VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NAZET E LDK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

By | October 14, 2019

Komentet

ALBIN, JO KOALICION ME AKR E BEHGJET PACOLLIT – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Behgjet Pacolli është figura me tragjike ne politikëbërjën e Kosovës. Ky njeri sikur hyri me zor ne politikë, sepse politika nuk po ia do. Në çdo zgjedhje del i humbur. Heren e fundit e tradhetoi LDK-në dhe shkoi e u rras në PAN-in e Kadri Veselit. Me 3-4 deputet i mori 4 ministri dhe z/kryeministrin.

E mori ta udheheqë Ministrine e jashtme, pra diplomacin pa pas haber për kete punë. Ministria e tij nuk kishte kurrfarë përformance, vetem skena skandaloze ne arenën ndërkombetare. Gjatë gjithë kësaj periudhe sa ishte ne krye te diplomacisë kosovare nuk e solli asnjë njohje, por kolegu i tij nga Serbia Ivica Daçiq ia mori 16 çnjohje. Për te gjitha këto çnjohje ne çdo vend demokratik do te ishte marr në përgjegjesi për shkaterrimin e shtetit duke ia zvogelu njohjet.Por ky edhe perkundjerjtë kesaj po qonë krye ne stilin se kush jame unë. E unë i them se nuk je kërkushi, sepse paraja nuk e ban njeriun njeri.

Gjithëmonë kamë qenë idhetar qe partitë xhuxhe te mos i ngjitën qeverisë,sepse ato jane e zeza eshtetit,manipulimi me to është i turpshëm dhe fatal për një qeverisje të mirë.

Zerat dhe shushurimat apo sinjalet qe po ndegjohën se gjoja AKR ështe e gatshme të bisedoj me Albin Kurtin nuk i bëjnë mirë qeveris se re,por vetem demë. Po AKR nuk është Parti.nuk besoj së z Albin Kurtit ia ka qorru zoti syt qe te bën koalicion me keso parti te deshtuara politikisht te cilat qeverisë mund ti sjellim vetem demë.

Nese Albin Kurti shkelë në një drrasë te ketillë vaj halli me të. Albin larg partive te korruptuara me njërëzit qe janë në to.

“Presidenti 2021”, pika e nxehtë e negociatave LVV – LDK

Arton Konushevci

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të përfshijë edhe çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës preferon që të gjitha çështjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Insistimi i LDK-së që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm që do të vijë në krye të shtetit në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, andaj LDK-ja nuk preferon një marrëveshje koalicioni që do të zgjaste një vit e gjysmë.

Kurse Vetëvendosje, nuk e preferon shumë debatin për presidentin në këtë fazë, por i bën thirrje LDK-së që të mos presë më certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

Përderisa pozita e kryeministrit nuk i është kontestuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, krahas postit të presidentit, një pozitë tjetër që shihet si pikë më e vështirë për negociata është ajo e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se pozita e presidentit dhe ministrit të Jashtëm nuk do të duhej të komplikonte bisedimet që si qëllim kanë arritjen e një marrëveshjeje.

Politologu Ramush Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë, se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të arrijnë marrëveshje për qeverisje duke i harmonizuar programet partiake më shumë se sa të orientohen në atë se kush cilën ministri e drejton.

“Unë nuk konsideroj se vendet vetjake do të jenë ndonjë pengesë, sepse secili e ka një synim të caktuar dhe arrin diçka me atë synim edhe në këtë bazë mund të harmonizohen qëndrimet. Presidenti ka mandat edhe një vit e gjysmë dhe unë nuk mendoj që kjo qeveri vetëm pse i ka numrat ose pse synon t’i ketë numrat, do të bëjë ndonjë ‘puç institucional’ dhe do ta largojë presidentin duke fabrikuar arsyet. Ndërsa, sa i takon ministrit të Jashtëm, varet se si ndahen funksionet e tjera. Por, ministri i jashtëm për dallim deri tash duhet të jetë një personalitet me kredibiltet e me përvojë”, vlerëson Tahiri.

Synimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së është që të krijojnë një qeveri me 12 apo maksimumi 15 ministri.

Mbetet të shihet nëse partia që e merr pozitën e kryeministrit, Lëvizja Vetëvendosje, do të marrë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit apo këtë pozitë do t’ia lirojë LDK-së.

