të pergaditura me një kompetencë të lartë shkencore.

E nderuara Familje Gjoshaj,

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”ju shprehim ngushllime nga thellsia e shpirtit për humbjen e babait,bashkëshortit, vëllait tuaj Mehmet Gjoshaj. Ju humbët antarin tuaj të familjes ndërsa Shoqata “Trojet e Arbrit” humbi njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë. I jemi falendërues për jetë të jetës për punën shkencore dhe atdhetare që bëri historiani Mehmet Gjoshaj. Ai me forcën e argumentit shkencor zbardhi shumë ngjarje historike e sidomos ishte një studiues i pashoq i ngjarjeve dhe temave të rralla historike i cili i studionte dhe i bente një analizë të thellë historike. Historianin dhe atdhetarin Mehmet Gjoshajn do ta kujtojmë për jetë të jeteve për punën e tij me përkushtim të pashoq që bëri gjatë tërë jetës së tij. Shpirti i tij pushoftë në paqë! I qoftë i lehtë dhe i Shqiperisë Etnike.

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “ju ngushllojmë

Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Dr.Sc.Besim Morina Nënkryetar

Shoqata “Trojet e Arbrit”: “Punoni ngadalë e punimet kryeni shpejt”

Njoftim

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit ” në javën e “Trojeve të Arbrit “nga 27 Korriku e deri më ,1 Gusht 2018 i mbajti tri sesione shkencore dhe akademi. Ky vitë ishte viti me i frytshëm prej themelimit të Shoqatës “Trojet e Arbrit.”Por për tu kompletuar frytëshmeria plotësisht si tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë duhet të bëjmë edhe botimin e tri librave të radhës. Meqë ne ecim me hapa të shpejtuar dhe motoja jonë për studiuesit pjesëmarrës është : “Punoni ngadalë e kryeni punimet shpejtë!”, i ftojmë të gjithë studiuesit që kanë marrë pjesë me ligjeratat e tyre, në këto tri sesione shkencore, që deri më datën 30 shtator 2018 t’i dergojnë punimet e tyre për botim. Po ashtu ju bëjmë me dije studiuesve që punimeve të tyre t’iu kushtojnë rëndesi në aspektin gjuhësor dhe ta bëjnë lekturimin e punimeve të tyre, në mënyrë që mos të humbasim mijera orë punë në korigjime gjuhësore dhe letrare.Punimet që vijnë me vonesë do të lihen që të botohen në edicionet e ardhshme të Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Punimet mund ti dergoni në këtë email adresë: nue_oroshi@yahoo.de Njeherit Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit” falënderon të gjithë studiuesit pjesëmarrës në të tri sesionet shkencore, falënderon mjetët e informimit që ju kushtuan rëndësi të veçantë ketyre tri sesioneve shkencore pa harruar që ti falënderojmë donatorët tanë të cilët kontribuan financiarisht që Java e “Trojeve të Arbrit” të përmbyllet në mënyrë madhështore.

 Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“ Trojet e Arbrit“

24 Gusht 2018

Shoqata “Trojet e Arbrit” – Urim me rastin e festës së Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit Shoqata “Trojet e Arbrit “uron të gjithë besimtarët shqiptarë islam që këtë festë ta kalojnë në paqe, harmoni dhe bekim nëpër familjet e tyre. Një urim i veçantë për të gjithë studiuesit shqiptarë anë e kënd Trojeve Arbërore që me përkushtimin më të madh katërmbëdhjetë vjet janë duke punuarë që shkenca dhe kultura shqiptare të shkojnë përpara në të gjitha aspektët.Edhe pse jemi në një kohë të trazuar dhe rrethanat politike në botë janë duke u veshtirësuar dita -ditës shqiptarët pa dallim feje ,krahine apo ideje duhet ta ruajnë bashkëjetesën e përbashkët siç e kanë ruajtur shekuj me radhë. Urojmë që festat tona të bëhen ura komunikimi dhe bashkëpunimi ndervllazërorë.
Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit “festën e Kurban Bajramit ju uron Nue Oroshi Kryetar

LDSHM është kundër çdo marrëveshjeje që bëhet për të ardhmen e IRJM pa zgjidhjen e statusit shtetformues të shqiptarëve

LDSHM fton diasporën dhe qytetarët shqiptarë në IRJM për bojkot të referendumit për marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit të IRJM! Kjo, duke u bazuar në argumentet në vijim:

1. Formulimi i pyetjes është bërë i tillë që le te (keq) kuptohet se, në fakt, po votohet pro ose kundër integrimeve në NATO dhe BE ndërkohë që nën rrogoz imponohet votimi i një marrëveshjeje të dëmshme për shqiptarët.

