VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i violonçelit Gjovalin Lazri

By | July 8, 2020

Komentet

Ekskluzive për VOAL- Dr. ELTON MARA: Fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë në VATER edhe mbas Kuvendit të 31 Tetorit, për ta kthyer VATREN aty ku duhet të jetë

Intervistoi: Skënder Buçpapaj
Në këtë intervistë ekskluzive për VOAL, anëtari i Komisionit VATRA të 5 Tetorit Dr. ELTON MARA e njeh lexuesin tonë me përmbajtjen e punimeve të Kuvendit të VATRES që do të zhvillohen nesër, më 31 Tetor 20202, dhe përgatitjet që Komisioni VATRA i 5 Tetorit ka bërë për zhvillimin me sukses të Kuvendit dhe për vënien në jetë të vizioneve që do të shpalosen në këtë Kuvend, i cili synon ta rikthejë VATREN në binarët ku ishte para se ajo të binte në duart e ish Kryetarit Driton Mishta e më vonë në duart e kryetarit aktual Elmi Berisha. Nga ky Kuvend i VATRES do të shpaloset fryma e bashkëpunimit e të gjithë vatranëve mbi bazën e Kanunores së VATRES dhe Amendamentave të saj, të cilat janë shkelur në mënyrë flagrante katër vitet e fundit. Nga Kuvendi do të dalë kryetari i ri i VATRES, i cili do të zgjidhet në mënyrë krejtësisht transparente:
VOAL – Nesër, më 31 Tetor 2020, në Bronx New York, ashtu siç pritej prej një viti, Komisioni Vatra i 5 Tetorit zhvillon punimet e Kuvendit të Federatës Panshqiptare VATRA. Në njoftimin tuaj ju bëni të ditur se ky Komision “ka punuar në platformën që do të udheheqë VATREN ne dekadën e dytë të shekullit 21 si dhe do të krijojë hapsira për të gjithë ata që duan t’i shërbejnë çështjes për të mirën e kombit shqiptar”. Në vigjilje të Kuvendit, a mund të dinë diçka më shumë lexuesit rreth rendit të ditës, rreth pjesëmarrjes dhe pritshmërive të tjera të këtij Kuvendi?
ELTON MARA- Ne radhe te pare ju falenderoj per ftesen. Ne emer te Komisionit 5 Tetorit 2019 ju pershendes per realizimin e kesaj interviste.
Ky Kuvend do jete i mbeshtetur ne strukturen tradicionale te Vatres bazuar ne Kanunoren e saj. Rendi i dites do filloje me hapjen e Kuvendit nga anetari me i vjeter i saj prezent, do vazhdoje me pershendtjen e te ftuareve, te cilet jane klerike, historiane, akademike, perfaqesues te organizateve me veprimtari brenda Amerikes dhe jashte saj. Me pas do vazhdoje me raportin e Komisionit se 5 Tetorit ,degeve dhe fondacioneve pjese e struktures se Vatres. Ne fund do filloje procedura per zgjedhjen e Kryetarit te ri qe do jete shume transparente. Duke pasur parasysh se ky Kuvend mbahet ne kohe pandemie, ne perputhje me rregullat qe jane ne shtetin e NY, pranija fizike e pjesmarrjes do jete e kufizuar. Por per ata qe nuk kane mundesi te jene prezent, Video-konference eshte ne disponim per te gjithe qe kane konfirmuar pjesmarrjen. Mendoj se pritshmeria do jete e pranueshme pasi shume nga Vatranet e vertete tane kane konfirmuar pjesmarrjen.
VOAL – A mund të njihen lexuesit me punën që ka bërë Komisioni VATRA që nga 5 Tetori 2019 për përgatitjen e këtij Kuvendi dhe për mbarëvjajtjen në VATRA pas 31 Tetorit 2020?
ELTON MARA- Puna e Komisionit ka qene e pandalshme qe nga krijimi i saj. Kemi krijuar nje platforme te re komunikmi midis te gjithe antareve dhe mbeshtetesve. Mbledhjet kane qene te perjavshme ku dhe shkembimi dhe diskutimi i ideve, poropozime ka qene me transperent. Komisioni, tashme ka krijuar nje Newsletter, qe publikohet çdo 2 jave, dhe esht nje platforme digitale ne forme buletini informativ qe i sherben me se mire komunitetit shqiptar ne Amerike. Per here te pare Vatra ka nje website te saj qe eshte ne sherbim te komunitetit duke i vene ne dispozicion lexuesit historine dhe informacione me interes per publikun. Edhe pse ne kohe pandemie, Komisioni nuk e ka ndaluar punen e saj, duke u mbledhur mbi 50 here gjate 12 muajve te fundit per te kryer me sukses misionin e tij. Kjo fryme bashkepunimi do vazhdoje edhe mbas Kuvendit te 31 Tetorit per ta kthyer kete organizate aty ku i takon te jete.
 VOAL -Rreth një vit më parë ju, Komisioni VATRA i 5 Tetorit, konstatuat paligjshmërinë e Kryesisë së Vatrës, shtruat 5 kërkesa ndaj saj dhe paralajmëruat se nuk do të npojihni asnjë rezultat që do të dalë nga Kuvendi Zgjedhor i organizuar nga kjo Kryesi nën drejtimin e Dritan Mishtës, pasi nuk pajtohet me Kanunoren e Vatrës dhe Amendamantet. Megjithatë Kuvendi Zgjedhor u zhvillua dhe Kryesia e re me kryetarin e ri morën drejtimin e Vatrës. Si e vlerësoni ju situatën aktuale në VATER?
ELTON MARA – Ne rradhe te pare qe te Kuvendi i Turpit i Janarit jo vetem qe nuk u zhvillua ne baze te kanunores por u organizua thjesht si kunder peshe nga ish-kryetari  Mishto kunder dates se Kuvendit qe ishte caktuar nga Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 . Komisioni ne Nentor te vitit 2019 caktoi date te kuvendit diten 25 Prill 2020 ne New York nderkohe ata qe per 2 vjet me rradhe nuk kishin zhvilluar asnje Kuvend dhe vetem 2 mbledhje te keshillit drejtues ne 2 vjet e gjysem kur Kanunorja thote 4 mbledhje ne vit vrapuan ta mbenin kuvendin me vrap duke e shpallur diten e Kuvendit nje muaj me vone se Komisioni VATRA 5 Tetor me 11 dhjetor dhe Kuvendi te behej me 19 Janar 2020 ne Michigan nen kujdesin e atyre qe sollen me manipulie Mishton ne krye te VATRES
