VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në festën e organizuar nga ambasadorja Besiana Kadare, Ermonela Jaho bën bashkë shqiptarët e famshëm në New York

By | March 6, 2018

Komentet

FOTOGALERI – Të rinjtë e PD-së improvizojnë qeli përpara Kryeministrisë. Shihni kë “burgosin” bashkë me Ramën

Pak minuta para nisjes së orarit zyrtar të protestës, të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë improvizuar një qeli përpara selisë së Kryeministrisë, ku ndodhet i “burgosur” kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Basha nxjerr albumin, shkruan për protestën e 8 qershorit (fotot)

“Ne nuk hedhim asnjë hap pas!”, keshtu thekson sot lideri i opozites, Lulzim Basha, teksa poston nje album me fotot e protestes se mbremshme para Kryeministrise. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Basha thekson se “Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë”

Postimi i Bashës

Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!
#8Qershor #ShqipëriasiEuropa

Fotogaleri – Fëmijët e major Klodian Tanushit shpërthejnë në lot para arkivolit të babait

U zhvilluan sot homazhet për ndet të major Klodian Tanushin e i cili humbi jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s.

Në këtë ngjarje të rëndë humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Homazhet u mbajtën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Atë e nderuan presidenti Meta dhe ministrja Xhaçka, si edhe figura të tjera të rëndësishme të politikës në vend.

Ndërsa para arkivolit të pajetë ishin edhe tre fëmijët e major Tanushaj.

Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt janë ulur në gjysmështizë./Express

Fotogaleri – Të rinjtë shqiptarë duan të ikin, në ambasadën gjermane të kujtohet korriku i vitit 1990

Në korrik të vitit 1990 mijëra shqiptarë iu drejtuan ambasadave të vendeve perëndimore për të ikur nga sytë këmbët prej një Shqipërie komuniste në grahmat e saj të fundit.
Kamioni “Skoda” qe hodhi ne toke murin rrethues te Ambasades gjermane.

Sot pas thuajse 20 vitesh, po të shkosh në ambasadën gjermane në Tiranë, situata duket e njëjtë. Një reminishencë e së shkuarës, por ndryshimi është se askush nuk çan muret me kamionë.

Fotot e mëposhtme tregojnë më shumë se fjalët sesi të rinjtë shqiptarë duan të largohen nga vendi. Dhjetëra prej tyre presin përgjigje për viza, për të gjetur një punë në Gjermani. Situata është e tillë thuajse çdo ditë.

5 vitet e fundit është rritur numri i atyre që janë larguar nga vendi. Të gjitha sondazhet e organizatave vendase dhe të huaja kanë nxjerrë se në masë të madhe shqiptarët duan të largohen në emigracion për një jetë më të mirë.

FOTOGALERI – Projektor për të lëshuar mesazhe mbi muret e Kryeministrisë

 

Pas rreth dy orësh në shesh, protesta e opozitës është përgjithësisht e qetë.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë është përdorur edhe një projektor ku mbi muret e Kryeministrisë shkruhet: Rama ik dhe Shqipëria si gjithë Evropa.

Fotogaleri – Rama sot në Shkodër, qytetarët bllokojnë rrugën. Djegin gomat tek ura e Bahçallëkut, asnjë makinë nuk kalon

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta sot në Shkodër.

 

Protestues demokratë janë mbledhur paraditen e sotme te Ura e Bahçallekut per te mos lejuar ardhjen e kryeministrit. Kujtojme se Rama ka sot takime në Shkoder dhe Malesi te Madhe.

Protestuesit ndodhen edhe tek ura e Spatharit ne Vau Dejes duke bllokuar te dy anet qe lidhen me Shkodren.

Simpatizanet kane djegur goma dhe kane bllokuar plotesisht rrugen tek Ura e Barcallekut, duke mos lejuar asnje makine te kaloje, sakaq ka pasur edhe perplasje me policine.

 

Rrëfimi i fotografit gjerman për krimet serbe dhe shkatërrimin e Kosovës gjatë luftës

Prill 1998: Gratë dhe fëmijët që kanë arratiur nga Kosova në Kukës, Shqipëri

Gazeta prestigjioze “Frankufrter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, duke sjellë fotografitë e shkrepura nga dora e reporterëve të tyre të cilët kanë qëndruar në zonat e konfliktit gjatë viteve 90-ta.

Fotografi gjerman i FAZ, Wolfgang Eilmes, dhe korrespodenti i kësaj gazete, Matthias Rub, përmes fotografive dhe shkrimeve të tyre kanë paraqitur gjithë krimet makabre që kishte kryer policia dhe ushtria paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Përveç vrasjeve, regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ishin kujdesur që të shkatërrojnë çdo gjë që iu kishte dalë përpara.

Në këtë artikull, rikujtohet fakti që dhimbja për humbjet e pësuara gjatë luftës në Kosovë është ende e gjallë, dhe se mospajtimet mes serbëve dhe shqiptarëve janë ende të thella.

“Dhimbja dhe vuajtja e humbjeve vazhdon të jetë prezentë edhe sot. Ndarja është e thellë në mes grupeve të ndryshme etnike në Kosovë, edhe nëse është e mundur që ajo të zbutet, përpara është ende një rrugë e gjatë”, shkruan FAZ, transmeton Gazeta Express.

Gazeta gjermane ka kujtuar faktin se shqiptarët ishin viktimat e para të një ‘spastrimi etnik’, nga ushtria serbe.

“Rindërtimi dhe ri pajtimi, janë punë për gjeneratat e ardhshme”, vazhdon shkrimi.

Por çfarë thotë fotografi gjerman, Wolfgang Eilmes, për përvojat e tij gjatë raportimit nga lufta e Kosovës.

Njëzet vjet më parë, NATO vendosi që të ndërhyjë në luftën e Kosovës. Ushtarët e Bundesëehrit luftuan së bashku me ushtarët britanikë dhe amerikanë në kuadër të KFOR-it, kundër ushtrisë serbe. Një vit para se të ndërhynte NATO, në prill të vitit 1999, unë raportova me kolegun tim, korrespodentin Matthias Rub, mbi konfliktin në Kosovë. Fotografitë e mia të para janë realizuar në fshatin e shkattërruar të Prekazit, pas vrasjes së Adem Jasharit së bashku me 60 anëtarët e familjes së tij, nga një njësi speciale e ushtrisë serbe.

Bashkë me ne ka qenë edhe Tyler Hicks, fotograf i The New York Times, unë dokumentova shkatërrimin e fshatit Prekaz. Ne me lejen e ushtrisë serbe, kalonim nëpër rrugët e shkatërruara. Njerëzit tashmë ishin varrosur, kafshët e vrara ishin kudo. Ne ishim vetëm, dhe rreziku që të goditeshim nga snajperët e  UÇK’së ishte shume  madhe, sepse ata mund të na llogarisnin për anëtarë të ushtrisë serbe.

Kam raportuar edhe për situatën e refugjatëve shqiptarë nga Kosova të cilët kishin ikur në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje e Gjermani.

Fotot e Kosovës janë marrë me kamera nga kompanitë Leica dhe Nikon.  Por sot unë fotografoj me  një Canon EOS R.

Deklarata e fotografit gjerman Wolfgang Eilmes për FAZ

Shkatërrimi në Prekaz

20.04.1998, Fshati Hreq, në një shërbim përkujtimor për nëntë shqiptarë të Kosovës, babai në mes me djalin e tij

Pranverë 1998: Fshati Hreq i Kosovës

Prishtinë, qershor 1999

Në rrënojat e një shtëpie në Krushë të Madhe, banorët zbulojnë trupin e një familjari

Qershor 1999: Kjo xhami në afërsi të Prizrenit u godit rëndë gjatë luftës.
Atje, refugjatët kishin kërkuar mbrojtje nga granatimet, por më kot

Jashtë xhamisë së shkatërruar

Prill 1999: Të lodhur – gra dhe fëmijë që ikën nga Kosova në Kukës, Shqipëri. 

Prill 1999: Të lodhur nga ikja prej atdheut të vjetër – një baba dhe djali i tij duke qarë në Shqipëri, Morinë, jo shumë larg Prizrenit

Në arrati nga lufta: Një familje shqiptare nga Kosova kalon me sukses në Morinë me qerre dhe kalë, kufiri në Shqipëri

Një ushtar iu shpërndanë bukë refugjatëve nga Kosova në qendrën pritëse shqiptare në Kukës

Maqedoni, prill 1999: Shqiptarët e Kosovës po presin në Shkup për një fluturim të veçantë për Hamburg

Qershor 1999: Ushtarët e Bundeswehrit

Një patrullë e KFOR-it Bundeswehri në Prizren monitoruar ikjen e një familjeje në një traktor me rimorkio.
Në sfond Xhamia e Sinan Pashës.
Është xhamia më e madhe në Prizren.
Porta me tre harqe, e cili u shkatërrua në atë kohë, tani është rindërtuar.

Dy ushtarë të UÇK’së të armatosur me AK 47 kalojnë rrugën

Qershor 1999: Ushtarët britanikë po pushojnë në një stacion benzine në Prishtinë

Qershor 1999: Ushtarët e Bundeswehrit kontrollojnë qytetin e vjetër të Prizrenit

Qershor 1999: Luftëtarët e rinj dhe të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë

Qershor 1999: Pritjet e mëdha të ushtarëve të NATO-s nga qytetarët e Prizrenit

“Dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person”, Elia Zaharia nxjerr fotot nga ceremonia mortore e Mbretit Zog

Elia Zaharia Zogu, bashkeshortja e princ Lekës, ka kujtuar sot dy ngjarje qe kane shenuar familjen mbreterore. Largimin e fundit nga Shqiperia te Mbretit Zog, dhe 9 Prillin e 1961, date kur ai ndërroi jetë.

Duke postuar nje galeri fotosh nga ceremonia mortore, Elia, e quan kete nje date te cuditshme. |Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!”- shkruan ajo, ne nje shenim ne faqen e saj ne FB.

 

Elia Zaharia Zogu

9 Prilli eshte datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 Prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!

Ditëlindja e Leka Zogut, fotografitë e veçanta të botuara në shtypin francez të vitit 1939

N.M.T. Leka I – Mbreti i shqiptarëve (5 prill 1939 – 30 nëntor 2011)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019

 

Me rastin e ditëlindjes (5 prill 1939) së N.M.T. Leka Zogut, mbretit të shqiptarëve, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar pesë fotografi të veçanta, të botuara në shtypin francez të 1939 :

Leka Zogu në Stokholm (Paris-soir, 20 korrik 1939)

Leka Zogu në Stokholm (Paris-soir, 26 korrik 1939)

Leka Zogu në Stokholm (Ce soir, 26 korrik 1939)

Leka Zogu në Anvers (Ce soir, 9 gusht 1939)

Leka Zogu në Versailles (Le Figaro, 11 gusht 1939)

FOTOT – Fermerët në protestë, derdhin bidonat me qumësht e hedhin kastravecët në rrugë

Fermeret e Lushnjes dhe Rrogozhines kane protestuar sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit.

Në shenjë proteste ata derdhën qumështin në rrugë e hodhën kastravecë në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria.

Protestuesit kane bllokuar aksin kryesor rrugor, ndersa mbajne ne dore pankarta me mbishkrimet “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

Nga arkivi një kujtim shumë domethënës !

Po e botojmë këtë foto nga arkivi jonë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë dhe tek seicili prej nesh.

Gjenerali Wesley Clark na e dhuroi librin e tij Waging Modern War, me përkushtim dhe autografin e tij përmes dy figurave më të shquara të Lobit Shqiptaro-Amerikan në SHBA Kongresmenit Joe DioGuardi dhe ekspertes të Ballkanit, njëkohësisht bashkëshorja Shirleys Cloyes DioGuardi. Natyrisht kjo dhuratë na u bë sepse ne e kemi çmuar përmes shkrimeve tona në gazetës Bota Sot ku kontribuam për dhjetë vjet prej 1998 deri më fund të 2007, Skënder Buçpapaj si kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj si kolumniste, dhe ngritur lart rolin legjendar të gjeneralit Wesley Clark, ushtrisë të SHBA, Aleancës Verio-Atlantike dhe gjithë Aktorëve madhorë që i kontribuan çlirmit të Kosovës deri në ditët e sotme.

Hashim Thaçi sa u bë kryeministër, pas dhjetë vjet kërcënimesh që nuk na i ka ndalur, na largoi nga gazeta dhe pronari nga kërcënimet kësaj here iu bind!