VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në mes të dramës së gjyqit të shkarkimit, mosmarrëveshja Kosovë-Serbi gëzon vëmendje të nivelit të lartë amerikan

By | January 25, 2020

Komentet

“Komunuelthi ekonomik shqiptar”, një alternativë që duhet riparë – Nga Igli Tola

Igli Tola

Ngjarja kulminante që shënjoi javën e kaluar ishte konstituimi i kuvendit dhe qeverisë së re në Kosovë me në krye liderin e VV-së, Albin Kurtin. Një lider sa ekstravers po aq kontravers, opozitar aktiv qysh në rininë e hershme dhe ndër partizanët më konsistent në pështjellimin dhe elaborimin e tezës së “bashkimit kombëtar”. Por, me ardhjen në pushtet, kjo axhendë u duk se u shty për një moment të dytë (së paku kështu u deklarua prej Kurtit), pasi si fillim duhej punuar për zhvillimin dhe përmirësimin e brendshëm.

Ama kryeministri Kurti e gjithë liderët shqiptarë në rajon duhet të kenë parasysh se shtetet tona si entitete sot të mëvetësishme, duke thelluar bashkëpunimin strategjik ndihmojnë në zhvillimin e tyre dhe i hapin rrugën edhe një “bashkimi kombëtar” në një të ardhme. E kur bëhet fjalë për vendet tona, dimë se “gangera” më e madhe e jona është ekonomia. Ndaj edhe ndryshimi i filozofisë së bashkëpunimit ndërshqiptar duhet të fillojë nga ekonomia, për t’u pasuar nga politika, sporti, kultura e fushat e tjera. Të ashtu quajturin “makro-shengeni shqiptar”, që përmendi në konferencën për shtyp.

Në momentin kur në unison të shkohet drejt kësaj alternative, vlen të shqyrtohet platformë-ideja e rilindasit të fundit, ndër intelektualët më të mëdhenj shqiptarë dhe ideologu i shqiptarisë, Arbën Xhaferri. Ai kërkonte krijimin e një “Komunuelthi ekonomik shqiptar”, një koncept që ai e shqiptarizoi, duke e quajtur “mbrothësia e përbashkët shqiptare”.

Vite më parë gjithçka folëm më sipër do të dukej blasfemi, por jo sot më. Sot i kemi dy shtete që me gjithë presionin ndërkombëtar, janë shtete shqiptare. Kosova mbase nuk bën 100% jetën tipike ndërkombëtare të një shteti në të gjithë elementët e sovranitetit, por në marrëdhëniet dypalëshe, apo nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme konsiderohet si e tillë. Dhe nëse bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga bashkimi i këtyre shteteve shqiptare “de facto”, me siguri kuadri ekzistues i normave, i marrëveshjeve me Bashkimin Evropian e favorizon bashkimin ekonomik. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë dikur, ajo e CEFTA-s sot favorizojnë heqjen e “kufijve” për ekonominë.

Komunuelthi është një koncept mbi të gjitha juridik, por jo vetëm. Në histori ka njohur evolucion thelbësor: në interpretim literal njehsohet me ekuivalentin anglisht të fjalës latine “respublica”, apo “e mira e përbashkët”, apo “mbrothësia e përbashkët”. Në formën e organizimit shtetëror ka ndryshuar shumë që nga koha kur u përdor për herë të parë nga Kromuelli, duke marrë trajtën e shoqërizimit të disa shteteve sovrane, që diku bashkohen nga gjuha, diku nga tradita historike e përbashkët etj.

Në situatën tonë, “Komunuelthi ekonomik shqiptar” mund të shihet si ndërtim i një sistemi në dy shtete”, siç u bë në rastin e trupëzimit (inkorporimit) të Hong-Kongut në Kinë, kur u përdor edhe për herë të parë ky term: “një shtet, dy sisteme”. E thellimi i këtij bashkëpunimi duhet të nisë nga gjërat që janë më të lehta për t’u rregulluar.

Qeveritë tona në të dyja anët e kufirit i kanë zëvendësuar tarifat doganore me taksa private që vijnë nga koncesionet, si tolli i “Rrugës së Kombit”, skanimi, terminali doganor në Kosovë etj. Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë vetëm për një procedurë gati 276 euro. Nga kjo shumë, 30 euro shkojnë për agjencinë doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa standarde për 20 tonë plus 2 euro të tjera për çdo ton). Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni dhe 22,5 euro të tjera pagesa e tollit të rrugës në Kalimash.

Tarifa të tilla që shkojnë deri në 10% të vlerës së mallit jo vetëm që i bëjnë jokonkurrues mallrat tanë, por gjithashtu zvarrisin procedurën e lëvrimit (zhdoganimit) të mallrave në mesatarisht 2 ditë. Pra, në terma të thjeshtëzuar, kosto e lartë dhe kohë e humbur, që në vetvete përbën kosto shtesë për biznesin. Gjithë ky lëmsh tarifor dhe burokratik mund të zgjidhet shumë thjesht, mjafton vullneti i qeverive për ta bërë ndërveprimin më fleksibël dhe nxitur përdorimin e teknologjive si ajo e “faturës-deklaratë”.

Ndërkohë, dakordësi duhet mes palëve edhe për të investuar secila në sektorët që sigurojnë komplimentarit. Si dy ekonomi me tipologji dhe resurse deri diku të ndryshme, pavarësisht mungesës së prodhimit mund ta lehtësojmë bilancin tregtar dhe makroekonomik të njëri-tjetrit. Produkte si karburanti, ne mund t’ua ofrojmë konsumatorëve kosovarëve, pasi e sigurojmë si nga prodhimi vendës i rafinerisë së Ballshit, ashtu dhe rieksporti që mund të bëjnë kompanitë shqiptare të karburanteve në Kosovë. E njëjta gjë me produktet bujqësore (fruta-perimet dhe grurin nga Kosova), energjinë që ne e sigurojmë nga rezervat hidrike, kurse ata nga TEC-et, duke shmangur blerjen me kosto stratosferike në periudhat e pikut (ne në dimër e ata në verë) etj.

Kështu, argumentet që mund të shpalosim në favor të të menduarit dhe punuarit për forcimin e “ekonomisë kombëtare” janë të shumta. Ndonjë kritik mund të ketë rezerva për platformën e “Komunuelthit ekonomik shqiptar” që rihodhëm në diskutim, por me rëndësi është të angazhohemi sa më shpejt në këtë rrugë, pasi shumë kohë është humbur duke “hedhur e pritur” teza e antiteza në lidhje me këtë debat të kahershëm në diskursin tonë kombëtar. Është koha të fillojmë të veprojmë, pa humbur akoma më shumë kohë dhe terren në raportin tregtar mes shteteve tona.

SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve? Grenell reagon ashpër: “Fake news”, ju nuk më keni kontaktuar për të më pyetur

I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i SHBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se SHBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Grenell Tw

Por Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

Mila Gjurgjeviq

“Surpriza” e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd, ka munguar.

Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.

Sipas analistit ushtarak serb, Aleksandar Radiq, arsyeja për këtë duhet kërkuar në Moskë.

“Autoritetet në Beograd kanë nevojë për dukje para publikut, por rusët ndoshta nuk e kanë të njëjtin emocion. Ndoshta për momentin nuk kanë nevojë për këtë formë marketingu”, thotë Radiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë

“Kontrata për ‘Pancir S1’ është komerciale. Kemi paguar dhe duhet ta fitojmë këtë sistem për modernizimin e ushtrisë sonë. Kjo është në rregull, por kjo paguhet me para të popullit”, thotë Radiq.

Vizita e ministrit rus të Mbrojtjes në Serbi dhe takimet e tij me zyrtarët në Beograd, në të cilat është thënë se Serbia dhe Rusia “do të forcojnë më tej” bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, kanë aktualizuar çështjen e blerjes së armëve ruse nga Serbia, por edhe vetë armatosjen e Serbisë dhe mjetet e saj për mbrojtje.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), këto mjete në vitin 2019 janë rritur për 28.7 për qind, përkatësisht nga 704 në 906 milionë dollarë.

Me këtë rritje të buxhetit të mbrojtjes, Serbia ka arritur në krye të listës së vendeve të kontinentit evropian.

Investimet në mbrojtje në Maqedoninë e Veriut, në Bullgari dhe në Sllovaki po ashtu janë rritur për më shumë se 20 për qind.

Buxheti i Serbisë për vitin aktual, 2020, parashikon ulje të këtyre shpenzimeve.

Fondet, siç shpjegohet, do të shpenzohen në prokurimin e pajisjeve për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë, si dhe për riparimin e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Trendi i rritjes së shpenzimeve të Serbisë në mbrojtje është vërejtur qysh në vitin 2016, thotë për Radion Evropa e Lirë Katarina Gjokiq, studiuese në Qendrën për Politika të Sigurisë në Beograd.

“Kjo nuk do të thotë patjetër se janë identifikuar sfida apo kërcënime, por është e njohur nevoja për modernizim të ushtrisë. Në anën tjetër, i gjithë rrëfimi për garën në armatim është pak i ekzagjeruar… Të gjitha vendet i kanë arsyet e veta që blejnë sasi të caktuara armësh”, thotë Gjokiq.

Edhe Radiq konsideron se ushtria serbe ka nevojë për modernizim, por thotë se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë këtë çështje për qëllime politike.

“Modernizimi i Ushtrisë së Serbisë është i domosdoshëm. Shumica e armëve janë një trashëgimi e kohës së vjetër. Shumica janë blerë në kohën e Jugosllavisë socialiste. Është e qartë se duhet investuar… Por, mendoj se qeveria aktuale po e përdor prokurimin e armëve si mjet për favore politike nga aleatët”, thotë Radiq.

Si sfidat më të mëdha në sistemin mbrojtës të Serbisë, raporti vjetor i IISS-it përmend mungesën e fuqisë njerëzore dhe dobësitë në kapacitetet ekzistuese.

Vuçiq, në dhjetor të vitit të kaluar, ka paralajmëruar se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se do të bëjë “reforma shtesë në ushtri”.

Këtë veprim, Katarina Gjokiq e sheh si pozitiv, sepse, siç thotë ajo, problemi më i madh në sistemin e mbrojtjes në Serbi është mungesa e fuqisë njerëzore dhe pozicioni i ushtrisë në përgjithësi.

“Ka informacione se po punohet për zgjidhjen e problemit. Para disa ditësh janë punësuar përgjithmonë 78 nënoficerë, që kanë qenë të punësuar për një kohë të caktuar”, thotë Gjokiq.

Armatimi është publik, kurse çmimi sekret

Në tre vjetët e kaluar, Ushtria e Serbisë ka blerë nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë si donacion gjashtë avionë MiG-29.

Katër avionë të këtij lloji i ka marrë donacion edhe nga Bjellorusia.

Marrëveshje për mirëmbajtje është arritur për 14 avionë, ndërsa sistemi raketor Pancir S1 është blerë në kuadër të një marrëveshjeje të vitit 2019 me Rusinë.

Në vitin 2019, nga Rusia në Serbi kanë arritur edhe dhjetë nga 30 automjetet e blinduara luftarake “BRDM2”. Me këtë marrëveshje për donacion parashihet që nga Rusia në Serbi të arrijnë edhe 30 tanke T-72.

Gjatë kësaj kohe, Serbia ka blerë nga Evropa pesë helikopterë H-145M, të cilët, sipas Vuçiqit, janë paguar nga 11 deri në 13 milionë euro për copë.

Vuçiq nuk e ka specifikuar çmimin e helikopterëve rusë.

“Çmimi për copë i shtatë helikopterëve rusë është më i madh se 10 milionë dhe më i vogël se 20 milionë”, ka thënë Vuçiq në dhjetor të vitit 2019, kur helikopterët janë shfaqur në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

Institucionet nuk kanë dhënë kurrë përgjigje konkrete se sa paguan Serbia për pajisjet ushtarake nga Rusia dhe sa vlejnë donacionet ruse për Ushtrinë e Serbisë.

“Shteti i Serbisë aktualisht po trajtohet si pronë private. Kemi një situatë shumë të pazakonshme, e cila devijon shumë nga praktika në Evropë. Kjo është një fshehje e çdo gjëje që ndodh në lidhje me blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, përveç në disa raste kur dikujt i duket simpatike për mediat”, thotë Radiq.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk u është përgjigjur ende pyetjeve për këtë çështje, që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ia ka dërguar qysh në gusht të vitit 2019.

Blerjet e shpeshta të armëve nga Rusia kanë ngritur shqetësime si në Bruksel, ashtu edhe në Uashington.

Në nëntor të vitit të kaluar ka reaguar edhe i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse.

“Ekziston një dozë shqetësimi për vendosjen e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e Serbisë, por edhe për mundësinë që Serbia të blejë sisteme specifike ruse. Kjo do të çonte kah vendosja e sanksioneve të caktuara. Shpresojmë se partnerët tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar atëbotë Palmer.

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak në vitin 2013. Dokumenti është nënshkruar nga ministri i atëhershëm serb i Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe Sergei Shoigu, i cili është në pozitën e ministrit rus të Mbrojtjes qysh në vitin 2012.

Përgatiti: Valona Tela

FOTOT- Momentet e fundit të Jan Prengës para rrëmbimit, lëvizjet që bëri me një grua në një lokal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi dhe vrasja tragjike e 49-vjeçarit Jan Prenga, paraditen e 17 janarit, në Kamëz. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” fotot, që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit.

