VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NË 36 VJETORIN E TENTIM-VRASJES SË VEPRIMTARIT RASIM ZENELAJ – Nga XHAFER LECI

By | May 14, 2017

Komentet

Bisedë me znj.Bora Qehaja nga Fronti i Luftes në Itali – Nga Keze Kozeta Zylo

 

 

Zonja Bora Qehaja shërben në Istitutin Clinico Beato Matteo Vigevano, regjoni Lombardia.

Ajo është në vijën e parë të Frontit të Luftës në një nga vendet më të prekura në botë nga Covid 19.  Ajo shprehet se unë jam rritur në një vend që e ka bazë humanizmin dhe kjo forcohet më shumë kur punon pranë të sëmurëve që kërkojnë ndihmë për t’u shëruar sa më shpejt.

 

Në këtë kohë pandemike që po kalon gjithë bota, Italia është në vendin e parë që është goditur shumë keq cila është  detyra juaj në spital për t’i shërbyer popullit italian?

 

Unë punoj asistente në sallën e ndërhyrjeve të kirurgjisë ortopedike urologjike në Istitutin Clinico Beato Matteo Vigevano, regjoni Lombardia.  Italia zë vendin e parë për nga humbjet njerëzore në botë, ngase shkaku kryesor është numri i lartë i të moshuarve që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, por që i bëjnë pacientët shumë të rrezikuar nga virusi.  Spitali ku punoj për hir të situatës së krijuar në Lombardi ka ndryshuar drejtimin se nuk kishim repart të sëmundjeve infective, prandaj u detyruan të përshtatnin spitalin.

 

Cili është shqetësimi juaj kryesor si punonjëse e shëndetësisë kur ndodheni pranë pacientëve tuaj?

 

Shqetesimi është i gjithanshëm, por në radhë të parë vjen jeta e pacientëve për t’i shëruar e shpëtuar jetën e tyre sa më parë.  Unë jam rritur në një vend që e ka bazë humanizmin dhe kjo forcohet më shumë kur punon pranë të sëmurëve që kërkojnë ndihmë për t’u shëruar sa më shpejt.  Të gjithe të sëmurët me virus nuk kanë pranë familjarët e tyre ngase nuk lejohet asnjë vizitë në spital për shkak të infektimit.  Shumë nga pacientët humbin jetën e tyre pa u dhënë as lamtumirën e fundit familjarëve.  Kjo është e dhimbshme por duhet t’i nënshtrohemi rregullave të rrepta të shëndetsise botërore.  Të vdekurve nuk u bëhet asnjë funeral, familjarët marrin njoftime për gjendjen e të sëmurit dhe vdekjen e tyre nga administrata e lartë e spitalit.

 

Sa kohë keni që punoni në shendetësi në Itali?

 

Kam 12 vjet që punoj pranë këtij spitali me përkushtim dhe ndershmëri.

 

Si u ndjeve kur ju dhanë detyrën se ju do të jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

 

Nuk është e lehtë, por detyra ime është e tillë të jem në dispozicion të sëmurëve duke rrezikuar jetën time për të shpëtuar të tyren.  Pse ta fsheh, frika të shoqëron përditë.  Po situata e krijuar nuk na lejon të mendojmë gjatë, humbjet e tyre para syve tanë janë dramatike dhe shumë të dhimbshme…

 

A mendoni se do të  zhduket së  shpejti kjo epidemi globale?

 

Këtu në  Itali me gjithë  numrin e madh të vdekjeve patjetër që kemi shpresë .  Shpresa na bën të  ndihemi të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.  Po merren masa më të  rrepta për izolimin nga qeveria.  Shpresoj t’ja dalim.

 

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare dhe punonjese në spitalet e Italisë?

 

Shqipëria po përpiqet të eci përpara, por 30 vite tranzicion janë shumë. është për të ardhur keq që vendi ynë akoma nuk është në trupin e Bashkimit Europian.

Sistemi shëndetsor në Shqipëri lë shumë per të dëshiruar, por besoj se ata mund të jene më me fat se këtu në Itali kesaj radhe për shkak të rasteve të shumta tragjike që kanë ndodhur.

 

E kishit endërr të punonit në shëndetësi?

 

Deshira ime ka qenë gjithmonë të punoj në shendetësi dhe këtu pata mundësi të punoj dhe të jetoj me dinjitet. Këtë ëndërr ma realizoi Italia ku punoj dhe jetoj, vendi që për shumë emigrantë si unë është bërë Atdheu i dytë.

 

Sa është e shqetësuar familja juaj në Shqipëri apo kudo ku ata jetojnë pasi ju jeni direkt në front të Luftës? 

 

Njerëzit e mi të dashur janë shumë të shqetësuar që nga nëna ime në Tropojë e deri tek vëllai im Mark Qehaja në Nju Jork i cili më merr vazhdimisht dhe më inkurajon. E ndjej shumë mungesën e tyre. Unë nuk kam shumë kohë të flas për hir të turneve të gjata, por i lexoj mesazhet e thirrjet në ato pak orë pushimi që mund të kem dhe më sjellin pozitivitet dhe më shumë forcë.

Shpresoj dhe lutem të dalim sa më shpejt nga kjo situatë e krijuar në gjithë botën.

 

Ju faleminderit zonja Qehaja për bisedën dhe paci shëndet!

 

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

 

30 Mars, 2020

New York

 

Një pikë Gjak shpëton një jetë – Nga Neki Lulaj

 Rradha e gjatë e pritjes se dhuruesve te gjakut

Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër kësaj pandemije shfarosese  nga virusi Corona.

Ndaj  ne qytetin e Speyerit të  Rheninland -Pfalzit – Kryqi i Kuq gjerman sot me 22-03.2020 kishte  vendosur një Shpallje ne derë me këtë përmbajtje: Te ndëruar dhurues të gjakut ;Ju drejtohem juve qytetareve  ne veçanti  qe  individualisht te vini për dhurim vullnetar të gjakut.!Ju falënderojm nga zemra për mirëkuptim.

Qe në orët e hershme të mëngjesit te kësaj te diele e deri ne orën  19.00 e  mbremjës  e gjatë ishte  radha gjarperore  e qytetareve gjerman  qe mbanin distancë  normative dhe te gjithë   ishin rreshtuar vullnetarisht  për te dhuruar gjak.Një pikë gjak sheron një jetë tha „kosovari nga Gurrakoci Republika e Kosovës zt. Laurat Berisha i cili kishte numrin rendor 110-të  te  dhuruesit vullnetar „Fatbardhësisht   kishte edhe shumë  dhurues te tjerë pas tij  qe kishin dalë nga shëpia dhe kishin ardhur këtu vullnetarisht  e qe  te gjithë tregon një  humanitet  te rrallë ne këto ditë kur njerëzimim nga  mbarë bota është shokuar para kësaj  pandemije para kësaj gjendje sa të rendë njerëzore  dhe psikologjike por edhe  shumë te komlikuar  shëndetsore, nga  Corona virus qe po merr  mijëra jetëra njerëzish.

Studentët e mjekësisë dhe specializantët shqiptarë në Itali nismë në mbështetje të QSUT dhe Spitaleve Rajonale

E gjithë bota gjendet përballë një pandemie të madhe, në të cilën është gjunjëzuar dhe po lufton për t’ia dalë mbanë. Pjesë e kësaj, padiskutim që është edhe Shqipëria, e cila gjithashtu si cdo vend tjetër ka krijuar shtetrrethim, dhe ndihmat për të janë reduktuar. Harta e personave të prekur në Shqipëri dhe Kosovë po zgjerohet cdo ditë e me shumë, ndaj nisur nga situata e krijuar në Itali, masat në vendin tonë janë marrë më herët dhe janë të forta. Parandalimi i përhapjes së COVID-19, sjell reduktimin e rasteve të prekura apo viktimave, dhe vjen pikërisht nga:

·       zbatimi i masave të ndërmarra

·       qëndrimi në shtëpi

·       mbështetja dhe solidariteti.

Bazuar në këtë të fundit, studentë të mjekësisë dhe specializantë në Itali janë bashkuar duke kontaktuar njëri-tjetrin në mënyrë shoqërore dhe kanë vendosur të kontribuojnë me dhënien e ndihmës së tyre për shëndetësinë.

Ata kanë krijuar një fushatë për mbledhjen e fondeve për QSUT dhe për strukturat e tjera spitalore rajonale dhe bashkiake, në mënyrë që të mbështesin dhe forcojnë menjëherë sidomos Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Nën sloganin “Mjekët bëjnë pjesën e tyre, ne bëjme pjesën tonë!” ky grup të rinjsh po fokusohet në përmbushjen e misionit me blerjen e:

·       pajisjeve mbrojtëse për stafin

·       maska mbrojtëse

·       shiringa elektrike

·       kite për tamponë

·       respiratorë

Të gjitha fondet do të mblidhen online në mënyrë të tillë që gjithçka të jetë sa më transparente, në gofundme dhe do të postohen sistematikisht të gjitha detajet në rrjetet sociale.

Nisma është përkrahur nga mjekë të shumtë shqiptarë, të cilët janë kontaktuar nga vetë grupi i studentëve, disa prej të cilëve do të ndihmojnë në finalizimin e saj. Studentët kanë zgjedhur të koordinohen dhe menaxhohen konkretisht nga Prof. Dr. Edvin Prifti, mjek kardiokirurg, Dr. Gentian Stroni, mjek infeksionit, Dr. Erion Panajoti, mjek reanimator dhe MSc Erisa Mane, fizioterapiste.

Mjekët do të japin informacionet e nevojshme për prezencën ose mungesën e pajisjeve dhe grupi i studentëve do të mundohet t´i blejë dhe t´i sjellë, duke qenë transparent deri në përmbushjen e plotë të objektivave.