Për këto tema, bisedimet thuhet do të zhvendosen në nivelin e liderëve të dy partive, kurse tash për tash, sipas Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, çështja e postit të presidentit nuk është kërkuar nga asnjëra palë për diskutim. Ajo thotë, po ashtu, se deri tash nuk ka pasur ndonjë pengesë për asgjë kur është fjala për arritjen e marrëveshjes.

“Nuk jemi lëshuar në pozicione siç është ai për presidentin apo në veçanti për ministrin e Punëve të Jashtme. Deri tani nuk ka kushtëzime, por çështja e presidentit nuk ka qenë as kërkesë formale zyrtare e LDK-së. Nuk po merremi me deklarata publike të zyrtarëve të LDK-së. Deri tani në asnjë takim nuk e kanë përmendur çështjen e presidenti. Megjithatë, është çështje që u takon kryetarëve të partive. Nëse do të ekzistonte kjo kërkesë e LDK-së për ta trajtuar edhe çështjen e presidenti, është përgjegjësi e kryetarëve që ta definojnë këtë”, thekson Haxhiu.

Infographic:

Si duket parlamenti pas zgjedhjeve 2019?

Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, konsideron se të gjitha çështjet që garantojnë një koalicion qeverisës në mandat plotë duhet të definohen në fillim në mënyrë që, siç thotë ai, më vonë të mos ketë probleme. Në këtë aspekt, Veliu konsideron se duhet të diskutohet edhe për çështjen e presidentit.

“Po ashtu, edhe çështja e presidentit duhet të diskutohet, sepse viti 2021 është viti kur mandati i presidentit përfundon. Dhe, nëse nuk arrijmë ne të bëjmë një marrëveshje, ta gjejmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje dhe nuk kemi llogari ne për një vit e gjysmë të eksperimentojmë me një subjekt politik edhe pastaj serish të nisemi nga fillimi”, shprehet Veliu.

LDK-ja aktualisht nuk po preferon nisjen e bisedimeve në nivelin e liderëve të partive, pasi që është në favor të pritjes së certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Kurse, Albulena Haxhiu thotë se Vetëvendosje është e interesuar që të diskutohet edhe për postet ministrore, pa pasur nevojë që të pritet certifikimi.

“Ne jemi shumë të interesuar që këto takime të ndodhin sa më parë. Kemi dëgjuar zotin Isa Mustafa në një deklaratë që ka thanë se ‘pa u certifikuar rezultatet, me zotin Kurti mund të pimë vetëm kafe’, por gjatë kësaj kohe sa pritet certifikimi duhet të ketë takime intensive në mënyrë që kryetarët e partive politike të flasin për çështje, të cilat nuk kanë qenë kompetencë e grupeve punuese e që kanë të bëjnë me ndarjen e pozicioneve të qeverisë”, shton Haxhiu.

Takimet ndërmjet grupeve punuese, kanë përfunduar kurse faza tjetër e bisedimeve, parashihet të zhvillohet më vonë kur edhe pritet ndarja e ministrive dhe pozitave kryesore gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur rezultate përfundimtare, por partitë politika kanë pasur ankesat e tyre. Votat nga Serbia ishin kontestuar nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Sipas këtij koalicioni, zarfet me vota nga Serbia “nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën”. Ankesa e tyre u trajtua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili vendosi të hënën, më 11 nëntor, që të anulohen këto vota. Por, një ankesë tjetër u deponua në Gjykatën Supreme, nga tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së.

Megjithatë, sipas një deklarate të postuar në rrjetin social Facebook, Limaj, ka thënë se “Gjykata Supreme dhe PZAP-ja me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”.

Ndërkohë, të mërkurën pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë. Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

ETHET PASZGJEDHORE TE HASHIM THAÇIT!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Që nga përfundimi i zgjedhjeve te parakohëshme të 6 tetorit 2019 dhe përfundimit te numrimit te votave i numrimit te votave nga KQZ ku Partia e Labin Kurtit doli fituese, Hashim Thaçin nuk po e ze gjumi i natës. E kanë kapë ethet dhe po ka zjarmi te madhe, vendi vend nuk po i zihet.

Si Presidenti është totalisht i izoluar nga brenda dhe jashtë, si pasojë e kësaj ka nisë te bëje me parat e taksapaguesve te Kosovës edhe vizita private, sepse zyrtarishte nuk e thrret askush.