Ashtu siç jeni ne dijeni, Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 u krijua per shkeljet masive te Kanunores te kryer nga Dritan Mishto dhe Kryesia e caktuar prej tij qe nga Qershori i 2017. As nje Kuvend i zhvilluar nga Mishto dhe Kryesia e tij per 2 vjet, 2 mbledhje Keshillit drejtues kur minimumi duhet te ishin 8 nga Qershori 2017 deri ne Dhjetor 2019, Shkeljet masive te tij dhe kryesise se tij jane detajuar me nene nga Komisioni ne Deklaraten tone per shtyp qe jane botuar dhe nga Voice of Albanians.  Mishtos dhe Kryesise se tij i mbaroi mandati 2 vjecar me 11 Qershor 2019.
A e dini sa here Mishto dhe kryesia e tij folen per organizimin e Kuvendit nga Qershori i 2019 deri kur Komisioni VATRA u krijua dhe paraqiti publikisht shkeljet e Kanunores dhe diten e Kuvendit – ZERO- asnjehere. A mendohet qe ky grup qe drejtoi VATREN per 2 vjet qe pranoi dhe heshti per gjithe keto shkeje te Kanunores qe u ishin vene ne dukje 2 vjet me rradhe nga Dega Washington DC dhe Dega Worcester  mund te organizonte nje Kuvend te ndershem dhe ne baze te Kanunores? A mund te organizohej nje Kuvend i ndershem kur anetareve te Komsionit qe te gjithe bashke bejne me shume se 150 vjet pune ne VATER u mbyllej dera e Selise se VATRES megjithese kerkoi disa here takimin me kryesine pa mandat te Mishtos per kete çeshtje.
 A mund te organizonte ky grup nje Kuvend te ndershem dhe ne baze te Kanunores  kur gazeta Dielli ishte totalisht e mbyllur per anetaret e komisionit te VATRES, Degen Washington DC, Degen Newburgh madje dhe Degen e Worcesterit MA. A mund te organizonin kuvend kur ky grup i udhehequr nga ish kryetari Mishto  shpifinin  me nje mllef te papare ne media dhe ne gazeten Dielli ndaj anetareve te Komisionit VATRA dhe ish kryetarit te VATRES Dr.Gjon Bucaj? Pse kishin kaq frike qe Kuvendi te organizohej ne varesi te Komisionit VATRA 5 Tetor 2019? Sipas tyre ne jemi pakica? Atehere nqs ata ishin shumica nga kush kishin  frike?  Z. Elmi Berisha ka qene dy here i ftuar ne mbledhjet e Komisionit te VATRES perpara se te dilte kryetar nga Kuvendi i Turpit i Michiganit Janar 2020. Ne keto takimi ai i  konsideroi anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor njerezit me te ndershem dhe me vlere ne VATER.  Atehere pse kryesia pa mandat e Mishtos nuk pranonte as te lejonte ne seline e VATRES anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor.  A mund te organizohet nje Kuvend i ndershem ne keto lloj situate?
Megjithate ata e bene Kuvendin ku numrat e anetareve te degeve uleshin dhe ngriheshin brenda diteve.Dega e Hudson Valley ne fillim kur u kerkuan numri i anetareve te deges deklaroi 16 pastaj kur u afrua Kuvendi numri vajti 40 . Dega e Queens Kryetari deklaroi 200 anetare te paguar, me pas nje nga anetaret deklaroi se dega kishin vetem 40 por u llogarit qe kish 100 anetare
Shikoni organizmat e VATRES pas ketij Kuvendi te Turpit. Sot sipas vendimeve te Kuvendit te Turpit  jane 5 nenkryetare. Dritan Mishto kishte shefa kabinetesh per dy vjet dhe shef personal kabineti. Ne cilin nen te Kanunores ti ke 5 nenkryetare apo shefa kabinetesh?  Njeri nga nenkryetaret e sotem te VATRES eshte drejtori i zyres politike?  VATRA me nen te percaktuar qarte te Kanunores e ka qe nuk merret me politike por sot VATRA ne dekaden e 2 te te shekullit 21 ne mes te New Yorkut ka drejtor te zyres poltike?
Sot keshilli drejtues i VATRES ka 75 anetare, njerez qe nuk kane sherbyer asnjehere ne VATER dhe kjo praktike filloi nga Mishto . VATRA ne 1912-1918 kur kishte gati mbi 5 mije anetare drejtohej nga kryetari, financieri, sekretar, dhe 2 komisionere dhe kuvendet beheshin viti per vit. Sa anetare ka VATRA e dale nga kuvendi i Turpit qe paska 75 anetare ne keshillin drejtues? Elmi Berisha ne cilesine e kryetarit te VATRES vajti ne Kosove dhe Tirane dhe u takua me zyrtare politike. Nga 5 nenkryetaret dhe 75 anetaret e Keshillit Drejtues dhe Kryetarin e Nderit , sa ishin pjese e delegacionit te tij?
Asnje. Elmi Berisha ka deklaruar publikisht qe ai do te mbeshtesi politikat e qeverive ne Kosove dhe Shqiperi pasi ato jane te zgjedhur nga populli.  VATRA nuk ka nevoje te mbeshtese asnje qeveri ne Shqiperi apo Kosove duke ditur cfare eshte klasa politike ne te dyja vendet dhe duke ditur se cfare kane bere ato per Shqiperine e Kosoven ku kurropsioni dhe frika sundojne dhe shtetit i ligjit nuk ekziston. VATRA sot ne duart e ketyre njerzve qe nga Mishto i 2017 deri tek Elmi Berisha i 2020 po kthehet ne nje mantel zbukurues i poltikes se korruptuar ne Shqiperi dhe Kosove. 
VATRA perfaqeson mergaten shqiptare ne SHBA dhe interesat e kombit shqiptar keto jane 2 themelet baze te saj pa asnje kompromis politik.  Kjo sot nuk ekziston ne VATER. 
 
