VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NË KUJTIM TË DR.ADRIAN GRECËS, AUTORITETI SHKENCOR I TË CILIT SHNDRITI NË SHBA Nga Dalip GRECA

By | October 26, 2018

Komentet

AKADEMIKU JUSUF BAJRAKTARI DHE ANETARI I NDERIT I FEDERATES PANSHQPTARE TE AMERIKES VATRA MBESHTET Komisioni Vatra 5 Tetor 2019

 

AKADEMIKU DHE ANETARI I NDERIT I FEDERATES PANSHQPTARE TE AMERIKES VATRA MBESHTET Komisioni Vatra 5 Tetor 2019.

Sipas tij ne nje email te derguar te ketij Komisioni theksohet se:

“Si shqiptar dhe intelektual ndihem i brengosur dhe shumë i shqetësuar për problemet me të cilat po ballafaqohet Organizata Panshqiptare “Vatra”. Ajo ishte gjithnjë frymëzuese për shqiptarët si shembulli më pozitiv i funksionimit mbi parimet e demokracisë së mirëfilltë dhe në interes të çështjes tonë kombëtare.

Prandaj, përpjekjet për destabilizimin e këtij institucioni me rëndësi të veçantë lëndojnë shpirtin dhe zemrën e çdo shqiptari kudo qoftë ai. Për këtë arsye i gjykojë të papranueshme tendencat për uzurpimin e kompetencave të instancave legjitime të Vatrës, nga cilido individ ose grup jashtë rregullatives ligjore të sajë.

Unë si Anëtar Nderi i Vatrës, pasi u njoftova me Deklaratën e Komisionit Tuaj të respektuar shprehi solidaritetin tim në përkrahje të këtij dokumenti, si rruga më e ligjshme dhe më e natyrshme për tejkalimin e krizës egzistuese.

Në fund, më lejoni që me përzemërsi t’ju uroj Ju dhe antarëve të tjerë të Vatrës Ditën e Pavarsisë së Shqipërisë – 28 Nëntor 1912.

Me konsiderata të larta, Akademik Jusuf Bajraktari

25 Nentor 2019″

Siç dihet sipas Deklarates per Shtyp te ketij Komisioni me date 23 Nentor 2019 u theksua se : Komision VATRA 5 Tetor 2019 u krijuar në New York nga nje grup i mire Vatranesh, të shtyrë nga shqetësimi në rritje për fatin e Vatrës dhe dhe gjendjen e krijuar në këtë organizatë kombëtare që prej Kuvendit të 10 qershorit 2017. Përveç shkeljeve te medha të parimeve dhe rregulave të Kanunores, u trajtua edhe fakti se Kuvendi dhe të gjitha strukturave të saj u ka kaluar afati, sipas Kanunores që prej Qershorit 2018 dhe, sipas shtesave (Amendmenteve) të aprovuara në Kuvendet e mëparshme, që prej Qershorit 2019. Ky komision pas analizash të fakteve që njihen e përfliten tashmë, jo vetëm në Vatër por, edhe në opinionin e gjërë shqiptar, u pa te domosdoshme pergatitjen e një Kuvendi me 25 Prill 2019, ku do të bëhet zgjedhja e organeve të reja në bazë të Kanunores.

DEKLARATE E KOMISIONIT VATRA 5 TETOR 2019: KUVËNDI I VATRËS ËSHTË ME 25 PRILL 2020 NË NEW YORK DHE ÇDO VENDIM TJETËR ËSHTË TENTATIVË PËR PËRÇARJEN E VATRËS

KUVËNDI I VATRËS ËSHTË ME 25 PRILL 2020 NË NEW YORK DHE ÇDO VENDIM TJETËR ËSHTË TENTATIVË PËR PËRÇARJEN E VATRËS

 

KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 e konsideron vendim e kryesisë së Vatrës me mandat të përfunduar për një Kuvend të VATRËS me 19 Janar 2020 në Michigan të pavlefëshëm dhe jashtë Kanunores. Në bazë të nyjes 29 të Kanunores Kryesia nuk ka më të drejtë të caktojë ditën e Kuvendit. Jo vëtëm kryetari dhe kryesia janë me mandat të përfunduar qoftë nga Kanunorja qoftë dhe nga Amandamentet e cfyqizuara nga vetë ata por kanë unzurpuar godinën e VATRËS duke mos lënë komisionin të kryejë punën e tij. Ky kryetar dhe kjo kryesi e morën këtë vendim vetem pas paraqitjes së gjitha fakteve nga KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 që tregojne shkëljet e rënda të kanunores. Duke injoruar çdo rregull të insitutit ky kryetar dhe kjo kryesi vazhdojnë të marrin vendime jashtë mandatit të tyre.

Dita e Kuvendit të VATRËS është me 25 Prill 2020 në New York dhe jo në Michigan tek drejtuesit e degës që solli me arrogancë dhe manipulime Mishton në krye të VATRËS i cili e çoi këtë organizatë kombëtare drejt një shkatërrimi insititucional, përçarje dhe shkelje të fjalës së lirë.

Sipas Nyjes 15: Komisioni me ane të Kryetarit ve ne veprim vendimet të votuara ne Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij ne kufi të

Kanunores dhe Rregullores. Kjo kryesi dështoi plotësisht të bënte një gjë të tillë.

KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019 gjithashtu dënon me forcë deklaratën e fundit të Dritan Mishtos si aktin e fundit të demagogjisë dhe hipokrizisë së tij. Ashtu siç deklaron dhe vete që ishte i vetmi kandidat si kryetar i VATRES me një platformë u pa qartë se kjo platformë ishte shkatërrimi i insitutit të VATRËS dhe përçarjes së saj. Këto 2 vjet e gjysëm ai nuk harroi asnjëherë ta plotësonte këtë program.

Që në 3 rreshtat e para të deklaratës së tij ai shprehet se: “viti 2019 shënon edhe përfundimin e mandatit tim si Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA”. Atherë me të drejtë lind pyetja kur në vitin 2019 dhe në bazë të kujt nyje të Kanunores? Pyetje që as ai dhe as analistët e tij nuk kanë guxim ti përgjigjen.

Ai në deklaratën e tij shprehet se: “U ruajt pothuaj e pandryshuar përbërja e anëtarësisë së Këshillit të Vatrës, jo vetëm si vlerësim për punën e mëparshme të anëtarëve të këtij Këshilli, por edhe sepse gjithnjë kam këmbëngulur që Këshilli i Vatrës duhet të ketë autoritet mbi Kryesinë”.

Ai e di shumë mirë që numrin e Këshillt Drejtues jo vetëm nuk u aprovua nga Kuvendi por dhe u shtua në numër me njerëz sipas dëshirave të tij. Këshilli Drejtues i VATRËS është mbledhur vetëm 2 herë në 2 vjet gjysëm nga 6 herë minimalisht në vit që e kërkon nyja e 16 e Kanunores. Të gjitha vendimet e VATRËS që nga 3 Mars 2018 janë marrë vetëm prej tij dhe me bindjen e Kryesisë dhe asnjë nga Këshilli Drejtues.

Ai shprehet për Komsionin e Garancive të Kanunores, një Komision që u krijua sipas dëshirës së tij për ti përshtatur atij Kanunoren sesa për ta mbrojtur Kanunoren. Sipas Nyjes 77 të Kanunores Çdo ndryshim i bere ne Kanunore dhe Rregullore prej një Kuvendi mund të behet vetëm me pëlqimin e dy të tretave të votave të përfaqësuara në Kuvend. Ky komision jo vetëm që nuk aprovua nga Kuvendi 2017 por e vetmja gjë që bëri ky Komsion është chfyqizimi i amandamenteve të Kanunores që ishin aprovuar nga Kuvendi i VATRËS më 2015.

Arsyeja ishte pasi këto amandamente kërkonin të ishe 5 vjet në VATËR te kandidoje për Kryetar kërkesë që Dritan Mishto nuk e plotesonte. Kur e fillon me shkelje do ta përfundosh me shkelje. Ky cfuqizim la VATRËN të kthehejë në fuqi Nyjën 11 të Kanunores që do të thotë që kryetari zgjdhet vit per vit dhe jo më njëherë në 2 vjet siç lejonin amandamentet e Kanunores. Mishto nuk u lodh shumë, thjesht i shkatërroi dhe i shkeli të dyja.

Megjithëse Dritan Mishto pretendon se ndjek filozofinë e Platonit ndaj kritikëvë të tij ai kurrë nuk pati guximin në këto 2 vjet e gjysëm të ulej të dëgjonte një kritikë apo ti përgjigjej qoftë një email ku paraqiteshin faktet e shkeljeve që i drejtoheshin atij. E vetmja herë që ai u përball me kritikat ishte mbledhja e Këshillit Drejtues me 3 Mars 2018 i rrethuar nga ata që e ngritën në krye nëpërmjet manipulimeve dhe genjeshtrave. Në atë ditë ai premtoi te ulej me degët që e kritikonin dhe të zgjidhte problemet që ato kishin ngritur, premtim që ai nuk e mbajti kurrë. Përgjigja e tij ishte thjesht heshtje dhe injorim. Ai është i vetmi kryetar që i ka mbyllur derën e VATRËS Vatranëve.

Në gjenezën e tij është pushteti absolut dhe i shtypjes dhe e ka vështirë të kuptojë ligjin dhe mendimin ndryshe dhe kjo u shpreh qarte gjate drejtimit te tij por ashtu dhe në Gazetën Dielli. Megjithëse ai mburret për kremtimin e 110 vjetorit të gazetës Dielli dikur gazeta e lirisë së mendimit ai e ktheu në nje gazetë vetëm të diktatit të tij. Degët që nuk mendonin si ai ose vinin në dukje shkeljet e tij nuk lejoheshin të botoheshin në gazetën Dielli madje as aktivitet e tyre. Ai i shkatërroi Diellit lirinë që e karakterizonte pasi kjo gazetë ka lindur dhe është në vendin e lirisë dhe i kujton gazetës Dielli vetëm moshën. Ai e ktheu Diellin e Konicës dhe Nolit në një model te gazetës Zëri i Popullit

Megjithëse ektremizmin grek në rritje i shprehur hapur këtu në SHBA që nga Nicholas Gage shefi i Vorio Epirit në konferencën e kësaj organizate në Tampa Florida tek thirrjet kundër Shqipërisë tek parada e komunitet grek në Boston, dhe protestat e shoqërisë Rrenjëve Shqiptare përpara shoqatës greke Laconian në Nëw York kundër ekstremizmit grek që ai i injoroi, tek cështja Çame që ende mbetet e pazgjidhur.

Mishto do jetë i vetmi Kryetar në 107 vjët të VATRËS që është shprehur kështu për çeshtjet mes Greqisë dhe Shqipërisë:

“Unë përsonalisht jam i mendimit se çështja çame, si një plagë e dhimbshme duhet trajtuar me kujdes, mençuri dhe dashuri. Duhet trajtuar me kujdes sepse kërkimet më të fundit po tregojnë gjithnjë e më shumë afrimin genetik mes shqiptarëve dhe grekëve. Duhet trajtuar me mençuri sepse prej shekujsh shqiptarët, apo të njohur si arvanitasit, kanë jetuar dhe jetojnë në Greqi, duke u pasuar tre dekadat e fundit edhe me qindra mijëra shqiptarë, mes të cilëve ka një numër të lartë martesash mikse, me lindjen e dhjetëra fëmijëve shqiptaro-grekë dhe greko-shqiptarë. Duhet trajtuar me dashuri sepse me kaq shumë ura lidhëse, vetëm një marrëdhënie e mirë dhe e afërt mes dy vendeve dhe popujve do të lehtësojë zgjidhjen e çështjes çame. Dashuria mes popujve tanë duhet t’i paraprijë qëndrimeve të qeverive, të cilat kur bien në duar të gabuara dhe dritëshkurtra shkaktojnë tragjedi. Faktet historike tregojnë se marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë njohur përkeqësim të dukshëm pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane dhe është detyra e çdo shqiptari të mirë të dalë mbi këtë mentalitet përçarës oriental.

VATRA qe ne kohen e krijimi te saj me Konicen dhe Nolin e kanë akuzuar Greqinë si një nga armiqtë kryesor të Shqipërisë që nuk donin ekzistën e kombit dhe shtetit shqiptar në Ballkan por vetëm asimilimin e tij. Faktet historike deri më sot kanë provuar një gjë të tillë. Ligji i luftës që ëkziston që nga 1949 mes 2 vendeve masakra barbare te andarteve greke ndaj shqiptareve, maskrat e Çamërisë dhe vendosmëria e grekeve për të mos e zgjidhur kurrë cështjen Çame por vazhdojnë ta pengojnë në çdo nivel me çdo mënyrë dhe deklarimet e grekeve se Himara, Saranda, Gjirokastra i përket atyre trëgojnë atë që grekët kanë treguar që me 1821 asilimin e shqiptarëve me çdo kusht.

Ndërsa është Mishto më këto pikepamje e mbajti VATRËN për herë të parë në 107 vjet të heshtur për 2 vjet e gjysëm ndaj ektremizmit grek .

