VOAL

Please Wait...

Ndragheta: Fitojnë miqtë tanë të PS, tiranasit s’janë ciganë si jugu dhe veriu

By | January 25, 2021

Komentet

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/DJTHEJA.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/cpo-ndodh-brenda-se-djathtes-ekstreme-te-evropes/"]

Ç’po ndodh brenda së djathtës ekstreme të Evropës?

Lisa Bryant

E djathta ekstreme e Evropës ka patur disa dështime kohët e fundit: Partia kryesore opozitare e Gjermanisë është nën vëzhgim për ekstremizëm. Franca shpërndau një grup rinor të krahut të djathtë.

Ekspertët thonë se këto grupe, krahas çështjeve të vjetra si imigracioni, po shfrytëzojnë probleme të tilla të reja si COVID-19 dhe po frymëzohen nga homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Grupi francez i të rinjve, Identiteti i Gjeneratës, është bërë i njohur vitet e fundit për fushatat e tij të zjarrta. Mesazhi i tyre është i qartë: imigrantët nuk janë të mirëpritur në Francë.

“Ne thjesht po mbrojmë popullin francez dhe evropian që po vuan nën valët e njëpasnjëshme të imigracionit masiv”, thotë Jeremie Piano, zëdhënës i grupit.

Piano thotë se grupi përdor mjete paqësore për të shprehur mendimin e tij. Qeveria franceze e qendrës nuk pajtohet.

Këtë javë, ajo e shpërndau Identitetin e Gjeneratës, duke e akuzuar për gjuhën e urrejtjes, për faktin që sillet si një milici private dhe se mban lidhje me grupe ultra-të djathta me programe raciste dhe supremaciste të bardha.

Ekspertët thonë se Identiteti i Gjeneratës nuk është një grup terrorist apo milici e armatosur, por aktivistët besojnë se ai është gjithsesi një kërcënim.

“Ajo që na shqetëson më shumë është puna e tyre ideologjike, që nxit sjellje raciste dhe ksenofobe mes popullatës,” thotë Augustin Grosdoy, i grupit MRAP të Anti-Diskriminimit.

Edhe në Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD, Alternativa për Gjermaninë, po e ndjen presionin. Agjencia e zbulimit të brendshëm e ka vënë atë nën vëzhgim, pas njoftimeve për lidhjet me ekstremistët e djathtë dhe si organizatë që paraqet kërcënim për demokracinë.

E djathta ekstreme e Evropës ka pasur deri diku edhe suksese muajt e fundit. Ajo ka marrë municion të ri, siç është reagimi i ashpër i publikut ndaj masave për koronavirusin, që shqetëson qeveritë e ndryshme.

“Ata mendojnë se e djathta ekstreme mund të përfitojë nga kjo pandemi e madhe. Jo vetëm për shkak të menaxhimit të keq të çështjes, por sepse pandemia ngjall frikë tek njerëzit, frikën se ky virus u soll në brigjet tona përmes globalizimit,” thotë Jean-Yves Camus i Fondacionit Jean Jaures.

Ish Presidenti Trump dhe ngjarja e 6 janarit në Kapitol gjithashtu kanë patur mbështetjen e krahut të djathtë në Evropë.

“Ne e pëlqejmë Trumpin. Ne përkrahim, për shembull, luftën e tij kundër imigracionit të paligjshëm. Por ne nuk jemi pro-Trump apo pro-Putin. Ne jemi thjesht pro-evropianë”, thotë Jeremie Piano.

“Shumë njerëz në të djathtën ekstreme franceze, brenda lëvizjeve më ekstreme, veçanërisht neo-nazistët, e shikojnë, do të thoja me zili atë që ndodhi në Kapitol më 6 janar. Ata thonë: ja, këta njerëz po përpiqen të përmbysin qeverinë dhe patën një farë suksesi. Sigurisht, ata do të dëshironin të bënin të njëjtën gjë, por nuk kanë forcë”, sipas Jean-Yves Camus.

Ndryshe nga SHBA, të mbash armë zjarri në Francë është jashtë çdo diskutimi. Gjithashtu, Camus thotë se grupet më ekstremiste të Evropës kanë mbështetje fare të paktë në publik.

Një shenjë e kësaj është se partia kryesore opozitare e Francës, Rassemblement National, e së djathtës ekstreme, është distancuar tashmë nga lëvizje si Identiteti i Gjeneratës, edhe pse e kritikoi shpërbërjen e saj.

Udhëheqësja e kësaj partie Marine Le Pen i ka hedhur sytë nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ekspertët besojnë se për të fituar, asaj do t’i duhet ta paraqesë partinë e saj si një parti më afër rrjedhave të qendrës.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/ru.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/profja-ne-lukunine-e-ujqerve-nga-rudina-lohja-kurti/"]

