VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NATO dhe xhaxhai qё nervozon – Nga Max Hofmann

By | July 14, 2018

Komentet

Kampi i internimit në Tepelenë

Luljeta Progni

Kur hodha hapin e parë sapo u hap porta e kampit të Tepelenës, një ndjesi shumë e fortë më mbërtheu menjëherë. 69 vjet më parë atë portë e ka kaluar nëna dhe gjyshja ime, në kushte krejt të tjera. Padyshim që e lidh ndjesinë me rrëfimet që kam dëgjuar prej tyre. Rrëfime që s’të shqiten nga mendja dhe kur hyn tek ajo portë mbart me vete edhe shumë dhimbje.

Ai kamp më trazon shpirtin shumë më tepër se sa kujtimet e nënës time. Kam dëgjuar shumë rrëfime për këtë copëz toke, që mban brenda saj shpirtra të trazuar fëmijësh, grash e të moshuarish.

Ndaj atë ditë të 23 gushtit, kur u gjenda në mes të kampit, nëpër muret e kazermave të rënuara, filluan të më projektohen historitë e atyre njerëzve për të cilët ky vend ishte vetë Ferri.

Përpiqem të hamendësoj ku kanë jetuar vuajtjet e tyre nëna, gjyshja… Hyj në një prej kazermave-rrënoja… Gjej një qoshe dhe vendos ta përcakoj pikërisht aty vendin ku fjeti e drobitur nëna ime pasi kthehej nga puna, ku rënkoi nga lodhja e dhimbjet, nga uria. Përpiqem të komunikoj me atë qoshe ku bien rrezet e diellit që perëndon, duke krijuar imazhin e saj. Mundohem të kuptoj çfarë mendonte, për çfarë lutej… Ec pak më tej dhe vazhdoj të gjej një vend për Zef Markun, Marie Tinaj, Djamant Zajmin, Age Ndrethinën, Zyrha Prroin…ata fëmijë që nuk u kthyen kurrë nga ky kamp, e që nuk dihet se ku i kanë eshtrat. Është e rëndë të hysh në atë botë, të përpiqesh të inskenosh çfarë i ka ndodhur këtyre fëmijëve…

Largohem nga kazerma dhe përballë shoh Klara Merlikën. Ajo po shëtit nëpër kamp. Është 84 vjeç dhe nuk do t’ia dijë aspak për vapën e asaj dite gushti. I ka marrë me radhë kazermat duke i vrojtuar. Është një rit që ajo nuk e bën për herë të parë. Kthehet atje thuajse çdo vit dhe i viziton të gjitha kazermat me radhë, duke shkelur pëllëmbë për pëllëmbë tokën ku qëndroi për pesë vite, ku kaloi fëmijërinë mes urisë e vuajtjeve, ku pa me sytë e saj tek vdisnin bashkëmoshatarë e të moshuar. Vazhdon të lotojë papushim, derisa arrin tek kazerma e fundit, e pastaj tek porta.

Është ora 4 pasdite dhe kampi është thuajse i boshatisur, pëveç disa punonjësve që po bëjnë gati skenën për aktivitetin e mbrëmjes, ku do të mblidhen disa nga të mbijetuarit dhe ku presidenti do të dekorojë katër prej tyre. Klara ka përfunduar vizitën e saj dhe unë timen. Të dyja kemi mbërritur në hijen e një peme, të lodhura sikur kemi ardhur prej një pelegrinazhi të gjatë nga një vend i largët.

Klara nuk pushon së treguari çdo moment historitë që jetuar vetë aty. Janë përjetime që të therin në shpirt. Duke biseduar me Klarën, na afrohet një burrë. Ulet aty pa e ftuar dhe nis të flasë. Nuk u prezantua veçse tha se ishte banor i lagjes dhe shtëpinë e kishte ngjitur me kampin. Kuptova se donte të bisedonte me Klarën. Biseda mes tyre nisi e qetë, po shpejt u tensionua. Banori i ri i kampit të Tepelenës kishte ardhur për debat me Klarën ose për të shtyrë kohën, me sa kuptova. Po i tregonte se koha që ai kishte kaluar në emigracion kishte qenë shumë më e vështirë se sa koha që kishte kaluar Klara dhe bashkëvuajtësit e saj në kampin e Tepelenës. Klara është shumë e tensionuar dhe e ka të vështirë t’i pranojë këto krahasime ndaj i kthehet me një ton disi të acaruar mysafirit të paftuar në këtë bisedë.

“Ti nuk ke qenë këtu kur ishim ne dhe s’ke si ta dish, por nuk mund të vësh në dyshim vuajtjet tona… Ata tepelenas që ishin këtu atëherë e kanë parë dhe e kanë ndjerë dhimbjen tonë… e kanë vuajtur bashkë me ne”…

Biseda sa vinte bëhej më e tensionuar dhe në një moment vendosa ta xhiroj me aparatin celular. Banori nisi ta qetësojë tonin dhe moderoi edhe gjuhën. “Kur erdha këtu të ndërtoja shtëpi, nuk e dija se po shkelja mbi eshtra njerzish”…

Bashkë me kolegët e tjerë gazetarë morëm Klarën dhe u ngjitëm në qytet, aty ku po zhvilloheshin aktivitete të organizuara nga Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sulaj dhe stafi i saj, kishin organizuar një sërë aktivitetesh mjaft interesante për t’i kthyer në kujtesën e të mbijetuarve detaje të jetës në kamp. Në godinën e kinemasë është një ekspozitë me dosje të Tepelenës. Ka emra fëmijësh që humbën jetën atje … Në sallë janë mbledhur të ftuar të ndryshëm, shumica të mbijetuarit e Tepelenës dhe të afërm të tyre. Pas takimit në kinema ata janë ftuar të shohin një aktivitet tjetër interesant: Në një kamion të ngjashëm me atë që kishte sjellë me përdhunë në Tepelenë të persekutuarit, do të hipnin disa të rinj që simbolikisht do të udhëtonin nga qyteti drejt kampit.

E para ëshë aktorja Ema Andrea, e cila ngjitet e emocionuar në kamion. Më pas arkitekti Gjon Radovani, për të cilin Tepelena është vendi ku vuajtën familjarët e tij, shkrimtari Agron Tufa, i cili është edhe drejtues i Institutit për Studimet e Krimeve të Komunizmit. Një tjetër vizitor në atë kamion është edhe Koordinatori i Perhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian James Williams. Në kamion ka shumë të tjerë, të rinj e familjarë të të mbijetuarve të atij kampi.

Lekë Pervizi e kundron me emocion skenën dhe natyrisht përlotet ashtu si dhe e shoqja Beba, Klara, Prenga, Nika, Zoja, e shumë të tjerë të mbijetuar të atij kampi. Makina niset, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Mariza Ikonomit. Është duke kënduar vargjet e këngëve që të intenuarit kishin krijuar në atë kohë në kazerma. Janë fjalë dhimbje që Mariza i mësoi nga Klara Merlika dhe i këndon mes lotësh.

Të gjithë duan t’i dëgjojnë edhe njëherë fjalët e këngës… Të mbijetuarit i pëshpërisin ato pa zë… mes lotësh.

Kamioni ka ndalur. Edhe kënga. Ema zbret nga kamioni dhe thërret bashkëudhëtarët të zbresin njëri pas tjetrit për të shkuar tek ekspozita që është vendosur në muret e kazermave të kampit me fotografitë e dhimbjes, portrete që të flasin. Duket sikur secili prej tyre të thërret t’i afrohesh e ta dëgjosh….

Jam në rresht me të tjerë njerëz që po shohin fotografitë. Në krahun tim është një burrë i moshuar. Ndalon tek secila fotografi dhe herë pas here përlotet. Iu afrova dhe e pyeta se çfarë e lidhte me këtë kamp. “Kam jetuar këtu moj bijë. Isha 13 vjeç”, fillon të rrëfejë Preng Mëlyshi, njëri prej mirditorëve që u internua në vitin 1949. E pyeta nëse në ato fotografi kishte dikë të familjes së tij. Më pas e ftova të me tregonte godinën ku kishte jetuar.

Më tregon se familja e tij nëna, motrat e vëllezërit kishin mbijetuar, por atje kishte mbetur djali i tezes së tij dy vjeç, Dod Markabiba.

Prenga endet nëpër njerëz në kërkim të shokëve të tij të mbijetuar të atij kampi…. Në mendje i vijnë herë pas here bashkëmoshatarët që mbetën atje, që nuk i mbijetuan vuajtjeve.

Kur po intervistoja Prengën, përballë meje ndaloi një makinë dhe prej aty zbritën dy mirditore:  Gjelë Gjikola e Mrikë Gjikola, dy gratë mirditore që humbën vajzat e tyre të mitura në këtë kamp. Gjela dhe Mrika janë shumë të moshuara, mbi 90 vjeç, por nuk kishin hezituar aspak të vinin atë ditë në Tepelenë. Presidenti do t’i dekoronte pas pak, bashkë me Lekë Pervizin e Drane Jakajn.

Vazhdoj bisedën me Prengën, i cili ka dëshirë të më tregojë shenjat që i ka lënë Tepelena. Kur kishte qenë fëmijë kishte çarë këmbën nëpër telat e kampit në përpjekje për t’i shpëtuar një shpërthimi mine, ku kishte mbetur i vdekur një bashkëmoshatar i tij.

Bashkë me plagën, Prenga na tregon edhe ditën kur kishte ndjerë më shumë ftohtë e uri, kur kishte ndjerë frikë.

…Nika dhe Zojë Bushgjoka, janë dy prej të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Janë fëmijët e Drane Jakajt, personazhi i një prej historive tronditëse të kampit të Tepelenës. Zefi, i biri i Dranes, vëllai i Zojës dhe Nikës, humbi jetën në Tepelenë. Dranja refuzoi ta lërë në Tepelenë birin e saj dhe vendosi ta marë me vete ashtu të vdekur, gjatë rrugës së gjatë të kthimit për në shtëpi. Është një nga ato historitë në kufijtë e të pabesueshmes. E kam shkruar këtë histori dy vite më parë, kur ndërroi jetë Drane Jakja. Rrugëtimin e saj të tmerrshëm e ka kaluar edhe Zoja dhe Nika. Ata nuk duan ta kujtojnë atë më, sepse ka lënë shumë gjurmë në jetën e tyre. Ishin fëmijë të mitur.

