VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në dialog nga “pika zero”

By | January 22, 2019

Komentet

Përballja e tensionuar Thaçi-Vuçiç në Mynih, flasin për marrëveshje me sakrificë ku të dy palët kënaqen (video)

Në një debat të organizuar nga ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger, janë përballur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku është folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe eurokomsioneri Johanes Hahn.


Presidenti serb, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut në mënyr që të arrihet një marrëveshje finale që do të ketë bazë një kompromis ku të dy palët do të jenë fitimtare.

Ai ka thënë se për këtë gjë është i gatshëm që të rrezikojë edhe karrierën e tij politike dhe shumë më shumë, e për këtë thotë se është i njoftuar edhe Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi.

Sipas Vuçiqit, nuk duhet që të merren për bazë opinionet e shteteve të tjera sa i përket arritjes së marrëveshjes, sepse një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë vetëm për qytetarët e këtyre dy shteteve.

“Do të bëjmë gjithçka për të arritur një zgjidhje kompromisi. Nuk do të jetë një marrëveshje për kapitullimin e njërës, palë këtë rast Serbisë. Çështja më e rëndësishme është se di të jetë raporti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ky dialog është për ne, nuk është as për BE-në, as për SHBA-të. Këtë ia kam thënë Thaçit disa herë. Nëse do të punojmë fortë , nuk e mohoj mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por sot mund të them se jemi shumë larg marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi e ka marrë fjalën, ka thënë se problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë më i komplikuar se sa çështja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak të kaluarës dhe luftës së vitit 1999.

Thaçi ia ka përmendur Vuçiqit luftën që Serbia ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, që si pasojë ka pasur më pas vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Presidenti ka thënë se janë dukë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje që si rezultat përfundimtar të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por vazhdimi i dialogut sipas presidenti duhet të vazhdojë pa kushte, sepse nëse do të ishte ashtu, atëherë Kosova do të kishte 1001 arsye për të vendosur kushte për Serbinë.

“Jam i impresionuar me marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe tani mendoj se kemi edhe një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shumë më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sot do të flas për të ardhmen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por me lejoni disa pika rreth Brukselit. Marrëveshja e 2013 ishte një sukses, disa pika janë implementuar, dhe disa po implemeneohet. Ajo çfarë më intereson, është se ku jemi tani. Jemi në një situatë të status-quos. Jemi duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje, e cila do të ketë rezultat njohjen e pavarësisë dhe integrimin e Kosovës në OKB. Ajo çfarë ndodhi në UNESCO dhe INTERPOL, u pasua nga tarifa. Dialogu duhet të vazhdojë pa ndonjë kushtëzim. Ne kemi 1001 kushte për të vendosur në dialog por nuk e bëjmë. Ka sfida ndërmjet nesh. Komuniteti serb nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për qëllime politike. Në muajt që po vijnë, do të gjejmë një marrëveshje të mirë, që të do të ruaj multietnicitetin e Kosovës. Kjo marrëveshje do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova është duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti gjithashtu i ka kujtuar Vuçiqit dhe komunitetit ndërkombëtar se deri sot askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Kush është dënuar për mijëra kosovarët që janë vrarë në serbët në luftën e fundit, dhe kush është dënuar për dhunimet që janë bërë. Askush nuk e ka bërë, askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe, që është përballë me spastrim etnik”, ka thënë Thaçi, raporton Express.

Pas fjalës së Thaçit është përgjigjur menjëherë Vuçiq, duke thënë se sa herë kur diskutohet për pikat e marrëveshjes që nuk i ka përmbushur Prishtina, flitet për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti serb, thotë që pika për të cilën Thaçi tha që ka mbetur pa u implementuar ende është Asociacioni i Komunave Serbe, që për Thaçin duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Por Vuçiq thotë se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk i intereson fare Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë sa i përket krimeve të luftës që ia përmend Thaçiq, Vuçiq thotë se ai nuk po tregon se çfarë ka ndodhur me serbët të cilët janë dëbuar gjatë luftës së vititi 1999.

“Para së gjithash në fillim ai tha që shumë gjëra janë përmbushur, dhe është vetëm një që nuk është mbushur, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Ai tha që diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të themelohet. Neve nuk ka intereson Kushtetua e tyre, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet. Po ta them një gjë: Jeni duke folur për mijëra refugjatë të cilët janë detyruar ta lënë Kosovën. Mendoj se sot është e ekzagjeruar, nuk ka rëndësi numri, por të gjithë janë kthyer në Kosovë. Por a e dini se çfarë ka ndodhur serbët që janë larguar nga Kosova në luftën e vitit 1999. Vetëm një përqindje e vogël janë kthyer në shtëpitë e tyre. Unë mund të flas për javë të tëra për krimet që janë bërë ndaj serbëve gjatë kohës së luftës. Por nuk po dua të vazhdojë, po e mbyll këtu këtë çështje”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Presidenti serb ndërkohë ka akuzuar palën shqiptare se nuk po i përmbahen marrëveshjeve që po i nënshkruajnë, dhe sipas tij për të arritur një marrëveshje dhe për ta zgjidhur problemin një herë e përgjithmonë, Serbisë i duhet një partner i përgjegjshëm.

Sipas Vuçiqit as Kosovës e as Serbisë nuk duhet t’i interesojë se çfarë thonë shtetet tjera, sepse marrëveshja finale do të bëhet ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan.

Ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë win-win për të dyja palët.

“Ne dëshirojmë t’i zgjidhim problemet me shqiptarët, një herë e përgjithmonë. Por ne na duhet një partner i përgjegjshëm. Në duhet ta bëjmë këtë për veten tonë. Nuk duhet të shqetësohemi se çfarë thonë partnerët ndërkombëtar. Është një marrëveshje ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan. Jam gati të rrezikojë karrierën time, dhe më shumë se aq , vetëm që të provojmë të arrijmë një marrëveshje . Por duhet të jetë një marrëveshje, që të dy palët do të jemi të kënaqur. Do të jetë një marrëveshje win/win” ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për taksën, duke thënë se si pasojë e atij vendimi, Serbia është duke humbur miliona euro, por për dallim nga Kosova nuk është duke ndërmarr ndonjë masë që do të dëmtontë shqiptarët.

“Ne nuk po vendosim kushte, kemi përmbushur të gjitha kushtet e Brukselit. Po humbim miliona euro nga taksa e vendosur. Ne nuk dëshirojmë që të dëmtojmë Kosovën. Sepse jemi të përkushtuar Jam i gatshëm që të vazhdojmë dialogun, Thaçi e di këtë. Asnjëherë unë nuk e kam thënë asnjë fjalë të keqe për shqiptarët”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë në mes të këtij debati ka ndërhyrë edhe Wolfgang Ichinger i cili ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje, dhe sipas tij një gjë e tillë nuk është e pamundur.

“Nuk është e pamundur të zgjidhet ai konflikt. Por fundamentale është që mund të bëhet”, ka thënë Ichinger,.

Edhe Johanes Hahn ka folur pas këtij debati, duke thënë se nuk mendon se cështja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë është më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Sipas Hahn, në momentin kur të dy palët vendosin masa bllokuese ndërmjet njëra-tjetrës, jo vetëm që e bllokojnë shtetet e tyre, por e bllokojnë të gjithë rajonin.

Hahn është pajtuar me Vuçiqin që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të jetë një marrëveshje ku fitojnë të dyja palët.

Ai thotë se tani është momenti për të arritur marrëveshjen finale, dhe ky moment nuk duhet të humbet.

“Nuk jam i sigurt nëse është e sigurt që çështja e Maqedonisë është me e komplikuar se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog është çështja më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kur këta e bllokojnë njëri –tjetrin, këta e bllokojnë të gjithë regjionin. Palët duhet të punojnë për arritjen e marrëveshjes. Nëse humbim, kohë, ne humbim momentin. Unë iu them që të gjeni një marrëveshje , që do të jetë pjesë e marrëveshjes, ku të dy palët do të fitojnë. Kjo është një gjë që të gjithë ta kuptojnë”, ka thënë Hahn, raporton Gazeta Express.

Më pas Thaçi i ka kujtuar Vuçiqit se të gjithë e dinë se kush ishte agresori gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se historia nuk mund të rishkruhet.

Sa i përket Asociacionit, Thaçi thotë se ai duhet të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës thotë se njohja që pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk është një dhuratë, por diçka që do të burojë si pasojë e marrëveshjes finale.

“Vuçiq tha që do të mbrojë serbët. Është e lehtë të krijosh drama, dhe ta luash viktimën. Ne nuk mund ta rishkruajmë historinë, të gjithë e dinë historinë dhe atë çfarë ndodhi në vitin 1999 dhe spastrimin etnik që ka ndodhur.

Sa i përket asociacionit të komunave ne jemi pajtuar që ai të themelohet në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Vuçiq duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 116 vende të botës. Unë dhe Vucic kemi dallime ndërmjet, megjithatë po përpiqemi për të gjetur një marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë një dhuratë, por do të jetë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I ftoj të gjitha shtetet, që të jenë sa më unike në mbështetjen e dialogut. SHBA-të janë shumë të qarta sa i përket kësaj çështje. E di që ka shumë skepticizëm. Por nuk kam parë ndonjë ide tjetër, se si duhet të dalim nga kjo situatë. Derisa nuk e zgjidhim këtë situatë, mundësia për të ndërhyrë e shteteve të tjera në këtë çështje është shumë më e madhe”, ka thënë Thaçi./GazetaExpress/

Radio Evropa e Lirë: Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Gresa Kraja

Protestuesit në Tiranë janë përplasur me Policinë e Shtetit pasi kanë thyer kordonin policor dhe kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Raportohet se nga përleshjet, dhjetëra persona janë të lënduar.

Disa nga mijëra protestuesit e mbledhur në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, kanë sulmuar ndërtesën e Kryeministrisë duke hedhur mjete të forta dhe lëndë djegëse në drejtim të saj.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, megjithatë protestuesit janë kthyer dhe po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shkruan Meta.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës në Tiranë dhe kanë bërë thirrje për rivendosje të qetësisë.

“Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 16, 2019

Edhe Misioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Shqipëri ka reaguar duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje të menjëhershme nga të gjitha palët në protestë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës janë të papranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadave në Shqipëri.