Profja ne lukunine e ujqerve…!? Nga Rudina Lohja Kurti

Nuk di ç’te them…!?
Nuk di se si ndjehem….!?
Nuk di per çka do te vleje Profja ne lukunine e ujqerve…!?
Nuk di sa do te degjohet zeri i saj nga hienat ….?
Nuk di sa kjo grua “kolkoze” do te duroje te ulet mes xhaketave mbushur me dekorata floriri …!?
Nuk di e kupton kjo qytetare deshprimin qe ulet mes nesh çdo dite,kur ne ekran ….
deri pasmesnate shohim shfaqjet e mbretit me oborrtaret tij apo burra te tjere qe ulerijne per pushtet!?
Nuk di ne kupton ajo, se mbreti qe e ka zgjedhur…. ka marre persiper sebashku me dy – tre mbreter te tjere te na hedhi kunder njeri-tjetrit!?
Nuk di kjo zonje se po perdorohet si pecetat nje perdorimshe?
Sigurisht jo,😢perderisa Ego e saj jetokerka me gjate, se vete pleqeria…
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/gztr.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/tregon-gazetari-qe-e-kishte-shok-klase-fitimin-te-birin-e-adem-jasharit/"]

Tregon gazetari që e kishte shok klase Fitimin, të birin e Adem Jasharit

Autori i emisionit “Frontal” në T7, Arsim Lani ka treguar një histori prekëse të djalit të Adem Jasharit, Fitimit, i cili ishte në një klasë bashkë me të.

Lani ka treguar se djali i Adem Jasharit ishte i heshtur dhe fliste shumë pak, ndërsa thotë se nuk merrej shumë me çmenduritë që i bënin ata si nxënës të shkollës së mesme.Moderatori ka vendosur ta ndajë këtë histori në përvjetorin e 23-të të rënies historike të familjes Jashari, raporton Gazeta Express.

“Zhurma në klasë fillonte në momentin që nga aty dilte profesori. Të gjithë ngriheshim në këmbë pa pasur nevojë, bërtisnim, lazdroheshim.

Ai qëndronte në bankë. Ishte i heshtur dhe fliste pak. Fliste vetëm atëherë kur e pyesje diçka. Ndryshe nuk merrej shumë me çmenduritë që bënim ne si nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme. Ulej në bankë në rreshtin e fundit. Quhej Fitim ADEM Jashari”, ka shkruar Lani në Facebook.

Lani thotë se asnjëherë nuk ka ka arritur ta kuptojë heshtjen e Fitimit.

“Fitimit që s’arrita t’ja kuptojë kurrë heshtjen e tij në klasë, ia dëgjova më pas jehonën e pushkëve me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz derisa ra bashkë më anëtarët e tjerë të familjes Jashari”, shtoi Lani.

Gazetari ka sqaruar se Fitim Jashari ka vijuar mësimet në Polac për një kohë të shkurtër.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/rai.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/tani-sna-mbetet-tjeter-vec-te-gerryhemi-nga-dhimbja-jone-nga-raimonda-belli-gjencaj/"]

Tani s’na mbetet tjeter veç te gërryhemi nga dhimbja jone Nga Raimonda Belli Gjençaj

