VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndahet nga jeta legjenda e instrumentave popullore Shaqir Hoti – Regjisorja, botuesja, gazetarja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli shpreh ngushëllimet

By | April 13, 2021
blank

Komentet

blank

Françesk Radi dhe koncert – show në qytetin Stalin( Kuçova e sotme), në Nëntor të 1988 – ës

Françesk Radi 22 vjeç, pikërisht  në vitin 1973 pas Festivalit të 11-të kur e dërguan për riedukim në Fushë Arrëz dhe ia ndaluan këngën për 16 vjet

 

Në mesvitet 1980 Kantautori Françesk Radi del në skenën e trupës së estradës së shtetit në Tiranë edhe me këngë të huaja, hite botërore për kohën, kryesisht latino-amerikane. Në këtë skenë njohu sërish suksesin me të cilin ishte ndarë më 1973, pas festivalit famëkeq të 11-të të këngës në RTSH. U dërgua për riedukim në veri të vendit, në Fushë-Arrëz.

Për 16 vjet ju hoq e drejta e këngës dhe skenës. Një ndër koncertet e veçantë të tij e kolegëve ishte ajo e vitit 1972, organizuar nga i vetmi televizion i kohës, RTSH-ja nën titullin “ Pa prozhektorë “, të regjisorit të talentuar Albert Minga. Ishte një koncert ndryshe , ka shkruar dokumentaristi i shquar i RTSH-së, Petro Lati. Radi rikonfirmoj emrin e tij si kantautor, këngëtar, kompozitor e instrumentist duke patur ftesa nga trupat artistike edhe në rrethe.

Një ndër to ishte pjesëmarrja në koncert – shown e qytetit Stalin, Kuçova e sotme, në Nëntor të 1988.

I mirënjohuri Skënder Jaçe, ish drejtori i kinemasë së Kuçovës në atë vit, sot biznesmeni i rrjetit të kinemave në Shqipëri, sjell në kujtesë ato momente të veçanta të përjetuara prej tij e qytetarëve të atij vendi.

“ Me Frankon kam një eksperiencë të bukur dhe mjaft mbresëlënëse në vitin 1988. Ishte i ftuar nga ana jonë në qytetin e naftëtarëve. Lajmi u përhap menjëherë në qytet dhe kërkesat ishin shumë të mëdha për të parë atë shfaqje. Ishte Nëntor dhe nuk e mbanim dot popullin në hyrje të sallës së kinemasë. Ishte një natë mjaft ndriçuese do të thosha për atë qytet. Franko në ato vite ishte në kulmin e ndriçimit të karrierës së tij. Salla mbante 300 vende dhe perjashta mund të ishin 2000-3000 veta. Të detyruar të plotësonim edhe kënaqësinë e njerëzve përjashta, dhashë urdhër që në dritare të viheshin dy boksa, dy altoparlante. Ishte ftohtë shumë dhe njerëzit nuk largoheshin, rrinin, dëgjonin plot kënaqësi zërin melodioz të këtij artisti, të këtij djali të shkëlqyer do të thosha, që i dha shumë këngës dhe muzikës shqiptare”. Franko këndoi shumë këngë në atë koncert, shoqëruar nga duartrokitje të pandërprera dhe bize. Këndoi dhe dy këngë të huaja, “ Palma’o” e “Bamboleo”.

Sipas bateristit dhe solistit të grupit amator të qytetit, Edmond Naqellari, “ Në fund të shfaqjes Franko prezantoi këngën ‘ Bamboleo “ të grupit Gipsy Kings. E gjithë salla u ngrit në këmbë. Kjo këngë u përsërit tri herë dhe i gjithë refreni u këndua si jashtë dhe brenda bashkë me Frankon. Ishte një koncert që dhuroi shumë emocione. Grupi amator i orkestrës së naftëtarëve, një grup të rinjsh mjaft të talentuar, punoi me përkushtim dhe pa orar për dy ditë rresht me partiturat e koncertit për të shoqëruar kantautorin Radi. Shpërblim ishte suksesi. Ishte një koncert që mbahet mend ende nga ata që e përjetuan. Për atë që Franko i ka dhënë muzikës shqiptare mbetet një artist unik i mrekullueshëm “, shprehet Naqellari.

“ Ishim në prag të rënies së murit të Berlinit dhe frika nuk ishte vrarë akoma. Por Frankua e vrau atë natë frikën. Kjo sallë, jam i sigurtë se e ka memorizuar në muret e saj atë zë të bukur, atë zë melodioz. Frankua e ngriti publikun peshë në atë mbrëmje magjike dhe elekrizuese “ kujton kineasti i shquar, Skënder Jaçe.

Sipas kineastit Jaçe “ Mbas shfaqjes më kujtohet që spektatori priste jashtë dyerve për ta takuar a për t’i marrë një shenjë autografi Frankos, apo për të bërë një foto. Kishim një fotograf të kinemasë, se celular nuk kishte në ato vite, dhe atë e mbytën duke e tërhequr, kush e kush të bënte më shumë foto. Natyrisht nuk mund të plotësoheshin kërkesat e të gjithëve. Më kujtohet që kaluam një mbrëmje mjaft të bukur, aty në sallën e pallatit të kulturës. Festuam me Frankon dhe njerëzit që e shoqëronin. Ishte vërtet një mbrëmje magjike për banorët e atij qyteti “.

 

blank

Skënder Jaçe

blank

Franko me grupin e instrumentistëve të kuçovës më 1988

blank

Franko në kinemanë e Kuçovës më 1988

 

blank

BENIAMIN ZEF GURAZIU, VIOLINIST PIONIER I MUZIKËS KLASIKE SHQIPTARE Nga Filip GURAZIU

“Njohja dhe kujtesa e vlerave të kulturës shqiptare përforcon identitetin kombëtar të brezit të ri”
BENIAMIN GURAZIU.
* PIONIER I MUZIKËS KLASIKE SHQIPTARE
* VETERAN NISMËTAR I ORKESTËS SIMFONIKE SHQIPTARE.
* THEMELUES I SHKOLLÊS SË VIOLËS SHQIPTARE.
BENIAMIN ZEF GURAZIU, violist.

Violisti Beniamin Guraziu i përket instrumentistave të parë të pregatitun në Shqipni.

Leu në Bari të Italisë me 1 shkurt 1923 në familjen e Gurazezve të Gjuhadolit shkodran e vendosun në Bari në vjetin 1912, ku kryen klasat e para të shkollës fillore. Mjedisi familjar dhe shoqnor, në të cilin u rrit, i ushqeu që në fëminì formimin kulturor artistik ( influenca e muzikës klasike prej dy artistave të rij, Tonin Guraziu e Gjyzepina Misloca Kosturi, shtyllat e ardhshme të muzikës klasike shqiptare për piano dhe kanto; mësime private për piano si dhe njohje me operat e famëshme botnore në lozhën e familjes në Teatrin Petruzeli të Barit).

Kthehet në Shqipni, bashkë me familjen, në vjetin 1930 me banim banim në Tiranë.

Gjimnazin e Tiranës e kryen në vjetin 1940. Gjatë vjetëve së shkollës së mesme merr mësimet e para për violinë prej profesor Ludovik Naraçit ( themeluesi i shkollës së violinës shqiptare). Në vjetin 1940 fillon studimet në fakultetin e mjekësisë në Firenze që për arsye të luftës i ndërpret në vjetin 1942. Kthehet në Tiranë dhe vazhdon studimet privatisht për violinë, përsëri me prof. Ludovik Naraçin. Mbas përfundimit të luftës së dytë botnore, në vjetin 1945 kërkon me vazhdue studimet universitare për mjekësi në Firenze, por kërkesa nuk merret parasysh, rregjimi komunist e kishte izolue Shqipnin.

Falë mësimeve që mori prej profesor Ludovik Naraçit, bahet pjesë e formacioneve të para te ‘Muzikës së Dhomës’ në Radio Tirana, e themelueme në vjetin 1945, si dhe vazhdon specializimin në instrumentin e violës nëndrejtimin e profesorit Jugosllav Miranov i cili, tue konsiderue talentin e tij muzikor, i pat ba kërkesë Qeverisë Shqiptare për me i mundësue Beniaminit studime të matejshme në Zagreb, gja që nuk u konsiderue prej rregjimit komunist, mbasi konsiderohej me prejardhje borgjeze – reaksionare.

Me themelimin e orkestrës simfonike të Filarmonisë së Shtetit në vjetin 1950, Beniamini bahet pjesë e sajë. Po kështu prej vjetit 1953 deri ne vitin 1983 asht pjestar i orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit, ku shërben për 30 vjetë si violë e parë e orkestrës.