 
VOAL – Komisioni VATRA i 5 Tetorit në reagimin e Kryesisë së vjetër të VATRES u konsiderua antikushtetues, përçarës dhe si përpjekje të ish kryetarit Gjon Buçaj për ta rimarrë VATREN. Si iu përgjigjeni ju këtyre akuzave në dritën e zhvillimit të vetë ngjarjeve në VATER gjatë kësaj kohe?
ELTON MARA – A nuk duket paradoksale ata qe e shkaterruan Kanunoren e VATRES per 2 vjet me rradhe dhe vazhdojne ta shkelin siç permenden faktet me siper na konsiderojne ne antikushtetues? Ne u krijuam se Kanunorja e VATRES ishte shkelur me te dyja kembet dhe nuk ekzistonte me.  Sipas tyre ata mund ta shkelim Kanunoren si ta duam dhe kur ta duam  dhe madje dhe ta nderrojme pa bere asnje ndryshim ne te dhe keto quhen “gabime” por ama po tentoi dikush ti  zbuloi publikisht keto “gabime” eshte antikushtetues?  Ju si  gazetare mund ti pyesni sot VATREN me cilen Kanunore punon VATRA sot?
Me Kanunoren origjinale apo me Kanunoren me amandamente? Apo eshte ndonje Kanunore e re qe eshte fshehur diku?
Kjo pyetje eshte bere qe nga 3 Marsi i 2018 dhe akoma nuk ka pergjigje. Perpara se te diskutohet antikushtetua e Komisionit VATRA a ka mundesi ne baze te kujt Kanunore punojne zoterinjte qe ne konsiderohemi antikushtetues?
Persa i perket ish – kryetarit te VATRES Dr. Gjon Bucaj ai i paraqiti faktet publikisht ne media pasi Gazeta Dielli nuk pranoi ti botonte. Ai paraqiti faktet nje nga nje dhe arsyet  pse e mbeshtet Komisionin VATRA 5 Tetor 2019. Ato jane fakte jo opinione. Duket pak jo normale qe njeriu qe ka sherbyer VATRES per me shume se 50 vjet te konsiderohet perçares nga ata qe erdhen dje ne VATER .
Nqs paraqitja e fakteve konsiderohet perçarje atehere ne pretendojme per nje unitet hipokrit qe i sherben klikave te caktuara. Shqetesimet per shkeljet e Kanunores ne VATER jane ngritur . Qe nga raporti i Kuvendit te Qershorit te 2017 i kryetarit te Kuvendit Z. Armin Zotaj  qe nuk u botua kurre, nga deklaratat e deges Washington DC e cila u bllokua per 2 vjet dhe ne Kuvendin e Turpit kjo dege u perjashtua (megjithese Elmi Berisha tek intervista ne Zerin e Amerikes pas Kuvendit te Turpit deklaroi publikisht se nuk eshte perjashtuar asnje nga VATRA ka vetem mendime te ndryshme), tek krijimi i Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 jane paraqitur fakte te verteta e te pakundershtueshme dhe per kete qe nga Dr. Bucaj tek te gjithe ne jemi konsideruar percares.
A jemi pjesetare te nje organizate amerikane apo jemi ne sistemin komunist.  Po guxuat te flisni kunder shkeljeve tona ju jeni perçares.  Jo zoterinj qe keni marre peng VATREN jeni percares. Ne nuk kemi frike nga mendimi ndryshe ju keni. Ne nuk i mbyllim deren njeriu ju e beni ate, ne nuk kercenojme njeri per thyerje kembesh apo shpifim ndaj njeriut qe i ka sherbyer VATRES per 5 dekada ju e beni ate. Ne nuk e kthejme VATREN ne show fotosh dhe takimesh per interesa te ngushta ju e beni ate , ne nuk shkelim kanunoren ju e beni ate, ne nuk censurojme gazeten Dielli ju e beni ate, ne nuk i lepihemi politkes se korruptuar shqiptare ju e beni ate. Unitet do te thote te ndjekesh rregullat e institucionit dhe jo te heshtesh kur shikon shkeljet flagrante dhe frymen e autoriteti dhe agrisiviteit te percjelle ne kete organizate historike te kombit shqiptar.
Vatra u godit rende ne Qershor 2017 dhe u perça ne 11 Dhjetor 2019, kur kryesia e paligjshme mori vendimin per mbajtjen e Kuvendit ne 19 Janar 2020.
 Ne si Komision gjithmone kemi qene te hapur dhe transparent per bashkëpunim, por kur nuk ka vullnet per bisedime dhe ulje ne tavoline per te gjetur nje gjuhe te perbashket, atehere fatet e kesaj organizate qe po lengon nuk mund te lehen ne duart e atyre qe kerkojne perfitime personale apo kredo politike.
Komisioni i ben thirje te gjithe Vatraneve te vertete te mos bien pré te dizinformimeve, shantazheve, manipulimeve por te denojne dhe denancojne kete paturpsi qe po i ndodh Vatres se themeluar nga Konica, Noli dhe Kirka.