Duket se Mishto harron fjalët e Presidentit Amerikan Theodor Rooselvet që janë botuar dhe në gazetën Dielli – “Shqiperia fillon nga Ulqini deri në Prevezë”

KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019

13 Dhjetor 2019

PËRSE ËSHTË ANTILIGJOR “KOMISIONI I 5 TETORIT” ? Nga Dalip Greca

 

– Atë çfarë po i bëjnë Vatrës tani të vetët, nuk ia kanë arritë që t’ia bëjnë për 50 vjet as Sigurimi i Shtetit me Misionin Shqiptar-

-SHFLETIM: KUSHTETUTA E VATRËS-Neni 14, amendamenti shtese, pika f- Një person sado i ndershëm të jetë, në qoftë se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë, të grindet e të ofendojë zyrtarët e Federatës dhe, me sjelljet dhe fjalët e tij, të largojë njerëzit nga VATRA duke krijuar përçarje dhe humbje kohe, duke zgjatur dhe shtyrë mbledhjet, apo polemizon publikisht dhe bën sulme personale me fjalë apo me shkrim në gazeta ose rrjete sociale, nuk pranohet si anëtar dhe, në qoftë se është pranuar, do të hiqet nga Lista e anëtarëve të VATRËS! (Marrë nga kopja e Kushtetutës së Vatrës, botuar nga ish kryetari Gjon Buçaj-Dhjetor 2017)

– Kriteri biografik më duket i pakuptimtë dhe i pakohë: Mishto ishte i biri i Prokurorit edhe kur dilnit në fotografi nëpër darka e nëpër festa kur ishte diplomat, edhe kur shkuam t’i paraqesnim mbrojtjen e Vatrës pasi Kryeministri Socialist Edi Rama, e kishte ndëshkuar duke e shkarkuar si Konsull të Sali Berishës në një mbrëmje Gala të Ish NAK-ut, ku merrnin pjesë personalitete të larta të Shtetit dhe Politikës amerikane, nobelistë, ndihmës sekretar i shtetit etj…

– Absurdi i kritereve të dënimeve të shoqërisë postkomuniste shqiptare qëndron në faktin se nuk kanë marrë dënime reale ndëshkuse ish Kryesuesit e Gjykatave komuniste, që kanë bërë gjyqe politike, kanë dhënë dënime me vdekje, nuk janë dënuar Kryehetuesit e hetusit,që kanë shkelë ligjet,Kryprokurorët e prokurorët, dhe ju po ndëshkoni një djalë të ri për faktin se ai qenkish i biri një prokurori! Prapë biografi me gjysh e babe e nënë? Ndëshkimet bëhen me ligj.

– Duke njohur karkterin, dinjitetin, kulturën e Dritanit, unë jam i bindur se ai do ta gjejë vetë zgjidhjen për të mos u dhënë më kënaqësi ekspeditave ndëshkuse allakomuniste t’i nëpërkëmbin dinjitetin dhe familjen.

– Ndryshimet në Vatër bëhen vetëm përmes Kuvendeve, rrugët e tjera janë anti VATËR, antiligj! Uluni, bisedoni, pranoni gabimet dhe mos përçani më tej VATRËN. Vatra nuk është pronë personal, por Institucion Historik dhe Pasuri Kombëtare. Letrat e ish kryetarit dërguar dr. Berishës dhe Lulzim Bashës për t’i bërë biografinë Dritanit, shprehin nivelin e sulmeve 2 vjeçare që i bëhen ati.

Nga Dalip GRECA

Qarkorja e ish kryetarit të Vatrës Gjon Buçaj nisur fillimisht në 71 adresa emaili dhe publikuar së fundi nëpër disa portale që gjuajnë lajme të tilla ka lënë një shije të hidhur tek shumica e vatranëve dhe shumica e degëve të saj. Ish kryetari i Vatrës pa ndjerë as dhimbjen më të vogël ndaj Vatrës, ka më shumë se dy vjet që lufton me të gjitha forcat, dhe jep Kushtrimin kudo ku gjenë një derë çelë, apo një vesh që e dëgjon: “VATRËN E MORËN KOMUNISTËT! I BIRI I PROKURORIT(QË E SOLLI AI), nuk ka treguar biografinë….E shoqja punon në një organizatë të grave intelektuale greke… është minoritare…Është shkelë Kushtetuta e Vatërs… Kuvendi që e përgatita dhe e drejtova unë…ka shkelë rregullat e Kanunores! Kjo nuk durohet.Urdhër: Komisioni i 5 tetorit të marrë Vatrën në dorë me 25 Prill! “

Parë me gjakftohtësi lufta e ish kryetarit për të mbrojtur Vatrën nga sulmet imagjinare i ngjanë asaj nënës, që nga dashuria e tepërt mbyt krijesën e vet. Siç duket ish kryetari është penduar që Vatra u rrit shumë, u krijuan degë, gazetës i doli gjumi letargjik pas 2 vite e gjysëm heshtje dhe pas një periodiciteti 3-4 herë në vit në gati tri dekada, u bë e përmujshme, krijoi botimin online, futi reklamat, ngjyrat, numrin special për Festën e Flamurit, tash ka dhe një editore për gjuhën angleze, në këtë format të ri- i Gazeta i dha zë Vatrës dhe vatranëve dhe ata e përkrahën dhe u mblodhën rreth saj.

Z. Buçaj parlajmëron në titull të qarkores së tij se do të japë arsye se përse”e përkrahi Komisionin e 5 tetorit 2019 të Vatrës”, por në fakt është krijesë e tij, dhe nuk bën gjë tjetër veçse rreshton akuza të pafundme, që nuk shkruhen për të parën herë dhe kthehet e rikthehet tek Kuvendi i Qershorit 2017, Kuvend që u përgatit nga ai vetë dhe difektet duhet t’i kërkonte tek vetja. Edhe sot ai këmbëngul se Dritan Mishto nuk e kishte vjetërsinë në Vatër për t’u bërë kryetar, ndërkohë që dy vite më parë se të bëhej kryetar, në Kuvendin e vitit 2015 organizuar në Jacksonville, ishte votuar si anëtar i kryesisë.

Në fakt, Kushtetuta e Vatrës që është në qarkullim, nuk cakton kushte vjetërsie për t’u bërë kryetar, ky kusht u shtua në përpjekje për t’I shtuar amendamente Kushtetutës së vjetër. Ka pasur raste kur Vatra i ka ftuar kandidatët për kryetar edhe nga Shqipëria edhe nga Evropa, pa qenë fare anëtar të Vatrës. Shembulli më tipik është Mid’hat Frashëri. Z. Buçaj e diktoi këtë kusht në amendamentet të cilat kurrë nuk e morën fuqinë ligjore në Kuvend, edhe pse ish kryetari pas Kuvendit, kur nuk kishte më asnjë fuqi ligjore, nxitoi dhe botoi Kushtetutën e re me amendamentet e propozuara, ndërkohë që Vatra kishte ngarkuar një Komision të Garancive të Kanunores, që ende punon dhe do t’i paraqiste ndryshimet në Kuvendin e ardhshëm.
Edhe një fakt tjetër; Vetë ish kryetari Buçaj pasi tërhoqi vëmendjen e Kuvendit të Qershorit 2017 se Mishto nuk plotësonte kriterin kohor të vjetërsisë, ai propozonte që me një vendim të delegatëve të Kuvendit, Kushti i vjetërsisë (që s’ishte ende në Fuqi) të kapërcehej. Kështu u votua me propozim të z. Buçaj dhe u mor vendimi e nisi votimi. Atëherë përse ke dy vjet që thua se nuk plotësonte kriterin kohor, ku me propozimin tuaj ai kriter u shmang?
Ndërsa kriteri biografik, më duket i pakuptimtë: Mishto ishte i biri i Prokurorit edhe kur dilnit në fotografi nëpër darka e nëpër festa kur ishte diplomat, edhe kur shkuam t’i paraqesnim mbrojtjen e Vatrës pasi Kryeministri Socialist Edi Rama, e kishte ndëshkuar duke e shkarkuar publikisht si Konsull të Sali Berishës në një mbrëmje Gala, ku merrnin pjesë personalitete të larta të Shtetit dhe Politikës amerikane, nobelistë, ndihmës sekretar i shtetit etj, ndërsa unë dhe Ju z. Buçaj shkuam në hotel dhe takuam kryeministrin në emër të Vatrës… Kryeministri socialist zgjodhi pikërisht këtë mbrëmje për ta ndëshkuar….edhe atëherë ishte po ky Dritan që kemi sot. Duke njohur karakterin dhe dinjitetin, kulturën e Dritanit unë jam i bindur se ai do ta gjejë vetë zgjidhjen për të mos u dhënë më kënaqësi ekspeditave ndëshkuse ti nëpërkëmbin dinjitetin dhe familjen. Këto lloj ndëshkimesh ngjasojnë me demaskimet e kohës së komunizmit, ndërsa komentet dashkeqëse nëpër portale e rrjete sociale, ngjasojnë me fletë-rrufetë dhe Dacibaot kineze.

Absurdi i kritereve të dënimit të shoqërisë postkomuniste shqiptare qëndron në faktin se nuk kanë marrë dënime reale ndëshkuse ish Kryesuesit e Gjykatave komuniste, që kanë dhënë dënime me vdekj e kane organizuar gjyqe politike,nuk jane ndeshkuar realisht Kryehetuesit e hetusit,që kanë shkelë ligjet, Kryprokurorët e prokurorët, dhe ju ndëshkoni një djalë të ri për faktin se ai qenkish i biri një prokurori! Ndëshkimet bëhen me ligj. Kemi 30 vjet që në Shqipërinë tonë bëhet politikë, por jo shtet. Kur të kemi shtetin ligjor, shpresoj se do të kemi dhe ndëshkime ligjore, jo seleksionime sipas interesave, fiseve, krahinave, partive etj…etj.

Po i përgjigjem titullit të këtij komenti:Përse është antiligjor Komisioni i ideuar nga ish Kryetari?

Së pari: Nuk ka bazë ligjore në asnjë nga nenet e Kushtetutës së Vatrës, madje as në atë variant të Kushtetutës që ka botuar dhe shpërndarë ish kryetari në dhjetor 2017.

Së dyti- Në të gjitha botimet e deritanishme të Kushtetutës së Vatrës, përfshi dhe atë që botoi ish kryetari Buçaj, veprime të tilla konsiderohen të ndëshkushme, dhe fajtorët përjashtohen nga VATRA. Po e shkruaj nenin të kopjuar prej Kushtetutës të botuar nga Gjon Buçaj në dhjetor 2017, gjashtë muaj pasi e kishte lënë detyrën.

FAQE 14- Kapitulli”Anëtarët”(Neni 6-9) -Shtesë Amendamenti, shkronja -f- Një person sado i ndershëm të jetë, në qoftë se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë, të grindet e të ofendojë zyrtarët e Federatës dhe, me sjelljet dhe fjalët e tij, të largojë njerëzit nga VATRA duke krijuar përçarje dhe humbje kohe, duke zgjatur dhe shtyrë mbledhjet, apo polemizon publikisht dhe bën sulme personale me fjalë apo me shkrim në gazeta ose rrjete sociale, nuk pranohet si anëtar dhe, në qoftë se është pranuar, do të hiqet nga Lista e anëtarëve të VATRËS!( Në kohën e kryetarit është përjashtuar një degë e tërë).

Me ç’logjikë dhe si mund ta marrë drejtimin e Vatrës një Komision antikushtetues?

Një miku im, ish i burgosur politik, më përcolli sot në telefon këtë konstatim, që nuk po e komentoj: – Atë çfarë po i bëjnë Vatrës tani nuk ia kanë arritë që t’ia bëjnë për 50 vjet as Sigurimi i Shtetit me Misionin Shqiptar-

Në fakt janë të njohura dhe të pasqyruara në Dosjen voluminoze të ish Sigurimit të Shtetit për Vatrën, tentaivat e Misionit dhe të Ministrisë së Brendshme për ta përçarë Vatrën me shkëputjen e degëve, siç ishte rasti i degës së Pensilvanisë, apo ndonje dege tjetër, pa ia arritur qëllimit.

Një këshillë kam të drejtë ta jap, pasi kaq gjë e kam mësuar nga Historia e Vatrës dhe Kushtetuta e saj: Ndryshimet në Vatër bëhen vetëm përmes Kuvendeve, rrugët e tjera janë anti VATËR, antiligj! Uluni, bisedoni, pranoni gabimet dhe mos përçani më tej VATRËN. Historia do t’ju gjykojë!

Shënim shtesë: Çudi, ofensiva u mor tani kur VATRA po realizonte fushatën e ndihmave ndaj tërmetit. Përse tani?

Një tjetër fushatë ishte ndërmarrë në kohë që festohej 110 vjetori i Diellit, edhe ate kohe vazhdoi ekspedita dneshkuse, por veprimtarite e Vatres vazhduan. Bojkoti, siç ishte vepruar edhe gjate festimit të 106 vjetorit të Vatrës, nuk e stepen Vatren te vijonte veprimtarite e saj..

Pyetja e dytë shtesë: Përse u ndërmor ofensiva pasi futët në dorë në rrugë jo ligjore Kopjen e Dosjes të Ish Sigurimit të Shtetit për Vatrën?

Për çfarë u siguruat?

Dhe një pyetje plus: Kush e tërhoqi Dosjen,kur askush nga dega nuk ishet fizikisht ne Institutin e Dosjeve?

A janë shkelë rregullat me personin që e mori atë në dorëzim?

Pyetje për Institutin e Dosjeve: Po sikur atë Dosje ta kërkojnë edhe degët e tjera si: Michigani, Queensi, Toronto, katër degët e Floridës,dega Hudson Valley etj., do t’ua jepni?

Vatra e ka nje qender.

KUVENDI I VATRËS DO TË MBAHET ME 19 JANAR 2020 NË MICHIGAN

– U zhvillua mbledhja e radhës e Kryesisë së Federatës Pan shqiptare të Amerikës VATRA

-Kryetari përsëriti vendimin e tij për të mos rikandiduar, gjë e shprehur vazhdimisht në strukturat e Vatrës, që në Mars 2018, me arsyetimin se qarkullimi i elitës drejtuese është procesi më i rëndësishëm për Federatën, dhe se i jep fund praktikës së drejtimit me vite të tëra.