Hashim Thaçi as se si te pajtohët me realitetin e me pak me vehten për fitorën brilante te Partis së Albin Kurtit,e cila do te qeverisë me vendin sepse për këtë ia dha besimin vetë populli.Mospajtimin e tij më krijimin e situatës së re pas zgjedhjeve Hashim Thaçi e ka shtri ne dy rrafshe:në ate të brendshëm dhe te jashtem.

Se pari,në rrafshin e brendshëm ai e ka shtri aktivitetin e tij duke i mobilizuar te gjitha strukturat mafioze ne drejtim qe priqesi i numrimit te votave te zgjasë sa me shumë për te penguar këtë proces,për ta penguar formimin e Qeveris nga Albin Kurti.Kjo po shihet me së miri se sa janë te kapura prej tij në këtë lojë KQZ dhe PZAP duke numruar dhe çnumruar votat,duke futur spica dhe pyka midis partive.

Kjo më se miri po shihet se ne krejtl këtë drejtim është vu ne shnjesterë qe me hatër apo me zor të futet Nisma e Ftamir Limaj ne Parlament si pykë midis LVV dhe LDK,jo pse e don aq shumë NIsmen e LImajt por me shumë për ta zgjatë çertifikimin e deputeteve dhe shtyrjën e formimit te Qeverise se re,por krejtë kjo bëhet ne dobi te asaj qe struktuar mafioze te kenë sado pak një ndikim ne Parlamen dhe qeveri.

Se dyti,Hashim Thaçi është duke e zhvilluar një aktivitet edhe jashtë shtetit drejtpërdrejtë apo indirekt me te vetmin qellim qe para boteës,para ndërkombetarëve te nxjerr Albin Kurtin si njeri jo te përshtatshëm për Kryetar Qeverije,sepse ai sipas tij,është ne gjendje që ti prishë raportet e Kosovës më ndërkombëtaret,së ai nuk është i përshtatshëm me e udhehëqë dialogun me Serbin të cilën gjë sipas tij po i frikesohet edhe Aleksandër Vuçiq.
Në konstatim të kësaj shokn edhe fakti i takimit gadi sekret midis Manuel Macronit,Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçit (te cilin Presidenti i Amerikes Trump e ndali)por te cilin Macroni pas disa oreshe ne krye ne vehte e vazhdoi i cili ishte i natyrës private,për te ia ba me dije Macroni se dialogu duhet te vazhdoi,duke insistuar qe ky dialog te behet midisë dy Presidenteve Vuçiq dhe Thaçit,duke tentuar ta përjashtoi Albin Kurtin si kryesues i Kosovës ne këtë dialog te cilin edhe ia jep te drejtën kushtetuese.

Albin Kurti,dosido qe te sillët Hashim Thaçi,edhe pas te gjitha nderskamcabe te mberndshme dhe ndërkombëtare do ta udhehq dialogun me Serbin dhe se Hashim Thaçi është i përjashtuar nga udheheqëja e dialogut.

Shkrirja e kufirit me Kosovën – Shqipëria pret marrëveshjen rajonale

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidh këto dy shtete. Qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara edhe shumë marrëveshje me qëllim që të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve, por ende mungon një marrëveshje për lëvizje të lirë.

Pas takimeve të fundit në nivel të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Novi Sad dhe Ohër, ku Kosova nuk mori pjesë, Shqipëria po e sheh çështjen e lirisë së lëvizjes më shumë në kontekstin e një “Mini-Shengeni” ballkanik dhe jo të një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve.

Tani çështja e kufirit Kosovë – Shqipëri nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po theksohet se nuk mund të arrihet mes dy shteteve, pa pasur marrëveshje edhe me vendet tjera të rajonit.

Rama një intervistë dhënë në televizion Top- Channel në Tiranë i pyetur lidhur me mendimin e Albin Kurtit, pretendent për kryeministër pas zgjedhjeve të 6 tetorit se ‘ Shqipëria duhet të heqë kufijtë me Kosovën, Rama ka theksuar se kufiri Kosovë – Shqipëri mund të hiqet vetëm me marrëveshje me të tjerët.

“Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do të hapë luftë. Kush SHBA, Bashkimi Evropian apo Kuba do të japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët, do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër, që ne e kemi parë, jo duke e hequr, por duke e thënë se do të hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithë andej”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Qeverinë në detyrë të Kosovës, Gazmend Abrashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës viteve të fundit ka punuar shumë për të lehtësuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Abrashi thotë se për heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri, siç ishte premtuar nga të dy qeveritë, janë edhe disa kërkesa administrative të Bashkimit Evropian. Ai thotë se në marrëdhëniet reciproke Kosovë – Shqipëri nuk duhet të ndërhyjë shteti i tretë.

“I ashtuquajturi menaxhim i integruar i kufijve, është një projekt që është paraparë të zbatohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ideja e këtij menaxhimi është që të gjitha shtetet e rajonit të kenë një sistem, me të cilin kur të afrohet çfarëdo mjeti transportues në vendkalimin kufitar të identifikohen detajet dhe kjo kontroll të kryhet vetëm në një pikë kufitare. Kjo iniciativë që ka bërë Edi Rama, është një nga iniciativat e shumta që e kanë karakterin e njëjtë, nuk ka asnjë risi”, thotë Abrashi.

Javën e kaluar liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa pjesëmarrjen e Kosovës e kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal duke përfshirë lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave.

Rama, duke i referuar kësaj nisme rajonale për “Mini-Shengeni”-in ballkanik thotë se do ta heqë kufirin edhe me Kosovën.

“Nuk ka askush kundërshtim. Edhe presidenti i Serbisë e ka hedhur hapin e madh dhe të vështirë në raport me të dhe e ka hequr veton për kufirin për lëvizjen e njerëzve, tani këta duan ta heqin kufirin apo do të vazhdojnë të heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr, apo do ta heqin me valle shpatash”, ka thënë Rama.

Kandidati për kryeministër të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri Rama ka bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale “Mini shengeni” ballkanik.

“Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci e Bullgari, vazhdon me Sarajevën zyrtare, Podgoricën zyrtare, Shkupin zyrtar e në fund Beogradi, sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në filtrim të vazhdueshëm me Moskën, nuk mund të ketë prioritet. Mendoj se edhe mbledhja e Novi Sadit, edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”,tha Kurti.

Iniciativat e tilla rajonale janë kundërshtuar edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo iniciativë rajonale, sipas presidentit Thaçi, është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, të cilat në vazhdimësi kanë kërkuar largimin e barrierave tregtare mes shteteve, thonë se lëvizjen e lirë e parasheh edhe Marrëveshja për Tregti të Lirë CEFTA, por që këto nisma nuk po arrijnë të zbatohen dhe po krijohen barriera në vazhdimësi.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se do të ishte parësore që fillimisht të zbatohet Marrëveshja për Tregti të Lirë (CEFTA) e nënshkruar tani e sa vite, para se të diskutohet për çfarëdo iniciative tjetër që do të mundësonte qarkullimin e lirë të njerëzve të mallrave dhe kapitalit.

“Përvoja e kaluar ka dëshmuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gatshëm të heqin të gjitha barrierat ndaj njëra tjetrës. Ajo që do të duhej t’i paraprinte një aranzhmani të ri është natyrisht harmonizimi i plotë i të gjitha procedurave fito sanitare dhe dokumenteve të tjera inspektuese që do t’i lëshonte një vend dhe do t’i pranonte një vend tjetër. Kjo nuk ndodh as në raport me Kosovën dhe Shqipërinë, si dy shtet që kanë pasur edhe marrëveshje bilaterale për lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, e lërë më me shtetet e tjera që as nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur ose kanë barriera tjera të natyrës politike”, thotë Zeka.

Ai thotë se edhe në të kaluarën ka pasur tentime për heqjen e kufirit Kosovë- Shqipëri, por ka pasur shqetësime që janë prezantuar edhe nga Bashkimi Evropian, e që janë shqetësime, të cilat, sipas tij, duhet të adresohen.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dy vendet kanë investuar edhe miliona deri në miliarda euro në infrastrukturën rrugore.

Peter Beyer emërohet raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën

Të enjten Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, emëroi zotin Peter Beyer, nga Gjermania, si raportues për Kosovën.

Emërimi i tij u bë mes debatesh që kishte nxitur në Kosovë kandidatura e të dërguarit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev, për këtë post.

