VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NË MINI-TURIN EUROPIAN ZONJA E PARË E SHBA PROMOVON ARSIMIN EDHE DIPLOMACINË PËRMES VESHJEVE

By | June 16, 2015

Komentet

Rusia dhe talebanët mbajnë bisedime në Moskë

Moskë

I dërguari special i Rusisë për Afganistan, Zamir Kabulov, sot zhvilloi bisedime me krerët e talebanëve afganë në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i talebanëve mbërriti në kryeqytetin rus disa ditë pasi SHBA papritmas hoqën dorë nga negociatat e paqes me grupin.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më parë u shpreh se bisedimet e paqes me talebanët janë “të vdekura” pasi anuloi një takim të planifikuar me talebanët, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e fundit në Kabul, në të cilin humbën jetën një duzinë njerëz, përfshirë edhe një anëtar të shërbimit amerikan.

“Delegacioni është në Moskë. Ne tashmë jemi takuar me të dërguarin presidencial rus për Afganistanin, Zamir Kabulov, për të diskutuar ngjarjet e fundit në lidhje me procesin e paqes afgane”, u tha gazetarëve zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen.

Rusia, megjithatë, shpresonte se bisedimet e paqes midis SHBA-ve dhe talebanëve janë të “pezulluara”, e jo “të vdekura”, pasi Moska e konsideron marrëveshjen mes SHBA-ve dhe talebanëve si një “hap të rëndësishëm” i cili do t’i hapte rrugën pajtimit kombëtar dhe zgjidhjen gjithëpërfshirëse të krizës afgane.

Kanadaja arreston një zyrtar të inteligjencës

Fotografi ilustruese.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Cameron Jay Ortis, drejtor i përgjithshëm i njësisë së inteligjencës në Policinë Mbretërore të Kanadasë, doli para gjykatës për t’u përballur me akuzat.

Prokurorët thanë se Ortis po abuzohet për posedim, ruajtje dhe përpunim të informacionit të klasifikuar, me qëllim që këtë informacion ta ndajë me një entitet të huaj.

Media kanadeze, Globe and Mail raportoi se njëri prej rasteve të profilit që Ortis kishte punuar ishte hetimi lidhur me atë se nëse paratë e rastit të madh të korrupsionit rus – që fillimisht ishte zbuluar nga avokati Sergei Magnitsky – ishin dërguar në Kanada.

Bill Browder, kreu i Hermitage Capital, që kishte punësuar Magnitskyn, ka shkruar në Twitter se arrestimi i Ortis ishte lajm “i pabesueshëm”.

Magnitsky vdiq në një burg rus më 2009, pasi kaloi 11 muaj në paraburgim.

Ortis raportohet se në muajin gusht kishte mbikëqyrur rastin e mashtrimit prej 230 milionë dollarësh, që dyshohet se ishin marrë nga fondi i investimeve të Browder në Rusi.

Megjithatë, ende është e paqartë nëse arrestimi i tij ka lidhje me punën në rastin Magnitsky.

Mercedes Stephenson, kryeredaktorja e gazetës Global News, tha në rrjetet sociale se “Ortis kishte pasur qasje në këto informacione: identitetet e policëve kanadezë që punojnë në mënyrë sekrete dhe po ashtu identitetet e agjentëve kanadezë që punojnë brenda dhe jashtë vendit”.

“Ka shqetësime serioze lidhur me atë nëse identiteti i këtyre persona është kompromentuar”, shkroi ajo.

Sipas mediave në Kanada, inteligjenca amerikane kishte njoftuar Otavën se Ortis po ofronte informacione të klasifikuara.

Nëse ai dënohet për akuzat që e rëndojnë, mund të dënohet deri me 37 vjet burgim.

Presidenti i Filipineve fton qytetarët të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar

Presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte ftoi qytetarët të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar

Presidenti gjithashtu i bëri thirrje Filipinasve të rrahin zyrtarët e korruptuar që hasin, raporton Manilla Bulletin, me gjithë pasojat e mundshme shkatërruese për ligjin dhe rendin.

“Nëse paguani një taksë, një tarifë ose merrni një certifikatë, dhe zyrtarët kërkojnë ryshfet, goditni ata. Nëse keni armë, mund t’i qëlloni, por mos i vrisni, sepse gjatë procedurave nuk mund të merrni falje, “tha presidenti.

Ai shtoi se ata që e bëjnë këtë nuk do të dërgohen në burg, por vetëm do të ndëshkohen rëndë fizikisht.

Rebelët huthi, sulm në rafinerinë e naftës në Arabinë Saudite

Dronë që thuhet se janë drejtuar nga rebelët huthi të Jemenit, sulmuan objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite dhe një fushë të madhe nafte të kompanisë Aramco të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar një zjarr të madh në një nga rafineritë më të rëndësishëm për furnizimet globale me naftë.