Të heshtur, me lot në sy u rreshtuan krah bashkëvuajtësve të tjerë në sheshin e improvizuar në kampin e Tepelenës, sepse nëna e tyre do të dekorohej për kurajon dhe dinjitetin njerëzor nga presidenti i republikës, Ilir Meta.

Ka filluar të errësohet, aktivitetet kanë përfunduar dhe jemi ngjitur në qytet bashkë me të mbijetuarit e kampit. Në një prej tavolinave jam ulur me Nikë Bushgjokën të motrën Zojën dhe fëmijët e nipat e tyre. Diku afër është edhe Sokol Miraka. Shkova ta takoj dhe e ftova në tavolinën tonë. U takua me Nikën dhe filluan të bisedojnë për ngjarje interesante që gërmonin nëpër kujtimet e tyre.

Zoja mban mend nënën time që ka të njëjtin emër, kanë jetuar bashkë në kamp sepse ishin nga një krahinë, ndërsa Nika mban mend gjyshen time, Sofinë. E mban mend, sepse ajo kishte gjithmonë në dore rruzaret, me të cilat lutej papushim. Më rrëfyen se si shpesh kishte ndarë racionin e saj me fëmijët e Zojës.

Të nesërmen në mëngjes, bashkë me kolegët e mi gazetarë shkuam sërish në kamp. Zbrazëti. Janë vetëm vazot me qiparisë. Ema Andrea dhe Gjon Radovani janë kujdesur të sjellin atje qiparisë për secilin fëmijë të vdekur në Tepelenë. Vendosa emrin e njërit prej tyre, Zyhra Prroi, e cila ishte vetëm 2 vjec kur vdiq nga dizanteria në kampin e Tepelenës.

Nisëm rrugën e kthimit, duke marrë me vete imazhin e atyre qiparisave stolisur me emrat e fëmijëve e duke përshpëritur lutjen: “Jepju zot pushimin e pasosun”.

Washington Post: Maqedonia, vend i vogël me probleme të mëdha me Rusinë

Media prestigjioze amerikane i ka kushtuar një shkrim Maqedonisë dhe raporteve që ka me vendet e tjera, konkretisht me Rusinë. Washington Post thotë se Maqedonia është vend i vogël me problem të madh me Rusinë.

Shkrimi i Washington Post:

Javëve të fundit, paradë e  zyrtarëve të lartë perëndimor kaloi nëpër Shkup, kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, i cili është më i vogël se Merilendi dhe ka popullatë prej dy milion banorësh.

VIP-i më i ri, të hënën ishte sekretari i Mbrojtjes Xhim Matis, i cili Maqedoninë e quajti “partner i sigurt dhe kontribues i vlefshëm për paqen dhe sigurinë globale”. Pse kaq zhurmë? Më 30 shtator, qytetarët do të votojnë për atë a ta ndërrojnë emrin e vendit në Maqedoni të Veriut që t’i japin fund kontestit njëdekadësh me Greqinë fqinje dhe ta hapin rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO

Kjo zgjidhje, sërish, e ka prekur garën tjetër gjeopolitike mes Perëndimit dhe Rusisë, e cila bën gjithçka që të mund ta shkatërrojë marrëveshjen e Greqisë me Maqedoninë dhe me atë ta bllokojë zgjerimin e NATO-s. Ajo që lë përshtypje është dallimi në taktikë: Ndërkohë që demokratët perëndimorë u “vardisen” maqedonasve me pjesëmarrje dhe fjalime si ato të z. Matis dhe kancelares gjermane Angela Merkel, Rusia zbaton fushatë propaganduese të fshehur, i përmbyt mediat sociale me lajme të rrejshme dhe subvencionon ekstremistë lokalë të cilët organizojnë protesta. “Pa dyshim, (rusët) transferojnë para dhe ata, gjithashtu, zbatojnë fushata për ndikim më të gjerë”, tha Matis.

Operacioni i Moskës ngjan me ato që i zbatoi SHBA-ja, Britania e Madhe dhe demokratët e tjerë para zgjedhjeve të mëparshme. Karakteristikë kryesore janë profilet e rrejshme në mediat sociale të cilat përhapin informacione të gabuara dhe helmuese. “Nju-Jork Tajms” ka cituar diplomatët perëndimorë, duke thënë se dhjetëra të huaj të rinj paraqiten çdo ditë në Facebook, duke kërkuar bojkot të referendumit, ndërsa disa i këshillojnë njerëzit t’i djegin fletëvotimet e tyre. Ata shesin gënjeshtra për sulmet policore kundër kundërshtarëve për ndryshimin e emrit. Një aktivist nga shoqëria civile, deklaroi për “Tajms” se fotografia e këngëtarit të njohur, i cili është sulmuar në një incident shtëpiak, qarkullon nëpër rrjetet sociale me pohimin se është lënduar derisa ka qenë duke protestuar, njofton INA.

Vendosmëria e regjimit të Vladimir Putin ta shkatërrojë marrëveshjen e emrit, madje edhe në llogari të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, është mësimore. Maqedonia nuk kufizohet me Rusinë, nuk është e rrethuar nga tre anët e vendeve anëtare të NATO-s. Ajo nuk paraqet kurrfarë kërcënimi për Rusinë, por inkuadrimi i saj në Lidhjen transatlantike dhe bashkësinë evropiane do të ndihmojë të stabilizohet këndi historik i tensionuar i Evropës. Fushata e Moskës për shkatërrim është edhe një përkujtim se Putin i shqyrton marrëdhëniet me Perëndimin në kushte të ashpra fitues-humbës: Ç’do përfitim i demokratëve, sado që të jetë i vogël, llogaritet si kërcënim me vdekje.

Tani për tani, duket se ankesat e hapura të Perëndimit do t’i zaptojnë mashtrimet ruse. Anketat tregojnë se propozimi do të kalojë në referendum, që Parlamentit të Maqedonisë do t’i japë bazë për miratim të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme. Por, pa shikim të rrjedhës, një porosi nga Maqedonia është e qartë: Putin mbetet i prirur drejt shkatërrimit të Perëndimit dhe institucionet e tij gjithmonë kur dhe ku të mundet.

Zëri i Amerikës: Çështja Shullazi trazon Krimet e Rënda

Procesi ndaj Emiljano Shullazit

Procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe tre personave të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal ka shkaktuar kaos në Prokuorinë për Krimet e Rënda. Shkak është bërë fakti që prokurori i çështjes Eneid Nakuçi, ka marrë një leje të gjatë “për arsye shëndetësore”. Zëvendësimi i tij ka trazuar Prokurorinë, pasi drejtuesja Donika Prela ka thirrur dy ditë më pare, 10 prokurorë duke kërkuar hedhjen e shortit për caktimin e atij që do të përfaqësojë akuzën në Gjykatë. Prokurorët e kanë cilësuar të paligjshme një procedurë të tillë dhe e kanë refuzuar atë.

Vendimi tyre u pasua me kërkesën e djeshme të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj të gjithë grupit të prokurorëve, ndërsa tre prej tyre janë transferuar në Prokurori më të ulta. Kështu, Olsian Çela ka kaluar përkohësisht në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj në atë të Pukës ndërsa Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit. Hajdarmataj deri para disa kohësh ishte drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe pjesë e grupit që po heton ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Situata është shoqëruar dje me tensione në mjediset e Prokurorisë, mes grupit të prokurorëve që refuzuan shortin, dhe drejtueses Donika Prela.

Sot Prokuroria e për Krimet e Rënda njoftoi se është caktuar tashmë grupi që do përfaqësojë akuzën në procesin gjyqësor ndaj Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por se emrat do të bëhen të ditur në seancë. Mësohet se mes prokurorëve do të jetë dhe vetë drejtuesja Prela.

Ndërkohë një nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme Sokoj Stojani, është liruar nga detyra. Prokuroria e Përgjithshme, përgënjeshtroi zërat se vendimi ndaj Stojanit lidhej me refuzimin e tij për të zhvillluar hetimin disiplinor ndaj 10 kolegëve të Krimeve të Rënda, duke saktësuar se lirimi i tij është bërë dy ditë më parë, në të njejtën ditë në fakt kur ka ndodhur dhe përplasja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

E veja e ish spiunit të vrarë rus flet për metodat e helmimit të Kremlinit

Yulia Savchenko

E veja e një ish agjenti të KGB-së, që u helmua me lëndë radioaktive në vitin 2006, thotë se përgjigja e menjëhershme mjekësore dhe diplomatike e Britanisë ndaj sulmit me agjent nervor ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, tregon për përmirësim në trajtimin e situatave të ngjashme nga zyrtarët britanikë.

Rasti i Skripalëve shpesh është krahasuar me atë të Alexander Litvinenkos, ish oficerit të KGB-së të shndërruar në agjent britanik dhe kritik të hapur të presidentit rus Vladimir Putin.

Litvinenko u nda nga jeta më tepër se një dekadë më parë, me një vdekje të mundimshme, disa ditë pasi kishte pirë çaj, ku i kishin hedhur lëndën radioaktive helmuese polonium-210, në një hotel të Londrës. Mjekëve britanikë iu desh kohë e gjatë ta identifikonin substancën që shkaktoi vdekjen e tij.

Në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës, Marina Litvinenko, e veja e Aleksandrit, u pyet nëse zyrtarët britanikë të sigurisë kishin bërë sa duhet për të parandaluar, ose të paktën për t’u përgatitur për një sulm të ngjashëm.

Ajo tha se kur mësoi, që një tjetër ish spiun rus, ishte sëmurur rëndë në mënyrë misterioze në Britani – Skripali dhe vajza e tij u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin Salisbury të Anglisë marsin e kaluar – ishte ndjerë e shokuar dhe “tepër e dëshpëruar”.

“Por në këtë rast, gjithshka ishte ndryshe, nuk kishte nevojë të shpjegoje se ç’po ndodhte” – tha ajo.

Kur bashkëshortin e saj e patën shtruar në spital, në nëntor të vitit 2006, mjekët fillimisht patën thënë se helmimi kishte ndodhur për shkak të një viroze të rëndë në stomak, ose ngaqë mund kishte gëlltitur një kimikat. Marina tha se përpjekjet e saj të vazhdueshme, për të shpjeguar mundësinë e një tentative të maskuar për vrasje, kishin shkuar në vesh të shurdhët.

“Mjekët nuk kishin fare idenë përse flisnim ne. Kur u përpoqëm të shpjegonim se ne nuk ishim thjesht refugjatë politikë, por se Aleksandri kishte patur një konflikt serioz me një agjenci speciale të zbulimit rus, reagimi i tyre ishte sikur ne jetonim në një planet tjetër. Jo se nuk na besonin – ata thjesht nuk ishin në gjendje të kuptonin se përse bëhej fjalë,”- tha Marina.

