VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në këtë botën tonë të çoroditun… – Nga SAMI REPISHTI*

By | March 21, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 4 weeks ago Reply

    Nese shkrimi do ishte peticion, ky do ishte nenshkrimi im ne solidaritet me ju.
    Me respekt,
    Rafaela

Komentet

LËVIZJA E SHKODRËS NË DRITËN E FAKTEVET – Nga MUSTAFA KRUJA*

 

Kurrkush mâ mirë se Koço Tasi e un s’ka qênë në rrjedhë të faktevet të lëvizjes së Shkodrës, posë atyne qi e gatitën e e bânë.
Këta, me dëshirë e qëllim qi të lidheshin edhe me refugjatët e vêndevet tjera, kanë pasë hŷ qysh me kohë në korrespondencë të rregulltë si me Tasin ashtu edhe me mue. Ishte njohja e miqsía personale mâ e ngushtë se me tjerët qi i kishte shtŷ me na u sjellë neve të dyve për ndërmjetës me shokët e Greqís e t’Italís.
Faktet qi do të tregoj këtu rezultojnë drejt për drejt prej korrespondencës qi kam pasun me Don Loro Cakën, me Don Lazër Shantojën, me Kolë Bibë Mirakën, me kap. Mark Rakën e ndonji oficer tjetër ; si edhe prej informatash qi kanë mundun me më rrjedhë nga burime tjera mbi veprimet e këtyne.
Natyrisht kam me qênë i rezervuem mbi shumë pika. Jam i detyruem me lânë në heshtje :
1) Ç’do sênd qi un kam arrijtun t’a dij jo si person, jo si privat, jo si individuum ; por si mis, si pjestar i nji kolektiviteti. Kurrkush s’ka të drejtë me përdorë për kapricet ase për idétë e tij nji sênd qi s’âsht e vetja, por qi i ka râmë në dorë për arsye të nji cilsíe të përkohshme dhânë prej nji kolektiviteti : mun si arktari qi ka në dorë paret e Shtetit, të nji banke apo të nji shoqnie tregtare.
2) Ç’do sênd qi dikush m’a ka diftue në këshill (konfidencë) deri sa ai vetë mos të më ketë zgidhun prej atij sekreti.
3) Ç’do sênd qi mue m’a pret mêndja se nuk duhet thânë për të mirën e përgjithshme.
Rezerva këto qi i a imponojnë kujdo rregullat mâ elementare të moralitetit shoqnuer.
*****
Deri tash vonë të gjithë nacionalistët e jashtëm ishin të bindun se regjimi i Ahmet Zogut nuk mund të shêmbej pa nji përkrahje të huej. Të tânë refugjatët shpresojshin se kjo përkrahje mâ në fund diku do të gjindej pa u sakrifikue asnji interesë vitale e kombit. Krejt kemi qênë të mendimit se kryengritja e jonë nuk varej nga rreziku i nji të ndërhymje të jashtme, mbasi po t’ekzistonte për njimênd nji rrezik i këtillë do të mjaftonte edhe Koburja e Çakos apo ndonji Tafë Kazí për me na gjetun pa qênë nevoja e nji kryengritjeje nacionaliste.
Të tânë e kemi dijtun se Ahmet Zogu erdh në fuqí diku me ndihmën direkte, diku me komplicitetin e fqînjvet t’anë dhe të Shtetevet drejt për drejt t’interesueme për lakmí të ndryshme imperialiste në vêndin t’onë. Por prap besojshim se rrethanat qi kishin favorizue bashkimin e nji tok Fuqive imperialite për Ahmet Zogun e kundra nesh nuk do të vazhdojshin gjithnji. Dikur balanca e interesave të hueja në Shqipní do të peshonte mâ rândë më nji anë, ekuilibri do të prishej e bashkë me këtê edhe ai koncert Fuqísh qi favorizoi të këthyemen e Zogut në Shqipní.
Tue hŷ mâ thellë në kontaktin t’onë me vênd, me popullin shqiptar, na u mbush mêndja – kështu nemose shumicës – se edhe vetëm përkrahja morale e fqînjvet t’anë, vetëm neutraliteti i tyne, nji neutralitet dashamirë do të na mjaftonte për t’a fitue luftën.
Qe pra në këto drejtime ka ecun politika e refugjatvet përjashta, në këto drejtime kanë punue edhe shokët t’anë nacionalistë në Jugosllaví. E mbasi tema âsht vetëm për këta të fundit, edhe un vetëm për këta due me folë.
Kurrë, asnjiherë nuk i u tha ndonji shoqit t’onë nacionalist prej ndonji goje kompetente të Beligradit se qeveria jugosllave do t’a favorizonte nji lëvizje nacionaliste në Shqipní. Shpesh herë Beligradi ka bâmë politikë me ne tue na këshillue – mirsí’e tij ! – me u bashkue, nga nji herë tue na u zotue se mund të na përkrahte në kohën oportune (!), nga nji herë tue na frigsue se po t’u tundshim për të gjallë Italia ishte gati me shkarkue në Vlonë e në Durrës e nga nji herë edhe tue na dhânë lajme qi mâ tepër ishin në kompetencë t’onë me i dijtun, si b.f. se Ahmet Zogu s’ka mbështetje në popull, se qëndron vetëm me fuqín e armëvet e se na, po të dojshim, ishim të zotët me e rrëzue…. etj.
Përse të gjitha këto lajka të Beligradit me shokët t’anë ? Për spekulata ? Për me na lânë në gjumë me shpresën e përkrahjes së tij në kohën oportune ? – Ah, kjo koha oportune!… – Apo mâ në fund, për eventualitetin e fitimit t’onë me ndonji mënyrë tjetër edhe kundra vullnetit të tij qi të mundej mandêj me thânë se Shteti S. H. S. ka qênë në favor të lëvizjes nacionaliste ?
Si do qoftë… Don Loro Caka para nja gjashtë muejve u sjell nji letër konfidenciale grupevet të refugjatvet qi ndodhen n’Italí e në Greqí. Me këtë letër – qarkore D. Lorja “n’êmën të shumicës s’emigrantvet shqiptarë të Jugosllavís” ftonte këta grupe në nji konferencë në tokë jugosllave “tue qênë se ay me shokë nuk e kishin në dorë me dalë lirisht prej andêj”. Kjo ftesë u pranue prej gjithë grupevet ; por me gjithë këtê konferenca nuk u mbajt. Shkaku, se s’desh qeveria e Beligradit ! Kjo në krye i kishte dhânë fjalën grupit inicjatuer se do të na lênte të lirë për nji mbledhje të ngushtë delegatësh. Mandêj qiti bishta se vêndi nuk ishte zgjedhun mirë. Mâ vonë tha se s’ishte koha. Mâ në fund e preu se konferenca nuk mund të mbahej në tokë të saj. Kur inicjatorët e konferencës mbetën përpara kësaj situate dhe kërkuen qi të lêheshin të lirë me dalë ata jashtë Jugosllavís për me u marrë vesht me shokët e tyne, Beligradi edhe këtê lirí u a mohoi, i bâni me kuptue se po të tentojshin me dalë tinëz mund t’a humbshin edhe lirín e lëvizjes qi gëzojshin mbrênda kufîjvet të Shtetit S. H. S.
Caka me shokë përpara kësaj gjêndjeje kishin mbërrî në kulmin e dishprimit. Pa tjetër dajnë me hŷ në Shqipní tinzisht nga ana e Malit të Zí. Kush qe ma i lehtë e mâ guximtar prej tyne mbas pak ditësh e gjeti veten në malet e Shkodrës. Vetë Don Lorja me Don Lazër Shantojën u tërhoqën në Kotorr. Kap. Mark Raka bash në këto rasa pësoi fundin e mjerueshëm qi dihet. Dy oficera tjerë u vunë ndên nji vërejtje të ngushtë e dikush prej tyne u kap e u percuell me gjindarmë në vêndin e interrnimit ku gjindej mâ përpara.
Nji çetë e jonë, e përbâme prej N/tog Dodë Nikollës, asp. Ridvan Ohrit e Vatë Gjonit, u hetue në Hot (n’anë të Malit të Zí) prej gjindarmërís jugosllave, u rrethue e mezi shpëtuen e ikën të tre të plaguem. Ata oficera të gjallë qi kishin hŷ në malet e Shkodrës, bashkë me gjithë shokët e tyne qi ndodheshin atje qysh me kohë në tre-katër muej arrijtën t’organizojnë, sidomos në Dukagjin e Pukë, ndër fise katolike, nji fuqí kryengritëse aq të madhe sa me u a marrë mêndja se qyteti i Shkodrës me krejt qarkun e vet ishte virtualisht në dorë të tyne.
Më 9/10 të nândorit kalon kufînin e del m’at’anë edhe D. Lorja vetë, i cili për me pregatitun ikjen kishte do dit qi prej Kotorri ishte transferue në Podgoricë. Letrat qi kam në dorë prej krenvet të lëvizjes e krejt lajmet e mia dëshmojnë në mënyrën mâ absolute se :
1) Ky grup patriotësh të kulluet s’ka qênë n’asnji mënyrë i shtŷmë e i inkurajuem për nji lëvizje prej qeverís së Beligradit. Përkundrazi ka pasun pengime gjithfarësh prej sosh. Ç’do zyrtar qi âsht pjekun me ta, kur ka dashun të bâjë politikë, t’i lëmojë, t’i marrë me të butë, i ka këshillue me pasun durim, me pritun… kohën oportune !…. E kur i âsht dashun t’i prekë pa dorza, i ka porositun, i ka urdhnue mos me bâmë asnji hap për kryengritje, se për ndryshe…. do t’ishin t’internuem e s’dij ça tjetër…. Dokumenta për t’u studjue me kujdes për këtê argument janë edhe nji apel i D. Lazër Shantojës Kongresit të gazetarvet të Jugosllavís, mbajtun në Cetinë më 27 – 29 IX, apel i botuem në N. 28 të L. K., ku auktori thotë faqe 130 gazetarve se “ Sot në të tânë Jugosllavín Ahmet Zogu nuk ka mâ kurrnji mbrojtës përposë Shpisë së Verdhë të Beligradit !…..” Ashtu edhe nji artikull shkruem po prej tij e botuem në num. 32 të Lirís Kombëtare me titullin “As në qiell as në tokë !….” Edhe këtu patrioti idealist, me atê gjuhë sarkastike qi e ka mâ të prehtë se neshteri vên në lojë të tânë shokët emigrantë qi e mbështesin shpresën e fitimit në politikë të jashtme. Thotë p.sh. : “Dikush (politikanat!) shpresojnë në ndërlikimin e zhvillimin e politikës internacionale e sidomos në pakënaqsínë e Jugosllavís ndaj Presidentin e Republikës shqiptare qi stoliset nga ajo me mâ të madhin dekoracion të Shtetit.” E ky artikull ka datën 26 X, dhe lëvizja ka fillue më 20 XI, të këtij vjeti !
2) Kryengritësit s’kanë pasun asnji dinar prej Beligradit !
3) Kryengritsit s’kanë pasun asnji pushkë e asnji fishek të huej, posë ça kanë pasë mundun me mëshehë prej regjimit për t’a përdorë kundra tij nga ato qi kanë qênë në vênd.
4) Lufta e tyne ka qênë nji vepër dishprimi thjesht patriotike, kombëtare e antifeudale.
*****
Qysh ditën qi Don Loro Caka me shokë më patën komunikue vêndimin e tyne me hŷ në Shqipní, s’kam prâjtun tue i këshillue n’êmën t’êm edhe të shokvet të mij e n’interesë të çâshtjes mos me shkaktue n’asnji mënyrë nji lëvizje lokale. Më patën sigurue se do t’u përpiqshin me të tânë fuqín e tyne me i u ruejtun nji gjâje t’atillë. Me gjithë këtê më tërhiqshin vërejtjen gjithnji se as në popull as ndër oficerat në mal durimi nuk mund t’ishte i pafund.
Në fillim të nândorit, mbasi peshojnë mirë forcat e veta dhe ato të qeverís në qarkun e Shkodrës, dajnë me fillue pushkën më 20 t’atij mueji. Letra mâ e fundme e ime me të cilën u bâjsha porosít mâ të forta qi mund të më lejonte intimiteti i relacjonevet të mia personale me ta, i bie në dorë Shantojës në Kotorr nji ditë para se të kalonte Don Lorja kufînin. Piqen të dy në telefon dhe mbas nji bisedimi të shkurtën, por si duket, edhe të nxetë në mes tyne, Caka nep fjalën se “deri sa të më shkruente mue nji letër të gjatë prej Shqipníe dhe të merrte përgjegjen e saj nuk do t’a fillonte pushkën”.
Kjo fjalë nuk u mbajt. Arsyet më shpjegoheshin në nji letër të nênshkrueme prej Don Loro Cakës, tog. Pjetër Haxhís, n/tog. Dodë Nikollës e asp. Ridvan Ohrit, më 11 nânduer, prej nji vêndi të Shqipnís afër kufînit, me këtë mënyrë : “ Dimni i a mërrîni. Ju po na thoni se tash për tash gjêndja s’âsht e favorshme për nji kryengritje. Ju i matni punët thellë : me politikë e diplomatí. Na aq thellë s’kuptojmë. Ça marrim vesht e shohim na, populli këtu âsht gati me kapë pushkën e me dekë për lirín e vet. Durimi i âsht mbarue. Me ne a pa ne ka për t’i a krisë. Më tjetër anë disa prej jush po ndrrojnë kondita me Ahmet Zogun për nji pajtim. Pra posë durimit tash mungon edhe besimi. Për këto vise këtu kohë mâ e favorshme nuk mundet me u gjetë. Qeveria ka translokue nji pjesë të madhe të fuqís qi ka pasë në këtë qark. Na nuk mund të presim mâ në këtë situatë qi të shpjeguem. Ty mos të vijë keq. Në dashi shpëtimin e atdheut bâni edhe ju të tjerët atê qi të ju vijë prej dore. Këtu më 20 kërset sigurisht…. “
Kjo letër më ra në dorë me 21, mbasi lajmin e lëvizjes e kishim marrë prej Shantojës telegrafisht.
D.Lorja para se me lânë Podgoricën i shkruente D.Lazrit edhe këto fjalë për mue : “Mustafa po na përmênd përgjegjsín e veprës s’onë. Thuej prej meje, kur t’i shkruejsh, se kur nji popull gatohet me dekun për lirí edhe pa i prî kush, përgjegjsía u rrin atyne qi në vênd me vrapue në krye të tij e me ecë përpara kundra tradhtorvet e tiranvet, ka dy vjet qi hahen për karrikat e ardhëshme…”
Un, për tash, nap vetëm fakte e nuk gjykoj.