The European Union Delegation and Member States Embassies in Tirana call on all sides to show immediate restraint. The right of the citizens to express themselves through peaceful protest is a core value of a modern European democracy. 1/2

— EU in Albania (@EUinAlbania) February 16, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike nga opozita, Lulzim Basha, i cili po qëndron në mesin e protestuesve, ka thënë se aktet e dhunës janë shkaktuar nga “skenari dhunë-nxitës i Edi Ramës”.

“Aktet e dhunës janë shkaktuar si pjesë e një skenari dhunë-nxitës të Edi Ramës të zbatuar nga narko – kupola e Policisë së Shtetit. Unë dua të falënderoj ata efektivë që nuk u bënë pjesë e këtij skenari. I bëj thirrje çdo efektivi të policisë që ka për detyrë të mbrojë jetën e qytetarëve, kanë detyrë të mbrojnë të drejtën e tyre për të protestuar dhe mos të bëhet vegël e një narko-qeverie dhe një narko-kryeministri i cili sot është rrëzuar përfundimisht nga ky bashkim i madh i shqiptarëve”, tha Basha.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama po qëndron në qytetin e Vlorës ku po zhvillon tubimin “Bashkia që duam”. Ai, ka reaguar në Instagram duke postuar fotografi nga tubimi në Vlorë dhe protesta në Tiranë dha ka shkruar “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”.​

Protesta në Shqipëri është organizuar nga opozita, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve.

Të huajt nuk investojnë në Shqipëri: Zero financime Kina, “thërrime” BE-ja

Konferenca për Sigurinë në Mynih, e zhvilluar së fundmi, ka dalë edhe me një raport për gjendjen e sigurisë, jo vetëm në Europë por edhe më gjerë. Një vëmendje të veçantë në këtë raport merr edhe Ballkani Perëndimor, si kandidat për t`iu bashkuar unionit. Mes rreshtave të raportit, thuhet edhe se, anëtarësimi i të gjashtë vendeve në Bashkimin Europian nuk është aspak një siguri, sidomos në këto kohë, kur zgjerimi nuk është i pashmangshëm dhe se palët nuk janë të bindura për të, sidomos Brukseli.

Ndërhyrja e dy fuqive si Rusia dhe Kina në rajon shihet si një çështje me shqetësim të madh për sigurinë e rajonit dhe të Bashkimit Europian. Sipas ekspertëve dhe politikëbërësve gjermanë, Kina po e shfrytëzon më së miri Ballkanin për të përfituar politikisht, ndërkohë që Rusia ka ndërhyrë së tepërmi në rajon, së fundmi duke tentuar të minojë marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Sa i përket investimeve kineze në rajon, Shqipëria duket të jetë ajo më e “pastra”, pasi mes 5 vendeve të iniciativës 16+1 ( ku përjashtohet Kosova ), është e vetmja që nuk ka qoftë edhe një investim të vetëm nga Kina në infrastrukturë përgjatë viteve 2013-2018.

Në të gjitha shtetet e tjera të rajonit Kina ka kryer investime të mëdha në sektor, nga 796 milionë euro në rastin e Malit të Zi, deri në 2.8 miliardë euro në rastin e Bosnje Hercegovinës. Siç e tregon qartë edhe grafiku, prezenca e Kinës me investime në rajon është e lartë, më përjashtim të Shqipërisë, që është një rast i rrallë.

Por ndërkohë që mosprania e investimeve kineze në vendin tonë mund të shihet si një lëvizje gjeopolitike, të dhënat tregojnë se as investimet nga Bashkimi Europian nuk janë të larta gjatë kësaj periudhe kohore, përkundrazi, vetëm 363 milionë euro, rreth 20 milionë euro më shumë se Mali i zi që është në vend të fundit, transmeton ‘scan’. Pra, investimet e munguara nga Kina nuk janë zëvendësuar aspak nga partnerët strategjikë të Bashkimit Europian, duke bërë që vendi ynë të thellojë ndjeshëm hendekun në infrastrukturë që ka, jo vetëm me Europën, pro tanimë me të gjithë fqinjët rajonalë.

Marrëveshja me ndryshim kufijsh mund të na largojë nga BE – Nga AUGUSTIN PALOKAJ

Në shërbimin e jashtëm të BE-së irritohen kur u thuhet se ata po mbështesin ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. Pohojnë se ata “nuk mbështesin asnjë zgjidhje të caktuar”, por ua lënë palëve që vetë të gjejnë zgjidhjen për të cilën pajtohen. Por kur kërkohet nga ta që, për të tingëlluar të besueshëm, të përsërisin qëndrimin shumëvjeçar se “nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, as ndarje e as bashkim me ndonjë shtet tjetër, apo pjesë të ndonjë shteti tjetër (siç e thonë edhe Kushtetuta e Kosovës dhe propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit) në BE nuk e bëjnë këtë. Sillen kinse, ata fare nuk janë të përfshirë në diskutime rreth ndryshimit të kufijve, se ata pranojnë secilën zgjidhje, e cila “do të ishte fryt i pajtimit të të dyja palëve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sipas standardeve evropiane, e pranueshme për të gjitha shtetet e BE-së, të mos krijonte shtetet një etnike dhe që do të kishte ndikim stabilizues në rajon”.


Shumë karakteristika kërkon BE-ja që të ketë “marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve”, që e bën edhe më vështirë të arritshme një marrëveshje të tillë. Por përderisa nuk ka ndonjë zë kundër kërkesave që marrëveshja të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që të jetë sipas standardeve evropiane, që të ketë ndikim pozitiv në rajon dhe e pranueshme për të gjitha shtetet e BE-së, ekziston një opsion, i cili ka ndarë BE-në ashtu siç ka ndarë edhe skenën politike dhe shoqërinë në Kosovë. Fjala është për opsionin e ndryshimit të kufijve, pa marrë parasysh a do të quhej kjo ndarje e Kosovës, shkëmbim territori apo korrigjim i kufijve.

Mungesa kronike e transparencës nga ana e “lehtësuesve në BE”, sikurse edhe nga Ekipi tash shtetëror i udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, që nuk duan ta sqarojnë a do ta ndihmojnë apo ta pengojnë arritjen e marrëveshjes, e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve, ka bërë që të ketë shumë spekulime. Ato që më së shpeshti dëgjohen e që nuk mund “as të konfirmohen, por as të përgënjeshtrohen” janë: “presidentët Thaçi dhe Vuçiç janë duke biseduar për ndryshimin e kufijve”, “këtë e mbështet Zyra e Federika Mogherinit, dhe për këtë po punon Angelina Eichhorst”, “këtë e mbështet edhe një pjesë e administratës amerikane”, dhe se “Rusia e pret me padurim për interesa të veta që kjo të ndodhë”.

Jo vetëm publikun, por duket se Zyra e Mogherinit po i mban në terr edhe disa shtete anëtare të BE-së. Ato shtete, siç na thonë disa diplomatë, tashmë nuk besojnë kur u thuhet se “nuk ka asgjë konkrete rreth marrëveshjes” dhe kanë frikë se një ditë do të zgjohen në mëngjes dhe të shohin se si është arritur një marrëveshje dhe të jenë para aktit të kryer.

E nuk janë të paktë ata që druajnë se do të jetë BE-ja ajo që do ta paguajë çmimin kryesor për ndonjë zgjidhje të gabuar, e cila do të krijonte më shumë problem sesa do t’i zgjidhte. E si “e rrezikshme” konsiderohet marrëveshja, e cila do të sillte deri tek ndryshimi i kufijve.

Gjermania është më e zëshmja, por nuk është e vetmja që është kundër një skenari të tillë. Është vështirë të kujtohet ndonjë periudhë kur me aq përbuzje disa burokratë të BE-së të kenë folur për qëndrimin e Gjermanisë. Sepse po mendojnë se Berlini po u prish punë”, dhe se “pse të jetë Berlini kundër nëse Prishtina dhe Beogradi vetë pranojnë”.

Në BE nuk janë të sigurt as rreth qëndrimit amerikan. Edhe pse as nga zyrtarët amerikanë është thënë se duan marrëveshje gjatë këtij viti, nuk është thënë prerë se cilën zgjidhje duan në mënyrë specifike. Nuk është e sigurt a janë “Brukseli e Washingtoni” që kërkojnë ndryshimin e kufijve apo janë Thaçi e Vuçiç që kërkojnë nga Brukseli e Washingtoni ta mbështesin këtë ide. Por duket se tash nga Zyra e Mogherinit po e kanë më të lehtë bashkëpunimin dhe koordinimin me Washingtonin sesa me Berlinin. Kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte përmendur në takim në Bruksel se në dialog duhet të përfshihet edhe Amerika, sepse Kosova po e humb besimin në BE-në, përfaqësuesja e lartë Federika Mogherini ishte zemëruar shumë. Tash, prej kur si këshilltar për siguri kombëtare ka ardhur John Bolton, dikur kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës, i cili ka shprehur gatishmëri të mbështesë edhe ndryshimin e kufijve, nga Zyra e Mogherinit duket se po punojnë me amerikanët për, siç thonë, “Izolimin e Gjermanisë”. Besojnë se në favor do t’u shkojë edhe Brexiti, i cili dobëson qëndrimin e Londrës brenda BE-së, e Britania e madhe po ashtu nuk e mbështet idenë për ndryshimin e kufijve.

Ende nuk mund të dihet me saktësi nëse ideja për ndryshimet e kufijve të Kosovës ka mbështetje më të gjerë në BE apo këtë e mbështet vetëm një grup i ngushtë rreth përfaqësueses së lartë Federika Mogherini. Një gjë mund të thuhet megjithatë me probabilitet të madh. Nëse dialogu rezulton me një marrëveshje të cilën nuk e pëlqen Gjermania, atëherë edhe Kosova edhe Serbia duhet ta dinë se do ta kenë edhe më të vështirë procesin e integrimeve në BE.

