VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndikimi i Covid-19 në organizmin e pacientëve

By | April 2, 2021
blank

Komentet

blank

Palestina i kërkon OBI’së të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën

voal.ch – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës në Palestinë ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën.

 

Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI’së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave  të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në letrën e Riyad al-Malki.

Kujtojmë, që këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars./rtklive.com

 

blank

Izraeli festoi 73 vjetorin e Ditës së Pavarësisë – Mbrëmjen e 14 prillit deri në perëndimin e diellit 15 prill

Izraeli festoi 73 vjetorin e Pavarësisë.

“Nëse ju doni [një shtet të hebrejve] kjo s’është ëndërr”, shkruante gazetari vjenez dhe themeluesi i sionizmit Theodor Herzl në 1902. Pa kaluar as 50 dhjet vjet vizioni i tij u bë realitet: u themelua shteti izraelit.

14 maj 1948 ishte një ditë, që e tronditi Lindjen e Mesme. Në këtë ditë në një muzeum në Tel Aviv u shpall shteti i Izraelit. Disa fotografi të zbehura bardh e zi, regjistrime të turbullta filmike dhe një regjistrim radiofonik me ton si të gërvishtur dëshmojnë për këtë ngjarje. Këto fotografi tregojnë shefin e vetadministrimit hebre të Palestinës, David Ben Gurion. Mbi kokën e tij varet një portret i Theodor Herzl, themeluesit të sionizmit. Në dorën e majtë ai mban fletën me tekstin e deklaratës së pavarësisë.

“Në tokën e Izraelit u krijua populli hebre. Këtu u krijua qenia e tij shpirtërore, fetare dhe politike”, deklaroi Ben Gurion. I dëbuar me dhunë populli hebre edhe në mërgim i qëndroi besnik atdheut të tij. Shpresa për kthimin në atdhe nuk u shua kurrë. Në mënyrë festive Ben Gurion proklamoi: “Ne deklarojmë themelimin e shtetit hebre në tokën e Izraelit. Ky është shteti i Izraelit.”

Themelimi i shtetit të Izraelit, më 14.5.1948

Themelimi i shtetit të Izraelit, më 14.5.1948

Në ditaret e tij kryeministri i parë i Izraelit më pas shkruante: “Mbledhja përfundoi duke kënduar Hatikva, himnin tonë kombëtar. Jashtë, në rrugët e Tel Avivit, populli kërcente.”

Lufta e pavarësisë

Gëzimi për themelimin e shtetit ishte megjithatë i eklipsuar nga pritja e luftës që ishte në prag. Shtetet arabe e refuzuan vendimin e OKB-së të vitit 1947, për ta ndarë zonën nën mandatin britanik mes hebrejve dhe arabëve. Në këtë dokument hebrejve u garantohej më shumë se gjysma e Palestinës. Këtë territor duhej ta ndanin gati 500.000 banorë hebrej me 440.000 palestienzët. Kjo ishte një recetë e sigurtë për një tragjedi, që do të pasonte, thotë historiani izraelit Ilan Pappe. Për ta zhvendosur ekuilibrin demografik në favor të hebrejve, Ben Gurion vendosi, që të dëbojë një milionë palestienzë. Si rjedhojë u asgjësuan 530 fshatra palestineze dhe 11 qytete u shkatërruan. 750.000 palestinezë, më shumë se 80% e popullsisë, u larguan asokohe nga atdheu i tyre. Ata u arratisën në vendet arabe fqinjë ose në territore, ku nuk dominote Izraeli, në Jordanin Perëndimor dhe në Gazë.

Lufta gjashtëditore dhe pasojat e saj

Por më pak se njëzet vjet më pas, në luftën gjashtëditore në vitin 1967, Izraeli e shtriu sundimin edhe në këto territore. Mes 5 dhe 10 qershorit 1967 trupat izraelite mposhtën ushtritë egjiptiane, të Jordanit dhe të Sirisë dhe morrën Jordanin Perëndimor, Rripin e Gazës dhe kodrat Golan nën kontrollin e tyre. Suksesi i madh i papritur ushtarak shkaktoi një valë entuziazmi kombëtar dhe fetar në radhët e popullsisë izraelite. Kryesisht pushtimi i Jeruzalemit Lindor me pasurinë më të shenjtë hebreje murin e vajtimit ngjalli ndjenja çlirimi sikur të kish ardhur Mesia. Shumë shpejt në territoret e pushtuara u themeluan vendbanimet e para hebreje. Ato jo vetëm u toleruan prej qeverisë nën udhëheqjen e partisë së punëtorëve, por edhe u nxitën qëllimisht. Me ndihmën e vendbanimeve të konceptura si fshatra mbrojtjeje synohej që të bllokohej popullsia paletineze në Jordanin Perëndimor dhe në Rripin e Gazës dhe të parandalohej këtu krijimi i strukturave autonome.