Siç shihet në foto, në orët e mëngjesit Jan Prenga shfaqet në një lokal, së bashku me një grua, ku më pas ngrihen dhe largohen. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte, pasi më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”, prej ku është torturuar deri në vdekje e më pas zhdukur, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i tij.

Sipas policisë, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak.

Tre persona janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi, ku të tre rezultojnë emra të njohur për drejtësinë, pasi Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, Hajri është pronar i resortit luksoz “Golden”, ku u mor peng Prenga, ndërsa Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, i cili dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit.

Si i shpëtoi drejtësisë italiane Gazmend Mahmutaj, u deklarua si deputet i Shqipërisë

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar.

Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat.

Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në Berat që në mars të 2008.

Palmer: Kosova e Serbia t’i caktojnë parametrat e dialogut që duhet të rezultojë me njohje reciproke

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë se i takon Kosovës dhe Serbisë që të përshtatin parametrat mbi të cilët dialogojnë, kur është pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë shkëmbimin e territoreve si zgjidhje, raporton euboserver, transmeton Gazeta Express.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer për euobserver gjatë të hënës (17 shkurt në Bruksel), teksa është pyetur për planin e shumë diskutuar e kundërshtuar të korrigjimit të kufijve.

Palmer tutje thotë se SHBA mbështet Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një mënyrë të rikthimit në dialog ku do të diskutoheshin të gjitha shqetësimit dhe do të gjendej një rrugë drejt normalizimit të raporteve, që sipas tij do të kishte njohjen reciproke në qendër.

“Ajo çfarë ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tavolinën e negociatave, duke i vendosur shqetësimet për të gjitha çështjet në tavolinë, dhe për të gjetur një shteg përpara drejt normalizimit të raporteve të tyre, që në mënyrë ideale do të kishte njohjen reciproke në qendër”, ka shtuar ndër të tjera Matthew Palmer, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se SHBA’të dëshirojnë të shohin njohjen reciproke Kosovë-Serbi si rezultat të procesit të negociatave.

“Në do të donim të shihnim njohjen reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës si rezultat të procesit”, ka potencuar ndër të tjera Palmer.

Ndërkohë tutje ai nuk ka pranuar të flasë i pyetur nëse qëndrimi i SHBA’së për korrigjim të kufijve është në kundërshtim me qëndrimin gjerman, të cilët frikësohen se një lëvizje e tillë do të destabilizonte rajonin.

Gota (gjysmë) plot e donacioneve – Nga Klodian Tomorri

Shuma prej 1.1 miliard euro e deklaruar nga Konferenca e Donatoreve si ndihmë për Shqipërinë është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shumë shkurt.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye. E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot, sepse nuk ka hapësirë fiskale.

Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të deficitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin.

Arsyeja e dytë është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombëtare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar  u emetua me interes 3.5 për qind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.

I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa me të ulet se 3 për qind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm,

Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra para falas. Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve të dhuruara nga Konferenca e Donatoreve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen.

Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi bëhet fjalë për 2-3 për qind e PBB-së. Pra, financimi i deficitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve.

Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës.

Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishëm dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar. Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka me e rëndë për çdo qeveri në glob.

Njëshi partiak dhe njëshi ekzekutiv i modelon të tjerët sipas vetes – Nga Moikom Zeqo

(Kjo ese i kushtohet kujtimit te mendimtarit te madh Zigmund Bauman dhe librit te tij “Mbi Lirine”)

Eshtë e habitshme dhe befasuese (natyrisht për ata që kuptojnë) që tek një pergamenë me lëkurë majmuni vigan (të ashtuquajtur edhe si Njeriu i Dëborës, që ende jeton në Himalajë, është motiv kurioziteti sfilitës dhe i gjithfarë haluçinacionesh, si edhe i trukeve filmike të dokumentarëve të shoqërive dhe akademive natyrore, shkencore) që ruhet në bibliotekën e manastirit më të vjetër në Tibet, lexohet një paragraf aktual rebel -për lirinë e krijimit kozmogonik,- si liri e mirëfilltë e Perëndisë së paidentifikuar, por të perceptuar gjithkund.

***

Teksti është i shkruar të paktën dy shekuj para Luftës së Trojës dhe shumë më herët se subjekti ekzistencial i Eposit të Gilgameshit e librat e Fenikasve e Babilonasve.

Kjo lashtësi marramendëse të huton dhe të trishton.

***

Debati për mendimin e lirë dhe për lirinë e të shprehurit, është i pafund edhe kontradiktor, plot paradokse logjike dhe juridike.
Ky debat me mjedisin mitik shqiptaro-ballkanik, ka patur dhe ka karakterstika të veçanta psiko-emocionale, specifike dhe shpesh të kobshme, domethënë edhe unikalë.

***

Fjala e paturpshme e Tersitit, këtij akeu leckaman kundër aristokratit (Bazileut), Agamemnon (shih: “Iliada” – Kënga e Dytë, Vargjet 271-274)-eshtë gjesti i parë i një ardhmërie rebeluese, protesta e parë e paqartë sociale e Demokratit të Parë të Europës.
Goditja e Tersitit, për arrogancën e tij qe shpagimi i lirisë së mendimit, tepër i nxituar, por jo i parakohshëm.

Rebeli Tersit u demaskua fuqishëm me përkorje dhe me tallje publike të skajshme.

***

Homeri e përshkruan Tersitin të shëmtuar, gungaç dhe të shëmtuar, njësoj si shtypi i sotëm grotesk i partive i përshkruan kundërshtarët inoçentë, që synojnë njëkohësisht, simultanisht të jenë në kreun e pushtetit.
Eshtë e vështirë të besohet se ky personazh i karikaturizuar në kuvendin ushtarak të mbretërve Akeas do të ishte prototipi i Sokratit dhe Krishtit, të cilët guxuan intelektualisht njësoj publikisht dhe pësuan të njëjtin fat të turpshëm nga turmat e politizuara, nga tradita agamemnonase e autoritetit absolut të padiskutueshëm.
***

Pa dyshim që skulpturat pagane të Sokratit dhe ikonat madhështore të Krishtit zotërohen nga koncepti i Bukurisë, Urtësisë dhe Profecisë.
Kjo gjë i bën paradoksale estetikat, sepse e Shëmtuara del më paralajmëruese dhe arketip i kategorive të tjera të privilegjura të quajtura “fisnike”, “të kultivura”, “artistike”.
***

Sfida estetike e Tersitit, çoi në lindjen e surrealizmit në shekullin XX dhe Salvador Dali-a tërë kryengritjen e vet pikturike e imitoi nga karikatura tersitiane.