Tafti Bafti
Ne nje nga netet e kesaj jave qe shkoi, u binda. Prej nje viti jeta jone ka hyre mes Taftit dhe Baftit. Sado qe e rrotulluan gjuhen, u zhyten ne terma shkencore, perfundimi qe i njejte. Virusi na ka ne dore. Pasi degjoi koleget, edhe mjeku Pipero, i sapo dale nga beteja me Covid, nuk hezitoi te thoshte: Varet si pergjigjet organizmi. Jo te gjithe kane te njejten përgjigje. Disa i pergjigjen mjekimit e disa jo. Po cilit mjekim? Protokollit? Po cilit protokoll? Mjeku Pipero, siç edhe referoi, kishte marre nje antiviral, vitamina, pastaj, me keshillen e kolegeve edhe kortizonike.
Ky protokoll ndryshon nga ai qe te rekomandojne mjeket e familjes ne distance. Ata ne liste kane vitaminat C dhe D, Zink dhe shume lengje. Sikur ky protokoll te kishte funksionuar, im vella do t’i gezohej tani diellit te këtij shkurti te çoroditur. Por ai nuk mundet me. Nuk e pati fatin te merrte nje antivral ne kohen e duhur. Pastaj mbase do t’i duhej te merrte nje mjekim qe do t’i qetësonte “stuhine e citokinave”, qe sistemi imunitar kishte leshuar per t’u mbrojtur, ne nje kohe qe po e godiste fort organizmin dhe po e mbulonte me re mushkrine, duke ia pakesuar shanset e frymëmarrjes. Nuk ka ikje pa pengje, do te thote dikush. Edhe kete e di. Por ta nisesh ne spital njeriun tend per t’i shpetuar jeten dhe pas dy javesh ankthi te tmerrshem, te te thone se nuk ia doli, eshte me shume se peng. Po ç’ti besh? A ka zgjidhje tjeter kur je midis Taftit dhe Baftit? Gerryese per shpirtin jane dhe pyetjet: Po sikur 127 te na ishte përgjigjur tri dite me pare? Thone qe faktori “KOHE”, eshte përcaktues ne kete patologji. Nuk e dine ata te 127-es, kete? Mbase po ta dinin, nuk do te na këshillonin ne distance tamponin, kur virusi kishte nje jave qe ishte ulur kembekryq ne trupin e tim vëllai. Po sikur mjekja e familjes te ishte përgjigjur me pare dhe te kishte shtypur butonin e alarmit, do te na i kishte kursyer kete humbje, qe na ka hidhëruar shpirtin? Keto pyetje tani duken pa kuptim, sepse per to nuk ka përgjigje, por mbase do t’i vlejne dikujt qe te mos rrije ne pritje, me shpresen se dikush do te vrapoje t’i shpetoje jeten. Jo, o njeri, duhet te vraposh ti i pari. Ne gabuam sepse pritem. Kur u permendem nga letargjia e pritjes, ishte shume vone…
Tani s’na mbetet tjeter veç te gërryhemi nga dhimbja jone. Nderkohe shkenca e botes gelon nga hulumtimet dhe sugjerimet. Prej nje viti, tashme. Emra ilaçesh, qe kane ndezur diskutime pa fund.
Pro dhe Kunder. Izraeli njoftoi per EXO-CD24, nderkohe qe nje sere mjekimesh te tjera si BARICITINIB, TOCILIXUMAB, SARILUMAB, HIDROXIKLOROKINE, (nuk po rreshtoj Antikorpet monoklonale, qe per vendet e varfra, si ky i yni ngjajne si thela mbi bisht),paraqiten si arma fituese kunder Covid19.
Problemi eshte se te gjitha keto mjekime jane ne proces prove. Rrjedhimisht pacienti shndërrohet ne kavie. Askush nuk e di përfundimin. Mjeket rrine ne pritje. Familjaret luten me syte nga qielli. Pra me dy fjale, Tafti Bafti. Mos e përfytyroni si kercenim, por si nje paralajmerim, kete situate, kur jeta te përkufizohet ne kete menyre. Sidomos tashme qe varientet e reja, po ia lene vendin njera tjetres dhe sado emra te perveçem qe kane, fundi eshte i njejte. Iken me nje ikje vertet mizore. Burrin, gruan, vëllain, motren, dhe me zi, femijen, e merr ambulanca dhe nga ate çast, ti rron ende me shprese, se do ta rishohesh njeriun tend. Por projeksioni i diteve dhe neteve, shume shpejt kthehet ne nje film te zi, ndersa merr lajmet per saturimin e ulet te oksigjenit, qe parathotë se ka ardhur fundi. Ne te gjithe e dime ç’do te thote te humbesh shpresen.
Ne rastin e Covid19, ky tmerr te perfshin shume shpejt. Por ti nuk e përfytyron ate qe te ndjek me pas. Eshte çasti kur ke nevoje per nje përqafim, por as nuk ta japin dhe as nuk nuk e jep dot. Ke nevoje te mbeshtetesh koken ne supin e dikujt por nuk e ben dot. E dërrmuar nga dhimbja, ne makinen qe eshte nisur drejt varrezave, syte e lodhur nga te qaret, nuk i besojne asaj qe shohin. Qytetare fytyra-zbuluar, te shpenguar, kane mbushur rruget; flasin e qeshin ne goje te njeri – tjetrit. I miri im vella, eshte ne mjetin qe prin kortezhin, por e ka te pamundur te çohet dhe t’u thote:
“Ç’beni o njerëz, ruajeni veten!” Nardi nuk flet dot, se s’ka me fryme, une nuk bezaj se dhimbja m’i ka mpakur fjalet. Po te mund te flisja ate dite, do te thosha se ky virus nuk te fal, nese ti nuk i jep vlere jetes tende. Mos harroni qe njerëzit po ri-infketohen. Dhe askush nuk e di se si do te perfundoje kjo puntate e re e serise se Covid19. Mos fajësoni askend, veç vetes. Mos ia vini fajin injorances se te tjereve. Zbato rregullat ti i pari dhe pastaj kerkoje tek fqinji, kolegu i zyres, apo kalimtari qe masken e mban si aksesor ose si element antigjobe, me ulje – ngritje, sipas rastit. Nuk dua te jap mend. Ju i keni ato.
Thjesht merreni seriozisht kete situate. Sepse dhimbja dhe lotet nuk ndihmojne per ta shmangur te keqen. Qe ne kete çast eshte bere me çnjerezore se kurre me pare. Kete mbase mund ta kuptojne me mire ata qe keto kohe kane pare me syte e tyre kodren “e fresket” te varrezave te Sharres, qe po zaptohet me nje shpejtesi te frikshme nga viktimat e kësaj lufte. Asgje nuk ngjan normale. Nuk te lene as kohen e duhur te ndahesh me njeriun tend. Keshtu ndodhi edhe ate te diel kur po ndaheshim përfundimisht me Nardin tone te shtrenjte. Dikush, qe ngjante si menaxher i vdekjes, nje burre i veshur plot sqime, na nxiti te nxitonim: “Shpejt, po vjen tjetri!” E paimagjinueshme….Mbase ne kohe paqeje….
Miq, do te doja te kisha shkruar diçka tjeter, t’ju flisja per tim vella Leonard Belli, qe me vitalitetin prej djali te ri, i kishte çoroditur edhe 70 vjetet e jetes se tij, por pastaj mendova se ai nuk do ta donte nje gje te tille. Do te tingellonte si dhimbje thjesht personale. Gjej rastin t’ju falënderoj per fjalet ngushëlluese. Nderkohe qe do t’ju isha mirenjohese te gjithe atyre qe keto rradhe do t’i ndjenin si kambane alarmi. Per veten dhe per te dashurit e tyre. Qe jeta e askujt te mos vozise mids Taftit dhe Baftit. Sepse askush nuk e di ne ç’ane do te godase lavjerrësi i kohes se tij.
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/agustin-miraka-lutjet.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/lutjet-qe-rane-ne-vesh-te-shurdher-te-agustin-mirakajt/"]