Autoritetet në Kosovë kishin paralajmëruar se do të refuzonin çdo bashkëpunim me të nëse do të zgjidhej, ndërsa mbi 40 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i bënë thirrje Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike që të mo e bëjnë një gjë të tillë. Reagimet kundër kandidatit rus iu referuan njoftimeve të pakonfirmuara të medieve lokale se ai ishte përfshirë në një incident në Kosovë në vitin 2001, kur shërbente si pjesë e kontingjentit rus në kuadër të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është organizata kryesore evropiane që për të drejtat e njeriut në kontinent dhe përbëhet nga 47 vende anëtare.

Raportuesi i ri për Kosovën, Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman nga radhët e demokristianëve të kancelares Angela Merkel.

Ai njihet për qëndrimet e tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ka bërë thirrje më herët gjatë këtij viti që Bashkimi Evropian të emërojë një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, pak pasi që Shtetet e Bashkuara emëruan zotin Matthew Palmer si përfaqësues të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i tij u mirëprit në Kosovë. Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, uroi që “ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e cilësoi lajm “fantastik” emërimin e zotit Beyer.

“Gjermania është partneri më i rëndësishëm strategjik dhe mbështetës i madh i Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë se është bartëse e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, shkroi ai.

Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës por ka statusin e vëzhguesit ne Asamblenë parlamentare të tij.

Heqja e vijave të kuqe, kusht për qeverisjen e Kurtit!! – Nga Florim Zeqa

Bazuar në takimet e deritanishme të grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje dhe dallimet në konceptin qeverisës të vendit, pa arritur ende në pikën më të nxehtë të ndarjes së “tortës qeveritare”, atë të postit të kryeministrit dhe ndarjes të posteve ministrore, gjasat janë 50 me 50 që Albin Kurti të bëhet kryeministër i vendit.

Sjellja sabotuese dhe plotë hipokrizi e LDK-së ndaj koalicionit me LVV-në, e ka krijuar një momentum të ri politik, nga i cili duhet të marrin mësim të gjithë.
Sjallja e LDK-së jo si humbëse, por si fituese të zgjedhjeve, thuajse po ia dhuron Albin Kurtit postin e kryeministrit, e detyron LVV-në për heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së dhe atë për shumë arsye.
Për shkak se LVV-ja konceptet ideologjike i ka më të përafërta me PDK-në sesa me LDK-në, e ka gjysmën e strukturës drejtuese të saj që ishin pjesë drejtuese dhe e pushtetit të PDK-së.
Nëse vërtetë lideri i LVV-së Albin Kurti e sheh si pengesë PDK-në si kapëse të shtetit, disa nga kapësit dhe uzurpatorët e shtetit i ka brenda në strukturën e saj drejtuese, prandaj “vijat e kuqe” me PDK-në mbetën të pakuptimta.
Përtej kësaj, për aq sa PDK-ja që është kapëse faktike e shtetit, edhe LDK-ja ishte në bashkëqeverisje me ta, dhe asgjë nuk e ka lën keq në fushën e punësimeve familjare dhe përfitimit të tenderëve nga PDK-ja.
Albini duhet të jetë i vendosur në ç’kapjen e shtetit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar pavarësisht partnerit qeverisës e jo të veprojë si Ramush Haradinaj, që nga dita e parë e qeverisjes punojë për interesat e tij personale e jo të shtetit.

Kërkesat shantazhuese të LDK-së

Sikurse në secilën garë, edhe në lojën zgjedhore dikush del i parë, dikush i dytë, i tretë e kështu më radhë. Por, ai që del i parë, pavarësisht rezultatit të ngushtë apo të thellë, ai është i parë dhe i takojnë meritat dhe përgjegjësitë.
Kërkesat shantazhuese të LDK-së ndaj VV-së, duke ia ofruar Albin Kurtit pozitën e presidentit dhe të kryeparlamentarit si këmbim për poziten e kryeministrit, përveqse shprehje e mos sinqeritetit dhe pabesisë ndaj vullnetit të qytetarëve të vendit, për qëllim ka thellimin e krizës politike në vend, nga e cila klanorët e Isa Mustafës si humbës serik të pesë palë zgejdhjeve pretendojnë arritjen e dy qëllimeve politike; mbajtjen e primatit në parti dhe kapjen e pushtetit qendror njëkohësisht.
Në rretahanat kur Albin Kurti ndodhet para shantazhit të LDK-së dhe dhe heqjes së vijave të kuqe për PDK-në, si kusht të vetëm për qeverisjen e vendit, Albin Kurti duhet ta mendojë mirë situatën në të cilën ndodhet nëse dëshiron që të mos e humbas rastin historik për t’u bërë kryeministër i vendit.
Nënshtrimi para shantazhit politik do të ishte vetëvrasje politike për të dhe partinë e tij dhe nënçmim për anëtarësinë e saj dhe elektoratin që ia dha besimin me 6 tetor.
Shkuarja e sërishme në zgjedhje nuk është zgjidhja më e mirë për vendin, ku përveq kostos së lartë financiare dhe maltretimit të qytetarëve, do ta kemi sërish të njëjtin rezultat dhe të njëjtat situata paszgjedhore.
Zgjidhja më e mirë për vendin dhe më pragmatike do të ishte heqja e vijave të kuqe për PDK-në.
Pra, heqja e vijave të kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në, mbetët sfidë dhe kusht për qeverisjen e Albin Kurtit!