“Lirija Kombëtare”, 22 dhjetor 1926

LIDHJE TË NGUSHTA USHTARAKE MIDIS SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA – Nga Frank Shkreli

Në portalin e Pentagonit njoftohet se mbrëmjen e ditës së ënjtë u takuan në Pentagon Ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Nën titullin “Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara ritheksojnë rëndësinë e marrëdhënieve” dypalëshe – dhe me foto nga pritja e Ministres së Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhacka në Pentagon nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan – jepet lajmi se dy ministrat bidseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Sipas burimit të Pentagonit, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes diskutuan mbi një sërë çështjesh në fushën e mbrojtjes, përfshirë kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në operacionet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në rajon, si dhe rolin e vazhdueshëm udhëheqës të Shqipërisë kundër aktiviteteve qëllim-këqia të Rusisë në rajonin e Ballkanit, u shprehen zyrtarët e Pentagonit.

Dy zyrtarët e lartë amerikan e shqiptar të mbrojtjes ranë dakord gjithashtu mbi rëndësinë e ndarjes së përgjegjësive dhe obligimeve ndaj Aleancës ushtarake perëndimore, ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë për të arritur objektivin e shpenzimeve ushtarake prej të pakën 2 për qind të produktit të saj të mbrendshëm, në përputhje me marrveshjen e vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Aleancës së Atlantikut në Wales, në vitin 2014.

Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Menada Zaimi e cila ndoqi takimin zyrtar në Pentagon takimi midis Ministres së Mbrotjes së Shqipërisë Olta Xhaçka Sekretarit të Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan, nxori në pah shqetësimin rreth ndikimit rus në rajon. Si përgjigje ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës, sekretari Shanahan tha se rreziku që paraqet Rusia në Ballkan është një nga arsyet kryesore të zhvillimit të këtij takimi. “Kjo është një nga arsyet kryesore pse po takohemi sot. Është rrezik dhe ndaj jemi partnerë të fortë”, tha zoti Shanahan për Zërin e Amerikës. Ky është një rast i miri që të bisedojmë mbi mënyrat për të përmirësuar mundësitë dhe aftësitë tona ndaj disa kërc[nimeve dhe të punojmë së bashku për të sisguruar një të ardhme të fortë sigurie, është shprehur për median, zyrtari i lartë i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj të dytë gjatë këtij viti në Washington foli, ndër të tjera, edhe për bazën e re të NATO-s në Kuçovë, duke e cilësuar si një një zhvillim shumë tërëndësishëm për rajoninin, që sipas saj, në vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e rivaliteteve gjeopolitike dhe dëshmitar i një përpjekjeje shumë të bashkërenduar për të minuar sigurinë dhe stabilitetin, raporton Zëri i Amerikës.
Ky vit shënon 10-vjetorin e antarësimit të Shqipërisë në NATO, por Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori më të vjetër marrëdhëniesh ushtarake, në periudhën post komuniste të Shqipërisë. Ishte Tetori i vitit 1993 kur Washingtoni nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë deri më atëherë. Si diçka e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh marrëdhëniet ose mos ekzistencën e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Washingtonit — në atë kohë, ky lajm bëri bujë duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Washington Post. “Marrëveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante David Binder në gazetën Nju Jork Tajms, “Është nënshkruar më 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin në Washington dhe më 14 Tetor në Tiranë, është nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Zhulali”, njoftonte gazeta e njohur amerikane. Në marrëveshjen ushtarake midis dy vendeve shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjeruar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.” Ndërsa pak më vonë, gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post i kishte cilësuar marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane – midis ushtrisë më të pasur dhe më të fuqishme në botë dhe një ushtrie të vogël e të varfër – si një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), ndërkohë që citonte një oficer ushtarak amerikan, që ishte pyetur për zhvillimin e shpejt të lidhjeve ushtarake me një vend ish-komunist, të ketë thënë se “Jemi prekur thellë nga ‘sindroma shqiptare’ – nga një dëshirë e madhe për t’i ndihmuar këta njerëz”, është shprehur oficeri i lartë amerikan. Washington Post theksonte gatishmërinë e Shqipërisë për këto marrëdhënie duke shkruar se Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u kishte venë në dispozicion Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të Shqipërisë, duke thënë se, “Ne i mirëpresim Amerikanët. Ata janë çelësi i sigurimit tonë”, citonte gazeta e kryeqytetit amerikan, ish-Presidentin e Shqipërisë, Z. Sali Berisha.

Pa marrë parasyshë se cila parti ose kush e udhëheqës Shqipërinë në kohë të caktuara dhe megjithë baticat dhe zbaticat në marrëdhëniet politiko-diplomatike midis dy vendeve gjatë dekadave të fundit, vizita e Ministres së Mbrojtjes e Shqipërisë të ënjten mbrëma në Pentagon, tregon se marrëdhëniet ushtarake midis Tiranës dhe Washingtonit sa vinë e forcohen midis dy vendeve dhe popujve miq. Vizita e Zonjës Xhaçka është një shenjë tjetër se vazhdon ajo (“Military Love affair”) lidhja e dashurisë ushtarake midis dy vendeve dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s, si një shenjë e miqësisë së përhershme midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar.

Frank Shkreli
il 18, 2019

 


Fotot nga Pentagoni

SHTETI DHE FEJA JANË DY ENTE ME ROLE TË NDRYSHME – Nga Frank Shkreli

Njoftohet se këtë javë, qeveria e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama miratoi fonde nga buxheti i shtetit për vitin 2019, për pesë komunitetet fetare në Shqipëri. Vendimi i qeverisë përcakton se si duhet të shpërndahen këto fonde në mbështetje të komuniteteve fetare në vend, mos qofsha gabim, përfshirë edhe ndarje rrogash për disa nëpunës fetarë. Unë jam besimtar dhe mbroj të drejtat dhe lirinë e të gjitha enteve fetare dhe të secilit person që të ushtrojë lirinë e fesë, sipas ndërgjegjes së vet. Ndoshta është përvoja ime prej një gjysëm shekulli në Amerikë dhe trajtimi i marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit këtu në Shtetet e Bashkuara, ato që influencojnë pikëpamjen time në lidhje me këtë çështje, por them se vendimi i qeverisë shqiptare, për të ndarë fonde për bashkësitë fetare, është një ide e keqe dhe pranimi i këtyre fondeve nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, që kanë nënshkruar marrëveshje me të, është i gabuar.

Është detyrë dhe obligim moral dhe ligjor, bazuar edhe në konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut — që qeveria të garantojë lirinë e fesë për të gjithë qytetarët e vet, pa dallim dhe në rastin e Shqipërisë, që qeveria t’ua këthej komuniteteve fetare pronat e konfiskuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Vende të ndryshme anë e mbanë botës, sipas kushetutave dhe strukturave ligjore të tyre, historikisht, kanë marrëdhënie dhe përvoja të ndryshme midis shtetit dhe enteve fetare që veprojnë në to. Disa e konsiderojnë veten shtete laike, (laicite ose secular) ndërsa vende të tjera njohin, në një mënyrë ose një tjetër, një fe zyrtare shtetërore. Shqipëria është një shtet shekullar, laik, që në parim dhe në kuptimin e plotë të fjalës, qeveria e saj duhet të mbajë një distancë politike dhe duart larg nga entet fetare dhe përfaqsuesit e tyre, por, ama gjithmonë duke garantuar lirinë e fesë dhe të veprimit të këtyre enteve në shoqërinë shqiptare, sipas besimit dhe ndërgjegjës së tyre.

Kjo nuk do të thotë se feja dhe entet fetare nuk duhet të kenë ndonjë rol shoqëror së bashku. Përkundrazi! Në besimin e tyre, fetë kryesore të shqiptarëve në thelb kanë dashurinë për njëri tjetrin dhe ndihmën për të varfërit, si një aktivitet njerëzor, shoqëror dhe hyjnor.  Gjëja që politikanët dhe përfaqsuesit fetarë duhet të kenë të përbashkët është roli dhe përgjegjësia e tyre prej udhëheqsish politikë e fetarë — se përveç kujdesit dhe ndihmave që duhet tu ofrojmë, “të varfërve më të varfër” në shoqëri, siç i ka cilësuar Shën Nëna Tereze më të nevojshëmit midis nesh — është urdhëri më domethënës i Perëndisë, që të duam dhe të respektojmë njëri tjetrin, si nga pikëpamja politike ashtu edhe fetare. Në këtë fushë, politikanët mund të marrin pak shembull nga udhëheqsit fetarë shqiptarë dhe të tregojnë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit, në diskursin e tyre politik dhe në komunikimet e përditshme midis tyre, duke u bërë më të njerëzishëm e më të kuptueshëm edhe ndaj nevojave njerëzore dhe problemeve të mëdha me të cilat përballen bashkatdhetarët e tyre, pa marrë parasyshë përkatësitë fetare, ose qëndrimet politike ose partiake.

Por duke pasur gjithmonë parasysh dallimet e roleve të ndryshme që shteti dhe feja duhet të luajnë në një shoqëri moderne dhe demokratike. “Sigurisht që feja dhe qeveria janë dy ente krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra”, ka shkruar në vitin 1768, John Dickinson, njëri prej baballarëve të Kombit Amerikan. “Qëllimi i njërës (qeverisë) është që të promovojë mirëqenjen shoqërore dhe kënaqësinë e përkohshme në këtë botë, ndërsa objektivi i tjetrës (fesë) është që të promovojë mëshirat dhe dashurinë e Perëndisë për njerëzit, me qëllim të amëshimit të shpirtit dhe të sigurimit të jetës së pasosur. Nëqoftse këto dy ente janë të ndara nga njëra tjetra, me role të ndryshme, atëherë në përgjithësi mbrohet paqëja midis njerëzve dhe mirëqenja shoqërore, do të ruhet. Por, nëqoftse ngatërrohet roli i tyre duke përzier detyrat dhe përgjegjësitë e shtetit me fenë, atëherë midis shtetit dhe komuniteteve fetare do të lindin konflikte, armiqësi dhe persekutime, të cilat kanë mbuluar botën me gjak dhe kanë turpëruar natyrën njerëzore”, ka shkruar John Dickinson në vitin 1768.

Historia e marrëdhënieve midis shtetit dhe enteve fetare në Shqipëri, gjatë shekullit të kaluar, dhe persekutimi i fesë dhe përfaqsuesve të tyre nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duhet të bëjë më të kujdeshëm përfaqsuesit fetarë dhe qeverinë aktuale si dhe ato në të ardhmen, se si duhet të trajtohen marrëdhëniet midis fesë dhe shtetit në radhët e shqiptarëve, ashtuqë të mos përziejnë rolet dalluese që duhet të ekzistojnë në shoqëri. A është ndarja e buxhetit nga qeveria për bashkësitë fetare në Shqipëri e njoftuar këtë javë, një ndihmë a po një shpërblim? Kjo mbetet për tu parë, por një gjë është e sigurt. Asgjë e mirë nuk vjen nga kjo përzierje rolesh midis fesë dhe shtetit. Mund të jem gabim por kështu mendoj unë. Shikoni përvojën e Greqisë fqinje në këtë mes, ku në fund të vitit që kaloi qeveria e Kryeminsitrit Tsipras nënshkroi një marrveshje me Kishën Ortodokse greke për t’i dhënë fund statusit të nëpunsit pubik për priftërinjtë ortodoksë. Ndonëse kjo nismë e Athinës nuk ka giasë që të ndajë rolin e Kishës dhe shtetit në Greqi, edhe ata kanë parë se roli që luan Kisha Ortodokse greke në punët e shtetit është diçka anakronike për shekullin e 21.

Këtu në Shtetet e Bashkuara, ndarja e qartë e roleve midis fesë dhe shtetit, për më shumë se dy shekuj, është bërë pjesë e strukturave ligjore, qeveritare dhe shoqërore. Si e tillë, kjo ndarje konsiderohet si një prej gur-themeleve bazë të vlerave demokratike të këtij vendi. Qeveria ose shteti, duartë larg nga feja dhe feja duartë larg nga qeveria dhe shteti! Ky është muri që duhet të ekzitojë midis tyre. Shqipëria është një republikë kushtetuese dhe jo një teokraci. Bashkësitë fetare që saksionohen dhe që mbështeten nga shteti, financiarisht dhe politikisht, heret ose vonë, bëhen kukëlla të shtetit e të qeverisë në fuqi. Le të kujdeset qeveria për sigurinë kombëtare, për ndërtimin e infrastukturës dhe mirëqenjes ekonomike, ndërsa udhëheqsit fetarë le të predikojnë fjalën e Zotit dhe dashurinë midis njerëzve nga mjediset e kishave dhe të xhamive.

