VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndarja nga jeta e Sadije Agollit, Basha: I bashkohem amanetit që lanë të dy

By | February 27, 2019

Komentet

Prençi denoncon me emra: Kriminelët mblodhën vota për Ramën

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shkodër.

Prençi ka denoncuar me emra, persona që sipas tij, kanë mbledhur vota për PS në Shkodër dhe që më herët kanë qenë të arrestuar nga Policia e Shtetit dhe kanë kryer krime të rënda penale.

Deklarata e Ahmet Prençit:

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë  e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale. Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.

Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish  Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër! Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!

Luajti vetëm një rol! Ndërron jetë “Coli” te filmi “Debatik”

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Aktori Zani njihet nga artdashësit me emrin “Coli” tek filmi “Debatik”.

Ai luajti vetëm një rol në jetën e tij, ndërsa roli tek filmi i mësipërm e përjetësoi në mendjen e shikuesve. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë në rrjetet sociale.

Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj.  Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, e cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Zëri i Amerikës: PD kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vorës

 

Në Shqipëri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë I dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit europian

Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

Sipas shkresës së Partisë Demokratike “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar.

Ish-kreu i OMONIA-s: Resorti i Mihalit ndërtuar mbi një kishë, dikur nipi Kokëdhima ishte i fuqishëm

Ish kreu i OMONIA, Leonidha Papa ka reaguar në lidhje me prishjen e resortit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo duke nxjerrë detaje të reja mbi ndërtimin e objektit. Sipas pretendimeve të Leonidha Papa resorti i Mihal Kokëdhimës është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe. Më pas Papa shkruan se nipi i Kokëdhimës, duke iu referuar lidhjeve të gjakut që Mihal Kokëdhima kishte me ish-deputetin Socialist, Koço Kokëdhima, dikur ishte i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ndërtoi resortin e tij mbi rrënojat e kishës.

Ndër të tjera ish kreu i OMONIA-s hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë i cilësuar si arrogantë dhe hipokritë.

“Sulmi i Mihal Kokëdhima ndaj turistëve spanjoll (thyer xhamin e makinës së tyre) për refuzimin e pagimit të peshkut që ata porosisën është bërë virale në të gjithë botën. Qeveria veproi menjëherë për të rikthyer imazhin e Shqipërisë “mikpritëse”, duke prishur restorantin. Nuk kam ndërmend të mbroj nipin e Kokdhima dikur të fuqishëm që ndërtoi këtë restorant pranë rrënojave të një kishe, por them që disa “shokë” e kuptojnë edhe arrogancën dhe hipokrizinë e pushtetarëve tanë që duhet të largoheshin dje.” shkruan Leonidha Papa.

Resorti i Mihal Kokëdhima u shemb ditën e djeshme nga IKMT pasi ishte pa leje, si dhe shfrytëzonte bregun e detit duke vendosur shezlongë dhe kishte kthyer ndërtesën në hotel duke zhvatur pushuesit.

Dosja 184, hetimi në Dibër me vulën e Arta Markut,ç’ndodhi në 1 muaj

Në mesin e korrikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda përcolli pa zhurmë drejt Dibrës njërën prej dosjeve të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave, e njohur gjerësisht si dosja 184. Sipas drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, shkak është bërë shpallja e moskompetencës nga prokurori i çështjes, Klodian Braho.

“Argumenti i prokurorit në shpalljen e moskompetencës është se nuk ka grup të strukturuar kriminal, por krime të dyshuara në fushën zgjedhore, të cilat nuk janë në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,” tha Prela në një bisedë telefonike.

BIRN mësoi se transferimi i dosjes voluminoze drejt Dibrës nuk shkoi fjollë. Prokuroria e Dibrës refuzoi fillimisht hetimin e çështjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu atë pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pingpongu mes dy institucioneve u mbyll me ndërhyrjen e prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila vendosi që pavarësisht pretendimeve, çështja duhet të hetohej nga Prokuroria e Dibrës.