Nji arritje tjetër në aktivitetin e tij profesional, asht themelimi dhe drejtimi i klasës së violës në Liceun Artistik ‘J.Misja’, Tiranë. Beniamin Guraziu konsiderohet themeluesi i degës se instrumentit të violës shqiptare. Si rezultat i nji pune shumë vjeçare pasionante e me përkushtim, realizoi disiplinimin profesional të kësaj klase dhe nxori në dukje elementët e parë të talentuem të shkollës së violës me nxanës të dalluem e të afte si Ami Krajka, Agim Hasani, Edmond Lalazi, Qefsere Agalliu, Arjan Paco, Ilo Kanani e të tjerë, të cilët sot janë pjesë e orkestave prestigjoze të T.O.B, R.T.SH dhe Akademisë së Arteve.

Në vjetin 2008, në moshen 85 vjeçare, përktheu prej shqipes në italisht novelën “Qorrfermani”( l’ Occhio del Tiranno) e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u publikue në Itali në vjetin 2012 prej ‘Fandango Libri’. Ky konsiderohet përkthimi i parë i veprave të Kadares prej origjinalit ( shqip ) në italisht.

Beniamin Guraziu pati bashkëshorte Çeçile Kovaçin ( të bijen e aktorit të mirënjohun , Loro Kovaçi) dhe u trashigue me dy djelm; Edin e Tonin. Pleqninë e kaloi në përkujdesjen e nji mjedisi të dashun familjar. Ndrroi jetë me 31.12.2012 në Tiranë.

blank

blank

blank

5 maj, 200 vjetori i vdekjes së Napoleon Bonapartit – Nga Dashnor Kokonozi

Memoriali i Waterloo-së (natyrisht, në Warerloo, Belgjikë) është një sit i jashtëzakonshëm për të kuptuar një nga betejat që i ndryshoi rrjedhën historisë.
Këto ditë në të është organizuar një ekspozitë e mrekullueshme me objekte personale të Bonapartit, një pjesë e të cilave erdhën këto ditë nga ishulli i Shën Helenës.
Po sjell këtu së pari fotografinë e kapelës së tij, të asaj që kishte në kokë atë 18 qershor fatal të vitit 1815 dhe një tjetër të maskës së tij vdekësore.
Të tjerat janë fotografi të miat të freskave rrethore me përmasa kolosale që janë pikturuar brenda në memorial dhe më tej po të tjera fotografi të mijat që i kam bërë vite më parë gjatë një rikonstruksioni të betejës së Waterloo-së.
Një mënyrë për të përkujtuar një njeri të jashtëzakonshëm, me mjaft dritë e hije, por që mbi të gjithë përflakte fantazinë tonë në vitet e fëmijërisë.
Nuk mund të mos kujtoj edhe shokun tim tê fëmijënisë Artan Çabej që më ngjalli pasionin për të dhe qe njihte me saktesi çdo detaj të jetês së Bonapartit.
blank

Papritur Bill Gates njofton divorcin pas 27 vitesh martesë nga bashkëshortja e tij Melinda

Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re,” është komenti i vetëm që deri tani shpjegon vendimin e papritur.

Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qendrueshme të prodhimit.

Bill dhe Melinda Gates u takuan në Microsoft. Ajo ka qenë menaxhere e marketingut në kompaninë e programeve kompjuterike. Të dy u martuan në Hawaii në 1994 pasi Bill Gates kishte peshuar të mirat dhe të këqijat në një dërrasë të zezë.

Njoftimi vjen dy vjet pasi Jeff Bezos, CEO i Amazon , tha se ai dhe gruaja e tij, MacKenzie, ishin duke u divorcuar. Bill Gates dhe Jeff Bezos janë ndër njerëzit më të pasur në botë.

blank

Vdes astronauti që mori pjesë në misionin e Apollo 11

Astronauti amerikan, Michael Collins – një nga tre anëtarët e ekuipazhit të misionit të parë me njerëz në Hënë, Apollo 11 më 1969 – ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij.

Ai vdiq të mërkurën pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

“Ditët e fundit të jetës së tij ai i kaloi në paqe, me familjen e tij”, u tha në njoftim.

Collins kishte qëndruar në modulin komandues të Apollo 11 në orbitën hënore ndërsa kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ecnin në Hënë.

Ai shpesh është përshkruar si astronaut i tretë dhe “i harruar” në misionin historik, por Collins qëndroi vetëm për më shumë se 21 orë derisa dy kolegët e tij u kthyen në modulin e Apollo 11.

Collins lindi në Romë më 31 Tetor 1930. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point, Nju Jork, duke u diplomuar më 1952.

Aldrin, 91 vjeç, është tani i vetmi anëtar i mbijetuar i misionit. rel

blank

Më 26 prill 2012 u nda nga jeta Ardian Klosi, përkthyes, opinionist dhe aktivist shqiptar

Ardian Klosi (Tiranë, 9 korrik 1957 – 26 prill 2012) ishte publicist, përkthyes, opinionist dhe aktivist shqiptar.

Biografia

Ardian Klosi u lind në Tiranë më 9 korrik 1957, i biri i Bilbil Klosit dhe Jolanda Xhuvanit[2][3]. U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1981 me një tezë mbi përkthimin e Dickens dhe Thackeray. Prej 1981 deri më 1986 punoi si redaktor dhe përkthyes pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, duke përkthyer autorë si Th. Mann, S. Zweig, H. Böll, M. Twain etj. Prej 1986 deri më 1990 studioi Gjermanistikë dhe Letërsi të Krahasuar pranë universitetit të Innsbruck në Austri. Doktoroi me temën “Miti dhe zhvillimi i tij në Letërsinë Moderne të vendeve të Evropës Jug-Lindore”. Nga viti 1993-1998 ka qëndruar në Gjermani. Në vitin 1998 u rikthye në Shqipëri ku u emërua nga qeveria socialiste si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Qysh nga 2004 drejtoi shoqatën kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”[1].

Ardian Klosi i dha fund jetës së tij më 26 prill 2012.

Vepra
Në shqip

“Refleksione” (bashkëautor Edi Rama), 1991↵”Shqipëria zgjim i dhunshëm”, 1991 ↵”Quo vadis Shqipëri”, 1993 ↵”Shqipëria ç’mund të jetë”, 1997 ↵”Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim”, 2007

Në gjermanisht

“Mbijetesë shqiptare”, 1993 (fotot Jutta Benzenberg)↵”Fjalor Gjermanisht-Shqip”, 1997 (me W. Fiedler)

Përkthime

Solli mjeshtërisht në shqip përmbledhjen e plotë të veprës së Franc Kafkës në prozë të shkurtër, si dhe veprën “Kështjella”, duke i përkthyer nga gjermanishtja pas një pune të gjatë. “Me syrin e një klouni”, nga Heinrich Böll↵”Adami dhe Evelina”, nga Ingo Schulze↵”I humburi”, nga Hans Ulrich Treichel↵”101 poezi dashurie”, nga Bertolt Brecht↵”Dasmë qyteti”, nga Bertolt Brecht↵”Baal”, nga Bertolt Brecht↵”Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit”, nga Peter Weiss↵”Skënderbeu”, nga Oliver Jens Schmitt↵”Arberia Venedike”, nga Oliver Jens Schmitt↵”Vizita e damës plakë” nga Friedrich Dürrenmatt↵”Ali Tepelena”, nga François Pouqueville↵”Udhëtim dimri”, nga Wilhelm Müller↵”Hija e Erës”, nga Carlos Ruiz Zafon.

Burime

^ a b Ardian Klosi, uebersetzercolloquium.de Archived 3 March 2016 at the Wayback Machine..
^ Ilnica E., Arsyet pse Ardian Klosi vrau veten (…) – flet Kozara Kati, panorama.com.al, 3 maj, 2012.
^ Një pyetje për Jolandën, Gazeta Shqip, 18 nëntor, 2014.

blank

Më 27 prill 1521 nga disa vendas të Filipineve u vra Ferdinand Magelani, lundërtari që kreu udhëtimin e parë rrotull botës

VOAL- Ferdinand Magelani (Fernão de Magalhães) lindi në Sobrosa, një qytet me disa mijëra banorë të vendosur në Portugalinë veriore, më 17 tetor 1480. I përket një familje aristokratike të rrënuar. Babai është kryetari i qytetit, ndërsa nëna kujdeset për familjen. Magelani ka një vëlla, Diego dhe një motër, Isabel. Familja e tij ka një prejardhje antike dhe prestigjioze por nuk ka më fuqinë ekonomike të së kaluarës. Në moshën dhjetë vjeç ai humbi prindërit e tij dhe së bashku me vëllain e tij u dërguan në gjykatën e mbretit Gjon II në kryeqytetin Lisbonë, ku ai mbajti pozicionin e pazhit. Mbreti kujdeset zyrtarisht për të, edhe pse jeta gjyqësore kërkon që të tjerët të japin edukimin që i duhet.

