VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar Fatos Arapi

By | October 11, 2018

Komentet

Ndryshimi i madh midis Skënder Buçpapajt dhe Andi Bushatit – Nga Elida Buçpapaj

Andi Bushati me miza nën kësulë, kur thotë populli, kruan plagë të mbyllura nga koha. Në opinionin e tij tek lapsi.al provokon me stilin e kohës së të parëve të tij. Andi Bushati shkruan “ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?”

Pasi nuk i kanë dalë ato tepsi e tenxhere, pjesë e të cilave është edhe vetë, Andi Bushati kthehet  çerek shekulli pas në kohë!

Meqë Andi Bushati ka nisur një sulm të hapur kundër Skënder Buçpapajt, duke e dënuar kohën më të artë që ka kaluar RTSH në 27 vjet tranzicion, po i kujtoj pjesë të CV së tij:

Andi Bushati:

1. është pjesë e oligarkisë të mediave i katapultuar  nga regjimi okult që sundon në Shqipëri;

2. është i nipi Hysni Kapos, bashkëpunëtorit më të ngushtë të diktatorit Hoxha;

3. është i nipi i Vito Kapos, emër i nomenklaturës të lartë të diktaturës komuniste;

4. është i biri i Mehdi Bushatit, zyrtar i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

5. është vëllai i Ervin Bushatit, deputet i listës në PS i zgjedhur direkt nga Edi Rama dhe shumë aktiv në mbrojtjen e politikave të kryeministrit të Shqipërisë;

6. është kushëriri i parë i Ilir Xhelil Gjonit që ka mbi pesë vjet Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Zvicër, i emëruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga Andi Bushati, Skënder Buçpapaj është shkrimtar, publicist dhe botues që ka krijuar gjithçka me potencialin e tij si intelektual me mund, djersë e sakrifica.

Ndërsa RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt ishte njëri nga pesë faktorët që solli fitoren e 22 marsit 1992 që përmbysi diktaturën e gjyshërve dhe etërve të kuq!

RTSH i Skënder Buçpapajt ishte mediumi i parë pluralist ku i gjithë spektri politik kishte vendin e vet dhe reflektohej me minutazh dhe kohë;

RTSH i Skënder Buçpapajt ka sjellë të gjithë gjeneratën e gazetarëve që sot kontribuojnë nëpër të gjitha TV kombëtare të Shqipërisë;

RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj, natyrisht që në qendër të vemendjes kishte krimet e diktaturës, një dimension që i mungon të gjitha televizioneve sot në Shqipëri, një dimension që nuk mund të mohohet kurrë!

Skënder Buçpapaj është emblemë e gazetarisë së papërlyer me politikën. Skënder Buçpapaj nuk është klient i askujt, ai iu përulet interesave të kombit shqiptar dhe transformimit të Shqipërisë në një vend të denjë për ta jetuar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo orientimi politik.

Skënder Buçpapaj drejtoi për dhjetë vjet  gazetën Bota Sot prej 1998 deri 2008 dhe e transformoi në gazetën më të madhe në gjithë historinë e shtypit shqiptar, me një shitje prej 200 mijë kopjesh, në Europë, SHBA, Kosovë dhe një kohë Maqedoni!

Ti Andi Bushati je i paaftë ta bësh diçka të tillë!

Ti Andi Bushati je si Edi Rama, vini nga e njëjta kastë! Gjithmonë i ke patur krahët e ngrohta, që nga koha e gjyshit tënd, kur shokët e tu diktatura i degdiste nëpër kampet e internimit në fshatra të humbura duke ua shfarosur të ardhmen vetëm se ishin të bijtë e armiqve të diktatorit, pa marrë parasysh se në të shkuarën e afërt kishin qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të monstrës komuniste!

Koha e gjyshit tënd Andi Bushati ishte koha a turpit e shqiptarëve dhe jo RTSH e kohës të Skënder Buçpapajt!

Koha e turpit është edhe kjo e tranzicionit, ku oponionistë si puna jote dhe e kolegëve të tu nuk janë asnjëherë të pavarur, por janë klientë që i mbushin xhepat plot!

E ka thënë Fatos Nano, se opinionistët e TV-ve të Shqipërisë janë më të pasur se politikanët.

Ti Andi Bushati je pjesë sistemit të kapur, herë ti je me Sali Berishën, herë me Edi Ramën dhe vice versa. Po të ishe ndryshe ti Andi Bushati, sot do të ishe pa punë ose do të ishe larg Shqipërisë nga është Skënder Buçpapaj me familjen e tij sikur miliona familje shqiptare.

Ti Andi Bushati je gjithmonë i katapultuar, asgjë nuk e ke fituar me forcat e tua, gjithçka e ke patur në tabaka që nga koha e Hysni Kapos, Vito Kapos dhe Mehdi Bushatit!

A ke dalë ndonjëherë t’u kërkosh ndjesë shqiptarëve për kohën e turpit të diktaturës që ty të sillte vetëm privilegje?!

Ti përsëri je i privilegjuar, dmth koha e diktaturës në Shqipëri vazhdon!

Ti e vazhdon luftën e klasave nga një pozicion klientelist!

Tani i kthehesh Skënder Buçpapajt që ka 23 vjet që e kanë larguar nga Shqipëria njerëz si Ylli Rakipi që i rrinin ngjitur si muti pas këpucës Sali Berishës dhe që sot na shesin moral, kur morali i tyre është nxirë me kohë e me vakt!

Ne Sali Berishën dhe PD e kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, por asnjëherë me para, asnjëherë duke e shitur mbështetjen tonë me ndonjë post, me ndonjë copë tokë apo me ndonjë pallat apo tender!