Udhëheqsit e bashkësive fetare në Shqipëri

Qentë lehin, por karvani le të ecë…! – Nga AGRON SHABANI

Nëse dikund në “Bota Sot”, “Kosova Press”, “Koha Ditore”, “Epoka e Re” ose dikund tjetër lehin ose llomotisin “ham, ham, ham” ose “llam, lam, llam” një grup qensh, këlyshësh ose zagarësh të ndryshëm të Serbisë, Rusisë, Turqisë ose dikujt tjetër, mos lehni me ta! Sepse, qentë, klyshët ose zagartë, tjetër zanat ose profesion nuk kanë, përveç lehjes, llomotitjes ose kafshimit të njerëzve ose zotërinjève të tyre që i mbajnë ose rrisin me qull.

Sidomos ata qè i ndryshojnë (ndërrojnë) përditë fjalët, partitë, konceptët dhe ideologjitë si lavirë brekët. Kanè lehë Valon Syla, Llukman Halili, Agron Bajrami, Berat Buzhala, Xhevdet Mazrekaj ose ndonjë zagar tjetër agjitues ose propagandistik i shtypit të verdhë- bulevardesk ose pornografik në Kosovë, u krye “puna” ose “muhabeti” i tij dhe punëdhësve të tij. Robit, të marrit (budallës) dhe fukarasë, nuk i ka hije me ndejtë urtë ose rahat, thotë populli ynë. Sidomos disa gjallesave ose specieve me “fytyrë njeriu” të cilët e “lusin Zotin” vetëm kur gjuan moti ose kur do me i vra reja!

Thua se edukata, kultura, informimi, emancipimi, nderi (morali), disiplina dhe kauzaliteti shtetror, nacional ose politik së bashku me frymën perëndimore ose oksidentale të Kosovès dhe shqiptarève, paskan ngelur nè duart e “Bota Sot”, “Epoka e Re”, “Kosova Press”, “Koha Ditore” etj.

U mor vesh se nëse zhduken, injorohen, shpërfillen ose anashkalohen shkenctarët, pedagogët, akademikët, filozofët, politologët, intelektualet ose inxhinierët e njohur të edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të lartë shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes ose ndodhët para infraktit. Në Kosovë vazhdimisht ndodhë e kundërta! Atje edhe çobanët, demagogët, hipokritët, matrapazët, llaskucët, pilikutët ose tregtarët ordinerë dhe ambulant të shpirtërave dhe flamujve sè bashku me maniakèt depresivè, infantil dhe psikopatologjikè, të veshur me kostumet e shtetit, pushtetit, parlamentit ose të botuesve (editorëve) të shtypit të verdhë ose bulevardesk, jo rrallë e lozin rolin e intelektualëve, kulturologëve, edukatorëve, patriotëve etj.

Ndonëse, i njohin populli ynë se kush janë Valon Syla, Xhevdet Mazrekaj, Muhamet Mavraj, Skënder Krasniqi, Veton Surroi etj. Secili më “intelektual” dhe më “patriot” se tjetri. Turku do zor, do thonin pleqnarët e njohur shqiptarë. Dikush ose disa në Kosovë kanë ba kos bollë, sa për të lyer edhe bythën me kos! Nejse….!

…!

Në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë, estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë. E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjermanë dhe ata frëngë (francezë) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relenanten etj. Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme mbi konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme. Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinërs dhe edukatës së gjithëmbarëshme estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij. Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, shoqëria, arti, kultura, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. “Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë. ” (Immanuel Kant)

Se këndejmi, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) që është absolute, e përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore. Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij intelektuale dhe profesionale.

Ndryshe nga kjo, edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë sesa koncepti mbi edukaten artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor, gazetaresk, publicistik etj. Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi. Në natyrë, në jetën familjare, shoqërore ose politike, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psiçike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj.

Se këndejmi për të njohur dhe kuptuar vlerën estetike, ose për të pasur shijen dhe njohuritë e gjithëmbarshme ose elementare për të bukurën, duhet poseduar dhe kultivuar në vazhdimësi, një sërë afinitetësh ose aftësishë elementare: aftësinë për të përceptuar, aftësinë për të nuhatur dhe përjetuar, aftësinë për të vlerësuar dhe cilësuar, si dhe aftësinë për të ngritur, krijuar ose projektuar të bukurën në art. Këto parime ose premisa të njohura metaestetike në esencën ose substancën e tyre përmbajnë nocionin dhe kuptimin e idesë së përgjithshme mbi të bukurën. Pa këto parime ose premisa të njohura estetike ose metaestetike, njeriu, në rastin konkret krijuesi ose artisti , nuk kanë as sy, as vesh, as shpirtë, as ndjenja , as emocione, as ide, ideale ose vizione të ndryshme mbi të bukurën në natyrë, apo në jetën e përdtishme. Akceptimi, përceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave të njohura letare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike në përgjithësi, bëhen ose zhvillohen përmes intelektit të njohur të krijuesit ose artistit, kurse përjetimi i artit bëhet vetëm përmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve. Arti, është i dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit . Dhe, jo për stisje, rimime, kamuflime, ambalazhime, relativizime, promovime, imponime, komercializime, fosilizime, instrumentalizime ose ç´orientime të ndryshme “pseudo” dhe “anti” që janë jashtë natyrës dhe karakterit të artit si filozofi dhe filozofisë si art.
“Në dashuri dhe bukuri kemi lindur ose jemi krijuar dhe vetëm në bukuri dhe dashuri do rritemi dhe shkëlqejmë. ” (Schieler)

Në këtë kontekst, e bukura dhe e dashura në art, kulturë, letërsi ose filozofi na i edukojnë shpirtërat dhe mendjet tona. Na thërrasin ose sensibilizojnë për lumturinë e gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive. E bukura është kriter qenësor ose themelor i vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve njerëzore, i dukurive, procesëve ose fenomenëve të ndryshme jetësore, familjare (bashkëshortore), shoqërore, politike, shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore… I qenieve ose krijesave të njohura politike, gazetareske, pubkicistike, letrare, kultururore ose artistike dhe i tërë asaj që e rrethon dhe karakterizon njeriun.

Kjo do thotë se e bukura, e dashura, kultura dhe edukata, janë nevoja dhe procese të zhvillimit individual e kolektivë. Ne nuk njohim asnjë shtet ose shoqëri në botë pa arte të ndryshme ose kulturë. Ndaj, përderisa s’ka shtet ose shoqëri pa arte, pa bukuri ose dashuri, kjo nënkupton se gjithnjë ka pasur ndjenjë, emocion, imagjinatë, fantazi, interesim dhe përjetim për të bukurën në art. Vlerat, parimet, premisat, përjetimet, krijimet ose mbindërtimet e njohura estetike, nuk janë gjëra që maten, prehën dhe fiksohen në mënyrë konkrete ose gjeometrike, apo që mund të skicohen ose dëshmohen si argument i kapshëm ose i prekshëm fizikisht. Jo. Por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni, ndjenja dhe rëndësia e gjithëmbarëshme e estetikës si shkencë ose disiplinë e shquar e filozofisë, qëndron në konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin dhe antonimin e saj etik dhe metaestetik. Estetika është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, respektivisht, mbi të bukurën, të posaçmen, sublimen, relevanten, madhështoren etj. Ajo i studion, analzon , i shquan dhe fokuson të bukurën dhe të dashurën së bashku me shijen, teknikën, praktikën dhe teorinë e njohur për të bukurën ose bukurinë. Për këtë, Aristoteli konsideronte se, estetika është jo vetëm shkenca mbi artin, por filozofia e artit dhe s’mund të ketë diçka më të saktë se kjo.” Ndërsa, sipas Siegmuind Freudit: “Natyrën dhe origjinën e të së bukurës, konceptimin, anticipimin, përceptimin, përjetimin, krijimin dhe kuptimin e saj, mund t’i shpjegojë në mënyrë të duhur shkencore ose metodologjike vetëm psikologjia ose psikoanaliza. Arti është fenomen kulturor, shpirtëror ose emocional si dhe një shfaqje ose manifestim i përgjithshëm” ( Siegmund Freud “Mbi Letërsinë dhe artet” )

Arti ka karakter edhe filozofik, edhe sociopsikologjik. Arti dhe filozofia janë dy forma të njohjes së botës dhe jetës së njeriut ku arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të përgjithshmen, globalen ose universalen.

Estetika ka të bëjë me artin ose mbi të bukurën, ndërsa, arti ka të bëjë me ndjenjat, me shijet, me shpirtin, emocionet ose përjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive. Respektivisht, me ndjenjat dhe ndijimet ndaj atyre gjërave që janë bukura dhe të cilat mund të shfrytëzohen edhe për qëllime ose lajtmotive tjera.

Për me tepër ndërkaq, ndërgjegjja estetike, nënkupton edhe ndërgjegjen e përgjithshme morale dhe humaniste që janë nevojë, kërkesë dhe synim i çdo shtetit dhe shoqërie të përparuar njerëzore ose qytetare. Sociologët e njohur botëror ose ndërkombetar kanë vlerësuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerëzit më të ashpër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më racional, më social, më shoqëror, më familjar etj. Gjegjësisht, më pak egoistë, prepotent, stupid, nebuloz, sucid, kulturocid, egocid, narcisoid, egocentrik etj.

Arti në përgjithësi dhe edukata estetike në veçanti arti, përmbajnë edhe fuqinë dhe mjeshtrinë e njohur të komunikimit të brendshëm shpirtëror ose emocional që i dedikohet shpirtit dhe që është pika më e ndjeshme dhe më esenciale e organizmit e jetës ose organizmit të njeriut. Shih për këtë, artin ose të bukurën (bukurinë), përveç si faktor që shkaktojnë ose krijojnë kënaqësi shpirtërore, emocionale ose psikofizike, duhet shfrytëzuar edhe si mjet shumë të fuqishëm edukimi dhe komunikimi. Schopenhaueri thotë se “vetëm ndjenjat për të bukurën, mund të neutralizojnë veset ose instiktet iracionale dhe negative të njerëzve. E bukura sipas Jeronim de Radës, është burim i të gjitha gjërave të çmuara dhe pozitive…E bukura sublime, e bukura relevante, bukura morale, e bukuria shpirtërore ose emocionale, e bukura formale, e bukura relative, e bukura absolute etj.

Miti se në Perëndim pasurohesh – Nga Aurel Dasareti*

 

Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë të duash Atdheun dhe Kombin tënd më tepër se vendet dhe popujt tjerë, duke mos urryer askënd që nuk urren kombin dhe vendin tënd, atëherë unë jam nacionalist. Një Shqipëri (natyrale) më e fortë, më e sigurt, një Shqipëri më e shëndetshme shqiptare; kjo është ajo që unë dua, kryesisht për mbrojtjen e racës shqiptare. Nëse nuk luftojmë për të, ne jemi të humbur. Ne duhet të heqim dorë nga emigrimi, imitimi negativ, tjetërsimi, asimilimi, shkatërrimi. 

***

Kozmopoliti shqipfolës është një “milet” i sertë dhe goxha i komplikuar në tru në krahasim me të tjerët. E konsideron veten para së gjithash qytetar i gjithë botës, dhe ndoshta vetëm pas kësaj një hije e kombit dhe vendit të tij. Pra, e shkelën tmerrësisht përkatësinë kombëtare duke qëndruar “fortë” në tokë me këmbët e ngrita në hava, nuk është as në qiell as në tokë; tragjikomik që mendon kot dhe flet për havaje. Ne kemi shumë prej tyre, gjinden kudo: sidomos në politikë, akademi, gazetari, shtëpitë e Zotit. Ngatërrestarë fenomenal, që jo vetëm poshtëron dhe shkatërron veten por ngatërron edhe të tjerët. E lutin armikun t`ia dhurojnë tokat, ujin, detin, ajrin, qiellin, diellin, dritën, nderin, duke mbajtur për vete terrin. Sa të shqetësuar nga nervat, mendoj se së shpejti do të vijë koha kur shqiptarët kozmopolitë do të rrihen në mes të rrugës sepse dikush prej bashkëkombësve janë patriotë.

***

Në Gjermani e Japoni vendësit prodhojnë më shumë makina sesa fëmijë. Si është në Shqipëri?

Ne nuk prodhojmë asgjë. Prit një minutë, ne prodhojmë mjaft mjerim, kanabis dhe politikë-bërës analfabetë kriminelë që e kanë kapur shtetin, ngrenë tre gishtërinjtë për të nderuar simbolin e armikut, torturojnë protestuesit paqësorë me gaz helmues, shesin përditë pjesë të atdheut. Patjetër t`i shporrim kalbësirat e shoqërisë, me mjetet që i kuptojnë. Përndryshe Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare do të vdesin brenda 4-5 vitesh.

E dua shtetin amë Shqipërinë dhe gjithë pjesët e amputuar të saj, por nuk më pëlqen instalimi i një sistemi të cilën ajo e zbaton. Një sistem që shkatërron të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që i dëbon të rinjtë nga ky vend, që u pamundëson të moshuarve një pleqëri të denjë, një sistem që u dhuron pushtuesve çfarëdo që ata kërkojnë. Paraardhësit tanë rrotullohen në varr sepse turpërohen për indiferencën tonë, lejojmë që të na shkatërrojnë djajtë, ku dikush ka gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asgjë.

***

Kombet normalë dhe të përparuar kanë kaluar nëpër sitë dhe janë rikuperuar përmes historisë, por ato kanë arritur t`i krijojnë shtete vetvetes, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje sepse jemi të manipuluar, nuk dimë apo nuk duam të kuptojmë, kështu që secili ka qëllimin për të shkuar atje larg ku dikush me mundime ka krijuar diçka, kurse ne si parazitë, dëshirojmë t`i ndajmë karamelet me ta.

Unë jam i tronditur kur lexoj në mediat tona se si atje “përtej” është më mirë, si rrjedh mjaltë dhe qumësht, ose kur shoh ato artikuj “që është vendi më i mirë për jetën në botë”. Artikuj si “Shqipëria, Kosova në vendin e fundit në …”. Por asnjë shpjegim tjetër.

 

Autorët që i shkruajnë këto gjëra dhe i dërgojnë për botim, zakonisht nuk e kanë lëvizur prapanicën nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera arbërore, dhe projektojnë jetën e tyre të mjerueshme në tekstet që ata qëndisin. Është e trishtueshme që mesazhet e tilla pothuajse gjithë rininë tonë e mbajnë në një gjendje të gjysmë-paralizës dhe presin të ikin. Askush nuk dëshiron të fillojë një jetë në atdhe sepse “nuk paguhet”, dhe nuk ka drejtësi të cilën duhet vetë ta fitojmë.

 

Për shembull, mediat theksojnë historinë e suksesit të një numri të vogël mërgimtarësh fillestarë (taze), dhe pastaj ne mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të pasur sukses në jetë. E vërteta është se ndoshta 1% e mërgimtarëve taze (të këtyre 10 viteve të fundit) kanë sukses, dhe mediat shkruajnë dhe flasin me të madhe për ta. Por, pjesa tjetër, ata 99% të pasuksesshmit nuk arrijnë asnjëherë në faqet e para, sepse nuk është interesante për askënd.

 

Ky është një shembull i një rrëfimi të rremë (jo të plotë). Kështu që më pak se 1% e njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit bëjnë një sukses të madh dhe të gjithë shkruajnë për të. Ata potencialisht e ekspozojnë historinë e suksesit të ëndrrave dhe i kapin në grackë 99% të këtyre tjerëve të cilët, në rastin më të mirë, përfundojnë si skllevër të kohëve moderne, punojnë me përfitime minimale. Askush nuk përmend trishtimet, jeta në ndihmën sociale, izolomi në rrethin e huaj, pikëllimi, familjet e shkatërruara, burgjet plotë me keqbërës të lloj-lloj zanati, vajzat e martuara në Afrikë, Arabi e Azi, tjetërsimi, borxhet ndaj shtetit përkatës që nuk do mund t`i shlyejnë edhe pas vdekjes.

 

Ju e dini, suksesi gjatë natës nuk është një situatë normale, është anomali. Kjo 1% ishte ose me fat ose me të gjitha kriteret dhe ishte shumë e mundshme që ai/ajo do të kishte arritur të njëjtën sikur të qëndronin në Shqipëri (atdhe). Nëse jeni një ekspert i lartë, ose nëse keni lidhje të forta me njerëzit e duhur, suksesi është i garantuar praktikisht kudo. Rrallë prej jush është me profesion “kirurg truri” apo “shkencëtar raketash” siç i lavdëron Perëndimi “refugjatët” fals, prandaj ku do të punësoheni?! Forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit (ato klasike) zëvendësohen me teknikën më moderne të sistemeve kompjuterike. A e dini se me milionë banorë perëndimorë janë të papunë, marrin ndihmë sociale por të përkohshme, dhe janë të detyruar të punësohen në ndonjë vend pune bajate, që zyra sociale ta gjen pa dëshirën tënde që të mos jetosh si parazit?

***

Tregime të trishtuara dhe dëshirë e madhe

Në Perëndim askush nuk është duke të pritur me krah të hapura. Të gjitha pozicionet në diell janë zënë tashmë, por ju mund të vendoseni diku në hije. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe keni nevojë për shumë para për të mbijetuar, apo t`i përvishesh kriminalitetit që do të ishte me pasoja fatale për ty dhe familjen tënde. Me mijëra shqipfolës “jetojnë” në burgjet perëndimore. A e dini ju se si dënohen keqbërësit e krimeve ekonomike në Perëndim? Ndoshta nuk dalësh asnjëherë prej burgu.

 

A e dini se sa shumë fëmijë shqiptarë të diasporës u janë marrë prindërve naiv nga institucionet për “Mbrojtjen e fëmijëve” me shpjegimin se prindërit kanë treguar “Dështim kujdesi” për ta? Llafi vjen: i kanë mëshuar një shuplakë të vogël prapanicës, nuk e kanë lejuar të dal në rrugë me minifund, nuk e lejojnë të shoqërohet me atë e me këtë. A e dini se shumicën e fëmijëve të tillë prindërit nuk do t`i shohin kurrë më sepse institucionet përkatëse i kanë adoptuar te pleqtë e pa-fëmijë ose edhe më keq?

 

Kur shkoni në Evropë si turistë, ju gjithmonë jeni të kënaqur se si funksionojnë gjërat dhe se njerëzit janë të mirë. Të nevojiten shumë vite për të kuptuar se kjo buzëqeshje është biznes dhe se mjedisi për fat të keq shpesh është shovinist nën lustër të shkëlqyeshme. Përjashtime nderi. Në Evropë, ju gjithmonë do të jeni gjenerata e parë, muhaxhirë të padëshiruar. Ndoshta fëmijët tuaj do të pranohen pak a shumë, por ata gjithmonë do ta njohin këtë theks. Nëse mendoni të shkoni për të punuar me çmim të ulët, bëni një veprim të kot, sepse kjo nuk është mënyra e duhur. Të huajt atje punojnë me paga shumë të vogla, dhe ka miliona prej tyre.

 

Kam takuar shumë bashkëkombës të cilët punojnë në Perëndim, kam dëgjuar me kujdes dhe kam studiuar fatin e tyre. Nuk ka të bëjë me pagën. Ekzistojnë kaq shumë aspekte të trishtuara të këtij “suksesi” jashtë atdheut. Shumë bashkëshortë nuk kanë fëmijë, sepse u mungojnë kushtet. Që të mos përmendi ato fëmijë të mjerë që prindërit padrejtësisht i lënë te gjyshërit në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj dhe vetë ikin në botën e bardhë për të fituar disa lek. Shpesh këta fëmijë kalojnë në korridoret e errëta të jetës dhe në përgjithësi kurrë nuk i falin prindërit e tyre.

Budallallëk të mendosh se jashtë vendit është më mirë për ty. Është normale që një familje të qëndrojë së bashku, që fëmijët të rriten me gjyshërit e tyre. A është më mirë të paguash dhe të çosh fëmijët në çerdhe? A është më mirë që ti duke u përpjekur kinse të pasurohesh do të plakesh (ndoshta edhe vdesësh) në mërgim, njëherësh nuk do të kesh shansin të gjendesh afër prindërve tu në momentet e fundit të jetës së tyre? Ndoshta nuk do të kesh mundësinë as në varrimin e tyre të shkosh.

***

Për të pasur sukses në Perëndim, duhet të filloni biznesin tuaj ose të bëheni pronar i pasurive të paluajtshme. Pra, një kompani apo pasuri të patundshme! Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Ju mund të keni përkohësisht një vend pune dhe pagë të “shkëlqyeshme”, por është krejtësisht e parëndësishme. Suksesi i vërtetë është të jesh vetvetja në të tënden.

Paga mesatare në Perëndim është e lartë në raport me Shqipërinë, Kosovën etj, por edhe çmimet për të jetuar janë shumë më të larta. Patjetër të punojnë të dy bashkëshortët që të mbijetohet. Vetëm qiraja e një banese të vogël dhe të keqe në ndonjë qorrsokak kushton më tepër se një rrogë mesatare. Për të blerë banesën tënde duhet të paktën të kesh leje vendosjeje (të përhershme) që ndoshta mund ta marrësh pas disa vitesh qëndrimi, dhe një kapital prej disa qindra mijë euro që mund t`i fitosh vetëm pas vdekjes. Banka nuk jep kredit pa një kapital fillestar tëndin dhe pa garant se ke mundësi për kthimin e borxhit brenda një afati të caktuar (pune të përhershme dhe rrogë të mjaftueshme). Duhet shumë më tepër për të arritur klasën e mesme atje. Sa për fillim, ju duhet të jeni pronari i banesës së juaj ose të keni kompaninë tuaj, sepse ajo siguron akumulimin e lehtë të kapitalit. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, ju nuk keni nevojë për të bërë miliona që të jeni të pasur, e mjaftueshme të kesh dhjetë herë më pak lek për të pasur atë mënyrë jetese të milionerëve, sepse Shqipëria është më e lirë. Paraja e fituar me një çmim shumë të lartë në tokën e huaj, nuk është një pasuri por tragjedi.

 

Këto janë fakte të pakontestueshme. Kush thotë se gënjejë le të më përgënjeshtroj, ama jo me pallavra siç ju mashtrojnë juve në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja, që dëshirojnë boshatisjen e vendit dhe shfarosjen e racës tonë.

 

***

 

Shqipëri! Shumica e bijve dhe bijave Tua të duam shumë, o Atdheu jonë i Shenjtë. Jemi me Ty, ndërsa Ty je më e fortë me ne. Me emrin Tënd në zemrat tona edhe ushtria më fortë marshon dhe çdo agresor e tmerron.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 

POR SIMBOLET E VËRTETA NUK MUND TË VDESIN – Nga ALDO CAZZULLO – E përktheu EUGJEN MERLIKA

Ata që flakërojnë në televizione apo në smartfone janë dru e metale; nuk është Notre Dame. Mund të shëmben mure që do të rindërtohen; nuk mund të vdesë një simbol, një besim, një komb. Kur një popull nuk din më se kush është, kur një Vend nuk njeh më misionin e tij në histori, kur një komb i lashtë, ndoshta i plakur, dyshon për rolin e tij në botë, atëherë një tragjedi mund të vlejë për t’a shkundur. Kur Victor Hugo shkruajti Notre Dame de Paris, Katedralja nuk ishte katandisur shumë më mirë se sa do t’a lenë flakët e shpërthyera dje mes lotëve të besimtarëve dhe tronditjes së turistëve. Revolucionarët e kishin shkatërruar dhe ëndërronin për t’a kthyer në tempullin e Perëndeshës Arsye, ose në një gurore.

Përmendoret e ballores ishin rrëzuar sepse, në sytë e jakobinëve nuk paraqisnin mbretërit e Judesë, por Mbretërit e Regjimit të Vjetër. Ai që ndërtoi Notre Dame-n, para se sa arkitekti neogotik Viollet – le – Duc, qe një roman. Hugoi nuk ishte përshkuar nga një shpirt fetar. Ishte një romantik që kishte zbuluar diçka që i kishte ikur vrullit revolucionar: Notre Dame ishte Franca. Një popull është e shkuara e tij; pra një katedrale e kushtuar Zonjës së Bekuar përfaqësonte vetvetsinë kombëtare më mirë se sa Zhan d’Arka apo Xhokonda, që atëherë qe e ekspozuar në Louvre. Kështu shkrimtari shpiku një dashuri të pamundur ndërmjet një gungaçi e një arixheshke, dy krijesat më të përçmuara që, në hijet e kiklave gjenin strehë nga mizoria e pushtetit. Suksesi qe i pakufishëm. Që aty lindi ideja e shpëtimit të katedrales.

Zjarri i djeshëm shënoi majën e një krize të vetvetësisë franceze. Flaka shpërtheu për shkak pakujdesie, pavarësisht nga vetmohimi i zjarrfikësve, ndihmat u dukën që në fillim të papërshtatëshme. Edhe Makroni u zu në befasi: po pregatiste një fjalë për t’a mbajtur në televizion, e kuptoi se nuk mund të fliste për tjetër gjë, por vonoi të turrej në vënd; ku nga ana tjetër prania e tij do të ishte lexuar si një vërtetim pafuqie me shkulmat e ujit që dukeshin si çezma të vogla në krahasim me madhësinë e tragjedisë, ndërsa çatia nuk qëndronte, kikla – neogotike, jo origjinale – po thyhej, dhe vetë zemra e Parisit dridhej.

Megjithatë flakadani është për Francën mundësia për të gjetur bashkëqënien, të vënë ashpërsisht në provë nga kriza ekonomike, nga pasiguritë e presidentit, nga një opozitë e shterpët e shpesh e dhunëshme. Prej dhjetëvjeçarësh Vendi që ka ndihmuar për t’i dhënë botës të drejtat e njeriut dhe Evropës ëndrrën e demokracisë, jeton një grand malaise, një gjëndje të ligë që nuk mund të shpjegohet vetëm me rënien e fuqisë blerëse e shkatërrimin e punësimit. Franca dyshon në vetveten. Një Vend që kishte një perandori e që i kishte vënë vetes një detyrë ndjen se vlen vetëm pak më shumë se asgjëja. Zjarri që ka shkatërruar Notre Dame-n ka qënë goditja e fundit; por mund të jetë edhe shenjë e një rilindjeje të mundëshme. E dëshmon këtë dhimbja por edhe krenaria që u panë gjatë natës nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sigurisht, në të shkuarën francezët e kishin të qartë se Notre Dame nuk ishte për ta vetëm një kishë. Katerina e Mediçëve kremtoi në të martesën që e bëri mbretëreshë të Francës. Hugonotët kërkuan shpëtim në të nga masakra e natës së Shën Bartolomeut. Mbreti Diell grumbulloi në të të gjithë flamurët e rrëmbyer armiqve nga ushtritë e tij e u mbiquajt “stolistari i Notre Dame-s”. Napoleoni mëtoi të ishte kurorëzuar aty nga Papa, në një skenar prej letrash të ngjitura nëpër mure për të fshehur shkatërrimet revolucionare, por kurorën e vuri vetë në kokë, ndërsa Davidi ravijëzonte vizatime për pëlhurën e tij. Me Viollet – le – Duk romantizmi zotëroi arkitekturën gotike dhe u gdhendën ullukët e çatisë, të gjallëruara më pas nga filmi i Disney-t e të ripara në shfaqjet muzikore.

Kur erdhi ora të lirohej Parisi nga nazistët, De Gaulle urdhëroi gjeneralin Leclerc të arrinte sa më parë në Notre Dame, nga trualli i shenjtë i së cilës nisnin idealisht të gjitha rrugët e Francës: pararoja ishte kompania e nëntë e divizionit të dytë, e përbërë kryesisht nga republikanë spanjolë, ndërmjet të cilëve shumë priftngrënësa, që i kishin ripagëzuar autoblindat e tyre Guernika dhe Guadalajara, por që mbetën të shtangur nga guximi i arkitekturave, të kubeve, të paramureve.

Këtu Chirac-u deshi të kremtojë ceremoninë e varrimit të paraardhësit të tij Mitterrand, por pa qivurin e tij: ndërsa dy familjet e presidentit – ajo zyrtare dhe ajo e fshehta – bashkoheshin në një varrezë fshati, të fuqishmit e Botës festuan aleancën mes fronit dhe altarit me kardinalin Lustiger, një hebre i kthyer në krishterim, pak si në gjëmba atë ditë.

Me Sarcozy-n, Holland-in, Macron-in shënjtëria e presidencës humbi shumë. Mbreti është lakuriq dhe Katedralja është e pambrojtur. Sonde francezët qanë Notre Dame-n. Por do t’a rindërtojnë. Duhet një tjetër arkitekt i madh. Duhen muratorë të durueshëm, t’ardhur nga Vende të ndryshme të botës. Duhen dhuratat dhe lutjet e besimtarëve. Por Notre Dame është një monument fesë dhe shpresës. Mund të digjen gjërat e njeriut; por ajo që bartim përmbrenda është e paprekëshme nga zjarri si salamandra, simboli i Françeskut të parë, jo rastësisht mbreti që në fatkeqësi komentoi: “Gjithshka është e humbur, me përjashtim të nderit”.

Marrë nga “Corriere della Sera”, 16 prill 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Si të shërohemi nga urrejtja, xhelozia, fobia, paranoja dhe komplekset e ndryshme të inferioritetit dhe maliciozitetit….?! – Nga AGRON SHABANI

1. Siç dihet, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre të ç’rregulluar mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, paranod, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë për mediet e shkruara ose elektronike. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë jashta “orbitës”, gjegjësisht, jashta “alfabetit”, “gramatikës”, “logjikës” ose “filozofisë” së tyre bardh e zi. I vëjnë barrikadat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë së tyre editoriale, redaksionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ‘shefi’ ose padroni. Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, patologjisë dhe ‘tabula rasës’ së përgjitjshme që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. I akuzojnë shtetin dhe pushtetin për censurën ose mediokracinë e njohur editoriale ose redaksionale, ndërkaq vet janë censuruesit, linçuesit ose persekutorët e përhershëm dhe kryesorë. Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo. Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive. Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i tyre i shëndoshë dhe racional mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, edukatèn, kulturèn, politikèn, diplomacinè etj., sikur janë “bërë shoshë” prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, violente, infantile dhe patologjike. Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë kosovare, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë kosovare. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se idetë shkecore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë mè logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo. Sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Por….!!!

2. Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtëse ose politike nè Kosovè dhe gjithandej. Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, opottunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të larta individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë kulturorë dhe politik’ në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.
Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme kosovare. Ndërkaq, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar), enfant terible ose ‘demiurg i lartë’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.

3. Roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi. Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit (lèxo: komplekset e botuesve, editorève, gazetarève, redaktorève, moderatorève, politikanève ose diplomatève kosovar)- mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideri i idealizuar” ose “lideri suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj.

4. Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.

5. Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij. Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për “çështjet e larta” shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, mendojnë dhe konkurojnë vetëm Behgjet Pacolli, Xhavit Haliti, Veton Surroi, Agron Bajrami, Berat Buzhala, Xhevdet Mazrekaj, Beqë Cufaj, Muharrem Nitaj, Blerim Shala, Halil Matoshi, Mentor Shala…ose “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të “kulturës, informimit, politikës, diplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës kosovare” të prekur dikund thellë nga sindriomet ose komplekset e mesipërme të Edipit etj. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

“UNË KAM TË DREJTË E TI JE IDIOT” VDEKJA E DISKURSIT PUBLIK NË BOTËN SHQIPTARE – Nga Frank Shkreli

Thuhet se politika është fusha ku fillon e ku diskursi publik helmohet dhe vdes një herë e mirë. Mënyra se si zhvillohet debati politik dhe jo vetëm politik, por debati publik në përgjithësi në botën shqiptare, lë të kuptosh se jo vetëm që atmosfera e diskursit publik është helmuar, por në të vërtetë, debati publik — në kuptimin e vërtetë të fjalës — ka vdekur. Kjo vdekje e debatit publik që ka filluar me përfaqsuesit e politikës, nuk mbaron tek politika, por ka përfshirë tani mbarë shoqërinë shqiptare, ndërkohë që atmosfera e debatit publik është e helmuar – kur me qëllim për të shtypur kundërshtarin – jo vetëm politikani ngrihet kundër politikanit, por edhe shkrimtari kundër shkrimtarit, gazetari kundër gazetarit, opinionisti kundër opinionistit, avokati kundër avokatit, mjeku kundër mjekut, e ashtu me radhë. Duket sikur shoqëria shqiptare po përjeton një konflikt të përherëshëm mbijetese. Madje edhe emërat më të njohur të kulturës dhe letrave të Kombit, janë çuar peshë kundër njëri tjetërit, në vend që të jenë shembull i një debati normal politik e publik në pëgjithësi. Një shembull që do ti shërbente zgidhjes së problemeve më të mëdha dhe të shumta me të cilat përballet Kombi shqiptar. Fatkeqësisht, në të gjithë këtë atmosferë të një debati publik të helmuar, viktima e parë e këtij diskursi të dështuar politik është gjithmonë e VËRTETA.

Shkas për këtë shënim u bë një lajm që lexova të hënën në mengjes në shtypin shqiptar, sipas të cilit, numri dy i qeverisë së Tiranës, Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe në një status të postuar në internet, e cilësoi kundërshtarin e tij politik dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën si, “idiotin e Tiranës”. Pa dashur të futem në polemikë me njërën ose tjetrën palë, ky karakterizim i Erion Braçes drejtuar Lulzim Bashës, më kujtoi titullin e një libri nga autori amerikan James Hoggan: “I’m Right and You’re an Idiot”, (“Unë kam të drejtë e ti je idiot”).

Më kujtoi gjithashtu protestat në Francë të disa muajve të fundit dhe mënyrën me të cilën qeveria dhe shoqëria franceze, në përgjithësi, kanë reaguar ndaj kërkesave të protestuesve. Si përfundim i protestave dhe pakënaqësive të shprehura rrugëve të Parisit, Presidenti Macron kishte ndërmarrë më heret një fushatë për të dëgjuar ankesat e francezëve anë e mbanë vendit, duke u takuar me kryetarët e bashkive dhe përfaqsues të tjerë të shoqërisë, për tu informuar më mire, për hallet e tyre. Si pjesë e kësaj fushate, Presidenti francez kishte në plan të mbante mbrëmë një fjalim drejtuar kombit për të njoftuar një sërë ndryshimesh politike që ka në plan të ndërmarrë qeveria e tij, bazuar në reagimet që kishte dëgjuar gjatë konsultimeve me publikun dhe në kërkesat e protestsuesve. Me fjalë të tjera, gjatë një periudhe dy mujore diskursi normal me publikun, janë realizuar rreth 10.000 debate anë e mbanë vendit dhe janë numëruar pothuaj dy milionë reagime në internet, sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, të gjitha këto në lidhje me kërkesat dhe në përpjekje për të pasur një ide më të mirë për shqetësimet dhe për problemet me të cilat përballet Franca.

Nuk është e qartë nëse masat që do njoftoi Presidenti francez, Macron, si përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve, do të shuajnë protestat e francezëve, por përpjekjet e tija për të dëgjuar edhe zërat kundërshtarë, tregon mënyrën se si, në një shoqëri normale, duhen trajtuar kërkesat dhe pakënaqsitë e popullit, pas protestave të gjata dhe të vazhdueshme. Agjencia e lajmeve, AFP, njofton se të pakën nga këndveshtrimi i pjesëmarrjes, debati politik i nxitur nga qeveria duket se, kryesisht, doli me sukses, ndonëse përfundimi mbetet për tu parë, pasi të Presidenti Macron të ketë njoftuar masat e qeverisë për daljen e vendit nga ky qorrsokak.

Edhe në Shqipëri kanë vazhduar protestat ndaj qeverisë, por në vend që të pakën të ketë një diskurs normal politik, për të dëgjuar shqetësimet e të gjitha palëve, përfshirë edhe opozitën politike, ashtu siç ndodhi në Francë dhe në vende të tjera që përballen me situata të tilla – në Shqipërinë tonë ndodhë e kundërta. Të dy palët, kundërshtojnë dialogun pasi në krye me udhëheqsit e tyre partiakë, janë ngujuar në llogoret e veta politike dhe sulmojnë njëra tjetrën me fjalët më të fëlliqta të fjalorit të gjuhës shqipe. Ndonëse të dy palët janë shqiptare, janë përfaqsues dhe si të tillë edhe përgjegjës për fatin e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të atyre që përfaqëson partia e tyre — prap se prap — sjelljet e tyre lënë të kuptosh se kjo klasë politike, as si shqiptarë dhe as si politikanë, sikur nuk kanë gjë të përbashkët me njëri tjetrin, sidomos kur është fjala për interesat madhore të Kombit dhe të mirëqenjes së përditshme të qytetarëve. Në vend që të përpiqen të zgjidhin ose të pakën të minimizojnë konfliktet, politikanët shqiptarë, me veprat dhe sidomos me fjalët e tyre, duket se po e keqësojnë edhe më shumë situatën, në vend që ta përmirësojnë dhe më në fund ta zgjidhin dhe që qytetarët të vazhdojnë jetën normale.

Por le t’i kethehemi librit, “Unë kam të drejtë e ti je idiot”, të autorit James Hoggan: autori përpiqet të kuptoj se si dhe pse njerëz normal që konsiderohen krejtsisht të arsyeshëm, mbrojnë me këmbëngulje qëndrime krejtësisht të pa arsyeshme, duke e këthyer diskursin politik në një debat absolutisht të urrejtshëm ndaj kundërshtarëve politikë. Libri në të vërtetë është një forum mendimtarësh të njohur botërorë, të cilët eksplorojnë historinë dhe psikologjinë e diskursit politik dhe të metodave për tejkalimin e pengesave për një debat dhe komunkimin të vërtetë midis palëve me qëndrime të ndryshme. Si i tillë, ky libër është një vepër që, detyrimisht, duehj të lexohej nga politikanët si dhe nga mbështetsit dhe praktikuesit e një debati të mirëfiltë politikë, kudo.

Autori Hoggan shkruan se, “Objektivi diskursit të mirëfilltë politik e publik është që të inkurajohet pjesëmarrja dhe të zbardhet e vërteta dhe jo çkurajimi i opozitës ose që qellimisht t’u jepet një goditje shkatërrimtare kundërshtarëve”. Debati i sotëm publik, sipas tij, është një ndotje që në të vërtetë saboton dhe diskrediton diskursin e vërtetë politik, polarizon njerëzit dhe i pengon ata që të mendojnë qartë.

Sulmet kundër karakterit të kundërshtarëve, në vend që të përqëndrohen tek çështjet të një interesi dhe rëndësie të përgjithëshme, në të vërtetë, largojnë vëmendjen e publikut nga problemet aktuale të vendit, shkruan autori James Hoggan. “Kur qendrimet ekstreme të palëve përcaktojnë çështjet me rëndësi të debatit publik, atëherë problemet duken të pazgjidhëshme dhe qytetarët humbasin interesimin e tyre në proceset politike” të vendit, duke mos marrë pjesë aktive në politikë, shkruan Debra Tannen, njëra prej kontribueseve të librit të autorit James Hoggan, “Unë kam të Drejtë e ti je idiot”.

Autori merr frymëzim nga murgu dhe aktivisti i paqës, budisti vjetnamez Thich Nhat Hanh, i cili ka thënë: “Thuaj të vërtetën, por jo me qëllim për të ndëshkruar”, kundërshtarin. Prandaj, nuk do të thotë se njerëzit që nuk janë dakort me ne, kanë qëllime të këqia ndaj nesh. Si të tillë, ata nuk janë as idiotë as njerëz të këqi, është shprehur autori i librit “Unë kam të drejtë e ti je idiot”, James Hoggan.

Në fund, unë do i pyesja këta protagonistët shqiptarë, të cilët ndaj njëri tjetrit përdorin fjalët më të ndyra në fjalorin e gjuhës shqipe, përfshirë idiot – se në mungesë të një diskursi të mirëfilltë politik dhe publik dhe në përgjithësi objektiv, që respekton dhe toleron pikëpamjet e kundërshtarit – si mendojnë të zgjidhin problemet e mëdha dhe gjëndjen e vështirë në të cilën e kanë hedhur vendin? Ashtu si edhe në Francë, shpresoj që zërat e arsyes të bëjnë thirrje dhe të angazhohen për një Debat të Madh Kombëtar, për një përpjekje për të dalë nga ky qorrsokak.

Shpresoj që për të dalur nga kjo gjëndje e krijuar, të ketë një reflektim të thellë, jo vetëm personal dhe politik por edhe kombëtar nga ana e tyre — dhe të bëjnë një gjë të tillë duke mënjanuar armiqësitë dhe antagonizmat politike dhe partiake ndaj njëri tjetrit, me modesti dhe me respekt ndaj nevojës së madhe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta me të cilat përballen bashkatdhetarët vet, të cilët mund të kenë mendime të ndryshme për situatën në vend — ndoshta edhe prej një kundërshtari politik — por armiq nuk janë!