Më 1505 mbreti vendosi ta dërgojë në Indi për t’i shërbyer Viceroy Francisco de Almeidas. Në oborrin e Almeidas, Magelani shquhet për autoritetin, zgjuarsinë dhe guximin e tij deri në atë pikë sa të shpërblehet për shkak se kishte shkatërruar një rebelim në një nga anijet mbretërore.

Karriera e tij në det filloi kur u regjistrua në Marina di Sua Maestà, ku ai menjëherë tregoi aftësinë dhe pasionin e tij për lundrim. Më 1506 ai mori pjesë në ekspeditën që duhet të lundronte për në Ishujt Spice, të njohur me këtë emër falë pasurisë dhe shumëllojshmërisë së erëzave që mund të gjendeshin atje. Emri i tyre i vërtetë, në fakt, ishte Arkipelagu i Moluccas.

Gjatë kësaj ekspedite ai është promovuar në kapiten, por karakteri i tij aventuresk dhe jo shumë i prirur për disiplinë e vë menjëherë në telashe: ai largohet nga flotiljaa me anijen e tij për të eksploruar zonat më tej në lindje të rrugës së vendosur dhe për këtë ai menjëherë degradohet.

Kur humbi komandën, më 1510 u fut në një anije tjetër të kapur nga Alfonso de Albuquerque me të cilën ai mori pjesë në betejën për pushtimin e portit të Malacca. Pas kësaj fitoreje ai u kthye në Portugali dhe më 1513 ai u fut në një anije tjetër ushtarake të nisur drejt Marokut, ku mori pjesë në betejën e Azamorit. Qëndrimi i tij në Marok i shkakton atij probleme të ndryshme sepse ai akuzohet se filloi disa aktivitete tregtare me myslimanët dhe për këtë arsye ka turpëruar uniformën dhe gradën e tij në Marinë. Për këtë arsye, më 1514 ai u shkarkua në mënyrë të pandershme dhe u largua si nga Marina Mbretërore ashtu edhe nga gjykata Portugeze.

Pasi humbi punën, Magelani fillon të imagjinojë një ekspeditë të re për t’u komanduar në autonomi totale dhe falë një harte që ai kishte dhe e cila tregonte një kalim hipotetik për të hyrë në Oqeanin Paqësor që duhej të gjendej në jug të Rio de la Plata, fillon të planifikojë një projekt të ri. Ideja themelore ishte arritja në Azi pa pasur nevojë të binte rrotull Afrikës dhe për këtë arsye të zvogëlojë ndjeshëm distancat. Ishte një plan ambicioz për të cilin shumë hartografë dhe navigatorë kishin tentuar, por nuk ishin realizuar kurrë më parë.

Magelani dëshironte jo vetëm që të gjente këtë kalim, por edhe të tregonte se ishte e mundur të arrinit në Arkipelagun e Moluccas duke ndjekur një rrugë tjetër; duke supozuar se kjo rrugë është nën kontrollin e Spanjës vendos që ta prezantojë projektin e tij te Charles V.

Perandori ishte magjepsur nga ideja, jo vetëm sepse ai e njohu bashkëbiseduesin e tij për guximin, paskrupullshmërinë dhe aftësinë për komandë, por edhe sepse besonte se një rrugë e tillë mund të dëshmonte se Moluccas janë në të vërtetë nën ndikimin spanjoll dhe gjithashtu ekspedita mund të çojë në zbulimin e territoreve të reja për t’u kolonizuar.

Për këto arsye, Charles V vendos të mbështesë kompaninë duke siguruar burra, anije dhe furnizime. Pas përgatitjeve të duhura më 20 shtator 1519 pesë anije nisnin lundrimin nga San Luca de Barrameda, në grykën e Guadalquivir me 265 burra në bord; anija prijëse, në komandë të së cilës është Ferdinand Magelani, quhet Trinidad.

Anijet po shkojnë në jug-perëndim dhe kalojnë Atlantikun pa shumë vështirësi. Pas disa javësh ata mbërrijnë pranë Rio de la Plata; në këtë pikë Magelani vendos të niset drejt jugut, duke lundruar përgjatë brigjeve të Amerikës së Jugut. Pas një ndalese pesë-mujore, për shkak të dimrit Australian, ekuipazhet rifillojnë lundrimin në kërkim të ngushticës që duhet të bashkojë dy Oqeanet. Navigimi i gjatë dhe sikletet për shkak të sëmundjeve dhe mungesa e ushqimit dhe ujit nxiti disa nga burrat që të rebelohen vazhdimisht kundër Magelanit, i cili ndërhyn gjithmonë me një grusht hekuri për t’i qetësuar ata.

Më 25 tetor, anijet marrin më në fund një kanal (ngushtica që do të marrë emrin e tij prej tij) navigimi i të cilit zhvillohet pa ndonjë masë parandaluese; moti, përfshirë shtresat e dendura të mjegullës, e bënë kërkimin shumë të vështirë. Pas disa ditësh kanali kapërcehet dhe anijet futen në Oqeanin Paqësor. Detarët entuziastë për kompaninë, por të lodhur dhe të shqetësuar nga fati i tyre – tani ushqimi ishte pothuajse i përfunduar – shumica e tyre kërkojnë që të në shtëpi. Sidoqoftë, Magelani refuzon dhe drejtohet në veri-perëndim.

Udhëtimi zhvillohet në një Oqean të qetë, aq shumë sa që atij iu dha emri i “Pacqësor”, por kur Magelani, i cili tani komandon vetëm tre anije sepse fati i dy të tjerave kishte qenë ogurzi – një ishte transportuar me anije ndërsa kapiteni i anijes së pestë kishte vendosur , i nxitur nga njerëzit e tij, për t’u rikthyer – ai vendos të zbarkojë në një ishull në Filipine, Cebu. Udhëtimi i tij përfundon përfundimisht. Ai u vra më 27 Prill 1521 në Mactan nga disa njerëz autoktonë të ishullit./Elida Buçpapaj

blank

SHQIPTARJA E MADHE PATRIOTE,  ZONJA LUME M. JUKA (Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta) – Nga Eduard M. Dilo

 

Një vit më parë ndërroi jetë  Zonja Lume M. Juka, profesoreshë e nderuar, motër  në shpirt dhe bashkëpunëtorja e mike shumë e afërt e Nanës sonë dhe krejt njerëzimit, shenjtores së pavdekeshme Shen’ Teresa. 

Krejt bota shqiptare dhe Kombi ynë humbi një intelektuale dhe patriote të shquar, një grua e rrallë. Shumë nga të huajt këtu në N.Y. kur bisedonin me të, e pyesnin plot kureshtje,  gezim e dashuri:

 ” na duket sikur takuam e biseduam Nënën Teresë;  ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?”. 

Ajo me thjeshtesinë, butësinë,  mirësinë dhe dritën që reflektonte në ata sytë e saj plot embelsi, u përgjigjej:

” Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Teresë, ngjaj si duket me të, se jemi nga një vend, e duke qënë për shumë kohë prane Saj kam -si duket – diçka të marrë prej Saj!”

blank

blank

blank

Zoti e kish sjellë që unë të bisedoja  e takohesha shpesh, të takohem e të dëgjoj mrekullitë e dala nga zemra e kesaj Zonje,  që nuk nderon vetem Shkodrën që e lindi, por krejt Kombin tonë.                      

E kompletuar me një kulturë që e do t’a kish zili gjithkush, zotëruese e 7 -të gjuheve të huaja, ishte aq e përvuajtur  sa dhe e ditur. 

Ishte vetë MIRESIA, ashtu si ka qënë dhe  motra e saj,  Shkencëtarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, apo vëllezërit Burhan e Fiqiret.  

 U nda nga jeta, duke lënë mbrapa vetëm shembëll e dritë -dritesie. 

Tërë jetën ja përkushtoi me zemër e shpirt vetëm Kombit, mori pjesë kudo dhe kurdoherë në gjithë aktivitetet ku percillte dhe predikonte me urtësi e mirësi veç dashurinë e pa kufi që kish për Atdhe. 

Ishte e thjeshtë dhe tepër modeste. Kurrë nuk bëri diçka për tu dukur e rënë në sy, por veç bënte atë që ja thoshte zemra e shpirti, mbrujtur e edukuar në shtëpi vetëm me ndjennjë atdhetare. 

“ Patriotizmin dhe dashurinë për Kombin e quante detyrë, dhe nuk kërkoi shpërblim e përfitim prej tij”.  

Bota shqiptare sot është më heshtur, se ka humbur një nga të paktat intelektuale model që kishte.