As Marrëveshja e Paqes me Egjiptin në vitin 1979, as procesi i paqes i nisur në vitin 1993 ose tërheqja nga Rripi i Gazës në vitin 2005 nuk mundën t’i japin fund politikës së ngulimeve. Edhe kryeministri Itxhak Rabin, i vrarë në vitin 1994, i cili ishte një kundërshtar i shpallur i ngulimeve, stepej kur ishte fjala për shpërbërjen e vendibanimeve në zonat e pushtuara.

Sot jetojnë rreth 500.000 banorë hebrej në Jordanin Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. Ndër ta janë shumë migrantë të rinj të ardhur nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore, të cilët pas shpërbrjes së Bashkimit Sovjetik u vendosën në Izrael. Rreth një milionë hebrej rus pranoi Izraeli. Në vitin 1991 përveç tyre u sollën në Izrael edhe rreth 14.000 hebrej nga Etiopia.

Marrëdhëniet me Gjermaninë

Republika Federale e Gjermanisë ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin qysh nga viti 1965. Në vitin 1952 Gjermania në Marrëveshjen e Luksemburgut mori përsipër të paguajë gati tre miliardë e gjysmë marka si “zhdëmtim” për zhveshjen nga të drejtat dhe vrasjen e hebrejve evropianë nga Gjermania naziste. “Ne duhej ta rikuperonim këtë padrejtësi, që iu bë hebrejve prej nacionalsocialistëve, aq sa kjo është e mundur”, deklaroi atëherë kancelari Konrad Adenauer.

Takimi David Ben-Gurion dhe Konrad Adenauer më 14.03.1960 në Hotelin e Nju Jorkut Waldorf-Astoria

Takimi David Ben-Gurion dhe Konrad Adenauer më 14.03.1960 në Hotelin e Nju Jorkut Waldorf-Astoria

Më 14 mars 1960 në hotelin e Nju Jorkut Waldorf Astoria ai u takua për herë të parë për një bisedë personale me kryeministrin izraelit David Ben Gurion. Pas takimit Ben Gurion deklaroi për shtypin: “Isha i gëzuar që u takova me kancelarin Adenauer. Në Kneset unë pata deklauar, se Gjermania e sotme nuk është Gjermania e dikurshme. Pas takimit me Adenauerin jam i sigurtë, që ky konstatim ka qenë i drejtë.”

Fotografia e dy patriarkëve – Ben Gurion i buëzqeshur dhe me flokët si një kurorë e bardhë dhe Adenaeueri me sy të mprehtë dhe me flokë të thinjur të krehura pas koke u përhap në mbarë botën. Një vit më vonë, në maj 1961 dy kreministrat u takuan sërish, kësaj here në shtëpinë modeste të David Ben Gurionit në Kibuc Sde Boker në shkretëtirën e Negevit.

Siguria e Izraelit parim themelor i shtetit gjerman

Ndërkohë marrëdhëniet mes Berlinit dhe Jeruzalemit janë mjaft të ngushta dhe plot besim. Gjermania konsiderohet si një ndër aleatët më besnikë të Izraelit, që e mbështet atë si në aspektin politik ashtu edhe në atë diplomatik, por edhe në furnizimin me armë.

Kancelarja Angela Merkel duke folur para Knesetit më 18.03.2008

Kancelarja Angela Merkel duke folur para Knesetit më 18.03.2008

Në shkurt 2000 presidenti gjerman Johannes Rau ishte i pari president gjerman që foli para parlamentit izraelit. „Vendimi juaj për të më ftuar mua, më mbush me mirënjohje”, tha Rau, i cili prej vitesh ishte i lidhur ngushtë personalisht me Izraelin. “Unë e ndiej këtë si një shenjë të vullnetit, për të mos e harruar kurrë historinë dhe si një shprehje të guximit për t’u çliruar nga mpirja e tmerrit të historisë.“

Në mars 2008 kancelarja Angela Merkel mbajti një fjalim të shumëvlerësuar në Kneset. Ashtu si çdo kryeministër gjerman përpara saj edhe ajo ndihet e detyruar në mënyrë të veçantë për përgjegjësinë historike të Gjermanisë ndaj sigurisë së Izraelit, tha kancelarja duke shtuar: “kjo përgjegjësi historike e Gjermanisë është pjesë e parimeve themelore shtetërore të vendit tim. Kjo do të thotë, që siguria e Izraelit është e panegocieueshme për mua si kancelare e Gjermanisë.”