Dibër: Humbin jetën një inxhinier dhe dy minatorë

Dy minatorë dhe një inxhinier i minierave u gjetën pa jetë mëngjesin e të enjtes në një prej galerive të minierës “Balgjaj” të Selishtës, në bashkinë e Dibrës.

Trupat e tyre u gjetën në thellësinë 100 metër të galerisë së minierës pas rreth 48 orësh kërkimi nga forcat e policisë vendore dhe një ekip i specializuar i avari -shpëtimit të minierave.

Policia bëri të ditur se, nga hetimet e paraprake, dyshohet se minatorët kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat në brendësi të galerisë. Burimet vendore bënë të ditur emrat e viktimave.

Ato janë inxhinier Ismail Hoxha, 62 vjeç dhe minatorët Fatos Cesku, 55 vjeç dhe Rruzhdi Rushiti 29 vjeç.

Në zonën veriore të Shqipërisë gjenden një numër i madh minierash të periudhës së komunizmit, shumica jashtë funksionit.

Disa prej tyre vazhdojnë të shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme nga biznese dhe banorë vendas.

Edhe minierat që janë në funksion, në më të shumtën e rasteve, kanë mangësi në kushtet e sigurisë teknike, gjë që ka sjellë ndër vite humbjen e jetëve të shumë minatorëve.

zëri i amerikës

Osmani: Bëhën përgatitje që Kosova të anëtarësohet në organizata të tjera ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se shtëpia ligjvënëse po bën përgatitje që vendi të anëtarësohet në organizata të tjera ndërkombëtare, pavarësisht se një gjë e tillë i ndalohet Kosovës me marrëveshjen e Washingtonit të arritur midis Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Osmani u pyet nga gazetarët se drejtë cilave organizata po punohet të anëtarësohet Kosova, por ajo nuk përmendi ndonjë organizatë, me arsyetimin se Serbia do të bënte përpjekje maksimale për pengesë në këtë aspekt.

“Nuk është as veprim i mençur dhe as i duhur nëse unë paraprakisht e bëj publike se për çfarë organizate ndërkombëtare po bëj përgatitje, sepse kjo vetëm do t’i mundësonte Serbisë angazhim maksimal që ta parandalonte një gjë të tillë. Por ajo që e kam thënë atë ditë në Kuvend është se Kuvendi i Kosovës do të vlerësojë se ku është momentumi më i mirë dhe ne tani jemi në proces të vlerësimit, sepse për organizata ndërkombëtare nuk mjafton vetëm të dërgohet një letër, por duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme, të vlerësohet momentumi për organizata specifike dhe siç e dini Kuvendi tashmë është pjesë e një numri të organizatave ndërkombëtare parlamentare, por janë edhe disa të tjera tejet të rëndësishme në të cilat ne duhet të bëjmë hapa përpara”, deklaroi Osmani.

Javën e kaluar, në një interpelancë të kryeministrit të thirrur nga opozita në Kuvend, kryetarja Osmani doli kundër idesë së miratuar nga kryeministri Avdullah Hoti në SHBA që Kosova të pauzojë për 1 vit në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Do të aplikojmë së shpejti, në njërën nga organizatat për të cilën shohim që ka momentum”, tha Osmani në seancën e 21 tetorit.

Për këtë çështje, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e zbatimit të marrëveshjes së Washingtonit, ku ndër të tjera, përmes një qarkoreje Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës “obligon të gjitha institucionet që t’i tërheqin aplikimet për një afat 1 vjeçar”.

Kryeparlamentarja Osmani në konferencë për media foli edhe për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili është miratuar në lexim të parë, ndërsa tha se është në shqyrtim dhe brenda afatit ligjor.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që këtë të enjte, më 29 tetor, të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar për të cilën nuk ka pasur kuorum, si dhe një tjetër seancë e re me të tjera pika të rendit të ditës.

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-deputeti dhe gazetari i njohur Ramadan Musliu

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe gazetari i njohur kosovar. Në moshën 66-vjeçare është shuar gazetari dhe ish-deputeti Ramadan Musliu. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.

Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.

Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut:
1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.