2. E gjithë fushata për referendum zhvillohet në kushtet e një presion te paparë, me një gjuhë kërcënuese dhe shantazhiste, gjë që nuk i ngjason me një fushate për referendum ku qytetaret janë të lire të shprehin vullnetin e tyre, por me një propagande të egër të një regjimi diktatorial, në të cilin votohet nën dhunë psikologjike.

3. Në marrëveshjen për emrin e IRJM, duke lejuar abuzimin (e pjesshëm) për përdorim të brendshëm me emrin e shtetit, dhe abuzimin (e plotë) të emrit të maqedonasve antik, sllavo maqedonasve u lejohet përvetësimi i territoreve dhe shtetit, te cilit i jepen vetëm atribute sllave (neni 1, pika a, b, c dhe d si dhe neni 7, pika 3) duke injoruar ekzistencën e shqiptarëve, dhe duke iu privuar atyre të drejtën mbi territoret dhe shtetin ku jetojnë, identitetin dhe gjuhën e tyre .

4. Po manipulohet hapur me ndjenjat properëndimore dhe pro euro integruese të shqiptarëve për të imponuar një marrëveshje që vulos trajtimin e tyre si qytetarë të rendit të dyte, duke konsumuar mundësinë e pregaditjes së një marrëveshjeje që nuk do të kontestohej nga shqiptarët për zgjidhjen e kontestit për emrin në mes të Greqisë dhe IRJM.

LDSHM thekson se fuqimisht përkrah çdo lloj marrëveshjeje që zgjidh pa dhunë kontestet ndërmjet shteteve dhe popujve ne Gadishullin Ilirik, si dhe vlerëson rolin dhe angazhimin e pazëvendësueshëm të SHBA dhe BE ne këtë drejtim. Shqiptarët kudo që jetojnë kanë qenë dhe janë miqtë më të mëdhenj dhe të padiskutueshëm të këtyre shteteve. Ne vazhdojmë të japim përkrahjen e pakushtëzuar për çdo proces të iniciuar dhe përkrahur nga demokracitë perëndimorë. Por LDSHM është kundër asaj që forca destruktive, vazhdimësi e sistemit të kaluar, së bashku me përfaqësues politik të kapur, dhe të zhytur në krim, të keqpërdorin këto nisma dhe këto marrëveshje, duke u shprehur ne emër te SHBA dhe BE, për të shtyrë projekte në dëm të shqiptarëve.

Përpjekjet tona për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, përfshirë këtu ftesën për të mos votuar marrëveshjen për emrin në dëm të shqiptarëve, në asnjë mënyrë nuk nënkupton përkrahje agjendave dhe interesave ruse në këtë pjesë të rajonit apo shpallje lufte integrimeve euroatlantike.

LDSHM është kundër çdo marrëveshjeje që bëhet për të ardhmen e IRJM pa zgjidhjen e statusit shtetformues të shqiptarëve me ndryshime të paevitueshme kushtetuese.

Çdo shmangie nga kjo len hapësirë për ri aktualizim të sigurt të një konflikti ndëretnik në të ardhmen.

Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon në Lezhë Konferencën: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu heroi kombëtar i shqiptarëve” – Nga Entela Binjaku

 

Viti 2018 njihet edhe si “Viti i Skënderbeut” pasi përkon me  550-vjetorin e  (vdekjes) së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Me këtë rast një mori aktivitetesh janë parashikuar të mbahen gjatë gjithë vitit në Shqipëri e Kosovë por edhe në të gjitha viset ku ka aktivizëm shqiptar.

Shoqata “Trojet e Arbrit” që numëron në radhët e saj mbi 150 intelektualë shqiptarë ka nisur të mbajë një javë aktivitetesh që do të përfundojnë në Gjakovë më 1 gusht.  Kjo javë kulmoi ditën e djeshme më 28 korrik 2018 në Lezhë, me Konferencën Mbarëkombëtare me temë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu heroti kombëtar i shqiptarëve”. Në këtë konferencë të mbajtur në mjediset e Hotelit “Liss” morën pjesë dhe referuan historianë nga Shqipëria, Kosova e diaspora si dhe miq e mbështetës së kësaj shoqate.

Konferenca ishte konceptuar e ndarë në dy pjesë: pjesa kushtuar historisë dhe pjesa e dytë i kushtohej letërsisë dhe  antropologjisë kulturore. Aktiviteti u çel me himin kombëtar, më tej me interpretimin e poemës së njohur  Ernest Koliqit “Kënga e Kapidan Markut” nga Martin Dedaj i shoqëruar nga tingujt e fyellit të një instrumentisti popullor.