Në rastin e Skripalit, megjithatë, “nuk ishte e nevojshem të shpjegohej se ç’po ndodhte”, pjesërisht për shkak të statusit të tij zyrtar në raport me autoritetet britanike. Zonja Litvinenko tha se ndryshe nga rasti i saj, që e kishte informuar zbulimin britanik në kapacitet jo-zyrtar, Skripali, kishte marrë azil në kuadrin e shkëmbimit të spiunëve, që do të thotë se zyrtarët e sigurisë dhe analistët mjeko-ligjorë ishin shumë më mirë të përgatitur për të kuptuar skenën e krimit dhe për të përcaktuar skenarin që mund të kishte ndodhur.

Konfirmimi i menjëhershëm i të kaluarës së Skripalit, thotë ajo, po ashtu i përgatiti specialistët e mjekësisë të shqyrtonin mundësinë e përdorimit të ndonjë substancë jashtëzakonisht të rrallë.

“Nuk kishte nevojë të provohej se kush donte ta helmonte Skripalin, apo arsyeja përse.” – tha ajo, duke shtuar se: “Megjithëse nuk ishte e informuar për ndonjë mekanizëm zyrtar për mbrotjen e spiunëve të arratisur nga përpjekje për t’u helmuar në të ardhmen, Britania e Madhe ka treguar se ka nxjerrë mësime nga ky rast.”

Përgjigja diplomatike

“Vetëm një javë pas helmimit të Skripalëve, pati një reagim tërësisht të ndryshëm nga ai në rastin tonë” – tha në intervistën për Zërin e Amerikës zonja Litvinenko. “Kryeministrja Theresa May bëri një deklaratë publike mjaft të ashpër, por do të ishte gabim të thuhej se ajo e akuzoi menjëherë Rusinë. Nuk ndodhi kështu. Ajo tha thjesht se kishte dyshime dhe se ishte e rëndësishme që Rusia të sillte menjëherë fakte se nuk e kishte kryer ajo helmimin. Dhe çfarë pamë? Përgjigje të zemëruara nga zyrtarët rusë, që thonin se rusët nuk kishin të bënin aspak me këtë rast”.

Ndërsa Britania filloi një hetim zyrtar për sulmin kimik të Salisbury-it, për të cilin ekspertët zbuluan se ishte kryer me një agjent nervor të periudhës sovjetike, të quajtur “Novichok”, Rusia, tha zonja Litvinenko, nuk pranoi të diskutonte mundësinë e ndarjes së informacioneve, që mund të kërkonte që ekspertët e huaj të kërkonin në laboratoret e armëve kimike të Rusisë.

“Pastaj erdhi një reagim ndërkombëtar”, – tha Litvinenko. “Mënyra se si Britania pati menjëherë mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së; dëbimi masiv i diplomatëve ishte mbresëlënës. Asgjë e ngjashme nuk ndodhi pas helmimit të burrit tim. Po ashtu, mënyra se si Britania filloi të trajtojë paratë e investitorëve rusë: invesimet e mëdha ruse tani verifikohen dhe trajtohen me seriozitet të madh. Kjo është e rëndësishme të kuptohet…që njerëzit që përfitojnë nga regjimi rus nuk duhen prauar në vendet e civilizuara, thjesht si njerëz që kanë para.

Nuk dua aspak të them që të gjithë nejrëzit me para janë hajdutë. Por kur themi se ky regjim përbën kërcënim dhe këta njerëz bëjnë shumë para, thjesht ngaqë kanë lidhje me regjimin dhe jo ngaqë janë të talentuar, jo ngaqë kanë krijuar bizneset e veta…këta njerëz duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i shpenzojnë paratë e tyre – para të vjedhura, në se më pyesni mua, në Amerikë, apo në Europë.”- tha Marina Litvinenko.

Tregjet e pasurisë së patundshme në Londër, Nju Jork dhe Miami, janë që të gjitha, edhe pse në nivele të ndryshme shqyrtimi, të njohura për transaksione në shuma të pazakonta parash, që hyjnë në mënyrë anonime përmes kompanive-fantazmë, që realizojnë pastrim parash; ato shpesh zbulohen se i përkasin investitorëve të pasur nga Rusia, ose nga ish republikat sovjetike.

Rusia ka mohuar me forcë të ketë patur rol në sulmet në tokën britanike, një mohim që ka patur edhe familjarë të të dy viktimave që ta kenë mbështetur.

Për shembull, në vitin 2012, Walter Litvinenko, babai i spiunit të helmuar rus, u shfaq në televizionin rus RT, në krah të Andrei Lugovoit, personi që Britania e akuzoi se i kishte helmuar të birin, për të mohuar idenë e shprehur më parë, se djalin ia kishte vrarë zbulimi rus, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vladimir Putinit.

“Unë mendoj se Walterin e përdorën,” i tha Marina Zërit të Amerikës. “Ai sapo kishte humbur të shoqen. Ndodhej në një situatë financiare të vështirë, në mërgim, në Itali. Unë mendoj se zyrtarët rusë të zbulimit i kishin thënë se Aleksandri kishte bashkëpunuar me agjentët britanikë, duke i dhënë atij kështu një justifikim për t’u kthyer në Rusi dhe t’i lutej presidentit që ta falte.”

Gjatë të njëjtit emision televiziv, që u transmetua edhe nga televizioni shtetëror rus “Channel One”, babai i Litvinenkos, i cili kishte qenë mjek në një nga gulagët e periudhës sovjetike dhe tani banonte në një pallat për të moshuarit në Moskë, i cilësoi të arratisurit rusë në Britani, “pengje” të agjencive perëndimore të spiunazhit.

Andrei Lugovoi

Lugovoi, të cilin Rusia ka refuzuar për një kohë të gjatë që ta ekstradojë, fajësoi për vrasjen e Litvinenkos në vitin 2006 Alexander Goldfarin, mik i afërt i Litvinenkos, për të cilin ai tha se ishte oficer kundërzbulimi i CIA-s i ngarkuar me detyrën për të punuar me operativët rusë.

Rreth një vit para intervistës në televizionin RT, Lugovoi u bë anëtar I parlamentit rus, Dumës, duke përfaqësuar Partinë Liberal-Demokrate, aleate e Kremlinit, duke siguruar kështu imunitet për jetë nga ndjekja ligjore në vendin e tij.

Goldfar kohët e fundit ngriti padi për shpifje në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara, ku akuzonte të dyja rrjetet ruse, RT dhe Channel One, se kishin transmetuar qëllimisht raporte çorjentuese lidhur me rrethanat e vdekjes së Litvinenkos. Në aktakuzë thuhet se mbulimi nga televizioni RT i rastit të Skripalit, që vazhdimisht prek vrasjen e Litvinenkos, është pjesë e një fushate të motivuar politikisht nga Kremlini, për të shmangur përgjegjësinë e autorëve të vërtetë të të dy sulmeve.

Padi për shpifje

Përfaqësues të televizionit RT bënë një deklaratë publike, ku thuhej se janë në procesin e rishikimit të ankesës.

Në fillim të vitit, Viktoria Skripal, mbesa e spiunit të helmuar në Salisbury, foli disa herë në radiot ruse, duke shprehur skepticizëm lidhur me mënyrën se si Britania e trajtoi hetimin e xhaxhait të saj, duke lënë të kuptohet se agjencia britanike e zbulimit, MI5, e kishte manipuluar kushërirën e saj, Yulia-n, e cila kishte refuzuar ofertën për ndihmë nga ambasada ruse në Londër, pasi ishte helmuar së bashku me të atin.

Victoria Skripal

Më 3 korrik, mbesa e Skripalit, u shfaq në televizionin rus, për të njoftuar se kandidatura e saj për zgjedhjet e Dumës në rajonin Yaroslavl, ishte mbështettur nga partia pro-Kremlinit “Just Russia”.

“Këto veprime vazhdojnë të bëjnë agjencitë ruse të zbulimit”, – i tha Zërit të Amerikës zonja Litvinenko. Ajo shpjegoi se në komunitetin rus të spiunazhit, ka qenë një metodë e zakonshme kundërvënia e anëtarëve të së njëjtës familje ndaj njeri tjetrit.

“Ata gjejnë një person që mund të ndikohet me lehtësi, që i kupton përfitimet e pozicionit të vet.” – tha ajo. “Si Viktoria, edhe Walter Alexandrovich, ndodheshin në situatë të vështirë, kështuqë atyre ju dha mundësia për ta përmirësuar atë. Tani të dy ata kanë rroga dhe

Walter Alexandrovich ka edhe një apartament në Moskë. Ndërsa Victoria Skripal do të kandidojë për Dumën e Yaroslavlit.” Marina Litvinenko shtoi me një ton sarkastik. “Ky është një fillim i shkëlqyer për karrierën e saj.”

Dr. Lori Amy: “Rrëzimi i Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive në Shqipëri”

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim në një konferencë kundër korrupsionit në drejtësi për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

“Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme – tha ajo. – Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të” – tha dr. Lori Amy.

 

 

Scott: Duam t’u japim hapësirë Prishtinës e Beogradit për zgjidhje “krijuese”

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara duan t’u japin Beogradit e Prishtinës hapësirën e duhur për të kërkuar një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference mbi “sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi” të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme me seli në Beograd.

Ambasadori Scott tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian po hyjnë në një periudhë të ngjeshur dhe se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kërkim të një zgjidhjeje paqësore dhe Amerika mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ambasadori Scott tha se këto bisedime, bashkë me çështjen e emrit të Maqedonisë dhe gjendjes në Bosnjës janë tri “çështjet thelbësore në rajon.

“Qytetarët dhe qeveritë e rajonit, mund të kontrollojnë të ardhmen e tyre dhe të vendosin që të largohen nga ndarjet dhe t’i kthehen bashkëpunimit, përparimit dhe sigurisë”, tha ai duke shfaqur besimin për një “zgjidhje të pranueshme dhe afatgjatë” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë së saj që kundërshtohet nga Serbia. Të dyja palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane dhe në kërkim të një marrëveshjeje janë hedhur ide që përfshijnë edhe ndryshim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, shkroi të mërkurën se përdorimi i shprehjeve si “këmbim territoresh”, “korrigjim i kufirit” dhe “kompromis i dhimbshëm”, vetëm sa e kanë trimëruar Serbinë në pretendimet e saj ndaj Kosovës. Nuk është çudi që Vuçiç sërish e konsideron (Slobodan) Millosheviçin një udhëheqës të madh”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha të mërkurën se “ideja e vënies së kufijve” është e vetmja ide konkrete dhe Serbia doli me të “pasi Shtetet e Bashkuara, Rusia, Italia, Franca dhe Bashkimi Evropian, kanë ndryshuar qëndrimin dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për Kosovën”.