2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”.
2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë;
1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë;
2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;
2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup;
2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;

1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik
Autor i pesë librave me poezi:
1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë;
1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë;
1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë,
1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë,
2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.

Gazetaria Investigative, BE i akordon çmimin e parë gazetares së News24, Klodiana Lala

TIRANË

Bashkimi Europian i ka akorduar çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019 gazetares së News24, Klodiana Lala për shkrimin ‘Roli i krimit të organizuar në blerjen e votave’. Vlerësimi i gazetares Lala, nga Bashkimi Europian  u bë nga një juri e pavarur që përbëhej nga Albana Kasapi, kryetarja e jurisë e cila punon për BBC, Enver Robelli dhe Elira Çanga.

“Cmimin e parë juria ja ka dhënë Klodiana Lalës për “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”. Ky cmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm,verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare por që rrallë është verifikuar tërësisht. Puna e guximshme e Klodianës dhe verifikimi i burimeve e bëjnë këtë artikull të besueshëm dhe me ndikim në shoqërinë shqiptare.” -u shpreh Kasapi.

Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

“Besoj që ne si gazetarë kemi detyrën të jemi cdo ditë në kërkim të fakteve, provave dhe të ngjarjeve të cilat institucionet përpiqen t’i fshehin. Unë kam bërë minimumin e asaj që do duhet të bëja dhe ky çmim më motivon për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.”- u shpreh Lala.

 

Duke u ndalur tek ligji antishpifje zv.shefi i seksionit politik, ekonomik dhe i informacionit në Bashkimin Europian tha se duhet të kishte konsultime më të gjera me grupet e interest për këtë ligj.

“Ne po ashtu jemi shprehur qartë përsa I përket ligjit të medias antishpifje kemi qënë shumë të qartë për faktin që duhet të kishte konsultime të gjëra me shoqata të ndryshme po ashtu ne kemi qënë shumë të qartë edhe për komisionin e venecias edhe për efektin. Përvec këtyre ne kemi parë edhe të gjithë zhvillimet në shqipëri përgjatë këtij vitit i kemi pasqyruar këto edhe në raportin tonë, pasqyrime këto që kanë të bëjnë me kërcenimet apo intimidimet që ju janë bërë gazetarëve kjo gjithmonë përsa i përket protestave të ndryshme që janë bërë në Shqipëri.”- tha Gamber

Bashkimi Europian i akordoi çmimin e dytë për gazetari investigative Merxhan Dacit nga ‘Faktoje.al’ dhe çmimin e tretë Andi Malasit nga Top Channel.

Kosova kushtëzon marrëveshjen finale me çështjen e të pagjeturve

Bekim Bislimi

Pa kapitullin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk mundet dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, kanë deklaruar zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur në Kosovë. Deklaratat e tilla janë bërë gjatë mbledhjes të së hënës të këtij Komisioni. Por, përfaqësues të Fondit për të Drejtën Humanitare si dhe të shoqatës “Zëri i prindërve”, qendër kjo e familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, kanë ngritur dyshimin se a do të zgjidhet fati i personave të pagjetur në rast se nuk do të arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas deklaratave të palëve në dialogun në Bruksel, çështja e të pagjeturve është njëra prej pikave për të cilën është arritur harmonizimi i qëndrimeve.

Por, pa një marrëveshje përfundimtare nuk mund të zbatohet asnjë pikë, veç e veç, për të cilat pajtohen palët, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

“Përkundër pajtimeve, megjithatë është thënë që nuk do të ketë marrëveshje për tema specifike pa u arritur marrëveshja në tërësi”, ka thënë Gara.

Të njëjtën gjë e ka thënë më herët edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 12 tetor, në Kuvendin e Kosovës, në interpelancën lidhur me rrjedhën e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Hoti theksoi se “çdo dakordim, për cilado elemente të marrëveshjes, është dakordim vetëm parimor, sepse nuk ka pajtim për asgjë përderisa nuk ka pajtim për çdo gjë, përkatësisht përderisa nuk ka pajtim për njohje reciproke”.

Parimet për çështjen e të pagjeturve

Deri më tash, para se çështja e të pagjeturve të bëhej temë në dialogun e Brukselit, për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur ka punuar Grupi punues, i cili përbëhet nga dy delegacionet, të Kosovës dhe Serbisë.

Në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur në Kosovë, më 19 nëntor, Ibrahim Makolli, kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e të pagjeturve në grupin punues, ka theksuar se në dialogun e Brukselit është aritur pajtimi për shtyllat, që janë parime, për çështjen e të pagjeturve.

“Është krijimi i një komisionit të përbashkët, i udhëhequr nga një i emëruar special i Bashkimit Evropian, mekanizëm ky i cili do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e procesit të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Ndërkaq që mekanizmat e tjerë në terren, do të jenë po të njëjtit, të cilët kanë vepruar deri më tash. E dyta, është qasja e pakufizuar në të gjitha arkivat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të ushtrisë, policisë dhe të forcave të tjera të Serbisë, të cilat kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve në Kosovë dhe fshehjen e trupave të të vrarëve dhe të masakruarve”, ka thënë Makolli.