Drejtuesi i shoqatës Nue Oroshi  e deklaroi të hapur këtë aktivitet përmes fjalës së tij të mirëseardhjes.  Disa ditë më parë i ftuar në TVSH ai pohoi disa nga faktet e aktivitetit 14 vjevar të shoqatës e cila ka në themel të punës së saj njohjen e fakteve historike, hedhjen dritë mbi figura të lëna në hije të kombit si dhe rehabilitimin e të tjerave që nuk i kanë shpëtuar trajtimit të njëanshëm nga historiografia shqiptare etj.

Kumtesa e parë me titull “Roli përbashkues i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut” e mbajtur nga prof. Dr. Gjon Berisha nisi dhe këtë ditë konference.  Në këtë edicion kishin dërguar punimet studimore që u lexuan për të pranishmit, Mina Skafte Jensen e cila kishte  temën me titull: “Skënderbeu i Marin Barletit midis krijimtarisë gojore dhe letërsisë”, Dr. Michael Schmidt-Neke: Gjergj Kastrioti Skënderbeu tek studiuesit gjermanë” etj.

I pranishëm në këtë edicion XV ishte dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Fran Frrokaj i cili nga ana e tij falëndëroi pjesëmarrësit që kishin zgjedhur këtë qytet  për Konferencën duke shprehur edhe njëherë mbështetjen që Bashkia jep për të gjitha aktivitetet  që kanë në qendër respektimin e figurave të ndritura të kombit.

Në kuadër të kësaj jave aktivitetesh, shoqata mbajti në  Prizren një Akademi shkencore kushtuar prof. dr.  Muhamet Shatrit. Intelektuali dhe profesori Muhamet Shatri e ka drejtuar Shoqatën për 12 vjet dhe më 31 Korrik 2016 ai dha dorëheqjen e parevokueshme. Kuvendi  zgjodhi në cilësinë e kryetarit një tjetër intelektual aktivist  të rëndësishëm të çështjes kombëtare Nue Oroshin. Tashmë në cilësinë e kryetarit të Nderit të saj ditën e djeshme  prof. Shatri mbajti kumtesën:“Shqiptarët në Amerikë për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun me rastin e 500 vjetorit të vdekjes (1968)” ku solli të dhëna të rendësishme mbi punën që diaspora shqiptare në Amerikë ka bërë për këtë figurë të kombit. Sërish në kuadër të kësaj jave aktivitetesh, në datën 27 korrik në lagjen “Dukagjini” në Klinë u mbajt një manifestim solemn kulturor i titulluar “Roli i odave shqiptare në shërbim të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës”. Ky aktivitet u mbajt në shtëpinë e veprimtarit e publicistit Tomë Mrijaj, ku edhe u zbulua  pllaka përkujtimore në të cilën  shkruhet: “Në këtë shtëpi gjatë viteve ’90-ta janë mbajtur tubime dhe veprimtari të shumta në shërbim të kauzës për lirinë e Kosovës”, Klinë Korrik 2018. Kjo pllakatë është punuar nga “Gurëgdhendësi Pepi” në Klinë.  Para se të niste aktiviteti të pranishmit nderuan me një minutë heshtje të gjithë ata që dhanë jetën për kauzën kombëtare për Liri, Demokraci dhe Pavarësi të Kosovës. Ky nderim ju kushtua edhe veprimtarit të shquar të kauzës  të ndjerit Adem Demaçi i cili ndërroi jetë një natë para këtij organizimi. Ditën e djeshme në konferencë z. Mriaj mbajti kumtesën me titull : Kryetrimi i Arbërisë, Gjergj Gjon Kastrioti 1405-1468” ku ai solli fakte me rëndësi nga e kaluara e jetuar në fëmijërinë e tij. Roli i mësuesve shqiptarë vecanërisht i mësuesve të gjuhës shqipe për krijimin e ndërgjegjes kombëtare në kushtet e regjimit represiv serb dhe të presionit  të shërbëtoreve të tij,  ka qenë mjaft i cmuar. Mriaj solli në kujtesë sesi në mësuesit i mësonin të dinin secili nga së paku tri vjersha për Skënderbeun dhe në mënyrë të detyrueshme poezinë e Naim Frashërit “ Krujë o qytet i bekuar”.