Deformimi i qëllimshëm i procesit zgjedhor

Deformimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të vazhdueshëm e të pandalshëm deri në tendencën për shpalljen si të parregullt të tërë procesit zgjedhor.
KQZ-ja me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të Hashim Thaçit, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në tërësi dhe përseritjen e procesit zgjedhor.
Fushata e presidentit pranojak Hashim Thaçit kundër Albin Kurtit nuk përfundon më kaq. Abuzimi me liderin e LDK-së, Isa Mustafën në njërën anë për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe fushata e egër dhe e paparë tek ndërkombëtarët, kundër qeverisë në ardhje dhe Albin Kurtit kryeministër, duke e cilësuar atë bllokues të bisedimeve me Serbinë me qëllim që qeveria e re e Kosovës të izolohet nga ndërkombëtarët dhe primatin e liderit të shtetit në negociata me Serbinë të ja njohin vetëm Hashim Thaçit.
Fushata e hapur dhe fshehtë e Thaçit është një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti, prandaj po synon që ta bllokoj me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij kryeministër, me qëllim që të mbetët edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Pas takimit të ditës së hënë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Paris me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në të cilin është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi është shprehur për dialog pa kushte dhe është i gatshëm për çdo marrëveshje e cila si rezultat final do të kishte njohjen reciproke mes dy shteteve, por ai me këtë rast e ka akuzuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin se kinse po përgatitet për bllokimin e procesit, prandaj nuk do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare.
Kjo është loja më e pasinqertë dhe e rrezikshme për Kosovën e Thaçit në prapaskenë, vetëm e vetëm që të ulë imazhin e Kurtit tek ndërkombëtarët dhe ta dëmtojë procesin e rregullt zgjedhor për llogari të PDK-së dhe aleatëve të saj tradicional.

Tradhtia ne prapaskenë

Ngrirja dhe shkrirja e njëanshme e negociatave nga ana e LDK-së, mund të jetë një skenar i paramenduar nga PDK-ja she SHIK-u në pritje për ta kaluar eventualisht pragun edhe koalicioni NISMA –AKR , dhe për ta mashtruar LDK-në me pozitën e kryeministrit, që të ndërtohet koalicioni i treshes LDK-PDK-Nisma dhe përsëri të tradhtohet Vetëvendosje duke mbetur në opozitë së bashku me AAK-në.
Zërat kundërshtues për koalicionin e mundshëm LVV-LDK, janë tregues që Vjosa Osmani, edhe pse më e votuara, është e fundit që vendos në LDK.
Heshtja e Vjoses përballë realitetit të krijuar mund t’i kushtojë asaj me humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Vjosa Osmani në rrugëtimin e saj të gjatë politik drejt kreut të ekzekutivit duhet të dëshmohet që është produkt i vullnetit të elektoratit e jo produkt i matrapazëve politikë, në të kundërtën e ka të garantuar theqafjen politike bashkë me klanorët e Isa Mustafës në majat e LDK-së.

Kurti: Shqipëria duhej të priste formimin e qeverisë së Kosovës para çdo nisme rajonale

Leonat Shehu

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, tha të mërkurën se është bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave e quajtur Shengenin Ballkanik ndërsa bëri thirrje për aleanca tjera ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Nuk nis me Serbinë kjo punë, nis Kosovë-Shqipëri vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare dhe Shkup zyrtar e Beogradi në fund sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në filtrim të vazhdueshëm me Moskën e (Vladimir) Putinit nuk mund të ketë prioritet, rrjedhimisht mendoj se edhe mbledhja e Novi Sad-it dhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”, tha zoti Kurti.