Cdo kontribut i vogël do të kishte vlerë të madhe në këto ditë të vështira. Studentët janë falënderues të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe italianë që po i mbështesin dhe i ftojnë të gjithë për shpërndarje dhe solidaritet.

Mos harroni: heronjtë sot janë përparëset e bardha!

Për të kontribuar vizitoni faqen:

https://gf.me/u/xr56c8

-Per  VOAL.Ch, Dajana Kapllaj, studente e vitit te fundit ne Fakultetin e Mjeksise Tirane-

Ish Komunisti Isa Mustafa vendin e ka në burg e jo ta shantazhojë Kosovën! – Nga Asllan Dibrani

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist ,titist  Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik.

Kjo parti me tradita dhe si lëvizje  e kohës se Dr Ibrahim Rugovës tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, nga partizanet  e vjedhjes ,korrupsionit  dhe degradimit shoqëror.

Synim dhe  qëllimi parësor i së cilës është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar VETËVENDOSJEN dhe  Albin Kurtin si Kryeministër  aktual,i  cili doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme

Kjo parti ka pësuar me këtë emër  i cili ishte i rreshtuar  ne strukturat  e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës, ,Ali Shukria, Jusuf Zejnullah  të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse të  Sllobodan Millosheviqit!!!

Tash Isa Mustafa, dhe klientela e tij nga Komunistet e vjetër ne te rinjtë e kohës aktuale po  skandalizojnë vendin  duke  e konsideruar këtë popull ja ma shume se dele,pa identitet pa veprimtari pa imunitet dhe pa kurrfarë force. Ky po  injoron këtë popull duke  e quar vendin drejt një lufte civile.

Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti 1981, është komunisti më i rafinuar, ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëm te të gjitha proceset, nëpër të cilat kaloi vendi ynë.

Ish komunisti  titist Isa Mustafa ne vend se te jetë pas grilave   ne burg shnatazhon me fatin  e Kosovës !.

Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij mund ta kthejë tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshojë pe dhe as të pranojë fajësinë për dëmet, që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova. Ky ish komunist  i rafineruar  dhe i regjur  besnik ndaj Rrahman Morinaes Ali Shukriut, Jusuf Zejnullahu,Sinan Hasanit etj, te udhëhequr nga Slobodan Millosheviqi .

Kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1981-1990?

Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës” ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist

Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist

gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo-politike, të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ-së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në mbledhjen e XXII-të të KQ të LKJ-së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB-në, nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njëjtën kohë intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore-akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.) Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellë një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një kronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.

Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda. Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989.

Ndryshimin e asaj Kushtetute dhe terrorin serb e përjetuam ne si popull dhe kolektivitet  si me poshtë:

Edhe unë isha viktimë e atij terrori serb,andaj emigrova ,si ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për “Republikën e Kosovës të Pavarur!


-E kujtoj me dhimbje, i thyer në shpirt,i lënduar në zemër të kaluarën dhe sakrificat shekullore të mërgimtarëve. E kujtoj me dhembje nocionin refugjat që ta vret vëmendjen t’i kthehesh të kaluarës së tyre, që ikën nga vendi i vet për t’i shpëtuar presioneve dhe represioneve,personale dhe familjare, po edhe kolektive,nga tokat tona në Greqi, në Serbi,në Maqedoni nga Mali i zi, por me thekës të veçan,me rrëqethet lëkura ,kur kujtoj represionet e serbeve kundër popullit shqiptar të Kosovës. Edhe unë isha viktimë e atij terrori dhe ish i burgosur politik me vuajtje dënimi me vite bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual tjerë qe u dergjëm në kazamtet serbe për Republikën e Kosovës!. Ishim në burgje për një ditë ma të mirë për këtë populli .Represioni dhuna dhe terrori serb, na përplasi si refugjatët rrugëve të Evropës,duke ja kthyer shpinën Kosovës, kah këmbët edhe sytë!Koha i përplasi në të gjitha kontinentet. Mërgata shqiptare ,apo si po shprehet sot nëpër media”Diaspora Shqiptare” pati vlerat e përhershme nga të gjitha periudhat ne historinë e sajë,duke përshirë edhe kohën e rilindësve. Ata nuk heshtën,po veprimtarinë e vet kombëtare e shtrinë në gjithë Evropën e më gjerë. Ata ishin dhe luajtën rolin kryesor në “Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë” në krye me Ismail Qemail Vlorën,që arriti nga mërgimi dhe u bë emblemë e historisë shqiptare. Ky aktivitet nuk u ndal edhe në kohërat e ma vonshme siç është rasti i Kosovës. Diaspora shqiptare ishte bërthama dhe promotori kryesor i aktiviteteve,për themelimin e UÇK-së,që pati rolin kryesor në frontin e luftës. Me mijëra djem edhe luftëtarë nga diaspora u rreshtuan në frontin e luftës,duke e lënë luksin e shteteve perëndimore për çlirimin e Kosovës. Një numër i madh edhe i lanë eshtrat në frontin e luftës dhe nuk u kthyen kurrë ma në gjirin familjar të fëmija e vet. Sot një numër i madh nga ta kanë mbet pa përkrahje dhe pa mbështetje,të varfër dhe në skamje madje edhe të përbuzur .Për në fund po iu drejtohem ju si protagonist i përçarjes dhe çuarjes se vendit në një lufte civil!. Tërhiqu  leje popullin te lirë t’i realizoj  aspiratat e veta kundër  Serbisë hegjemoniste qe akoma, po  pengon Kosovën  të jete e radhitur në  arteriet ndërkombëtare  bashkë me  SHBA-te dhe shtetet mike  qe i kemi në ndihmë.

Fale ndihmës se juaj që po i epni Serbisë   e ndihmuar nga Rusia, ju po i zgjatni dorën  armiqve te na e copëtojnë Kosovën bashkë me  shpirtshiturit tjerë shqipfolës . Prandaj mos harro  edhe nëse  ia keni vdekur  trurin atij populli  në Kosovë , Diaspora shqiptare do ti del ndihmë   si Avni  Rrustemi ,Hasan Prishtina  Ismail Qemajli etj , s’do ta lëmi te na  e nëpërkëmbesh Kosovën, por edhe do të jesh i dënuar   dhe përgjegjës pran te gjitha veprimeve kriminale qe i bëre dhe akoma ke dosje të hapura.

Bisedë me Dr.Romina Selenica që po shërben në Itali në kohën e Pandemic Coronavirus Nga Keze Kozeta Zylo

 

Armiku i Italisë ishte koha e shpejtë e përhapjes, nëpërmjet mosizolimit dhe rritja e numrit të pacientëve në mënyrë të frikshme.  Besoj se Shqipëria do të mesojë nga historia e hidhur e kësaj situate në Itali.  Dr.Selenica

 

Dr.Romina Selenica me një karrierë të pasur në fushën e mjekësisë me edukim në universitetet italiane sot po shërben me devotshmëri dhe po qëndron pranë shtratit të të sëmurëve italiane në këtë kohë pandemie globale.

 

Dr.Selenica le të hidhemi direkt në shqetësimin dhe panikun që ka kapur gjithë botën në kohë pandemike globale, cila është detyra juaj në spitalin italian dhe si e shihni gjendjen më konkretisht atje?

 

Unë sot, kam hequr veshjen e profilit tim, atë të Kirurgjisë dhe Mjekësisë Estetike e po shërbej si mjeke e familje në Pisa dhe Empoli. Puna ime konsiston në triage e parë, njohjen e simptomave dhe drejtimin e pacientëve, me simptoma të mesme apo të rënda drejt strukturave të posaçme të ngritura sot për trajtimin e pacientëve COVID 19 +.

 

Pse Italia u bë shteti më i kapur “prej fyti” nga ky virus vdekjeprurës?

 

Mendoj se gabimi është nga mosizolimi i të gjithë Italisë, por vetëm i zonave fillimisht të prekura. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se është ndër vendet me numrin më të lartë të popullsisë me moshë mbi 80 vjeç. Nëse shohim statistikat, janë dhe përqindja më e lartë e pacientëve të prekur, moshat mbi 70 vjeç. Kjo ka çuar në një numër të lartë të pacientëve të cilët nuk ja dalin t’i mbijetojnë këtij virusi si shkak i shumë sëmundjeve të tjera kronike.

 

Cilat janëshillat tuaja si mjeke profesioniste në fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo epidemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

 

Unë mendoj se të gjithë ne duhet t’i lëmë kohë shkencës të eci përpara. Janë bërë hapa gjigande në kohë rekord për zbulimin e një vaksine, por duhet kohë për ta sjellë atë në përdorimin e gjerë. Ajo për të cilën une i lutem çdo qytetari, në këto momente është izolimi në shtëpi për të ulur sa më shumë numrin e të infektuarëve. Mendoj se në momentin që do kemi një vaksinë për popullsinë, do të mund të flasim për një zhdukje të kësaj pandemie, pasi aktualisht është ende herët.

 

Unë ndihem krenare, kur dëgjoj që ka mjekë shqiptarë rreth botës dhe shërbejnëme humanizëm pranëmurëve, cilat janë shkallët që ju keni ngjitur për të shërbyer në një vend të zhvilluar siç është Italia?

 

Unë kam ardhur në Itali në moshën 18 vjeçare, me dëshirën për të realizuar ëndrrën time në një shtet i cili ofron shëndetësi publike për të gjithë, pa dallim shtresash. Për mua ishte zgjedhja e duhur të studjoja mjekësi në një vend kaq human. Sigurisht, shkollimi në një shtet të huaj është i vështirë, por jo i pamundur. Me vullnet çdo gjë arrihet.

 

Midis tëmurëve keni pasur rastin t’ju shërbeni shqiptarëve ku dihet se numri i tyre qëjetojnë Itali është i konsiderueshëm?

 

Në rolin e mjekes së familjes u shërbej dhe shqiptarëve dhe fatmirësisht janë të gjithë pacientë stabël pa komplikacione të rëndësishme.

 

Itali dhe në shume vende të botës spitalet infektive janë mbi kapacitetin me të semurë si do t’ja dalë Italia me kë gjendje dramatike në rritje?

 

Mendoj se është aplikuar një organizim i shumë strukturave të reja, si për repartin e sëmundjeve infektive ashtu dhe për terapinë intensive. Armiku i Italisë ishte koha e shpejtë e përhapjes, nëpërmjet mosizolimit dhe rritja e numrit të pacientëve në mënyrë të frikshme. Aktualisht, ka një mobilizim të përgjithshëm dhe situata përsa i përket strukturave nuk është më problematike. Mbetet akoma e frikshme mos ulja e numrit të të prekurve në 24 orë.

 

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si mjeke?

 

Mendoj se Shqipëria duke mësuar nga gabimet e Italisë, do marrë masa më të rrepta, për mos të rritur frikshëm numrin e të infektuarve. Për këtë është e nevojshme mos krijimi i focolaiove të reja infektive në qytetet e tjera ende të paprekura. Armiku është jashtë kudo, prandaj duhet që ne të qëndrojmë në shtëpi.

 

E keni pasur ëndërr tëheshit mjeke?

 

Mjekësia ka qenë një ëndërr e fshehtë e imja që në fëmijëri. Më tepër se një ëndërr, ishte një sfidë me veten, “Unë do ja dal” dhe ashtu ndodhi! Jam larguar në moshën 18 vjeç, deri diku pa miratimin e prindërve, të cilët mendonin se ishte absurde largimi im nga shtëpia në atë moshë në një shtet të panjohur dhe në një degë aq të vështirë. Mbas konkursit dhe hyrjes në mjekësi, ata kanë qenë pika ime e forcës dhe shtysa për të mos u dorëzuar.

 

Cila ka qenë mijëria juaj?

 

Një fëmijë i rritur me dy prindër të thjeshtë dhe punëtorë, të cilët sakrifikuan çdo kursim, kohë për të më arsimuar mua dhe motrat e mia. Një fëmijë e rritur me gjyshen, nga e cila kam trashëguar çdo zakon dhe dashuri për të moshuarit. Një fëmijë që kohën e lirë e kalonte duke i rënë pianos apo duke shkruar. Një fëmijë sa i dashur dhe këmbëngulës. Një fëmijë që përtej pianos, ishte çapkëne dhe rebele. E rritur me dashuri, thjeshtësi e çiltërsi dhe sot jam një vajzë, motër, grua që mundohet ti trashëgojë këto vlera jo vetëm në familje por dhe në profesion.

 

Ju faleminderit Dr.Selenica per kohen tuaj!

 

Bisedoi Keze Kozeta Zylo gazetare, shkrimtare.

 

21 Mars, 2020, New York

 

Edhe dashuritë në kohë kolerash janë të vështira e lëre më ndarjet – Nga Nue Oroshi

Thënia se duhet ti lashë kohë kohës apo nuk duhet të marrësh veprime në  momentin kur e ke kokën e nxehur me një çështje që të ka shkaktuar ai tjetri pa numëruar se paku deri në dhjetë apo pa  pleqnuar me akullin e mendjës , të mirrën vendime për kundërvënje janë të dëmshme për një familje e mos të flasim për një shoqëri apo shtet. Para disa ditësh e pata një analizë publicistike se rrahagjoksitë tona shqiptare na kanë dëmtuar historikisht e që fatkeqësisht ky veprim i dëmtimit të vetvetës për inat të tjetrit është duke vazhduar.Në këto momente të kohës së një kolere botërore edhe dashuritë  e dasmat në të shumtën e rasteve janë anuluar edhe ato aty këtu kur nuk shtyhen bëhen me maska për ta mbrojtur shëndetin e dasmoreve, e që janë shumë të rralla. Me një fjalë edhe dashuritë në kohëra të kolerave janë të veshtira e lere më ndarjet.

Fatkeqësi është se liderët politik shqiptar nuk kanë mundësi t´iu kthjellohej e t´iu ftohin mendjet as epidemitë e kolerat por janë  aq shumë të fokusuar në interesat e tyre personale,familjare,klanore,financiare, sa që le të ndodhë çka të ndodhë por vetëm interesat financiare të tyre mos të preken. Deri sa populli i kishte kthyer sytë në qeverinë e re ata si duket morën mësysh. Ende pa kaluar 100 ditëshin filluan që ti nxjerrin brirët për ta sulmuar njëri- tjetrin.Dhe derisa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mungesë të përvojës së udhëheqjes shtetërore, e bëri një gabim shumë të madh shkarkimin e ministrit të Puneve të Brendshme Agim Veliu.

Ky i shkarkuari ende pa marrë frymë sa duhet dhe ende pa e vendosur maskën mbrojtëse për tu mbrojtur nga koronavirusi merr turr e thërrasin mbledhjën e kryesisë së LDK-së dhe marrin vendim  me të shpejtë sikur të mirrej një vendim  nga i zoti i shtëpisë për ta prerë një gjedh për dimër  e jo për ta prishur një qeveri që vet e ndertuan me shumë mund dhe që populli ju dha të drejtën ta bëjnë këtë me votën e tyre.Me një fjalë nuk dua të marrë  anën e askujt por po ju them shqip e troq se fajtorë jeni dy partitë që e keni sjellur gjendjen deri këtu. Edhe opozita në këtë moment e kishte prishur rendin që të qëndroj se paku 14 ditë në karantinë per ta përmirësuar shëndetin e tyre por të tre partitë u mobilizuan dhe ishin të gatshëm jo vetëm për të nënshkruar në listen e deputeteve për rrëzimin e Qeverisë por shprehën gadishmëri që edhe në mënyrë të rrufeshme ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.

Po populli dhe votuesi ku mbeti në këto momente te mbijetesës për jetë a vdekje. Ata janë të ngujuar nëpër shtëpi dhe bëjnë luftën e sigurimit të nevojave elementare të jetës në rast të zgjatjes së kësaj epidemie.Ajo që me shqetëson më së shumti nuk është çështja,  qe po rrëxohet një Qeveri apo një Kryeministër por është fakti se po rrëxohet në momentin kur është më se e nevojshme t´iu shërben qytetareve të Kosovës.

Njohësit e çështjeve politike e dinë shumë mirë se një Qeveri në dorëheqje në krahasim me një Qeveri normale shumë gjera i ka të kufizuara dhe nuk mundet që të merr masa për shpërndarjen e mjeteve materiale për shkak të kufizimit të shumë çështjeve.

Meqenëse tani 46 deputet të Parlamentit të Kosovës kanë dërguar nënshkrime për mbajtjen e seancës së jashtzakonshme për mocionin e Qeverisë, në aspektin ligjor janë edhe  pesë ditë kohë që të gjejnë mundësinë që së paku këto ditë të ulen natë e ditë dhe ta gjejnë një zgjidhje alternative që së paku mos të rrexohet Qeveria në kohë kolere,sepse do të jetë një rast i vëtem në botë që një qeveri rrëxohet në kohë epidemie, pa e menduar fare veshtirësitë që do të sjellë kjo për qytetarin e Kosovës.Përgjegjësinë më të madhe në këtë rast e mbajnë dy liderët e dy partive në koalicion Albin Kurti i VV dhe Isa Mustafa i LDK-së.

Këta nuk duhet të komunikojnë në distanca përmes Facebokut dhe mjeteve të informimit por duhet të ulën së bashku,në një distancë prej dy metrash që ta kalojnë  këtë krizë institucionale duke lënë me një anë interesat partiake. Edhe militantët e të dyja partive në këto momente të vështira të Kosovës duhet të jenë sa më të butë në komentët dhe shkrimet e tyre dhe jo të fusin gaca në barotë.E për fund i bëj thirrje elitës politike në Kosovë se duhet ti ruhemi helmit të gjarprit.

Duhet ti ruhemi këtij helmi se si duket ishte gjarpëri dhe lakuriqi që na sollën këtë epidemi. Unë besoj se ka koka të mënçura në dy partitë që do të ulën gjatë këtyre ditëve ta gjëjnë zgjidhjen.Zgjidhja është tash e gatshme se njëri kusht i Isa Mustafes u plotësu sa i përket tarifës ose do të plotësohet deri më, 1 prill kurse për kushtin e dytë duhet të gjindet një zgjidhje qoftë edhe afatshkurtër.Partitë duhet ta dinë se nuk ecët përpara pa lëshuar pe në shumë çështje qoftë në aspektin e programit partiak, qoftë në atë njerëzor kur ke të bësh me qeversjen dhe udhëheqjen e një populli që e vazhdon jetën me një mijë e një veshtirësi.Tek ne shqiptarët është i njohur fakti se ne kohë lufte dhe në kohë epidemie shpeshherë ne shqiptarët gjatë historisë kemi ditur ti ulim armët me njëri- tjetrin, dhe ti ngrijmë edhe gjakmarrjet për të kaluar situatat dhe krizat e ndryshme që kemi përjetuar gjatë historisë.Nëse është vullneti i dyanshëm atëherë mund të kalohet shumë lehtë dhe kjo duhet kaluar nga dy liderët që të ulën me njëri-tjetrin dhe me kthjelltësinë e mendjës së ftoftë pa ndëgjuar asnjë militantë partiakë të tyre ta kalojnë këtë gjendje, të vështirë dhe së bashku të punojnë që të kalohet epidemia qe e ka kapluar botën.Ka kohë të mjaftushme, për politikë dhe makiavellizëm politikë, në të ardhmen.

Botohet në Borås të Suedisë Antologjia e poezisë së Festivalit të IX Ndërkombëtar të Poezisë ”Sofra poetike Borås 2020”

Sokol Demaku

 

Këto ditë u botua dhe doli në qarkullim në Borås të Mbretësisë së Bashkuar të Suedisë, Antologji poetike-Dikt antologi,”Vargje poetike nga Viskan-Poetiska verser från Viskan” përmbledhje poezisë të poetëve nga mbarë rruzulli tokësor pjesëmarrës në Festivalin e IX Nderkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2020”, në botim të Redaksise së revistës Dituria nga Borås i Suedisë, një revistë letrare me renome dhe zë në 15 vitet e fundit në mërgatë, me botimet e shumta letrare të autorëve shqiptar dhe atorëve të ndryshëm nga vende të ndryshme.

Libri ka 162 faqe i punuar për mrekulli nga grupi punues për organzimin e Festivalit të IX të Poezisë në Borås, në të cilën Antologji janë përmbledhurë poezitë e mbi 90 poetëve të cilët kanë dergua punimet e tyre për në këtë Festival.

Një titull sa embëltik dhe karakteristikë i Antologjisë,”Vargje poetike nga Viskan-Poetiska verser från Viskan”, e Viskan është një ndër lumenjët që përshkon gjërë e gjatë qytetin turistik Borås, qytetin industrial ku shekuj më parë lindi industria e vektarisë dhe e bëri këtë qytet të njohur në mbar botën. Pak infomacione per luminë Viskan se ja vlen për atë bukir që ka dhe hjeshin që i jep këtij vendi.

Viskan është njëri prej katër lumenjve kryesore që derdhen në Halland. Viskan është i gjatë 142 kilometra, dhe ka një prurje mesatare të ujit prej 34 metër kub në sekondë në stacionin e furnizimit me ujë të Årsbro.
Viskan se bashku me disa lokalitet jep rezervate të bukura natyrore. Në bashkinë Borås janë Mölarp, Kreshtat e Ryas dhe rezervati natyror Tranhult.
Transporti mbi Viskan është i pamundurë për shkak të një numri ujvarësh, dhe rrjedhës së ujit.

Në këtë Antologji poetike janë përmbledhurë poezi të poetëve nga vende të ndryshme të botës në nëntë gjuhë, shqipe, suedeze, arabe, ceke, tigrinja, boshnjake, bullgare, maqedone, greke.

Libri fillon me punimet e poetes së re shqiptare që jeton dhe vepron në qytetin Göeteborg të Suedisë Yllka Sheqiri dhe në mbrendi ngërthen poezi në gjuhët e permendura të radhitura në mënyrë fantastike nga përpiluesit e Antologjisë, duke përdorurë poezitë në dy gjuhë në gjuhën amtare dhe në gjuhë suedeze e ku përfundon me poezitë e poetës së njohur came me punë dhe banim në Londër të Anglisë Nexhmije Hasani.

Kish poet me vlerë në letersinë suedeze si Louise Halvardsson, Anna Dagerman, Brtita Stenberg, në gjuhën shqipe Bahtir Latifi, Rizash Shqiri, Bajram Muharemi, Anxhela Ziso, Sokol Demaku, Ibrahim Abedini, Xhevriej Kurteshi Nimani, Adem Pllavci, Remzi Basha, Teuta Haziri, Shpend Rrukiqi me banim në Suedi, poetët afagan Azizullah Nehefta dhe Zalmay Kaveh, ate arab Zahra Hassan, bulgare Sveza Daceva, Rada Dobrianova, ceke Jana Witthed, suedezet Louise Harvaldsson, Henrik Memirsson, Anna Degerman, Britta Stenberg, Arvid Svene, Mali i zi Hajredin Kovaci, Rada Mugosha, boshnjak Selvera Shabanovic, Nermina Mustagrudic, Liljana Koci, Shqiperi Thomaidha Tanuci, Arjan Kalce, Viron Kona, Bashkim Saliasi, Vilhelme Vranari, Emrie Krosi, Farida Ramadani, Alba Huta, Merita Kuci, Mark Simoni, Fatbardha Behri Kaci, Vjollca Alija, Gladiola Jorbus, Lulezime Kryemadhi, Mihal Gjergji, Rozeta Kreste, Trendafille Molla Baja, Elvireta Kanina, Trendafille Malshi, Vaso Papaj, Suela Aliu, Ndue Dragusha, Anila Kodra Kotroci, Diana Celepia, Kadri Tarelli, Armendia Qyqja, Enertin Dheskali, Kujtim Mateli, Kosovë Agim Desku, Selvije Rama Ahmeti, Selvete Avdullahi, Drita Kosumi, Agim Desku, Migena Arllati, Emine Ymeri, Kimete Osmani Beqiri, Sadbere Gagica, Gjermani Have Lipja Osmani, Zvicer Besnik Camaj, Ardita Lajci Gecaj, Greqi Dhurata Lezo, Dimtra Klaudia Zoga, Marjana Sulejmani, Lumturie Drenica, Rovena Shuteriqi, Bardha Mance, Vivein Horieti,  Maqedoni e Veriut Nazlije Miftari, Rrahimi Gani, Naser Miftari, Arlinda baftiu, Itali, Lavdije Karrametaj-Zalli, Mimoza Gjetaj, Seiti Pezaku Vladi, Belgjikë Bajame Hoxha Celiku, Norvegji Emine Hoti, Turqi Shpresa Zurnaqi, Angli Nexhmija Hasani.

Ky është viti i nënetë i mbajtjes së Festivalit Ndërkombëtar të poezise ne Boråsa të Suedisë organizuar me mjaft sukes nga Qendra Kulturore shqiptare ”Migjeni” dhe botim i i nentë i Abtologjisë së poezise së Festivalit, cka jep me kuptue se me të vertetë kjo shoqatë kulturore prezenton me dinjitet kulturën traditën dhe gjuhën shqipe në mërgatë ku ka arritur që të grumbulloj poetë nga vende të ndryshme të botës dhe të jenë pjesë e një eventi që zë vend me rëndësi në jetën kulöturore të qytetit suedez Borås dhe më gjerë në atë regjion, për cka këtë vit ishte edhe mbështetja e plotë e organeve të kulturës të regjionit dhe vet qytetit Borås.

Këtu thonë se edhe në të ardhmen do vazhdohet me ketë tempo të prezentimit të gjuhës dhe kulturës shqipe ne Skandinavi, në veriun e largët ku shumë pak është berë deri me tani në ketë drejtim, por si duket këta do jeneë ata të cilët poezin shqipe, novelen shqiupe , libri shqip do e prezentojnë në menyrë tåe denjeë te lexuesi sudez ashtu si ajo e meriton.

Bota po hyn në një rrugë tjetër duhet të ruhet kthjelltësia e mendjes – Nga Nue Oroshi

Virusi COVID-19 i njohur tash me emrin Coronavirus ka ndryshuar gjendjen normale në botë.Është bërë kufizimi i levizjes së lirë si dhe i jetës normale. Jeta nga zhvillimet e saj me plot vrull është shëendrruar në aspektin e mbijetesës. Kam përshtypjen se ky virus më shumë është duke e demtuar njerëzimin në aspektin psikologjik se sa viral. Për këtë duhet të gjithë ta ruajmë mendjen dhe ta kalojmë kohën duke kryer punët profesionale mbrenda shtepisë apo banesës.

Studiuesi duhet që mos ti ndalë studimet duke gjurmuar dhe punuar në materialet që i ka afër ku mund të dalin punime të mira shkencore në të ardhmën.Poeti  e shkrimtari duhet të vazhdojnë shkrimet dhe mund të dalin poezi dhe romane të shkëlqyeshme. Dhe deri sa i tërë globi toksor lufton për ta kaluar sa ma lehtë mbijetesën është politika shqiptare ajo e cila mirret me shkarkime e mocione sikur të ishte kohë normale.Një gjë duhet ditur historikisht se të gjithë ata që kanë përfituar në kohë kolerash nuk i kanë shkuar mirë punët në ardhmëri.

Është për tu marrur lakmi se sa mirë dhe me përkushtim i kryejnë punët pushtetarët në Gjermani.Ata janë bashkuar pozitë dhe opozitë dhe kanë gjetur çelësin e mbijetesës dhe kujdesit për popullin edhe në këtë periudhë kohore duke ndihmuar në shumë aspekte.

Edhe pse në qytetin e Kielit ku jetoj deri më tani janë prekur 25 persona nga Coronavirusi nuk krijohet panikë por jeta vazhdon me kufizime dhe njerëzit dalin jashtë vetëm kur kanë nevojat e tyre për tu pajisur me gjerat elementare.Një gjë e cila duhet të shërbej për të mirë në këtë kohë kolere është afrimi i njerzimit me njëri-tjetrin.Një pjesë e madhe e njerzimit për një kohë të gjatë e patën humbur busullën e orjentimit  njerëzor.Dhe ky virus tregoj qartë se nuk janë të paprekur as politikanët e as biznismenët botëror por as njerëzit që bëjnë jetën normale. Edhe kësaj radhe pasojat më së shumti po i bartnin njërëzimi apo klasa normale e njerëzve.Mjekët dhe infermierët janë si gjithnjë në frontin e parë të luftës kundër këtij virusi.Ata duhet përgëzuar por nuk duhet lënë anash  as furrtarët që po e gatuajnë bukën,puntorët që po i mbushin me mallra pikat e shitjeve, si dhe të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër janë të angazhuar që ta mbajnë jetën në binarët e normalës.

Pas përfundimit të këtij virusi bota do të vazhdon mbijetesën por me respektin më të madh për njëri -tjetrin. Ne shqiptarët është mirë ta përkrahim njëri -tjetrin secili në mënyrën dhe mundësitë që i ka.Kurse është parësore se mos të krijohet panik dhe pasiguri,që do të shkaktojnë pasoja psikologjike në të ardhmën.E di se shumica po i frigohen vdekjes por duhet ditur qartë se jeta dhe vdekja janë shumë afër njëra-tjetrës.

Ta jetojmë jetën edhe në këto rrethana të krijuara, secili të mirret më punën e ti kurse unë jam duke punuar që sa më shpejtë të pergatisim dy librat e radhës që këtë vit planifikon ti botoj shoqata “Trojet e Arbrit”.

Protokolli Psikologjik Covid 19 dhe udhëzime për qytetarët – Nga Diaspora e Psikoterapisteve Shqiptare në Itali

Protokolli në gjuhën shqip stiluar nga Psikologët dhe Psikoterapistet Shqiptar në Itali. #Diaspora

Pershtatur ne shqip nga

Psikologe Psikoterapeute :

Elioda Axhi

Arsida Hana

Eriselda Basha

Kjo broshurë përmban udhëzime për të informuar qytetarët mbi atë që po ndodh dhe cilat janë pasojat psikologjike te këtij virusi. Nuk zëvendëson terapinë ose mbështetjen psikologjike, por është një kontribut që na bën të reflektojmë dhe të orientojmë më mirë mendimet, emocionet dhe sjelljet individuale dhe kolektive përsa i përket COVID-19. Merrni pak minuta të kohës suaj për ta lexuar.

Si frika mund të kthehet në panik dhe si mund të mbrohemi duke përdorur sjelljet e përshtatshme dhe emocionet e duhura.

Frika është një emocion i fuqishëm dhe i dobishëm. Është një ndër emocionet e seleksionuara nga evolucioni i species njerezore në funksion të parandalimit të rreziqeve dhe për këtë arsye është e domosdoshme për t’i shmangur ato. Si përgjigje ndaj frikës aktivizohen dy përgjigje para rrezikut: sulmi/ikja. Në raste të tjera që janë më të veçanta mund të aktivizohet ngrirja (freezing) dhe veçimi (dissociation). Këto të fundit nuk janë të dobishme për trurin tonë.

Frika eshte e domosdoshme ne perpjesetim te rreziqeve qe hasim. Kjo gjë verifikohej në momentin që njerëzit ekspozoheshin drejtpërdrejtë me rreziqet dhe vendosnin në mënyrë të vullnetshme nëse të përballeshin me to ose jo.

Kur rreziku është diçka abstrakte, jo konkrete, e padukshme si në këtë rast, nuk u lejon njerëzve që të marrin masat e duhura per t’u mbrojtur.

Sot shumë rreziqe nuk varen nga përvojat tona.

Mësojmë rreth tyre sepse ato përshkruhen nga mediat dhe zmadhohen nga mesazhet që qarkullojnë në rrjet.

Kështu ndodh që frika bëhet e tepërt në krahasim me rreziqet objektive që rrjedhin nga ajo. Në këto raste, frika shndërrohet në panik dhe mund të na dëmtojë.

Le të marrim një shembull: pas 11 Shtatorit paniku amerikan për fluturimin me aeroplan ishte aq i madh sa që shumë njerëz preferuan të udhëtonin me makinë. Me vonë rezultoi se vdiqën dyfishi i njerëzve që përdorën automjetin sesa të atyre që udhëtonin me linjat ajrore. Paniku ishte kthyer në një zgjedhje individuale kundërproduktive, rrjedhimisht u bë një dëm kolektiv.

Ne kemi më shumë frikë nga fenomenet e panjohura, të rralla dhe të reja, dhe përhapja e Coronavirus ka pikërisht këto karakteristika.

Deri më tani, vdekjet nga gripi jo koronavirus janë shumë më të shpeshta. Sidoqoftë, ne nuk kemi frikë nga këto sepse jemi mësuar deri një pikë të tillë, madje i injorojmë përfitimet, në një çelës parandalues, të vaksinave. Ndryshimi midis frikës së fluturimit dhe zgjedhjes vullnetare nën kontrollin tonë të drejtimit të një makine përsëritet.

Për të shmangur që frika të jetë joproporcionale dhe të krijojë forma të ankthit individual dhe panikut kolektiv, ne kemi menduar të shpërndajmë një “dekalog anti-panik”. Disa “çelësa leximi” që mund të na ndihmojnë të shmangim dy gabime të mundshme: mbivlerësimin ose nënvlerësimin (mohimi) e problemit.

PROTOKOLLI ANTI-PANIK

Referohuni fakteve, domethënë rrezikut objektiv.

Coronavirus është një virus ngjitës, por siç theksohet nga një burim i OBSH-së mbi 100 persona që sëmuren 80 shërohen spontanisht, 15 kanë probleme të menaxhueshme në mjedisin e kujdesit shëndetësor, vetëm 5 kanë probleme më serioze dhe në mesin e këtyre vdekjeve janë rreth gjysma dhe në përgjithësi tek njerëzit me sëmundje të tjera të rëndësishme.

Mos ngatërroni një shkak të vetëm me dëmet anësore.

Shumë vdekje nuk shkaktohen vetëm nga veprimi i koronavirusit, siç ka ndodhur dhe ndodh në format e gripit që regjistrojnë vdekje shumë më të shumta. Deri më tani, vdekjet në lidhje me koronavirus vlerësohen të jenë njëqind herë më të ulëta në të gjithë botën sesa vlerësohet se shkakton gripi i zakonshëm çdo vit. E megjithatë kjo 1% është shtuar dhe perceptohet ndryshe nga “vdekjet normale”. Deri më tani askush nuk shqetësohet për një ndryshueshmëri të fortë vjetore sepse të gjitha vdekjet i atribuohen gripit “normal”: 34.200 amerikanë u zhdukën në sezonin e fundit të gripit dhe 61.099 një vit më parë.

Nëse paniku bëhet kolektiv, shumë individë përjetojnë ankth dhe dëshirojnë të veprojnë dhe të bëjnë diçka për të ulur ankthin, dhe kjo mund të gjenerojë stres dhe sjellje joracionale e joproduktive.

Të influencohesh nga shumica e njerëzve që shfaqin panik, na bën të injorojmë të dhënat objektive dhe gjykimi ynë mund të dobësohet.

Për të bërë diçka, ne shpesh përfundojmë duke bërë gjëra të gabuara dhe duke injoruar veprime mbrojtëse të thjeshta, në dukje të parëndësishme, por shumë efektive (shiko listën më poshtë).

Në përgjithësi, shumë emocione parandalojnë arsyetimin e saktë dhe ngadalësojnë aftësinë për të parë gjërat në një këndvështrim të drejtë dhe më të gjerë, d.m.th zgjerimin e kohës-hapësirës me të cilën ne shqyrtojmë fenomenet.

Është e vështirë të kundërshtosh emocionet me arsyetimin, por është mirë të përpiqesh të mbështetesh në të dhëna objektive. Rregulli themelor është ekuilibri midis ndjenjës së frikës dhe rrezikut objektiv.

Kjo figurë e thjeshtë ju lejon të shihni frikën e koronavirusit në perspektivë

Shifra në krye tregon rreziqet nga të cilat kemi më shumë frikë se sa duhet të kemi. Në këto raste, reagimi publik mund të provokojë panik dhe, rrjedhimisht, ankthe jo proporcionale dhe të dëmshme. Në pjesën e poshtme, përkundrazi, ekzistojnë rreziqet për të cilat jemi mësuar dhe të cilat nuk shkaktojnë frikë.

Disproporcioni midis zonave të dy kategorive tregon se sa ndryshim ka midis frikës subjektive dhe rreziqeve objektive. (Burimi: Paolo Legrenzi, Ballë për ballë me frikën tonë. Të jetosh me dobësi, Il Mulino, 2019).

Shifra tregon fenomenin e frikës në tërësi: reagimi publik në media thekson disa frikëra, siç janë ato në lidhje me sulmet terroriste dhe kriminelët e armatosur, dhe çon në nënvlerësimin e rreziqeve të tjera objektive, për të cilat jemi mësuar. Karakteristikat e panikut për koronavius ​​e sjellin atë më afër fenomeneve të papritura dhe mbresëlënëse që shkaktojnë panik sepse ato rrisin reagimin publik.

Ne jemi të shqetësuar për prekshmërinë tonë dhe njerëzit tanë të afërt dhe përpiqemi t’i bëjmë ata të paprekshëm. Por mania obsesive për t’u ruajtur është kundër-produktive sepse kjo na bën që të kemi shumë frikë, të paaftë për të përballuar të ardhmen sepse mbyllemi në veten tonë.

TRE PRAKTIKA TË MIRA PËR TRAJTIMIN E KORONAVIRUSIT

Shmangni kërkimin e detyrueshëm për informacion

Është normale dhe funksionale, në një mënyrë parandaluese, të kesh frikë nga një rrezik i ri, siç është epidemia e koronavirusit: ankthi për veten dhe të afërmit, nevoja për siguri, kontrolli i vazhdueshëm i informacionit janë sjellje të kuptueshme dhe të shpeshta në këto ditë. E megjithatë frika zvogëlohet nëse reflekton në marrëdhëniet e saj me rreziqet objektive dhe për këtë arsye është e qartë se çfarë ndodh dhe çfarë duhet të bëjmë.

Përdorni dhe shpërndani burime të besueshme informacioni

Është mirë t’i përmbahemi asaj që mund të dokumentohet. Prandaj: mbështetuni vetëm tek burimet e informacionit zyrtar, të përditësuara dhe të akredituara.

Një fenomen kolektiv dhe jo personal, Coronavirus nuk është një fenomen që na prek individualisht. Si në rastin e vaksinave, ne duhet të mbrohemi si bashkësi e përgjegjshme. Media prodhon informacione që mund të prodhojnë efekte deformuese sepse përqëndrohet në lajme në sekuencë të shpejtë dhe shqetësuese në raste individuale sesa në të dhëna të përgjithshme dhe objektive të fenomenit. Është e rëndësishme të merret parasysh ky efekt.

VEPRIMET QË DUHEN KRYER, PAS MENDIMEVE DHE EMOCIONEVE

Veprime të thjeshta parandaluese individuale:

Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që kanë infeksione larta të frymëmarrjes.

Larja e duarve dhe dezinfektimi janë të rëndësishme për parandalimin e infeksionit.

Duart duhet të lahen shpesh dhe me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, deri tek pulset. Nëse uji dhe sapuni nuk janë të mundshëm, mund të përdoret gjithashtu një produkt dizinfektimi dore me bazë alkooli, me të paktën 60% alkool.

Virusi hyn në trup përmes syve, hundës dhe gojës, kështu që shmangni prekjen e tyre me duar të palara. Mbuloni gojën dhe hundën nëse teshtini ose kolliteni.

Përdorni maskën vetëm nëse dyshoni se jeni i sëmurë ose ndihmoni njerëzit e sëmurë.

Mos merrni ilaçe antivirale ose antibiotikë, merrini vetëm në qoftë se ua ka përshkruar mjeku juaj.

Respektoni rreptësisht vetëm dispozitat zyrtare dhe udhëzimet e Autoritetit të Shëndetit Publik: ato janë një mbrojtje e rëndësishme për ju dhe të gjithë ne.

Përdorimi i rregullt i këtyre veprimeve elementare zvogëlon ndjeshëm rrezikun e infektimit për veten, ata që janë afër nesh dhe gjithë komunitetin.

Informacionet e mësipërme jane të mjaftueshme. Pasi të keni informacionin bazë se çfarë ndodh dhe çfarë të bëni, thjesht kontrolloni për t’u axhornuar në burime të besueshme.

Është gjithashtu e domosdoshme të mbroni fëmijët. Nëse ata na pyesin, ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të flasim në mënyrë të qetë për ato që mund të kenë dëgjuar dhe që janë frikësuar.

Është më mirë mos t’i ekspozoni fëmijët ndaj informacione alarmiste.

Edhe nëse keni krijuar një ide të saktë të fenomenit dhe nuk ndjeni ndonjë frikë të pabazuar, është mirë të ndihmoni të tjerët duke shpjeguar me fjalë të thjeshta dekalogun tonë dhe rekomandimet e këshilluara në këtë broshurë.

Duhet të trasmetojmë në mënyrë të qartë dhe konçize rreziqet e virusit duke evituar panikun e ngjallur nga shumë media dhe rrjete sociale.

Duhet të veprojmë të gjithë në një mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për ta rritur kapacitetin mbrojtës të komunitetit dhe të secilit prej nesh.

Nëse mendoni se frika dhe ankthi juaj janë të tepërt mos kini frikë të flisni për të dhe kërkoni ndihmë nga një specialist i fushës. Psikologët i njohin këto probleme dhe mund t’ju ndihmojnë.

Të gjithë ne mund të kemi nevojë, në momente ose situata të vështira, për një konsultim, një mbështetje, dhe vetëm atëherë kur t’i kemi idetë më të qarta mbi ato që ne ndjejmë dhe të menaxhojmë më mirë emocionet tona, kjo do të na lejojë që të jetojmë më mirë dhe të mos ndihemi të dobët.

Nuk është “i dobët” ai që kërkon informacione korrekte për veten e tij dhe për njerëzit përreth tij.

Dr.Elton Kazanxhi

protokolli psikologjik coronavirus

ZBRITJE ÇMIMESH TË USHQIMEVE NË ITALI Nga Gëzim Muçolli

Ditëve të fundit nga Italia vijnë me shumicë lajme shqetësuese që përcjellin të dhënat mbi numrat e rinj të të sëmurëve e sidomos mbi numrin e viktimave, krahas atyre mbi pacientët e mjekuar që janë shëruar.

Pas rasteve të para të shqetësimit të pakontrolluar kur në pak zona të Italisë pati tentim per të blerë ushqime përtej nevojave të ditës ose javës, pamjet me raftet e zbrazura përfunduan në qendër të kritikave të njerëzve të arsyeshëm dhe autoritetet italiane garantuan se dyqanet ushqimore nuk do të mbyllen dhe furnizimet do të garantohen.

Italianët zakonisht të shtunën , në fund të javës shkojnë në qendra komerciale dhe kryejnë blerjen javore apo siq e quajnë ata “speza setimanale”.

Isha dje per tu furnizuar me gjëra të zakonshme në supermerkatin “Prix” në lagjen San Carlo të Padovës, dhe gati (nuk) u befasova kur pashë se shumica e artikujve ushqimorë ishin me oferta, me çmime dukshëm të zbritura, duke dëshmuar konveniencën ekonomike për konsumatorin dhe në njëfarë mënyre patriotizmin e nevojshëm.

Italia do ta fitojë bertejën kundër sëmundjes sepse kanë hequr dorë nga përfitimet e rastit dhe qendrat e mëdha komerciale po iu japin spitaleve miliona euro për blerjen e respiratorëve artificialë dhe materialeve të nevojshme.

A kanë mbetur ende te ne në Kosovë tregtarë patriota.

Nëse po tregojuni shembullin e italianëve.

Falenderime pa kusur !!!

POETI IDRIZ GASHI DËSHMON SE ËSHTË NJË KRIJUES ME DHUNTI TË DALLUAR POETIKE – Nga Hysen Ibrahimi

Mitrovicë, 14.03.2020

 

Sot doli nga shtypo libri i radhës i titulluar ”O JETA IME”, (Përmbledhje me poezi), 2020, i poetit Idriz Gashi, botues Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

 

Idriz Gashi, në librin e tij të radhës ”O JETA IME”, (Përmbledhje me poezi), 2020, pas dy veprave të botuara më herët, ”PO TË PRES” (Përmbledhje me poezi) 2018, ”SE NUK VDES”, (Përmbledhje me poezi) 2019, na del një vjershëtar i pavarur  i letërsisë shqipe në fushën e poezisë. Këtë më së miri mund ta vërejmë në vargjet e tij se vërtet është një poet i cili, çdoherë, me një elegancë dhe gjuhë të ëmbël, shpreh përvojën jetësore dhe krijuese dhe njëherit etikën e këtij zhanri letrar. Autori, në këtë vepër, është shprehur në poezi sikundër nuk është shprehur më herët, duke dalluar për të mirë nga vjershëtarët e sotëm shqiptarë. Në qoftë se nxjerrim një dallim, duke krahasuar marrëdhënien  e poezisë së tij me poezinë moderne të sotme të poetëve të tjerë, do të vërejmë ndryshime të dukshme në shtrirjen e poezisë dhe mënyrën e sendërtimit të këtyre poezive, të botuara në librin e radhës ”O JETA IME”. Këtu krijohet bindja, se lidhja e poezisë së poetit Idriz Gashi me poezinë moderne, gjithsesi përkojnë me realitetin, se janë bazamentet e dhuntisë së tij poetike, por pa e përjashtuar se poeti është ndikuar nga rrethanat jetësore e shoqërore ku ai jeton e krijon dhe në origjinën e tij të lindjes, siç e shohim në vargjet:

 

Ti Iliri e Dardani

Pasuri e krenari

Lakmi e lavdi

Të shënuara me histori

 

vargje këto që rrinë në brendi të shpirtit të poetit dhe që e hasim më tutje:

 

Iliri e Dardani

Binjakë me moshë

Binjakë në rini

Për Shqiptari

 

Kjo përvojë e poezisë letrare e poetit Idriz Gashi e përvetësuar, dëshmon se është një krijues me dhunti të dalluar poetike, që çdo përvojë në fushën e krijimtarisë e paraqet duke iu nënshtruar përvojës së vet, gjë që vërtet është për t’u vlerësuar lart. E kemi poezinë e titulluar ”O FLAMURI KUQEZI”:

 

Që nga Pirroja

E deri te Aleksandri i Madh

Skënderbeu e i Ismajl Qemali

Ibrahim Rugova e Adem Jashari

Për Atdhe e për Shqipëri

Kanë luftuar

E në ty janë betuar

 

 

Në poezinë e z. Gashi nuk mund të mos vërehet se në qëndrimet ndaj poezisë moderne, dëshmohen mjaft ngjashmëri historikisht të kuptueshme. Pavarësisht se poezia e tij nuk bën fjalë veçmas për letërsinë moderne, sikundër bëhet fjalë për shembull për letërsinë popullore.

Poeti Idriz Gashi, me të drejtë, nuk mund të quhet poet i paanshëm në poezinë e tij moderne, sidomos në poezinë që i përkushtohet gjuhës së tij amtare, ku zë vend përvoja e tij artistike. Sepse ai, në radhë të parë, don gjuhën e tij, madje me një prioritet të lartë dhe të pazëvëndësueshëm:

 

Lindja jote është mrekulli

Je e bukur plot magji

E shkruar moti që n’lashtësi

Nga pellazgjishtja në Iliri

 

Homeri të dërgoi në Dardani

Shpirtërisht e me ngrohtësi

E ruajtur me fanatizëm në shqiptari

 

Je e ëmbël e shumë hyjnore

Në rrënjë të lashta shumëgjuhësore

Linde e rrite shumë dijetarë

Në Evropë dhe në botën mbarë

 

Në veprat e tij poeti Gashi shquhet me të drejtë me një ndajafërsi të njerëzve meritorë dhe të të gjithë atyre që punojnë dhe sakrifikojnë për vendin. Ai këtu nuk kursehet, kur përmes poezisë së tij i vlerëson si pasuri të madhe, thesarë kombëtarë, që janë të përgjithshëm e shpirtërisht të Kombit.