Shqiptarët dhe UÇK-ja janë çlirimtarë, kurse serbët terroristë, sepse vranë mbi 12 mijë shqiptarë në Kosovë (1998-1999) – Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

                   

Mirëpo, Ivan Teodosijeviq, ministër i shkarkuar nga qeveria e Kosovës,  shqiptarët dhe UÇK-në i quajti “terroristë”, duke shpifur, akuzuar dhe gënjyer se “Masakra e Reçakut është vepër e fabrikuar” nga William Walker (ish-shef i OSBE-së në Kosovë, 1998-1999).

Kjo gënjeshtër dhe kjo akuzë e paqëndrueshme e  ish-ministrit serb Ivan Teodosijeviq ka për qëllim jusitifikimin e kryerjes së masakrave dhe të krimeve të gjenocidit serb dhe të Serbisë në Kosovë (1989-1999).

Edhe Teodosijeviq racist sikurse Nikola Shainoviq

Krahas ministrit të shkarkuar nga qeveria e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, Masakrën e Reçakut (15 janar 1999) e mohon edhe fantazia paranoide e kriminelit të dënuar  me 18 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, Nikola Shainoviq (ish-kryeministër i qeverisë së Serbisë së Slobodan Milosheviqit), i cili së bashku me gjeneralin e policisë serbe në Kosovë, Sreten Llukiq ishin “regjisorët” dhe urdhëruesit  kryesorë të Maskarës së Reçakut. Ndërkaq, tash, në liri, më 2019, krimineli Shainoviq ka deklaruar për mediat serbe  se “   vetë shqiptarët gjatë natës  kishin sjellë të vdekurit në Reçak”(Albanci tokom noci mrtve su donosili u Racak)!?

 

Mirëpo, ky kriminel me dëmkë ka “harruar” se  derisa çetnikët terroristë  kanë vrarë 45 civilë shqiptarë të Reçakut, tërë kohën ka qenë në kontakt, duke zhvilluar bisedën telefenonike me gjeneralin e policisë Sreten Llukiq, të cilët janë orvatur që me çdo kusht ta fshehin këtë masakër në sy të opinionit ndërkombëtar. Mirëpo, siç shkruan Jeffrey Smith  për gazetën “The Irish Times” të datës 29 janar 1999, thuhet se  “Sulmi i Reçakut që  solli vdekjen e 45  shqiptarëve civilë u bë me urdhrin  e zyrtarëve të lartë serbë të Beogradit, të cilët pastaj, sipas përgjimeve telefonike të qeverive perëndimore, tentuan që ta fshihnin në mënyrë të orkestruar atë”.

Së këndejmi  Masakrën tragjike të Reçakut të datës 15 janar të vitit 1999, ku barbarisht nga forcat terrriste serbe u ekzekutuan  45 civilë shqiptarë të këtij fshati të komunës së Shtimes, sot e mohojnë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pohuar se  “Masakra e  Reçakut ishte një fabrikim i William Walker-it“.

Këtë gënjeshtër të ndyrë të Vuçiqit e fuqizoi dhe e justifiki,  edhe Ivan Teodosijeviq, minister në qeverinë e Republikës së Kosovës, cili në Zveçan, më 9 prill 2019, me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, dha këtë deklaratë skandaloze, shpifarake, antinjerëzore, amorale dhe antihumane krejtësisht të rreme se gjoja “Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiakë të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi”. (https://indeksonline.net/skandaloze-ministri-i-qeverise-se-kosoves-i-quan-shqiptaret-terroriste-recaku-thote-se-eshte-masaker-e-trilluar/).

 

Kryeministri Ramush Haradinaj veproi ligjërisht, mirë ia bëri ministrit racist serb Ivan Teodosijeviq !

 

Për shkak të deklaratës me përmbajtje dhe me mesazh   racist, diskriminues, të rremë , shipifës, ofendues dhe akuzues ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “terroristë” dhe “gjakpirës”, si dhe Walkerin “gënjeshtar” dhe “fabrikues” të Masakrës së Reçakut, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj me plotë drejtë mori këtë vendim të ligjshëm dhe kushtetues   për largimin e  ministrit Ivan Teodosijeviq nga Qeveria e Kosovës, ku thuhet : “

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. “ http://www.panorama.com.al/shqiptaret-gjakpires-e-terroriste-kryeministri-shkarkon-urgjent-ministrin/).

Kush nuk e njeh  shtetin e Kosovës, le të vete në Serbi !

 

Prandaj, është e logjikshme që serbët e Kosovës të mendojnë  me kokën e vet për të mirën dhe për ardhmërinë e vet, duke e njohur shtetin e Kosovës (ashtu siç e njohin qeverinë, kuvendin, institucionet dhe organet e tjera ku punojnë dhe marrin rroga të “majme” nga 1 mijë e 2 mijë euro), duke koekzistuar  dhe bashkëpunuar me shqiptarët, jo me kokën e Beogradit për të keqen e Kosovës, sepse populli dhe  shteti i Kosovës nuk do të lejojnë zhbërjen e Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Këtë fakt, duhet ta kenë të qartë të gjithë serbët e Kosovës dhe të Serbisë. Ndryshe,  do të jenë të pashmangshme luftërat në Ballkan, ku do të involvohen të gjitha vendet e Ballkanit si dhe fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore. Kjo do të ishte një tragjedi e ripërsëritur dhe e përgjkashme për popujt e armiqësuar të Ballkanit. Mirëpo, çmimin më të madh do ta paguante shkaktari i një katastrofe të tillë me përmasa botërore, ashtu si ndodhi me rastin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914-1918), shkaktar kryesor i së cilës  ishte vetë Serbia e atentatorit terrorist serb Gavrilo Princip dhe e gjeneralkolonelit serb të Beogradit, Dragan Dimitrijeviqit ( Apis), që për shkak të aktit terrorist të  organizatës  sekrete terroriste serbe “Dora e Zezë” e Beogradit vranë Franc Ferdinandin në Sarajevë, më 28 qershor 1914 me motivacion se Austro-Hungaria me shtetet e Evropës Perëndimore dhe me Amerikën do ta parandalonin formimin e një shteti të madh gjithësllav Danubian në Evropën Lindore.

Në qeverinë dhe në kuvendin e Kosovës, të punojnë ata që e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, jo minuesit dhe armiqtë e brendshëm, pavarësisht se kush janë ata, që po luftojnë ta përmbysin Republikën e Kosovës

Të gjithë ata serbë, që shqiptarët dhe UÇK-në i quajnë “terroristë”, dhe Amerikën e NATO-n pushtues të Serbisë,  sipas ligjeve përkatëse dhe  sipas Kushtetës së  Kosovës  nuk kanë asnjë të drejtë të punojnë qoftë edhe si korrierë apo pastrues në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, lëre më të jenë ministra, zëvendësministra dhe deputetë.

Prandaj, jo vetëm  Ivan Teodosijeviq, por  të gjithë ata serbë  që nuk e njohin  Republikën e Kosovës, vlerat e luftës së UÇK-së, vlerat dhe kontributin historik të NATO-s dhe të Amerikës për shpëtimin e mbi 2 milionë e gjysmë të shqiptarëve dhe për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb, nuk kanë të drejtë morale, ligjore e as kushtetuese, që të jenë ministra e as deputetë të Kosovës

Pra, ligjërisht askush nuk mund të punojë në qeverinë, në parlamentin, në presidencën, në ushtrinë apo në policinë e Kosovës (qofshin ata edhe pastrues apo korrierë) nëse nuk e njohin shtetin e pavarur dhe vlerat e luftës revolucionare çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, si dhe ata, të cilët e ofendojnë  aleatët dhe miqtë tanë Amerikën dhe NATO-n, duke i quajtur  “okupatorë”  të Serbisë.

Anadaj, duhet ta kenë të qartë si 1+1 që bëjnë 2 të gjithë ata  serbë a shqipfolës që i shpifin dhe i shantazhojnë perosnalitetet amerikane siç janë ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e Deparamentit Shtetëror Amerikan, Medeleine Albright, Wesley Clark, Richard Holbrooke  dhe William Walker, ish-presidenti George W. Bush dhe ish-sekretarja e shtetit, Condoleeza Rice  etj., si dhe perosnalitetet britanike, kyeministrin Tony Blair dhe sekretarin e Jashtëm Robin Cook etj., të cilët kanë meritat kryesore historike, politike, diplomatike dhe ushtarake për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovë nga Serbia kolonialiste gjenocidale, se nuk do të kenë vend as në qeverinë, as në presidencën, as në kuevndin, as në ushtrinë e as në policinë e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, duhet ta kenë të qartë të gjithë ata serbë ose shqipfolës, që për mbrojtjen e interesave kolonialiste dhe pushtuese të Serbisë, nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por i  shpifin dhe i ofendojnë viktimat shqiptare të terrorit, të masakrave dhe të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), nuk kanë kurrfarë të drejte morale e as ligjjore, që të jenë ministra apo zëvendësministra (as korrierë e as pastrues) në qeverinë e Kosovës, pavarësisht se kush e drejton atë Ramush Haradinaj apo Albin Kurti etj.

Pa të keq ndaj Valon Sylës! -Diçka mbi çështjet etike, estetike, shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike të personit ose individit! – Nga AGRON SHABANI

Valon Sylèn, nuk e njoh personalisht se kush èshtè, i biri (djali) i kujt èshtè, kujt i shèrben ai? etj. Thonè se èshtè gazetar dhe botues i gazetès “Mapo”….Nè rregull. Dje ose pardje me rastisi tè shoh ose lèxoj mbi njè “arsenal tè madh” sulmesh, akuzash ose ofendimèsh tè pamatura, iracionale, infantile dhe patologjike tè z. Syla nè adresè tè emigracionit ose mèrgates sè madhe shqiptare kudo nè botè. Tè falemnderit Valon! Por Valon Syla èshtè “çetnik i vocèr” nè krahasim me tè tjerèt qè i kanè zaptuar dhe kapur nè fyt shtetin, pushtetin, pronen ose pasurinè sè bashku me tè gjitha institucionet e mundshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe tè tjera nè Kosovèn e pasluftès. Ndaj, edhe nuk ja vlen t’ua vesh veshin broçkullave, thneglave ose paçavurave tè “komandantève” tè Bllacès, Stankovcit ose Rognerit tè Tiranès, tè cilèt gjatè luftès sè fundit nè Kosovè, dilinin e qanin si gra para kamerave televizive tè globit, duke i lènè nè mèshiren e çetnikève ose kriminelève serb gratè (nuset), motrat ose kunatat e tyre nè Kosovè, e sot na shesin “heroizèm” ose “patriotizèm qèndrestar” ose folkllorik nga Kosova! Nejse!

Thuhet se fusha kryesore e një intelektuali, gazetari, publicisti, poeti, shkrimtari ose krijuesi të mirëfillët dhe ekselent, janë koha, njerëzit, populli (kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata, kulutura, arsimimi (emancipimi), disiplina dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale në këtë kontekst. Ndërkaq, kredoja, besimi, idealet dhe vizionet e tij kryesore ose substanciale janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij në të gjitha fushat ose drejtimet e kundshme. Qoftë brenda ose jashtè vendit. Në këtë frymë gazetari, publicisti, krijuesi ose intelektuali i i mirëfillët dhe ekselent, me të njejtën bukuri, dashuri dhe profeci që e duan Zotin, jetën, botën dhe shpirtin e vet, i duan edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tyre. Sigurisht.

Kjo don të thotë se intelektualet e mirëfillët dhe ekselent, nuk shajnë, nuk injorojnë dhe nuk paragjykojnë askënd. Qofshin ata brenda kufijve shtetrorë ose nacional, qofshin në emigracion ose diasporë.
Se këndejmi, duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, krijuesit, artistët ose intelektualët e shquar dhe profesionist, e mbrojnë vetvetën dhe kredon e tyre krijuese, profesionale, artistike, intelektiale dhe patriotike nga të tjerët. Ata duhet t’jenë si peshku i cili edhe pse jeton ose noton në ujëra të njelmëta ose të tharta, gjithmonë e ruan mishin të freskët dhe të shijshëm.

Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente, infantile, konfiktuoze ose eskalative së bashku me anomalitë, patologjitë, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive, krijohen pikërisht me anë të fobive, paragjykimëve, urrejtjve, xhelozive ose paranojave të ndryshme infantile dhe patologjike të personave ose individëve të ndryshëm me intelegjencë të ultë, ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj. Gjegjësisht, nga sëmundjet ose lëngatat e ndryshme objektive dhe subjektive të atyre që janë mizantrop, filister, pedofilë, demagogë, hipokritë, psikopat ose maniak të rrezikshëm depresivë, infantil dhe patologjikë. Dhe, kurrsesi nga patriotët ose intelektualët e vërtetë. Në këtë frymë, edhe gjuha e njohur e dashurisë së lartë krijuese, intelektuale ose patriotike, nuk është kurrë e njejtë ose e barabartë me gjuhën e laikëve ose diletantëve të ndryshëm mediokritë, nebuloz, stupid, dogmatikë, analfabet ose gjysëmanalfabet. Duke menduar këtu në moralin (etiken) ,estetikën dhe higjienën e njohur shpirtërore, emocionale, intelektuale dhe profesionale të gazetarëve, publicistëve, krijuesve ose artistëve tjerë të fushave dhe zhanrëve të ndryshme.