Zoja Lume, në biseda më tregonte fjalë e vëllait të saj të madh, Prof Burhan M Juka. 

E folmja e saj ashtu  urtë e butë si vetëm Ajo Zonjë Engjëllore dinte të fliste më vijnë e tingëllojnë dhe sot; -thoshte vëllai im-vdekja asht gjaja ma e sigurta për çdo njeri. Gjithashtu edhe ma e thjeshta. Sejcili prej nesh do t’a përballojë.

 Por kur? e si? Kërkush se di. Kur të vijë me më 

marr, vdekjen t’eme, ju lutem, mos e bani tragjike, tue u zhytë në zi, në trishtim, në vaje- në disprim. 

Vizita ngushellimi, ceremoni, fjalime, funeral e lajmerime nëpër gazeta, televisione ose internet të mos bahen. Përse me i trazue e me i detyrue miqët e të njoftunit me thurë lavdata e fjalë të bukura përpara arkivolit t’em? …. 

Vetëm Zoti na shef e na njeh si jena me të vërtetë. Vdekja për mue asht si me shkue n’udhëtim.

Kur mos të më shofin e zanin mos të m’a ndigjojnë ma në telefon e pyesin: “Ku asht? – “iu përgjegjeni: “Ka shkue në nji udhëtim pa kthim”. Nji lajm vdekjeje asht gjithmonë trondites…. Pra, sa ma qetësisht, i vini në dijeni se un nuk jam ma në kët botë ….”

 Për ta bërë edhe më të bukur ketë perkujtim  të saj, po sjell faqe nga Ditari që kam fatin e mirë ta kem në arkivën time, dhuratë nga ajo zonjë e papërsërtëshme për familjen Dilo-Sheperi.

NGA DITARI I PROF. LUME M. JUKA PER SHENJTOREN NEN’ TERESA.                                               

Një fletore, bllok i thjeshtë – ditar i saj! 

I shkruar shumë thjeshtë , çiltër, me një shkrim të qartë e të bukur, ka shumë Hyjni, se shkruan për Shenjtoren me origjinë shqiptare, Shën’ Teresën e nderuar dhe respektuar nga mbarë njerëzimi,(po e kopjoj sipas orgjinalit):                                                

E martë , 2 Qershor 1981             

Jam në dhomën e vogel ku ka me fjetë Nana Teresa sonte.  Po Asht e vërtetë.   S’mund të ju besoj syve të mij.    Zemra më rreh me nji  gëzim e mirënjohje të pa përshkrueshme.                     

Duhet të shkruej diçka që të më mbesin, përndryeshe kam me kujtue se kam kenë andërr.        

Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i hollë, ma fort  jorgan se dyshek.  Shumë ma i ngushtë e ma i shkurtë se shtrati… mbulue me nji çarçaf të vjetër e nji batanie ( jamulli) të lehtë.                                    

Në mur : nji Kryq i bame me dy dega, ose dy krande të thata.   Nji lutje e shkurtën’ anën e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat).                           

(Në paça kohë kam me e kopjue).                                                    

Nji drasë me katër kambë 🙁 tavolina e saj ku shkruen kur ka kohë ). 

Nji moter posa’ vuni sipër saj tashti në një gastare çfarëdohi, nji të këputun në kopshte.( kan nji kopësht të vogël. Kur mrrina të dieln m’u duk si me u kthye në Shqipni, asht i rrethuem me mure të nalta e ka dy manda mbushë me kokrra, që kanë me u pjek përsëshpejti.  Bare e drandofile. 

Në midis statuti i Bekume. 

Zogjët qetëisht cicrojne e këndojnë ).                                                  

Ça ka tjetër? 

Varë në mur nji kalendan falë prej ndokujt, e sigurisht e falë gjithashtu nji komon i vjetër me dy syza të shtrembta të cilat patjetër me mezi çilen e hapen…                    

N’kët odë flenë ndoj murgeshë ose aspirante, ose “ come and see” kujt t’i, takojë kur s’asht N. Teresa në NY.  

Simbas nji rregulli që paskan M.M. çdo muej ndërrohen dhomat: herë herë të takon me fjetë në dormitore në podrum, herë për tok, herë n’odë në vedi.              

Para se të vinte N.Teresa aty kishte fjetë Sn.Mirmala : per tokë në dyshek të hollë të cilin – ditën- e mblidhte në një qoshe.                                                           

E pashë, se mue më thanë sot me ja goditi shtratin N.T…   

U shendova përsetepërmi: Me i godit shtratin nji Shenjtneshe Shqiptare…. M’u duk si me më dhanë Zoti nji mision pranë vendit t’em.   

Cili mund te jete?      

Përgatiti Eduard M Dilo

blank

MESAZHET QYTETARE NGA NDERIMI I PROFESOR LEKË PANAJOT GJIKNURIT (1938-2001) Msc. Albert HABAZAJ

Të njohim dhe të nderojmë personalitet tona

 

Ende pa nisur realizimin e këtij shkrimi nderimtarie për këtë personalitet himariot, na erdhën në kujtesë dy fjalë të urta popullore kuptimplotë në funksion të rubrikës: “Të njohim dhe të nderojmë personalitet tona”: “Dardha bie nën dardhë” dhe “Ku ka rrjedhë do pikojë”. Pse pikërisht këto shprehje? Po Shoqata Atdhetare – Kulturore “Labëria” – “Nderi i Kombit” vlerësoi prof. dr. Lekë Gjiknurin, (pas vdekjes), me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”, për kontributet e tij të dukshme në arsimin kombëtar dhe veçanërisht për punën kërkimore-shkencore aq të devotshme, me vëzhgim me pjesëmarrje në terren ndër hapësirat tokësore ujore/ lumore e detare të Shqipërisë e veçanërisht të krahinës së madhe etnografike të Labërisë, jo vetëm në shërbim të mjedisit gjeografik të pastër e të virgjër, me florë e faunë të shëndetshme e të begatë. Shoqata “Labëria” ka atdhetarizmin si lajtmotiv, por me një mjedis të ndotur, pa dashuri për mjedisin, nuk mund të kesh dashuri për Atdheun. Pa ruajtur mjedisin të pastër nuk je atdhetar i kulluar.

Parë në këtë rrafsh, data e 4 prillit 2021 do të shënohet në kalendarin e Historikut të Shoqatës “Labëria”  si dita e Profesor Lekë Gjiknurit. Vlerësimi ekologjik që ai i ka bërë zonës bregdetare të Vlorës e Himarës është një pasuri orientuese jo vetëm për studiuesit e fushës, amatorët, por edhe për banorët e Vlorës e Labërisë, që ta duan, ta mbajnë dhe ta ruajnë të pastër e të pasur shtëpinë e tyre, mjedisin ku jetojnë, veprojnë e punojnë.

Veprimtaria e nderimit të prof. Lekës u zhvillua në qytetin bregdetar të Vlorës, ku morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit, pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, mësues dhe veprimtarë shoqërorë.

Lekë Gjiknuri lindi më 18 gusht 1938 në një familje atdhetare, arsimdashëse dhe mësimdhënëse në Kudhës të Himarës. Babai i tij, Panajot Gjiknuri ishte emërdëgjuar në arsimin shqip në prefekturën e Vlorës, sepse ai ka qenë nga themeluesit dhe mësuesit e parë të shkollës shqipe në krahinën e Himarës. Ai qe dhe një thesar për shprehjet e vjetra dhe fjalët e urta popullore, njeri me integritet dhe burrë patriot i Bregut. Edhe i biri, Leka vijoi udhën e tij në kohë të reja me profil të lartë. Edhe pse jetoi pak, punoi dhe veproi shumë në dobi dhe në të mirë të vendit, sidomos të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit natyror. Në tetor 2001, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme, iku në përjetësi në moshën 63-vjeçare, ende shumë shpejt, duke lënë pas një arsenal të pasur shkencor, që nuk mundi vetëm fizikisht ta vinte në jetë shërbimin e kësaj trashëgimie diturore në funksion të vendit. Leka, pasi kreu arsimin fillor në vendlindje dhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, në vitin 1957 filloi studimet e larta për biologji në Sofje, të cilat i përfundoi më vitin 1962 në Universitetin e Tiranës në degën Biologji-Kimi. Mbështetur në përgatitjen dhe rezultatet me të cilat përfundoi studimet universitare, qysh prej vitit 1962 u emërua asistent dhe më pas pedagog në Katedrën e Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN), ku me ndonjë ndërprerje të vogël, punoi deri në fund të jetës (2001). Në vitin 1981 fitoi gradën shkencore “Kandidat i shkencave” e më pas “Doktor”. Në vitin 1985 merr titullin “Docent” dhe në vitin 1994 titullin akademik “Profesor”. Duke qenë pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës për një kohë të gjatë, ish-studentët e tij, kolegët dhe miqtë e kërkimit shkencor pohojnë se ai ishte një shkencëtar i fushës dhe luftëtar me shpirt për mbrojtjen e mjedisit.