Nuk është e qartë nëse kishte ndonjë viktimë në sulmet në fushat e naftës Buqyaq dhe Khurais, apo çfarë efekti do të ketë ky sulm në prodhimin e naftës në mbretëri.

Videot në internet, siç duket, të xhiruara në Buqyaq përfshijnë zhurmën e armëve në sfond.

Tymi dhe flakët mund të shiheshin nga larg në objektin Abqaiq të përpunimit të naftës.

Ministria e brendshme saudite tha përmes një deklarate se zjarret filluan pasi objektet ishin “në shënjestër të droneve. Agjensia Shtetërore saudite e Shtypit tha se po kryet një hetim lidhur me sulmin.

Kompania Saudi Aramco e përshkruan objektin e tij të përpunimit të naftës Abqaiq në Buqyaq si “impiantin më të madh të naftës së papërpunuar në botë”.

Objekti përpunon naftën dhe më pas e transporton atë në pikat e transportit në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq. Llogaritet se ky impiant mund të përpunojë deri në 7 milion fuçi naftë në ditë.

Kina, tjetër gjest i vullnetit të mirë në tregtinë me SHBA

Kina bëri të enjten një tjetër gjest të vullnetit të mirë në mosmarrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar se po shihte mundësinë për të blerë mallra bujqësore amerikane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Kineze Gao Feng tha se Kina i mirëpret gjestet e vullnetit të mirë nga ana e administratës Trump, dhe se Kina shpreson që dy palët do të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për negociatat tregtare.

Të enjten, Kina njoftoi se po shihte mundësinë për të blerë mallra bujqësore nga SHBA, si mishi i derrit dhe soja.

Presidenti Donald Trump thotë se ai po e shtyn vendosjen e tarifave prej 250 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze si një “gjest i vullnetit të mirë”. Ai thotë se Kina e kërkoi shtyrjen me rastin e 1 tetorit, 70 vjetorit të ditës kombëtare.

Rritja e tarifave nga 25 në 30 për qind duhet të hynte në fuqi ditën e parë të tetorit, ndërsa tani është shtyrë për më 15 tetor.

Njoftimi i Presidentit Trump vjen pas deklaratës së bërë nga Kina të mërkurën, se do të përjashtojë një pjesë të vogël të produkteve amerikane nga raundi tjetër i sanksioneve të vendosura prej saj që duhet të hynin në fuqi më 17 shtator.

“Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, mendoj se ishte mirë për ta, ata i hoqën. Po, mendoj se ishte një gjest. Ishte një hap i madh, njerëzit u habitën. Unë për vete nuk u habita. Por mua më takon të merrem me ta. Unë i njoh dhe më pëlqejnë ata; pra shpresoj se mund të bëjmë diçka”, tha Presidenti amerikan Donald Trump.

Bisedimet tregtare të cilat pritet të hapen muajin tjetër në Uashington janë të parat midis dy vendeve që nga korriku.

Presidenti Trump ka akuzuar prej kohësh Kinën për vjedhje të pronës intelektuale dhe manipulimin e monedhës, për t’i bërë produktet e saj më të lira se produktet amerikane në tregun botëror.

Kina thotë se politikat tregtare amerikane kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë e saj për të konkurruar. za

Facebook pezullon faqen e Netanjahut për shkak të gjuhës së urrejtjes

Facebook-u njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë.

Nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej: ”nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”. Postimi shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Zoti Netanjahu e mohoi të ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit Netanjahu po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër. za

Oksford kryeson listën e universiteteve më të mira në botë

Universiteti i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë.

Vlerësimet vjetore të realizuara nga revista, Times Higher Education kanë renditur universitetin amerikan, Instituti i Kalifornisë për Teknologji në vendin e dytë si dhe Universitetin Kembrixh në të tretin.

Mirëpo kësaj here është paralajmëruar se universitetet në Britani janë “duke pasur vështirësi për të ruajtur vendin e tyre” kundrejt rivalëve globalë.

Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropë.

Universitetet amerikane vazhdojnë të dominojnë në renditje botërore pasi shtatë prej tyre gjenden në listën e 10 institucioneve të më të mira.

Sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart më të shpejti në listën e këtij viti.

Uji radioaktiv në Fukushima do të shkarkohet në Oqeanin Paqësor

Ministri i Mjedisit i Japonisë, Yoshiaki Harada, tha se Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (Tepco) do të duhet të shkarkojë ujin radioaktiv në centralin bërthamor Fukushima direkt në Oqeanin Paqësor.