– Ftohen Kandidatet qe duan te kandidojne per postin e Kryetarit te paraqesin kandidaturat me shkrim prane ketij Komisioni, deri ne 10 Janar 2020.

-Te gjithe Kryetaret e degeve kane kohe deri me 31 Dhjetor te shlyejne kuotat e anetaresive. Vetem mbi bazen e ketij treguesi do te llogaritet numri i delegateve per ne Kuvend.

Më 11 Dhjetor 2019 u mblodh Kryesia e zgjeruar e Federatës Pan shqiptare të Amerikës VATRA. Fillimisht, kryetari Dritan Mishto paraqiti një raport të zgjeruar të punës së Federatës për vitin 2019, fjalim i cili do të botohet i plotë. Kryesia e zgjeruar dhe shumica e degëve i kërkuan unanimisht disa herë z. Mishto rikandidimin e tij në Kuvendin 2020. Kryetari përsëriti vendimin e tij për të mos rikandiduar, gjë e shprehur vazhdimisht në strukturat e Vatrës, që në Mars 2018, me arsyetimin se qarkullimi i elitës drejtuese është procesi më i rëndësishëm për Federatën, dhe se i jep fund praktikës së drejtimit me vite të tëra.
Kryesia, mbi bazën e një konsultimi me Komisionin e Garancive Kanunore dhe me shumicën e degëve vendosën:Kuvendi i Federatës Panshqiptare VATRA do të mbahet në datën 19 Janar 2020 në Michigan. (Kjo në bazë të traditës së mëparshme për mbajtjen e kuvendeve në shtete të ndryshme, sic ishte Kuvendi i Floridës 2015, Kuvendi i Nju Jorkut 2017).
Komisioni i Vatrës për Kuvendin 2020 është:
Agim Rexhaj – Kryetar
Bashkim Musabelliu – Komisioni i Garancive Kanunore
Mehmet Kadria – Komisioni i Garancive Kanunore
Kujtim Porja – Komisioni i Garancive Kanunore
Nazo Veliu, Marjan Cubi, Marjana Bulku, Besim Malota, Zef Balaj, Pashko Camaj, Agustin Mirakaj, Ervin Dine, Mark Mrnacaj, Koordinator – Valentin Lumaj.
Ftohen Kandidatet qe duan te kandidojne per postin e Kryetarit te paraqesin kandidaturat me shkrim prane ketij Komisioni, deri ne 10 Janar 2020-adresa:
VATRA
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458
Te gjithe Kryetaret e degeve kane kohe deri me 31 Dhjetor te shlyejne kuotat e anetaresive. Vetem mbi bazen e ketij treguesi do te llogaritet numri i delegateve per ne Kuvend.

Gara e Vatrës është me të Ardhmen! Fjala e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Dritan Mishto

Fjala e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Dritan Mishto mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë më 11 Dhjetor 2019.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit të Federatës!

Të dashur vatranë!

Siç e dini, viti 2019 shënon edhe përfundimin e mandatit tim si Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i zgjedhur me një shumicë të cilësuar në Kuvendin e vitit 2017, i pari kuvend pas dekadash të tëra, në të cilin kandidatët paraqitën platformat e tyre duke marrë besimin e delegatëve në formën më transparente. Ky besim i madh i vatranëve, më ka qëndruar gjithmonë si “shpata e Demokleut” duke më shtyrë drejt maturisë dhe përkushtimit në përmbushjen e kësaj detyre të lartë shoqërore dhe vullnetare.

Dua të falenderoj nga zemra dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën tuaj të mirë dhe bashkëpunimin, që kemi pasur. Dua të përulem me nderimin më të madh edhe përpara vatranëve të të gjithë epokave, për sakrificat e tyre deri në vetëmohim në dobi të Federatës sonë, Shqipërisë dhe kombit.

Këto dy vite, Federata Pashqiptare e Amerikës Vatra ka njohur rritje të dukshme. Pas Kuvendit 2017, Kryesia ka pasur në përbërjen e saj një gërshetim brezash të ndryshëm, por me të njëjtin përkushtim për përmbushur objetivat e marra përsipër. U ruajt pothuaj e pandryshuar përbërja e anëtarësisë së Këshillit të Vatrës, jo vetëm si vlerësim për punën e mëparshme të anëtarëve të këtij Këshilli, por edhe sepse gjithnjë kam këmbëngulur që Këshilli i Vatrës duhet të ketë autoritet mbi Kryesinë. Në çdo rast kundërshtie, Këshilli do të ishte i painfluencuar nga kryesia e re, pasi kishte përbërjen e mëparshme. Sjellja e Kryesisë dhe profesionalizmi i të dy strukturave bëri që gjatë kësaj periudhe të ketë bashkëpunim të shkëlqyer, duke ruajtur stabilitetin e Federatës sonë. Ndjehem mirë që të gjitha vendimet dhe sugjerimet e Kryesisë kanë gjetur miratimin e Këshillit dhe anasjelltas.

Për herë të parë, Kryesia dhe Këshilli i Federatës miratuan formimin e Komisionit për Garantimin e Kanunores, si një organ që ishte dhe mbetet gardiani i rregullave të funksionimit tonë. Ky Komision, me një përgjegjësi të lartë po përfundon detyrën e ngarkuar për rishikimet kanunore, një punë e lënë e papërfunduar prej vitesh, me synimin që t’i japë Federatës Vatra një përshtatje sa më të plotë me kuadrin bashkëkohor të funksionimit të organizatave vullnetare.

Në një kohë të shkurtër ne arritëm të afrojmë rreth Vatrës mjaft të rinj dhe mbështetës. Figurat më të njohura të artit shqiptar në nivel ndërkombëtar vizituan Vatrën. Aktivitetet e Federatës VATRA dy vitet e fundit kanë qenë me pjesëmarrjen më të lartë të shënuar ndër vite, gjë që na ka mbushur me gëzim. Vatra po lëviz dhe po rimerr prestigjin e dikurshëm. Festimet e 106 vjetorit dhe 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA ishin me motot: “Vatra nuk është Politike – Vatra është Mbipolitike” dhe “Jam vatran se jam shqiptar / jam shqiptar se jam vatran”. Ditëlindjet e Vatrës duhen festuar gjithmonë, siç e vendosëm këto dy vjet ashtu le ta vazhdojmë, sepse ato na ndërgjegjësojnë gjithnjë e më shumë për kujdesin që duhet të tregojmë për shëndetin e Federatës sonë të dashur.

Filluam të kërkojmë grupet e hershme të emigrantëve vatranë dhe e nisëm me rivendosjen e kontakteve me zagoritët gjirokastritë, ardhja e të cilëve në selinë e Vatrës ishte emocionuese.

Federata jonë ka tashmë një kategori nderimi të veçantë për anëtarët e saj, të cilët vazhdojnë të jenë aktivë: “50 vjet anëtarësi” duke përbërë diçka të rrallë edhe për organizatat amerikane. Gjithashtu, ndonëse drejtues të rinj, ne vendosëm të nderojmë figura të njohura të komunitetit tonë, njerëz me reputacion dhe kontribut prej dekadash për çështjen tonë kombëtare, të cilët duhet të ishin nderuar prej kohësh si: Prof. Sami Repishti, Prof. Nicholas Pano, Dr. Elez Biberaj, z. Ekrem Bardha, ish sekretari i Vatres-shkrimtari Naum Prifti etj.

Figura të nderuara të nacionalizmit shqiptar kanë qenë pjesë e aktiviteteve tona, si akademia për Hysni Lepenicën apo aktivitetet në nderim të Mid’hat Frashërit, për të cilin u krye edhe rivarrimi në Shqipëri. Federata VATRA shprehu publikisht qëndrimin e saj se Mid’hat Frashëri duhej të sillej në atdhe i plotë dhe jo i cunguar, si edhe të mos përdorej për qëllime politike. Rivarrimi i tij vetëm si Lumo Skëndo, duke lënë në errësirë kontributin e madh patriotik, ishte dhe është për VATRËN, i papranueshëm. Qeveria Shqiptare duhej t’i paraprinte fushatës dhe debatit të gjerë intelektual për veprat dhe veprimtarinë e tij patriotike dhe të ndërmerrte nisma konkrete administrative në nderim të këtij personaliteti. Koha provoi qëndrimin e Federatës VATRA, që nuk pranoi të bëhej pjesë e fasadës qeveritare sepse edhe pas kaq kohësh akoma nuk kemi parë një qëndrim institucional në vlerësimin e kësaj figure, por një harresë të plotë.

Gjatë këtij mandati ne patëm fatin e rrallë të ishim dëshmitarë të festimit me madhështinë që meriton, të 110 vjetorit të Gazetës Dielli. Me këtë rast dua të shpreh respektim tim më të madh dhe të falenderoj publikisht në emër të Federatës Vatra, Editorin e Gazetës z. Dalip Greca, për punën e tij të shkëlqyer, mençurinë dhe durimin në drejtimin e saj. Ne arritëm të sjellim në gazetë pas kaq dekadash edhe Editoren për botimin në Anglisht Znj. Rafela Prifti, pasuese e denjë e Peter dhe Naum Priftit, së cilës dua t’i shpreh respektin tim më të thellë. Simpoziumi shkencor me pjesëmarrjen e studiuesve të njohur shqiptarë dhe amerikanë, nga Libraria e Kongresit Amerikan, evidentoi faktin që na bën vërtet krenar se Gazeta Dielli është sot gazeta më e vjetër e kombeve, që jetojnë në Amerikë dhe që vazhdon të botohet. Ndaj ne duhet ta ruajmë me fanatizëm këtë dhuratë të artë që na kanë dhënë koha: Gazetën Dielli.

Dihet se Federata Vatra ka trashëguar shumë libra, por nuk ka pasur një bibliotekë. Dua të falenderoj veçanërisht z. Idriz Lamaj dhe znj. Arjeta Ferlushkaj, të cilët profesionalisht arritën të ngrejnë bibliotekën e Vatrës, me një sistem bashkëkohor inventarizimi, regjistrimi dhe skedimi. Për herë të parë është kryer digjitalizimi profesional i koleksionit të numrave të Gazetës Dielli. Numrat e vjetër dhe të rinj, të ruajtur me fanatizëm ndër dekada tashmë janë kthyer në kopje elektronike dhe mund të përdoren lehtësisht.

Të dashur Vatranë!

Periudha e drejtimit tim të Federatës Vatra përkoi me mandatin e dytë qeverisës të socialistëve në Shqipëri. Qeveria Socialiste Rama, në vlerësimin tonë mbetet një qeveri pinjolle fizike dhe shpirtërore e ish-diktaturës shqiptare. Shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjitha format, lirisë dhe pronës janë kthyer tashmë në një sjellje normale qeveritare. Kriminalizimi i parlamentit dhe vjedhjet e hapura të financave publike nëpërmjet një sërë projektesh të dyshimta, të denoncuara publikisht edhe nga Zëri i Amerikës, po e varfërojnë dhe do ta zhysim akoma më shumë ekonominë në kolaps. Tërmeti i fundit në Shqipëri nxorri krejtësisht zbuluar paaftësinë e kësaj qeverie për të menaxhuar kriza të tilla, e cila shpërdorimet dhe mungesat buxhetore kërkon t’i mbulojë me donacionet e shteteve mike dhe ndihmat e shqiptarëve nga e tërë bota. Arroganca qeveritare socialiste arriti deri në daljen hapur kundër qëndrimeve të Qeverisë Amerikane, në disa votime në OKB, akt i cili befasoi dhe shqetësoi shqiptarët kudo në botë. VATRA e shprehu qëndrimin e saj në instancat më të larta të administratës amerikane dhe argumentoi rrezikshmërinë dhe pasojat e veprimeve të tilla nga ana e Kryeministrit Rama. Edhe në takimin e fundit në Departamentin e Shtetit, në Shtator 2019, takim i cili hapi një faqe të re në marrëdhëniet e Federatës Vatra me Departamentin e Shtetit pas disa dekadash, ne paraqitëm shqetësimet tona për situatën në Shqipëri. Gjithashtu i jam drejtuar personalisht Presidentit Trump me një letër ku e kam cilësuar Qeverinë Socialiste Rama si një qeveri me mentalitet totalitar, të korruptuar dhe të lidhur me trafikun e narkotikëve, dhe duke i kërkuar kësisoj Z. Trump kthimin e vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dashuria e shqiptarëve për Amerikën duhet mbajtur gjallë dhe duhet ushqyer edhe duke rritur vëmendjen amerikane ndaj shqiptarëve.

Për këto arsye ne shpallëm në vitin 2018 në Vatër “Strategjinë për Mbrojtjen dhe Thellimin e Marrëdhënieve Shqiptaro – Amerikane” gjatë publikimit të librit më të fundit të studiuesit të mirënjohur Frank Shkreli. Kjo strategji konsiston në një rol aktiv të VATRËS për mbajtjen gjallë të këtyre marrëdhënieve, pavarësisht qëndrimeve të qeverive shqiptare, që për interesa të ngushta, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në dobësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Gjatë vitit 2018 ne patëm një bashkëpunim të mirë me Autoritetin e Dosjeve nga Shqipëria. Gjatë këtij projekti mes Federatës Vatra, Autoritetit të Dosjeve dhe Zërit të Amerikës u arrit të sigurohen një sërë intervistash, histori të jetës dhe dëshmi, që tashmë janë depozituar në arkivën e Autoritetit të Dosjeve në Tiranë dhe i shërbejnë studiuesve. Po ashtu Federata Vatra mori konform legjislacionit Dosjen e Sigurimit të Shtetit, e cila për arsye studimore po shfrytëzohet nga Editori për botimin e librit të tij përmbledhës për Editorët e Gazetës Dielli ndër vite. Po ashtu ne kryem disa aktivitete në nderim të viktimave të komunizmit me pjesëmarrjen në aktivitetet vjetore të organizuara nga Fondacioni për Viktimat e Komunizmit dhe po ashtu në shtatoren e ngritur në Washington DC.