Prof. Lekë Gjiknuri ishte dhe ngelet në Kujtesën Universitare dhe në Krenarinë e Dritës një shkencëtar i formatuar, pedagog i talentuar dhe qytetar aktiv në mbrojtjen e mjedisit. Atij i shkon shprehja: “Njeriu mund të rrojë gjatë apo shkurt. Rëndësi ka çfarë ka lënë mbrapa përveç nostalgjisë tek familjarët, të afërmit dhe miqtë”. Ai la vepër të madhe, e cila shpërblehet me paharrimin dhe nderimin e merituar, ndoshta dhe të vonuar.

Dëshiroj të përçoj tek lexuesi disa mesazhe që na bëjnë më të mirë në rrafshin e kulturës dhe respektit qytetar:

  1. Lekë Panajot Gjiknuri ishte dhe mbetet dritan i bukur atdhetar.

Kështu duhet të jetë mësuesi, pedagogu, shkencëtari, kuadri, çdo profesionist që ka mundësi të bëjë mirë dhe ndjen përgjegjësi për përparimin e vendit tonë dhe dritërimin e Atdheut. Prof. Leka ishte dritan i diturisë, ishte i bukur në shpirt, në fizik, në vlera morale, i ndershëm dhe atdhetar i spikatur pashfaqshëm. Këtë e vërejtëm edhe tek filmi dokumentar “Lekë Gjiknuri, shkencëtari dhe luftëtari i mbrojtjes së mjedisit”, realizuar me aq dashuri humane, kulturë shkencore, profesionale dhe qytetare nga prof. Xhemal Mato, nën kujdesin e “Shoqatës për Ruajtjen e Mbrojtjen e Mjedisit Shqiptar” me gazetaren Jerida Sakaj, më dhjetor 2020. Ndershmërinë profesionale, virtytet njerëzore dhe vlerat shkencore të tij i dëgjuam në fjalët e bashkëshortes së tij Liri Gjiknuri, mbresat e kujtimet e kolegëve të tij, Profesorëve Ferdinand Bego, Dhimitër Haxhimihali, Spase Shumka, Aleko Miho e Jamarbër Malltezi. Këtë e vërejtëm edhe paraqitja që bëri mësuesi veteran Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës “Labëria” për degën e Vlorës apo tek fjalët e vlerta të Profesorëve Besnik Bare, Et’hem Ruka, Aleko Miho, Leonard Topuzi, Roland Zisi e Ago Nezha, si dhe i biri i Profesorit deputeti Damjan Gjiknuri.

Duke kërkuar në katalogun online të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, gjetëm 57 regjistrime bibliografike, nga të cilat 34 janë në bazën e të dhënave libra me tekste universitarë dhe monografi shkencore, ku ai shfaqet si autor apo bashkautor me emra të tillë si Luan Memushi, Ethem Ruka, Tefta Rexha, Zyri Bajrami, Kastriot Misja, Fotaq Lamani, Aleko Miho, Robert Papajani, Estef Haxhialushi etj. Për formimin shkencor dhe pedagogjik, aftësitë organizuese dhe ndjenjat patriotike prof. Gjiknuri u ngarkua me përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në fushën e arsimit, shkencës dhe ato shoqërore. Në vitin 1972 është nismëtar i Ekspeditave Studimore Nënujore. Është bashkautor i Atlasit të Biologjisë së Përgjithshme në dy vëllime (1979). Tekstet universitare të përgatitura prej tij janë kryesisht biologjikë, zoologjikë dhe hidrobiologjikë. Ai shquhej si një lektor i pasionuar, mjaft i qartë e konkret. Fillimisht u aktivizua në drejtimin e punëve praktike laboratorike në zoologji. Për herë të parë hartoi Praktikumin për pjesët e lëndës (viti 1974, 408 faqe), e cila çoi, padyshim, në përmirësim të dukshëm sasior e cilësor të punëve laboratorike. Atij iu besua drejtimi i zhvillimit të leksioneve në lëndën e Biologjisë së përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë. Së bashku me prof. Tefta Rexhën, me një punë këmbëngulëse, pasion e përkushtim, mbështetur në arritjet më të fundit, mundën jo vetëm të përgatitnin leksione të nivelit të lartë, por edhe të hartonin më pas tekstin mësiomor përkatës (535 faqe), i cili dallohet për informacionin dhe përmbajtjen bashkëkohore. Pas prof. Islam Zekos, duke qenë ndër më të përgatiturit dhe me eksperiencë në katedër, iu besua zhvillimi i lëndës së rëndësishme të Zoologjisë së Parruazorëve, ku mësimdhënia nga ana e tij dhe mësimnxënia nga studentët ishte në rritje të dukshme, cilësisht të ndjeshme. Kjo duket edhe në tekstin përkatës të hartuar prej tij, i cili ishte ndër më cilësorët e degës së biologjisë (viti 1994, 500 faqe), me informacion të zgjeruar bashkëkohor edhe i dalluar për trajtimin metodik, gjuhën e qartë dhe të pastër. Duhen faqe e faqe të tëra gazete të pasqyrosh jetëshkrimin shkencor të profesor Lekës në Universitet, punën e tij kërkimore-shkencore me mbi 20 publikime me vlera teorike dhe oraktike, të botuara brenda dhe jashtë vendit, të cilat përbëjnë një bazë për studimet e mëtejshme faunistike detare apo mbi 12 referate dhe kumtesa mbajtur në aktivitete shkencore ndërkombëtare (kongrese, konferenca) në Ballkan, Evropë e më gjerë. Autor i shumë artikujve shkencorë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, i monografive shkencore të fushës dhe teksteve të arsimit universitar, nismëtar dhe flamurtar i ekspeditave shkencore për botën nënujore të dy deteve tona dhe Mesdheut, duke u kujdesur shumë për statusin e specieve, Profesor Lekë Gjiknuri, në qenien e tij njerëzore mishëronte tre visare të larta, perla morale dhe intelektuale, që përfshihen në trinitetin: Atdheu, Dituria, Nderi.

Prej vitit 1982 e deri në në vitin 1990, ai ka drejtuar katedrën e Zoologjisë dhe për disa vite Këshillin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Institutit të Peshkimit, Durrës. Ka qenë anëtar i Redaksisë së Buletin Shkencor të FSHN dhe i Redaksisë së Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH).

Në vitin 1995 është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në vitin 1997 deputet në Kuvendin Popullor e njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Shëndetit e Mjedisit pranë tij. Aftësitë drejtuese të prof. Gjiknurit u shprehën shpesh edhe në drejtimin politik, si deputet ose këshillat në qytetin e Tiranës. Ai ishte patriot, jetonte me përparimet, hallet e shqetësimet e vendit të tij. Këto cilësi që e shoqëruan atë gjithmonë, u theksuan më shumë gjatë kohës si deputet. Duke shfrytëzuar shpesh forumet drejtuese, shohim shpesh përkushtimin e tij për zgjidhjen e shumë çështjeve të lidhura me mësimdhënienose mbrojtjen e mjedisit. Shpesh është dalluar tek ai shpirti i “rebelit”, i cili karakterizohej nga një kurajë e madhe për të kritikuar ndaj shqetësimeve të vërejtura. Bashkëkohësit mund të kujtojnë diskutimet nga tribuna parlamentare, ku spikatin debatet për vendosjen e paragrafëve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e burimeve natyrore në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për hartimin dhe miratimin e shumë ligjeve të ndryshme mjedisore. E madhe ka qenë ndihmesa e dhënë, gjithashtu, në anëtarësimin e Shqipërisë në shumë Konventa Ndërkombëtare me karakter mjedisor. Në kujtesën e botës universitare, akademike dhe mjedisore, prof. Lekë Gjiknuri do të mbahet mend si pedagog i talentuar, shkencëtar i formuar, si patriot me kurajë për të thënë pa ndroje fjalën e duhur në çdo çast. Jo vetëm familjarët, kolegët, ish-studentët, por edhe shoqëria civile, patjetër Vlora dhe Labëria që e nderoi birin e saj është krenare dhe merr më shumë përgjegjësi tek kujton përpjekjet e tij për progresin e shkencës dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Ai la pas një trashëgimi të kurajos, urtësisë dhe integritetit çka përbëjnë një barrë të rëndë për t’u mbajtur nga të gjithë pasardhësit e qytetarët shqiptarë.

