Burgu Lubianka (lubyanka), Moskë, Rusi, (Sovfoto / UIG nëpërmjet Getty Images)
Në verën e vitit 1952, një grup shkrimtarësh dhe poetësh të shquar të prozës dhe poezisë Yiddish të Bashkimit Sovjetik jetuan ditët e tyre të fundit në errësirën e burgut Lubjanka të Moskës, të kapur nga ingranazhet e mekanizmit të sigurisë së shtetit të Jozef Stalinit.
Shkrimtarët u arrestuan në fund të viteve 1940 gjatë spastrimeve anti-semite të Stalinit, të cilat në mënyrë specifike synonin eleminimin e gjuhës yiddish. Regjimi i Stalinit mbylli gazetat jidishtese, Shtëpitë Botuese dhe i dëboi intelektualët kryesorë letrarë nëpër gulagë e fabrika. Një grup prej 15 vetash u mbajtën të izoluar thellë brenda Lubjankas.
“Ky nuk ishte një provokim i rastit”, shkroi më vonë Joel Sprayregen, një avokat dhe aktivist i Çikagos. “Stalini besonte se ai mund t’i shtypte hebrenjtë e Rusisë me një vrasje masive në errësirën e një nate të Moskës duke shkatërruar kulturën dhe gjuhën e tyre “.
Kjo natë ishte 66 vjet më parë si sot, më 12 gusht 1952, përkujtuar si “Nata e Poetëve të Vrarë”.
Një gazetën e New York-ut tha se viktimat “përbënin lulen e kulturës letrare jidshiane në Bashkimin Sovjetik”.
Ata përfshinë David Bergelson, i cili është krahasuar me Anton Çekhovin dhe u konsiderua si romancieri kryesor jidish në Bashkimin Sovjetik.
Një tjetër ishte poeti Peretz Markish, një studim i rastit njerëzor nga pabesia poshtër e erërave politike sovjetike.
Markish ishte një poet i njohur yiddish krijimtaria e të cilit daton në fillim të viteve 1920. “Gang”, titullohet një vëllim i tij botuar në Paris më 1924, ilustruar nga Marc Chagall. Atij iu dha Urdhri i Leninit në vitin 1939 dhe çmimi Stalin në vitin 1946. Ai ishte anëtar i partisë komuniste sovjetike, që kishte shkruar një ode epike për Stalinin, përfshirë War- Lufta një poemë me 20 mijë fjalë.
Në fakt, shumica e të arrestuarve jidishë ishin komunistë besnikë që kishin denoncuar fashizmin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, për Stalinin, përkatësia etnike e mposhti ideologjinë.
Një tjetër nga viktimat ishte poeti Leib Kvitko, i cili u dëbua nga puna e tij në një revistë sovjetike kur filloi spastrimi.
Kvitko kishte filluar të shkruante vargun si një adoleshent në një qytet ukrainas.
“Nuk erdha nga një shkollë hebraike ose nga ndonjë mësim privat, por nga ajri që më rrethonte që pulsonte me sekrete, masakra, kaos dhe ngjarje të tmerrshme interesante”, shkroi ai.
Ai mori përsipër subjekte serioze, duke përfshirë një koleksion të poezive pogrom, “1919”, botuar në Berlin. Ai gjithashtu shkroi vëllime të poezisë popullore që lidhej me rrënjët e tij – poezi që “zbuluan trishtimin e botës”, siç e thoshte një admirues.
Por ai njihej më së shumti për rituale të fëmijëve jidish dhe për poezinë e fëmijëve, e cila zbuloi një lidhje me Dr Seuss të Amerikës, i cili botoi librin e tij të parë të fëmijëve (“Nëse isha në kopshtin zoologjik”), ndërsa Kvitko u burgos.
Ashtu si Seuss, Kvitko përdori përralla të kafshëve duke folur për të dhënë mësime të jetës – për shembull, sëmundjet e grykësisë dhe moderimin e lavdive.
Kvitko u bë një nga shkrimtarët më të shitur të librave të fëmijëve – në përkthim nga jidish, me emrin e tij të parë rus nga Leibi në Lev. Shumë fëmijë thuhet se kanë mësuar të flasin rusisht nëpërmjet fjalëve të përkthyera të Kvitko.
Megjithatë, poeti u arrestua në dhjetor 1948, së bashku me Bergelson dhe të tjerët.Markish dhe një grup tjetër iu bashkuan atyre një muaj më vonë. Të gjithë u akuzuan për spiunazh dhe tradhëti. Dëshmitarët thanë se u rrahën pa mëshirë derisa të bënin shpifje të rremë.
Pas disa vitesh burgim, 12 burrat dhe tre gra dolën në gjyq në maj të vitit 1952 përpara një paneli prej tre gjyqtarësh. Gjyqi zgjati dy muaj – një përjetësi mes padrejtësive të zakonshme të shpejta e të pambarim sovjetike. Disa thonë se gjyqtari kryesor e zhvilloi gjyqin ngadalë sepse loboi në Kremlin privatisht për t’i shpëtuar, por ai dështoi.
Në atë natë të tmerrshme të gushtit, 13 të pandehur u përballën me një skuadër pushimi në bodrumin e Lubyanka. Ata varionin në moshë nga Emilia Teumin, 47 vjeçe, një botuese fjalorësh tek Solomon Lozovsky, 74 vjeç, ish-drejtor i Byrosë Informative të Bashkimit Sovjetik.
Emilia Teumin lindi në Bernë të Zvicrës
Dëshmitarët vunë në dukje vetëm fjalët përfundimtare të romancierit Bergelson: “Toka, o tokë, mos e mbulo gjakun tim”.
Kvitko la një poemë, “Romance Prison, 1952”, e shkruar në muajt e tij të fundit. Fillon: “Jo, miku im i dashur / Ne nuk jemi të destinuar të takohemi / I ftohti ka kapluar qoshet e derës sime / Dhe është e vështirë të çlirohemi, më besoni …”
Stalini vdiq nga një hemorragji cerebrale në vitin 1953, tetë muaj pas ekzekutimeve.Shkrimtarët u “rehabilituan” zyrtarisht në vitin 1955 dhe shpallën viktima të ndjekjeve staliniste.
Kultura jidisht i ka mbijetuar kulturës sovjetike por ka mbetur e paralizuar, tha Zackary Berger, një mjek nga Baltimore, poet dhe përkthyes jidish.
Holokausti, spastrimi i Stalinit, asimilimi hebre dhe dominimi zyrtar i gjuhës hebraike në Izrael “bashkëpunuan në mënyrë të përkryer për t’i dhënë fund kulturës letrare jidish me rrënjët e saj në Evropën Lindore , e cila sot është vetëm një hije e vetes së saj,” i tha Berger Justice Story.
Sot, bota ka vetëm 2 milionë jidishfolës, një rënie drastike krahasuar me 13 milionë përpara Luftës së Dytë Botërore. Një grup i vogël poetësh të Evropës Lindore vazhdojnë të shkruajnë në jidish, gjuhë që një shkrimtar dikur e përshkruante si “një batanije të ngrohtë”. /Përktheu dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj
*Yiddish, Jidish është gjuha e vjetër e folur nga diaspora hebreje rreth fundit të mileniumit të parë.
http://www.nydailynews.com/features/ny-fea-justice-story-murdered-poets-20180812-story.html
Komentet