Publicisti, studiuesi Tomë Mriaj është autor i 7  librave, ndër të cilët i fundit që ka njohur dritën e botimit është “Don Anton Kçira, në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”.  Në parathënien e librit citohet se vitin që vjen do të përgatitet një simpozium kushtuar këtij atdhetari të palodhur ku pritet që intelektualë shqiptarë të paraqesin kumtesat e tyre. Tomë Mriaj është anëtar i kryesisë së Federatës Vatra në Boston dhe prej vitit 1982 është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit në mërgim.

Një tjetër punim interesant i mbajtur ditën e djeshme ishte punimi me autor Martin Dedaj që hidhte dritë mbi ekzistjën e një flamuri të vjetër shqiptar me mbishkrimin “Mirëdita” i ngjashëm me flamurin e Kastriotëve, flamur që daton më shume së 150 vjet e që ende ruhet nga një familje mirditore. Autori doli edhe në thirrjen që ky simbol i rëndësishëm kulturor të merret në kujdes dhe të zërë një vend siç e meriton në Muzeun Historik Kombëtar.

Brezi më i ri i studiuesve shqiptarë u paraqit ditën e djeshme me kumtesat e autorit nga Kosova  Agon Rrezja që foli mbi “ Popullsinë arbërore gjatë epokës së GJKS.”, Kristjana Gjinit që foli mi mënyrën sesi e ka parë këtë figurë historiografia greke etj. Të tjerë studiues sollën fakte mbi literaturën zvicerane apo mbi mënyrën sesi u kanë trajtuar autorët skandinavë apo danezë Skënderbeun nga shekulli XVI e deri më sot etj. Pjesa e dytë e konferencës ju kushtua vendit që Gjergj Kastrioti zuri në letërsinë dhe folklorin tonë burimor.

Në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet Muzeu Kombëtar me emrin ”Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” – Nga NUE OROSHI

Fjala e mbajtur në sesionin Shkencor të mbajtur në Lezhë më temën ’’Gjergj Kastrioti -Skënderbeu Heroi Kombëtar i Shqiptareve’’ më, 28 Korrik 2018.

 

Të nderuar pjesëmarrës ;

Të nderuar studiues dhe studiuese nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe atdhetare;

I nderuar kryetar i Bashkisë së Lezhës Heroike, zotëri  Fran Frrokaj;

Ne shqiptarët kudo që gjindemi jetojmë dhe veprojnë nëpër të gjitha Trojet Arbërore Këtë vit kemi një festë të madhe kombëtare pra,kemi 550 vjetorin e heroit tonë më të madhë shqiptarë gjatë gjithë historisë sonë. Kemi kalimin në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, politikanit, luftëtarit, strategut dhe burrshtetasit të shtetit shqiptarë . Toka arbërore është një tokë ku në qiellin, dheun, detin dhe ajrin e saj janë të gërshetuara kryqëzimet histroike në mes të perëndimit dhe lindjës dhe këto kryqëzime historike ka shumë shekuj që janë duke bërë luftë me njëra- tjetrën se kah duhet të shkoj orjentimi i shqiptarëve në shekujt e ardhshëm.

Këto kryqëzime historike në mes perëndimit dhe lindjës edhe sot e kanë një luftë të pashpallur me njëra -tjetrën, ku në një anë kemi konceptin e orjentimit kastriotas apo konceptin perëndimorë të orjentimit të shqiptarëve kurse nga ana tjetër e kemi konceptin lindorë i cili shpeshherë me veprimet e nëntokës së saj është duke i dëmtuar deri në palcën ashtërore Trojet e Arbrit. Në këtë fjalë të hapjes  së këtij seisoni shkencor nuk do të flasë për historinë e heroit tonë Gjergj Kastriotit sepse këtë do ta thoni ju të ndëruar gjatë prezentimit të studimeve që do t’i bëni, por lufta kombëtare që ka bërë Gjergji i Kastriotëve është pranuar nga të gjitha shtetët perëndimore dhe në këtë periudhë kohore (1443 -1468) ka qenë edhe udhërrefyese për shumë shtete të Evropës mesjetare se si duhet luftuarë për pengimin e dominimit të aziatizmit në tokat shqiptare.

Betejat e fituara të Gjergj Kastriotit kundër dy sulltanëve më të medhenj të kësaj perandorie pikërisht kur kjo perandori ishte në fazën më të madhe të lulzimit tregon qartë se Gjergj Kastrioti kishte një strategji që rrallë ndonjë prijës mesjetarë e kishte.