  1. Shoqëritë janë shtiza të qytetërimit

Gjatë kërkimit të burimeve referenciale për jetëshkrimin e profesor Gjiknurit, por edhe gjatë ligjëratave që mbajtën oratorët në veprimtarinë nderuese të Vlorës për Ikonën e Mjedisit të Pastër Shqiptar, na tërhoqi vëmendjen fakti që ai ka qenë edhe veprimtar i shquar shoqëror për mjedisin natyror të virgjër, duke u shfaqur vetevetiu një atdhetar natyral i kulluar. Prej vitit 1991, kur u krijua “Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA=Protection and Preveservation of Natural Environment in Albania) ka qenë themeltar dhe, deri sa rrojti, drejtues i kësaj shoqërie qytetare të dobishme. Ai bëhet kështu një figurë e spikatur e lëvizjes mjedisore shqiptare. Përpjektjet për ruajtjen e mjedisit u bënë mbizotëruese për një periudhë të gjatë dhe shoqata fitoi shpejt edhe një reputacion të madh në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë aktivitet me karakter ndërgjegjësimi informues, por edhe me karakter zbatues mjedisor, janë fryt i bashkëpunimit me fondacione ose shoqata joqeveritare fqinje ose më gjerë, në të cilat spikat figura e prof. Gjiknurit. Gjatë kësaj periudhe ai bëhet anëtar ose i deleguar në disa organizma ndërkombëtare mjedisore të dëgjuara si Ligatinat Ndërkombëtare (1991), në Komitetin e bentosit të CIESM (1992), EUCC (1993), GLOBE Europe (1998), MEDWET(1998). Viti 2021 shënon 30-vjetorin e themelimit të kësaj shoqërie shkencore e qytetare. Siç mund ta imagjinojmë, ka ekzistuar një kohë kur PPNEA ka qenë vetëm një lëvizje, e cila mblodhi njerëz të apasionuar për të ruajtur mjedisin natyror në Shqipëri. Fillesat e PPNEA i gjejmë në veprën e Profesorit të nderuar Lekë Gjiknuri, që integroi çështjet natyrore në mesin e diskutimeve publike në një kohë të vështirë tranzicioni, siç ishin fillimvitet ’90. Prof. Gjiknuri ishte njeri i jashtëzakonshëm, qyetar aktiv në mbrojte të mjedisit dhe një figurë me vlera publike. Çdo anëtar i këtij detashmenti shkencor e humano-natyror ka ndjekur e ndjek me devotshmëri shembullin që Profesori la pas, duke u përpjekur për të luftuar po njësoj si ai e për të arritur qëllimin përfundimtar të një harmonie të qëndrueshme midis shoqërisë njerëzore dhe mjedisit natyror.

Parë në rrafshin qytetar, kthehemi në kohë dhe kujtojmë rrënjët tona të dritës, shoqëritë shqiptare në kohën e Rilindjes Kombëtare, që nga vitet 30 të shek. XIX-1912, përpjekjet për organizimin e shoqërive kulturore dhe çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, lëvizjet letrare dhe botimet shkencore, klubet kombëtare, çeljen e shkollave shqipe dhe përhapjen e mësimit shqip (ato që kërkonte koha për të fituar Pavarësisë e Shqipërisë. Kujtojmë ideologët e parë të lëvizjes kombbëtare Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada, Zef Jubanin e Thimi Mitkon, Kostandin Kristoforidhin e Hasan Tahsinin, Tre Vëllëzërit Frashëri e Jani Vreton, Elena Gjikën e Pashko Vasën, Asdrenin e Mjedën, Çajupin e Gjeçovin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin e Petro Nini Luarasin e gjithë ata bij e bija të ndritura e shqiponja lirie që fluturuan për hapësira me dritë të Shqipërisë me Ismail Qemalin, Fan Nolin e “liberatorët” e Kombit. Kujtojmë shoqëritë që u bënë vatra të ndezjes së ideve kombëtare dhe përhapjes së tyre në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar, prpogandimit të ideve çlirimtare dhe të mendimit të përparuar të kohës si “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” në Stamboll, “Bashkimi” “Agimi”, “Drita”/ “Dituria”, “Dëshira”, “Vëllazëria”, “Besa-Besën”, “Shoqëria e mësonjëtoreve shqiptare “Përparimi”, “Shoqëria e grave “Yll’ i mëngjesit”, “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” etj. Edhe në krahinën e Vlorës, sidomos mbas shpalljes së Pavarësisë e para Luftës së Vlorës, për një organizim më të mirë të lëvizjen kombëtare u krijua shoqëria kombëtare e arsimtarëve, me mësues përparimtarë e aktivistë të shquar si Halim Xhelo, Naqe Konomi etj. Në vitin 1917 Halim Xhelo u caktua sekretar i krahinës së Mesaplikut dhe përfitoi nga rasti e situata për të krijuar një vit më vonë, më 1918 në Mesaplik shoqërinë “Shtizat e qytetërimit”, që prof. Bardhosh Gaçe  e quan qeliza e parë e një shoqërie përparimtare me mësues të zonës, por që shoqëria pati shtrirje të gjerë dhe matanë Lumit të Vlorës, e cila para autoriteteve dhe censurës së kohës u propagandua si mbrojtëse  dhe ndihmëse  e arsimit të të varfërve dhe të vobektëve dhe u kundërshtua nga arsimtarët italianë. Pra, me gjithë ngjyrën e një organizate kulturore, Shoqëria “Shtizat e qytetërimit”  zhvilloi një aktivitet të mirë politik e patriotik jo vetëm në krahinën e Vlorës, por edhe gjetkë. Veprimtaria e saj ra në sytë e pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, prandaj Halimi me shokë, sa për sy e faqe, bënë sikur e shpërndanë dhe në vend të saj krijuan në vitin 1919 në Brataj në organizatë të re që e quajtën “Mbrojtja shkollore”, fillimisht me rreth 30 arsimtarë atdhetarë, edhe nga Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra, Kurveleshi etj., e cila merrej gjoja vetëm me veprimtari arsimore, por ajo u krijua “në mes të maleve të blerta për qëllimet e bashkimit e përparimit”…

  1. Mesazhi i mësueses time Liri Gjiknuri

Liri Gjiknuri është një pedagoge e nderuar për lëndën e matematikës, sot në pension. Ajo është dhe bashkudhëtarja e devotshme e familjes së Profesorit, që e kujton atë si bashkëshort shembullor, por njëkohësisht ka qenë edhe mbështetjsa e tij në punën e gjatë shkencore e shoqërore. Në vitet 1975-’79, fisnikja tërë nur Liri Gjiknuri më ka dhënë mësim në Tiranë. Ndoshta nga që mësuese Liria na e bënte matematikën tërheqëse dhe të bukur,  mua më pëlqente “Mbretëresha e shkencave”, dhe merrja nota të mira në këtë lëndë, sa që mësuesja më aktivizonte me skuadrën e saj edhe në konkurset e ndryshme që zhvillonte në Tiranë klasa apo shkolla jonë me gjimnazet e tjera të kryeqytetit. Ajo na fliste me shumë admirim për profesor Lekën dhe na thoshte se, aq sa ishte i dashur dhe i pakursyer në dhënien e dijes, kur të jepte mësim aq ishte i rreptë dhe kërkues kur të pyeste për mësimin. Ai nuk lodhej duke bërë punë të diferencuar me studentët, ai ndjente kënaqësi kur ndihmonte studiuesit e rinj dhe vërente që ata do të ecnin. Ai që të falte aq shumë dashuri e dije, nuk mund të të toleronte dot kur nuk ishe i përgatitur për lëndën.

Një tjetër mesazh lexova nga kujtimet e mbresat e mësuese Lirisë. Ajo u shpreh: “Po, po, punonte, shkruante, hapte libra, studionte dhe në shtëpi punonte, sa dhe i ati i fliste: Si shumë u lodhe Lekë, mos puno kaq shumë!” dhe Leka ka punuar që nga viti 1961, që kur mbaroi e mori diplomën e deri në vitin 1994, kur ka marrë titullin “Profesor”, dmth, i thonë 35 vite punë që të marrësh një titull, kurse tani e marrin për katër, pesë vjet titullin profesor”…

35 vite pune për të marrë titullin “Profesor”! Në këtë gjendja, përvoja qytetare na këshillon të përdorim emërtimin e vogël të kartonit profesor dhe emërtimin e madh nderues Profesor. Komentet e tjera s’vlejnë.