Nuk ia kemi patur kurrë nevojën Sali Berishës, Sali Berisha na e ka patur nevojën ne! Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që e larguan nga Shqipëria ata që sot janë pjesë e kësaj elite të nxirë politike që ka dëbuar nga Shqipëria 3 milionë shqiptarë, shumë më zi se Milosheviçi.

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që bën gazetari të pavarur, prej dhjetë vitesh kemi portalin tonë Zëri i Shqiptarëve, voal.ch më i lexuari në diasporë. Po të shkosh të shikosh https://www.voal.ch/tag/andi-bushati/ do të gjesh opinionet e tua, që Skënder Buçpapaj i ka botuar pa të bërë luftë klasash, duke dëshmuar ndryshimin se kush është ai dhe kush je ti! Ti ke mbetur gjithmonë i përkëdheluri i gjyshit dhe babait, ndërsa Skënder Buçpapaj lufton në mënyrë civile për të përçuar fjalën e lirë në një terren të mbuluar nga mediat klienteliste ku secila mbron politikanin që ia mbush xhepin!

Ti vazhdon ta konsiderosh armik Skënder Buçpapajn sikur e konsideronte gjithë nomenklatura e kuqe, sepse RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj ishte i pari që e çau terrin e kohës të diktaturës, pasi RTSH ishte insitucioni kryesor i superstrukturës që mbrohej nga regjimi kriminal si një objekt i rëndësisë të veçantë njëlloj si Komiteti Qendror i PPSH!

RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt solli atë që nuk e kishin patur kurrë shqiptarët, lirinë për t’u informuar. Këtë liri sot shqiptarëve ua keni vjedhur ju oligarkët dhe trashëgimtarët e nomenklaturës së kuqe që gjithçka e doni vetëm për vete, paçka se potenciali juaj intelektual mund të drejtonte me sukses ndonjë kooperativë bujqësore!

A mund të botosh tek lapsi me majë të thyer opinionet e Skënder Buçpapajt Andi Bushati, sikur Skënder Buçpapaj t’i ka botuar opinionet e tua?! Nuk e ke bërë kurrë, sepse ti pushtetin e sheh si pushtet të trashëguar jo të fituar me merita dhe votë të lirë!

Ti Andi Bushati ke mbetur 27 vite pas i mbushur me urrejtje dhe hakmarrje sikur të parët e tu!

Nuk ta ka fajin Skënder Buçpapaj!

Qeveria pranon bashkëkryesimin e dialogut me opozitën

Arton Konushevci

Qeveria e Kosovës po i vazhdon përpjekjet për gjetjen e një konsensusi që do t’i siguronte mbështetjen e opozitës për të marrë rolin prijës në dialogun politik me Serbinë. Dialogu në këtë nivel, kryesisht është udhëhequr nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por, së fundmi, zyrtarët e Qeverisë i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për t’i dhënë Qeverisë rol prijës në këtë proces.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar në vazhdimësi një pozicion ndryshe me presidentin Hashim Thaçi në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke kundërshtuar sidomos idenë për ndryshimin e kufirit, e cila kishte dalë si ide nga dy aktorët kryesorë të bisedimeve në Bruksel, përkatësisht nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator.

Endrit Shala, nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë tha se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili është propozuar si udhëheqës i ekipit, ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë unitet nga të gjitha subjektet politike për dialogun me Serbinë.

“Kryetari Limaj që nga emërimi i tij si udhëheqës i delegacionit për negociata me Serbinë, ka shprehur qëndrimin e tij se është i interesuar që pjesë e këtij ekipi të jetë edhe opozita. Përpjekjet e zotit Limaj që në këtë ekip ta ketë edhe opozitën kanë qenë të parreshtura dhe ne shpresojmë që shumë shpjet do të kemi rezultat në këtë aspekt”, tha Shala.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se për çështjen e dialogu nuk duhet të ketë ndarje midis partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Aktualisht, Qeveria Haradinaj po mbështetet nga dy parti opozitare, Partia Socialdemokrate e cila ka 12 deputetë në Kuvend dhe Alternativa për Kosovën, që përfaqësohet nga dy deputetë.

Po ashtu, Haradinaj ka marrë edhe konfirmimin e një pjese të shoqërisë civile për angazhim në dialog, nëse ndërkohë arrihet të krijohet një konsensus i gjerë politik. Por, nisma e Haradinajt, nuk e ka mbështetjen e dy partive tjera opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy të fundit, po insistojnë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe dialogu të udhëhiqet nga institucionet e reja që do të dalin më pastaj.

Zyrtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD), thonë se ka kaluar më shumë se një javë kur subjekti i tyre, bashkë me disa të tjera, kanë paraqitur para grupeve parlamentare rezolutën dhe projektligjin për dialogun me Serbinë.

PSD thotë se rezoluta pas votimin në Kuvend, do ta themelojë ekipin shtetëror si organin përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, kurse me Ligjin për dialogun, Kuvendi i Kosovës do të mbajë rolin qendror në procesin e dialogut. Visar Ymeri, nënkryetari i PSD-së ka deklaruar se i gjithë procesi tashmë ka mbetur në Partinë Demokratike të Kosovës për të thënë mendimi e saj përfundimtar.

“Ne kemi qenë gati që nga e marta e kaluar dhe jemi gati edhe sot. Kjo varet tash nga vullneti i partive politike dhe prapë po them të një partie, në këtë rast të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila duhet ta thotë po-në përfundimtar, në mënyrë që të votohen këto dy dokumente”, tha Ymeri.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti është përfolur se mund të jetë bashkëkryesues i ekipit negociues, së bashku me Fatmir Limajn.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se PDK-ja nuk është pengesë për të shkuar tutje në miratimin e rezolutës edhe ligjit që ka të bëjë me dialogun.