Gjermania edhe ashtu e ka fjalën kryesore në procesin e zgjerimit të BE-së. Gjermania ka insistuar që në kornizën negociuese të BE-së për negociatat me Serbinë të hyjë si kusht edhe “normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Kosovën, përfshirë edhe përmes një dokumenti ligjërisht obligues”. Sikur të mos ishte Gjermania ky kusht nuk do të futej fare. Gjermania më së shumti insiston në matjen e saktë të përmbushjes së kritereve nga ana e Serbisë në procesin e negociatave para hapjes apo mbylljes së secilit kapitull. Pra, Gjermania më shumë se cilido vend tjetër i BE-së dikton dinamikën e procesit të zgjerimit. Prandaj do të ishte naive për Kosovën dhe Serbinë të besojnë se mund të avancojnë gjasat e tyre për integrim në BE duke arritur një marrëveshje kundër vullnetit të Gjermanisë. Siç u shpreh një diplomat i një shteti anëtar të BE-së: “Nëse dikush beson se mund të avancojë drejt BE-së me ndihmën e Trumpit dhe Rusisë, kundër vullnetit të Gjermanisë, atëherë me fat!”.

Procesi i integrimit të Serbisë në BE është shumë i ngadalshëm. Për më shumë se gjashtë vjet kanë hapur vetëm 16 nga 35 kapituj negociues, ndërsa kanë mbyllur vetëm dy. Kosova nuk e ka bërë as hapin e parë në këtë drejtim. Prandaj, duhet të kenë kujdes që këtë proces për to, edhe ashtu të vështirë, të mos e rëndojnë edhe më me ndonjë marrëveshje e cila do të hapte më shumë çështje sesa që do t’i mbyllte.

Koha.net

“Penda e mendimtarit E.Th.Palotha”, Rama ironizon deputetin e PD-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas incidentit të sotëm, ku deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili i hodhi bojë në fytyrë. E për këtë gjest ai u përjashtuar për 10 ditë nga byroja e Kuvendit.



Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën, ndërsa shkruan: “Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”,-  shkruan Rama.

Në rrjetin social, “Facebook”, numri një i Qeverisë thekson: “Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”.

 

TIRANA OSE KRYEQYTETI ME HISTORI TE FALSIFIKUAR – Nga Ndoc Selimi

(Me rastin e 99 vjetorit te propozimit per shpallje Kryeqytet)

 