Debatet rreth marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshijnë edhe dallimet e shfaqura në komunitetin ndërkombëtarë, një pjesë që kundërshton ndryshimin e kufijve dhe një pjesë tjetër që do të pranojë çdo marrëveshje që nuk destabilizon vendet e Ballkanit.

Si ta shpëtojmë brezin e ri nga rruga e inkriminimit? – Nga FRAN GJOKA

Kjo është bërë pyetje që në shoqërinë shqiptare të  kohëve të fundit për shkak të shtimit të kriminalitetit dhe zgjerimit të dukshëm të patologjisë së krimit rinor është për të gjithë, për prindërit, mësuesit, edukatorët, komunitetin, shkollën, familjen dhe shoqërinë në tërësi shumë problematike. Në një farë mënyre duke parë tipologjinë e krimit, shtimin e llojshmërive të tij dhe intensitetin në rritje të shfaqjeve kriminale, duhet pranuar se vecse është një nga fenomenet sociale më të prekshme, reale dhe të vështira për t’u përballuar, është në të njëjtën kohë edhe një problem i madh ekzistencial, është një nga shqetësimet e mëdha të kohës sonë. Por nuk mjafton vetëm konstatimi sasior i këtij venomeni apo vlerësimi vetëm fenomenologjik i shfaqjeve të tij.

Problemi është më i thellë, është filozofik dhe konceptual, është cështje e lidhur me esencën e qytetërimit tonë por dhe me përmirësimin e atmosferës komunitare të shoqërisë, përmirësimin e klimës paqësore në familje dhe të ambientit socio-pedagogjik në shkollat tona. Në këtë kontekst që të merremi me problemet e krimit rinor, duke synuar gjetjen e rrugëve sa më të përshtatshme për shmangien e të rinjve nga kjo rrugë pa krye, është e noevojshme së pari të përcaktohen shkaqet e kësaj situatë të zgjerimit të krimit tek të rinjtë dhe pastaj edhe të përcaktojmë mjetet, rrugët, format, institucionet, faktorët dhe aktorët që do mund të ndihmojnë në përballjen me këtë problem të madh social që po agravohet, duke u bërë një nga dukuritë me shkaqe komplekse ekonomike, sociale, eduaktive, pedagogjike, ligjore dhe mediatike.

Prandaj kjo cështje nuk është e lehtë as për t’u kuptuar as për t’u zgjidhur me rrugë të lehta apo me metoda të ndikimit eduaktiv dhe pedagogjik tradicional. Problemi i kriminalitetit të të rinjve dhe patologjia e shtimit të tij në këto mosha është kompleks. Në këtë aspekt janë ndikuese për fat të keq shumë ndikime të modernitetit dhe zgjerimit të lirisë individuale, e cila tek shumë të rinj ka marrë natyrë instiktive, duke e bërë këtë ndjenjë paqësore tejet agresive dhe të kundërt me thelbin dhe mekanizmat e lirisë. Në këtë kontekst, është e sigurt që shtrirja dhe ridimensionimi demografik kaotik, diversiteti që vjen nga përzjera e popullsiseë urbane dhe rural i fenimenit kanë dhënë ndikimin e tyre në intensitetin në rritje të inkriminimit të të rinjve. Por besoj se trajtimi i krimit të të rinjve vetëm me shkaqe sociale është një “rrugë e shkurtër” por është pa krye dhe nuk na ndihmon që të jemi të orientuar deri në fund për atë që duhet të bëjmë.

Kjo është arsyeja pse kur bëjmë analiza dhe interpretime të shkaqeve të kriminalitetit rinor si një nga problemet e mëdha të shoqërisë shqiptare dhe të kohës moderne përgjithësishtduhet të mendojmë që përvec shkaqeve të zhvillimeve biologjike dhe ndryshimeve thelbësore që po pëson natyra e njeriut të kohës sonë, vecanërisht e të rinjve, krimi rinor është cështje, e cila është e lidhur me faktorë të tjerë që mund të jenë përtej shkaqeve antropologjkike e sociale. Ndaj, synimi për të mposhtur krimin dhe edukuar humanisht dhe etikisht të rinjtë kërkon që të rriten cilësisht kapacitetet dhe të përsosen mjetet dhe metodat që përdoren nga njerëzit tanë jo thjesht në rrugë dhe në mënyrë të improvizuar, por duke e përqëndruar vëmendjen me prioritet në punën e organizimeve të jetës shoqërore dhe ndikimet që kanë institucionet më fondamentale të shoqërisë tone të tilla sic janë familja, shkolla, media, drejtësia, kultura, shoqëria civile, zgjerimi i roleve eduaktive të komunitetit, etj.

Rinia dhe adoleshenca për shkaqe që dihen, për arsye të energjive të tepërta fizike dhe mungesës së orientimit të duhur për kanalizimin e tyre, për arsye të natyrës së instikteve të teopërta dhe shoqërisht të paekulibruara, të shpirtit të garës dhe frymës së konkurencës, të sedrës dhe ambicjes, është më i prirur që të “derdhë energjitë” e moshës jo në rrugë sociale, jo atje ku duhet dhe për atë që duhet. Në këtë kontekst, arsyet e inkriminimit të brezit të ri duhen parë, vlerësuar sociaologjikisht dhe trajtuar nga ana pedagogjike duke njohur, vlerësuar dhe kombinuar shkaqet e integruara që favorizojnë më lehtë të rinjtë që të jenë “preh” apo edhe “viktimë” e rrugës kriminale, e përfshirjes me dashje apo pa daqshje në këtë rrugë pa krye. Kjo do të thotë që rritja e përqindjes së patologjisë së krimit tek adoleshentët, shtimi i rasteve të dhunës në shkollë, rritja e intensitetit të grindjeve për shkaqe banale e rivalitete me natyrë erotike e seksuale, duhen parë dhe vlerësuar si shkaqe prioritare të rritjes së kurbës së shtimit të krimit tek të rinjtë, sidomos tek ata që janë në sitemin e edukimit shkollor apo që ndodhen jashtë tij, por që ndodhen të integruar në jetën komunitare.

Ideja sempliste se dhuna që sjell zgjerimin e krimit tek të rinjtë është një gjë e natyrshme, apo duhet konsideruar si pasojë e periudhës kalimtare dhe papjekurisë së plotë të adoleshentëve, është një nga shkaqet që ka krijuar në shoqëri, në familje dhe shkollë, tek prindërit dhe mësuesit idenë se këto janë probleme të pashmangshgme të moshës, që familja shkolla dhe shoqëria nuk ka se cfarë u bën. Kjo ide, ky perceptim i krimit rinor ka krijuar shpesh idenë e gabuar në shoqërinë tonë se ato janë dukuri sociale tërësore dhe të pashmangshme, se në këtë moshë instiktet fizike dhe ato  të seksualitetit moshor nuk mund të disiplinohen, se mësuesi dhe prindi janë figura që edhe kur tentojnë të ndërhyjnë më shumë sjellin konflikte, etj.

Kjo psikologji disfatiste po sjell situatën demoralizuese ralizuese në betejat që duhen organizuar me shfaqjet e krimit rinor në familje dhe shkollë. Sepse bashkë me të ecën dhe mentaliteti që ushqen dhe shoqërohet me rritjen e mungesës së kujdesit për të rinjtë, me paksimin e punës edukative për të krijuar tek ata norma morale, edukative dhe kulturore të tilla, që ndihmojnë në ndërtimin e “stofit human” individual tek të rinjtë.

Cështja është që mekanizmat instiktive të moshës që të riun e cojnë drejt dhunës dhe krimit duhet të latohen dhe përpunohen për të ravijëzuar tipare dhe vecori të reja të përsonalitetit të tyre, kultivimin e sjelljes së kulturuar. Kjo nuk mund të bëhet në se tek të rinjtë nuk përpiqemi të rregullojmë vecoritë e sjelljes dhe mënyrat e komportimit social. Familja dhe shkolla janë dy institucionet unikale tek të cilat mund të bëhet punë për të skalitur brenda adoleshentit, tek i cili për shkak të moshës, energjive fizike dhe turbulencave seksuale, mund që nga mungesa e kulturës dhe edukimit. Qëllimi i punës së institucioneve edukative dhe figurave adekuate me peshë sic janë prindërit dhe mësuesit është që pas këtij njeriu që ka “stof biologjik” të ashpër dhe “formim qytetar” të brishtë duhet të krijojnë një tjetër njeri, të formatojnë një tjetër qënie tek i cili të mund të zbutet agresiviteti tipik moshor dhe që në vend të tij të kultivohen tipare të reja të tolerancës, mirëkuptimin, aftësisë për kompromis dhe tërheqje nga këmbëngulja e verbër moshore.

Nuk mund të zbutet natyra e njeriut pa kultivuar tek ai që në moshë të re këto tipare dhe vlera, pa ndërtuar gradualisht dhe me vendosmëri ato mekanizma vetëfunksionues që e vetëdisipinojnë humanisht njeriun, që e bëjnë atë qënie të kultivuar, të aftë, qënie e përshtatur për jetë sociale, i gatshëm që të pranojë lidhjet dhe marrëdhëniet e natyrshme me “tjetrin” dhe që të jetë i aftë të merret vesh me të “ndryshmin” dhe të bashkëjetojë në mënyrë sociale me të “kundërtin” e vet, që të pranojë gabimin dhe të njohë fajin personal dhe t’i hapë rrugë atij që ka të drejtë. Të gjitha këto tipare nuk kultivohen pa punë të gjithanshme sociale dhe personale, pedagogjike dhe educative, komunitare dhe mediatike. Ca më pak ato nuk mund të realizohen vetvetiu, ndikimin dhe rolin e vecantë të shkollës, familjes, të mësuesit dhe prindit. Natyrisht edhe të institucioneve dhe mejeteve të tjera të jetës sociale sic janë media dhe shoqëria civile.