Sipas lajmit të Japan Times, Harada në një konferencë për media ka bërë të ditur se “shkarkimi në det është alternativa e vetme” për ujin radioaktiv të depozituar në tankerët e centralit bërthamor Fukushima, i cili u dëmtua gjatë tërmetit dhe cunamit në vitin 2011.

Në takimin ku Harada ka diskutuar veprimet e tij përpara ndryshimit të kabinetit të planifikuar për t’u kryer në Japoni nesër, ai ka njoftuar se qeveria e Japonisë do ta diskutojë shkarkimin e ujit radioaktiv në det dhe se ai vetëm ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë ministri japonez nuk ka bërë deklaratë për çështjen se sa ujë radioaktiv është e nevojshme që të shkarkohet në det.

Tepco ka mbledhur më shumë se një milion ton ujë radioaktiv, i cili ka dalë nga tubacionet e ftohjes që pas fatkeqësisë që shkaktoi tërmet dhe cunami në vitin 2011. Sipas kompanisë, në tankerët që ndodhen në central nuk do të ketë më vend për ujin radioaktiv deri në vitin 2022.

Ndërkohë theksohet se zyrtarët e Tepco nuk kanë bërë komente lidhur me deklaratën e ministrit Harada.

Tërmeti 9 ballë dhe cunami i formuar më pas më 11 mars në Japoni, shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushima. Si pasojë u dëmtuan 3 nga 4 reaktorë bërthamor në central, ku dhe dhjetëra mijëra persona mbetën të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të rrjedhjes radioaktive.

Vlerësohet se do të zgjasë për dekada vendosja nën kontrollin e plotë të rrjedhjes dhe likuidimit të termocentralit. aa

Varrezë e improvizuar me çanta shkolle për fëmijët e vdekur në luftëra

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka improvizuar një varrezë para selisë së OKB-së në New York me 3.758 çanta shkolle për çdo fëmijë të vdekur si pasojë e konflikteve dhe luftërave vitin e kaluar, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së liderëve botërorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka improvizuar një varrezë para selisë së OKB-së në New York me 3.758 çanta shkolle për çdo fëmijë të vdekur si pasojë e konflikteve dhe luftërave vitin e kaluar, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së liderëve botërorë. ( Vural Elibol – Anadolu Agency )

Kopshti i selisë së OKB-së, ku liderët botërore do të takohen në javën e fundit të shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme, është shndërruar në varrezë të improvizuar me çanta shkolle për tërheqjen e vëmendjes drejt vdekjes së fëmijëve.

Përmes këtij aktiviteti, liderëve botëror iu bë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve.

Drejtoresha e UNICEF-i, Henrietta Fore, tha në një deklaratë se çanta e shkollës, e cila çdo herë simbolizon shpresë, kësaj radhe u shndërrua në varr për të tërhequr vëmendjen për fëmijët që vdesin në konflikte dhe luftëra.

Sipas të dhënave të OKB-së, 12 mijë fëmijë vitin e kaluar humbën jetën, u plagosën apo u gjymtuan në zonat e konflikteve dhe luftërave.

Kristalina Georgieva, e vetmja kandidate për shefe të FMN-së

Kristalina Georgieva, nga Bullgaria, është kandidatja e vetme për postin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Udhëheqësja e deritanishme, Christine Lagarde, ka dhënë dorëheqje nga posti për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane.

Kandidatura nuk pranohen më, tha të hënën FMN-ja, për të shtuar se bordi i saj ekzekutiv do të zhvillojë tani intervista me Georgievan.

Georgieva ka shërbyer nga viti 2017 si zyrtare kryesore ekzekutive në Bankën Botërore.

FMN-ja synon të emërojë pasardhësen e Lagardes deri më 4 tetor.

Lagarde do të largohet zyrtarisht nga pozita e shefes së FMN-së të enjten.

Që nga formimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, FMN-ja gjithmonë është drejtuar nga një shtetas evropian, ndërsa Banka Botërore nga një shtetas amerikan.

Muaj më parë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lobuar me sukses për emërimin e David Malpassit në krye të Bankës Botërore.

Malpass ka shërbyer në administratën Trump si zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit.

Përveç shërbimit në Bankën Botërore, Georgieva, 66 vjeçe, ka shërbyer më herët edhe si komisionare e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Dita e Hashures, simboli i bereqetit, mirësisë dhe unitetit

Nesër është “Dita e Hashures” e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, mirësisë, unitetit dhe e cila sipas besimit islam, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve, raporton AA.

Dita e Hashures, e cila rrjedh nga fjala “ashr”, që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri.

Sipas burimeve të hadithit, në këtë ditë ka shpëtuar nga përmbytja anija e Hazreti Nuhut dhe ngjarja kur profeti Musa kalonte nëpër Detin e Kuq dhe shpëtoi popullin e tij nga Faraoni.