Ndërhyrjen e kryeprokurores Marku për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës mes dy prokurorive e konfirmuan për BIRN si drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ashtu edhe këshilltarja e Prokurorit të Përgjithshëm, Matilda Terpollari.

“Në këto rrethana, Prokurori i Përgjithshëm vendosi në bazë të ligjit që hetimi i mëtejshëm i çështjes të kryhej nga Prokuroria e Rrethit Dibër,” tha Terpollari për BIRN.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencën thuajse tre vjet pas regjistrimit të procedimit me nr. 184/2016 me objekt manipulimin e dyshuar të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore të 11 shtatorit 2016 në bashkinë e Dibrës.

Së bashku me dosjen tjetër me nr.339, dosja e Dibrës u bë shkak për bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita dhe një nga krizat më të thella politike që po kalon vendi.

Përgjatë tre viteve, dosja ndërroi disa duar prokurorësh dhe Krimet e Rënda u përballën me kritika publike për zvarritje hetimesh për shkak ‘të zyrtarëve të lartë të shtetit të kapur në përgjime’. Transferimi i çështjes në prokurorinë periferike të Dibrës i zbeh edhe më tej shpresat për drejtësi, ndërkohë që fati i hetimeve mbetet gjithashtu i paqartë.

Prokuroria e Dibrës ka mbetur aktualisht me tre prokurorë për shkak të vetingut dhe transferimeve. Drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin.

Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas vendimit të kryeprokurores Marku, çështja pritet të ndahet mes zv.drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku ose prokurores Belina Zeneli.

BIRN pyeti drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi Cami për arsyet e konfliktit të kompetencës por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër.

“Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë,” tha Bardhi për mediat.

“Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama,” shtoi ai.

Përgjimet e Dibrës

Një seri përgjimesh nga e ashtuquajtura Dosja e Dibrës u publikuan në qershor nga tabloidi gjerman BILD, duke ekspozuar një nivel të ri të asaj që është denoncuar si abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Përgjimet tregojnë angazhimin e zyrtarëve të ndryshëm të policisë së shtetit me synimin e pengimit të mbështetësve të Partisë Demokratike në opozitë për të udhëtuar nga Kamza për në Dibër për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016.

Përgjimet tregojnë gjithashtu se si ish-ministri Damian Gjiknuri thotë se ka dërguar në Dibër në dispozicion të një ish-drejtuesi policie në atë kohë të quajtur Arben Keshi, ata që Gjiknuri i quan “çuna problematikë”, për t’u përdorur në rast nevoje.

Përgjimet e publikuara përmbanin edhe një bisedë të kryeministrit Edi Rama me Arben Keshin, funksionar i PS dhe më vonë drejtues i Policisë. Në bisedën e përgjuar, Rama e pyeste Keshin nëse e kishte arritur objektivin, ndërsa Arben Keshi i përgjigjej se “ishin në pritshmëri të mëdha”.

Përgjimet e publikuara e identifikonin Arben Keshin si personazhin qendror të zgjedhjeve në Dibër, i cili fliste në telefon për raste të blerjes së votave si dhe instruktonte drejtuesit lokalë të arsimit që t’u bënin presion mësuesve që të votonin Partinë Socialiste ose në të kundërt do të pushoheshin nga puna.

“E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”, deklaroi Rama pas publikimit të përgjimeve.

Pak më vonë, në statuse në shqip dhe anglisht në Tëitter, kryeministri deklaroi se kishte kontraktuar një avokat në Gjermani për të hedhur në gjyq gazetarin që publikoi përgjimet, Peter Tiede./BIRN

Gjysma e rrugëve të Shqipërisë janë si në “Mesjetë”

Më i dëmtuar paraqitet, aksi Elbasan -Skurraj –Peshkopi me gjatësi 117 kilometra.

Të gjitha segmentet e kësaj rruge që lidh disa qytete të veriut është në gjendje shumë të keqe.

Në tënjëjtën gjendje është edhe aksi tjetër Elbasan-Cërrik-Gramsh me gjatësi 41 kilometër që është tërësisht në gjendje të mjerueshme, raporton “Monitor”.

E dëmtuar në gati 95 për qind të shtrirjes së saj është edhe rruga Pusi i Mezinit -Sarande me gjatësi 121 kilometër, pjesë e aksit kombëtar. Në të njëjtën gjendje është edhe rruga e vjetër Shkodër –Kukës me gjatësi 138 kilometra e cila është thuajse totalisht e dëmtuar.

Në gjendje të mirë paraqitet rruga Tiranë – Shkodër -Hani iHotit, rruga Lushnje -Berat, Durrës –Fier, Elbasan Tiranë, Tiranë-Kukës.

Vitin e kaluar, Autoriteti rrugor shqiptar inventarizoi rrjetin kombëtar të rrugëve në vend dhe gjithashtu inspektoi cilësinë e tyre nën një projekt të Bankës Botërorë që ka mbështetur me një hua mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar në vend nëpërmjet tre kontratave që menaxhohen nga privatët.

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km, nga të cilat rreth 1500 kilometër janë akse kombëtar.

Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital sapo mësoi se i shembën restorantin

Pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet thonë për lapsi.al se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë vesh lajmin e ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Ndërtimit në restorantin ‘Panorama’.

Gjendjen e rëndëuar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Për më shumë se 15 vite Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu i afërmi i Koco Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë.

Kjo histori u bë e njohur për publikun pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.

Dosja 184 – Prokuroria e Krimeve të Rënda heq dorë nga hetimi, ja çfarë ndodh tani

Prokuroria për Krime të Rënda shpall moskompetence per hetimin e dosjes 184, apo cilesuar ndryshe si ajo e vjedhjes se votave ne Diber.

 

“Panorama” meson se pas ketij vendimi te organit te hetimit te Krimeve te Renda kjo dosje i kalon për hetim Prokurorisë së Dibrës, e cila do te vijoje me procesin hetimor.

Fillimisht pritet të caktohet Prokurori që do të marre ne dore dosjen shume te perfolur hetimore e per te cilen opozita dhe kreu i dmeokrateve Basha ka numeruar fakte dhe te dhena te implikimit direkt te deputeteve te PS, e ministrave ne aferen e vjedhjes dhe blejes se votave.

Kujtojme se dosja 184 është regjistruar për veprat ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’. Ndërkohë vepra tjetër për të cilën po hetohet Dosja 184 është ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’.

Gazeta gjermane ‘Bild”, publikoi pak kohe me pare 16 përgjime të reja, në lidhje me skandalin e  blerjes së votave në Shqipëri.

Përgjimet e publikuara janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë, për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Sipas “Bild”, përgjimet tregojnë se ka pasur një plan sistematik nga Partia Socialiste e kryeministrit Rama, për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017.

Në përgjimet e publikuara del emri i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu, ish-deputeti Artan Gaçi, drejtor në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariatit numër pesë në Kamëz, Sali Skura si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.

FOTOT – Presidenti Meta dekoron ambasadoren greke, i pranishëm edhe Janullatos. Ja motivacioni

Në një ceremoni të veçantë zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Ambasadoren e Republikës Helenike, Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

 

Presidenca ben me dije se dekorimi eshte bere në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës.

Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

Zëri i Amerikës – Inspektoriati i Ndërtimit prish restorantin pas incidentit të pronarit me turistët

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi mëngjesin e së mërkurës prishjen e Bar-Restorantit “Panorama” në zonën turistike në Porto-Palermo në Vlorë.

Inspektoriati i Ndërtimit tha se objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”.

Prishja e objektit vjen pak ditë pasi pronari u konfrontua dhunshëm me një grup turistësh spanjollë dhe shoqëruesit shqiptarë të tyre.

Mihal Kokëdhima, i cili tani ndodhet në gjendje paraburgimi në Policinë e Vlorës akuzohet për “kanosje”, “dëmtime të tjera” dhe “shkatërrim të pronës” gjatë incidentit me 5 turistë spanjollë dhe 2 shoqëruesit shqiptarë pas një debati mbi cilësinë e shërbimit në restorantin e tij.

Në një video të regjistruar gjatë incidentit dhe që solli reagime të forta në Shqipëri Kokëdhima shfaqet i varur në pjesën e përparme të makinës ku udhëtonte familja e turistëve, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar.

Ndërsa automjeti lëvizi rreth 3 km nga Porto Palermo në drejtim të rajonit të policisë në Sarandës 51 vjeçari goditi me grusht dhe me telefon xhamin e makinës derisa e thyen.

Dialogu i personave brenda makinës që shfaqen të terrorizuar dëshmon se në ndjekje janë persona të tjerë ndërkohë që shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

Vetë sipërmarrësi Mihal Kokëdhima në procesin e mbrojtjes për masën e arrestit në Gjykatën e Vlorës tha se rrethanat e ngjarjes nuk janë ato që aludohen sipas tij në video.

“Më morën zvarrë me makinë, nuk kam prekur njeri me dorë, më rrëzuan në Qeparo nga makina, Nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur,” i tha Gjykatës Kokëdhima, gjatë seancës për masën e sigurisë.

Treni Tiranë-Durrës-Rinas, BERZH zgjedh kompaninë që do mbikqyrë punimet

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përmbyllur procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitImin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re drejt Rinasit.

Përzgjedhja e kompanisë shënon një avancim në realizmin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e infrastrukturës hekurudhore.

Sipas BERZH nënshkrimi I kontratës do të bëhet në datën 31 tetor 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e saj do të jetë 44 muaj.

Financimi do të bëhet nga kredia që BERZH ka akorduar për realizimin e këtij projekti dhe kap vlerën e 1.5 mln eurove. Ndërkohë që në total ky institucion do të financojë veprën me një hua prej 36 mln euro, ndërkohë që kosto totale arrin në 90 mln euro.

Përveç kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 16 mln euro financohen nga buxheti I shtetit, ndërsa 35.4 mln euro janë grant i Bashkimit Evropian. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.

Ndërkohë që, linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë nga 1-1.2 euro.

Qeveria bllokon fondet e Bashkisë së Shkodrës

Pëllumb Sulo

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokoi, në përfundim të orarit zyrtar të ditës së marte, fondet e Bashkisë së Shkodrës. Dega e Thesarit nuk pranoi të kryej veprime për likuidimin e faturave të shërbimeve të kësaj bashkie, çka do të thotë bllokim i veprimtarisë finaciare dhe administrative të saj. Përmes një emaili të orës 15:02, dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, njoftohet Bashkia e Shkodrës se “sipas ligjit,Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati me datën 20.08.2019, ora 16.30 sipas orarit zyrtar. Për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak ai që duhet të zgjidhë problemin”.

Njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë vjen një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i cili u krye në një situatë të tensionuar pasi mbështetës të opozitës protestuan para sallës ku po zhvillohej takimi.

Në përfundim të kostituimit të Këshillit Bashkiak, deputetja socialiste Senida Mesi dhe zv. ministria e brendshme Romina Kuko deklaruan se, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, përfundon edhe mandati i kryetares së Bashkisë së Shkodrës.

Por kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila drejton edhe shoqatën e kryetarëve të bashkive të djathta të vendit, deklaroi menjëherë pas kostituimit të Këshillit Bashkiak se “do të jem në detyrën dhe përgjegjësinë që të jem kryetare e Bashkisë së Shkodrës deri në momentin, sa më të shpejtë për të gjithë ne, jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, kur ne shqiptaret, ne shkodranët, të shkojmë në zgjedhje të verteta, të rregullta, ku të gjithë të mund të zgjedhin të lire” .

Pas bllokimit të financave të bashkisë, kryebashkiakja Ademi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe gjithë trupit diplomatik duke e cilësuar bllokimin e financave dhe funksionimin e bashkisë si një akt politik nga qeveria Rama.