Në se kemi akoma shifra të larta të dhunës dhe krimit tek të rinjtë tanë në familje, në shkollë dhe jashtë tyre, kjo është e lidhur me faktin se ata kanë vështirësi në ndërtimin e ekuilibruar të marrëdhënieve të tyre me “veten” “tjetrin”, prindin, mësuesin dhe komunitetin moshor. Kjo do të thotë se niveli i lartë i kriminalitetit të kësaj moshe. nuk është aq shumë ndonjë vecori ontologjike e të rinjve si qënie moshore, por më së shumti është pasojë e difektit social të mungesës së aftësisë për të vënë në lëvizje instrumentin që krijon hapësirë për aktin e marrveshje sociale ndërmoshore dhe vecanërisht të mungesës së dukshme të të rinjve për të patur aftësinë e duhur për komunikimet interpersonale. Nuk ka dyshim që në kushtet e jetës së liberalizuar është e natyrshme që tek të rinjtë, në sjelljet e tyre të ketë dhe të shfaqen disa anomali sociale të tilla sic janë veprimet vandale dhe aktet kriminale.

Por krimi tek të rinjtë nuk është as e lidhur as pasojë e moshës së rinisë, por më shumë është efekt social që buron nga përhapja e përmasave të jetës vanitoze, rendia e të rinjve pas qejfit të semplifikuar dhe përhapjes së shpejtë të sëmundjeve të pasionit sic janë zgjerimi i përdorimit të drogës, alkoolit dhe seksualitetit kaotik. Ato janë shkak për shumë sjellje me natyrë devijante dhe kriminale. Në këtë kontekst që të ulet pesha e veprimeve asociale dhe e shfaqjes së sjelljeve kriminale tek adoleshentët dhe të rinjtë, sidomos ata shkollarë është e nevojshme që të sigurohet një ndikim i integruar i gjithë faktorëve socialë, edukativë, pedagogjikë, ligjorë dhe mediatikë. Në këtë kontekst duket urgjente nevoja e një ripërcaktimi të rolit edukativ dhe qytetërues të shkollës.

Është sfidë e madhe e familjes në rradhë të parë por dhe e shkollës sonë, që krahas forcimit të përmbajtjes, metodave, përmirësimit të programeve dhe kurikulave, etj, të punohet më shumë për të forcuar konsistenten e detyrës universale të formimit human, kulturor, etik dhe qytetar të të rinjve. Kjo detyrë është në të njëjtën kohë pjesë e formimit demokratik, të shpirtit tolerant dhe spikatjes së frymës konsensuale të nxënësit në shkollë, e cila mund të bëhet pjese e qëndrueshme e komportimit qytetar. Në këtë kontekst, duhet tat hemi me zë të fortë se në se ecim në rrugën e thellimit të njënashmërisë së shkollës, në se mësuesit dhe prindërit janë të dhënë tërësisht pas përvehtësimit të lëndëve dhe njohurive që jepen në shkollë, ky është një nga problemet që duhet rregulluar, duke vendosur balancat e duhura midis formimit intelektual dhe qytetar, kulturor dhe edukativ.

Procesi është kompleks dhe për të realizuar objektivin e shmangies së të rinjve nga rruga e krimit, është e nevojshme që të sigurohet integrimi i të gjithë faktorëve që kanë peshë në jetën e familjes dhe veprimtarinë arsimore dhe edukative të shkollës. Në qëndër të këtij procesi janë gjithnjë kanë qënë dhe kanë mbetur dy figura, si mësuesi dhe prindi dhe dy institucione që mbeten organizimet sociale me peshë fondamentale, sic është familja dhe shkoola. Është gabim në se mendojmë gabimisht se këta faktorë dominantë të edukimit të të rinjve, si kusht thelbësor për të mos hyrë në rrugën e krimit, por të edukimit dhe prosperitetit social, i ka spostuar koha dhe se ajo është shkaktare  që ka futur në krizë veten me të rinjtë. Përkundrazi e kundërta e këtij mendimi semplist është e vërtët dhe racionale në betejën tonë për të shmangur të rinjtë nga rrugët kriminale e destruktive…

Pa besim nuk mund të ketë pajtim në Ballkan

Jamie Dettmer

Nuk ekziston besimi në Ballkan.

Familjet e etnive të ndryshme – serbë, kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë – që jetojnë pranë njëri-tjetrit në fshatrat që përjetuan masakrat e luftrave në Ballkan gjatë viteve ’90-të, ende nuk kanë raporte të drejtpërdrejta dhe nuk marrin pjesë në aktivitetet sociale të njëri-tjetrit.

Në Ahmiçi, një prej fshatrave piktoreskë në Luginën Lasva, ku kroatët u përpoqën të dëbonin boshnjakët myslimanë në vitin 1993, popullsia njihet si boshnjake. Rreth 120 persona u masakruan. Fëmijët boshnjakë dhe kroatë shkojnë tashmë në shkolla të ndara. Huso Ahmici, tashmë 72 vjeçar, humbi prindërit gjatë sulmit që iu bë fshatit. Ai u tha gazetarëve të Zërit të Amerikës, se i duket “sikur të kishte ndodhur dje”.

Kaluam një mëngjes së bashku me Huson dhe bashkëshorten e tij në kopshtin ku ai luante kur ishte fëmijë. Shtëpia e prindërve të tij u shkatërrua plotësisht gjatë sulmit të vitit 1993, dhe flakët u morën jetën prindërve të Husos. Ai e rindërtoi shtëpinë, e cila tashmë shërben si shtëpi dhe si varr.

Vetëm dy minuta larg ndodhet shtëpia e një prej komandantëve kroatë të dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë. Pasi u lirua nga burgu, ai tashmë jeton kryesisht në kryeqytetin kroat, Zagreb, por ndonjëherë shfaqet edhe në fshatin Ahmiçi, ku boshnjakët vendas nuk i flasin. Megjithatë, ata u thonë “mirëmëngjesi” me zë të lartë të 55-së kroatëve të tjerë që jetojnë në këtë fshat.

“Është mënyra jonë për t’i ndëshkuar”, thotë zoti Huso.

Ndërsa bisedonim duke kundruar Luginën paqësore Lasva, ishte e vështirë të parafytyroje masakrat që ndodhën këtu më 16 prill 1993. Sipas një plani të hartuar me kujdes, fshati u sulmua nga tre anë dhe u la i lirë vetëm një shteg, përgjatë të cilit ishin vendosur snajperë të pozicionuar mirë.

Aty ku dikur luante Huso, tashmë luan i shkujdesur nipi i tij që ndjek nga pas macet e shumta dhe na thotë se është superheroi “Sonic Boy”, megjithëse ka veshur një bluzë të “Ninja Turtle”.

Bluzat janë shndërruar gjithashtu në trendin më të fundit për një brez të ri ultra-nacionalistësh në Balkan për të shprehur përçmimin ndaj grupeve rivale etnike. Sipas Balkan Insight, në qytetin kroat Split gjendet një dyqan me emrin “Patriot Hrvatska” ku shiten bluza me motive nacionaliste dhe fashiste që shmangin kufizimet e gjera ligjore kundër urrejtjes.

Mes mallrave gjenden bluza për fitoren e lëvizjes fashiste

“Ustasa” gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një bluzë ka një gërmë “U” të bashkuar me trajtën e një buzëqeshjeje. Bluza të tjera përdorin motive të kamufluara të “Forcave Mbrojtëse Kroate”, një njësi paraushtarake e viteve ’90-të që mori si frymëzim shembullin e mizorive të njësive “Ustasa”.

Edhe në Serbi mund të blesh bluza ofenduese, si p.sh. bluza me foton e Radovan Karaxhiçit që u dënua nga Gjykata e Hagës me 40 vite burg për genocid dhe krime të tjera lufte. Ai po e apelon dënimin.

Legjislacioni serb ndalon propagandimin apo justifikimin e ideve apo veprimeve të krimeve të luftës të individëve të dënuar për këtë. Por, ligji nuk zbatohet. Kjo nuk është befasuese ndërsa vetë Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e lavdëron udhëheqësin serb të kohës së luftës Sllobodan Millosheviçin, duke e quajtur një “udhëheqës i madh”.

Historia është një fushëbetejë, ndoshta jo aq e përgjakshme sa ç’ishte realiteti, por me pasoja që mund të bëhen të tilla.

Rajoni i Ballkanit ka përjetuar revizionizëm të historisë. Udhëheqësi i Kroacisë gjatë luftës, Franjo Tudjman, iu kushtua me dekada të tëra hulumtimeve historike, pas daljes në pension në vitin 1961 si oficer i ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Ai u përqëndrua në veçanti tek akuzat e mirëdokumentuara se regjimi kroat “Ustasa”, i mbështetur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kreu krime të mëdha lufte ndaj serbëve dhe të tjerëve. Zoti Tudjman tha se ishin ekzagjerime të komunistëve.

Për zotin Tudjman, kroatët nuk mund të kryenin krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore apo luftërave në Ballkan të viteve ’90-të gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, pasi ata ishin të angazhuar në një ndërmarrje të lavdishme. “Burrat kroatë që çlironin vendin e tyre nga e keqja, nuk mund të mbahen përgjegjës”, u shpreh ai. Pra, për të, krimet e luftës mund të kryheshin vetëm nga serbët.

Por, le t’i rikthehemi kohës së tanishme. Javën e kaluar, udhëheqësi kryesor opozitar serb Vojislav Sheshelj na tha se po shkruan një vepër monumentale me tre vëllime, ku provohet se masakra e Srebrenicës ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë, kryesisht burra dhe djem, nuk ishte një akt genocidi i serbëve.

Masakra ishte vepër e njësive serbe të Ushtrisë së Republika Srpska, të komanduar nga Ratko Mladiç, si dhe e një njësie paraushtarake nga Serbia, të njohur si “Akrepat”. Zoti Mladiç na tha se “Nuk ishte genocid pasi ata i lanë gratë të iknin”. Ai pati pak më vonë mirësjelljen të pranojë me zë të ulët se “ishte një krim lufte”. Ndoshta zoti Sheshelj, i cili mallkonte gjykatësit në Hagë, po zbutet. Ai u gjet fajtor nga gjykata e OKB-së për krime ndaj njerëzimit për nxitjen e deportimit të kroatëve nga fshati Hrtkovci, në maj të vitit 1992.

Shumë prej të rinjve të arsimuar të klasës së mesme preferojnë të mos mendojnë më për këtë konflikt, duke e trajtuar si pjesë e historisë së lashtë. Ata i kanë kthyer sytë nga e ardhmja, të cilën e parafytyrojnë pothuajse ekskluzivisht me Bashkimin Evropian, pjesë e të cilit dëshirojnë të bëhen.