Ai tha se fakti që është pranuar Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti që të jenë bashkëdrejtues, tregon për hapjen e mirëfilltë që ka PDK-ja në raport me këtë temë dhe seriozitetin, të cilin e shtron ajo.

“Do të thotë ne mendojmë që Kosova duhet ta ketë një ekip, i cili përbëhet prej partive të koalicionit në Qeveri, prej kolegëve që vijnë nga opozita dhe kemi siguruar mbështetje të nevojshme. Por, si do të duket rezoluta, si do të duket platforma për negocim, si do duket projektligji apo rregullorja e cila do të duhej ta rregullojë çështjen e ekipit negociator, këto janë çështje që duhet të trajtohen prej grupeve parlamentare”, tha Hoxhaj.

“Çdoherë përmes kompromisit, përmes negocimit, mund të arrihet përafrimi i pozicioneve mes subjekteve politike. Por, ne e kemi një qasje serioze, jemi të vendosur, dhe shpresojmë që gjatë këtyre ditëve ta votojmë ekipin, i cili në bashkëpunim dhe koordinim me presidentin, duhet ta përfaqësojë vendin në Bruksel. Unë mendoj se ky ekip, së bashku me presidentin, do ta krijojë një unitet të brendshëm. Ajo për të cilën ka nevojë Kosova është që ta kemi një unitet të brendshëm”, tha ai.

Hoxhaj tha se qasja e Partisë Demokratike është që mbështetë dialogun dhe siç tha ai, kërkohet shpejtësi në dialog, pasi ai procesi do të jetë i vështirë dhe duhet unitet i brendshëm.

“PDK-ja për temat e karakterit nacional, çdoherë konsultohet, koordinohet me liderët institucionalë. Ne jemi parti e cila ka qëndruar shumë gjatë në pushtet, kushdo që ka qenë në pushtet e ka pasur respektin dhe mbështetjen tonë, siç e ka edhe presidenti Thaçi, dhe unë mendoj se tema e dialogut nuk është temë as Qeverisë, as e Kuvendit, as e presidentit, por është temë e të gjithëve, mbi të gjitha është temë e qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha për Radion Evropa e Lirë, se mes grupeve parlamentare kanë një dakordim për rregulloren dhe Ligjin për dialogun, por sipas tij, tashmë ka mbetur që kryetarët e partive politike të pajtohen dhe të marrin një vendim të shpejt.

Sherifi thekson po ashtu se Partia Demokratike e Kosovës, ka disa kërkesa të veçanta sa i takon Ligjit dhe kompetencave për presidentin.

“Ajo që unë di është se PDK-ja ka rezervat e saja sa i takon ligjit, sidomos ligjit ku bëhet fjalë për kompetencat e presidentit në ketë proces. Pra, ata duan një rol më të madh të presidentit në krejt këtë proces”, tha Sherifi.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë Kosovës, Ahmet Isufi, tha se ka përparime në drejtim të miratimit të rezolutës dhe Ligjit për dialogun.

“Ka mbetur që Partia Demokratike e Kosovës me Partinë Socialdemokrate ta shikojnë çështjen në nivel liderësh tani, sepse grupet parlamentare kanë kryer punën e vet, ndërsa ka mbetur në nivelin e liderëve të rregullohet”, tha Isufi.

Në projekt-rezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, thuhet se delegacioni shtetëror do të përbëhet nga përfaqësues politikë të votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Delegacioni shtetëror sipas rezolutës, ka dy bashkëdrejtues që vijnë nga radhët e opozitës dhe pushtetit. Të dy bashkëdrejtuesit do të duhej të votoheshin nga Kuvendi, së bashku me delegacionin shtetëror.

Po ashtu, duke synuar përfaqësimin sa më të gjerë dhe të barabartë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, sipas rezolutës, do që duhej që një përfaqësues të jetë nga shoqëria civile, si anëtar i rregullt i delegacionit shtetëror. Edhe ky anëtar, do të duhej të merrte votat nga Kuvendi i Kosovës, në kuadër të votimit të platformës për dialog. Delegacioni shtetëror është paraparë që të ketë 11 anëtarë.

Nesër protesta e studentëve zhvillohet para Kuvendit të Shqipërië

Ndryshe nga sa është vepruar këto ditë, këtë të enjte, protesta e studentëve pritet të zhvendoset para parlamentit.

“Njoftohet se nesër Dt: 13/12  do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratë për të mediat të Këshillave studentore.

 

Ditën e nesërme, deputetët e mazhorancës mblidhen në seancën plenare, ndërkohë deputetët e opozitës e bojkotojnë tashmë prej kohësh.

Deri tani, protesta e studenteve është zhvilluar para Ministrisë së Arsimit. Të martën dhe sot, protestuesit u ndanë në dy grupe, duke u vendosur një pjesë para ministrisë së Arsimit dhe një pjesë para kryeministrisë. Ditën e martë, kur skadoi edhe afati i që studentët kishin vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre, një grup protestuan edhe te Zogu i Zi.

Admirali Foggo për ushtrinë e Kosovës: Është një vendim sovran

SHKUP – Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, është një vendim sovran, dhe ne mbetet ta respektojmë, deklaroi sot në Shkup, komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo.

Komentet e tij, admirali Foggo i bëri në një konferencë për mediat në Shkup, pas takimit që realizoi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

I pyetur nga gazetari i AA-së mbi pohimet për formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe ndikimet që kjo mund t’i ketë për stabilitetin e rajonit, Foggo, të cilit komandanti i KFOR-it i jep llogari, tha se “Kosova është një demokraci e njëjtë ashtu siç janë Maqedonia dhe Serbia ku qytetarët votojnë personat të cilët marrin vendime në emër të tyre”.