Ai tha se Shqipëria zyrtare është dashur të presë formimin e qeverisë së re të Kosovës para çdo nisme rajonale.

“Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare një qeveri të re dhe të denjë të Kosovës shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri dhe të bashkëpunojmë të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad, me Ohër e nesër me Durrës kur jemi në prag të formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”, tha zoti Kurti.

Autoritetet në Kosovë kanë refuzuar përfshirjen në nismën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa e kanë quajtur të pakuptimtë një gjë të tillë përderisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Partitë politike madje e kanë quajtur si pëprjekje për ringjallje të ish Jugosllavisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i hodhi poshtë vlerësimet e tilla ndërsa theksoi se Kosova kësaj radhe nuk është penguar nga askush por është vetëpërjashtuar.

Të rezervuar janë shprehur edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina që kanë kërkuar kohë që të vlerësojnë këtë nismë rajonale.

Ndahet nga jeta regjisorja e talentuar Arzana Kraja

Në mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë ka vdekur regjisorja Arzana Kraja.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se angazhimi i regjisores Kraja në fushën kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë vdekjen e një personi të gjinisë femërore me inicialet A.K, dhe se ka dalë në vendin e ngjarjes pas informatave për një trup të pajetë.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se ky rast po konsiderohet si “vdekje e dyshimtë”, derisa të publikohet raporti i obduksionit.

Kraja njihet për filmat, “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”.

Arzana Kraja është vajza e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Komuniteti artistik në Kosovë dhe miq të saj janë shprehur të mërzitur dhe kanë shprehur ngushëllime për regjisoren e ndjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Arzana ka kontribuuar shumë në kinematografinë e Kosovës.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, është shprehur presidenti në një postim në Facebook.

Në të njëjtën platformë, kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ata që kanë njohur regjisoren Kraja. rel

Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, raporton AFP

Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve France-Presse (AFP), ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, i tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ganës, Charles Owiredu, agjencisë AFP.

Arsyet e tërheqjes së njohjes i janë komunikuar edhe Serbisë, tha ai.

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Ganës.

“Gana e ka marrë parasysh dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes”, është thënë në njoftim.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha të hënën se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate tha se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e ministrit serb Daçiq për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.

“Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiq me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja, Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jo-rezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi.

Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Pallaska: Edi Rama ia dha Kosovës goditjen më të madhe politike në pesë vitet e fundit

Analisti politik, Dastid Pallaska, në Pressing të T7 ka komentuar iniciativën dhe bashkëpunimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e një “Mini Schengeni” ballkanik, shkruan Gazeta Express.

Pallaska thotë se Vuçiq po e shfrytëzon Edi Ramën, për ta paraqitur Kosovën si një shtet jo bashkëpunues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Teksa ka folur për këtë, Pallaska ka përmendur kritikën e Edi Ramës për Kosovën të bërë nga Ohri, ku Rama kishte thënë se Kosova nuk po bashkëpunon për iniciativa që për qëllim kanë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.

“ Kjo ishte goditja më e madhe politike për Kosovën në pesë vitet e fundit”, ka thënë Pallaska, shkruan Gazeta Express.

Nismën e Ramës me Vuçiqin e kanë kundërshtuar të gjithë krerët e politikës kosovare. Madje kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re.

Mukwege: Në Kosovë përdhunimet janë përdorur si teknikë e spastrimit etnik

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018, Dr. Denis Mukwege, tha të hënën se përdhunimet gjatë luftës në Kosovë janë përdorur si teknikë e spastrimit etnik.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, organizatë kjo që merret me trajtimin e rasteve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Mjeku Mukwege, ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Ai dhe personeli i tij kanë trajtuar mijëra viktima të sulmeve të tilla.

Dr. Mukwege tha se mosndëshikimi i autorëve të dhunës seksuale gjatë luftës dërgon porosi negative për të gjitha viktimat dhe se sipas tij shërimi i viktimave të përdhunimeve do të mund të bëhet vetëm atëherë kur të fillojnë të flasin të gjithë ata që kanë përjetuar një gjë të tillë.