Këtë shpresë e ka madje edhe nacionalisti ekstrem dhe pro-rus, Presidenti i Bosnja Serbia, e njohur ndryshe si Republika Srpska. Ai megjithatë vazhdon edhe të flirtojë me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Steve Bannon, i cili ka nisur një projekt të ri, të quajtur “Lëvizja”, me synimin për të ndihmuar nacionalistët e djathtë populistë në mbarë kontinentin evropian. “Bannon është i vetmi person që nuk na duhet në këtë moment në Ballkan”, shprehet një diplomat evropian që punon në Beograd.

Nëse do të bëhen pjesë e zgjerimit dhe nëse Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia do të anëtarësohen ndonjëherë në BE, mbetet një tjetër pikëpyetje. Në muajin maj, Presidenti francez Emmanuel Macron frenoi procesin, duke paralajmëruar se BE-ja është rënduar nga çështje të tjera dhe se zgjerimi ka krijuar rreziqe në të kaluarën. Ai tha se përfshirja e vendeve të Ballkanit do të duhet të shqyrtohet me “shumë kujdes dhe rigorozitet”. BE-ja ka shtyrë bisedimet zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë.

Të rinjtë po “votojnë” tashmë duke marrë viza ku të munden. Sipas shifrave të OKB-së, Bosnja ka përqindjen më të lartë në Evropë të popullsisë që largohet në emigracion. Vendet fqinje po përjetojnë gjithashtu largime masive; 10% e shkollave kroate janë boshatisur nga nxënësit.

Fëmijët e lindur pas luftës në familjet e klasës punëtore kanë më shumë gjasa të përqafojnë idetë nacionaliste dhe të veshin bluzat që lartësojnë komandantët etnikë të së shkuarës, ndoshta si një mënyrë për të gjetur një qëllim në jetët e tyre të tronditura nga mungesa e mundësive. Branislav Borenoviç, një politikan opozitar në Bosnjë Serbi, na druhet se të rinjtë kërkojnë “përgjigje të lehta” ndaj papunësisë që po vuajnë dhe se po manipulohen nga politikanë nacionalistë, të cilëve u intereson të ruajnë ndasitë dhe të fajësojnë për mungesën e progresit armiqtë e brendshëm dhe grupet e tjera etnike. “Njerëzit nuk ndjehen të sigurtë; kanë frikë dhe kjo nuk u pëlqen”, thotë ai.

Mëritë historike dhe zemërimi gëlojnë në mbarë Ballkanin. Peisazhi zor se mbart ende shenjat e konfliktit të egër që la pas mbi 133 mijë viktima. Qyteti boshnjak Mostar, i cili përjetoi luftime të ashpra gjatë viteve ’90-të, si dhe Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës, janë ndër shembujt e rrallë që ende mbartin plagët e luftës. Shumë prej godinave të vjetra të Sarajevës mbeten ende të çpuara nga plumbat, ndërsa përkrah tyre ngrihen ndërtesa të reja zyrash të financuara nga investues të huaj.

Peisazhi dhe qytetet mund të duken si të pandikuara nga luftërat e viteve ’90-të, por njerëzit e brezit të luftës gjenden të ngërthyer mes kujtimeve të së shkuarës. Ata do të jenë përgjithnjë të plagosur. Histori të patreguara mbeten për t’u thënë, por mbahen ende të groposura për shkak të dhimbjes që sjell rrëfimi.

Kalojmë përmes qytetit Foça, në Republika Srpska, në brigjet e ujërave të pastra të Lumit Darin. Këtu, njësitë paraushtarake serbe patën krijuar një kamp përdhunimi, ku u dhunuan qindra gra boshnjake. Ndër to ishte edhe një grua, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga një komandant paraushtarak. I vëllai i komandantit e ndihmoi gruan të arratisej.

Ata u takuan sërish shumë vite më pas, në sajë të këmbënguljes së gruas që dëshironte të falenderonte shpëtimtarin e saj. Asnjë prej tyre nuk do ta tregojë në publik historinë e tyre; burri, për shkak të frikës se do ta shikojnë si tradhtar; gruaja, për shkak se historia e saj është tepër dhimbshme për t’u rrëfyer.

Kur Greqia quante Shqipërinë “motra e vogël” dhe mbyllte “klubet voriepiriote”

“Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi… Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë… Ortodoksët shqiptarë, nga raca, gjuha, kombësia, janë shqiptarë, zot shtëpie Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks shqiptar e quajnë grek… Do të shpërndajmë të gjitha klubet vorio-epirote dhe organizata të tjera të tilla… Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike, komunikatat detare, tokësore, doganore që të lehtësojmë tregtinë.. Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie…”

Pohimet e mësipërme duken si një ëndërr paqeje, por në fakt kanë qenë qëndrime zyrtare të Athinës në vitin 1926. Janë shkëputur nga një intervistë e rrallë me presidentin grek Pangallos dhënë gazetarit Vangjel Nasho Qirko për “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926, ribotuar nga gazeta DITA

Teodoros Pangallos, personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek lindi në Salaminë (Greqi), në një familje arvanitase. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926-1930). Ka pohuar në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë.

Po të lexosh informatat e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mid’hat Frashëri, veçanërisht ato të gjysmës së dytë të vitit 1925, ndien se Pangallos ishte ndryshe kur vinte fjala për Shqipërinë. Më 17 tetor 1925, Mit’hat Frashëri, mes të tjerash, informon Tiranën:

M.Frashëri

M.Frashëri

“U përgjigj (Pangallo – shënimi im) se dëshiron edhe ai fort shumë që të jemi miq dhe prandaj ka dhënë urdhër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkohet nga Shqipëria agrement për Gjeneral Kondilin, si Ministër: Shtoj se Kondilin e ka mik personal dhe se është shovinist shqiptar”.

Më datë 5 nëntor 1925, Mid’hat Frashëri i shkruan Tiranës se: “Këtu kam folur tri herë me z. Pangallos për çamët: më ka dhënë fjalë të jap urdhrë në Janinë, se edhe vetë e njohu që faji u bë në fillim duke pandehurë turq çamët. Më premtoj që sjelljet e autoriteteve helenike do të ndreqenë”.

Në fakt ky qëndrim zyrtar grek para gati 90 vjetësh për Shqipërinë, çamët dhe vorio-epirotët nga Presidenti grek Pangallos, është nga të paktat qëndrime realiste në historinë e raporteve mes dy popujve.

Fatkeqësisht nuk zgjati shumë.

Pas këtij momenti të marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve fqinje, për Çamërinë do të vinin ditë tmerri dhe do të zbatoheshin metodat nga më barbaret për zhbërjen e saj, që arritën në epilogun tragjik të viteve 1944-1945.

Më poshtë artikulli i 1926-s ribotuar nga Dita:

*******

Nga Vangjel Nasho Qirko

Botuar në “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926

Pas artikujve të favorshëm që karakterizuan drejtimin e shtypit grek këto kohët e fundit mbi çështjet shqiptare, e quajta për detyrë të dëgjoj prej gojës së atij vetë (Pangallos), i cili sundon sot dhe drejton  fatin e Greqisë, mendimet e tij mbi relacionet greko-shqiptare.

Ju drejtova me anën e zyrës politike, duke kërkuar intervistë të veçantë për shtypin shqiptar dhe të nesërmen. Z. Kryetar më pranoi në zyrën e tij.

Me simblicitetin dhe hollësinë që e quajnë “gjenerali i lavdëruar”, z.Pangallos më priti dhe më shfaqi kënaqësinë që i jepej rasti të komunikojë me popullin shqiptar, me anën e shtypit shqiptar.

“Greqia, filloi Zoti Pangalos, që të nesërmen e mbylljes së paqes së përgjithshme shkoi një periudhë tepër kritike nga shkaku i katastrofës së Anadollit dhe vuajti më tepër se nga gjithë shtetet e tjera që morën pjesë në luftën e madhe. Prandaj, na imponohej të shtojmë sa më tepër përpjekjet dhe fuqitë tona për shërimin e plagëve. Mund të them që për fat të mirë pjesën e madhe të punës e mbaruam…

Gjendja jonë ekonomike gjithashtu po përmirësohet. Paralelisht me riorganizimin tonë të brendshëm edhe pozita jonë e jashtme forcohet. Greqia arriti kufijtë e saj natyrale dhe prandaj nuk ka më qëllim që të shtrihet më tej; kjo është arsyeja që inspirohet nga dispozicione paqësore kundrejt gjithë fqinjëve të saj…

Historia-dhe-Cameria-5

Sa për Shqipërinë, me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe përditë po zhvillohen më mirë. Mosmarrëveshjet e kohës së kaluar që mund të karakterizohen si grindje midis vëllezërve u ngrinë dhe u harruan.

Kujdesi im ka qenë që kur mora fuqinë në dorë, që t’i bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë, nga ana tjetër dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos sadisfaksohen plotësisht pretendimet e të dy palëve. Kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit, dhe viceversa, duke u karakterizuar si minoritet.

Por kjo nuk duhet të formojë ndalim dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre.

Kemi në Epir disa mijë çamë, të cilët i njohim tani si minoritet shqiptar në vendin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mbi kurriz të tyre nga ana e organeve inferiore të shtetit, kjo nuk formon direktivë politike të Qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mbi kurriz të minoritetit nga ana e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligatat që ka marrë përsipër në favor të minoritetit në Maqedoni dhe Epir, obligime që rrjedhin prej traktateve ndërkombëtare

Është e ditur nga ana tjetër, që ne nuk do të mbajmë me pahir ata çamë që duke e quajtur veten turq do të kërkojnë të emigrojnë në Turqi meqë pas traktatave kanë të drejtë të emigrojnë atje…

Gjithashtu në Shqipëri ndodhet një pakicë greke, e cila duhet të gëzojë të mirat e njësisë dhe për pengimet për zhvillimin e saj ethnik e shoqëror duhet të zhduken. Jemi të bindur që Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asgjë për sigurimin e të drejtave të kësaj pakice. Kur them pakicë greke ne Shqipëri, kujtoj dhe kam ndërmend vetëm grekofonët e Shqipërisë së Jugut dhe aspak ortodoksët shqiptarë, të cilët nga raca, gjuha, kombësia, janë zot shtëpie. Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks e quajnë grek.