Kryeministri i parë, David Ben-Gurion, një nga etërit historikë të Izraelit modern, mbajti fjalimin që shpalli Pavarësinë.
GËZUAR IZRAEL – AM ISRAEL CHAI!
Në mbrëmje (14 prill) dhe deri sot në perëndim të diellit (15 prill), Izraeli festoi 73- vjetorin e themelimit të shtetit modern.
Numri i popullsisë së vendit të ri në vitin 1948 ishte 806,000 banorë, ndërkohë që sot, 73 vjet më pas është mbi 9.3 milionë.
Izraeli është shndërruar në një fuqi ekonomike botërore dhe me prestigj ndërkombëtar.
GËZUAR DITËLINDJEN IZRAEL!

 

blank

Vdiq ish gjenerali serb Jovan Divjak

voal.ch – Ish gjenerali serb Jovan Divjak, një emër i njohur në Sarajevë dhe më gjerë, ka vdekur në moshën 84 vjeç.

Diyjak ishte në fakt një nga serbët që zgjodhi të mbrojë qytetin nga agresioni i ushtrisë serbe të Bosnjës.

Divjak mbahet mend gjithashtu për mbledhjen e kujtimeve të tij për luftën në një libër të quajtur “Sarajevo mon amour” dhe për angazhimin e tij shoqëror.

Në 1994, ndërsa luftimet po vazhdonin ende, ai krijoi Fondacionin “Edukimi ndërton Bosnjën dhe Hercegovinën”.

“Në Sarajevë ishin 1000 fëmijë të vrarë, shumë të tjerë në pjesën tjetër të vendit ishin refugjatë dhe kishte shumë shkolla të shkatërruara. Mendova se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë, “shpjegoi ish gjenerali në një intervistë që ai dha për RSInews në 2017.

 

Bernard-Henri Levy: Jovan Divjak, njeriu i vetëm që kam quajtur ndonjëherë General Gjenerali im ’-

 

Një nga intelektualët më me ndikim të kohës sonë, filozofi, shkrimtari dhe gazetari francez, Bernard-Henri Levy, i bëri nderimet gjeneralit në pension boshnjak Jovan Divjak, duke thënë se ai ishte “njeriu i vetëm që kam quajtur ndonjëherë General Gjenerali im ‘”.

“I vetmi njeri që unë e quajta ndonjëherë” Gjenerali im “. Quhej Jovan Divjak. Dhe ai sapo vdiq, në Sarajevë: ai kishte qenë mbrojtësi dhe mbrojtësi i Qytetit; dhe ai mbeti, deri në ditën e tij të fundit, mishërimi i tij. Pikëllim Vëllazërim. Dhe ngushëllime motrave dhe vëllezërve të mi të Bosnjës, ”shkroi ai në Twitter.

Gjenerali Jovan Divjak, njihej si një simbol i Bosnjës multi-etnike, vdiq të enjten në moshën 84 vjeç pas një sëmundje të gjatë.

Megjithëse ai kishte lindur në Beograd dhe ishte një oficer në pension i Ushtrisë Kombëtare Jugosllave, Divjak zgjodhi të shkonte kundër ushtrisë serbe që i shërbeu gjatë karrierës së tij dhe u bashkua me ata që mbrojtën pavarësinë e Bosnjës kur shpërtheu lufta e Bosnjës në 1992.

Ai u bë Zëvendës Komandant i Mbrojtjes Territoriale të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe komandant i Rrethit Territorial të Sarajevës. Në vitin 1993, ai u vlerësua me gradën gjeneral brigade.

Në 1994, Divjak themeloi Shoqatën Edukimi Ndërton BiH ’, e cila ndihmon arsimimin e fëmijëve që humbën prindërit e tyre në luftë. Në korrik 2001, ai u vlerësua me Urdhrin e Legjionit të Nderit.

Sarajeva, qyteti që Divjak e donte dhe e mbronte, i bëri një nderim të veçantë gjeneralit të tij të dashur. Qytetarët me këtë rast, të largimit të tij nga kjo botë, shprehën respektin e tyre në rrjetet sociale, duke e quajtur atë heroin e tyre dhe duke postuar foto të tyre me të. Divjakun shpesh e ndalonin në rrugë nga njerëzit që kërkonin të fotografoheshin me të./ba.n1info.com/EB

 

Në foto: Bernard-Henri Levy dhe Gjenerali serb Jovan Divjak

 

 

 

blank

Në Groenlandë i fiton zgjedhjet e përgjithshme partia ekologjike

VOAL – Zgjedhjet legjislative në Groenlandë kanë dekretuar fitoren e partisë ekologjike kundër shfrytëzimit të një depozite të madhe minerale që kishte tërhequr interesat e fuqive të huaja. Në fakt, partia e krahut të majtë Inuit Ataqatigiit (IA), e cila deri tani ishte midis grupeve të opozitës, fitoi me 37% të votave kundër Siumut socialdemokrat, i cili ka mbajtur pushtetin pothuajse vazhdimisht nga 1979 deri sot.

Në rrezik ishin jo vetëm 31 vendet në parlamentin e vogël të Groenlandës, por mbi të gjitha fati i fushës maksimale të Kvanefjeld. Ky është depozita e dytë më e madhe në botën e tokave të rralla: elementë të kërkuar gjithnjë e më shumë nga industria. Për të dhënë një shembull, midis tyre është neodymium, një metal i përdorur gjerësisht në ndërtimin e makinave elektrike dhe turbinave me erë. Kjo është arsyeja pse disa kryeqytete të huaja kishin hyrë tashmë në projekt.

Kompania Australiane Greenland Minerals, në partneritet me një kompani kineze, ka shpenzuar tashmë disa dhjetëra miliona dollarë për studime në lidhje me shfrytëzimin e minierës dhe sigurinë e saj mjedisore. Një projekt që, në sajë të pasojave ekonomike, sipas mbështetësve mund të kishte hapur rrugën për pavarësinë e Groenlandës nga Danimarka.

Por perspektiva nuk i bindi banorët. Një shqetësim i veçantë është nxjerrja e uraniumit si një nënprodukt nga vetë miniera. Dhe partia Inuit Ataqatigiit, e cila gjatë fushatës u zotua publikisht të ndalonte projektin, mbështetej në rrezikun e ndotjes radioaktive. Dhe që tani që ai është në pushtet do t’i duhet të merret me interesat në rritje të huaj për burimet e fshehura nën mantelin e akullt të ishullit. rsi-eb

blank

Arabia Saudite: Umre dhe namaz në Qabe mund të kryejnë vetëm personat e vaksinuar ose shëruar nga COVID-19

Rijad

Arabia Saudite njoftoi se vetëm personat e vaksinuar ose ata që tashmë janë rikuperuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) mund të kryejnë Umren dhe namazin në Xhaminë e Madhe (Mesxhid al-Haram) në Mekë gjatë muajit të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo masë u njoftua nga agjencia zyrtare e lajmeve SPA, duke cituar një zyrtar nga Ministria e Haxhit dhe Umres, i cili ka thënë se vendi ka marrë disa hapa parandalues në luftën kundër virusit.

Zyrtari ka deklaruar se, brenda kapacitetit të mundshëm në Qabe gjatë Ramazanit, vetëm ata që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19 do të lejohen të kryejnë Umren dhe të falen.

Më herët, Arabia Saudite kishte njoftuar se gjatë Ramazanit, namazet ditore, namazi i xhumasë dhe teravitë mund të falen në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe Xhaminë e Profetit (Mesxhid al-Nebevi) në Medine, dhe se edhe xhamitë e tjera në vend do të jenë të hapura duke i respektuar masat kundër pandemisë.

Vitin e kaluar, namazet e teravisë në Xhaminë e Madhe dhe Xhaminë e Profetit faleshin pa xhemat.

blank

Netanyahu emërohet për formim të Qeverisë në Izrael

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin ka nominuar kryeministrin Benjamin Netanyahu që të tentojë të formojë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të fundit.

Megjithatë, ai ka thënë se dyshon që ndonjë kandidat do të mund të krijojë ndonjë koalicion të shumicës.

“Kam marrë vendim, në bazë të numrit të rekomandimeve (nga ligjvënësit) se Benjamin Netanyahu ka pak më shumë mundësi për të formuar qeverinë”, ka thënë presidenti Rivlin.

Megjithatë, ai ka theksuar se bisedimet me përfaqësuesit e partive e kanë bërë të kuptojë se “asnjë kandidat nuk ka mundësi reale”, për shumicë absolute parlamentare.

Netanyahu, kryeministri që ka shërbyer më së gjatë në këtë pozitë në Izrael, do të ketë të paktën 28 ditë për të negociuar marrëveshje për koalicion.

Zgjedhjet e mbajtura në Izrael më 23 mars, janë të katërtat të mbajtura në dy vjet. rel

blank

Princi Hamzah organizoi komplot kundër Jordanisë

Ish-princi i kurorës i Jordanisëm Hamzah, dhe gruaja e tij. Fotografi e vitit 2004

Ish-princi i kurorës i Jordanisë akuzohet për përpjekje për të mobilizuar udhëheqësit fisnorë kundër Qeverisë, tha zëvendëskryeministri i këtij vendi, Ayman Safadi.

Princi Hamzah bin Husein punoi me “palë të huaja” për të destabilizuar shtetin, tha ai.

Princi, më herët, dërgoi dy video në BBC, duke pretenduar se po mbahet nën arrest shtëpiak.

Ai mohoi komplotin, por akuzoi udhëheqësit e Jordanisë për korrupsion dhe pazotësi.

Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë një ish-këshilltar të mbretit të Jordanisë, Abdullah, dhe një anëtar tjetër të familjes mbretërore, u arrestuan në fundjavë, nën akuzat për kërcënim të sigurisë.

Në videot e tij, princi Hamzah, gjysmëvëllai i mbretit, tha se i është thënë se nuk mund të dalë jashtë ose të komunikojë me njerëz.

Nëna e tij, mbretëresha Noor, tha se ajo po lutet për, siç u shpreh, viktimat e pafajshme të “shpifjeve të liga”.

Zëvendëskryeministri Safadi tha se princi Hamzah ka përdorur videot për të shtrembëruar faktet dhe për të nxitur ndjeshmërinë.

Ai tha në një konferencë për media se princi kishte lidhje me palët e huaja për destabilizimin e vendit dhe se ishte monitoruar për disa kohë.

Safadi tha se princi ka bërë përpjekje t’i mobilizojë “udhëheqësit e klaneve” kundër Qeverisë, porse “komploti është parandaluar”.

Safadi po ashtu tha se një burrë që kishte lidhje me shërbimet e huaja të sigurisë, i kishte ofruar gruas së princit Hamzah, princeshës Basmah, një fluturim jashtë Jordanisë.

Ai nuk specifikoi se cili shërbim i huaj i sigurisë është i përfshirë.

Safadi tha se zyrtarët kanë bërë përpjekje ta dekurajojnë princin dhe të mos ndërmarrin veprime ligjore kundër tij, porse princi “e ka marrë negativisht këtë kërkesë”. Ai tha se dialogu është duke vazhduar.

Fuqitë rajonale, përfshirë Egjiptin, Turqinë dhe Arabinë Saudite, shprehën mbështetje për mbretin Abdullah, pas operacionit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat janë aleate me Jordaninë në fushatën e tyre kundër grupit militant Shteti Islamik, e përshkruan monarkun si partner kryesor që e ka mbështetjen e tyre të plotë.

Mbreti Abdullah i Jordanisë

Mbreti Abdullah i Jordanisë

Princi Hamzah është djali i madh i mbretit të ndjerë Hussesin.

Ai është emëruar princ i kurorës i Jordanisë në vitin 1999 dhe ishte i preferuari i mbretit Husein, i cili shpesh e quante publikisht “dritë e syve të mi”.

Megjithatë, ai është parë si i papërvojë për t’u emëruar pasardhës në kohën e vdekjes së mbretit Husein.

Gjysmëvëllai i tij i madh, Abdullah, është ngjitur në fron dhe i ka hequr Hamzas titullin e princit të kurorës në vitin 2004, duke ia dhënë atë djalit të tij.

Ky veprim ishte parë si goditje për mbretëreshën Noor, e cila kishte shpresuar ta shihte djalin e saj të madh të bëhej mbret.