Ai gjithashtu ka shtuar se realizimi i gjithë këtij procesi parashihet të kryhet brenda afatit kohor prej 18 muajve, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes përfundimtare evetuale. Por, pajtimi për këto parime, siç ka thënë ai, do të hyjë në fuqi vetëm nëse arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kushtëzimet dhe dilemat

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë për Radion Evropa e Lirë se për procesin e dialogut në Bruksel, përfshirë këtu edhe çështjen e pesonave të pagjetur brenda këtij procesi, nuk ka pasur transparencë. Megjithatë, sipas tij, kushtëzimi i realizimit të qëndrimeve të harmonizuara të dy palëve për çështjen e të pagjeturve me marrëveshjen përfundimtare, ngrit dilema.

“Po besoj që opinioni duhet me qenë koshient dhe nuk e di se a do të realizohen pritjet, në rend të parë të familjarëve të zhdukur. Do të ishte dëm i madh në rast se nuk arrihet marrëveshja përfundimtare. Kjo do të thotë që edhe pikat në atë marrëveshjen e vogël (për të pagjeturit) nuk do të zbatohen. Është paksa një situatë e çuditshme, sepse kjo lë për të kuptuar që palët mund të kontribuojnë më shumë për zbardhjen e fatit (të pagjeturve), mirëpo nëse nuk arrihet marrëveshja përfundimtare, nuk do t’i kryejnë ato zotime”, theksoi Blakaj.

Bajram Qerkini, drejtuesi i shoqatës “Zëri i prindërve”, qendër kjo e familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë që informacionet se për çfarë janë pajtuar palët në Bruksel lidhur me çështjen e të pagjeturve, kanë munguar. Megjthatë, ai nuk beson se çështja e të pagjeturve do të zgjidhet në rast se ajo mbetet peng i një marrëveshjeje përfundimtare gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“As nuk besoj që kanë për të nënshkruar një marrëveshje apo kanë për ta realizuar atë. Sikurse deri më tash, e gjejnë një tjetër problem, i cili e stagnon edhe për një vjet, pastaj prapë edhe një vjet dhe kështu me radhë. E kemi një optimizëm dhe një besim që Amerika ka ndërhyrë me qëllim, më duket, jashtëzakonisht të mirë.”, tha Qerkini.

Blakaj: Dini diçka dhe nuk doni të kryeni punë?

Çështja e të pagjeturve gjithashtu është pjesë e dokumenteve të nënshkruara, më 4 shtator, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Të dyja palët janë zotuar se do të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur.

Por, pse duhet pritur një marrëveshje përfundimtare dhe gjithpërfshirëse në Bruksel, në mënyrë që të shkohet drejt zbardhjes së fatit të personave ende të pagjetur, në rast se palët kanë informacione ?

Këtë pyetje e bën edhe Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

“Do të thotë, po dini diçka dhe nuk doni të kryeni punë përderisa nuk arrihet marrëveshja. Kjo është pyetje e thjeshtë. Po të ishte kjo çështje humanitare, absolutisht ishte dashur që moti të jepen këto informacione”, tha Blakaj.

Ai shtoi se deri më tash nuk ka pasur vullnet politik nga pala serbe për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Sipas tij, Serbia ka dhënë informacione për varreza masive dhe i ka gjetur ato vetëm ku i janë dashur kreditë politike. Siç thotë ai, institucionet serbe e kanë ditur për ekzistencën e varrezës masive në Rudnicë dhe u janë dashur të paktën 13 vjet që të japin informacione për lokacionin e saj. Blakaj ka shprehur mendimin që ky është një lloj indikatori që mund të ketë informacione edhe për varreza tjera të mundshme në Serbi, por edhe informacione nga pala kosovare për varreza të tilla eventuale në Kosovë. Ato informacione, sipas tij, nuk jepen dhe janë të mbyllura në arkiva të ndryshme.

Por, Kushtrim Gara vlerëson që rastet e pazbardhura të personave të pagjetur, janë më të vëshirat të mundshme për t’u trajtuar dhe kërkohet më shumë informacion nga pala serbe.

“Në këtë rast, po aludoj në arkivat e ish-ushtrisë jugosllave dhe arkivat e ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo është mundësia që tani, por edhe më parë kur janë trajtuar këto raste, na duhet një përkrahje më e madhe nga bashkësia ndërkombëtare, sepse përvoja ka treguar se vetëm me një përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare, sigurisht që mund të kemi më shumë rezultate në këtë proces”, theksoi Gara.

Më 14 tetor, kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme faktin që çështja e të zhdukurve është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington. Ai ka theksuar që pala serbe do të vazhdojë të bëjë kërkime në arkivat e veta, por që i është kërkuar edhe Prishtinës të ofrojë përgjigje për arkivat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij, tash mund të jenë në pronësi të ndonjë institucioni në Kosovë.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe nga shoqatat e familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, vlerësojnë se marrëveshja e arritur në Uashington, por edhe pajtimi i palëve në Bruksel për trajtimin e çështjes së të pagjeturve, nuk ka ndikuar akualisht në rezultatin e punës në terren. Por, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, thonë se muajve të fundit është shtuar dinamika e punëve në terren, si dhe për adresimin e informacioneve të mundshme për vendndodhjen e personave të pagjetur. Gjatë muajve të fundit, sipas tyre, janë trajtuar pesë lokacione, të cilat kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore të të paktën katër personave. Në territorin e Serbisë, siç kanë theksuar ata, janë trajtuar dy lokacione të dyshuara për varreza masive, në Kozarevë dhe në Sjenicë, për të cilat janë paraparë mundësitë e rikthimit për të vazhduar gërmimet.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa rreth 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.