Pangallos

Pangallos

Meqenëse kjo teori e gabuar  kishte marrë një udhë të tatëpjetë dhe zhvillohej në mënyrë të dëmshme vendosa dhe urdhërova shpërndarjen e klubeve vorio-epirote, të cilët ishin bërë baza e këtij mentaliteti. Këto klube nuk kishin më arsye ekzistimi. Do të aplikoj masën e shpërndarjes edhe për organizata të tjera të tilla, po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej qeverisë.

Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar. Shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëve.

Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, komunikatat detare, tokësore, do të vëmë në zbatim masat doganore, të tilla që të lehtësojmë tregtinë, në mënyrë që prodhimet e të dy vendeve të konsumohen reciprokisht dhe afrimi ynë të bëhet sa më i ngushët. Kështu të bashkuar, dy popuj vëllezër në dashuri dhe solidaritet, do të ecim në të pritmen për në misionin e tyre…

Përveç intervistës që mora me kryetarin e qeverisë, e quajta të arsyeshme t’i kërkoja një pjekje dhe ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Lukas Kanakaris Rufos, i cili sot në mëngjes më pranoi…

Eksprimoj çiltazi gëzimin tim të madh që forcimi i lidhjeve greko-shqiptare të bëhet në kohën e ministrisë sime. Dispozitat e sinqerta dhe mendimet e kthjellëta, si të Kryetarit të Republikës ashtu edhe Kryetarit të Qeverisë, të cilët  që të dy janë me origjinë shqiptare janë në udhën e zbatimit praktik. Caktimi i një politike të kthjellët dhe definitive kundrejt shtetit shqiptar, qenia dhe përparimi i të cilit është në interesin e madh të Greqisë, filloi të shfaqet në të gjitha pikat.

Çështjes së Çamërisë iu dha fund definitiv, amnisti për të gjithë çamët e dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e të internuarve në shtëpitë e tyre. Gjuha shqip do të vihet në disa shkolla të Greqisë, klubet vorio-epirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre iu dorëzuan prefektëve. Të gjitha këto, jam i sigurt se do të inspirojnë besim absolut në Shqipëri për sinqeritetin e politikës greke.

Kemi nevojë të madhe të inspirohet ky besim sepse në kohën e shkuar, për fat të keq, nuk u mbajt nga ana e Greqisë një drejtim politik i qëndruar dhe i kthjellët kundrejt Shqipërisë. Pas ndryshimit definitiv që i japim tani politikës greke, jam krejt i sigurtë për të gjitha çështjet e varura mes dy shteteve, do të rregullohen me dashuri.

Shpërngulja çame 1913

Shpërngulja çame 1913

Me këtë politikë tonë të re u japim të kuptojnë grekofonëve të Shqipërisë që tani e tutje duhet ta ndjejnë veten si pjesë të shtetit shqiptar. Pa asnjë rezervë dhe prapamendim i quajmë kufijtë e sotme midis Greqisë dhe Shqipërisë si kufij definitivë…

Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe indipendencën e Shqipërisë pa rezervë. Me këtë politikë të re të Greqisë u japim fund intrigave dhe propagandave midis popullsisë grekofone të Shqipërisë, popull, i cili, këshilloj, duke mbledhur mendjen do të merret krejt me punëra të tjera paqësore dhe produktive dhe do të bëhet një faktor për përparimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.

Aspak dhe në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Shqipërisë dhe politikat, të cilët po caktojmë, është politikë kundrejt Shqipërisë pa vënë re qeveritë dhe regjimet e ndryshme ne Shqipëri. Shpresoj të arrijë që në kohën e ministrisë sime të vë vulën e fundit në restaurimin e plotë të miqësisë greko-shqiptare, gjë që e quaj vepër kombëtare të madhe….

Përgatiti: Vepror Hasani

“TROPOJA” – GAZETA MË E RE E SHTYPIT SHQIPTAR – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

Shtypit shqiptar i shtohet dhe një gazetë e re, gazeta “Tropoja” (print), numri i parë i saj, i shtatorit 2018.

Kjo gazetë është një nga Botimet “TROPOJA”, e cila, në aktivitetin e saj të licensuar, do të ketë dhe Portalin “Tropoja”, etj. Gazeta ka 24 faqe, 4 me ngjyra, etj. dhe do të jetë botim i përmuajshëm.

Në këtë numër të gazetës “TROPOJA”, për lexuesit e saj, ka këto publikime:

1.- Bashkitë Tropojë, Kukës e Has marrin vetëm 4 për qind të fondit qeveritar për bashkitë e vendit ( Fondi i Qeverisë për vitin 2018) – nga Isuf Çelaj, deputet i Tropojës e Qarkut të Kukësit.

2.- Nikaj-Mërturi po jep shembull të madh në ditët e sotme. (Fjala e kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj, në hpaje të sezonit turistik në zonën e Nikaj-Mërturit, mbajtur në Vranë, më 4 korrik 2018).

3.- Këshilli Bashkiak i Tropojës (antarët dhe shënime plotësuese); Këshilli i Qarkut Kukës (Antarët); Prefektura e Kukësit; Njësitë administrative të Tropojës (emra, fakte, shënime).

4.- Problematika: Katër rrugët ndërkombëtare të Tropojës (1.- Rruga Bregut të Drinit apo ndryshe: Korridori Adriatik-Alpe. 2.- Rruga Çerem-Plavë. 3.- Rruga Kam-Qafë Prushi-Kosovë. 4.- Rruga Tropojë (Buçaj-Padesh) – Koshare (Kosovë) e quajtun ndryshe: “Rruga e Lirisë”).

5.- Qafa e Vranicës, nyje e rëndësishme ndërshqiptare e ndërkombëtare – nga Valdet Ermali.

6.- “Rruga Kam-Qafë Prushi do të asfaltohet brenda vitit 2018” – Nga fjala elektorale e qershorit 2017 e deputetes të Qarkut të Kukësit, Mimi Kodheli.

7.- Je kryelartë të jesh Tropojan – nga Ibrahim Kadri Malaj, veteran, studiues, “Qytetar Nderi” i qytetit Bajramcurri.

8.- Harta arkeologjike e Tropojës – nga Dodë Progni,historian & dr. bep Jubani, arkeolog.

9.- “Ku po del kjo flakë e verdhë: Gashit t’Gurit si përherë…” – nga Azgan Haklaj, ish deputet i Tropojës dhe president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar (UAKSH).

10.- Dera e madhe Mulsomanëve të Malësisë së Gjakovës – studim nga Nikollë Loka, studiues.

11.- Përkujtohen bjeshktarët e përjetshëm të Pavarësisë Shqiptare (kronikë).

12.- Gështenja: gjerdani i artë i Tropojës, në emergjencë – nga Shpend Nikoçi, kryetar i Shoqatës “Gështenja e Tropojës”.

13.- Poetik si demiurg. (Studim për veprën poetike “Jubileu i shiut të çmendur” të poetit tropojas, Skënder Buçpapaj) – nga Besnik Mustafaj, poet, shkrimtar, publicist.

14.- Peraj i nikaj-Mërturit, një dëshmi e mbijetesës së kulturës nga lashtësia deri sot…- studim nga Pjetër Meta Perpalaj, studiues, shkrimtar.

15.- Te Froni i Perëndive – Fjala e plotë e kryetarit të Bashkisë të Tropojës, Besnik Dushaj, mbajtur te Festa Hyjnore e Tyrbes së Shkëlzenit.

16.- Peligranazhi i 7 gushtit 2018 – korespondencë nga festa Hyjnore e Tyrbes së Shkëlzenit.

17.- Të ruajmë bjeshkët e bekuara të Malësisë së Gjakovës. Larg duart nga Sylbica. Kërkojmë çbetonizimin e tyre. (Pllakat, tekst, shënim) – nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

18.- “Qyteti i Shtatoreve” – shkrim e foto për shtatoret e Bajram Currit e Azem Hajdarit dhe ato të pritshmet të Binak Alisë, Ali Ibër Nezës e Tahir Sinanit.

19.- Xhevahir Kolgjini midis Tropojës e Kukësit – nga Sulejman Dida, poet, shkrimtar, publicist, gazetar i Radio “Kukësit”.

20.- Xhevahir Kolgjini po e le nji shenjë për Tropojën. (Ravijëzime).

21.- Bedri Selimit i bjeshknon kanga – studim nga Ramiz Lushaj.

22. – Avni Poanri – tri nga investimet për vendlindjen e tij, Tropojën. 1.- Mbi 1 milionë USD investim për basket “Valbona”. 2. – Investime në shkollën e Fierzës. 3.- Kontribut për Rrugën e Curraj Epër.

23.- Bashkë me vitin e bekuar, 1990! – Si portret, në daç si intervistë “e vjedhur”, me shpend Sherifin e Grisë – nga Zeqir Lushaj, poet, publicist, Shëngjin i Lezhës.

24.- Haxhi Muderriz Murteza Luzha (1858-1920) – studim nga Ismet Balaj, studiues.

25.- Jah Sali Elezi (Metalija) martir i Shqipërisë Etnike – studim nga Sami Metalija i Dragobisë, studiues.

26.- Lumturisht jam Tropojan – poezi nga Adrian Progni.

27.- Mustaf Bajraktari, një djalë inteligjent nga Tropoja – nga Bashkim Shehu, shkrimtar, Spanjë. (fragment interviste).

28.- “Unë jam Tahir Shqipnia” – kronikë mbi botimin e librit poetik antologjik me të njëjtin emër, nga Nehat Jahiu, botuar në Prishtinë – 2018, kushtuar “Gjeneralit të Tri Luftërave”, heroit Tahir Sinani nga Malësia e Gjakovës.

29.- Akademi Përkujtimore për Bylbyl Hazir Breçanin – dëshmor i Kosovës e Shqipërisë, “Qytetar Nderi” i Tropojës. (Lajm: Akademia Përkujtimore do të mbahet më 24 qershor 2019, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë).

30.- Lojë kapuçash ka luejt Malësia – nga libri “Kur flasin burrat e Malësisë së Gjakovës” (Në rrjedhat e urtësisë tropojane) të autorit Xhevdet Malaj, botimet “Ora”. Tiranë, 2003.

31.- Presidenti Ilir Meta nga Maja e Jezercës: “Populli i mrekullueshëm i Tropojës” – Foto-reportazh.

32.- Valbona në Projektin Qeveritar “100 fshatrat”. (Kronikë).

33.- Valbona e kaltër. – poezi nga Avni R. Mulaj dhe një shënim për jetën e veprimtarinë e tij letrare.