***

Kjo është arsyeja gjenuine dhe supreme që Xhejms Xhojsi e rishkroi subjektin homerik si parodi, duke shkatërruar pa mëshirë monumentalitetin epik si një mbishtresë të panevojshme, ose si një zbukurim të stilit barok të zotërinjve prepotentë të pushtetit dhe të opinioneve njerëzore.
***

Lavuazje Laforti, historian i filozofisë në Universitetin e Sorbonës botoi në vitin 1965, librin ambicioz dhe erudit “Filozofia para rënies së Bastijës”, ku në mënyrë jo elokuente, të vrazhdë, por plot parashtresë dhe indikacione të vlefshme, bën lidhjen e figurës së Tersitit homerik me Spartakun trakas, Jan Husin, Omar Khajamin, Oliver Kromuellin, Rablenë, duke i shmangur jo pa qëllim filozofët problematikë bashkëkohorë si Zhan Pol Sartri.

Këtij libri i bën reçensione të mprehta me vërejtje metaforike për stilin, por afirmativ për strukturën konceptuale Adorme, Patocka, Malroja, Derrida, Kangerga.

***

Kapitulli që i kushtohej Pier Alebardit (1079-1142) filozof parizian brilant, që tërë jetën argumentoi në debat të pamëshirëshëm me Bernardin e Klervosë dhe Anselmin e Kenterberrit, se “arsyeja është para autoritetit, qoftë ky i fundit edhe teologjik”, u vlerësua posaçërisht.

Alebardi si rrjedhim i tezës kryeneçe të mësipërme, shtroi edhe kërkesën anticipuese, për drejtësi sociale duke i kërcënuar njerëzit e fuqishëm shtetërorë të kohës së vet me dënime të paimagjinueshme dhe me dënime ferri.

Ky teprim sfidues dhe mendjelehtë, i kushtoi shumë.. Koncili i Suasonit vendosi në 1141 të digjeshin në sheshe qytetesh tërë librat e tij të dëmshëm dhe për shkak të dashurisë së tij të fshehtë me murgeshën Eloiza, u rrah nga tre kryepeshkopë dhe … u trodh, (kastrua).

Letrat e mallëngjyera, pasionante të Alebardit për Eloizën, pas këtij akti katastrofal, janë burim sentimentalizmi, plot revoltë intelektuale, asketike deri në blasfemi.

Eshtë meritë e Lafortit që jep një interpretim origjinal për masakrën fetare të njohur si Nata e Shën-Bartolemeut, në 1572, duke cilësuar të ngjashëm me dukuritë dhe frymëzimet e populizmit militant të shekullit tonë, si dhe pushtetit të pestë televiziv, të studiuara por të pashpjeguara dot deri në fund nga Erich Fromi, Jungu, Kurasava, Poperi.

***

Xhafersoni dhe Medisoni, duke besuar në lirinë natyrore të njeriut, në mënyrë kauzale shtjelluan konceptin esencial të Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane, që lirinë e pacënueshme të bindjeve e lidhin me hedhjen poshtë në perspektivë të tëra ligjeve të mundshme kundër shtypit të lirë.

***

Xhafersoni i mrekullueshëm formuloi shprehjen tronditëse se “mes një qeverie pa gazeta dhe gazetave pa qeveri”, do të preferonte këtë të fundit, si më demokratikun.

Për këtë, e akuzuan si jakobin francez mes amerikanëve, pretencioz dhe kokëshkretë.

Gabimet e gazetarëve, madje edhe ato më të tmerrshmet, Xhafersoni i klasifikoi me një durim shembullor si “monumente të dobësisë njerëzore, të mosnjohjes, anomali të pashmangshme të intelektit”.

***

Makartizmi, gjuetia e shtrigave, ku-klus-klanasit, gjyqet staliniste të Moskës, Uotërgeiti, qenë sindroma politika të ngjashme me sëmundjet infektive.

Studiuesi i sociologjisë etimologjike, Ulliam Fajteri, i Universitetit të Mançesterit, jo i pandikuar nga shkolla bihoveriste, si edhe nga stili i lartë i Xhorxh Berklit, arriti në përfundimin (në Traktatin “Hierarkia e Ideve”) se ka një antagonizëm të paralindur të kategorive ideore, kështu mendimi i lirë është edhe shprehje e lirisë dhe e shtrëngimit, domethënë e së kundërtës, kinse se shtypi i lirë nuk mund të quhet i tillë, nëse nuk do të ekzistonte edhe censura e lirë, ose liria e censurës, një e drejtë natyrore dhe themelore e njeriut (!?).

***

Dr. Gunter Gyt, shefi i Policisë Politike në Berlin gjatë Rajhut III, ka botuar një libër memorialistik të sinqertë ku me këmbëngulje kërkon të vendoset klinikisht një raport i ndryshëm i funksionimit biologjik midis trurit dhe organeve seksuale.

Ai kishte vërejtur se zhvillimi i trurit të njeriut bashkëkohor, ishte më i madh, më efikas, sesa i organeve seksuale, çka çon pashmangshmërisht në triumfin e racionalitetit mbi instiktet, kur duhej të ishte ndryshe, për të përjetuar totalitarizmin subkoshient dhe borokratik të shtetit.

Gyti seriozisht propozonte ndërhyrje kirurgjikale ose hormonale në trurin e njerëzve që në lindje për të shmangur anomalinë, siç e quante ai të parësisë diabolike “të materies së hirtë”.

***

Nëse në shekullin XVI Paracelsi, mendoi të krijonte njeriun-artificial – Homonculusin.

Në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, inxhinierët genetistë guxuan atë që nuk guxohej kurrë më parë, krijimin e komanduar të “Ajnshtajnëve dhe kryeministrave artificialë”, sipas parametrave të koduar saktësisht dhe me mirëkuptim nga shteti.

Vetëkuptohet se kështu realizohet harmonia e ëndërruar e shtypit, mënjanohen ekseset, sensacionet e panevojshme, streset dhe krimet informative që bëjnë kërdinë sot.

***

Për komunizmin totalitar lindor shtypi i lirë ishte një katrahurë, që kërcënonte doktrinën, mjekrën sibilike të Karl Marksit , te” tjetersuar” nga ideologet paranojake antikomuniste.

***

Për hir të së vërtetës, duhet vënë në reliev fakti që semiologu dyshimtar, i shumë kritikuari dhe i admiruari Umberto Eko me esenë e tij heretike “Tregtarët e Apokalipsit” e ka parashikuar trishtueshëm këtë dukuri, sepse pikërisht këtë ese ai ia kushton shqiptarit Milo Temesvari, i larguar dhunshëm nga atdheu në 1947, pas akuzës për devijacion të majtë.

Milo, tepër inteligjent, pasi ndenji disa kohë si lektor i gjuhëve të rralla kaukaziane në universitetin Rutgest në SHBA, përfundoi si asistent në bibliotekën kabalistike të Buenos-Ajresit, ku u njoh edhe me Jorge Luis Borgesin, që infektoi me silogjizmat e teologut mesjetar Thoma Akuini, i quajtur ndryshe edhe Aristoteli me tonsur i Kishës Katolike.