Lutjet e Agustin Mirakajt që ranë në vesh të shurdhër

U nda nga kjo jetë një nga emblemat e të përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Agustini vuajti gjatë regjimit komunist në kampin Shtyllë te Fierit.
E nisi jetën me vuajtje dhe e mbylli me vuajtje.
E nisi si trashëgimtar i armiqve të diktaturës dhe e mbylli nga indiferenca e shqiptarëve!
Iku pa i mbushur 55 vjeç pa mundur që të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Kërkoi ndihmë në rrjetin social sepse sëmundja e tij kërkonte të ndiqej në spitale të specializuara.
U lut Agustin Miraka!
Mjerisht nisja në Itali u bë dikur,  por nëse do të kishte udhëtuar më parë në Itali a do t’ja kishte dalë ?
Po ndofta kishte mundësi!
Po i sjell këtu të gjitha lutjet e Agustin Mirakajt të cilat ranë në vesh të shurdhër.
Po i sjell tani që të zgjohen ndërgjegjet e fjetura nga letargjia e indiferencës.
Tani në Shqipëri fushatë zgjedhore është në kulm edhe pa u shpallur dhe kush e di si gëlon paraja e zezë për të trafikuar vota, për një parlament po aq antishqiptar sa i mëparëshmi.
Por për Agustin Mirakajn nuk u gjet mundësia për të kuruar jashtë në kohën e duhur!
————-
Lutjet e Agustin Mirakajt
1 Mars 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi ti lutet zotit per shendetin tim te keqesuar shume .
Me perzemersi e dashamirsi e kerkoj nga ju.
Agustin Anila Miraka
26 Shkurt 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi t’i lutet zotit per shendetin tim .
Me perzemersi e dashamirsi
Agustin Anila Miraka
16 Shkurt 2021
Te nderuar motra vellezer ju bej me dije se sonte ndodhem ne nje Poliklinike ne Rome neser me shtrojne ne Spital .
E gjith ky interesim nga te aferm e mi erdhi kjo shpres per jeten time fal jush, ndihmeses dhe dashmirsise tuaj 😭. Gjithashtu dhe te burgosurve politikë .
Zoti jua shperblefte per te mira ne Familjet tuaja 🙏.Foto shume i smure i lodhur duke zbritur nga Avioni ne Rome .
Ju dua shume🙏
9 Shkurt 2021
KERKOJ NDIHME PER JETEN TIME!
Nga Agustin Anila Miraka.
Miqte e mi, dua t’ju lajmeroj ecurine e semundjes time. Pas nje operimi ne zorren e trashe dhe pas 9 seancave kimioterapie, informacioni qe me dhane ne ekon e fundit te bere ne spitalin Hygeia(eko e bere dje ne date 08.02.2021) ishte qe semundja eshte ne hapat e para te avancimit ne MELCI.
Mjeket nuk me japin me shprese per mundesi sherimi.
Duke qene qe ne bark po me mblidhet akoma uje dhe trupi s’ka me fuqi ta perballoje, me kane ndaluar te vazhdoj kimioterapine, ne kete menyre semundja mund te perhapet shume shpejt.
Ju lutem me ndihmoni qe te kem mundesine te kurohem jashte Shqiperise, ne nje spital qe mund te me shpetoje jeten.
JU LUTEM PER NDIHME
Per cdo paqartesi, kontaktoni ne numrin: 0682666140
Adresa e shtepise: Rruga Zef Margjinaj, Pallati 21, Shkalla 1, Apartamenti 12
Lagjia 6
Kombinat Tirane
Pervec linkut te meposhtem ku mund te ndihmoni, bashkangjitur do te gjeni dhe numrin e llogarise time personale ne rast se e keni me lehte.
Numri IBAN i llogarise time: AL83 2151 1031 ALL1 0000 1359 7602
Faleminderit nga zemra!
Ps: Ju lutem shperndanje sa më shumë! 🙏
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/ksvizr-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/izraeli-vendos-per-vendin-e-ambasades-kurti-per-hapjen/"]

Izraeli vendos për vendin e Ambasadës, Kurti për hapjen

Bekim Bislimi

Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo është shprehur edhe në letrën që ai ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Përparim Kryeziu.

Deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje vijën pas debatit të krijuar në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ku janë ngritur dyshimet nëse Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, pasi që ky subjekt politik të formojë qeverinë e re të vendit, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit është lideri i saj, Albin Kurti.

Në deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se lidhur me vendndodhjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, Kurti ka qenë mjaft i qartë.

“Në lidhje vendndodhjen e Ambasadës, zoti Kurti ka qenë korrekt, konsistent dhe transparent në qëndrimet e tij, duke thënë se ajo është një çështje që do të trajtohet nga qeveria e re pasi të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë. Ky është një veprim i rëndësishëm para një vendimi të qeverisë së tij për këtë çështje. Si kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, zoti Kurti është interesuar që të zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin me partnerët e vendit tonë”, ka thënë Kryeziu.

Hapja e Ambasadës në Jerusalem është e paraparë me marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtual, kanë zyrtarizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi atë ditë ka deklaruar se ka miratuar kërkesën e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla që Kosova të hapë Ambasadën në Jerusalem.

Ambasada turke në Prishtinë, kishte kundërshtuar më herët hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Bashkimi Evropian, më 2 shkurt të vitit 2021, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

Po ashtu, edhe Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”.

Dyshimet

Në takimin e 1 marsit mes liderit të LVV-së dhe ambasadorit turk në Prishtinë, Çağri Sakar, Kurti pati paralajmëruar se do ta shqyrtojë çështjen se në cilin qytet do të vendoset Ambasada, në Tel Aviv apo Jerusalem, duke shtuar se për këtë gjë do të shohin “edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”.

Megjithatë, Kurti ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”.

Dyshimet se Kosova mund të mos e hapë Ambasadën në Jerusalem, ishin ngritur edhe nga shtypi perëndimor. Associated Press ka shkruar se Kurti është gjetur në pozitë të vështirë diplomatike para marrjes së detyrës të kryeministrit, e pas marrëdhënieve diplomatike qe shteti tij ka vendosur me Izraelin. Tekstin e AP- së me titull “Pas rezistencës nga Turqia, Ambasada e Kosovës mund të mos jetë në Jerusalem”, e ka publikuar po ashtu The Times of Israel edhe e përditshmja izraelite, Haaretz.

Ky artikull është thirrur në një komunikatë të LVV-së lidhur me takimin e Kurtit me ambasadorin turk në Prishtinë, Çağri Sakar.

Porositë për Kurtin dhe përgjigjet e tij

Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bazuar në të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albin Kurti kishte marrë letra urimi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Përderisa Netanyahu i ka shkruar Kurtit se e mirëpret në Izrael “për të inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”.

Në anën tjetër, Erdogan i ka shkruar Kurtit se është i gëzuar që mësoi qëndrimin e tij “për rishqyrtimin e zotimit” për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në rast të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri. Erdogan e ka porositur Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

Por, bazuar në deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeziu, del se qeveria e re e vendit do ta “trajtojë” këtë çështje dhe jo ta shqyrtojë, pasi që të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë.

Për më shumë, Kryeziu ka theksuar se Kurti e ka bërë të qartë se njohja nga Izraeli dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me këtë vend, “paraqet një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e vendit dhe krijimin e partneriteteve të reja në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor”.

“Këtë e ka thënë (Albin Kurti) nga dita e parë. E njëjta është e shprehur edhe në letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, zoti Natanyahu e ku zoti Kurti vendos theksin te marrëdhënia historike mes kombit shqiptar dhe komunitetit hebre”, ka theksuar Kryeziu.

Vetë Albin Kurti, u ka shkruar letra falënderuese kryeministrit izraelit, Netanyahu dhe presidentit turk, Erdogan.

Në letrën e tij për Netanyahun, Kurti e ka falënderuar për ftesën që ai ia ka bërë për ta vizituar Izraelin, duke thënë që këtë “do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”.

Ndërkaq, presidentit turk Erdogan, Kurti i ka shkruar se synon që pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, “të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”.

Në anën tjetër, Enver Hasani, profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, në një deklaratë për REL-in, ka thënë se, sipas së drejtës diplomatike dhe konsullore, në kuadër të standardit të së drejtës ndërkombëtare publike, përcaktimi i lokacioneve të përfaqësive të huaja diplomatike është e drejtë ekskluzive kushtetuese dhe sovrane e shtetit që i pranon ato përfaqësi.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/156595574_477123243326337_8824929363706561825_n.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/30-vite-nga-eksodi-i-madh-i-shqiptareve-nga-alba-kepi/"]

30 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve! – Nga ALBA KEPI

Historia po përsëritet me forma ndoshta më civile, por motivet janë të njëjta;
Dashuria për liri personale e profesionale, mirëqenie e dinjitet njerëzorë, largim nga limitet e një diktature “moderne” që vendos pë votën, jetën, pronën, profesionin, familjen, e siguria e një të ardhme të lirë e sa më të mirë për fëmijet.
Qyteti i Brindizit është mbushur sot me fotografi gjigande që përcjellin imazhet e zbarkimit të 27 mijë emigrantëve shqiptarë në këtë qytet, në natën e 6 -7 marsit 1991.
Fotografitë e realizuara në atë kohë nga Damiano Tasco kujtojnë 30 vjetorin e eksodit të madh të mijëra shqiptarëve që me anije e mjete të ndryshme lundrimi mbërritën në brigjet italiane.
“Brindizi qyteti i mikpritjes” është mesazhi i përcjellë dhe në gjuhën shqipe në këto fotografi që kujtojnë zemërgjerësinë e banorëve të këtij qyteti që hapën dyert e mikpritën brenda një ditë një fluks kaq të madhe emigrantësh e i paparë më parë.
Edhe pse Marina Ushtarake Italiane nën urdhërin e qeverisë që drejtohej nga kryeministri Giulio Andreotti, kishte vendosur bllokimin e anijeve e moszbarkimin e shqiptarëve, kapiteneria e portit dhe autoritetet lokale të Brindizit, vendosën në mënyrë autonome të aplikojnë ligjin e detit, të shpëtojnë e të lejojnë në tokën e tyre ata mijëra shqiptarë që ndodheshin mes detit në një mot të keq, me detin shumë ballësh, erën e fortë e shiun që binte pa reshtur.
Qyteti i Brindizit vuri në dispozicion 38 shkolla për të strehuar shqiptarët e zbritur nga anijet e Arqipeshkopi i këtij qyteti, Imzot Todisco, ishte i gatshëm të hapte të gjitha kishat për t’i mikpritur.
Brindizinët sollën veshje ushqime e hapën dyert duke strehuar në shtëpitë e tyre mjaft shqiptarë të dëshpëruar e të etur për një jetë të lirë e të denjë.
Ky qytet që më vititn 1991 numëronte rreth 95 mijë banorë menaxhoj me dashamirësi e humanizëm mbërritjen e 27 mijë shqiptarëve që ishin më shumë se 1 /3 e popullsisë së tyre.
Sot në Brindizi jetojnë 276 shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi e përbëjnë mbi 10% të rreth 2500 emigrantëve nga të gjitha kombësitë që jetojnë në këtë qytet.
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/154288632_898949187584868_8590151164071741217_n.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/eshte-koha-qe-familja-te-zgjedhe-shqiperine-perpara-partise-nga-ilir-%d2%abumani/"]

ËSHTË KOHA QË FAMILJA TË ZGJEDHË SHQIPËRINË PËRPARA PARTISË….! – Nga ILIR ҪUMANI

Sa e thjeshtë është të jesh i lumtur dhe i begatuar kur brezat jetojnë në një Paqe dhe harmoni familjare….!!!! (Biri, Babai, Gjyshi, Stërgjyshi dhe Katragjyshi…!). A nuk do të ishte një mrekulli që edhe një Kryeministër i një vendi të qëndroj larg interesave të ngushta meskine dhe nepotizmit, të qëndroj në lartësinë e një detyre si burrështetas për të siguruar dhe garantuar përmes drejtimit të punëve të vendit një mirëqënie më të mirë dhe një Paqe Sociale për të gjithë popullin e Tij….!?

Që të arrihet kjo, Popullit dhe votuesve të të gjitha krahëve, u nevojitet të ndryshojnë këndvështrimjn e deritanishëm, JO për PARTINË, por për SHQIPËRINË, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e shkuara dhe e tashmja tradicionale, dhe të mendojnë për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme të sigurt për vete dhe fëmijët e tyre, duke zgjedhur në krye të punëve të vendit si përfaqësues dinjitoz NJERIUN, atë që beson dhe e gjen brenda vetes….!!!! Kjo është e mundur dhe patjetër që mund të bëhet një realitet i prekshëm, ashtu si për çdo komb e shoqëri të civilizuar dhe të emancipuar që dëshiron ta shoh vendin të përparuar e të zhvilluar, pa cene e plagë sociale siç deri tani i ka përjetuar dhe po i vuan me shumë dhimbje shoqëria shqiptare. Falë një klase politike të pamaturuar dhe të pamerituar që ka prodhuar konflikte pafund përmes krizave politike, e ka drejtuar dhe po e drejton vendin përmes modeleve imponuese e të vrazhdëta, sjelljeve nepotike dhe autokratike, të atyre që na kanë drejtuar me mendësi patriarkale dhe arkaike të së shkuarës tonë!

Jemi një popull i mençur, vital, novator dhe plot energji, fisnik e bujar. E duam përparimin dhe zhvillimin, meritojmë më të mirën për të ardhmen tonë të përbashkët. Ndaj të dashur Miq, tani që jemi në prag të zgjedhjeve, duhet të mendohemi seriozisht për VOTËN, e cila ka një VLERË të jashtëzakonshme për 4 vitet e ardhshme e në vazhdim…. Ta provojmë të gjithë së bashku të ndryshojmë nga pak, për të ndryshuar jetën tonë të përbashkët, ashtu si kjo foto që na përcjell një mesazh universal për JETËN!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/skendermulliqifotojaere-3.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/grenel-e-ke-humbur-luften-diplomatike-me-kurtin-nga-skender-mulliqi/"]

Grenel e ke humbur luftën diplomatike më Kurtin Nga Skënder MULLIQI

Prap na paraqitet Riqard Grenel, lidhur me Albin Kurtin.Ky është treguar nje diplomat i dështuar i SHBA-ve në Gjermani dhe në Ballkan.Ai ka disa kohë që në mënyre declarative ka thënë së është homoseksual, i cili kishte zënë një vend të rëndësishëm në ish administratën e presidentit , Donald Tramp.Pa e marrë mirë postin e ambasadorit të Amerikës në Gjermani, I kishte bërë shumë nervoz gjermanet më një intervistë për një portal .Grenel kishte kërcënuar disa herë më leksionet e tija të pa matura Gjermanin dhe kancelarën Angela Merkel. Kishte kërcnuar Gjermaninë edhe lidhur më gazin rus, sikurse që kishte kërcënuar lidhur më bashkëpunimin e Gjermanisë më Kinën në planion ekonomik etj.Ja lexues të nderuar iu përkujtova disa nga shembujt të një diplomati kontravers I cili kishte ftohur shumë marrdhenjët bilaterale ndërmjet Amerikës dhe Gjermanisë .Seria e deklaratave kotraverse të Grenelit , kishte bërë që nga disa diplomatë gjerman të kërkohet të largohet nga Gjermania.Edhe kur bëhët fjalë për Kosovën ishte shumë I paqartë dhe shumë të dyshimt ne veprimet e tija .Si i dërguar special për Kosovën , ai kishte orjentime proserbe .Edhe pse kamuflohej në opinion më deklarata , ishte vu haptas në planin për ndarjën apo shkëmbimet territoriale më Serbinë së bashku më Vuqiqin dhe Thaqin. Sigurisht së këtë plan djallëzor të cilën e kishte bërë të ditur një tjetër diplomat I rangut të lartë , Bollton, Grenel deshti që të bën realitet , duke i shkatuar dëme të mëdha Kosovës, dhe Ballkanit, më hapjën e Kutisë së Pandorës, që do të provokonte zingjirin e luftës në Bosnje , Kosovë , Maqedonin e Veriut dhe në vendet përreth këtyre shteteve . Këtyre planeve ju doli para Angela Merkel zonja e qeliktë e politikës evropiane .Këtu duhet përmendur edhe kontributin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj.Kur bëhët fjalë të Kurti, ai disa herë kishte replikuar më Grenelin përmës rrjetit social Twiter. Sigurisht së tash pas këtij harku kohor, shihet së Grenel diplomacia ishte në dëm të Kosovës ,dhe në favor të Serbisë, gjë të cilën e kishte bërë të ditur më kohë lideri i LVV, Albin Kurti. Janë të gjitha genjeshtra të kulluara të Grenelit për antiamerikanizëm të Kurtit. Kurti nuk e kishte plasuar planin e shkëmbimeve territorale. Kurti nuk i kishte thënë Grenelit që ti fus në qorrsokak marrdhënjet më Gjermaninë .Paraqitja e tij e fundit dhe akuza kundër kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, është kamuflim i të vërtetes së kan eksuzituar thikat mbi harta për ndarje të Kosovës. Madje, të themi të drejtën edhe Marrveshja e Uashingtonit per mua e favorizon Serbinë në rajon, duke e bërë ate factor politik dominant.Shumë do të ishte treguar i sinqertë Grenel sikur të pranonte së është proserb, dhe ka punuar nën ndikimin e lobit serb në Amerikë. Këtë e vertëtojnë edhe ahegjenet më shlivovicë serbe midis Beogradit. Amerika është miku më i madh i shqiptarëve , por ky shtet nuk identifikohet më Grenelin dhe sojin e tij. Fytyrën e vërtetë Tramp , por edhe Grenel e paraqitën kur më forcë deshtën të mbajnë pushtetin , duke mos e pranuar fitoren e Bajdenit që rrallë mbahet mend që ka ekzistuar nw kwtw shtet një tendencë e tillë antidemokratike .Prandaj, kjo deklaratë e tij është një tjetër skandal , është deklaratë provokuese dhe destabilzuese karshi Kosovës . Ai humbi luftën diplomatike ndaj Kurtit . Grenel duart sa më largë Kosovës, së ajo i ka përfaqësuesit e saj politikë.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/ljcvj.webp" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/lajcak-marreveshja-kosove-serbi-mund-te-arrihet-brenda-muajsh/"]

Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, mund të arrihet brenda muajsh

VOA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër vizitës treditëshe në Prishtinë, në përpjekje për të sigurur rifillimin e bisedimeve menjëherë pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat doli fituese lëvizja Vetëvendosje.

Po unë mendoj se ne mund ta përfundojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve gjatë mandatit të zotit Kurti dhe zonjës Osmani dhe nuk shoh ndonjë pengesë pse të mos e arrijmë”, tha zoti Lajçak duke nënvizuar se autoritetet në Kosovë kanë mirëkuptim për rolin e rëndësishëm të bisedimeve që sipas tij mund të përmbyllen për disa muaj.

Nuk kërkon vite, por nuk është në të drejtën e Bashkimit Evropian të vendos. Ne nuk po i nxitojmë palët. Ne nuk jemi duke ngadalësuar procesin. Ne jemi këtu dhe është në dorën e Kosovës dhe Serbisë se sa shpejt dëshirojnë të ecin. Nëse dëshirojnë të takohen në baza mujore ne jemi aty, nëse duan të takohen në baza javore ne jemi aty, pra ne jemi këtu për të lehtësuar dhe siç e thashë, pëfundimisht nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë dhe tre vjet, nëse ka përkushtim dhe gatishmëri nga palët”, tha zoti Lajçak.

Ai tha se me administratën e re amerikane të presidentit Joe Biden, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë në baza ditore për të njëjtin qëllim; për të çuar përpara Kosovën dhe rajonin drejt së ardhmes evropiane.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se procesi i bisedimeve duhet të rishikohet.

E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe në veçanti në emër të institucionit që drejtoj, që po ashtu udhëheq politikën e jashtme, që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një “reset”, pra një rishikim i cili ndër të tjera ndihmon që Republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe mbi të gjitha të respektojë interesat e veta, interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës në një proces i cili patjetër duhet të rezultojë me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual të Kosovës dhe me Kushtetutën aktuale të Kosovës”, tha ajo.

Zonja Osmani tha se institucionet e reja të Kosovës do të angazhohen në bisedime por, me një qasje të re.

Nuk do të lejojmë që integriteti territorial të bëhet pjesë e dialogut apo që rregullimi ynë kushtetues dhe sovraniteti i vendit të bëhet pjesë e këtij procesi sepse Kosova e ka përmbyllur statusin e saj me 17 shkurt 2008 njëherë e përgjithmonë, prandaj edhe nuk ka çka të negociohet për statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, por natyrisht presim që ky proces të përfundojë me njohjen nga ana e Serbisë të Kosovës si shtet dhe të kufijve tanë aktual”, tha ajo, duke nënvizuar se pret një bashkërendim më të madh ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Kosova ka bërë aq shumë koncesione sa që e kanë pru në buzë të jofunksionalitetit. Pr,a tani nuk është koha të pyetet se se çfarë do të jap Kosova akoma. Por çka pritet prej këtij procesi është që edhe Kosova edhe Serbia ta marrin nga Bashkimi Evropian përfitimin final, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian pra jo që Kosova të jap diçka shtesë, qoftë copëza të funksionalitet të saj të brendshëm, qoftë ide të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve, por Kosova dhe Serbia duke rezultuar me njohje reciproke në të njëjtën kohë ecin drejt BE-së. Pra përfitimi final është anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo të konsiderohet Kosova si një shportë me pemë e perime ku çdo kush merr diçka prej saj duke e shndërruar në një shtet jofunksional, i cili nuk i duhet as qytetarëve të saj, nuk i duhet as rajonit e nuk u duhet as partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha zonja Osmani.

Të hënën, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha pas takimit me zotin Lajçak se nuk është kundër bisedimeve me Serbinë, por kërkon që ato të jenë parimore dhe të përgatitura mirë.

Zoti Lajçak, pas Kosovës do të shkojë në Beograd, është vënë në përpjekje për të siguruar vazhdimin e bisedimeve gjatë këtij viti, meqë vitin e ardhshëm është Serbia që do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare, gjë që do të çonte në një periudhë tjetër të pezullimit të bisedimeve që filluan dhjetë vjet më parë.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 por është përfshirë në bisedime për normalizim marrëdhëniesh që është kusht për integrimet evropiane.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/156017514_10217754572677118_6737807102768244815_n.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/maestro-me-tradhetove-kesaj-radhe-miku-im-i-cmuar-nga-ilir-cumani/"]

Maestro, më “tradhëtove” kësaj radhe Miku im i çmuar… Nga Ilir Çumani

Më “tradhëtove” kësaj radhe Miku im i çmuar…. profesor #AGIM #KRAJKA…..!

Ti, mjeshtër i muzikës, që gjithë jetën të vallëzuan gishtrijntë e duarve në tastierat e fizarmonikës e të pianos, e ngado përhape tek njerëzit gëzim e hare përmes notave të pentagramit…

Përse e bëre këtë maestro…!? Mengjeseve mblidheshim atje tek lokali “Lemza” bashkë me Amin tënd të mrekullueshme dhe birin tënd Ulisin duke biseduar pafund, e ti s’lodheshe asnjëherë duke rrëfyer histori të bukura që të shoqëruan të gjithë karrierën tënde brilante të një artisti që u kthye në Gjeni i Artit tonë muzikor.

Sa të vështirë do ta kem tashmë ardhjen time atje tek lokali “Lemza”, që ishte kthyer prej vitesh e vitesh në çerdhen e mjaft miqve dhe artistëve që u dashuruan marrëzisht me muzikën tënde…!!!

Maestro më “tradhëtove” pa asnjë arsye kësaj here duke më lënë një breng në zemër dhe një angështim në shpirt….!!!

Gjithsesi, pusho dhe prehu në Paqe tani dhe kënga qoftë e pandarë nga Ty edhe në Parajsë…! R.I.P

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/inva.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/sopranoja-me-fame-boterore-inva-mula-jam-mira-ne-mbeshtetje-te-shkrimtares-mira-meksi/"]

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Jam Mira – Në mbështetje të shkrimtares Mira Meksi

voal.ch – Po vonohet vaksinimi i shkrimtares Mira Meksi, ndërsa kërkohet si kusht që shkrimtarja e njohur të udhëtojë jashtë shtetit për t’ju nënshtruar një terapie të specializuar për shkak të një sëmundje të rëndë.
Mjeku i Mira Meksit kërkon vaksinimin urgjent të shkrimtares kundër Covid 19, pasi rrezikon nga virusi i rrezikshëm.
Kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin sa më të shpejtë.
Midis tyre është edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula e cila në rrjetin social bën të njëjtin apel duke shkruar: JAM MIRA!
Ja statusi i Inva Mulës:
“Mira Meksi nje vlere kombetare !
Uroj te gjendet mundesia e vaksinimit te saj nga institucionet shendetesore .
JAM MIRA”