34.- Trishtimi im me emër të përveçëm…! Impresion nga Guxim Alimani (për Agim Nezën, si kushtim) si dhe poezia e Guxim Alimanit: “Ndezur kujtimi…!” – Shmallje me Agim Nezën. Fotomontazh me librat e Agim Nezajt, etj.

35.- Autorë tropojas (29 autorë tropojas, që u niston emri me gërmen A të Alfabetit të Shqipes. Në numrin tjetër dhe ata me “B” e “C” ).

36.- Flamur Buçpapaj dhe romani i tij ”Martesa e dytë”. Shënime.

37.- Kangë për Mushak Haxhinë e Valbonës – nga Ndue Vatnikaj, poet nga Curraj Epër i Nikaj-Mërturit.

38- Zeqir Halil Berisha nuk din me u mplak – poezi nga Ramiz Lushaj (dhe foto e Zeqir Halil Berishës e kullës së Sali berishës në Tropojë)

39.- Rexhep Ukë Hysenaj i Gashit të Gurit. “Dëshmor i Kombit” (1898-1931). Ilustruar me foton e tij dhe një dokument arkivor. (Një foto e vatranit shqiptaro-amerikan Sejdi Hysenaj e zonjës së tij, me ish presidentin e ish kryeministrin e Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha).

40.- Tropoja, ndër të parat bashki në Shqipëri për numrin e dëshmorëve të saj. (Listë e dëshmorëve dhe foto e shtatores së Haxhi Zekë Byberajt në Pejë të Kosovës dhe një foto arkivore e Familjes së Madhe Curri, në mes tyre dhe Bajram Curri, dalë në Gjakovë).

41.- Festa e Plisit të Bardhë, një nismë për t’u shpallur festë kombëtare shqiptare. – korrespondencë nga “Festa e Plisit të Bardhë” në Dajt (26 gusht 2018) organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren dhe foto të dy librave të kësaj shoqate, botuar në gusht 2018: “Plisi i Bardhë, Emblemë Hyjnore e Shqiptarisë” i autorit Agron Isa Gjedia, avokat, kryetar i Shoqatës “Bytyçi” dhe “Plisi i vargut tim” (poezi, himn e poema) nga krijimtaria poetike e Konkursit Poetik Kombëtar për Plisin e Bardhë, organizuar nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”.

42.- Vallzojnë Shqipet në Alpe. Foto me ngjyra me dy tekste: “Vallja e tropojës, së shpejti në UNESCO, si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore” dhe thënia, në krye të fotos: “Çdo Tropojan e ka në vetveten e tij nga një Valbonë dhe nga një Shkëlzen”.

Gazeta “Tropoja” gjendet në librari e pika shitje të gazetave nga Tropoja në Sarandë dhe nga Shkodra në Korçë, në të gjithë Shqipërinë, si dhe do të shperndahet në vazhdimësi (në treg të lirë ose me abonime) dhe në Kosovë e treva etnike shqiptare në Ballkan si dhe në mërgatat shqiptare në Europë e Amerikë.

Ramiz LUSHAJ

 

Frikë nga mafia shqiptare – Media angleze: Si po e vënë nën kontroll trafikun e drogës

Frike nga mafia shqiptare ne Britanine e Madhe. Mediat vendase atje shkruajne se mafia shqiptare me elemente te rrezikshem po depërton gjithmonë e më shumë në trafikimin e drogave të rënda dhe po zë një peshë të madhe në tregun e zi në Birmingam dhe West Midlands.

 

Ne nje raportim te fundit, “Birmingham Mail” shkruan se gangsterët shqiptarë i kane tashme te ndare zonat e influences.

Nga hulumtimet thuhet se ata fillimisht ishin pjese e menaxhimit te nje  klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me drogëra të lehta e të rënda, e duke siguruar ketu klientelen e vet.  Me pas, ne vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan pasi u kapën me plotë 120 mijë paund kokainë në Birmingam.

Vetem pak me pare Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.

Në vitin 2017. policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.

“A po përgatitet Rusia për luftën e ardhshme të madhe?”

Nga Mesdheu deri në Siberi, Moska është duke treguar muskuj ushtarak në “lojërat e luftës” më të mëdha në historinë moderne ruse

MOSKË/ANKARA – Elena Teslova,Fatih Hafız Mehmet

Me 300 000 ushtarë, me më shumë se 1 000 avionë, helikopterë dhe dronë, 36 000 tanke dhe 80 anije detare, Rusia po tregon fuqinë e saj ushtarake në “lojërat e luftës” më të mëdha në historinë e vendit.

Manovrat Vostok 2018 (Lindja 2018) që filluan të martën, janë stërvitjet e para ushtarake të vendit në Mesdhe që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Manovrat masive gjithashtu kanë përfshirë trupat kineze dhe mongoliane, ku presidenti kinez Xi Jinping është i pranishëm së bashku me presidentin rus Vladimir Putin. Manovrat masive mbahen në lindje të Rusisë.

“Autoritetet ruse janë të bindur se pas vitit 2020, probabiliteti i konflikteve që lidhen me një luftë për hapësirë ​​jetese do të rritet në mënyrë dramatike, e cila pasqyrohet në Planin e Mbrojtjes të Federatës Ruse deri në vitin 2020”, tha vëzhguesi ushtarak rus Pavel Felgenhauer për AA.

“Para së gjithash, do të jetë një luftë për burimet, kurse Rusia ka shumë të tilla, kështu që autoritetet ruse presin që vendi të sulmohet nga të gjitha anët dhe për këtë arsye duhet forcuar të gjitha linjat e mbrojtjes”, tha ai.

Felgenhauer tha se zërat që flisnin rreth mundësisë të një lufte e cila do të përfshinte Rusinë tashmë qarkullojnë që pas ngjarjeve në Ukrainë të vitit 2014.

“Në vitin 2015, u kryen inspektime të papritura në ushtrinë ruse, e cila tregoi një nivel të ulët të aftësisë së saj luftarake”, tha Felgenhauer.

“Pas kësaj, filloi një program i ri i riarmatimit dhe ritrajnimit të forcave të armatosura ruse. Vostok-2018 është faza përfundimtare e kësaj përgatitjeje, një kontroll i përgjithshëm i punës së bërë”, konsideron eksperti.

Felgenhauer theksoi se situata në Siri, ku ai tha se probabiliteti i një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe SHBA-së është shumë i lartë, e përkeqëson edhe më tej situatën.

“Unë nuk po them se do të fillojë Lufta e Tretë Botërore, por probabiliteti që një luftë mund të shpërthejë është më e madhe se zero. Ndoshta kjo do të jetë si gjatë Luftës së Ftohtë, e cila ishte ‘e ftohtë’ vetëm në hapësirën evropiane, por në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Jugore dhe Azi, ajo u shoqërua me konflikte serioze ushtarake”, tha ai.

Felgenhauer gjithashtu vuri në dukje se një nga mënyrat për të parandaluar konfliktet është t’i tregoni armikut tuaj të mundshëm nivelin e gatishmërisë tuaj ushtarake.

Sipas analistit ushtarak Sergei Ishçenko, qëllimi i Rusisë është të shmangë një konfrontim të mundshëm.

Ai tha se kjo është arsyeja pse Moska ka vendosur të mbajë një manovër të madhe larg kufijve të NATO-s.

Ishchenko gjithashtu pranoi se “lojërat e luftës” ruse synojnë të demonstrojnë fuqinë ushtarake të vendit.

“Në ditët në vijim, amerikanët në Alaska do të kenë mundësi unike për të parë nga afër njësitë e Flotës Veriore me dylbitë e tyre”, tha Ishchenko.

Eksperti në Këshillin rus për Çështjet Ndërkombëtare, Anton Mardasov rithekson shkallën e pjesëmarrjes së forcave ushtarake ruse në manovër.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse numërojnë rreth 1,902,758 njerëz, duke përfshirë 1,013,628 ushtarë. Pra, rreth një e treta e të gjithë ushtarëve rusë do të përfshihen në manovra”, potencon eksperti.

Sipas Mardasov, duhet të mbash një ushtri të angazhuar për t’i mbajtur në formë.

“Kur nuk ka luftë, manovrat ushtarake janë një zëvendësim i tyre. Sa më e madhe manovra, aq më shumë detyra ushtria duhet të përmbushë, dhe duke zbatuar këto detyra, ato rrisin nivelin e kualifikimit”, tha ai.

Stërvitjet ruse ‘një ngjarje shumë e pazakontë’

“Kjo është një ngjarje shumë e pazakontë”, tha Oktay Tanrisever, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme i Turqisë, duke nënvizuar se kjo është hera e parë që Rusia mbanë manovra të kësaj shkalle në Paqësor që nga Lufta e Ftohtë.

Tanrisever tha se për tre apo katër vitet e fundit Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në pjesët kryesore dhe ato perëndimore të vendit.

“Por, këtë herë ata kryen një nga manovrat më të mëdha ushtarake në pjesën lindore të vendit”, tha Tanrisever.

“Rusia dëshiron të demonstrojë se është në gjendje të përballojë sfidat ushtarake në shkallë të gjerë përmes këtyre manovrave”.

Manovrat janë një mundësi që Rusia të demonstrojnë se ka sisteme të sofistikuara të armëve, shtoi ai.

Tanrisever tha se që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2014 dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe SHBA-të u përkeqësuan ndjeshëm.

“Kjo është arsyeja pse ata në katër vitet e fundit kanë mbajtur edhe manovra të tjera ushtarake”, thotë Tanrisever.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë se Rusia është duke u përgatitur për një luftë të përgjithshem, për t’i dërguar një mesazh SHBA-së dhe NATO-s se Rusia është ushtarakisht e fortë dhe mund të ballafaqohet me sfidat.

Ai tha se Rusia gjithashtu është e shqetësuar për vendosjen e forcave britanike dhe të forcave detare të SHBA-së në Mesdheun lindor, prandaj, sipas tij, Moska ka zhvilluar një manovër më të vogël atje.

“Por, këto stërvitje (në Mesdhe) ishin po aq të rëndësishme sa manovra aktuale ushtarake Vostok”, theksoi Tanrisever.

“Për shkak se Mesdheu lindor është një nga rajonet më të prekura nga kriza në botë”, shpjegoi ai.

Tanrisever tha se manovra e Rusisë në Mesdheun Lindor tregon gjithashtu synimet më të larta gjeopolitike të Rusisë.

“Këto zhvillime janë të rëndësishme. Por, manovrat nuk duhet kuptuar me të vërtetë si gatishmëri për të filluar një konflikt. Është vetëm çështje shfaqjeje”, shtoi ai.