Të dashur Vatranë!

Si gjithmonë, Vatra ka ndjekur me vëmendje shqetësimet kombëtare që vinin nga të gjitha trojet shqiptare, pas asnjë dallim. Jemi shprehur haptazi kundër bisedimeve Kosovë – Serbi për rishikimin e kufinjve, si një strategji e rrezikshme, që mund të vinte në pikëpyetje procesin e njohjeve të Repulikës së Kosovës dhe një precedent i rrezikshëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Konsolidimi i shtetit dhe jo vënia në dyshim e tërësisë territoriale të tij është rruga e vetme e Kosovës si shtet i sigurtë. Federata Vatra ka kërkuar me forcë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Vatikani, gjatë vizitës që Nunci Apostolik i Vatikanit në Shqipëri zhvilloi në selinë tonë.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe ardhja në krye të Parlamentit të një politikani shqiptar është padyshim një arritje, por jo më e madhja dhe as e mjaftueshme. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë akoma punë për të konsoliduar bashkëpunimin, si mundësia më e mirë për të rritur faktorizimin e tyre në shoqëri dhe politikëbërje.

Në Malin e Zi, politika shqiptare shënoi një arritje të madhe, fitoren në Komunën e Tuzit, si pasojë e bashkimit të subjekteve politike dhe vetë elektoratit shqiptar, gjë e cila përbën një sinjal dhe mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët, kudo qofshin.

Është një zhvillim pozitiv rritja e vëmendjes ndaj çështjes çame, gjë që tregon nevojën për më shumë diskutim dhe zgjidhje të saj. Unë përsonalisht jam i mendimit se çështja çame, si një plagë e dhimbshme duhet trajtuar me kujdes, mençuri dhe dashuri. Duhet trajtuar me kujdes sepse kërkimet më të fundit po tregojnë gjithnjë e më shumë afrimin genetik mes shqiptarëve dhe grekëve. Duhet trajtuar me mençuri sepse prej shekujsh shqiptarët, apo të njohur si arvanitasit, kanë jetuar dhe jetojnë në Greqi, duke u pasuar tre dekadat e fundit edhe me qindra mijëra shqiptarë, mes të cilëve ka një numër të lartë martesash mikse, me lindjen e dhjetëra fëmijëve shqiptaro-grekë dhe greko-shqiptarë. Duhet trajtuar me dashuri sepse me kaq shumë ura lidhëse, vetëm një marrëdhënie e mirë dhe e afërt mes dy vendeve dhe popujve do të lehtësojë zgjidhjen e çështjes çame. Dashuria mes popujve tanë duhet t’i paraprijë qëndrimeve të qeverive, të cilat kur bien në duar të gabuara dhe dritëshkurtra shkaktojnë tragjedi. Faktet historike tregojnë se marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë njohur përkeqësim të dukshëm pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane dhe është detyra e çdo shqiptari të mirë të dalë mbi këtë mentalitet përçarës oriental.

Të dashur vatranë!

Gjatë drejtimit të Federatës ruaj si një nga momentet më të bukura të jetës vizitën e delegacionit tonë në Kishën Orthodhokse të Shën Gjergjit në Boston. Kjo vizitë shënoi edhe nisjen e aktiviteteve për kremtimin e 110 vjetorit të gazetës Dielli. E ku më mirë se tek Kisha e Nolit do të mund ta nisnim një aktivitet të tillë? M’u dha mundësia që të isha i pari kryetar i Federatës Panshqiptare VATRA, të ulem në karrigen dhe tryezën e punës së Fan Nolit. Gjithashtu pata rastin të bisedoj konfidencialisht me At Artur Liolin pikërisht në zyrën e Nolit, hyrja në të cilën i nënshtohet një protokolli të veçantë dhe për afro gjysëm orë zhvilluam në këtë zyrë të shenjtë një bisedë sa shpirtërore aq edhe tokësore, për të shkuarën dhe të ardhmen. Me këtë rast dua të falenderoj publikisht At Artur Liolin për gjithë respektin dhe bashkëpunimin! Zoti e bekoftë!

Të dashur anëtarë të Kryesisë, të Këshillit dhe të Degëve!

Gjithmonë kam qenë i hapur ndaj sugjerimeve e kritikave dhe mendoj se Federata VATRA nuk ka pasur ndonjëherë demokraci të brendshme më shumë sesa kësaj periudhe. Kam ndjekur gjithmonë konceptin filozofik platonian: E pyetën Platonin se cila është zgjidhja kur të bëjnë kritika? – Shqyrtoji kritikat me dashuri, u përgjigj Platoni. Po kur të kritikojnë ashpër? – Sërish shqyrtoji me dashuri. Po kur shpifin, intrigojnë, sulmojnë në mënyrat më të ulëta, çfarë duhet të bëjmë Platon? – Atëherë duhet të shtosh dozën e dashurisë.

Federata VATRA sot është një stad më lart se dje. Nesër do të jetë një stad më lart se sot. Kështu Vatra jonë e dashur forcohet gjithnjë e më shumë. Kryetarët e Vatrës janë të gjithë kalimtarë, përveç Nolit e Konicës, të cilët shërbejnë për vatranët e mirë si modeli i vendosjes së dashurisë mbi urrejtjen, përunjësisë mbi arrogancën dhe argumentit mbi forcën e injorancës.

E kam shprehur edhe më parë në mbledhjet e strukturave tona, edhe në mbledhjen e Këshillit që në Mars 2018, se unë nuk do të rikandidoj për postin e kryetarit të Federatës Vatra me arsyen e vetme se qarkullimi i elitës drejtuese e shëndosh strukturën tonë. Noli e Konica e kanë përcaktuar drejt në Kanunoren e Vatrës, duke vendosur mandat afatshkurtër për kryetarin. Kjo është bërë pikërisht për të qarkulluar elitat drejtuese dhe jo që kryetarët të qëndrojnë me vite të tëra në drejtim, pa sjellur asnjë dobi. Çdo kryetar, duke e konsideruar këtë detyrë vullnetare si një përgjegjësi dhe jo si një privilegj, duhet të përmbushë mandatin e tij kohor duke dhënë sa më shumë dhe jo të mendojë se si të rizgjidhet. Ashtu siç nga ana tjetër, askujt nuk mund t’i shkojë ndër mend që Kryetari i Vatrës do të mund të largohet jashtë dëshirës së tij, përpara mbarimit të mandatit, si pasojë e sulmeve, shpifjeve dhe inskenimeve.

Ndaj, ndonëse me mbështetjen unanime të Kryesisë, të shumicës së cilësuar të Këshillit, të Degëve dhe të Anëtarësisë, duke falenderuar përzemërsisht secilin prej jush, pas plotësimit me sukses të mandatit tim, ju përsëris vendimin tim e parevokueshëm për të mos rikandiduar.

Si një ndër kryetarët e rradhës të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, jam i kënaqur kur shoh se Federata Vatra dhe Gazeta Dielli mbesin autoriteti më i lartë moral i botës shqiptare dhe të vendosura të mbajnë në supe peshën e rëndë që u ka vënë historia mbi shpinë, për të dërguar çështjen shqiptare drejt destinacionit të zgjidhjes së plotë. Jam i bindur se vatranët do të ecin përpara me ritëm të shpejtë, pa e ndalur hapin dhe do të vazhdojnë të bëjnë punë të mira, sepse gara jonë nuk është me të shkuarën. Gara jonë është me atë që na kërkon koha. Me të ardhmen!

Rroftë Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA!

———————-

 

“VATRA” THERRET DJEMTE* – Nga AGIM KARAGJOZI

 

 

Në Boston Vatra shqiptare
Si kala ngrihet krenare,
E nderuar, nënë-zonjë,
Sypatrembur si shqiponjë.
Kishte djemtë, ish pa frikë,
Yll shqiptar në Amerikë.

Me nam ishte, lavdiplotë,
Zulmëmadhe nëpër botë,
Flamur, shqyt, për komb, Atdhe,
Diell shqiptar te Bot’ e Re.
Kishte djemtë, lart e mbanin,
Për atë, kafshatën ndanin.

Kala ishte.Ç’është sot?
E braktisur, e pazot,
Pluhurveshur, sedërvrarë,
Kull’ e vjetër pa ushtarë
Zbehur drita, shuar zjarri,
Vatër sot nuk njeh shqiptari.

Lëngon nëna syvenitur,
Zvarrë hiqet e drobitur,
Për jetë me thonj lufton,
Ndihmë lyp, kush s’e dëgjon.
Djemtë pranë s’i afrohen,
Sehirxhinj nga larg ankohen.

Rënkon Vatra mbetur shkretë,
Zëkëputur thërret djemtë:
“O shqiptarë! Nuk më shihni?
Gjysm’ e vdekur. Pse s’më ndihni?
Mbamëni, mëkat të shuhem!
Siku dje, dhe sot ju duhem.”

“Mblidhuni o djem, në gji,
Juaja është kjo shtëpi!
Mbamëni, jepni me zemër!
Amanet ju mbet ky emër,
Trashëgim nga brez’ i parë,
Shqyt, flamur për shqiptarë.”

Mars 1986

VIDEO- Braintree – Masaçusets: Qendra Vatra grumbullon ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti – Nga Ardian Murraj

Qendra e Kujdesit Ditor për të moshuarit “Vatra” me vendndodhje në Braintree (rrethinë pranë Bostonit Masaçusets), përmes disa anëtareve të saj mundësoi gjatë javës së kaluar mbledhjen e fondeve financiare në ndihmë për zonat dhe popullsinë e dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri. Ditën e Dielë, ata dhe drejtuesit e qendrës bënë dhurimin e një çeku me shumën prej 3.730 $ e cila i bashkëngjitet shumave të tjera që individë dhe organizata të tjera bashkëatdhetare të Masacusetsit kanë mundësuar kohët e fundit. Nga përfaqësuesit e Qendrës “Vatra” Agron Gjerasi dhe i “Masbesa” Mark Kosmo, mësohet se kjo nismë bashkëpunimi dhe ndihme deri në ditet e fundit ka arritur në 150 mijë dollarë dhe përpjekjet deri në fund të vitit synojnë që kjo vlerë-ndihme të arrijë në rreth 1 milion.

Deri tani përmes ndërgjegjësimit në rrjetet sociale rreth 200 llogari të vogla nën Fondacionin Shqiptarët Globalë po përpiqen të arrijnë këtë shumë dhe përmes projekteve konkrete në terren dhe me menaxhim transparent të fondeve të merret me përparësi një objekt rindërtimi (fshat apo lagje e dëmtuar).

Qendra Vatra që kujdeset për të moshuarit ka gati dy vjet veprimtari dhe frekuentohet tani prej 90 individësh ku veç transportit ditor, ushqimit, kujdesit mjeksor dhe veprimtarive të ndryshme që kryhen këtu gjatë javës, lidhja me vendlindjen ka mbetur e shëndetshme e qendrueshme dhe bujare.

Z.Mark Qehaja zgjidhet kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

 

Në mjediset e Ricardo’s restaurant në Queens, në një atmosferë vëllazërore Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” u mblodh për të bërë zgjedhjet.

Anëtarët e shoqatës nën drejtimin e kryesisë u mblodhën për të bërë bilancin e punës

2-vjeçare të shoqatës e cila u krijua egzaktësisht dy vjet më parë në muajin dhjetor, ku kryetar i saj u zgjodh z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtjes në post diktaturë.

Në statusin e shoqatës thuhet se zgjedhjet mbahen për çdo 2 vjet, prandaj duke e zbatuar atë me rigorozitet kryesia e shoqatës organizoi zgjedhjet për kryetar dhe kryesinë e shoqatës.

Përpara se të fillonte radha e punës të gjithë anëtarët u çuan në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, më 26 nëntor në Shqipëri.

Fjalën e hapjes e mbajti z.Bashkim Shehu kryetar i shoqatës me temën: Veprimtaria

2 vjeçare e shoqatës

Imer Lacaj financier i shoqatës mbajti kumtesën: Veprimtaria financiare e shoqatës dhe detyra për të ardhmen.

U bënë në mënyrë demokratike diskutime nga anëtarët e shoqatës dhe dhe u dhanë mendime për mbarëvajtjen,vërejtje të ndryshme si dhe për punën e bërë për të ardhmen.

Me vëmendje u dëgjuan dhe dy rezymetë të dy kandidaturave për kryetar si Mark Qehaja dhe Imer Lacaj.

Kryetarja e komisionit te zgjedhjeve Alketa Ktona me plot kompetencë ndoqi procedurën e zgjedhjeve së bashku me anëtaret e komisionit të cilët ishin Nikollë Nilaj dhe Faton Zogiani. Pasi votimi u bë në mënyrë shumë të rregullt, demokratike dhe të fshehtë komisioni numëroi votat dhe shpalli fituesit.  Kryetar u zgjodh z.Mark Qehaja dhe n/kryetar z.Imer Laçaj njëkohësisht dhe financier i shoqatës.

Z.Mark Qehaja falënderoi të gjithë të pranishmit që e zgjodhën si dhe gjithë anëtarët e shoqatës për mbështetjen që i kanë dhënë.  Ai propozoi anëtaret e kryesisë ekipin me të cilin do të punojë për shoqatën të cilët janë: Imer Laçaj n/kryetar, dhe anëtarët e kryesisë si: Alketa Ktona, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj.  Z.Qehaja lexoi programin për vitin 2020 te dhe njëkohësisht falënderoi përzemërsisht kryetarin e shoqatës z.Bashkim Shehu i cili u mirëprit njëzëri si kryetar nderi i shoqatës.

Pas zgjedhjeve anëtarët drekuan dhe trokëllitën gotat me verë së bashku për punën e kualifikuar të shoqatës për këto dy vjet si dhe për aktivitetet që do tëzhvillohen në të ardhmen.

Moderoi programin Kozeta Zylo anëtare nderi e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

Queens, New York

8 dhjetor, 2019

Ceremonia për ambasadorin amerikan, si e mbrojti Konica Mbretin Zog. Çfarë ndodhi në darkën madhështore në hotelin “Astor” – Nga DALIP GRECA

Në gazetën “DIELLI”, më e vjetra gazetë e shqiptarëve në botim, e cila me 15 shkurt 2019 mbush 110 vite nga dita e parë e botimit, gjenden kronika dhe shkrime të gjinive të ndryshme, që sjellin informacione të shumta, që nga dita e nisjes të ambasadorit amerikan drejt Tiranës e deri në ditëkthimin e tij.

Marrëdhëniet e Konicës dhe Vatrës me Herman Bernstein kanë qenë të shkëlqyera. Vatra e priti me gëzim emërimin e z. Bernstein ambasador në Shqipëri. Popullariteti që ai gëzonte jo vetëm te hebrenjtë, por edhe tek i gjithë opinioni amerikan, falë penës së tij dhe kurajës qytetare, mbështetja që gëzonte nga Presidenti amerikan, u jepte shpresë vatranëve se Shqipëria do të fitonte shumë nga ambasadori hebre. Dhe nuk u zhgënjyen.

Ambasadori amerikan, Bernstein

* * *

Në gazetën “Dielli” të 21 marsit 1930, faqja e parë i kushtohej pikërisht “Ekselencës së Tij, zotit Herman Bernstein, ministër i Shteteve të Bashkuara pranë Oborrit Mbretëror të Shqipërisë”. Ka vetëm një titull faqja e parë e “Diellit” të atij numri dhe pesë fotografi, të zotit Herman Bernstein, zonjës Bernstein dhe fëmijëve të tyre, Miss Dorothy, Mr. David dhe Miss Violet Bernstein.

Kopertina e gazetës “Dielli”, 1930

Ndërsa në faqen e dytë të gazetës, në vend të editorialit botohej shënimi “Ministri i ri i Amerikës”. Në momentin që janë publikuar fotografitë e familjes Bernstein në faqen e parë të “Diellit” dhe shënimi editorial në faqen e dytë, z. Bernstein ende nuk ishte nisur për në Tiranë, por po gatitej për nisje.

Në fakt, ai e kishte marrë emërimin që më 17 Shkurt 1930 dhe u nis nga Amerika të mërkurën e 2 prillit 1930 me avulloren “President Roosevelt”.

Ministri shqiptar në Uashington, Faik Konitza shkoi ta përcillte në avullore ditën e nisjes, duke dhuruar tri buqeta me trëndafila për të shoqen e ministrit dhe dy të bijat.

KUSH ISHTE HERMAN BENRSTEIN

Kush ishte Herman Bernstein deri në momentin e nisjes për në Tiranë? Herman Berstein ishte shkrimtar, gazetar dhe diplomat. Kishte lindur në Neustand-Scherëindt të Rusisë, më 21 shtator 1876.

Ishte i biri i David Bernstein, tregtar dhe njeri i ditur i hebraishtes. Hirsch Bernstein, ungji i tij, ishte themeluesi i gazetës së parë hebraisht në Shtetet e Bashkuara që më 1870. Herman Bernstein emigroi në SHBA më 1893, ku mësimet e nisura në Rusi i përfundoi në Amerikë. Ishte i prirur pas shkrimeve dhe gazetarisë. Që më 1900 ishte bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “The New York Evening Post” dhe i të përkohshmeve “Nation”, “Ainslee’s Magazine” dhe “Independent”.

Gazeta e famshme “The New York Times” e dërgoi z. Bernstein si korrespondent të saj në Europë gjatë viteve 1908, 1909 dhe 1911.

Gazeta “Dielli” tek do t’ua prezantonte lexuesve të vet aktivitetin gazetaresk të z. Bernstein për këto vite, shkruante: “Në kohën e udhëtimeve në Europë, z. Bernstein pati intervista me disa nga njerëzit më të shquar të Europës si: Witte-n, Metchenikoff-in, Bergson, Bodi-n, Bernard Shown, Tolstoi-n dhe mblodhi subjektet për librin e tij ‘Me mësonjësit e mendjes’, që e botoi më 1912″. (“Dielli”, 21 mars 1930)

Kur u kthye në SHBA, Bernstein themeloi më 1914 gazetën “The Day”, e përditshme në gjuhën hebraishte. Ishte editori i saj deri më 1916. Ai po ashtu ishte botues dhe kryeditor i gazetës “The American Hebreë” nga vitet 1915- 1919.

Gjurmë ka lënë pena e tij në fushën e gazetarisë së kohës në vitet 1917, ku u dërgua në Rusi prej gazetës “The New York Herald”, ai përshkroi revolucionin dhe përmbysjen absolute të Carëve dhe qeverimin e Sovjetëve.

Ai mbahet si një ndër gazetarët më të rëndësishëm gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore. Bernstein kreu një studim në ato vite për vendndodhjet e popullit izraelit në shtetet ku bëhej lufta.

Penës së Bernstein i dedikohet korrespondenca e bujshme mbi bisedën mes Carit dhe Kaiseri-t në kohën e luftës RusoJaponeze, ku ai nxori në dritën e diellit bisedat e fshehta që preknin interesat anglo-amerikane. “Herald”-i i Nju Jorkut e dërgoi Bernstein në Japoni, Siberi, e Çekosllovaki më 1918, ndërsa më 1919 ai ishte korrespondent special në Konferencën e Paqes në Paris.

Më 1920-‘21, gazeta “The New York American” i kërkoi Bernstein-t që të përshkruante shtetet e reja të Europës, që u krijuan pas Traktatit të Versajës. Për çdo vit, ai ndërmerrte udhëtime me qëllime gazetarie dhe letrare në Europë.

Karriera e Bernstein në Europë ishte e pasur. Ai ishte edhe editor i gazetës “The Jewish Tribune” nga vitet 1923 deri në 1928.

Herman Berstein ka lënë pas edhe vepra letrare, si vëllimi me poezi “Fluturimi i kohës”-1899; një vëllim me përralla “Në portën e Izraelit” 1902, ka shkruar librin “Herbert Hoover, “Njeriu që solli Amerikën përpara Botës”-1928 etj. Një trashëgimi të pasur ka lënë Bernstein në fushën e përkthimeve nga rusishtja. Ai përktheu drama dhe përralla nga Tolstoi, Maksim Gorkit, Leonid Andreiv e të tjerë.

Z. Herman Bernstein ishte martuar me 1 janar 1902 me zonjushën Sophie Friedman dhe kishin katër fëmijë: Hilda, e martuar me z. Murray Giltin, Dorothy (e cila e bëri dasmën në Tiranë), Violet dhe djali David Bernstein.

Është interesant të shënohet fakti se ceremoninë e dasmës së vajzës së Bernstein e drejtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rexhep Jella, dhe në të morën pjesë të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës. Dasma u bë të dielën e 19 tetorit 1930 në Legatën Amerikane. Dorthi u martua me zotin Actius Nash, në atë kohë student i mjekësisë në një universitet francez.

 

DARKA MADHËSHTORE NË HOTELIN “ASTOR” NË NEW YORK, I FTUAR NDERI FAIK KONICA

Para nisjes së ministrit Amerikan, miqtë e tij dhe lobi hebre, shtruan të hënën e 31 marsit 1930, një darkë përcjelljeje në hotelin “Astor” në New York. Lajmin e nisjes së Konicës për në New York, gazeta “Dielli” e dha në numrin e 25 marsit, në faqen e parë.

Në darkë morën pjesë më shumë se 200 të ftuar, mes të cilëve shquheshin diplomatë, kongresistë, juristë, shkrimtarë, artistë, financierë të shquar, gazetarë etj.

Në këtë mjedis, i ftuar nderi ishte Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington, z. Faik Konitza. Në numrin e 4 prillit, “Dielli” përshkruante me shkëlqim darkën, ku merrnin pjesë personalitete më të njohura të kohës. Gjykatësi Otto A. Rosalsky, që “Dielli” e përshkruan si dollibashin e darkës, mbajti një fjalim të bukur rreth jetës dhe veprave të Herman Bernstein.

Më pas, ai ia ka dhënë fjalën milionerit filantropist Nathan Straus, i cili edhe pse i kishte kaluar të 80 vjetët, qëndroi deri në fund dhe foli për Bernstein, si një personalitet i kohës. Fjala më e zgjedhur u vlerësua ajo e zotit James W. Gerard, ish-ambasadori i Amerikës në Berlin, si dhe fjala e z. Robert Underwood Johnson, ishambasador i Amerikës në Romë.

Që të dy thurën fjalë të hijshme, tepër lëvdonjëse për kombin shqiptar, dhe që të dy shfaqën mërzinë që nuk patën mundësi ta vizitonin Atdhenë e Skënderbeut, Shqipërinë. Shumë u duartrokit edhe fjala e Dr. Samuel Schulman, i cili e lëvdoi shumë Shqipërinë dhe përmendi hebraisht fjalën e një profeti, kuptimi i së cilës ishte se një djalë izraelit nga populli do të dilte para mbretërve: kjo fjalë i shkonte pikë për pikë shkuarjes së Bernstein, që do ta priste Mbreti Zog. Në kronikën e fjalimeve të asaj nate plot shkëlqim, shënohet edhe fjala e Dr. Macfarland, përfaqësonjësi i Këshillit Federal të Kishave të Krishtit në Amerikë, i cili shtroi nevojën e vëllazërimit të popujve.

Vëmendjen e audiencës e ka tërhequr fjalimi që mbajti zonja Rebekah Kohut, kryetare e Kongresit të Përbotshëm të Grave Izraelite, e cila përmendi veprën e një spanjolli të shekullit XVI, i cili kishte përshkruar me admirim figurën e Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pikërisht aty, e kishte marrë ngacmimin Longfellow, për të shkruar po emën e vet, që i jep lavdi heroit shqiptar.

Zonja Rebekah nuk harroi të përmendë edhe takimin që kishte pasur në Vjenë me motrat e Mbretit Zog I.

Atë natë u fol vetëm për Shqipërinë dhe Bernstein.

SHKËLQIMI I FAIK KONICËS NË DARKËN PËRCJELLËSE

Fjalimin e Faik Konicës, gazeta “Dielli”, që për atë kohë kishte editor Refat XH. Gurrazezi, e përshkruan me supershkëlqim, duke e paralajmëruar në faqen e parë: “Zoti Faik Konica jep një fjalë të pritur mirë… Përgënjeshtron propagandat e padrejta kundër Mbretit tonë… Lëvdon Trimërinë, Zotësinë, Zemërbardhësinë e Mbretit… Të gjithë të ftuarit ngrihen në këmbë dhe pinë Shëndetin e Madhështisë së Tij…”.

Ministri i Shqipërisë e kishte marrë fjalën pas orës 12 të natës. Ishte i parafundit në radhë, para ministrit amerikan Bernstein.

Në fjalën e tij, z. Konica e komplimetoi ministrin amerikan, z. Bernstein, si një njeri që bashkon në personin e tij dy gjëra, që rrallë janë të bashkuara- Ëndrrën dhe Veprimin: Zoti Bernstein,-tha ai, është-‘both a man of letters and a man of action, both a dreamer and a fighter’.

Konica shtoi se z. Bernstein pati fatin e çuditshëm të njihet dhe të fjaloset me figura historike si Papa Benedikti i XV dhe Presidenti Wilson, me shkrimtarë si Tolstoi dhe Bernard Shaw, me shkencëtarë si Mecnikof-i dhe Einstein-i, me artistë si August Rodin-i etj. I patrembur dhe i palodhur, si korrespondent lufte dhe kryengritjesh është futur në sheshet më të rrezikshme. Vetëm një popull kishte mbetur gjer tani i panjohur për zotin Bernstein-populli shqiptar dhe këtë popull do ta vizitojë për së afërmi si i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konica e shfrytëzoi mjeshtërisht fjalimin për të vrarë me një gurë dy zogj; përgënjeshtrimin e shkrimeve të gazetarëve trillues, për të hedhur dritë mbi shpifjet kundër Shqipërisë dhe Mbretit, dhe së dyti për t’i bërë apel ministrit amerikan para miqve të tij dhe para gazetarëve, që ta shihte Shqipërinë me sytë dhe zemrën e tij, jo me të thënat e gazetave.

Faiku tha:- Një gjë që z. Bernstein ka për ta vënë re menjëherë, është ndryshimi i madh në mes Shqipërisë siç është, dhe Shqipërisë siç e kanë përshkruar gazetarët.

Konica shtoi se “njeriu mund t’i ndajë gazetarët në dy soje; gazetarët-historianë, që vazhdojnë me kujdes e me ndërgjegje historinë e sotme siç po bëhet në sytë tanë; dhe gazetarët-poetë, të cilët nxjerrin lajme jo nga burime të jashtme, por vetëm nga fantazia e tyre. Gjer më sot, më të shumtët gazetarë të huaj që janë marrë me Shqipërinë, janë të sojit të dytë”, tha Faiku.

Kryediplomati shqiptar, Konica, e bëri për vete auditorin, kur filloi të tregojë shembuj konkretë. Salla shpërtheu në të qeshura e habi kur ai tregoi: “Afro këtu e katër vjet më parë, qindra gazeta në Amerikë botuan lajmin se kish dalë në Shqipëri një vullkan dhe një liqen i ri me ujë të nxehtë që valonte:- shumë qytete dhe fshatra u prishën… Ministri shqiptar në Uashington nisi të marrë telegrame ngushëllimesh nga gjithë anët e Amerikës. Madje, edhe vizita zyrtare u bënë në ambasadë. Pasi u kabllua në Tiranë, u mësua se gjithçka nuk ishte e vërtetë, lajmi ishte i çpikur nga rrënja në majë”.

Pastaj Konica kishte shtuar me ironi: Ndoshta gazetari- poet që çpiku këtë lajm kish parë çiliminj të lozin afër një pellgu me ujë duke djegur kashtë…Të qeshura…!

Pasi dha edhe disa shembuj të tjerë, Konica komentoi se: “Sot, gazetarët kanë hequr dorë nga vullkanet dhe liqenet me ujë të përvëluar, mania e tyre është të çpikin lajme mbi Mbretin e Shqiptarëve dhe Shqipërinë. Mbretin, herë e përshkruajnë si njeri të shkurtër e të trashë, të veshur pa shije, herë si njeri pa mëshirë, herë si njeri të trembur që ruhet tepër, e të tjera marrëzira. Fakti është, tha Konica, se Mbreti Zog është një i ri 35- vjeçar, i qytetruar, i hollë, i veshur me shije dhe pa shkëlqim, jo vetëm më i dukshëm, por dhe më i zoti i të gjithë Mbretërve që rrojnë sot. Që të kuptojë njeriu zotësinë krijonjëse të tij, duhet të ketë njohur Shqipërinë si ish para se ta merrte ai fuqinë dhe si është sot. Vlera e një njeriu, veçan e një njeriu të kësaj shkalle, nuk matet me fantazi, por me studimin e kthjellët dhe të duruar të fakteve”.

Pas fjalës së Konicës, drejtuesi i darkës kërkoi të ngriheshin në këmbë dhe të pinin shëndetin e Mbretit të Shqiptarëve.

Banketi përfundoi me dhurimin e një busti mermeri të z. Bernstein, vepër e skulptorit të njohur të kohës, Moses Dykaar, dhuratë e miqve.

Ky banket madhështor u mbyll në orën 1 të mëngjesit të 1 prillit 1930. Shumë gazetarë i shtrënguan dorën Faik Konicës për informacionin e hollësishëm që dha për Shqipërinë dhe Mbretin Zog….

BERNSTEIN DREJT SHQIPËRISË

… Gazeta “Dielli” e 21 marsit e përcaktonte kështu personalitetin e ministrit amerikan Bernstein: “Shkrimtar i zoti, njeri me karakter, dhe me kurajë, z. Bernstein është një nga personalitetet më të forta të Amerikës. Është ai që e shtrëngoi Henry Ford-in të heqë dorë nga lufta fanatike që industrialisti i madh kish vazhduar disa vjet me radhë kundër izraelitëve. Sot, z. Ford është një nga miqtë e çquar të z. Bernstein, i cili ka një shumicë miqësh këtu dhe veçan, gëzon miqësinë dhe besimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në komentin e tij, “Dielli” shënonte se “z. Bernstein shkonte si përfaqësonjës diplomatik në një vend që ka vuajtur qindra vjet dhe vazhdon së vojturi nga grackat dhe çpifjet e popujve të tjerë”.

Dielli shfaqte bindjen se z. Bernstein do ta përkrahte popullin shqiptar dhe se shpejt ai do të shfaqte simpatinë për shqiptarët, me gjithë mungesat e mëdha. Po ashtu, “Dielli” shfaqte bindjen se, “S’kemi asnjë dyshim se Shqipëria, e cila kurdoherë ka nderuar karakteret e forta dhe mendjet e holla, do ta bëjë z. Bernstein të ndjejë se është mes miqsh dhe si në shtëpinë e tij”.

Pasi prezantonte familjen e ministrit amerikan, artikulli mbyllej me urimin: “Vatra dhe Dielli, i urojnë udhë të mbarë!”

Pse unë e përkrahi Komisionin e 5 tetorit 2019 të Vatrës* Nga Dr.Gjon Buçaj, Ish Kryetar i Vatrës

Pse unë e përkrahi Komisionin e 5 tetorit 2019 të Vatrës*

Në mbledhjen e datës 5 Tetor 2019 të gjithë të pranishmit i premtuen Komisionit ndimën dhe përkrahjen e parezervë për kryemjen e detyrës jo të lehtë, por të nji randësie thelbësore për jetën e Vatrës.

Asht e nevojshme dhe e dobishme që të shtoj këtu disa fakte e sqarime, për vatranët që mund të mos i dijnë mire dhe për opinionin e gjanë, që të kenë nji pasqyrë të kjartë të zhvillimeve, sidomos në këto dy vjetë e disa muej të fundit.

Mbasi unë këtu baj fjalë për fakte, po sjell nji definicion të Faik Konicës, sidomos për ndonji përson, të cilit mund të mos i pëlqejnë këto fakte:

“Faktet janë fakte. Çfryj, ulëri, hith këlbaza, qesh, qaj, përkëdhel, gris, vrit botën, vrit veten, faktet të thata dhe të ftofta, s’luajnë nga vëndi dhe mbeten fakte”.

I

Së pari, disa nga faktet që spjegojnë se si erdhi Dritan Mishto në krye të Vatrës. 

1 – Si konsull i Qeverisë Demokratike, z. Mishto gëzonte njifarë respekti në komunitetin shqiptaro-amerikan, sidomos tek nji pjesë e konsiderueshme vatranësh që njihen si simpatizues të atij krahu politik. Për të përforcue përshtypjen se kishte përkrahjen e Partisë Demokratike, shërben rasti i mbledhjes së Këshillit Drejtues të 3 marsit 2018, që dihej paraprakisht se do t’ishte shumë problematike për Mishton.  Në mes të mbledhjes, ku kritikohej dhe kërkohej dorëheqja e tij, ai mori nji thirrje në celular dhe njoftoi të pranishmit se në telefon ishte Lulzim Bashha dhe se ai i përshëndeste dhe u uronte sukses.  

2 –  Vatranët, së pakut shumica, nuk e kanë dijtë se ai ishte i biri i nji prokurori të diktaturës komuniste që kishte kërkue denime me vdekje në Shqipni.

3 – Nuk asht dijtë, së pakut nga shumica, se bashkëshortja e tij ishte sekretare e nji organizate të grave greke në Amerikë (dihet se organizatat greke në këtë vend kanë platformë politike antishqiptare: Vorio Epiri!).

4 – Z. Mishto asht propozue dhe përkrahë nga disa antarë, “Pishtarë të Demokracisë”, por që njiheshin edhe si vatranë të përkushtuem, kështu që ishte e natyrshme të besohej se ata do t’a njifshin mirë për ta propozue për kryetar të Vatrës.

5 –  Disa nga përkrahësat e z. Mishto ushtruen militantizëm agresiv në Kuvend, manipuluen haptas numrin e delegatëvet dhe deklaruen se Mishto ishte anëtar i VATRËS prej 5-6 vjetësh, nji e pavërtetë që Mishto nuk e mohoi (simbas Amendamenteve të Kanunores së Vatrës, kandidati për kryetar duhet të ketë qenë së pakut 5 vjet anëtar i rregullt).

 

6 – Nuk asht dijtë, së pakut nga shumica, se Mishto vetë mban qëndrime progreke.

 

7 – Unë, për të tregue paanësinë si kryetar para dorëheqjes dhe tue u mbështetë verbnisht në besimin tek përkrahsat e tij dhe në objektivitetin e delegatëve, e kam trajtue kandidaturën e Mishtos njisoj si atë të kandidatit tjetër, z. Mithat Gashi, pedagog universitar, me prejardhje nga nji familje e nderueme e shtesës së përsekutueme dhe vatran i përkushtuem për ma se 30 vjetë. Ky ka qenë gabim i randë nga ana e ime dhe kërkoj ndjesë profesor Gashit dhe vatranëve. Nuk e kam thirrë Mishton “eja dhe banu kryetar i Vatrës” dhe nuk e dij kush e ka përhapë këtë fjalë, a Mishto vetë apo tjetërkush, ndoshta për të arsyetue përkrajen për te, por kjo nuk më liron nga faji që nuk e kam kundërshtue kandidaturën e tij, edhe pse nuk kam mujtë me i parapa intrigat që janë luejtë në ditët para Kuvendit as manipulimin e numrit të delegatëve, militantizmin agresiv dhe falsitetet e shfaqun në Kuvend dhe ma vonë. Më kanë befasue sjelljet arrogante të Mishtos me vatranët dhe shkeljet e randa të Kanunores; nuk e dij në se janë befasue deri dikund edhe disa nga përkrahsat e zjarrtë të tij, por kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyne.

 

II  

Veprimet e Mishtos që damtuen dhe vazhdojnë të damtojnë Vatrën 

 

1 –  Që në Kuvend, kur u shpall fitues dhe u ftue te mikrofoni, ai i tha kryetarit të kuvendi të largohej dhe, mbas përshëndetjes triumfaliste, deklaroi kuvendin të mbyllun, tue thye kështu rregullin e mbledhjes, me qellim për të ofendue kryetarin e kuvendit, i cili, gjatë kryemjes me korrektesë të detyrës, kishte kërkue me dijtë se sa vjet kandidati Mishto kishte qenë antar i rregullt i Vatrës. Ky gjest nga ana e kryetarit të ri Mishto u interpretue si shej i parë i intolerances që do t’a cilësonte sjelljen e tij gjatë gjithë kohës si kryetar, me nji nga pasojat përçamjen e thellë në Vatër.

2 –  Veprimi i parë, 2-3 dit mbas kuvendit, ishte publikimi i dy deklaratave, nënshkrue me dorë dhe publikue në gazetën “Dielli”: “Në bazë të vendimeve të Kuvendit dhe simbas Kanunores, vendosa…..”, ku njoftoi formimin e “Kabinetit të presidentit”(sic!), me emna për shefa të kabinetit, të protokolit, të marrëdhanjevet me media (ma vonë edhe shefa të tjerë), si dhe formimin e  “Komisionit të garancive të Kanunores”. Pohimi “Në bazë të vendimeve të Kuvendit….” nuk asht i vërtetë, kurse “….simbas Kanunores vendosa……”, asht pikërisht e kundërta; smbas Kanunores nuk vendosë kryetari për struktura të reja që ndryshojnë Kanunoren, por ai ose çdo antar mund propozojë, Këshilli Drejtues duhet të aprovojë propozimin dhe vetëm Kuvendi mundet me vendosë.

Strukturat që ai krijoi, nuk kanë ekzistue kurrë në Vatër dhe janë jashtë

Kanunores. Ia vëlen të përmendet se shefi i emnuem i protokolit, z. Sejdi Hysenaj, e pat refuzue emnimin me shkrim dhe ia pat dërgue edhe editorit të “Diellit” për publikim, por letra e tij nuk u botue dhe ky fakt asht mbajtë i mësheftë, kështu që shumica e vatranëvet nuk e dijnë. Gjithashtu ai shpalli listën e kryesisë, tue përfshi edhe persona të pa qenë ma përpara antarë, në kundërshtim me Kanunoren që përcakton së pakut dy vjet kohë antarsie për çdo zyrtar; përjashtime mund të bajë vetëm Kuvendi.

3 – Me datën 24 qershor mbas kuvendit, ai thirri nji mbledhje të Këshillit Drejtues, ku morën pjesë edhe persona të pa qenë antarë të Vatrës ma përpara (edhe kjo në kundërshtim me Kanunoren).

Në atë mbledhje, në vend që të trajtoheshin shkeljet e Kanunores pët t’i ndreqë,  u shtue edhe nji shkelje absurde: me kërkesë të zotit Mishto u mohue raporti origjinal i përgatitun nga kyetari i kuvendit që pasqyronte në mënyrë korrekte zhvillimin e punimeve të tij, dhe u ngarkuen dy individët tjerë të ish kresisë së kuvendit që hartuen nji raport të ri. Ky u quejt raporti zyrtar edhe pse fals, me arsyetimin se autorët ishin dy me nji, sikur ndryshimi në mes të vërtetës e të pavërtetës të vendosej me vota. Edhe ky raport zyrtar u botue nëgazetën “Dielli”.

4 – Me 28 dhetor 2017, në zyre të Vatrës, z. Mishto mori në pyetje veteranin Zef

Perndocaj, për nji letre anonime të postueme pa adresë dërguesi. Ajo letër përmbante të dhana diskredituese për Mishton, i cili mendonte se ai mund të dinte kush ishte autori, por Zefi i qetë e me njerzi, siç asht karakteri i tij i njoftun nga të gjithë, e siguronte se nuk e dinte as nuk i jepte randësi, mbasi ishte anonime. Mishto, në stil hetuesi, qëndronte në kambë, i fliste me za të naltë kërcnues dhe, për ma tepër, përplasi karrikën përpara tij. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të 3 marsit 2018, Zefi e ka përshkrue këtë epizod dhe ka grisë me indinjatë proklamatën si vatran i përjetshëm që mbante firmën e Mishtos. Në kronikën e mbledhjes botue në gazetën “Dielli”, shkruhej se Zef Perndocaj foli shumë por jo se çka foli dhe as nuk përmendej grisja e “proklamatës”, sepse ky gjest zbulonte karakterin e Mishtos dhe hipokrizinë që u bjen të gjitha proklamatave dhe mirënjohjeve të shpërndame nga ai, edhe pse shumica të meritueme.

 

5 –  Vatra e Mishtos bojkotoi ceremoninë e New York-ut të përcjelljes së eshnave të Mit’hat Frashërit në atdhe, me arsyetimin e pakuptimtë, se kjo ishte vepër e qeverisë së Ramës, kur dihet se propozimi kishte ardhë nga Instituti i Studimeve “Lumo Skendo” me drejtor dhe themelues historianin Uran Butka, i cili ishte arkitekti i krejt kësaj vepre. Ai nuk mund t’i sjellte eshnat e Mit’hat Frashërit në mënyrë klandestine në Shqipni.

 

6 – Ka sjellë frymën e korrupsionit në Vatër dhe ka krijue nji taraf të ngushtë rreth vetes, që të pajtohet me çfarëdo thotë ose vepron ai.

 

7 – Nuk e ka mbajtë remtimin me u kujdesë për realizimin e disa punëve me randësi të Vatrës, disa të përfundim e sipër, si shtypja e Kanunores dhe e shtesave (Amendments) dhe disa të projektueme; u ka thanë bashkëpunëtorëve se nuk merret me punët e ”kohës së dr. Gjonit”, si të mos t’ishin ato punë të Vatrës.

 

8.- Me injorimin e mbledhjeve tremujore të Këshillit Drejtues dhe të dy Kuvendeve vjetorë për 2018 dhe 2019, asht shkelë Kanunorja dhe tradita e Vatrës.

 

9 – Z. Mishto e ka heshtë Vatrën përsa i përket politikës antishqiptare të  ekstremizmit grek, në kundërshtim me traditën e saj 105 vjeçare (kjo ishte mosha e Vatrës kur ai e mori në dorë). Qe disa nga faktet që tregojnë heshtjen e Vatrës:

 

a -asnji deklaratë e Vatrës mbi memorialet e ushtarëvet grekë të ramë si okupatorë në tokën shqiptare, kur ky skandal ishte tema e ditës në median shqiptare nga fundi i vitit 2017;

 

b – në dhetor 2017 Janullatos mori shtetësinë shqiptare dhe fotografia e tij botue në faqen e parë të “Diellit”, ndërsa gazetat tjera në diasporë e kan publikue si lajm në faqet e mbrendshme; në vend të nji deklarate mospajtimi të Vatrës, z. Mishto iu përgjegj pyetjes se ç’asht qëndrimi i Vatrës me këtë rast: “duhet të ruhet autoqefalia e Kishës Ortodokse” dhe përsëri, pyetjes se cili asht qëndrimi i kryetarit të Vatrës, përafërsisht “me doemos duhet të ruhet autoqefalia me të gjitha fuqitë”, përgjigje që mund t’a kishte dhanë edhe Janullatos;

 

c – asnji deklaratë nga ana e Vatrës në lidhje me vrasjen e terroristit Kaqifas në Bularat të Gjirokastrës në tetorin e vitit 2018;

 

ç – me urdhën të tij, gazeta “Dielli” ka botue nji shpifje që shkelë edhe kodin ligjor, me titullin abuziv “Njoftim nga Federata Panshqiptare Vatra”, sikur t’ishte ai njoftim i dalë nga nji kuvend i Vatrës.

 

d – me 9 dhetor 2018, organizata “Rrënjët Shqiptare” thirri nji protestë para nji lokali grek në Brooklyn, ku po zhvillohej nji aktivitet përkujtimor për terroristin Kaqifas, Vatra nuk e mbështeti as nuk mori pjesë zyrtarisht;

 

dh – në shkurtin e këtij viti, 2019, u zhvillue në Florida Kuvendi i dyvjeçar i Federatës Panepirotike të Amerikës, ku u fol kundër Shqipnisë dhe u ba thirrje Shteteve të Bashkueme të bajnë presion, me akuza se atje po vriten minoritarët. Zani i Vatrës nuk u ndëgjue;

 

e – Elena Kocaqi promovoi librin “Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire” në Vatër, por aty nuk ishte z. Mishto, për të pritë këtë historiane me librin e saj të nji randësie të dorës së parë për historinë e kombit tonë; ajo nuk ishte e ftueme, por promovimi i librit në Vatër ka qenë nisma e saj, prandej Vatra ka vetëm meritën se nuk e ka refuzue.

 

 

 

III

 

Asht me interes të dihen disa përpjekje të mijat për të mos mbërrijtë deri këtu, të cilat kanë shkue kot. 

 

1 – Ditën mbas kuvendit, me kërkesë të z. Mishto, jemi takue dhe ai ka kërkue përkrajen time. I kam thanë se ishte e nevojshme që ai të dilte me nji deklaratë për vatranët, ku të distancohej nga agresiviteti dhe parregullsitë që ishin shfaqë në kuvend, dhe kështu do të më hapej rruga me u ba thirrje të gjithë vatranëvet që t’a përkrahin në ushtrimin e detyrës së kryetarit deri në zgjedhjet e ardhshme. I fola me sinqeritet dhe me bindje se ajo mënyrë ishte e dobishme për të mirën e tij dhe të Vatrës, që t’a drejtonte ate me sukses. Ai m’u përgjegj se nji gja të tillë nuk mund ta bante, sepse kështu do të pohonte vetë se nuk ishte legjitim. Ia kujtova se kuvendi ishte zhvillue publikisht, para vatranëve dhe para gazetarëvet me mikrofona dhe me kamera të hapuna. Megjithate ai vazhdoi në mënyrën e vet që e kam përshkrue ma nalt. Në atë takim i kam dhanë të shkrueme në nji copë letër, në mungesë të dorëzimit formal të detyrës, listën e punëve të Vatrës të nisuna ose të projektueme, me porosinë që të realizoheshin. Ai premtoi se do t’u kushtonte kujdes.

 

2 – Dy javë mbas kuvendit, para mbledhjes së Këshillit Drejtues të datës 24 qershor, i dërgova nji e-mail atij dhe antarëve të Këshillit, me porosinë që të respektohej Kanunorja dhe parregullsitë të këtheheshin në legjitimitetin e Vatrës.

 

3 –  Ma vonë u pa se nuk ishte ndreqë asnji nga aktet e deriatëhershme antikushtetuese, por përkundrazi, ishte shtue edhe tjera shkelje (shih Veprimet e Mishtos… faqe 3, pika 3). Me qellim që z. Mishto të vetëdijsohej për seriozitetin e veprimeve të tij, i shkrova nji tjetër e-mail me kopje antarëve të KD, ku ia kujtova se asnjiherë ma parë nuk kishte ardhë kush në krye të Vatrës me agresivitet dhe parregullsi si ai. Edhe kjo përpjekje shkoi pa efekt.

 

4 – Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 3 mars 2018, ku kërkohej dorëheqja e tij, z. Mishto premtoi se, mbrenda nji jave ose 10 ditësh, do të ulej me bisedue me palën që kishte kritika të vazhdueshme qyshë prej kuvendit, për shkeljet flagrante të Kanunores. Unë i premtova kontributin tim për të lehtësue dhe gjetë menyrën e zbutjes së përçamjes që po rritej vazhdimisht. Mbas nji jave, i telefonova për t’ia kujtue premtimin, por ai tha se nuk do të bisedonte me njerëz që i japin ultimatume.

 

5 –  Tentativa ime e fundit me 3 nandor 2018. Nji përmbledhje të pasqyrës së masipërme ia kam përcjellë (dhe këtu po citoj):

 

 “…. zotit Lulzim Basha, sepse mendoj se do të jetë me interes për ate si kryetar i Partisë Demokratike, që të jetë i informuem në mënyrë sa ma të përpiktë, jo vetëm për vlersimin që ai mund të ketë për Vatrën dhe për mbarëvajtjen e saj, por sidomos për faktin se kjo gjendje ka ardhë me përshtypjen që ka krijue z. Mishto, se ai ka pasë dhe ka përkrahjen e zotit Basha ……” dhe “…….me gjetë ndimë për zgjidhjen e mundëshme të problemit; në mendimin tim, tashma, kanë mbetë vetëm dy zgjidhje.

   

E para dhe ma e mira do t’ishte dorëheqja e zotit Mishto për arsye përsonale, familjare ose angazhimesh tjera, simbas preferences së tij, por jo dorëheqje polemike. 

 

E dyta zgjidhje do të mbetej kërkesa publike që ai të largohet nga Vatra, për shkeljet e Kanunores dhe për veprimet e Mishtos që damtuen dhe vazhdojnë të damtojnë Vatrën…..”

 

Basha heshti, edhe kjo pëpjekje shkoi pa dobi.

 

 

IV

 

1 –  Përçamja e thellë në Vatër asht nji nga pasojat e veprimeve të Mishtos në kundërshtim me Kanunoren dhe me traditën e Vatrës. Në nji anë, anëtarët që kanë shprehë mospajtim të vazhdueshëm për ato veprime, qyshë prej Kuvendit 2017 dhe, në anën tjetër, anëtarët që e kanë përkrahë dhe vazhdojnë ta përkrahin. Ndoshta këta të fundit i kanë premtue përkrahjen me qëllimin e mirë në fillim, që ai të kryente si duhet detyrat e kryetarit deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor. Por përkrahja, edhe pse e premtueme Mishtos ose “miqvet” nga Tirana, e ka nji kufi, kur veprimet dalin jashtë Kanunores dhe rrugës parimore të caktueme nga themeluesat dhe të mbajtun nga vatranët me përkushtim e sakrifica për 105 vjet, që do të thotë deri në Kuvendin 2017;

 

2 –  ramja e numrit të antarëvet si rrjedhim i dobsimit të entuzjamit të antarëve dhe të degëve të krijueme gjatë vitesh me kujdes e përkushtim;

 

3 – diskreditimi i disa vatranëve të cilët, sado me qellim të mirë, i kanë dhanë përkrahje kryetarit që ka shkelë Kanunoren dhe frymën e kombëtare të Vatrës, në disa raste ka vuejtë edhe miqësia përsonale;

 

4 –  diskreditimi i gazetës 108 vjeçare “Dielli”  (kjo ishte mosha e saj në vitin 2017),  me botim shkrimesh që nuk duhej të kishin vend në faqet e saj dhe me refuzim e tjerash të nevojshme për t’u botue.

 

 

V

 

Tue konsiderue faktet e masipërme, dalin disa përfundime, mbi të cilat duhet të mbështetet vemendja e vatranëve në këtë kohë krize.

 

1 –  Kuptohet shqetsimi i thellë i vatranëvet që formuen Komisionin 5 tetor 2019, me detyrë për të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm me 25 prill 2020.

 

2 –  Gjithicili nga faktet e masipërme e diskrediton zotin Dritan Mishto si kryetar, por janë dy fakte që e diskreditojnë edhe si antar të thjeshtë i Vatrës:

 

a –  sjellja skandaloze e datës 28 dhetor 2017 me veteranin Zef Perndocaj në zyren  e Vatrësë, akt i dënueshëm nga nenet disiplinore me përjashtim;

 

b –  paralizimi i zanit zyrtar të Vatrës në përgjigje kundër sulmeve antishqiptare të ekstremizmit grek, akt i dënueshëm me përjashtim nga nenet parimore të Kanunores.

 

3 –  Detyra e sotme e vatranëvet asht t’a nxjerrin Vatrën nga kriza, detyrë kjo e vështirë e delikate, por asht e kjartë dhe e domosdoshme për jetën e matejshme të saj.

 

 

VI

Porosi përmbyllëse: Vatra asht nji institucion historik që i përket kombit, jo vetëm shqiptarëve të Amerikës. Prandej vatranëvet në përpjekje “….për të këthye Vatrën në gjendjen normale të legjimitetit institucional” duhet t’u vijë mbështetje morale edhe nga tjerë shqiptarë, që me të vërtetë e duen Vatrën pa interesa vetjake, partiake a çfarëdo interesi tjetër qoftë, përveç atij të Vatrës që asht interes kombëtar.

Vatranët që i shërbejnë Vatrës në detyra të ndryshme, prej anëtarit të thjeshtë e deri te kryetari, janë vetëm shërbëtorë të saj dhe ruejtës e bartës të amanetit të paraardhësave, për aq sa dinë e sa munden. Ata shqiptarë që i afrohen kësaj organizate me vetëdijen e këtij parimi, do të jenë shtylla e saj morale e praktike që ia siguron jetëgjatësinë për brezat që do të vijnë. Kështu ka qenë në të kaluemen, kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen. Çdokush që vjen me qellime tjera, duhet mbajtë larg saj!

************

*Vatranët, të shtymë nga shqetsimi në rritje për fatin e Vatrës, u mblohën me 5 tetor 2019 në New York dhe shqyrtuen, me kujdes, gjendjen e krijueme në këtë organizatë kombëtare qyshë prej Kuvendit të 10 qershorit 2017. Përveç shkeljeve të parimeve dhe të rregulave të Kanunores, u trajtue edhe fakti se Kuvendit dhe të gjitha strukturave të saj u ka kalue afati, simbas Kanunores qyshë prej qershorit 2018 dhe, simbas shtesavet (Amendments) të aprovueme në Kuvendet e maparshme, qyshë prej qershorit 2019.

Mbas analizash shkoqitëse të faktevet që njifen e përfliten tashma, jo vetëm në Vatër por edhe në opinionin e gjanë shqiptar, u pa e domosdoshme mbledhja në nji kuved të përgatitun me kujdes, ku do të bahet zgjedhja e organeve të reja në bazë të Kanunores. Mbasi u përcaktuen pikat e programit të punës për të këthye

Vatrën në gjendjen normale të legjimitetit institucional, mbledhja zgjodhi nji Komisionin të përbamë prej shtatë vetësh, të gjithë me kredenciale të padiskutueshme si vatranë idealista, pa ambicje a interesa tjera përveç të mirës së Vatrës:  Sergio Bitici, Ahmet Xhafo, Ahmet Hoti, dr. Nexhat Kalici, Kris Kirka, dr. Elton Mara dhe Armin Zotaj.

(Nga deklarata e 23 nandorit 2019, lëshue prej Komisionit Vatra 5 tetor 2019).

BRONX BOROUGH CELEBRATION OF 107 YEARS OF ALBANIA’S INDEPENDENCE BRINGS FRIENDSHIP TO FOREFRONT – By Rafaela PRIFTI, Dielli, The Sun

The Honorees: Imam Tahir Kukaj, Skënder Buçpapaj, Posthumous Tribute to Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Imam Abdullah Hoxha, Shaban Binaku

Governor Andrew Cuomo’s Proclamation Presented to Esad Rizai 

 

Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. in conjunction with the Albanian American Society Foundation, Albanian Community Center and Sons and Daughters of Albania in the United States hosted the celebration of 107th anniversary of Albania’s Independence on November 21.  The event has become a new annual tradition that honors a deep-rooted friendship between America and Albania. Even before the start of the ceremony, the setting was a reminder of the historic bonds of the two countries. The metal plaques at each corner of the Veterans Memorial Hall display quotations from American presidents. The quotes of President Woodrow Wilson stand out since he led the US in World War I, and gave the crucial support to Albania’s Independence. The banners of the Albanian American organizations responsible for the event were placed underside the brass plaques dedicated to the memory of the US military service members, and served as a visual reminder of the Albanian-American alliance. The founder and President of Albanian American Society Foundation, Esad A. Rizai, greeted the Albanian and American guests at the entrance, while keeping an eye on all items of the program.  The official opening started with the national anthems. The Master of Ceremonies Aida Gashi invited the artist Arian Kerliu who performed guitar-based renditions of the hymns. There again was the connection since it was President Wilson who signed an executive order designating the “Star Spangled Banner” as the national anthem in 1916. In his welcoming remarks, Esad Rizai thanked the participants, organizers, the Board members of the Albanian American Society Foundation, and the Bronx Borough President, Mr. Diaz, “a longtime friend and supporter of Albanians” and Mr. Edwin Molina for the diligent work on the proclamations. Lastly, Mr. Rizai paid homage to the 2019 Honorees. Mr. Ruben Diaz greeted “Miredita” in Albanian and welcomed everyone to ‘their house’ underscoring the theme of friendship with the Albanian community. Eleven years ago, as the new President of the Bronx Borough, he came in contact with the Albanians in organizing the naming of a street after the great Mother Teresa. “The celebration of Albania’s independence at this venue goes back seven years now,” said Mr. Diaz. Whereas these events are more recent, he drew attention to the old wave of Albanian immigrants from the 1930s. “Anybody here knows Regis Philbin?” he asked, referencing the American media personality who is a Bronx native. “Today Albanians continue to strengthen the core of the Bronx,” and as the home to 1.47 million people continues to grow economically and improve infrastructure and boost small business, so “while Esad thanks me, I am the one thanking you, all the Albanians” for being part of a stronger, better Bronx, because “the Borough has come a long way thanks to the communities who have made it their home,” said the Bronx Borough President. Pointing out the prominent role in specific areas, he said “In regard to Albanians, the examples are seen in the elected officials like Assemblyman Mark Gjonaj, the men and women in uniform, firefighters, real estate etc. that have resulted from the hard work, faith and dedication of the community.” In the end, Mr. Diaz remarked that the fabric of New York is comprised of many threads, and two of those are “red and black, which stand for the Albanian community.” Next item was the introduction of the honorees. “An important part of the celebration of independence and the community is the recognition of the individuals, as we have done in the past. In the words of Esad, they sacrificed so much to the benefit of all of us.” First honoree, Professor Dr. Tahir Kukaj, Vice-President of the Albanian Islamic Center, recently named Muslim Chaplain for the NYPD.  His bio summary stated that Dr. Kukaj is an active spiritual leader with deep ties to the New York Muslim community and an interfaith expert. “Having fostered interfaith relations for over two decades, Dr. Kukaj was widely celebrated as a welcome addition to the spiritual leadership of the NYPD by multiple organizations, including the NYPD Muslim Officers Society. Dr. Kukaj was born in 1965 and grew up as an Albanian Muslim in Kosovo. He and his family were survivors of the war and subsequent strife that plagued Communist Kosovo during the 1970s and 80s, having endured the loss of the Kukaj patriarch, Tahir’s grandfather, to a brutal communist execution before Dr. Kukaj was born. Citing his father’s altruistic benevolence, despite the horrors around them, as a major motivation in his life, Dr. Kukaj moved to Cairo in 1984 to study at the prestigious Azhar University (AH-ZAR). Among his other work, he learned Arabic and ultimately achieved a Ph.D. for his research. After immigrating to the United States, Dr. Kukaj became both Imam and Director of Outreach at the Albanian Islamic Cultural Center on Staten Island. An interfaith outreach expert, Dr. Kukaj is widely acknowledged as a skilled spiritual diplomat, representing both his mosque and his faith, and routinely hosts a variety of interfaith dialogues and dinners with other Muslim, Jewish and Christian leaders of New York. Dr. Kukaj has served on the clergy Advisory Board for both former New York Mayor Andrew Cuomo and current Mayor, Bill de Blasio, as well as a liaison for the Muslim community. He was named one of the 2019 Staten Island Power 100 by City & State Magazine.” The acceptance speech of Imam Kukaj briefly touched on the proud history of Albanians and the impact of distinguished figures, noting that “the name of the Illyrian ancestors of Albanians relates to the freedom-loving nature of our people.”

The second honoree was Skender Buçpapaj, an Albanian poet, political commentator, author, scholar, and publisher, who played a key role in the downfall of Albania’s communist dictatorship. The short bio noted the professional career of Skender Buçpapaj, as the Editor of “Drita” (Light) for fifteen years, a prominent newspaper of the Writers and Artists’ Union of Albania, dedicated to literature and art. “In 1991, Skender was the initiator and co-founder of the Independent Union of Albanian Journalists, which later became the Union of Journalists, where he was twice elected as its president, as well as Editor-in-Chief of the newspaper “Kosova,” for a short stint. Later in December of 1991, he was appointed Deputy Director General of the Albanian Radio and Television Broadcast and in 1992, the first director general of the RTSH – Albania’s Public Broadcaster, which played its role in helping bring about the downfall of the communist regime, a duty that he maintained until the August of 1995. From 1995 he returned to diplomacy, taking a position in the Ministry of Foreign Affairs in Albania, followed by his posting with the Embassy of the Albanian Republic in Bern, Switzerland, where he covered the different sectors and was appointed the Chargé d’Affaires at the embassy. In 1998, Skender returned to journalism, becoming Editor-in-Chief for the daily newspaper “Bota Sot,” headquartered in Switzerland. During this time, the paper expanded its circulation to 200,000 copies daily, distributed in new markets such as Pristina, Tirana, Skopje, in Albania, as well as Frankfurt, Germany and New York City. In 2008, he and his spouse Elida Buçpapaj, became publishers of the Voice of Albanians Website, the most-read Albanian-speaking platform in the whole of the diaspora.” On his behalf, the proclamation was accepted by the Master of Ceremonies Aida Gashi.  A posthumous award went to Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Ph.D., an Albanian-American historian, teacher, and anti-communist politician and activist, who is best remembered for his long-time leadership of the “Free Albania” National Committee. His bio noted that Dr. Krasniqi was a humble school teacher prior to World War II’s short incarceration by occupying forces. “Dr. Krasniqi would become more politically engaged while working as an educator, after his incarceration, becoming member of the Albanian Parliament in 1943 and was appointed later Minister of Education. As the Communist gained more power in Albania, and Kosovo being reinstated as part of Yugoslavia, Krasniqi and other leaders joined the Second League of Prizren. By 1944, Dr. Krasniqi immigrated to Austria, and later Damascus, where he coordinated publication of the “Bashkimi i Kombit,” which opposed Albanian communism. With an invitation from U.S. State Department and support from Xhafer Deva, Dr. Krasniqi settled in US, in 1954, taking leadership of the “Free Albania” National Committee. The Committee was an opponent of the Communist regime in Albania, and gathered most of the anti-communist Albanian émigrés of post-World War II, serving as a government-in-exile until 1955 when Albania joined the UN. Dr. Krasniqi would continue his advocacy after moving to Australia and later the United States, helping Albanian refugees to resettle in the United States through the New York-based Committee on Free Albania, which he chaired for 35 years, until the fall of the communist dictatorship. Dr. Krasniqi was instrumental in helping not only preserve Albanian culture in this country, as well as fighting for the Albanian human rights and democracy.”

Mr.Idriz Lamaj, Honorary Member of Vatra, Pan-Albanian Federation of America, accepted Dr. Krasniqi’s proclamation and summed up the mark of his colleague and fellow companion at the Free Albania Committee from 1956-1992. “Dr. Krasniqi was a politician, a statesman, a historian, a patriot and one of the iconic figures in the Albanian nation. He was honored with Award Merits from the White House, the US Congress and New York State Governors and Mayors’ Office during the time he was alive and carried his duties. Today, I am emotionally touched because we still have Albania Americans and American politicians and patriots of the great New York State that memorialize Dr. Rexhep Krasniqi with gratitude and honor him with this proclamation, after 20 years of his passing.” The honorees to be recognized posthumously were Imam Abdullah Hoxha and Shaban Binaku, who distinguished themselves as leaders of popular uprising against the Ottoman Empire in 1910-1912. They were patriots and popular strategists who organized and led the liberation movement of national unity in Albania. “Imam Hoxha and Shaban Binaku fought in the battles of the Albanian League of Prizren, starting with the siege of Maxhar Pasha in early-September 1878, and the battles of Plava and Gucia in 1879-1880. Imam Hoxha and Shaban Binaku were executed by the Ottoman Turks, in late November 1910, not far from the foundations of the Tabaccus Bridge. The tombs of these heroes remain to this day as memorials dedicated to the nation’s freedom.” The proclamations honoring the patriots who paved the way to independence were accepted by their family members.

Sophia Zayas, Bronx Regional Representative of the Office of Governor Andew M. Cuomo, said that she was there as a friend of ‘the vibrant Albanian community.” Recognizing the dedicated leadership of Esad Rizai, with whom she works closely, she presented a proclamation by Governor Cuomo! Additionally, she read the Governor’s letter of appreciation awarding Alush Smajl Hoxha “for the commitment to ideals of freedom and democracy by noble Albanians.”

Albanian poet Isa Brecani recited his poem dedicated to the love of homeland and the notable individuals of history focusing on the flag as a unifying symbol of Albanians.

On behalf of Senator Alessandra Biaggi’s, the Deputy Chief of Staff, Mr. Miguel Rondon office awarded a special appreciation to Igbal Milaku.

The closing remarks by Hajdin Alijaj, Vice President of the Albanian-American Society Foundation, emphasized key historic moments and highlighted the lasting friendship of both countries with gratitude to President Woodrow Wilson. “The Albanian people united by the Albanian League of Prizren and its leader Abdyl Bej Frasheri tried to unite all Albanians but failed after the Congress of Berlin of 1878 did not recognize it. First, Albanians proclaimed independence from Serbia on November 28, 1444 in the city of Lezhe by Iskanderbeg (George Castriotas) and second, on November 28, 1912 in the city of Vlore by Ismail Qemal. We, Albanians are proud of our heritage and our forefathers and heroes who gave their lives for freedom, democracy and independence for all the Albanian people! After World War II, President Wilson stood up to the victorious nations of Europe in defense of Albania as one of the oldest people of Europe, and a true nations whose borders needed to be preserved… we hope that one day our dream will be fulfilled and all the Albanian lands and people will be united under one Albania, the United Democratic Republic of Albania!”

At the end of the ceremony, the President and Founder of Albanian-American Society Foundation, Esad Rizai said that the honorees of the event that celebrated 107 years of Albania’s independence were respectable and upright individuals that lived by a high moral code of “‘Besa’, (Oath) Dignity and Justice,” guided by one true faith known as “Albanianism.”

Gjonaj: “Jeta e Shqipërisë ka ndryshuar nga tërmeti”

Ilirian Agolli

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha nga Tirana se “Diaspora është thesari i Shqipërisë”.


Ai i bëri këto komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Shqipëria, që po e viziton prej disa ditësh për shkak të tërmetit.

“Ndihma jonë nga SHBA është një dëshmi se kush jemi ne. Ne kurrë nuk e harrojmë vendlindjen, ne kurrë nuk do ta harrojmë mëmëdheun – tha zoti Gjonaj.

Veprimtari i njohur komunitetit shqiptaro – amerikan tha se ishte mjaft i prekur nga pamjet dhe pasojat e rënda në njerëz dhe objekte, që shkaktoi tërmeti.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë ato imazhe me humbje jetësh. Pastaj ishte një humbje e madhe pasurish dhe shtëpish. Të gjithë këto familje kanë nevojë për ndihmë, për një shtëpi apo një strehë mbi krye” – tha zoti Gjonaj.

Ai theksoi se detyra më e ngutshme është kapërcimi i traumës së fëmijëve. Ata janë më të dëmtuarit dhe kthimi i tyre në normalitet është puna më e vështirë.

“Jeta në Shqipëri ka ndryshuar pas këtij tërmeti. Ju lumtë atyre shqiptarëve që dhurojnë fonde në SHBA dhe vende të tjera. Ndihma nevojitet të jetë sa më e gjatë, sepse nevoja për fonde ndihmëse ka për të qenë shumë e gjatë” – tha zoti Gjonaj për “Zërin e Amerikës”.