 

Ti Avdyl Uka

Ti je lule e Lirisë

Ti je Hero i gjallë i djalërisë

Ti je nderi i familjes dhe i Dardanisë

 

Ndodh kështu në poezinë e z. Gashi, për arsye se ndikimi i poezisë moderne dhe letrare në poezinë e tij dëshmojnë se gjithsesi janë më të përvetësuara, prandaj edhe janë të ngritura në një shkallë të lartë të krijimit poetik. E themi në shkallë të lartë sepse formulimi i vargut poetik ka përbërje ritmike, mendime apo mesazhe që e cilësojnë poezinë dhe, në përgjithësi, shfaqet imagjinata e poetit, që ndërrojnë plotësisht veçantinë moderne poetike të z. Idriz Gashi dhe shihen qartë se janë të ideuara drejtëpërsëdrejti nga imagjinata e tij. Këtë e shohim në disa poezi, si dhe në poezinë e titulluar ”KUJDES”:

 

Që frymoni shqip ju njerëz të mirë

Që keni virtyte të larta

Njerëzore dhe kombëtare

Shqiptarë të dijes të penës dhe të sakrificës

Njerëz të guximit dhe vullnetit të mirë

Për punë të gatshëm

Për t’u dalë të këqijave përballë

Zgjohuni zgjohuni

Nga gjumi i mashtruar

Se armikun e keni te dera

 

Poeti Idriz Gashi, po ashtu, lë përshtypje të shkëlqyera në fushën poetike, se edhe kësaj here kemi poezi të krijuara nga ai, që shpërfaqet jeta rinore dhe, me të drejtë, e shkruan vargun me rimën e tij, të cilat kur i lexojmë me vëmendje do të hasim se nga ato poezi mund të nxirret shumë lehtë folklori poetik i këngësë së mirëfilltë shqipe.

 

Me sy ma bëri

Unë nuk u befasova

Si të qëllimtë unë e kuptova

Syri i lëshoi shkëndija të dashurisë

 

Mund të themi se numri i madh i poezive në këtë fushë, që përdor poeti Gashi në poezinë e tij, është shumë më i madh se në poezinë e shumicës së poetëve romantikë të ditëve të sotme. Lexojmë disa vargje nga poezia e titulluar ”PO TË PRES”:

 

Të këndoj këngë me çifteli

Për atë të bukurën dashuri

Ti je më e bukura në sytë e mi

Zemër e shpirt t’i kam falur Ty

 

Kjo nuk është aspak e çuditshme, prandaj poeti Gashi e arsyeton bindshëm marrëdhënien morale të njerëzve në poezinë e tij prej burri, duke pasur guximin ta thotë dhe ta shkruajë poezinë për vashën e bukur, flokët e saj të zeza, të bardha, bjonde; për takimet, puthjet e përqafimet; të gjitha këto dalin poezi vërtet artistike e moderne.

Pa dyshim se poeti Idriz Gashi[2] në poezinë e tij përdor metaforë[3]. Në poezinë e tij, edhe vajza, edhe djali me të drejtë emërtohen me emra të ndryshëm, për ta ruajtur raportin ndërnjerëzor.

[1]U lind më 4 janar 1962 në lagj lagjën Shpat, komuna e Mitrovicës; Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Autor dhe bashkautorë i 18 veprave, publicistike, poetike dhe letrare. Jeton dhe vepron në Suedi.

[2] Idriz Gashi u lindi më 8 qeshor 1953 në lagjen Lumbardh, fshati Pavlanë, komuna e Pejës. Është veprimtar dhe krijues nga Kosova.Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Vazhdoi me shkollimim e mesëm për dy vjet dhe shkollën Normale – cikli i mësuesisë, pastaj vitin e tretë dhe të katërt në Shkollën e Mesme Teknike ”Shaban Spahija” në Pejë. Studioi shkollimin e lartë, Gjuhë dhe Letërsi me korrespondencë në Gjakovë në universitetin ”Bajram Curri”, studime këto të papërfunduara për shkaqe të aktiviteteve politike në Kosovë dhe u detyrua të emigronte me familje në Suedi në vitin 1989. Aktor në Shoqatën Kulturore Shqiptare ”Besa” në Pejë (1976-1987) dhe aktor në teatrin e qytetit të Pejës, tani ”Istref Begolli”. Në vitin 1989 zgjedhet anëtar i Kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Jusuf Gërvalla” në Helsinborg.

Në vitin 1991 qe njëri ndër themeluesit e Nëndegës së LDK-së në Landskrona. Nënkryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi (SHSHASHS) dhe kryetar i komisionit për organizimin e përurimit të veprave pranë SHSHASHS-së. Deri më tani ka marrë pjesë në shumë orë letrare me karakter garues si në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi. Për tërë këto aktivitete shumë herë është shpërblyer dhe i janë ndarë shumë mirënjohje, falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe atë të Suedisë dhe shpërblime me vend të parë për poezi. Veprat e tij të botuara: ”PO TË PRES” (Përmbledhje me poezi) 2018, ”SE NUK VDES”, (Përmbledhje me poezi) 2019 dhe tani del me veprën e tij të tretë,  ”O JETA IME”, (Përmbledhje me poezi), 2020. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera.

[3] Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë;

 

DEPUTETI BALIDEMAJ LIGJËRON NË FORUMIN RINOR SHQIPTAR – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Deputeti i Bavarisë së Epërrme, Ing. Dipl. Balidemaj

“Forumi Rinor Shqiptar” në Bajern, Gjermani, i kryesuar nga Dr. Asllan Tahiraj, organizoi një Simpozium me karakter kombëtar, në kuadrin e përvjetorit të 12-të të Pavarësisë të Kosovës. I ftuar për referim ishte deputeti i Bavarisë së Epërme Ing.Dipl. Deli Balidemaj, i cili ligjeroi mbi temat:

– Hedhja e themeleve të Pavarësisë së Kosovës, hapat e parë shtetformues të Kosovës pas çlirimit, deri te shpallja e Pavarësisë;

– Roli i Mërgatës Shqiptare në këtë proces;
-Roli i Faktorit Ndërrkombëtar dhe sfidat në themelimin e Institucioneve.

Fillimisht, kryetari Tahiraj prezantoi deputetin e vetëm shqiptar në Bavarinë gjermane. Ndër të tjera, ai foli për personalitetin dhe veprimtarinë shumëdimensionale të deputetit Balidemaj, angazhimin e tij, në vijimësi, për problemet dhe kërkesat e Mërgatës shqiptare, në Republikën e Bavarisë dhe më gjerë. Mësimi plotësues, shkolla shqipe ka qenë dhe mbetet preokupimi i deputetit bavarez. Ai është i pranishëm, gjithëherë dhe i kudondodhur, në mesin e mërgimtarëve tanë. Intelektual i kompletuar, komunikues i shkëlqyer, i dashur dhe me edukatë supreme, i gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Në mes të duartrokitje të anëtarëve të Forumit Rinor dhe të tjerëve, që kishin ardhur për ta dëgjuar ligjëratën dhe bashkëbisedimin, mori fjalën deputeti Ing. Dipl. Deli Balidemaj:

Hedhja e themeleve të Pavarësisë të Kosovës dhe hapat e parë 

shteformues të Kosovës pas çlirimit, deri në shpalljen e Pavarësisë

Suprimimi, marrja e dhunshme e Autonomisë të Kosovës, nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, shënon pikën kulmore që nxiti intelektualët e Kosovës, për t`i dhënë fund bashkëjetës me Jugosllavinë, përkatësisht, me Serbinë.

Zhvillimet rapide, të shpejta politike në Evropën Lindore Komuniste, për rrjedhojë, edhe në Ballkanin tonë, favorizojnë dhe trimërojnë edhe popullin e Kosovës, për radikalizimin e rezistencës, fillimisht, paqësore, për të ardhur deri tek veprimet guerile e luftë të armatosur.

Pluralizmi politik, largimi grupor i shqiptarëve nga Partia Komuniste Jugosllave dhe krijimi, fillimisht, i LDK-së, për t`u pasuar me partitë tjera, më vonë, sjellin bashkimin e popullit të Kosovës, në pikën më të lartë të ndërgjegjësimit kombëtar, se kundërshtia kolektive është domosdo e kohës.

Shpallja e Dreklaratës së Pavarësisë të Kosovës, më 2 korrik 1990, nga deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, ishte akt i mençurisë dhe i guximit qytetar, duke shpërfillur dhunën, bunkerizimin e Kosovës dhe tanket serbo-jugosllave, anekënd Kosovës. Deklaratën e Pavarësisë, të shpallur në Bulevardin Qendror të Prishtinës, e pason Kushtetuta e 7 shtatorit 1990, e aprovuar në Kaçanik, nga po ata deputet të Kosovës. Tashmë, Pavarësia e Kosovës konfirmohej edhe juridikisht, pavarësisht shpalljes së njëanshme dhe të mos njohjes nga Jugosllavia dhe bota.

Krijimi i Institucioneve Paralele të Kosovës: Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, Ministria e Brendshme dhe Sherbimi Informativ i Kosovës, deri tek zgjedhjet Presidenciale më 1992, ishin hapat e parë të shtetndërtimit të Kosovës, madje 10 vjet para çlirimit të Kosovës, më 12 qershor 1999.