Për më tepër, sipas shumë veprave të historisë kulturore, në këtë ditë janë përjetuar edhe ngjarje të tilla si pranimi i pendimit pas mëkatit të bërë nga Hz. Ademi, ngritja në qiell i gjallë i Hz. Idrizit, mos djegia nga zjarri i Hz. Ibrahimit, bashkimi i Hz. Jakubit dhe djalit të tij Jusufit, shërimi i sëmundjeve të Hz. Ejubit, dalja e Hz. Junusit nga barku i peshkut, lindja e Hz. Isait dhe ngritja e tij në qiell duke u shpëtuar nga vdekja.

Në të njëjtën kohë, në këtë ditë është përjetuar edhe ngjarja “Qerbela” ku u martirizua nipi i Hz. Muhamedit, Hz. Husein dhe 72 të afërm të tij më 10 tetor 680, nga kalifi i dytë i shtetit Emevi (Umajad) Jezid bin Muaviyeh.

Meqenëse këto ngjarje kanë ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, në traditën fetare kësaj i kushtohet një rëndësi të madhe sot. Muslimanët këtë ditë e shënojnë kryesisht duke agjëruar.

Në muajin Muharrem gëzimi dhe trishtimi janë së bashku

Myftiu i Ankarasë, Yusuf Doğan, në një deklaratë për AA tha se muslimanët me fillimin e muajit Muharrem teksa hyjnë në vitin e ri hixhri përjetojnë së bashku gëzimin dhe trishtimin.

Duke nënvizuar se muaji Muharrem është një prej muajve ku është e ndaluar lufta, Doğan kujtoi se në këtë muaj Profeti Muhamed emigroi nga Meka në Medine.

Pasi ka rikujtuar më tej se në muajin Muharrem është përjetuar edhe ngjarja “Qerbela” ku 1339 vite më parë u martirizua nipi i profetit Muhamed, Hz. Huseini dhe mbi 70 të pafajshëm të tjerë, myftiu Doğan tha gjithashtu se:

“Dita e dhjetë e Muharremit është Dita e Hashures. Agjërimi sot është sunnet. Në një hadith, i Dërguari i Allahut ka thënë: ‘Agjërimi më i virtytshëm pas Ramazanit është agjërimi në Muharrem i cili është muaji i Allahut’. Hashurja është gjithashtu simbol i unitetit, ndarjes dhe solidaritetit tonë. Ashtu sikurse shijet e ndryshme që bashkohen tek Hashurja duke formuar një shije të re, edhe bota islame me sekte, raca dhe ngjyrën e saj është e përbërë nga kombe të ndryshme. Në këtë mënyrë, etika e të jetuarit së bashku në kulturën tonë, na mëson të ndajmë gëzimin, pikëllimin, bekimin, barrën, dashurinë dhe telashet”.

OKB: Më 2018 janë vrarë më shumë se kurrë fëmijë në zonat e konfliktit

Pjesëtarë të UNICEF-it në një shkollë në Afganistan.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka lënë 3 758 çanta shkollore afër ndërtesës së saj në Nju Jork, për t’i rikujtuar publikut se sa fëmijë kanë vdekur në “zonat e konfliktit” çdo vit.

Në raportin e fundit për fëmijë, UNICEF ka thënë që më shumë se 12 000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit vitin e kaluar, duke shënuar kështu numrin më të madh të të vdekurve prej kur OKB-ja ka nisur të analizojë të dhënat.

“Çantat e UNICEF-it kanë qenë gjithmonë simbol i shpresës dhe mundësisë për fëmijëri”, ka thënë shefja ekzekutive e organizatës për fëmijë, Henrietta Fore.

“Në vetëm dy javë, liderët që do të takohen në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, do të festojnë 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”.

Ajo ka thënë se ky projekt, që do të prezantohet nga 10 shtatori, “duhet t’iu rikujtojë atyre rreziqet”.

Sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare, një në katër fëmijë jeton në shtetet e prekura nga konflikti apo katastrofat tjera.

“Më 2018, rreth 31 milionë fëmijë janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, duke përfshirë 13 milionë refugjatë dhe më shumë se 17 milionë brenda shtetit të tyre”, ka raportuar OKB-ja.

Në Ukrainë, ku konflikti i armatosur ka hyrë në vitin e gjashtë në mes të forcave të përkrahura nga Rusia dhe ushtarëve ukrainas, besohet se janë “500,000 fëmijë që kanë nevojë urgjente për mbrojtje dhe ndihmë humanitare”.

OKB-ja ka thënë se fëmijët janë duke paguar çmimin më të lartë të dhunës në konfliktet e vazhdueshme në Afganistan, Somali, Sudanin Jugor, Siri, Jemen dhe vende tjera.