 

blank

Më 18 Prill 1996 u nda nga jeta Atdhetari dhe intelektuali i shquar Mentor Hamdi Çoku -Ohri

Më 18 Prill 1996 u nda nga jeta Atdhetari dhe intelektuali i shquar Mentor Hamdi Çoku -Ohri, i njohur shkurt si Mentor Çoku.
Në rrjetin social e kujtoi i nipi Leon Mirakaj si më poshtë duke sjellë edhe disa foto, që po i sjellim më poshtë:
“Më 18 prill 1996, si sot 25 vjet më parë u nda nga kjo jete, në Romë (Itali) një nga burrat më të aftë që Shqiperia do kishte pasur fatin të kish në gjirin e saj.
Por, si disa burra e gra të vlefshem si ai, ajo i deboi duke u mbuluar me errësirë.
Nuk qe as gjeni, as njësh e as gjigand.
Qe një burre me dijen e inteligjencen, aftësi të jashtëzakonshme komunikim e mediacioni, tolerance e integriteti politik e shoqeror.
Një nga ata burra që do i ishte dashur me shumë se kurrë një Shqipërie të ciles liria po i trokiste në porte e brënda shtepisë kish vetëm xhuxha.
Ketu kam vëne një kolazh fotosh të gjyshit tim Mentor Hamdi Çoku -Ohri.
I paharruar kujtimi i tij
Këtu poshte me: Presidentin e Turqis, Ismet Inönü, me Ali Bej Kelsyren, me aktoren italiane Xhina Lolobrixhida , me shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku e në foton e fundit, në zyren e tij ne Rome.”
blank
Në zyrën e tij në Romë
blank
Me Presidentin e Turqisë, Ismet Inönü
blank
Me Ali Bej Kelsyren
blankMe shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku
blank
Me aktoren e famshme italiane Xhina Lolobrixhida

Mentor Çoku lindi në Elbasan më 1914 (prill 1996) dhe pa mbushur motin së bashku me të ëmën, shkuan në Ohër. Pat qarë e qeshur në atë derë bucare, e cila decenie më parë ish ngritur në lartësitë e këngës prej trimërive të gjyshit të tij Iljaz Pashë Dibra në krah të burrave si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi duke ndriçuar krejt Dibrën dhe Shqipërinë.

  • Ndërsa i ati i Mentorit, Hamdi Bej Ohri, do të njihej në gjithë vilajetin e Manastirit jo vetëm për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan komitetin e fshehtë të Manstirit.
  • Mësimet e para Mentor Çoku i merr në Ohër, i cili, në vitet 20 të të shekullit të kaluar ende ruante diçka nga madhështija e viteve të shkuara. Ai dallohej aty për dashurinë e madhe për dijet dhe veçmas do të ishte i interesuar për gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së tij, në krejt viset etnike.
  • 1925 – 1928, vazhdon shkollën e mesme në Beograd, ku jeta e tij merr një tjetër përmasë, atë të shqiptarit me shpirt të kulluar por edhe të vendosur për të kërkuar të drejtat e veta. Në Beograd mban lidhje të drejtpërdrejta me atdhetarin tjetër të shquar Rauf Ficon, i cili në atë kohë ishte Ambasador i qeverisë shqiptare në Jugosllavi. Natyrisht edhe me nxitjen e Raufit, Mentori së bashku me dhjetra gjimnazistë shqiptarë në Beograd, krijon “shoqërinë e djelmërisë për të drejtat e shqiptarëve” në thelb të së cilës parashihej lufta me mjete diplomatike dhe politike për arritjen e të drejtave të shqiptarëve. Në vitin e fundit të gjimnazit, kur protestat e kësaj shoqërie i patën kaluar kufijtë e Beogradit dhe po diskutoheshin në Paris e Gjenevë, Mentor Çoku pushohet nga shkolla pa të drejtë për t’u rikthyer më në Beograd. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit. Duke qenë se rezultatet në mësime i ka pasur tejet të larta, me ndihmën e pakursyer të prindërve (nëna e Mentorit ka qenë prej familjes së njohur të Toptanasve) shkon në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
  • 1935 Në shoqërinë e bijve të tjerë të shqiptarisë, juristi i ardhshëm, Mentor Çoku, do të debatonte me pedagogët e vet italianë, lidhur me disa të drejta legjitime të kombit të vet.

Mentor Çoku le Milanon dhe shkon pranë familjes dhe miqve të vet në Ohër.

  • 1939 Ndërsa urtësia ka qenë tipari karakteristik i tij, Mentori e ka pritur i revoltuar pushtimin Italian të 7 prillit.
  • 1943, kontaktet e tij me nacionalistët e Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe atyre të shtetit amë, sa vijnë e shpeshtohen. Duke lënë menjanë avokatinë, Mentor Çoku bëhet organizator i formacioneve luftarake nacionaliste në Ohër, Strugë e Manastir. Ka qenë kjo arsyeja që ai zgjidhet si delegat i këtyre trevave në Lidhja e Dytë e Prizrenit në vjeshtën e vitit 1943. Fjala e tij në disa tubime të kësaj Lidhjeje, në Prizren, u dëgjua me vëmendje të madhe jo vetëm pse sillte atje trazimet politike në Ohër, Strugë e Manastir, por sepse parashihte trazime akoma më të mëdha në të ardhmen. Zëri i Mentor Çokut, u ndje ashpër sidomos në ngritjen sa më shpejt të formacioneve luftarake që do të vireshin në shërbim të kësaj Lidhjeje. Ata që kanë dëgjuar gjykimin e drejtë të Mentor Çokut në këto tubime, assesi nuk kanë harruar shprehjen proverbiale të tij “Partia ime është Lidhja e Prizrenit”.
  • 1943 – 1944 Në parlamentin shqiptar , Mentor Çokun e shohim të kandidojë si përfaqësues i popullit të tij dhe fjala e Mentorit si kryetar i grupit parlamentar të Maqedonisë shqiptare, pati jehonë të madhe.
  • nëntor 1944, Mentori së bashku me Mid’hat Frashërin, Hasan Dostin, Bato Rexhibin, Faik Qukun, Vasil Andonin e dhjetra nacionalistë të tjerë të shquar, merr rrugën e mërgimit në Itali.
  • 1970 – 1980 I përkushtuar pas konfesionit mysliman, Mentor Çoku do të ishte një prej ideatorëve kryesorë të ngritjes së një xhamie në një nga sheshet e Romës. Në krye të komunitetit mysliman për Europën Juglindore, do të bënte ç’ish e mundur që çështja shqiptare të diskutohej në rrethet më të larta të diplomacisë perëndimore e lindore. Falë autoritetit dhe përkushtimit të tij, në vitet e 80-ta në Romë, do të ngrihej xhamia e madhe dhe aq e bukur e paisur me të gjitha ambientet e duhura.
  • 1992 – 1993, Mentori shkon në shtetin amë disa herë dhe çmallet me të bijën që e pat lënë foshnjë, me miqtë e të afërmit, duke u kujtuar edhe bisedat e lëna në mes, në nëntorin e vitit 1944. Ai pritet nga personalitete të larta të së djethtës shqiptare, intelektual të Tiranës dhe Ohrit e Dibrës. Në një prej intervistave të dhëna në shtypin shqiptar të atyre viteve, lidhur me çështjen shqiptare, shprehet tekstualisht ; “Unë kam një bindje personale që nuk ka të bëjë hiç me politikën, dhe përsëris me të madhe se çështja shqiptare në Ballkan asht fitueme. Asht e fitueme për një arsye. Jo aq për meritën e shqiptarëve të 1913-ës, por të Kosovës dhe Shqiptarëve të Maqedonisë që kanë mbërri koshiencën kombëtare, ndërgjegjen kombëtare” (Gazeta “Dardania” nëntor 1993).
  • Mentor Çoku, mbante në tavolinën e punës, në zyrë, por edhe në ambientet e shtëpisë, flamurin kombëtar e lidhur me këtë simbol, pyetjes së një gazetari në Tiranë, atdhetari Mentor Çoku do t’i jepte këtë definicion ; “Përse populli ynë, më i lashti në Ballkan dhe Evropë, të mos prezantohet me shqiponjën e vërtetë të heroit tonë kombëtar, simbol që rrjedh dhe trashëgon lashtësinë prej dhjetëra shekujsh përpara vetë Skënderbeut ? Sot kur fatmirësisht këtë simbol e kemi në duart tona, të zbuluar dhe të verifikuar, një mendim tjetër mendoj se është i palogjikshëm, anakronik dhe si i tillë nuk mund t’i qëndrojë kohës” (Gazeta “Republika” më 25 nëntor 1993).
  • Bija e tij Valbona, ajo që vuajti rininë e saj nëpër kampet famëkeqe të punës në Shqipëri,tregon me mall se si ditën e fundit të jetës së vet, Mentori kishte qenë tejet i lumtur nëpërmjet valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e vet, një protestë të fuqishme që shqiptarët në Zvicër patën organizuar për lirinë e Kosovës. Kjo protestë, fjalët e zjarrta dhe himni shqiptar i kënduar në Bern, e patën entuziazmuar Mentorin, i cili i kish thënë të bijës, fjalët e mbrame : “Kosova jonë do të lirohet shpejtë, e ndoshta pas kësaj i vjen radha Maqedonisë shqiptare”
blank

Më 16 prill 1859 u ndaj nga jeta Alexis de Tocqueville, një ndër dijetarët më të mëdhenj të mendimit liberal

VOAL – Alexis Charles Henri de Clérel de Tocqueville ka lindur në Verneuil-sur-Seine (Francë) më 29 korrik 1805. Ai vjen nga një familje aristokratike legjitimiste, pra mbështet të drejtën e Burbonëve për të mbetëruar në Francë. Rënia e Robespierrit në vitin 1794 shmang gijotinën ndaj prindërve të tij në momentin e fundit. Revolucioni i 1830 duke çuar në fron Louis Philippe d’Orléans hodhi Alexis de Tocqueville në një krizë të fortë shpirtërore dhe politike, ashtu siç është i ndarë mes besnikërisë ndaj ish-mbretit, në përputhje me idealet e familjes, dhe një dëshire për të mbështetur sovranin e ri, pozicionet i të cilit duken se janë në përputhje me idetë e tij liberale.