Emri i kryeqytetit të Shqiperisë Tiranë vazhdon të interpretohet me shtrembërime e gabime të mëdha të realitet historik.
Për fat të keq edhe në literaturen europiane e më andej deri në periudhën e tanishme qytetin e Tiranës e njeh një qytet që qenka themeluar nga një shqiptar i turqizuar i quajtur Sulejman Pash Bargjini prej Mulleti. Si depertoi në literaturën europiane ky version historik për themelimin e Tiranës?. Edith Durham, pasi njihet me historinë e këtij qyteti, që ia serviren vendasit thotë: “Tirana është themeluar me 1600 nga një bej i pasur, i cili i vuri këtë emër për kujtim të një fitoreje të turqëve në Teheran të Persisë.” ( E.Durham “Brenga e Ballkanit” Tirane, 1991, fq. 92). Sipas kësaj servirje emri Tiranë na del i ardhur prej Irani si derivat i këtij qyteti, gjë që është absurde dhe plotësisht e pa vertetë. I njejti shpjegim është shkruar edhe te “Enciklopedia Europiane”, botimi italisht, ku thuhet: ” Tirane da Teheran, nome che le diede, quando la fondo al principio del secolo XVII, il generale turco Suleyman Pascià…”( Tirane prej Teheran, emen qe thuhet i eshte vene kur e themeloi princi i shekullit XVII, gjenerali turk Sulejman Pasha.) (“Albania ” botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Enciklopedia e popujve te Eropes, 1965 fq, 390.)
Gjithashtu deri në ditët e sotme i mëshohet një legjende tjetër sikur në bregun e Lanës po “tirej ranë” si me thanë po hedh ranë, gjë që edhe kjo nuk ka asnjë bazë shkencore. Pa themel me duket edhe interpretimi tjetër sikur ky vend u popullua prej të ardhurve nga malet e spjegohet me “të ranët” te zbriturit në fushë.
Së fundi është hedhur edhe një ide tjetër, që toponimi Tiranë vjen prej një kalaje me emrin Trikan të permendur nga Prokop (shek VI), që shkruesit e tanishem e lidhin me Tyros që në greqisht do të thotë bylmet (Theranda), që mund të ketë nje lidhje me toponimin Tiranë.
Le ti japim disa ide ma të kjarta këtij toponimi duke u nis nga literatura jonë dhe ajo botërore.
E quajmë të pamundur që emri Tiranë të jetë pagëzuar nga S.P.Bargjini, pra të jetë huazuar prej emrit Teheran, sepse Tirana ka një histori shumë më të lashtë. Neqoftëse është e vertetë se jeniçeri S.Bargjini u kthue në shekullin e XVII në vendlindjen e tij si pasha turk dhe bëri disa ndertime, ky fakt nuk dëshmon asgjë për themelimin e qytetit. Emrin Tiranë e permendë Marin Barleti mbi 14 herë të “Historia e Skenderbeut” (Infobotues, Tirane, 2005) qysh në shekullin e XV duke evidentuar faktin se kishte dy Tirana; e Madhja dhe e Vogëla.(shiko faqet 28,32, 47, 214, 217, 220, 231, 234, 250, …e deri te 480.).
Po kështu edhe F.S.Noli në vepren e tij “Historia e Skenderbeut” thote: “Fortesat e Gjon Kastriotit qenë Kruja, e cila ishte kryeqytet i principates, Petrella afer Tiranes, Petralba…” (Noli vep. 4, Akademia e shkencave , Instituti i Gjuhesise e Letrsise, Tirane 1989, fq 69). Në faqen 109 te po kësaj vepre thuhet: “Skenderbeu …sapo mori lajmin qe Ali Pasha po afrohej , mblodhi ushtrinë e doli ne fushë..pranë Kasharit një fshati afër Tiranës Vogël…” dhe në shpjegim Noli vazhdon : “ Tirana e vogël ishte afër Krujës. Në këtë vend lindi Justiniani , perandori roman i Bizantit, i cili ndërtoi afro 20 kishë , në Shqiperi të Mesme” (po aty fq. 107).
Sipas Biemmi, cituar nga Kristo Frasheri thotë: “Ushtria turke e tërhoqi rrethimin në Fushen e Tiranës, tetë milje larg Krujës…” dhe Biemi vazhdon se Skenderbeu kaloi në rivist ushtrinë e tij pranë Kasharit, fshat i Tiranës Vogël “Presso Cassar vilagggio di Tirana minore”. (K.Frasheri “Historia e Tiranës” vol. I Toena, fq. 63)
Në rranzë të Dajtit, në anën e majtë të lumit dhe Grykës së Tujanit ngrihet një kala me të njëjtin emër, Kalaja e Tujanit, që sipas studiuseve i takon shekullit të IV para Krishtit dhe ishte si një portë hyrëse për koridorin Durrës – Tiranë – Dibër.
Duke shtjelluar toponimin Tujan na çon deri në kohën e etruskëve dhe sipas “Dizionario Illustrato della Civiltà Etrusca” të Mauro Cristofani, fq. 304 thuhet: “Është një hyjni etruske e barabartë me Afroditë greke e Venere romake. Mund të ketë edhe një rrenjë paraelene e quajtur “tyrannos” dhe “Tiranno”(që vertetesisht ka prejardhje ilire, shen. im) dhe sinjifikohet si thjeshtë me “signora” “zonjë”.
Kjo hyjni është nderuar qysh 480 vjet para Krishtit dhe ka pasë një përhapje të jashtëzakonëshme në Iliri e gjetk duke krijuar edhe kult. Këtë e vertetojnë edhe shumica e kishave me këtë emër. Jo rastësisht një e teta e kishave të vendit tonë kanë marrë emrin e Venerandes , që në popull është e Shëna Premtes (Prendes) e deri te emri i përgjitheshëm europian e me andej Ana (Anna).
Po kështu këtë emër e gëzon edhe dita e pestë e javës (venerdì, dita e venerandes te latinet) dhe e premte ( e prende, gegnisht) te ne shqiptarët. Tujan ose Turan është hyjni e dashurisë dhe e pjellorisë dhe ishte e martuar me Laran, çuditërisht me një afrimitet me Lana (lumi që përshkon Tiranën).
Duke u njohur me toponimet dhe objektet mbrojtese dhe të kultit që mbështjellin Tiranën dhe rrethojat dalim në konkluzon se ky qytet e meriton plotesisht emrin “Zonjë” (sinjora) dhe mosha e kësaj zonje është mbi dymijë vjeçare.
Perveç vendit të begatë fushor të lënë nga një gji deti prehistorik, Tiranën e rrethojnë mbi dymbedhjëtë kalà mbrojtëse si Kalaja e Ndroqit, e Petrelës, e Tujanit, e Prezës, e Lalmit, e Dorësit, e Dajtit, e Presqopit, e Shën Gjergjit, e Berzhitës, e Priskës, e Tiranës etj. (që i takojnë shek VI të kohës Justinianit I ) e deri te Kalaja e Krujës ( “qe ndodhet perball Tiranës Vogël” – thotë Barleti).
Tirana dhe rrethinat e saj janë të mbushur me emra shënjtorësh të krishterë dhe bëhet dëshmitare e përqafimit të fesë së Krishtit menjëherë pas shpalljës zyrtare të kësaj feje. Kështu kemi fshatrat Shën Pal, Shën Mëri, Shën Gjergj, Shën Gjin, Përroi i Shën Mëhillit, qafë Kishë, Shën Ndoi i madh dhe Shën Ndoi i Vogël (dy maja shkëmbinjësh), qafë Shmark, Fushë Kishë, kisha Shalqize (Lunder) si dhe mozaiku i Tiranës me vlera të mëdha historiko – arkeologjike në Shqipëri e më andej.
Si më e përmendura kishë është ajo e Shën Mërisë në Brar që datohet e vitit 1201. Në këtë kishë gjatë gërmimeve është gjetur një varr me pesë harqe që i takon pjestarëve të një familje me një epitaf dhe mbiemrin Sguro.
Të pesë harqet kanë nga një kryq dhe përfaqesojnë pesë të vdekurit e familjes, ku e sqaron edhe epitafi në greqisht që thotë: “Kujto o Zot shërbetorin tënd sevastin Mihal Sguron me bashkëshorten e fëmijët”. Këtu ndodhen edhe 8 varre të tjerë të besimit katolikë dhe sipas specialisteve Tirana ka vazhduar me këtë rit fetar deri në shekullin e XV, kur fillon konvertimi i banorëve të saj në fe tjeter.
Mësuam se ky objekt i një rëndesie të veçantë u shketërrua këtë vit nga punimet ndërtuese të eskavatorëve.
Pukevil na bën të ditur se “Justiniani rindertoi Tyranen, Aulonen, Musionin” dhe me poshtë në spjegimin që u bën thotë “Tyrana – Turkana, fortesë në Epirin e Ri” (Pukevil, “Udhëtime”vell. 1, fq 373)
Në testamentin që Gjon Muzaka u le të bijëve në vitin 1510 thotë: ”Karl Topia ishte zot i dy Shkurive, i Fizines dhe Plevishtit në Taransen e Vogël, Kanabi, Forka..”(pra Tirana e Vogël, Krraba dhe Farka). (Emanuelo Polito, “I Musachi di Berat” Muzakajt e Beratit, Paris – Lecce – Pergola Mansavium, 1996, fq 126).
Në realicionin e vitit 1570 një autor anonim venedikas shkruan: “…fushat e Tiranes, që ndodhen midis kështjellës së Petrelës dhe qytetit të Krujës”. (…le pianure della Tirana, che sono fra il castello di Passrella e la citta di Croia) sipas I.Zamputit “Dokumente te shekujve XV – XVI per historinë e Shqiperisë” vëll I, Tiranë, 1989.
Në vitin 1431 – 32 bëhen disa regjistrime prone nga venecianet dhe rezulton se Tirana kishte 60 qendra të banuara, 1000 shtëpi dhe 7 300 banorë. Po ashtu në regjistrin e kadastres turke të vitit 1583 , treva e Tiranës rezulton me 110 qendra banimi, 2900 shtëpi dhe 20 000 banorë.
Të gjitha këto statistika dhe të tjera që ekzistojnë, por mungojnë në këtë shkrim, u takojnë viteve para 1614, që na serviren si themelimi i qytetit të Tiranës.
Duke u kthyer te Sulejman Pashë Bargjini rrezulton se ai në shek. e XVI kishte shkuar jeniçer në ushtrinë turke, arriti gradë madhore deri te Pashà dhe me vonë kthehet në vendlindjen e tij Mullet (o fshatin Bargjin afër Tiranës, që tani nuk është më). Në këtë vit më 1614, u jep parat një grupi tregtarësh tiranas për të ndertuar po në Tiranë një xhami, një furrë dhe një hamam.
Sami Frashëri në Enciklopedinë osmane (jo shqiptare) të Shkencës se Përgjithëshme thuhet se objektët e ndërtuara prej tij (S.P.Bargjinit, shen i aut) “si një trashegimi përkujtimore e historisë së Tiranës” (Saimir Lolja artikull “Tirana e lashtë dhe përvjetorët e tij si kryeqytet”, 02/ 2014)
Këto statistika flasin për një popullim të mjaftueshëm edhe për një qytet para se të vinte Pasha Bargjini dhe ndertimi i këtyre objektëve nga ana e tij u bë për shkak se kishte popullim Tirana. Ky nuk dëshmon asgjë për themelimin e Tiranës si qytet. Përkundrazi. Fakti se ai paratë për ndërtime ua dha tregtarëve flet me se miri për ekzistencën e mirëfilltë të qytetit, të cilit tani iu shtuan tre objekte që nuk i kishte më parë. Pas mbarimit të këtyre objekteve mund të flitet për një qytet me dizenjë osmane me xhami e hamam. Në anën tjetër nuk ka asnjë të dhënë dokumentare që tregon për ndonjë inagurim o meting se u themelua qyteti i Tiranës etj.
Sulejman Pashë Bargjini me një mbiemër kristian, tregon që i përkiste dikur ashtu si gjithë rajoni besimit të krishterë, por që e kishte braktisë përballë raprezaljeve turke kundër shqiptarëve si vrasjëve , konvertimeve dhe kryesisht deportimeve me forcë. Populli ishte i pafuqishëm te kundërshtone pushtuesin dhe në fund u detyrua ti nënshtrohet fatit . Viti 1595, sipas dokumentave, flet për një shifer shumë të lartë , e cila shkon deri në 200 000 femijë që u morën për tu rekrutuar në trupat jeniçere në luftën e Persisë. Kësaj masakre, siç duket, nuk i ka shpëtuar as djali i ri me emër të konvertuar në Sulejman.
Pashaj Sulejman është një tjetër shëmbull i mijëra shqiptaro – arbërorë, që mbas vdekjës së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, bënë grada në oborrin e Sulltanit o nëpër gardat ushtarake turke duke i shërbyer shtetit osman si trupë dhe si fe. Një pjesë e tyre duke harruar prejardhjën shqiptare e duke mohuar fe e atdhe u rreshtuan në krahun e pushtuesit të vendit tyre e bënë shumë ekspedita në krye të forcave osmane për të nënshtruar popullin e tyre shqiptarë, masakruar e pushtuar atë.
Ndryshe nga figurat e tjera me prejardhje ilire të perendorisë romake si imperatorë të shtetit romak, të cilët bënë ndertime, përkrahën dhe ndihmuan njëri – tjetrin në karrierat imperatoriale duke i dhënë fytyren europiane viseve ilire, këtë gjë nuk mund ta themi për karreristet anadollakë me origjinë shqiptare, të cilët kombit të tyre i sollën vetëm të zeza.
Jeniçeri Sulejman me gradën e pashës nuk u kujtua të hapte një shkollë, të ndërtonte një rrugë, por solli xhaminë, kultin dhe edukatën fetare turke në zemër të Shqiperisë për ta tjetersuar identitetin e saj. Dhe 400 vjet me vonë për këtë sherbim shteti ynë sot i bën përmendore, i thurë lëvdata, i atribon themelimin e Tiranës e aq me tepër zhbejnë historinë duke i ndërruar emrin Tiranës Ilire me Teheranin aziatik.
Në vazhdim të disa të dhëneve po mundohemi të tregojmë në stil telegrafik ritet e ngadalëshme të ecjës së qytetit tashmë gjysëm anadollak në kohën e mëpastajme.
Dy shekuj më vonë, Tiranen e sundojnë Toptanët të ardhur nga Kruja.
Më 1780 ndërtohet kisha e Shën Prokopit dhe 9 vjet më vonë nis punimet xhamija në qendër e financuar nga Et’hem Beu e përfundon me 1821 .
Kulla e sahatit ndërtohet me 1830 dhe është e lartë 35 m.
Ndër lagjet më të vjetra të Tiranës janë lagja e Pazarit dhe Bami. Vite ma parë kjo lagje është quajtur “Vorri i Bamit”, që është varri i Ibrahim Kokonozit, por në të folmen tiranese është quajt Bim e pastaj Bam.
Sipas statistikave Tirana si qytet me 1703 kishte 4000 frymë, me 1909 kishte 15.000 frymë, me 1938 kishte 38.000, me 1945 kishte 60.000 frymë.
Theksojmë se popullimi i Tiranës është bërë sipas përiudhave të sundimtareve jo tiranas të këtij qyteti e krejt vendit. Toptani solli në Tiranë krutanë e zonën përreth, Mbreti Zog solli dibranët e matjanët, E Hoxha e komunizmi sollën gjithë jugun dhe së fundi ndërrimi i sistemeve solli malësoret e te gjitha krahinave, ku sistemi i mëpareshem nuk lejonte levizjën e lirë të popullsisë. Sot Tirana gëzon 830.000 banorë.
Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperisë më 8 shkurt 1920, sipas vëndimeve të kongresit Lushnjës dhe merr statusin përfundimtar me 31 dhjetor 1925.
Deri në kohën e pushtimit italian dhe koncsioneve të dhëna këtij shteti, Tirana kishte ritmin e zhvillimit shumë të ngadalshëm. Ndërtimet moderne italiane që shihen sot e kësaj dite u takojnë marrëveshtjeve me Italinë dhe kjo e fundit jo se do të bënte një qytet modern shqiptar, por i interesonte për idenë e një bashkimi të mundëshem e aneksimit të saj më vonë.
Më 17 nëntor të vitit 1944 forcat partizane hynë në Tiranë duke zhvilluar dy ditë beteja me gjermanët në ikje e sipër, ku morën pjesë brigada e parë e katërta dhe e gjashta.
Tirana është i vetmi kryeqytet i Europës lindore e juglindore që nuk u ndihmua nga ushtria e kuqe për tu çliruar, por për fatin e zi te kombit tonë, më pas u inkuadrua në kampin komunist.
Në fund shtojmë se historianëve tanë dhe shkencës sonë shqiptare i bie detyrë urgjente të inicojnë përmes ndërhyrjeve në institucinet përkatëse që te bëhën korigjimet e nevojëshme për sa i përket shpjegimit të drejtë të prejardhjës së emrit të Tiranës, për heqjën përfundimtare nga “Enciklopedia Europiane” e çfardo lidhje me Teheranin dhe vënjen e identitetit te iliro – shqiptareve dhe qytetit mijëravjeçarë të Tiranës në vendin që i takon sipas të vertetes historike.

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë – Nga Artur Zheji

Ramushi, për fat Kryeministër i Kosovës në këto kohë të vështira, nuk është as “kosovar”, as mysliman e as i krishterë, as malësor e as fusharak, as nga Puka si origjinë e as nga Deçani si vendlindje, por, si edhe e nënvizon herë pas here, ai është para së gjithash: Shqiptar.
Dhe dukshëm një shqiptar i mirë, që paralajmëron të veshë “çizmet” nëse duhet, që ka përballuar disa herë Hagën, apo arrestimet e pabesa, por pa u thyer.
Në këtë periudhë, ku skenarët gjeopolitikë, nuk dihet se ku gatuhen dhe nuk dihet ende se sa të helmuar janë, qënia e tij kryeministër i Kosovës, është e vetmja garanci e mirëfilltë gjeopolitike, që shqiptarët kanë sot, në Prishtinë dhe në Tiranë.
Dikush që e do, i thërret “Rambo”, dikush tjetër që nuk e do, sja pëlqen të folmen prej malsori, me fjalë të prera dhe me muzikalitet të ashpër dhe me kënde të palatuara të frazës, porse, sot, në Tiranë apo Prishtinë, duhen burra që ruajnë themelet, dhe ai, Ramushi, këtë di ta bëjë më së miri dhe më qartësisht se askush.
Sepse sot ka rëndësi e vërteta e ardhmërisë së Kosovës, që janë thelbësore edhe për Shqipërinë gjeografike edhe për Tiranën zyrtare, që ka ngecur në llucën e paqartësisë dhe të amatorizmit politik e gjeopolitik mbi të gjitha.
Hashim Thaçi sot, është një orator, ndoshta më fjalëbukur se Ramushi, por priret, nga intervista në intervistë, të thotë gjithmonë e më pak, se çfarë mendon në të vërtetë. Atëhere përse intervsitohet kaq shpesh?
Për të thënë apo për të mosthënë?
Për të na mbushur mendjen se është i logjikshëm, për të na bindur se humbësi i madh i Luftës së Kosovës, 1998-99, Serbia, ka të drejtë ti vendosë kushte Fitimtarëve?

Nuk kam guxuar të mendoj mbrapsht për Hashim Thaçin, dhe personalisht vijoj ta ruaj në etiketime Presidentin e Kosovës, por duhet thënë se sot për sot, Ramush Haradinaj, është garancia e shqipëtarëve dhe e amerikanëve, në të dy anët e kufirit Kosovë – Shqipëri.

Tanimë, të mirat dhe të këqiat që mund të ndodhin në njerën prej “Shqipërive”, janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe moskultura gjeopolitike e kryeministrit të Tiranës, nuk mbushet dot, me dijenitë e gjera të Baton Haxhiut në darka me verë e biseda, sepse lypsen akte politike.
Të cilat akte, qëndrueshmëria dhe qartësia e Ramushit, i ka nxjerrë krejtësisht në dritën e Diellit, thjeshtë, shumë qartë e kuptueshëm dhe me përgjegjësi historike.
Sepse Fitimtarët e Luftës në tokën e përgjakur të Kosovës, nuk mund të shndërrohen në humbësit me kostum shik e papjon, në tryezat prej druri të shtrenjtë are të bisedimeve, me kushte e diktat.
Gjermania humbi në luftën e dytë botërore 30-40% të territoreve të Gjermanisë së para luftës, të banuara 90% me gjermanë etnikë dhe kurrë ska ngritur pretendime pas 74 vite lufte. Serbia, mbush 20 vite që ka humbur edhe Luftën e Kosovës, etnikisht dhe historikisht 90% e banuar nga shqiptarë dhe sot, ja mbrrin të kërcënojë me mosnjohje të Kosovës. Ekuacioni është ndryshe, Serbia është e detyruar të njohë Kosovën, që të hyjë në Bashkimin Europian, përse duhet t’ja lejojnë shqiptarët këtë gjë?
Në emër të kujt interesi?!
Le të mos e njohë kurrë Kosovën dhe le të mbetet jashtë BE-së, nëse vijon të jetë arrogante dhe kokëfortë! Punë për të! Shqiptarët ja kanë dhënë dorë për së tepërmi dhe mjaft herë.
Prandaj dhe është e rëndësishme që Ramushi të qëndrojë dhe bota intelektuale mbarëshqiptare, e ka mision ta mbështesë, si qëndrestar gjeopolitik dhe përtej politikave lokale të intersave të vogla, në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.

/360grade.al

Luigi Soreca për DW: Manifestim paqësor, jo dhunë më 16 shkurt

Ambasadori i BE në Tiranë bën apel ekskluziv në Deutsche Welle për zhvillimin e një manifestimi paqësor në demonstratën e 16 Shkurtit në Tiranë. Mendoni për të ardhmen, thotë ai.

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se të shtunën (16.02.2019) do të zhvillojë në Tiranë një protestë masive me sloganin ”Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”, me protestues nga i gjithë vendi. Sipas pohimeve publike pritshmëritë e opozitës nga rezultati i protestës janë largimi i kryeministrit Rama dhe formimi i një qeverie kalimtare që “do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka informacione që në protestë do të marrin pjesë edhe individë që mund të kryejnë akte dhune. Në këtë kontekst vëmendja e BE dhe e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri që protesta të jetë paqësore është maksimale.

Soreca thirrje për të gjitha palët e përfshira

Deutsche Welle në Tiranë pyeti Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, për domethënien e protestës dhe mesazhin e tij, në prag të zhvillimit të saj. “Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.” theksoi ambasadori Soreca.

Albanien: Massenproteste in Tirana (picture-alliance/H. Pustina)

Protesta masive u organizuan nga opozita edhe më 26 Maj 2018

Ai i tha DW se “nga deklaratat më të fundit të organizatorëve, kuptohet që ata duan të sigurojnë që do të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që siguria e qytetarëve të përfshirë të jetë e garantuar. Ky është lajm i mirë dhe shpresoj që të gjitha palët e përfshira do ta respektojnë”.

Flisni pa dhunë, mesazhi juaj do të dëgjohet

Thirrja e BE për të shmangur incidentet e dhunës në protestën e të shtunës (16.02.) vjen kur opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, rënien e qeverisë së tij, formimin e një qeverie kalimtare me akademikë, për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sipas opozitës qeveria Rama nuk mund t’i garantojë. Opozita akuzon qeverinë Rama se është e lidhur me krimin dhe ka fituar mandatin e saj të dytë, në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, me vota të vjedhura në Dibër, Lezhë, Durrës dhe Kavajë, bazuar në përgjimet e publikuara telefonike të prokurorisë. I pyetur nga DW për gjasat që palët të bëjnë ҫmos për të shmangur dhunën, ambasadori Soreca theksoi: “Mendoj që të gjithë e duan Shqipërinë dhe të ardhmen. Dhuna nuk do t’i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Dhuna nuk ndihmon në përçimin e mesazhit. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet.”

Masa të rrepta për shmangien e destabilitetit

Për të shmangur dhunën dhe destabilitetin e vendit, si pasojë e saj, policia është ngritur në këmbë. Albert Dervishaj, Drejtori  i Rendit, në Policinë e Shtetit, u bëri një apel publik  protestuesve që të ruajnë gjakftohtësinë gjatë zhvillimit të protestës. “Policia e Shtetit është duke u organizuar për mbarëvajtjen e tubimit duke bashkëpunuar me struktura brenda dhe jashtë vendit, me misionet policore të BE që janë në Shqipëri, me të cilat shkëmbejmë informacione. Ka indicie që individë të veçantë mund të tentojnë të kryejnë akte dhune. Thirrja ime si zyrtar i policisë është që secila palë të ruajë gjakftohtësinë. Policia do përpiqet të jetë garante e sigurisë. Nëse protesta përshkallëzohet do të veprohet në bazë të ligjit.”

Shqetësimi për shkarje të situatës drejt destabilitetit është i bazuar në precedentë të trazirave dhe dhunës në protestat e opozitës së djathtë në 1998 dhe asaj të majtë në vitin 2011, ku u vranë 4 protestues që nuk kishin armë. Prandaj protesta e 16 shkurtit do të jetë një test për shpresat e zgjedhjeve të qershorit.

Gazeta e Hitlerit: Shqipëria, komb i fortë. Ç’shkruhej për vendin nën Monarkinë e Zogut (fotot)

Në fillimin e viteve ’30-të, kur regjimi Monarkisë së Zogut po bënte hapat e parë drejt zhvillimit të ekonomisë së vendit, mjaft gazeta të shteteve të ndryshme të botës si: “Diplomaten Zeitung”, “Der Tag”, dhe “Volkische Beobaschter”, të Berlinit, “Neue Wiener Tagbiatt”, e Vienës, “Algemein Handelsblatt” e Amsterdamit, “Grazer Tagespost”, e Çikagos, etj, i kushtuan faqe të tëra Shqipërisë, duke publikuar resurset natyrore e turistike, e deri tek gërmimet arkeologjike dhe historinë saj të lashtë

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Reformat e mëdha radikale që ndërrmori regjimi i Monarkisë së Zogut në fillimin e viteve ’30-të për zhvillimin me ritme sa më të shpejta të ekonomisë së vendit, me qëllim për ta nxjerrë atë nga një prapambetje e thellë ku ndodhej, duke aplikuar dhe përshtatur së pari një legjislacion modern për kohën, (të huazuar nga shtetet e zhvilluara të Perëndimit), bënë të mundur që në Shqipëri të futeshin jo vetëm mjaft investitorë e banka të huaja, por dhe në drejtim të saj të vërshonin një numër i madh kapitalesh, dhe tregtia e jashtmëme të ndiente një rritje të paparë ndonjëherë. Të gjitha këto i dhanë automatikisht impulse zhvillimi ekonomisë së vendit, sidomos në fushën e tregtisë, bujqësisë dhe blegtorisë.

Krahas kësaj, qeveritë e Monarkisë së Zogut, i dhanë një prioritet të madh edhe zhvillimit kulturor të vendit, duke u përqëndruar kryesisht në gërmimet dhe zbulimet e shumta arkeologjike që fshiheshin në thellësitë e nëtokës tonë. Të cilat u realizuan nga ekspedita të huaja (siç ishte ajo franceze e drejtuar nga Leon Rey), me një punë të admirueshme disavjeçare. Në këtë kontekst të zhvillimit të vendit, Shqipëria e fillim viteve ’30-të, u bë objekt dhe hyri në fokusin e mjaft gazetave dhe revistave nga më presigjozet e vëndeve të ndryshme të botës, si: “Diplomaten Zeitung”, “Der Tag”, dhe “Volkische Beobaschter”, të Berlinit, “Neue Wiener Tagbiatt”, e Vienës, “Algemein Handelsblatt” e Amsterdamit, “Grazer Tagespost”, e Çikagos, etj, të cilat i kushtuan asaj faqe të tëra me reportazhe, komente, kronika dhe analiza. Shumë nga këta artikuj, të cilat i mblodhi dhe i botoi në disa shkrime të veçanta, miku i Shqipërisë, publicisti austriak, Leo Aleksandër Freundilich, u përkthyen dhe u publikuan edhe në shtypin shqiptar të atyre viteve. Një prej të cilave ishte dhe gazeta “BESA” e Tiranës, (me botues Fiqri Rusin) që botoi disa prej shkrimeve të tij. Nga ato artikuj të kësaj gazete ne kemi përzgjedhur këto që po botojmë në këtë shkrim, duke i qëndruar besnik, gjuhës së shkruar të asaj kohe, pa i bërë asnjë ndryshim.

“Ç’shkruan shtypi i huaj për Shqipërinë”?

Me kënaqsi mund të shënohet se shtypi i huaj sa po vjen aq më shumë po merret me Shqipërinë dhe me zhvillimin e saj. Nje tok botime me rëndësi të fletoreve te shquara njoftojne se zhvillimi i Shqipërisë, tendencat e saj politike, si dhe lufta e saj per nje jete me te mire e më të përparuar jane me vënd. Duke marrë parasysh ngushticën e vendit, ne ketu po ribotojmë vetëm një pjesë të vogël të këtyre botimeve për Shqipërinë, dhe ketë gjë po e bëjmë me një mënyrë fare të shkurtër. Disa shprehje shtypi që po përmënd këtu, vlejnë të ribotohen tërsisht edhe në shtypin shqiptar.

Gazeta “Diplomaten Zeitung”: Zogu bëri shtet kompakt

Pikë së pari të përmëndim artikullin e Aleksandër Brauerit, që u botua më 31 janar në Nr. 79 të fletores “Diplomaten Zeitung” të Berlinit mbi Lartëmadhërinë e tij, Zogu i Parë, Mbret I Shqiptarëve. Përpara të gjithave ky artikull përcakton se Piktura e karakterit të të N. M. T. Mbretit, është vizatuar me shkronja t’arta në historinë e Shqipërisë: “Mbret asht ay i vetmi i kombit shqiptar, Shpëtimtar i shtetit shqiptar nga grindjet e damshme të partive të ndryshme. Prijsi i Shqipërisë për një kulturë më të lartë e për një të ardhme më të lumtur”. Simbas një përshkrimi historik të jetës e të veprave të N. M. T. Mbretit Zog i I në ngrehjen e shtetit shqiptar, autori thotë se vepra e N. M. T. Mbretit Zogu i I nuk shtrohet aspak në përparimin material dhe në reformat me randësi shtetnore dhe shoqërore, megjith që nuk munt të quhen aq të mbëdhaja për një vënt që nuk është aq i pasur nga burimet e t’ardhurave, dhe në kohën e një krize ekonomike e cila edhe shtetet pasanike po i trondit nga themelet.

Merita më e madhe e Mbretit Zog, është që prej një populli të ndarë e të përçarë në bargje dhe nëpër partira, dijti të bënte një komb kompakt e të bashkuar, me një ndërgjegjie shtetnore e me nje ndjenjë kombëtare; që njohu në kohën e duhur rëndësinë e madhe të stërvitjes kombëtare e të disiplinuar të rinisë shqiptare…Ky artikull që përfshin një faqe e gjysëm gazete, dhe që mban mbi krye portretin e N. M. T. Mbretit, përfundon me këto fjalë: “Kombi shqiptar,-më i vjetri i ujdhezës ballkanike-e ka ruajtur, si fare pak kombe të tjerë, ndjenjën e kombësisë së tij nga valët e shkumbëzsuara t’harrimit të popujve, nga vështirësitë e mijvjetorëve, nga sundimi i huaj shekullor, dhe epokën e rilindjes kombëtare e drejton plot fuqi dhe vullnet Zog i I Mbret i Shqiptarëve”.

“Volkische Beobaschter”, e Hitlerit: Shqipëria komb i fortë

Përshtypje të veçantë ka bërë edhe një artikull tjetër mbi Shqipërinë, i cili u botua më 24 janar 1934 në një nga fletoret më me influencë të qeverisë së sotme gjermane, në “Volkische Beobaschter”, organ personal i kancelarit Adolf Hitler. Ky artikull, që është jashtë masës interesant, merret imtësisht me kohën e kaluar dhe me historinë e re të Shqipërisë. Përshkruan hollësisht vështirësitë e krijimit të shtetit të ri dhe pastaj shton: “Me gjithë këto vështirësi të panumërta, sot mbas njëzet vjet tronditje dhe stuhije, Shqipëria është një shtet kombëtar, i forcuar në vetvete, dhe është gati të mbrojë pavarsinë politike vetë me duart e tij”. Pastaj rrëfen rolin që kanë luajtur shqiptarët në qeverinë turke dhe thotë: “Sado malsorët shqiptarë gjysëm sovranë vazhdonin në kryengritjet e tyre t’ë egërta e t’ë gjakshme kundër sundimit të Sulltanit, prapë se prap shqiptarët qenë të lirë të futeshin në nënpunësirat më të larta të qeverisë Osmane. Me gjithë këtë, bota nuk dinte që shqiptarët janë një popull i vjetër i Evropës, që si komb kanë kufi të caktuara me Sllavët dhe me Grekrit, dhe që kondra valëve të popujve që janë derdhur në vendin e tyre, i kanë ruajtur gjer më sot e këtë ditë”. Duke bërë fjalë prej ndërrimeve të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, që janë bërë në këto vjetët e fundit, artikulli thekson rolin e N. M. T. Mbretit. Ky thotë se N. M. T. Mbreti që kur qe ministër dhe kryeministër, dinte të drejtonte gjithë politikën e vendit të tij me një zotësi të madhe, dhe di të mbajë rregulle qetësi. Rastësisht artikulli nxjerr në shesh zotësinë e jashtëzakonëshme të një burrë shteti, të cilën N. M. T. Mbreti e rrëfeu në çashtjen e politikës së jashtme, dhe në fund shton: “Prijsi i Kombit që ka vetëdije të plotë të qëllimit të tij, në krijimin e shtetit shqiptar ka punuar me mish e me shpirt, dhe se indipendenca kombëtare e Shqipërisë është për të gjeja me e shenjtë dhe më e shtrenjtë”.

“Gjenerali i Shtatmadhorisë austro-hungareze për Shqipërinë”

Jo më pak përshtypje ka bërë një artikull tjetër i gjerë prej pothuaj prej katërqind rradhësh, të cilën e botoi Kryetari i Shtatmadhorisë austro-hungareze, Gjeneral-koloneli, Baron Arthur Arz Von Strauensburg, më 28 janar në krye të fletores më me rëndësi t’Ungarisë, “Pester Lloyd”. Ky artikull që përmbante titullin “Mbretnia Shqyptare” e kujton se përpara njëzet vjetëve në Shqipëri muhamedanët dhe të krishterët, bashkërisht mbanin Gahnën (flamurin me stemën e Kastriotëve, shënimi ynë) e Skënderbeut dhe njoftonin se këtej e tutje populli shqiptar do të jetë i lirë, vëtëurdhëronjës dhe i pavarur. Por për t’ja arritur lirisë së vërtetë duhesh bërë edhe një udhë shumë e gjatë e plot gjemba. Pastaj erdhi lufta. Por mbas lufte shqiptarët zunë të punonin.

Baron Arzi kallzon pastaj shfaqjen e N. M. T. Mbretit Zog në politikën e Shqipërisë, luftrat e tij për pavarsinë e saj dhe për rregullimin e qetësisë së brëndëshme. Pastaj përshkruan në një mënyrë të hollë luftën për Shqipërinë e re, tendencat e reformave dhe punën e randë për konsolidimin dhe për përparimin e Shqipërisë, të cilat u arrinë nën udhëheqjen e N. M. T. Mbretit. Më në fund Baron Arzi përment përpjekjet e shumta për ngrehjen e një blloku ballkanik, dhe e rrëfen tepër të rëndësishëm atitduen (qëndrimin zyrtar. Shënimi ynë) që do të mbajë Shqipërinë në këtë çështje.

“Gazeta ‘Der Tag’ e Berlinit për Shqipërinë”

Gazeta e madhe e Berlinit, “Dar Tag”, botonte më 7 dhjetor të këtij viti një artikull të të mirënjohturit shkrimtar politik Andre Von Kun, i cili titullohet “Shqipëria në lartësim e sipër”…Këtu autori përshkruan atitudën (qëndrimin) që kanë mbajtur përfaqësonjësit e Shqipërisë në konferencat e ndryshme të Ballkanit. Që në vitin 1931, delegati i Shqipërisë ka shfaqur dëshirë për një bashkëpunim të përzëmërt të të gjithë shteteve t’ujdhesës ballkanike, duke nderuar të drejtën e njënjësimit të të gjithë kombevet. Në kuvendin ndërballkanik që u mbajt në Tiranë, për administratën bashkiake, Kryetari i përfaqësonjësve shqiptarë, tha se një nga pengimet kryesore të paqes së përbotëshme është menduarja e ngadaltë e disa burrave të shtetit, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë dashur t’i bindeshin zhvillimet të këtyre njëzet vjetëve të fundit, dhe pasurinë e shtetarëve të varfër e kanë shkrirë për qëllime armatimi. Në konferencën e fundit në Selanik, kryetari i delegacionit shqiptar, në emrin e qeverisë së tij, u rrëfye gati të pranojë një pakt ballkanik të thjeshtë dhe jo të koklavitur.

Natyrisht se me ketë ky, nuk kuptonte formën e traktateve të sotshme në grupe, të cilët s’munt t’i sjellin as një dobi interesës së përgjithshme të shteteve të Ballkanit; por si traktate regjionale favorizojnë vetëm disa vende, dhe sigurojnë moscënimin e kufive vetëm të disa shteteve. Përkundrejt kësaj, si mbas mendimit të qeverisë shqiptare, qëllimi i një pakti ballkanik munt të jetë vetëm formimi i një blloku të përbashkët të të gjithë shteteve ballkanas, i cili në themel të së njënjësimit të pakufizuar, i bën njëjësisht ballë, çdo kërcënimi, qoftë ky nga jashtë, qoftë ky nga një prej anëtarëve të kompleksit ballkanik. Paktet e veçantë të mëparshëm munt të vërtetëoheshin në kohën e paqes, por nuk munt të ndalonin dot të rrahurat e para të topit. Vetem vullneti i sinqertë dhe i përgjithshëm i paqes munt të na sjellë shpëtimin dhe prehjen t’onë shpirtërore!

Pastaj artikulli merrte me zhvillimin politik të Shqipërisë në këto vjetët e fundit dhe thotë se Shqipëria e provoi më së miri se u zgjua nga gjumi shekullor dhe tani po i drejtohet një t’ardhme të lumtur e më e bukur. Po ky autor merret në “Neyen Zyricher Zeitung”, fletorja më e madhe e turistëve gjermanë në Zvicërr, dhe në një nga fletoret më të rëndësishme të Evropës, me rrëmimet e Butrintos dhe thotë mbi Shqipërinë: “Shqipëria ka pasë përpara një tokë mijë vjetëve qytet qytetare kulturore dhe ka qenë sqena e ngjarjeve historike. Përpara 3000 e sa vjetëve këtu rrinin stërgjyshrit e shqiptarëve të sotshëm, Illyrianët, një bark indogjerman, sundimi i të cilit zgjerohej deri tutje n’Europën qendrore, në pjesën më të madhe të Austrisë, në Baltikum, në Thungrien, si dhe pothua në tërë Ballkanin. Më vonë këtu sundonin grekërit dhe romanët, zotërinjtë e Byzancës, Hohenstafauerit, Normanët, Napoli, Venecia dhe Turqia…Asnjeri prej këtyre nuk mund të qëndronte dot. Këtu ka ndenjur vetëm populli i shqiptarëve, i cili duke zënë rrënjë dhe duke mbajtur zakone të vjetra të tij, ka rrojtur më shumë se këta të huaj gjer sa feksi dita e pavarsisë dhe e lirisë”.

“Algemein Handelsblatt’ e Amstredamit”

Më gjithë që përpara pak kohësh u zu n’gojë një numër i math botimesh interesante të shtypit evropian mbi Shqipërinë, prap tani na paraqiten një tok botime fletorare t’interesantshme për Shqipërinë, të cilat duhet të përmënden sidomos nga pikëpamja bibliografike. Në një tok botimesh t’imta, të shumta në nënfletë ose në pjesën shkencore, përsëriten lajmet e fletoreve të mbëdha mbi rezultatin e shkëlqyer të rrëmimeve në Butrinto. Këto rradhë do të dëftejmë një publikacion të math të fletores së Amsterdanmit “Algemein Handelsblatt”. Kjo fletore e madhe e përditëshme, rëndësia e së cilës i kalon kufijtë e Hollandës, bën fjalë prej historisë shumë të interesantëshme të qytetit të Butrintos, duke parashikuar njëkohësisht dhe të dhënat e Aneidës së Virgjilit. Fletorja e Basellit “Auto Touring”, organ zyrtar i klubeve të ndryshme në Zvicërr merret gjith po kështu në nënfletën e saj të titulluar “Një Trojë e dytë në Shqipëri” me këto rëmime.

Kjo fletore kallzon se Shqipëria, e cila simbas epopesë së Virgjilit, ka qenë vatra e dytë e Trojanvet t’arratisur, gjatë kaq shekujve, ka pasur fatin të shohë kaq ushtri dhe kaq sundonjës: Grekër, Romakë, Byzantinë, Hoschenstafuer, Normanë, Mbretër të Napolit, Republikën e Veneciaz dhe më në funt Turq. Po tërë këta zotërinj kanë qenë të detyruar të linin, dhe më në funt stërnipërit e Illyrianëvet, Shqiptarët u bënë zot i kësaj toke, e cila për tri mijë vjet me rradhë është vaditur me gjakun e stërgjyshërve të tyre.

“Sonntagepost’ e Çikagos: Në skenën e Aenedes në Shqipëri”

Në numrin e Kërshëndellave të “Sonntagepost”, të Chikagos , po mbi këtë objekt, u botua një artikull i math, i cili përmban titullin: “Në sqenën e Aeneidës në Shqipëri”. Edhe ky artikull bën fjalë në një mënyrë të shkoqitur prej parahistorisë së Butrintos së vjetër, i cili vete gjer në kohën e gojdhënavet, Po në këtë mënyrë rrëfen se stabilizimi i Shqipërisë nën qeverinë e Mbretit Zog i I, gjeti kushtet e para për të nxjerrë në dritë qytetet antike të Shqipërisë. Gjer më sot artikuj të këtillë janë botuar në një tok fletoresh të Gjermanisë, t’Austrisë, t’Saarës, të Çekosllavakisë, dhe të Svicrrës. Këto artikuj kanë bërë një përshtypje të madhe n’opinionin botor, dhe kemi bindje të plotë se këtej e tutje do të shtyjnë një tok turistë për të udhëtuar në Shqipëri.

“Grazer Tagespost’: Berati, stoli orientale”

“Grazer Tagespost”, më datë 29 dhjetor, në nënfletën e saj të nënshkruar prej pendës së kontit Austriak, Albrecht von Meran, me titull: “Berati, një stoli orientale”, botonte një artikull mjaft të bukur, ku autori (konte Meranit vijnë në një rradhë pas atyre të Habsburgut) që ka udhëtuar në Shqipëri dhe që ka botuar shumë artikuj mbi Shqipërinë, rrëfen me entuziazëm të madhe bukurinë e rrallë të Beratit dhe të rretheve të tij. Artikulli përmban një rrëfim të entuziazmuar dhe plot ngjyra të shkëlqyera të panoramave të këtij qyteti. Nga çdo rradhe e këtij artikulli mburon dashuria e vërtetë dh’e papërbuzur e një mikut të vërtetë të Shqipërisë, i cili është tepër mirënjojtës për tërë bukuritë që ka thithur shpirti i tij në këtë vënt.

“Neue Wiener Tagbiatt”: Bukuria e rrallë e Liqenit të Shkodrës

Eduard Erich, kishte shërbyer aty si ushtarak në Luftën e Parë Botërore

Ndërmjet shumë gazetave dhe revistave të huaja që në faqet e tyre kishin lënë një hapësirë të madhe për vëndin e shqiponjave, ishte dhe “Neue Wiener Tagbiatt”, e Vjenës, e cila nëpërmjet gjeneral-majorit, Eduard Erich, sillte në vëmëndjen e lexuesit austriak, pamjet e qytetit të Shkodrës me liqenin e saj piktoresk. Lidhur me këtë, ndërmjet të tjerash aty shkruhet: “Në fletoren “Neue Ëiener Tagbiatt”, Gjeneral-majori austriak, Eduard Erich, boton një artikull mbi “Golfin e Drinit”. Në këtë vënt autori ka qëndruar në kohën e luftës, dhe prej përshkrimit të tij kuptohet lehtë se ky e ka parë Shqipërinë me syrin e mirë e të mprehtë të një miku të natyrës. Simbas mendimit të këtij, çdo njeri që e njeh këtë vënt vetëm në mënyrë të përcipëshme, mund të formojë një bindje të gabuarshme, dhe këtë vënt mund ta mbajë për një vënt të pafrytshëm, për një shkretëtirë. Por ky vënt rrëfen se në Malin e Rencit ka parë hardhijë, ullij, fiq, si dhe shumë pemë të tjera.

Në verën e vitit 1918, këtij i kanë sjellë dy shporte me rrush të vëndit si dhuratë. Këta rrushë i kanë sjëllë në mëndje atë pjesë të Ungjillit që bën fjalë prej pemëve të atij vendi ku mburon qumësht e mjaltë. Në Rodon bahen shegë të mëdha, dhe këta ia falin udhëtarit të gjorë një rafreshkim të shijshëm. Në kaçubet që gjenden anës Malit të Rencit, ka gjetur protokolle dhe limonj. Në këtë mënyrë rrëfehet mundësia e kulturës bujqësore. Autori pastaj rrëfen bukurinë e panoramave të këtij vendi, bën fjalë prej bagëtisë së këtij vendi, si dhe prej peshqve, shtazëve t’egra dhe prej kamjes së shumtë të druve të rralla. Shumë fletore austriake botojnë një artikull, shkencor t’interesantëshme mbi Liqenin e Shkodrës. Si mbas përshkrimit topografik të liqenit, i cili në kohën e rromakëve quhesh: Lacës Labeatis, autori thotë:

“Që në kohën e lindjes së Krishtit aty ka qenë një liqen, i cili rritesh më të parën e syrit. Nga të dhënat e moçme kuptohet se aty nga 1200 dhe 1230 ky vënt është imonduar (inondata, përmbytur. Shënimi ynë) edhe veçuar nga ana e veriut, dhe që ahere është formuar ishulli Vrana etj. Pastaj artikulli merret me ngjarjet e vitit 1850 kur Drini buçiti m’atë anë të kufivet të tij dhe u bë një i Bojanës. Në lidhje me pikat hydrografike autori vërteton se tërë lugina e liqenit, e rrethuar prej maleve të Karsit, është një nga ato fusha typike, të cilat janë goditur për arsye tektonike. (Qëndrimi i zhvillimit normal i fushave me formimin e maleve të rinj). Siç duket vendi që zë sot Liqeni, në kohrat parahistorike ka qenë një fushë e përshkruar prej një lumi: dhe simbas mendimit t’autorit ky lumë i vjetër ka patur ndonjë lidhje nëndhese me detin. Mbi një numër të madh botimesh të tjera, do bëjmë fjalë në një artikull tjetër”.

Gjyqi më i madh i kokainës në Gjermani lidhet me shqiptarët, ja roli i tyre

Prokuroria e Landit në Bavari ka bërë gati aktakuzën për një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Priten rezultate dhe përparime në luftën kundër trafikut të drogës.

Ka të ngjarë që ky të jetë gjyqi më i madh i kokainës në historikun e Republikës Federale Gjermane. Prokuroria e Landshut-it ka përpiluar aktakuzën kundër tetë meshkujve. Hetuesit supozojnë se të pandehurit janë pjesë e një rrjeti kontrabandistësh që mendohet të kenë kontrabanduar në Gjermani rreth dy tonë kokainë gjatë periudhës midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018. Ata akuzohen për tregti të palejuar me lëndë narkotike. Me sa duket kanë arritur të kapin kapo të nivelit të mesëm menaxhues të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike. Kjo del në pah nga dokumentet e gjykatës, të cilat i posedojnë gazetarë të NDR-së, BR-së dhe “Süddeutsche Zeitung”.

Policia e zbuloi krimin rastësisht në shtator 2017, kur në disa supermarkete të Bavarisë së Ulët ishin dërguar kuti me banane, në të cilat punëtorët e supermarkteve kishin gjetur paketa me kokainë. Hetuesit gjurmuan itinerarin e bananeve dhe konstatuan se në depot, ku ato rrinin për t’u stazhionuar kishte pasur disa vjedhje. Në këto depo ruhen banane dhe lloje të tjera frutash prej ku ato shpërndahen në Gjermani dhe Europë. Me ndihmën e një përgjimi shumë të ndërlikuar hetuesit kishin arritur kështu të zbulonin trafikantët. Në operacionet hetuese dhe zbuluese kishin marrë pjesë deri në 500 nëpunës të policisë, doganave dhe  hetuesisë.

Bandat shqiptare vidhnin

Hetimet zbuluan se kokaina kishte hyrë në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Vjedhësit hynin më pas në depot ku ruheshin frutat dhe vidhnin aty kokainën, deri më 320 kg për çdo vjedhje.

Bandat e vjedhësve vinin enkas nga Shqipëria. Gjatë periudhës së survejimit të depove, Enti Bavarez i Kriminalistikës kishte regjistruar gjithsej tetë vjedhje në depo staxhionimi në Bavari, Hessen, Nordrajn-Vestfali dhe në landin e Zarës.  Videot e përgjimit tregojnë se disa nga vjedhësit kishin qenë të armatosur.

Grupi kontrollohej dhe drejtohej, me sa duket, nga Hamburgu, ku njëri prej të akuzuarve kryesorë, Dario L. (21 vjeç), kishte marrë një banesë me qira. Në këtë banesë hetuesit më vonë gjetën edhe fletëngarkesa për banane. L. supozohet të jetë marrë me logjistikën e bandës, kurse Klajdi D. (25 vjeç) merrej me organizimin e vjedhjeve. Udhëheqës i grupit mendohet të ketë qenë 40-vjeçari shqiptar, Alberto K. Hetuesia i kishte survejuar pjesëtarët e bandës teksa studionin depot e staxhionimit ku do të bënin vjedhjet. Veç kësaj ishin përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.

Në prill 2018 policia gjermane vendosi të kryejë goditjen e parë në mbarë Gjermaninë. U  kontrolluan apartamente banimi në Ahrensburg, Hamburg dhe Hannover, ku u gjetën dy revole dhe mbi 30 mijë euro cash. Katër anëtarë të bandës  u dënuan në dhjetorin e vitit të kaluar në Hamburg, në një gjyq më vete, pasi ishin kapur si korrierë të drogës teksa transportonin 180 kg kokainë nga Hamburgu në Holandë. Ata kanë marrë dënime me nga disa vjet burg, por prokuroria e Hamburgut ka paralajmëruar se do ta dërgojë vendimin në Apel, sepse masa e dënimit kishte qenë shumë e ulët.

Sukses i rëndësishëm për policinë gjermane

Tetë të akuzuarit në Landshut janë aktualisht në paraburgim. Procesi gjyqësor konsiderohet i veçantë edhe për faktin se ndër të akuzuarit ka edhe njerëz që kanë pasur rol drejtues. Peter Keller nga Enti i Krimeve Doganore flet për një “sukses që ka impresionuar edhe qarqet e trafikantëve”. Ishte “një rrjet vital, i cili tani është i shqetësuar për shkak të sukseseve hetimore”. Keller megjithatë pret që banda t’i zëvendësojë anëtarët e arrestuar.

Persona të tjerë që kanë të bëjnë me këtë grup, të cilët gjenden në Shqipëri, në Holandë dhe në Amerikën e Jugut, nuk janë kapur ende. Edhe në vende të tjera ka pasur gjetje kokaine në kuti bananesh që vinin nga Ekuadori, njëri syresh ka qenë në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit. Kryetari i grupit hetimor të Entit Bavarez të Kriminalistikës, Joerg Beyeser, i tha NDR-it se hetimet vazhdojnë. “Ne po përpiqemi tani që të gjejmë personat që qëndrojnë pas bandës dhe jemi duke bashkëpunuar mjaft intensivisht në nivel ndërkombëtar”, tha ai. Tani do të vendosë gjykata se kur do të fillojë procesi gjyqësor kryesor.

Mbrojtjen e të akuzuarve e ka marrë përsipër avokati Hubertus Werner. Ai tha se procesi do ta tregojë se sa  të qëndrueshme janë provat dhe se pret që procesi të jetë i gjatë dhe i komplikuar. “Mendoj se, nisur nga numri i madh i të akuzuarve dhe avokatëve, do të jetë e vështirë të sqarohet e gjithë çështja”.

Bazuar në artikullin e Benedikt Strunz, Jan Lukas Strozyk, Volkmar Kabisch (NDR), Josef Streule (BR)- ash / DW

Thirrja e Sorosit: BE të zgjohet para se të përfundojë si Bashkimi Sovjetik

George Soros ka bërë thirrje për votuesit pro Europës që të zgjohen para se kontinenti të bjerë në harresë, përpara zgjedhjeve europiane.

 

Duke shkruar në një artikull për “Marketwatch”, biznesmeni miliarder Soros tha se BE-ja do përballet me rrugën e Bashkimit Sovjetik nëse njerëzit nuk veprojnë për ta shpëtuar atë. “Europa po ecën përgjumur në harresë dhe populli i Europës duhet të zgjohet para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Soros.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Europian do të eci si Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. As udhëheqësit tanë, as qytetarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucionar, se spektri i mundësive është shumë i gjerë dhe se rezultati përfundimtar është në këtë mënyrë shumë i pasigurt”, theksoi Soros. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian në maj të këtij viti do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e kontinentit, por ai argumentoi se partitë e anti-Europës do të gëzojnë një avantazh konkurrues.

Ai gjithashtu mbrojti kundërshtimin e tij për Brexit, duke e quajtur largimin e menjëhershëm të Britanisë si “ngjarja përcaktuese për vendin për dekada të tëra”. Soros, një sponsor i madh i Partisë Demokratike të SHBA-ve, është një mbrojtës i kauzave liberale globale dhe ka hedhur shumë para në një fushatë kundër Brexit, duke marrë një status të diskutueshëm në qarqet e krahut të djathtë.

Edhe Presidenti Donald Trump ka folur për teoritë konspirative rreth Sorosit, përfshirë edhe financimin e karvanit të emigrantëve të Amerikës Qendrore, që përpiqen të hyjnë në SHBA. Në të njëjtin muaj, Soros ishte mes një duzine demokratësh, të cilit iu dërgua një bombë me postë nga një mbështetës i Trumpit, një incident që e nxiti djalin e tij Aleksandër të akuzojë Presidentin për inkurajimin e dhunës.

“Financial Times” e cilësoi Sorosin si Personin e tij të Vitit në vitin 2018, për të qenë ‘bartës i standardeve për demokracinë liberale’, pasi ai është nën rrethim nga “Rusia e Putinit dhe Amerika e Trump”.

Grupet e rrezikshme kriminale, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

Zbardhen emrat e shqiptareve te arrestuar nga operacioni i madh i policise italiane dhe asaj shqiptare, finalizuar me prangosjen e 27 personave në disa qytete, 21 prej te cileve shqiptare.

 

Operacioni i perbashket eshte koduar ‘Lulet e Pranverës” dhe mundesoi shkaterrimin e nje rrjeti te strukturuar të trafikut ndërkombëtar të drogës. Per kete operacion u zhilluar një videokonferencë e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Në Shqipëri janë arrestuar

Denis Pashaj

Kristjan Llanaj alias Nuredinaj

Luka alias Kriols Beqiraj

Arbnor Xhimal alias Hoxhaj

Bilbil Kabello

Kujtim Elmazi

Në Itali janë arrestuar

Dorian Alikaj

Altin Avduramani

Ajet Çepaj

Klaudio Fani

Artur Malo

Raul Zenunak

Giancarlo Desimone

Giancfranco Conestabile

Salvatorre Santoro

Francesco Tarantini

Giuseppe Vanatagiato

Kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Donila Prela gjate fjales se saj dha detaje nga hetimi:

Keshtu, Më 10 shkurt 2017 në vendin e quajtur Godull Adriatik është gjetur dhe sekuestruar një gomone dhe në një distancë prej 1600 metra larg është gjetur sasia prej 1.6 ton kanabis.

Më 26 shkurt 2017 në Cavallino Brindizi është sekuestruar sasia prej 996 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Në Itali u arrestuan disa pesona ndërsa në Shqipëri u arrestua Eduard Sallaku dhe shtetasi italian Donato Carlucci si autorë të kryerjes së veprës penale.

Sallaku është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 12 vite burg dhe italiani me 13 vite burg për akuzën “trafikimi i narkotikëve dhe grupi i strukturuar kriminal’

Më 5 prill 2017 tek Gjiri i Lalzit u sekuestrua motoskafi i dyshuar se do kryente transportim të një sasie droge drejt Italisë. Këtë dajë janë arrestuar Gianfranco Mariano dhe Donato Carlucci skafistët që kishin qëllim transportimin e  lëndës narkotike të siguruar nga Eduard Sallaku..

Më 2 qershor 2017 u sekuestrua një gomone rreth 1 km në brendësi të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Në brendësi të saj u gjetën dhe sekuestruan 685 kg kanabis. Për këtë episod u arrestua Dino Abazi.

Operacioni i perbashket 

Nje operacion i madh i policise italiane në bashkëpunim me ate shqiptare kane shkaterruar disa grupe kriminale duke vene ne pranga 6 shtetas italiane dhe 21 shqiptare.

Mediat italiane bejne me dije se në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërkohe ne vendin tone operacioni eshte fokusuar kryesisht e Vlore.

Mediat italiane nuk kane bere ende me dije detaje per emart e te arrestuarve, por thuhet se ata jane ne akuze per krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.