Kosovë: Qëllohet me armë zjarri makina e gazetarit Shkumbin Kajtazi

Në Kosovë shoqata e gazetarëve, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe udhëheqës institucionesh e partish politike, bënë thirrje për hetimin e shpejtë dhe vënien para drejtësisë të atyre që qëlluan më armë zjarri mbi makinën e gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Zoti Kajtazi nga gazeta në internet Reporteri.net, tha se të shtunën mbrëma makina e tij është qëlluar me armë zjarri në qendër të Mitrovicës.

Policia tha se po e heton rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por ende nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë “tejet shqetësues dhe rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari, por rrezikon edhe jetën e kolegëve tanë. AGK fton organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejtë këtë rast, në mënyrë që personat që kanë kryer këtë akt të dalin para drejtësisë”.

Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se “është shqetësues fakti se si brenda një periudhe prej katër muajsh kanë ndodhur dy sulme në drejtim të gazetarit Shkumbin Kajtazi. Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Duke i bërë jehonë këtij reagimi, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e dënoi “këtë akt të frikësimit” dhe iu bashkua thirrjeve për hetimin e sulmit dhe ndjekjen e atyre që janë përgjegjës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh i shqetësuar me lajmin për sulmin.

“Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit. Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, shkroi ai në llogarinë e tij në facebook.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës”, duke e cilësuar lajm të keq për vendin sulmin ndaj gazetarit Kajtazi.

“Organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues. Ata që po tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend të pasigurt, ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin”, shkroi ai.

zëri i amerikës

Lufta për minierat e Trepçës dhe roli i Presidenti Rugova – Nga XHAFER LECI

                            Rugova dhe Blair

Në Säntis-die Eiswelt të Zvicrës, shqip ( Santis-Bota e akullit), Zvicra në trezorët e arkivave të veta, ruan llojet e gurëve të Trepçës.
Lufta e diplomacisë polike serbe, në tavolinat ndërkombëtare për bisedime nuk ka të ndalur, për ricoptimin e Kosovës!

Kur Presidenti Dr. I. Rugova u ndante-dhuronte burrështetasëve të Botës gurë te minierave të Trepçes, për tu treguar atyre, në heshtje, se Kosova është pushtuar nga Serbia, me ndihmën e Rusisë, në Kongresin e Berlinit me 1878. Dhe kjo është bërë, pikërisht, për pasuritë e Trepçes dhe shumë minierave tjera, në territorin e Kosovës.

Edhe tani, më 1998-1999 po luftohet, për të njëjtat pasuri dhe jo pse Kosovën serbët, rrejshëm, e quajnë “djep i Serbisë “!

Shikoni në fotografi, Predidentin Rugova, duke ia dhuruar një gur të Minierës së Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije, se kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund t`ua shlyejmë, sadopak, borxhin, për të mirat që keni bërë ju për neve.

Por, jo t`ia falim Serbisë pasuritë tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t`i kalojnë edhe kufijtë e Kosovës, si dhe Liqeni artificial Ujmani, ose i Gazivodës, siç e quajnë serbët.

Pasuritë e minierave të Trepçës së Mitrovicës, sipas ekspertëve të huaj dhe vendorë,si bie fjala Akademiku Apollon Baçe:  Llogariten mbi 500 miliardë dollarëshe.

Disa politikanë e ushtarakë të vetëshpallur dhe fare të papjekur, në fushën e dipomacisë, para, gjatë, dhe pas luftës 1998-1999, talleshin se si Presidenti Rugova po shpërndante guraleca diplomatëve të huaj!

Këtu mund të shihni disa lloje të gurëve të Trepçes, të cilët ruhen në trezorët, thesarët e arkivave Zvicërane.

Ky vend është vizituar nga vëllai im Shukri Leci dhe, kushëriri Bajram I. Leci. Fotografitë mi dërgoj vëllai im Shukriu.

Në Säntis-die Eiswelt të Zvicrës, (shqip: Santis-Bota e Akullit)

RRUGA

Lartësia e stacionit të luginës (platformës) 1350.50 m

Lartësia e stacionit malor (platformës) 2472.98 m

Lartësia e majës së malit 2502 m

Diferenca në lartësinë 1122.48 m

Pjerrësia mesatare 55.87%

Pjerrësia më e madhe 90.44%.