“Nga këtu them se ky është një vendim sovran të cilin do të duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së”, tha Foggo.

Admirali tha se i është thënë se procesi i transformimit do të zgjasë 10 vjet, për të shtuar se ndërkohë është detyrë e tij të kujdeset për një ambient të sigurtë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes së lirë.

“Ne jemi të gatshëm për çfarëdo vendimi që do të merret këtë javë”, përfundoi Foggo.

Kujtojmë se të premten, 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës pritet t’i miratojë projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Prishtina stoliset me flamuj amerikanë

Sheshet kryesore të Prishtinës janë stolisur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë falënderimi për një grant të ndarë për Kosovën nga bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

MCC ka njoftuar se i ka dhënë Kosovës, Marrëveshjen Kompakt, përmes së cilës, Kosova do të marrë dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, veçmas në sektorin e energjisë.

“Qeveria i ka vendosur flamujt. Dje kemi marrë lajmin për MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit), që i ka ndarë edhe miliona euro për Kosovën, investime në infrastrukturë dhe energji, dhe si shenjë falënderimi për këtë lajm dhe partneritet i kemi vendosur flamujt”, tha për Radion Evropa e Lirë, Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.

Ky grant i ri i marrë nga MCC, bazohet në grantin e nënshkruar prej 49 milionë dollarësh nga Marrëveshja e mëhershme e Pragut.

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar këtë mekanizëm për këtë grant dhe ka thënë se “viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me SHBA”.

Korporata e Sfidave të Mileniumit është një degë e Qeverisë amerikane që sjell investime në fusha kritike për krijimin e vendeve të reja të punës.

Haradinaj: Mogherini i ka çrregulluar bisedimet Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi të martën shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç tha, çrregullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi që zonja Mogherini tha se për Bashkimin Evropian është me rëndësi që “çfarëdo ‘korrigjimesh’ që të dyja palët mund të diskutojnë në të ardhmen, marrëveshja nuk duhet të përfundojë me krijimin e shteteve etnikisht të pastra. Në çdo rast, të dyja vendet duhet të jenë shumetnike”, tha ajo duke ritheksuar qëndrimin e saj se do të ishte e pranueshme edhe një marrëveshje që prek kufijtë nëse palët merren vesh për këtë.

Kryeministri Haradinaj, i cili është kundërshtar i rreptë i ideve për prekje kufijsh, tha se zonja Mogherini i ka bërë dëm procesit të bisedimeve dhe rajonit.

“Zonja Mogherini e ka mbyt dialogun, pra e ka çrregulluar nga një dialog për normalizim e ka kthyer në dialog për territore dhe kufij, për shkëmbime, e që në Ballkan dihet çka nënkupton – destabilizim. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm rajonit tonë, qoftë duke e lejuar diskutimin dhe qoftë duke guxuar në publik të deklarohet për këtë. Është për keqardhje që pas kaq investimeve të Bashkimit Evropian që të lejohet një çrregullim kaq i madh. Është i papranueshëm për mua, pra qëndrimi i saj është i papranueshëm edhe kuptohet që nuk vlen, pra mendimi i saj për ne nuk vlen, për mua të paktën dhe besoj për një pjesë të madhe të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai mohoi mundësinë që kritikat e tilla mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Evropën nuk janë të lidhura me një komisionar apo kryeministër, sepse unë nuk e kam personale me askënd. Por kushdo që i lejon vetes me fol si opsione kufijtë, territoret e të tjera, e di që është kundër Ballkanit, kundër paqes e normalizimit. Ato pikërisht na kanë sjellë ku jemi sot, ato çrregullimet e dialogut. Sikur ta kishim mbajt në kornizë dialogun, ashtu siç ka qenë, vetëm për normalizim në mes dy vendeve, kemi pasur vonesa në disa marrëveshje, por të paktën nuk kemi pasur dalje prej kontrollit, dalje prej kontrollit ka shkaktuar pikërisht debati i këtillë”, tha zoti Haradinaj.

Idetë për prekje kufijsh, që janë hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nxitur shumë reagime në të dyja vendet por edhe në skenën ndërkombëtare.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet e të dyja vendeve.

Aktualisht bisedimet janë bllokuar për shkak të tensioneve të shtuara ndërmjet të dyja palëve. Kriza më e fundit pasoi vendimin e qeverisë së Kosovës për t’u vënë tarifa prej 100 për qind mallrave serbe si kundërpërgjigje ndaj, siç thuhet, politikës agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

FOTOT – Vijon protesta para kryeministrisë – Studentët: Gjithë natën këtu

UPDATE /23:45/ Vijon protesta e një grupi studentëve para kryeministrisë.

Ushqime e batanije nga qytetarët, studentët: S’ikim pa ardhur Rama, gjithë natën këtu

Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para Kryeministrisë.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘Nwes24’ një nga studentët protestues pohoi se ata do të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, deri në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

 

“Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ramën. Ndaj erdhëm këtu. Pas emisionit presim që të vijë Rama. Nuk lëvizim prej këtu deri sa të marrim përgjigjen përfundimtare. Qytetarët u sensibilizuan me ne dhe siç e shikoni ne jemi pajisur me ushqime dhe batanije. Na kanë sjellë edhe ujë”, tha studenti.