Tocqueville është një gjykatës dhe ndër objektivat e tij është të përmirësojë sistemin francez të burgjeve, i cili po përjeton një periudhë krize për shkak të pamjaftueshmërive krahasuar me nevojat e vendit. Me këtë motivim ai vendos të studiojë sistemin amerikan të vuajtjes së dënimeve, kështu që më 1831 ai largohet për në Amerikë; duket se megjithatë, në vendimin e tij për të lënë Francën, më së shumti Tocqueville kishte dëshirën të largohej nga Atdheu për të qenë në gjendje të vëzhgonte situatën politike franceze nga jashtë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ai nuk vëzhgon vetëm organizimin sistemin e burgjeve: Tocqueville është i impresionuar nga sa peshë ka mungesa e privilegjeve të prejardhjes familjare, si dhe fakti se këtu të gjithëve ju jepen shanse nga niveli i barabartë në konkurrencën sociale.

Vëzhgimet e realitetit të jashtëm do t’i japin jetë një studimi që do të realizohet në veprën “La Democracy in America” ​​(botuar pas kthimit në Francë, në dy pjesë, në 1835 dhe 1840). Kjo punë përbën veprën më të rëndësishme të Alexis de Tocqueville dhe në fakt do të jetë një bazë themelore për të kuptuar shoqërinë amerikane, sidomos të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Në “Demokracia në Amerikë”, Tocqueville pohon – përkundër shumë teorive – se Revolucioni Francez dhe Revolucioni Amerikan nuk kanë të përbashkëta, ai francez solli dhunë dhe terror, ndërsa nga ai amerikan  lindi koncepti i vërtetë i lirisë.


Në shoqërinë amerikane, feja mund të ndihmojë për të shprehur lirinë dhe merr një rol themelor në jetë. Analiza e Tocqueville tregon se në fushën sociale janë shumë aktive shoqatat në të cilat çdo person është i lirë të regjistrohet, ndërsa në Francë luftohet kundër kishës dhe fesë, sepse ato konsiderohen pengesa për liri dhe si pasojë një objekt që pengon njerëzit që të bashkohen.

Në 1849 Alexis de Tocqueville u zgjodh deputet në fshatin Norman, emri i të cilit mban dhe për të cilin do të flasë në kujtimet e tij.

Intelektuali francez Raymond Aron (1905 – 1983) ka theksuar kontributin e Alexis de Tocqueville në sociologji, duke e konsideruar atë ndër themeluesit e disiplinës dhe një nga dijetarët më të rëndësishën të mendimit liberal.

Vepra të tjera nga Tocqueville

– Nga sistemi i burgjeve në Shtetet e Bashkuara dhe aplikimi i tij në Francë

– Pesëmbëdhjetë ditë në shkretëtirë (1989)

– Miqesi dhe Demokraci (1987)

– Kujtime (1991)

– Shkrime, shënime dhe fjalime politike 1839-1852 (1994)

– Regjimi i lashtë dhe revolucioni (1996)

– Demokracia dhe varfëria (1998)

– Demokracia, liria dhe feja: mendimet liberale (2000)/Elida Buçpapaj

blank

Ndahet nga jeta legjenda e instrumentave popullore Shaqir Hoti – Regjisorja, botuesja, gazetarja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli shpreh ngushëllimet

voal.ch – Është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili ia kushtoi jetën artit . Duke u mbështetur në traditën mijëra vjeçare Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore. Ai ka instrumentalizuar në mënyrë virtuoze edhe Bareshën e kompozuar nga Rexho Mulliqi.

Ka shprehu ngushëllimet menjëherë regjisorja, gazetarja, botuesja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli përmes rrjetit social si më poshtë:

“Lamtumir zoteri Shaqir Hoti !
Shkoi ne heshtje, instumentalisti frymor, kompozitori –
Faleminderit per “Bareshen” instrumentale, falimenderit per ringjalljen e instrumentit të okarinës me origjinë ilire ,
faliminenderit per intervisten dhe te gjitha.
Me vjen keqe qe nuk u realizua ardhja juaj ne Zagreb si e patem fjalën.
Ardhjen tuaj ndaloj Covidi dhe nuk arrita që t’jua plotësoj dëshirën te vinit ne Zagreb dhe te ishit pranë ne Ditet e Teutes te shihnit koreografinë e Bareshes e cila plote 17 vjet realizohet me grupin Iliret ku vallzojnë balerinat ma te fameshme te Kroacisë.
Lantumirë zoteri Shaqir pushoni ne paqe”

 

Jetëshkrimi i Artistit Shaqir Hoti 14 qershor 1936 – 12 prill 2021

Shaqir Hoti ishte instrumentist i njohur. U lind në Has, pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, me 14 qershor, 1936. Ende pa e mësuar mirë shqiptimin e fjalëve në gjuhën tonë të bukur, mësoi renditjen e gishtave në pipëz, teksa bubërrohej në prehër të babait, Xheladinit, derisa ai interpretonte mjeshtërisht në fyell e kavall. Kjo dashuri fëmijërore për instrumentet frymore të traditës, do ta përcillte tërë jetën. Dhe e mbushi atë (jetën) me krijime, interpretime dhe studime të paçmueshme në kulturën e traditës sonë të pastër. Mbi 2000 instrumente janë gdhendur nga duart e tij, mijëra melodi janë luajtur nga gishtat e tij, qindra këngë e valle mbajnë vulën e tij, shpirtin e tij.

I lidhur fort me vendlindjen, ai mblodhi lëndën e parë nga: dheu, druri, guri, bari, briri, gjethi, kallami, lëkura, gëzhoja e frytit të arrës e të lajthisë, nga çdo gjë në natyrë që ka një brendi, një hapësirë ku mund të hyjë ajri dhe me punë artizanale, me mjete fare të thjeshta i bëri ato që të flasin në gjuhën e bukur muzikore.

Në fushën e folklorit, kjo krijimtari ka vlera të padiskutueshme: historike, antropologjike, etnologjike, etnografike, estetike dhe semiotike, duke qenë frymëzuese e përbotshme, burim i pashtershëm për krijimtarinë e re muzikore artistike të etnisë sonë. Ndaj, mjeshtrja e tij artizanale, instrumentet e tij frymore, krijimet e tij muzikore, interpretimet e tij dhe punimet shkencore në fushën e folkloristikës do të jenë vlera të paçmueshme për Institutin e Folklorit dhe Muzeun Kombëtar, të cilët duhet patjetër ta krijojnë një hapësirë në ambientet e tyre (kërkesë kjo e para 10 vitesh), që do të emërtohej “Oda e Shaqës”, aty ku do të takohemi përherë ne dhe brezat që do të vijnë, me artin e tij, me shpirtin e tij.

Fyellin, kavallin, bishtnicat, pipëzat i kishte trashëgim nga familja. Kur i ka pasur vetëm 6-7 vjeç, ka interpretuar në odë të burrave në Rogovë të Hasit. Herë pas here, është mbyllur në kullën e axhës dhe bashkë me babanë e tij ka interpretuar melodi me fyell e me kavall. Sot është legjenda e instrumenteve frymore burimore. Me duart e tij gdhendi një instrument e nga shpirti i tij çdo ditë nxorri nga një tingull. Kishte dëshirë që zanatin e tij, të krijimit të instrumenteve frymore e të thurjes së melodive me fyell e kavall, t’ua trashëgonte edhe të tjerëve, por askush, as nga Ministria e Arsimit e as nga Akademia e Arteve nuk shprehu interes për talentin e tij.

Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore.

Ka instrumentalizuar edhe Bareshën.

Ai e la këtë botë më 12 prill 2021.

 

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend