VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nderojeni me Dekoratën Nderi i Kombit edhe Trajnerin e Kombëtares zoti President Nga Elida Buçpapaj

By | October 12, 2015

Komentet

Zëri i Amerikës – Mirditë, përkujtohet 70 vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit (video)

Në Mirditë u përkujtua të shtunën 70 vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit ku u pushkatuan 10 persona ndërsa 4 të tjerë u varen në litar. Me këtë rast, në katedralen e Rrëshenit u mbajt një meshë në përkujtim të 14 martirëve ndërsa në qendren kulturore të qytetit u zhvillua një aktivitet përkujtimor. Pjesëmarrësit thanë se masakra e Qafës se Valmirit ishte një formë terrori që përdorte rregjimi komunist për të gjunjëzuar popullin e Mirditës.

Nesër në kryeqytet do të zbulohet busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

Nesër në kryeqytet do të zbulohet busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ndërsa tashmë kanë dal pamjet sesi do të duket ajo në bronz.Busti i ish-Sekretares Albright, është vendosur në rrugën “Luan Haradinaj”, tek monumenti New Born, aty edhe ku është sheshi me emrin e saj.

Në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kanë thirrur dy miqtë që kanë kontribuar për lirin e popullit të Kosovës, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Madelenie Albright.

PAN-AKR, ja ministritë dhe zv.ministrat që merr partia e Pacollit (Dokument)

Pas marrëveshjes së arritur sot mes koalicionit PAN dhe partisë AKR të drejtuar nga Behgjet Pacolli Janë zbuluar ministrisë dhe zv. ministrat që do të marrë partia e Behgjet Pacollit. AKR ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Zëvendës kryeministri dhe 6 ministri do të drejtohen nga përfaqësuesit e AKR:

Zëvendëskryeministër i parë

Ministria e punëve të jashtme

Ministria e punëve të brendshme

Ministria e planifikimit hapësinor

Ministria e bujqësisë

Ministria e zhvillimit ekonomik.
auto_11504546352

Po ashtu AKR do të ketë 7 zëvendësministra në këto ministri:
auto_31504546358
Zv. Ministër i jashtëm

Zv. Ministër i brendshëm

Zv. Ministër i ambientit dhe planifikimit

Zv. Ministër i mirëqenies sociale

Zv. Ministër i shëndetësisë

Zv. Ministër i kulturës

Zv. Ministër i Arsimit.
auto_21504546355

Varësia ushtarake e Serbisë nga Rusia

Përderisa Kroacia po merr armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Serbia po blen armë nga Rusia, mbetet pikëpyetje se a është ky sinjal që atmosfera e luftës së ftohtë është zhvendosur në Ballkan dhe se Serbia, e rrethuar me vende anëtare të NATO-s, po kthehet drejt aleancës ushtarake me Rusinë.

Ndonëse ende nuk dihen detajet e blerjes së armatimit rus nga Serbia, Marko Milosheviq nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë se armatimi që po blihet, që nënkupton, sipas tij, pesë apo gjashtë armë artilerie, dy apo tre hedhës raketash, katër helikopterë dhe disa aeroplanë, janë shifra qesharake që nuk i çrregullojnë raportet në rajon.

Sipas tij, Serbia nuk po blen armë vetëm nga Rusia.

“Po blihen dy helikopterë nga Rusia dhe dy nga Gjermania. Kjo vërteton neutralitetin ushtarak të Serbisë”, ka theksuar Milosheviq, duke shtuar se Serbia nuk po orientohet kah Rusia, përderisa vendet tjera në rajon janë orientuar kah Perëndimi.

“Këto janë banalitete të politikës ditore pa ndonjë vështrim më të thellë në realitetin. Pjesa më e madhe e vendeve përqark, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria, si anëtare të NATO-s, apo Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, si vende që mëtojnë të hyjnë në NATO, në inventarin e tyre, kryesisht kanë teknikë të lindjes”, tha Milosheviq.

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Majkl Kirbi, duke u përgjigjur në pyetjet e medieve lidhur me porosinë e Serbisë për armë në Rusi, ka deklaruar se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme dhe se Serbia ka të drejtë të blejë armë nga kushdo.

Jovan Teokareviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë se rajoni i Ballkanit është larg nga vendet e konfliktit, si Siria dhe Ukraina. Por, megjithatë, duhet përkujtuar, siç ka thënë ai, prognozën kohë më parë, të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

“Më duket se po realizohet prognoza e para disa muajve, se Ballkani, e veçanërisht sikur Serbia, Bosnjë e Hercegovina apo Maqedonia, janë në vijën e zjarrit ndërmjet blloqeve kundërshtare, NATO-s dhe Rusisë”, theksoi Teokareviq.

Përkujtojmë se gjithë rrëfimin për raportin e forcave në rajon, e ka nisur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Porositë për armatim në Rusi, ai i ka vendosur në kontekstin rajonal, duke ndërlidhur armatosjen e Kroacisë fqinje, e cila nga Amerika ka marrë dërgesa ushtarake pa pagesë.

“Është interesant që të gjithë flasin për Serbinë, ndërkaq heshtin thuajse nuk ka ndodhur asgjë në rrethinë. Pra, thuajse është normale që dikush të blejë topa të koracuar, është normale që të marrë dhe granata hedhëse dhe raketa balistike dhe ne duhet të themi: Po, mirë është, bëhuni sa më të fortë dhe ne dëshirojmë të jemi të dobët. Këtë lloj rrëfimi nuk do ta dëgjoni nga ne”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, profesori Teokareviq vlerëson se polemika e hapur lidhur me blerjen e armatimit nga Kroacia dhe Serbia, është vetëm për konsum të brendshëm politik.

“Kjo shërben për nevojat e brendshme politike, për të fryrje të vazhdueshme të patriotizmit nga ana e qeverive të të dyja shteteve”, ka theksuar Teokareviq.

Njohësi i zhvillimeve gjeopolitike nga Mali i Zi, Blagoje Grahovac, gjeneral në pension, shpreh mendimin se vendimi i Serbisë për të blerë armë në Rusi është i gabuar.

“Serbia duhet të qëndrojë aty ku përket me civilizim dhe në mënyrë gjeografike dhe kjo nënkupton, në Evropë. Tentimi i tashëm apo më mirë të themi, akti politik, që të bëjë aranzhime ushtarake me Rusinë, është gabim strategjik. Është një formulë e vjetër që thotë se ‘shteti që mbrojtjen e vet e bazon në fuqinë e armëve, në esencë është shtet i pambrojtur”, tha Grahovac.

Ai ka shtuar se Serbia është çelësi për largimin e lojtarëve gjeopolitik nga Ballkani. Sipas tij nuk ka Evropë të qëndrueshme pa Ballkanin e qëndrueshëm dhe siç ka thënë Grahovac, Ballkani mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm në rast se Serbia është e qëndrueshme dhe e integruar në Evropë.

Për një gjë të tillë, ka thënë ai, Serbia duhet të ketë politikë të re.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Nderojeni me Dekoratën Nderi i Kombit edhe Trajnerin e Kombëtares zoti President Nga Elida Buçpapaj

Menjëherë pas fitores me Armeninë, Presidenti i Republikës të Shqipërisë Bujar Nishani ka vlerësuar Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Me shumë të drejtë kjo dekoratë. E cila erdhi flakë për flakë me triumfin e Kuq e Zinjve.

Sepse për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Shqipëria kualifikohet në kampionatin Europian Francë 2016.

Motivacioni i dekoratës ishte ky: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerëson Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” :“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Fitorja e Kombëtares tonë Kuq e Zi ka entuziazmuar, ka ngritur zemrat peshë  dhe mbushur me besim të gjithë shqiptarët jo vetëm në trojet amtare, por edhe jashtë tyre, në diasporën tonë në Europë, SHBA, Kanada, Australi e Zelandën e Ze.

Por emri i Kombëtares të Shqipërisë është ngritur në piedestal përveçse prej kontributit të djemve të shqipeve, është ngritur deri në këtë stad edhe në sajë të trajnerit të saj, Gianni De Biazi. Kjo fitore e Kombëtares i dedikohet edhe emrit të tij.

E atëherë, përse Presidenti i Republikës dekoron djemtë e De Biasit dhe jo De Biasin, kur në fitoren e Shqipërisë në Francë 2016 ka pjesë edhe puna dhe përkushtimi i tij.

A nuk është Gianni De Biazi,  trajneri i parë në historinë e futbollit shqiptar që e çon Kombëtaren tonë në Kampionatin Europian.

Prandaj, zoti Presidenti i Republikës, mos ngurroni asnjë çast, mos u vononi më, se na turpëroni si komb, që harrojmë të tregojmë mirënjohjen ndaj një njeriu që e nderoi Shqipërinë si asnjëri nga politikanët e Shqipërisë, që njihen si zhvatës dhe profiterë, por jo si patriotë dhe atdhedashës. Imazhi i Shqipërisë prej emrave të politikanëve është rrëzuar në tokë, ndërsa De Biazi me djemtë e tij të Kombëtares e ngriti lart.

Mos u vonini më zoti President dhe ndërsa do ta prisni sot Kombëtaren në Aeroportin Nënë Tereza, dekorojeni menjëherë Trajnerin e Kombëtares Shqiptare, me Nderin e Kombit, sepse ai e nderoi kombin shqiptar dhe e ngriti lart imazhin e tij, si askush nga politikanët e Shqipërisë, të cilët vijojnë ta mbajnë Shqipërinë jashtë dyerve të BE.