Bojkot kombëtar i mësimit! Studentët e UPT publikojnë fotot: Vetting për pedagogët (videot)

Bojkot kombëtar të mësimit! Ka nisur edhe sot protesta e studentëve që ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi. Ndërkohë që edhe gjimnazet “Harry Fultz”, “Samir Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini”, “Partizani” kanë lënë mësimin dhe janë bashkuar studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë që studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit “Nënë Tereza” kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen Vettingut, ndërsa i kanë shënuar me kryq të kuq.

Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë vetting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.

Ndërkaq, qeverisë i është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.  Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ndërkohë, në të kundërt bashkërisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Dunwell Haberman, tender të dytë 11.7 milionë eurosh

Në Shqipëri, kompania amerikane Dunwell Haberman nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milionë euro pa TVSH, por më 31 Tetor të këtij viti, është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, këtë herë për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel-Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milionë eurosh.

E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të “ABA Business Center”, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real.

Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumenta të falsifikuara. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci i tha “Zërit të Amerikës” se menjëherë pas emizionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24, ka kërkuar verifikimet pranë autoriteteve amerikane, ku është zbuluar mes të tjerash se Vula Apostile e përdorur për të gjitha dokumentat, përfshirë dhe licensat, është e falsifikuar. Zoti Gradeci shpjegoi se ka vendosur prishjen e kontratës me DH Albania dhe se ka bërë njëkohësisht dhe referimin në Prokurori. OST ka shpallur menjëherë garën e re për linjën Burrel-Peshkopi.

Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në pritje të kësaj përgjigjeje. Sipas ministrit “nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë”. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.

Kompania Dunwell Haberman, është rregjistruar në Shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emisioni “Të Paekspozuarit” zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri, si dhe faktin e falsifikimit të një sërë dokumentave të tjerë. Ndërsa Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Fehmi Agani për çështjen e ndarjes: Kosova është një dhe e pandashme – Nga AGIM HYSENI

 

Derisa Serbia të mos gjejë mbështetje në ndonjë shtresë shqiptare, synimet e saj në lidhje me Kosovën janë të dështuara dhe me plot të drejtë sot mund të themi se Serbia luftën në Kosovë e ka humbur” (Agani, 1994).

Nga periudha e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore, fillojnë dhe zhvillohen idetë, projektet dhe praktikat për copëtimin e copave të trojeve shqiptare, përfshirë edhe vetë Shqipërinë. Trojet e banuara me shumicë popullatë autoktone shqiptare, u ndanë  nga aneksimet e rianeksimet klasike të dhunshme ushtarake të shteteve përkatëse apo aleancave në mes tyre (ish-MSKS; ish-RSFJ).

“Ndarja e shqiptarëve me krijimin e Shqipërisë në kufijtë e sotëm, ishte një tragjedi e madhe e popullit tonë e cila pamundësoi përparimin në zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor…” theksonte Fehmi Agani (1992). Tragjeditë e mëdha, është thënë, dalin nga portat e kombeve të vogla. Shqiptarët, paraqesin një fenomen se si mbijetuan.

Idetë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, që nga periudha e okupimit serb e deri në fund të nëntëdhjetave, kanë ardhur nga intelektualët serbë të proviniencës raciste, pavarësisht rreshtimeve të tyre politike. Me pushtimin dhe aneksimin e Kosovës, Serbia “ka zhvilluar një represion të pandërprerë, të gjitha këto në një funksion themelor me qëllim të arritjes së realizimit të atij programi që në Serbi u themelua në vitin 1910, program i ashtuquajtur për Kosovë, i cili parashihte që një prej objektivave kryesore të jetë ndërrimi i strukturës etnike të Kosovës…me dëbimin e shqiptarëve…” (Agani,1994). Kjo ngase ideja e doktrinës së shenjtë serbe, përkatësisht ideja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve duke shfarosur shqiptarët përmes terrorit sistematik shtetëror serb dhe institucionalizimit të kolonizimit me serbë e malazezë nuk u realizua në plotni. Zgjidhje përfundimtare nënkuptonte dhe nënkupton: Kosova pa shqiptarë. Prandaj Kosova, me shqiptarët që mbijetuan terrorin shtetëror serb dhe mbetën në vatrat e tyre, për ta  u shndërrua në problem në rritje.

Teza për ndarjen e Kosovës është tezë serbe. ‘Babai i nacionalizmit serb’ Dobrica Qosiq, shkrimtar e politikan, është autori i idesë për ndarjen e Kosovës Dobrica Qosiq njihej si  ‘Ideolog i pastrimit etnik’ siq do e quaj Jasques Delors, kryetari i komisionit të Bashkimit Evropian. Idenë e vet për ndarjen e ka paraqitur në Mbledhje të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë që me 1968. Me rastin e Demonstratave të  shqiptarëve e viteve 80 për Republikën e Kosovës, do të shënojë në ditarin e vet: ”Kosova për një ose dy dekada do të bëhet një shtet shqiptar. Ajo duhet të ndahet me Shqiptarët”. Qosiqi me 1992 i ka propozuar ndarjen e Kosovës edhe Warren Zimmerman-it, ambasadorit të atëhershëm amerikan ne Beograd, që një pjesë e Kosovës, pjesa lindore, të mbetet në Serbi. Në këtë kohë Ambasadori Amerikan Zimmerman publikisht e gjykon raportin kolonial të Serbisë në Kosovë dhe deklaron se shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë nuk mund të haset në Evropë. Një qëndrim i tillë kolonialist ishte edhe ideja për ndarje të Kosovës. Po më 1992, si ka publikuar një gazetë italiane, propozimi i Qosiqit ka qenë pak më ambicioz: që pjesa qendrore dhe lindore e Kosovës t’i mbetet Sërbisë, ndërsa pjesa tjetër Shqiptarëve.