Me gjithë përpjekjet për shkëputjen në rrugë paqësore nga Serbia, madje as me luftën e armatosur, Kosova, për shkak të raporit të pabarabartë të forcave ushtarake me Serbinë, nuk arriti të çlirohet me forcat vetanake. Ndërhyrja e forcave të organizuara të NATO-s, me bombardimet në caqet vitale ushtarake në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, detyroi, forcërisht, dorëzimin dhe largimin e ushtrisë dhe të pushtetit të dhunës të Serbisë.

Topat dhe krismat e armëve pushuan. Pushteti mikst, vendor dhe ndërkombëtar, po i hidhte hapat e parë, për themelimin e shtetit më të ri në hapësirat ballkanike. Ishte një lindje e vështirë, një lindje e përgjakshme, me krime, masakra dhe rrënim e shkatërrim të pasurive të brezave shqiptarë.

Një Qeveri e Përkohëshme filloi qeverisjen në qershor 1999. Por, ajo nuk u njohë nga ndërkombëtarët, sepse ishte formuar pa zgjedhje normale.

Edhe angazhimi i UNMIK-ut, me multietnicitetin e proklamuar fort, nuk tregoi forcën, që ligji ia garantonte. Në këtë amulli filloi dominimi i Rezolutzës 1244, i kushtëtuar me Dialogun me Serbinë, duke prolonguar, stërzgjatur Pavarësinë e Kosovës. Rol negativ po loznin edhe kontradiktat, etjet dhe ethet për pushtet të forcave politike vendore. Ndërkohë, Serbia e mundur në luftë, mbështetej nga Rusia. Gjeopolitika po kushtëzonte themelimin e një shteti të mirëfilltë, me moton: “Plotësimi i standardeve para statusit!” Serbia aktivizoi agjentët e vetë shqipfolës. Vrasjet e numerike politike, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, ishin projekt i Serbisë, për ta bindur botën, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, se “shqiptarët nuk janë të aftë për të bërë shtet dhe aq më pak për ta mbajtur atë, pa ndihmën e Serbisë!”

Në favor të kësaj teze, Serbia organizoi protestat e dhunshme dhe të përgjakshme të shqiptarëve në Kosovë, në mars-prill 2004, duke sulmuar e kallur shtëpitë dhe kishat serbe. Këto dhe veprimet tjera, të projektuara në Serbi dhe të lëndëzuara, të zbatuara në Kosovë, i larguan pritjet e afërta, për shpalljen e Pavarësisë të Kosovës. Megjithatë, SHBA-ja me aleatë, përcillnin vëmendshëm zhvillimet në Kosovë dhe nuk lejuan përdhosjen, dështimin e investimeve të mëdha politike e financiare të tyre, për ta finalizuar suksesshëm formimin e shtetit të Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani e kanë njohur mbi 100 vende në mbarë botën. Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë dhe synon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si: NATO, OKB, BE dhe tjera. Por realiteti i ri vazhdon edhe me tej të kundërshtohet nga Serbia, e cila pretendon sovranitet mbi atë.

Megjithatë, politikat antishqiptare, lufta për pushtet, statusi politik, keqadministrimi ndërkombëtar dhe ai i politikës vendase, në vitet e fundit, kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër, jo vetëm në Evropë, por edhe ndër vendet më të varfëra në botë. Të vetmet të ardhura janë nga diaspora, ndihmat ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, si shtyllat e vetme të ekonomisë së Kosovës.

Lule për deputetin Balidemaj dhe Violetë Tafilaj

Roli i Diasporës në procesin e Pavarësisë

Në Mërgatë jeton tej gjysma e popullsisë të Kosovës, po ashtu edhe e Shqipërisë. Mërgimtarët e hershëm të Kosovës, si emigracion i pakët politik, por i shumtë ekonomik, me kontributet e tyre materiale – financiare, dogjën etapat breshkore zhvillimore në Kosovë dhe ngritën standartin e jetesës.

Në aspektin politik, Shoqatat, klubet, partitë politike, pavarësisht nga përkatësia e tyre ideologjike, u angazhuan skajshëm në informimin e popujve dhe të qeverive të tyre, në shtetet ku punonin dhe jetonin ata. Protestat, demonstratat në kryeqytetet e shteteve të Evropës dhe të botës, të cilat, her-herë, arrinin shifrën deri në 100 mijë pjesëmarrës, trokitën në ndërgjegjën e botës demokratike, se mbi popullin shqiptar të Kosovës po ushtrohet dhunë, terror, genocid.

Drejtuesit e subjekteve politike në Diasporë, bënin një informim profesional, shkrimorë dhe gojorë, me personalitetet e vendeve të fuqishme botërore. Lobi Shqiptaro-Amerikan, garda e vjetër e ikanakëve politikë shqiptarëe e kosovarë dhe garda e të sakatosurëve politikë, të diktaturës komuniste, bënin një punë të shkëlqyer informative. Arbreshi Jozef DioGardi me bashkëshortën dhe miqtë e tij amerikanë, kongresmenë e senatorë, agjitonin, fuqishëm, në kancelaritë vendimmarrëse, për ta shpëtuar nga shfarosja popullin e Kososvës. Lobi Shqiptar – Amerikan, qoftë i hershëm apo i vonshëm, arritën të kontaktonin edhe hierarkinë më të lartë drejtuese të SHBA.

Roli i Diasporës, në procesin e luftës për çlirim dhe të Pavarësisë së Kosovës, ka qenë i madh, në mos, vendimtar. Përgjatë bllokadës 10-vjeçare serbo- sllave, 1990-1999, largimit të shqiptarëve nga puna dhe shkolla, Diaspora, mërgimtarët kosovarë dhe të trevave tjera jashtë kufijëve të Kosovës, me kontributet financiare të tyre, mundësuan mbijetesën e popullit të Kosovës. Me Fondet e tyre të liçensuara në Mergatë, sidomos me Fondin e Republikës të Kosovës, të shprehur në 3 %-in obligativ, nga të ardhurat mujore, përballoi emergjencën për ushtrinë e Kosovës, ushqimin, veshmbathjen, mjekësinë dhe një pjesë të armatimit.

Rrjedhimisht, Diaspora shqiptare ishte investitorja potenciale e luftës për çlirim dhe deri ke Pavarësia e Kosovës. Por, me keqardhje duhet pranuar se për të gjithë këtë bagazh shërbimi e ndihme të dhënë, ka munguar mirënjohja, shpërblimi, qoftë ai edhe moral. Përkundrazi, përçmimi ka qenë sa i dukshëm, aq edhe i turpshshëm. Korrupsioni pushtetar ka penguar investimet e Diasporës shqiptare në Atdhe. Urojmë që kjo praktikë të ndryshojë, me qeverisjen aktuale të koalicionit qeverisës aktual.

Anëtarë të Forumit Rinor Shqiptar, pjesësmarrës në Simpozium

Roli i Faktorit Ndërkombëtar dhe 

sfidat në themelimin e Institucioneve

Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte hap politik, i koordinuar me faktorët e rëndësishëm të diplomacisë ndërkombëtare, të SHBA dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Pas 17 shkurtit të vitit 2008, sfidë kryesore mbeti njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës. Sfidë në vete përbën mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së. Ky fakt ndikon direkt në stabilitetin e vendit dhe në perspektiven e qytetarëve të Kosovës.

Kosova duhet të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA-në, Gjermaninë, BE-në dhe faktorë të tjerë relevant, në interes të rritjes së efikasitetit dhe shtimin e numrit të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.

Në fokus të këtij ligjerimi është trajtimi i karakterit demokratik të shtetit të Kosovës dhe sfidat e tij, për realizimin e standardeve moderne të qeverisjes, për t’iu bashkuar familjes politike evropiane. Gjithashtu, merret në analizë progresi i padiskutueshëm në zhvillimin dhe promovimin e demokracisë si dhe në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Nuk mund të mos evidentohen përpjekjet serioze të klasës politike të Kosovës për stabilitet politik, qeverisje të qёndrueshme dhe konsolidim institucional. Megjithatë, dekadën e parë të shtetit të tyre të pavarur, kosovarët e festuan në një mjedis politiko-social të karakterizuar edhe nga disa shfaqje të mungesës së hapësirave të lirisë së dëshiruar. Politikberja konsiderohet si një proces evolutiv organizimi dhe administrimi, që zhvillohet dhe përparon, duke mbledhur përvojat e veta. Si e tillë shndërrohet në një organizëm vital, ku shtetasit me aftësinë e tyre kritike, korrektojnë çdo shfaqje spontane privuese, kundrejt progresit të pandalshëm, kah standardeve moderne të lirisë e demokracisë autentike.

Ky jubile i pavarësisë ka si moto, për të gjithë shoqërinë politike të Kosovës, se liria duhet të rritet e të forcohet dhe se qytetarët e vendit nuk janë spektatorë, por aktorë aktivë në formësimin e një shoqërie të mirëorganizuar, në themel të së cilës qëndron koncepti universal i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Me shpresë që Qeveria e re do t`i përmbushë pritjet e qytetarëve të Kosovës, ju falenderoj për durimin dhe shpresoj që unë kam mundur t`i përmbushi, deri diku, pritjet e juaja”, – përmbylli ligjëratën e tij, deputeti i Bavarisë gjermane, Ing.Dipl. Deli Balidemaj.

Në fund, kryetari i Forumit Rinor Shqiptar, Dr. Asllan Tahiraj, falenderoi z.Balidemaj dhe u bëri thirrje të gjithë Shqiptarëve në Mynih, më të drejtë vote, më 15 mars 2020, të dalin, masivisht, në zgjedhjet për Keëshillin Bashkiak të Mynihut dhe ta përkrahin zërin e shqiptarëve, Deputetin Balidemaj, i Partisë të Gjelbëve gjermanë.