Lufta Kastriotase ishte dhe mbeti një luftë shembull se si vdiset për moslenjen e atdheut në robëri, se si është e mundeshme të bashkohën prijësit shqiptarë në një flamur të përbashkët, dhe këtë verpim uniteti nuk e kishte arritur asnjëherë asnjë prijës i Principatave shqiptare me herët. Kastriotizmi si koncept kombëtarë dhe politikë është mbetur i gjallë dhe vazhdon të jetoj edhe me tutje në Trojet e Arbrit për  kundër faktit se gjashtë shekuj robëri aziatike dhe karpatiane  e kanë bërë të vetën dhe mos të habitemi edhe në këtë 550 vjetor kur degjojmë zëra apo krrokama shpirt shiturish apo tregtarë flamujsh që nderrojnë lekurën ,gjuhën dhe kombin sa herë t’iu afrohet një grushtë  monedhash.

 

Të nderuar të pranishëm,

Sot, Shoqta ’’Trojet e Arbrit ’’ mbanë sesionin e 15 të rregulltë shkencorë pikërishtë në Lezhën heroike dhe të 17 sesion shkencorë ku ka mbajtur edhe 8 akademi shkencore duke botuar deri me tani 16 vepra enciklopedike të historisë shqiptare me 10055 faqe material shkencorë, ku me punimet e tyre gjatë këtyre 14 viteve kanë botuar mbi 300 studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Por të flitet për 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe të mos mirrët asnjë iniciativë konkrete nuk është e ndershme për fisnikërinë e Gjeneratës tonë që do të na ndien për ligësi gjeneratat e reja që do të vijnë pasë nesh.

Prandaj sot në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës ’’Trojet e Arbrit’’ kam dy propozime. Pasi që Prizreni njihet historikisht si qytet ku ka qenë qendra e zotërimeve të Kastrioteve dhe ponjashtu njihet edhe fakti historik që Gjergj Kastrioti -Skënderbeu pasi që ishte kthyer përfundimisht për t’i sherbyer atdheut nga Beteja qe ishte zhvilluar në afërsi të Nishit në mes të Perandorisë Osmane dhe Janosh Huniadit ,Gjergj Kastrioti me besnikët e tij luftëtaret shqiptarë kishte kaluar nëpër Fushën e Kosovës dhe disa ditë kishte qëndruar në Kalanë e Prizrenit pastaj kishte kaluar në Dibër dhe ku përfundimisht ishte kthyer në Krujë.

Propozimi i parë është që në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet Muzeu Kombëtarë me emrin ” Gjergj Kastrioti- Skënderbeu’’.Kurse propozimi i dytë është që në  pjesën e qytetit të Prizrenit, duke filluar nga Shadërvani e deri tek porta e Kalasë së Prizrenit aty ku është vendi me i përshtatshëm  që ta sheh të arsyeshme Këshilli Organizues që do të formohet mënjëherë pas përfundimit të këtij sesioni shkencor të vendosët Lapidari i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Këtë e ndihmon edhe më shumë fakti se tri qendrat shqiptare: Tirana,Prishtina dhe Shkupi e kanë Gjergj Kastriotin Skënderbeun në qytetet e tyre por kanë mbetur të shkapërderdhura nga njera- tjetra në mungesë të një lapidari të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren.

Bartëse e këtij projekti kombëtar do të jetë Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ’’Trojet e Arbrit ’’ dhe menjëherë pas përfundimit të këtij sesioni shkencor do ta fillojmë konkretizimin e realizimit të këtij projekti kombëtarë.

Të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinjë;

Në fund të  këtij sesioni shkencor ku janë të mbledhur studiueusit shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare i uroj punë të mbarë. Kombi nuk ndërtohet vetëm duke punuar dy orë në vit por ndërtohet duke punuarë cdo ditë e nga shumë.

 

Uroj që  projekti i papërfunduar i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut për një Arbëri Etnike të realizohet shumë shpejtë dhe ky projekt realizohet vetëm atëherë kur ne shqiptarët kudo ku jemi ta çlirojmë vetvetën nga mendimet e gabuara të së kaluarës, por të krijojmë mendimin dhe veprimin intelektualë shqiptarë ku me një projekt të përbashkët kombëtarë pa dallim feje, krahine apo ideje ta bëjmë Arberinë Etnike në një shtet të përbashket ku i thuhet bukës -buk e ujit- ujë.

Na u priftë e mbara!

Fjala e mbajtur nga Mr.sc.Nue Oroshi në sesionin Shkencor të mbajtur në Lezhë më temën ’’Gjergj Kastrioti -Skënderbeu Heroi Kombëtar i Shqiptareve’’ më, 28 Korrik 2018.