Nga vitet e ’90-ta, ideja e ndarjes së Kosovës do aktualizohet edhe nga vendet mike të Beogradit zyrtar dhe asokohe të Qosiqit si kryetar i ish-Jugosllavisë së mbetur (1992/’93). Kështu, nga fundi i vitit 1992, aso kohe kryeministri i Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, ka shtruar po ashtu një plan për ndarjen e  Kosovës, që kanë provuar inicimin, bindjen dhe arritjen e një marrëveshje eventuale për ndarjen e Kosovës, që do të nënkuptonte pëlqim për ndarjen e Kosovës në mes të Shqipërisë dhe të Serbisë. Sipas vet Qosiqit Greqia ka qenë “më e interesuara për marrëdhëniet serbo-shqiptare sepse çështja shqiptare ishte edhe çështje greke”. Projekti i ndarjes nga Qosiqi ju paraqitet në Gjenevë edhe Sajrus Vensit dhe Robert Ovenit, të cilët e refuzojnë nga frika e ndarjes së  BeH dhe Maqedonisë. Në Gjenevë,  Sajrus Vensi e këshillon Qosiqin: “Mos e shtroni çështjen e Kosovës në dhjetë vitet e ardhshme”.

Në një pyetje lidhur me takimin e një grupi, me gjasë, të kolonistëve e pushtetarëve serb nga Kosova, “i  grupit të delegacionit nga Kosmeti me Dobrica Qosiqin mbi njëfarë ndarje të Kosovë-Metohisë” siç është shtruar e  drejtuar nga gazeta Borba e Beogradit, në Janar të ’93-shit, Agani i përgjigjet: ”Kemi dëgjuar dhe përmendet ndarja e Kosovës. E dimë që ideja e tillë ekziston, por kjo për ne është absolutisht e papranueshme. Kosova është edhe në pikëpamje gjeografike, edhe ekonomike dhe shoqërore dhe në çdo pikëpamje tjetër, një tërësi dhe me ndarjen e saj nuk mund të arrihet asnjë zgjidhje” (1993).

Në rrethana  të krizës dhe shpërbërjes së ish-RSFJ-së, kësaj ‘Perandorie të pabarazisë’ siç e quante Agani, si rezultat  i presionit i brendshëm përmes organizimit të lëvizjes paqësore aktive në shkallë vendi, qëndresës e vendosmërisë së  shqiptarëve, kompaktësisë së bindjeve dhe e veprimit të tyre, si edhe presionet e opinionit e shteteve demokratike, veçmas të Presidentit të SHBA-së, Kosova arriti të zhvillojë një lëvizje paqësore aktive masive dhe të fitojë përkrahjen e botës demokratike që deri atëherë pak dinte, nëse dinte për vendin tonë.

Presidenti i SHBA-së George H.W. Bush në përcaktimin e vijave të kuqe për Sërbinë ndaj Kosovës, në letrën e tij të vitit 1992, atëherë presidentit të atëhershëm të Serbisë Slobodan Millosheviç, e paralajmëroi atë të mos shkaktojë me veprimet e veta  një konflikt në Kosovë, ende pjesë nën okupimin e Serbisë, pas shkatërrimit të Jugosllavisë. “Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi.” (Presidenti George H.W. Bush në letrën drejtuar Sllobodan Millosheviçit, atëherë President i Sërbisë, 25 dhjetor 1992). Ky qëndrim është konfirmuar pas më pak se dy muajve edhe nga Sekretari Shtetërori i ShBA-së, Warren Christopher: “Ne mbetemi të përgatitur për t’u përgjigjur kundër serbëve në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb” (Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, 13 shkurt 1993).

Presidenti i SHBA-së George H.W. Bush, vdiq dhe u varros javën e kaluar, me nderimet më të larta shtetërore në SHBA. Në Kosovë u mbajt ditë zie dhe përherë do kujtohet si hero dhe figurë historike me rëndësi kombëtare në vendin tonë dhe ndër shqiptarë. Një shenjë e vogël e respektit të madh u shënua nga mësuesit në të gjithë vendin në Kosovë të cilët i kushtuan orën e parë të mësimit ish-Presidentit Bush të SHBA-ve për kontributin e tij për lirinë e Kosovës dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.

Rezultanta e presionit të brendshëm dhe presionit ndërkombëtar të vendeve demokratike me në krye SHBA-të do të bëjnë të tejkalohet bllokada e Kosovës.

“…Duhet t’i jemi mirënjohës asaj pjese të botës e cila na ka sugjeruar të evitojmë luftën për të cilën nuk kemi qenë të përgatitur dhe e cila do të ishte vetëm një aventurë” duke patur parasysh rrethanat, pasojat e mundshme tragjike dhe shembullin e luftës në Bosnje me 200.000 të vrarë e me më shumë se 1.000.000 të shpërngulur.

“Liria është punë shumë e madhe, ka kuptim për të gjallët e jo për të tjerët dhe përderisa  të ketë mundësi njeriu të arrijë diçka pa humbje njerëzore, duhet të provojë vazhdimisht.” Në këto rrethana gjithnjë e më të rënduara lëvizja e shqiptarëve “ka arritur të legjitimojë përfaqësimin politik të interesave të shqiptarëve” (Agani, 1996).