BETEJA E DYTË E KOSOVËS NUK ISHTE TJETËR POS NJË DISFATË E PRITUR E HUNIADIT… – Nga JUSUF BUXHOVI

Edhe pse beteja e Kosovës e vitit 1389 për shumëçka mbetet e pasqaruar dhe pjesë e një miti historik të shekullit XIX , që u riaktivizua për qëllime politik të hegjemonizmit serb për t’ia krijuar platformën e paqenë historike shtetit serb të pranuar në kongresin e Berlin, megjithatë, ajo e vitit 1448 që ngjau midis forcave katolike të drejtuar nga Hunijadi dhe atyre osmane nga Mehemti II, nuk mund të thuhet se ishte as historike e as vendimtare për fatin e Europës në luftë kundër Osmanëve. Përkundrazi, po qe se shikohen raportet e forcave që prodhoi fushata ushtarake e Mehmetit të II në planin ushtarak në pjesën evropiane kur pas betejesë së Varnës (1444), me përjashtim të rezistencës së Skënderbeut në Shqipëri, i ishin hapur dyert për depërtime të reja në gjithë Ilirikun për të shkuar tutje kah veriu, përpjekjet e Huniadit për të organizuar ndonjë kryqëzatë të re të krishterë mbeteshin vetëm një orvatje strategjike e vendeve katolike të Europës që me anën e “betejave” të shkëputura të fitonin paksa kohë drejt gjetjes së një kundërpërgjigje (diplomatike ose politike) që mund t’u jipej osmanëve pasi që të kenë marrë bastion e fundit të krishterimit, Konstandinopojën e rrethuar që pas pesë vitesh do të bjerë përfundimisht në duart e osmanëve. Në këtë prizëm duhet parë edhe luftën që bënte Skënderbeu në Shqipëri, pasçka se ajo, në planin ushtarak fitoi një dimension tejtër dhe, mbase do të mund të kthehej në një front të ri antiosman, po qe se për këtë do të ishin të interesuara vendet katolike të Europës, të cilat, siç do të shihet, në përputhje me interesat e tyre të ngushta (të Vendedikut në radhë të parë), në vend të luftës së përbashkët, duke shfrytëzuar kryengritjet e shkapërderdhura të feudalëve të Ilirkut, lidhnin aleanca të fshehura me osmanët. Kjo sjellje kishte të bënte me përcaktimin e njohur në njërën anë të vasaliteteve të feudalëve të krishterë me osmanët dhe interesat e tyre që t’i ruanin pronat e tyre ose edhe t’i shtonin dhe, në tjetrën anë, të kishës ortodokse që osmanët t’i shikonte si aleatë në luftë kundër katolicizmit, strategji kjo që do të dalë në pah pas rënies së Kostandinopojës kur Kisha Ortodokse do të lidhë utoqefalinë e saj me Perandorinë Osmane, ku jo vetëm ruajti pozicionet e saj, por, si dihet, fitoi edhe privilegje në qeverisjen vendore nga Porta e Lartë. Në këto rrethana, veprimet e Huniadit për një aleancë të re kudnër osmanëve, ishin të dështuara, edhe pse një kohë të gjatë do të kremtohen si ngjarje historike që po “të mos ishte tradhtia e Brankoviqëve” edhe do të mund të arrihej!
Natyrisht se këto kundrime janë më shumë pjesë e opinioneve politike se sa fakte shkencore, ngaqë osmanët tashmë ia kishin dalë që të krishterët ortodoks të Ilirikut t’i fusin në kuadër të sistemit të tyre perandorak, ndërsa me vendet e caktuara katolike (sidomos Venedikun) të lidhnin aleanca të caktuara, që kishin edhe bekimin e Papatit, nga fakti i vetëm se vendet katolike ushtarakisht asokohe nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë osmanëve. Natyrisht, se historiografia shqitare, luftën e dytë të Kosovës duhet ta rivlerësojë në përputhje me rrethanat e kohës, pra si përpjekje dëshpruese të Huniadit dhe assesi prej saj të krijojë një mit të ri që do të rivalizonte me atë serb për betejën e vitit 1389.

Aksident në Gjermani – vdesin katër shqiptarë nga Ferizaj

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar para pak çastesh se ka vdekur edhe personi i katërt si pasojë e aksidentit në Gjermani nga i cili mbetën të vdekur 3 anëtarë të familjes Krasniqi nga Ferizaj. Personi i katërt gjithashtu ka shtetësi kosovare, megjithatë nuk dihet nëse është pjesë e familjes Krasniqi.

Të premten për Express, policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur dje kishin mbetur të vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njejtë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

I përndjekur nga regjimi, ish-deputet e ‘Nderi i qarkut’ Fier, shuhet në moshën 85-vjeçare shkrimtari Faslli Haliti

Fatmira Nikolli

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur nga Lushnja Faslli Haliti. I përndjekur nga regjimi komunist, ish-deputet dhe nderi i qarkut Fier dhe qytetar nderi i Lushnjës Faslli Haliti është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

Ai lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Mbaroi Liceun Artistik për pikturë dhe u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 ishte anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.

Humb jetën nga Covid gazetari dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi

Covid merr një tjetër jetë ditë e sotme. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë gazetari dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët dhe të afërmit e tij përmes postimeve të bëra në rrjete sociale.

Dragoi ishte i prekur me Covid-19 prej disa ditësh por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar dhe e ka humbur këtë betejë.

Miku i tij Tomorr Laze në postimin e tij në rrjete sociale shkruan se Dragoi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit.

Sot në orët e para të mëngjesit, pushoi së rrahuri zëmra e mikut tim të mirë, shkrimtarit të njohur, Nuri Dragoi. Kur Nuriu merte pjesë në gëzime e dasma tek dajllarët e tij në fisin LAZE, në Buzuq të Skraparit, ato 2-3 orë gjumë pas dasme, do ti bënte i qetë në dhomën time…

U prehsh i qetë në gjumin e përjetshëm, i dashur Nuri ! I paharruar kujtimi yt, vëlla ! (Foto të 8 viteve më parë, në një nga aktivitetet në Shoqata Tomorri Durres , gjatë promovimit të librit ” Sfidat e Poetit” me autor Nuri Dragoi, kushtuar poetit të madh, presidentit të shoqatës Tomorri, të madhit Xhevahir Spahiu)”, shkruan në rrjete sociale miku i tij Tomorr Laze“, shkruan ai.


Send this to a friend