VOA
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot në Tiranë Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit për Shqipërinë, mbi efektivitetin e mekanizmave kombëtarë kundër korrupsionit.
Raporti, një bashkëpunim me Organizatën Transparency International, me mbështetjen e Bashkimit Europian, vëren një rënie në sektorin publik sa u takon mekanizmave kundër korrupsionit, një stanjacion në media dhe shoqërinë civile, ndërsa veçon si përparimin më të rëndësishëm atë në sistemin gjyqësor dhe në prokurori.
“Kuadri legjislativ i Shqipërisë mbetet i fragmentuar dhe efektiviteti i reformave është i kufizuar; shumë institucioneve publike u mungojnë kapacitetet, burimet dhe stafi i nevojshëm për detyrat e tyre”, thuhet në raport.
Lidija Prokic, këshilltare rajonale e organizatës Transparency International për Europën Lindore dhe Juglindore, tha për Zërin e Amerikës se reformat anti-korrupsion në Shqipëri duhet të vazhdojnë, se reforma në sistemin gjyqësor po kryhet me sukses, por edhe se ky Raport zbuloi se disa sektorë janë ende të brishta përballë korrupsionit.
“Një nga gjetjet më të spikatura nga Raporti është dobësia e rolit mbikëqyrës të parlamentit, prej nga rezulton që në disa fusha korrupsioni lehohet të vazhdojë. Nevojitet më shumë ndërveprim midis shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare në krijimin e një legjislacioni të vërtetë e funksional, që ta mbrojë shoqërinë nga korrupsioni. Kjo është e vetmja rrugë ku Shqipëria dhe vende të tjera në rajon mund të përparojnë drejt integrimeve europiane”, tha zonja Prokic për Zërin e Amerikës.
Në Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit, një instrument i organizatës Transparency International, analizohen mirëqeverisja, transparenca dhe llogaridhënia tek Kuvendi, qeveria, partitë politike, gjyqësori, media, institucionet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile si biznesi privat.
“Sektori publik i Shqipërisë është shtylla me pikët më të ulëta, sepse vuan nga standarte të paqarta profesionale, nga rreziku i korrupsionit dhe nga ndikimi politik”, thuhet në raport.
Sipas tij, përpjekjet për reforma dështojnë në krijimin e një sektori publik profesional dhe të përgjegjshëm, ku shkarkimet e padrejta mbeten një shqetësim me rëndësi.
IDM thekson në raport se në Shqipëri janë të pranishme forma të ndryshme korrupsioni, nga korrupsioni i vogël dhe nepotizmi deri te pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, të cilat kanë marrë një rritje të konsiderueshme.
“Korrupsioni i madh dhe kapja e shtetit janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, pasi Shqipëria ka rritur rreziqe të tilla nëpërmjet privatizimit, koncesioneve dhe partneriteteve publik-privat PPP. Këto mënyra të transferimit të parave publike dhe kapitalit në duar të privatit kanë qenë të prirura ndaj korrupsionit dhe pretendohet se kanë kontribuar në pasurimin personal të zyrtarëve qeveritarë”, thekson raporti.
Sektorët ekonomikë më të prekur nga korrupsioni i madh, sipas këtij raporti, kanë qenë energjia, transporti, ndërtimi, shëndetësia dhe turizmi.
“Pastrimi i parave dhe marrëveshjet e fshehta ndërmjet partive politike, zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve të organizuara kriminale janë shqetësuese dhe janë përkeqësuar”, thuhet në raport.
Kuadri legjislativ kundër korrupsionit vlerësohet se është mjaft gjithëpërfshirës, por jo mjaftueshëm i qartë në përcaktimin e përgjegjësive institucionale për ta zbatuar atë.
“Mungesa e transparencës lehtëson vendimmarrjen e korruptuar dhe kapjen e shtetit”, thekson raporti.
Pavarësisht Ligjit për të Drejtën e Informimit dhe Ligjit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, institucionet publike, sipas raportit, ende nuk arrijnë të zbulojnë të dhënat përkatëse buxhetore dhe të prokurimit, ndërkohë që proceset e konsultimit publik priren të jenë formale.
Në të theksohet se “ndikimi i qeverisë mbi Kuvendin është i rëndësishëm dhe institucionet e pavarura si KLSH, ILDKPKI dhe Avokati i Popullit ushtrojnë presion të kufizuar thelbësor mbi ekzekutivin për të hartuar politika efektive kundër korrupsionit”.
Pavarësisht një ligji të ri për prokurimin publik, raporti thekson se “procedurat e prokurimit publik në sektorin shëndetësor dhe në infrastrukturë vuajnë nga një sërë çështjesh që variojnë nga ofertat fiktive deri te mungesa e mbikëqyrjes efektive”, ndërsa “nuk bëhen të ditura detajet në lidhje me zbatimin dhe ekzekutimin e kontratave të koncesionit/partneritetit publik-privat (PPP)”.
Në këtë raport theksohet se zbatimi në praktikë i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve mbetet i dobët.
Mjedisi i biznesit në Shqipëri vlerësohet se ka mbetur i prirur ndaj korrupsionit për shkak të sfidave si informaliteti, administrata publike joefektive dhe besimi i ulët në sistemin e drejtësisë. “Rastet e zyrtarëve publikë që marrin pagesa nga sektori privat janë të përhapura, megjithëse ka pasur iniciativa për të reduktuar kontaktet mes bizneseve dhe zyrtarëve publikë”, thuhet në raport.
Në të theksohet se shoqëria civile, mediat dhe partitë politike kanë shënuar rezultate të dobëta.
“Besimi tek partitë politike është shumë i ulët, sepse partitë politike kanë përqafuar klientelizmin, duke ofruar përfitime në këmbim të mbështetjes elektorale dhe financiare, duke shtuar dyshimet për përfshirjen e grupeve kriminale në këtë marrëdhënie”, thuhet në raport.
Në raport thuhet po ashtu se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende i mungojnë burimet e mjaftueshme për të monitoruar financimin e partive politike dhe të ndëshkojë shkeljet e ligjit nga partitë politike, ndërsa “ka akuza për ndërhyrje të partive politike në burimet dhe dhënat shtetërore”, por “mekanizmat për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike gjatë fushatave politike janë joefektive”.
Zonja Prokic, përfaqësuese e Transparency International, tha për Zërin e Amerikës se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në luftën ndaj korrupsionit, dhe ajo po kurajohet nga TI, që të jetë më bashkëpunuese dhe më aktive në përpjekjet për të mbajtur nën kontroll korrupsionin.
“Qëllimi ynë është bashkëpunimi me qeverinë që ajo të marrë masa konkrete në kontrollin e korrupsionit së pari në sektorin publik, por Raporti vëzhgon korrupsionin edhe në sektorin e biznesit, i cili është po ashtu i lidhur me rolin e parlamentit, qeverisë, dhe drejtësisë. Secili ka një rol të madh për të luajtur, dhe nuk mund të shihen të shkëputura”, tha zonja Prokic.
Në të theksohet se organizatat e shoqërisë civile monitorojnë llogaridhënien e qeverisë me metoda të ndryshme, por ndikimi i tyre është i kufizuar, ndërsa përballen me vëmendje të kufizuar, me frikësime të vazhdueshme, ngacmime dhe sulme.
Sa i takon gazetarisë, në raport thuhet se materialet e përgatitura nga qeveria dhe reklamat e fshehura vënë në dyshim integritetin gazetaresk dhe rolin publik të medias.
“Pavarësia editoriale kushtëzohet nga interesat e pronarëve dhe vlerësohet se mediat promovojnë axhendat e qeverisë, biznesit dhe grupeve kriminale për përfitime personale në tregje fitimprurëse”, theksohet në raport, i cili veçon si problem kufizimet mbi informacionin për gazetarët investigativë, shoqërinë civile dhe profesionistët e medias.
“Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim në vitin 2021 ka centralizuar më tej kontrollin e përmbajtjes së informacionit që bëhet publike nga institucionet qeveritare”, thuhet në raport.
Ai thekson se “liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar”, ndërsa “media priret të politizohet ndjeshëm dhe marrëdhënia midis qeverisë dhe pronarëve të medias duket se lidhet me një përfitim reciprok: mbulim pozitiv për qeverinë në këmbim të aksesit në fondet publike dhe lehtësimit të procedurave administrative”.
Në raport theksohet se linjat editoriale të mediave diktohen nga interesi vetjak ekonomik; fakti që pronarët e kompanive më të mëdha mediatike janë aktivë edhe në sektorë si ndërtimi, shëndetësia ose financa.
“Këto marrëdhënie zhvillohen më tej në rrjete klientele të plota thelbësore për korrupsionin e madh dhe mundësinë për të përfituar nga kontratat publike”, thekson raporti i IDM-së për vitin 2023, i cili vjen pas atij të fundit në vitin 2016.
Raporti vlerëson reformën në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe ngritjen e një prokurorie të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por thekson se ende gjendja e qeverisjes demokratike është përkeqësuar, ndërsa gjendja e shtetit të së drejtës ka ardhur ngadalë në rënie.
Po ashtu regjistrohet përkeqësim edhe sa i takon mbrojtjes së drejtave njerëzore dhe qytetare, ku janë dokumentuar shkelje të së drejtës për tubim të lirë, ndalime të paligjshme dhe shkelje të së drejtës për strehim nëpërmjet dëbimeve me forcë dhe prishjes së pronës për t’i krijuar hapësirë projekteve të infrastrukturës në kryeqytet.
FACILE ITUR VIA MUNITA-asht lehtë të shkosh rrugës së celur e të hapur,
-Po vërtet asht leht ë për Ty ,O Andi Kapo,Jo Bushati,të flasishë e të shkruejsh ,sepse je rritë duke pirë gjakun e mijra e mijra të të pushkatuemve,të burgosrve dhe të internuarëve e ti me prindit e tu Mehdi Bushatin, prej kanibali shetitje bulevardit të Lushnjes,shetitje me veturë luxoze në fushat e Savres Tërbuf shetitje me roje si “djal princi”i shikoje shqipëtarët si njerëz të gjungles ,
-Ty bir kanibali Kosova me andje i ndjek opinionet e tua sepse .Ti me pas pak gjak Shkodre ma parë se me u marr me opinione,duhet ti denoncosh krimet monstruoze që i ka krye Gjyshi e Gjyshja ,Hysni Kapo dhe Vito Kapo edhe Baba i yt Mehdi Bushati ,i cili në fillim të Marsit vitit !981 ,erdhi bashk e eskorten famkeqe të Sigurimit (gjoja se jan profesor të fakultetit) porsa më pan mue Mehdiu dhe Remzi Berberi ,e këputën rrugen sa mujtë me ik tue këput rrugen Mehdiu hyni këput lulishtes në ndërtesën ku asht Kuvendi i Kosovës a Remzi Berberin e takova tek hyrja e Grandit.Qën të dy u dhien nga friga se sparamendonin që unë jam gjall.
Nuk kam mendue se je i till që nuk din me u pozicionue,në vend se të meresh veten
tande,familjen,merresh me përgojime,pra e mira e jote asht me u marr me biografin e prindve se sa kan vra ,burgos që edhe sot nuk u dihen gjurmët.Thashë që në fillim se nuk ke gjak Shkodre se pse po të kishe sadopak,kishe me heshtun si shumë djem të të udhëheqësve.
Unë kam qen me Alaudin Kapon në burg të Ballshit,por Alaudinin e kemi respektue dhe kam konsiderat maa të mirë për te edhe pse ishte nip,djal vëllau i Hysni Kapos,edhe sot e përshëndes!
Ju pershendes i nderuar Nazmi Berisha!
Respektet tona!
Elida
“Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!”…
Ju falemnderes!
Respektet tona i nderuari Fritz Radovani!
Ju flm shumë!
Shumë të fala prej Skënderit dhe prej meje!
Elida
Ne asnje kend-shikimi, Andi Bushati
nuk i vjen as te thembra e kembes te nderuarit Skender Bucpapaj.
Cdo koment tjeter eshte i tepert.
I nderuar Lexues i Voal.ch,
Ju flm shume. Po nuk ka fituar asgje me djerse Andi Bushati, nip e djale Blloku qe jane mesuar me diktu e diktat dhe nuk heq dore sepse mjerisht ne Shqiperi sistemi demokratik është perçudnuar nga korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi, diktatura e varferise dhe trashegimraret e nomenklatures qe kane kapur majat e shtetit dhe vijojne luften e klasave. Skenderi eshte personalitet, selfmademan dhe njeri i ndershem. Andi Bushati eshte mediokritet, njeri i qylit qe ne djep dhe profiter. Kam dalë kesisoj ne perfundimin tuaj Mik i nderuar. Respekte e shume te fala prej nesh.
Elida
Elida Buçpapaj, E lexova me interes shkrimin tuej, ashtu siç kam ndjekur dhe shkrime te tjera mjaft objektive…Por te lutem, prano kritiken time lidhur me nje pasaktesi ne shkrimin e mesiperm, kur ju i drejtoheni Bushatit: Potenciali juaj intelektual mund te drejtonte me sukses nje kooperative bujqesore…Jo e nderuar, te drejtosh me sukses nje kooperative bujqesore ishte art, sakrifice e perkushtim!!! Gje te cilen, as Andi dhe shume te tjere nuk u bien te thembra atyre njerzve te nderuar te kohes se kooperativizmit. Prandaj mos i fyeni ata…
I nderuar H.Osmanaj, ju flm shumë për komentin, po keni shumë të drejtë, nuk dua të fyej fshatarin, pasi e shpronësuan në diktaturë, i diktuan të futej nëpër kooperativa bujqësore, dua të denoncoj kooperativën bujqësore si gjetje e poshtër e diktatorit hoxha për t’i lënë në mjerim mbi 60 % të popullësisë që jetonte në fshat! Edhe një herë ju flm dhe ju përshëndes. Këtu besoj se ndani të njëjtin mendim me mua se kooperativat bujqësore ishin dënimi më i madh që i bëri diktatura fshatarit shqiptar sepse e varfëroi deri në skamje! Elida Buçpapaj
I nderuar H.Osmanaj, ju flm shumë për komentin, po keni shumë të drejtë, nuk dua të fyej fshatarin, pasi e shpronësuan në diktaturë, i diktuan të futej nëpër kooperativa bujqësore, dua të denoncoj kooperativën bujqësore si gjetje e poshtër e diktatorit hoxha për t’i lënë në mjerim mbi 60 % të popullësisë që jetonte në fshat! Edhe një herë ju flm dhe ju përshëndes. Këtu besoj se ndani të njëjtin mendim me mua se kooperativat bujqësore ishin dënimi më i madh që i bëri diktatura fshatarit shqiptar sepse e varfëroi deri në skamje! Elida Buçpapaj
Nuk di kur asht shkrue ky artikull analitik ku znj. Buçpapa shpreh hapun mendime per A. Bushatin, te perkdhelunin e futbollistit te ” DINAMOS” se Tiranes, nji skuader qe tan tifozat i kishte sigurimca qe, pavarsisht vlerave futbollistike shkojshin me luejt jasht Shipnie, fal’ biografis, ndersa ” të prekunit” ( O Zot kush e ka shpik kete fjale qi s’ na u ndà as sot?!) Ulshin kryet e duartrokitshin humbjet njana mbas tjetres te skuadrave shqiptare mbrenda e jasht vendit, ndersa Skender Buçpapa, nji poet i talentuem i kaloi vitet e rinis n’ minjeren e Kromit n’ Kam te Tropojes kur buzkjumshti A. Bushati, vö e vume n’ ‘çdo furrik pule, del prej gzhoje kur i intereson e si i ati, ia pason topin me bâ ” gol”, herë njana skuader e herë tjetra, gjithmonë me mendimin qe ndeshja me perfundue barazim.
Elida ju shkrueni kjart e kuptueshem pa i zgiat mendimet, pa metafor, po drejtperdrejt. I lexoj me perkushtim shkrimet tueja ne VOAL, po nuk di pse m’i keni ndrpre postimet ne e-mail?!