Në shkrimet dhe librat e tij kontradiktorë, shqiptari Milo Temesvar e quajti të pavërtetuar antologjikisht kategorinë e lirisë, duke shtuar se liria e mendimit dhe për më tepër shtypi i lirë, është kundër simetrisë dhe kristalogjisë moderne.

Këto materiale u futën ilegalisht në Shqipëri ndërmjet një ish-ambasadori të shtetit komunist dhe sot republikan i djathtë dhe u bënë objekt reflektimi nga dijetarët e punësuar në shërbimet sekrete dhe juristët me kurse 5-mujore të parlamentit Berishian, me pas te parlamentit Rilindas, të cilët pozitivizmin juridik e kanë vënë në dyshim si edhe teori të tjera të pavërtetuara.

***

Po ç’është liria?

Liria (gr. Eleutheria – lat. Libertas), është enigma më e madhe e njeriut.
Determinizmi teologjik e bën Shën-Agustinin të thotë se liria është e paracaktuar.
Edhe filozofët e antikitetit para tij, kësaj teze i dhanë një lustër kozmogonike.
Viklifi thotë “njeriu është shërbëtor jo i lirë i Zotit”.
Martin Luteri shprehet më skajshëm: “Djalli e ka gjetur fjalën – liri”.
Piko de la Mirandola vë në gojën e Zotit: “Të kam krijuar vetëm me një qëllim, që të jesh ndërtues dhe zotërues i lirë i vetvetes”. (De dignitate hominis).

Bekoni dhe Hobsi e identifikuan lirinë me fuqinë e njeriut, sa dimë, aq mundemi; sa mundemi, aq jemi të lirë.

Hobsi: “Njeriu (liria e tij) u nënshtrohet po atyre ligjeve, sikurse edhe natyra.”

Spinoza thekson: “Në sytë e mi, liria nuk konsiston në dekretin e lirë, por në domosdoshmërinë e lirë”.

Kanti bën fjalë për të ashtuquajturën “liri trascedentale”, liria nuk është e mundur në botën empirike ku sundon kuazaliteti.

Hegeli: “Liria është domosdoshmëria e njohur, e kuptuar”.

Madje dhe Marksi i ri: “Njeriu është qënia e lirë, pra qënia universale – Liria është aristokracia e amëshueshme e natyrës së njeriut”, tezë që u keqkuptua tragjikisht nga historia e njerëzimit.

Hajdeger: “Liria, ndjenjë fundamentale e qënies, është ndjenja e frikës nga mundësia që të mos jemi, të jemi nga qënie në joqënie”.

Satri: “Liria nuk është veti e njeriut, por substanca e tij, njeriu është i dënuar që të jetë i lirë”.

Kështu liria ndodhet midis dy poleve: determinizmit dhe indeterminizmit.

A ekziston liria e vullnetit?

Kalvini: “Vullneti i njeriut është si një kalorës që gjendet midis të dyve: Nëse në shalë hipën Zoti, atëherë njeriu do të shkojë si të dojë Zoti. Nëse në shalë hipën Djalli, atëherë njeriu do të shkojë nga të dojë Djalli.”

***

Teza heretike e paraqet njeriun “Farkëtar të fatit të vet “-(“Fortuna suae ipse faber”.

Indeterminizmi, e ndan njeriun, lirinë nga domosdoshmëria.

Epikuri, i kundërvihet fatalizmit që është thelbi i maksimalizuar i rastësive, kërkon që njeriu të synojë lumturinë (e drejta e tij natyrore) pra drejt një “atarksia” si gjendje e paturbullueshmërisë shpirtërore.

***

Idetë e mësipërme janë të nevojshme të njihen nga pushtetarët, por edhe nga opozitarët.

Vizionarizmi e bën politikanin të lirë, kriticist.

Njëshi partiak dhe njëkohësisht Njëshi Ekzekutiv, i modelon të tjerët sipas vehtes.

Një parti që nuk ka liri brenda saj, kur vjen në pushtet mungesën e lirisë e kthen në thagmë për të dhunuar mbi njerëzit që e duan lirinë, mbi intelektualët, personalitete të vërteta të kulturës.

Deputetët dhe ministrat pushtetarë bëhen kështu vegla të verbëta, celulizmi bëhet katastrofik, duke mos qenë të lirë për vehte, mëtojnë të prekin edhe lirinë e të tjerëve dhe në përgjithësi.

Për politikanë të tillë të pushtetit, duhet përmendur epigrama e shkruar në 1901, nga Faik Konica:

– More Dudum, kokëkungull,
gojëbuall, e barkrrumbull,

thuamë të rëntë pika,
ç’të duhet ty politika?

– Hiq, mor Dudum dorë, hadje,
të kllasëm në një kade,

plot me mjaltë e reçel,
ha e pi e kurrë mos del…

***

Nuk kam artikuluar më kot, çka kam thënë më sipër.

Liria ka dialektikën e vet, të cilën nuk mund ta quajmë “një shkarravitje arabeske”.

Politika shqiptare në përgjithësi, nuk e ka idenë e lirisë.
Militantët e partive kur vijnë në pushtet, janë manikenj,- koncepti i tyre propagandistik është si lufta antagoniste midis të Mirës (ata e identifikojnë paturpësisht, subjektivisht veten e tyre me të mirën) me të Keqen, që janë përherë të tjerët, kundërshtarët, opozitarët.

Ky thjeshtëzim, është fatal, buron konfliktualitetin antagonist, mitik, pra vetëshkatërrues.

Syzet bardhë e zi, janë optika e tmerrshme e shoqërisë së sotme.

Kjo margjinalizon sende, njerëz, idetë.

***

Një rrugë shtëpimi për të gjetur lirinë që nuk e njohin dot, është shtypi dhe masmedia.

Po a janë shtypi dhe masmedia të lirë?
Pas shkatërrimit të ortodoksisë moniste, të shtypit të saj të komanduar, kanë ndodhur ndryshime të mëdha.

Shteti totalitar,sipas Anah Harendit kishte një shtyp totalitar, kjo na kushtoi tragjikisht.

Për fat të keq, shtypi postkomunist është plot infektime dhe reminishenca të rënda nga e kaluara.
Kështu ndodh që mëditësit shkrimorë janë shërbëtorët e politikës, sepse nuk u intereson liria e vërtetë.
Ky mercenarizëm, është i frikshëm.
Por megjithatë, nuk duhet të jemi fatalistë.
Duhet të shpresojmë për të ndërtuar opinionin publik të shoqërisë civile.

Ky pushtet i fjalës së lirë duhet të përfillet nga qeveritarët.