Ndryshe nga kjo, të ngritura, mbështetura dhe projektuara ku me pak e ku me shumë mbi motive, premisa, kontura ,ambiente, vizione, ideale, atmosfera ,mite, epose, legjenda ose fenomene të ndryshme njerëzore, natyrore, organike, panorganike, kozmagorike, panteiste, metafizike, ontologjike, epistemologjike, sociopsikologjike dhe të tjera. Respektivisht, mbi ngjarje, zhvillime, procese, simbole, figura ose personalitete të njohura monumentale, lapidare ose emblematike të shtetëve ose shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive: Siç dihet, etika dhe estetika si nocione, si koncepte, kategori ose disiplina të posaçme të artit dhe filozofisë, parasegjithash ndodhën të ngritura dhe projektuara mbi substancën dhe fundamentët (bazamentët) me të shëndetshme, lukrative, eksplorative, humane, dialektike, empirike dhe pozitiviste të filozofisë së përgjithshme krijuese ose profesioniste .Mbase mbi të bukurën, të dashuren, tè vërtetën, të veçantën, të përzgjedhurën, të posaçmën, sublimën, madhështorën, historikën, heroiken, patriotikën dhe kështu me radhë. E thënë dhe dëshifruar ndryshe, kjo do thotë se një gazetar, publicist, krijues ose artist i mirëfillët, ekselent dhe profesionist në kuptimin e plotë të fjalës, të tërin -profesionin, vokalin, kohezionin, artin, intelektin dhe talentin e tij, i ngritë dhe projekton mbi gamën dhe substratin e gjërë të ligjëve, premisave, simboleve, idealeve, vizioneve dhe fenomenëve të pèrbashkëta njerëzore, shoqërore, qytetare, politike, historike dhe patriotike të popullit (kombit) dhe atdheut të tij. Në ravijezimin, konturimin, profilizimin, identifikimin, sintetizimin, shquarjen, eksplorimin, konvencionalizimin dhe artikulimet e njohura etike dhe metaestetike të asaj që është e bukur dhe me vlera të posaçme shkencore dhe artistike, respektivisht, shtetërore, nacionale, historike, patriotike etj.

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu me një theks të posaçëm, edhe studimet, kritikat dhe analizat e njohura etike dhe metaestetike të shijes, formës, strukturës (substancës) ose përmbajtjes së bashku me praktikën dhe teorinë e njohur shkencore dhe filozofike mbi ngritjen, projektimin (projeksionin), shquarjen dhe artikulimin e vlerave të posaçme dhe të përgjithshme në kontekstin e mesipërm global ose univesal të fjalës. Aty janë edhe studimet dhe analizat e njohura të strukturave ,elitave, par-exelencave ose superstrukturave të njohura shkencore, intelektuale, politike, kulturore dhe informative së bashku me studimet dhe analizat e thella të ritmëve, trendëve, standardëve, levizjeve dhe tendencave të ndryshme tredimenzionale, shumëdimenzionale, matriksiale etj. Ngjarjeve, zhvillimëve, proceseve, fenomeneve ose dinamikave të ndryshme lineare, sublime, relevante, konfidensiale, furioze, hektike, eklektike, dinamike, ataraktive, inkarnative, satisfaktive etj. Procesëve, zhvillimëve, deformimëve, anomalive, patologjive dhe fenomenëve të ndryshme violente, infantile, patologjike, destruktive, dekonstruktive, reaksionare, anakronike dhe të tjera. Në këtë menyrë, kuptimi, esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e etikës dhe estetikës së njohur krijuese, intelektuale ose patriotike, ndodhën të mbështetura, projektuara dhe konstruktuara pikërisht mbi substratin, konstruktin, enkodimin dhe antinomin e njohur shkencorë dhe humanist. Përkatësisht, në studimin, analizën dhe kritikën e njohur shkencore dhe humaniste.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjet ose klasifikimet e njohura shkencore ose filozofike të etikës së përgjithshme shkencore, profesionale, shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, kulturore, informative ose publicistike mbi bazën e punës dhe angazhimit praktik dhe teorik, gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin, mbi kriteriumet e njohura të obligimit dhe përgjithësisë morale, ligjore dhe profesionale, gjegjësisht, etikën autonome dhe heteronome, mbi kriteriumin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura vertikalo- horizontale në relacionin e njohur shteti-qeveria-shoqëria-personi ose individi, gjegjësisht, etikën individuale dhe etikën kolektive, etikën profesionale, etikën sociale, etikën e rastëve ose situatave të ndryshme akute ose kronike, etikën ekzistencialiste, etikën materiale, etikën formale, etikën normative, etikën funksionale, etikën profesionale, etikën strukturale, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën fetare ose religjioze, etikën kulturore dhe informative, etikën diskriptive, etikën empirike, metaetikën ose etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike dhe kështu me radhë. Çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); Çfarë (çka) duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator…? Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, Çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmè dhe mendojmë ? dhe Çfarë( çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë…? Në kontekstin e mesipërm filozofik ose metaestetik, si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme shoqërore, qytetare, politike, filozofike, sociale, societale dhe të tjera, në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara, profilizuara dhe konvencionalizuara ne dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike. Në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem. Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat, konfliktët dhe pajtimet e mundshme politike, klasore, sociale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare.

Nè vazhdim:

Siç dihet, jeta në mërgim është relativisht e rëndë. Mbase, me peripeti, travaje, krajata dhe mundime të ndryshme për t´i siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu në mërgim ose atje në vendlindje. Ajo bëhet akoma me e rëndë kur populli (kombi) dhe atdheu e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqëve, fenomenëve, turbulencave, anomalive ose patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive që të lënë shpesh pa trohë gjumi në sy. Aty, këtu janë edhe malli dhe nostalgjia e pashuar që djeg e flet për një fjalë të amshuar mëmë, at, Kosovë..që krahas këtyre punëve dhe obligimëve të përditshme për bukën e gojës ose ekzistencën e përgjithshme jetësore ose familjare, e bëjnë akoma me të rëndë jetën e mërgimtarit. Mos të flasim këtu mbi “pellgun e madh” të një gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre udhëkryqëve të huaja ! Për dhëmbjet, frakturat, eklipsimet, plasjezemrat, plazmimet ose pezmatimet e ndryshme skeletore dhe gjenetike. Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën. Balada mërgimtarësh…Apo, copëza ( fletëza ) të pashkruara e t´pathëna të një jete të ndodhur dikund mës ditënetësh ose dritëhijesh të mistershme dhe tepër enigmatike që nuk iu këputet kurrë toja. ” Vëllaçko, deshëm apo nuk deshëm, kjo është ajo jetë jona që dikur e zgjodhem ose përzgjodhem vet, për t’iu ndihmuar kombit dhe atdheut kur e kishin mëse vështiri dhe kur u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë serbe në fyt. Apo, jo z. Valon Syla!?
Në mos gabohem, mërgimtarët tanë shqiptarë të shkepur ose shkapërderdhur pothuajse në të të gjitha vendët ose merdianet e ndryshme të globit, aq sa diten dhe aq sa munden, dikur e dhanë angazhimin dhe kontributin e tyre optimal ose maksimal për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së sidomos. Duke mos kursyer asgjë nga vetvetja dhe punët e rënda të krahut, mërgimtarët shqiptarë asokohe i dhanë ndofta madje edhe qindarkat e fundit nga djersa e ballit dhe këta “xhepa të shtjerrur” të fatit për lirinë ( çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Shumë prej tyre atëbotë e dhanë (e falen) edhe jetën në themelët e njohura të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së popullit dhe atdheut tonë. Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme çlirimtare dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar dhëmb për dhëmb, sup me sup, fyta fyt dhe ballë për ballë: Shumë mërgimtar ose vullnetar shqiptarë nga vendët dhe meridianet e ndryshme të botës, u bën akter, personazh të njohur ose protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të ngjarjes dhe të ndodhjes. Respektivisht, heronjë dhe dëshmorë të të kombit dhe atdheut. Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´bu bërë lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Mbase, lulet me të bukura ose kryesore në kopshtin e madh të kombit dhe atdheut tonë që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë o Balon Syla, por…!
….!
Si për çudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi, angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë mërgimtarëve shqiptarë anëkënd globit, sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi. Mbase, ai agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose “par exelencave” të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike dhe të tjera në vendin tonë, sikur u harruan dhe injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në mërgim. Dhe, së bashku me këta të fundit, edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjët dhe protagonistët kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës! Në vend të tyre në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave, anomalive dhe patologjive të panumërta, u ngritën dhe promovuan hajnat (hajduutet), profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me tregetarët e flamujve dhe “stërshitesit e sofistikuar” ordiner ose ambulant të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetërorë dhe në vendin tonë. Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit (kombit) dhe atdheut tonë, heronjtë, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë shqiptar nè Kosovè e diasporè, jo rrallë u harruan, u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura serbo-bizantine. Apo, u burgosën, arrestuan, akuzuan, gjykuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët, vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, kontraiinstitucionalistët, renegatët, matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në “xhunglën e madhe” të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, politike, institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të “shtetit ligjor” dhe “demokratik” të Kosoves. Çudi e madhe Valon! Apo, paradokse të njohura reaksionare dhe anakronike. Ç´t´i besh “fatit” kur Kosovës së pasluftës, gjegjësisht, Kosovës së djegur, përgjakur, shkrumbuar, vjedhur dhe shkatërruar deri në palcë nga ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar serbo-karpatian, iu ndërsyen ose vërsulen ” komandantët” ose ” komesarët” e Bllacës dhe Stankovecit si Valon Syla & Company së bashku me hajnat (hajdutët), matrapazët dhe analfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional! Duke i vjedhur, privuar, shitur ose stërshitur edhe ato pak resurse ose pasuri që kishin ngelur ose shpëtuar nga lufta dhe masakrat serbe në Kosovë….!
Eklips moral, apokalipsë njerëzore, sfilatë turpi, arenë gladiatorësh të ri….! Apo….???!!!
Ndaj, të flasësh dhe tè shkruash hapur ose publikisht kunder emigracionit të madh shqiptaar si Valon Syla, të ngjanë paksa në punë Sizifi ose në Gogol të madh. Në “fiskulturë akrobatike” mbi kalin e Trojës!?
Por, Valon Syla së baahku me “patriotët” tjerè si ky i fundit, e kanë dorën dhe gjuhën e gjatë! Sepse, Valoni (Syla) me Vetonin, Halilin, Adriatikun, Bajramin dhe “intelektual e patriot tjerë” kosovarë atje, si duket janë vetëm “njerëz numra” ! Vegla të lehta elektorale, mekanike ose kakofonikr të një sistemi (regjimi) të pandryshuar natyrorë ose ordinarë si në “rendët” ose “sistemët” e dikurshme mesajetare, primitive ose arkaike…!!! Mbase, “kasnec” ose “ciceron të pavarur” që vazhdojnë të përhapin dhe propagandojnë të “vërtetën” dhe ” lavdinë e madhe” mbi lidershpin dhe “popullin e ri kosovarë”! Si dikur mbi UDB-s dhe Rankoviçin kur Valonat e ndryshëm, udbashëve ose “naçallnikëve” të ndryshëm të Serbisë ose Malit të Zi, ua kanë zgjedjur dhe çuar në shtrat ose nepër villa dhe teferixhe të ndryshme nuset ose çikat më të mira të Kosovës! Ndërkaq, gjatë kohës së luftës, përdhunimëve dhe masakrave të egra të çetnikëve dge paramilitarëve serb në Kosovë , Valon Syla së bashku me shumë “patriot” dhe “çlirimtar” të tjerë të Bllacës dhe Stankovcit, kanë ikur dhe i kanë lënë nuset, motrat ose kunatat vetëm( në duart e çetnikëve dhe kriminelëve serbian) dhe sot na shesin kocapordhica “intelektuale” ose “patriotke” nga Kosova! Këlyshët dhe zagarèt e UDB-s dhe Rankoviçit.
Thonë se pjesën dërmuese të “prokurorisë” dhe “senatit bizantin” të Romës, atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët, homoseksualët, të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë, bedelët, debilët e ndryshëm stupid ose nebuloz, injorantët etj. Dhe, shumë rrallë romakët ose qytetarët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Kishte edhe profiter të luftës, demagog, hipokrit të ndryshëm ose tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës. Respektivisht, në fushët e nderit. Kishte madje, edhe hedonist, alkimist, papus, guenon ose okultist të ndryshëm që e përhapnin dhe propagandonin të “vërtetën” dhe “lavdinë e madhe” mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “rinisë së përhershme” dhe “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës si ai “Sizifi mitik” i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe ose mbi shpatulla fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had si Valon Syla & Company.

Unë ju akuzoj, deputetë të PS! – Nga ROMEO GURAKUQI

Mbreme kam qene deshmitar i veprimeve te denja per policine sekrete te Hitlerit, nga ana e Policise Shqiptare ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Raprezalje ndaj çdo qytetari te konsideruar “i dyshimte”, nga civile pa asnje shenje dalluese te organeve ligjzbatuese. Veprime shoqerimi ne kundershtim me rregulloren perkatese, pa asnje komunikim paralajmerues, me harbuteri dhe perdorim dhune.

Ketyre veprimeve u shtohen shkeljes se ligjit per ruajtjen e rendit publik ne tubime te ligjshme, qe ndalon perdorimin e LHL ndaj qytetareve te lire, nderkohe qe metodat paraprake parandaluese nuk jane vendosur fare ne veprim.

Kush mban pergjegjesine per shnderrimin e Policise se Shtetit ne nje Polici Politike? Tregtari i palincencuar i mallrave ne kufirin mes Kaonise dhe Thesprotise, i vendosur ne komanden ushtarake te shtypjes se qytetareve, ne funksionet e negocimit me trafikantet dhe te lehtesimit te veprimtarise se grabitesve te garantuar ? Ministri i brendshem qe vezhgon eksperimentet e perdorimit te LHL mbi qytetaret e tij, nen pretendimin e çuditshem dhe te pabesueshem, se nuk ka tagre per ndaljen e raprezaljeve te policise se PS? Apo lideri suprem i juntes qe shkaterroi institucionet kushtetuese?