Kosova është e pandashme (1994)

Kosova është e pandashme, është qëndrim i bazuar në të drejtën e patjetërsueshme për vetëvendosje që e shpjegon qartë Profesor Fehmi Agani, sa i përket mundësisë së ndarjes së Kosovës. Argumenton në mënyrë analitike, shpjegon dhe parashikon se: “projektet për ndarjen e Kosovës janë fare të papranueshme. Për shkak të ndërlidhjeve të veta etnike, ekonomike dhe të ndërlidhjeve të tjera, Kosova është e pandashme. Në Mbretërinë Jugosllave Kosova ishte e ndarë në tri banovina, kurse  gjatë Luftës së Dytë Botërore në tri zona të okupuara (të Italisë,  të Gjermanisë dhe të Bullgarisë), megjithatë Kosova ka bërë jetë si një tërësi ekonomike,  shoqërore, madje edhe politike. Fundja, nuk është e mundur ndarja e Kosovës pa zhvendosjen e disa qindra mijë njerëzish. Kush do ta dëshironte apo mund ta pranonte një gjë të tillë?” (Agani, 1994).

Në Kosovën e kohës, pavarësisht peshës së presionit serb nuk ka pasur kurrfarë shtresimesh karshi çështjeve kryesore që kanë pasur të bëjnë me statusin e Kosovës, madje edhe për mënyrën e realizimit të tij. Rreth kësaj çështje në të gjitha partitë politike dhe në mbarë opinionin shqiptar ekzistonte një pajtim i plotë.

Qëndrimet e kryetarit të Republikës, Dr. Rugova, dhe të  kryeministrit “ishin caktuar në mënyrë obligative me Referendumin e vitit 1991 për Kosovën sovrane dhe të pavarur. Përfundimet e referendumit përcaktojnë autorizimet e tyre si dhe përcaktimet e tyre personale rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, nënvizonte Agani interpretimin e tij kompetent dhe te përgjegjshëm të autorizimeve obligative të autoriteteve  institucionale te Republikës, pavarësisht nga shpërputhjet eventuale që mund të jenë rezultat i pasaktësive të ndonjë deklarate ose të pasaktësisë së transmetimit të saj.

Qëndrimi i njëjtë i vendosur do të mbahet deri në fund të jetës aq të angazhuar publike dhe do  përsëritet edhe në intervistën e Aganit dhënë Nasa Borba-s më 1998, një vit para çlirimit të vendit: “ Së pari mendoj se Kosova nuk është e mundur të ndahet. Kosova… e paraluftës shtrihej në tri banovina, gjatë okupimit në tri zona okupuese, ndërkaq, megjithatë, ka frymuar me një jetë të përbashkët. Ishte njësi relativisht organike. Së dyti, ju në Kosovë nuk keni komunë ku popullsia serbe është shumicë dhe, për këtë arsye, ndarja do të thotë transferim i mijëra njerëzve andej e këndej. Nuk ka “ transferim human”. Ta përjashtosh dikë nga shtëpia e tij, nga mjedisi i tij, është gjëja më johumane.”

Serbia “më parë do të pranonte ndarjen territoriale të Kosovës sesa protektoratin” (1996).

Në kohëra të paparashikueshme të parashikohen saktë rrjedhat e ngjarjeve, madje të ndikojnë në to në rrjedhat e duhura, është e mundur vetëm nga subjekte aktive dhe studiues e njohës të thellë te realiteti kompleks shoqëror të ndarë në ‘ne’ dhe ‘ata’, në ‘miq’  dhe ‘armiq’, me të gjitha karakteristikat shoqëruese. Gjithnjë në interes të mbrojtjes së të drejtave kolektive dhe individuale njerëzore, pavarësisht origjinës. Në një kohë si kjo, Agani shpjegonte se nuk shihte mundësinë për realizimin e idesë së protektoratit për arsye se “në atë moment që Serbia do ta pranonte protektoratin njëherit do të pranonte se ka marrë fund puna e Kosovës”, dhe vazhdon se Serbia “më parë do të pranonte ndarjen territoriale të Kosovës sesa protektoratin. Por, theksimi i kërkimit të një protektorati ka domethënie ngase  e demonstron përparësinë tonë. Si i këtillë vërtet është shumë i mirë” (Agani, 1996).

Për këto zhvillime i pranojnë ‘gabimet’ e veta vet autorët e Memorandumit serb që inicuan  krimet në ish-RSFJ-në, të Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencës dhe të Arteve ku thuhet se është gabim pse është lejuar  që edhe shqiptarët në Kosovë të quhen Albanci. Pra është fjala për tendencën paramenduar që të krijohet përshtypja se ‘këta’, shqiptarët në Kosovë janë diç tjetër, ndërsa ‘ata’ shqiptarët në Shqipëri janë diçka tjetër; Për krijimin dhe përhapjen përmes termit ‘Shiptar’ të stereotipit racist, ekstrem negativ për shqiptarët.

Pavarësisht oscilimeve të qëndrimeve politike rreth statusit të Kosovës , “Shteti shqiptar dhe vetë doktor Sali Berisha, në të gjitha instancat e ka shtruar çështjen e Kosovës”, nënvizon Agani, “si një prej objektivave kryesore të politikës së Shqipërisë,” i përkushtuar për ta mbështetur Kosovën e për të kundërshtuar të gjitha opsionet për ndarjen e saj.

Kërkesa legjitime për subjektivitetin e shqiptarëve dhe për barazi, si një koncept politik që u shfaq dhe u  artikulua qartë në diskutimet kushtetuese dhe në demonstratat e vitit 1968 për Republikën e Kosovës, që zhvillohet në demonstratat masive më 1981, që vazhdoi me greva e demonstrata kundër suspendimit antikushtetues të Kushtetutës e institucioneve legjitime të Kosovës, u kodifikua si kërkesë gjithëpopullore  dhe u shndërrua në një platformë politike më 1989-1990 kur fillon lëvizja paqësore aktive në shkallë vendi. Këto kërkesa legjitime të shqiptarëve nga forcat e  dominimit e të racizmit institucional serb u refuzuan dhe u ndoqën gjoja si kërkesa për Shqipëri të Madhe. “Pasi s’ishin argumentet, arsyeja, e drejta që të mund t’u kundërviheshin kërkesave normale e legjitime të shqiptarëve, këto kërkesa duhej të pamundësoheshin, madje jo vetëm realizimi, por edhe shprehja, paraqitja e tyre. Kërkesat e shqiptarëve duhej të ilegalizoheshin, t’u merrej e drejta e shfaqjes publike. Dhe për këtë qëllim përdorej etiketa: Shqipëria e Madhe!” (Agani, 1991).

Për aq sa kërkesat legjitime e normale të shqiptarëve  për të drejta e  për barazi do shtrohen për zgjidhje e do shënojnë ndonjë hap përpara (Universitetit, Kushtetuta e vitit ’74…) në një  progresion aritmetik, të drejtë, hap pas hapi, për aq do të shpeshtohet përsëritja e sintagmës ‘Shqipëria e Madhe’ nga Serbia, me një progresion gjeometrik, si  Hitleri që ”akuzon armiqtë e tij pikërisht për ato që haptas i pranon si qëllime të veta! (E.Fromm), që nga ndryshimi i strukturës etnike përmes terrorit shtetëror ushtarak, policor e paramilitar, përmes dëbimit e modelit të kopjuar nga Hitleri i ‘zgjidhjes përfundimtare te çështjes shqiptare’ të Çubrilloviqit e deri te gjenocidi e shfarosja,  kampet e përqendrimit dhe dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e veta. Si në vendin e origjinës Ideologjia nacional-socialiste si edhe ajo fashiste serbe “shndërrohej lehtë dhe shpesh nga vetëdija e rrejshme në rrenë të vetëdijshme, ishte demagogji e lakuriqur, proklamim i gënjeshtrave” (Agani); sepse vazhdojnë të ju humbin projektet e bazuara në gjenocid shtetëror, e mbi këtë bazë të ju rrezikohen privilegjet kolonialiste të fituara ndaj të tjerëve, dhe  për ta humbja e privilegjeve  vazhdon të përjetohet, vajtohet e të paraqitet si humbje e barazisë me të tjerët. Serbia për aq sa ka dështuar për zmadhimin dhe ruajtjen e ‘Serbisë së Madhe’ për aq do të vazhdojë të luajë rolin e viktimës së rrezikuar nga “Shqipëria e Madhe”—sintagmë e krijuar nga okupatori dhe kuislingët e tyre, “Bullgaria e Madhe”, “Kroacia e Madhe”…

“S’ka dyshim se politika e sotme serbe ndaj shqiptarëve  është një neoqubrilloviqizëm, një variant i ri, por jo edhe i moderuar, i koncepteve të dëbimit ose të reduktimit maksimal të numrit të shqiptarëve në këto troje”, shpjegon Agani në një nga intervistat e shumta përmbajtjesore e të guximshme të kohës.

Me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë shqiptarët janë në një situatë mjaft të vështirë, bile, mund të themi se janë në rrezik, pasi tash ndahen të Kosovës dhe shqiptarë të Maqedonisë – shpjegonte Agani në fillim të vitit 1994.”Ndërkaq, sa i përket  pozitës së shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanovc dhe shqiptarëve në Mal të Zi… “Është një dukuri e çuditshme se si këto troje janë ndarë nga Kosova, pasi shqiptarët e Preshevës dhe Bujanovcit në cdo pikëpamje janë të lidhur me Kosovën, edhe si territor një dukuri e çuditshme se si këto troje janë ndarë nga Kosova, pasi shqiptarët e Preshevës dhe Bujanovcit në çdo pikëpamje janë të lidhur me Kosovën, edhe si territor…”. Shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanovcit ishin në pozitë të diskriminuar. Ngjashëm ishin edhe “shqiptarëve të Malit të Zi që momentalisht  janë mjaft të diskriminuar duhet t’u njihet autonomia” (1994).

Fehmi Agani, mendimtari më i thellë i angazhuar për pavarësinë e Kosovës, profesori i njohur i shumicës së udhëheqësve shqiptarë të lëvizjes politike për barazi dhe pavarësi në Kosovë e ish-jugosllaviku luajti rolin integrues të pa zëvendësueshëm deri më sot,  kryediplomati ynë që gëzonte prestigjin dhe respektin edhe të krye-diplomatëve botërorë si Richard Holbrook e Christofer Hill, studiuesi që çështjen e të drejtës së Kosovës për pavarësi si kusht të çlirimit kombëtar e ngriti në nivel shkencor,  për Kosovën si një dhe të pandarë, bëri miq e përkrahës të shumtë si në mesin e shqiptarëve ashtu edhe në botën demokratike.

Në Konferencën e Rambujes u shqua edhe për angazhimin për gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme në rrethanat e luftës, në interes të një Kosove të tërë dhe të pavarur.

Për angazhimet në këtë Konferencë, gjatë bisedës, Profesor Agani pat veçuar rolin konstruktiv veçmas të pjesëmarrësve Jakup Krasniqi, Veton Surroi dhe David Philips, që mbajnë qëndrimet e tyre parimore, të përgjegjshme e të qarta edhe kundër idesë së korrigjimit të kufijve: të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndarja e Kosovës kundërshtohet edhe nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Marrëveshja e Brukselit (19 Prill 2013), si dhe nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës (neni 1, alinete 1 dhe 3).

(Video) Taulant Muka: Ish kryeministri Rama – ju tashmë jeni e shkuara!

Taulant Muka: GOMA që fshin krimin në arsim- përgjigje ndaj kryeministrit të vendit dhe politikës Shqiptare