VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NË FSHATIN TIM – Poezi nga ANDREA ZANZOTTO (1925-2011) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

By | August 17, 2018

Komentet

DJALI – Poezi nga CARL SANDBURG – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Djali i vogël, Krishti, është i drejtë dhe i mençur
Dhe bën pyetje të pleqve, pyetje
Gjetur nën ujë të rrjedhshëm për të gjithë fëmijët
Dhe gjetur nën hije hedhur në ujëra të qeta
Nga pemët e larta që shikojnë poshtë, të moçëm dhe të zymtë.
Gjetur në sytë e fëmijëve vetmitarë, të panumërt,
Duke kënduar një këngë me zë të ulët në vetmi.
Dhe djali i vogël, Krishti, vazhdon të pyesë
E pleqtë nuk përgjigjen asgjë dhe vetëm e njohin dashurinë
Për djalin e vogël. Krishti, i drejtë dhe i mençur.

AMERIKË – Poezi nga ALLEN GINSBERG – Përktheu FASLLI HALITI

 

Amerikë ju kam dhënë gjithçka dhe tani unë jam asgjë.

Amerikë dy dollarë dhe njëzet e shtatë centë më 17 janar 1956.

Nuk mund të duroj mendja ime.

Amerikë kur do ta përfundojmë luftën njerëzore ?

“Shko e qihu me bombën tënde atomike.

Nuk  jam mirë, mos më mërzit.

S’do të shkruaj poezi derisa “s’do të kem mendjen në vend.

Amerikë kur do të bëhesh engjëllore?

Kur do t’i heqësh rrobat?

Kur do ta shikosh veten nëpërmjet varrit?

Kur do të jesh e denjë për milionin tënd të trockistëve?

Amerikë pse bibliotekat tuaja janë plot me lot?

Amerikë kur do t’i dërgosh vezët e tua në Indi?

Jam i mërzitur prej pretendimeve të tua të  çmendura.

Kur do të mund të shkoj unë në supermarket për të blerë atë që më duhet me fytyrën time të bukur?

Shkurt Amerikë ti dhe unë të jemi të përsosur jo bota e ngushtë.

Makineria jote është shumë për mua.

Deshe të më bëje një shenjtor.

Duhet të ketë ndonjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë argument.

Burroughs është në Tangiers nuk besoj se do të kthehet një gjë e keqe.

Je ti që je i keq apo bëhet fjalë për  shaka praktike?

Po  kërkoj të vij gjer te caku.

Refuzoj të heq dorë nga fiksimet e mia.

Amerikë mjaft së yshtërmi e di ç’po bëj.

Amerikë lulet e kumbullave po bien.

Ka muaj që nuk i lexoj gazetat, çdo ditë dikush del në në gjyq për vrasje.

Amerikë ndihem sentimental për të menduar për Wobblies.

Amerikë isha komunist në rini nuk më vjen keq.

Pi marijuanë sa herë që mundem.

Qëndroj në shtëpi gjatë gjithë ditës

duke parë trëndafilat në dollap.

Kur të shkoj në lagjen kineze dehem

dhe s’më vete mendja për të qirë.

Jam  i vendosur se do të ketë probleme.

Duhej të më shihje kur unë lexoja Marksin.

Psikoanalisti thotë se jam krejtësisht në rregull.

Nuk do t’i lutem Zotit.

Unë kam vizione mistike dhe vibracione kozmike.

Amerikë ende nuk të kam thënë ç’i ke bërë xha Max kur mbërriti nga Rusia.

Po flas me ty.

Do të lejosh që jeta jote emotive të udhëhiqet nga revista Time?

Jam i obsesionuar nga Time Magazine.

Kam lexuar atë çdo javë.

Kopertina e saj më sheh çdo herë

që e shfletoj para pasticierit në qoshe.

E lexoj në bodrumin e Bibliotekës Publike të Berkeleyt.

Nuk ka asgjë, po të flasim për përgjegjësi.

Industrialistët janë seriozë.

Prodhuesit e filmit janë seriozë.

Të gjithë janë seriozë, përveç meje.

Më vjen nëpër mend se unë jam Amerikan.

Po flas përsëri me veten time.

Azia po ngrihet kundra meje.

Nuk e kam mundësinë për një kineze.

Është më mirë që të mbështetem në burimet

e mia kombëtare.

Burimet e mia kombëtare qendrojnë në dy bishtat e marijuanës miliona gjenitale një letërsisë  private e papërshtshme për shtyp  që shkon në 1400 milje në orë dhe njëzet

e pesë mijë azile.

Nuk flas për burgjet e mia, ose miliona të paprivilegjuarit që jetojnë në vazot e mia me lule në dritën e pesëqind diejve.

Hoqa edhe bordellot në Francë, Tangiers janë të radhës së ardhshme.

Ambicia ime është që të jem President pavarësisht nga fakti se ata janë Katolik.

Amerikë si mund të shkruaj një psalm

në disponimin tënd pa kuptim?

Do të azhdoj “si Henry Ford strofat e mia janë individë si makinat e tij dhe për më tepër janë të gjitha të sekseve të ndryshme.

Amerikë do të t’i shes strofat për 2500 $ njërën  $ 500 për strofën e vjetër

Amerikë liroje Tom Mooneyn

Amerika shpëoi Lealistët Spanjollë

Amerikë Sako dhe Vanzeti, nuk duhet të vdesin

Amerikë unë jam djemtë e Scottsboros.

Amerikë kur isha shtatë vjeç, nëna më merrte në takimet e një celule  

Komuniste na shisnin bizele një pjesë e vogël për një biletë kushtonte një nikel, dhe fjalimet ishin falas të gjithë ishin engjëllorë dhe sentimentalë ndaj punëtorëve ishte e gjithçka kaq në mënyrë “të sinqertë sa nuk e keni idenë

sa gjë e bukur ishte ajo partia në vitin 1835

Scott Nearing ishte një plak i madh një mashkull i vërtetë Nënë Bloor më bënte të qaja

Një herë pashë Izraelin Amter kockë e lëkurë.

Të gjithë duhej të ishin spiunë.

Amerikë ti në realitet nuk do të bësh luftë.

Amerikë jam si ata rusë të këqinj.

Si ata rusë, ata rusë  dhe ata kinezë.

Dhe ata rusë.

Rusia dëshiron që të na hajë të gjallë.

Rusia është e çmendur për pushtet. Dëshiron të marrë me vete makinat nga garazhet.

Dëshiron të marrë përsipër Çikagon.

Ka nevojë për një lexues Përmbledhje të Kuqe.

Do fabrikat tona të makinave në Siberi.

Që burokracia e saj e madhe i drejton stacionet tona me furnizime.

Kështu nuk shkon.

Ohu.  Ajo do t’iu mësojë indianëve shkrim e lexim.

Ka nevojë për zezakët tanë të bëshëm.

Ah. Do të na bëj të  punojmë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë.

Ndihmë.

Amerikaë është një çështje serioze.

Amerikë kjo është përshtypja që marr duke shikuar televizion.

Amerikë është e drejtë kjo?

Është më mirë të filloj punë menjëherë.

Është e vërtetë se nuk dua të shkoj ushtar ose të sillem në seksione të specializuara të fabrikave, megjithatë, ata janë dritëshkurtër dhe psikopatë.

Amerikë tani  përvesh këto mëngës poofy.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Shakaxhiu?! – Tregim nga PËRPARIM HYSI


“Ha-ha bëjnë krushqit
Ha-ha dhe nusja”
Popullore

 
Ky, shakaxhiu, jam unë. Jam apo nuk jam shakaxhi, është si ajo”batuta” shekspirjane tek “Hamleti: “Të rrosh apo mos rrosh? Thonë për mua që  jam shakaxhi, po kam frikë se mos jetë si ajo përralla  me Nastradinin, atë humoristin ndërkombëtar që me bëmat e tij, ka zënë vend në rrëfimet poullore. Se vërtet i bënte për të qeshur, por,ndonjëherë,edhe ua kish ngjeshur me humorin plot kripë, sa të mërzitur, fshatarët vendosën që të hakmerren. Jo  të hakmerren me dhunë, se vetëm për Nastradinin nuk ngrinte kush dorë, por me  humor. Si punë e asaj thënies;me inat më fole, me inat t’u përgjigja.
E panë një ditë pazari që Nastaradini bleu një ka dhe,njëzëri, vendosën: do t’i themi:-Ta gëzosh kalin Nastradin Efendi!
Kanë zgjuarësi natyrale fshatarët dhe s’para janë aq qoti, ndaj,ngaqë e dinin rrugën nga do kthehej në shtëpi, dilnin një këtu e një atje,si fare rastësisht dhe e uronin:-Ta gëzosh kalin Nastradin Efendi! Të faleminderit,- ia kthente,por është ka dhe jo kalë.
-Kalë,kalë,- ngulmonte fshatari.
Kalë i pari; kalë i dyti; i treti dhe, kur nuk mbante më ujë pilafi, NASTRADINI,sikur u turbullua dhe tha:-More të gjithë më thonë për kalë dhe unë e di për ka. Nuk i hipa njëherë? Hipi dhe kur “kali-ka” e vërviti në rrugën me baltë, e kuptoi “shakanë” e madhe të fshatit.
*     *    *
E di që u  zgjata paksa, por e kam nga profesioni: pa analogjinë përbri,nuk më kuptonin nxënësit. Dhe ja”kau i Nastradinit” që bleva unë. Unë kam lindur dhe jam rritur në fshatin Petovë të rrethit të Fierit. 16-vjeç e kam lënë Petovën,por pac ca vjetësh,kur u bëra 25-vjeç u ktheva mësues aty dhe kam punuar për 25-vjet me radhë. Familjarizuar me të gjithë dhe nuk kishte shtëpi që nuk më priste me dyerhapur. Aq i njihja bashkëfshatarët e mi,sa nxënësve të mi, kur ndodhte që t’u harroja  emrat, u shikoja”vulën në ballë” dhe i thosha:- Çohu në mësim ti, çuni i Rexhepit apo i Lakes për një tjetër: dhe kurrë nuk kisha gabuar. Qeshë djali i tyre dhe më donin dhe i doja. Natyrisht, kisha krijuar intimitete si me burrat dhe me gratë. Jam pak natyrë ngacmuese unë dhe,ndonjëherë,e lëshoj gojën pa fre. Por kurrë.në asnjë rast, nuk ka ndodhur që të  më zemërohet kush apo të më mbante mëri. Me nxënësit, sado që kam qenë kërkues dhe i rreptë, kam patur raporte të mira dhe,ky raport pozitiv, më ngrohte dhe më bënte edhe më të afërt me prindërit e tyre.
Unë jetoja me ta dhe e shihja me  trishtim atë shpërblim qesharak  të bashkëfshatarëve të mi si kooperativistë ku dita e punës qe fare e ultë. E, megjithëatë, sado që nuk  isha i zoti për t’i shpëtuar nga kjo”doganë” e turpshme, nuk rrija pa u vërvitur ndonjë”popël” me humor. Kishte ardhur furnizimi për vitin e ri në dyqanin e fshatit dhe, tek pashë një grua të moshuar që mori miell, vaj,sheqer e ku të di unë, u afrova që të më dëgjonin të gjitha gratë aty në radhë dhe i thashë, kësaj, të moshuarës:- Moj Shaze, tetë fëmijë të mësova dhe një revani  nuk më bëre! Po unë tërbohesha nga rehati dhe ngacmoja Shazen (të më ndjejë se ka ndërruar jetë) që mezi nxirtte muajin me atë famije të madhe.
  Epo nespli unë dhe,ndërsa Shazja shpotinë time e mori me të qeshur, berihaja mes grave qe edhe më e madhe. Natyrisht, unë nuk prisja revani nga Shazja, por,si vendali,e dija mirë që këta,vendasit, i qajnë revanitë si do zot,skraparasit (unë andej e kam gjakun) bakllavanë. Vërtet që i rashë pragut të dëgjonte dera, por ndodhi që jo më vonë se shpotia me Shazen, të nesërmen mbrriti revania.  Revaninë ma pruri në shkollë Naxhia,një nga ato gratë e tjera. Erdhi revania,po, kur lind djalë, të mblidhen të  tërë dhe të thonë:-Të rrojë! Këtij”djalit” ia kishin qejfin të tërë, po unë kot nuk jam shakaxhi. U them atyre të kolektivit:-Më ka thënë Efendiu (hoxha i fshatit)- të gjithë e dinin që  hyja e dilja tek Hoxha si në shtëpinë time,- që një send”Kur të bën lazëm(të duhet) në shtëpi, është harram në xhami!!!”. Shkurt:revaninë e Naxhies e çova në shtëpi, se,kur i thonë asaj thënies:” E poqa në furrët/e hëngra me burrët”. Epo shakaja,kot nuk thonë, është gjysma e të vërtetës.
                                                  *     *    *
Qe koha e tufëzave dhe arëzave, kur u vërtetua se quhen”shpezë” edhe rosat,edhe patat apo pulat e detit. Se më parë,shpezë që mund të mbante fshatari, qenë pulat shqirake apo të fushës. Memeja, një moshatare me nënën time (u qoftë dheu i lehtë,atje ku po prehen), kish rritur ca biba (qe qershor) për merak dhe ishin aq të mbara,sa në MYZEQE, thonë:- Hëngra një bibë qershori! Unë kthehesha në shtëpi nga shkolla(dy km larg qe fshati Mbrostar-Ura ku jetoja) dhe,pasi u përshëndeta  me Memenë. i thashë:-Meme,lugën do shtoj unë kur të pjekësh ndonjë me çerep! Eh,Memeja,e shkretë  tharë e fishkur, ato biba kishte:laj-thaj.Do hante dot ndonjë apo jo? Shkova në shtëpi dhe,pasi hëngra drekën, thashë të vija nga nëna ime që rronte nja 50 metro larg pallatit tim. Hapa derën dhe qiri në këmbë Memeja! Meme,- thashë,- po urdhëro brenda,se vete i them dhe simeëme dhe shkoquni me muhabet.- Ah, ore  Papi (kështu më thërresin kudo),ç’më gjeti mua,ditëzezën, dhe ashtu e përlotur, mezi më tha:- M’i morën ata laçot (laçot qenë nxënësit e mi) tuaj që të gjitha.
-Hajde me mua,- i thashë. Dërgova një nga nxënësit që të gjente atë”kapobandën” e këtyre”laçove”,njëfarë TOM SOJERI në llojin e tij. Kam qenë autoritar dhe kurrë nuk më ka ndodhur që ndonjë nxënës,sado “laço”, të ma kthejë fjalën. Erdhi “laçoja” dhe i thashë:- E di që e ke bërë ti. Nëse nuk ia çon për gjysëm ore në shtëpi,telefonova të plotfuqishmin dhe do të çoj në burg! Ik, tani, Meme se është punë e mbaruar.
Të nesërmen, kur po shkoja në shkollë, Memeja përsëri i kish nxjerrë për kullotë. Eh,Meme,- i fola,- e sheh që të erdhën bibat në shtëpi?
Ah, mor Papi, të keqen MEMEJA tyja,por njëherë ka bërë Zengjineja (ime ëmë) çun! Tek shkëmbeja këto”batuta”,nxënësit qenë nëpër këmbë dhe dëgjonin sy e veshë. Po unë (se mos rri rehat ndonjëherë) ia plasa:- Po mirë,moj MEME, taksë ndonjërën se nuk bëhet kiameti!
Ajo:-Ah,sa shakaxhi që je ti,Papi!
Dhe unë,shakaxhiu, sosa në shkollë. E di që nuk do besoni apo a e dini seç ndodhi? Ai,”laçoja” e dëgjoi atë batutën e Memesë dhe, kur po kthehej për në shtëpi( nxënësit e Mbrostar-Urës e bënin shkollën në Petovë) dhe, kur pa që Memej nuk lëshonte pe, organizoi çetën e tij prej TOM SOJERI dhe ia mori përsëri bibat. Trokiti dera dhe,kur pashë MEMENË,mendova:-Kushedi seç ka këtë radhë? Por ajo e zbrazi:- M’i morën psi (prapë),o Papi! Sado që më erdhi keq për të, po nuk ndenja pa e dogndisur:- Me  gjithë SINEN (bashkëshorti i saj plak) t’i merrnin ta bënin mirë. Dola dhe”laçoja” apo Tom Sojeri me çetën e tij ia rikthyen Memesë. Këtë radhë,- tha Tom Sojeri,- e bëmë për ty , profesor se nuk të dha një bibë.
                                               *     *    *
Isha transferuar nja  12 -km  larg nga Petova dhe  tek shkolla e mesme ku jepja mësim, kish  dhe një kabinet dentar. Ky dentisti u shërbente rreth 6 fshatarve të kooperativës dhe shkollave. Kooperativistët nuk kishin të drejtë të mjekoheshin në Fier,se shteti ua kish  sjell klinikën detare në”shtëpi”.E mbaj mend që sapo kisha mbaruar orën e parë të mësimit dhe,kur dalë në korridor, shoh rreth 6 gra nga Petova.
Ou,- bëra dhe kjo thirrja ime u amplifikau dhe nga zërat e tyre dhe,tek po i takoja,një dhe nga një zunë e më puthnin në faqe. Epo djali i tyre isha.
-Po ju,- u thashë,- ç’erë e mirë ju solli këtu?
-Ah, mor Papi,- foli Naxhia (ishte ajo e revanisë), erdhëm për të hequr dhëmballët,por ky,”laço” dentist na tha:- Ju e kini radhën pasdite,se paradite mjekoj  nxënësit unë.
Ashtu,ë?- bëra unë. Pa hajde ti,Naxhie, me mua,- i thashë. Erdhi pas meje dhe,me Naxhien prej dore, u futa tek dentisti. Sapo hipi në poltron një nxënëse ime e vitit të dytë dhe unë,pa e pyetur dentistin, i them:-Zbrit pak nga karrikja! Ajo zbriti.- Hip ti,Naxhie, tani!  Dentisti (po ku ma prishte mua ai njeri i  mirë) po shikonte. Isuf,- i thashë,-kjo është motra ime (epo gënjeshtër pa dëm qe) dhe të lutem,hiqi dhëmballën. Qe usta i mirë dhe,sa hap e mbyll sytë,ia hoqi. – Me shëndet,- urova Naxhien dhe,tek po e përcilja në  korridor, e lëshova shpotinë time:- E patë?Naxhia,pa ia kërkuar, ma solli revaninë dhe ja,shpëtoi nga kusuri.
Po ne,- tha Shazia (e shkreta: qëlloi me këtë grup,sa grua e mirë ka qenë!)  Ju,- gjëmova sikur të isha mbushur me inat,- ju të dhisni gjak! Mbasdite.Kollaj që nuk më bëtë revani. Por “inati” im zgjat sa një flakë kashte.  Hapa derën e dentistit dhe i thashë:- Janë të gjitha miket e mia, familjarisht.Thyeje pak regullin dhe “taksat” i paguaj unë.Mbaruan punë dhe erdhën e më puthën përsëri!
                                              *     *    *
U provokua,enkas, këshilli pedagogjik,se në shkollë erdhi një i dërguar nga komiteti i partisë dhe shefi i seksionit të arsimit nga komiteti ekzekutiv. Qemë kolektiv goxha i madh dhe,sa u hap mbledhja, u lexua një letër që,pasi i qe drejtuar Enver Hoxhës, ky kish lënë dhe porosinë. Letrën e kish bërë një vajzë 6-vjeçare që, në vija të trasha,thoshte kështu:
I dashur xhaxhi Enver! Këtë letër unë nuk po e shkruaj vet,se nuk di të shkruaj,por po ma shkruan një shoqe  më e madhe. Babi  im është mësues dhe e ka ndarë mamanë time.Unë po të pyes ty,xhaxhi Enver, kur babi im nuk më do mua,i do nxënësit ai?!!! Kjo qe letra që shtrohej për diskutim,se vendimi qe marrë për kolegun tonë. Të tërë mbëshetën atë”çupëzën e vogël” dhe kjo ishte dhe porosia e tij,nga lart.
Sikur të kishin dalë nga një kallëp,kolektivi votoi për pushimin e kolegut. Kurse unë jo vetëm nuke mbështeta vendimin,por fola:-Nuk jam dakord që të pushohet,pse ka ndarë gruan. Njoh,- thashë,- nja dhjetë veta që kanë ndarë gratë dhe punojnë në arsim.
Si?- ndërhyri me të drejtë shefi,- i ke burgjitë në vend apo jo? Por unë sa racional jam,aq dhe impulsiv dhe, tek debatoja me shefin, i thashë:”Atë letrën e ka shkruar ajo”matka” e madhe dhe shoku shef,- thashë,- ka dhe nga ata që kanë ardhur për të na dhënë mend që kanë ndarë gratë.Shefi nuk e dinte që ai që lexoi letrën e kish ndarë gruan. Qe burrë i zgjuar ( të më ndjejë se ka ndëruarr jetë) dhe,si për t’i vënë kapak fjalës sime impulsive,tha:- Kjo fjala jote tregon varfëri ideologjike! U hodh në votë dhe kolegu u pushua.
*     *    *
Erdhi demokracia dhe kolegu i pushuar dikur, u bë bisnesmen. Po i binte Evropës dhe deri në Kinë për tregti. Një ditë i them:” Ore,ti bredh Evropën, kam merak për një palë këpucë  nga Çekia se ata janë famozë për këpucë”.
Ah, sa shakaxhi je ti,Papi! Akoma nuk i ke lënë shakatë! Të shkrinë ti, të shkrinë!!!
Epo hë,jam apo nuk jam shakaxhi?
 
                                Tiranë, 23 shtator 2018

Kaluan 15 vite pa mikun e fëmijëve, Mjeshtër i Madh, Prof. Odhise Grillo – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Odhise Grillo  (1932 – 2003), “Mjeshtër i Madh i Penës”.

 

Odhise Grillo, me punë vetmohuese, duke qenë model i shkrimatrit, i qytetarit dhe i familjarit të rregulltë,  e ka renditur veten në elitat e kombit, porse një individualitet i lënë në hije.

 

O.Grillo titullin  e nderuar “Mjeshtër i Madh i Penës”, të akorduar nga Presidenca, e mori pas vdekjes. O.Grillo është një personalitet i veçantë i kulturës shqiptare, që e ka vendin  e merituar në panteonin e artë të kulturës kombëtare. Pasi është shkrimtari më prodhimtar, që ka lëvruar në të gjitha gjinitë letrare  dhe tejet i shquar në edukimin latraro- artistik dhe atdhetar të fëmijëve.

 

Odhise Grillos kurrë nuk iu evidentua dhe s’u vlerësua nga pushteti diktatorial prurja e tij e  madhe në fushën letrare apo dhe vlerat e tij  humane.

 Odhise Grillo (1932–2003),”Mjeshtër i Madh i penës”, titull që e mori nga presidenti i Republikës pas vdekjes, pasi për vlerat ql mbart ishte lënë në hije.

 

Kaluan 15 vite që lexuesve të vegjël u mungon buzëqeshja, përkëdhelja dhe fjala e ëmbël e mikut të tyre më të dashur, xhaxhi Odhise Grillos. Individualiteti, Odhise Grillo u mungon edhe shkrimtarëve të rinj , i cili kurrë nuk ua mohoi ndihmën, por ka qenë i gatshëm dhe përherë ua zgjati dorën edhe atyre talenteve të harruara e të mohuara nga koha e egër, e cila ua kishte vrarë shpresat, ëndrrat dhe ua kishin zbehur  dëshirën për të jetuar apo për të dhënë më të mirën e  tyre Nevetja.

Po mbi të gjitha “Sea”, siç  e thërrisnin të afërmit, ka 15 vite që  i mungon familjes, bashkëshortes, djalit, vajzës, nipërve dhe mbesës.U mungon shokëve dhe gjithë lexuesëve që tani janë në mosha të ndryshme, madje edhe gjyshër….

  Odhise Grillo është autor i 127 librave për fëmijë, në gjini të ndryshme letrare,por mjerisht i lënë në hije. Emrin mund t’ia kenë përmendur nëpër Fjalore Enciklopedike, para e pas 1990, por ai ka merituar të ishte i portretizuar qysh në Fjalorin Enciklopedik të vititi 1985, sepse ka vlera të rralla, madje të pakrahasueshme  në letërsinë për fëmijë. Pasi Ai është  prodhimtari më i shquar i kësaj letërsie, ku spikat një gjuhë e pastër, e thjeshtë, e kuptueshme dhe mbi të gjitha, librat e tij përshkohen nga elementë pedagogjik në fushën e edukimit metodik, në atdhedashurinë dhe këshillat e vyera se, si, çdo fëmijë nesër të bëhet “Njeri”. Për këto vlera të veçanta si shkrimtar i shquar për fëmijë, duhej të kishte vendin e merituar në kolanën e letërsisë shqiptare. Por vlerësinmet edhe të atyre që mendohet se u kanë dhënë maksimumin, janë parë në këndvështrimin e interesit të ngushtë politik. Ky është mëkat, pasi së pari tek elitat vlerësohen personaliteti, individualiteti, dijet shkencore dhe mesazhet që përciell autori mes veprave të tij…

 

*Cili është Odhise Grillo?

Prof. Odhise Grillo, lindi në Vuno të Himarës më 15 mars 1932. Kreu studimet e larta në katedrën e gjuhë-letërsisë shqipe në UT (1962). Pasi mbaroi studimet, punoi si redaktor ne revistën “Hosteni” (kur ishte vetem 17 vjeç), për të vazhduar më tej në Shtëpinë Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat “Bota e fëmijëve” dhe “Kultura Popullore“. Deri sa doli në pension punoi në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, fillimisht si redaktor, e më pas si shef i redaksisë së letërsisë për fëmijë. Në kohë pensioni, jo vetëm për nevoja ekonomike, por ngaqë e kishte passion, punoi si redaktor në shtepinë botuese “Toena”.

*Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar “Shtatë ngjyrat”.

Grillo shkroi e botoi më shumë se çdo shkrimtar tjetër i letërsisë për fëmijë dhe në veprën e tij është përfaqësuar me tema e fusha të mbështetura në foiklorin popullor e veçanërisht të vendlindjes së tij, Vunoit. Gjithmonë bënte të pamundurën që të sillte diçka të re në letërsi, duke e pasuruar atë me risi, me  përvoja,  elemente dhe format të reja artistike. Ai kishte lindur për të shkruar letërsi për fëmijë, duke qenë një krijues i mirëfilltë i saj, ndaj dhe iu përkushtua asaj gjithë jetën, me talent, pasion dhe aftësi krijuese që i zotëronte me tepëri. Veç letërsisë për fëmijë ai ka shkruar poezi për të vegjël si dhe për të rritur, tekste këngësh.

Të gjithë i kemi shijuar dhe kënaqemi me kompozimet e muzikantit të talentuar, Agim Prodani, që janë përjetësuar nga bashkëshortja e tij Anita Take, por nuk di pse nuk janë evidentuar se kënga “Kujtimet e studentit” apo “Vajza me trëndafil” etje, kanë qenë tksti I Odhise Grillos. Një bashkëpunim i frytshëm, Odhise Grillo, Agim Prodani dhe Anita Take, që na kanë dhuruar më të bukurat këngë të muzikës së lehtë shqiptare të viteve ’60-të. Po kështu kënga shkodrane me titull “Kur gjethet bijen në vjeshtë” –teksti. Odhise Grillo, muzika Ferdinand Dedja dhe këndoi Rudolf Stambolla(kitarist),  cili, me zërin e tij mjaft melodioz  solli për herë muzikën e lehtë moderne shqiptare.

 

*Vlerësime të krijimtarisë së tij:

 

Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 127 libra për fëmije në disa gjini:prozë, poezi, studime kritike etje.Shkrimtarit të shquar bashkëkohor të letërsisë shqipe për fëmijë, Prof. Odhise Grillo, iu dha :

*Medalja “2000 Milenium” nga Instituti Biografik Ndërkombëtar i Amerikës.

Kjo medalje u jepet njerëzve që radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë.  –Grillo është përfshirë në edicionin e 16 -të,

*”International Authors and Writers Who’s Who” 1999/ 2000, nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC).

*Ai drejtoi për me shumë se dhjetë vjet Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si kryetar e së fundmi si President i saj.

*Gjithashtu Grillo është nderuar me titujt “Mjeshtër i Madh

* “Laureat i çmimit të Republikës”.

“Historia e Skënderbeut“, sipas veprës së Naim Frashërit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit në letërsinë për fëmijë.

Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale pasi kaloi katër muaj në koma në një nga spitalet e New Jorkut. Shkrimtari Odhise Grllo ka dhënë ndihmesë të shquar në të gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë për fëmije, madje dhe për teatrin e me përkthime. O. Grillo ka kontribuar dhe me tekste këngësh si për të rriturit edhe për fëmijët. Nga bashkëpunimi i tij me Agim Prodanin mund të veçojmë këngët “Kujtimet e studentit”, “Vajza me trëndafil”, dhe “Kur gjethet bien në vjeshte” me kompozitor Leonard Deda. Në thelb ky autor mbeti prozator me rikrijimet, përrallat, novelat dhe romanet, poet që shkëlqeu në poemat për të vegjël.Ai ishte shumë i njohur për veprat e tij.

Kaluan 15 vite nga dita, kur shkrimtari dhe miku i të vegjëlve, biri i Jonit Blu, biri i Vunoit, i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, u nda nga jeta. Në fillimars të vitit 2003 u largua për një qëndrim disi të gjatë në Sh.B.A, ku jeton dhe punon e bija me bashkëshortin, djalin dhe vajzën. Si çdo prind që do t’i ketë fëmijët pranë, edhe kur ata mërgojnë, mendja dhe zemra e tyre është me ta, është pranë tyre. Edhe Profesor Odhisja me zonjën e tij të nderuar, Vangjelo, shkuan të çmalleshin me vajzën, dhëndrin, nipin dhe mbesën në Amerikë. Prindërit nuk i ndanë nga fëmijët as hapësira, as koha, madje as rrebeshet.Kishin  dy muaj në Amerikë dhe Ai u sëmur rëndë me hemorragji cerebrale. Pas 4 muaj qëndrimi në një spital të NewYorkut, e sollën në Shqipëri më 21 shtator, ku jetoi në gjendje kome vetëm një ditë dhe më 23 shtator dha frymën e fundit në Tiranë. Ky atdhetar i madh, edhe vdekjen donte ta bënte në tokën mëmë. Nuk dha shpirt deri sa hyri në shtëpinë e tij që e kishte ngritur me mund e djersë, bashkë me bashkshorten e tij, shoqen dhe miken e mirë të jetës, mjeke për fëmijë në onkologji, Vangjelo Veizi Grillo nga Himara.

Pse ishte i tillë, njeri i drejtë, punëtor i palodhur dhe i palakueshëm, diktatura e dënoi 7 vjet dëbimi nga Tirana në Belsh të Elbasanit. I vetmi shkrimtar i për fëmijë i dënuar nga diktatura komuniste ka qenë Prof. Odhise Grillo C Për ç’moitive e dënbuan nga Tirana? I mbështetur në një këngë popullore të bregut të Himarës, ai shkroi një tekst kënge për heroin  Zaho Koka, ku thuhej:” O Zaho  Koka trimi, në ballë ç’të digjej Ylli,  digjen tesrat dhe digjen flamujt…”.Këtë pozi e boton me rastin e 1 qershorit. Këtë poezi kritika e kohës e dënoi  duke equajtur gabim ideologjik. Për këto 2 rreshta e çuan në Belsh, të  Elbasanit, ku punoi herë si punëtor, herë si mësues. Vjetsha u popullarizua te gazeta “Zëri i Popullit” dhe  gazeta “Bashkimi”Sipas intervistës së Pandeli Koçit.

Prof. Grillo ishte njeri i rregullt si në punë krijuese apo shtetërore, edhe në jetë, madje deri në sekondën e fundit të jetës së tij. Ja ç’ thotë, zonja e tij e nderuar, Vangjelo Grillo”Edhe pas vdekjes, tej mase i rregullt”, pasi profesori donte t’i vinte pikat mbi “I”.

Prof. Grillo karakterizohej nga korrektesa: Ai sa kishte përfunduar redaktimin e një librit tim, me titull “Amanti i Arbërisë”, një roman fantastiko-historik për fëmijë dhe para se të nisej nuk harroi të më njoftonte se libri ishte gati pë botim te Sh.B.Toena. Atë periudhë ndodhesha jashtë shtetit në një takim krijuesesh femra, aktualisht në Montekarlo. I papërtuari Prof.Grillo përmes telefonit, më foli edhe për arritjen time në një libër të vështirë që fillimisht atij iu duk i parealizueshëm, pasi isha një autore e re dhe pa përvojë.

     -Kam gati romanin tjetër, profesor. Kush do të ma redaktojë? Kam nevojë për këshillën tuaj.

     -Tani nuk ke nevojë për mua. Ti ecën me këmbët e tua. Ke nisur t’i ngjitësh shkallët një nga një. Ndaj kështu vazhdo, kërko sa më shumë nga vetja.

      -Nuk më thatë gjë për romanin, një vërejtje së paku? Kam nevojë për kritikat tuaja të matura.

      -Të përgëzoj për romanin. Kur mësova nga ti se po shkruaje një roman fantastiko-historik për fëmijë, të them të drejtën, m’u duk i parealizueshëm, duke menduar se ishe e re në krijimtari. Kurse tani të falënderoj për këtë dhuratë që u ke lënë brezave. Aty gjen të gërshetuar historinë e ndritur të kombit tonë, me gjeografinë, ku spikat natyra e bukur dhe e pakrahasueshme shqiptare, me fantazinë dhe imagjinatën që i çon fëmijët në botën e ëndrrave. Kur të vegjëlit ta kenë në duar romanin “Amanti i Arbërisë”, do të fluturojnë me flatra mbi trojet tona, duke zbuluar me mendjet e tyre të vogla, të fshehtat dhe pasuritë e këtij vendi të virgjër. Ndërsa mesazhin që ke dhënë në ballinën e fundit, do ta quaja hyjnor. Vlen për të sotmen dhe për të nesërmen e shqiptarëve që kanë marrë rrugët ë mërgimit. Do ishte mirë dhe do të të këshilloja që të vendosje nga një kopje libri mbi tavolinën e çdo deputeti në Kuvend, të cilët duke lexuar këtë mesazh tejet kombëtar, të kujtohen dhe të vlerësojnë shkrimtarët për vlerat e tyre dhe jo për militantizmin.

     -Ju falënderoj, profesor dhe uroj që ky libër të ushtrojë tek fëmijët të njëjtin ndikim që pati te personi juaj. Ju uroj rrugë të mbarë! Kthehuni shëndosh dhe sa më shpejt të jetë e mundur!” – ishte një bisedë telefonike e një njeriu të thjeshtë, bujar dhe shumë zemërgjerë. Ishin fjalët e një njeriu të mirë, fjalë të ngrohta, të dala nga zemra e një shkrimtari. Këto ishin përgjigjet e tij të zakonshme,  jo vetëm për mua, por për cilindo që i ra rasti të punonte me të. Kurse unë pata fatin të mësoj shumë gjëra të vyera prej tij, disa të fshehta që duhet t’i njohë çdo krijues, që i ka vënë detyrë vetes të shkruajë deri sa të ketë gjykimin e shëndosh.

*“Sa më shumë të ngjitesh në panteonin e artë dhe të vështirë të letërsisë shqipe, aq më shumë kundërshtarë do të kesh. Dikush do të ngrejë lart e do të të çojë në qiell, dikush do të flasë keq. Dëgjoji dhe mos u ndiko prej tyre. Të lutem, dëgjo vetëm zërin e zemrës e të ndërgjegjes tënde dhe shkruaj atë që të thotë shpirti. I ke vënë vetes një qëllim, i cili do shumë vullnet për ta realizuar…Është trimëri për një burrë dhe jo për një grua, e cila vjen në letërsi si një kirurg i mirë dhe me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetëra dhe të reja të kalvarit që përjetuam…Vilhelme, këto më diktoi romani yt i parë “Dhembje Nëne”,- përfundoi bisedën analitike, pas mjaft këshillave, gjë që ndodhte jo rrallë herë. Veçanërisht pas redaktimit të çdo libri, zhvillonte një bashkëbisedim të gjatë dhe inkurajues.Ai nuk u lodh pas redaktimit të 11 librave të mi të më këshillonte.

Ah, më fal! Kam dhe diçka tjetër: Kur unë mos të kem mundësi të redaktoj librat e tu, do të them se me kë do të punosh.Vilhelme, kurrë mos jep lek për këdo që shkruan për ty,sepse nuk ka për të thënë të vërtetën, për të cilën ti ke nevojë…”- këtë porosi të tij e kam ndjekur, por kurrë nuk e mësova se me cilin redaktor duhet të punoja në të ardhmen, sepse  Profesori, mësuesi i shkrimtarëve të rinj, iku në Amerikën e largët dhe u kthye në vig për udhëtimin e tij të fundit drejt përjetësisë…

Jo të gjithë të flasin me zemër në dorë. Jo kushdo mund të linte Shkupin, të udhëtonte gjithë natën dhe në orën 11 të mbërrinte diku, në një nga qytetet tona, vetëm për të promovuar librin e një autori të ri, apo një vëllim poeti, krijuar nga fëmijët, ose për t’u folur fëmijëve anë e kënd Shqipërisë, për letërsinë shqiptare, sa e vyer dhe sa pak e njohur në botë. “Jeni ju ata që do t’i ngrini lart, do t’i bëni të njohur me gjithë dimensionet e tyre, njerëzit e letrave, ata që kanë qënë udhërrëfyesit tuaj për ta dashur librin dhe për të thënë edhe ju fjalën tuaj. Talenti nuk duhet lënë të flerë. Është mëkat që të mbetet  i kyçur në mendjet tuaja të vogla. Ai duhet të shpërthejë që ju nesër të jeni shkrimtarët dhe poetët e kohës së re. Vendi ka nevojë që letërsia të rritet dhe jo të rrjedhë e të mpaket…”- ishin disa nga porositë e tij.

Ndaj për një personalitet të tillë, kurrë nuk ka për të munguar Falënderimi dhe Mirënjohja! Faleminderit Profesor që më treguat udhën e artit të bukur të të shkruarit,se sado talent të kesh, duhet ndihma e një profesionalisti , e cila mua nuk më mungoi…dhe nuk më mungon.

I paharruar qoftë kujtimi i “Mjeshtrit të Madh”, Odhise Grillo! Nderim dhe Mirënjohje ! Vivra

Vlorë më 23- 9-2018;

Ziliqari duhanxhi – Poezi nga VIRON KONA

       (Apel duhanxhinjve)1).

Dikush kish nisur të ndërtonte vet një shtëpi

çak çukë dëgjohej zhurma e punës n`mëhallë,

fqinji nisi ta përgojonte “poshtë e lart” me zili,

njeriun që po ngrinte shtëpinë ballë përballë:

 

“Ku xhanëm i paska gjetur fqinji im aq para,

për atë shtëpi të re, të bukur që po ndërton?

Unë s`di ku t`fut kokën, kam mbetur fukara,

ai natë e ditë muret e asaj shtëpie lartëson !”

 

Duke u kollitur ankohej se s`blinte dot ilaçe,

se rrogën e kish t`vogël, as për bukë s`i dilte,

kurse fqinji me “dredhi e marifete” përfitonte,

“kjo është botë mizore”, fqinji ziliqar thërriste!

 

Ndërkaq thithte cigaren pa pushim e me afsh,

paf – puf  me shtëllunga e lëshonte tymin e zi,

dhembët i ishin prishur, gishtat bërë shkarpë,

nikotina i përhapej në fytyrë, në vesh e në sy.

 

Ndërtuesi i shtëpisë dëgjoi fqinjin me durim,

pastaj i tregoi cigaren dhe i tha qetë – qetë:

Ti ke zgjedhur t`qahesh e ti bësh paret tym,

unë po ndërtoj shtëpinë që ti po ma përflet…

………………………

1).Apel, këtu përdoret si thirrje që u bëhet duhanxhinjve, të cilët, veç që dëmtojnë vetveten, ekonominë dhe shëndetin e tyre, por ndotin edhe mjedisin, duke dëmtuar edhe shëndetin e të tjerëve.

Shënim: Një persona që pi dy paketa cigare në ditë, i bie që shpenzon rreth 5000 lekë të vjetra në ditë. Nëse këto para ai do t`i hiqte mënjanë, atëherë për një muaj do të mblidhte 150 mijë lekë të vjetra, për një vit do të mblidhte 1.800 mijë lekë të vjetra, për 10 vjet do të kishte mënjanë 18 milion lekë të vjetra. Për 20 vjet do t`i bëheshin 36 milion lekë të vjetra… Duke mos pirë duhan, vetëm me këto para, në moshën 40 vjeç do t`i krijonte mundësi vetes të ndërtonte një shtëpi modeste, të shmangte disa sëmundje nga vetja, të zgjaste jetën e tij, por edhe të mos dëmtonte mjedisin me tymin e duhanit…

Çka kem mbjellë kemi me korre! – Nga Mustafë Rugova, Hollandë

Nadje heret n’ferk t’sabahit
Hala pa kendu gjelat e pare
M’dual perpara zana e malit
Per ku k’shtu Ti more djale?

Mu muer goja hiç nuk bzajta
M’ra papritë e fort me trembi
Thash me vete m’gjet belaja
Si  një re’ që vret per s’kthjellti

Shpejt e shpejt e mora veten
Trim u bana (edhe prej zorit)
Po ku je moj skelja e detit
Moj e bukura fytyrë  e Zotit?

Ju keshe buza t’bukures zanë
E mi tha do fjale te ambëla
S’di pse s’ndejta dej n’aksham
Me keto t’mire orë te bardha

…!

Pak pa u nda ia ngula syte
Qysh do t’bahet puna jone
Hajt ti djale mos ma çaj kryet
Çka kem mbjellë kemi me korre!

-Per VOAL.Ch, nga Hollanda, Shtator 2018-

Më 23 shtator 1973 u nda nga jeta poeti nobelist kilian Pablo Neruda

VOAL – Pablo Neruda lindi më 12 korrik 1904 në Parral (Kili), jo larg kryeqytetit Santiago. Emri i tij i vërtetë është Neftali Ricardo Reyes Basoalto.

Babai i tij mbeti i ve dhe në vitin 1906 shkoi në Temuço; këtu ai u martua me Trinidad Candia.

Poeti i ardhshëm shpejt fillon të tregojë interes në letërsi; babai i tij nuk e përkrah, por inkurajimi vjen nga Gabriela Mistral, fituese e ardhshme e Çmimit Nobel në Letërsi, e cila do të jetë mësuesja e tij gjatë periudhës së shkollimit.

Botimi i tij i parë është artikulli “Enthusiasm y perseverancia” në gazetën lokale “La Manana”, kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Në vitin 1920 filloi të përdorte pseudonimin Pablo Neruda për botimet e tij, i cili më vonë iu njoh edhe me ligj.

Neruda në vitin 1923 është vetëm 19 vjeç kur boton librin e tij të parë: “Crepuscolario”. Tashmë vitin e ardhshëm ai mori sukses të dukshëm me “Njëzet poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar”.

Prej vitit 1925 ai drejtoi revistën “Caballo de bastos”. Ai nisi karrierën diplomatike duke filluar nga viti 1927: ai u caktua konsulli i parë në Rangoon, pastaj në Colombo (Ceilon).

Në vitin 1930 ai u martua me një holandeze në Batavia. Më 1933 ai ishte konsull në Buenos Aires, ku takoi poetin Federico Garcia Lorca. Vitin e ardhshëm ai ishte në Madrid ku u bë shok me Rafael Albertin. Në shpërthimin e Luftës Civile (1936) u shkarkua nga posti konsullor. Ai pastaj shkon në Paris. Këtu ai bëhet konsull për emigrimin e refugjatëve kilianë republikanë.

Në vitin 1940 Neruda u emërua konsull për Meksikën, ku takoi Matilde Urrutian, për të cilën ai shkruan “Vargjet e kapitenit”. Ai u zgjodh senator në vitin 1945 dhe u regjistrua në partinë komuniste.

Në vitin 1949, pas një periudhe të fshehur për të shpëtuar nga qeveria anti-komuniste e Gabriel González Videla, ai ikën nga Kili dhe udhëton në Bashkimin Sovjetik, Poloni dhe Hungari.

Ndërmjet viteve 1951 dhe 1952 ai kaloi edhe përmes Italisë; ai kthehet menjëherë pas kësaj dhe vendoset në Capri. Ndërmjet viteve 1955 dhe 1960 ai udhëton në Evropë, Azi, Amerikën Latine.

Në vitin 1966, personi i tij ishte subjekt i një polemike të dhunshme nga intelektualët kubanë për udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Pablo Neruda mori Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1971. Ai vdiq në Santiago më 23 shtator 1973.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme përfshijnë “Qëndrimi në Tokë”, “Vargjet e kapitenit”, “Njëqind sonete dashurie”, “Canto General”, “Ode fillestare”, “Stravagario”, “Rrushi dhe era” , dramën “Shkëlqimi dhe vdekja e Joaquin Murietas” dhe kujtimet “Unë rrëfej se kam jetuar”.

HISTERIA E GRAVE – Tregim humoristik nga HAMIT TAKA


Viti i emërimit tim në fshatin Gështënjas koinçidoi me vitin e formimit të kooperativës. Njëkohësisht me mua erdhi dhe një veteriner nga një zonë tjetër. Të dy bujtëm në një shtëpi kulaku të shtetëzuar. Unë isha beqar, ndërsa veterineri i martuar, me një fëmijë 3-4 vjeç. Shtëpia ishte dykatëshe, e pastër, me dysheme e tavane druri, të punuara nga duar mjeshtrash. Kati përdhes, i shtruar me pllaka guri të latuar, ishte kryesisht hapësirë e madhe boshe, ku gjëndeshin shkallët e drunjta për në katin e dytë. Por kishte edhe disa kthina e bodrume, që më dukeshin të frikshme. Ato ishin për vendosjen e rrangullave. Unë zura një dhomë , veterineri një dhomë e një korridor të bollshëm, të cilën e sajoi si kuzhinë. Familja e veterinerit dilte nga hyrja e madhe, dhoma ime kishte një dalje në oborrin e pasmë.  Oborre të gjerë të shtruar me pllaka, po ashtu guri, të rrethuar me avlli të larta. Kujdesin më të madh ndërtuesi e kishte treguar te portat e jashtme. Ato mbylleshin nga brenda dhe jashtë me hekura e brava të mëdha. Kjo i bënte të sigurta dhe ma hoqi frikën nga agjentët dhe diversantët, që hynin e dilnin nga shteti i huaj, armiqësor ndaj vendit tim.

Me familjen e veterinerit kaloja shumë mirë. Kisha vetëm një problem. Ai çohej shumë herët dhe dilte nga shtëpia me errësirë. Kjo ndodhte gjithë vitin, por më e dukshme ishte gjatë vjeshtës dhe pranverës. Pasi ai nuk kishte nën kujdestarinë e shërbimit veterinar vetëm fshatin Gështënjas, por një zonë të tërë. I duhej të shkonte nëpër fshatra të afërt e të largët, për të arritur te stanet në mëngjes herët, pa dalë në kullotë, që të bënte vaksinat kundër sëmundjeve, nga të cilat mbaj mend vetëm emrin “bruçelozë”. Kjo më shqetësonte pak, se më prishte gjumin e mëngjesit, që në rini e kam patur pikë të dobët. Por, sidoqoftë, ai më dha një shëmbull të mirë, një model, atë të punëtorit të palodhur.

Fshati Gështënjas, ku unë fillova të ushtroj detyrën e mësuesit, ishte vendosur në skaj të vendit, i futur në një xhep kufitar, i kufizuar nga tri anë me shtetin fqinj. I hapur ndaj vendit të tij vetëm në krahun veriperëndimor, ta quaje “fshat i izoluar” nga bota, ishte e pamjaftueshme. Në kohën kur unë u emërova në atë fshat të thellë, ende nuk ishte hapur edhe ajo xhadja mjerane, për të ardhur ndonjë makinë ushtarake e batalionit të kufirit. Një shitës ambulant, punëtor sa më s’kishte, i shkathët sa më s’kishte, furnizimin e bënte me një kalë gërdallë të vetin dhe, kur i duhej të bënte ndonjë furnizim të madh, merrte kuaj me pagesë nga bshkëfshatarët.

Por e përsëris: me veterinerin e kaloja shumë mirë. Veteriner i thënçin. Ai ishte bërë mjek e kaluar mjekut. U bënte shërbime të mëdha fshatarëve. U mjekonte plagët me pomada e jod që përdorte për bagëtitë . Po ashtu u bënte gjilpërat , që u jepte doktori i lokalitetit. Sigurisht me shiringa dhe age të bagëtive të imta. Një herë, në një urgjencë, një burri kockali, ia bëri serumin kundër helmimit me age të bagëtive të trasha. Më vonë bleu disa pajisje, shiringa dhe age për njerëzit. Po ashtu u pajis edhe me garza, jod e pomada. Të domosdoshme këto mjete për çibanët e shumtë, që u dilnin burrave herë pas here. Shpesh binte dhe sëmundja e plasjes nga mishra të pakontrolluara. Në këto raste veterineri ndihej shumë kompetent. Më në fund u pajis dhe me një stetoskop të vjetër, të cilin ia kishte falur një mjek në spitalin e rrethit. Gradualisht filloi t’i dallonte inflamacionin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, bronshitet dhe deri te ftohjet e rënda. Si thonë në gjuhën mjekësore, ai ekzaminonte dhe vinte diagnoza të përafërta për mjaft sëmundje të përditshme. S’thonë kot: nevoja dhe përvoja janë mësuesit më të mëdhenj. Avancimi i mikut tim veteriner në lëmin e mjekësisë humane fliste edhe për ngjashmërinë e madhe të organizmit, imunitetit dhe mutacioneve të njeriut me kafshët shtëpiake.

Mirëpo fshati Gështënjas shquhej edhe për shtim të vrullshëm të popullsisë. Vetë kryetari i këshillit popullor, një mesoburrë i moshës 45-50 vjeçare, nuk kishte shterim në lindjen e fëmijëve. Një ditë e ftoi në shtëpinë e tij veterinerin, e gostiti dhe i qau hallin. Në fund të bisedës i kërkoi me ndroje se mos i gjente ndonjë ilaç, që të ulte pak pjellorinë pa limite të gruas. Veterineri uli kokën dhe u vu në siklet. E mori në konsideratë kërkesën, por nuk i dha ndonjë premtim. Pas dy-tri javësh, ai trokiti vetë në derën e kryetarit të këshillit dhe, pasi mbaroi kafen, u çua të dilte. Kryetari mbeti shtangur. Nuk luajti nga vendi, pranë vatrës së zjarrit. Vështronte me habi veterinerin për atë vizitë pa motiv. Kur do të kalonte pragun e derës, veterineri i bëri me kokë , që ta përcillte. Pasi dëgjoi kërkëllimën e derës pas shpatullave të tij, domethënë u sigurua se gruaja e kryetarit nuk shihte e dëgjonte më gjë, i afroi gojën te veshi: shoku kryetar, unë gjeta diçka për atë që më kërkove. Nuk e di sa efekt do të japë, por nga përbërja, me sa konstatova unë, nuk është e dëmshme. Pastaj i dorëzoi një tabletë ngjyrë gri, të mbështjellë me një copë garzë të sterilizuar. Veterineri iu afrua përsëri te veshi dhe e porositi të mos bënte zë dhe të mos ia tregonte as gruas, pasi aborti ishte i paligjshëm dhe e merrte në qafë. Kryetari i premtoi dhe e përqafoi. Ashtu u ndanë të kënaqur nga njëri-tjetri.

Fshatarët kishin kohë që ishin qejfmbetur nga kryetari i këshillit, pasi tregohej i pavëmendshëm ndaj halleve të tyre. Por, pas kësaj shpërfilljeje, filloi t’i priste në zyrën e tij shend e verë dhe u zgjidhte me një fjalë të vetme hallet e zgjidhëshme. Tani gruaja ishte liruar nga shtatëzania dhe me disa shërbime të veterinerit, ajo u ndie mirë. Kryetari, nga entusiazmi dhe për mirënjohje të dyfishtë ndaj veterinerit, ia tregoi sekretin gruas. Ajo u befasua për zotësinë, gati magjike të veterinerit. Nuk mund ta kuptonte ajo grua besimtare, se veç Zotit, shtatëzaninë mund ta ndalnin dhe njerëzit … Gruaja e kryetarit të këshillit, sado që e porositi burri i vet të vuvoste gojën për atë të fshehtë, nuk e konsideronte normale të mos ia tregonte gruas së kryetarit të kooperativës, e cila kishte mbushur oborrin e shtëpisë me kalamaj, sa nuk kishin vend ku të loznin.


Vetë kryetari i kooperativës u paraqit te veterineri me po atë kërkesë, që i kishte bërë kryetari i këshillit. Bile i premtoi një hambar me drithë. Veterineri, i befasuar nga dalja e të fshehtës, kujtoi fjalët e Sokratit, se sekreti është robi yt sa pa dalë nga goja, në se del, ti bëhej rob i tij. Megjithatë s’mund t’i thoshte jo kryetarit të kooperativës. As atij hambarit me drithë, që mund t’i siguronte bukën e tërë vitit. Në fakt ai kishte gjetur tri tableta gri, dy prej të cilave mund t’i përdorte për gruan e vet, në se ajo do të molepsej nga shtatëzania pa limite. Kështu që një e prishi për gruan e kryetarit të kooperativës. Edhe gruaja e kryetarit të kooperativës u lirua pa pasoja nga shtatëzania. Po ashtu si kryetari i këshillit, edhe kryetari i kooperativës përjetoi një entusiazëm të papërmbajtur dhe, në raki e sipër, me gjithë porositë e shumta të veterinerit, ia tregoi gruas së vet sekretin.

Gruaja e kryetarit të kooperativës, që vdiste për pak thashetheme, nga ato që përbënin sekrete të mëdha, ia tregoi gruas së kryellogaritarit. Ajo shkoi vetë te gruaja e veterinerit dhe i tregoi gjithçka që kishte mësuar nga gruaja e kryetarit të kooperativës. Gruaja e veterinerit shkuli faqet me duar nga kjo ngjarje e pabesueshme. Në të vërtetë ajo bënte zili gratë e fshatit që pillnin aq dendur dhe kishte dyzime për burrin e saj. Sapo kapërceu pragun e portës gruaja e kryellogaritarit, gruaja e veterinerit iu fut kërkimit me themeli, sa përmbysi tërë shtëpinë, për të gjetur ku ishte ajo hape misterioze. Pas shumë kërkimesh, gjeti në fundin e një çante meshini të vjetër të veterinerit atë kokrrën gri, të mbështjellë me shumë shtresa garze, si ato kukllat kineze. Ia çoi vet dhe ia dha me krenari gruas së kryellogaritarit, e cila dërgoi më pas plot dhurata me vajzën e madhe të saj.

Mirëpo kjo gruaja e kryellogaritarit, sa mësonte ndonjë të re, kakariste si pula kur bën vezën. Pas disa ditësh në derën e veterinerit trokiti gruaja e magazinjerit të kooperativës. Sa u përshëndet me gruan e veterinerit, ajo derdhi një lumë lajkash për zotësinë e veterinerit dhe humanizmin e saj, e cila shkeli mbi besën e burrit dhe i dha tabletën gruas së kryellogaritarit. Gruaja e veterinerit u prek nga fjalët e mira. Edhe pse kishte përmbysur shtëpinë, për ta gjetur atë tabletë të mbështjellë, sikur ishte një duva çudibërëse, për gruan e kryellogaritarit, s’mund ta përcillte pa një farë shprese gruan e magazinjerit. Ditë e ditë të tëra kturisi në çdo cep e qoshe të shtëpisë, por tablet gri s’gjeti më.                                                                                                                        

Ama e mira sikur i ra nga qielli. Një natë veterineri nxorri nga çanta një kuti metalike ngjyrë platini dhe e vuri në dollapin ku mbante medikamentet dhe vaksinat e shërbimit shëndetësor ndaj kafshëve. Ajo s’priti sa të shtrihej veterineri i këputur për gjumë dhe nxitoi të shihte ç’kishte brenda kutia. Kur e pa, brofi nga gëzimi, sikur të kishte gjetur thesarin e Ali Babait. Ishin tableta gri. Me siguri nga ato…                                   

Të nesërmen në mëngjes, një mëngjes fundqershori për ta pirë në kupë, asaj desh i ra të fikët kur veterineri mori kutinë nga dollapi. Por ai mori një dozë të caktuar nga kutia dhe e vendosi përsëri në dollap. Gruaja u shkrifërua e tëra nga lumturia. Nuk priti sa doli i shoqi dhe mbështolli në një shami të pastër rreth 50 kokrra, që të mos i binte shumë në sy veterinerit mungesa e tabletave. Pastaj me një frymë mbriti te shtëpia e gruas së magazinjerit. I dha sihariqin dhe tabletën e mbeshtjellë. Ajo nga ana e vet, shkoi në dhomën e fjetjes, hapi një sënduk dhe i nxorri një tufë me para. Mirëpo gruaja e veterinerit nuk u tregua shumë e babëzitur. Ajo bëri sikur nuk deshi të mirrte gjë, por, aty për aty, shpirti i saj pragmatist, mendoi të vendoste një farë çmimi për kërkesat e pastajme. Ja po marr vetëm këto, i tha dhe mori 1000 lekë të asaj kohe…

Si i thonë, fjala po kaloi në dy gojë, merr dhenë. Si një reaksion zinxhir u përhap lajmi i tabletave që prishnin shtatzaninë. Të gjitha gratë shtatëzëna, që nuk donin më shumë fëmijë, nxorrën fshehtaz nga kuletat çmimin e caktuar dhe vrapuan te gruaja e veterinerit. Kush nuk kishte para praktikoi shkëmbimin mall me mall. Brenda dy ditësh u shitën 50 tabletat. Por gruaja e veterinerit kishte mënjanuar edhe aq të tjera. Tani nuk kërkonin më vetëm gratë shtatëzëna, por edhe ato jo shtatëzëna, me shpresën se mund ta shmngnin shtatëzaninë ose t’i përdornin kur të mbeteshin shtatëzëna… Pas këtyre ndodhive, gratë shtatëzëna, jo që nuk e humbën shtatëzaninë, por ato u vareshin në qafë burrave dhe tregonin një afsh të paparë. Aq më keq ato që nuk ishin shtatëzëna. Kjo i çudiste burrat, por, si më të përmbajtur, nuk i nxirrnin në pazar gjërat intime të familjes.

Një ditë, në pushimin e drekës, gratë e fshatit u mblodhën nën hijen e një rrapi buzë lumit, pasi kryetarja e organizatës së gruas do t’u kumtonte diçka të rëndësishme. Mirëpo në vend që të dëgjonin kryetaren, gratë filluan bisedat e zjarrta dhe romuzet për burrat e tyre. Tema vërtitej vetëm rreth atyre gjërave të turpshme, që normalisht, në raste të tjera, do të skuqeshin edhe po t’i dëgjonin. Të gjitha akuzonin njëra-tjetrën se vuante nga afshi i tepruar. Një pjesë e mirë shfaqën shenja histerizmi. Në këtë vorbull u përfshi dhe kryetarja e organizatës së gruas. Bile ajo dukej më e hazdisur dhe vinte re nga çobani i lopëve të kooperativës, që rrinte në hijen e një shelgu pranë burimit, duke qeshur me histeri. Situata u përsërit edhe të nesërmen dhe të pasnesërmen. Kjo u ra në sy edhe kuadrove të kooperativës, që në përgjithësi ishin burra. Edhe ata u alarmuan nga hazdisja e grave të kayundit , por ajo sëmundja ngjitëse e afshit i pushtoi dhe ata. E kuptuan se atë periudhë shumë gra do të mbeteshin shtatëzëna. Kryetari i kooperativës urdhëroi gjithë kuadrot të mblidheshin te zyrën e tij për një mbledhje urgjente, të paparashikuar.

Në mbledhje folën e diskutuan të gjithë me përgjegjësi maksimale për gjëmën që po i ndodhte fshatit. U konkludua dhe u vendos të lajmërohej komiteti i partisë në rreth. Ashtu u bë. Sa të shqetësuar aq edhe entuziastë e besimplotë për gjetjen e zgjidhjes, u shpërndanë në shtëpitë e tyre. Por sa afroheshin te dera e shtëpive, i trëmbeshin përballjes me gratë, të cilat do t’u hidheshin në qafë. Dhe qëndruan jashtë deri pas mesnate, kur koha u freskua pak dhe gratë mund t’i kishte zënë gjumi. Vetëm veterineri kishte rënë në të thella. Ai mbriti në shtëpi sikur tërhiqte zvarrë kufomën e tij. Kur hyri në dhomë, gjeti gruan tek numëronte një tufë lekësh mbi një tavolinë të vjetër druri. Ishin aq shumë sa ai nuk fitonte në një vit. Gruaja filloi të justifikojej se kishte shitur gjalpin, që i kishte falur gruaja e brigadierit të blegtorisë; kishte shitur mjaltin, që i kishte dhënë gruaja e mgazinjerit; kishte shitur drithin, që i kishte dhënë kryetari i kooperativës dhe një palë vathë floriri, që ia kishte dhuruar gruaja e kryetarit të këshillit… Por, sado që rrekej gruaja ta mbyllte llogarinë, bilanci dilte tepër sufiçit. Atëherë veterinerit iu kujtua se si shternin tabletat në kutinë ngjyrë platini.

Pasi bëri një bilanc për tabletat e përdorura në delet e kooperativës dhe gjëndjen në kuti, veterineri i ra kokës me grushta. Gruaja iu hodh e shqetësuar dhe, pasi i paralelizoi duart, e pyeti përse u shqetësua aq shumë. Ç’na bëre moj grua, i tha veterineri, na mori lumi, na mori!… Ajo e pranoi shitjen e tabletave gri “kundra” shtatëzanisë, por nuk kuptonte pse u shqetësua aq shumë burri i saj. Ai i shpjegoi se ato tableta ishin për delet. Si për delet?! Pyeti gruaja e habitur. Ne jemi duke zbatuar një përvojë sovjetike të ndërzimit artificial, për përmirësimin e racës së deleve të vendit. Për t’i sjellë në afsh, brenda një kohe optimale, si ta kuptosh ti, sa më të shkurtër, u japim një tabletë nga ato që ti shite. Me sa duket ky efekt vepron edhe te gratë,  shpjegoi veterineri. A e kupton tani se, po u zbulua bëma jonë, unë do të humbas jo vetëm punën, por do të shkoj edhe në burg. Gruaja vuri duart në kokë. Të dy u ulën mbi stivën e rrobave të fjetjes, të cilat gruaja i kishte ulur nga sepeti, për të numëruar paratë e fituara. Atë natë e kaluan pa gjumë. Në mëngjes veterineri kishte filluar të zbardhej dhe m’u duk 10 vjet më i madh. E pyeta se çfarë halli kishte, por më tha se nuk ndihej mirë prej ditësh nga një hije bronkoplomenare…

Histeria e grave në pushimin e mesditës u shfaq me simptoma edhe më të forta. Ato ishin gati të kacafiteshin me njëra-tjetrën dhe burrat largoheshin prej tyre, se mund të ndodhnin skena të turpshme e të paparashikuara. Situata vazhdoi gati një javë dhe burrat filluan të mos i linin gratë të dilnin nga shtëpia, ndonëse ishte kulmi i fushatës së korrjes së grurit në atë zonë kodrinore. Bile në mesditë ata largoheshin sa më shumë prej grave të tyre. Një ditë veterineri, gati si në epsh edhe ai, dukej se kishte nevojë të rrëfehej. Dhe altar më të mirë se miqësia ime nuk kishte ku të gjente për t’u falur.  Ma tregoi fije për pe ngjarjen e paharruar për fshatin Gështënjas, siç po e tregoj unë. Atëhërë qesha me të madhe, siç po qesh edhe sot. Ai ngriti kokën me habi dhe më shikonte drejt në sy. Mua gati po më kapte histeria e të qeshurit. Ia ngjita dhe atij. Qeshëm të dy sa u shuam. Pastaj u ngritëm si dy lehona dhe secili hyri në shtëpinë e vet. Të nesërmen mësova se përsëri familja e veterinerit nuk kishte fjetur gjithë natën.

Po atë ditë në mbrëmje, u thirr një mbledhje e zgjeruar e kryesisë së kooperativës, organizatës së partisë, këshilltarëve dhe organizatave të masave. Ishin pjesëmarrës edhe komandanti e komisari i postës kufitare si dhe mësuesit e shkollës. Të gjithë vështronim me vëmendje maksimale nga presidiumi i mbledhjes. Pas një hutimi, e mori fjalën një sekretar i Komitetit të Partisë: Shokë e shoqe, filloi ai. Lumi flë, hasmi s’flë. Fqinjët tanë keqdashës, armiqtë, përdorin çdo metodë e çdo mjet për të gjunjëzuar partinë tonë. Rasti i tanishëm është më kuptimploti. Ata kanë hedhur në ajër, mbi sinoret tona, një lloj pluhuri që dallëndys gratë e fshatit tuaj. Por partia dhe shkencëtarët tanë e zbuluan përbërjen e atij pluhuri dhe gratë tona nuk do të kenë më shqetësime. Tani kush e pësoi këto ditë, s’kemi ç’të bëjmë.

Të gjithë morëm frymë lirshëm. Dukej se një erë e freskët po frynte mbi ne dhe mbi fshat., e cila mori me vete edhe atë pluhurin epshndjellës. Histeria e grave nuk u përsërit më, sikur ajo era ta kishte marrë me vete e ta paskësh degdisur s’dihet se ku, tej sinoreve tona.  Vetë veterineri e dinte se afati i tabletave kishte skadur atë ditë. Mirëpo ca gra të ftohta apo që kishin burra të ftohur dhe që nuk kishin mbetur shtatzëna pas shumë vitesh martese, heshturazi mallkuan shkencëtarët që zbuluan përbërjen a atij pluhuri epshndjellës të përhapur nga armiku. Të dy palët e grave , ato që mbetën shtatëzëna dhe ato që nuk mbeteshin shtatëzëna, kapnin veterinerin për xhakete, për t’u gjetur, sipas nevojave të tyre edhe tableta që prishnin shtatëzaninë edhe nga ato epshndjellëset. Çdo e mirë e ka një të keqe dhe çdo e keqe e ka një të mirë. Nëpër shtëpitë e tyre kushedi sa herë u përmend kjo thënie e urtë popullore në ditët e vitet pasuese.

Në këto rrethana veterineri kërkoi me këmbëngulje transferim nga Gështënjasi, por fshatarët u ngritën në këmbë dhe nuk lejuan transferimin e tij. Ai ishte bërë mjek e kaluar mjekut për ta. Dhe të gjithë shpresonin se do t’ua zgjidhte hallin të dy palëve, atyre që donin ta kufizonin dhe atyre që donin ta rrisnin pjellorinë. Pra do t’u gjente nga të dyja llojet e tabletave. Ndërsa unë, pas asaj ngjarjeje të paharruar, me të cilën qesh edhe sot, kush e di sa artikuj kam shkruar në gazetën lokale dhe ato qëndrore për nënat me shumë fëmijë të fshatit Gështënjas. Heroina e kaluar heroinave…

Tri tekste këngësh nga Odhise Grillo – Përgatiti për botim Vilhelme Vrana Haxhiraj

Një vlerë tjetër e Prof.Odhise Grillos janë poezitë lirike që janë edhe tekste këngësh, ku ka mjaft ndjenjë. Në vitet ’60-të kur lindi dhe mori hov muzika e lehtë shqiptare, kompozitori Agim Prodani u bë balsam për zemrat e shqiptarëve që e duan muzikën. Buçisnin  radiot nga zëri i Anita Takes e cila debutonte këngët e bashkëshortit të saj, të kompozitorit, Agim Prodani. E shoqëronim këngën me vijën melodike, por kurrë nuk pyesnim se cili ishte poeti që kishte shkruar ato vargje magjike te kënga “Kujtimet e studentit” apo “Vajza me trëndafil” etje... Vetëm përmes një interviste, Anita Take, kujtoi me nderim autorin eteksteve Prof Odhise Grillo.

E këndonim me melankoli këngën shkodrane “Kur gjethet bijen në vjeshtë”, dhe admironim zërin e rrallë të Rudolf Stambollës, që e shoqëronte vet edhe me kitarr, një zë melodioz që na bënte e na bën për vete, i cili si këngëtar, që së bashku me Agim Prodanin ( kompozitor) janë të parët që futën muzikën e lehtë moderne shqiptare…, e cila kishte hedhur hapat e parë qysh në vitet tridhjetë  të shek XX-të. E këto këngë që na ngrinin peshë me fjalë që të nguliteshin në mendje dhe zemër, ishin tekste të krijuar nga “Mjeshtri i Madh i Penës”, Odhise Grillo…

Të tre këta artistë, sot nuk jetojnë fizikisht, por vepra e tyre është po aq e freskët dhe joshëse, si në çastin e parë kur u shpërndanë tingujt e ëmbël muzikor… Kjo është  ngushëlluese,  se ata do të jetojnë në përjetësi!

 

            1-Kujtimet e studentit

              Muzika: Agim Prodani
              Teksti: Odhise Grillo

  Këndon: Anita Take

 

 

 

Kujtimet e studentit

Për miqtë e mi studentë!!!!(A. Prodani(

Një ditë në bankë o mike,
dy emra i gdhëndëm dikur,
po ti nuk e di si më ike,
ndaj vura në zemër një gur.

 

Dashuria e parë nuk harrohet,
dëgjoje këtë fjalë që trondit,
veç mali me mal nuk takohet,
por njerëzit takohen një ditë.

 

Ne u ndamë në errësirë
jeta ndarje ka
por se zemra lamtumirë
zemrës nuk i tha.

 

U ndamë nga shkolla, mban mënd
por ne nuk u ndamë përjetë
ndaj tjetër se zu vëndin tënd
të dytë dashuri s’mund të ketë

***

 

-2: Vajza me trëndafil

Muzika: Agim Prodani
Teksti: Odhise Grillo

Këndon: Anita Take

 

*Vajza me trëndafil

 

Rrugës kur shkon duke qeshur,
një trëndafil mban në dorë,
flokët të thurur kurorë,
më e bukura për mua je.

 

(refren)
Natën do t’vij në bahçen tënde,
trëndafilat do t’i pres,
do të përgjoj un’ty me ëndje,
herët në mëngjes.

 

Kur do kalosh çapkëne
në rrugë e menduar,
se sot pa lule ke mbetur,
thuaj mos vallë e ke gjetur,
se trendafilat kush ti preu?

 

Lule mos mbaj nëpër duar,
Ato s’ta shtojnë bukurinë,
Ti ke për mua freskinë,
se trëndafil ti vetë je!

 

3-Kur gjethet bijen në vjeshtë

Teksti-Odhise Grillo,

Muzika: Ferdinand Deda

Këndon: Rudolf Stambolla

 

Kur gjethet bijn në vjeshtë

 

Kur gjethet bijn në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyr,
për ty s’mundem me hesht, si gjethja bahem n’ftyr.
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në Kallnur,
Po del kjo kanga ime ankuse thell n’krahnur.

Ti m’ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija,
se larg dashnis, të lindi n’zemër pabesia.
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jon.

T’kujtohen ty pranverat, ah puthjet me pasion
dhe fjalt e tua nga hera kjo zemër si harron.
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe,
at’her kam me besue se sa e pabesë je.

Ti m’ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija,
se larg dashnis, të lindi n’zemër pabesia.
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jon.

Për mua lulet e verës nuk kan ma bukuri,
jan vyshk n’qoshe t’pinxheres, të mjerat në saksi,
As lot nuk kan t’i ngjallin, jan shterrur lot e rinis,
veç kur më merr mu malli, i knoj un dashuris.

Ti m’ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija,

se larg dashnis, të lindi n’zemër pabesia.
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jon.

Në Sirtar – Nga Mustafa Xhepa (foto + dokument)

Pranverë në Uashington, magji lulesh qershie, buzë Potomakut, rreth memorialeve të Ruzeveltit, Xhefërsonit, Luther Kingut… Uashington Mollit… dhuratë japoneze e vitit 1912, kur u definua edhe Shqipëria Londineze. Poetët i këndojnë bukurisë tyre. I kanë kënduar edhe në burgun e Burrelit luleve të qershizës që nuk thahej, e ushqente gjaku i heronjve antikomunistë. Lulet e saj metaforë e jetës.

Kryeqyteti të krijon ndjesinë e paqes, mirësisë, gëzimit… Secili në punën e vet. I sapo ardhur nga fronti i revolucionit antikomunist, ruaja ende të freskët trishtimin në sytë e Lordit Nikolas Bethell. Takova njerëz të bukur, të zgjuar ngado që shkova, tha ai, përse kjo varfëri ekstreme në qendër të bollëkut, si ju lamë kështu dhe kërkoi të vizitonte një fshat të thellë malor. Zgjodha Shmilin, ku kisha punuar si mësues, tragjikisht zona që kishte strehuar Neronin.

Pa u sistemuar mirë në punën e re telefonova mikun e gjyshit tim, profesorin Arshi Pipa. Kishin qenë bashkë në Kënetën e Vdekjes, Maliq. Zëri tij tingëlloi i ëmbël, i afërt, hajde kur të jesh i lirë, tha dhe më tregoi si ta gjeja shtëpinë e tij. Në fund javë i telefonova sërish. Ishte mëngjes, flladi i freskët me aromë lulesh të mbushte plot shpresë. Ai po priste tek dera, krahëhapur, me sytë që rrezatonin urtësi, mirëseardhe, tha, përfaqësues i Xhonturqëve dhe qeshi me zë. Vij si diversant, ia ktheva unë. Të ndalojnë të takohesh me mua, tha dhe qeshi përsëri me zë. Profesori kishte shkruar një artikull të gjatë, ku i quante zyrtarët e administratës re Xhonturq, shkrimi kishte lënë shije të hidhur tek ministri jashtëm i kohës.

Foli gjatë për vuajtjet në Kënetën e Vdekjes dhe më dhuroi librin e tij, Libri i Burgut. Thesar vuajtjesh e heroizmi. Dhimbjen e kishte marrë me vete, e kishte sjellë në Uashington, me shpresën e madhe se do të ndikonte tek qeveria amerikane të ndërhynte me trupa në Shqipëri. Takova me zyrtarë të lartë menjëherë porsa erdha, tha, më pritën me interes, dëgjonin e pysnin, kërkonin të dinin më shumë seç kishin informacion, por koha shkonte dhe asgjë nuk lëviste, atëherë kërkova të flas me zyrtarin që drejtonte operacionet në vendet komuniste. Profesori ndezi xigaren, psherëtiu thellë e vazhdoi, ai më priti në zyrë, më ndëgjoi me vëmendje dhe në fund, kur pa se fillova të shfaq dëshpërim e mosbesim, ndryshoi tonin, hapi një sirtar të vogël, nxorri një dosje të mbyllur dhe sikur të ishim miq të hershëm, tha, kjo është Shqipëria, nuk i ka ardhur koha të hapet, fillo të japësh mësim në universitetet tona, mëso studentët ç’është komunizmi, ndaj me ta eksperiencën tënde të hidhur. Humba në mendime, vazhdoi profesori, mu shfaqen shokët që lash në ferr, besimi që kishin se do të çliroheshin shpejt.

Do kalonin shumë vite, psherëtiu, që komunizmi të hante vetveten dhe ndryshoi bisedën. Filloi të më tregojë për vëllain e gjyshes sime që jetonte në Nju Jork, e kam shumë mik që në rininë e hershme Faikun, tha, mbështetu tek ai dhe miqtë tanë të përbashkët, do mësosh shumë prej tyre.

I tronditur lashë profesorin në tavolinën e punës mbi një shkrim filozofik që e kishte në mbarim e sipër, bëra në këmbë rrugën për tek metroja, në zemër më shponin zëri i tij dhe i Leka Totos. Kur u nisa për Uashington të punoja tek ambasada jonë, Leka më porositi të trokisja në çdo zyrë të administratës amerikane e të kërkoja ndihmë. Do ndërtojmë Shqipërinë e lirë e të begatë, tha ai plot shpresë. Ishte pranvera e vitit 1994.

JEP ALARMIN! – Poezi nga HEINRICH BÖLL – Përktheu FASLLI HALITI

U lind në Keln të Gjermanisë, më 21 dhjetor 1917. Vdiq në Kreuzau të Germanisë më 16 korrik 1985 Heinrich Theodor Böll ishte një nga shkrimtarët më të shquar të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Böll u nderua me çmimin Georg Büchner në vitin 1967 dhe çmimin Nobel për letërsi më 1972.

 

JEP ALARMIN!

                           

                                   Ulrich Sonnemannit

Jep alarmin

mblidhi miqtë e tu

jo

kur ulurijnë hienat

jo

kur sillet rrotull çakalli

ose kur

lehin qentë roje,

kur kau i mbrehur në zgjedhë

ishte një hap i gabuar

ose kur mushka pengohet në çikrik

e jep alarmin

mblidhi miqtë e tu

kur lepujt kërcasin dhëmbët

duke zbuluar egërsinë e tyre

kur harabelat turren në sulm

në pikiatë.

Jep alarmin.

 

***

 

Një kontribut interesant i Heinrich Boll që mund të lexohet në këtë link nën titullin “Vitet e mrekullueshme” ( nga Anna Maria Curci )

 

Përktheu: Faslli Haliti

MUZA IME – Poezi nga HEINRICH BÖLL – Përktheu FASLLI HALITI

   HEINRICH BÖLL

             1917 – 1985

 

 

U lind në Keln të Gjermanisë, më 21 dhjetor 1917. Vdiq në Kreuzau të Germanisë më 16 korrik 1985 Heinrich Theodor Böll ishte një nga shkrimtarët më të shquar të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Böll u nderua me çmimin Georg Büchner në vitin 1967 dhe çmimin Nobel për letërsi më 1972.

 

 

 

MUZA IME

 

 

Muza ime qëndron në cep të rrugës

i jep secilit si për asgjë

atë që unë nuk dua,

kur është e gëzuar

më dhuron atë që do doja

por rrallë here e kam parë të lumtur.

 

Muza ime është një murgeshë

në shtëpinë e errët

prapa kangjellave dyfishe

vë ajo të Dashurin e saj

një fjalë e mirë për mua.

 

Muza im punon në fabrikë

kur ajo përfundon punën e saj

do që të shkojë të vallëzojë me mua

por unë nuk pushoj së punuari.

 

Muza ime është një grua e moshuar

më godet mbi gishta

bërtet me një gojën lëkurëtrash

është e padobishme e çmendur

e çmendur është e padobishme

 

Muza ime është një grua shtëpiake

jo një rrobë e linjtë,

në dollap ajo ka fjalë.

Rrallë i hap kanatate dollapit

edhe më zgjat një prej atyre fjalëve.

 

Muza ime ka lebrën

si unë,

ne puthim borën larg

buzëve,

ne shpallim botët.

 

Muza ime është gjermane

nuk më jep asnjë lloj mbrojtje,

vetëm nëse lahem në gjakun e dragoit

më vë dorën mbi zemër.

Kështu unë mbetem i paprekshëm

 

Përktheu : Faslli Haliti