Une ju akuzoj ju te gjithe, deputete te PS ne Kuvendin e Shqiperise, qe me veprimet dhe mosveprimet tuaja, keni lehtesuar, favorizuar dhe mbeshtetur vendosjen e nje junte kriminale ne drejtim te Shtetit, te institucioneve ligjzbatuese, duke shkaterruar institucionet kushtetuese, te hetimit te pavarur penal, te mbrojtjes se qytetareve dhe opozites. Ju jeni pergjegjes perpara brezit te ri te Shqiperise, si kontributoret kryesore te shkaterrimit te arritjeve te brishta te demokracise shqiptare, duke i hapur rrugen instalimit te juntes policore, te nje aventurieri te korruptuar dhe te kriminalizuar.

VKM e bregdetit dhe çarku i madh ku e ka futur veten Shqipëria – Nga SHABAN MURATI

Disa diplomatë të huaj në Tiranë kanë mbetur të habitur nga veprimi i qeverisë së Shqipërisë, e cila me një telefonatë presioni të kryeministrit grek hoqi në 1 prill 2019 nga “Gazeta Zyrtare” VKM-në e saj lidhur me titujt e pronësisës së tokave bujqësore në brezin bregdetar të Shqipërisë. Siç njofton “greekreporter.com” në 1 prill, “sipas agencisë “AMNA” tërheqja shqiptare erdhi pas ndërhyrjes së kryeministrit grek Cipras”.

Diplomatë të huaj në kryeqytetin shqiptar nuk arrijnë të kuptojnë se si, ndërsa Athina ka rrritur agresivitetin e saj drejt Tiranës, qeveria e Shqipërisë mban një qendrim të ngrirë gojëmbyllur dhe as i përgjigjet Athinës dhe as nuk prononcohet për kërkesat e saj në marrëdhëniet me Greqinë.

Duke rrëmuar arsyet e kësaj ngrirje të qeverisësë Shqipërisë, kërkimi të çon në çarkun e madh, ku e ka futur veten Shqipëria me pranimin e të ashtuquajturës paketë të çështjeve dypalëshe në bisedimet me Greqinë, që filluan zyrtarisht në nëntor të vitit 2017. E ashtuquajtura paketë e gjitha çështjeve dypalëshe, të cilën unë e kam përkufizuar “diplomacia e toptan-pazarit”, është çarku, ku diplomacia greke e futi në trekëndësh diplomacinë shqiptare, me strategjinë e njohur greke që të mos lëshojë asgjë dhe të marrë gjithçka.

“Diplomacia e toptan-pazarit” ishte propozim dhe ide e ministrit të jashtëm grek Nikos Kocias, që duke futur në një thes probleme të qena e të paqena, të vogla dhe të mëdha, të vjetra dhe të reja, midis dy shteteve, krijoi kushtëzimin e lidhjes me njera-tjetrën dhe të zgjidhjes me njera-tjetrën të çeshtjeve të hapura dypalëshe në të njejtën kohë. Ishte një taktikë dinake diplomatike, e pa dëgjuar ndonjëherë, sepse çështjet e hapura historike dhe aktuale në marrëdhëniet midis dy shteteve nuk mund të futen të gjitha në një thes dhe të kushtëzojnë njera-tjetrën për zgjidhje të njëkohshme.

Në diplomaci dhe në marrëdhëniet problematike midis dy shteteve çeshtjet zgjidhen një e nga një dhe kështu avancohen realisht marrëdhëniet. Nëse fut në një thes apostilën greke, (ku Greqia ishte i vetmi shtet i BE që na e mbante pas qafe), me marrëveshjen e detit, dhe nëse fut njohjen e patentave të shoferëve shqiptarë me varrezat greke në Shqipëri, është e qartë se dikush po shet ajër dhe dikush po e blen atë.

Duhet theksuar këtu se asnjëherë në marrëdhëniet problematike midis Shqipërisë dhe Greqisë, që nga viti 1914 i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike e deri në ditët tona, një periudhë e gjatë historike e mbushur me probleme dhe tensione të vazhdueshme midis dy vendeve, nuk është dëgjuar të propozohet zhvillimi i bisedimeve me metodën partizane “të gjitha çeshtjet në një thes”.

Kjo nuk ka ndodhur as me qeverinë e Ahmet Zogut, as me qeverinë e Enver Hoxhës, as me qeverinë e Aleksandër Meksit, as me të Fatos Nanos, as me të Sali Berishës, as të Pandeli Majkos, as të Ilir Metës.

Nuk janë shpjeguar kurrë arsyet pse u pranua nga Shqipëria në 2017 çarku grek i “diplomacisë së toptan-pazarit”. Që nga ai moment shtetit shqiptar iu lidhën duart dhe timonine bisedimeve dypalëshe e mori në dorë diplomacia greke dhe kjo u demostrua haptazi me imponimin, që Athina i bëri Tiranës lidhur me rendin e ditës së bisedimeve. Në planin teorik “diplomacia e toptan-pazarit” u propozua si një metodë e të drejtës së secilit shtet për shtrimin në tavolinën e bisedimeve dypalëshe të çështjeve, qësecili shtet mendon se janë të hapura midis tyre.

Por Athina e shkeli këtë parim, sepse i diktoi Shqipërisë të mos fuste dhe të mos përmendëte çështjen çame në rendin e ditës së bisedimeve të “toptan-pazarit” dypalësh. Çeshtja çame mbeti jashtë thesit me diktat të palës greke dhe pala shqiptare iu nënshtrua diktatit grek. Një diplomaci profesioniste dhe kombëtare duhet të kishte hequr dorë që në atë moment nga “diplomacia e toptan-pazarit”, sepse me heqjen e çështjes çame nga bisedimet, diplomacia e toptan-pazarit kishte rënë nga fuqia dhe krijonte dizekulibrin e pozitave të forcës në favor të Greqisë në tavolinën e bisedimeve.

Në mënyrë absurde Tirana hiqte dorë nga çeshtja çame, në një kohë kur njëvit më parë, në shtator të vitit 2016, Komisioni Europian nëpërmjet Komisionerit tëLartëtë BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, kishte sanksionuar në parlamentin europian ekzistencën e çeshtjes çame si çështje për t’u biseduar midis dy shteteve.

Nga ana tjetër Greqia arriti nëpërmjet “diplomacisë së toptan-pazarit” t’i imponojë Shqipërisë rinegocimin në tavolinën e re të bisedimeve të marrëveshjes së vdekur të detit të vitit 2009, akt që bie në kundërshtim flagrant me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila në 15 prill 2010 e ka shpallur atë marrëveshje të pavlefshme dhe inekzistente.

Dhe Tirana e hëngri karremin grek.

Sikundër pritej, rezultati i dinamikës së “diplomacisë së toptan-pazarit”ishte dështim për Shqipërinë. Ndërsa Athina tallej me Shqipërinë me apostilat dhe me patentat, ajo nuk hoqi dhe mban sot e kësaj dite në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë të vitit 1940, ligj absurd që nuk ka lidhje me ndonjë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, që ta pengojnë heqjen e tij.

Heqja e ligjit të luftës është detyrim i njëanshëm i Athinës për ta hequr dhe nuk është çeshtje, që Shqipëria duhet t’i duhet t’i japë ndonjë shpërblim Greqisë. Por diplomacia dinake greke e ndërthuri me çështjet e hapura dypalëshe dhe e konsideroi ligjin e luftës si pazar dypalësh, në një kohë që është detyrim i Greqisë ta heqë ligjin absurd të luftës me një shtet, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike, ka nënshkruar Traktat dypalësh Miqësie dhe janë të dy anëtare të NATO-s. Nuk po shkojmë me tutje të përmendim se Greqia e ka hequr të njejtin ligj lufte me vetë Italinë që në vitin 1949 dhe me Shqipërinë e mban në fuqi edhe në vitin 2019.

Mirë Greqia tallet, por absurditeti është që Tirana ka dy vjet që nuk flet për ligjin e luftës dhe nuk i kërkon Greqisë abrogimin e tij. Tirana ka dy vjet që nuk flet për çeshtjen çame. Tirana ka dy vjet që nuk flet për çeshtjen e kuotës shqiptare të ujrave të lumit Vjosa, që na e ka grabitur Greqia. Tirana ka dy vjet që nuk i kërkon më Greqisë njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Nuk mund të mos shqetësojë opinionin kjo ngrirje apo vetëngrirje e Tiranës në marrëdhëniet me Greqinë, sidomos në kohën kur ka një agresivitet të pazakontë ndërhyrje të Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, siç janë këto për legjislacionin e brendshëm shqiptar.

Ngrirja apo vetëngrirja e Tiranës, larg detyrës së mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të shtetit në raport me Greqinë, mendoj se është produkt i drejtpërdrejtë i të ashtuquajturës “diplomaci e toptan-pazarit”. Në Tiranë duket vazhdojnë të ëndërrojnë sa të piqen fiqtë grekë në kalendat greke dhe do të bien në prehrin e Tiranës. Ndërkaq Greqia po vjel fiqtë shqiptarë.

Sepse është vërtet flagrante që Athina po bën shantazh të përjavshëm mbi Tiranën për çështjen e shpikur të minoritetit grek në Shqipëri. Nëpërmjet “diplomacisë së toptan-pazarit” Greqia ka paraqitur rivendikime aneksioniste për ligjin e brendshëm shqiptar të minoriteteve, duke kërkuar statuse dhe zona të reja minoritare, duke kërkuar legalizimin e vetëshpalljeve antiligjore për përkatësi minoritare greke, duke kërkuar trajtim selektiv dhe hierarkik në administratën shtetërore për minoritetin grek dhe duke arritur deri atje sa të kërkojë elemente autonomie për minoritetin grek.

Ky shantazh diplomatik u lejua nga “diplomaciae toptan-pazarit” dhe inkurajohet nga memecllëku i inferioritetit zyrtar shqiptar. Greqia, e cila nga ana e saj nuk njeh asnjë lloj minoriteti në vendin e vet, në një kohë që ka disa minoritete si shqiptar, turk, maqedonas, vlleh, romë, etj. dhe e cila në periudhën midis dy luftrave botërore e njihte zyrtarisht minoritetin shqiptar, rivendikon ndryshimin e ligjit të brendshëm shqiptar të minoriteteve.

Athina nuk kërkon barazinë e të drejtave të minoriteteve para ligjit, por kërkon diferencimin midis tyre. Athina kërkon krijimin e një hierarkie minoritetesh, ku minoriteti grek të ketë status të posaçëm administrativ më të favorizuar në krahasim me minoritetet e tjera. Kërkon gjithashtu shtrirjen gjeografike të zonave minoritare greke në tërë Shqipërinë e Jugut, gjë që përputhet me mentalitete të vjetra rivendikuese ndaj Shqipërisë. Këto janë kërkesa politike e strategjike, që nuk kanë të bëjnë as me minoritetin, as me ligjin e ri dhe as me të drejtat e tyre.

“Diplomacia e toptan-pazarit” krijoi një situatë të re disproporcionale në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë në disfavor të Shqipërisë. Ndaj Tirana duhet të ikë një orë e më parë nga çarku i “diplomacisë greke të toptan-pazarit”. Zyrtarët e tanishëm të shtetit shqiptarë duhet të kenë parasysh se “diplomacia e toptan-pazarit” apo e ashtuquajtura paketë e gjitha çështjeve të hapura midis dy shteteve, që u kurdis nga ish-ministri i jashtëm grek, nuk është detyrim shtetëror dhe as një marrëveshje e nënshkruar midis dy qeverive.

Ajo është thjeshtë një metodë personale apo mënyrë personale e zhvillimit të bisedimeve midis dy palëve, që u ra dakord në një kohë të caktuar nga njerëz të caktuar, që rastësia i hodhi në ato pozita. Asnjera palë, pra asnjera qeveri, nuk ka ndonjë lloj detyrimi që të vazhdojë metodën e gabuar të paraardhësve në bisedimet. Ishte një rastësi e lumtur ikja nga drejtimi i diplomacisë greke i autorit grek të çarkut të “diplomacisë së toptan-pazarit”. Nuk ka asnjë arsye që të vazhdohet nga Tirana kjo rrugë dhe metodë e dëmshme antishqiptare.

Shqipëria nuk demostron as pavarësi e as dinjitet, duke ndjekur formula të helmatisura diplomatike, që janë qorrsokak për interesat e saj jetike në marrëdhëniet me Greqinë. Shqipëria e ka urgjente të rivendosë pozicionin e barabartësisë në raportet me shtetin fqinj të jugut.

Shqipëria mund ta arrijë këtë duke kërkuar me forcë heqjen e ligjit absurd të luftës, duke kërkuar shtrimin dhe zgjidhjen e çeshtjes çame, duke refuzuar çdo rivendikim grek për kufijtë detarë të Shqipërisë, duke kërkuar marrëveshje për ujrat e grabitura shqiptare të Vjosës, duke refuzuar kthimin e Shqipërisë së Jugut në zonë minoritare greke, duke kërkuar memoriale për partizanët çamë të vrarë në territorin e Greqisë në betejat me fashizmin, duke kërkuar njohjen e Kosovës, etj.etj.

Zyrtarë të mefshtë dhe pa dinjitet përpiqen të justifikojnë lëshimet strategjike ndaj Greqisë me votën e Athinës për një datë të hapjes së bisedimeve të pranimit me BE. Janë përralla dobësie dhe inferioriteti, sepse për Shqipërinë sovraniteti dhe dinjiteti shtetëror e kombëtar nuk janë kusur për integrimin europian.

Në mandatin e tij të parë qeverisës kryeministri Edi Rama ndërmori hapa pozitive për të vendosur një simetri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk dihen arsyet përse në mandatine tij të dytë qeverisës peshorja e marrëdhënieve midis dy shteteve kaloi në shtratin klasik të asimetrisë së njohur të këtyre marrëdhënieve.

Është një temë, të cilën vazhdojnë ta hulumtojnë diplomatë të huaj dhe vendas.