Ndryshe, shtypi dhe masmediat, nuk do të gëzojnë autoritetin, atë autoritet të padiskutueshëm dhe patjetërsueshëm që të jep liria.
Opinionbërësit, ndonëse të paguar shumë shtrenjtë, që janë tepër komodë, por që kanë mllefe me emra të caktuara politikanësh, janë larg të kuptuarit të dukurive të vërteta që shqetësojnë Shqipërinë sot dhe kështu nuk arrijnë dot të konstruktojnë opinionin publik, të vërtetë.

Nuk mund të ketë opinion publik, pa ide dhe pa dituri, nuk mund të ketë opinion publik nëse nuk beson dhe nuk sakrifikon asgjë për lirinë, jo për lirinë e keqkuptuar dhe të shpërdoruar të vetvetes, por për lirinë e të gjithëve.

Kjo do të thotë që shtypi dhe masmediat, nuk duhet t’i kontrollojnë grupet e interesit,ose te klonohen nga pushtetaret “triumfaliste “,- siç ndodh në Shqipëri.

Opinioni publik duhet të jetë substanca e të gjithëve së bashku.

Nuk mund të ketë liri të disave dhe njëkohësisht mungesë të lirisë për të tjerët.

Liria u takon të gjithëve.

Në këtë apoteozë, shtypi i lirë dhe masmediat, kanë një mision të shenjtë.

Vuçiçi: Një marrëveshje finale kompromisi ishte gati, ja si na ikën nga duart Veriu i Kosovës dhe Anamorava

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiçi, pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, në një prononcim për media kishte thënë se nga takimet që kishte pasur në Gjermani, kishte kuptuar që Ramush Haradinaj nuk e kishte vendosur taksën vetë dhe se dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe po i qëndronte mbrapa, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë çështje kishte thënë se do të fliste më vonë dhe do të zbulonte detaje. E kur s’ka kaluar as një javë, Vuçiq ka filluar të jap detajet e para.

Në një intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar në një shtet të fuqishëm evropian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.

Siç ka shpjeguar ai si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të quar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se fillimisht nuk e kishte kuptuar një gjë të tillë, por se tashmë di gjithçka.

“E kam kuptuar më vonë. Tashmë di gjithçka. Kush ua ka kërkuar, kush iu ka thënë. Sigurisht, një fuqi e rëndësishme nga jashtë”, ka potencuar Vuçiq.

Ndërkohë tashmë presidenti serb thotë se pas humbjes së një mundësie të tillë nuk do të marrë përgjegjësitë në rast se ndodhë ndonjë ‘katastrofë’ në të ardhmen./GazetaExpress/

Dodik nga parlamenti i Republikës Serbe: Lamtumirë Bosnje

Mbledhja e Kuvendit të Republikës Serbe të Bosnjës.

Anëtarët e Kuvendit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë po diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshme në Banja Llukë në lidhje me, siç është thënë, “vendimin anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës”.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, kreu i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Millorad Dodik, e filloi fjalimin me fjalinë “Mirupafshim Bosnje dhe Hercegovinë, mirë se vjen dalje e Republikës Serbe”, duke aluduar në daljen e mundshme të Republikës Serbe nga Bosnje dhe Hercegovina.

Dodik deklaroi se Gjykata Kushtetuese transferoi pronën në Bosnje dhe Hercegovinë, së cilës nuk i përket, dhe se disa, përfshirë edhe atë, ishin naivë kur menduan se boshnjakët do të ndalonin të shfuqizonin simbolet e Republikës Serbe.

“Ajo që nuk shkon mirë me Dejtonin duhet të jetë në harmoni me Dejtonin. Falënderoj të gjithë kolegët e mi dhe përfaqësuesit e partive politike për punën e tyre të përkushtuar këto ditë për ardhjen në konkluzione të përbashkëta. Unë jam i inkurajuar nga ky fakt”, tha Dodik.

Si filloi kriza e re politike në Bosnje?

Përfaqësuesit e Republikës Serbe në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës, më 12 shkurt, vendosën të pezullojnë punën e tyre në të gjitha organet nën juridiksionin e autoriteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, në pritje të miratimit të një ligji të ri për Gjykatën Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, tre prej të cilëve zgjidhen nga Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas konsultimit me presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Këta tre gjyqtarë nuk mund të jenë shtetas të Bosnjës ose të ndonjë shteti fqinj.

Arsyeja e këtij vendimi, për të pezulluar punën dhe për të thirrur një seancë të veçantë të Kuvendit të Republikës Serbe është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, e cila i shpalli antikushtetuese pjesët e Ligjit për tokën bujqësore të Republikës Serbe.

Me këtë vendim, toka bujqësore në Republikën Serbe konsiderohet pronë e Bosnje dhe Hercegovinës, dhe jo e këtij entiteti.

Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj pas apelit të shtatë delegatëve – boshnjakë dhe kroatë – të parlamentit qendror të Bosnje dhe Hercegovinës.

Çfarë thonë përfaqësuesit ndërkombëtarë?

Lidhur me krizën më të re politike, ambasadori i BE-së në Bosnje dhe Herzegovinë, Johann Sattlera, bëri thirrje që politikanët të përmbahen nga aktivitetet përçarëse.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, në lidhje me vendimin e përfaqësuesve të Republikës Serbe për të pezulluar punën brenda organeve nën juridiksionin e autoriteteve të Bosnjës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të respektohen nga të gjitha palët.

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Valentin Inzko, tha se “çdo veprim që do të paralizonte institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe do të parandalonte punën e tyre do të ishte një hap i madh në drejtim të gabuar”.

Këshilla e shkrimtarit serb për Kurtin: Padite Serbinë për genocid, zoti Kryeministër! – Nga Milos Ciric

Të hënën mbushen 12 vite qëkur Kosova shpalli Pavarësinë, aq shumë të luftuar me Serbinë. Vitet e adoleshencës për të fillojnë me shpresë tani që Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i vendit.

Megjithëse një fytyrë e vjetër në skenën politike, Kurti përfaqëson një fillim të ri për Kosovën. As ai dhe as Vetëvendosje nuk kanë qenë kurrë në pushtet në nivel qendror.

Ai u zgjodh me një platformë që shumë media në Serbia e quajtën “nacionaliste” dhe “populiste”, por në kontekstin atyre që kanë ndodhur vitet e fundit në Kosovë, kjo ishte jo vetëm e gabuar, por edhe e pakuptimtë për votuesit që e renditen partinë e tij të parën në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nacionalizmit” të Kurtit nuk duhet t’i hiqet një paralele e rreme me nacionalizmin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, sepse kjo ushqen narrativën se të gjithë janë fajtorë për atë që ndodhi në vitet ’90.

Jo të gjithë nacionalizmat në Ballkanin Perëndimor janë njësoj. Shumë prej tyre, të paktën në fillim lindën si reagim kundër agresionit të Serbisë dhe të katër luftërave që ajo ndërmori nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit.

Në fjalimin e parë si Kryeministër para Kuvendit të Kosovës, Kurti me të drejtë tha se Qeveria e tij ishte gati që të padisë Serbinë për genocit dhe krime lufte gjatë luftës së Kosovës. Ai premtoi edhe reciprocitet të plotë me Serbinë dhe njoftoi se ishte gati që të udheheqë dialogun me të.

Tani, ai drejton Qeverinë dhe Presidenti Thaçi më në fund mund të kufizohet vetëm në ushtrimin e detyrave të tij kushtetuese, që kryesisht janë ceremoniale. Thaçi është parë prej kohësh si Alfa dhe Omega e politikës në Kosovë, sidomos kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë. Me shpresë dhe për të mirën e Kosovë kjo do të ndryshojë.

Me Qeverinë e re, Kosova ka një mundësi që të shkëputet nga drejtimi i atyre që e ngritën mbështetjen popullore mbi politikat dhe trashëgiminë vrastare të viteve ’90, ashtu siç kanë bërë shumë prej fqinjëve të saj.

Kurti është i rrallë mes figurave të tjera politike në Ballkan, si një person që ka vuajtur gjatë luftës, është akuzuar si kriminel lufte dhe si tradhtar, si luftënxitës e deri si hajdut i rëndomtë.

Prandaj, Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij ka moralin dhe detyrimin që të bëjë pikërisht atë që u zotua të bëjë. Nëse jo, Kurti do të shndërrohet në një tjetër udhëheqës i Kosovës që pështyn mbi fytyrat e mijëra jetëve të humbura vetëm për të fituar pikë në politikë, ashtu siç ka bërë Thaçi.

Padite Serbinë në gjykatë për genocid dhe krime lufte kundër njerëzve të tu zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë!

Ashtu siç kam shkruar në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, për më shumë se gjysmë shekulli qytetarët e Kosovës kanë qenë subjekt i një racizmi sistematik, diskriminimi, përdhosjeje dhe degradimi nga Serbia me miratimin e heshtur të të gjitha ish-republikave të tjera jugosllave.

Kjo pasoi fushatën e genocidit ballor të organizuar nga Serbia e Millosheviçit, që u përpoq të shfarosë të gjithë popullin. Nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e NATO-s në 199, popullsia e Kosovës sot do të ishte shumë herë më e reduktuar. Brez pas brezi, kosovarët duket se kanë qenë të detyruar që të pranojnë fatin e tyre të pashmangshëm: të jenë subjekt i mëshirës së të tjerëve.

Tani që festojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës le të kujtojmë dy nga shumë persona që ranë me apo pa dëshirë për këtë Pavarësi, 20-vjeçarin Asllan Pireva dhe shokun e tij 19 vjeç, Naser Hajziri.

Pireva dhe Hajziri ishin studentë të vrarë nga policia serbe më 2 prill të vitit 1981 gjatë protestave kundër politikave shtypëse të Serbisë. Kurti ka qenë gjashtë vjeç kur ata vdiën. 16 vite më vonë ai ishte mes atyre që përsëriste të njëjtën fjali, si Hajrizi dhe Pireva, “Kosova Republikë!”, por në një protestë tjetër të studentëve.

Por, pavarësisht vuajtjeve që u lëshuan mbi të nga regjimi i Millosheviçi, që nga burgosja nga 1999 deri në 2001, ku u rrah dhe torturua, Kurti mbijetoi. Mijëra kosovarë të tjerë nuk e kishin këtë fat. Të luash me fatin e tyre tragjik, duke premtuar se do të padisësh Serbinë dhe më pas të mos e bësh do ta diskreditojë përgjithmonë figurën e Kurtit dhe do të minojë të gjithë platformën e tij.

Mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë, përdhunuan, ose u detyruan që të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të jetonin në ekzil në vitet ’90. Shumë figurojnë ende të zhdukur, përfshirë burra, gra, fëmijë dhe civilë të tjerë që padallim u vranë.

Ne e dimë kush e bëri këtë: skuadrat serbe të vdekjes, që përbëheshin nga ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake. E dimë se kush e organizoi këtë: udheqja serbe e Millosheviçit. E dimë kush e mbrojti këtë: shumë prej zyrtarëve aktualë serbë, përfshirë Presidentin Vuçiç.

E dimë gjithashtu se kush e mbështeti: pjesa më e madhe e popullit serb, që mbështetën Millosheviçin në çdo hap, ashtu siç sot mbështesin Vuçiçin. Në zgjedhjet e shtatorit 2000, në pikën më të ulët të mbështetjes popullore për të, Millosheviç sërish mori thuajse 2 milionë vota.

Prandaj, është koha që populli serb të vihet para përgjegjësisë për mbështetjen që u ka dhënë këtyre politikave vrastare për dekada me radhë. Thuhet se serbët ishin në një farë mënyrë të detyruar që të merrnin këto vendime, se ishin të keqinformuar, të varfër dhe të shantazhueshëm dhe se përgjegjësia s’mund të jetë e përbashkët.

Ky këndvështrim relativizues është i turpshëm. Është i dhimbshëm për viktimat dhe familjarët e tyre, përfshirë edhe për viktimat serbe të luftës. Serbia nuk ka dhënë kurrë llogari për krimet që ka kryer, prandaj sot zyrtarët e saj dhe qytetarët e saj lirshëm shprehin racizmin kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Bullizmi” serb ndaj Kosovës orkestrohet nga Vuçiç, mediat pranë tij, qeveria dhe opozita, ndoshta edhe duke helmuar jetët e fëmijëve nëpër shkollat serbe. Ky “bullizëm” është pjesë e pandashme e jetës së përditshme të serbëve, duke e shfaqur kudo, në kulturë dhe sport.

Këto sjellje raciste kundër kosovarëve vazhdojnë të shprehen hapur, si nga Qeveria, ashtu edhe nga qytetarët.

I sheh përditë nëpër faqet e gazetave, nëpër faqet e librave, nëpër shfaqje të ndryshme kulturore, e deri nëpër meshat e Kishës Ortodokse Serbe, një prej kollonave më të rëndësishme që mbajti regjimin e Millosheviçit. Për këtë arsye, nuk ka asnjë surprizë se përse edhe vetë serbët e Kosovës, gjithashtu viktima të politikave të Millosheviçit vazhdojnë të brohorasin trashëgiminë e tij dhe të pasaardhësve të tij.

Dikur kam deklaruar se politikat naziste të Serbisë ndaj Kosovës në thelb nuk kanë ndryshuaar këto tre dekadat e fundit: Kosova është koloni e Serbisë, asnjë krim nuk është kryer, përveç atyre të kryera nga shqiptarët kundër serbëve, s’ka nevojë për keqardhje, drejtësi, dëmshpërblim apo falje nga Serbia apo populli i saj.

Të thuash të vërtetën mbi shkatërrimin që ka mbjellë shteti serb mbi miliona jetë joserbe të bën pjesë të propagandës antiserbe. Qëndrimi zyrtar i Serbisë nuk ndryshon dhe është me direktiva që nga regjimi i Millosheviçit.

Të gjithë serbët duhet të pajtohen me narrativën e fabrikuar, që vetëm serbët janë viktima, që të drejtat e serbëve janë nën kërcënim të vazhdueshëm në Kosovë, Bosnje, kroaci dhe tani edhe në Mal të Zi. Çdokush që mendon dhe thotë të kundërtën është një tradhtar, mercenar i huaj dhe antiserb.

Ky është problemi i Serbisë, jo Kosova. Por, Kosova nuk duhet të synojë që ta bëjë Serbinë që të ndjehet më mimrë duke e falur dhe harruar mijëra viktimat. Kurti nuk duhet të mbulojë plagët ende të hapura, ndaj të cilave një sy qorr është bërë gjithmonë. Përkundrazi, Kosova, ashtu siç ai ka sugjeruar, duhet të jetë e barabartë me Serbinë dhe me këdo tjetër. Kosova sot është kolonia e askujt.

Edhe mbështetësit e deklaruar të Kosovës, veçanërisht BE dhe SHBA duhet ta pranojnë këtë dhe t’i japin fund përdhosjes së Kosovës përmes kërkesave paafund, që kërcënojnë të fusin qytetarët e Kosovës në një geto sërish. Është koha që Perëndimi të respektojë Republikën e Kosovës, ashtu si çdo vend tjetër sovran.

Por, le të qëndrojmë me shpresë se fëmijëria e tejzgjatur dhe traumatizuese e Kosovë u mbyll dhe tani përpara janë vitet e adoleshencës, me të drejtë plot ankth, por me rritje të vazhdueshme që i drejton njerëzit e saj drejt një të ardhmje të hapur, të shëruar dhe të bashkuar. Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë dhe paç fat!

****

Autori është shkrimtar dhe aktivist serb për të drejtat e njeriut. Shkrimi është publikuar në Balkaninsight.com

E takuam mbas viteve 90, sikur te mos kishin kaluar aq vite rinie! Nga Natasha Pustina

Ishin vitet 73-74 , nuk kujtohem saktesisht, kur nje dite, im shoq vjen ne shtepi, mbas pune me nje mikun e tij , piktor, te cilin e njihja qe ne Tirane.

Pergatita diçka te shpejte per dreke dhe hapem nje shishe vere,qe ne ato kohe nuk na mungonte. Vera ishte e mire dhe na shijoi ,fale edhe bisedes interesante qe filloi midis nesh, si miq .

Folem ne pergjithsi per pikturen dhe artin qe ne ate kohe kish mare pak ajer dhe ndryshonte nga shabllonet e deri asaj kohe te realizmit socialist.

Ate jave kishim qene ne Tirane, per te pare nje ekspozite pikture , ku veçuam disa piktura me te vertete interesante te Edison Gjergos, Edi Hiles, Sali Shijakut, e sidomos Abduraim Buzes dhe disa te rinjve qe sapo kishin publikuar vepra per here te pare ,ndoshta akoma student ,si Bashkim Ahmeti , me duket etj.

Ishte nje fryme e re ,qe na pelqeu shume; linja elegante,kolor qe harmonizohej dhe sfumonte, drite – hije qe i ndjeje pranveren , ndjeje rini dhe mbi tegjitha kontrast te harlisur.

Me terhoqi vemendjen qe miku yne ,piktor po buzeqeshte hidhur ,pa thene asgje.

– Lere ,tha, se per keto harlisje ne skene ,e hengra une.

E dinim qe ishte skenograf ne teatrin popullor.

– U ngriten edhe me kritikuan per shfaqje te huaja ne stilin e punes sime, per veshje extravagante, per modernizem ne pergatitjen e skenes, per sjellje te pa denja ne shoqeri ,puna arriti deri aty sa aktori i mirenjohur Naim Frasheri,me akuzoi se i pengoja aktoret ne punen e tyre,nga veshtiresia qe u krijoja ne levizjet skenike, per hir te modernizmit skenik, ai e kish fjalen per realizimin skenik te “ Hamletit,, me duket.

Miku yne piktor kishte idhull Modinjanin dhe Gogen, te cilet ne i njihnim mire dhe i donim shume. Ne ate kohe ishim duke pare tek televizioni i Shkupit jeten e Gogenit ,bazuar ne romanin e shkrimtarit Somerse

Maugham.

Biseda rrodhi kendshem deri ne momentin qe ai na tregoi se kishte ardhur ne metalurgji per riedukim ,ne gjirin e klases puntore!!! Boh…

Tani po largohem, me vjen keq se nuk mund te vi me ketu, u kenaqa shume,por mund te keni ju pasoja.

Pasojat nuk vonuan:

Mbas disa ditesh, tim shoq e thirren ne degen e brendeshme dhe komitetin e partise.

– Ç’lidhje kishte me piktorin, çfarë kishin biseduar, etj

Natyrisht ,me shume kujdes ai iu pergjegj se kishin qene miq nga Tirana dhe piktori kish shprehur kenaqsine se do te punonte portrete te puntoreve te metalurgjise dhe furnalten ,qe pothuaj kish hedhur shtat shume bukur.

Gjate pushimeve te drekes, im shoq shkonte shpesh ne te ashtuquajturen studio, qe kishte piktori ,ne metalurgji e nje dite me thote: – Liçja, keshtu i thoshin miqsish piktorit,ka perfunduar nje pikture shume te bukur te furnaltes, me nje ndriçim argjend te qiellit ,gati fluido me ca re puplore te bardha,me pelqeu shume.

Nuk vonoi shume dhe e thirri nje nga instruktoret e komitetit te partise,qe mbulonte metalurgjine dhe i thote: – Po ec mo inxhinier, te shohesh se çka bere ai katran piktori, e u drejtuan te dy ne studjon e piktorit.

– Shihe si e ka paraqitur furnalten, shihe qiellin tone te mbushur me re, qielli yne eshte i paster,dielli ndricon ,etj,etj.

I zene ngushte ,inxhinieri i pergjigjet-Por keto jane re te bardha dhe thyejne bukur sfondin,i japin piktures drite.

Instruktori pa me dyshim tim shoq dhe tundi koken.

Mbas disa ditesh,vjen ne shtepi shume i shqetsuar dhe thote :- Sot kane arrestuar Liçen, ne dreke, po shkoja ne studion e tij, kur pashe nje grup policesh qe e kishin marre per krahesh,kur me kaloi prane uli koken qe te mos ndeshte ne veshtrimin tim ,te habitur.

Kaluan vite dhe ne nuk dinim gje per te.

E takuam mbas viteve 90, sikur te mos kishin kaluar aq vite rinie!