Përgatiti: Vaona Tela
blank

I vaksinuar me Sputnik V, Presidenti argjentinas rezulton me COVID-19

Pavarësisht se ishte vaksinuar në fillim të këtij viti, Presidenti Argjentinas Alberto Fernandez tha se ai ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Fernandez, 62, shkroi në Twitter se ai është “në gjendje të mirë fizike” dhe ndihet në rregull përveç një ethe të lehtë, njoftoi Reuters të Shtunën.

blank

Ndikimi i Covid-19 në organizmin e pacientëve

voal.ch – Vitin e kaluar, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19n pandemi globale, sëmundja tashmë ishte provuar të ishte vdekjeprurëse dhe shumë ngjitëse. Në atë kohë ky virus i ri kishte shumë të panjohura. Që atëherë, shkencëtarët kanë mësuar shumë rreth Covid-19s dhe se si ndikon ai në organet jetike dhe cilat janë efektet e tij afatgjata.

COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi i njohur zyrtarisht si SARS-COV2.

Kjo është hera e dytë që një koronavirus infekton njerëzit dhe shkakton vdekje. SARS u shfaq për herë të parë në Kinë në nëntor të vitit 2002. Versioni aktual i virusit doli nga Kina në 2019, prandaj quhet COVID-19.

Virusi sulmon mushkëritë. Pas arritjes në mushkëri, ai shumëzohet dhe neutralizon molekulat që na ndihmojnë të luftojmë infeksionet. Shumica e njerëzve shërohen, por virusi mund të dëmtojë mushkëritë dhe krijon vështirësi në frymëmrrje. Thomas Steele kishte nevojë për një transplant të dyfishtë të mushkërive për shkak të infektimit me Covid-19.

Nuk kam përjetuar asgjë më të vështirë se sa të rrija në një dhomë spitali duke gulçuar për çdo frymëmarrje. U përballa me këtë për 58 ditë“, thotë Thomas Steele që fitoi betejën me Covid-19.

Mushkëritë transportojnë oksigjenin në enët e gjakut. Koronavirusi mund të dëmtojë mushkëritë, duke shkaktuar uljen e nivelit të oksigjenit në gjak. Pacientët e goditur rëndë mund të kenë nevojë për respirator për t’i ndihmuar të marrin frymë.

Covid-19 gjithashtu mund të shkaktojë mpiksje të rrezikshme në qarkullimin e gjakut. Njerëzit që tashmë kanë dëmtuar enët e gjakut, nga presioni i lartë i gjakut ose goditja në tru, dhe sëmundjet e zemrës kanë një rrezik më të lartë për pasoja serioze nga kjo sëmundje.

Këto mpiksje mund të formohen në të gjithë trupin, përfshirë mushkëritë dhe zemrën. Mpiksja e gjakut mund të shkaktojë sulm në zemër ose goditje në tru.

Dr. Allen Anderson është një nga shumë kardiologët që panë se si disa njerëz me zemër të shëndetshme pësuan dëmtime të zemrës nga koronavirusi.

Ata kishin ngritje të nivelit të enzimës së gjakut që ishte në përputhje me nivelet e shkaktuara nga një sulm në zemër edhe pse ata nuk kishin asnjë bllokim në arteriet e tyre koronare. Ata gjithashtu kishin çrregullime të ritmit të rrahjeve të zemrës“, thotë Dr. Allen Anderson nga Universiteti i Teksasit në San Antonio.

Virusi dhe pezmatimi që sjell ai, mund të dëmtojnë indin e zemrës. Disa nga dëmet mund të riparohen, ndërsa për disa të tjera kjo nuk është e mundur. Mjekët gjithashtu kanë mësuar se si virusi mund të dëmtojë një organ tjetër jetësor, veshkat. Një rrjet i madh spitalesh në Nju Jork ka analizuar të dhënat e mbi 5,000 pacientëve të infektuar me Covid-19 vitin e kaluar.

Nga 5,449 pacientë që analizuam, 36.6 përqind e tyre patën dështim akut renal ose dëmtim të veshkave. Nga ata që morën dëmtime në veshka, 14 përqind patën nevojë për dializë”, thotë Dr. Kenar Jhaveri nga spitali Hofstra/Northwell.