“Heshtja është një armë absolute që lejon vazhdimin e dhunës seksuale, armë që mbron kryesin e aktit. Nëse e lëmë të pa shqetësuar atëherë ai do të vazhdojë dhunën. Faktori i dytë është mosndëshkimi. Njëzet vjet nga lufta në Kosovë, nuk ka pasur dënime në asnjë rast. Ky është një mesazh shumë negativ për viktimat e dhunës seksuale. Drejtësia jo vetëm që luan rolin e ndëshkimit, por gjithashtu luan një rol në parandalimin e gjërave të tilla, që të mos ndodhin përsëri duke ndihmuar viktimën të rimëkëmbet”, tha ai duke nënvizuar se është detyrë e mbarë shoqërisë t’i dilet në ndihmë kësaj kategorie.

“Kudo qe shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdor si teknikë e spastrimit etnik ose duke e detyruar popullatën të ikin prej vendit të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi i luftës nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërue. Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim t’i përgjigjet me humanitet kësaj të keqeje”, tha zoti Mukwege.

Drejtoresha e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se këto njëzet vjet nuk kanë qenë të lehta pasi që sipas saj të mbijetuarat e dhunës seksuale shpesh herë janë gjetur të vetmuara dhe të paragjykuara.

“Në rrethana të tilla të mbijetuarat e dhunës seksuale janë gjetur shpeshherë të vetmuara dhe mund të them në përvojën tonë 20 vjeçare të dëshpëruara, të lënë anash nga familja, shoqëria por edhe institucionet. Shumica e viktimave fatkeqësisht kanë qenë gra dhe vajza, përderisa kishte raporte për të mbijetuar meshkuj të dhunës seksuale”, tha zonja Rushiti.

Ajo tha se edhe pas njëzet vitesh ende nuk dihet saktësisht numri i personave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë

“Bilanci i këtyre krimeve të përdhunimeve të luftës nuk mund të dihet saktësisht por burimet ndërkombëtare thonë se janë rreth 20 mijë veta, fatkeqësisht shumë nga to kanë vdekur, shumë nga ato janë të zhdukura. Fatkeqësisht gratë dhe vajzat kanë qenë shënjestër drejtpërdrejt të dhunës si mjet lufte, luftë e cila për to kurrë nuk do të ketë një fund pasi që gratë e përdhunuara gjatë luftës jo vetëm që janë viktima të dhunës seksuale, por të mbijetuara të torturës por edhe bartëse të kësaj episode të rënd. Ato shpesh janë viktima të paragjykimit dhe të diskriminimit”, tha zonja Rushiti.

Ende nuk dihet numri i saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi. Deri tash askush nuk është dënuar për këtë krim, ndonëse është i dënueshëm me ligjet vendase e ndërkombëtare.

Kurti i përgjigjet Edi Ramës: Nëse është shtyrë Samiti i Parisit, mund të shtyhej edhe ai i Ohrit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur të gabueshme dhe të pashpjegueshme ngutinë për të mbajtur Samitin e Ohrit, raporton Gazeta Express.

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe Mini Schengeni Ballkanit, ka mbledhur gjatë vikendit treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë takim, në të cilën nuk ka marrë pjesë Kosova ka reaguar sot gjatë ditës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti në një intervistë për Report TV ka thënë se vala e dytë e këtyrë iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, thotë ai.

Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme.

“Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë. E dyta, inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra ccfarëdo inciative në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatoj qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, shton i njejti.

I pari i Vetëvendosjes, ka thënë se tashmë janë dakorduar që me Serbinë të kenë reciprocitet, teksa shton se ky është edhe vullnet i popullit.

“Edhe LDK edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, edhe z.Osmani edhe unë, pra gjithsej gati 2/3 e votave shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë, ky është vullneti i popullit. Vështirë është të gjendet ndonjë gjë tjetër për të cilën ka vullnet aq të madh politik e popullor sikurse për reciprocitetin me Serbinë. Prandaj inciativa të tilla duhet t’ja bëjnë vendin parimit të reciprocitetit, cili është është kriter i shëndosh në marrëdhëniet e mira fqinjësore e bilaterale në përgjithësi. Dhe e treta, si qeveri e re, si kryeministër i ri, unë do të mbledh qeverinë që të diskutojmë këtë gjë, me ministrat, posaçërisht ata të fushës dhe me shoqatat, asociacionet, organizatat dhe me unionet e ndryshme”, tha ai.

Ndryshe, kundër samitit të Ohrit është shprehur dje edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

“Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, shkroi ai.