Shkencëtarët ende po studiojnë ndikimin e COVID-19 në organizëm. Por efektet më të rënda fillojnë me mushkëritë. Mushkëritë e dëmtuara e kanë më të vështirë të transportojnë oksigjenin në enët e gjakut. Dhe për të funksionuar organet kanë nevojë për oksigjen. Në mungesë të oksigjenit ato mund të dështojnë, përfshirë mushkëritë, zemrën, veshkat dhe mëlçinë.

Dhe pastaj ka pasoja afatgjata të sëmundjes. Disa nuk janë të rrezikshme për jetën, por mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Simptomat përfshijnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje koke, gulçim ose dhimbje gjoksi. Të tjerët mund të përjetojnë mjegullim të trurit, probleme të kujtesës, ankth dhe depresion. Të gjithë të infektuarit, jo vetëm ata që u shtruan në spital, mund të kenë simptoma afatgjata. Nuk ka asnjë mënyrë për të treguar se kush do të vuaj nga efektet afatgjata.

Ne nuk e dimë se sa pacientë do të kenë këto simptoma të Covid-19 pas infeksionit. Nivelet mund të jenë midis 10 dhe 80 për qind, kështu që mund të ketë një numër të madh personash që po përjetojnë simptoma edhe pas asaj periudhe katër javore kur ne presim që njerëzit normalisht të shërohen“, thotë Dr. Krisitn Englund nga Klinika e Klivlendit.

Disa qendra mjekësore kanë filluar trajtime speciale për njerëzit, të cilët vazhdojnë të kenë simptoma edhe pas shërimit nga sëmundja e koronavirusit. Të tjerët mund të mos jenë duke vuajtuar nga efektet afatgjata, por jeta e tyre ka ndryshuar në mënyrë drastike për shkak të Covid-19.

Në pjesën tjetër të jetës sime, unë kurrë nuk do të jem siç kam qenë“, thotë Thomas Steele, i cili është shëruar nga infeksioni.

Ai është një nga shumë njerëzit e tjerë që nuk do të jenë kurrë më siç ishin për shkak të Covid-19./ZiA

 

blank

SHBA paralajmëron Moskën: Ndal fushatën e frikësimeve ndaj Ukrainës

Marrë nga Agence France-Presse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi të enjten Moskën se po grumbullon trupa në kufirin mes dy vendeve. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë të ndalë aktet “frikësuese” ndaj Ukrainës.

Kievi është mbërthyer që në 2014 në konflikt me separatistë të mbështetur nga Moska dhe këtë javë zyrtarët ukrainas njoftuan aktivitete të trupave ruse në territorin e aneksuar të Krimesë si dhe në zonën kufitare pranë rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rusë.

Të enjten, kabineti i Presidentit Zelensky diskutoi situatën me aleatët perëndimorë, përfshirë shefin e Pentagonit, Lloyd Austin.

“Manovrat ushtarake me qëllimin për të treguar forcën dhe provokimet e mundshme në zonën kufitare janë lojëra tradicionale ruse,” tha zoti Zelensky përmes një deklarate.

Ai e akuzoi Moskën se po përpiqet të krijojë “një atmosferë frike” ndërkohë që Kievi shpreson që të rifillojë armpushimin e arritur vjet.

Departamenti i Shtetit tha se është “absolutisht i shqetësuar nga shkallëzimi i tensioneve nga pala ruse dhe nga veprimet provokuese në Ukrainën lindore”.

“Veprimet që kundërshtojmë janë aktet agresive që kanë për synim frikësimin apo kërcënimet ndaj partneres sonë, Ukrainës,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në komentet për gazetarët.

Disa vëzhgues e shohin shtimin e pranisë ushtarake si një provë për administratën e Presidentit Biden, i cili shkaktoi reagime të forta në Moskë muajin e kaluar kur e cilësoi udhëheqësin rus, Putin “vrasës”.

Këtë javë, Moska dhe Kievi shkëmbyen akuza për dhunën mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Kremlini në Ukrainën lindore, gjë që minoi armëpushimin.

Presidenti Zelensky tha se 20 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 57 janë plagosur që nga fillimi i vitit.

Gati për Ofensivë

Të enjten, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i telefonoi homologut ukrainas, Andriy Taran, njoftoi ministria ukrainase e mbrojtjes.

Sipas ministrisë, Sekretari Austin tha gjatë telefonatës se Uashingtoni “nuk do ta braktisë Ukrainën nëse vazhdon të shkallëzohet agresioni rus”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, nga ana e tij e diskutoi “acarimin e situatës nga Federata Ruse” me homologun kanadez, Marc Garneau.

Shërbimet ukrainase të zbulimit akuzuan Rusinë se po përpiqet të “zgjerojë praninë ushtarake” në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donetskut and Luhanskut.

Shërbimet e zbulimit, në një deklaratë, thanë se “nuk përjashtojnë mundësinë” e një përpjekjeje nga ana e forcave ruse për “t’u futur më thellë në territor ukrainas”.

Një zyrtar i lartë ukrainas, në komente me kusht që të mos identifikohej me emër, ngriti pretendimin se ushtria ruse po praktikonte “koordinim ushtarak” me separatistët.

“Nga mesi i prillit, njësitë e tyre luftarake do të jenë gati për ofensivë,” tha ai për Agjencinë Franceze të Lajmeve, AFP.

Perëndimi “nuk duhet të shqetësohet”

Moska ka përgënjeshtruar në mënyrë të përsëritur njoftimet se po dërgon përforcime në kufi dhe se po u dërgon armatime separatistëve.

Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitri Peskov tha të enjten se Moska ka të drejtën të lëvizë trupat nëpër territorin e saj.

Zoti Peskov shtoi se “askush nuk ka përse shqetëohet sepse nuk përbën kërcënim për askënd”.

Të mërkurën, Pentagoni tha se forcat amerikane në Evropë u vunë në gjendje më të lartë gatishmërie pas “shkallëzimit të situatës nga rusët në Ukrainën Lindore”.

Gjenerali Mark Milley, shef i Shtatmadhorisë amerikane, foli me homologët rus e ukrainas, Valeri Gerasimov dhe Ruslan Khomchak.

Zoti Khomchak tha këtë javë se 28,000 luftëtarë separatistë dhe “mbi 2000 këshilltarë dhe instruktorë ushtarakë rusë” ndodhen aktualisht në Ukrainën Lindore.

Të enjten, zëvendës shefi i personelit në zyrën e zotit Zelensky, Roman Mashovets, bëri thirrje për manovra të përbashkëta ushtarake me NATO-n, për të “ndihmuar për stabilizimin e situatës së sigurisë”.

Presidenti Zelensky u zgjodh në 2019 me premtimin për t’i dhënë fund konfliktit, por kritikët thonë se armpushimi i paqëndrueshëm ka qenë e vetmja arritje e tij deri tani.

Konflikti ka shkaktuar deri tani mbi 13,000 të vdekur, sipas OKB. VOA

blank

2 Prilli, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt.

Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Djemtë ka katër herë më shumë mundësi të diagnostikohen me autizëm krahasuar me vajzat

Përgjithësisht fëmijët diagnostikohen me autizëm, pas moshës 4 vjeçare, megjithëse autizmi mund të diagnostikohet rreth moshës dy vjeç.

Autizmi prek të gjitha grupet etnike dhe socioekonomike

·Ndërhyrjet e hershme, ofrojnë mundësi më të mira për të mbështetur një zhvillim të shëndetshëm dhe për të përfitime të dobishme përgjatë gjithë jetës.

Nuk ka teste mjekësore për autizmin.

Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë.

Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

Ekzistojnë disa lloje autizmi, mirëpo dy sindrome janë më të zakonshme, Asberger dhe Kaner.

Sipas shkencëtarëve, njerëzit autistë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund ta kenë ata.

blank

Brazili shënon muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi

Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi në mars, tregojnë shifrat zyrtare.

Rreth 66,570 njerëz vdiqën, apo dyfish më shumë se rekordi i mëparshëm i regjistruar në korrik.

Të mërkurën, ky vend regjistroi edhe një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,869. Shifra theu rekordin e një ditë më herët prej 3,780.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil tani është mbi 321,000.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë: mbi 552,000.

Ekspertët shëndetësorë në Brazil thonë se rritja e infeksioneve në javët e fundit dyshohet se është shkaktuar nga një variant lokal i koronavirusit, i njohur si P1.

Ky variant shumë i transmetueshëm ka riinfektuar edhe njerëz që kanë pasur llojin origjinal.

Rritja e rasteve ka çuar sistemin shëndetësor të Brazilit në prag të kolapsit.

P1 është identifikuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë, duke rritur shqetësimet për efikasitetin e disa vaksinave.

Koronavirusi ka prekur mbi 128 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 2.8 milionë kanë vdekur dhe mbi 73 milionë janë shëruar, tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. rel


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend